Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/02/04

Atdheu i vegjëlisë është buzëqeshja


       Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA






ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE




BEDRI NEZIRI




          
             Hyrje

            Bedri Neziri u lind me 27 prill 1962 në katundin Bunjak (ish Krasmirovcit) të Skënderajt.
            Shkollën fillore dhe fazën e parë të arsimit të mesëm të orientuar i kreu në Kastriot (ish Obiliq) dhe dy vjet të tjera i kreu në Prishtinë. Diplomoi në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Filologjik, dega Gjuhë dhe letërsi shqipe.
            Përveç me prozë, merret edhe me shkrime poetike e publicistike ku disa krijime letrare i  ka të botuar në revista e gazetat periodike në Kosovë e Shqipëri si “Rilindja”, ”Zog mëngjesi”, ”Kosova’’ e KEK-ut”, ”Bulevard” dhe “Vegime letrare” te Durrësit  në të cilën u përfshi një numër i konsideruar i poezive të tij.
            Në përvjetorët e  Lidhjes Shqiptare të Prizrenit që organizohej në Obiliq, është fitues i dy  shpërblimeve letrare i cili mori çmimin e parë në poezi  dhe  çmimin e tretë në prozë në vitet 2007, 2008.
            Punon në shkollën fillore ”DR. Ibrahim Rugova” dhe është themelues dhe drejtues i grupit letrar i cili vepronte ne kuadër te SHKA ”Rruga e lirisë” e me vonë i Klubit letrar  dhe tash i Shoqatës së Shkrimtarëve ”Fahri Fazliu” në  Kastriot. Është anëtar  i  Lidhjes së Shkrimtareve të Kosovës prej vitit 2011. Jeton në Kastriot dhe punon si Zëvendësdrejtor  në  SHMU “ Dr. Ibrahim Rugova” prej vitit 1990 .

            Deri me tani ka të botuara këta libra:

            “Kohë e ndaluar” monografi, 2001
            “Shtegtimet e Arbërit” poezi, 2008
            “Shtegtime letrare”monografi, 2012
            “Dritat e shkëlqimit poetik”, fituesit e poezive dhe tregimeve 1990-2011





LAHUTA E GJYSHIT

Në fshat ka mbetur vetëm oda e vjetër
vatra e ndezur e kujtimeve
dhe gjyshi që ende na e mëson lahutën
Dhe pushkën si t’ia kthejmë hasmit

Sa herë kthehem në atë odë
Dëgjoj zërin e gjyshit tek ia thotë malësorçe
Dhe ndjej mallin si rritet si bari
Nuk e di a jam në ëndërr
Mbase sërish po zgjohen vegimet
Derisa përkundem në djepin e së kaluarës
Dua të më zë gjumi nën tingujt e lahutës



ATDHEU

Atdheu është buzëqeshja ime e parë
është lulja e kuqe e mëllagës
që rritet në shiun e buzëqeshjeve tona
uji i kristaltë ku burimi shuan etjen

është djepi i stërlashtë i gjyshit
ku na mësoi si të rritemi
është betejë fitoresh për liri
është bukuri me të cilën mund të matet vetëm parajsa

është frymëzim shpirti gjak zemre
është buzëqeshja nga e cila rriten yjet
që i bëjnë dritë sa herë ecë nëpër natë
e nëpër stuhi

është lule që i falë bukuri njeriut
kur është i lirë
është si bjeshka me lule
si përralla me zana e shtojzovalle
është e vetmja fjalë që bekon dëshmorin
e vetmja këngë për dashurinë që na bashkon



SHTEGTIMET E ARBËRIT
                  
U rrita dhe u plaka
Pa arritur në Krujë
Pa shkuar në Vlorë
Të mësoj si fitohet liria
Për Drenicën për Kosovën

U rrita dhe u plaka
Pa arritur në Ulqin e Preshevë
Në Medvegjë e Tetovë                      
Në Manastir e Strugë
Në Janinë e Çamëri
Të mësoj si ecet vertikalisht
Shekujve nën robëri

U rrita dhe u plaka
Pa arritur në Tivar e në Prevezë
Për të parë Pluhuri i Harrimit
Sa ka mbuluar Dritë edhe Rreze

U rrita dhe u flijova
në Drenicë dhe në Prishtinë
po kurrë s’e pashë tok Arbërinë

U rrita dhe u plaka
Duke pas frymë Besën Shqiptare
Duke u shoqëruar me shpresën për liri
Fushave të bujarisë dhe trimërisë kombëtare



LAPSI MAGJIK
                     
Me lapsin magjik
Shkruaj diçka për shpirtin
Netëve të vona
                     
Fushave të frymëzimeve
Vjel lule për martirët
Për të mirët
Derisa në sytë e mi
Si bletët punëtore
Vallen e lirisë vallëzojnë dëshmorët

Të nesërmen mbi botë
Na përshëndetë dielli...

