Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/04/27

KRIMI KIBERNETIK, SFIDË PËR SHOQËRINË E SOTME


Nga FLORI BRUQI



Themelues i kibernetikës është Hajnc fon Ferster (Heinz von Foerster), "Sokrati kibernetikes" (Në foto)...

Krimi kibernetik është një fenomen që prek një sërë kompetencash, si ato në fushën e informatikës, kriminologjisë, ekonomisë, drejtësisë.

Përdorimi i teknologjive të reja të informacionit dhe veçanërisht i Internetit ka marrë një rëndësi të veçantë në jetën e përditshme.

Ky fenomen prek jo vetëm aktivitetet e një organizmi qoftë ai shtetëror apo privat, i implikuar në sferën e biznesit apo të një aktiviteti jo fitimprurës, por mund të prekë dhe njeriun e thjeshtë në aktivitetin e tij të përditshëm, në sferën e tij private apo profesionale.
Kosova dhe krimi kibernetik

Si çdo teknologji e re e vënë në dispozicion të një numri të madh përdoruesish, Interneti paraqet jo vetëm të mira dhe përfitime, por në të njëjtën kohë dhe një sërë problemesh. Duke qenë një teknologji "e liberalizuar" prej disa kohësh, siç përdoret në zhargon, nuk ia vlen të zgjatemi në diskutimin e përfitimeve që sjell përdorimi i kësaj teknologjie.

Anën e përfitimeve mund ta përmbledhim për momentin në një frazë të vetme: komunikim (në kuptimin e gjerë të fjalës) i shpejtë, i pakushtueshëm dhe tërësisht i pavarur nga nocioni i distancës.

Në këtë artikull do të përqendrohemi kryesisht në shmangien që i bëhet qëllimit primar të përdorimit të kësaj teknologjie (komunikimit).

Keqpërdorimi i saj nga elementë kriminalë njihet me emrin krim kibernetik (cybercrime). Në praktikën e përditshme konstatohen dy lloj sjelljesh përballë fenomenit të krimit kibernetik.
Në njërën anë, kemi përdoruesin e përditshëm, i cili udhëhiqet shumë shpesh nga ideja që "e keqja shkon gjithmonë tek të tjerët". 

Në anën tjetër, kemi specialistët e fushës që udhëhiqen diametralisht nga e kundërta, domethënë që "të tërë jemi të barabartë, të paktën në terma matematike, ndaj probabilitetit të të qenit objekt i një sulmi kriminal". Ndryshe nga përdoruesi i zakonshëm, specialisti i kushton kohë analizës së fenomenit për të kuptuar funksionimin e tij.

Duhet theksuar fakti që në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë nuk duhet të biem pre e idesë që një ditë këtë probabilitet mund ta bëjmë zero.

Ky pohim merr një rëndësi të madhe kur ka të bëjë për më shumë me teknologjitë e reja dhe me sigurinë informatike. Nga natyra, teknologjitë e reja janë në evolucion të vazhdueshëm dhe për rrjedhojë dhe rreziqet e lidhura me këtëteknologji evoluojnë në të njëjtën mënyrë.

Scott Peck, një psikiatër i njohur amerikan dhe autor i suksesshëm librash shkruan: "E vetmja mënyrë për të pasur siguri në jetë është të njohësh pasigurinë".

Jo thjesht krim informatik Pra, ç’është krimi kibernetik, nga vjen, çfarë e ndihmon të jetë kaq i përhapur, si mundemi ta parandalojmë dhe a jemi të përgatitur përballë këtij fenomeni?

Këto janë disa pyetje që specialistët, qofshin këta informaticienë, specialistë të sistemeve të informacionit, kriminologë, juristë, ekonomistë etj., mundohen t’i trajtojnë në aktivitetin e tyre të përditshëm. Në fakt, krimi kibernetik duhet distancuar pak nga një nocion i përgjithshëm i asaj që quhet krimi informatik.

Ky i fundit lidhet me një aktivitet kriminal që ka si objekt apo si mënyrë të kryerjes së krimit, kompjuterin. Krimi kibernetik, pra, është në këtë prizëm një nënkategori e krimit informatik dhe ka të bëjë me veprimtarinë kriminale të zhvilluar në rrjet (network).
Interneti është një nga rrjetet më globalë dhe më të përdorur sot. Pas këtij saktësimi mundemi të evidentojmë që qenia në rrjet na ekspozon ndaj rrezikut të një sulmi të mundshëm.

Do të ishte joprofesionale këshilla e një shkëputjeje nga rrjeti, sepse në strukturën
ekonomike të sotshme gjithnjë e më shumë globale, shkëputja do të shndërronte organizmin në një njësi jokonkurrente.

Një aspekt tjetër që duhet trajtuar për të kuptuar fenomenin e krimit kibernetik, është dhe teknologjia e përdorur. Një përdoruesi të zakonshëm kompjuteri apo Interneti, që nga momenti që çdo gjë funksionon normalisht për të, nuk i intereson më se çfarë veprimesh, përllogaritjesh apo protokollesh kryen kompjuteri për të arritur në këtë rezultat.

Nga ana tjetër, prodhuesit e programeve, pajisjeve, ISP2 etj., nuk është se kanë një vullnet spontan të informojnë përdoruesin mbi mënyrën e funksionimit dhe për të qenë të arsyeshëm kjo gjë do të ishte irrealiste. Pra si përfundim, teknologjia mbetet pak a shumë jotransparente për përdoruesin.

Përsa i përket Internetit, disa faktorë të tjera bëjnë që kjo teknologji të jetë e cënueshme dhe për rrjedhojë një terren shumë fertil për zhvillimin e krimit.

Nga një këndvështrim teknologjik mund të përmendim faktin që Interneti është një teknologji publike dhe e hapur për të tërë.

Historikisht, rrjeti komunikues u zhvillua si një mjet i fushës ushtarake për t’u përdorur më pas nga universitarët për të lehtësuar komunikimin ndërmjet tyre.

Ky vizion mbi përdorimin bëri që në fillesat e saj, teknologjia e Internetit të mos përfshinte aspektin e sigurisë përderisa komunikimi (si në rastin ushtarak, ashtu dhe në atë universitar) bëhej ndërmjet njerëzve që njiheshin dhe që kishin besim te njëri-tjetri. Teknologjia e Internetit është një teknologji "best effort".

Kjo do të thotë që në konceptimin e saj "bëmë atë çka mundëm" për të arritur në rezultatin e dëshiruar, pa imagjinuar se çfarë devijimi mund t’i bëhej përdorimit të tij.

Nga një këndvështrim i rrjetit dhe i sistemit, në rastin e Internetit kemi të bëjmë me një liri të madhe përsa i përket konfigurimit, mënyrës së trajtimit segmentar të sigurisë dhe ç’është më e rëndësishme në rastin tonë, mungesës totale të kontrollit.

Jo më kot Interneti identifikohet si "rrjeti i rrjeteve" dhe shpesh struktura e tij krahasohet me rrjetën e merimangës.

Nga një këndvështrim legal, Interneti është i konceptuar dhe funksionon në një mënyrë të tillë, që për të nocioni i kufijve nuk ekziston. Në fushën juridike një krim në radhë të parë sanksionohet nga një ligj.

Ky ligj i përket një shteti të caktuar dhe zbatohet nga një gjykatë kompetente e një shteti të caktuar. Nocioni i shtetit është i lidhur ngushtë me nocionin e territorit, pra me kufijtë shtetërorë.

Kjo ndikon shumë në fazën e përndjekjes së krimit. Imagjinoni një pirat informatik që kryen aktin e tij kriminal nga Kina le të themi, duke sulmuar një bankë në Zvicër dhe duke derdhur shumën e vjedhur elektronikisht në Itali.

Cili institucion gjyqësor dhe cili ligj është kompetent në këtë rast?

Kina, vendi nga i cili autori kreu krimin; Zvicra, vendi ku ndodhet viktima; apo Italia, vendi ku u realizua rezultati?

Tre vende kaq të ndryshme përsa i përket vendndodhjes, kulturës juridike dhe perceptimit të nocionit të krimit a do të munden të bien dakord për përndjekjen dhe gjykimin e këtij akti?

Përgjigjja nuk është shumë e evidente.

Së fundmi, në qoftë se konsiderojmë problemin nga një këndvështrim i përdoruesit, atëherë kemi prekur thembrën e Akilit.

A është përdoruesi i ndërgjegjshëm për pasojat që mund t’i sjellë përdorimi i Internetit?
Përgjigjja është negative në më të shumtën e rasteve. 

Edhe bankat të prekura Në një emision të transmetuar së fundmi në një nga televizionet shqiptare, një drejtues banke solli si argument faktin që programet bankare janë aq të sofistikuara sa është shumë e vështirë të "thyhen", gjë që paraqet një pjesë të së vërtetës.

Në momentin që operacionet bankare kryhen në rrjet,siç është dhe rasti i‘e-banking’,
i cili po fillon të praktikohet dhe në Shqipëri, përdoruesi është i cënueshëm pavarësisht nga forca dhe algoritmet e përdorura në programet e bankës.

Ka dhe një fakt tepër të rëndësishëm që duhet theksuar: krimi do të kërkojë të godasë viktimën më të dobët,më të papërgatitur, pra shënjestrën më tërheqëse për të.

Keqperdorimet e femrave në internet...

Eksperienca na tregon që mbi 50% e sulmeve kanë si objekt personin. Por edhe nëse marrim në konsideratë organizmin e bankës më vete dhe faktin e programeve të sofistikuar, eksperienca në fushën e krimit kibernetik ka treguar se mbi 70% e sulmeve kanë zanafillë të brendshme.

Kjo mund të vijë nga një vartës i pakënaqur, një vartës i prirur thjesht nga përfitimi etj.
Lista e motivimeve është e gjatë. 

Në këtë aspekt kompleksiteti teknologjik nuk ndihmon shumë dhe është struktura administruese e institucionit dhe gjithë aspektet përbërëse të saj që marrin një rëndësi të veçantë.

Në emisionin në fjalë u soll si shembull me të drejtë niveli i kontrollit shumë rigoroz mbi personelin që njihet si "administrimi nëpërmjet frikës" (fear management).

Por në të njëjtën kohë rezultatet e kësaj strategjie janë shumë të diskutueshme në rrethet e profesionistëve të burimeve njerëzore.

Për mendimin tonë, duke konsideruar shkallën e lartë të rëndësisë së sistemeve të informacionit në mbarëvajtjen dhe mbijetesën e organizmit, do kishim anuar më shumë në një stil administrimi të përqendruar mbi komunikimin, edukimin dhe sensibilizimin e vartësve mbi pasojat si në nivel personal, ashtu dhe atë profesional.

Kjo, duke shpjeguar se teknologjia nuk mundet të zgjidhë e vetme problemet që lidhen me sigurinë informatike dhe me krimin informatik dhe që faktori njerëzor ka një rëndësi të rangut të parë.

Teoria e trekëndëshit Për t’iu rikthyer nocionit të krimit kibernetik dhe për të kuptuar atë që quhet modus operandi të kryerjes së krimit duhet t’i referohemi teorisë së trekëndëshit që citohet shpesh në literaturën e kriminologjisë.

Kjo teori na tregon se për të kryer një krim duhet që në të njëjtën kohë të kemi një bashkërendim të tre faktorëve: të një krimineli të motivuar, të një objekti vulnerabël,të cilët ndodhen në të njëjtin vend, në të njëjtën kohë.

Duke u nisur nga kjo teori dhe duke konsideruar elementët që cituam më sipër:
në njohjen e kufizuar të Internetit nga ana e përdoruesit;në motivimin, mundësinë dhe lehtësimet që kanë kriminelët për të kryer aktin kriminal nëpërmjet Internetit;
në vendin e takimit ideal dhe konstant siç është rrjeti; mund të nxjerrim përfundimin, që krimi kibernetik është dhe do të bëhet gjithnjë e më shumë një terren shumë tërheqës për kriminalitetin.

Praktika tregon që krimi i organizuar ka kuptuar tashmë rëndësinë dhe përfitimin nga fenomeni i krimit kibernetik. Anonimiteti që ofron Interneti, bën që krimi i organizuar po fillon dalëngadalë të interesohet dhe të marrë në dorë frenat e këtij fenomeni.

Si shembull, mund të marrim rastin e Bankës së Siçilisë në vitin 2000, ku një grup prej 20 personash, natyrisht me njohuri specifike në fushën e informatikës dhe të lidhur me disa familje mafioze, arritën të krijonin një klon të servisit ‘e-banking’ të bankës.

Kështu, arritën në këtë mënyrë të përvetësonin shumën prej 400 milion $ të vëna në dispozicion nga Komuniteti Europian për zhvillimin rajonal.

Pasi përvetësuan shumën në fjalë, ata përdorën servise të tjera bankare ‘on-line’ për t’i pastruar këto para dhe për të humbur gjurmët duke implikuar banka të njohura si Bankën e Vatikanit, disa banka në Zvicër dhe në Portugali.

Në këtë fazë duhet theksuar dhe fakti që për të mos rënë në sy, shumat e përvetësuara nga krimi kibernetik, janë në më të shumtën e rasteve, shuma të vogla parash.

Sipas raportit IC3 2004 Internet Fraud – Crime Report4, 43% e shumave të përvetësuara nuk janë më shumë se 100 $ për akt dhe 25.6% nuk e kalojnë 1000$. Pra, është shumë e vështirë për të tërhequr vëmendjen e specialistëve apo për të justifikuar një procedurë gjyqësore.

Është e kuptueshme që një artikull nuk mund të trajtojë në detaj gjithë përbërësit e fenomenit të krimit kibernetik.

Mesazhi, i cili deshëm të përcillnim, është që krimi kibernetik është një fenomen që prek një sërë kompetencash, si ato në fushën e informatikës, kriminologjisë, ekonomisë, drejtësisë etj.

Krimi kibernetik është pra, një fenomen kompleks dhe e vetmja mënyrë për t’i bërë ballë do të ishte një mënyrë globale e trajtimit të problemit.

Për këtë duhet një bashkëpunim i gjithë ekspertëve të fushave të sipërpërmendura për të shmangur zgjidhjet segmentare.

Për këtë është e rëndësishme të konceptojmë një arkitekturë globale të sigurisë së informacionit që të marrë në konsideratë brenda saj dimensionin teknik dhe operacional,dimensionin juridik dhe rregullator, dimensionin organizativ dhe ekonomik, duke mos harruar dimensionin njerëzor.

