Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/09/18

Fotaq Andrea :100 thëniet më të bukura të Faik Konicës për Shqipërinë dhe shqiptarët


Faik Konica ngjyra








1. E ashpër, e vrazhdë, si populli i fuqishëm që e flet, por edhe plot shije e hijeshi, si frutat dhe lulet e malit ku flitet, gjuha shqipe – ndonëse e varfëruar nga një palëvrim shumë herë shekullor – është e aftë të shprehë, me një ndjenjë të mrekullueshme, nuancat, konceptimet më të holla e të mprehta të mendimit njerëzor. (Albania 1, 1897).
2. Shqiptarët duan para së gjithash dritën e mendjes dhe diellin. (Albania 8, 1897).
3. Vetëm shqiptarët e kanë ndjenjën e së bukurës aq të fuqishme sa e paguajnë me jetën e tyre kënaqësinë për të qenë vetë rrufeja mes atyre furtunave njerëzore të luftës. (Albania 3, 1897).
4. Rilindja e gjuhës sonë është rilindje e jetës sonë kombëtare. (Albania 8, 1897).
5. Gjuha shqipe është sa muskuloze aq edhe të brishtë. (Albania 12, 1898).
6. Shumë duhet të punojmë ne shqiptarët, sot dhe për së shpejti; po më parë nga të gjitha, të shëndoshim dashurinë dhe vëllazërinë në mes tonë. (Albania 2, 1897).
7. Përmirësimi ekonomik është nevoja më e shpejtë dhe më e ngutshme për vendin tonë. Është pra një detyrë urgjente që interesat ekonomike të Shqipërisë t’i paraprijnë çdo vlerësimi të karakterit politik. (Albania 16, 15-30 korrik 1898).
8. Ndjenja kombëtare ka rrënjë të forta në zemrat shqiptare; dhe ndonëse më ndonjë rast, moskokëçarja dhe moskuptimi i shqiptarëve gati na shkurajojnë dhe shkurajojnë gjithë miqtë e tyre të vërtetë, duhet pranuar se ndjenja kombëtare atyre nuk u mungon, por u mungon ajo vetëdije e qëruar, aq e domosdoshme për përparimin. (Albania B, nr 2, 14, 15-30 qershor 1898).
9. Ata që do donin t’i ngopnin shqiptarët me retorikë, në vend të urojnë zhvillimin intelektual të tyre, japin provën më të qartë të armiqësisë së tyre ndaj shqiptarëve. (Albania 16, 15-30 korrik 1898).
10. Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari. (Albania 16, 15-30 korrik 1898).
11. Shqiptarët honxhobonxho janë të tmerrshëm për mizori e kapadaillëk. (Albania10, 28 shkurt 1898).
12. Shqiptari duket si i bërë për të qenë lodër e një mashtrimi të përjetshëm; një fatalitet i dhimbshëm rri pezull mbi këtë popull të mjerë. (Albania 15-30 janar 1899 C).
13. Përgjegjësia jonë ndaj vendit është e pamohueshme: do vuajmë me vuajtjet e Shqipërisë, do gëzojmë me gëzimet e saj. (Albania 15-30 janar 1899 C).
14. Zgjidhja ideale do të ishte për shqiptarët të zhduknin njëherë e mirë ndikimet orientale, duke shkëputur çdo lidhje, fetare, morale apo letrare, qoftë me bizantinët, qoftë me turqit. Mirëpo, gjë e bukur të ndodhte kjo në çast. Zgjidhja do ishte e realizueshme po qe se stërgjyshërit tanë do ta kishin përgatitur me kohë për ne; atëherë neve do të na duhet ta përgatisim këtë zgjidhje për nipat tanë të ardhshëm. (Albania 2, 1907).
15. Duke u ngritur përmbi egoizmat e pafuqishëm dhe mëritë e pafrytshme vetjake, le të ulim kokat e të punojmë për formimin e një Shqipërie ku poshtërsia keqbërëse e armiqve tanë trashëgimtarë t’i lërë vendin drejtësisë dhe ndershmërisë së mëkëmbur të stërgjyshërve tanë. Boll duke krasitur degë kuturu, dhe me një vendosmëri të ftohtë por të pamëshirshme, le të japim goditjen përfundimtare në rrënjët e së keqes. (Albania 12, 1909).
16. Sa e sa marrëzi, sa e sa poshtërsi e krime janë bërë në emër të së gjorës Shqipëri! (Albania 4, 1907).
17. Dëshira për hakmarrje është susta më e fuqishme e shpirtit shqiptar. (Albania 4, 1907).
18. Një e thënë latine e Kohës së Mesme, e ndryshuar pak: Homo homini lupus – Njeriu për njeriun është ujk. Femina feminae lupior – Gruaja për gruan është më ujke. Albanus Albano lupissimus – Shqiptari për shqiptarin është fare ujk [ujk e shkuar ujkut]. (Albania, qershor 1902, nr.5).
19. Letërsia jonë popullore është ruajtur dhe përcjellë vetëm nga gratë e fëmijët dhe nuk mund të mos merrte veçse formën naive të gjuhës së tyre. (Albania 1, 1905).
