Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/03/11

Ndërrim stinësh((Kushtuar dëshmorit, Ismet Avdi Qorraj)

Mevlyde Mezini Saraçi


Mevlyde Mezini Saraçi

Ndërrim stinësh

(Kushtuar dëshmorit, Ismet Avdi  Qorraj)

Nuk ka plumba që vrasin lirinë e atdheut
Ata  shkëputën për një çast ëndrrat rinore
Ti shkëlqen me yjet në lartësinë e merituar
Jeton me këngën me vargun e poezisë
Nuk plakesh nga vitet në ecje rinohesh
Me kurorë  pavarësie  shpirt dëshmori
I ri si syth pranvere shpërthen emri yt
Në ndërrim stinësh e festash buçet kënga
Nuk ka plumba që vrasin shpirtin tënd Ismet
Nami yt rritet bashkë me këngën e lirisë së atdheut
Syri yt shqiponjë stolisë flamurin kombëtar 
Valëvitet lart i rrethuar me pëllumbat e bardhë
Në logun e betejës rilinden vetëm trimat e atdheut
Për t’u ringjallur feniks bashkë me lirinë
Ismet këngë e përkundur në djepin e atdheut
Emri yt jeton në liri e rritet në shekuj pa mbarim




Plumbat dum-dum nuk e mposhtën lirinë(Kujtim për Ismet Avdi Qorraj-1968-1989)



Flori Bruqi

Plumbat dum-dum  nuk e mposhtën lirinë

(Kujtim për Ismet Avdi Qorraj-1968-1989)

Plumbat dum-dum, as e mposhtën as e vranë lirinë
Mëmëdheu  jetoi edhe pas kësaj katrahure vrastare
Kosova  sot frymon e gjallë
Ismet, Ti- gjurmë e gjakut atdhetar
në rrugën e gjatë të pavdekësisë

Tribun e liberator i atdhedashurisë

Shqiponjë e  vrarë nga pushka e sllavit
Dihet se shqiponja e vret korbin
edhe me shpirtin plot sakrificë

Dhe dihet se gjaku yt lind lulekuqe
Sllavët  këputën  lulekuqen me aromë vdekje
Shkelën mbi gjakun e  Ismet Qorrajt, Agim Kuklecit,
Salih Hadërgjonajt dhe Mujë Mehmetajt...
Ju lashë të  lirë në varre pa qizmen barbare

Juve, engjëjt e lirisë ju morën lartë në qiell 
Nga lart sytë i keni plot mall për babanë, nënën, motrat,
Shpirtrat Tuaj, jua falët Kosovës së Lirë.

Nga horizontet e pavdekësisë na thoni:
Mos qani në liri, vetëm flisni për ne, na kujtoni:
Ne jemi gjallë në përjetësi: unë- Ismeti, Agimi, Salihu dhe Muji
Jemi engjëj lirie
Rreze drite përmbi Dheatdheun tonë  
ardhëmrisë së tij i bëjmë Dritë...
Jemi këtu me ju, popull...

Sikur ma dëfton një kujtim këtë zë të Ismetit, Agimit, Salihut, Mujit
që na flasin nga parajsa:Gjaku ynë do të lind mijëra  kryetrima,
s’është gjak i humbur asnjëherë
është gjak që vadit ardhmërinë kombëtare t’përjetësisë

Mbi heroizmin tuaj liria ka lëshuar rrënjët e atdhedashurisë
Jeni vetë rrezja e diellit që rrezaton Kosovën  
Ju,  engjëjt e Atdheut, histori e shkruar me pushkë e gjak

Për t’mos shterrur kurrën gjakun e saj liria...
Ju jeni  vetë Kosova, ndaj ju kujton gjëmëmadhe Shqipëria.

Prishtinë, 9.3.2015




Testament i pavdeksisë(Kushtuar deshmorit Avdi Qorraj)

Farida Ramadani (Zmijani)

Testament i pavdekësisë


Kushtuar deshmorit Ismet Qorraj

Katër shkronja çdo shqiptar,
Në AND skalitur  me kujdes.
L-I-R-I bëlbëzon foshnja,
Që në bark të nënës përmendur.
Ismet Qorraj mori librin,
Sytë e ndezura si diell,
Ku dhimbja grushtin përgjak,
Me flamurin ngjyrë zjarri,
Gdhabëroi skenën e jetës,
Si triumf krenarie.
Pavarësia,
Përhapte ngjyrë shenjtërimi,
Në dejet e Ismet  trimit,
Në flakën e urrejtjes,
Mes plumbash si furtunë.
Ismet Qorraj pishtari nga Deçani,
Si luanë në fushbetejë,
Kundër armikut gjakatarë,
Armëngjeshur të rinjtë janë,
Saliu, Agimi e Muja fuqi baroti,
Në logun e betejës si orteqe loti triumfi,
Serbo-malazezi më dysh qiellin ndau,


Brishtësinë djemve ua rrëmbeu,
Ëndrrën në mes ua ndërpreu,
Bedenat e gurta të dritës,
Errësuan rininë e djelmoshave.
Por ato si mburojë morën idealin,
Stafetë brezash e bënë,
Qiejt e shqiptarisë dhanë bekimin,
Shi petalesh tek pllaka e varrit,
Ku harresa nuk mund ti vrasë.
Për Ismetin u flas njëzet e një  trëndafilëve,
T’a thonë ëndrrën e tij të bukur,
Zambakët të ruajnë amanetin,
Rapsodët të thurin këngë si ninullë,
Drurët të gjethërojnë pranverën,
Tulipanët të gjallërojnë jetë.
Dëshmorë si ty Ismet Qorraj,
Toka nuk mund ti tretë.
Si një medaljon shqiptarie,

Testament i pavdekësisë do të mbesë.


 Farida Ramadani (Zmijani)

Diplomuar për “Mësuesi”  dega Gjuhë- Letërsi ne Universitetin Luigj Gurakuqi ne Shkoder
Diplomuar per Psikologe me mbishkrimin :Attestato per “Mediatori/Operatori nell’e Ambito della Prevenzione Sociale” nga  Regione Emilia-Romagna
Punoj mesuese e Gjuhes dhe Letersise ne shkollen “Pashko Vasa” ne Shkoder
Psikologe per femije ne Gjykaten e Rrethit Shkoder  qe prej 5 vitesh (Part time)
Kryetare e Shoqates “Gruaja ne Funksion te Mjedisit” ku kam realizuar disa projekte
Jam përfshirë ne nje serë antologjish dhe mbishkrimesh, revista dhe gazeta
Pjesemarrese ne shume aktivitete letrare  dhe shpreblyer me çmime e tituj te ndryshem
Kete vit e nominuar nder shkrimtaret me te mirë te vitit ne Edicionin “Best 10 North”
Jam  anetare e Lidhjes Nderkombetare te Shkrimtareve “Pegasi  Albania
Anetare e Shoqates se Shkrimtareve ne  Shkoder
Jam çertifikuar si “Ambasadore e Paqes”

Librat e botuar
1-      Shume mirenjohje.Faleminderit Itali “ -  shqip &italisht – Proze- Tematika Emigracioni
2-      Dhimbje nga prindërit e mi” – shqip- Tematika :Si e perjetojne femijet divorcin e prinderve.(10 seanca gjyqesore)
3-      Pikturoj në qiell” me  100 poezi -  shqip &anglisht- Ndjenja rinore,Per natyren, Ndjenje qekur linda,Sjellje dhe karaktere njerezore, Sociale
4-      Tre  librete per nje enciklopedi e cila vazhdon
Aktualisht kam tre  materiale te gatshme per botim ne poezi e prozë.