Lexoni
 edhe këtë:http://www.coe.int/t/dghl/cooperation/economiccrime/judicialcooperation/projects/proseco/1797CyberAlbaniaAgendaALB.pdf
 
Vendi i sigurisë së informacionit në strategjinë e sigurisë kombëtare
Solange Ghernaouti – Hélie**

Në njërin krah siguria kombëtare si koncept, konsiderohet si garante e ushtrimit të të drejtave të njeriut e si e tillë është një nga detyrat më të rëndësishme të një shteti. Kjo garanci, sipas nenit 12 të deklaratës së të drejtave të njeriut, duhet të përmbushet nga një forcë publike e cila të mbrojë në mënyrë të barabartë interesat e gjëra të gjithë popullsisë dhe jo vetëm të atyre të cilëve ajo ju është besuar.

Në krahun tjetër, në këtë fillim të shekulli të XXI-të, informacioni, i trajtuar në të gjitha format e mundshme, elektronike apo tradicionale, përbën një pasuri të vërtetë si për individët ashtu dhe për organizmat privatë apo shtetërorë dhe konsiderohet si një burim strategjik rreth të cilit zhvillohet ajo që sot quhet shoqëria e informacionit. Nuk është hera e parë që teknologjia dhe inovacionet e lidhura me të, janë në bazën e ndryshimeve të thella për shoqërinë : dje, me inovacionet në fushat e energjisë dhe sot, me mënyrat e larmishme të komunikimit të njohurive dhe informacioneve nëpërmjet teknologjive të reja të telekomunikacionit.


Ky koncept i shoqërisë së informacionit, si një vazhdimësi e shoqërisë industriale të disa viteve më parë, vë në qendër të saj informacionin dhe njohuritë, si dhe mënyrën e përcjelljes së tyre pa limite gjeografikë dhe kohorë.

Teknologjitë e telekomunikacionit (dhe ndërmjet tyre më e përdorura është Interneti) duke qenë të përdorura gjerësisht, janë një vektor shumë i rëndësishëm dhe i pashmangshëm për shumicën e aktiviteteve.

Ky realitet ilustrohet me vendin gjithnjë e më të rëndësishëm që po zë në jetën tonë të përditshme ajo që quhet hapësira virtuale (cyberspace), e cila po ndryshon gjithnjë e më shumë kufijtë tradicionalë kohorë dhe gjeografikë dhe mënyrën e të jetuarit e të menduarit në ditët e sotme.

Në këtë prizëm, informacioni si një motor ekonomik i zhvillimit, është një e mirë jo-materiale që kërkon një mbrojtje në lartësinë e vlerave dhe rëndësisë së tij, nga ana e individëve, organizmave dhe mbi të gjitha, të Shtetit.

Krimet që synojnë manipulimin, fshirjen, modifikimin, survejimin, spiunazhin e informacioneve që qarkullojnë në rrjetet e komunikimit mund të prekin direkt interesat e një individi, të një organizmi, apo dhe të një Shteti.

Kështu, siguria e informacionit është e lidhur direkt me sovranitetin e një shteti e cila kalon nga mbrojtja e infrastrukturave kritike, e sistemeve dhe e rrjeteve, e pasurive kulturore të kombit, e të mirave materiale dhe jo materiale, e përmbledhur në një fjalë të vetme : mbrojtja e vlerave.

Në rrethet e specialistëve të sigurisë, marrja në konsideratë e problematikës së sigurisë së
informacionit, shpesh herë trajtohet si problem i lidhur tërësisht me një dimension teknik e shpesh herë si një demagogji apo problematikë virtuale. Fatkeqësisht, faktet i kanë dhënë të drejtë vetëm pjesërisht kësaj mënyre të menduari.

Në të vërtetë, këto sulme virtualë kanë pasur rezultate më se realë, me një bilanc shumë negativ për organizmat publike apo privatë. Sa për të ilustrim, le të marrim shembullin e Estonisë, një shtet sovran dhe anëtar i organizmave euroantlantike, siç përmblidhen sot rëndom në gjuhën e politikës që konsumojmë përditë, organizmat e Komunitetit Evropian dhe të NATO-s.

Pas heqjes së statujës së ushtarit sovjetik nga një park i kryeqytetit të Estonisë, një sulm masiv mbi infrastrukturat e informacionit të Estonisë, bëri që këto infrastuktura të ndalonin së funksionuari duke krijuar kështu një kaos total në ekonominë e vendit.

Ky sulm përdori një teknikë jo shumë të komplikuar « përmbytjeje » (flooding) nëpërmjet kompjuterave fantazmë (bootnets) mbi infrastikturën estone, gjë e cila mbingarkoi rrjetin në një mënyrë të atillë, saqë ky i fundit nuk mundi ta përballonte ngarkesën dhe pushoi së funksionuari.

Ministri mbrojtjes së Estonisë Jaal Aavisko do të deklaronte për gazetën « The New York Times »1 : Kemi të bëjmë me një situatë që prek sigurinë kombëtare, të krahasueshme me një situatë ku portet tuaja bombardohen nga deti. Në këtë prizëm rezultatet e një sulmi virtual janë efektivisht më shumë se realë.

Dhe me të vërtetë dezinformacioni po përdoret gjithnjë e më shumë si një pjesë integruese e politikave strategjike të organizmave dhe shteteve.


Interneti nga specifika e tij, është një terren ideal për të përhapur e pëshpëritur dezinformim si dhe për të manipuluar masa të mëdhaja njerëzish me qëllimin për të mbjellë pasiguri. 

Në 2006, rrjeti i Ministrisë së Mbrojtjes së një shteti sovran, u bë objekt i një sulmi nga ana e disa hacker-ve, të cilët arritën të fusnin në këtë rrjet disa komunikime zyrtare për shtyp me informacione të pavërteta në lidhje me një skandal korrupsioni të pavërtetë që gjoja kishte përfshirë ministrinë në fjalë.

Specialistët arritën ta zbulonin këtë fakt, por fatkeqësisht shumë vonë, vetëm pasi e panë të botuar lajmin nëpër shumë gazeta kombëtare dhe ndërkombëtare. Dëmi ? Jo-material (i ngjashëm me sulmin) dhe shumë i vështirë për t’u llogaritur, por me rezultate të prekshme mbi imazhin e kësaj ministrie brenda dhe jashtë vendit.

Domosdoshmëria për të përndjekur, mbikqyrur dhe dënuar krimin kibernetik vjen si rrjedhojë e postulatit « Çfarë është ilegale jashtë rrjetit, mbetet ilegale dhe brenda tij ». Lufta kundër kriminalitetit të çfarëdo natyre qoftë ai, i përket organizmave të sigurisë, të financuara më së shumti nga taksapaguesit e vendit.

Si një krim i njëjtë me atë « tradicional », krimi kibernetik duhet marrë parasysh e trajtuar me të njëjtin seriozitet. Krimi kibernetik duhet konsideruar si një adaptim i mënyrës së të
vepruarit të kriminelëve ndaj realitetit të sotëm të cilin e përshkruam më sipër.

Si rrjedhim dhe lufta kundër tij duhet të jetë në përputhje me realitetin. A nuk do të ishte një çështje e sigurisë së brendshme mbrojtja e infrastrukturave dhe kredibilitetit të institucioneve financiare të vendit apo mbrojtja e integritetit të fëmijëve ndaj fenomenit të pedofilisë ? Jo pa qëllim zgjodhëm këto dy fenomene, të cilat në botën e interkonjektuar kanë marrë një hov të jashtëzakonshëm.

Po cilat janë karakteristikat që e bëjnë Internetin dhe botën e ndërlidhur në të cilën jetojmë, një terren fertil për farën e krimit ?

Natyra dhe specifikat e krimit Nga natyra, teknologjitë e reja janë në evolucion të vazhdueshëm dhe për rrjedhojë dhe rreziqet e lidhura me këtë teknologji evoluojnë në të njëjtën mënyrë. 

Scott Peck, një psikiatër i njohur amerikan dhe autor i suksesshëm librash shkruan: "E vetmja mënyrë për të pasur siguri në jetë është të njohësh pasigurinë".

Në fakt, krimi kibernetik duhet distancuar pak nga një nocion i përgjithshëm i asaj që quhet krimi informatik.

Ky i fundit lidhet me një aktivitet kriminal që ka si objekt apo si mënyrë të kryerjes së krimit, kompjuterin. Krimi kibernetik, pra, është në këtë prizëm një nënkategori e krimit
informatik dhe ka të bëjë me veprimtarinë kriminale të zhvilluar në rrjet (network).

 Interneti është një nga rrjetet më globalë dhe më të përdorur sot. Pas këtij saktësimi, mundemi të evidentojmë që qenia në rrjet na ekspozon ndaj rrezikut të një sulmi të mundshëm.

Do të ishte joprofesionale këshilla e një shkëputjeje nga rrjeti, sepse në strukturën ekonomike të sotshme gjithnjë e më shumë globale, shkëputja do të shndërronte organizmin në një njësi jokonkurrente.

Një aspekt tjetër që duhet trajtuar për të kuptuar fenomenin e krimit kibernetik, është dhe teknologjia e përdorur e cila mbetet pak a shumë jotransparente për përdoruesin.

Nga një këndvështrim teknologjik mund të përmendim faktin që Interneti është një teknologji publike e hapur për të tërë. Historikisht, rrjeti komunikues u zhvillua si një mjet i fushës ushtarake për t’u përdorur më pas nga universitarët për të lehtësuar komunikimin ndërmjet tyre.

Ky vizion mbi përdorimin bëri që në fillesat e saj, teknologjia e Internetit të mos përfshinte aspektin e sigurisë, përderisa komunikimi (si në rastin ushtarak, ashtu dhe në atë universitar) bëhej ndërmjet njerëzve që njiheshin dhe që kishin besim te njëri-tjetri. Teknologjia e Internetit është një teknologji "best effort".

Kjo do të thotë që në konceptimin e saj "bëmë atë çfarë mundëm" për të arritur në rezultatin e dëshiruar, pa imagjinuar se çfarë devijimi mund t’i bëhej përdorimit të tij.
Nga një këndvështrim i rrjetit dhe i sistemit, në rastin e Internetit kemi të bëjmë me një liri të madhe përsa i përket konfigurimit, mënyrës së trajtimit segmentar të sigurisë dhe ç’është më e rëndësishme në rastin tonë, mungesës totale të kontrollit.

Jo më kot Interneti identifikohet si "rrjeti i rrjeteve" dhe shpesh struktura e tij krahasohet me rrjetën e merimangës.

Nga një këndvështrim legal, Interneti është i konceptuar dhe funksionon në një mënyrë të tillë, që për të, nocioni i kufijve nuk ekziston. Në fushën juridike një krim në radhë të parë sanksionohet nga një ligj.

Ky ligj i përket një shteti të caktuar dhe zbatohet nga një gjykatë kompetente e një shteti të
caktuar. Nocioni i shtetit është i lidhur ngushtë me nocionin e territorit, pra me kufijtë shtetërorë.

Kjo ndikon shumë në fazën e përndjekjes së krimit. Me të tilla karakteristika, rrjeti nuk mund të mos jetë një terren pjellor për krimin.

Së pari, krimineli do të shkojë atje ku gjenden vlerat më të çmueshme. Të mbështetur mbi këtë logjikë besoj se të gjithë biem dakort mbi faktin që vlera më e çmuar, si për organizmat privatë, ashtu dhe për ata shtetërorë, gjendet tek informacionet e përcjella gjithnjë e më shumë nga teknologjitë e informacionit.

Së dyti, organizmat kriminalë duke vepruar në një mënyrë racionale do të veprojnë në terrenin më të favorshëm, me një raport përfitimi më të madh dhe më pak të rrezikshëm duke goditur shënjestrën më të lehtë.

Kush më shumë se një terren opak dhe anonim, si ai i Internetit mund të ofrojë të tilla mundësi ?

Pyetje shumë normale e të lidhura shumë ngushtë me luftën kundër krimit janë shumë të
vështira për të gjetur përgjigje në botën virtuale. Si të tillë mund të përmendim problematikën e shenjave dhe provave në botën numerike.

Cila do të ishte vlera e një prove numerike në një sistem gjyqësor të caktuar, në raport me provat materiale "tradicionale" ? Çështje teknike apo çështje sigurie ?Krimi tradicional mund të cënojë sigurinë e brendshme të një vendi, po ashtu edhe krimi kibernetik mund të këtë pasoja pasoja të rënda në këtë aspekt.

Përmendëm më sipër një fenomen shumë shqetësues dhe objekt të rëndësishëm të sigurisë së brendshme, si pedofilia, e cila është amplifikuar me përdorimin në masë të teknologjive të reja. Po sa të përgatitur janë fëmijët tanë në lidhje me këtë fenomen ?

Çfarë mjetesh apo strategjish u ofrojmë ne atyre për të mos rënë pré e këtij akti katastrofik
për jetën dhe integritetin e tyre? 

E pra, është fakt që më shumë se 70% e kontakteve të para ndërmjet kriminelit dhe fëmijës, bëhen nëpermjet teknologjive të chat-it dhe të forumeve të ndryshme virtuale shqiptare.

Sa kafe Internet ekzistojnë në territorin tonë (Shqipëri,Kosovë,Iliridë,Malësi të Malit të Zi,Luginë të Preshevës )dhe cila është pjesa më e madhe e klientelës ?

Cila është përgjegjesia e këtyre bizneseve në këtë kontekst ?

A janë të ndërgjeshëm këta biznese për rrezikun që mund të vijë nga aktiviteti i tyre ?

A kanë këta të fundit një obligim monitorimi mbi aktivitetin që zhvillohet në kompjuterat e tyre ?

Këto pyetje të shumta mund të gjejnë apo jo një përgjigje nga ana e të interesuarve. Por një gjë është e sigurtë, shteti ka për detyrë të mbrojë fëmijët dhe për këtë duhet të verë në lëvizje gjithë mekanizmat e tij që të këtë sa më pak krime të kësaj natyre.

Po krimi ekonomik nuk përbën një fushë që do të cënonte rëndë sigurinë kombëtare të një shteti sovran ?

Çfarë vendi zë fenomeni i korrupsionit dhe lufta kundër tij në strategjinë e sigurisë së
brendshme ?

 Një gjë është e sigurt dhe për këtë shifrat na japin të drejtë – krimi ekonomik po e zhvendos gjithnjë e më shume fushën e tij të veprimit në aktivitete on-line, si mënyra më e lehtë dhe më fitimprurëse.