20. Të mbetur pa unitet fetar, e vetmja lidhje që ka mbajtur shqiptarët të bashkuar ka qenë gjuha. (Albania 4, 1906).
21. Turqit turq mbeten; të rinj a të vjetër, ata janë, siç thotë shprehja latine popullore eiusdem farinœ [të të njëjtit brum]. Në tërë perandoritë që kanë ekzistuar a ekzistojnë, janë gjendur në kombin sundues mendje bujare për të marrë në mbrojtje kombet e nënshtruara. Po a mund të përmendet që prej katër shekujsh qoftë edhe një fjalë e vetme e një turku të vetëm në favor të Shqipërisë? Kjo fjalë vërtet do të meritonte në këtë rast të shkruhej e gdhendur mbi një pllakë bronzi dhe të varej në muret e klubeve tona popullore si një relikte kurioziteti. Turqit na mohojnë edhe ato cilësi që vëzhguesit e huaj i pranojnë njëzëri… Turqit na mundën, por pa arritur të na mposhtin, edhe pasi na imponuan Muhametin e tyre. (Albania 121 , nr 12, 1909).
22. Shqiptarët janë populli më mosbesues në botë. (Kujtesë për lëvizjen kombëtare shqiptare).
23. Asgjë nuk i ftoh më shumë shqiptarët se t’u thuash që kanë të bëjnë me një copë injoranti që i drejton. (Kujtesë për lëvizjen kombëtare shqiptare).
24. Populli shqiptar është mjaft i mprehtë në të kuptuar. (Kujtesë për lëvizjen kombëtare shqiptare).
25. Grekët e shpërdorojnë si shumë heshtjen përçmuese të shqiptarëve që nuk i hanë dokrrat e tyre bajate e boshe. (artikulli “Mbi Shqipërinë”, Libre Parole).
26. Njeriu është më i lig se egërsirat, po kur vështronj shqiptarët e Stambollit, më vjen të thom që është më i lig se gjarpri dhe miu. (Letër N. Nacos, 20 mars 1896).
27. Palla ime është penda; atë pallë të dobët kam, me atë përpiqem t’i shërbej atdheut. Fiunt scriptores nascuntur heroes [shkrimtarët bëhen, heronjtë lindin]. Ti që leve trim, bëje fora një herë jataganin për nder të Shqipërisë (F. Konica, Vepra 1, f. 155).
28. Shqiptari e ka zakon që kundërshton para se të marrë vesh. (Vepra 1, f. 187).
29. Kush nuk kupton përparimin, e merr kufirin e mendjes së tij për kufirin e botës. (Vepra 1, f.198).
30. Shqiptarët janë një komb të cilit i pëlqen të lëvdojë veten. Si thonë gojë-rrumbullët tanë, kombi shqiptar është i pari nga mendja, nga sjellja e nga trimëria. Sikur shqiptarët të qenë jo kombi më i mendshmi, por thjesht një komb i mendshëm, ata do të kishin dalë me kohë nga dita e zezë ku ndodhen. (Vepra 1, f. 271).
31. Trimëria e shqiptarit nuk është e artë, është e teneqejtë… sado e madhe në vetvete, është e vogël në shkaqet që e ndezin. Për një kec të grabitur, për një fjalë të shtrembër, dhe shumë herë pa e ditur as vetë përse, shqiptarët marrin armët, hidhen, vriten. Por, ata njerëz që vriten për interes e për përralla [dokrra], ftohen dhe frikësohen në u dashtë trimëri për ndonjë mendim të bukur, për ndonjë dobi të vërtetë e të përgjithshme… Nuk kanë frikë nga plumbi, po dridhen nga Valiu! trimëria e vërtetë është ajo që vihet në shërbim të së Drejtës dhe Atdheut, në shërbim të dobisë së përgjithshme. Të tjerat punë janë punë egërsie e kafshërie, jo trimërie. (Vepra 1, f. 271-272).
32. Shqipëria është një vend i bekuar me njëmijë bukurira, shkelur nga turmë e cila ushqen njëfarë urrejtje ndaj bukurisë. (Vepra 2, 34).
33. Shkodra është pothuaj vendi më interesant i Shqipërisë së sotme, argjendarët dhe punëtorët e tjerë të saj janë të famshëm në gjithë Europën e Jugës dhe të Lindjes… Shqiptarët janë të njohur për individualitet dhe në kostumin e tyre kombëtar ka varietete dhe ngjyra. Pothuaj çdo krahinë ka kostumet e saj të veçanta. (Shqipëria, 1930).
34. Ta dini se ne në sy të Evropës së qytetëruar, jemi të prapambetur, dhe asgjë më shumë; ca na shajnë, ca na përqeshin, ca të pakëve u vjen keq. Hiqni dorë ju them, se u bëmë palaçot e dheut. Heshtni, shtrohuni, bashkohuni. Udha që shpie në nder, në liri e në shpëtim, nuk është e shtruar me lule, po me ferra; kush arrin në kulm, arrin i grisur, i djersitur, i përgjakur; dhe kur arrin në kulm, bie i vdekur nga të lodhurit, por me vetëdijen që i hapi një udhë të re popullit. (Vepra, SH.B. N. Frashëri, f. 213).
