Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/02/07

Gilbert Gardes -Pamjet e dritës -Fotografia shqiptare në Lion( Drita e pamjeve-Lioni dhe Kosova )


Për të prezantuar fotografi të përzgjedhura shqiptare në qytetin e Lionit, fragmente nga koleksioni Marubi, njëekspozitë e inauguruar më 14 maj 2013 në lokalet e Bashkisë së Lionit 6, ishte nismë e përbashkët e shoqatës shqiptare” Iliria”, nga konsullata shqiptare në Lyon dhe ajo e Bashkisë. Është
gjithashtu një botë e cila po shfaqet tek ne.

Fotografia është një dukuri botërore. Kjo u arrit pikërisht më 1858 me pamjen demokratike të botës ballkanike, e cila ishte ende nën sundimin osman, dhe jo aq larg nga shpikja e fotografisë (1838).
Edhe sot e kësaj dite e ndjejmë kohën e “ndryshimit fotonik”, të uljes së sondës Philae në kometën Tchouri, mrekulli botërore para karakterit të paparë të këtij arti universal, e aftë për të zëvendësuar
vizatimin, gravurën dhe skulpturën.

Mjeshtërit e bëjnë këtë art industrial si paradoks “që mund ta shohin të gjithë”. Tashti nuk kërkohet më të dimë të vizatojmë, për ta paraqitur një portret ose një pejsazh. Fotografia ishte zbulim për njerëzimin. Ajo ilustron mundësinë e barabartë, ëndërrën e demokracisë. Pasaportat tokësore, varret perëndimore në të cilat shënojnë emrin dhe pamjen e të vdekurit, dhe fitoren “konkrete” të individit. Edhe pas vdekjes së tij,ai gjithnjë ekziston. Fotografia është një revolucion.

Kjo luftë e madhe nuk i shpëton dot pushtetit politik. Islami anikonik (që mohon përdorimin e fotografisë), gjen një gjakim të çastit për fotografinë. Osmanët pushtuan për t’u shquar dhe përballur.
Sulltani Abdulhamid II (1842-1918) shpërndante falas albume të punuara shtrenjtë, për të krijuar te popujt e krishterë dukjen e turkut përparimtar. Shtjellimi i një kujtese të dukshme kolektive është
ëndërr e popujve.

 Kësaj kujtese nuk i shpëtuan as shqiptarët.Si zhvillohet kjo prani në kujtesën fotografike në sferën
shqiptare? Ky art rinor arrin në Shqipëri rreth vitit 1850, kur Pietro Marubbi (1834-1904), i lindur në Piacenza, garibaldist, ndihet i kërcënuar dhe strehohet në Shkodër, në qytetin e lashtë,
i cili ishte po ashtu një urë lidhëse në mes Romës dhe Papatit në Shqipëri.

Si të mbijetohet kur të jesh emigrant? I shndërruar në Pjetër Marubi, hapi studion e parë shqiptare, duke i dhënë punë mjeshtrit vendas, Kel Kohdali (1870-1940), i cili trashëgon përfundimisht
mbiemrin dhe punëtorinë. Studiojja e Kel Marubit i përcillet pastaj birit të tij Gegës ( 1907-1984).

Nga këto vuajtje të vështira mbetet vetëm “koleksioni Marubi”në Shkodër, ose më se 120 mijë klisheve, që shumica në xham, të formateve 21 x 27 cm dhe 30 x 40 cm, pllaka të lyera me kollodion,
pastaj të 18 x 24 cm dhe 13 x 18 cm, formate argjendi më të përafërta me ne. Pagëzimi i ateliesë së tij Dritëshkronja, që Pjetri jo vetëm që e përkthen etimologjikisht në shqip fjalën “foto-grafi”, arti i shkruarjes me dritë, por ngjall pa dashje një traditë iliroshqiptare,që vjen nga vitet e largëta. Këtë e konstatojmë edhe sot në simbolikën zbukuruese të arkitekturës vendore, ky festim magjik i dritës universale nuk do t’i braktisë kurrë shqiptarët e Kosovës.

Ky zhvillim i fotografisë në vitet 1850-1910 përkon me Rilindjen Shqiptare. Ajo manifestohet në rrafshin politik dhe kulturor.

“Lidhja e Prizrenit”, ishte qëllimi kryesor dhe përpjekje e parë përçlirimin kombëtar të shqiptarëve. Këto ngjarje pasqyrohen në një pjesë të punës së studios, ku Marubët ishin atdhetarë. Delegacioni
i Shkodrës në Lidhjen e Prizrenit menjëherë u bë një fotografi politike. Fotografia e çiftit atdhetarë Shote Galica (1895-1927) e Azem Bejta (1889-1924), e publikuar në Le Petit Journal të 28 majit
1911, tregon vullnetin ndërkombëtar të kësaj punëtorie që mbyllet pak para diktaturës komuniste.

Arkitekt, piktor (piktura e tij në pëlhurë Motra Tone, e restauruar në Francë dhe e prezantuar në Museun Orsay në 2005, ishte simbol i emancipimit kombëtar). Kel bëhet artist i përkryer
në vitin 1926 në Shkollën teknike të Fotografisë në rrugën Louis Lumiere në Paris.

Asnjë temë nuk i shpëton fotografisë, madje as edhe zbrazëtia. Jeta dhe vdekja, martesat dhe varrimet, kryefamiljari dhe familja e tij, miqtë, klientët, ironia e turqve, propaganda katolike, ndryshimi i zakoneve, braktisja e veshjes tradicionale, shtypja e kartolinave, tipet shoqërore: lypsarë, gra të bukura, pleq, ushtarakë, bejlerë, gjitha këto tema tregojnë artistët kronistë, të vetëdijshëm për rolin shoqëror të artit të tyre. Historia e ndjeshme e “dinastisë” Marubi, ka dëshmitë e një pasqyrimi kulturor e cila përfill parimin e tri njësive!

Që atëherë, historia e fotografisë shqiptare ishte topografike.Çdo qytet ka mjeshtërit e tij madje edhe dinastitë e saj. Hapja e një dyqani, veprimtari familjare, kërkon ndihmë për shkak se manipulimet
janë të shumta dhe të ngadalshme. Dyqani kishte myshterinjtë e vet dhe përfaqësonte një pasuri të përkalueshme për brezat e ardhshëm.

Fotografia po lulëzonte. Në Shkodër, Kolë Idromeno (1860-1939),Shan Pici (1904-1976) dhe Dedë Jakova (1907-1973), janë mirënjohës në saje të Kelit. Nga ky qytet ajo zuri fill në Korçë ku Kristaq Sotiri (1883- 1970) dhe piktori Vangjush Mio (1891-1957) do punojnë së bashku.

Shpesh në vështirësi për të ndryshuar qytetin, familja e Neshat Dizdarit (1914-1999) në vitin 1957 hapi në Prishtinë, Foto Nesha,ja e Kel Marubit i përcillet pastaj birit të tij Gegës ( 1907-1984).

Nga këto vuajtje të vështira mbetet vetëm “koleksioni Marubi”në Shkodër, ose më se 120 mijë klisheve, që shumica në xham, të formateve 21 x 27 cm dhe 30 x 40 cm, pllaka të lyera me kollodion,pastaj të 18 x 24 cm dhe 13 x 18 cm, formate argjendi më të përafërta me ne. Pagëzimi i ateliesë së tij Dritëshkronja, që Pjetri jo vetëm që e përkthen etimologjikisht në shqip fjalën “foto-grafi”,arti i shkruarjes me dritë, por ngjall pa dashje një traditë iliroshqiptare,që vjen nga vitet e largëta. Këtë e konstatojmë edhe sot në simbolikën zbukuruese të arkitekturës vendore, ky festim magjik i dritës universale nuk do t’i braktisë kurrë shqiptarët e Kosovës.

