Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/05/04

INTERVISTA/ Flet Dr. e Shkencave Juridike dhe Presidente e Shoqatës Kundër Racizmit në Gjermani, Alba Lika/


Nga Albert Z. ZHOLI

Ka mbaruar shkollën e mesme të gjuhëve të huaja për gjermanisht në Shkodër dhe të lartën për Juridik në Universitetin Luigj Gurakuqi po në Shkodër në vitin 2010. Gjatë kohës që ka qenë në shkollën e mesme ka përfaqësuar denjësisht Shqipërinë për gjuhen gjermane disa herë në Ballkan dhe Europë. Duke u njohur me kulturën Europiane që në moshë të re, ishte shumë e vendosur që të vazhdonte studimet Universitare në Gjermani, duke qenë se e zotërote jo vetëm gjuhen por njihte edhe kulturën nga afër. E vetmja pengese ishte ana ekonomike, e cila nuk e lejonte që ta ndiqte ëndrrën në atë kohe dhe si pasoj filloi studimet për Drejtësi në Shqipëri. Edhe pse i mbaroi studimet në Shqipëri me rezultate shumë të mira, nuk ndihej e plotësuar profesionalisht dhe nuk u dorëzua, por insistoi në realizimin e qëllimit që i kishte vënë vetes.

Si vazhdoi ëndrra juaj e shkollimit?

Në vitin 2011 aplikova për bursë për studime pasuniversitare tek projekti Basileus ( është një projekt i krijuar nga komisioni Europian për vendet e Ballkanit perëndimore, me qëllim që studentëve të mire të u japë mundësinë që të rriten profesionalisht në një nga universitet më të mira të Europës) dhe më në fund mu plotësua ëndrra dhe fitova bursë për të studiuar në Universitetin më të mirë dhe më të vjetër në Gjermani për Drejtësi dhe mjekësi, në Universitetin e Heidelbergut i themeluar në vitin 1386. Në vitin 2013 u diplomova me rezultate maksimale në të drejtën penale ndërkombëtare. Pasi u diplomova po e mendoja të kthehesha direkt në Shqipëri që të investoja gjithçka çfarë kisha përfituar në Heidelberg, por nisur nga rezultati maksimal, universiteti më ofroj të drejtën për të nisur Doktoraturën, duke e parë si një shans që jo çdo personi i ofrohet pranova të filloj studimet doktorale dhe që prej një viti po ndjek studimet doktorale për të drejtën penale në universitetin e Heidelbergut. Krahas të drejtës penale, kryesisht korrupsionit që është në qendër të studimeve të mija doktorale, pasi korrupsioni në Shqipëri është një sëmundje që akoma nuk i është gjetur ilaçi, jam gjithashtu edhe aktiviste e të drejtave të njeriut. Që nga viti 2014 jam presidentja e shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut (Internationale Gesellschaft für Menschenrechte IGFM ) për Shqipërinë. Kjo organizate ka qendrën në Frankfurt dhe në të njëjtën kohë operon edhe në 26 shtete të tjera dhe një nga këto shtete është edhe Shqipëria. Bazuar në të gjitha konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut unë e konsideroj edhe korrupsionin si një shkelje të të drejtave të njeriut dhe kjo është ajo që më motivon më tepër që të bëj një ndërthurje të së drejtës penale dhe të të drejtave të njeriut. Për momentin jam fokusuar në studimet doktorale dhe në postin si presidente e organizatës me qëllim që së shpejti të botoj edhe tezen e doktoratures në dy gjuhë të huaja, në gjermanisht dhe shqip. Botimin e kërkimeve të mija shkencore e konsideroj si një mundësi të mirë për të pasuruar sadopak literaturën për studentet në Shqipëri, pasi në Shqipëri ka me të vërtet shumë mangësi në literature. Dy vitet e fundit kam parë një rritje të konsiderueshme të studenteve shqiptare që vazhdojnë studimet në universitet më të mira të Evropës dhe kjo me jep shumë shpresë për një Shqipëri drejt rrugës së Europës.

-Ju shkollën e mesme e mbaruat për gjermanisht, në çfarë eventesh e keni përfaqësuar Shqipërinë në këtë gjuhë?

- Në shkollën e mesme e kam përfaqësuar Shqipërinë në evente të ndryshme ndërkulturore në shkallë ballkanike, në Mal të Zi dhe Kroaci dhe në shkallë botërore në Gjermani. Secili shtet është munduar të prezantojë në mënyrë sa më dinjitoze kulturën e kombit të tij në gjuhën gjermane. Në Gjermani atëherë kisha eksperiencën më të bukur, pasi mora pjesë në orë të ndryshme mësimi në gjimnazet gjermane, duke më dhënë mundësinë që të krahasoj që atëherë sistemin e shkollave shqiptare me ato gjermane.

- Universiteti ynë a ka nivelet dhe parametrat e universiteteve gjermane dhe ku është ndryshimi?

- Fatkeqësisht universitetet shqiptare janë akoma shumë larg nivelit të universiteteve gjermane. Duke u nisur që nga infrastruktura, kushtet, bibliotekat, literatura që studentët kanë në dispozicion e cila nuk është e mjaftueshme. Pa përmendur pastaj komunikimin e shkëlqyer dhe gatishmërinë e profesorëve në Gjermani kundrejt studentëve (dua të theksoj që profesorët e Fakultetit të Juridikut në Heidelberg kanë pozicione të rëndësishme në Gjermani). Një aspekt që mua më shqetëson në Shqipëri është mungesa e Instituteve pranë çdo fakulteti për të bëre kërkime shkencore në çdo fushë. Kërkimet shkencore do na ndihmonin që p.sh ligjet të mos i kopjonim nga sistemet e së drejtës së shteteve të tjera, por ti hartonim vetë. Në fakt sistemi ynë arsimorë është më shumë i orientuar nga sistemi amerikan sesa nga ai gjerman. Kohët e fundit kam vënë re që Shqipëria po orientohet nga sistemi gjerman për sa i përket sistemit të shkollave profesionale.

- Mbasi përfunduat studimet për të drejtën penale ndërkombëtare, pse nuk erdhët në Shqipëri?

- Duke qenë se studimet pasuniversitare i mbarova me notën maksimale që në Gjermani është nota 1 (një), universiteti më ofroj mundësinë për të nisur doktoraturën dhe duke e parë si një mundësi që jo çdo personi i ofrohet pranova dhe që prej një viti vazhdoj studimet doktorale në universitetin e Heidelbergut.

-Sa njihet Shqipëria nga pedagogët që ju japin mësim dhe a keni ndjerë shenja racizmi?
- Profesorët e njohin Shqipërinë thjesht si një shtet të Europës me shumë probleme. Kjo është edhe një arsye përse kërkimeve shkencore në Shqiperi duhet të iu jepet një rëndësi e posaçme. Shenja racizmi nuk kam ndjerë përkundrazi kam pasur shumë mbështetje. Nga eksperienca personale racizmi në universitetet shqiptare është më i theksuar.-Fatkeqësisht

- Në lëndët e degës suaj në Shqipëri a gjen literaturë?

Për sa i përket literaturës që mua më nevojitet, në Shqipëri nuk kam gjetur pothuajse fare.
-Cila është mangësia e sistemit tonë arsimor?

- Sistemi ynë arsimorë është më shumë i bazuar në teori sesa në praktikë, studentët kanë shumë pak literaturës në dispozicion dhe i qëndrojnë shumë besnik kësaj literature dhe nuk bëjnë një vlerësim sa më kritik të saj. Një pjesë e konsiderueshme e profesorëve e ruajnë me fanatizëm mënyrën tradicionale të mësimdhënies, e cila e kufizon studentin për të mbajtur një qëndrim sa më kritik kundrejt një çështje te caktuar. Një mangësi shumë e madhe e sistemit tonë arsimorë është mos mbrojtja e pronësisë intelektuale, plagjiatura dhe mosrespektimi i rregullave te citimit është një problem shumë serioz për mendimin tim. De jure ekziston një ligj për mbrojtjen e pronësisë intelektuale por nuk zbatohet. Jo rrallë ndodh që profesorët në Shqipëri të akuzohen për korrupsion pasiv, për këtë çështje do fajësoja jo vetëm profesorin por edhe studentin që e mbështet një iniciativë të tillë si edhe shtetin, i cili nuk harton një politikë efektive për të luftuar këtë fenomen. Ashtu siç e kam theksuar edhe më lart që ministria e arsimit të investojë më shumë në kërkimet shkencore dhe jo vetëm ti pajisë studentët me diploma, por të hartojë një politikë që këto diploma të shërbejnë edhe në tregun e punës.

