Shkruan: Faton Abdullahu
Për dorëheqjen e Albin Kurtit :
Kjo dorëheqje ishte e jashtëzakonshme për nga taktika jo edhe për nga strategjia, përkatëisisht qëllimi. Sepse qëllimi është mbetja në pushtet në një formë tjetër - me autoritet dhe rikthimi në pushtet në një kohë tjetër me rikandidim. Kam përshtypjen se Kurti është aq konfident në VV sa ushtrimi i pushtetit të tij me autoritet mund të bëhet jo vetëm me dhe nga pozita e kryetarit, por edhe nga pozita e anëtarit të thjeshtë. Ky autoritet i Kurtit në VV është forcuar me pushtet, rikthimi i tij shumë i mundshëm me rikandidim do ta ushqej vazhdueshëm këtë autoritet dhe mund ta konvertoj e ta mbaj për një kohë edhe mbi pushtet. Sikur ai të mos e kishte këtë konfidencë në VV, kjo parti do të ishte parimisht më demokratike. Por ky raport i autoritetit me pushtetin nuk është i pazakonshëm, as tek ne dhe as tek jo pak lëvizje të majta gjithandej.
Për Jablanoviqin :
Sikur deputetët e këtij Kuvendi e sidomos atij të kaluar, sikur asambleistët e kuvendeve komunale, sikur shoqëria civile, mediat dhe intelektualët të reagonin më ashpër në të vërtetë shumë ashpër, kur një pushtetarë serb në Kosovë përdorë emërtimin “Kosovë e Metohi (metohios – greqishtë tokë e kishës) apo thotë se Kosova është Serbi apo diçka të ngjashme, sikur të gjithë këta t’ia ndalonin të gjithë Jabllanoviqve në Kosovë të shprehen kështu jo ligjshëm por lirshëm, me reagime nga më të ndryshme Jabllanoviqi do të mendohej dy herë para se të ofendonte kështu si ka ofenduar. Por ai dhe të tjerët si ai, në emër të “fjalës së lirë” dhe “barazisë së komuniteteve” ofendojnë vazhdimisht. Kjo punë nuk ndalet në rrugë dhe prej rruge, por në institucione nga ata që paguhen prej taksapaguesve. Mirëpo sikur të ndodhte kjo që po sygjeroj unë ragimi do të ishte vetëm kundër nacionalizmit serb në Kosovë, prandaj ka munguar kurajoja e deputetëve. Kështu si po reagohet sot është reagim kundër nacionalizmit serb por edhe Qeverisë së Kosovës, prandaj bëhet më lehtë.
Për 'Trepçën':
Riaktualizimi i çështjes së Trepçës i shton kësaj kompanie edhe një karakteristikë për të cilën nuk ishim sa e si duhet të vetëdishëm më parë. Kjo karakteristikë është mundësia e re e involvimit të Serbisë në Kosovë përmes serbëve dhe komunave të Veriut. Kjo është dëshmi se sa keq është menaxhuar Trepça deri më tani. Kjo është brengë e madhe se sa seriozishtë duhet ta marrin këtë problem qeveritarët aktual. Lexova shumë shkrime këto ditë se çfarë duhet të bëjmë ne rreth Trepçës, asnjë se çfarë do të bëj Beogradi rreth saj. A do të befasohemi prap ?