Ky zhvillim i fotografisë në vitet 1850-1910 përkon me Rilindjen Shqiptare. Ajo manifestohet në rrafshin politik dhe kulturor.

“Lidhja e Prizrenit”, ishte qëllimi kryesor dhe përpjekje e parë për çlirimin kombëtar të shqiptarëve. Këto ngjarje pasqyrohen në një pjesë të punës së studios, ku Marubët ishin atdhetarë. Delegacioni
i Shkodrës në Lidhjen e Prizrenit menjëherë u bë një fotografi politike.

Fotografia e çiftit atdhetarë Shote Galica (1895-1927) e Azem Bejta (1889-1924), e publikuar në Le Petit Journal të 28 majit 1911, tregon vullnetin ndërkombëtar të kësaj punëtorie që mbyllet pak para diktaturës komuniste.

Arkitekt, piktor (piktura e tij në pëlhurë Motra Tone, e restauruar në Francë dhe e prezantuar në Museun Orsay në 2005, ishte simbol i emancipimit kombëtar). Kel bëhet artist i përkryer në vitin 1926 në Shkollën teknike të Fotografisë në rrugën Louis Lumiere në Paris.

Asnjë temë nuk i shpëton fotografisë, madje as edhe zbrazëtia.Jeta dhe vdekja, martesat dhe varrimet, kryefamiljari dhe familja etij, miqtë, klientët, ironia e turqve, propaganda katolike, ndryshimi i
zakoneve, braktisja e veshjes tradicionale, shtypja e kartolinave, tipet shoqërore: lypsarë, gra të bukura, pleq, ushtarakë, bejlerë, gjitha këto tema tregojnë artistët kronistë, të vetëdijshëm për rolin shoqëror të artit të tyre. Historia e ndjeshme e “dinastisë” Marubi, ka dëshmitë e një pasqyrimi kulturor e cila përfill parimin e tri njësive!

Që atëherë, historia e fotografisë shqiptare ishte topografike.Çdo qytet ka mjeshtërit e tij madje edhe dinastitë e saj. Hapja e një dyqani, veprimtari familjare, kërkon ndihmë për shkak se manipulimet
janë të shumta dhe të ngadalshme. Dyqani kishte myshterinjtë e vet dhe përfaqësonte një pasuri të përkalueshme për brezat e ardhshëm.

Fotografia po lulëzonte. Në Shkodër, Kolë Idromeno (1860-1939),Shan Pici (1904-1976) dhe Dedë Jakova (1907-1973), janë mirënjohës në saje të Kelit. Nga ky qytet ajo zuri fill në Korçë ku Kristaq Sotiri (1883- 1970) dhe piktori Vangjush Mio (1891-1957) do punojnë së bashku.

Shpesh në vështirësi për të ndryshuar qytetin, familja e Neshat Dizdarit (1914-1999) në vitin 1957 hapi në Prishtinë, Foto Nesha,erdeen, gjeografe, fotografe dhe spiune për shërbimin MI 6, jeton 30 vjet në Shqipëri dhe vdes në vitin 1948. Me këto figura, fotografia shqiptare hyn në aventurën
ndërkombëtare dhe në legjendë!

Pasioni i jashtëzakonshëm, zhvillimi shumë i madh i fotografisë shqiptare e cila dëshmon shijen e vazhdueshme të popullatës për të fiksuar imazhin e vet dhe koleksionet kombëtare e private siç ishte Marubi.

Gilbert Gardes Falenderim: Ramadan Avdiu, Konsull i Kosovës në Gjenevë,

 - Xhevat Bislimi, ish deputet i Kosovës, themelues i partisë Nisma për Kosovën

 – Lavdosh Jaupaj, Student për doktoraturë - Parim Kosova, Konservator i Muzeut të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,

 -Shyqri Nimani, historian i artit të nderit në Universitetin e Prishtinës.

Bibliografia: Parim Kosova, Historical and Cultural Monuments of the Albanian League of Prizren, [Monumentet historike dhe kulturore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit], Prishtinë, 2004.

- Marubi Shqipëria - Albania,1858-1950, 2011. - Shukri Kaçaniku, Fotografia në Kosovë, 1900-1950, Prishtinë, 2012.

- Loïc Chauvin et Christian Raby, Marubi, une dynastie de photographes albanais [Marubi, Dinastia e fotografëve shqiptarë], s.d.

 - Albania 1858-1945, a photographic journey [udhëtimi fotografik], Verona, s.d.

 - Shyqri Nimani, Rexhep Rakovica, Prishtinë, 2013. - Gilbert  Gardes, Le Livre de Kosovo, Voyage énigmatique dans le patrimoine d’une mémoire eurasiatique, à paraître [Libri i Kosovës, udhëtimi enigmatik në trashëgiminë e kujtesës euroasiatike, në pritje të publikimit]. Legjenda e fotografive:

1 Kristaq Sotiri, Shqiptarja e bukur, ±1930.

 - 2 Dhimitër Vangjeli, Varrimi ortodoks, mes 1900 e 1930.

- 3 Kel Ma­rubi, Azem Bejta e Shote Galica, 1911.

 - 4 Dhimitër Vangjeli, «Autobusi» Ersek-Giorgucati, mes 1900 e 1930.

- 5 Kel Marubi, Tre vëllezër pronarë të tokave, ±1900-1919.

- 6 Gegë Marubi, Portret i Kel Marubit, ±1930.

- 7 Studio Photo Nesha, Prishtinë, 20 maj 2011; nga e djathta në të majtë: Luan Dizdari, fotograf, Ramadan Avdiu, në kohën si deputet ministër (Fi­nanca), Gilbert Gardes.

 - 8 Gilbert Gardes, Nga shkallët në koridor, koleksioni Marubi në Shkodër, hapësira e prezentimit të fotografive, 18-19 qershor 2013.

- 9 Gilbert Gardes, inaugurimi i ekspozitës në Lyon, 14 maj 2013, 58 rue de Sèze. KLISHET E SHTYPURA, Gilbert Gardes.

Përkthyer në shqip nga Abaz e Dafinë Pllana & Izet Sylaj,rishikuar nga Mathieu Aref.

http://www.gilbert-gardes.com

Bulletin municipal officiel i qytetit të Lionit, 8 Dhjetor 2014.


Zahir Pajaziti dhe heronjtë tjerë ‘antikosovar’