2015/03/09

ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE : NAIM KELMENDI




Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA



Një ndër krijimtaritë më të lëvruara të letërsisë shqiptare, është edhe POEZIA. Gjini e letërsisë ku bota e brendshme, ndjenjat më sublime, frymëzimi hyjnor...  shprehen përmes shkronjave të cilat krijojnë vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnë energji, energjia ndez dritat e dijës, rrezet e artë të së cilës i japin ngrohtësi zemrës, mendjes dhe shpirtit, e me këtë, edhe kuptim dhuratës më të shtrenjtë, vetë  jetës.
            Që nga Lekë Matrënga e Pjetër Budi, kjo energji nuk u ndalë asnjëherë së hedhuri farën e dijës, duke e kultivuar atë me dashurinë më të çiltër në shpirtin e pastër e fisnik të popullit shqiptarë. Duke i mposhtur të gjitha sfidat e kohës, kjo frymë e shpirtit të popullit, xixat e saja të arta, si një pishtar i shpresës, u bartën gojë më gojë, mendje më mendje, zemër më zemër... brez pas brezi... nga kokat më të ndritura të kombit si: Naimi, Çajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... për të vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri në kohën tonë, duke u kthyer ai pishtarë në flakadan të përhershëm që tashmë nuk ka forcë në botë që mund ta shuaj fuqinë e zjarrit të tij...
            Dua ta falënderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirënjohur, ADEM ZAPLLUZHA, që me përkushtim të jashtëzakonshëm, vizitorëve të kësaj faqeje, por edhe më gjerë, do t’ua prezantoj disa nga poetët më të njohur të kohës sonë, e me këtë, do e plotësoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshëm të letërsisë shqiptare.

ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE




  NAIM KELMENDI



Hyrje

Naim Kelmendi u lind me 10 shtator 1959 në Ruhot të Pejës, nga nëna Xufe dhe babai Salihu. Studioi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe. Shkruan poezi e prozë, por merret edhe me gazetari e me publicistikë, duke u dëshmuar edhe në këto fusha të shkrimit, sidomos me publikimet e tij, si te gazeta “Bota sot”, “Pavarësia”, “Pavarësia Neës” etj.
Nga veprimtaria e tij poetike janë përkthyer poezi edhe në gjuhët evropiane, duke u prezantuar edhe në antologji të ndryshme, si dhe në shtypin e kohës.
Naim Kelmendi ishte themelues dhe kryetar i klubit letrar “Faik Konica” në Zvicër, i cili për vite me radhë ka lënë gjurmë në jetën letrare të mërgatës sonë atje. Drejtues dhe kryeredaktor i revistës “Top Kultura”, e cila botohej po ashtu në Zvicër. Naim Kelmendi ishte themelues dhe kryeredaktor i gazetës “Pavarësia”, pastaj ish editor i gazetës “Pavarësia News”.
Nga kritika jonë letrare e kohës, konsiderohet si një ndër poetët tanë më të dalluar në poezinë tonë moderne. Edhe në fushën e publicistikës sonë Naim Kelmendi dallohet dhe çmohet si një ndër publicistët tanë më në zë,sidomos për angazhimin dhe guximin e tij intelektual në mision të fjalës së shkruar.
Ishte edhe reporter lufte i gazetës kombëtare “Bota sot” në luftën e Koshares me 1999.
Që nga viti 2002 (pas kthimit nga Zvicra, ku kishte jetuar dhe vepruar që nga fillimi i viteve nëntëdhjeta) jeton dhe vepron në Kosovë.

Naim Kelmendi ka botuar deri tash këta libra:

Shtreza në fjalë, 1985
Nyja e Gordit, 1992
Albanoi, 1992
Pse ashtu Pandorë, 1993
Çka të bëj me dhembjen, 1993
Satanai me fytyrë tjetër, 1994
Eklipsi i diellit, 1997
Përballje me vdekjen, 1999
Shqiptari vdes duke kënduar, 2000
Kohë për të folur gurët, 2001
Sipërfaqja e padukshme, 2003
Vrasja e deputetit - monografi, 2003
Beteja e Koshares…, publicistikë, 2008
Pikëpamje dhe reagime, publicistikë, 2008
Në një jetë pas Krishtit, 2010
Esenca,2010
Shqiptari vdes duke kënduar (botim i dytë), 2010
Antologjia e dhembjes poetike, 2012
Është vetëm kujtesë, 2012
Po i flisja vetes, 2013




KOHË ME KOKË GORGONE

Po vjen koha me kokë gorgone
është egërsuar egër
në mish në kokë njeriu
mor a po vëreni atë që unë po e vërej
pamjaftueshëm
as shtetet s’po flenë
as njerëzit s’kanë gjumë të qetë
po shohin ëndrra të këqija plot ankth

vetëm miopët nuk shohin
as përtej hundës as përtej mjegullës

koha me kokë gorgone
po ecën me të shpejtë drejtë terrinës
e mendjes së ngjizur nga fara e keqe
e mbjellë mbi bime të egra mizore

po ecën shpejtë e më shpejtë
se sa e mendojnë mendjet fodull

mbi gjak të njerëzimit
po mbjellë mizori mesjetash barbare

mor, a po e vëreni atë që unë po e vërej
apo në mos është dhe një luftë e tretë botërore
dhe mbi hirin tonë as eshtrat s’do të zgjohen më
as Sodomat as Feniksi, ai zog i ripërtëritjes

as fija e pështjellimit njerëzor s’do të gjendet
për t’u zgjidhur njëherë mirë e njerëzisht

amen, na shpëtoftë dashuria...
ndryshe as detet s’do të na lajnë


PIKËLLIM LIRIE

Rrugët e hanë veten pa dalë në kryerrugë
mëkatnojnë natën në pikënatë dhe
ditën në pikëditë lindin kopila
rrugëve nga ndërgjegjet e vrara në njeri

as e kisha besuar kurrë
se liria është kaq lavire e madhe
harron dhe të harrojnë tmerrshëm
në vetminë pikëllyese

dhe merresh me vetveten t’humbur
në harresën e secilës ditë të heshtur
të jesh a të mos jesh vjen pikëpyetja

përditë e më shumë kuptoj
nga t’pakushtueshmet e djeshme
sa më afër i afrohem ta prek
ta dua të vërtetën aq më larg mbetem
për të arritur në Breg e zbres

në fund të zhgënjimit të madh
deri te rrënja të flas me atin tim t’lashtin
për t’i thënë pse më le aq herët fillikat vetëm
edhe rrugët e hanë veten pa dalë në kryerrugë


ZUZARËT

Nga kryevendi
Ndiqni
këta horra
këta zuzarë
këta të lënë edhe pa atdhe
fytyrat i kanë të ndritura
vetëm si zagarë...


IRIS ILLYRIKUM

Si mbijetove shekujt
Askush nuk e di ku qëndron esenca
E krejt asaj që je vetëm një lule e mbijetuar
Shenjë e Ilirisë sonë të lashtë se ishin ata që ishin

Dhe kush do që të mbijetojë
Do të hajë nga kërcylli vetveten
Por duhet mbetur patjetër
Vetvetja e vetes sonë

Po ti si mbijetove kohët deri n’kohën tonë
Për t’thënë se ishim t’bukur se kishim hapësirë
Se do na zhduknin po mundën me luftëra me masakra
Në katran do na zienin e do na ndjeknin në magrip

Por në mos pastë mbetur asgjë nga gjurma jonë
E lashtë ilire ti ke mbetur e të kemi shenjë
Se këtu ishte gjaku ynë ishte racë e bardhë e lashta
Racë që i suleshin nga lindja nga perëndimi

E kush do mbijetonte kaq bukur si ti
Kohët luftërat kryqëzatat për t’thënë se ne jemi
Këtu rrënja e lashta bimë dhe mendimi po i lashtë

Shqipëri dhe shqiptarë na ka ende rrënja e fisit
Të ndarë cepave e caqeve e tokave
E kujtimeve ku mbeten të djerra i populluan
Mbesin dhembjet tona e historitë e hartat e copat
Dhe tmerret e ndjekjet e gjenocidet n’shqiptarë

E degëve s’mund i bëjmë bashkë te trungu
Amen,mor Zoti ynë si t’i bindemi vetes
Për t’shikuar n’veten tonë ndarjet, kufnjtë

Po ti si mbijetove shekujt
Askush nuk e di ku qëndron esenca
E krejt asaj që je vetëm një lule e mbijetuar
Shenjë e Ilirisë sonë të lashtë se ishin ata që ishin


MJERIMI I TYRE

Ata e kanë trurin e tredhur
kur s’e njohin rrënjën e vet
dhe kërkojnë identitet tjetër
s’janë i gjenit as të kurmit tonë
duket janë diçka nga përzierja shekullore
e së keqes së mbetur në plagën e kombit
asaj fijes më të keqes që s’dihet nga ka pjellë
si farë në tonën arë kombëtare asgjëja e asgjësë
mor janë mjerimi i vetes dhe jetës së tyre aty
ku fillon të jehojë e zeza mbi atë cohë
kohë lëpjetre në gjeografinë tonë etnike
mor asnjë grimë gjak etnie nuk kanë se janë
farë e përzier që mbjelli në ta kush çka lënë
rrugëve të historisë përgjakshëm dhe përdhunë


