Prof.dr. Eshref Ymeri
Në gjurmët e deklaratave
të regjisorit të shquar AndreaKonçallovski
“Rusia është në prag të katastrofës”
Kështu ka deklaruar kinoregjisori i shquar rus Andrea Konçallovski, në një artikull, të botuar në portalin
“AdMe.ru” të datës 05 janar 2015.
Veprimtarinë
e tij në artin e kinematografisë, Konçallovski e ka ushtruar si regjisor
sovjetik, rus dhe amerikan. Ai është autor i 34 skenarëve, regjisor i 27 filmave artistikë, i 18 spektakleve, përfshirë
pesë opera, i disa shfaqjeve artistike për publikun e gjerë, autor i 6 librave
dhe i më shumë se 100 artikujve publicistikë.
Në
vitin 1980 ka marrë titullin “Artist i
Popullit” i Federatës Ruse. Po këtëvitai shkoi në Hollivud, ku xhiroi disa
filma artistikë, midis të cilëve përmendet filmi “Tango dhe Kesh”, ku në rolet kryesore qenë ftuar Silvester Stalone (Sylvester
Stallone- 1946)dhe Kurt
Rasel (Kurt Vogel Russell- 1951).
Konçallovski është nderuar me
Çmimin “Shën Gjergji i Argjendtë” në
Kinofestivalin Ndërkombëtar që u zhvillua në Moskë në vitin 1997,për
kontributin që ka dhënë në kinematografinë botërore. Në vitin 2010 është
nderuar me “Urdhrin e Legjionit të
Nderit,kavalier i Francës”. Në vitin 2014 është vlerësuar me medaljen “Luani i Argjendtë” në Kinofestivalin e
Venecias për filmin “Netët e bardha të
postierit Aleksej Trjapicin”.
Ky regjisor i shquar mban qëndrim
kritik ndaj realitetit të sotëm, flet shpesh për mungesën faktike të demokracisë
në Rusi. Këtuposhtëpondalemnëdisadeklaratatëtij mjaft domëthënëse, të nxjerra
nga intervista e tij me titull:
“Me shkop kokës. Andrea Konçallovski: Unë
thjesht po them atë që mendoj”(Citohet sipas faqes së internetit“MIKRU”. 14 korrik 2006).
“Në
Rusi nuk ekziston shoqëri civile, përderisa nuk ekziston opinion shoqëror, përderisa
te shumica e qytetarëve nuk ekziston kurrfarë dëshire për të ndikuar disi mbi bëmat
e pushtetit, pushteti bën çfarë t’i dojë qejfi, përfshirë këtu përdorimin e
drejtësisë me proporcione të nevojshme në një drejtim të nevojshëm. Ne kemi
kushtetutë, ligjet i kemi, gjykatat i kemi, por të gjitha këto duhen për të
legjitimuar vendimet e pushtetit. Populli ka qenë pagan, po i tillë vazhdon të
mbetet në shumë drejtime”.
“Në Rusi,
tani për tani, vihet re një kulturë e përgjithshme shumë e ulët. Njeriu rus, me
këtë kulturë, duke vënë një sasi të madhe parash, bëhet shkatërrues i vetvetes
dhe i mjedisit”.
“Njeriu
rus e ka humbur ndjenjën e individualitetit, domethënëështë zhveshur nga
ndjenja e përgjegjësisë. Dhe përderisa ai është i zhveshur nga ndjenja e përgjegjësisë,
atëherë ai vetëm një llaf mund të marrë vesh: këputja me shkop kokës dhe aiështë
gati të të rri lepe-peqe”.
Andrea Konçallovski është vëllai i
Nikita Mihallkovit, një regjisor i famshëm ky dhe mbështetës dhe puthador i fuqishëm
i regjimit putinian. Për të përjetësuar pushtetin e vet, Putini i ka marrë
masat me kohë për të përgatitur tellallët dhe puthadorët e vet, siç është ky
regjisori Nikita Mihallkov në lëmin e
artit kinematografik, si edhe shërbëtori i bindur Dmitri Kiselov, një tjetër
puthator i tij model ky në mjetet e informimit masiv.
