Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/03/17

HISTORIANI HAKIF BAJRAMI SHTREMBËRUESI I SË VËRTETËS

    Xhafer Leci

      Nga Xhafer Leci 


Pse H.Bajrami lavdëron Fadil Hoxhën, Enver Hoxhën, Milladin Popoviqin, Stalinin e komunistë të tjerë?

 

Me datën 8 prill 2014, pas mbarimit të lajmeve kryesore të orës 19.30, në emisionin e RTK-së, për mysafirë kishin ftuar historianin profesor dr.Hakif Bajrami, nuk më kujtohët emri i gazetarit të RTK-së, i cili i shtronte pyetjet.
      Nuk mund të heshtësh kur dëgjon se si një historian, plotësisht i njëanshëm dhe, si i tillë, shpeshherë përpiqet të na mjegullojë historinë tonë, që psikologjia, e as logjika e shëndoshë nuk i duron. Hakif Bajrami, në stilin e njohur, duke dashur t’i ngjisë vetulla, ia nxjerr sytë!” 

     Po fillojmë me Adem Demaçin, për ta vazhduar me Haki Tahen, vrasësin e Milladin Popoviqit dhe Stalinin, i cili sipas historianit Bajrami, paska dashur ta “bashkojë Kosovën me Shqipërinë!”

 

      Prof.Dr.Hakif Bajrami: Në vitin 1971, pas trazirave pranëverore të demonstratave studentore në Kroaci, Tito burgosi, shkarkoi nga puna: si Kryetaren e KQ të LK Kroacisë, Savka Dapçeviç – Kuçar dhe disa funksionarë të lartë si M.Tripallo etj., të cilët Tito i shkarkoi nga nga pozitat që mbanin, por nuk i burgosi, për të mos i bërë të mëdhenj. Ashtu veproi edhe me funksionarët e lartë serbë, më 1966. siç është rasti i ministrit të mbrendshëm, famëkeq, A. Rankoviq, S. Peneziq e tjerë. 

     Xh.Leci: Tito nuk punonte krejt kokë në vete, për atë edhe i arrinte synimet e veta politike dhe diplomatike, që ta mbajë Jugosllavinë qoftë edhe në mënyrë artificiale, por të bashkuar, sepse ai kishte këshilltarë, intelektualë, politikanë e diplomatë të fort, të cilët e mësonin-këshillonin  si: slloveni Eduard Kardel, izraeliti Moshe Pijade etj.  

 

     Prof.Dr.Hakif Bajrami: Pas trazirave në Kroaci, Adem Demaçi, në vitin 1974 pasi ishte liruar nga burgu, nuk ishte duke u marr më me politikë, nuk ishte më duke bërë asgjë, ama bash asgjë, por Demaçin e dënoi politika e udhëheqëse e Kosovës, pikërisht Mahmut Bakalli, i cili atëherë pretendonte të bëhej ministër i jashtëm i Jugosllavisë..!

    Xh.Leci: Të gjithë e dimë se Mahmut Bakalli ka qenë kuadër i përgaditur, politikan dhe diplomat i njohur jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë. Kosova në kohën kur ai udhëhiqte, është zhvilluar më shumë se kurdoherë në historinë e saj.

Në vendet komuniste politka ka vendosur shumëherë edhe për drejtësinë, por në këtë rast pak e besueshme sepse, me burgosjen e Adem Demaçit, e pabesueshme se Bakalli do arrinte të realizojë qëllimet e veta politike për marrjen e postit të ministrit të jashtëm Jugosllav!

A thua duhej pritur 15 vjet Mahmut Bakalli, që të gradohej me  postin e ministrit të jashtëm të Jugosllavisë, si shpërblim për burgun që po vuante Demaçi?! Demaçi u dënue më 1958–1961, 1964–1974 dhe 1975–1990.

D.m.th. Demaçi 13 vjet i paska vuajt burg për veprimtari politke, ndërsa 15 vjet tjera për M.Bakallin..! Kjo nuk ka ndodhur me asnjë të burgosur politik në ish Jugosllavi, që të dergjet 15 vjet nëpër burgjet jugosllave si A.Demaçi, pa bërë asgjë?!

 

      Prof.Dr.Hakif Bajrami: Ideolog kryesor për organizimin e demonstratave të vitit 1968 dhe 1981, nga dokumentet, del se ishte Adem Demaçi… 

      Xh.Leci:Organizator të demonstratave të vitit 1968  e dimë të gjithë se kanë qenë shumë, por si organizatorë  kryesorë po përmendi vetëm 2 persona: Osman Dumoshi e Adil  Pireva, ndërsa më 1981 si organizator kryesor konsiderohen se kanë qenë: Hydajet Hyseni, Bajram Kosumi e Ali Lajçi, së paku kështu kemi mësuar. Askush nuk e konteston kontributin e madh të dhënë për çështjen tonë kombëtare të z.A.Demaçit. Por H.Bajrami, si studiues e historian i profilizuar, duhet të flasë e shkruajë mbi  faktet e pakundërshtueshme shkencore dhe historike, për ta eliminuar mjegullnajën historike!  Hakif Bajrami duhet të flasë haptas, pa anime politike se kishte ideologë të tjerë para A.Demaçit, që nga historia e lashtë, të cilët kanë punuar e organizuar për çështjen kombëtare, por ne në këtë rast po flasim për periudhen e pas LDB-re. 

 

     Metush Krasniqi ka qenë më i hershëm se sa Adem Demaçi, me veprimtarinë e tij kombëtare dhe politike. Siç e dimë të gjithë se M.Krasniqi për herë të parë është dënuar para A.Demaçit, pra më 1956, dihet se viti 1956 ka qenë viti dhe koha më e vështirë për shqiptarët, aksioni për mbledhjen e armëve, shpërngulja e shqiptarëve, në mungesë të fakteve Metushi dënohet më dy muaj burg.

     Më 1958  Metush Krasniqi përsëri dënohet, por kësaj radhe me 18 vjet burg dhe lirohet pas 8 vitesh, më 1966, vit ky kur Tito shkarkoi nga funksioni kriminelin Aleksandër Rankoviqin dhe me këtë rast amnistoi shumë të burgosur politikë dhe nga kjo amnisti përfitoi edhe Metush Krasniqi.
 Po në këtë vit, pra, më 1958, për herë të parë dënohet me 5 vjet burg edhe Adem Demaçi, i cili lirohet nga burgu më 1961.

     Nga  burgosja e dy atdhetarëve dhe organizatorëve më të njohur të çështjes kombëtare, të cilët u dënuan në të njëtin vit, më 1958, A.Demaçi dhe M. Krasniqi, del se M.Krasniqi ishte për pushtuesin serb më i rrezikshëm se sa A.Demaçi, sepse Metush Krasniqi dënohet më 18 vjet burg, ndërsa A.Demaçi me 5 vjet burg. 

     Jo vetëm kaq, por Metush Krasniqi ishte shumë qendresëtar dhe besnik i fortë, për asnjë rast për aktivitetet e veta ilegale dhe të shokëve të tij, Metushi nuk tregoi dhe nuk i zbuloi shokët, sa që nga torturat më çnjerëzore fizike dhe psiqike që ushtronte UDB-a jugosllave ndaj tij, Metush Krasniqi vdiq, më sakt, u mbyt më 1986.
Mos të harrojmë se veprimtarë politikë të çështjes tonë kombëtare shqiptare për bashkimin e trojeve tona dhe bërjen e Shqipërisë Etnike, ka pasur edhe para Metush Krasniqit e Adem Demaçit, por është për keqardhje se këta, përmenden aty këtu, sa për sy e faqe nga historianët tonë me ideologji komuniste, por nuk shkruajnë për veprimtarinë e tyre atdhetare!

     Meqë jemi tek ribashkimi i trojeve tona, edhepse kishte shumë atdhetarë nga të gjitha trojet tona të  okupuara nga ish Jugosllavia, cilët po punonin për Shqipërinë etnike. Unë po përmendi vetëm dy ish të burgosur nga grupi i LNDSH-së nga Llapi. Në vitin 1953 burgoset Sabit Kapiti, profesor në Gjimnazin e  Podujevës, Shaban Shala, i cili edhe vdes-mbytet nga torturat e UDB-së e shumë të tjerë.
Po nga këta të parët që ishin me mija të vrarë, të dënuar e terrorizuar nga të gjitha trojet tona, nuk kemi si t`i trajtojmë ndryshe, vetëm si ideologë dhe prijës të lirisë.

 

     Unë, shkruesi i këtyre rreshtave, si shumë të tjerë, nëpër rrugët e metropoleve evropiane, kam brohoritur parrulla: Rroftë Adem Demaçi! Liri për Adem Demaçin!
Pse A.Demaçi nuk arriti të bëhet i pari i Kosovës, mendoj se fajin e ka vet Demaçi dhe kështu, sikur unë, mendojnë shumica e shqiptarëve.

          A matet atdhetarizmi dhe burrnia me stazhin e madh për një të burgosur politik? Mendoj se jo.

 

     Në Shqipëri ka shumë të burgosur politik, që kanë vuajtur burg me dekada, si Osman Kazazi, kryetar i Rinisë të Ballit Kombëtar për Tiranën, gjatë LDB-re, vetëm për shkak të bindjeve të tij antikomuniste të pa kompromis, ka vuajt 43 vjet burg!

 

 

               Si një nacionalist antikomunist që jam, kam disa pyetje për prof.dr. H. Bajramin:

 

 1.- Më 1966 Tito viziton Amerikën. Xhafer Deva ka organizuar protestën kundër vizitës të Titos. Ai i ka bërë thirrje qeverisë amerikane, të mos e presin Titon, me arsyetimin se populli shqiptar i Kosovës po diskriminohet. Pra, kishte një ideolog kombëtar, të cilin komunisti Hakif Bajrami e heshtë me qëllim e vetëdije të plotë. 