MARSHI MIZOR

Janë nisur, po ecin, po presin koka, rendin
drejt qëllimit makabër, mallkim i tyre
qoftë fundi dhe fuqia e tyre e errët, çnjerëzore
po ecin drejt qëllimit, po presin koka fëmijësh
të pambrojtur, po vrasin pa asnjë faj njeriun
në jetën e vet në emrin e vet prej Zoti
kanë vënë katër shkronja kobzeza në krye
të qëllimit antinjerëzor dhe ecin duke prerë koka
toka i ka rëndë ku e shkelë këmba e tyre, mjerimin
mbjellin me qëllimin kryekreje bizar, shfarosës
amen, ndalini, a s’po i vëreni kokat e prera, plojën
e s’ju dhemb fatkeqësia e tjetrit, jo Jezus, o Zoti ynë
ata s’janë ata që s’dinë çka bëjnë, ia kanë qitur pikën
ata u nisën dhe po rendin, po presin koka njerëzish
po ecin po rendin po masakrojnë, a po e dëgjoni
marshin e tyre mizor, të egër, antinjerëzor po rendin
furi e së keqes shkretëtirës për të shkretëruar
njerëz, tokë dhe kohë, mizori e tyre po unguron
etshëm, përgjakshëm ngjizur në gjakun e mizorive
bjeruni, ndalini, do kutërbojnë kohën tonë dhe orën
po janë nisur bre drejt mizorive, bjeruni, ndalini
amen shporrini, bjeruni shpirtdjajve, kokëzinjve...
s’janë tjetër, janë shëmtia vet, n’tokën e Zotit


TUNGJATJETA MASHTRIM

Gjurmëve të frymëjetës
kush mundet më bukur ta stis rrjetën

anash e përanash e gjithë kohën andej e këndej
endet në fjalë në ecje kujdesshëm dhe ngrit kurtha mjegulle
vë gurthemel në murin e fjalëve dhe nis shtjellën


tungjatjeta mashtrim
i bukuri mashtrim i thekshmi
del në breg, ec e mos beso deri në theqafje, pastaj
dalin gjërat lakuriq t’vërtetat dhe s’di çka të bësh me veten
po kah kthejnë e kah të serviren me maska...
natën përgjatë terrinës e ditën përgjatë dritës
përbirohen duke t’u shitur me fytyrë engjëlli

tungjatjeta mashtrim
ditën për drekë
në dashuri në gjak njeriu
në mendësi kohe në secilën hapësirë

tungjatjeta mashtrim
edhe kur s’flejmë dot mbi një pikëllim
edhe mbi histori fjalësh
e në kufij hartash njerëzore

tungjatjeta mashtrim
edhe në seance hijerënda
e në mbledhje shtetesh ku jargon hipokrizia

jehut te thekshëm të thënieve të tyre
kur i theksojnë fjalëve ju besojmë
kur ikin nga prapa shpine të thermojne

tungjtjeta mashtrim
aktrim i rëndi aktrim
i pështirosur i pështymaftë...

kur del në dritë e vërteta
ti nuk je vetvetja, je tragjedia vet
por vazhdon sërish mjegullnajën e s’ia gjen askund fundin
as fjalës as thënies as të vërtetës kthinave të errëta të jetës...

dhe të përkulem para teje
si para të vërtetës pa shpjegim
tangjatjeta mashtrim...
sa i vërtetë që je sa kryetrim...

derisa del në shesh e vërteta ne paguajmë
haraçin tënd rëndë, shumë rëndë
e që nuk paguhet me asnjë çmim...

tungjatjeta mashtrim
i vetvetes i jetës i pjesës së njeriut
i secilës vragë në ecje në vArasjen me paramendim

Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA

Dibran Fylli -SHTIGJEVE TË LIRISË (Dëshmorit Ismet Qorraj)



Dibran Fylli

Dibran Fylli

SHTIGJEVE TË LIRISË



Image result for ISMET QORRAJ

Dëshmorit Ismet Qorraj

...ditë marsi
tinguj lirie dëgjoheshin,
mjegulla mbuloi qiellin blu
shi e plumba u bënë jehonë
e shpërndaheshin gjithandej shqiptarisë,
Ai
thuri hartën e atdheut,
rinin e tij
madhërishëm
e mbylli në shtigjet e lirisë...

MIRËNJOHJE - DEKORIME PËR DËSHMORË NGA HISTORIANET E KOSOVËS - DEGA "ALI HADRI" NË DEÇAN

Nderohen Ismet Qorraj, Avdi Krasniqi, Agim Kukleci, Salih Hadergjonaj,  dhe Mujë Mehmetaj
Në mbështetje të Programit të Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, si dhe të bazë të Programit të Punës për vitin 2014 të miratuar në Kuvendin e Punës të datës 10 tetor 2014, si dhe në bazë të Propozim – Vendimit të datës 16 Nëntor 2014, Nr.236/2014, Kryesia e Kryesisë së Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, merr vendim me qe rastin e shënimit të 102 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë të nderoj disa personalitete që kanë dhënë kontribut në luftën për lirinë, çlirimin dhe Pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Mirnjohja-per-KNSH

Në bazë të Vendimin Nr.237/2014, të datës 17 nëntor 2014, do të dekorohen këto personalitete :

Ismet Qorraj nga Carrabregu. I vrare me 28 mars 1989 në Demonstrata kundër Suprimimit të Autonomisë së Kosovës.


Avdi Krasniqi nga Juniku. I vrarë me 1956 në Aksionin për Mbledhjen e Armeve.


Agim Kukleci nga Isniq. I vrare me 28 mars 1989 në Demonstrata kundër Suprimimit të Autonomisë së Kosovës.


Salih Hadergjonaj nga Vokshi. I vrare me 28 mars 1989 në Demonstrata kundër suprimimit të Autonomisë së Kosovës.

Kryeministri shqiptar Edi Rama,nuk e Rilindi Shqipërinë,por e shkatërrojë deri në themel...


Xhevat Mustafa



Rrënuesi i PS-së nuk mund të bëhet rilindës i Shqipëri


Është njëherazi shprehje reflektimi, emancipimi dhe optimizmi kur dëgjon idealistë dhe militantë të së majtës të thonë me sinqeritet dhe keqardhje se para zgjedhjeve të 23 qershorit ndjehen mes dy të këqijave.

Këto zëra duket se janë shtuar sidomos pas “rrufesë në një qiell me diell”, në fillim të prillit, rikthimit tëLSI-së në koalicion me PS-në dhe aleatët e tjerë të saj. Nuk mund të fshihet se ky akt ka shkaktuar huti, çorientim dhe zhgënjim tek jo pak socialistë, që nuk ndërrojnë bindje e flamur dhe që nuk besojnë për sinqeritet dhe jetëgjatësi të këtij flirti apo pazari politik.

Merret me mend dhe është e pritshme se për shumicën e zgjedhësve të majtë e keqja e parë është Kryeministri Sali Berisha. Por, e rëndësishme dhe premtuese është se mes tyre nuk janë të paktë ata që kanë pjekurinë dhe kurajën të shohin dhe llogarisin si një të keqe edhe Edi Ramën. Sipas bindjes sime dhe argumenteve të mia, sigurisht subjektive dhe të diskutueshme,

Edi Rama përbën me të vërtetë një të keqe të madhe jo vetëm për PS-në, përbën rrënuesin e saj, si me të këqijat e lindura e të trashëguara, ashtu dhe me ato të fituara gjatë jetës. Edi Rama ka ardhur në PS nga trotuaret e Parisit, ku mbijetonte si piktor ambulant, deri sa e gjeti fati i tij, Fatos Nano, kur nuk kishte dhënë kontribut personal për këtë parti e të majtën. Përkundrazi, nuk mund të harrohen lehtë e shpejt thirrjet e tij në mitingun para stadiumit “Qemal Stafa”, në 15 janar 1991, për t’i arrestuar, burgosur dhe masakruar të gjithë komunistët e atëhershëm, një pjesë e mirë e të cilëve janë mbështetës dhe votues të PS-së së sotme. Edi Rama u bë rrënues i PS-së, sepse ishte bartës apo u infektua vazhdimisht me “viruse të së keqes”, sidomos nga bashkëjetesa shoqërore, biznesore dhe politike me disa njerëz “binjakë” me të për nga mentaliteti dhe preferencat, për nga stili i sjelljes dhe veprimeve.