Edhe më lartë kemi përmend rastin e Bankës së Siçilisë në vitin 2000, ku një grup prej 20 personash, natyrisht me njohuri specifike në fushën e informatikës dhe të lidhur me disa familje mafioze, arritën të krijonin një klon të servisit « e-banking » të bankës. 

Kështu, arritën në këtë mënyrë të përvetësonin shumën prej 400 milion $ të vëna në dispozicion nga Komuniteti Europian për zhvillimin rajonal.

Le të mos shkojmë më larg se 2 javë më përpara, ku 420 shtetas shqiptarë u mashtruan me një skemë vjedhjeje, tashmë të njohur si ajo e lotarisë, dhe falën kursimet e tyre kush e di se ku e kujt ? Kush janë përgjegjësitë në këtë ngjarje ?

Para disa ditësh nga ana e Qeverisë u komunikua lajmi i mirë që tani aplikimet për tendera do të bëhen nëpermjet Internetit. 

Kjo natyrisht do të thotë shërbim më cilësor e më i shpejtë. Po cilat janë rreziqet që një ndërrmarrje e këtillë të bjerë pré e sulmeve të personave të interesuar për destabilizim e përfitim ? 

Sa jemi të përgatitur për të përballuar këto sulme dhe mbi të gjitha nqs sulmi fatkeqësisht del me sukses, çfarë jemi gati të humbim dhe çfarë ka vlerë më të madhe ? 

Pa u përgjigjur këtyre pyetjeve, nuk mund të imagjinojmë masat teknike që duhen marrë.

Le t’i kthehemi pak çështjeve më tradicionale të sigurisë kombëtare si psh mbrojtja e kufirit,
parandalimi i kriminalitetit transfrontalier, apo dhe mbrojtja e infrastrukturave kritike (siç janë burimet e energjisë, të ujit të pishëm, kontrollit të mallrave ushqimorë apo mjekësorë etj).


Pavarësisht që këto që permendëm mund të jenë shumë të ndryshme në natyrën e tyre, një gjë i bashkon në epokën ku jetojmë – manaxhimi nëpërmjet teknologjive kompjuterike. 

Dëmi do të ishte i njëjtë si ai i një eksplozivi në një nga infrastrukturat, ashtu dhe dhënia e një komande të gabuar në sistemin e drejtimit.

Dëmi do të ishte i njëjtë si kalimi natën i një krimineli dhe futja e tij në territorrin tonë, ashtu dhe fshirja e të dhënave të tija kompromentuese në kompjuterat apo serverat e policisë. 

Dëmi do të ishte po i njëjtë si futja e mallrave të skaduara apo të rrezikshme në territorin tonë, ashtu dhe falsifikimi i të dhënave në lidhje me këto mallra.

Një nocion shumë i përfolur këto kohët e fundit është dhe ai terrorrizmit kibernetik
(cyberterrorism). Dhe këtu spekulimet janë të shumta : disa e quajnë demagogji, disa e quajnë realitet.

Në fakt është e vërtetë, me Internetin nuk mundesh të vrasësh njerëz direkt.

Po indirekt ? A nuk ekzistojnë vallë me miliona website të financuara kush e di nga kush që
bëjnë një propagandë aktive ne favor të kësaj apo asaj organizate ? Më keq akoma a nuk
ekzistojnë me qindra website që të mësojnë se si të fabrikosh bomba artizanale ? Kundër kujt do të përdoren ? Komenti mbi këtë realitet do të ishte tepri, ajo çfarë nevojitet është
kundërpërgjigja e organeve të specializuara.

Po Interneti a mund të konsiderohet si infrastrukturë kritike e denjë pra për tu mbrojtur ?
Ndoshta një përgjigje më realiste mund t’ua japë qeveria e Estonisë apo ministri i tyre i
brendshëm, apo i mbrojtjes.

Integrimi i strategjisë së sigurisë së informacionit Shpesh herë siguria trajtohet në një mënyrë segmentare, duke implementuar zgjidhje të veçanta për probleme të shkëputura. Specialistët e sigurisë bien të gjithë dakort mbi faktin që, elementi siguri, qoftë ky në kuptimin tradicional të fjalës apo në atë kibernetik ose virtual duhet vendosur e ideuar në themelin e strukturës të cilën duam të mbrojmë.

Për të realizuar sa më mirë këtë objektiv, një strategji gjithëpërfshirëse nevojitet. Pa këtë strategji nuk do të mundemi të implementojmë zgjidhjet më efikase dhe të kemi rezultat.
Nga mungesa e një strategjie, turizmi ynë përfaqësohet nga një natyrë e mrekullueshme të cilën dalëngadalë po e betonojmë e po e prishim me ndërtime vend e pa vend e mbi të gjitha, pa harmoni. Le të mos bëjmë të njëjtin gabim.

Reflektimi i një strategjie të sigurisë kombëtare që të përmbledhë brenda saj dhe një strategji mbi sigurinë e informacionit është e domosdoshme. Kjo strategji do na detyrojë të reflektojmë mbi natyrën e vlerave që ne dëshirojmë dhe gjykojmë që duhen mbrojtur.

Në kuadrin e një strategjie gjithëpërfshirëse mund të përcaktojmë se cilat janë rreziqet që na kanosen, cili është realiteti që ne duhet të përballojme, cili është probabiliteti që këto rreziqe të realizohen dhe cili do të jetë impakti i tyre mbi vlerat apo asetet që duam të mbrojmë.

Vetëm në këtë mënyre do të mundemi të vemë në vend, mjetet më efikase për parandalimin e rreziqeve.

Vetëm ndërtimi i një strategjie koherente do të na mundësojë të kuptojmë në cilin
segment gjendet ajo hallka e dobët që rrezikon gjithë systemin. Dhe e gjitha kjo nuk mund të zgjidhet vetëm me një implementim të masave teknike, por duke kuptuar dhe integruar
funksionimin e teknologjisë, proçeseve dhe faktorit human.

Të luash me frikën e njerëzve është një metodë jo pak e përdorur nga organet e sigurisë të
prirura shpesh herë nga një rritje e buxhetit apo përfitime të natyrave të ndryshme. Megjithatë
logjika e këtij refleksioni u motivua nga diçka diametralisht e kundërt.

Thonë që po të mos e dish e të mos veprosh është gabim, por po të dish e të vazhdosh të mos veprosh, është faj thotë studiuesi kibernetik Igli Tashi.* Economist / Master of Law in legal issues, crime and IT security Postgraduated research and teaching assistant Faculty of Business and Economics – University of Lausanne
http://www.hec.unil.ch/faculty/itashi

** Professor

Faculty of Business and Economics – University of Lausanne.
International Expert in Cybercrime and Cybersecurity Issues
Member of High Level Expert Group – International Telecommunication Union
http://www.hec.unil.ch/sgh
Dëgjoni:

Shqiperia dorezon kerkesen ne BE
http://www.youtube.com/watch?v=cwm_xtwTAUM
 

Ministria e Drejtësisë propozon ndryshime në Kodin Penal për krimet kibernetike
Ndëshkim për keqpërdorimin e të dhënave dhe ofrimin e materialeve të gjenocidit, ksenofobisë Piratët e sistemeve kompjuterike për qëllimeve përfitimi apo për kryerjen e veprave të ndryshme penale dhe kriminale do të dënohen me burgim deri në 15 vjet. Ministria e Drejtësisë ka përfunduar së hartuari një projekt që parashikon dënimin e personave që keqpërdorin sisteme dhe të dhënat kompjuterike, ose siç quhen ndryshe "krime kibernetike".

Masa e dënimit sipas propozimeve të ministrisë është parashikuar në varësi të informacionit që dëmtohet apo keqpërdoret.

Përgjimi

Përgjimi i paligjshëm me mjete teknike i transmetimeve jopublike i të dhënave kompjuterike përbën vepër penale sipas ndryshimeve që dikasteri i Drejtësisë ka propozuar për Kodin Penal, dënohet me burgim nga tre vjet deri në 7 vjet. 

Në rastin kur kemi të bëjmë me sisteme kompjuterike ushtarake, që lidhet me sigurinë kombëtare, të rendit publik, kjo masë dënimi është e lartë dhe shkon minimalisht 7 vjet dhe maksimalisht 15 vjet.

 Ndërsa ndryshimi i të dhënave kompjuterike për t’i paraqitur ato si autentike dënohet deri në 6 vjet heqje lirie dhe 10 vjet, nëse kjo vepër kryhet nga personi që ka detyrë të ruajë pikërisht këto të dhëna kompjuterike.

Masë më të vogël dënimi jepen për ata persona që sipas ndryshimeve që i bëhen Kodit Penal hyjnë në mënyrë të paautorizuar në një sistem kompjuterik. 

Kjo vepër dënohet me 3 vjet dhe me 10 vjet, nëse hyrja e paautorizuar kryhet në sistemet kompjuterike ushtarake apo në çdo sistem tjetër kompjuterik me rëndësi publike. 

Po kështu krijimi i pengesave të paautorizuara për të cenuar funksionimin e një sistemi kompjuterik ndërmjet dëmtimit të të dhënave dënohet me burgim nga 3 deri në 7 vjet.

Ashtu si edhe në rastet e veprave të tjera të mësipërme, kur kjo vepër kryhet në sistemet kompjuterike apo me të dhënat në sistemin ushtarak apo kudo me rëndësi publike, masa e dënimit në këtë rast shkon nga 5 deri në 15 vjet. 

Ndërkohë prodhimi, shitja dhe dhënia në përdorim e programeve kompjuterike, kodeve apo fjalëkalimeve që janë krijuar për të hyrë në një sistem kompjuterik dhe që përbën një nga veprat penale të sipërpërmendura, përbën sigurisht një vepër penale dhe dënohet me 6 muaj deri në 5 vjet heqje lirie.

Projekti

Ndryshimet e reja që janë parashikuar për Kodin e Penal, sipas juristëve që e kanë hartuar atë, erdhën si domosdoshmëri e përshtatjes së legjislacionit shqiptar me atë evropian dhe mbi të gjitha me realitetin bashkëkohor, për sa i takon krimit kibernetik. 

Mbrojtja e shoqërisë shqiptare nga krimi kibernetik, adaptimi i legjislacionit dhe nxitja e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit në fushën e kibernetikës, janë 3 arsyet kryesore që ka shtyrë Ministrinë e Drejtësisë t’i propozojë qeverisë dhe më pas Kuvendit këto ndryshime.

Po sipas juristëve, krimi kibernetik është kategoria e krimit që ka shënuar rritje në këto vitet e fundit në vendin tonë. Keqbërësit me sistemet kompjuterike, ose siç quhen ndryshe "piratët", shpërndajnë përmjaltje ilegale apo lidhen edhe me terrorizmin elektronik, duke sfiduar në këtë mënyrë edhe sistemin e drejtësisë.

Masë administrative me gjobë deri në 600 mijë lekë për mashtruesit

Racizmi dhe ksenofobia burg deri në 6 vjet

Shpërndarja e materialeve të gjenocidit, ksenofobisë përmes kompjuterit përbëjnë një tjetër kategori veprash penale të dënueshme sipas ndryshimeve të reja të hartuara nga institucioni e Alibeajt. Ofrimi në publik i materialeve që mohojnë, minimizojnë në mënyrë të ndjeshme apo justifikojnë akte që përbëjnë gjenocid ose krim kundër njerëzimit dënohet me 3 deri në 6 vjet heqje lirie.

Ndërsa kanosja për vrasje që i bëhet një personi nëpërmjet sistemeve kompjuterike për shkak të përkatësisë së tij etnike apo fesë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet. Për sa u takon materialeve raciste ose ksenofibike, shpërndarja e tyre apo ofrimi te publike përmes rrjeteve kompjuterike përbën gjithashtu kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 vjet. 

Ndërsa fyerjet me motive të tilla, pra racizmi apo ksenofobike, gjithashtu përmes sistemit kompjuterik përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 vjet

Mashtrimet

Mashtrimi përmes sistemit kompjuterik për përfitime ekonomike dënohet me masë administrative, gjobë nga gjashtëdhjetë deri në 600 mijë lekë. Kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim në dëm të disa personave më shumë se një herë ose kur ka sjellë pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim nga 5 deri në 15 vjet dhe me gjobë nga 500 000 deri në 5 000 000 lekë", - thuhet në draftin e hartuar të Ministrisë së Drejtësisë.

Draftet, pasi të miratohen nga qeveria, do të marrin edhe gjykimin e ligjvënësit. Muajt e fundit ministria e Drejtësisë i ka propozuar Kuvendit të Shqipërisë miratimin e disa ndryshimeve në Kodin Penal, fenomen ky që sipas deputetëve është vlerësuar pozitivisht, por nga ana tjetër ata kanë propozuar paraqitjen e hartimin e një Kodi të ri Penal, referuar ndryshimeve të shumta që i janë bërë atij gjatë këtyre 10 vjetve të fundit.

Ndryshimet në Kodin Penal

Burgim 3-6 vjet për shpërndarje të materialeve të gjenocidit ose krimeve kundër njerëzimit
Gjobë ose burgim deri në 3 vjet për kanosjet me motive racizimi dhe ksenofobie nëpërmjet sistemit kompjuterik

Gjobë ose me burgim deri në 2 vjet për shpërndarjen e materialeve raciste ose ksenofobike, nëpërmjet sistemit kompjuterik dhe për fyerje me motive racizmi ose ksenofobie nëpërmjet sistemeve kompjuterike.

Burg gjobë deri në 10 vjet për personat që heqin të dhëna kompjuterike pa të drejtë për krijimin e të dhënave të rreme.

Gjobë deri në 10 vjet burg për hyrje të paautorizuar apo në tejkalim të autorizimit për të hyrë në një sistem kompjuterik a në një pjesë të tij.

Burgim deri në 15 vjet burg për përgjime të paligjshme të të dhënave kompjuterike.

Burgim nga 3 deri në 15 vjet për personat që krijojnë pengesa serioze dhe të paautorizuara për të cenuar funksionimin e një sistemi kompjuterik nëpërmjet ndryshimit të të dhënave.
Burgim nga 6 muaj deri në 5 vjet për prodhimin, mbajtjen, shitjen apo dhënien në përdorim të një pajisjeje, siç janë programet kompjuterike, një fjalëkalim kompjuterik, një kod hyrjeje apo një e dhënë e tillë e ngjashme, të cilat janë krijuar ose përshtatur për hyrjen në një sistem kompjuterik.