Pse nuk u gjet ndonjë ideolog për organizimin e një proteste kundër vizitës së Titos në Kosovë, më 1968?

 

2.- Pse nuk kishte ideolog për organizimin e demonstratave edhe në Kosovë më 1971, kur prijësit e pushtetit të atëhershëm kroat, studentët dhe populli i Kroacisë kërkonin shkëputje nga Jugosllavia, për ta mëvetësuar Republikën e Krocisë në një shtet të pavarur kroat?

 

3.- Pse nuk u  organizuan demonstrata në vitin 1974, që kishte shumë arsye, sepse me ndryshimet e Kushtetutës së Jugosllavisë, Kosova fiton Statusin e një Autonomie, por dihet se kërkesa definitive e shqiptarëve për barazinë tonë kombëtare ishte: në mos bashkimi me shtetin amë Shqipërinë, atëherë, së paku, të jetësohet  Republika e Kosovës, në kuadër të Jugosllavisë?

Autonominë e fitoi edhe Vojvodina, e cila nuk kishte punuar-skarifikuar për këtë..!

 

4.- Pse nuk kishte ideolog për organizimin e një demonstrate-protestes kundër vizitës së Titos në Kosovë më 1979?

 

5.- Pse të organizohen demonstratat e vitit 1981, menjëherë pas vdekjes së Titos? Dihet se me vdekjen eTitos, Serbia do të dominonte mbi sundimin e Jugosllavsë dhe Beogradi nuk do u jipte shqiptarëve asgjë, përpos plumbave vdekjeprurës..!

 

6.- Pse Enver Hoxha me 1981 tek pas 28 ditësh të zhvillimit të demonstratave masive në Kosovë, kur jugosllavët filluan ta akuzojnë Shqipërinë, për përzirje në punët e mbrendshme të Jugosllavisë, me të drejtë, por vetëm atëherë, me shumë vonesë reagoi E.Hoxha?

 

Historia e vërtetë nuk mund të shkruhet, vetëm me dokumentet e arkivave të okupatorit serb

 

Prof.Bajrami, sikur përpiqet ta vej në dyshim vrasjen e Milladin Popoviqit, se kinse atë e paskan vra forcat e Sigurimit sekret jugosllav, e jo patrioti Haki Taha!

 

 

7.- Pse Enver Hoxha, menjëherë pas përfundimit të LDB-re, fillon me botimin e shumë librave, jo edhe aq me vlerë, por asnjë libër nuk e botoi për Kosoven, ndërsa tek pas vdekjes së Titos, më 1982 botonë librin “Titistët”, libër ky plot gënjeshtra dhe sajesa tipike komuniste?!

 

8.- Pse pas botimit të librit “Titistët” filloi urrejtja më e madhe se kur njëherë në mes titistëve dhe enveristëve,  por edhe kundër djathtizmit shqiptar, që nuk ishte diçka e re?

9.- Pse H.Bajrami lavdëron Fadil Hoxhën, Enver Hoxhën, Milladin Popoviqin, Stalinin e komunistë të tjerë?


10.- Në përkujtim të 30 vjetorit të demonstratave të vitit 1981, në Heidelberg të Gjermanisë, më 21 maj 2011 në praninë e nja 150 veprimtarëve u mbajt një tubim. Shumica e pjesmarrësve ishin ish të burgosur politik, ndër ta edhe Adem Demaçi e Zeqir Gërvalla.
Ish studenti i demonstratave të vitit 1981, Murat Musliu, cili kishte vujatur 12 vjet burg të rënd,  ai duke diskutuar tha: „Unë jam njeni nga të parët që kam dal nga menza e studentëve në rrugët e Prishtinës, them se demonstratat u zhvilluan në mnyrë të pa organizuar, sepse nuk kishte një qendër-ekuilibër i përbashkët për një organizim si kolektivitet…„. Pohimin e zotit Murat Musliu, as kush nga të pranishmit nuk e demantoi.

Linku  http://botasot.info/diaspora/121041/tmfQV7H/

 

11.- Pse H.Bajrami për shumë veprimtarë, të LNDSH-së të pushkatuar e të dënuar me shumë vite burg, nga regjimi titistë dhe UDB-a Jugosllave, aty-këtu ndonjërit ia ka përmend emrat, por nuk ka shkruar për ta shlyer borxhin ndaj veprimtarisë së tyre atdhetare, kur dihet se ata ishin promotor e ideologë të parë të të gjitha lëvizjeve tona kombëtare, pavarësisht bindjeve të tyre ideologjike?!

 

     Mendoj se këto dhe shumë pyetje tjera janë të një rëndësie të madhe, për trajtimin dhe shtjellimin e tyre nga historianët tanë. Mendoj se historia e vërtetë nuk mund të shkruhet, bëhet duke u bazuar vetëm në dokumentet e arkivave të okupatorit serb, që shumëherë nuk i përgjigjen realitetit, sepse ato UDB-a i ka seleksionuar, përpunuar e paraqitur sipas ineresave politike për ish – Jugosllavinë dhe botën demokratike perëndimore.

 

     Prof.Dr.Hakif Bajrami deklaron: “Unë gjatë luftës së fundit kam qenë këshilltar i A.Demaçit”!

 

     Xh.Leci: Këtë e dëgjova për herë të parë nga vet goja e H.Bajramit!

Ne tash kemi mësuar se dy ish funksionarët e lartë komunistë: Azem Vllasi dhe i ndjeri Mahmut Bakalli, si këshilltarë të A.Demçit, figurojnë në listën për njohje të statusit të veteranit të UÇK-së. Emrat e këtyre gjenden në listën e Zyrës Politike të UÇK-së në Prishtinë, të cilën e pati udhëhequr Adem Demaçi.
Por nuk e kuptojmë pse mos të figurojë edhe emri i historianit Hakif Bajrami si këshilltar i Demaçit, në listën për njohjen e veteranit të luftës?!

 

     Tash lind pyetja, si spjegohet kjo që z. A.Demaçi, në shumë tubime të ndryshme, në vend dhe jasht vendit, në mesin e mërgimtarëve, akuzon titistët për shumçka? Demaçi, jo vetëm funsionarët por edhe puntorët e thjeshtë, i akuzon si bashkëpuntorë të titizmit, bile në të shumtën e rasteve pa sjellur asnjë dëshmi, ndërsa për këshilltarë i ka marrë pikërisht titistët funksionarë të rangut më të lartë në Kosovë dhe ish Federatën e Jugosllavisë!! A thua në mesin e intelektualëve enveristë dhe të tjerë që nuk kishin lidhje me enverizmin e as me titizmin, për Demaçin nuk kishte intelektualë, diplomatë e politikanë për këshilltarë, por vetëm titistët ishin të ditur e të besueshëm?!

 

     Kjo bie ndesh me parimet e Demaçit, dhe për shumëkend e pakuptueshme.

Dhe, tash për këto 15 vite vuajtje në burg, Demaçi, në vend se ta akuzonte Bakallin, ai e muar për këshilltar dhe tash don ta dekorojë me njohjen e statusit të veteranit!

 

     Ne e dimë se nga të gjitha Republikat e ish – Jugosllavisë ka pasur të burgosur politikë, por askush jo  me një stazh aq të gjatë sa z. A.Demaçi! Dua të përmendi vetëm 3 persona ish të burgosur politik, në Kroaci dy ish presidentët kroat, Stjepan Mesiq e Franjo Tuxhman dhe në Bosnje Presidenti Alija Izetbegoviq. Nejse, e dimë edhe këtë pse Demaçi nuk mundi të bëhët president i Kosovës, sigurisht, vetëm me fajin e tij, duke ia rrënuar vetëvetes kapitalin e tij politik, të krijuarr me shumë mund e sakrifica!

 

     Shkojmë më tutje, nuk dua të flas pse prof. dr. Hakif  Bajrami, i cili dikur na ishte një historian i njohur komunist, titist, i cili ka shkruar historinë jugosllave, që për ate kohë edhe e kuptojmë, por tash, kohëve të fundit, u konvertua në stalinist dhe kurrësesi nuk e kuptojmë pse nuk bënë histori kombëtare, por ideologjike!

 

      Prof.Dr.Hakif Bajrami: “Vetëm njerëzit e mëdhenj si Adem Demaçi, edhepse kanë vuajtur aq shumë burg, mund ta quajnë popullin serb popull vëlla..”!

     Xh.Leci: Pyes opinionin se a ka kuptim të quhet vëlla një popull, i cili që njëmijë vjet ka okupuar trojet tona, ka vra, burgosë, shpërngulë, masakruar e terrorizuar popullin shqiptar?!
A ka kuptim një historian vërtetë prof.dr. si H.B. me një përvojë të madhe, të bëjë shaka me njerëz që kanë vuajtur aq shumë, si A.Demaçi, por që ndoshta kanë nevojë për shërimin shpirtëror, të lënduar nga pasojat shumëvjeçare nëpër kazamatet e burgjeve jugosllave.

A ka ndonjë serb që e ka quajtë ndonjëherë popullin shqiptar, popull vëlla?

Hakif Bajrami kishte me qenë i ndershëm vetëm atëherë, kur do të fliste të vërtetën.

     Prof.dr.Hakif Bajrami: Në do letra kopje të UDB-së, që i mbante në dorë, tregonte një dokument në të cilin shkruante se: Milladin Popoviqi qenka vra vetëm një orë pas vrasjes të atdhetarit Haki Taha..! Domethanë në ora 9.00 qenka vra Haki Taha e në ora 10.00 Milladin Popoviqi!

Xh.Leci: Mendoj se ora, dita dhe viti, mund të ndodh e të shkruhet-shënohet gabimisht, ose me qëllime të caktuara të politikave, sidomos të vendeve shumë nacionale, të politizuara  dhe hasmuara në mes popujve, siç ishte ish – Jugosllavia.

Prof.Bajrami, sikur përpiqet ta vej në dyshim vrasjen e Milladin Popoviqit, se kinse atë e paskan vra forcat e Sigurimit sekret jugosllav, e jo patrioti Haki Taha!