-Cila është tema e doktoraturës suaj dhe si mendoni ta paraqisni?

- Unë jam specializuar në fushën e së drejtës penale dhe në qendër të studimeve të mija doktorale është korrupsioni dhe jo vetëm korrupsioni nacional dhe krimi ekonomik, por edhe ai ndërkombëtare. Jam fokusuar tek kjo tematikë pasi korrupsioni (sidomos në Shqipëri) është një sëmundje që akoma nuk i është gjetur ilaçi. Do të bëj të pamundurën që studimet e mija doktorale ti botoj në dy gjuhë, gjermanisht dhe shqip. Botimin e studimeve të mija shkencore e konsideroj si një mundësi të mirë për të pasuruar sadopak literaturën për studentët në Shqipëri.

- Keni dy vjet që jeni presidentja e shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut (Internationale Gesellschaft für Menschenrechte IGFM ) për Shqipërinë, cilat janë detyrat e kësaj Shoqate dhe ku njihen?

- Ka dy vjet që jam anëtare e organizatës për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut ( Internationale Gesellschaft für Menschenrechte IGFM ), por presidente e kësaj organizate jam që në nëntor të vitit 2014. Kjo organizate ka qendrën në Frankfurt dhe në të njëjtën kohë operon edhe në 26 shtete të ndryshme në botë, një nga këto shtete është edhe Shqipëria. Në qendër të kësaj organizate është mbrojtja e të drejtave të njeriut si një fuqi absolute. Ne si organizatë apelojmë për shkeljet e mundshme të të drejtave të njeriut. Në mars kishim takimin e radhës në Bonn, ku u parashtruan edhe disa ndryshime në status dhe në bazë të këtyre ndryshimeve do bëjmë edhe një reformim të organizatës.

- Mbas doktoraturës a mendoni të ktheni në Shqipëri?

- Për momentin jam fokusuar në studimet doktorale dhe në postin si presidente e organizatës, por gjithashtu po punoj me elitën e universitetit të Heidelbergut për hartimin e një konvente për doktorantët, me anë të cilës kërkojmë më shumë privilegje dhe hapësira veprimi nga shteti. Dëshira ime është që të kthehem në Shqipëri dhe të investoj në universitetet Shqiptare çfarë kam fituar deri tani.

- Cilat janë problemet e femrës shqiptare sot?

- Fatkeqësisht pozicioni i femrës shqiptare është akoma në tranzicion. Në Shqipëri një rol të rëndësishëm luan edhe pozita gjeografike. Femrat të cilat jetojnë në kryeqytet kanë më shumë mundësi veprimi dhe punësimi sesa ato që jetojnë në qytet e tjera, pa përmendur ato që jetojnë në zonat rurale ku mundësitë e tyre janë pothuajse zero.

- A e ka zënë sot ferma shqiptare vendin e duhur në shoqëri, apo ende jemi shoqëri maskiliste?

- Femra shqiptare akoma nuk e ka zënë vendin e duhur në Shqipëri, pasi postet kryesore janë kryesisht të zënë nga meshkujt dhe si pasojë kjo na bën një shoqëri maskiliste, ku femra shihet si një qenie e dobët që nuk është në gjendje të marrë përgjegjësi të mëdha përsipër.

- Cili duhet të jetë pozicioni i femrës shqiptare në jetën politike?

- Numri i femrave shqiptare që studiojnë në universitetet më të mira europiane dhe botërore është rritur ndjeshëm vitet e fundit, kjo tregon se po integrohen gjithnjë e më tepër dhe vetëm një prezantim i barabartë i femrave dhe meshkujve në parlamentin shqiptarë do forconte pozitën e femrës shqiptare në politikë dhe si pasojë do zbehej diskriminimi gjinorë.