Vendet e rajonit, të përfshira nga krimi ekonomik

Krimi ekonomik konstatohet prej raportit të mësipërm se ka një përhapje të madhe në vendet e rajonit të Ballkanit. Sipas raportit, "krimi ekonomik kërcënon sot të gjitha vendet e marra në vëzhgim, i cili vazhdon që të zhvillohet edhe pse mbetet akoma disi i paqartë. Legjislacioni i ndryshuar i taksave ka çuar në rritjen e të ardhurave dhe në uljen e ndjeshme të evazionit fiskal në vende si Shqipëria apo Kroacia.

Gjithsesi, në rajon ka akoma disa mundësi të tregtisë së paligjshme, të tilla si kontrabanda në përmasa të mëdha të të gjitha mallrave (cigare, pije alkoolike, kafe, armë etj.). Po kështu edhe shumëfishimi i parave të falsifikuara apo i dokumenteve false po rritet.

Keqperdorimet në internet...

Gjithashtu edhe metoda të tjera të krimit ekonomik si prodhimi i produkteve pirate(Kosovë,Shqipëri,Serbi,Maqedoni etj) apo krimi kibernetik, kërkojnë më tepër vëmendje nga autoritetet e këtyre shteteve".

 Por vendet e marra në studim nga ky raport kanë pranuar ndikimin negativ që krimet e rënda kanë mbi ekonominë, shoqërinë dhe zhvillimet demokratike dhe për këtë kanë krijuar Njësi të Inteligjencës Financiare ,fjala vjen në Policinë speciale të krimeve ekonomike të Kosovës si dhe atë të EULEX-it.
Krimi i organizuar

Sipas raportit "CARPO 2007", "krimi i organizuar dhe krimi ekonomik në përgjithësi kërcënojnë të drejtat e njeriut, shtetin e së drejtës, sigurinë shtetërore, ekonominë dhe demokracinë në Europën Juglindore". Mbi këtë situatë dhe bazuar nga informacionet e mbledhura gjatë periudhës 2004-2006, raporti tregon se krimi i organizuar dhe krimi ekonomik në Europën Juglindore, ashtu si edhe në vende të tjera, paraqitet në një koncept dinamik, që vazhdon t’i përshtatet një mjedisi të ri gjithnjë në ndryshim. 

Sipas raportit, krimi i organizuar "strukturohet gjithnjë e më tepër në nivelin e shumëkombësisë dhe të të qenit heterogjen". 

Më tej thuhet se krimi është shumë i ndryshueshëm dhe variabël, i drejtuar drejt sipërmarrjes dhe duke përfshirë një gamë të madhe aktivitetesh kriminale, kryesisht të trafikimit të drogave, prodhimin dhe shpërndarjen e tyre, trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandimin e njerëzve, si dhe krimin ekonomik.

Vendet e rajonit, të përfshira nga krimi ekonomik

Krimi ekonomik konstatohet prej raportit të mësipërm se ka një përhapje të madhe në vendet e rajonit të Ballkanit. Sipas raportit, krimi ekonomik kërcënon sot të gjitha vendet e marra në vëzhgim, i cili vazhdon që të zhvillohet edhe pse mbetet akoma disi i paqartë. Legjislacioni i ndryshuar i taksave ka çuar në rritjen e të ardhurave dhe në uljen e ndjeshme të evazionit fiskal në vende si Shqipëria apo Kroacia. 

Gjithsesi, në rajon ka akoma disa mundësi të tregtisë së paligjshme, të tilla si kontrabanda në përmasa të mëdha të të gjitha mallrave (cigare, pije alkoolike, kafe, armë etj.).

 Po kështu edhe shumëfishimi i parave të falsifikuara apo i dokumenteve false po rritet. 

Gjithashtu edhe metoda të tjera të krimit ekonomik si prodhimi i produkteve pirate, apo krimi kibernetik, kërkojnë më tepër vëmendje nga autoritetet e këtyre shteteve. Por vendet e marra në studim nga ky raport kanë pranuar ndikimin negativ që krimet e rënda kanë mbi ekonominë, shoqërinë dhe zhvillimet demokratike dhe për këtë kanë krijuar Njësi të Inteligjencës Financiare "FIU".

Shërbimet e inteligjencës angazhohen kundër krimit ekonomik

Vendet e Europës Juglindore, të prekura në masë nga krimi ekonomik që është sofistikuar në vitet e fundit, kanë nisur organizimin e strukturave të specializuara për luftën ndaj tij. 

Në të gjitha këto vende janë miratuar kuadro të posaçme ligjore të modernizuara, janë miratuar strategji gjithëpërfshirëse, janë zhvilluar plan-veprime, si dhe strukturat e duhura organizative. Kështu, pas krijimit të njësive "FIU", që shërbejnë posaçërisht për luftën ndaj krimit ekonomik, edhe të tjera organizma shtetërore dhe ndërshtetërore kanë nisur që të veprojnë në këto vende.

 Një shembull i tillë, që për mendet edhe në raport, është projekti i "Kartës së Adriatikut", ku Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia janë bashkuar për të luftuar bashkërisht krimin e organizuar, trafiqet e paligjshme si dhe për anëtarësimin e përbashkët në NATO. Anëtarësimi në këtë të fundit i këtyre shteteve do t’i shërbente atyre ndër të tjera jo vetëm për krijimin e një ushtrie të specializuar, por edhe për krijimin e strukturave të tilla kundër krimit të organizuar.

Vendet në tranzicion të Europës Juglindore mbeten sërish "viktima dhe të varura" nga krimi i organizuar dhe ai ekonomik në veçanti, ku është mjaft e vështirë që ta shkëputësh këtë sistem nga mentaliteti i shoqërisë. 

Në bazë të këtij raporti të përgatitur nga institucione të specializuara të Këshillit të Europës, merret në analizë situata kriminale në vendet e Europës Juglindore. Ndër këto vende një analizë e detajuar është bërë edhe për Shqipërinë, për të cilën pretendohet se krimi i organizuar është në struktura tepër të sofistikuara.

 Sipas raportit, "grupet shqiptare të krimit të organizuar në rajon, por kryesisht në Shqipëri, kanë krijuar marrëdhënie të ngushta me grupet kriminale nga Turqia, Maqedonia, Serbia apo dhe vende të tjera të këtij rajoni". 

Shumë nga këto grupe karakterizohen nga ekspertët e krimit në BE, si grupe "fluide", "të rrafshta", "të strukturuara në formë celulash" ose "të ngjashme me rrjetin". Por i habitshëm mbetet fakti se si këto organizata, në vend të pakësimit dhe të eliminimit të tyre, për shkak të luftës intensive kundër krimit dhe korrupsionit nga ana e qeverisë, e kanë shtuar edhe më tej aktivitetin e tyre kriminal.

"Shqipëria, në vitin 2006, 4000 autorë krimesh"


Edhe pse raporti bën me dije se "është e vështirë që të përcaktohet qartë numri i grupeve dhe anëtarëve të tyre që veprojnë në vendet që kanë lidhje edhe me Shqipërinë", përsëri të dhënat flasin për një numër relativisht të madh organizatash dhe elementësh kriminalë. Sipas të dhënave, "numri i kriminelëve të përfshirë në grupet e krimit të organizuar llogaritet të shkojë nga 2000 deri në 3000 anëtarë, duke iu referuar statistikave bazë të vitit 2005". 

Por raporti bën të ditur se "vetëm gjatë vitit 2006, vende si Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi dhe Serbia kanë hetuar veçmas rreth 3500 çështje kriminale dhe më tepër se 4000 autorë krimesh, çfarë do të thotë që në të gjitha zonat e mësipërme numri i kriminelëve aktivë është mjaft i madh dhe është rritur me më tepër se 50 për qind ,krahasuar me shifrat e raportuara nga po të njëjtat institucione ndërkombëtare gjatë vitit 2005. Kjo gjë tregon se edhe numri i grupeve kriminale në vendet që kanë lidhje me Shqipërinë mund të ketë shkuar deri në 500 të tillë".

Fjala vjen ne Serbi keto dite web faqet me te vizituara jane ne krize te madhe , nje komplot i hakerave shqiptare nga Kosova i kanë shkateruar totalisht.

Lufta kibernetike mes palëve duket se sapo ka nisur seriozisht, ndërsa një rrjet faqesh të simpatizantëve të muzikës hard rock dhe heavy metal në Serbi janë "eklipsuar" dje nga hakerat e Kosovës. Agjencia serbe e lajmeve, 'Beta', njoftoi dje se faqet e internetit të "Balkan Rock" janë "sulmuar" nga hakerat që kanë vendosur aty një hartë të Shteteve të Bashkuara të Shqipërisë. 

Portali, që synon të bashkojë të gjitha grupet e muzikës rock nga Serbia dhe vendet e tjera të ish-federatës jugosllave, është shumë e njohur në rajon.

 Tashmë në faqen e saj kryesore shfaqet vetëm harta e Shqipërisë së Madhe me të gjitha qendrat kryesore shqiptare. Zyrtarët serbë kanë nxituar të deklarojnë se ky është një sulm i qëllimshëm nga kosovarët, që kërkojnë që Serbia të bindet se Kosova nuk është më territor i saj.

Ndërkohë, ata kanë nisur hetimet në lidhje me rastin. Edhe pak kohë më parë, hakerat kosovarë "shkatërruan" faqet zyrtare të qeverisë serbe, prokurorisë si dhe institucioneve të tjera të larta në Serbi. Beogradi refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës, që u shpall nga autoritetet në Prishtinë më 17 shkurt 2008.

Zyrtarët serbë, me mbështetjen e Rusisë, kanë deklaruar se do ta çojnë çështjen e pavarësisë së Kosovë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për të kërkuar anulimin e saj. Por autoritetet kosovare kanë bërë të ditur se nuk mund të ketë gjykatë që të anulojë tashmë vendimin për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. 

Vendimi i autoriteteve në Prishtinë është pranuar nga 47 shtete të botës, mes të cilave SHBA-ja si dhe 20 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian. Prishtina zyrtare ka deklaruar se nuk do të ketë më bisedi...

Hackerët te cilet prezentohen si "Grup i Hackerëve Nga Kosova" ne web faqen e Kompanis malazeze te fluturimeve kan vendosur flamurin shqiptar dhe me mesazhe ne gjuhen shqipe dhe angleze si: Shqipëria e bashkuar" qoft e bekuar toka shqiptare dhe populli i saj, Duam bashkimin...

Gjatë tre diteve et fundit,faqet e interentit te kompanis kobëtare malazeze "Monotenegro Airlines" dhe gazetes me tirazhin me te madh ne mal te Zi "Vjesti" Janë manipoluar nga hackeret shqiptarë.

E perditshmja "vjesti" e cila ka shkruar per sulmin e hackerave ishte dhe vete ne shenjester te tyre, grupi KHG ne webfaqen e gazetës tiraxhin me te madh në mal te zi ka vendosur flamurin shqiptar harten e kosoves dhe mesazhin gjuhen shqipe "jemi Krenar qe jemi shqiptar dhe tër kjo shoqrohej me tinguj me muziken shqiptare.

Kryeredaktori Dhe redaktori pergjegjës i "Vjestit, Ljubisha mitroviq thotë se sulmet e hackerave nuk e kanë prapavije politke "kete Ne e shohim si logo te hackerave nga kjo nuk ka mbrojtje te qindperqind ,asnje kompani nuk mund te mbrohet ne menyrë apsolute tha ai.
Nderkaq mjeshtri dhe antari i webfaqes se gazetës "vjesti" Andrej Minevaski sqaron per shkak te moskujdesit te administaratorit se faqes hackerët e kan leht te kryejn punen e vete, thot ata nuk kan bere asgje te menqur ka qen fjala per fjalkalime per shembull indefikimi qe ka qen maks edhe fjalkaimi ka qen marks".

Ekspertët tregojn se kompanite malazeze investojn shum pak ne sigurim e prezentimve te tyre ne internet.

Perveq kesaj policia malzeze nuk eshte ne gjendje dhe nuk ka kapacitetet e duhura profesionale dhe teknike qe te luftojn me kete lloj kriminalitieti.

KRIMI KIBERNETIK, SFIDË PËR SHOQËRINË E SOTME

http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=ARTKULTUR%C3%8B&article=8172

Flet shkrimtari ‘i mallkuar’Salman Rushdie





Bisedoi: Rudina Xhunga, SHQIP

Më pëlqeu shumë të lexoj autobiografinë tuaj.

Faleminderit. Ishte një tundim për të thënë historinë e një pjese të rëndësishme të jetës, kryesisht, por edhe të të gjithë jetës sime. Rruga si u bëra, shkrimtari që u bëra.

Dhe ia dolët shumë mirë ta tregoni…

Faleminderit! Ndjeva se duhej t’i afrohesha si një projekt letrar, jo thjesht si një ditar rrëfimi. U përpoqa ta bëj të ngjaje, si një prej librave të mi. Për ta shkruar si roman, që gjithçka të jetë e vërtetë. Ka libra të tillë. Po mendoja për Listën Shindler të Tomas Keneally, për shembull. Apo “Me Gjakftohtësi”, të Truman Capote-s. Ose “Gjërat e Duhura”, të Tom Wolfe. Libra të tillë, që bazohen në situata të vërteta dhe u jepet trajta me aftësitë e një shkrimtari romanësh. Mendoj se kjo është mënyra e duhur. Ndryshimi është se këta njerëz s’po tregojnë historinë e jetës së tyre, por të të tjerëve. Doja të shihja se si mund të shkruaja një roman për njerëz që njihja, por dhe për veten dhe në të njëjtën kohë. T’i jepja ndjesinë dhe thellësinë e personazheve që pret nga një roman.

Tani edhe Joseph Anton-i është i famshëm, është po aq i famshëm sa Salman Rushdie.

Siç e them në libër, e kam urryer gjithnjë atë emër. Sepse ishte një emër që u detyrova ta përdor. Është diçka shumë e rëndë kur të kërkojnë të heqësh dore nga emri yt. Duhej të hiqja dorë jo vetëm nga emri, por dhe nga etnia e emrit. S’duhej të zgjidhja një tjetër emër indian, sepse do të kuptohej lehtë. Pasi mu hoq etnia, e pashë letërsinë si burim. Kështu krijova kombinimin e emrave të Conrad dhe Chekhov. Por e kam urryer gjithnjë. E kam përdorur si titull të librit, si një mënyrë për t’i treguar lexuesit, se sa e çuditshme ishte të bëje një jetë të tillë, kur duhej të sakrifikoje dhe emrin. Duhej të jetoje për një dhjetëvjeçar nën një emër që s’e doje, sepse s’ishte i yti. Ditën kur munda të heq qafe Joseph Anton-in, s’u pendova fare. Isha i lumtur që më në fund u zhduk.