Sepse, kinse, Milladini paska qenë pro bashkimit të “ Kosovës me Shqipërinë”.

Për vrasjen e M.Popoviqit nga Haki Taha, ka shumë dëshmi të pa kundërshtueshme.

Qazim Vula, nga Gjakova, ka qenë bashkëpuntor i mësuesit, atdhetarit  Haki Taha në vrasjen e Milladin Popoviqit. Hakif Bajrami, pse nuk e thuani të vërtetën kur e dini?!

     Pas kryerjes të atentatit, Haki Taha ndiqet nga pocilia serbe nepër rrugët e Prishtinës dhe, sipas dëshmitarëve, ai vetvritet me revolen e vet, sepse nuk ka lejuar të vritet nga dora serbe, e aq më pak të dorzohet e torturohet për së gjalli.

Ndërsa Qazim Vula kapet, dënohet dhe dërgohet për vuajtjen e burgut në Mitrovicën e Sremit. Qazimi arrin të ik nga burgu, dihen sakrificat dhe vuajtjet e ikjes këmbë me qindra kilometra, derisa arrin të kaloj ilegalisht në Shqipëri. Edhe Qazimi si shumë atdhetar të tjerë shqiptar nga trojet e mbetura jashtë Republikës së Shqipërisë, kërkonin strehim  në Shqipëri. Atje dënohet me 25 vjet burg, nga regjimi i diktatorit komunist Enver Hoxha, vetëm pse kishte qënë vëzhgues-roje e Haki Tahës në vrasjen e Milladin Popoviqit!!!

 

     Qazimi sikur ta kishte pranuar se ai  ka qenë bashkëpuntor i atdhetarit Haki Taha, regjimi  i Enver Hoxhës do e pushkatonte menjëherë, pa gjyq. Q.Vula pasi vjen nga Shqipëria në Kosovë, pas mbarimit të luftës, për mediat tona të shkruara dhe elektronike, ka folur e treguar për vuajtjet dhe sjelljet shtazarake, që i kanë bërë atij pushtetarët komunistë në Shqipëri, nëpër burgje, duke e akuzuar pse e kanë vra Milladinin, “mikun” e Enver Hoxhës..!  Këto që shkrova unë për atdhetarin Haki Taha janë vetëm dy rreshta, në krahasim me ato që ka folur- treguar Qazim Vula, e të tjerë që kanë shkruar e folur, e që din shumë më shumë se sa unë, e që mund të shkruhen libra volluminozë në lidhje me Haki Tahën.
Prof.dr.Hakif Bajrami, nëse dëshiron të mësojë më shumë për të vërtetat e kësaj ngjarje të madhe historike, nëse nuk e ka takuar ndonjëherë deri më tani, ende nuk është vonë, le të bisedojë sa është gjallë, me nipin, djalin  e vëllait  të Haki Tahës, atdhetarin dhe intelektualin e devotshëm të çështjes tonë kombëtare z. Agim Gjakova, i cili gjithashtu ka vuajt, si gjarpëri nën gur në Shqipëri, për disa dekada me radhë.

 

     Citat:

     Ja çka shkruan për Haki Tahen

“Prof. as. dr. Elmas LECI,

Drejtor i Institutit te Studimeve të Problemeve të Sigurimit dhe Mbrojtjes,Tiranë
         


 A e shiti Enver Hoxha Kosovën?!

Linku


http://www.trepca.net/2004/02/040221_el_a_e_shiti_enver_hoxha_kosoven.htm

 

      Ky është deklarimi më kuptimplotë i njërit prej liderëve më kryesor të Kosovës, Fadil Hoxhës, i cili tregon se ç’ishte Kosova për Enver Hoxhën. Këtë deklarim, (nëse e dini se ç’përfaqësonte Fadil Hoxha ) jo vetëm e ka shkruar në librin e kujtimeve, por e ka thënë në një intervistë edhe në TVSH-në tonë (nëntor 1999) dhe na e tha edhe në shtëpinë e tij, kur në verën e 1999-es ishim me Presidentin Moisiu ( ateherë ish-President i Shoqatës së Atlantikut ) me gjeneral Përllakun (Hero i Popullit), me gjeneral Bekteshin (ish-pjestar i Bujanit) e me Liri Belishovën (ish-Sekretare e Komitetit Qendror të PPSH-së).

 

Haki Taha vrau Milladin Popoviqin, mikun e Enver Hoxhës

 


          1.jpg                                     

 

                                               Haki Taha                                

Nxori nga gjiri flamurin kombëtar:”Kosova Shqipërisë. Vdekje tradhëtarëve”!

 2

       Enver Hoxha dhe revolucionari  Milladin Popoviç, Shqipëri 1943   

 



     Pytje Fadil Hoxhës:

 

     A e dini përse e vranë dhe cili e vrau Miladin Popoviqin, që Enver Hoxha i vizitoi edhe varrin kur ishte në vitin 1946-ën në Beograd?!

Atë e vrau një shqiptar patriot, Haki Taha, ish mësues. Haki Taha, para se të qëllonte, nxorri nga gjiri flamurin kombëtar, e shpalosi, ku në të, me shkronja të arta ishte qendisur: “Kosova Shqipërisë. Vdekje tradhëtarëve”! Dhe qëlloi…”. Komentet, mendoj janë të tepërta.

Të “pavërteta” e të “pa qena” i quani dënimet që jepte regjimi shqiptar i Tiranës për ata që flisnin, para viteve ’70-ta, për Kosovn e Shqiperinë etnike.

 

     Lë të hidhemi edhe njëherë në retrospektivë: Në shtëpinë e tij, në verën e vitit 1999, Fadil Hoxhës i bëra pyetjen: A kishte kontaktuar dhe a ja kishte bërë ndonjëherë prezent Enver Hoxhës, çështjen e rëndë të Kosovës? Fadil Hoxha m´u pergjigj: “Po, kam shkuar te Enver Hoxha në Tiranë, në dhjetor të vitit 1945, inkonjito, pa lejen e Titos, së bashku me Zekeria Rexhën dhe i kam shtruar si gjendjen e rëndë nën Serbi ku ndodhen kosovarët, ashtu edhe se ç’duhet të bënim. Kjo ishte bisedë shqiptarësh e, mendoj, për shqiptarët. Biseda e zhvilluar në kabinetin e Enverit, në vend që të bëhej preokupim i Qeverisë Shqiptare, kishte mbërritur para kthimit tim te Tito”!

 

     Prof.dr.Hakif Bajrami:  “Stalini ka kërkuar bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por Tito me udhëheqjen e lartë jugosllve nuk e kanë pranuar këtë..!

 

 3

Stalini dhe Enver Hoxha 


Enver Hoxha 5 herë, ka vizituar Bashkimin Sovjetik, përherë është takuar me Stalinin dhe pastaj ka botuar librin „Kujtimet“. Përherë të parë në shtator 1947, kur, pos tjerash, nikoqiri dhe musafiri  në stadionin „Lenjin“ në Moskë kanë përcjell ndeshjen e sportistëve në Spartakijad.

                                 4    

                                              Beograd qershor 1946 :Josip Broz Tito dhe Enver Hoxha        

 5

Xhavit Nimani, Mahmut Bakalli, me Titon në aeroportin – Zemun-Beograd          Fadil Hoxha dhe Josip Broz Tito



   Xh.Leci: Kjo që fletë historiani H.Bajrami, nuk qendron dhe nuk është aspak e vërtetë. Lë të na sjell dokumente, fakte e argumente, sepse me pallavra nuk bëhet historia.

 

         Ja çfarë mendonte Stalini për shqiptarët:

 

     Dialogjet e mëposhtëm janë nga bisedat zyrtare të protokollit më të lartë të zhvilluara në Kremlin, në zyrën e ish-njeriut më të fuqishëm në Rusinë komuniste dhe diktatoriale, Josif Visarionoviç Stalin.

Ajo është regjistruar gjatë takimit zyrtar në prill të vitit 1947 të delegacionit të nivelit të lartë të ish-Jugosllavisë, nën drejtimin e numrit dy të saj, Edvard Kardel, ministrit të jashtëm jugosllav, Simiq dhe ambasadorit jugosllav në Moskë, Velko Popoviq, shkruan portali “Albeu”:

 

“STALIN – Po si i keni punët me shqiptarët? Enver Hoxha sikur është ankuar për këshilltarët tuaj politikë në ushtrinë e tyre, sikur ata e dobësojnë disiplinën, apo jo?

E. KARDELI – Kjo është gjë e re për ne. Ata nuk na kanë thënë asgjë për këtë.
STALIN – Cila është origjina e shqiptarëve?
E. KARDELI – Ata janë pasardhës të ilirëve.

STALINI – Më kujtohet se Tito më ka thënë që ata janë si puna e baskëve.
E. KARDELI – Kjo është e vërtetë.

S. SIMIQI – Ka të dhëna që thonë se shqiptarët janë populli më i vjetër në Gadishullin Ballkanik. Disa fjalë prej tyre vërtetojnë që gjuha shqipe është më e vjetër se greqishtja. Fjala greke “Afrodita” është huazuar nga gjuha shqipe. Në gjuhën greke Afrodita nuk ka kuptim.
STALINI – Ky popull ka mbetur shumë mbrapa në zhvillim.

POPOVIQI – Shqiptarët janë shumë trima dhe njerëz besnikë.

STALINI – Të tillë kanë qenë tek ne çuvashët. Carët rusë i merrnin ata në gardën personale.
E. KARDELI – Tek ne, në territorin e Kosovës dhe Metohisë edhe sot jetojnë më shumë shqiptarë sesa serbë. Ne mendojmë që më vonë, kur të vendosim lidhje më të ngushta me Shqipërinë, këto territore t’ia japim asaj.

