Përgatiti: Jeton KELMENDI
ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE
VISAR ZHITI
Hyrje
Visar Zhiti lindi në vitin 1952, në qytetin e Durrësit, ku kaloi fëmijërinë dhe kreu një pjesë të shkollës fillore. I ati, për qëndrimin e tij nacionalist dhe për shkrimet pacifiste në një kohë të ashpër, ishte pushuar nga arsimi dhe kishte kaluar punëtor krahu, që rregullonte rrugët e Durrësit apo shkallët që të çonin në amfiteatër. Por falë talentit, ndihmës së miqve dhe nevojave të kohës, kaloi si mësues dhe aktor në qytetin e Lushnjës, ku u shpërngul e gjithë familja. Aty ai do të bëhej një nga themeluesit e estradës së këtij qyteti. Pikërisht në këtë qytet Visar Zhiti do të përfundonte shkollën e mesme. Duke përfituar nga një zbutje e përkohshme e luftës së klasave, ndryshe nga dy vëllezërit më të mëdhenj, arriti të fitojë një të drejtë studimi në Universitetin e Shkodrës, dega Gjuhë-Letërsi. Në vitin 1979 arrestohet dhe dënohet me 10 vjet burg për agjitacion dhe propagandë, të shprehura në poezitë e tij. Del falë një amnistie në vitin 1987 dhe kthehet në qytetin e Lushnjës, ku siguron punë në fabrikën e Tullave, por pa të drejtë elektorale, pa të drejtë profesioni dhe pa të drejtë botimi. Në vitin 1990, me ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri u angazhua me lëvizjen demokratike dhe punoi në gazetën e parë opozitare. Pasi Partia Demokratike fitoi zgjedhjet punoi për disa kohë në shtëpinë botuese, "Naim Frashëri" dhe më pas në Parlamentin shqiptar. Në vitin 1995 dërgohet në ambasadën shqiptare në Romë. Në vitin 1996, kandidon në rrethin e Lushnjës dhe zgjidhet deputet. Një vit më pas u dërgua sërish në ambasadën shqiptare në Romë, ku qëndroi deri në vitin 1997. Pas ngjarjeve të këtij viti u kthye në Tiranë. Ka botuar një sërë librash në poezi dhe prozë ku përmendim: "Kujtesa e ajrit" (vëllim me poezi), "Hedh një kafkë në këmbët tuaja" (libër me poezi të burgut), "Mbjella e vetëtimave" (vëllim poetik i botuar në Shkup), "Këmba e Davidit", "Funerali i pafund" (romanin) "Perëndia mbrapsht dhe e dashura " (roman) etj. Si shkrimtar, Visar Zhiti është vlerësuar me disa çmime në Shqipëri e jashtë saj dhe është përkthyer në disa gjuhë. Emri i tij është si zë më vete ne Enciklopedinë e Madhe italiane. Eshtë anëtar i akademisë "Alfonso Grasi" në Itali.
Poezi
Visar Zhiti
SI SHKOHET NE KOSOVE
-baladë-
- Ti, kalë i bardhë, Pegasi im,
si shkohet në Kosovë, tregomë!
Malli më ka marrë pa qënë kurrë.
- Përtej varrit të atit tënd
varret e tjerë u rritën dhe u bënë male.
Pas maleve ka varre prapë si retë
nëpër luginë.
Shtegtojnë varret në qiejt e ulët
dhe ta ngatërrojnë udhën.
Avionët kthehen pas të hutuar
nëpër mjegull nate.
Karvanët e veturave janë kthyer në shkëmbinj
si kuajt e krushqve në mallkimin e lashtë.
O Zot! Dardhat dimërore dhe mëllenjat
janë bërë fushë me ofshama
të gjuhës time!
- Ti, yll blu i fatit mbi ballë të Atdheut,
si shkohet në Kosovë, tregomë!
- Kur të kesh një plagë tjetër të re në trup,
ndiq udhën e rrëkesë së gjakut,
që gjithmonë arrin para meje
dhe më pret atje - gurgullimë jete.
Marr dy pishtarë të shuar dardanë,
i ngjyej në gjakun tim
dhe ndriçoj udhën. Ndizen krahët,
flakët bëhen flatra,
unë bëhem shqiponjë prej dheu
dhe ndiej ciklonet e stepave
si duan të ma brejnë emrin prej guri.
- Ti, kalë i bardhë, Pegasi im,
si shkohet në Kosovë, tregomë!
Malli më ka marrë pa qënë kurrë.
- Përtej varrit të atit tënd
varret e tjerë u rritën dhe u bënë male.
Pas maleve ka varre prapë si retë
nëpër luginë.
Shtegtojnë varret në qiejt e ulët
dhe ta ngatërrojnë udhën.