Shkruan: Faton Abdullahu

Ditë më parë me rastin e përvjetorit të rënies së tij, pothuajse të gjithë – pushtetarë, politikanë e aktivistë të ndryshëm, me shumë të drejtë nderuan heroin e Kosovës Zahir Pajaziti. Shumë prej tyre vizituan shtatoren e tij në qendër të Prishtinës, aty vendosën lule dhe u përkulën. Deri këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, përkundrazi. Mirëpo nuk ka gjasa qe asnjë, ama bash asnjëri, nga ata të cilët bënë këtë nderim, ta inicioj dhe ta jetësoj në një ose mënyrë tjetër, vendosjen e një fotoje (pikture) apo shtatoreje të këtij heroi shqiptarë, diku në foajet, sallat apo dhomat e shumta të ‘Kuvendit të Kosovës’ pa rënë në konflikt me ligjin. Pse jo? Sepse kjo do te ishte në kundërshtim me Kushtetutën, me ligjet dhe parimet mbi te cilat strukturohet shteti i sotëm i Kosovës. Kështu që në njëfarë mënyre i bije që e gjithë kjo përkulje para heroit tonë Pajaziti është nëse jo krejt, atëherë së paku gjysmë klandestine, edhe pse ky respekt bëhet nga ata që janë zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve. Kështu është edhe me të tjerët. Tash sa kohë po këto fytyra publike, gjithashtu përulen para veprës së Adem Jasharit në Prekaz, apo gjetiu, po të gjithë përulen me respekt edhe para shumë heronjve dhe dëshmorëve të luftës së fundit në Kosovë, gjithsesi me të drejtë. Por jo vetëm kaq dhe kështu. Po me kaq të drejtë, gjithë këta që nga paslufta, përulen me respekt edhe para figurave, përkatësisht heronjve nga historia e jonë si Skenderbeut, Hasan Prishtinës, Ismail Qemalit, Isa Boletinit e shumë të tjerëve. Jemi vend i çliruar tash sa vite pse jo, ata e meritojnë këtë. Po ama asnjë nga këta nuk mund t’i gjesh në Kuvendin e Kosovës, apo në ndonjë ministri apo ndonjë institucion tjetër publik edhe pse kjo do të ishte normale në çdo aspekt. Të gjitha parlamentet e shteteve të ndryshme në vendet e ndryshme të botës, janë të mbushura me piktura, skulptura, shtatore, logo, stema, emblema, flamuj, të heronjve e ngjarjeve të lavdishme të së kaluarës së vendit të tyre. Aty e kanë vendi ata, jo sikur në Kosovë vetëm në muret e shtëpive të qytetarëve. Dikur ishte e kuptueshme që heronjtë tanë, pikturat, fotot e skulpturat e tyre t’i varnim e venim vetëm në muret dhe odat e shtëpive tona, por sot pse ato nuk janë aty ku duhet të jenë në Kuvendin e Kosovës, në institucionet tona ?
A janë antikushtetues plisat në kokat e Gardës së FSK-së

Dikush mbase do të gjejë shembuj ilustrues që e demantojnë këtë që thash me lartë. Por edhe nëse ndodh e i gjeni (ditë më parë kryetari i Kuvendit të Kosovës z. Kadri Veseli në dhomën ku pret mysafir ka vënë përkrenaren e Skënderbeut, shtatoren e vogël të Nenë Terezës dhe Adem Jasharit. Vite më parë këtë në mënyrë edhe më të theksuar e ka bërë kryekuvendari Akademik Daci duke vendosur piktura në muret e Kuvendit me heronj dhe ngjarje nga historia e shqiptarëve, por më pas është shtrënguar ti largoj ato) ) pra nëse ka raste si këto që i përmenda, duhet të kuptohemi, kjo nuk është në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, kjo është thjeshtë antikushtetuese në bazë të së drejtës pozitive. Mjafton një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhe pavarësisht se kush do të jetë në krye të saj, personi që i ka vendosur ato duhet t’i largoj nëse nuk dëshiron që të jetë në konflikt me ligjin. Kur asamblistët prizrenas vendosën që logoja e qytetit të Prizrenit të ishte shtëpia muze ku është mbajtur ‘Lidhja e Prizrenit’ me vitin e shënuar poshtë, 1878, një minoritar turk i cili do të ketë qenë antishqiptarë i përbetuar e qon çështjen deri në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës me kërkesën që kjo logo nuk është e përshtatshme, sepse ka të bëj me një ngjarje thjeshtë shqiptare që nuk ka lidhje me frymën e kosovarizmit, shtetësisë që po e ndërtojmë dhe sidomos shoqërisë multietnike që kemi. Gjykata Kushtetuese bazuar në ligjet pozitive vendosi që nga logoja të hiqet viti i cili aludon në atë ngjarje. Mbi këtë logjikë dhe në bazë të këtyre normave do të vendoset njëjtë edhe sot, asgjë nuk ka ndryshuar në këtë drejtim, vetëm se duhet që kjo çështje të iniciohet nga dikush. Kështu jo ligjore dhe antikushtetuese është edhe paraqitja e Gardës Kombëtare të FSK-së e cila në korrik të vitit 2014 u vesh me tesha kombëtare shqiptare tirqi, jelek e plisa dhe kështu të veshur morën pjesë në ceremoninë e pritjes së një zyrtari nga NATO. Njëjtë është edhe më pullën postare të edituar kohë më parë (shtator 2014) me rastin e përvjetorit të rënies së Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.

Si do të dukej një hero i përshtatshëm për Kosovën multietnike

Pse është kështu, pse jemi pajtuar me këtë realitet dhe a mund të ndryshohet ai? Të ndryshohen gjërat në këtë aspekt është shumë e vështirë, tani për tani gati se është edhe e pamundshme, sepse duhet të ndryshohet Kushtetuta dhe shumë ligje si dhe koncepti mbi të cilin ndërtohet shteti I Kosovës. Baza e kësaj mendësie qëndron tek parimi i përpjekjes që nga paslufta për të ndërtuar një shtet dhe shoqëri shumetnike kosovare që kuptohet që në preambulën e Kushtetutës së Kosovës. Për këtë janë përkujdesur pandalshëm ndërkombëtarët që çdo gjë në Kosovë edhe flamuri edhe stema edhe logot e FSK-së deri tek logot e ndërmarrjeve publike (RTK) të mos jenë kuq e zi, të mos e kenë shqiponjën dykrerëshe, thjeshtë të mos jenë vetëm të shqiptarëve, por të jenë krejt të reja, unike dhe pa ngjyrime etnike. Pra kjo është një përpjekje për të krijuar një identitet të ri ‘identitetin kosovar’ një njeri të ri ‘njeriun kosovar’ që jo pak ka ngjashmëri me atë të njohurën, përpjekjen për krijimin e “homo-sovjetikus” në kohën e komunizmit në Bashkimin Sovjetik. Për ta arritur këtë, pengesa më e madhe vije nga njeriu shqiptarë, nga trashëgimia shqiptare dhe e ardhmja shqiptare. Atëherë bazuar në ligjet dhe parimet ekzistuese si duhet të dukej një hero i përshtatshëm për Kosovën, ligjet dhe parimet e saja sot? Thjeshtë realiteti këtë hero nuk e ka prodhuar. Bile ky nuk është as polici i rënë në mbrojtje të tërësisë territoriale të Kosovës në veri të Kosovës Enver Zymberi ,sepse ai është “shumë shqiptarë” për të qenë “sa duhet kosovar” ai i takon shumë një etnie për të qenë i të gjitha komuniteteve, thjeshtë ai nuk është i përshtatshëm për serbët të cilët vazhdojnë të mos e njohin sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës . Pra një hero i përshtatshëm për Kosovën sot nuk ekziston. Shteti i Kosovës nuk i ka sot ‘Borën dhe Ramizin’ të përshtatshëm dikur për njëmendësinë komuniste jugosllave dhe as që mund të instrumentalizohet ndonjë hero për kohërat e reja sikundër ndodhë jo rrallë në të tilla raste. Është kështu sepse thjeshtë askush, as nga shqiptarët, as nga serbët apo të tjerët nuk e dha jetën për kosovarizëm dhe Kosovën shumetnike të cilën me ligje e kemi sot e cila u konceptua në zyrat e ndërkombëtarëve.

