Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/02/04

Të gjithë lisat hhahen nga jashtë...


       Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA






ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE




FEMI CAKOLLI




          
             Hyrje

            Emri dhe mbiemri: Femi Cakolli
            Datëlindja: 01.03.1969
            Vendlindja: Krilevë, qyteza Dardanё (Kamenicë), Kosovë

            Edukimi:
            Shkollimi fillor: v. 1976-1983 nё fshatin Krilevё.
            Shkollimi i mesëm: v. 1983-1987 në Gjimnazin e Dardanës drejtimi juridik.
            Shkollimi i lartё: v. 1988-1992 nё Degёn e Letërsisё dhe Gjuhës Shqipe, Fakulteti Filologjik i UP.
            Diplomimi: v. 1995 në UP me temën “Bibla dhe letërsia shqiptare”, tek prof. Hasan Mekuli.
            Studimet pasuniversitare në Degën e Letërsisë Shqipe në Prishtinë i ka ndjekur gjatë viteve 1996-1998.
            Ka magjistruar në vitin 2002 me tezën “Kodi biblik në letërsinë shqiptare”, tek prof. Dr. Sabri Hamiti.
            Ka doktoruar nё vitin 2006 me tezën “Hiperteksti biblik në letërsinë e Kosovës”, në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.
            Studime specializuese: v.2009-2012 nё “Instituti Biblik pёr Zhvillimin e Udhëheqësve” BILD nё Iowa, USA.

            Veprimtari profesionale dhe sociale:
            Kryetar i Grupit Letrar “Fan Noli” në Dardanë më 1986.
            Themelues dhe kryetar i Shoqërisë Kulturore “Albana”, në vitet 1990-1992 në Dardanë.
            Themelues dhe pastor i “Bashkësia Ungjillore e Mesisë” prej vitit 1994.
            Gjatё viteve 1995-1998, vullnetar në Shoqatën e Paraplegjikëve të Kosovës (sot HANDIKOS).
            Themelues dhe editor i Shtëpisë Botuese “TENDA”, në Prishtinë, prej vitit 1997.
            Themelues dhe kryeredaktor i Revistës “Letra e Gjallë prej vitit 1997.
            Prej vitit 2006 anёtar i Shoqatës pёr Zhvillimin e Gallapit “Galabri”.
            Prej vitit 2010 nёnkryetar i Shoqatёs pёr Zhvillimin e Gallapit “Galabri”.
            Prej vitit 2010 anёtar i Shoqatёs sё Lidhjes sё Shkrimtarёve tё Kosovёs.
            Mё 2011 kryeredaktor i Revistёs “Gallapi”.

            Familja:
            I martuar dhe kam tre fёmijё.

            Ligjёrime, seminare, konferenca:
            Prej vitit 1992 e deri më sot ka qenë i ftuar për qëllime mёsimdhёniesh, trajnimesh nga fusha e publicistikёs, studimeve krahasimtare letrare, teologjie dhe historike, në këto vende: Shqipëri, Maqedoni, Amerikë, Britani të Madhe, Afrikё tё Jugut, Gjermani, Holandë, Austri, Itali, Zvicër, Poloni, Turqi, Çeki, Hungari, Bullgari, Filipine, Belgjikё etj.

            Botime:
            - Kodi biblik në letërsinë shqiptare (2003), kritikë letrare
            - Pamfletet e mia krishtere (2004), doktrinё
            - Hiperteksti biblik në letërsinë e Kosovës (2006), kritikë letrare
            - Mish fryme (2008), poezi
            - Intervistё me Dr. Skёnder Gashin (2014), intervistё

            Deri tani kam botuar mbi 260 njësi shkencore dhe publicistike në gjuhën shqipe, angleze, gjermane, polake dhe serbe.

            Jetoj dhe vepron në Prishtinë prej vitit 1988.
            Adresa elektronike: femi_cakolli@yahoo.com




GACA

Gacë e gacë
T’vogëlza
E t’mira
Ashtu si jeni
U mbaj
Në dorë
Qe shumë kohë
U vë kurorë
Nga një tjetër shoqe
Gacë mbi gacë
Vijnë e shkojnë
Erërat t’i fryjnë
Për t’u kallë
Po pres më këmbë
Gacan do bëhem
Që të buf flakë.


RRUGЁ

Asnjë rrugë
S’duhet ecuar
S’duhet kaluar
S’duhet kerruar
Shpejt
Veç për në spital!


BILETA

Kur pëlqeni
Dëshirën
Dhe lojën time
Biletohet.


DEMOKRACI

Shumë shtihen
I pari mësova
T’i ngrinim dy gishtërinj
E ne të gjithë
Prej klasës së parë
Paskemi lypur
Demokraci.


KALBI

Të gjithë lisat
Thahen nga jashtë
Kalben nga brenda
Frikë
Tutë
Hata
Brenda është kalbi.


U PARAFOSHI

Fund
S’kanë paratë
Edhe ne jemi në to
Shumë i kërkojnë
Etas mbesin
U them
U parofshi!


KUAJT

Ti
Lehtë flet
Prej kali
Zbrit poshtë
N’ta mbajtë
Quku-quk
Qukuu-quuk
Qukuuu-quuuk...
Ikën kuajt.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...