DESHQIPTARIZIM I LETËRSISË KOMBËTARE


Rasim Bebo

Nga Rasim BEBO/Chikago/

Ka mbërritur në shkolla një listë e re librash, të rekomanduara për bibliotekat shkollore, të cilën Ministria e Arsimit e ka publikuar më 28 Tetor. Aty janë përjashtuar “Nënë Tereza”, “Ibrahim Rugova” dhe krejt letërsia studimoree Kosovës, si dhe “De Rada”, dyqindvjetori i të cilit, kremtohet sivjet. Bordi i Ministrisë së Arsimit, i thirur në ilegalitet dhe i miratuar po ashtu pa asnjëfare trasparence e kriter, shpalli më 28 Tetor me gjuhë ultimative qëështë karakteristikë e kësaj qeverie, një liste me treqind e tetëdhjetë e pesë tituj, e cila është një sakatim i listës shumëvjeçare të miratuar nga Ministria e Arsimit, ku ishin hequr titujt e armiqve politikë dhe ishin shtuar si me sustë mjaft tituj nga shtëpite botuese. Ky është një skandal kombëtar i botuar së fundi në shtypin tonë. (Ramiz Dërmaku, “Skandal” gazeta Bota Sot, marrë nga Gazeta 55)
Gjatë këtyre dy dekadave, kupola e drejtuar nga guvernatori Janullatos, përveç qilizmës që i bëri tokës shqiptare, duke mbjellë në të vorreza të ushtarëve grekë me kufoma shqiptarësh, duke mbjellë shkolla greke, duke ndërtuar kisha të stilit grek dhe kisha me emër të shenjtorit Shën Kozma, i cili është ekzekutuar në vitin 1779 nga qeveritarët shqiptarë të kohës.
Historianët grekë, të orientuar nga kisha greke,kanë shkruar artikuj të veshur me “dinakërinë greke”, se çamët nëÇamëri (muslimanët) janë kolonë turqish dhe për këtë nuk duhen të njihen si popull shqiptar autokton. Por Qeverisja Shqiptare dhe Akademia e Shkencave kanë heshtur.Kështu erdhi si pasojëedhe deklarimi i tyre se “Çamëria nuk ekziston”. Forumet botërore e ligjëruan,sepse nuk u doli përpara nga ne, një kundër-rezolutë për Çamërinë, që të kundërshtonte rezolutën greke.
Sllavët na rrëmbejnë emrin “Maqedoni” dhe ne na quajnë ardhacakë dhe “ashkla” të mbetura gjatë kohërave. Ne duhet të kemi parasysh, “se ata që nuk kujtojne të kaluarën janë të dënuar ta përsërisin atë”, siç thotë historiani amerikan George Santajama.
Me fjalët “Shqipëri lindore”, “veri-lindore” dhe “Iliriada” i kanë zënë vëndin emrit “Maqedoni”, emër i vjetër mbi katërmijëvjeçar.” A është kjo normale? Ndërsa fshatrat e Strugës, vendosin në Strugë pllakatën përkujtimore pas njëqind vjetëve të “kryengritjes Maqedono-Shqiptare” kundër okupatorit serb. Tëkuptojmë këtë rast, “maqedonët” janë sllavët e Maqedonisë dhe këta u bashkuan me shqiptarët, gjoja luftuan kundër serbëve. Sa gënjeshtër e hapur. A ka ndodhur ndonjëherë që sllavo-maqedonët të luftojnë kundër sllavo-serbëve?
Historiani Maqedon Andonov Polianski e quan popullatën sllave në Maqedoni “maqedonas”, kur ata kanë ardhur një mijë vjet pas Aleksandrit të madh të Maqedonisë. Kur e pyesim për këtë, ai thotë, ne me të vërtetë kemi ardhur shekuj më vonë, por kur erdhëm në Maqedoni ne jemi maqedonas. Kështu grekët mohuan Çamërine dhe sllavët përvetësuan emrin maqedon dhe uzurpuan pushtetin. Ndërsa qeveria dhe Akademia e Shkencave vazhdojnë në përkrahje të deshqiptarizimit, kjo është një fatkesi e madhe.
Personaliteti shqiptaro-amerikan, zoti dhe zonja Dioguardi deklaruan se historiani grek Nikolas Stavros ka thënë: “futja në dorë e kishës shqiptare është fitorja më e madhe e jona në Shqipëri në shekullin e njezetë”. Kjo deklaratë e historianit grek, tingëllon tepër poshtëruese për nderin dhe për dinjitetin e Rrepublikës së Shqipërise, dhe më tej. Janullatosi ka deklaruar në gazetën greke “Kathemerini”: “Nuk e kuptoj idenë e shqiptarëve që feja e shqiptarit ështëshqiptaria, këtë tezë do ta luftojmë duke dalë hapur kundër rilindjes kombëtare shqiptare”. (nga Eshref Ymeri)
Qeveria Shqiptare dhe Akademia e Shkencave Shqiptare, e perforcuan mendimin e Janullatosit, per te zhdukur të gjithë mendimin shqiptar me të gjithë perfaqësuesit e vet, duke nisur me Branko Merxhanin e duke vijuar me Mehdi Frashërin, Mithat Frashërin, Mustafa Krujën, Ernest Koliqin, Gjergj Fishtën e Anton Harapin. Këta e mbushën me antizogizëm dhe antinacionalizëm. Po kështu albanologu At Zef Valentini është fshirënë mënyrë metodike nga lista e vjetër. Hakmarrja është shekullore dhe të njëjtin fat kanë pësuar edhe kujtimet e papërseritshme tëAt Zef Pëllumit, “Nder i Kombit” të vlerësuara edhe me “Penën e Artë” nga MTKRS-ja, vetëm se këto shënime janë shpluhurosur prej kohës.
Mungesa e krejt të ashtuquajturit neoshqiptarizëm, pason goditjen si me sopatë të gjithë mendimit shqiptar para luftës së II botërore dhe ështënjë krasitje e gabuar, në listën e re të qeverisë së Edi Ramës, mungesa në listë e krijimtarisë së Ibrahim Rugovës, Azem Shkrelit, Ali Podrimjes e Eqerem Kryeziut. Nuk është një harrese në kuptimin e mirfilltë të fjalës, pasi librat e tyre kanëqenë rregullisht në të gjitha listat e Ministrisë së Arsimit që nga viti 2006, por është një qëndrimi i turpshëm, për të cilin anëtaret e bordit duhen te skuqen dhe Ministria duhet te nxjerrë përgjegjësitë e vërteta të këtij sakrilegji. Kështu është sakatuar prejlistës së botimit,me një të rënë të lapsit,krejt botimi i shqiptarëve të Kosovës.
Voluntarizmi për sakatimin e listës së vjetër rekomanduese, ka goditur kryesisht qëndrimet perëndimore të shqiptarëve, ndërkohë që shtesat e reja, janë thellësisht riciklime tëopinioneve bolshevike, të viteve të shkuara në të ashtuquajturat “studime të reja shqiptare”. Serish si shpëtojmë dot krahasimit, kur qëmtojmë se në listëështë shtuar një studim për Skënderbeun i gazetarit Virgjil Kule dhe jo studimi i Aurel Plasarit,ku përfshihen edhe studime për Kutelin e Camajn, janë fshirë njësoj sic janë fshirë edhe tituj e perfshirë në kolanën “Inteligenda”.
Mungesa ulëritëse e listës, e cila shkon fiks sipas historikut të mungesave tëçfarëdollojshme të kryeministrit Edi Rama, është mungesa e çfarëdolloj libri të shenjtores shqiptare Nënë Tereza. Libra të pafund në shqip, të shkruar nga studiues, poetë e historian janë rrëzuar, ndërkohë që në shqip janë botuar prej vitesh edhe cikli i poezive të nënë Terezës, e cila gjithashtu po provon censurën e re të mirditores Lindita Nikolla.Kjo censure orientale,është përdorur edhe për librat në shqip të Atit të Shenjtë Benedikti XVI, apo historianit hebre më i njohur i shekullit XXI Simon Sebag Montefiore.
Nuk dihet ende si qëndron e vërteta, pasi ministria, s’ka dalë formalisht me shkresën e vet me firmë e vulë qe u ka nisur drejtorive rajonale në rrethe, por thirrja mbetet që sa më shpejt lista të miratohet, qoftë edhe vetëm me klientelën e lartpërmendur të mazhorancës. Nuk ka asnjë problem që librat e Jorgo Bules, Rudina Xhunges, Arben Putos, Shaban Sinanit e Floresha Dados shkojnëpreferencialisht në shkollat tona nëntëvjecare e të mesme, dhe NënëTereza, Jeronim De Rada, Branko Merxhani, Ibrahim Rugova, Ali Podrimja dhe At Zef Pëllumbi sërish censurohen.
Duhet përcaktuar fajtori për sakrilegjin e 28 Tetorit e po ashtu duhet zyrtarizuar edhe bllokimi i 30 Tetorit. Ministria Lindita Nikolla, duhet të gjejë fajtorin, nëse nuk do të konsiderohet vetë fajtore për sakatimin e listës së vjetër dhe harresat e tmerrshme të De Radës, Nënë Terezës e Ibrahim Rugovës. Kurse Edi Rama, i cili pati kohë gjatë tetë viteve të opozitës, të bënte lojën e peshtirë të përshtyrjes së botuesve, kur ata s’ishin në grigjen e tij, tani ka detyrimin të denoncojë listën e të kthejë në shinat e një tradite pozitive, e cila synon arsimin kombëtar dhe jo arsimin partiak enverist. (me shkurtime nga Redaksia 5/11/2014).

I dashur Blush….Problemi nuk është tek Anastasi

1 Ilir
Nga Ilir Levonja

I dashur Blush

Në romanin tend ”Të jetosh në ishull” fq 269, ti shkruan. ”Çifutët dhe Jezu Krishti me të gjithë apostujt e tij nuk kanë folur greqisht.” Po përfitojë nga rasti të them se është një libër i madh.Një punë e madhe.Të cilin e kam rilexuar. Dhe e kujtoj. Pra qysh këtu, bëhet fjalë për një mashtrim të madh njerëzor. Ose përvetësim. Të cilin po ti e shpjegon në paragrafët e mëposhtën, duke përmendur një lloj xhelozie të grekëve që ishin të pa fe,. Grekët e kohës post Krisht. ”i morën librat e shenjtë dhe pasi i ndryshuan, i përkthyen siç deshën, duke zhdukur të vërteta e shenjta”. 

Kurse sot në shkrimin tuaj, me titull ”Kur do flasë Anastasi shqip?” të dt 13 prill 2015, të shpërndarë kudo dhe që po dominon webet për nga numri i klikimeve, duket sikur nuk po beson më as veten. Ose ndofta është një lloj gjëndje e vakët që e kap krijuesin, sa here kur hahet me vetveten për zgjedhjen e temave. Ose, ose i ka gjetur, i ka në kokë dhe bën zgjedhjen. Që në fakt ai e di se është një skup për të patur gjithnjë vëmëndje.
Dhe duhet të them, se fal mjeshtërisë tënde, përmes asaj metonime hapësinore, ku ti i shikon gjërat e zhvendosura dhe me keqardhje etj…, sjell gjithmonë punë që përbëjnë sukses. Qofshin këto edhe me firo përbrenda. Gjithsesi duke iu referuar Blushit, po theksojë se, kur ata përkthyen, përvetësuan, dhe besojnë verbërisht se çdo ortodoks është grek. Ashtu sikur edhe sllavët. Nuk e kanë për asgjë t’ja bëjnë shqiptarëve. Dhe po ja bëjnë.

Unë do ndalem pak në konstatimin tend tek paragrafi i fundit i shkrimit. Kur thua ”Anastasi nuk ka nevojë të përkthehet dhe nuk duhet të përkthehet, sepse ai ka detyrimin dhe dijen e duhur për të folur shqip. Hirësia duhet të flasë shqip.” 

Nuk është aspak fjala se di apo nuk di Anastasi shqip? Ashtu si ty, Anastasi është njëri I penës. Krijonjës. Kërkush tjetër më mire se njerëzit e penës nuk e di thelbin shprehimor, se bota e shpirtit, ajo që ndjen, ajo që të dhëmb, ajo që do të sjelllësh të gjallë për të tjerët…., asesi s’mund tu afrohet njerëzve veçse në gjuhën tënde. Edhe pse Anastasi nuk e bën këtë qëllimisht, e kompromenton estetika. E kompromenton curricula e tij, e kompromentojnë ata shqiptarë që i gëzohen pushtimit material. Të shkëlqimit të dhuruar. 
Eshtë e bërë e modës që sa here mbahet mesha e Pashkës, të fillojë ky avaz. 
I dashur Blush, që mos të zgjatem. 