Rugova jo vetëm në shesh por edhe brenda në Kuvend

Kjo mendësi politiko-juridike ka sjell jo integrimin e aspiruar por ndarjen e Kosovës, sepse integrimi i aspiruar me këtë bazë identiteti shumetnik, thjeshtë është i pamundur. Nëse shkoni në Graçanicë (e të mos flasim për veriun e Kosovës) në qendër të kësaj komune keni heroin serb Millosh Obiliqin, emërtimet e rrugëve po thuajse të gjitha janë me heronj serb, flamuj e stema të Serbisë, që të gjitha bashkë, asgjë nuk kanë të përbashkët me Kosovën e aspiruar nga ndërkombëtarët dhe ligjet pozitive. Pra atë që e bëjnë shqiptarët në komunat e tyre në mënyrë gjysmë klandestine e bëjnë edhe serbët, po në të njëjtën mënyrë. As ata në Kuvendin e Kosovës nuk mund ta fusin asnjë hero të tyre, as flamurin serb, as kryqin, asgjë, ato janë ‘shumë serbë’ për të qenë sa duhet kosovare. Nga krejt kjo që thamë më duket se mbetet për të vazhduar ndryshimin e realitetit në terren, qoftë edhe në mënyrë gjysmë klandestine, sepse ne jemi shumicë në Kosovë, kështu për ta futur në Kuvend edhe Zahir Pajazitin edhe Adem Jasharin edhe Skënderbeun edhe Ibrahim Rugovën. Këtë të fundit duhet ta bëjmë që sot , sepse ai ishte presidenti i parë i Kosovës dhe ky fakt mund ta amortizoj kundërshtimin e mundshëm të serbëve apo komuniteteve të tjera dhe ti jap të drejtë Gjykatës Kushtetuese të mos e largoj atë nga Kuvendi. Mirëpo ngjashëm do të veprojnë edhe serbët e Kosova do të shkoj kah ndarja, prandaj në një të ardhme duhet ndryshuar edhe ligjet edhe Kushtetutën e Kosovës.

Revista gjeopolitike italiane "Limes":Kosova dhe Mali i Zi shtete mafioze

Revista gjeopolitike italiane "Limes", në hartën që përshkruan qendrat e krizës në vendet fqinje të Italisë, Kosovën dhe Malin e Zi i paraqet si shtete mafioze, ndërsa Shqipërinë, Serbinë, Maqedoninë dhe Bosnjën si të paqëndrueshme. Në hartën që ilustron tekstin "Italia në zemër të stuhisë", Kosova dhe Mali i Zi përshkruhen si shtete mafioze, shkruan e përditshmja malazeze Vijesti. Stafi editorial i një nga botimeve kryesore evropiane që merret me çështjet e gjeo-strategjisë argumentojnë se Mali i Zi dhe Kosova kualifikohen si "shtete mafioze", ndër të tjera, në bazë të të dhënave të institucioneve italiane, transmeton telegrafi.

description
Në pyetjen e gazetës "Vijesti”, drejtuar stafit editorial të revistës “Limes” për të dhënat që kanë përdorur për të krijuar dosjen, ata janë përgjigjur se ata janë bazuar në të dhëna nga burime të ndryshme. “Midis tyre janë institucionet italiane dhe të dhënat për tregtinë e paligjshme në Itali (kontrabanda e armëve dhe drogës), në të cilat, ndër të tjera, rajoni i Ballkanit, sidomos Kosova dhe Mali i Zi, janë identifikuar si nyje të rëndësishme”, ka qenë përgjigja e redaksisë së revistës italiane. Në hartë janë shënuar dhe flukset kriminale, një nga Turqia dhe Greqia përmes Kosovës dhe Malit të Zi, që përfundon në veri të Italisë, ndërsa Beogradi etiketohen si pikë nevralgjike e trafikimit, e cila fillon nga Moska dhe Ukraina.

Migrimi i Kosovarëve....


Hungaria duhet “t’i mbyll portat e veta” për imigrantët ekonomikë, tha sot Antal Rogan, një aleat i afërt i kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban. Ai ka kërkuar aksion për ta ndalur rritjen dramatike të numrit të kosovarëve, që i kalojnë kanalet dhe ecin nëpër male gjatë natës, për të arritur në vendet e Bashkimit Evropian.



Prej muajit shtator, afro 30 mijë vetë janë zënë nga policia kufitare e Hungarisë dhe ata kanë kërkuar azil. Në vitin 2013 ky numër ishte 6 mijë, raporton agjencia Reuters, transmeton Rel.
Një familje kosovare nxehet afër një zjarri pasi ilegalisht e kanë kaluar kufirin dhe kanë hyrë nga Serbia në Hungari
Zoti Rogan, në një konferencë për gazetarë ka kërkuar “konsultim kombëtar” për çështjen nëse azilkërkuesit do të duhej të arrestoheshin derisa të shqyrtohen kërkesat e tyre dhe nëse legjislacioni duhet të plotësohet në mënyrë që imigrantët ilegalë “të mund të dëboheshin menjëherë”.



Një burrë nga Kosova mbanë foshnjën e tij, si dhe një grua qantën e fëmijut derisa kalojnë ilegalisht kufirin hungarezo –serb, afër fshatit Asotthalom, 6 shkurt 2015.Migrimi masiv i kosovarëve drejt vendeve të Bashkimit Europian po pasqyrohet edhe nga mediat ndërkombëtare. Agjencia e lajmeve Reuters ka bërë një fotografi të një migranti kosovarë i cili ka qenë duke kaluar ilegalisht kufirin serbo hungarez.

Ikja e masive e qytetarëve të Kosovës drejt perëndimit nuk ka të ndalur. Ata si destinacion të parë kanë Serbinë e më pas Hungarinë, ku më pastaj tentojnë të dalin ilegalisht në Gjermani, Itali apo në ndonjë shtet tjetër.


Megjithatë, jo të gjihtë po kalojnë kufirin e Serbisë drejt Hungarisë. Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit, në Serbi janë arrestuar disa qindra shqiptarë të Kosovës që po tentonin të hynin në mënyrë ilegale në Hungari.


Agjencia e lajmeve Reuters ka sjellë këto ngjarje në fotografi, ku shihen shumë persona, nga bebe e deri në të moshuar, duke u futur nëpër makinat policore.







Zëvendësdrejtori i Agjencisë Kosovare për Intelegjencë Muharrem Ajeti ka raportuar sot në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së, mbledhje e cila u mbajt me dyer të mbyllura dhe zgjati rreth një orë.
Pas përfundimit të mbledhjes kreyetari i Komisionit, Haxhi Shala, tha se zëvendësdrejtori Ajeti ka thënë se deri tash kanë ikur drejt vendeve të Evropës 50 mijë kosovarë.
Shala tha se është detyrë e politikanëve të Kosovës t’i shikojnë nga afër qytetarët që migrojnë dhe të merren hapa për parandalimin e kësaj dukurie.
Ai tregoi se Bashkim Smakaj, sipas raportimit të zëvendësdrejtorit Ajeti, ka dhënë dorëheqje, por komisioni nuk i di arsyet e saj.Shala mohoi se Smakaj ka marrë dokumente të AKI-së kur e ka lëshuar agjencinë.

Samuel Zhbogar: Të gjithë emigrantët ilegalë do kthehen pas disa muajsh

description

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar thotë se secili qytetarë që po ikë nga Kosovë është tragjedi në vete. Thotë se ata po ikin për një jetë më të mirë, por thotë se ky do mbetet vetëm një iluzion. “Atyre duhet t’u shpjegohet që nëse shkojnë vetëm për një kohë mund të qëndrojnë atje por do kthehen. Do kthehen pas disa muajsh. Kosova duhet të shikojë me kujdes organizatorët e udhëtimeve, agjencitë që i dërgojnë, kjo po organizohet me Serbinë apo në Serbi. Duhet të ketë bashkëpunim më të madh me Serbinë, apo policinë e këtij vendi. Ka plot elemente që duhet vepruar. Por ne duhet që në ndonjë mënyrë apo tjetër të kthejmë shpresën e njerëzve se këtu do të ketë një jetë më të mirë”, ka thënë Zhbogar në 21.