Kam lexuar një intervistë tuajën për Paris Review, ku i pyetur nëse do ta bënit ndonjëherë autobiografinë, jeni përgjigjur: JO!

S’kam pasur kurrë interes të shkruaj një autobiografi. Arsyeja që u bëra shkrimtar s’ishte për të shkruar për veten, por për të tjerët. Pastaj pata fatin e keq të kem një jetë interesante. Ndjeva se arsyeja për ta bërë, në radhë të parë, ishte sepse shumë prej asaj jete, nuk ishte e njohur. Edhe pse ishte shkruar shumë në atë kohë, kishte shumë spekulime. Por pak njohuri dhe informacion. E dija që kisha një histori interesante për të treguar, dhe doja ta tregoja. Ndjeja që kjo histori lidhej gjithashtu me tema më të larta se vetja ime, me tema që po ndodhin në botë dhe të cilat tani i mendojmë të gjithë. Historia ime dhe e familjes sime ishte në një mënyrë pjesë e asaj historie më të madhe.

Do ta pëlqente nëna juaj autobiografinë, po të lexonte atë që keni treguar për të, për shembull?

Mamaja ime? Mamaja ime ishte shumë tolerante dhe mirëkuptuese. Them se s’do të kishte probleme. Mbase do të ndihej në siklet që kam shkruar për burrin e saj të mëparshëm, por ajo s’është këtu, dhe s’ka pse të jetë në siklet. Portreti i të dy prindërve të mi them se është shkruar me dashuri të madhe. Në fakt, shkrimi i librit ma bëri edhe më të qartë sesa u detyrohem. Sesa dashuri dhe forcë mora nga mamaja, dhe sa nga formimi im intelektual. Mënyra si e shihja botën, vinte në të vërtetë nga babai im dhe mënyra se si e shihte ai botën. Te realizoja portretin e tij ishte një nga gjërat e bukura të këtij libri.

Me shumë dashuri ju shkruani edhe për fëmijët tuaj. Është bukur t’ju ndiqni në vite, ndërsa kujdeseni për ta.

Të pasurit fëmijë është gjëja më e rëndësishme e të gjithëve ne. Është më e rëndësishme se të shkruash një libër. Kam qenë me fat për fëmijët e mi dhe ata kanë qenë një forcë e madhe për mua. Djalit tim të madh, Zafar, iu desh të përjetojë shumë nga këto gjëra, bashkë me mua. E admiroj mënyrën sesi e ka kaluar, pa shenja dëmesh të vërteta. Ishte nëntë vjeç, kur nisi e gjitha kjo, që vazhdoi derisa mbushi 21 vjeç. Gjatë kësaj kohe i vdiq e ëma dhe iu desh të duronte vuajtje të mëdha. Mendoj se e përballoi në mënyrë shumë të hijshme.

Ju jeni indian, jeni anglez, jeni amerikan?

Them se jam një djalë nga Bombei që ka udhëtuar shumë. Por më shumë se kaq, kam menduar gjithnjë se jam një krijesë e një qyteti të madh. Mendoj se kam qenë gjithnjë shkrimtar shumë metropolitan. Kam kaluar pjesën më të madhe të jetës në këto tre qytete të mëdha, Bombei, Londër dhe Nju Jork. Nëse ke një mendje të tillë, e kupton sesa të ngjashme janë qytetet e mëdha. Jeta e metropolit është diçka e ngjashme, qoftë në Indi, Angli apo Amerikë. Mendoj se jam një shkrimtar i një qyteti të madh. Dhe lidhjet e mia janë më shumë me qytetet, se me shtetet. Mbase më shumë jam i lidhur me Bombein, Londrën dhe Nju Jorkun, sesa me Indinë, Anglinë apo Amerikën. Ndiej se i përkas qytetit.

A mendoni ju për lexuesin kur shkruani, a shkon mendimi juaj tek lexuesi?

Gjithnjë e më shumë, teksa moshohem. Kur kam qenë i ri, shkruaja libra me të cilat mundohesha te kuptoja se ç’lloj shkrimtari mund të isha. Sesi duhej të isha si shkrimtar. Kur po shkruaja “Fëmijët e Mesnatës”, më shumë po i mësoja vetes si të shkruaja, teksa po e shkruaja. Pasi kupton se e di tashmë këtë për veten, pasi e kupton se ç’lloj shkrimtari je, vëmendja juaj mund të shkojë dikur tjetër. Me çdo libër të suksesshëm, kisha gjithnjë e më shumë interes për lexuesin dhe mënyrën se si ata lexojnë. Si ta tregoj një ngjarje në mënyrë që njerëzit ta kuptojnë. Ngjarjet janë shumë të thjeshta, dhe sekreti i librit është në mënyrën si e bën. Nisa të kem më shumë interes për të gjetur mënyrën si mund të tregohet një ngjarje, që njerëzit ta kishin më të lehtë për ta kuptuar.

A mund ta përmirësojë letërsia jetën e lexuesit të saj?

Mund të përmirësojë jetën e lexuesit gjatë kohës që po lexon librin. Nëse e pëlqen, jeta bëhet më mirë. Shumë pak libra janë ata që pëlqejmë vërtet në jetë. Mendoj se këta libra që duam vërtet, na ndikojnë dhe na formojnë. Na ndihmojnë në mënyrën sesi e shohim botën. Këta libra mund të jenë të ndryshëm për të gjithë ne. Mbase mund të jenë vetëm tre, ose katër… mund të jenë dhe njëzet, varet nga njeriu. Por është gjithnjë një numër i vogël librash që futen nën lëkurën tënde. Këto libra bëhen pjesë e asaj që je dhe të ndihmojnë.

Cilat librat duhet t’i lexojë patjetër një njeri që do të shkruajë?

Libra fëmijësh. Them se duhet të fillojë që aty. Duhet lexuar patjetër “Liza në Botën e Çudirave”. E kam rilexuar pak edhe kohët e fundit, dhe është shkruar shumë bukur. Bota e krijuar dhe imagjinata janë fantastike. Përshkrimi behet me zgjuarsi dhe shkurtësi të jashtëzakonshme. Them se duhet filluar me Lizën në Botën e Çudirave. Mbaj mend kur romani “100 Vjet Vetmi” e Gabriel García Márquez-it u botua për herë të parë në anglisht. Përshkrimi dhe kritika në New York Times u be nga shkrimtari William Kennedy, i cili tha që ky është libri i parë, që pas Biblës, që njerëzimi duhet ta lexojë me detyrim. Mendoj qe s’e kishte gabim. Mbase është romani më i mirë i 100 viteve të fundit. Unë besoj se jetojmë në një botë që është krijuar nga Joyce, Proust dhe Kafka. Mendoj se nëse do ta kuptosh botën në të cilën jetojmë, duhet të kuptosh edhe këta shkrimtarë.

Lexoni letërsi kur shkruani?

Kur jam duke shkruar, nuk lexoj shumë, përveç gjërave që kanë lidhje me atë që po shkruaj. Me një libër si ky, kishte shumë materiale që duheshin kontrolluar, kuptuar e që duheshin përdorur. Kisha ditarët e mia, por dhe materialet që ishin shkruar për këtë temë nga të tjerë. Ndërsa, kur nuk shkruaj, përpiqem të lexoj librat e të tjerëve.

Çfarë bëni tjetër, kur nuk shkruani?

Luaj pingpong. S’jam më aq i zoti sa më parë, sepse po plakem. Fëmijët kanë nisur të besojnë se mund të më mundin. Por, ende jo.

Kur lexon herë pas here kronikat rozë, ngjan sikur ju jeni shumë në festa dhe pak në tavolinën e punës.

Është iluzion, sepse asnjeri s’mund të shkruajë libra nëse nuk qëndron shumicën e kohës në dhomë, në qetësi. Këtë e bëj si kushdo tjetër që shkruan libra. S’jam shkrimtar shumë i shpejtë. S’jam dikush që mund të shkruajë një libër çdo vit. Jam i ngadaltë, në krahasim me shumë shkrimtarë të kohës sime. Me shkrimtarë si Ian McEwan, Paul Auster. Ata i botojnë librat shumë më shpejt se unë. Por një gjë që kam zhvilluar me disiplinë të mirë, është metoda e të punuarit. Mund të ulem e të punoj çdo ditë, dhe gjatë këtyre viteve kam zhvilluar fuqi të mëdha përqendrimi. Kështu që mund ta lë jashtë vetes, boten, kur punoj. Të gjithë kemi teknikat tona. Ndonjëherë dal jashtë, dhe gazetat shkruajnë. Dhe duket sikur duhet të jem gjithë kohën duke dalë.

Ndaj nuk i pëlqeni gazetarët…

Kam shumë miq gazetarë, ndaj duhet të bëj kujdes në çfarë them. Jo, mendoj se problemi është që ka gazetarë seriozë dhe shumë të tjerë s’janë të tillë. Gazetarët seriozë janë nga njerëzit më të admirueshëm, dhe mendoj se përfshirja ime me organizatën e shkrimtarëve, është për të mbrojtur gazetarët që janë persekutuar ose burgosur. Gazetaria serioze ka një vlerë shumë të madhe për të gjithë ne. Por gazetaria me thashetheme është tjetër gjë.

A kanë ndikuar në letërsinë tuaj katër martesat tuaja? A ju kanë bërë një shkrimtar më të mirë gratë e jetës suaj?

Ato të gjitha do të thoshin “po”. E kanë gabim.

Sa janë personazhe në librat tuaj, gratë që keni njohur dhe dashur?

Mendoj se personazhet më të rëndësishme të librave të mi, janë femra. Një nga gjërat që më ka pëlqyer gjithnjë në mënyrën se si kanë dalë librat, është se kanë shumë personazhe të fuqishme femra. Mendoj se kjo ka të bëjë shumë me faktin që jam rritur në një familje me shumë femra. Kisha tri motra dhe asnjë vëlla. Edhe në familjen më të madhe, kisha më shumë teze, se xhaxhallarë. Më shumë kushërira femra. Dhe gratë në familjen time s’ishin shumë të heshtura. Ishin të zhurmshme, kishin opinione, kishin humor, kishin inteligjence. Kështu janë gratë për të cilat shkruaj, se me ato jam rritur. Kam shumë pak gra të dobëta, të turpshme e të heshtura në librat e mi. Por ka shumë gra të zhurmshme, agresive dhe të vështira.

Dikur, Gore Vidal thoshte “Sa herë ka një mik sukses, diçka vdes brenda meje”. Po ju a ndjeheni kaq kompetitiv?

Ai njihej për këtë. Ai ka një tjetër citim ku thotë se “s’mjafton të kesh sukses ti vetë, por dhe që miqtë të dështojnë”. Jo, unë s’e kam fare këtë mendësi. Pikëpamja ime është që ka vend për të gjithë. Nëse një miku im shkruan një libër të mirë, jam i pari që do ta duartrokas. Shpresoj që miqtë e mi të shkruajnë libra të mirë, sepse dua t’i lexoj. Është më e lehtë, kur shkruajnë libra të mirë, sepse mund t’i përgëzosh pa gënjyer.

Dhe shkojmë në 14 shkurt të 1989, kur Ayatollah Khomeini nxori fatwa-n ku ju shpalli ju dhe ‘Vargjet Satanike’ kundër islamit, profetit dhe Kuran-it duke ju dënuar me vdekje. A ju duket sikur kjo i ka ndodhur Joseph Anton-it dhe jo juve?

Jo, më ndodhi mua. Në njërën anë, ndihet ende shumë e pranishme në jetën time, sepse kishte pasoja shumë ekstreme për një kohë të gjatë të jetës sime. Por në anën tjetër, ndihet si një histori e vjetër, sepse ajo kohë e jetës sime mbaroi para më shumë se 10 vjetësh. Mbase kanë kaluar rreth 12 vjet, që kur kjo ishte diçka e madhe në jetën time. Për shumë prej atyre viteve kam mundur të jetoj si çdo shkrimtar tjetër, të bëj punën time, të udhëtoj, dhe të jem normal. Sigurisht që jam përpjekur shumë ta kthej atë kohë pas, dhe të jem në gjendje të kthehem në jetën që kam dashur gjithnjë të kem. Mendoj se mënyra se si është shkruar ky libër, është mënyra se si unë e lë më në fund pas atë histori. E kam ditur gjithnjë që kam dashur ta shkruaj këtë libër. Sepse problemi i të qenit shkrimtar, është se edhe kur jeta jote po shkon shumë keq, ke një njeri të ulur tek supi që të pëshpërit në vesh “kjo është histori e mirë”. E dija që kisha një histori për të treguar. E dija që një ditë do ta shkruaja. Pasi e bën, ndien sikur ke hequr një barrë.

Çfarë i solli fatwa punës suaj, suksesit tuaj? A do të ishit ju kaq i suksesshëm pa të?

Isha i suksesshëm dhe më parë. 10 vjet më parë. Do të isha shumë i lumtur dhe me atë nivel suksesi. Shiheni në mënyrë më të thjeshtë. Nga ana komerciale. Pati rritje shitjesh me “Vargjet Satanike”, por gjithë librat e tjerë, para dhe pas, kanë qenë në të njëjtin nivel. Mendoj se ma bëri emrin më të famshëm mes njerëzve që nuk lexojnë libra, dhe papritur të gjithë njerëzit që s’do të merrnin kurrë në dorë një libër timin, kishin një mendim për mua. Kjo ishte shumë e çuditshme.

Kaq vite më pas, a mund të thoni ju përsëri që nuk është e vërtetë, që ‘Vargjet Satanike’ nuk donin të provokonin askënd, që nuk ka lidhje fare me provokimin ndaj myslimanëve?

Provokimi dhe fyerja është diçka që bëhet shumë lehtë. Po të dua të të fyej, mund ta bëj shumë shpejt. S’kam nevojë për pesë vjet punë. Ka shumë myslimanë që e kanë lexuar “Vargjet Satanike” dhe mendojnë se është shumë i mirë dhe s’e kanë fare problem. Një numër shumë i madh njerëzish që thonë se janë të fyer prej tij, s’i kanë lexuar asnjë fjali. Problemi s’është me romanin, por me fanatizmin. Një gjë për të cilën jam përpjekur shumë gjatë viteve që njerëzit ta kuptojnë, është të mos fajësojnë viktimën. Ai që ka përgjegjësi për krimin është krimineli. Nëse unë të fyej ty, dhe të them diçka që është shumë fyese, ti më urren për këtë dhe merr një armë e më qëllon. Është faji yt, jo i imi. Njeriu që meriton të burgoset për këtë, je ti. Nëse duhet të jetojmë në një univers moral, duhet të kuptojmë që njerëzit janë përgjegjës për veprimet e tyre. Njerëzit e dhunës janë fajtorë për veprimet e dhunshme. Jo ata që bien pre e këtyre veprimeve. Fatkeqësisht, jetojmë në një kohë kur retorika e fesë, dhe sidomos e asaj ekstreme, është aq e fuqishme, sa përpiqet ta heqë peshën e fajit. Thotë “ai njeri më fyeu, kështu që jam i shfajësuar për ta sulmuar.” Jo, nuk është.