Problemi nuk është tek Anastasi. Por tek ne. Tek kollajllëku jonë për t’ju nënshtruar pushtimit material. Nuk e shikon si mburremi me dhuratat e botës. Sikur nuk kemi baltë, ujë dhe gurë për të ndërtuar kisha, apo xhamija. Ne sot po vritemi edhe për Turqinë, me njëri-tjetrin. Gjithmonë për hatër të kollajllëkut të dembelit karshi të mirave materiale të dhuruara. Kemi mendjemadhësinë e duhur sa ta quajmë bashkëpunim një uzurpim, pushtim pesëqind vjeçar. 
 Ti ishe një që ike. Nuk e ndjeve, nuk u binde. Në ringjalljen e Krishtit. Për shkakun e ligjëratës në gjuhën e huaj. Në këtë magji të besimit njerëzor. Po si kujton, se u bindën ata të tjerët? Asesi. Ata nuk e kishin mendjen dhe shpirtin tek Anastasi. Por tek shkëlqimi i tij. Diçka duhet të pikojë aty.

30 VJET, NË DORË SHARKI ZEMRËN NË KOSOVË, VET NË SHQIPNI

1 dervish shaqja

Në kujtim të rapsodit DEVISH SHAQJA

Shkruan: Bajram Gashi/ Durrës*

Burra të mençur, folkloristë, akademikë, shkencëtarë, politikanë, muzikantë, intelektualë, puntorë, bujq e blegtorë e njohën Dervish Shaqen, këtë legjendë të këngës dhe folklorit shqiptar, mes tyre jam edhe unë, që po e risjell në kujtesë pas 30 vjetësh të ndarë nga jeta.
Është privilegj e fat të kesh njohur atë figurë të spikatur të këngëve patriotike shqiptare, njëherazi aq më shumë përgjegjsi të shkruash për të. Marr shkas për të nderuar at’ burrë, duke marrë përsipër përgjegjësinë time qytetare, se për çfar shkruaj, deshmitë janë kokforta, aq sa nuk ka shteg për mëdyshje.
E njoha baca Dervishin për një kohë të gjatë, që kur isha fëmijë në vitin 1957, e deri sa e përcollëm në banesën e fundit më 13 prill 1985. Qëndrova pranë tij në raste festash e tubimesh, në kuvende, koncerte e dasma në familjet e kosovarëve në fshtrat Shenavlash, Rrashbull, Qerret, Fllakë e gjetkë. Ai u bë shkas që më afroi dhe më mësoi çiftelinë dhe këngët e trimave. Fillova edhe unë të këndoj së bashku me të rinj të tjerë. Shpesh na lavdëronte e na bënte qejfin, Dervishi dhe shoku i tij i fëmijërisë Demush Neziri. Me kalimin e viteve grupi kosovar ishte zmadhuar e plotësuar më së miri. Dervishi ishte në krye. Ai ishte ikona e grupit. E admironim për atë paraqitje burnore kudo që ndodhej. I shkonin këngët e trimërisë, besës dhe atdhetarisë, por i kishin hije edhe këngët e dashurisë. Ishte rapsod i lindur.
Jetoi shumë vite në Shënavlash e më pas në Rrashbull, ku i kishin dhënë një truall dhe i kishin bërë një shtëpi të vogël sa për të futur kokën. Në atë shtëpi çka binte jashtë pikonte brenda. Kaq ishte e vërtetë saqë, shpesh i duhej ta lëvizte krevatin nga një qosh i dhomës në qoshin tjetër për të mos u lagur. Gjërat, për kohën duhen thënë ashtu siç janë, pa zbukurime e inate. Ishte talenti, vullneti dhe pasioni i tij të këndonte në skenat e Shqipërisë, që nga Shkodra në Sarandë, nga Durrësi në Kukës, nga Shijaku në Pukë, nga Elbasani e Gramshi, në Lezhë e Korçë. Vishu e zhvishu me kostumin kombëtar, e ngjitu me qindra herë në skenat shqiptare. E këngët e Dervish Shaqes dhe Demush Nezirit, së bashku me grupin, jehonin e dëgjoheshin në gjithë hapsirën mbarë shqiptare, duhet thënë edhe më larg, përtej oqeaneve.
Alia i vogël, djali i tij, të cilin kur qe larguar nga Lluga, (fshat i vendlindjes në Kosovë), e kish lan 6- muajsh në djep, asht rrit në moshë e shtat. Kur i kish ba 14-15-vjeç, netëve të dimrit merrte shkallët e gjata, hipte mbi çati edhe më lart akoma në bagrena (akacje), drejtonte antenëën e radios dhe dëgjonte zërin e ambël të babës së vet, të cilin s’e njihte fare, e që s’arriti ta shohë e njohë për sëgjalli. Nana Zoje, shpesh dilte jashtë, vështronte të birin, e ruante se mos binte në tokë dhe e mbronte se mos zbulohej nga ndonjë hafije, tek dëgjonte këngët e babait të vet nëpërmjet valëve të “Radio Kuksit”.
Kjo ndodhte në Kosovë, ndërsa në tokën amë, në Shqipëri punët shkonin ndryshe nga ç`dukeshin. Figura e Dervish Shaqes u përdor nga sistemi i shkuar për të mbuluar veprimet e shëmtuara ndaj të rinjëve Kosovar që aratiseshin nga dhuna që ushtronin serbët, dhe që u degdisën si të dyshimtë, për vite me rradhe nëpër kampet e punës në kënetën e Tërbufit e gjetkë. Ata deri në vtin 1990, edhe në popull quheshi “emigrantë kosovarë”. Ndaj duhen lexuar së mbari, vargjet e këngës aq të njohur:
“Kur ta kthyem Kosov’ shpinën,
e lam borën e gjetëm dimën”
Në vitet 80-të, filloi të zbehej figura e Dervish Shaqes, sepse Flamur Këlmendi, djali i gruas tij, tentoi të kalonte kufirin për një jetë ma të mirë dhe u dënua me 18 vjet burg për “Tradhëti ndaj atdheut”. Ndaj dhe ceremonia e varrimit, më 13 prill 1985, kaloi me mospërfillje nga pushtetarët e kohës. Forma veprimi të njohura për kohën, që zbatoheshin për të gjithë ata kishin njollë në biogarfi, apo që nuk u duheshin më. Limoni i shtrydhun nuk vlente, ndaj duhesh hedhur.
“Mollë sherri” ishte ba kanga, “Djep trimnie asht Kosova” e krijuar dhe kënduar në vitet 80-ta, mbas demostratave të studentave në Kosovë. Sigurimi shqiptar, si përherë vigjilent kur bëhej fjalë për serbinë, kërkonte ndryshim në vargjet e kësaj kange. Duheshin hequr disa, mbasi tingëllonin si ndërhyrje në punët e brendëshme të shtetit Jugosllav, e medemek do na zemëroheshin. Vargjet ishin këto:
“Rrjedh’ e shpejt’ valja e Drinit.
Gjall’ Isa i Boletinit.
N’kamb Idrizi e Sylejmani
Shkamb’ i gjall Bac Bajrami.
……………………………..
Ushton gryka e Rrugovës
Kush s’ja njeh zemrën Kosovës,
Rrisin shqipe nëpër djepa “…….
Pikërisht këto vargje u hoqën, dhe më pas autori i këngës, shkrimtari e poeti durrsak Matish Gjeluci, shpëtoi për birë të gjylpanës. Kështu m`i rrëfen sot ato ngjarje, rapsodi i njohur Halil Berisha, ish pjestar i grupit kosovar për shumë vite.
Një ngjarje sa për të qeshur e mënshumë për të qarë, tregohet shpesh në biseda miqsh e shokësh, kur bie fjala për Dervish Shaqen. Sulejman Hasani një nga rapsodët ma të spikatur të grupit kosovar, bashkë me Nazim Gryken, e tregojnë me dhimbje këtë ndodhi: “Do të jepej një koncert nga “Ggrupi kosovar” në Durrës, me kërkesë të disa bashkëatdhetarëve të ardhur nga Europa dhe Amerika. Ndër të tjera u këndua dhe kënga: “Kur ta kthyem Kosovë shpinën”. Shpërthyen duartrokitje e brohoritje të papërmbajtura, lot gëzimi e mallëngjmi, pse jo edhe lot hidhërimi. Ndërpritet shfaqja. Alarmohet sigurimi i shtetit dhe vërshojnë “Specialistët” nga Ministria e Brendëshme. Dervish Shaqa me shoke ishin bërë sa një grusht. Pyetje pas pyetjesh :
- Na thoni, ç’kishit me ta?! – Pa marrë përgjigje, vazhdonte tjetra:
- Ç’marrdhanie farefisnie keni me ta?
Mërgimtarët kosovar të ardhur nga ana e anës, u kishin dhuruar rapsodëve tanë disa dhurata simbolike për kujtim, më së shumti ora dore. Por pyetjet vazhdonin lumë:
- Pse i pranuat dhuratat?!
- Jep llogari! Ne dyshojmë se je agjent i CIA-s.
Dervish Shaqa përgjigjej tërë habi, i tronditur dhe me frikë, pasi e dinte se ç`e priste po të hynte në ingranazhet e sigurimit shqiptar.
- Po s’e njoh more burrë CIA-n. Ma bjer këtu e më ballafaqo me të, ta shoh, ndryshe s’po kuptoj ç’ka m’thue, – u thoshte Dervishi!. Ndërsa Merushe Badolli, këngëtare dhe valltare e talentuar e grupit, mori vërejtje të randë nga partia, mbasi ishte edhe antare e saj. Kjo ndodhi që s`është e vetme, besoj se mjafton të kuptojmë e besojmë se sa nderoheshin, e si trajtoheshin kosovarët nga pushteti i kohës. Mbase kësaj situate i shkojnë përshtat vargjet e kënduara:
“Votrat tona i kemi lan,
Por n’shqipni kemi një nanë”……
E për ta pirë të plotë kupën, vazhdojnë, sepse realiteti ishte ndryshe dhe i hidhur : ……..
“Vatrat tona i kemi ndjek
Se ne Shqipni kemi një njerk”
Jeta e baca Dervishit erdhi e shkoi si tallazet e detit, me ulje e ngritje të mëdha. Vetëm ata që e kanë njohur nga afër ia dinë hallet, dertet dhe mallin e tij për Kosovën, që s`e hiqte nga mendja e zemra, nga kuvendi e kënga. Shkoi me një brengë të madhe se nuk e pa Kosovën e lire. Ëndëra e tij e shprehur në qindra këngë me çifteli e sharki, u realizua. Kosova është e pavarur dhe shqiptarët e saj janë të lirë.