Qeveria e Kosovës ka vendosur t’i falë qindra miliona euro


Qeveria e Kosovës ka vendosur t’i falë qindra miliona euro borxhe publike të akumuluara nga subjekte afariste dhe qytetarë të papërgjegjshëm, nga viti 1999 deri më 2008. Qeveria nuk ka dhënë detaje rreth përfituesve të kësaj faljeje.


Falen borxhet, përfitojnë hajnat
Qeveria e Kosovës ka vendosur t’i falë qindra miliona euro borxhe publike të akumuluara nga subjekte afariste dhe qytetarë të papërgjegjshëm, nga viti 1999 deri më 2008, shkruan sot Koha Ditore. Qeveria nuk ka dhënë detaje rreth përfituesve të kësaj faljeje.
Ka thënë vetëm se me këtë hapet një kapitull i ri për perspektivën e qytetarëve dhe të ekonomisë së vendit.
Megjithatë, sipas ekspertëve të ekonomisë, përfituesit më të mëdhenj pritet të jenë subjektet afariste, qytetarët e komunave me shumicë serbe dhe qytetarët e tjerë të papërgjegjshëm e të afërt me politikën.
Kategoritë sociale, sipas tyre, nuk pritet të kenë pjesëmarrje të madhe në totalin e borxhit, meqë rreth 50 mijë familje janë liruar nga borxhi ndaj KEK-ut që ka pjesëmarrjen më të madhe në borxhin publik, qysh vitin e kaluar me vendim të ish-kryeministrit Thaçi, përcjell Koha.net. Këto familje janë të përfshira edhe në disa skema lehtësuese të shërbimeve publike.
Qeveria, përveçqë nuk ka bërë prerje të kategorive përfituese, nuk disponon as me shifrat e sakta për sasinë e borxhit të vjetër publik. Dihet vetëm se mbi 200 milionë euro janë taksa të papaguara, shumica ndaj ATK-së, nga subjektet afariste.


Vallë çfarë do të përfitojnë  nga Qeveria e Kosovës,biznisët dhe biznismenët e përgjgjshëm që nuk i  kanë asnjë cent shtetit të Kosovës...Falen borxhet,e përfitojnë hajnat!

2015/02/05

“Rusia është në prag të katastrofës”

Prof.dr. Eshref Ymeri

Në gjurmët e deklaratave
të regjisorit të shquar AndreaKonçallovski

“Rusia është në prag të katastrofës”

       Kështu ka deklaruar kinoregjisori i shquar rus Andrea Konçallovski, në një artikull, të botuar në portalin “AdMe.ru” të datës 05 janar 2015.

       Veprimtarinë e tij në artin e kinematografisë, Konçallovski e ka ushtruar si regjisor sovjetik, rus dhe amerikan. Ai është autor i 34 skenarëve, regjisor i 27  filmave artistikë, i 18 spektakleve, përfshirë pesë opera, i disa shfaqjeve artistike për publikun e gjerë, autor i 6 librave dhe i më shumë se 100 artikujve publicistikë.

       Në vitin 1980 ka marrë titullin “Artist i Popullit” i Federatës Ruse. Po këtëvitai shkoi në Hollivud, ku xhiroi disa filma artistikë, midis të cilëve përmendet filmi “Tango dhe Kesh”, ku në rolet kryesore qenë ftuar Silvester Stalone (Sylvester Stallone- 1946)dhe Kurt Rasel (Kurt Vogel Russell- 1951).

       Konçallovski është nderuar me Çmimin “Shën Gjergji i Argjendtë” në Kinofestivalin Ndërkombëtar që u zhvillua në Moskë në vitin 1997,për kontributin që ka dhënë në kinematografinë botërore. Në vitin 2010 është nderuar me “Urdhrin e Legjionit të Nderit,kavalier i Francës”. Në vitin 2014 është vlerësuar me medaljen “Luani i Argjendtë” në Kinofestivalin e Venecias për filmin “Netët e bardha të postierit Aleksej Trjapicin”.

       Ky regjisor i shquar mban qëndrim kritik ndaj realitetit të sotëm, flet shpesh për mungesën faktike të demokracisë në Rusi. Këtuposhtëpondalemnëdisadeklaratatëtij mjaft domëthënëse, të nxjerra nga intervista e tij me titull:

 “Me shkop kokës. Andrea Konçallovski: Unë thjesht po them atë që mendoj”(Citohet sipas faqes së internetit“MIKRU”. 14 korrik 2006).

       “Në Rusi nuk ekziston shoqëri civile, përderisa nuk ekziston opinion shoqëror, përderisa te shumica e qytetarëve nuk ekziston kurrfarë dëshire për të ndikuar disi mbi bëmat e pushtetit, pushteti bën çfarë t’i dojë qejfi, përfshirë këtu përdorimin e drejtësisë me proporcione të nevojshme në një drejtim të nevojshëm. Ne kemi kushtetutë, ligjet i kemi, gjykatat i kemi, por të gjitha këto duhen për të legjitimuar vendimet e pushtetit. Populli ka qenë pagan, po i tillë vazhdon të mbetet në shumë drejtime”.

       “Në Rusi, tani për tani, vihet re një kulturë e përgjithshme shumë e ulët. Njeriu rus, me këtë kulturë, duke vënë një sasi të madhe parash, bëhet shkatërrues i vetvetes dhe i mjedisit”.

       “Njeriu rus e ka humbur ndjenjën e individualitetit, domethënëështë zhveshur nga ndjenja e përgjegjësisë. Dhe përderisa ai është i zhveshur nga ndjenja e përgjegjësisë, atëherë ai vetëm një llaf mund të marrë vesh: këputja me shkop kokës dhe aiështë gati të të rri lepe-peqe”.   

       Andrea Konçallovski është vëllai i Nikita Mihallkovit, një regjisor i famshëm ky dhe mbështetës dhe puthador i fuqishëm i regjimit putinian. Për të përjetësuar pushtetin e vet, Putini i ka marrë masat me kohë për të përgatitur tellallët dhe puthadorët e vet, siç është ky regjisori Nikita  Mihallkov në lëmin e artit kinematografik, si edhe shërbëtori i bindur Dmitri Kiselov, një tjetër puthator i tij model ky në mjetet e informimit masiv.

Në emisionin përmbyllës të lajmeve të javës të kanalit televiziv “Rusia 1”, të datës 16 mars 2014, Dmitri Kiselovi deklaroi:
“Federata Ruse, po të jetë nevoja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund t’i kthejë në hi radioaktiv, duke përdorur armët bërthamore” (Citohet sipas: Rusia mund t’i kthejë në hi radioaktiv Shtetet e Bashkuara të Amerikës - drejtuesi i emisioneve televizive Kiselov”. Marrë nga faqja e internetit “news.liga.net”. 16 mars 2014).

Domosdo që prapa deklaratës së krekacorit servil Dmitri Kiselov, qëndron vetë agai i Kremlinit, i cili, me një kërcënim të tillë, me siguri që fsheh një frikë që e mundon përbrenda.

Po le t’u kthehemi përsëri pikëpamjeve të regjisorit Konçallovski. Sipas mendimit të tij, duke u mbështetur mbi një sërë faktorësh, mund të thuhet se Rusia gjendet jo në Evropë dhe madje as në Azi, por në Afrikë.

“Për nga niveli i korrupsionit, - thotë ai, -  për nga jetëgjatësia, për nga niveli i investimeve në shkencë, ne jemi në Afrikë”.