Shtëpia botuese “Dudaj” do ta sjellë për lexuesit shqiptarë librin “Vargjet Satanike”. Mund t’iu tregoni vete, atyre se çfarë duhet të jenë gati të lexojnë?

Në radhë të parë, s’është një libër për fenë. Është roman për emigrimin, për njerëz që vijnë nga India në Angli. Kjo është, mes të tjerave. Gjatë ngjarjeve, një nga personazhet që e humbet mendjen, sheh disa makthe për lindjen e fesë së islamit. Nëse lexon gazetat e më pas lexon librin, s’arrin të kuptosh se për çfarë u bë gjithë ajo rrëmujë. Shumë njerëz më kanë kontaktuar pasi kanë lexuar romanin, dhe thonë që s’kuptojnë se nuk kuptojnë ku është problemi. Problemi është në mendjet e njerëzve që krijuan telashet.

Ata që e krijuan të parët këtë, ishin gazetarët?

Jo, dhe pse disa prej tyre ndihmuan, problemin s’e krijuan gazetarët. Në botën në të cilën jetojmë, me komunikimin në masë, është e lehtë të bësh keqinterpretime dhe njerëzit nisin t’i besojnë. Koha e fatwa-s kundër ‘Vargjeve Satanike’ ishte para epokës së internetit. S’kishte internet apo e-mail-e në atë kohë. Ishim në kohën e fakseve. Por prapë, ishte një fushatë ndërkombëtare. Mbase ishte hera e parë që media ndërkombëtare po përdorej për t’i bërë propagandë një pikëpamjeje shumë mesjetare. Sot ke teknologjinë më të fundit që përdoret për të reklamuar një pikëpamje mesjetare të botës. Nëse njerëzit duan të debatojnë kundër punës sime, jam mëse i përgatitur të debatoj. Por kur futet dhuna në mes, është tjetër gjë. Çështja këtu është si do të reagosh ndaj dhunës. Nëse futesh në dhunë, garanton që do të ketë më shumë çështje të tilla. Dorëzimi ndaj dhunës, është mënyra për të garantuar që do të ketë më shumë dhunë të tillë, sepse njerëzit shohin që funksionon. Para tre vjetësh, në 20 vjetorin e fatwa-s, shtypi britanik e përmendi shumë dhe folën me shumë prijës myslimanë që ishin përfshirë në fushatën kundër ‘Vargjeve Satanike’, sesa kur doli për herë të parë. Të gjithë pa përjashtim thanë se kishin bërë gabim. Disa e thanë për arsye taktike. Pati dhe të tjerë që thanë se ngjarja më kishte dhënë më shumë para dhe më kishte bërë më të famshëm. Disa thanë që s’duhej ta kishin bërë për ato arsye, ndërsa të tjerë mbajtën anën e pozitës se fjalës së lirë dhe kuptuan që nëse ata mund të lejoheshin të thoshin çfarë donin, të njëjtën gjë mund të bënin dhe ata që s’ishin dakord me të. Kjo ishte interesante, që në 20 vjet ka pasur këtë nivel përparimi.

Ata që ju mbrojtën, pavarësisht frikës, pavarësisht kërcënimeve, në emër të kujt e bënë? Në emër të librit apo në emër të të drejtës për të lexuar, në emër të lirisë për të shkruar?

Disa mbështetën secilën prej këtyre. Besoj se ka pasur shkrimtarë që s’e pëlqenin librin tim, por mendonin se duhej të mbronin parimin e të qenit të lirë të shkruaje atë që kishe në zemër. Të tjerë pëlqenin më shumë veprën dhe për ata ishte ky faktori. Të tjerë nuk e pëlqenin veprën, por kjo është ideja e fjalës së lirë; të kërkon gjithnjë të mbrosh punë që ty s’të pëlqejnë. Sepse është e lehtë të mbrosh të drejtën e njerëzve që shkruajnë gjëra që të pëlqejnë. Kur nuk të pëlqen dhe e mbron, zbulon nëse beson tek fjala e lirë apo jo, nëse je gati të mbrosh njerëzit, të cilët i kundërshton. Sigurisht që tema e madhe është çështje parimi. Mbaj mend që po të shihje rastet e mëparshme në 100 vitet e fundit kur janë sulmuar libra, dhe njerëzit janë përpjekur t’i ndalojnë… si “Lolita” e Nabokov-it, ose “Uliksi” i Joyce. Ose “Dashnori i Zonjës Chatterley”. Mbrojtja e këtyre librave kishte të bënte shumë me mbrojtjen e cilësisë së tekstit. Njerëzit thoshin që s’mund ta ndalosh këtë libër sepse ishte letërsi serioze. Edhe në ligjin britanik e atë amerikan, mbrojtja e cilësisë pranohet me ligj. Nëse tregon se vepra ka qëllime serioze, atëherë kjo është mbrojtje. Joyce u akuzua për pornografi dhe blasfemi. “Uliksi” është roman i bukur, por nuk ngjall ndezje seksuale. Shumë pak njerëz që e kishin lexuar Lolitën mund të thoshin se po mbronte pedofilinë. Prapë, akuzohej për këtë. Mbrojtja e librit ishte se shumë njerëz çoheshin e thoshin se ishin materiale të mira letrare që meritonin të mbroheshin, sepse kishin qëllime serioze. Edhe unë doja që njerëzit ta mbronin librin tim. U kërkoja njerëzve të mbronim parimet, por ishte shumë e rëndësishme të mbronim edhe tekstin. Dhe njerëzit e bënë.

Por kishte kolegë që nuk dolën dot përtej xhelozisë së tyre megjithatë. Kolegë të cilët ju sulmuan juve dhe librin.

S’mund t’i kesh gjërat 100%. Do të ketë gjithnjë pak njerëz që kanë një tjetër qasje. Por e vërteta është se nëse sheh përgjigjen e botës letrare, do të thosha që më shumë se 99% e shkrimtarëve në botë kanë ofruar solidaritet, duke përfshirë këtu shkrimtarë nga bota islame. Në fakt, ka qenë një libër që u botua fillimisht në frëngjisht e më pas në anglisht, që titullohej “Për Ruzhdiun”. Kishte qindra shkrimtarë nga bota islamike që shkruanin në mbrojtje të librit. Ishte shumë e rëndësishme, sepse ata shkrimtarë jetonin në vende, ku vinin veten në rrezik për shkak të këtyre pikëpamjeve.

Shumë miq përmenden në autobiografinë tuaj. Ju jeni praktikisht i rrethuar prej miqve, të gjithë të shquar dhe të dashur. Çfarë është miqësia për ju, në fakt, që u shpërblyet kaq shumë prej saj?

Miqtë janë familja që e zgjedh vetë. Të gjithëve na jepet një familje në shtëpi që mund të mos jetë e mirë. Por miqtë janë familje që i zgjedhim vetë, të rrinë rrotull nesh. Për mua është gjithnjë një çështje e rëndësishme. Dhe e vlerësoj shumë, i jap shumë nga vetja. Jam me fat me miqtë që zbuloj. Kur e gjen veten në një situatë krize, zbulon se sa të mirë janë. Unë zbulova njerëz shumë të guximshëm që ishin gati të bëjnë gjëra mbresëlënëse për mua, të lëviznin nga shtëpitë e tyre që të jetoja unë aty. Merrnin ndërtesa me qira në emrin e tyre që të jetoja unë. Dhe këta njerëz kaluan telashe shumë të mëdha për mua. S’do ta kisha kaluar dot atë kohë pa ata. Por s’është vetëm për gjërat praktike, por dhe për mbështetjen emocionale. Siç mund ta përfytyroni, ka qenë një kohë shumë e vështirë. Kisha nevojë të ndieja mbështetjen e miqve, për ta kaluar.

Njëri prej tyre është agjenti juaj në zyrën e të cilit gjendemi. Andrew Wylie. Kam qeshur shumë, kur lexoja per një grua qe erdhi në zyrën e tij dhe i kërkonte adresën tuaj. U zhvesh për të marrë adresën dhe Wylie u shpreh “Nuk para më ndodh kjo gjë shpesh, as në zyrë dhe as në shtëpi”.

Që të jemi krejtësisht të sinqertë, s’i ndodhi Andrew Wylie, por ortakut të tij anglez, Gillon Aitken. Më pas u ndanë, por në atë kohë ishin partnerë, dhe Gillion-i ishte njeriu, të cilit iu afrua zonja. S’e di nëse i hoqi vërtet rrobat, por u ofrua. Ai u trondit dhe i tha të largohet.

Ka njerëz që i kujtojnë me të qeshur ato kohëra frike, por ka njerëz që nuk mund t’i kujtojnë dot, njerëz që vdiqën, në emër të librit dhe dhunës që u ushtrua për këtë libër.

Ndodhi diçka e tmerrshme, dhe s’ishte thjesht teori. Njerëzit u lënduan vërtet, dhe u vranë vërtet. Ky është një fakt i madh që s’e harroj ndonjëherë. Mendoj se dikur në ato vite, disa njerëz mendonin se ngaqë s’isha vrarë, atëherë s’po përpiqej të më vriste njeri, dhe ishte thjesht ekzagjerim. S’ishte ekzagjerim, por një sulm i vërtetë, i gjatë dhe shumë serioz. Sigurisht që s’është aspak për të qeshur. Ndonëse edhe të qeshesh duhet, kur ka situata dramatike. Nëse ti je në një situatë të vështirë, e kam në natyrë që përpiqem të bëj shaka si teknikë mbijetese. Dhe ndonjëherë, ka gjëra që ndodhin dhe janë për të qeshur. Si, kur isha në Nju Jork për herë të parë, gruaja ime Elizabeth-a ishte me mua, një polic që kishte përgjegjësi mbrojtjen time u shqetësua shumë, sepse ju duk e rrezikshme. Ajo ishte njeriu me pamje më pak të rrezikshme në botë. I thashë që Elizabeth-a ishte në rregull, ishte me mua. Ai më tha që po të donte të më vriste, do të më sillte pikërisht atë. Pas asaj, e pamë gjithnjë si vrasëse të mundshme.

Pati njerëz në atë kohë pro dhe kundër, njerëz që ju besonin dhe njerëz që nuk donin t’ju besonin. Tani që gjithçka ka kaluar të gjithë e besojnë atë që ju ndodhi juve.

Sepse ishte diçka e pazakontë. S’kishte fjalë që mund ta përshkruante diçka të tillë. Tani mund të kuptojmë më tepër, sepse kanë ndodhur më shumë gjëra në vitet e fundit. Por në atë kohë, shumë njerëz e kishin të pamundur ta fusnin në një kontekst të kuptueshëm. Ishte e lehtë të thoshe, që, po të mos kishe hapur gjithë këto telashe, këto gjëra s’do të kishin ndodhur. Është pjesë e natyrës njerëzore të thuash “të mos ishte ngatërruar.” Kishte shumë njerëz që mendonin se po të mos kisha folur, s’do të kishte pasur probleme. Natyra e artistit s’është ta qepë gojën.

Rasti juaj ndihmoi shumë raste në ditët e sotme si në rastin e Roberto Savianos apo të Orhan Pamuk.

Shkrimtarët janë përndjekur gjithnjë. S’është diçka e re. Duhet të shohësh historinë e Bashkimit Sovjetik që të dish për përndjekjen e shkrimtarëve. Pastaj duhet të shohësh historinë e qeverisë Falange në Spanjë, për të ditur se ç’ndodhi me Lorca-n. Fatkeqësisht, përndjekja e shkrimtarëve nuk u shpik me këtë çështje. Thjesht ndodhi të ishte një nga çështjet e mëdha të viteve të fundit. Por sigurisht, e bën dikë të ndiejë solidaritet me shkrimtarë të tjerë që kanë qenë në situata të tilla. Qëkur jeta ime u përmirësua, ndjeva që ishte shumë e rëndësishme të vazhdoja luftën në emër të shkrimtarëve të tjerë që ishin ende në vështirësi. Si Saviano, për shembull, të cilin e kam mik.

A është rreziku që kërcënon botën e sotme, tani, kohë mbas fashizmit, stalinizmit, islamizmi totalitar?

S’mendoj se është rreziku më i madh ndaj botës, por ndaj vendeve islamike. Mendoj se njerëzit që vuajnë më shumë nga fanatizmi islamik, janë myslimanët. Njerëzit që vuajtën më shumë nga regjimi i Ayatollah-ut në Iran janë pikërisht iranianët. Njerëzit që vuajtën më shumë nga talibanët, janë njerëzit e Afganistanit. Mendoj se kjo fazë e islamit fanatik është një rrezik i stërmadh për banorët e vendeve islamike. Aftësia për të sulmuar pjesën tjetër të botës mund të jetë zvogëluar. Mendoj se sulmet e 11 shtatorit ishin kulmi. Gjithashtu besoja, por mund ta kem gabim, që ky moment fanatik në Islam mund të mos jetë i gjatë. Sepse njerëzit që jetojnë në ato vende e urrenin shumë. Sa më të fuqishëm të bëhen prijësit islamikë, aq më shumë urrehen. Mendoj se në fund, kush urrehet, do të refuzohet nga banorët e atyre vendeve. Pranvera arabe është një shembull, një përpjekje për t’u larguar nga politika autoritare, drejt një shoqërie më të hapur e më të lirë. Sido të jenë rezultatet e Pranverës Arabe, deri tani na ka treguar se njerëzit duan të njëjtën gjë si ne. Duan liri dhe punë. S’duan të jetojnë në diktaturë, qoftë fetare apo të çdo lloji qofte ajo.

Irani ju dënoi juve me vdekje. Besoni tek mundësia e bombës atomike të Iranit, e cila në një farë mënyre po kërcënon me vdekje, jo vetëm Izraelin, por të gjithë botën.