* Shkrimi iu dergua redaksise nga bashkepunetori  ne Durres, Kadri Tarelli

Për pak kulturë më shumë…

1 Entela Binjaku

 Entela Binjaku*

“Kultura është thesari më i çmuar i njeriut të qytetëruar, është stolia e mendjes, lartësimi i shpirtit, shkathtësia e ndjenjave, freskia e spiritës…”,- kështu thoshte më 1938 një ndër personalitetet e kulturës dhe gazetarisë shqiptare, z. Tajar Zavalani.

Por, si arrihet tek kultura? Si mund mbërrihet që ky mendim të kthehet në mendësi dhe bindje shoqërore?

Ky shkrim lindi pikërisht nga një refleksion i mbështetur në nevojën për të njohur shoqërinë në disa dimensione, siç është aftësimi emocional falë kulturës, leximit, si qëndron gjinia femërore në këtë lëmi etj.

Stimulimi emocional që arrihet falë teatrit, filmit, artit muzikor, librit etj., është një domosdoshmëri për vetë ekzistencën e njeriut si një qënie e përmbushur shoqërore. Në mungesë të këtij stimulimi, jeta karakterizohet nga një egërsi dhe agresivitet që shkon vetëm në rritje.
Edhe pse në dukje një parim i universalizuar dhe larg realitetit tonë, një vështrim në jetën e shoqërisë shqiptare mund ta pohojë këtë ide. Raporte ndërpersonale që tensionohen falë moskuptimeve apo keqkuptimeve, ndjesi të pashprehura falë varfërisë në fjalor, empati e kufizuar, indiferencë ndaj përjetimeve emocionale të tjetrit etj., janë disa nga elementët që përshkruajnë tablonë tonë shoqërore.
Edhe pse në këtë çerekshekulli jeta në Shqipëri njohu mjaft aspekte liberalizuese, sërish agresiviteti në shoqëri ka qënë gjithëherë i pranishëm dhe i shfaqur në mënyra e intensitete të ndryshme.
Po të vështrohet jeta e qytetarëve shqiptarë në të gjithë vendin, do të vihet re se për aspekte të stimulimit emocional nuk është menduar aspak, përkundrazi kësaj mungese i janë shtuar vështirësitë ekonomike, të përballimit të mbijetesës, të cilat në kushtet e zbrazëtisë shpirtërore bëhen edhe më të vështira. Shkaku i kësaj apo arsyet për këtë mund të gjenden kudo por në mënyrë të përmbledhur do të thoshim se vetë ngritja e kufizuar kulturore e shoqërisë dha premisa për këtë gjendje.
Pak ose aspak kinema, pak ose aspak shfaqje teatri, pak ose aspak shfaqje të muzikës serioze…kjo është situata e përgjithshme në çdo cep ku jetojnë qytetarët shqiptarë, edhe pse nevoja shpirtërore e tyre është e krahasueshme me cilindo qytetar evropian kudo ku jeton.
Megjithatë gjatë kësaj periudhe një ndër fushat që u pasurua mjaft në vendin tonë, ishte fondi i letërsisë në gjuhën shqipe.
Tituj të panumërt nga fusha të ndryshme të aktivitetit njerëzor, autorë nga më të vlerësuarit në botë, emra përkthyesish që u bënë të njohur, qëndrojnë përkrah emrave nga më mirët e fushës së përkthimit, etj.
Gjatë këtyre viteve shoqëria u njoh me emocionet e”Nobelit”, me konceptin e librave “më të shitur”, u njoh me letërsinë që vinte nga të gjitha anët e botës, duke pasuruar bazën e asaj letërsie klasike me të cilën ishte edukuar shoqëria që në periudhën e para viteve ’90 etj.
Por, a është kuptuar rëndësia e të lexuarit tek shqiptarët? Më tej akoma, në morinë e lexuesve, sa janë gra dhe vajza duke qenë se ato kanë një përgjegjësi të madhe edhe në edukimin e fëmijëve?
Për t’ u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve është e udhës të japim disa përcaktime lidhur me rëndësinë e leximit. Ashtu siç veprojnë edhe studiues të ndryshëm në botë, edhe ne kemi nevojë të rekomandojmë në mënyrë të vazhdueshme lexuesit lidhur me efektet e letërsisë dhe të të lexuarit.
Duke i mëshuar universalitetit të rëndësisë së leximit, nisur edhe nga boshllëqet e sipërpërmendura, duke theksuar idenë se shoqëria ka nevojë për gra dhe vajza që lexojnë, letërsia bëhet një aspekt i domosdoshëm për përparim tek ne.
Jo vetëm si një element i zhvillimit të imagjinatës, as thjesht si mundësia e pasurimit të fjalorit, por tek letërsia qëndron fuqia e pasurimit të botës shpirtërore të njeriut.
Studiues nga kultura të ndryshme në botë kanë arritur në përfundime të rëndësishme sa i takon ndikimit të letërsisë në aspektin psiko- emocional të njeriut.
Konkretisht, disa studiues nga Universiteti i Torontos janë të mendimit se “vlera e letërsisë së lexuar qëndron në përpjestim të drejtë më aftësimin e lexuesit për të kuptuar dhe deshifruar veprimet e të tjerëve”. Sipas tyre, “sa më e vlerë të jetë letërsia e lexuar, aq më e lartë është shkalla e njohjes së përjetimeve emocionale tek të tjerët dhe tek vetja”. Gjatë punës së tyre ata panë se një letërsi e zgjedhur, rriste ndjeshmërinë ndaj emocioneve të të tjerëve duke ju dhënë madje atyre edhe shpjegime mjaft të thelluara.
Duke shqyrtuar edhe lexues të letërsisë “komerciale” e asaj fantastike-shkencore u vu re se edhe pse këto lloj letërsie figurojnë në krye të listës së “librave më të shitur”, nuk mund të japin pot ë njëjtin përfundim si lexuesit e rastit të sipërpërmendur.
Duke u kthyer në vendin tonë, shoqëria duhet të kuptojë se të lexuarit nuk është një mënyrë “për t’u arratisur nga realiteti”, as edhe një mënyrë “për të kaluar kohën”, por është mjeti për të rritur ndjeshmërinë njerëzore dhe forcën shpirtërore për të përballuar veprimtaritë e jetës.
Letërsia, duke na dhënë mundësinë të vendosim veten në vendin e personazheve, na ka ndihmuar të zbatojmë ndjesitë e përjetuara dhe aftësitë e fituara falë tyre, edhe gjatë gjithë aktivitetit tonë jetësor.
Duke njohur agresivitetin e jetës shqiptare gjatë kësaj periudhe, është e domosdoshme të ndihmohet jeta shoqërore duke jua bërë të qartë qytetarëve tanë këtë korelacion që ekziston midis ndjesive emocionale që kultivohen dhe procesit të të lexuarit.
Për të parë efektet që ka letërsia tek lexuesit, studiuesit e universitetit të Torontos shqyrtuan në mënyrë të krahasuar reagimet e lexuesve të letërsisë së lëvruar nga nobelistja Alice Munro, me të cilën është njohur edhe lexuesi shqiptar, me reagimet e lexuesve së një letërsie që kishte përftuar edhe cilësimin “best-seller”.
Elementi kryesor që i dallon këto dy lloj letërsish është fokusi: tek Alice Munro përqëndrimi është më shumë tek personazhet sesa tek veprimi apo intriga në vetëvete. Sipas studiuesve, rrëfimi i saj nuk vendos ato kufij të autoritetit që i kanë të nevojshëm shkrimtarët e tjerë që lëvrojnë letërsinë e tipit ‘best-seller”.
Vetë nobelistja e vitit 2013, Alice Munro me të cilën lexuesit tek ne janë njohur përmes romanit “Virgjëresha shqiptare”, nuk të thotë çfarë të besosh, por ashtu siç ndodh edhe në jetë, ajo nxit vetë lexuesit të paraprijnë reagimin e personazheve.
Është e pamohueshme që letërsia nxit fleksibilitetin emocional i cili është bërë kaq i nevojshëm në këto kohë kur raportet ndërpersonale mes njerëzve janë kthyer në thjesht formale, dhe ku vetë përfshirja emocionale në to është e ulët.
Librat janë një ushtrim i mirë për imagjinatën, e cila njihet për rëndësinë që ka në rezonancat afektive tek njeriu.
Ndaj qytetarët shqiptarë në përgjithësi duhet të kuptojnë se të lexuarit ndikon në kultivimin e atyre cilësive që kanë një rëndësi të madhe në dinamikën e jetës, siç është ndjeshmëria, empatia, thellimi tek aspektet emocionale, aftësia për të paraprirë reagimet e tjetrit etj.
Nëse në radhët e lexuesve, numri më i madh do të ishte nga gjinia femërore, kjo e dhënë do ta shtonte optimizmin tonë për një grua më të edukuar kulturalisht, të pajisur me një botë shpirtërore të pasur, emocionalisht më të përmbushur, me aftësi shprehëse të admirueshme etj.
Në kushtet kur jeta shoqërore në vendin tonë, nuk njeh shumë mundësi stimulimi emocional nga të tjera fusha të artit e kulturës, së paku leximi mund të plotësojë atë pjesë që mbetet në mungesë të tyre.
Një shoqëri më e lexuar në përgjithësi dhe një grua e lexuar në veçanti do të ndihmonte shumë edhe aspektet e tjera të zhvillimit kulturor. Ajo është një domsodoshmëri për shoqërinë, jo vetëm për ekzistencën e saj njerëzore, por edhe për aspektin e saj si qënie shoqërore. Një grua që lexon, ndër të tjera nënkupton një nënë të ardhshme me një botë shpirtërore të pasur, me një fjalor të edukuar, me emocione për të përcjellë, me ndjeshmëri ndaj së bukurës etj.
Për këtë arsye leximi rekomandohet dhe nxitet përmes agjencive të ndryshme që ka ndërtuar shoqëria, siç është edhe media, pjesë e së cilës janë edhe revistat. Ndaj për të mbërritur të përcjellim si një mendësi shoqërore pohimin e z. Zavalani është e nevojshme të “shfrytëzohet” çdo mjet që shoqëria ka krijuar për të përcjellë mesazhin e kulturës dhe të një shoqërie që leximit i avitet me dashuri dhe vullnet.
*Drejtore e Fondacionit “Harriet Martineau”.