STALINI – Po si janë ndodhur shqiptarët në këto territore?
E. KARDELI – Janë vendosur në këtë krahinë në kohën e turqve. Ndërsa një pjesë e popullsisë është asimiluar.

STALINI – Po si ka mundësi që një popull me nivel më të ulët zhvillimi ka mundur të arrijë një gjë të tillë? Si shpjegohet kjo…?”

 

(Botuar në Beograd nga gazeta “Borba” më 12-13 gusht 1989 dhe në librin “Rusia dhe Kosova” të ambasadorit shqiptar Shaqir Vukaj, faqe 93)

Linku:  http://fishmedia.info/lajme/ja-cfare-mendonte-stalini-per-shqiptaret/

 

 

          Edhe një citat:

 

Dialogu i plotë i Stalinit me zyrtarët jugosllavë: Shqiptari besnik si qeni

“Stalini: Si duket ai popull është mjaft i prapambetur dhe primitiv.

Ndërhynë ambasadori jugosllav në Rusi, Vlladimir Popoviç: Por janë trima dhe besnikë të mëdhenj.
Stalini: Po, ata mund të jenë besnikë si qentë. Ajo është karakteristikë e popujve primitivë. Tek ne, ashtu besnik kanë qenë Çuvashët (popull në Rusi, me prejardhje të përzier turko-finlandezo-ugare Sh. V.). Carët e Rusisë i mbanin për roje personale…”

Linku:  http://www.rrokum.tv/?page=1,24,3530

 

        Këtu poshtë po sjellë disa të dhëna, citate

 

“Ish i burgosuri shumëvjeçar Kapllan Resuli- Buroviqi, në librin e Shani Burovi, me titull:

“BABAI I KOSOVËS REPUBLIKË – e vërteta e dokumentuar-”
Ja çka shkruan në faqe 15:
   “Këto qenë rrethanat që Kapllan Resuli, qysh në vitin 1961, aty në kampin e Çermës, me hanxharin e Enver Hoxhës mbi kokë, i lindi ideja e konsolidimit të Kosovës Republikë me vete dhe plotësisht e pavarur nga kushdo.

 

“Ne as kemi kërkuar dhe as kërkojmë rektifikim kufish” – Enver Hoxha, Moskë 1960.

 

     Kapllan Resuli jo vetëm që nuk e dinte, por as nuk i shkonte mendja se Enver Hoxha, një vit më parë në Mbledhjen e 81 partive komuniste e punëtore në Moskë, kishte deklaruar:

“Jugosllavët na akuzojnë se gjoja ne jemi “shovinist, ndërhyjmë në punët e tyre të mbrendshme dhe kërkojmë rektifikimin e kufive shqiptaro-jogosllav”. Mjaft nga miqtë tonë mendojnë dhe lënë të kuptohet se ne, komunistët shqiptarë, jemi në këto ujra.

Ne u themi miqëve, që mendojnë kështu, se gabohen rëndë. Ne s`jemi shovenistë.

NE AS KEMI KËRKUAR DHE AS KËRKOJMË REKTIFIKIM KUFISH…!”

 

     Duke mos e njohur akoma sa duhej aktualitetin shqiptar, duke mos e ditur se ideja e Kosovës Republikë ishte në kundërshtim me qëllimet jetike të klikës kriminale social-fashiste të Enver Hoxhës, Kapllan Resuli e ka biseduar parullën Kosova-republikë me organet e pushtetit dhe të Partisë së Punës të Shqipërisë, bile edhe me shefin e kundërzbulimit, kolonelin e Sigurimit Shqiptar, Skënder Backa, prej të cilëve kërkon edhe leje..!

 

       Prof.dr.Hakif Bajrami: Lavdëronte  luftëtarët shqiptarë komunistë se si e kanë luftuar fashizmin italian e nacizmin gjerman, për çlrimin e Shqipërisë, të Kosovës etj., pa përmendur asnjëherë forcat e djathta të shtetit të Shqipërisë.

 

      Xh.Leci: Z.  Bajrami e dinë shumë mirë por nuk e thotë, se ishin pikërisht forcat e para shqiptare ato të Qeverisë së Mbretit,  Ahmet Zogu, të cilat filluan luftën kundër fashizmit italian dhe nacizmit gjerman, për mbrojtjen e Shqipërisë, me të gjitha mundësitë, luftuan me ato forca ushtarake e policore që kishin si: gjeneral Abaz Kupi, kolonel Muharrem Bajraktari e shumë oficerë të tjerë të ushtrisë dhe të policisë, në shumë fronte, anë e mbanë Shqipërisë.

Gjermania ishte okupatore e Serbisë dhe Greqisë, por jo e Kosovës dhe Shqipërisë, bile Gjermania e bashkoi Shqipërinë me Kosovën. Kjo është e vërteta, shoku prof.dr. Hakif Bajrami.

 

     Ata që mbollën dhe ndezën  vëllavrasjen në mes të majtës dhe të djathtës shqiptare, në Shqipëri, ishin Milladin Popoviqi, Dushan Mogosha, Svetozar Vukmanoviq-Tempo, etj. Përveç fjalëve të malit gjatë luftës në Shqipëri në mes Enver Hoxhës dhe Milladin Popoviqit, asnjëherë asnjë dokument nuk e kemi pa të figurojë ndonjë marrëveshje e nënshkruar në mes E.Hoxhës dhe M. Popoviqit, se Kosova duhet t`i bashkohet Shqipërisë..! Milladini nuk ishte hiç më pak se një agjent jugosllav, i dërguar nga Beogradi në Shqipëri, me misionin për ta hasmuar popullin shqiptar, që të hapin luftë vëllavrasëse, kundër njëni tjetrit dhe këtë mision shumë qëllimkeq  Milladin Popoviqi, Dushan Mugosha etj. me shumë sukses e realizuan..!

 

  6                                      7

Miladin Popović në këmbë, Dušan Mugoša ulur (majtas) Svetozar Vukmanović-Tempo                                                                                         

                                                                    

                                                              

     As për atë kohë derisa Milladin Popoviqi, punonte si funksionar i lartë në Kosovë, nuk e ka përmend në asnjë tubim apo konferencë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Kjo është një sajesë, një trillim i qëllimshëm i komunistëve në Shqipëri dhe i tellallëve,të Enverit në Kosovë, për ta justifikuar miqësinë fatale të Enver Hoxhës me agjentët jugosllavë, Mugosha, Popoviq dhe të tjerë, të cilët e degjeneruan luftën çlirimtare në luftë civile në Shqipëri.

 8   9   10 

Franklin  D.Roosevelt       Winston  Churchill           Adolf Hitler

Dhe, për fund u themi: Mjaft më me përralla të gjithë atyre pseudohistorianëve, të cilët përpiqen ta shtrembërojnë pa fakte historinë tonë të vërtetë, për interesa të veta dhe të bashkëmendimtarëve të tyre.

“ZËRI I ÇAMËRISË”, ME ÇAMËRI TË CUNGUAR


cam5

















Nga  Prof.Dr.sc.Rasim Bebo


Si mund të injorosh veten tënde, si mund të cungosh Çamërinë, në një copë Çamëri perëndimore, vetëm përgjatë bregut të detit Jon, në një rrip toke nga Preveza në Konispol?… Si mund t’i vësh kufirin dhe emrin Çamëria, një sipërfaqje rreth  10% -15% dhe t’i lësh Greqisë të gjithë Çamërinë-Epir, me Janinën, Voshtinën, Dodonën, Konicën, Artën, Pilipjadhen, Mecovën, Grebenenë, Kosturin, Follorinën etj.  Ne e mirëpresim dhe gëzohemi për gazetën e Çamërisë, por zotërinjtë që e drejtojnë këtë gazetë, duhet të jenë shqiptarë patriotë dhe jo të kthehen kundra kombit shqiptar në favor të grekut. A mundet valle të ndash një pjesë të Maqedonisë dhe ta quash sllave, ose një pjesë të Kosovës nga vetë shqiptarët?…  Jo, kjo nuk duhet të ndodhë kurrë. Në gazetë shkruhet mirë duke e cilësuar Çamërinë / Epir, ose Epiri – Çamëri, domethënë se Çamëria është një me gjithë Epirin. 

Në “ZËRI I ÇAMËRISË”, The voice of Çamëria – Gazeta që afron dhe bashkon shqiptarët, doli me Nr. 1 – New York – në dhjetor 2014,  në faqen e parë është portreti i vajzës çame, “Çamja e Bukur” nga Kolec Traboini, ndërsa në fund të faqes së gazetës, gazetaria, Z. Dorina Arapi, shpalos shtëpinë e Faik Konicës dhe në krahë të saj, nxjerr një hartë të zvogëluar të Çamërisë – Epir. Këta janë disa publikues, që padashur i kthejnë thikën kombit edhe në trojet tona që vazhdojnë të mbeten të pushtuara.  Për herë të parë janë  botuar dy harta të tilla  në gazetën “Illyria” të datës 14 shtator 2009 me një artikull të Naun Priftit, “Shpërngulja e popullsisë çame dhe historia e një batalioni të harruar”,  f. 36. Më vonë më datën 1 mars 2010, po te kjo gazetë, botohet artikulli nga Almoz Dojaka“Çështja Çame përmes standardeve të BE-së”, f. 19. A nuk është kjo një politike deshqiptarizuese që Çamërinë – Epir e quan Greqi. A i falet Naun Priftit dhe Almoz Dojakës, të cungojnë Çamërinë?… Unë, në prill të vitit 2010, shkrova artikullin “Çamëria e Cunguar” për shkak të tronditjes, nga këta dy zotërinjtë të helenizuar prej Janullatosit.

 

                          cam1   cam2

                   Harta e Naun Prtiftit (1)                                  Harta e Almoz Dojakës (2)

         Sami  Frashëri në “ fjalorin e përgjithshëm të historisë dhe gjeografisë”  (Kamus ul – Alam), në vitin 1889, thotë: “Krahina e Çamërisë bën  pjesë në vilajetin e Janinës. Sikurse shihet në hartën e Çamërisë, vilajeti ndahet në 4 sanxhaqe, i Janinës,Thesprotisë, Prevezës dhe i Artës, ka 19 kaza, 10 nahije dhe 1579 fshatra.”

