2015-02-02

Zotërinj sindikalist të arsimit, keq e keni!



Shkruan: Prof.Dr.Halim Hyseni

Jeni duke prerë degën në të cilën po qëndroni!
Kërkoni privilegje sa te doni, por si po shkon puna, shumë nga ju do te mbeteni pa punë , sepse nuk do te keni nxënës!
Kjo që Ju jeni duke kërkuar, kur Kosova po zbrazet është e turpshme. E turpshme është edhe heshtja e intelektualëve dhe institucioneve tona . Është turpshme edhe heshtja e Qeverisë dhe e partive politike. E turpshme është edhe heshtja e shoqatave të ndryshme( kur do të shfaqet Shoqata e shkrimtarëve, shoqatat tjera shkencore dhe akademike; shoqata e gazetareve, e shoqërisë civile, kur do të flas Akademia e Shkencave dhe e Artit të Kosovës nëse sot nuk flet, kur do të dëgjohet zëri i Bashkësisë Islame dhe i Ipeshkëvisë së Kosovës ) . O njerëz, a jeni duke e parë se një popull të lashtë që me shekuj u ka bërë sfidë vështirësive, sot këmbë e duar ik nga Kosova, si nga ferri, ndërsa të gjithë ne si idiotë shikojmë, rrimë të qetë dhe bëhemi sikur asgjë nuk po ndodh !
Vetëm në Kosovë ndodh që kryetari i një sindikate të uzurpon detyrën Ministrit!
Me vjen shume keq qe udhëheqja e tashme e së SBASHK-ut për arsim po e vazhdon avazin e udhëheqjeve me të mëhershme të kësaj organizate sindikale e cila do te duhej të ishte në funksion te mbrojtjes se drejtave te personelit mësimor – edukativ e jo te promovimit të tyre personal dhe të përdorimit të kësaj sindikate për interesat personale e në dëm të cilësisë së sistemit të arsimit. Unë pata rast ta dëgjoj kryetarin tashëm të SBASHK-ut kur me një krenari flet për” meritat” e SBASHK-ut për vendimin qe personelit mësimor - edukative t’u lëshohen vendimet për punë të përhershme, të cilat janë vendime atavike të kaluarës . Kjo krekosje e tij emocionale, ishte një tregues i qarte se edhe kjo udhëheqje në bashkëpunim jo parimor siç thonë ata me “partnerët social” në këtë rast partnerë social i vetëm është qeveria e cila kushtëzohet dhe detyrohet të lëshon sepse mëton të instrumentalizon këtë lëshim anakronik pe për të fituar vota e për te mbajtur pushtetin e pamerituar dhe të dëmshëm për të ardhmen e këtij vendi.
U shqetësova shume kur dëgjova kryetarin e SBASHK-ut që urdhëron prindërit që fëmijët të mos i dërgojnë në shkollë. Me këtë, veprim zotëria bënë shkelje të rënda ligjore sepse i merr kompetencat e ministrit të arsimit. Ky zotëri nuk e kupton se ky nuk punë me prindër dhe se me ftesën që ky u bënë prindërve që fëmijët të mos i dërgojnë në shkollë bënë shkelje të një morie të drejtave te njeriut dhe të fëmijës të parapara me karta, deklarata dhe konventa ndërkombëtare me Kushtetutën e Republikës së Kosovë dhe me dispozita tjera ligjore.
Mentaliteti fisnor ogur i zi për të tashmen dhe për të ardhmen e Kosovës!
Mentaliteti fisnor që secili që e fiton një post të bëhet mbret, po i kushton shumë shtrenjtë kombit tonë. Zotëria kërkon privilegje të tilla në arsim që asnjë vend në rajon nuk i ka dhe ku papunësia e të rinjve është aq alarmuese dhe e dhimbshme sa shpirti është duke i lëshuar , kur nga Kosova si në kohën e Karagjorgjeviqëve, Pashiqëve Rankoviqit dhe të Milosheviqit, po zbrazet nga popullsia më vitale e saj. Ky , dhe këta zotërinjë, nuk janë duke kuptuar, apo nuk dëshirojnë ta kuptojnë se nëse vazhdon kjo shpërngulje siç është duke ndodhur tani pjesa me madhe e mësimdhënësve do te mbeten pa punë, sepse nuk do të kenë nxënës.
Zotërinjve të SBASHK-ut nuk u intereson se çfarë është cilësia e mësimdhënies dhe të nxënit, sa orë mësimdhënësi i ka brenda dite që të t’i paguhet shujta.Këta kërkojnë rritjen e pagës lineare kështu që nuk është me rëndësi a punon a nuk punon mësimdhënësi , ai e ka pagën e garantuar. Këta zotërinj nuk e di a e dinë se financat në arsim janë të domosdoshme për punë