Në
emisionin përmbyllës të lajmeve të javës të kanalit televiziv “Rusia 1”, të datës 16 mars 2014, Dmitri Kiselovi deklaroi:
“Federata Ruse, po të jetë nevoja,
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund t’i kthejë në hi radioaktiv, duke përdorur
armët bërthamore” (Citohet sipas: Rusia
mund t’i kthejë në hi radioaktiv Shtetet e Bashkuara të Amerikës - drejtuesi i
emisioneve televizive Kiselov”. Marrë nga faqja e internetit “news.liga.net”. 16 mars 2014).
Domosdo
që prapa deklaratës së krekacorit servil Dmitri Kiselov, qëndron vetë agai i
Kremlinit, i cili, me një kërcënim të tillë, me siguri që fsheh një frikë që e
mundon përbrenda.
Po
le t’u kthehemi përsëri pikëpamjeve të regjisorit Konçallovski. Sipas mendimit
të tij, duke u mbështetur mbi një sërë faktorësh, mund të thuhet se Rusia
gjendet jo në Evropë dhe madje as në Azi, por në Afrikë.
“Për nga niveli i korrupsionit,
- thotë ai, - për nga jetëgjatësia, për nga niveli i investimeve në shkencë, ne jemi
në Afrikë”.
Deklaratën
e regjisorit Andrea Konçallovski, sipas të cilit “Rusia është në prag të katastrofës”, e citon publicisti polak Piotr
Antoni Doerre (1973), i
cili, në portalin “Polonia Christiana”
të datës 05 janar 2015, ka botuar artikullin e mëposhtëm që është marrë nga
faqja e internetit“inosmi.ru”. 12
janar 2015.
Piotr
Antoni Doerre
Në
prag të apokalipsit
Të
dhënat e ndryshme statistikore tregojnë se për nga ritmet e zvogëlimit të
numrit të popullsisë, Rusia zë njërin nga vendet e para në botë.Sipas
parashikimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në vitin 2025, numri i
popullsisë së Federatës Ruse do të bjerë nga 143 në 121 milionë banorë, çka është
e barabartë me numrin e sotëm të popullsisë së Gjermanisë, të Polonisë dhe të
vendeve të Balltikut, të marra së bashku. Për nga mesatarja e jetëgjatësisë,
Rusia renditet diku te vendi i gjashtëdhjetë në botë (afërsisht në nivelin e
Bangladeshit). Çdo vit, rreth 30 mijë rusë vdesin nga mbidoza e narkotikëve,
pothuajse 70 mijë vdesin nga alkooli. Numri i vdekjeve, si rezultat i vetëvrasjeve,
i vrasjeve dhe i aksidenteve mund të krahasohet me nivelin e vdekshmërisë së
vendve të tilla, si Angola dhe Burundi.
Demoralizimi, korrupsioni, mosbesimi
Rusia, në të njëjtën kohë, zë vendin e parë në botë për nga
numri i fëmijëve të braktisur nga prindërit e tyre. Ay numërohen rreth 2 milionë
fëmijë të braktisur dhe 370 mijë të strehuar në kopshtet e fëmijëve. 80% eprindërvetëtyrejanëgjallë.
Për analogji, mund të thuhet se 8 nga 10% e pleqve azilantë i kanë njerëzit e
farefisit dhe të afërmit që mund t’i mbanin dhe të përkujdeseshin për ta. Sipas
të dhënave të organeve hetimore të Federatës Ruse, vetëm në vitin 2010, viktima
të krimeve qenë rreth 100 mijë fëmijë, nga të cilët 1700 të përdhunuar dhe të
vrarë. Të gjitha këto të dhëna dëshmojnë për gjendjen katastrofike të moralit,
të lidhjeve familjare dhe të respektit ndaj jetës së njeriut. Këtyre u duhen
shtuar edhe korrupsioni, mosbesimi i përgjithshëm i njerëzve ndaj njëri-tjetrit,
mungesa e aktivitetit qytetar dhe e respektit ndaj pronës private.
“Unëduatëkrenohemmevendintim, kursemuamëvjenturppërtë!