Një gjë e di mirë për Iranin, që donin të më vrisnin mua. Mendoj se është e vërtetë që po përpiqen të zhvillojnë një bombë bërthamore, dhe gjithçka që thonë për të na larguar nga ai realitet është thjesht gënjeshtër. Mendoj se po e bëjnë. Është një debat për si dhe sa i janë afruar ndërtimit të bombës. S’dua të komentoj për gjëra në të cilat s’jam ekspert, por mendoj që në fund të fundit, natyra e zhvillimit bërthamor është keq për vetë vendin që e bën. India dhe Pakistani kanë të dy armë bërthamore, dhe kanë një histori armiqësie të madhe me njëri-tjetrin. Por asnjëri s’e ka menduar përdorimin e armëve bërthamore në konflikt, sepse e dinë që efekti është po aq i keq dhe për ata. Lindja e Mesme është një vend i vogël. S’mund të bombardosh vetëm Izraelin. Ndikimi përhapet. Po të shkojnë erërat në drejtimin e gabuar, e pëson dhe ti.

Domethënë, lufta është në prag, apo lufta është një fjalë në modë, për tu përdorur së fundmi.

Kur ka qenë historia e njerëzimit pa luftë? Jemi specie që luftojmë. S’është cilësia jonë më e mirë, por është pa dyshim një nga cilësitë tona. Fatmirësisht, kemi cilësi të tjera që janë më të mira.

A ndikon dot letërsia për ta zbutur botën e për ta mbajtur larg luftën? Për shembull, duke u kthyer tek Izraeli. David Grossman shkroi kundër luftës, por humbi djalin në luftë.

S’besoj shumë tek fuqia e letërsisë për t’i përmirësuar gjërat. Nuk besoj as që mund të kërkohet nga librat që të kenë atë efekt. S’funksionojnë ashtu. Letërsia funksionon në mënyrë më të thellë, në brendësi të mendjes së lexuesit. Nëse lexuesi angazhohet me librin, nis të ketë ndryshime në mendje. Nëse një libër të thith vërtet, je një tjetër njeri kur e mbaron. Kështu mund ta ndryshojë letërsia botën. Duke u futur ngadalë në mendimet e njerëzve e duke i dhënë trajtë mënyrës sesi mendojnë. Kjo është e fuqishme, por jo në mënyrën që sugjeroni ju. S’mund të shkruani një libër që do të ndryshonte perceptimin e njerëzve, aq sa për të ndaluar një luftë. Libri më me ndikim në atë kuptim mund të ndihmojë të hapë një luftë, si “Kabina e xhaxha Tomit”. Ai libër kishte deklaratat më të forta kundër skllavërisë. Kishte një farë ndikimi me nisjen e luftës civile amerikane. Në fakt, kur Presidenti Linkoln u takua me Harriet Beecher Stowe, autoren e librit, i tha “Ti je ajo gruaja e vogël që e nisi këtë luftë?” Pra, ai nënkuptonte që libri e kishte dramatizuar në mënyrë masive situatën e skllavërisë. E bëri të papranueshme për shumë njerëz.

Por për shembull, autobiografia juaj nuk është thjesht një libër kujtimesh, por i jep edhe një dorë atyre që duan të kuptojnë se sa i kotë është fanatizmi…

Shpresoj, se nuk e di sesi mund ta lexojnë të tjerët librin. Por qëllimi im ishte të thosha që në radhë të parë është histori personale. Ky libër të kërkon të përfytyrosh se si do të ishte po të të ndodhte ty. Sikur të të thonë një ditë, se një figurë shumë e fuqishme fetare, në anën tjetër të botës, kishte urdhëruar që ti duhej të vriteshe dhe do të dërgonte vrasës me pagesë për ta përfunduar. Si do të ishte jeta jote e fëmijëve tuaj, motrave e vëllezërve, familjes e miqve. Doja të sigurohesha që ky argument të ishte i pranishëm në libër. Por doja ta lija që të piqej me përvojën. Te mos e lejoja veten, vetëm të nxirrja zemërim.

Kam lexuar fraza shumë të bukura në librin tuaj, e njëra prej tyre është: “Ju mund ta mposhtni terrorizmin në këtë mënyrë. Duke mos u terrorizuar. Duke mos e lënë frikën të sundojë jetën tuaj”. Kjo është në një farë mënyre shumë personale për ju, besoj.

Është një mësim i marrë në mënyrën më të vështirë. Por është e vërtetë që nëse dikush përpiqet të të trembë, përgjigjja e vetme është të mos trembesh. Këtë e kemi mësuar që në oborrin e shkollës. Nëse dikush të ngacmon, duhet t’u bësh ballë e të mos kesh frikë. Zakonisht tërhiqen në atë pikë. Të gjithë mësojmë se të tregosh frikë, është dobësi. Ajo i shton sulmet. Kur dikush mendon se e ke frikë, e ka më të lehtë të të sulmojë. Kur dikush mendon se s’e ke frikë, e ka më të vështirë të të sulmojë. Kështu që ne jetojmë në një botë ku ky fenomen që quajmë terrorizëm është shtuar, dhe qëllimi i tij është të krijojë terror. Ky është qëllimi. Më shumë se të vrasin njerëz e të rrëzojnë ndërtesa, qëllimi i terrorizmit është të krijojë frikë. Përgjigjja ndaj terrorizmit është të mos kesh frikë. Është më e lehtë ta thuash, se ta bësh, sepse shumë prej këtyre gjërave janë shumë të frikshme. Por duhet të gjejmë brenda vetes forcën për të mos pasur frikë.

Kriza apo fanatizmi është armiku numër një i botës në vitin 2012.

S’mund t’i rendis. Mendoj se bota është plot rreziqe. Niveli i rrezikut ndryshon. Po të më pyesje para 20 vjetësh, do të thosha që sektarizmi dhe ksenofobia ishin rrezik. Në atë kohë të rënies së Bashkimit Sovjetik, me krijimin e nacionalizmit, rivaliteteve dhe paragjykimeve të ndryshme qe po ndiheshin gjithandej. Do të thosha që ky ishte një rrezik i madh. Ka qenë dhe periudha kur Al Kaeda u bë shumë e pranueshme nga ekstremistët fetarë. Kam përshtypjen se e kemi kaluar kulmin e saj, por bota është plot rreziqe. Është vend i rrezikshëm.

Bota sigurisht, por vendi nga i cili vij është i rrezikuar edhe më shumë, për shkak të varfërisë.

Edhe unë vij nga një vend ku 90% e popullatës jeton nën nivelin e varfërisë, dhe 10%-ëshi tjetër është shumë i pasur. Ky është një faktor shumë destabilizues dhe i pashëndetshëm në një vend. India ka më shumë miliarderë se në të gjithë Azinë. Por ke dhe lagjet më të mëdha të varfra. 80-90% e popullatës jetojnë nën nivelin e varfërisë dhe s’janë në gjendje të ushqejnë fëmijët si duhet apo të gjejnë një çati. Është diçka shumë e paqëndrueshme për shoqërinë dhe lejon ekzistencën e një politike të shtrembëruar. Një tjetër gjë që mendoj se është gabim tani në Indi, është se për shkak të diferencës së madhe ekonomike, ka shumë politika sektariane që janë në rritje, duke krijuar më shumë ndikim. Dalin përmbi mjerimin e njerëzve dhe shfrytëzojnë varfërinë e tyre ekonomike për të krijuar këtë politikë të prapambetur.

Cila është zgjidhja? T’i lësh këto vende e të ikësh, të rrisësh fëmijët në vende të tjera, duke pritur që të ndryshojnë me kalimin e shekujve?

Unë jam shkrimtar. Po më kërkoni të zgjidh problemet e botës. Të gjitha këto që thatë, janë zgjidhje. Shumë njerëz ndiejnë nevojën të rrinë ku janë e ta bëjnë të funksionojë, por ne jetojmë në një epokë emigrimi në masë dhe është epoka në të cilën njerëzit kanë lëvizur më shumë mbi sipërfaqen e tokës se në çdo fazë tjetër të historisë së njerëzimit. Shumë prej kësaj nxitet nga arsyet ekonomike. Shumica e këtyre njerëzve lëvizin në kërkim të një jete më të mirë, në një vend tjetër. Ndonjëherë nxitet nga politika, me kriza refugjatësh, si ajo që po ndodh tani në Sudan, me njerëzit që largohen nga regjimi autoritar dhe despotizmi. Por më ka interesuar gjithnjë dukuria e emigrimit në masë, sepse edhe unë jam emigrant. Jam rritur në një vend ku kam jetuar për shumë kohë, dhe tani jetoj në një vend të tretë. Për mua është çështje personale të kuptoj natyrën e përvojës së emigrantit. Shumë prej saj është shumë me vlera, jo vetëm nga ana ekonomike, por edhe për problemet kulturore, shoqërore, intelektuale dhe imagjinare. Si për vendin që pret emigrantët, ashtu dhe për vete ata. Sepse jetojmë në një botë të vogël ku hasim shpesh njerëz që s’janë si ne. Për mua ka qenë gjithnjë një temë për të cilën kam dashur të shkruaj.

Përtej subjekteve të librave që ju interesojnë, ju shoh shumë të angazhuar. Juve e shkrimtarë të tjerë të famshëm, si Orhan Pamuk, David Grossman, dhe së fundmi firmosët një apel për luftën e Sirisë.

Të qenit shkrimtar s’do të thotë që s’duhet të jesh qytetar. Ajo që po ndodh në Siri është një tranzicion i madh. Kushdo nga ne, që e ka një zë që mund të dëgjohet, ndien nevojën ta përdorë atë zë për të shprehur tmerrin ndaj asaj që po ndodh.

Kam intervistuar së fundmi Robert Savianon, Orhan Pamuk, David Grossman, dhe ndërsa ju intervistoj juve, bindem se njerëzit që kanë shumë për të treguar, flasin thjesht.

Problemi është të mos flasësh përtej përvojës që ke. Të mos thuash se di gjithçka. Sepse asnjë s’i di te gjitha. E njoh mirë Grossman-in e Saviano-n, dhe ata janë të aftë ta marrin atë situatë të veçantë në të cilën gjenden, dhe të gjejnë të vërtetën universale. Kjo është ajo që bëjnë artistët e mëdhenj. Orhani mund ta bëjë nëpërmjet përvojës në Turqi. Ideja është të mos përpiqesh të jesh gjithçka, por të jesh diçka e të flasësh për atë që di. Mendoj se këtë përpiqem të bëj me “Joseph Anton”. Them që kjo është ajo që di, sepse e kam përjetuar vetë.

Noel Malcolm: Komunistët, jo Otomanët, duhet të fajësohen për Sëmundjet e Ballkanit

Noel Malcolm 9 (W)

Është trashëgimia e 50 viteve të fundit, jo ajo e 500 viteve më parë, që rëndon mbi vendet e Ballkanit teksa ato bëjnë përpjekje për të lënë pas kulturën e korrupsionit dhe klientelizmit, thotë historiani britanik.

Pyetje: Sipas raport-progresit të BE, vendet e Ballkanit kanë vese të përbashkëta: klasa të korruptuara politike, nepotizëm, klane, probleme me krimin e organizuar dhe me mosfunksionimin e ligjit. A janë përcaktuar këto sjellje nga e shkuara jonë? Për shembull, tendenca e Italisë jugore drejt klientelizmit dhe krimit të organizuar përshkruhet disi si trashëgimi e sundimit Norman dhe Bourbon.

Përgjigje: Si një historian, jam i befasuar të dëgjoj se mafia akuzohet për sundimin Norman! Kjo shkon pas në Mesjetë. Historia lë gjurmët e veta në shoqëri ndonjëherë në mënyra të dukshme, ndonjëherë në mënyra të padukshme dhe të nënvetëdijshme. Jam tepër skeptik për këtë arsyetim në tërësi që na duhet të kthehemi pas një shekull apo dy, për të gjetur arsyen përse ka korrupsion, ryshfet apo krim të organizuar. Mund të shohim përreth dhe t’i gjejmë arsyet përpara nesh; nuk na duhen librat e historisë. Korrupsioni ndodh në kushte të caktuara socio-ekonomike dhe në kushte të caktuara politike, kur fuqia politike është e dobët, drejtësia është e dobët, dhe kur vlerat e shtetit nuk kanë arritur plotësisht të prekin shoqërinë, krijohet një ndjesi se njerëzit duhet të kujdesen vetë për veten… dhe se pagimi i taksave është diçka e kotë që njerëzit bëjnë. Në rastin e Ballkanit, do të thosha se 50 vitet e komunizmit si pjesë e këtij sfondi janë më të rëndësishme sesa 500 vitet nën sundimin otoman.

Pyetje: Duke parë hartën e Europës sot, a është Ballkani ende “sheshi i lojës ku fuqitë e mëdha akoma hakmerren”?

Përgjigjet Noel Malcolm: Jo siç ndodhte në shekullin e 19, në Kongresin e Berlinit [në 1878] për shembull. Jo sipas mënyrës së vitit 1914, kur një vrasje në Sarajevë e futi sistemin e fuqisë në luftën botërore.

Pyetje: Në çfarë mënyre atëherë?

Përgjigje: Në një mënyrë më të kufizuar. Nëse sheh veçanërisht në politikën ruse kundrejt Kosovës, është e vështirë të dallosh ndonjë arsye të brendshme prej Kosovës ose ndonjë situatë të brendshme për të cilën Rusia të ketë pikëpamje aq të patundura dhe dëshirë aq të madhe për të bllokuar politikën Perëndimore. Kjo është një lojë që luhet si në tabelën e shahut për qëllime të tjera. Është pjesë e dëshirës më të madhe të [Vladimir] Putin për të shkaktuar telashe për politikën Perëndimore dhe për të treguar se Rusia ende ka fuqi t’i bllokojë gjërat dhe të kërkojë kompensim në disa pika të tjera që ndoshta ata vërtetë i kanë të rëndësishme, por që janë plotësisht jashtë Ballkanit.

Rusia po e trajton ende Ballkanin sipas kësaj mënyrë instrumentale. Po ashtu po e trajton edhe Serbinë. Njerëzit në Beograd që imagjinojnë se kanë një lloj gjaku vëllazërie dhe një lloj simpatie të thellë sllave që u vjen nga Moska, e kanë disi gabim. Edhe ata po përdoren. E kemi parë me manovrat e Rusisë në tubacionet e naftës dhe në çmimet qesharake me të cilat blen industrinë e naftës serbe. Rusia po loz edhe me ata. Pra, Rusia është rasti i vetëm ku ekziston politika e fuqisë së madhe. Në rastin e fuqive europiane, ata kanë interes direkt. Ata duan që në kufijtë e tyre të zhvillohet një lloj situate koherente dhe progresive. Dhe SHBA-ja, mendoj, është më pranë mentalitetit evropian se atij të Moskës.