Ne as kemi qënë ndonjëherë dhe as jemi si gjithë të tjerët( Replikë me z. Henri Çili)

Image result for andon dede


nga Andon Dede, Nju York

apdede@aol.com

Duke lexuar një kronikë nga promovimi i librit të Prof. Servet Pëllumbit, “Përmbysja e komunizmit”, më tërhoqi vëmendjen fjala e Henri Çilit ku ai hedh disa teza, pak konfuze, por mbi të gjitha të pasakta, madje tepër të gabuara. Sikur nuk më besohej se si mund të dilnin pohime të tillë nga goja apo dhe pena e tij, me që ka shkruar dhe parathënien e librit. ( Me librin nuk po merrem se as nuk e kam lexuar dhe as nuk ishte ky qëllimi i këtyre rreshtave). Aq përshtypje më bënë pohimet e tij, sa e lexova disa herë kronikën e mësipërme dhe kur u binda se ç’kish dashur të thoshte, vendosa të jap mendimin tim. Për të qënë sa më i saktë, po i riprodhoj më poshtë pohimet e tij, sipas kronikës së botuar në disa gazeta:

“Përmbysja e komunizmit është një nga momentet e jashtëzakonshme në historinë shqiptare e inkuadruar brenda historisë europiane të Europës Lindore. Eshtë një nga ngjarjet që na bën europianë, është një nga ngjarjet që na lidh me Europën. Pak a shumë, përmbysja e komunizmit në Shqipëri ishte mbi të gjitha, dhe kjo është teza themelore e profesor Pëllumbit, derivat i zhvillimeve në Europën Qendrore, Lindore dhe në ish- Bashkimin Sovjetik. Në të vërtetë zhvillimet në Shqipëri janë një derivat i kulturës ndërkombëtare dhe jo më kot kështu ka qenë shumë herë dhe vërtetohet dhe këtë radhë, se nuk mund të ketë zhvillime shqiptare jashtë një konteksti të madh të zhvillimit të perandorive apo gjeopolitikës së madhe. Nuk mund të kishte zhvillime të hapësirës së trojeve shqiptare jashtë kontekstit të Perandorisë Otomane, nuk mund të kishte të themi zhvillime të Shqipërisë apo versione të përmbysjes më para të komunizmit sepse nuk mund të flitej për sukses të diversantëve apo të sabotimit të komunizmit në Shqipëri jashtë Paktit të Jaltës, e kështu me radhë. Kjo i jep fund një herë e mirë sindromit tonë për të qenë një “rast i veçantë” apo një ‘rast sui-generis”.