- shkruanKonçallovski, dukeshtuarse ata që po qeverisin Rusinë tani, me sa duket, nuk po e vënë resituatën katastrofike të shoqërisë ruse,
duke e lajkatuar me fjalë të magjishme pë rmadhështinë e saj. Në të njëjtën kohë, ata po
vazhdojnë t’i reklamojnë botës modelin e një Rusie të pastër dhe të shëndetshme,
e cila, demek, dashka të shërbejë si shpresa e fundit për Evropën e degraduar!
Kthesa
konservatore e Putinit, e përshkruar tashmë në faqet e portalit“Polonia Christiana”, i cili paskej
pasur për mision jo vetëm për t’i magjepsur të gjithë të djathtët perëndimorë,
por, para së gjithash, për të krijuar një bazë ideologjike për politikën
neoperandorake të Moskës, ka goditur në shenjë në një mënyrë të konsiderueshme.
Epërsia e tij kryesore ishte thjeshtësia propagandistike. Nga njëra anë, ishte
e mjaftueshme të zhvillonte në vijimësi një“realpolitikë”,
pra, të bënte një punë të mundimshme për ringritjen e një perandorie, të
shkërmoqur nga katastrofa më e madhe gjeopolitke e shek. XX, me përkrahjen e
qindra, në mos mijëra, agjentëve me ndikim dhe të spiunëve të zakonshëm në Perëndim,
kurse, nga ana tjetër, ta vinte theksin te falsiteti i demokracive liberale perëndimore
dhe i strukturave ndërkombëtare dhe, kohë pas kohe, t’i bënte bisht korrektësisë
politike, duke luajtur, në këtë mënyrë, teatër me të djathtët evropianë dhe
amerikanë. Për të ishte e mjaftueshme t’i drejtohej retorikës konservatore, si
për konsum të brendshëm, ashtu edhe për konsum të jashtëm, në mënyrë që, në
sfondin e elitave politike dhe burokratike të Perëndimit, të ushqyera deri në
fyt me ideologji majtiste dhe të ngritura në luftë kundër mbeturinave të qytetërimit
kristian, ta shiste veten si shpresa e fundit e krishterimit dhe si kështjella
e lirisë së vërtetë!...
Nuk është aq e krishterë sa e reklamojnë
Ndërkohë,
megjithëse nuk mund të mohohen mijëra raste të kthimit të vërtetë të njerëzve në
gjirin e fesë që janë vënë re në çerekshekullin e fundit në Rusi, për më tepër,
nuk mund të mos pranohet që rilindja e kishës ortodokse, pas përpjekjeve
dhjetravjeçare për shfarosjen e saj fizike dhe kthimi i saj në jetën shoqërore
të krijojnë përshtypje të madhe, Rusia, megjithatë, nuk duket fare si një vend
i krishterë. Në sfondin e një numri skajshmërisht të vogël njerëzish që
praktikojnë fenë, deklaratat masive të njerëzve që i përkasin ortodoksisë, dëshmojnë,
para së gjithash, se ata i përkasin bashkësisë së qytetëruar ruse. Por, njëkohësisht,
gjithnjë e më shumë besimtarë të vërtetë përqafojnë fe jo të krishtera, me fenë
islame në krye. Me këtë rast, rezulton se kisha ortodokse ruse nuk e ka atë
autoritet, për të cilin mund të dëshmonte përkrahja e saj deklarative nga ana e
autoriteteve dhe prania e përfaqësuesve të saj në të gjitha aktivitetet solemne
shtetërore dhe vendore. Siç del nga një studim që ka bërë Fondi “Opinioni Shoqëror”, patriarku i Moskës
dhe i gjithë Rusisë, Kirili, nuk ka kurrfarë peshe në shoqëri. Si autoritet
kryesor moral atë e kanë pranuar 1% e të anketuarve. Vendin e parë në atë
anketim e zinte (se s’mund të ndodhte ndryshe) Vladimir Putini, me 36%. Kreun e
kishës ortodokse ruse e la pas, gjithashtu, ministri i punëve të jashtme Sergej
Lavrov, ministri i mbrojtjes Sergej Shojgu, kreu i nacionalpopulistëve Vladimir
Zhirinovski, kryeministri Dmitri Medvedjev, regjisori Nikita Mihallkov dhe
madje kreu i komunistëve Genadi Zjuganov. Nga ana tjetër, mes atyre që morën 1%
tëvotave, përveç Kirilit, ishin edhe tetë veta, midis të cilëve edhe besniku i
Kremlinit, “sundimtari” i Çeçenisë Ramzan Kadirovi. Në këtë mes nuk ka asgjë për
t’u habitur, përderisa patriarku gjithnjë e më shpesh përceptohet si vegël e
bindur e direktivave që vijnë nga Kremlini. Sapo nisën konfliktet në Ukrainë,
patriarku u përfshi në “procesin e rregullimit të situatës”, duke përfaqësuar
interesat e Federatës Ruse dhe duke i bërë thirrje opinionit botëror për të mos
e quajtur Moskën agresore dhe për ta kuptuar atë, domethënë për ta njohur të
drejtën e saj. Konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë, ai, nga ana e vet, e përfytyronte
si “punë debatesh dhe mosmarrëveshjesh në territorin historik të Rusisë”.