                                  

NJËQIND VJET ME NET ME STU

Atdheu i vegjëlisë është buzëqeshja
nga e cila rriten yjet
që i bëjnë dritë sa herë që ecë nëpër natë nëpër stuhi
duke lakmuar bukurinë e atdheut
u bënë lule lirie
duke lakmuar bukurinë e lirisë
u bënë lapidar guximi e trimërie
u bënë vet historia me data të reja

Si historia e Krujës si historia e Vlorës
duke imituar Kastriotin, Qemailin,  Boletinin
hynë në përrallë shtegtuan nëpër histori
në shteg mali në ballë shkëmbi
i zunë prit ujkut që donte të hante

Njëqind vjet me net me stuhi
Kërkuan dritë për kullën
Për zogun që duhej të fluturonte

Njërin e quanin Skënderbe
E thërrisnin tjetrën Ismail Bej Qemajli
Për ta pagëzuar lirinë

Ranë duke kënduar në altarin e kombit
Duke kënduar hynë në histori

Tash edhe dielli edhe yjet
Marrin fuqi nga bukuria e buzëqeshjeve të tyre



ATY KU NDODHI NËNTORI  I DYTË

Doja të ripërtërihem si lulja në stinën e lirisë
Doja të rritesha si fëmija në gjirin e nënës
Me fluturimin e shqipeve për të mbërri një ditë
Aty ku shqipja e ka folenë
                            
Dhe rrit fëmijët me dashurinë e atdheut
Aty ku buzëqeshja lindë
Nga dashuria për tokën për qiellin
Aty ku flamuri është prijës
E jo këmishë e hedhur në gardh

Aty ku pleqtë kthejnë nga betejat
Fitimtarë duke sjell diell në atdhe
Aty ku shkëmbi është shtëpi e shqiponjës
 E lulet janë bukuria e saj

Aty ku e kuqja është dashuria
Ndërsa e zeza stoli e dashurisë
Aty ku ndodhi Nëntori i dytë
Dhe krenaria iu bë kurorë

RITI I FISIT TIM



       Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA






ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE




AVNI DEHARI




          



             Hyrje

         Avni Dehari lindi më 3. 5. 1947, në fshatin Sllupçan, rrethi i Kumanovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Shkollën e mesme, gjimnazin, e mbaroi në Preshevë, kurse u diplomua në Fakultetin e Filologjisë – Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në vitin 1974, në Prishtinë.
            Deri më tash ka botuar këta libra: poemën për fëmijë “Dielli”, botim i Redaksisë së “Zërit të Kosovës, me pseudonimin Agim Vardari, më 1990, në Zvicër”, monografinë “Arif Seferi – në shërbim të popullit”, në bashkautorësi me Destan Hajdinin, më 1993, në Zvicër, përmbledhjen poetike për të rritur “Pas rrezes së diellit”, më 1994, në Shkodër, librin për fëmijë në prozë “Saja fluturuese”, më 1996, në Tiranë, përmbledhjen me poezi për fëmijë “Hëna në dritare”, më 2005, në Prishtinë, librin për fëmijë në prozë “Kënga e Drerit Fjalëpak”, më 2010, në Prishtinë, librin në prozë për fëmijë "Trimoshi dhe Flokhapareshuri, më 2011, në Prishtinë, librin në prozë për fëmijë “Gjergji i Arbërisë”, më 2011, në Prishtinë dhe përmbledhjen poetike për fëmijë “Nxin e qesh natyra”, më 2012, në Prishtinë, përmbledhjen poetike “Dielli në qerre të re” më 2013 në Prishtinë dhe “ librin në “Gjergji i Arbërisë në Adrianopojë”, më 2014, në Prishtinë. 
             “Sajën fluturuese” shtëpia botuese “Rozafa” e Tiranës, në vitin 1996, e vlerësoi ndër librat më të mirë për fëmijë që kishte botuar në tre vjetët e fundit.
            Avni Dehari nga viti 2001 jeton në Prishtinë.  