 Shumica e tyre ishin pa lidhje gjenetike me PS-në dhe pa kontribute për të, që e shohin dhe e llogarisin këtë parti si lopë për t’i pirë deri në pikat e fundit qumështin, pa ndjerë keqardhje e mëshirë, kur mund të shohin edhe pika gjaku. Edi Rama përbën rrënuesin e PS-së për mënyrën se si e ka drejtuar dhe po e drejton këtë parti dhe koalicionin e majtë.

 Qysh kur ai ka rrëmbyer fronin e kryetarit të PS-së janë varrosur për së gjalli demokracia e brendshme, strukturat, forumet, debati, kolegjialiteti, mendimi “ndryshe” dhe shprehësit e tij dhe e ka shndërruar këtë parti në pronë apo kompani të tij familjare apo klanore. Kështu mund të thuhet se këto vitet e fundit elektorati i majtë ka mbetur pa parti gjenetikisht socialiste, pa strategji dhe programe sinqerisht dhe qartësisht në interesin dhe dobinë e tij, pa politikë të mirëfilltë sociale. Mjafton të kujtojmë se në të ashtuquajturin program elektoral të Edi Ramës për zgjedhjet e 23 qershorit nuk ka objektiva konkrete, me përqindje për çdo vit, për rritjen e pagave dhe të pensioneve, siç ka bërë për 8 vjet dhe premton të bëjë edhe në mandatin e tretë PD-ja dhe Berisha.

Duke lakuriqësuar cektësinë e tij në njohuritë e tij për politikën ekonomike dhe sociale dhe duke mos marrë parasysh dështimin e Presidentit socialist të Francës, Fransua Hollande dhe zhgënjimin e qytetarëve francezë, qysh brenda vitit të parë të aplikimit të taksës progresive, Rama premton ta thellojë edhe më shumë rrënimin e imazhit të PS-së, boll të dëmtuar deri tani prej tij, duke zbatuar taksën progresive?!

Nëse do të kishte dëshirë të sinqertë për të punësuar me të vërtetë 300.000 vetë; për të rritur pagat dhe pensionet, mirëqenien e qytetarëve shqiptarë në përgjithësi dhe do të dëgjonte me respekt, me vëmendje dhe reflektim këshilltarë të mirë nga fusha e shkencës ekonomike, nuk do ngulte këmbë si mushka për taksën progresive, sidomos në një vend si i yni, në kushtet e zhvillimit ekonomiko-social të tij dhe të krizës ekonomiko-financiare të përbotshme, që ka mbërthyer edhe vendet fqinje, Greqinë dhe Italinë.

 Gjithashtu, Edi Rama e ka çuar vazhdimisht përpara procesin e rrënimit të PS-së me sjelljen me tufa në strukturat drejtuese të njerëzve pa CV intelektuale dhe politike ose me CV të varfra në këto drejtime dhe me dëbimin nga partia ose lënien jashtë listës së kandidatëve për deputetë të intelektualëve dhe politikanëve elitarë si Fatos Nano, Kastriot Islami, Arben Malaj, Ethem Ruka, Ilir Gjoni, Arben Isaraj, Qemal Minxhozi, Andis Harasani, etj.. Kështu ai e afirmoi vetveten si lider që ka të keqen e madhe se nuk mund të bashkëjetojë demokratikisht me politikanë që kanë kurajë dhe kulturë debati dhe për mendim “ndryshe”, për t’ia thënë në sy dhe publikisht gabimet apo të këqijat, që bënte ai në drejtimin e partisë dhe të koalicionit të saj.

 Edi Rama u konfirmua apo u damkos edhe më shumë si rrënues i imazhit të PS-së në vend dhe në botë, kur, duke i trajtuar deputetët e tij si manekinë apo kartonë, u imponoi vullnetin dhe interesin e tij ngushtësisht personal e klanor për të votuar kundër anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, kundër liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë, kundër Rrugës së Kombit, kundër Rrugës së Arbrit, kundër Rrugës dhe Tunelit të Elbasanit, kundër marrjes nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat për në BE, kundër…çdo ligji dhe vendimi, që ishte në dobi të vendit e të kombit?!

 Gjithashtu, ai ka përgjegjësinë kryesore morale dhe ligjore për dëmtimin rëndë të imazhit të PS-së, duke paraqitur jo vetveten dhe ortakët e tij, por krejt partinë si organizatore dhe drejtuese e një demonstrate masive tejet të dhunshme, si ajo e 21 janarit 2011 në Tiranë, me objektiv kryesor protestimin ndaj LSI-së dhe liderit të saj, Ilir Meta, prej rreth 2 muajsh, publikisht, aleati kryesor i tij në fushatën e zgjedhjeve të 23 qershorit.

Edhe pse janë të freskëta dhe nuk mund t’i falen të këqijat që i shkaktoi PS-së dhe të majtës në përgjithësi, 4 vjet më parë, duke e bërë jo të efektshëm dhe humbës koalicionin e këtij krahu në zgjedhjet e vitit 2009, Edi Rama nuk reflektoi as për zgjedhjet e 23 qershorit 2013, duke e sajuar dhe lënë koalicionin e partive të majta tepër anemik dhe inferior ndaj atij të së djathtës, duke i djegur mijëra vota qysh në lojën parazgjedhore, me përzgjedhjet, vendimet dhe listat e tij arbitrare.

Edi Rama po rishpreh se është rrënues i i imazhit dhe mbështetjes së PS-së edhe për nga mënyra e komunikimit dhe sjelljes me qytetarët. Duke u ndjerë keq para Berishës, që ka avantazhin dhe komoditetin të flasë me vepra konkrete, të realizuara dhe me projekte të filluara, të miratuara e të garantuara,

Edi Ramës i ka mbetur të përdorë në takimet elektorale premtime boshe, broçkulla, fyerje, kërcënime; të përçmojë NATO-n, Monumentin e Demokracisë në Kavajë, Rrugën e Kombit dhe rrugët e tjerë të standardit të autostradave.

 I ndodhur ngushtë dhe i detyruar t’u thotë diçka patjetër, ai është bërë qesharak, duke u thënë se ju ka rrënuar qeverisja e Berishës dhe mbijetoni me lista edhe atyre që kanë biznese fitimprurëse; nga 2-3 punë apo përfitime mujore në rreth 100-150.000 lekë të reja; vila 2-4 katëshe apo apartamente të bollshme e komode në qytete dhe në plazhe; depozita bankare në mijëra euro apo qindra mijëra lekë të reja; që bëjnë çdo vit pushimet verore në plazhet dhe në hotelet me 4-5 yje të Turqisë, Greqisë, Spanjës; që me pasaportat biometrike në xhepa shkojnë sa herë të duan tek fëmijët dhe të afërmit e tjerë të tyre emigrantë në Greqi, Itali, Gjermani, Belgjikë, Austri, Zvicër…

Ai rrënon edhe më shumë jo vetëm imazhin e tij personal dhe të PS-së, bëhet edhe më i pabesueshëm e qesharak, kur duke qenë gjatë 3 mandateve si kryebashkiak partizan i flaktë i taksave të shumta e të larta për bizneset e vegjël e të mesëm dhe duke mos e ditur se sa janë aktualisht, pas uljeve të ndjeshme e të vazhdueshme të Berishës e të Bashës, tani jargavitet duke premtuar se do të tjetërsohet, duke i ulur të gjitha taksat për to, nënkuptohet, duke zbatuar taksën e tij progresive?!

 Edhe gjatë kësaj fushate elektorale Edi Rama i ka shkaktuar dëme PS-së në ato raste kur nuk ka arritur të vetëpërmbahet, të shmangë sjelljet pa takt me bashkëbiseduesit, duke mos i lënë të formulojnë deri në fund një vërejtje apo kërkesë, duke folur me ta me duart në xhepa. Ka vepruar kështu gati në të njëjtën kohë kur kundërshtari i tij, Berisha, rreth 20 vjet më i madh se ai në moshë, i dëgjonte qytetarët me bllok dhe stilolaps në dorë, u zgjidhte probleme në vend apo me t’u kthyer në kabinetin kryeministror.