Liriadhelirshmëria
Për
lirinë, e cila, sipas deklaratave të Kremlinit, duhet të shtrihet në hapësirat
që nga Smolensku e deri në Vladivostok, mund të dëshmojnë përmasat dhe përbërja
sociale e emigracionit që po vjen e bëhet sa më aktiv në Rusi. Në vitin 2012
vendin e braktisën 123 mijë veta, kurse në vitin 2013 - 186 mijë. Vendin po e
braktisin, para së gjithash, njerëz me mirëqenie të nivelit të lartë dhe të
nivelit të mesëm, të cilët gjejnë në Perëndim jo aq mundësinë për të fituar më
mirë, sesa sigurinë, përspektivat e zhvillimit dhe të lirisë. Në Rusi,
sigurisht, ka sfera, në të cilat ka shumë më tepër lirshmëri sesa në Bashkimin
Evropian që e ka mundur burokracia, por ama, për nga pikëpamja e një njeriu të
zakonshëm, peshorja, prapëseprapë, anon nga Evropa. Me sferat e lira, politika
në Perëndim nuk ka ndonjë lidhje të caktuar, as informacioni që reklamohet edhe
më prerazi që ca kohë më parë. Duke siguruar mundësinë për të ndikuar mbi
shumicën e mjeteve të informimit masiv, të shkruara dhe pamore, Kremlini hodhi
hapa për kufizimin e lirisë në blogosferë, mediapushteti i fundit ky që nuk i
qe nënshtruar kontrollit. M 1 gusht 2014, hyri në fuqi një ligj i ri që
rregullon parimet e përhapjes së informacionit në internet, nëpër të cilin
blogosfera, auditori i së cilës arrin në më shumë se tre mijë lexues në 24 orë,
trajtohet dhe kontrollohet, ashtu si edhe mjetet e tjera të informimit masiv. Më
herët autoritetet kanë pas përdorur të tjera forma presioni, me ndihmën e të
cilave, disa portale me përhapje të gjerë informative (Lenta.ru, Gazeta.ru, Newsru.com),ato i detyronin të ndryshonin
politikën informative dhe bënë që rrjeti social shumë i përhapur “Në Kontakt” (analogu rus i Facebook) të kalojë në dorën e pronarëve
që i bëjnë fresk Kremlinit*.
Mbyllja
e shtigjeve të fundit në mediasferë ka për qëllim që ta shtojë ndikimin e
propagandës shtetërore mbi shoqërinë, çka, nga ana e vet, duhet tëndihmojë për
ta nxitur përkrahjen e fuqishme për Putinin dhe për njerëzit e tij, madje edhe
në situatën e kthesave të pafavorshme ekonomike dhe të uljes së nivelit të
jetesës. Madje këto pasoja duken të pashmangshme që asokohe kur Shtetet e
Bashkuara të Amerikës, të cilat duket qartë që janë në përkrahje të udhëheqjes
së re të Ukrainës, kanë aktivizuar politikën e frenimit të pretendimeve
ekspansioniste të Putinit, duke shfrytëzuar për këtë qëllim jo vetëm sanksionet
ekonomike, por edhe instrumentet e uljes së çmimeve në tregjet botërore të naftës
dhe të mineraleve të tjera të dobishme, të cilat përbëjnë bazën ku mbështetet
ekonomia ruse.