Avionët kthehen pas të hutuar
nëpër mjegull nate.
Karvanët e veturave janë kthyer në shkëmbinj
si kuajt e krushqve në mallkimin e lashtë.
O Zot! Dardhat dimërore dhe mëllenjat
janë bërë fushë me ofshama
të gjuhës time!
- Ti, yll blu i fatit mbi ballë të Atdheut,
si shkohet në Kosovë, tregomë!
- Kur të kesh një plagë tjetër të re në trup,
ndiq udhën e rrëkesë së gjakut,
që gjithmonë arrin para meje
dhe më pret atje - gurgullimë jete.
Marr dy pishtarë të shuar dardanë,
i ngjyej në gjakun tim
dhe ndriçoj udhën. Ndizen krahët,
flakët bëhen flatra,
unë bëhem shqiponjë prej dheu
dhe ndiej ciklonet e stepave
si duan të ma brejnë emrin prej guri.
ZBATHUR SHËTITËT NËPËR BUZËT TUA
Zbathur,
Vetëm zbathur
Shëtitet nëpër buzët tua.
Këmbët mu mbushën
Me petale të kuqe puthjesh
Që më bien gjatë ecjes.
Dhe kështu u krijuan yjet
Në qiellin tonë prej toke.
Zbathur,
Vetëm zbathur
Shëtitet nëpër buzët tua.
Këmbët mu mbushën
Me petale të kuqe puthjesh
Që më bien gjatë ecjes.
Dhe kështu u krijuan yjet
Në qiellin tonë prej toke.
MBI NJË FOTOGRAFI SHKRUAJ NJË LUTJE ZOTIT
Mbi portretin tënd shkruaj një lutje zotit,
Balli i shndërroi fjalë në dritë mëngjesi.
Dy epitetet e vetullave
Dhe sytë e mëdhenj, sugjestionues,
Që unë të besoj se gjithnjë penat e botës
Mërmëritin lutjen blu
Të syve të tu.
Te buzët
Ngjalën fjalët e mia (si puthjet?)
Dhe thonë të vërtetën.
Ja lutja-liqen i vogël, dallgëzon
Dhe fytyra jote-mozaik
I gjallë nën ujë.
JETON NË SYRIN TËND
Siç duket
Unë jetoj brenda në syrin tënd.
Bashkohen qerpikët,
Vjen nata për mua,
E ngrohtë.
Gjumi im rrëzon rrobet si gjethet e mëdha.
Kur të treten, të mos të di gjë
Që jam ajo pemë në largësi.
Zogjtë ndërtuan një fole. Është zemra
Ime.
Pastaj dhe një zemër tjetër
Me fijedritë
Dhe me kokrriza dheu si dhimbjen
Te krahët e mi e ndërtuan zogjtë.
E dija
Është zemra jote.
E pashë
Kur hape sytë dhe solle agimin tim.
Kam kaq kohë që jetoj në syrin tënd,
Dhe që të shplodh,
Dal herë pas herë shëtitje
Në formën e kulluar të lotëve.
VAZHDIMISHT TRADHTOHET NJERIU
Vazhdimisht tradhtohet njeriu,
nuk e kam fjalën për ditën e tij që befas
bëhet mbrëmje,
as për mbrëmjen e flokëve të tij
që zbardhet e bëhet ditë e heshtur pleqërie.
Tradhtohet njeriu
Se kam fjalën që dhe varri i tij vdes dhe emri
Shndërrohet në barë të kalbur harrese.
Por njeriu tradhtohet vazhdimisht nga njeriu.
Dhe kur gjysma ha gjysmën
S’bëhet më e tëra,
Më tha një plak që u plak burgjeve.
DHURATË HYJNORE
Ne fillim ishte puthja e dorës ne ëndërr-
hënë ndjellëse qe afrohet.
E pranuam fatin të vuajmë
magjishëm si hyjnoret.
Ti kërkon të më futesh brenda vetes
mua, tufanin e dëshiruar, që shkallmon
shkallë dhe ankthe,
pritje dhe dritare,
anët e trupit tënd
për t'i ribërë sërish prej drite të dritës.
Qysh të mbërrij nga fundi i barkut
te gjinjtë e tu, të diejt
që i shtrëngoj si fëmija dy zogj të artë,
të mos i ikin më të përralla drithëronjëse.
Zambakë të mëdhenj afshesh na mbështollën.
Pastaj mes mjegullave dehëse
të rënkimeve dhe psherëtimave
shoh si bie fytyra jote
nëpër humnera parajse,
bie dhe unë, s'te ndahem,
i mbërthyer
pas teje me buzë,
me të gjitha buzët e mia
nëpër lëkuren e shpirtit tënd,
qe u mbush me muzgje te vogla, blu.
Ah,
të paskam kafshuar si mollën biblike.