Deklaratën e regjisorit Andrea Konçallovski, sipas të cilit “Rusia është në prag të katastrofës”, e citon publicisti polak Piotr Antoni Doerre (1973), i cili, në portalin “Polonia Christiana” të datës 05 janar 2015, ka botuar artikullin e mëposhtëm që është marrë nga faqja e internetit“inosmi.ru”. 12 janar 2015.

Piotr Antoni Doerre

Në prag të apokalipsit

Të dhënat e ndryshme statistikore tregojnë se për nga ritmet e zvogëlimit të numrit të popullsisë, Rusia zë njërin nga vendet e para në botë.Sipas parashikimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në vitin 2025, numri i popullsisë së Federatës Ruse do të bjerë nga 143 në 121 milionë banorë, çka është e barabartë me numrin e sotëm të popullsisë së Gjermanisë, të Polonisë dhe të vendeve të Balltikut, të marra së bashku. Për nga mesatarja e jetëgjatësisë, Rusia renditet diku te vendi i gjashtëdhjetë në botë (afërsisht në nivelin e Bangladeshit). Çdo vit, rreth 30 mijë rusë vdesin nga mbidoza e narkotikëve, pothuajse 70 mijë vdesin nga alkooli. Numri i vdekjeve, si rezultat i vetëvrasjeve, i vrasjeve dhe i aksidenteve mund të krahasohet me nivelin e vdekshmërisë së vendve të tilla, si Angola dhe Burundi.

Demoralizimi, korrupsioni, mosbesimi

       Rusia, në të njëjtën kohë, zë vendin e parë në botë për nga numri i fëmijëve të braktisur nga prindërit e tyre. Ay numërohen rreth 2 milionë fëmijë të braktisur dhe 370 mijë të strehuar në kopshtet e fëmijëve. 80% eprindërvetëtyrejanëgjallë. Për analogji, mund të thuhet se 8 nga 10% e pleqve azilantë i kanë njerëzit e farefisit dhe të afërmit që mund t’i mbanin dhe të përkujdeseshin për ta. Sipas të dhënave të organeve hetimore të Federatës Ruse, vetëm në vitin 2010, viktima të krimeve qenë rreth 100 mijë fëmijë, nga të cilët 1700 të përdhunuar dhe të vrarë. Të gjitha këto të dhëna dëshmojnë për gjendjen katastrofike të moralit, të lidhjeve familjare dhe të respektit ndaj jetës së njeriut. Këtyre u duhen shtuar edhe korrupsioni, mosbesimi i përgjithshëm i njerëzve ndaj njëri-tjetrit, mungesa e aktivitetit qytetar dhe e respektit ndaj pronës private.   
       
“Unëduatëkrenohemmevendintim, kursemuamëvjenturppërtë! - shkruanKonçallovski, dukeshtuarse ata që po qeverisin Rusinë tani, me sa duket, nuk po e vënë resituatën katastrofike të shoqërisë ruse, duke e lajkatuar me fjalë të magjishme pë rmadhështinë e saj. Në të njëjtën kohë, ata po vazhdojnë t’i reklamojnë botës modelin e një Rusie të pastër dhe të shëndetshme, e cila, demek, dashka të shërbejë si shpresa e fundit për Evropën e degraduar!

       Kthesa konservatore e Putinit, e përshkruar tashmë në faqet e portalit“Polonia Christiana”, i cili paskej pasur për mision jo vetëm për t’i magjepsur të gjithë të djathtët perëndimorë, por, para së gjithash, për të krijuar një bazë ideologjike për politikën neoperandorake të Moskës, ka goditur në shenjë në një mënyrë të konsiderueshme. Epërsia e tij kryesore ishte thjeshtësia propagandistike. Nga njëra anë, ishte e mjaftueshme të zhvillonte në vijimësi një“realpolitikë”, pra, të bënte një punë të mundimshme për ringritjen e një perandorie, të shkërmoqur nga katastrofa më e madhe gjeopolitke e shek. XX, me përkrahjen e qindra, në mos mijëra, agjentëve me ndikim dhe të spiunëve të zakonshëm në Perëndim, kurse, nga ana tjetër, ta vinte theksin te falsiteti i demokracive liberale perëndimore dhe i strukturave ndërkombëtare dhe, kohë pas kohe, t’i bënte bisht korrektësisë politike, duke luajtur, në këtë mënyrë, teatër me të djathtët evropianë dhe amerikanë. Për të ishte e mjaftueshme t’i drejtohej retorikës konservatore, si për konsum të brendshëm, ashtu edhe për konsum të jashtëm, në mënyrë që, në sfondin e elitave politike dhe burokratike të Perëndimit, të ushqyera deri në fyt me ideologji majtiste dhe të ngritura në luftë kundër mbeturinave të qytetërimit kristian, ta shiste veten si shpresa e fundit e krishterimit dhe si kështjella e lirisë së vërtetë!...