Disfata në Ukrainë
Nuk ka kurrfarë dyshimesh se pikërisht veprimet në prapaskenë
të amerikanëve, çuan në rrëzimin e pushtetit në Ukrainë, çka e bëri të pamundur
lëvizjen e këtij vendi në drejtimin që dëshironte Kremlini - në Bashkimin
Euroaziatik, i përbërë prej Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit.
Ecuria
e ngjarjeve të mëvonshme, si shkëputja e Krimesë nga Ukraina dhe shpërthimi i
luftës në rajonet lindore të saj, vërtetoi se këto ishin thjesht reagim i Moskës
ndaj faktit që elementi kyç i sistemit që ajo e kishte menduar për shumë vite
me radhë, i shpëtoi nga dora. Sepse qoftë në planin gjeopolitik, ashtu edhe në
kuptimin shpirtëror, krijimi i një perandorie ortodokse euroaziatike
multikulturore pa Ukrainën, bashkë me Kievin, është i pamundur. Ndërkohë, lufta
e çuditshme që po vazhdon për muaj me radhë rreth Donjeckut dhe Luganskut, ka bërë
që Rusia të lajë duart nga Kievi, së paku, për disa dhjetëvjeçarë me radhë.
Në
mendjen e ukrainasve dhe të rusëve, kjo luftë ka shartuar ndërsjelltazi një
armiqësi të thellë që po ushqehet me seanca urrejtjeje që kanë shpërthyer në
mjetet e informimit masiv të të dyja vendeve. Formulimet e papërshtatshme të
Putinit që ka folur për popullin e bashkuar “rus” që përfshin brenda vetes rusët,
bjellorusët dhe ukrainasit, i kanë tërbuar edhe më shumë këta të fundit. Ky
konglomerat i rastësishëm kombëtar, të cilin e pati krijuar Bashkimi Sovjetik dhe
që nuk ka një gjuhë të përbashkët, një ushtri të fuqishme neutrale, që jeton në
njërin nga shtetet e qeverisura më keq, si rezultat i kësaj lufte, e ndjeu
veten si një popull i bashkuar.Përveç kësaj, lufta e shndërroi në gërmadha një
territor, i cili dikur ka pas qenë baza e ndikimit të Rusisë në Ukrainë dhe
nxiti një largim masiv të popullsisë rusishtfolëse drejt territorit të Federatës
Ruse. Kështu që Moskës, së cilës konflikti në Donbas i kushton shumë shtrenjtë,
i mbetet tëkënaqet me Krimenë dhe të ngrejë në qiell “rëndësinë qytetëruese,
shenjtërore dhe strategjike” të kthimit të saj në gjirin amtar.
Rusia,
të cilën, në arenën botërore, gjithnjë e më qartë po e karakterizojnë si një
vend agresiv që synon të zgjerojë kufijtë, që po ndërmerr hapa kërcënues ndaj
Moldavisë dhe vendeve të Balltikut, që në një mënyrë provokuese po dërgon avionët
e vet në hapësirat territoriale të vendeve të NATO-s, ndërkohë, ka kaluar në një
mbrojtje të thellë. Për këtë dëshmon qoftë edhe një mesazh i paradokohshëm i
Putinit, në të cilin ai, duke e paraqitur popullin rus si një popull të fuqishëm
dhe të palëkundur para kërcënimeve që vijnë nga jashtë, iu referua përvojës së
Luftës Patriotike kundër Gjermanisë hitleriane dhe bëri aluzion të hapur se për
të gjitha vështirësitë që po kalojnë vendi dhe banorët e tij, fajin e kanë
armiqtë që kërkojnë të prekin tërësinë e tij territoriale! Si zor që garancitë
e përsëritura shpesh herë për forcë, t’i perceptosh ndryshe, përveçse si shenjë
dobësie. Paçka se nuk duhet harruar që Putini ka në duart e veta letrën më tëfortë,
prapa së cilës fshihen armët bërthamore që regjimit të tij i sigurojnë garancinë
e paprekshmërisë.