Edhe më keq, Rama nuk ka denjuar t’u përgjigjet, u ka kthyer kurrizin apo u ka tërhequr veshin atyre, që kanë guxuar t’i thonë se po flet si e ëma e Zeqos majë thanës e mos na pandeh dhe trajto si të verbër apo si kalamaj, që i gënjen më një tullumbace apo me një top futbolli me shumë ngjyra, etj..

Gjatë periudhës rreth 7 vjeçare të ushtrimit të funksionit të kryetarit të PS-së Edi Rama është shfaqur dhe ka vepruar si një lider pa gjerësi dhe thellësi vizioni politik, i prirur ndaj zgjedhjeve dhe zgjidhjeve, vendimeve dhe qëndrimeve individualiste, më së shumti larg frymës dhe praktikave të kolegjialitetit, të konsensusit dhe bashkëpunimit.

 Po kështu, gjatë këtyre viteve Edi Rama i ka shkaktuar dëm dhe bërë keq jo vetëm imazhit dhe reputacionit të PS-së edhe në takimet dhe bisedat me diplomatë dhe politikanë të huaj në Tiranë apo në Bruksel, Strasburg, Vjenë, etj..

Ai u ka djegur shumë kohë të vlefshme dhe i ka fyer me mungesë respekti dhe reflektimi ndaj këshillave të tyre dashamirëse e të sinqerta, duke u lënë të mendojnë, ndoshta deri aty, se ai është me zemër, votë si dhe për nga veprat edhe më pak shqiptar se ata. Në këto kushte, ndëshkimi me humbje dhe me dorëheqje pa rikthim i Edi Ramës, do t’i hapte rrugën një lideri, që të ketë vizionin dhe aftësitë për ta rilindur PS-në si dhe një rrotacioni të gjykuar të nevojshëm e të mirëpritur nga shumica e zgjedhësve!

 Pra, detyrë urgjente dhe parësore për të majtën është rilindja e vërtetë e PS-së, të deformuar rëndë në identitet nga Edi Rama e të marrë peng prej tij. Rilindja e PS-së nuk është dëshirë vetëm e gati gjysmë-popullit të majtë, sepse kjo parti është pasuri kombëtare, ka në gjirin e saj vlera të shumta e të padiskutueshme intelektuale, shkencore, kulturore, politike, ka personalitete që mund t’i japin shumë vendit dhe kombit; sepse Edi Rama do të jetë kalimtar, ndërsa kjo parti do të jetojë gjatë



Prof.Dr.sci.Sali Berisha:  Disa nga Skandalet e qeverisë  se Edi Ramë  gjatë 1 vjetorit  të  qeverisjes


Në 1 vjetorin e qeverisë  së Edi Ramës , ish kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka renditur plot 24 skandale. Berisha shprehet se në 1 vit qeverisje,kjo qeveri mund të cilësohet më shumë se çdo gjë tjetër si qeveri e bazuar në skandale apo skandal based goverment".

"Të dashur miq, ky ishte viti i skandaleve të njëpasnjëshme të mëdha të Edi Ramës, saqë në një vjetorin e qeverisë së tij mund të cilësohet më shumë se çdo gjë tjetër si qeveri e bazuar në skandale apo "scandal based government".

Po rendis këtu disa me kryesoret që ka cituar Prof.dr. sci. Sali Berisha dhe 

Agjencioni Floripress  nga Prishtina.

1- Injorimi në fjalën e tij përçarëse në Parlamentin e Kosovës të Presidentit Rugova dhe kryeheroit të kombit Adem Jashari dhe braktisja e Parlamentit nga opozita e Kosovës

2- Kërcënimi i opozitës në Parlament nga Rama në fjalimin e tij të parë me " Prisni nuk keni parë asgjë akoma, ky është vetëm fillimi"!

3- Qëndrimi në New York në hotelin four seasons për dy javë rresht me 4 mijë dollarë nata të paguar nga bamirës anonim.

4- Premtimi dhe mashtrimi për dy muaj me rradhë i Shtëpisë së Bardhë, OKB dhe komunitetit ndërkombëtar për çmontimin e të gjitha armëve kimike të Sirisë në Shqipëri.

5- Vjedhja e serverit te tatimeve dhe 20 milionë deklaratave tatimore te qytetareve nga grupi i kriminelëve, trafikantëve të Parlamentit, pas arrestimit policesk të drejtorit të IT të tatimeve

6- Nisja për vizitë, sipas njoftimit të Ilir Metës në Parlament, më datë 14 nëntor për në Beograd dhe refuzimi nga pala serbe për ta pritur dhe kthimi i tij në rruge për në Tiranë.

7- Festimet e ditës së Pavarësisë dhe të Çlirimit me foto të Enver Hoxhës me protokoll shteti dhe shpërndarja e fotove të "Hitlerit të shqiptarëve" nga Edi Rama me rrjetin e tij të Facebook

8- Arrestimi nga Policia e drejtorit të anti-korrupsionit të Ramës, që thuhet se është njeriu qëi jep atij kokainën, pasi qarkullonte me makinë me targa të një trafikanti nga Laçi dhe ju gjetën targa diplomatike në makinën e tij. Rama mashtroi publikun dhe njoftoi pezullimin e tij por në të vërtetë ai nuk u pezullua nga detyra as dhe një dite të vetme.

9- Refuzimi për mëse një javë rresht nga Policia e marrjes së dëshmisë për vendosjen e tritolit të rradhës dëshmitarit të penduar …

10- Përpjekja e ulët dhe e dështuar e Ramës për të kompromentuar Presidentin e Republikës duke i dërguar atij Sekretarin e Përgjithshëm të mafias shtetërore, Agaçi, me një dosje pronësie fallso, të përgatitur nga vet Rama, por që mori përgjigjen e merituar nga Presidenti.

11- Përdorimi i aeroporteve dhe bazave të tjera të Ushtrisë për trafik droge. Mohimi kategorik i disa informacioneve zyrtare që ekzistonin për këtë çështje dhe mbyllja pas kësaj me blloqe betoni i pistave të tyre.

12- Përdorimi i avionëve të drogës për trafik droge dhe deklarata e Ramës se ato janë mushkonja dhe jo avion droge.

13- Kalimi i Riformatos nga konfidentja e Ramës pa u regjistruar në sistemin TIMS dhe nisja e tij nga Rinasi për trafik droge.

14- Kurorëzimi i Ilir Metës si sheik dhe ditëlindja me 600 të ftuar me shpenzime të pa llogaritshme

15- Agresioni gjatë një darke ditëlindjeje i Adi Krastës dhe dy-tre zonjave të pranishme me fjalët më të ndyra nga Edi Rama.

16- Futja në Parlament e vrasësve, trafikanteve, pengmarrësve dhe emërimi i tyre në poste të larta kyçe të administratës shtetërore.

17- Ekzekutimi para syve të Policisë të drejtorit të njërës prej bankave më të mëdha të vendit në vendin më të mbrojtur të kryeqytetit dhe larja e duarve të Ramës me deklaratën skandaloze se mizorët i vranë një mik të mirë, një "çun Tirone"

18- Organizimi, siç kanë vërtetuar kamerat live, nga Rama të krimineleve në Parlament për të goditur Genti Strazimirin pasi ai denoncoi praninë e tyre si deputetë ne Parlament.

19- Zbulimi i skandalit të pedofilisë te mëkëmbësit të sivllaut të Ramës, Kokëdhima, në Sarandë, që kërkonte seks me të mitur për vende pune.

20- Dhënia në kundërshtim të hapur me Kushtetutën i tenderave Kompanisë Abissnet të sivllaut të Ramës, Kokëdhima.

21- Arrestimi në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën i guvernatorit Fullani dhe inspektores së përgjithshme të Bankës, me angazhimin direk të Edi Ramës, përfaqësuesve të tij në Bankë, Meksit dhe Braçes në Parlament dhe dërgimi i ministrave në ambasada për ta paraqitur si vepër të Berishës.

22- Dasma gjigante me dy raunde dhe 2 mijë të ftuar e ministrit Veliaj me shpërdorim të madh të fondeve publike.