 

         cam3 cam4

 

 

Dijetari Ekhart e quan Janinën “Kryeqyteti i fiseve Çame”. “… Kur dola përballë limaneve të Artës, shtrihet toka e Pirros, e Skënderbeut, dhe e Ali Pashë Tepelenës. “… Nga pikëpamja topografike, Epiri që  quhet  Çamëri dhe Shqipëria Jugore, me qendër Janinën, formojnë një tërësi të pandashme të pjesës tjetër të vendit tonë. Mëso Z. Naun Prifti, ti Almos Dojaka dhe të tjerë filogrekë  që mendojnë  si ju, që i ktheni thikën vetes tuaj, se Gjeneral Ernesto Telini u vra për Çamërinë, të cilën synonte ta fuste Brenda kufirit shqiptar. Ndërsa ju e copëtoni, sepse vazhdoni ende me kohën e Enver Hoxhës që urrente çamët dhe Çamërinë.

cam5

Ç A M Ë R I A:

(Kjo hartë është botuar para vitit 1912, kur kanë qenë të 4 vilajetet, prandaj  nuk janë në të nënprefektura e Follorinës dhe e Kosturit, se ishin në vilajetin e Manastirit).

 

Ku qëndron Greqia?  Shiko hartën e marrë nga enciklopedia Amerikane. Volumi I 13, f. 377, botimi 1828, korrigjimi 1971, tregon shtetin grek që fitoi pavarësinë  më 1826, në saje të shqiptareve, ku kufiri i Greqisë veriore kalon:  në jug të gjirit Prevezës, ose të Çamërisë – Epir, në jug të Thesalisë dhe në veri të Eubesë. Kjo ka qenë Greqia nga viti 1826 deri në nitin 1913.   

 cam6

            Greqia, putanë e dy kurvarëve të mëdhenj të Lindjes dhe të Perëndimit, sipas Robert Kapllan, me armën e  dinakërisë së saj, si e quan Faik Konica, si “kurvë e përkryer”, ktheu konferencën e Londrës në pushtim të tokave shqiptare, e cila u krye edhe me tradhtinë e vet krerëve shqiptarë. Kaloi një shekull nga ky copëtim i Shqipërisë, dhe Greqisë i është hapur oreksi i madh, nga joshja që i bën qeveria shqiptare, nëpërmjet komisarit grek në Tiranë Janullatos. Dhe së fundi:  “Vetëm nacionalizmi e shpëton kombin shqiptar”,  thotë Avdi Baleta.

            Zotërinj që merreni me botimin e gazetës “Zëri i Çamërisë”, mos lëshoni tableta helmi të sheqerosura, për ti bërë qejfin grekut. Ju, si drejtues të shtypit, duhet të ndjeni përgjegjësinë ndaj atdheut.

                                    

2015/03/16

Ribotohet libri i shkrimtarit për fëmijë, Rexhep Hoxha,“Lugjet e Verdha”





Rexhep Hoxha (1929) lindi në Gjakovë. Shkollën fillore dhe te mesmën(Normalen) i kreu në vendlindje, ndersa albanologjinë e studioi në Beograd.

Rexhep Hoxha.jpg


Ka punuar si mësues në Pogragjë të Gjilanit, për të vijuar më vonë si profesor në Normalen e Gjakovës, atë të Prishtinës, në Gjimnazin e Mitrovicës si dhe në shkollat Pedagogjike në Gjakovë e në Prishtinë. Rexhep Hoxha, ka punuar në gazetën " Rilindja", në Radio Prishtinë si dhe ka qenë anëtar redaksisë në revistën për fëmijë "Pionieri". Me shkrime letrare ka fillue të merret si nxënës i Normales së Gjakovës. Ka shkruar poezi, prozë për të rritur e fëmijë dhe kritikë letrare. shkrimtari Rexhep Hoxha është autor i mbi 40 librave letrare.

Në vitin 1953 boton librin e parë me vjersha .“Gjethet e reja”, ndërsa në vitin 1959 boton romanin e parë për fëmijë në gjuhën shqipe në Kosovë, “Lugjet e Verdha”. Ka botuar edhe vëllimet me poezi: “Mbi krahët e fluturës” (1959), “Vjersha” (1963), “Lulet e frashënjetit” (1965), “Pika vese”, (1966), “Qielli e poeti” (1971), “Vargu idhnak” (1971), “Lulëzo, vendi im”, (1973), “Zëri i pyellit” (1974), “”Micimiri” (1976), “Tokë trëndafililash” (1976)... Gjithashtu ka botuar vëllimet me proza: “Gecatarët” (1969), “Pipereku” (1975) dhe romanin “Verorja” (1983). Përveç këtyre veprave, ka botuar edhe disa publikime kritikash: “E po ku jemi” (1972), "Shpata e Aliut dhe Gjuha e Sadiut" (1991), "Allahu e shpëtoftë Kosovën" (1996) dhe " Kosova dhe lajkat" (1996) e shumë të tjera.



Këto ditë, pas shumë botimeve dhe ribotimeve gjatë kohës, me lejen dhe pa lejen e autorit, pas pesëdhjetë e gjashtë vjetësh, doli nga shtypi, libri i shkrimtarit për fëmijë, Rexhep Hoxhës, ‘Lugjet e Verdha’, pjesa e parë.

Front Cover

Botimin e parë romani për fëmijë “Lugjet e Verdha” e pati në vitin 1959, nga Ndërmarrja Botuese, Rilindja, në Prishtinë, dhe po atë vit për ‘Lugjet e Verdha’, shkrimtari Rexhep Hoxha e fiton shpërblimin e parë letrar, “Shpërblimin e Dhjetorit”, i cili ishte shumë i rëndësishëm edhe për vetë kuptimin e tij, e cila kishte të bënte me Konferencën e Bujanit, ku, sipas asaj konference, pas Luftës së Dytë Botërore, Kosova duhej që t’i bashkohej Shqipërisë.


Tani libri është botuar nga Shtëpia Botuese, “Lugjet e Verdha”, nga Prishtina.


Në një prononcim djali i prof.Rexhep Hoxhës, ka thënë se vetëm  Shtëpia Botuese, “Lugjet e Verdha”, Prishtinë.e ka të drejtën e botimit të veprave të shkrimtarit Rexhep Hoxha.


:::::::::


Në 40 veprat e mia, shprehet autori Rexhep Hoxha, unë jam vetë natyra, shpirti dhe gjaku i tyre. I patundur si vetë gjithësia, jam shkrimtar me rrënjë në tokë, dhe lis me degë në hapësirë. Shkrimtari është ndërgjegjja e kombit. Ai për asgjë as nuk shitet e as nuk blihet. Shkrimtari pa ndërgjegje është asgjë! Unë edhe në moshën 85 vjeçare, bëj punën e shkrimtarit.
Rexhep Hoxha në librin e tij, “Moral pa Moral”, shkruan; s´mund të heshtë, sa herë rinia jonë, e ardhmja e kombit, lulja e kombit, keqpërdoret deri në mjerim, me lavde, mashtrime, e premtime boshe. Nuk është e paqëllimshme, që rubrikat e kulturës sakatosen me promovime librash gjithfarë. Në Kosovë shprehet Rexhep Hoxha, ka protesta qesharake, dhe patriotizëm mashtrues. Mirëpo, Kosova herët a vonë do ta merr veten, dhe do të ngritet guximshëm, kundër të gjitha llojeve të poshtrimit, dhe të tragjizmit që i bëhen Kosovës. E ardhmja është e pandalshme. Atë s´mund ta ndalin as rëniet historike, dhe as rëniet shoqërore, shprehet klasiku i letërsisë sonë, Rexhep Hoxha.



Në një vend të vogël si Kosova, ku natyra sajoi një bukuri, dhe pasuri të veçantë, në Gjakovën e Dardanisë së lashtë, u lind poeti, kritiku, dhe eseisti, Rexhep Hoxha, autor i 40 veprave letrare. Biri i Gjakovës, dhe i Kosovës intelektuale. Shkrimtari Rexhep Hoxha, edhe në moshën e tij tani 85 vjeçare, nuk tërhiqet nga betejat, për një shoqëri të lirë, për një art të lirë, për një Kosovë me punë, dhe të lumtur.
Nuk jam johistorik. Jam i mbrujtur me idealet më të përzemërta të Rilindjes Kombëtare. Mesazhi i Rilindjes kombëtare rri në gjithë shpirtin dhe qenien time. Rruste, Jam një çik Promethe, dhe jam pak sa biblik. Me këtë dua të them se, jam autor i dy veprave të para letrare në Letërsinë Shqipe në Kosovë, të shekullit njëzet. Jam autor i librit të parë me poezi, “Gjethet e reja”, botuar në vitin 1953, dhe autor i romanit të parë për fëmijë, “Lugjet e verdha”, botuar në vitin 1959.
Rexhep Hoxha u lind në vitin 1929, në Gjakovë. Shkollën fillore dhe Normalen e kreu në vendlindje, ndërsa Fakultetin Filozofik, Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Beograd. Rexhep Hoxha është shkrimtari dhe poeti më idhnak, më i guximshëm, dhe me kulturë të theksuar, për ta çliruar prototipin e ndërgjegjes në letërsi.



Ky krijues i  mbi 40-të veprave letrare për asnjë çast të jetës së tij, nuk është më pak se Naim, më pak se Deradë, më pak se Kosovë. E them këtë se Rexhep Hoxha mbetet prijës i një populli të tërë, në poezi, kritikë, dhe në fjalën e tij kryengritëse. Ai mban guximshëm fenerin për një krijimtari ndryshe, jo të përvajshme e moralisht të ndotur, dhe të rënë. Në mesin e shumë poezive të Rexhep Hoxhës, është edhe poezia e tij, Gjuha Shqipe” e botuar dhe e ribotuar me dhjetëra herë, në Libra e leximit, në të gjitha shkollat e ciklit të ultë dhe të mesëm, në Kosovë e më gjerë.