AMANETI I SHOKËVE

(Dëshmorëve: Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka)

Të dashuruar pas rrezes së diellit,
Në udhën e rrahur ndër shekuj,
Ranë shokët tanë,
Vdekjen me vdekje e mundën,
Ditë e natë pranë nesh qëndrojnë
Si yj që nuk shuhen kurrë.
Nderim e lavdi
Ata paçin përjetë,
Se amanet na i lanë:
Gjakun,
Kurrë të mos na ndalet hovi rinor,
Gjuhën,
Zemrat të na i zbutë e të na i forcojë,
Sytë,
Horizonteve ta hedhim vështrimin,
Këmbët,
Hapin ta kemi të gatshëm për marshim,
Grushtin,
Shtrigat t’i shkallmojmë,
Krahët,
Agimet e kuqërremta t’i përqafojmë,
Zemrat, oh zemrat,
Kambanë për ditën e madhe.
Heu, kush shkel mbi gjakun e tyre,
Dritë e diellit e verboftë,
Mallkimi i tokës nënë e zëntë!



RITI I FISIT TIM

Nëntëmbëdhjetë vjet,
Në dhe të huaj,
Në afshin tënd u poqa,
U përcëllova,
Gati u treta,
Vendi im, oqean malli!
Nëntëmbëdhjetë vjet,
Rrezja e diellit tënd,
Agimeve të trëndafilta,
Nuk ma puthi ballin,
Vendi im liqen lotësh!
Nëntëmbëdhjetë vjet,
Pa gurgullimën e krojeve të tua,
Shekuj m’u bënë,
Vendi im,
Ujëvarë bjeshke!
Nëntëmbëdhjetë vjet,
Në dhe të huaj,
Butësinë e ograjave,
Më kot ta kërkova,
Vendi im,
Ëndërr fëmijërie!
Nëntëmbëdhjetë vjet,
Mezi i plaka
Pa urimin “Tungjatjeta!”
Rit i fisit tim,
Vendi im,
Gurrë jete!
Nëntëmbëdhjetë vjet,
Pa cicërimën e ëmbël
Të zogjve pranverorë,
Vendi im,
Vetull ylberi!
Nëntëmbëdhjetë vjet,
Në dhe të huaj,
Pa mugullimin e marsit,
Dehje për kthim,
Etje për lirinë e shumëpritur!
Vendi im krahëhapur,
Vendi im prehër ngrohtë,
Shekujt nuk më dalkan,
Ta shuaj mallin përvëlues
Në gjirin tënd magjepsës!



E LUMJA UNË, BIR!

Mbrëmë e kalova natën
Në shtëpinë e vjetër.
Sa mirë!
Më vuri në gjumë
Zëri i nënës:
“Fli, bir!”
Mëngjesi më çeli
Në shtëpinë e vjetër.
Sa mirë!
Më shkriu
Pyetja e nënës:
“A fjete, bir?”
Në shtëpinë e vjetër
E hëngra mëngjesin.
Sa mirë!
Më shtoi oreksin
Urimi i nënës:
“Të bëftë mirë!”
Në shtëpinë e vjetër
Rrobat e punës i vesha.
Sa mirë!
Më forcuan
Fjalët e nënës:
“Punë e mbarë, bir!”
Në shtëpinë e vjetër
Armën në brez e vura.
Sa mirë!
Më trimëroi
Përgëzimi i nënës:
“E lumja, unë bir!”



UJI FLUTURON

Është pak si çudi,
Ti nuk e beson,
Unë nuk bëj mahi:
Uji fluturon!

Ti ngul këmbë:
Uji nuk ka fletë.
Si ikën te lumi,
Si ngjitet përpjetë?

Kthehet pika-pika,
Kur bie shi tatëpjetë,
Sa shkon te lumi,
Ngjitet prapë te retë.

Dhe kur bie borë,
Fluturon si bletë,
Sa ndeshet me rrezen,
Shkon te lumi shpejt.

Sapo hap lëfytin,
Ai fap fluturon,
Futet në kanal,
Prapë te lumi shkon.

Ti ngul këmbë:
Uji s’fluturon.
Si ngjitet te retë,
Te lumi si shkon?

Uji shumë pak fle,
Uji pak pushon,
Tungjatjeta diell,
Në qiell fluturon!


VRULLNAJA

Në mes të qytetit,
Vallëzon, vallëzon,
Bukuri i jep sheshit,
Freskon, freskon.

E përqafon diellin,
Vrujon, vrujon,
E lind ylberin,
Gulçon, gulçon.