Nuk është aq e krishterë sa e reklamojnë

       Ndërkohë, megjithëse nuk mund të mohohen mijëra raste të kthimit të vërtetë të njerëzve në gjirin e fesë që janë vënë re në çerekshekullin e fundit në Rusi, për më tepër, nuk mund të mos pranohet që rilindja e kishës ortodokse, pas përpjekjeve dhjetravjeçare për shfarosjen e saj fizike dhe kthimi i saj në jetën shoqërore të krijojnë përshtypje të madhe, Rusia, megjithatë, nuk duket fare si një vend i krishterë. Në sfondin e një numri skajshmërisht të vogël njerëzish që praktikojnë fenë, deklaratat masive të njerëzve që i përkasin ortodoksisë, dëshmojnë, para së gjithash, se ata i përkasin bashkësisë së qytetëruar ruse. Por, njëkohësisht, gjithnjë e më shumë besimtarë të vërtetë përqafojnë fe jo të krishtera, me fenë islame në krye. Me këtë rast, rezulton se kisha ortodokse ruse nuk e ka atë autoritet, për të cilin mund të dëshmonte përkrahja e saj deklarative nga ana e autoriteteve dhe prania e përfaqësuesve të saj në të gjitha aktivitetet solemne shtetërore dhe vendore. Siç del nga një studim që ka bërë Fondi “Opinioni Shoqëror”, patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë, Kirili, nuk ka kurrfarë peshe në shoqëri. Si autoritet kryesor moral atë e kanë pranuar 1% e të anketuarve. Vendin e parë në atë anketim e zinte (se s’mund të ndodhte ndryshe) Vladimir Putini, me 36%. Kreun e kishës ortodokse ruse e la pas, gjithashtu, ministri i punëve të jashtme Sergej Lavrov, ministri i mbrojtjes Sergej Shojgu, kreu i nacionalpopulistëve Vladimir Zhirinovski, kryeministri Dmitri Medvedjev, regjisori Nikita Mihallkov dhe madje kreu i komunistëve Genadi Zjuganov. Nga ana tjetër, mes atyre që morën 1% tëvotave, përveç Kirilit, ishin edhe tetë veta, midis të cilëve edhe besniku i Kremlinit, “sundimtari” i Çeçenisë Ramzan Kadirovi. Në këtë mes nuk ka asgjë për t’u habitur, përderisa patriarku gjithnjë e më shpesh përceptohet si vegël e bindur e direktivave që vijnë nga Kremlini. Sapo nisën konfliktet në Ukrainë, patriarku u përfshi në “procesin e rregullimit të situatës”, duke përfaqësuar interesat e Federatës Ruse dhe duke i bërë thirrje opinionit botëror për të mos e quajtur Moskën agresore dhe për ta kuptuar atë, domethënë për ta njohur të drejtën e saj. Konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë, ai, nga ana e vet, e përfytyronte si “punë debatesh dhe mosmarrëveshjesh në territorin historik të Rusisë”.
Liriadhelirshmëria
       Për lirinë, e cila, sipas deklaratave të Kremlinit, duhet të shtrihet në hapësirat që nga Smolensku e deri në Vladivostok, mund të dëshmojnë përmasat dhe përbërja sociale e emigracionit që po vjen e bëhet sa më aktiv në Rusi. Në vitin 2012 vendin e braktisën 123 mijë veta, kurse në vitin 2013 - 186 mijë. Vendin po e braktisin, para së gjithash, njerëz me mirëqenie të nivelit të lartë dhe të nivelit të mesëm, të cilët gjejnë në Perëndim jo aq mundësinë për të fituar më mirë, sesa sigurinë, përspektivat e zhvillimit dhe të lirisë. Në Rusi, sigurisht, ka sfera, në të cilat ka shumë më tepër lirshmëri sesa në Bashkimin Evropian që e ka mundur burokracia, por ama, për nga pikëpamja e një njeriu të zakonshëm, peshorja, prapëseprapë, anon nga Evropa. Me sferat e lira, politika në Perëndim nuk ka ndonjë lidhje të caktuar, as informacioni që reklamohet edhe më prerazi që ca kohë më parë. Duke siguruar mundësinë për të ndikuar mbi shumicën e mjeteve të informimit masiv, të shkruara dhe pamore, Kremlini hodhi hapa për kufizimin e lirisë në blogosferë, mediapushteti i fundit ky që nuk i qe nënshtruar kontrollit. M 1 gusht 2014, hyri në fuqi një ligj i ri që rregullon parimet e përhapjes së informacionit në internet, nëpër të cilin blogosfera, auditori i së cilës arrin në më shumë se tre mijë lexues në 24 orë, trajtohet dhe kontrollohet, ashtu si edhe mjetet e tjera të informimit masiv. Më herët autoritetet kanë pas përdorur të tjera forma presioni, me ndihmën e të cilave, disa portale me përhapje të gjerë informative (Lenta.ru, Gazeta.ru, Newsru.com),ato i detyronin të ndryshonin politikën informative dhe bënë që rrjeti social shumë i përhapur “Në Kontakt” (analogu rus i Facebook) të kalojë në dorën e pronarëve që i bëjnë fresk Kremlinit*.
       Mbyllja e shtigjeve të fundit në mediasferë ka për qëllim që ta shtojë ndikimin e propagandës shtetërore mbi shoqërinë, çka, nga ana e vet, duhet tëndihmojë për ta nxitur përkrahjen e fuqishme për Putinin dhe për njerëzit e tij, madje edhe në situatën e kthesave të pafavorshme ekonomike dhe të uljes së nivelit të jetesës. Madje këto pasoja duken të pashmangshme që asokohe kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat duket qartë që janë në përkrahje të udhëheqjes së re të Ukrainës, kanë aktivizuar politikën e frenimit të pretendimeve ekspansioniste të Putinit, duke shfrytëzuar për këtë qëllim jo vetëm sanksionet ekonomike, por edhe instrumentet e uljes së çmimeve në tregjet botërore të naftës dhe të mineraleve të tjera të dobishme, të cilat përbëjnë bazën ku mbështetet ekonomia ruse.
Disfata në Ukrainë
       Nuk ka kurrfarë dyshimesh se pikërisht veprimet në prapaskenë të amerikanëve, çuan në rrëzimin e pushtetit në Ukrainë, çka e bëri të pamundur lëvizjen e këtij vendi në drejtimin që dëshironte Kremlini - në Bashkimin Euroaziatik, i përbërë prej Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit.  

       Ecuria e ngjarjeve të mëvonshme, si shkëputja e Krimesë nga Ukraina dhe shpërthimi i luftës në rajonet lindore të saj, vërtetoi se këto ishin thjesht reagim i Moskës ndaj faktit që elementi kyç i sistemit që ajo e kishte menduar për shumë vite me radhë, i shpëtoi nga dora. Sepse qoftë në planin gjeopolitik, ashtu edhe në kuptimin shpirtëror, krijimi i një perandorie ortodokse euroaziatike multikulturore pa Ukrainën, bashkë me Kievin, është i pamundur. Ndërkohë, lufta e çuditshme që po vazhdon për muaj me radhë rreth Donjeckut dhe Luganskut, ka bërë që Rusia të lajë duart nga Kievi, së paku, për disa dhjetëvjeçarë me radhë.  

       Në mendjen e ukrainasve dhe të rusëve, kjo luftë ka shartuar ndërsjelltazi një armiqësi të thellë që po ushqehet me seanca urrejtjeje që kanë shpërthyer në mjetet e informimit masiv të të dyja vendeve. Formulimet e papërshtatshme të Putinit që ka folur për popullin e bashkuar “rus” që përfshin brenda vetes rusët, bjellorusët dhe ukrainasit, i kanë tërbuar edhe më shumë këta të fundit. Ky konglomerat i rastësishëm kombëtar, të cilin e pati krijuar Bashkimi Sovjetik dhe që nuk ka një gjuhë të përbashkët, një ushtri të fuqishme neutrale, që jeton në njërin nga shtetet e qeverisura më keq, si rezultat i kësaj lufte, e ndjeu veten si një popull i bashkuar.Përveç kësaj, lufta e shndërroi në gërmadha një territor, i cili dikur ka pas qenë baza e ndikimit të Rusisë në Ukrainë dhe nxiti një largim masiv të popullsisë rusishtfolëse drejt territorit të Federatës Ruse. Kështu që Moskës, së cilës konflikti në Donbas i kushton shumë shtrenjtë, i mbetet tëkënaqet me Krimenë dhe të ngrejë në qiell “rëndësinë qytetëruese, shenjtërore dhe strategjike” të kthimit të saj në gjirin amtar.

       Rusia, të cilën, në arenën botërore, gjithnjë e më qartë po e karakterizojnë si një vend agresiv që synon të zgjerojë kufijtë, që po ndërmerr hapa kërcënues ndaj Moldavisë dhe vendeve të Balltikut, që në një mënyrë provokuese po dërgon avionët e vet në hapësirat territoriale të vendeve të NATO-s, ndërkohë, ka kaluar në një mbrojtje të thellë. Për këtë dëshmon qoftë edhe një mesazh i paradokohshëm i Putinit, në të cilin ai, duke e paraqitur popullin rus si një popull të fuqishëm dhe të palëkundur para kërcënimeve që vijnë nga jashtë, iu referua përvojës së Luftës Patriotike kundër Gjermanisë hitleriane dhe bëri aluzion të hapur se për të gjitha vështirësitë që po kalojnë vendi dhe banorët e tij, fajin e kanë armiqtë që kërkojnë të prekin tërësinë e tij territoriale! Si zor që garancitë e përsëritura shpesh herë për forcë, t’i perceptosh ndryshe, përveçse si shenjë dobësie. Paçka se nuk duhet harruar që Putini ka në duart e veta letrën më tëfortë, prapa së cilës fshihen armët bërthamore që regjimit të tij i sigurojnë garancinë e paprekshmërisë.

       Sipas mendimit të shumë publicistëve, përfshirë edhe rusë, Putini, duke kuturisur të kalojë në një konfrontim të hapur me Perëndimin, e kapërceu cakun, “vijën e hollë në ngjyrë të kuqe”, përtej së cilës vjen vetëm përshkallëzimi i konfliktit drejt tatëpjetës. Ia vlen të përmenden disa skenarë të zhvillimit të ngjarjeve që hasen më shpesh në variante të ndryshme.