Gjuha Shqipe

Kodrisha brigje,
Prroje,burime,
Dinë gjuhën shqipe
Të nës sime.

Rrypira , gryka
Suka, rrënime
E flasin gjuhën
E nënës sime.

Në pyje zabele
Shullane, rripe,
Ligjëron bilbili
Në gjuhën shqipe.

Çdo gur i vendit,
Çdo lule e bime
Din gjuhën shqipe
Të nës sime.

Rexhep Hoxha në jetën e tij ( tash 86 vjeçare ) është në betejë me disa detyra me veten e tij; Një, të mos heshtë para grupeve dhe klaneve, që sakatosin letërsinë. Dy, të ballafaqohet dhëmbë për dhëmbë me heshtakët dhe të patalentët. Tre, gjuha dhe fjala të mbeten të parat. Pa këtë vizion, pa këtë forcë, shprehet shkrimtari Rexhep Hoxha, nuk do i jepnim formë të ardhmes sonë.


 Ky trefish hero i guximshëm i Rexhep Hoxhës, nuk është i panjohur dhe i papranuar në Kosovë e më gjerë. Kritika e sinqertë dhe heroike e shkrimtarit Rexhep Hoxha, është për t´u vlerësuar. Në librin “Fjala e lirë”, ai s´kërkon përsosmërinë e moralit tek krijuesi, por procesin e arritjes në kulturë, angazhimin për një kulturim poetik. Shumë shkrimtarë të Kosovës, karshi Rexhep Hoxhës, këtij burri të përkushtuar të artit dhe të fjalës, dukeshin s´i femra në faj, ( në një kohë ) që s´dinin çka të bënin me veten e nënshtruar. Rexhep Hoxha, ky shkrimtar rebel kundër shkrimtarëve udbash, dhe të pamoralshëm, e meriton shembëlltyrën e heroit të mirëfilltë të penës.

Rexhep Hoxha nuk pranoi çmimin “Azem Shkreli”. Duke e njohur mirë Azem Shkrelin, ( ish nxënësin e tij ) Rexhep Hoxha me rastin e refuzimit të çmimit "Azem Shkreli" shprehet; “Shpirti, nderi, dhe karakteri im nuk e pranojnë çmimin me emrin e tij. Ore, me shkrimtarin merr frymë kombi. Ai për asgjë nuk shitet e as nuk blihet”.

Fytyra burrërore e Rexhep Hoxhës, i ngjan Qabratit, Pashtrikut, Karadakut dhe Lypotenit. Ky shpirt poliedrik i kulturës sonë, është Molibdeni pellazgo-iliro-shqiptarar. Rezet e të cilit, janë dritë, ajër, gjithësi. Shkrimtari Rexhep Hoxha, përfaqëson yndyrën e dheut dhe të tokës pranverore të Kosovës. Në librin, “Me sy kah Parnasi”, Rexhep Hoxha shkruan;

As vetë s´e dij pse kot rrugëvet po sillem
Pa kurrfarë qëllimi – pa drejtim askund!
Nër rrugë t´qytetit m´duket se po hidhem
Sikurse Kolombi n´oqean t´pafund

Andërr apo zgjandërr jam? – e pyes vetvetin
Hap pas hapi e ha rrugën time të kot;
Nëpër sfera të nalta mendimet më tretin
Edhe m´duket sikur jam n´një tjetër botë

Nësa do gjethe po luejshin valle në trotuar
Ofshe! Një djalosh u gjuejt nën limuzinë
Me turr vrapuen njerëzit t´shikojnë sa më parë
Se si puthet Njeriu n´tokë me tragjedinë.

Rexhep Hoxha, ky njeri zëplotë i fjalës së shkruar, autor i 40 veprave letrare, brenda ka një Kosovë dhe Shqipëri epiko-lirike. Çdo varg në poezinë e Rexhep Hoxhës, është gjak prej shpirti. Nuk ka një të parë në Kosovë, që është përfaqësuar në librat e leximit dhe në literaturë për edukimin e brezit të ri në Kosovë, Maqedoni, dhe Mal të Zi, sa shkrimtari, Rexhep Hoxha.



                                       REXHEP HOXHA, DUKE PRANUAR ÇMIMIN LETRAR “ESAD MEKULI”



Harrimi është i rëndë për çaste të parëndësishme, e lëre më, të harrohet historia, gjuha, shkrimi. Harrimi është vdekje e dijes, thotë një fjalë e urtë shqipe. Prandaj, krijimi, është lëvizja përpara, borxhi ndaj jetës që po jetojmë, dhe ndaj të ardhmes.

Në të gjitha betejat për artin, kulturën, dhe letërsinë, Rexhep Hoxha nuk ishte vetëm, ai me vete kishte rininë, dhe të vetët e tij “rebel”. Librat e tij: “Shqipori”, “Fjala e lirë”, “Me sy kah Parnasi”, “Vargu idhnak”, “Urithi i verbër i Ezopit”, “Moral pa moral”, “Në krahët e këngës”, “Shpata e Aliut dhe Gjuha e Sadiut”, dhe me dhjetra vepra të tjera letrare, shkrimtarin , Rexhep Hoxha, për asnjë çast nuk e lënë të kotet,shkruan në mes tjerash poeti shqiptar Rrustem Geci.

Fjala e lirë në kohën time, rrëfen shkrimtari Rexhep hoxha, ishte e plagosur rëndë nga cenzura dhe cenzorët. Në shtyp, në mjetet e informimit, dhe në disa intitucione kulture, cenzor ishin shqiptarët, mjerisht, disa ishin edhe shkrimtar. Fjala shqipe ishte pak shqipe, sepse , ishte e cenzuruar aq shumë nga serbishtja, dhe botimet, pjesa dërmuese e tyre ishin përkthime.



Me 12 gusht, 2014, unë isha në vizitë në shtëpinë e Rexhep Hoxhës në Prishtinë. Ishte mbrëmje. Mbrëmje vere. Djali i tij prof. Shpend Hoxha, na pret ngrohtësisht. Është çast i bukur që jeni në shtëpinë tonë, na thotë Shpendi. Pasi ia dhuroj librin tim “Heroika”, tema e letërsisë është e pashmangshme. Unë jam thotë Rexhepi, ende në natyrën time të gjallë. Karakteri im nuk i do gënjeshtrat, as mashtrimet,thotë miku im poeti Rrustem Geci.



Unë e kam thënë edhe te libri, “Fjala e lirë”, edhe te libri “Shqipori”, edhe te libri, “Shpata e Aliut dhe Gjuha e Sadiut”, edhe te librat e tjerë, se letërsia hapësirën e ka ma të gjerë, më të thellë, dhe më të përtejme. Shkrimtari është libri, dhe libri është letërsia. Vepra e klasikut të letësisë sonë, Rexhep Hoxhës, është e gjerë, dhe ajo do një studim më të përkushtuar. Eseja vazhdon!.. Shëndet dhe sukses, shkrimtarit, Rexhep Hoxha!..

Poezi nga Fjolla Qorraj : Rrjedhat e Kosovës

Fjolla Qorraj


Poezi nga  Fjolla  Qorraj 



Rrjedhat e Kosovës 


 (Dëshmorit  të kombit,xhaxhait tim -  Ismet  Qorraj)



Mars

Viti ‘89

Flinin në një dhomë

10 fëmijë

si në një zemër

mbi  katër  shtrate

të mbulur me jorgan


E kishin mall shtojën

nga tranditja e hapave

të policëve serb

mbi kalldrëm….


Babi kujton të kaluarën

plagët e vjetra

vrasjen e vëllait të tij të vogël

nga serbët

copat e misrit

Flamurët….


Kanë kaluar  shumë vjetë

Zemra kapton malet

dhe e ndjejë  vetën

të  lirë

të re

të fortë

ashtu  si Dielli që nxe’

Tokën pranverore


të lirisë.


Xhaxha Ismet

Flamur i fronteve

Ylber i horizonteve

ti ishe i zoti

e durove etjen...


Ismet

furtunë e fllad i zemërçarës

shndërrim i buzës së beharit

Ti çel si lule

shpërthen si rrëmet

mëkon plagët e Nënlokës

në mes kaq këngësh

në mes kaq dhembjesh

si lumi 

si era si gjaku

Liria shpërtheu te praku

me besë e shpresë

të ndjejë në shpirt

se unë mbesa yte

borxh ta kam

me krahërorët masivë

në rreshtat e mëdhenj

të detit tekanjoz...