Rritja lineare e pagave prodhon papërgjegjësi dhe dhunë strukturore mbi fëmijë
Nga viti 2008 pagat e mësimdhënësve janë rritur dy herë nga 25 , që do të thotë se pagat e mësimdhënësve nga vit janë rritur për 50 %. Por shtrohet pyetja kjo rritje e pagave a është shndërruar në cilësi më të mirë të arsimit. Përgjigja është katërçipërisht e saktë. JO. Bile- bile ka tendencë përkeqësimi, sepse pagat lineare nuk motivojnë. Ato prodhojnë pa përgjegjësi e cila i viktimizon fëmijët, meqë pengon dhe deformon dhe devijon zhvillimin fizik, shëndetësor,mental social dhe human të rinjve tanë. Ju zotëri, nuk jeni duke punuar për të mirën e arsimit, sepse po të punoni për të mirën e arsimit ju do ta shtroni edhe çështjen e cilësisë së arsimit, çështjen e mospërkujdesjes së shoqërisë për mësimdhënësit të cilit nuk e kanë shëndetin , që i kanë të dëmtuar funksionet e domosdoshme për mësimdhënie dhe të nxënë të avancuar ( do të insistoni për formimin e Fondit për Pensionim të parakohshëm, për të shpëtuar fëmijët nga dhuna strukturore , do të kërkoni mbrojtjen shëndetësore të mësimdhënësve dhe të nxënësve , do të kërkoni që të ardhurat e punëtorëve të arsimit të bëhen mbi bazën e performancës së treguar dhe të përparimit në karrierë). Sikur Ju të kërkoni këtë dhe sikur kjo të realizohet, qytetarët e Kosovës nuk do iknin nga Kosova si nga ferri.
Kjo është hera e dyte që unë Ju drejtohem me letër publike. Por tani me këtë shkrim i drejtohem ndërgjegjes nacionale nëse kjo ekziston. Ju drejtohem edhe mësimdhënësve që të mos lejojnë qe kjo strukturë e tashme ataviste për interesa të tyre të manipulon me ju dhe t’u detyron ta shkelni kodin etik të profesionit më fisnik në botë. Jam i bindur se në mesin tuaj ka mijëra të tjerë të cili duhet t’i zgjidhni , të cilit do të jenë në gjendje që vërtetë t’i mbrojnë interesat tuaja shumë ma mirë se zotërinjtë e tashëm dhe
Deri sa plaka po krihet, Kosova po digjet!
Meqë më shumë se pesë dekada kam shërbyer dhe ende jam duke angazhuar për të kontribuar sado pak avancimit të cilësisë së arsimit në Kosovë, i shqetësuar me ikjen e këtij populli( para ca muajve në një shkrim timin kam paralajmëruar për”’mortajën e bardhë” e cila me befasojë shumë me shpejtë dhe shume më keq ) tokat dhe shtëpi e tyre, nga atdheu i tyre mijëvjeçar i drejtohem edhe ndërgjegjes nacional që të zgjohet nga letargjia dhe gjumi thellë dhe të ndikojë që kahet dhe dinamika e zhvillimit të Kosovës të merr drejtimin duhur me qëllim që këtij populli t’i hapen vijat perspektive, që organet e rendit dhe të hetuesisë të zbulojnë agjentët e Serbisë pjesa dërmuese e të cilëve janë shqiptare që marrin para edhe nga shqiptarët e pa shpresë por edhe nga fondi i Serbisë për ndërrimin e strukturës etnike ashtu siç e kishte planifikuara SANU( Akademia Serbe e Shkencës dhe e Arteve) në vite ’90 të shekullit të kaluar por edhe epigonët trabantët dhe alter egot e sotëm të Millosheviqit, zotërinjtë Vuçiq dhe Daçiq .
Janë të tmerrshme dhe shumë fyese për popullin dhe kombin deklaratat e “liderëve” tanë kur njerëzit tanë luftojnë për të zënë një vend dhe për te siguruar një biletë për të ikur nga Kosova si nga ferri, a e ata duke buzëqeshur deklarojnë në mënyrë cinike dhe hipokrite se po ndërtojmë institucione, po rrisim sovranitetin, po zhvillojmë rendin demokratik, flasin në emër të votës popullore të popullit që po i braktisë dhe po vendoset në kampet ku Hitleri kishte bërë gjenocidin e tmerrshëm mbi popullin hebreik. Kjo sjellje është plotësisht e njëkuptimshme me fjalën popullore : Deri sa plaka ( liderët) po krihet( buzëqeshin dhe lavdërohen duke u thirr ne votën e popullit që po i braktis), Kosova po digjet.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...