2015-02-02

PROTESTA E "LULEVE"" APO E GURËVE...



Zakonisht organizatorët e lajmërojnë policinë për protesta, por në rastin e Vetëvendosje është policia ajo që po kërkon të takohet me ta dhe të bisedoj si të ja bëjnë për protestën e paralajmëruar për të mërkurën.




Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni, ka bërë të ditur se janë duke bërë përpjekje që të caktojnë një takim me krerët e Lëvizjes Vetëvendosje, për t’u dakorduar rreth protestës së mërkurës.

Kështu ka njoftuar Maxhuni, në komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas Maxhunit, policia është e interesuar që të dijë nga Lëvizja Vetëvendosje veprimet të cilat do të ndërmerren në protestën e së mërkurës.




ymeri

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon me ultimatumet karshi Isa Mustafës dhe qeverisë së tij. Në një konferencë të mbajtur të dielën në selinë e kësaj partie, është shpallur një tjetër ultimatum për Mustafën.
LVV i ka dhënë Mustafës kohë deri të martën që ta shkarkojë Jabllanoviçin, përndryshe ata kanë paralajmëruar që të mërkurën dhe ditëve në vazhdim protestat nuk do të ndalen.
Në anën tjetër, Visar Ymeri dhe Frashër Krasniqi, kanë akuzuar policinë për përdorim të dhunës ndaj protestuesve, ndërkohë që kanë kërkuar nga policia e Kosovës, të mos i ndjekin më protestuesit e 27 janarit.


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, paralajmëroi sot se “së shpejti” do të ketë ndryshime në qeverinë e tij.

Paralajmërimin ai e bëri duke folur rreth deklaratës së ministrit serb në qeverinë e tij, Aleksandar Jabllanoviq, dhe situatës së krijuar pas protestave në kërkim të shkarkimit të tij.

Sipas Mustafës, qëndrimi i mëtejmë i Jabllanoviqit në postin e ministrit, pas deklaratave të bëra nuk do t’i bënte mirë as vetë Jabllanoviqit.



“Kjo çështje është stërmadhuar dhe politizuar shumë nga partitë politike për qëllimet e tyre të caktuara”, tha kryeministri Mustafa sot gjatë një vizite në Rahovec, transmeton gazetaexpress.

“Por pasi që protestat dy herë kanë eskaluar dhe qytetarët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre përmes protestave, kjo nuk do të ndikojë mirë as në raportet ndërmjet komuniitetit shqiptar dhe serb dhe qëndrimi në ministri nuk do t’i bënte mirë as ministrit Jabllanoviq”, u shpreh Mustafa.

“Do të ketë shumë shpejt ndryshime, pasi që me deklaratën e tij janë fyer nënat gjakovare dhe krejt qytetarët e Republikës së Kosovës”, u tha kryeministri i cili javëve të fundit ka qenë nën presion të madh publik për ta shkarkuar ministrin Jabllanoviq.

“Ndryshimet do të vijnë”, tha Mustafa duke mos pranuar të japë një kohë se kur do të largohet Jabllanboviq nga posti ministror.


FLORI BRUQI

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...