Shkencëtarët zbulojnë zonat më të ndjeshme në trupin e femrave

Kërkuesit kanë arritur të zbulojnë se cilat pjesë të trupit të femrës janë më të ndjeshme dhe sesi mund të stimulohen ato


Studimi

Kërkuesit kanë arritur më në fund t’i përgjigjen pyetjes se çfarë e “ndez” një femër. Një studim i ri ka analizuar efektet e prekjes së lehtë, asaj më të fortë dhe dridhjes në trupin femëror për të zbuluar ekzaktësisht ku janë zonat më të ndjeshme.
Hulumtuesit arritën në përfundimin se për prekje të lehta, qafa ishte zona më e ndjeshme, për prekje më të fortë dy zonat kryesore ishin thithat dhe klitori, ky i fundit ishte gjithashtu zona më e ndjeshme për dridhje.
Përfundimet japin një ide të qartë sesi femrat ndizen seksualisht. Grupi i kërkuesve tha se puna e tyre mund të ndihmojë në fushën e operacioneve plastike për rindërtimin e gjoksit apo në ndërrimin e gjinisë.
Hulumtuesit kanadezë nga Universiteti i Kebekut në Montreal analizuan tridhjetë femra të shëndetshme nga mosha 18 deri në 35 vjeçe.
Shkencëtarët u kërkuan pjesëmarrëseve në studim të shtriheshin dhe të mbuloheshin me çarçaf, ndërkohë që ishin plotësisht të zhveshura. Ato u pajisën me syze që nuk i lejonin të shikonin gjatë kohës që kryhej testi. Më pas kërkuesit përdorën instrumente shkencore për të aplikuar forma të ndryshme të prekjes. Ata e kryen çdo stimulim për 1.5 sekonda dhe pas pesë sekondash e pyetën gruan se çfarë kishin ndier.
Ky është i pari studim i këtij lloji. Ai u përqendrua veçanërisht te femrat në moshë të re, duke qenë se ato janë më aktive seksualisht.
Pak studime kanë eksploruar aftësinë ndjesore në zonat e trupit femëror, por të dhënat e marra nga ky studim do të shërbejnë si kushte standarde klinike për operacionet gjenitale, të gjoksit dhe të plakjes.
Në përfundim u zbulua se nivelet e ndjeshmërisë varionin shumë në varësi të shtypjes që përdorej. Të dhënat treguan rezultate të ndryshme për modalitete dhe zona të ndryshme të trupit.
Si e zbuluan?
Shkencëtarët u kërkuan femrave që të zhvisheshin dhe të shtriheshin në një tavolinë mjekësore të mbuluara me një çarçaf. Më pas ata përdorën stimulime për 1.5 sekonda dhe pasi pritën pesë sekonda i pyetën pjesëmarrëset në studim se çfarë ndjesie u shkaktonte.
Shkencëtarët gjithashtu analizuan vëllimin e gjoksit, treguesin e masës trupore, kontraceptivët hormonalë, ciklin menstrual dhe orientimin seksual, dhe u shprehën se këto nuk ndikonin në përfundimet që dolën.
Gjenitalet ishin zona më e ndjeshme për prekje që ushtron presion dhe për dridhje, krahasuar me prekjen e lehtë, të cilës deri më tani i ishte dhënë një rol interesant në aktivitetin seksual.
Pjekuria seksuale dhe vëthët në trup mund të kenë një lloj ndikimi, sipas shkencëtarëve. Ata zbuluan gjithashtu se pjesë të ndryshme të trupit nuk u përgjigjen njëlloj testeve të ndryshme dhe se stimulimi seksual rrit kufirin ndijor dhe ata dyshojnë se operacionet plastike mund të ndryshojnë ndjeshmërinë e lëkurës.
Skuadra e kërkuesve mendon se duhen më shumë kërkime në këtë fushë, për të ndihmuar me problemet seksuale të femrave, edhe pse ata pranojnë se studimi kishte disa mangësi. Këto zbulime u japin deri diku të drejtë atyre që ankohen për probleme pas operacioneve plastike.

Albert Einstein sinonim i gjeniut



Amerika i jepte mirëseardhjen shkencëtarit që një herë e përgjithmonë kishte ndryshuar mënyrën tonë të perceptimit të hapësirës, kohës dhe universit. Dhe që prej pak vitesh – domethënë që kur kryevepra e tij, teoria e përgjithshme e relativitetit ishte demonstruar prej vëzhgimeve astronomikë të dy ekipeve të pavarur studiuesish britanikë në 1919 – ishte rishfaqur në qendër të skenës, nga qarqet akademikë, në shtypin ndërkombëtar

Anija nuk kish përfunduar së ankoruari në New York, në pasditen e 2 prillit 1921, kur një turmë gazetarësh, fotografësh dhe kameramanësh rendën të hipin në bord. Preja e tyre, Albert Einstein, i priste në këmbë, mbi urë. Ishte në vizitën e tij të parë në Shtetet e Bashkuara: mbante veshur një pallto leshi të errët si dhe një kapelë që vetëm pjesërisht ia fshihte flokët e thinjur. Në njërën dorë mbante një llullë, ndërkohë që me tjetrën shtrëngonte një kuti violine. “Duket si një artist”, shkruante të nesërmen The New York Times. “Por poshtë flokëve të shpupurisur ka një mendje shkencore, deduksionet e të cilës kanë shushatur mendjet më të mira të Europës”.

Kështu Amerika i jepte mirëseardhjen shkencëtarit që një herë e përgjithmonë kishte ndryshuar mënyrën tonë të perceptimit të hapësirës, kohës dhe universit. Dhe që prej pak vitesh – domethënë që kur kryevepra e tij, teoria e përgjithshme e relativitetit ishte demonstruar prej vëzhgimeve astronomikë të dy ekipeve të pavarur studiuesish britanikë në 1919 – ishte rishfaqur në qendër të skenës, nga qarqet akademikë, në shtypin ndërkombëtar. Në atë kohë Einstein ishte një dyzetëvjeçar tërheqës, me maniera plot mirësjellje dhe joformale, dhe me zërin e qetë që shpesh herë dhe papritur i linte vend një të qeshure bombastike. E ardhmja e tij ishte në Amerikë, por e shkuara e tij kishte rrënjë të forta në Europë: në Gjermani, në Zvicër… dhe në Itali.


Me autizëm?

I lindur në 14 mars 1879 në Ulm, në Gjermani, në një familje hebraike të borgjezisë së mesme, Albert Einstein ishte ende në pelena kur, në 1880, prindërit u transferuan në Mynih, aty ku babai Hermann kishte hapur së bashku me vëllanë e tij Jakob një kompani inxhinierie elektrike dhe hidraulike. Në fëmijërinë e hershme Albert kishte probleme të kuptuari dhe shqetësoi seriozisht familjarët e tij, që druheshin se mos ishte i vonuar: në fakt mësoi të flasë vetëm kur ishte 3 vjeç dhe nuk bashkohej me bashkëmoshatarët, por preferonte të luante i vetëm. Ndonëse zakonisht ishte i qetë, shpesh herë bëhej pre e teprimeve të zemërimit. Disa studiues kanë hedhur kohët e fundit hipotezën që Einsteini i vogël vuante nga një formë e lehtë autizmi, apo një patologji e ngjashme e quajtur sindroma e Asperger, por kjo diagnozë e bërë në distancë kohore është e diskutueshme. Pas këtyre problemeve të fillimit, fëmija u rrit normalisht, bashkë me motrën e vogël Maja, në një ambient familjar të qetë dhe të pasur me stimuj kulturorë.

Në 1886 Albert nisi të frekuentojë shkollën fillore publike në Milano, dhe dy vjet më vonë u rregjistrua në Gjimnazin Luitpold, në qytetin bavarez. Ndryshe nga një legjendë dashakeqe që e paraqet si një student shumë të keq, rendimenti i tij shkollor ishte gjithmonë i mirë, ndonëse është e vërtetë që i riu Einstein ndihej jo mirë me autoritarizmin në shkollat gjermane të kohës, dhe disa sjellje të tij irritonin ndonjë profesor.

Fazë mistike

Në kohën e lirë, Albert kultivonte pasionet e tij të mëdhenj: violinën dhe algjebrën, por edhe leximin e librave të filozofisë, mes të cilave Kritika e arsyes së pastër e Immanuel Kant. Dhe që nga 1890 kaloi për një vit të tërë një fazë besimi intensiv, gjatë të cilës respektoi me rrëptësi ritet hebraike: refuzonte për shembull mishin e derrit dhe thurte himne për Perëndinë. Në të kundërt nga ajo që thuhet ndonjëherë, ai nuk bëri asnjëherë ndonjë zgjedhje vegjetariane në të ushqyer, ndonëse në moshë të thyer do të pohonte: “Kam ngrënë gjithmonë mish me një brejtje të vogël ndërgjegjeje”. Në çdo rast, idili mistik u ndërpre kur djaloshi nisi të thellojë interesat e tij shkencorë; në vijim, Einstein u largua përfundimisht nga çdo formë besimi fetar.

Në qershor të 1984, Herman dhe Jakob Einstein u transferuan në Itali bashkë me familjet respektive. Fillimisht në Milano, e më pas në Pavia, ku hapën një stabiliment të ri menjë inxhinier italian. Në qytetin pavez, Einsteinët shkuan të jetojnë në një ndërtesë të lashtë që i përkiste poetit Ugo Foscolo. Ndërsa Albert qëndroi në Mynih për të përfunduar shkollën e lartë. Megjithëkëtë, duke qenë se u ndie i vetmuar, aspak i qetë e madje i terrorizuar nga perspektiva e afërt e shërbimit të detyruar, në pranverën e 1895 braktisi Luitpoldin pa marrë ende diplomën dhe u bashkua me familjen në Pavia. Këtu i kërkoi të atit që të niste praktikën për ta çliruar nga nënshtetësia gjermane për të marrë atë zvicerane. Muajt e mëpasshëm në Itali ishin ndër më të lumturit e jetës së tij. I kaloi duke punuar për Hermann dhe Jakob, duke studiuar dhe udhëtuar në zbulim të Italisë jugore. Veç të tjerash, koha e qëndrimit aty i mundësoi të mësojë edhe pak italisht.

I refuzuar

Në tetor 1895, 16-vjeçari Einstein provoi provimin e pranimit në politeknikun e Zyrihut, por nuk u pranua: pavarësisht vlerësimeve shumë të mirë në matematikë, fizikë dhe kimi, dështoi në testin e kulturës së përgjithshme (histori, gjuhë dhe letërsi gjermane). Megjithatë, arriti të hyjë në politeknik në vjeshtën e 1896, falë diplomës së pjekurisë që mori ndërkohë në shkollën zvicerane në Aarau. Në 4 vitet që pasuan në institutin e Zyrihut, Albert frekuentoi leksionet sidomos të fizikës teorike.
Përveç ndonjë mbrëmjeje në ndonjë koncert apo teatër, në Zyrih Einstein e kalonte kohën e lirë duke lexuar tekste filozofie, duke i rënë violinës, duke bërë shëtitje me varkë në liqen apo duke biseduar me miq në ndonjë kafene. Pak nga pak, personaliteti i tij nisi të përvijohet gjithnjë e më qartë. Dolën në pah, mbi të gjitha, antikonformizmi dhe antiautoritarizmi që e kishte shfaqur tashmë në adoleshencën e hershme; veç kësaj, fëmija që luante i vetëm ishte shndërruar në një djalosh të ri që dinte t’ia kalonte shumë mirë në shoqëri, një interlokutor plot humor dhe me batuta të mprehta.