23- Firmosja nga kryeregjistruesi Muho për tjetërsimin e një prone në zemër të Durrësit nën tytën e revoles nga banda Dabulla dhe njerëzve më të afërt të Ramës.

24- Marrëveshja korruptive me ÇEZ duke shmangur arbitrazhin dhe për rrjedhojë duke dënuar çdo qytetar shqiptar me një gjobë prej 1.2 milionë lek.

__________________________________________
25.Në Shqipëri ka ndodhur nje nder skandalet me te medha qe mund te kishit imagjinuar pas 23 Qershorit 2013, fiks 1 vit me pas!

Pas 15 ditesh qe te gjithe rilindas dhe demokrate, apatik dhe skeptik, jeni nen pergjim telefonik te Sigurimit te Rilindur te Shtetit!!!

Ju eshte mbajtur sekret e verteta e nje vendimit te Keshillit te Ministrave!

VKM Nr. 354, datë 4.6.2014 PËR NGRITJEN E BAZËS SË TË DHËNAVE IMEI DHE REGJISTRIMIN E NUMRAVE IMEI TË APARATEVE CELULARE, QË PËRDOREN NË RRJETET E SHËRBIMEVE TË KOMUNIKIMEVE TË LËVIZSHME synon qe cdo aparat celular (jo nr telefoni) te regjistrohet prane databazes se Ministrise se Brendshme dhe kjo do te sjelle pergjimin tuaj te plote pa asnje dallim dhe ju nuk keni me shpetim!

 Cdo bisede personale apo intime, cdo pazar apo hall familjar do te jete nen kontrollin e plote te Edi Rames!!!

Big Brother tashme quhet Edi Rama!!! KJO ESHTE RILINDJA 1 VIT ME PAS!!!

Dhe per kete do te paguani nga xhepi edhe miliona dollare me shume!!!

Une do te reagoj, protestoj dhe do te kundershtoj edhe ligjerisht!



26.Ne deklaraten zyrtare te Edi Ramës për pasurnë e tij ( e bere publike ne korrik 2010), nga Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive (ILDKP), rezulton se ish kreu i bashkise se Tiranes(tani kryeministër shqiptar) Edi Rama eshte i varfer.

Ne deklarimin e tij te pasurise Edi Rama deklaron se ne harkun kohor te nje viti, ai ka vetem te ardhurat e pages vjetore, qe kapin nje shifer prej 1.678.364 lekesh.

Kesaj shume, i shtohet edhe vlera e pageses se lejes vjetore qe sipas Inspektoriatit, Rama deklaron se nuk e ka kryer per vitin 2010 dhe per rrjedhoje ka mundur te marre nje shume prej 90.409 lekesh.

Te ardhura te tjera, kreu socialist ka edhe ato qe i vijne nga mbledhjet e Keshillit te Rregullimit te Territorit, ne nje vlere prej 9000 lekesh. Nderkohe qe kreu i bashkise, ende ka borxhe ne banka, ne vleren prej 30.900 lekesh dhe 1859 eurosh.

Kurse shuma e tij e llogarise bankare, ka nje vlere prej 3000 eurosh. Per keto te dhena, per te cilat ne fakt, Partia Demokratike e ka akuzuar jo pak here kreun e opozites si mashtrues, pasi nuk mund te kete nje pasuri te tille, ky grup do te kerkoje edhe verifikimin nepermjet nje komisioni te posacem hetimor per Edi Ramen. Madje mazhoranca e ka akuzuar kreun socialist, se vetem per nje leje ndertimi ai merr 20 per qindeshin e vleres, cka sipas tyre, ben qe ai te kete nje pasuri sipas tyre, shume here me te madhe se sa 3000 euro dhe mbi te gjitha mos kete shtepi banimi.

Kjo nuk eshte hera e pare qe demokratet kerkojne nje komision hetimor per kreun e Bashkise Rama. Por eshte e para here qe kerkohet per pasurine e tij. Pasuria e kryetarit te PS Edi Rama, e dorezuar ne ILKP Borxhe ne banka, 30.900 leke dhe 1859 euro Te ardhura nga paga vjetore, 1.678.364 leke Pagese e lejes vjetore te pakryer 90.409 leke Te ardhura nga mbledhjet e KRRT 9000 leke

Shuma e tij e llogarise bankare, ka nje vlere prej 3000 euro.


27.Në Shqipëri, denoncimi i rastit të një aktivisti të partisë socialiste në Sarandë, i cili i kërkonte një gruaje favore seksuale me vajzën e saj 14 vjeçare, në këmbim të një vendi pune, është shoqëruar me polemike të shumta politike.
Agron Cane, i cili punonte në zyrën e deputetit socialist Koço Kokëdhima në Sarandë, u denoncua nga televizioni News 24 i cili transmetoi edhe bisedën e tij me gruan që kërkonte punë. Ai u arrestua nga policia dje.
Deputeti Kokëdhima e dënoi ngjarjen duke shpjeguar se Cane kishte për detyrë të mblidhte ankesat e qytetarëve dhe jo të ofronte punë.
Por për opozitën nuk bëhet fjalë për një rast të izoluar. Kjo ishte "emblema e Rilindjes", u shpreh në facebook kryetari i opozitës Lulzim Basha, i cili dhe sot përmes një tjetër postimi shkruan se “medalja e turpit i shkon e gjitha Edi Ramës për sistemin qe ka ngritur. Skandali i kërkimit të favorit seksual me një të mitur në këmbim të një vendi pune, ka ndodhur në zyrën e Partisë Socialiste”, nënvizon zoti Basha ndërsa akuzon kryeministrin se nuk është distancuar nga ngjarja e rëndë.
Zoti Rama reagoi më pas në Twitter duke theksuar faktin se brenda një dite policia ka bërë arrestimin, zyra e deputetit është distancuar prerazi dhe se Partia socialiste e ka përjashtuar, të akuzuarin. “E keqja s’ka parti dhe s’ka vend mes nesh”, shkruan zoti Rama ndërsa akuzon partinë demokratike për keqpërdorimin e ngjarjes përmes “një politike të vjetër e të ulët”, shprehet kryeministri.



gent


28.Partia Demokratike, nëpërmjet deputetit ,Genc Strazimiri , ka denoncuar  emërimin e ish Konsullit Drini Bello, në krye të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm për Tiranën, në strukturat e Ministrisë së Brendshme.


PD deklaron se Bello është shpallur “persona non-grata” në shtetin italian. “Në vitin 2003, me kërkesë të shtetit italian,u largua nga detyra e konsullit shqiptar në Romë, Drini Bello. Ai survejohej gjatë gjithë kohës nga policia, pasi kishte dyshime të vazhdueshme për përfshirje në trafik droge dhe armësh, duke shfrytëzuar imunitetin diplomatik dhe faktin se makina e tij ishte e mbrojtur me targa CD. Në përfundim të operacioneve të saj, policia italiane arrestoi vëllanë e konsullit, i cili edhe u dënua për trafik droge, ndërsa konsulli Drini Bello i shpallur “persona non-grata”, u shkarkua nga autoritetet tona”, – tha sot deputeti Strazimiri.

Sipas tij, ky rast është një nga skandalet e rënda të diplomacisë shqiptare që mbahet në dosjen e zezë të përfshirjes së funksionarëve tanë të jashtëm në afera e trafiqe.

Strazimiri shtoi se me Edi Ramën, Drini Bello është rilindur dhe sot ai është shefi i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm për Tiranën, në strukturat e Ministrisë së Brendshme, me detyrën e mbikqyrjes së policëve shqiptarë.

“Sipas standardeve të emërimeve të Edi Ramës, ky person ka pikërisht atë çka i duhet, ka lidhjet që i duhen, ka të shkuarën që i duhet, për të ushtruar këtë funksion kaq të rëndësishëm në policinë e shtetit. Caktimi në poste kyçe i personave të lidhur me trafikun e drogës, është bërë sipas një skeme gjakftohtë e të mirëmenduar. Ky pra është inkriminimi. Raste flagrante si këto e bëjnë të domosdoshëm dekriminalizimin dhe pastrimin e Policisë, të administratës, të Politikës”, – u shpreh deputeti demokrat.

Demokrati Gent Strazimiri u shpreh se për këtë ngjarje atë që ai e cilësoi si “të painformuarin” kryeministër, mund ta informojë Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaci.