Currila hedh,
Vrullon, vrullon,
Me fresk të deh,
Gulfon, gulfon.

E bukur si përrallë
Vrullnaja valëzon,   
Pikla - margaritarë,


Fërfëllon, fërfëllon.

Të gjithë lisat hhahen nga jashtë...


       Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA






ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE




FEMI CAKOLLI




          
             Hyrje

            Emri dhe mbiemri: Femi Cakolli
            Datëlindja: 01.03.1969
            Vendlindja: Krilevë, qyteza Dardanё (Kamenicë), Kosovë

            Edukimi:
            Shkollimi fillor: v. 1976-1983 nё fshatin Krilevё.
            Shkollimi i mesëm: v. 1983-1987 në Gjimnazin e Dardanës drejtimi juridik.
            Shkollimi i lartё: v. 1988-1992 nё Degёn e Letërsisё dhe Gjuhës Shqipe, Fakulteti Filologjik i UP.
            Diplomimi: v. 1995 në UP me temën “Bibla dhe letërsia shqiptare”, tek prof. Hasan Mekuli.
            Studimet pasuniversitare në Degën e Letërsisë Shqipe në Prishtinë i ka ndjekur gjatë viteve 1996-1998.
            Ka magjistruar në vitin 2002 me tezën “Kodi biblik në letërsinë shqiptare”, tek prof. Dr. Sabri Hamiti.
            Ka doktoruar nё vitin 2006 me tezën “Hiperteksti biblik në letërsinë e Kosovës”, në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.
            Studime specializuese: v.2009-2012 nё “Instituti Biblik pёr Zhvillimin e Udhëheqësve” BILD nё Iowa, USA.

            Veprimtari profesionale dhe sociale:
            Kryetar i Grupit Letrar “Fan Noli” në Dardanë më 1986.
            Themelues dhe kryetar i Shoqërisë Kulturore “Albana”, në vitet 1990-1992 në Dardanë.
            Themelues dhe pastor i “Bashkësia Ungjillore e Mesisë” prej vitit 1994.
            Gjatё viteve 1995-1998, vullnetar në Shoqatën e Paraplegjikëve të Kosovës (sot HANDIKOS).
            Themelues dhe editor i Shtëpisë Botuese “TENDA”, në Prishtinë, prej vitit 1997.
            Themelues dhe kryeredaktor i Revistës “Letra e Gjallë prej vitit 1997.
            Prej vitit 2006 anёtar i Shoqatës pёr Zhvillimin e Gallapit “Galabri”.
            Prej vitit 2010 nёnkryetar i Shoqatёs pёr Zhvillimin e Gallapit “Galabri”.
            Prej vitit 2010 anёtar i Shoqatёs sё Lidhjes sё Shkrimtarёve tё Kosovёs.
            Mё 2011 kryeredaktor i Revistёs “Gallapi”.

            Familja:
            I martuar dhe kam tre fёmijё.

            Ligjёrime, seminare, konferenca:
            Prej vitit 1992 e deri më sot ka qenë i ftuar për qëllime mёsimdhёniesh, trajnimesh nga fusha e publicistikёs, studimeve krahasimtare letrare, teologjie dhe historike, në këto vende: Shqipëri, Maqedoni, Amerikë, Britani të Madhe, Afrikё tё Jugut, Gjermani, Holandë, Austri, Itali, Zvicër, Poloni, Turqi, Çeki, Hungari, Bullgari, Filipine, Belgjikё etj.

            Botime:
            - Kodi biblik në letërsinë shqiptare (2003), kritikë letrare
            - Pamfletet e mia krishtere (2004), doktrinё
            - Hiperteksti biblik në letërsinë e Kosovës (2006), kritikë letrare
            - Mish fryme (2008), poezi
            - Intervistё me Dr. Skёnder Gashin (2014), intervistё

            Deri tani kam botuar mbi 260 njësi shkencore dhe publicistike në gjuhën shqipe, angleze, gjermane, polake dhe serbe.

            Jetoj dhe vepron në Prishtinë prej vitit 1988.
            Adresa elektronike: femi_cakolli@yahoo.com




GACA

Gacë e gacë
T’vogëlza
E t’mira
Ashtu si jeni
U mbaj
Në dorë
Qe shumë kohë
U vë kurorë
Nga një tjetër shoqe
Gacë mbi gacë
Vijnë e shkojnë
Erërat t’i fryjnë
Për t’u kallë
Po pres më këmbë
Gacan do bëhem
Që të buf flakë.