Sipas
mendimit të shumë publicistëve, përfshirë edhe rusë, Putini, duke kuturisur të
kalojë në një konfrontim të hapur me Perëndimin, e kapërceu cakun, “vijën e hollë në ngjyrë të kuqe”, përtej
së cilës vjen vetëm përshkallëzimi i konfliktit drejt tatëpjetës. Ia vlen të përmenden
disa skenarë të zhvillimit të ngjarjeve që hasen më shpesh në variante të
ndryshme.
Tre skenarë: libaralizimi, dezintegrimi dhe… lufta bërthamore
Kriza ekonomike që po thellohet çdo ditë e më shumë dhe që
lidhet me rënien e çmimit të naftës, me sanksionet dhe me shpenzimet e buxhetit
për qëllime politike, përfshirë këtu edhe propagandën e zellshme për integrimin
e Krimesë, do ta bëjë të vetën që në muajt e parë të vitit 2015. Ca nga ca, do
të fillojnë të zbresin në nivelin zero afshet euforike që u ndezën me “kthimin
e Krimesë” dhe me krenarinë që ndezi kjo, sepse “mbarë bota na e ka frikën përsëri”.
Njëkohësisht, do të fillojë të rritet pakënaqësia e grupeve të ndryshme të
popullsisë, të cilët, më në fund, do të fillojnë të dalin në rrugë.
Në këtë
situatë, zgjedhjet parlamentare të vitit 2016 mund të shndërrohen në një
katalizator të kthesës së përgjakshme. Si rezultat i një përkeqësimi të
pandalshëm të situatës, Kremlinit do t’i duhet që, në njëfarë shkalle, t’i
lirojë vidat e brendshme, kurse Putini do të detyrohet të largohet nga skena për
arsye shëndetësore. Se, në fund të fundit, akush nuk është i përjetshëm.
Presidenti i ri rus, qoftë edhe sikur ai të zgjidhet nga radhët e elitës pasçekiste
që po qeveris vendin tani, do të mundohet që, duke sakrifikuar lirinë e vet të
veprimeve brenda vendit, t’i normalizojë marrëdhëniet me Perëndimin, duke u përfshirë
në luftë kundër terrorizmit islamik, i cili ka për ta kërcënuar vetë Rusinë çdo
vit e më shumë.
Rezultat
i këtij skenari optimist, nga pikëpamja e “perëndimoristëve” rusë, do të jetë
forcimi i lidhjeve të Aleancës Euroaziatike me Bashkimin Evropian dhe progresi
i integrimit në hapësirat perëndimore të paqes dhe të mirëqenies.
Por,
për fat të keq, situata në Bashkimin Evropian, pas disa vjetësh, mund të
rezultojë e ftohtë për t’u integruar në të, kurse klika moskovite me Putinin
ose pa Putinin, mund të zgjedhë rrugën që të çon drejt një despotizmi edhe më të
ashpër dhe drejt izolimit. Atëherëtensioniibrendshëm, nëkombinimme krizën
demografikoekonomike dhe presionin nga jashtë, mund të çojnë drejt shpërthimit
dhe shpërbërjes së shtetit. Që tani Siberinë po e popullojnë kinezët, kurse për
popujt që jetojnë në të, të cilët, për shekuj me radhë, janë shikuar nga lart
poshtë prej kolonizatorëve të lumit Vollga dhe Oka, rusët “lëkurëbardhë” janë
shndërruar në një barrë të rëndë. Shpërbërja e Rusisë nuk do të kufizohet
detyrimisht me faktin që Moska do të humbasë kontrollin mbi tokat që shtrihen përtej
Uralit. Me të mund t’i shkëputë lidhjet edhe jugu mysliman, i cili që tani
ndryshon së tepërmi nga tokat tradicionalisht ruse.
Publicisti
liberal rus Aleksandër Shmelev, para do kohësh është shprehur në faqen e vet të
internetit:
“A do të mbijetojnë rusët si një popull përgjithësisht
i bashkuar, apo mos vallë neve na pret fati i romakëve? Se çdo sukses i Ukrainës
që tani do të perceptohet si një sinjal për “siberianët”, për “kazakët”
ose për banorët që popullojnë brigjet e
Detit të Bardhë, të cilët do të shtrojnë pyetjen: mos ne qenkemi më të këqinj?”.