Siç shihet, në këto pak rreshta ai hedh disa ide. Së pari, është e vërtetë se përmbysja e komunizmit apo më saktë, dikaturës tek ne,(se ai nuk qe komunizëm, siç e pohon dhe profesori në librin e vet), ishte “një nga momentet e jashtëzakonshme në historinë shqiptare e inkuadruar brenda historisë europiane të Europës Lindore.”. Por më poshtë ai bën një kapërcim pindarik që s’ka si të mos të të habisë: “Eshtë një nga ngjarjet që na bën europianë, është një nga ngjarjet që na lidh me Europën.”. Të thuash se përmbysja e komunizmit na bën europianë më duket jo vetëm e pasaktë, por tepër e gabuar. Ne gjeografikisht kemi qënë europianë, që në zanafillën tonë, por sot ky status “europian” shihet pak më ndryshe, si antar i BE-së etj. apo dhe më gjerë: që t’i përgjigjesh standarteve europiane në ekonomi, infrastrukturë, institucione, politikë, kulturë, nivel jetese, sjellje,etj.etj.. Siç dihet dhe pohoet nga të gjithë ne apo dhe nga të huajt që na njohin, ne jemi aq larg këtyre standarteve europiane. Zhvillimet e këtyre 25 vjetëve të fundit kanë treguar bindshëm se do të na duhet dhe shumë kohë që të europianizohemi, por kjo është një temë tjetër që del jashtë asaj që duam të trajtojmë këtu.
Është po ashtu e vërtetë se zhvillimet në Shqipëri janë derivat i zhvillimeve ndërkombëtare, por kjo nuk e përjashton specifikën e zhvillimeve tek ne. Le ta nisim me perandorinë otomane, që e përmend kalimthi edhe autori i parathënies. Mos vallë rastësisht ne ishim të fundit që fituam pavarësinë e u shkëputëm nga ajo perandori, ndonëse kishim ndihmuar Greqinë e ndonjë shtet tjetër për t’u shkëputur prej saj? Mos vallë qe rastësi që shqiptarët kishin marrë gjithë ato poste të larta në hierarkinë shtetërore të asaj perandorije apo që jeniçerët, trupat më besnike të Sulltanit, në pjesën më të madhe, ishin shqiptarë?
Për të mos u zgjatur, vimë në shekullin e njëzetë, zhvillimet gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, ku ndalet dhe zoti Çili. Përsëri ne kemi qënë të veçantë. Për fatin tragjik tonin, në krye të PK Shqiptare e më pas dhe të Frontit Nacional Çlirimtar, doli Enver Hoxha që kishte si qëllim parësor marrjen e pushetit dhe jo çlirimin e vendit e më pas vendosjen e një shteti demokratik, në shërbim të popullit. Ai u tregua krejt ndryshe nga udhëheqësiit e tjerë. Mjafton të lexoni “Diktatorët e Ballkanit”, të B.Fisherit. Si i zbatonte direktivat e Internacionales “Enveri ynë” dhe Titoja? Ky i fundit shihte thjesht interesat e popujve të Jugosllavisë dhe nuk e çante shumë kokën për direktivat që i vinin nga lart. Këtë pozicion ai e ndoqi edhe pas Luftës, deri sa u shkëput e iu kundërvu Kominternit e Stalinit. Po “Enveri ynë”? Ai u tregua më Stalin se vetë Stalini në vendosjen e diktaturës, një nga më të egrat e kampit socialist apo dhe më gjerë. Mjafton të kujtoni kolektivizmin që e bëri me ritme aq të shpejta e me dhunë, sa që e kritikoi edhe vetë Stalini në bisedat që pati me të. (Lexoni librin “Me Stalinin”).
Sa për çështjen e diversantëve, që z. Çili e lëshon si pa të keq, problemi nuk është aq i thjeshtë. Nuk është vendi këtu ta shtjellojmë hollësisht këtë temë, por fakt ishte se SHBA dhe Perëndimi kishin vendosur që të eksperimentonin përmbysjen me dhunë të sistemeve komuniste dhe ia filluan me Shqipërinë. Këtu hyn sabotimi që i bëri kësaj ndërhyrjeje i shumëpërfoluri Kim Filbi, por dhe kjo është një histori më vete. Ne e kishim fjalën se dhe në këtë fakt ne patëm një zhvillim të veçantë, paçka se pa sukses, gjë që iu kushtoi jetën tërë atyre djemve të rinj, nga të dy palët, që me apo pa vetëdije, e dhanë jetën duke menduar se po luftonin për të mirën e atdheut e të popullit.
Shkojmë më tej. Gjithë zhvillimet tek ne gjatë Diktaturës, kanë vulën e tyre të veçantë, krejt ndryshe nga të tjerët. Mjafton të përmendim vetëm një fakt, ndalimin e Fesë? Ose, cili shtet tjetër ka kaluar nga pro-jugosllav në pro-sovjetik e më pas pro-kinez, përveçse ne?! Po varfëria jonë biblike, me kë mund të krahasohet? A mund të përfytyrohet një vend tjetër me dyqanet krejtësisht bosh, si tek ne? Për të mos u zgjatur , po tregoj vetëm një detal të përjetuar nga unë personalisht.
Sapo m’u dha mundësia, pas ’90-ës, bëra një vizitë tek një miku im në Çekosllovaki, me që s’kisha dalë asnjëherë e të “mos vdisja pa parë qoftë edhe një herë botën me sy”. Po ç’të them për atë vizitë? Tregjet çeke qenë plot. Po ku kishte pika krahasimi me varfërinë tonë?
Së fundi, edhe me zhvillimet post-diktatoriale, ne jemi shumë larg të tjerëve, në çdo aspekt. Kjo falë klasës tonë politike që nuk ndryshoi shumë nga ajo e mëparshmja, duke iu përshatur kushteve të reja të pluralizmit.(jo demikracisë, se jemi akoma tepër larg asaj).
Përfundimisht, ne as kemi qënë dhe as jemi si gjithë të tjerët, por “sui generis”, dhe as që e vlen të zgjatemi më tej. Kjo nuk është një sindromë e tejkaluar, siç thotë z. Çili, por një realitet.
Gjithë sa më sipër, nuk është thjesht një kënaqje kurioziteti, por një çështje shumë e rëndësishme: pa diagnoza të sakta, nuk shërohet i sëmuri. Dhe ne, po nuk u vetëdijësuam se ku jemi e qysh jemi, as që kemi për të bitisur gjë, ashtu si edhe deri tani.



2015/05/03

Jaho Brahaj - Flamuri i Kombit Shqiptar(Origjina,Lashtësia)

Tezat e lashtësisë së shqiponjës dykrenare, emblemë dhe simbol i Flamurit të kombi tonë, ka më shumë se dy shekuj që është vënë në qendër të vëmendjes së dijetarëve të huaj dhe shqiptarë. Kësaj teme i kushtohet studimi i autorit Jaho Brahaj, i njohur në fushën e heraldikës dhe të studimeve të historisë dhe kulturës të mesjetës shqiptare.
Image result for jaho brahaj

Studjues i themeltë i heraldikës dhe qëmtues i mprehtë i simboleve kombëtare shqiptare, 

Jaho Brahaj, rivjen më i plotë në këtë 100-Vjetor të Pavarësisë me "Flamuri i Kombit Shqiptar; Origjina, lashtësia". Studiuesi Jaho Brahaj, pas një pune më se 10-vjeçare, duke hulumtuar në arkiva, në artefakte arkeologjike e objekte etnografike, sjell një këndvështrim interesant dhe më të themeltin e deritashëm të zanafillës së shqiponjës dykrenare, si simbol i identitetit tonë kombëtar. Ky ribotim luksoz, vëllimi i parë i përket vitit 2007, redaktuar Bajram Peçi, është pasuruar me fakte të reja interesante dhe me ilustrime të disa prej flamujve historikë që trashëgojmë sot e kësaj dite. Brahaj e çon zanafillën e shqiponjës dykrenare në shek e VI. p.e.s, duke hedhur poshtë pretendimet që e lidhnin këtë simbol me prejardhjen bizantine. Jaho Brahaj nuk e quan këtë një vëllim të përfunduar, megjithatë, ky është vëllimi i parë që hulumton në përmasa të tilla origjinën dhe lashtësinë e flamurit kombëtar.

Image result for jaho brahaj

Në vitin 1997 Jaho Brahaj ka botuar librin e parë që i kushtohej heraldikës së trashëguar, "Emblema shqiptare". Libri u prit mirë, i vlerësuar edhe me një çmim nga Ministria e Kulturës dhe Akademia e Shkencave për librin historiko-shkencor. Pjesë e këtij libri ishte edhe një kapitull i shkurtër mbi historinë e flamurit shqiptar, asokohe qaset t’i hyjë një studimi të shqiponjës dykrenore, dhe niset në këtë rrugëtim të gjatë e të mundimshëm duke ndjekur çdo gjurmë të shqiponjës dykrenare në arkiva dhe materiale të ndryshme për të ardhur tek një studim më të plotë si ky që boton në këtë përvjetor të Pavarësisë. Kërkimi për Brahaj vazhdoi përgjatë 10 vjetëve, deri më 2007 kur ai arriti të botoj variantin e parë. Ky ribotim që kemi sot, është i plotësuar me fakte të reja. Mjafton të përmend që botohet për herë të parë si fotografi harta "Portollane" e Paolo Rosellit e vitit 1459, ku duken portet e Mesdheut dhe në çdo qytet ka flamuj. Flamurin shqiptar e gjejmë në Krujë, duke na dhënë kështu dëshmi autentike se si ka qenë flamuri i Skënderbeut në kohën kur ishte gjallë.

Image result for jaho brahaj

Për të ardhur deri këtu ai ka shqyrtuar artifakte arkeologjike, mite, objekte të etnologjisë që kanë të bëjnë me kultin, hajmali, është hulumtuar në mitologji dhe mite që i kushtohen kultit të shpendit dhe kultit të shqiponjës, pastaj në dokumentacionin e pasur që kanë botimet shqiptare që nga Barleti, arbëreshët, shtypin e para 1912-s, duke i shtuar librit edhe një studim mbi tipin e vulave të Skënderbeut, ku rezulton se shqiponja nga ana grafike është e njëjtë dhe ndryshimi ka filluar më 1899 me stampimin e flamujve kombëtarë në Bruksel, drejtuar nga Faik Konica dhe mendimin e rilindësve të tjerë.