Një bijë misterioze

Në ata vite Einstein pati një marrëdhënie të fortë dashurie me të vetmen femër në kursin e tij: Mileva Maric, një vajzë serbe që ishte larguar nga vendi i saj për t’u ikur vuajtjeve. Në fillim të 1902 ai pati një vajzë nga Mileva, jashtë martese, e quajtur Lieserl, fati i të cilës është krejt i panjohur: ndoshta u fik që e vogël, ose ndoshta u dha për adoptim, por në fakt çdo gjurmë e saj duket e zhdukur. Pasi u martuan në Bernë në 6 janar 1903, Einstein dhe Mariç patën edhe dy fëmijë të tjerë: Hans Albert, që erdhi në jetë në 1904 dhe më pas u bë profesor i inxhinierisë hidraulike në Berkeley, California, dhe i pafati Eduard, që lindi në 1910 dhe ndërroi jetë në 1965 në një spital psikiatrik, viktimë e një skizofrenie të rëndë.

Annus mirabilis

Mes viteve 1901 dhe 1904 Albert i kish dërguar shtypit disa memorie interesante për fizikën, të parat me firmën e tij. Por gjenia e tij shpërtheu në 1905 me një shpërthim të paparë kreativiteti. Në atë vit mrekullish ai botoi në revistën gjermane Annalen der Physik katër artikuj themelorë në të cilët fuste risi konceptuale, të guximshme dhe të jashtëzakonshme, që do të përbënin bazën për zhvillimin e një pjese të madhe të fizikës së Nëntëqindës: ideja e dritës si bashkësi thërrmijash, fotonesh si dhe shpjegimi i mëpasshëm i efektit të rëndësishëm fotoelektrik (domethënë lëshimi i energjisë elektrike nga një metal i goditur nga drita); demonstrimi përfundimtar teorik i ekzistencës së atomeve; teoria e relativitetit, në të cilën hapësira dhe koha rezultonin të lidhura pazgjidhshmërisht; lidhja mes masës dhe energjisë së një trupi, e sintetizuar në formulën e famshme E=mc2. Jo pak për një 26-vjeçar pothuajse të panjohur që kalonte tetë orë në zyrë dhe që, pa asnjë kontakt me qarqet universitarë, praktikonte fizikën sikur të ishte një argëtim.

Paratë e Nobelit… për bashkëshorten

Disa vite pas daljes së këtyre artikujve, më në fund karriera akademike e Einstein nisi fluturimin. Nga 1909 ai jepte leksione fizike teorike në Zyrih, Pragë, sërish në Zyrih dhe në 1914 u ngjit në katedër në Berlin. Ku, në nëntor të vitit të tjetër përfundoi elaborimin e lodhshëm të teorisë së relativitetit të përgjithshëm, apo teoria e gravitetit që sot është në themel të astronomisë dhe kozmologjisë bashkëkohore.

Pasi fitoi famë planetare për shkak të kësaj kryevepre, mes viteve 1921 dhe 1925 Albert kreu shumë udhëtime në të gjithë globin. Por, nuk shoqërohej nga Mileva Mariç, nga e cila ishte ndarë në 1914, por nga kushërira Elsa Loewenthal, me të cilën u martua në 2 qershor 1919 dhe me të cilën qëndroi deri në vdekjen e saj në dhjetor 1936. Milevës, Einstein i la 33 mijë dollarët e Cmimit Nobel të 1921 për fizikën.

Raca: Njerëzore

I nderuar në të gjithë botën, Einstein megjithatë filloi të ketë probleme në Gjermani, duke pësuar manifestime të ndryshëm antisemitizmi, që nga viti 1920. Veç kësaj, ultranacionalistët gjermanë dënonin me urrejtje pozicionet e tij në fushën sociale dhe politike: përçmimin për militarizmin prusian, frymën libertariane, mbështetjen për kauzën pacifiste. Kështu në 1933, pasi Hitleri kishte ardhur në pushtet në Gjermani, Albert u zhvendos në Princeton, New Jersey, me një detyrë si docent për institutit të studimeve të përparuara. Eshtë i famshëm episodi ku, tek plotësonte formularin për lejën e qëndrimit në SHBA, pranë zërit Raca, Einstein shkruajti Njerëzore. Burimet thonë se ai shkruajti në mënyrë më prozaike “hebre” nën të njëjtin zë në listën e pasagjerëve të pranishëm në anijen që, në pranverën e 1921, e kish çuar për herë të parë në tokën amerikano veriore.

Vela, violinë dhe bamirësi

Albert u ambientua shumë shpejt në Princeton, ku krijoi miqësi të reja dhe bënte jetën e qetë që e donte aq shumë. Shpesh herë shihej të udhëtonte me varkë me vela në liqenin e qytetit, apo të jepte shfaqje me violinë në koncerte bamirësie: luante shkëlqyeshëm si amator që ishte, duke luajtur vepra të Bach, Mozart dhe Schubert

Ndonjëherë shkonte në New York, natyrisht i shoqëruar nga të tjerë duke qenë se ai nuk kishte automobil dhe nuk mësoi asnjëherë ta ngasë. Si zakonisht, ishte shkenca që dominonte mendimet e tij. Aq sa një ditë, mu në mes të fjalës së një funksionari të lartë gjatë një pritje solemne për nder të tij, Einstein nxorri një laps dhe nisi të shkruajë disa ekuacione në pjesën e pasme të ftesës. Pasi mbaroi fjala, të gjithë u ngritën në këmbë dhe nisën të duartrokasin në drejtim të tij. Në atë pikë, sekretarja e tij Helen Dukas i pëshpëriti në vesh që duhej të ngrihej: u çua, por filloi edhe ai të duartrokasë deri kur Helen i tha sërish që duartrokitjet ishin pikërisht për të.

Deri në fund të jetës, Albert Einstein vazhdoi të jetë shumë aktiv në fushën e fizikës teorike. Mbeti gjithmonë kritik kundrejt mekanikës kuantike, disiplina që edhe sot ofron përshkrimin më të saktë të fenomeneve fizikë në shkallën atomike dhe nënatomike. Që nga 1922 e deri në fund të jetës ai ndoqi një projekt shumë ambicioz: të ndërtonte një teori edhe më të përgjithshme të relativitetit të tij, që mundësisht të shpjegonte përsenë e ekzistencës së ngarkesave elektrike dhe që ndoshta do të zgjidhte problemet që linte pas mekanika kuantike. Por nuk ia doli asnjëherë, edhe pse në një farë kuptimi hapi rrugën për zhvillimin e fizikës në vitet që do të vinin.

Akuza komplotizmi

Në 1 tetor 1940 Einstein u bë nënshtetas amerikan. Një vit më herët i kishte shkruajtur një letër presidentit të atëhershëm të SHBA, Franklin Delano Roosevelt, për ta informuar për rrezikun që Gjermania hitleriane mund të ndërtonte një bombë atomike dhe për të marrë pra, mbështetjen e tij politike dhe financiare për realizimin e një nisme të ngjashme amerikane me qëllim parandalues. E firmosur në 2 gusht 1939, letra i shkoi Rooseveltit në 3 tetor: Lufta e Dytë Botërore kish një muaj që kish shpërthyer.

Në vijim, Albert nuk pati asnjë rol në Projektin Manhattan për ndërtimin e bombës atomike, por vetëdija e tij pacifiste ishte trazuar nga rreziku nazist. Në vitin 1943 u zgjodh konsulent në marinën amerikane, në seksionin e eksplozivëve dhe municioneve, dhe në vitin 1944 rishkroi me dorë artikullin e 1905 mbi relativitetin, që kish dalë në ankand për 6 milionë dollarë si kontribut kundër luftës.

Në dekadën e parë pas luftës, Einstein vazhdoi të bëjë të dëgjohet zëri i tij në shumë tema politike. Në një letër të hapur drejtuar Kombeve të Bashkuara e datës 1946, kërkoi formimin e një qeverie botërore, ndërsa në 1952 iu ofrua presidenca e Izraelit, që e refuzoi. Një vit më vonë iu kundërvu të ashtuquajturit makartizëm, fushatës antikomuniste të asaj kohe në SHBA që erdhi si nismë e senatorit Joseph McCarthy. E pashmangshme, ai vet u dyshua për komunizëm. Në të vërtetë, Einstein ishte një mbrojtës i lirive individuale dhe institucioneve demokratike, dhe urrente tiraninë e sistemit sovjetik. Aq sa nuk pranoi asnjëherë ftesa të shumta për të vizituar BRSS.

Në 11 prill 1955 Einstein firmosi një manifest pacifist të redaktuar nga matematicieni dhe filozofi britanik Bertrand Russell, ku ftoheshin të gjithë shtetet që të hiqnin dorë nga armët bërthamore. Ai ishte akti i tij i fundit publik. Ndërroi jetë në spitalin e Princeton pikërisht një javë më vonë, në moshën 76 vjeçare. Sipas amanetit të tij, trupi u dogj dhe hiri u shpërnda në një vend të fshehtë.
Për të vazhdohet të flitet me pasion edhe sot. Aq sa, si dëshmi e popullaritetit të tij të paperëndueshëm, në dhjetor 1999 Einstein u kurorëzua “njeriu i shekullit XX” nga e përjavshmja Time, për të nderuar “profesorin e sjellshëm, fytyra e të cilit u bë simbol dhe emri i të cilit u bë sinonim i gjeniut”.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...