Pyetje: Ku po shkon Ballkani? Marrëveshjet që i dhanë fund luftës në vitet 1990 kanë rezistuar, por nuk ishin projektuar për t’i zhvilluar këto vende. Është e ardhmja e Ballkanit në rrezik teksa komuniteti ndërkombëtar përqendrohet në pjesë të tjera të botës?

Përgjigje: Bosnja dhe Kosova janë në fakt në probleme. Me rrezik është veçanërisht rasti i Bosnjës. Nuk mendoj se në rastin e Kosovës ka ndonjë rrezik të madh. I vetmi rrezik atje është stanjacioni dhe mungesa e progresit me shpejtësinë që duhej. Në rastin e Bosnjës paraqitet një rrezik i pastër, rrezik i vërtetë politik. Komenti juaj se vëmendja e fuqive Perëndimore është zhvendosur diku tjetër është i vërtetë. Kjo po ndodh me Amerikën prej shumë vitesh; përfshirja intensive në Irak dhe Afganistan ka thithur fuqitë e Departamentetit të Shtetit, dhe ka të bëjë më tepër me mentalitetin e mbajtjes së situatës nën kontroll tani kur ata i hedhin sytë nga Ballkani. Shumë më shumë përgjegjësi lidhen me fuqitë europiane. Por Europa është në një çast të sikletshëm, duke u përpjekur për herë të parë zyrtarisht të zhvillojë një politikë të jashtme evropiane me përfaqësuesit e vet të politikës së jashtme dhe me pothuajse-Ministrinë e Jashtme të saj. Është një projekt shumë i vështirë sepse politika e jashtme së fundmi në çdo vend evropian është një çështje kombëtare. Këto shtete nuk bien dakord në shumë çështje themelore. E kemi parë këtë te Kosova.

Pyetje: Dhe cilat janë rreziqet nëse nuk bien dakord?

Përgjigje: Nuk mendoj se rreziku në Kosovë është i një natyre serioze. Nuk shoh të zhvillohet ndonjë luftim apo të kalojë ndonjë tank në ndonjë vend në Kosovë.

Pyetje: Jo, por mos-pranimi për të hyrë në BE për shkak se Spanja, Sllovakia dhe Qipro nuk e njohin. Çfarë do ndodhë nëse kjo vazhdon për dekada?

Përgjigje: Këtë e quaj stanjacion serioz. Paraqiten rreziqe për zhvillimin ekonomik; rreziqe për valët e njerëzve që nuk po gjejnë dot punë në Kosovë të cilët po dynden në vendet e tjera europiane. Këto rreziqe, jam i sigurt, kuptohen. Rreziqet për Bosnjën janë më serioze. Është një problem që ka qenë i qartë që prej marrëveshjes Dayton apo si njihet ndryshe Protokolli i Parisit. Nuk ka asgjë të re për të thënë. Marrëveshja Dayton dështoi në zgjidhjen e problemeve themelore. Thjesht la në vend një situatë në të cilën spastrimi etnik kishte ndodhur dhe ku njerëzit përgjegjës për spastrimin etnik ishin ende në fuqi në pjesë të mëdha të Bosnjës. E ngriu atë situatë dhe më pas njerëzit që e hartuan atë [Dayton-in] nuk pranuan të përdornin fuqitë e tyre për të ribashkuar Bosnjën siç duhej.

Pyetje: Është realiste frika që disa fqinj rajonal kanë se Kosova do bashkohet me Shqipërinë?

Përgjigje: Ky është një shembull klasik i çështjeve politike, ku gjithçka varet nga mënyra si e ngre pyetjen. Nëse pyet çdo shqiptar në Shqipëri apo Kosovë, ‘Mendon se një ditë do të jetë i mirë bashkimi i të dyjave?,’ shumica do të thonë, ‘Po, një ditë do të ishte i mirë’. Dhe nëse thua, ‘Mendoni se është bërë një padrejtësi historike në vitin 1913 kur u krijua për herë të parë versioni i këtyre kufijve?’, të gjithë do të thonë, ‘Po’. Por nëse i pyet njerëzit në një referendum të vërtetë: ‘Do të donit të ishit një shtet i bashkuar, në mënyrë që politikat dhe vendimet që ndikojnë jetët tuaja të mund të dominoheshin nga politikanë të një vendi tjetër, jo prej vendit tuaj?’, ata do të thoshin, ‘Jo’. Kam pyetur shumë njerëz përgjatë viteve për mënyrën sesi do të shkonin këto referendume. Dhe shumica më kanë thënë se me pastërti nuk mendojnë se do të arrihej ndonjë shumicë nesër për secilën anë të kufirit. Ndaj, në nivel praktik se kjo nuk do të ndodhë së shpejti. Në nivel teorik mund të ndodhë, por njerëzit nuk marrin vendime tani për atë që mund të ndodhë brenda 50 vitesh.

Pyetje: Çfarë mendoni për argumentin e përdorur nga serbët boshnjakë, se nëse lejohet kjo, përse nuk lejohet edhe bashkimi i tyre me Serbinë?

Përgjigje: Përgjigjja e thjeshtë është se Kosova është një shtet i vërtetë që u krijua nga një status federal i qëndrueshëm në ish-Jugosllavinë, ndërsa Republika Srpska nuk është një shtet dhe është krijuar nga një proces i pastrimit etnik dhe vrasjeve në masë. Ky është themelimi i Republikës Srpska. Tingëllon jo i këndshëm për t’u përkufizuar, por është themeluar nga vrasjet masive. Republika Srpska ekziston në hartë sepse ushtritë pushtuan territore, larguan njerëzit me tytat e armëve dhe me thika, e vranë shumë prej tyre.

Pyetje: Çfarë mund të bëjmë kur kjo mosmarrëveshje po ndalon përparimin e Bosnjës?

Përgjigje: E kam thënë këtë, pothuajse që prej Dayton-it vetë. Mbaj mend ta kem thënë këtë në Uashington, në vitin 1997 dhe ata thanë ‘Ju jeni disi i nxituar dhe kjo nuk është e vërtetë’. Ata thanë se Dayton është një marrëveshje shumë e mirë, Amerika ka investuar shumë prestigj në të dhe do të ishte e gabuar ta ndryshonim tani dhe vazhduan ta thoshin këtë. Por ishte e qartë se po linte pezull një situatë dhe po ngrinte gjëra më të këqija që të arriheshin kushtet e realizueshmërisë së Bosnjës si një shtet. Tani, është akoma më e vështirë përballja me këtë problem. Fuqitë e Përfaqësisë së Lartë ishin të shumta atëherë. Tani, shumica e këtyre fuqive janë zhdukur… [por] qeveritë Perëndimore kanë fuqinë themelore të thonë se nuk mund ta pranojnë Republikën e Srpska-s si një shtet i pavarur. Është në lojë prestigji i tyre. Nëse e lejojnë, do të zhbënte pikat e marrëveshjes së paqes që ata kanë hartuar. Dhe jo vetëm që do ta zhbënte në të shkuarën, por do të hapte çdo precedent të mundur në të ardhmen. Nëse i lejon që territore të cilat janë themeluar nga dhuna etnike të vetëdeklarohen si shtete të pavarura, çfarë ndodhë? Çfarë ndodh nëse ndonjë minoritet etnik në Maqedoni i drejtohet dhunës? Kjo është Kutia e Pandorës dhe Perëndimi e di. Ndaj ata kanë qenë absolutisht të qartë se Republika Srpska nuk do të bëhet një shtet i pavarur.

Pyetje: Duke njohur mënyrën si vepron Europa dhe mentalitetin e saj, mund ta shohim Serbinë të hyjë në BE pa e njohur Kosovën dhe më pas ta bllokojë atë?

Përgjigje: Nëse njerëzit në BE janë shumë budallenj, po. Nuk jam ndonjë admirues i madh i BE-së. Nuk e mendoj si një projekt politik koherent, e mendoj si një politikë të jashtme shumë jo-bashkëkohore. Në fund të fundit, qeveritë kombëtare kanë ide dhe preferenca tërësisht të ndryshme. E kemi parë shumë qartë me… situatën e çuditshme përmes së cilës BE pretendon të jetë përgjegjëse për zhvillimin e Kosovës si një shtet, por dërgon një mision atje [misionin e rregullimit të ligjit, EULEX] që nuk e njeh Kosovën si një shtet. Shqetësohem për politikën europiane. Mendoj vërtetë se kanë ndjekur një politikë shumë të gabuar me Qipron. Po shohim një prej pasojave tani, me linjën e trashë të qeverisë së Qipros kundra njohjes së Kosovës. Nëse më kujtohet qartë, ata kanë thënë se edhe nëse Serbia e njeh Kosovën, Qipro nuk do ta njohë kurrë. Kjo është e çuditshme. Nuk jam optimist rreth politikës së Brukselit. Por Brukseli ka disa persona inteligjent dhe të mirinformuar…. ndaj, shpresoj se do të ndërtojë një politikë inteligjente në këtë pyetje shumë të rëndësishme.

Pyetje: Ballkani ka shumë mite, që kanë bërë që disa të besojnë se rajoni është si askund tjetër, pre e urrejtjes etnike. Në disa vende të Ballkanit ksenofobia, po rritet dhe disa qeveri vazhdojnë të krijojnë mite të reja. Çfarë mund të bëhet që këto mite të mos vazhdojnë ta mbajnë rajonin peng në të ardhmen?

Përgjigje: Miti i urrejtjes etnike të lashtë është krijuar pjesërisht prej të huajve injorantë, nga udhëtarë në fillim të shekullit të 20, të cilët besonin se ishte më e lehtë dhe më entuziaste për lexuesit e tyre nëse thoshin se kjo është një vorbull e pashpjegueshme urrejtje antike. Tingëllonte ekzotike. Në historinë e kohëve të fundit, miti është shitur si i vërtetë nga manipulimi i qëllimshëm dhe ngatërresa e opinionit Perëndimor prej njerëzve që duan ta bëjnë të besojë se luftërat u shkaktuan prej disa politikanëve të caktuar, veçanërisht prej [Slobodan] Miloseviç, dhe jo prej ndonjë politikani modern. Ishte budallallëku nga njëra anë dhe manipulimi i qëllimshëm nga ana tjetër. Në të vërtetë, këto urrejtje antike nuk shkojnë më larg se mesi i shekullit të 19. Dhe janë produkt i zakonshëm i procesit të formimit të shtetit, që zhvilloi nacionalizmin në lloje të ndryshme me mitet kombëtare dhe nxiti konflikte politike sepse këto nacionalizma po konkurronin për territor.

Si mund t’i ndalojmë apo pakësojmë? Është një çështje edukimi në kuptimin më të gjerë. Jo vetëm që shtrihet deri te tekstet shkollore, por edhe në atë që njerëzit thonë në publik, që politikanët shprehin, dhe në atë që media raporton. Nuk e kam fjalë për shpëlarjen e trurit apo për promovimin e ndonjë ideologjie të re, se Ballkani ka qenë gjithnjë parajsa e tolerancës. Jo, thjesht histori e zakontë, kuptim i zakontë.

Pyetje: Për t’u kthyer te Kosova, ka qenë e pavarur për dy vite tashmë, por ka pasur njohje vetëm prej shteteve Perëndimore. Çfarë duhet të ndodhë që të njihet edhe nga vende të tjera?

Përgjigje: Në fillim ishte e qartë se fuqitë Perëndimore do të ndihmonin dhe do të bënin punën kryesore të afrimit me vendet e tjera dhe të rekomandimit të njohjes së pavarësisë. Vendet e lehta e kanë bërë tashmë – ato që e pranojnë këshillën e Britanisë dhe Amerikës. Nuk mund të shkosh në shumë vende të Afrikës si një fuqi e vjetër kolonializuese si Britania dhe t’i thuash se çfarë të bëjnë. Dhe Amerika ka pësuar dëmtim të reputacionin në politikën e jashtme, dukshëm në botën arabe, por edhe në Amerikën Latine. Pra, mendoj se është në dorë të Kosovës… Një faktor është presioni i politikës ruse. Rusia ka qenë shumë aktive, edhe në botën islamike, në presionin e bërë ndaj vendeve që të mos e njohin Kosovën. Në Afrikë ka probleme të tjera. Mendoj se një mënyrë sesi Kosova mund të kërkojë simpatinë e shumë vendeve afrikane dhe të botës së tretë, është se në shumë aspekte Kosova ka qenë në situatën e kolonializmit shtetëror dhe shoqëror. Është diçka që mund ta afrojë me afrikanët.

Pyetje: Ju keni shkruar një histori të gjerë të Kosovës. Sa të fuqishme janë rrënjët dhe themelet e Kosovës si një territor i veçantë?

Përgjigje: Varet se çfarë nënkuptoni me shprehjen “me rrënjë si një territor i veçantë’. Nuk është e nevojshme për një territor të veçantë, që të tregojë ekzistencë të vazhdueshme si një entitet politik që nga Mesjeta në mënyrë që të ketë një status të vlefshëm të pavarësisë sot. Belgjika u bë Belgjikë në vitin 1830. Shumë shtete evropiane u bashkuan më vonë. Shiko Gjermaninë dhe Italinë. Ndaj, nuk mendoj se është e nevojshme të kërkojmë justifikime afatgjata historike për kufij të veçantë shtetëror në hartë. Çfarë ka rëndësi është popullata që jeton atje, historia e ndoshta 100 viteve të fundit. Është absolutisht e qartë se… afërsisht 50 vitet e fundit nën sundimin e Titos, Kosova ishte një njësi politike, që vepronte e pavarur, duke marrë vendimet e veta brenda strukturës federale dhe duke e prezantuar veten drejtpërdrejt në nivelin federal dhe për më tepër, duke pasur të njëjtat të drejta për t’u bërë një shtet pas shpërbërjes së Jugosllavisë si Sllovenia apo Kroacia.

Pyetje: Në lidhje me ndërtimin e një identiteti të ri, Kushtetuta e Kosovës thotë se Kosova është së pari dhe mbi të gjitha një shoqëri e multietnisë. Është ky modeli i saktë, një themel i mirë për shtetin e shekullit të 21?

Përgjigje: Principi themelor se Kosova është një shoqëri multietnike është i nevojshëm të thuhet. Duhet të thuhet për çdo shoqëri në Ballkan. Është kushti thelbësor për jetesë në çdo shtet të Europës.

Jeta Xharra

Noel Malcolm është autori i “Bosnja: Një histori e Shkurtër”, (1994) dhe i “Kosova: Një Histori e Shkurtër” (1998)

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...