Sipas Jaho Brahaj, të flasësh për shqiponjën tonë dykrenare nuk është shumë e lehtë sepse ka pasur shkrime të ndryshme sidomos nga fillimi i shek. XX, por edhe në vazhdimësi që ia atribuonin shqiponjën dykrenare të flamurit tonë Bizantit. Është e vërtetë që Bizanti në shek. IX të erës sonë e këtej ka shqiponjën bizantine në simbolet heraldike, po ashtu e pati edhe kisha ortodokse. Kur u futa në pasurinë e madhe arkeologjike, kultike, gdhendjet artizanale të së shkuarës, na rezultoi që ne(ilirët) e kemi të paktën të dokumentuar saktësisht shqiponjën dykrenare që në shek VI para erës së re shqiponjën dykrenare. Kjo nuk do të thotë se e kishin vetëm ilirët, sepse e gjejmë edhe te hititët, një perandori që e kanë pasur shtrirjen e tyre në Turqinë e sotme, e po ashtu e kanë pasur edhe iranianët.
Image result for jaho brahaj
Duke sqaruar atë që mëvetëson shqiponjën tonë dykrenore nga simotrat në simbolikën e vendeve të tjera Jaho Brahaj mëton se ne si popull vazhduam ta ruajmë dhe ta mbajë në ornamente, objekte metalike, arkeologjike, ta kemi si kult. Bizanti e ka marrë si simbol nga ato popullsi mbi të cilat u shtri dhe u zhvillua. Pjesë e Bizantit ishte edhe popullsia ilire ballkanase, e duke qenë se ne e kemi të dokumentuar shqiponjën dykrenare në shekullin VI, mund të thuhet se Bizanti e mori nga ne. Ajo ka qenë bashkudhëtare gjatë periudhës historike nga shekulli VI p.e.s deri në ditët e sotme, periudhë kjo e dokumentuar, por mund të ketë qenë edhe më parë tek ilirët. Fati e solli që ky objekt i dashur të ishte emblemë e derës së Kastriotëve, paraardhësve të Gjergj Kastriotit, ashtu siç thotë Barleti. Duke qenë se në mbledhjen e princërve shqiptarë në 2 mars 1444 Skënderbeu u vendos komandant i përgjithshëm, atëherë flamuri ishte edhe flamuri i të gjitha forcave administrative ushtarake të arbërve e prej këtu fillon të jetë flamur përfaqësues i kombit shqiptar, për të mbërritur në ditët e sotme.

Image result for jaho brahaj

Rilindjes shqiptare i kanë rënë detyrat nga më të ndryshme kulturore, shtetformuese etj,. Një nga këto probleme ishte edhe forma grafike e shqiponjës së flamurit tonë, e trashëguar nga dera e Kastriotëve. Meqenëse në atë periudhë kur donin të afirmonin shtetit tonë, shqiponjën dykrenare e kishte Perandoria Austro-Hungareze, Rusia, Serbia, Mali i Zi, Kisha Ortodokse dhe e ashtuquajtura Lidhje e Shenjtë Romake, rilindësve u doli detyra ta zgjidhnin këtë çështje, ndaj ata e ndryshuan shqiponjën për ta bërë të dallueshme nga këto shenja të shteteve të tjera që ishin afirmuar zyrtarisht me flamujt e tyre në fundin e shek XIX dhe fillimin e shek. XX. Shqiponja e Faik Konicës arriti që të ngrihet më 28 Nëntor 1912. 

Image result for jaho brahaj

Faktorët dhe kushtet historike ishin shumë të vështira dhe na sollën vështirësi edhe në këtë drejtim. Fuqitë e Mëdha caktuan që princ në Shqipëri do të ishte Vidi dhe ai me të drejtën konstitucionale që kishte, ndryshoi edhe flamurin. Sapo filloi të afirmohej shqiponja e Princ Vidit plasi Lufta e Parë Botërore, e cila solli një ndryshim edhe më të madh, duke gjetur një balancë mes shqiponjës së vitit 1912 dhe asaj të Princ Vidit. Pati forma nga më të ndryshme të shqiponjave dykrenare, periudhë e cila vazhdoi deri më 1922 kur kemi për herë të parë nga administrata shtetërore e rikrijuar pas Ismail Qemalit që ka akt administrativ për formën grafike të shqiponjës sonë kombëtare. 
Image result for jaho brahaj
Ky libër dhe kjo sipërmarrje është jo vetëm një gurë themeli në këtë përvjetor të 100-të të Pavarësisë, njiherash është dhe një qasje për të hedhur poshtë çdo mëdyshje, çdo legjendë të thurur rreth shqiponjës dykrenare.(Burimi: Albert Vataj )


Flamuri i kombit shqiptar




Tezat e lashtësisë së shqiponjës dykrenare, emblemë dhe simbol i Flamurit të kombi tonë, ka më shumë se dy shekuj që është vënë në qendër të vëmendjes së dijetarëve të huaj dhe shqiptarë. Kësaj teme i kushtohet studimi i autorit Jaho Brahaj, i njohur në fushën e heraldikës dhe të studimeve të historisë dhe kulturës të mesjetës shqiptare.

Image result for jaho brahaj
Ky studim me vlera shkencore është i pari i këtij lloji që ndërmerr një trajtim kaq të hollësishëm të kultit të shqiponjës, simbolit të Flamurit tonë Kombëtar, duke e parë në këndvështrimin e disiplinave të ndryshme shkencore si mitologjia, etnologjia etj, çka hedh dritë jo vetëm mbi lashtësinë e emblemës së flamurit kombëtar, por edhe ndriçon problemin e etnogjenezës së popullit tonë, duke hapur shtigje të reja për hulumtime të mëtejshme.

Image result for jaho brahaj

Është e para herë që në librin “Flamuri i Kombit Shqiptar” shpjegohet në bazë të hulumtimeve të suksesshme, të bazuara në materiale konkrete arkeologjike e etnologjike, se cila është zanafilla e shqiponjës dykrenare, motiv që kombi ynë e ka edhe simbol të flamurit që prej pesë shekujsh. Studiuesi Jaho Brahaj shpjegon enigmën e zanafillës së shqiponjës dykrenare, e cila është trashëguar nga kohët e hershme bashkë, me besimet dhe kultin e këtij shpendi.

Image result for jaho brahaj
Studimi monografik “Flamuri i Kombit Shqiptar” është mbështetur kryesisht në strukturat shpirtërore e materiale të krijuara ndër mijëvjeçarë nga populli ynë dhe të ruajtura, të trashëguara e të dokumentuara nga kultura materiale: në hajmali, ornamente, në qëndisma, tekstile popullore, stoli metalike, gdhendje në gur, në dru etj.

Hulumtimi i autorit për këtë monografi përfshin gjithë trashëgiminë e objekteve arkeologjike me këtë temë, të ruajtura në truallin ballkanik e të botuara nga studiuesit tanë e të huaj dhe po ashtu trashëgiminë shpirtërore të ruajtur nga popullsia jonë, në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët.

Mbi autorin Jaho Brahaj ...


Jaho Brahaj Ka botuar artikuj dhe studime në shtypin periodik e shkencor dhe ka kumtuar në aktivitete shkencore brenda dhe jashtë atdheut.
Libra mononografik të botuar:
- Il primo Albanese d'Italia, Brindizi 1995
- Emblema Shqiptare-Gjurmime heraldike, 1997
- Kurora Mbretërore Shqiptare 1998.
- Kronikë e Derës së Gjon Buzukut, 2005
- Shkrime për Gjeçovin – artikuj dhe studime, 2009.

Është fitues i çmimit për librin shkencoro-historik të dhënë nga Akademia e Shkencave dhe Ministria e Kulturës, Tiranë në vitin 1997, për botimet historike të periudhës 1992-1997.
Ka përgatitur dhe botuar nga trashëgimia e mbetur në dorëshkrim të Shtjefën Gjeçovit, vëllimet:
- Shtyllat e Kombit, publicistikë
- Mnera e Prezës, novelë.
- Tomor e Pashtrik Përpiquni, vëllim poetik.
- Shqyptari Ngadhnjyes, dramë.



Titulli: Flamuri i Kombit Shqiptar, origjina, lashtësia (kopertinë e trashë –  lidhje luksoze)
Autori: Jaho Brahaj

Shtëpia botuese: SARAS
Viti: 2012

ISBN: 978-9928-152-03-9
Çmimi: 2,000 lekë

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...