(Dhembja është tejet e ëmbël.)
Ti je molla prej kohe
që s'mbaron.
Po klithmat e tua më vërsulen
si thika të paqena vezullimesh
me ornamente dhembjeje të argjendtë.
Në shpellën e mistereve
futa një si këmbë
(...)
dhe endem nëpër relievin e gjallë-
mish i shenjtë jetë.
Herë-herë galopojë me ty
si një kalores nëpër re,
ndërsa kapërcenim ylberin
u ça gjoksi i pelës
dhe dolën trumba pëllumbash
si pasione të papërmbajtura.
Rashë, u bëra varkë,
në detin tënd sërish e fut lopatën,
për të tjera drejtime e rreziqe të lumtura
nëpër dallgët e tua të kurmit që përhapet,
dhe e mbart me qilima të befte fluturues,
e shtrij reve, pastaj
s'po duroje ti, fërgëllojë nën
rr
ë
k
e
t
ë
e yjeve të bardha,
të nxehta e të ftohta
që i derdha brenda teje
dhe u bëra ujëvarë e egër përjetësie.
Je gati të përmbytesh e tera
për të ridalë,
ishull i begatë pasurish frikë.
Avitesh për t'u bashkuar me burrërinë time,
të madhe sa toka.
Unë jam gati të vdes
në kryqin prej mishi
që e dua për t'u ringjallur tek ti, që
edhe herë të tjera të bashkohemi të përflakur
si shigjeta që çan
zemrën e një embleme
dashurie
në një mur të gjallë.
hënë ndjellëse qe afrohet.
E pranuam fatin të vuajmë
magjishëm si hyjnoret.
Ti kërkon të më futesh brenda vetes
mua, tufanin e dëshiruar, që shkallmon
shkallë dhe ankthe,
pritje dhe dritare,
anët e trupit tënd
për t'i ribërë sërish prej drite të dritës.
Qysh të mbërrij nga fundi i barkut
te gjinjtë e tu, të diejt
që i shtrëngoj si fëmija dy zogj të artë,
të mos i ikin më të përralla drithëronjëse.
Zambakë të mëdhenj afshesh na mbështollën.
Pastaj mes mjegullave dehëse
të rënkimeve dhe psherëtimave
shoh si bie fytyra jote
nëpër humnera parajse,
bie dhe unë, s'te ndahem,
i mbërthyer
pas teje me buzë,
me të gjitha buzët e mia
nëpër lëkuren e shpirtit tënd,
qe u mbush me muzgje te vogla, blu.
Ah,
të paskam kafshuar si mollën biblike.
(Dhembja është tejet e ëmbël.)
Ti je molla prej kohe
që s'mbaron.
Po klithmat e tua më vërsulen
si thika të paqena vezullimesh
me ornamente dhembjeje të argjendtë.
Në shpellën e mistereve
futa një si këmbë
(...)
dhe endem nëpër relievin e gjallë-
mish i shenjtë jetë.
Herë-herë galopojë me ty
si një kalores nëpër re,
ndërsa kapërcenim ylberin
u ça gjoksi i pelës
dhe dolën trumba pëllumbash
si pasione të papërmbajtura.
Rashë, u bëra varkë,
në detin tënd sërish e fut lopatën,
për të tjera drejtime e rreziqe të lumtura
nëpër dallgët e tua të kurmit që përhapet,
dhe e mbart me qilima të befte fluturues,
e shtrij reve, pastaj
s'po duroje ti, fërgëllojë nën
rr
ë
k
e
t
ë
e yjeve të bardha,
të nxehta e të ftohta
që i derdha brenda teje
dhe u bëra ujëvarë e egër përjetësie.
Je gati të përmbytesh e tera
për të ridalë,
ishull i begatë pasurish frikë.
Avitesh për t'u bashkuar me burrërinë time,
të madhe sa toka.
Unë jam gati të vdes
në kryqin prej mishi
që e dua për t'u ringjallur tek ti, që
edhe herë të tjera të bashkohemi të përflakur
si shigjeta që çan
zemrën e një embleme
dashurie
në një mur të gjallë.
RRETHIMI
Zbardhin
kudo bajoneta
si thinja përbindëshi.
Peizazh i tërë i plakur.
Kur do të vijë vdekja
e Vdekjes?
Zbardhin
kudo bajoneta
si thinja përbindëshi.
Peizazh i tërë i plakur.
Kur do të vijë vdekja
e Vdekjes?
SKELETI
Njihuni me skeletin tim:
jam unë - pa ëndrrat e mia.
Pastaj më jepni çfarë të doni,
përsëri skelet do të mbetem.
Njihuni me skeletin tim:
jam unë - pa ëndrrat e mia.
Pastaj më jepni çfarë të doni,
përsëri skelet do të mbetem.