“Ai do t’i japë më shumë informacion, pasi ka qenë jo vetëm dëshmitar i ngjarjes, por avokat i vëllait të konsullit që u kap dhe u dënua nga drejtësia italiane për trafik droge”, – tha në përfundim të tij, në emër të Partisë Demokratike, Gent Strazimiri.



papa

29.94 milionë lekë janë prokuruar nga qeveria në mënyrë të drejtpërdrejtë, pa garë, për interes të Erion Veliajt. EAG është biznesi i Erion Veliajt, për të cilin kujdeset vëllai i tij

Pas më shumë se një muaji që nga vizita e Papa Françeskut në Tiranë, forcat politike në vend kanë replikuar në lidhje me shpenzimet dhe akordimet e fondeve nga institucione të caktuara. Por, përtej akuzave, Partia Demokratike i ka konsideruar një skandal të madh përfitimet që, sipas saj, ka marrë vëllai i ministrit të Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj, nga tenderët që janë dhënë për organizimin e vizitës së Atit të Shenjtë në Shqipëri. Sipas kampit opozitar që denoncoi dje shkeljet me tenderin për dekorin e qytetit me rastin e vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, duke akuzuar për tenderim të drejtpërdrejtë për kompaninë EAG, që ka një adresë me të vëllain e ministrit Erion Veliaj. “EAG është biznesi i Erion Veliajt, për të cilin kujdeset vëllai i tij. Këto dokumente që kemi këtu të lëshuara nga QKR, dëshmojnë se në një moment të historikut të tyre, kompania GOGEL, e cila ligjërisht zotërohet nga Arbër Veliaj, vëllai i ministrit të Mirëqenies Sociale e Rinisë, ka të njëjtën adresë, të njëjtën rrugë, të njëjtën shkallë, të njëjtin apartament me kompaninë EAG, fituese e tenderit”, tha dje deputeti i PD-së, Gerti Bogdani. Duke u ndalur në shifra konkrete, deputeti demokrat u shpreh se “PD-ja e denoncon këtë rast të pastër korruptiv dhe bëjmë me dije se në ditët në vijim do të nxjerrim në dritë të tjera fakte mbi këtë makutëri të pashoqe, të pasurimit dhe abuzimit edhe me vizitën e Papa Françeskut”. Por nga ana e saj, Kryeministria i konsideron thashetheme provinciale të bëra nga demokratët. Teksa i bën thirrje asaj që të rikthehet në Parlament, Kryeministria shprehet e gatshme për të debatuar me opozitën në lidhje me sfidat reale që e presin Shqipërinë. “Përgojimi në klubin e ish-oficerëve i organizimit botërisht të suksesshëm, për pritjen e Papa Françeskut, është një tjetër dëshmi e degjenerimit politik, moral dhe madje edhe logjik të opozitës sonë. Njësoj siç ka dalë kundër çdo aksioni për vendosjen e ligjit; kundër policisë për Lazaratin e Dukagjinin; kundër INUK-ut për çlirimin e pronës së përbashkët nga zaptimet e paligjshme; kundër mbylljes së fabrikave të diplomave false; kundër operacionit për ndalimin e kapjen e hajdutëve të energjisë; sot opozita doli kundër qeverisë edhe për organizimin e pritjes së Papës. Është koha që opozita të dalë nga klubi i thashethemeve provinciale dhe të kthehet në Kuvend”, thuhet në reagimin e Kryeministrisë. Por beteja mes akuzave politike ka vijuar edhe më tej nga ana e Partisë Demokratike. Reagimin e Kryeministrisë selia blu e ka konsideruar një sulm ndaj akuzave që tregojnë korrupsionin dhe abuzimin me pushtetin. “Përballë fakteve të rënda e komprometuese, që tregojnë korrupsion, nepotizëm dhe abuzim me pushtetin, Edi Rama ka zgjedhur të sulmojë opozitën. Sulmi i Edi Ramës ndaj opozitës nuk sjell asnjë dobi publike dhe aspak transparencë, në lidhje me faktet e denoncuara nga Partia Demokratike sot. 394 milionë lekë janë prokuruar nga qeveria në mënyrë të drejtpërdrejtë, pa garë, për interes të Erion Veliajt. Është fakt që kompania që ka fituar tenderin për dekorimin e qytetit me rastin e vizitës së Papa Françeskut, kishte vetëm pak muaj që ishte krijuar, dhe nuk plotëson asnjë prej kushteve teknike”, thuhet në reagimin PD-së. Akuzat për përfitimin e qeverisë nga ardhja e Papa Françeskut shkuan edhe më tej, teksa selia blu akuzoi Kryeministrin e vendit për pasurim të tij dhe mosreagim pas përfshirjes në skandale të ministrave të tij. “Edi Rama dhe zyrtarët e tij gjetën rastin të pasurohen financiarisht. Këto janë faktet. Edi Rama premtoi se do të reagonte kur ministrat përfshihen në skandale, por mbrojtja që po i bën sot korrupsionit e bën atë dy herë përgjegjës. Sot dëshmoi se në këtë aferë ka dhe ai pjesën e tij”, thuhet në reagimin e PD-së.





30.Tom Doshi, i "forti" socialist i shpallë luftë Edi Ramës


Deputeti socialist Tom Doshi zgjodhi  për t’i shpallur luftë nga oborri i Kuvendit kryeministrit Edi Rama. Mes tij dhe Edi Ramës “nuk do të ketë paqe”

I njohur si një nga mbështetësit kryesorë të Ramës zgjedhjet e shkuara ka përdorur terma të rëndë akuzues për kryetarin e partisë së tij.

Dhe për t’i tregur Ramës se e ka betejën e humbur ka bërë paralelizma me betejat e tij me Berishën.

“Lufta sapo ka filluar” – tha Doshi dhe Edi Ramës “do ti dridhet toka nën këmbë. Edi Rama e di shumë mirë që edhe Berisha dhe Topalli nuk kanë fituar luftë me mua, e jo më Edi Rama”.

Doshi konfirmoi qëndrimin e tij në grupin parlamentar socialist por paralajmëroi tërmet në maxhorancë.

Deklarata e plote e deputetit socialist bërë sot në orën 12:00

Tom Doshi: ” Unë i kërkoj kryeministrit që t’i bëjë publike kërkesat e mia personale. Shqetësimet e mia kanë qenë për problemet që janë me bazën e Partisë Socialiste për premtimet që ai ka bërë në fushatë, që nuk ka dhënë asnjë investim për Shkodrën. I gjithë buxheti është përqëndruar në jug.

Kemi premtuar në fushatë për ujitjen e çdo bime, Në Shkodër, s’kanë ujë me pi.

Pra janë disa komuna që i kemi premtuar bashkë, dhe i kam thënë që unë nuk vi më në fushatë për t’ju kërkuar më votën nëse ujësjellësat nuk bëhen deri në zgjedhjet e ardhshme.

Do t’ja bëj me dije Edi Ramës që që sot e tutje, mes meje dhe tij nuk ka më paqe dhe do ta shohin se kush është i humbur prej kësaj situate.

Çdo gjë do t’ja bëj publike por edhe ai t’i bëjë publike ato që thotë.

Kur të flas unë, do t’i dridhen themelet maxhorancës dhe qeverisë.

Do vazhdoj të jem pjesë e grupit parlamentar. Unë përfaqësoj të gjithë elektoratin e Shkodrës. Kam 10 vjet që jam në politikë, kam drejtuar të gjitha zgjedhjet parlamentare dhe lokale dhe dihet se çfarë fitoresh ka pasur PS në Shkodër, por Edi Rama është mosmirënjohës, bukëshkelës për mua dhe ata që e votuan në Shkodër dhe do ta shohë edhe në zgjedhjet lokale.

Sapo ka filluar lufta mes meje dhe tij, nuk kam gjë personale. Ekonomia është më keq se në kohën e Berishës, por po pasurohen një grup njerëzish që ka rreth vetes.

Edhe përsa i përket drejtoreshës së Tatimeve, Edi Rama duhet të japë përgjigje publikisht për lidhjet nepotike që ka emëruar ajo në dogana, tatime, polici.

Gazetarja : Do të jeni në grupin e Partisë Socialiste?

Tom Doshi: Patjetër, përfaqësoj votuesit e PS në Shkodër. Do të jem një kritik më i aktiv se me qenë në opozitë.