Tre skenarë: libaralizimi, dezintegrimi dhe… lufta bërthamore

       Kriza ekonomike që po thellohet çdo ditë e më shumë dhe që lidhet me rënien e çmimit të naftës, me sanksionet dhe me shpenzimet e buxhetit për qëllime politike, përfshirë këtu edhe propagandën e zellshme për integrimin e Krimesë, do ta bëjë të vetën që në muajt e parë të vitit 2015. Ca nga ca, do të fillojnë të zbresin në nivelin zero afshet euforike që u ndezën me “kthimin e Krimesë” dhe me krenarinë që ndezi kjo, sepse “mbarë bota na e ka frikën përsëri”. Njëkohësisht, do të fillojë të rritet pakënaqësia e grupeve të ndryshme të popullsisë, të cilët, më në fund, do të fillojnë të dalin në rrugë.
       Në këtë situatë, zgjedhjet parlamentare të vitit 2016 mund të shndërrohen në një katalizator të kthesës së përgjakshme. Si rezultat i një përkeqësimi të pandalshëm të situatës, Kremlinit do t’i duhet që, në njëfarë shkalle, t’i lirojë vidat e brendshme, kurse Putini do të detyrohet të largohet nga skena për arsye shëndetësore. Se, në fund të fundit, akush nuk është i përjetshëm. Presidenti i ri rus, qoftë edhe sikur ai të zgjidhet nga radhët e elitës pasçekiste që po qeveris vendin tani, do të mundohet që, duke sakrifikuar lirinë e vet të veprimeve brenda vendit, t’i normalizojë marrëdhëniet me Perëndimin, duke u përfshirë në luftë kundër terrorizmit islamik, i cili ka për ta kërcënuar vetë Rusinë çdo vit e më shumë.

       Rezultat i këtij skenari optimist, nga pikëpamja e “perëndimoristëve” rusë, do të jetë forcimi i lidhjeve të Aleancës Euroaziatike me Bashkimin Evropian dhe progresi i integrimit në hapësirat perëndimore të paqes dhe të mirëqenies.

       Por, për fat të keq, situata në Bashkimin Evropian, pas disa vjetësh, mund të rezultojë e ftohtë për t’u integruar në të, kurse klika moskovite me Putinin ose pa Putinin, mund të zgjedhë rrugën që të çon drejt një despotizmi edhe më të ashpër dhe drejt izolimit. Atëherëtensioniibrendshëm, nëkombinimme krizën demografikoekonomike dhe presionin nga jashtë, mund të çojnë drejt shpërthimit dhe shpërbërjes së shtetit. Që tani Siberinë po e popullojnë kinezët, kurse për popujt që jetojnë në të, të cilët, për shekuj me radhë, janë shikuar nga lart poshtë prej kolonizatorëve të lumit Vollga dhe Oka, rusët “lëkurëbardhë” janë shndërruar në një barrë të rëndë. Shpërbërja e Rusisë nuk do të kufizohet detyrimisht me faktin që Moska do të humbasë kontrollin mbi tokat që shtrihen përtej Uralit. Me të mund t’i shkëputë lidhjet edhe jugu mysliman, i cili që tani ndryshon së tepërmi nga tokat tradicionalisht ruse.

       Publicisti liberal rus Aleksandër Shmelev, para do kohësh është shprehur në faqen e vet të internetit:

       “A do të mbijetojnë rusët si një popull përgjithësisht i bashkuar, apo mos vallë neve na pret fati i romakëve? Se çdo sukses i Ukrainës që tani do të perceptohet si një sinjal për “siberianët”, për “kazakët” ose  për banorët që popullojnë brigjet e Detit të Bardhë, të cilët do të shtrojnë pyetjen: mos ne qenkemi më të këqinj?”.

       Në blogosferë ka rusë që parashikojnë se mund të ndodhë edhe ajo, çka i druhet më shumë opinioni shoqëror në Perëndim:

       Konflikti në Donbas do të shpërthejë përsëri, çka mund të çojë në përshkallëzimin e provokacioneve të ndërsjella të Rusisë dhe NATO-s dhe, rrjedhimisht, në një luftë konvencionale. Rusia, ndoshta, do të dalë e humbur nga një luftë e tillë, por atëherë, populli, i konsoliduar para një rreziku të tillë, do të bindet plotësisht se “është më mirë të vdesësh më këmbë, sesa të rrosh i gjunjëzuar”.

       Vladimir Putinit i vijnë çdo ditë kërkesa “që të mos druhet dhe të shkelë butonin e kuq”, - lëshon frenat e fantazisë Shmelevi. Anketimet e Qendrës Mbarëruse të Studimit të Opinionit Shoqëror dhe të“Qendrës Levada”, dëshmojnë se një vendim i tillë do të ketë përkrahjen e 84% të popullsisë, kurse “kapitulluesit” dhe “nacionaltradhtarët” do të rezultojnë në një pakicë të parapërcaktuar. Në përfundim, në një moment të caktuar, të gjitha kanalet televizive, do të transmetojnë thirrjen e presidentit Putin: e, që e patëm fjalën, sigurisht që askush nuk ka qejf të vdesë, por ne nuk mund të lejojmë triumfin e armiqve tanë, se ne asnjëherë nuk i kemi kursyer viktimat për fitore, kështu që dhe tani nuk do t’i kursejmë. Pas kësaj, Putini, i shoqëruar me duartrokitje të stuhishme, shkel butonin, zbret në bunker… Dhe mbyllet hesapi. Dhe s’ka më gjë tjetër.

       Sigurisht që kjo është një mënyrë letrareske e të përsiaturit të një intelektuali, i cili ëndërron për një Rusi të pasur dhe demokratike që u ngjan vendeve të Perëndimit. Por njerëz të tillë, siç mundohen të na mbushin mendjen ithtarët e Putinit, nuk e kuptojnë shpirtin e popullit rus, i cili është i gatshëm ta përballojë mbijetesën në kushte më të rënda, vetëm e vetëm që ta ndiejë“madhështinë e Rusisë”që qeveriset nga një lider i fortë. Ata nuk e kuptojnë që para rrezikut për ekzistencë, populli, gjithashtu, mund t’u drejtohet vlerave shpirtërore, qoftë edhe sikur tani fetaria e tij tradicionale dhe epërsia morale mbi popujt perëndimorë, të jenë thjesht dëshira të mira idealistësh dhe produkt i propagandës shtetërore. 

       Megjithatë, ne mund të jemi të sigurt për dy gjëra:
       Së pari,Rusia,siç ka thënë Shën Maria nëmesazhin e vet drejtuar Jezu Krishtit, herët ose vonë do t’i kthejë sytë nga Zoti.
       Së dyti, siç na thonë treguesit demografikë, ekonomikë dhe sociologjikë, kjo tashmë do të jetë një tjetër Rusi.
-------------------------
       *Me përpjekjet e veta për t’u mbyllur gojën kundërshtarëve të tij politikë, Putini u është kthyer metodave represive të kohëve të sundimit carist. Prandaj, me urdhrat që ka lëshuar për mbylljen e shtigjeve antiputiniane në blogosferë, ai të sjell në kujtesë ca vargje fshikulluese tëkomedisë së Aleksandër Gribojedovit, me titull “Mjer ai që di” apo “Mjerë kush ka mend”, të shkruar në vitet 1822-1824 dhe të botuar në vitin 1825:
“Ku janë, na i tregoni t’atdheut baballarë, / që neve për model na duhet për t’i marrë? / Mos vallë qenkan këta që me vjedhje janë pasuruar? / që mbrojtjen nga ligji mes miqsh, farefisi dhe paudhësish kanë siguruar?/ Pallate madhështore ndërtuan me nxitim, / ku shkrihen mes gostirash deri në shfrenim . / Kujt në Moskë të flasë nuk ia kanë ndaluar?” (E.Y.).


Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...