Në
blogosferë ka rusë që parashikojnë se mund të ndodhë edhe ajo, çka i druhet më
shumë opinioni shoqëror në Perëndim:
Konflikti
në Donbas do të shpërthejë përsëri, çka mund të çojë në përshkallëzimin e
provokacioneve të ndërsjella të Rusisë dhe NATO-s dhe, rrjedhimisht, në një
luftë konvencionale. Rusia, ndoshta, do të dalë e humbur nga një luftë e tillë,
por atëherë, populli, i konsoliduar para një rreziku të tillë, do të bindet
plotësisht se “është më mirë të vdesësh më
këmbë, sesa të rrosh i gjunjëzuar”.
Vladimir Putinit i vijnë çdo ditë kërkesa “që të mos druhet dhe të shkelë butonin e
kuq”, - lëshon frenat e fantazisë Shmelevi. Anketimet e Qendrës Mbarëruse të
Studimit të Opinionit Shoqëror dhe të“Qendrës
Levada”, dëshmojnë se një vendim i tillë do të ketë përkrahjen e 84% të
popullsisë, kurse “kapitulluesit” dhe
“nacionaltradhtarët” do të rezultojnë
në një pakicë të parapërcaktuar. Në përfundim, në një moment të caktuar, të
gjitha kanalet televizive, do të transmetojnë thirrjen e presidentit Putin: e, që e patëm fjalën, sigurisht që askush
nuk ka qejf të vdesë, por ne nuk mund të lejojmë triumfin e armiqve tanë, se ne
asnjëherë nuk i kemi kursyer viktimat për fitore, kështu që dhe tani nuk do t’i
kursejmë. Pas kësaj, Putini, i shoqëruar me duartrokitje të stuhishme,
shkel butonin, zbret në bunker… Dhe mbyllet hesapi. Dhe s’ka më gjë tjetër.
Sigurisht
që kjo është një mënyrë letrareske e të përsiaturit të një intelektuali, i cili
ëndërron për një Rusi të pasur dhe demokratike që u ngjan vendeve të Perëndimit.
Por njerëz të tillë, siç mundohen të na mbushin mendjen ithtarët e Putinit, nuk
e kuptojnë shpirtin e popullit rus, i cili është i gatshëm ta përballojë
mbijetesën në kushte më të rënda, vetëm e vetëm që ta ndiejë“madhështinë e Rusisë”që qeveriset nga
një lider i fortë. Ata nuk e kuptojnë që para rrezikut për ekzistencë, populli,
gjithashtu, mund t’u drejtohet vlerave shpirtërore, qoftë edhe sikur tani
fetaria e tij tradicionale dhe epërsia morale mbi popujt perëndimorë, të jenë
thjesht dëshira të mira idealistësh dhe produkt i propagandës shtetërore.
Megjithatë,
ne mund të jemi të sigurt për dy gjëra:
Së pari,Rusia,siç
ka thënë Shën Maria nëmesazhin e vet drejtuar Jezu Krishtit, herët ose vonë do
t’i kthejë sytë nga Zoti.
Së
dyti, siç na thonë treguesit demografikë, ekonomikë dhe sociologjikë,
kjo tashmë do të jetë një tjetër Rusi.
-------------------------
*Me përpjekjet e veta për t’u mbyllur gojën
kundërshtarëve të tij politikë, Putini u është kthyer metodave represive të
kohëve të sundimit carist. Prandaj, me urdhrat që ka lëshuar për mbylljen e
shtigjeve antiputiniane në blogosferë, ai të sjell në kujtesë ca vargje
fshikulluese tëkomedisë së Aleksandër Gribojedovit, me titull “Mjer ai që di”
apo “Mjerë kush ka mend”, të shkruar në vitet 1822-1824 dhe të botuar në vitin
1825:
“Ku janë, na i tregoni
t’atdheut baballarë, / që neve për model na duhet për t’i marrë? /
Mos vallë qenkan këta që me vjedhje janë pasuruar? /
që mbrojtjen nga ligji mes miqsh, farefisi dhe paudhësish kanë siguruar?/
Pallate madhështore ndërtuan me nxitim, /
ku shkrihen mes gostirash deri në shfrenim . /
Kujt në Moskë të flasë nuk ia kanë ndaluar?” (E.Y.).
No comments:
Post a Comment