Gazetarja : Jeni takuar me zotin Berisha?

Tom Doshi: S’kam lidhje me zotin Berisha. Edi Rama e di shumë mirë që edhe Berisha dhe Topalli nuk kanë fituar luftë me mua, e jo më Edi Rama. Lufta brenda llojit është si kanceri që nuk gjen shërim”.

Gazetarja : Zoti Doshi a i druheni një përjashtimi nga grupi parlamentar?

Për çfarë të përjashtohem nga grupi parlamentar. Unë kërkoj transparencë prej Edi Ramës, nuk kërkoj gjë tjetër. Transparencë, sepse ka premtuar që nuk do të ketë korrupsion, lidhje nepotike të cilat për 1 vitë e gjysëm e kanë kaluar 4 vjetëshin e parë të Berishës”.



Deputeti i qarkut të Shkodrës e nisi betejën e tij në mbledhjen e grupit të PS të 23 shkurtit 2015, ku akuzoi drejtues të lartë të maxhorancës dhe kërkoi ndryshime në qeveri. Por më pas dozat e akuzave kanë marrë përmasat e një lufte që duket që sapo ka filluar mes tij dhe Edi Ramës




edi rama3


Edi Rama, lideri i ringritjen së diktaturës





Tendencat estrravagante të sjelljes së njeiut që në fëmijërinë e vet e deri në moshën e burrëisë, janë të trajtuara si subkoshiencë e marrëzisë ndaj logjikës dhe koshiencës që i ka bërë psikoanaliza e Frojdit. Kështu e ka etiketuar një bashkëmoshatarja e kryeministrit tiparin e ekzistencës së një njeriu që mund të quhet si përfaqësuesi më tipik i forcave që kanë mbizotëruar Europën në gjysmën e parë të shekullit XX dhe që manifestohen hapur ën këtë sehkull të ri. ISIS apo modeli i kryeminsitrit ekstremist komunist grek apo sjelljet fashiste të Putinit, janë nëj risi që ka ëpr model edhe vetë kryeministri shqiptar Edi Rama.

Pohimete tij të herëpashershme kur ishte në opozitë se “duhet ndryshuar suistemi” dhe që me të ashtuauajturat “reforma” të kabinetit të tij qeveritar që kanë rënë ndesh me sjelljet europiane të s]elitës politike të kohëve moderne, po bëhen tregues i një fobie diktatoriale që ka një njeri që vjen nga asgjëja dhe ëkrkon ta çoj një vend në asgjë, veç t’i dalë marrija e vet.

Duke iu referuar Pukëvillit që thotë se : “Kush mposhtet nga dëshira që të ndodhë, ashtu siç i pëlqen atij, e lejon veten të gënjehet”, është një nga citimet që e ëprkufizon aq mirë këtë njeri që kërkon të japë në popull idetë enveriste të të thënurit “e di partia” si em thënë e di Edi Rama dhe më pas u bë ajo që në vend të gëzoheshim nga çlirimi i vendit, u pushtuam nga diktatura e paraqitur si ndryshim sistemi. Historikisht është provuar në kohë dhe në realitet se tiranët kurrë nuk vijnë në pushtet duke premtuar tirani; ata vijnë në pushtet duke premtuar shpresë dhe ndryshim, tamam ashtu siç parapëlqen të thotë faqe shqiptarëve njeriu që ua nxiu jetën këtyre shqitparëve që e zgjodhën me një milion vota.

Sa herë që vjen 20 shkurti i rrëzimit të shtatores së diktatorit, në këto dy vjet të pushtetit të sistemit të ndryshuar (?!) që nuk po dimë se çfarë ka ndryshuar për mirë s epër keq po i ërjetojmë çdo ditë, më dukets e një rikthim i diktaturës po bëhet me mjete modrene dhe me forma e mënyra që të kujtojnë lugëne floririt të ish diktatorit. Askush nuk mund të harrojë se si njeri pas tjetrit u pushkatuan intelektualët dhe deputetët, si u vranë nacionalçlirimtarët dhe u burgos fjala e lirë, se si u eleminuan njerëzit e progresit dhe u hypën në pushtet guerilasit e diktatorit që ekzekutoi kundërshtarët gjatë luftës dhe krijoi modelin e pushtetit me dorë të hekurt në emër të diktaturës së orioletrariatit.

Diktatori kërkonte gdhe gjente kundërshtarë dhe i ekzekutonte, Edi rama ëkrkon dhe gjen kundërsghtarë për ti vënë tritole dhe ekzekutuar në prita mafioze. Ndaj është e besueshme se e gjithë kjo është një sinonim i asaj që filozofët dhe psikologët e mëdhenj si F. Niçe pohojnë se “Ai që jeton me anë të luftës ndaj një armiku, ka interes të ketë gjithnjë armiq në jetë”.

Rrëmuja dhe hapja në çdo fronte e konfliktualitetit të qeverisë me popullin, krijimi i situatave të dnera të të punësuarve për t’i zëvendësuarit me militantët e partisë që kanë vjehdur votat, duket se po çon ujë në mullirit e një neodiktature që di të bëjë një mendje e mbrapsht që udhëhiqet nga pikturimi i një realiteti që nuk merret vesh edhe nga vetë ai.

Patetizmi, fjalëte rrumbullakosura si dikur në emër të popullit, fajësimi i opozitës, gjetja e Sali Berishës si tabela e qitjes, krijimi i situatave që përbytin popullit dhe të bërit qesharak me barcakletat si të vlonjatëve që e mballosën edhe me trakte, janë një pasqyer e thjeshtë e një realiteti që nuk i dihet as fillimi dhe as fundi. Një luftë e shpallur jo thjesht ndaj opozitës dhe lidershipit të tij, por edhe ndaj votuiesve të ti që po mbeten me gisht në gojë, është treguesi i një modeli jo të ndryshimit të sistemit, por të rikthimit të diktaturës që ndoshta do ta kishte për zemër edhe rikthimin e vetë diktatorit ose më keq akoma të prezantuarot të vetes si një neodiktator me kostum europian dhe me buzëqeshje me gjuhë nga pas. Tamam si thënia “Po kjo ishte loja more” që ky njeri që kapërdiset me një mion vota dhe që i kanë rënë kredencialet në fund të kazanit që është zbrazur ngfa mëbshtetësit dhe që me një meting të opozitës kupton se nuk janë thjeshtë potestues demokratë, por të pakënaqurit e të ashtuaujaturave “reforma” se si të bëhet mafioze një qeverisje.

Kush nuk i ka marrë evsh skandalet e ish diktatorit Enver Hoxha dhe që në popull thuhet shpesh se “nuk e paskemi njohur, sa të fshehtë që apskan qenë”, me të njejtin model po vepron edhe Edi Rama me Koçi Xoxen Sajmir Tahiri, me Beqir Ballukun Mimi Kodheli e me karagjozët e tipit Erjon Veliaj dhe Ilir Beqa e palaço të tjerë që bëjnë dasma e ditëlindje sheikësh si një karshillëk ndaj një populli që vuan tashmë bukën e gojës, tamam si në kohën e tollonave dhe të hëngurit të barin në vend të parimeve të marksizëm leninizmit dhe tashmë në emër të të ashtuajturave “reforma për ndryshimin e sistemit”,thotë analisti shqiptar Pirro Guremani.

Tamam një luftë e qeverisë ndaj popullit të vet duke e detyruar sovranin të kërkoja azil politikë se nuk duron dot më një njeri që qesh në një kohë që shikon se si qan populli i tij. Është rasti të kujtoj një nga personalitetet e mëdhenj të gjysmës së parë ët sheklullit XX, Mustafa Kemal Ataturku ka pohuar në një moment reflektimi të jetës së tij se, “përsa kohë nuk rrezikohet jeta e një populli, lufta është një krim”. Në fakt i rrezikuarai i parë në këtë vedn në një ëprvjetor të tillë rrëzimi të idhujve të diktaturës komuniste është vetë kryeministri Edi Rama dhe qevria e tij antipopullore.


******



Pra të dashur lexues dhe ju shqiptar të Republikës së Shqipërisë këto janë vetëm skandalet më kryesore të Edi Ramës dhe qeverisë së tij që ne nuk e meritojmë.

"RAMA IK" është zgjidhja e vetme për Shqipërinë" dhe për të gjithë shqiptarët kudo që janë....


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...