RRUGЁ

Asnjë rrugë
S’duhet ecuar
S’duhet kaluar
S’duhet kerruar
Shpejt
Veç për në spital!


BILETA

Kur pëlqeni
Dëshirën
Dhe lojën time
Biletohet.


DEMOKRACI

Shumë shtihen
I pari mësova
T’i ngrinim dy gishtërinj
E ne të gjithë
Prej klasës së parë
Paskemi lypur
Demokraci.


KALBI

Të gjithë lisat
Thahen nga jashtë
Kalben nga brenda
Frikë
Tutë
Hata
Brenda është kalbi.


U PARAFOSHI

Fund
S’kanë paratë
Edhe ne jemi në to
Shumë i kërkojnë
Etas mbesin
U them
U parofshi!


KUAJT

Ti
Lehtë flet
Prej kali
Zbrit poshtë
N’ta mbajtë
Quku-quk
Qukuu-quuk
Qukuuu-quuuk...
Ikën kuajt.

Kur ka hënë huti diç do të hajë


       Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA






ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE




RAIF GASHI



          
             Hyrje

            Raif Gashi u lind më 20.03.1961 në fshatin Meshinë, Malësia e Gallapit, komuna e Dardanës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe në Tygjec, ndërsa shkollën e mesme në Dardanë. Studimet e filluara në Prishtinë iu ndërprenë në vitin 1981, për shkak të angazhimeve në rezistencën kombëtare kundër okupimit serb.
            Me shkrime letrare filloi të merret qysh si nxënës i shkollës së mesme. Kryesisht shkruan poezi e herë pas herë edhe prozë. Disa herë është shpërblyer në konkursin letrar tradicional që e organizojnë komuna e Dardanës dhe klubi letrar "Nositi", në kuadër të manifestimeve multikulturore "Lulëkuqet e Prillit".

Ka botuar librat:

"Çiltërsia prej qelqit" - 2005,
"Mollë e egër"  - 2008,
"Ecje nëpër etje"  - 2010,
"Stinët e përziera"  - 2010,
"Hije e trishtë"  - 2011,
"As ëndërr as jetë"  - 2012,
"Fjalët mbesin gjallë" - 2013,
"Secili për vete ..."  - 2014,
"Mugëtira e lanës"  - 2014.



GOTË E NGRIRË

Figurë e thyer
Në shënimlindjen time
Netët e liga udhëtare
Shtegtuan
Në padrejtim
E humba lotin
E syrit tim

Një copë jetë
E mykur
E mbyllur  në arkë
hidhësi
Mos u hap

Hije e trishtë
Me lule në dorë
Rob i robërisë  tënde jam
Pak
Vetëm pak më prek
Nesër do të jam
Një  gotë e ngrirë


Paguximin
Urrejtja e pëlcet
Kambriku  bardhon
Mbishkrim  varri
Vetëm
Ti më bjen

Pashërimshmëri
Fund i Zotit
E i motit


MOTI IM

Loti i gurit
Pikë
Rrit  kroje
Lumnojnë
Derdhje e lakore
Shtrat bëjnë
Shi e ujë
Lundrimi
Enigma vjen
Ura
Mbi lumin e vogël
Mbi lumin e madh


KUSH...

Thepa të larta
ngreh në Evropën plakë
gjithmonë rrugë pa krye
kohët erdhën e shkuan
shtëpi me kalem s`ndërtuam

aty u mpreh shpata
për kokën e Sutës së vogël
aty u fik drita
e ti gjete të reja
në epokat trishtuese


AH GURI IM

Pështjellim i terratisur
Derdh ecje në etje
Kalorësi i lakmisë
Qeshet në udhëtimin e pafund
As emër
As shenjë

Shushullima e mpirë
Vargon gdhendjen e gurit tim


MAJA E PLISIT

Mbrëmje qielli kuqëloi
dielli perëndoi
nata afrohej
të gjithë do të  flinin
një lenë e lisit ra
në maje të plisit

Engjëjt bien të pushojnë
lojëra lozin vetëm djallëzitë
lindja e keqe po vjen
mushka do të pjellë
një lenë e lisit ra
në maje të plisit

Kur ka hënë
huti diç do të hajë
një lakuriq nate
me lëkurë të hollë
me sa më pak zorrë
një lenë e lisit ra
në maje të plisit

Baba plisbardhi
tashti luhet zjarri
vdekjet kurrë s`do t`i numërojnë
ilirikumi në zjarr
kurrë më lena e lisit
në maje të plisit

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...