35. Bëhuni burra! Rrëmbeni kazmat! Puna është më e lartë se trimëria, kazma më fisnike se palla. E mbi të gjitha heshtni! Jo fjalë, por kazmën. Jo mbledhje, por kazmën. Jo misione, por kazmën! Dhe parmendën, dhe draprin, dhe shoshën, dhe furrën. Mjaft lëvdime. E kam zemrën aq të mbushur me lot sa s’qaj dot. (F. Konica, Vepra, SH.B. N. Frashëri, f. 214).
36. Gratë e Tiranës janë shakaxhesha të mëdha. (F. Konica, Vepra, SH.B. N. Frashëri, f. 317).
37. Ka shqiptarë që sillen si këndesa të vërtetë e zemërohen posa zë të këndojë kokorikooo ndonjë tjetër si ata. Mjerisht në Shqipëri ka pak pula. Shqiptarët me mendje të nderuar s’duan e as kanë dashur njeri që del e thërret: “Unë jam!” Historia e Shqipërisë s’është përveçse vërtetimi i kësaj që themi. (F. Konica, Vepra, 3, f. 63).
38. Është një vend në faqe të dheut ku katilin e kanë për njeri të nderuar; hapen që t’i bëjnë udhë kur kalon; e fshehin nga i vetë-thëni gjyq, në iu tektë së vetë-thënës polici të bëjë sikur e kërkon; edhe në daltë ndonjë i çmendur për të marrë anën e kanunit [ligjit], e shajnë edhe e fëlliqin me një zell të çuditshëm. Dhe prandaj ai vend ka fituar një famë shumë të shëmtuar në botë… Për cilin vend po flas, do ta kuptoni menjëherë kur t’ju them që nuk ndodhet në mes të Afrikës, po në Europë. (Vepra 3, f. 169).
39. Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, jo të tjerë. Shqiptarët kanë shkruar me gjakun e tyre më tepër se një faqe në histori të Evropës. Nga më të voglat trazira gjer në luftërat më të gjakta, shqiptari ka hequr hark, vërvitur kordhë a zbrazur pushkë. A ka gjë më të turpshme, më të ulët se historia e këtij kombi që, për pak të qelbur ergjent [të holla], shet mish njeriu në çdo luftë, edhe kujt s’i erdhi dëshirim nga aq qindra vjet që e shkelin dhe e kurvërojnë të huajt, s’i erdhi dëshirim të japë dy pika gjak për lirinë e vetvetes? Të donin shqiptarët lirinë e Shqipërisë lehtazi e bëjnë; por rrinë të patundur dhe kështu dëftojnë që s’e duan Shqipërinë, dëftojnë që janë armiqtë e saj. (Albania 1, vëllim A, 1897).
40. Dua të marr shpatën e t’u çajë kokën gomarëve, edhe në vend të trurit të kllasë këtë: ç’është liria?… Më mirë të shesë pleh njeriu, se të shkruaj për shqiptarët… ç’është liria: Liria është të mundet njeriu: 1. të besojë ç’i do zemra; 2. të thotë ç’i do zemra; 3. të shkruaj ç’i do zemra; 4. të bëjë ç’i do zemra, veç jo ato që janë kundër lirisë së tjetrit njeri. Por shqiptarët, më të shumtë janë shpirtrobër… sundon në shpirtrat e tyre feja… Vëllezër shqiptarë: Mjaft rrojti e mjera Shqipëri jetën e Kurmit. Duhet edhe ajo të nisë tani të rrojë jetën e mendjes. Jeta e mendjes është të hapim tërë zemrat tona, të flasim vëllazërisht njëri kundër fjalës së tjetrit, të kuvendojmë si njerëz të qytetëruar, që mblidhen e luftojnë me fjalë [shoqërisht] për idetë e tyre… kështu do njihemi më mirë, s’do kemi mendime të fshehura, dhe do të KUPTOJMË që të tërë jemi të lidhur me dy lidhje të arta: dëshirimi i së Vërtetës dhe dëshirimi i Shqipërisë. (Albania 2, 25 prill 1897).
41. Ç’ka të bëjë myslimanëria apo krishterëria me shqiptarësinë? Myslimani të jetë mysliman, i krishteri i krishterë; po Shqipëria është e ne të gjithëve dhe e të gjithëve është detyra të mendohemi e të bëjmë si është më mirë për të. (Albania 2, 25 prill 1897).
42. Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve. (Vepra 3, f. 75).
43. Duhet të mësohen shqiptarët të mos shohin prapa atdhetarit fenë e njeriut. (Vepra 3, f. 127).
44. Ne duam të bëjmë një komb shqiptar, dhe për këtë punë kemi nevojë për bashkim të të gjitha pakicave të Shqipërisë me shumicën shqiptare. As që mund, një shqiptar që duket sot për sot i kulluar, të lëvdohet se 1000 a 2000 vjet më parë, fëmijëria e tij ish shqiptare. Ndofta po, ndofta jo. S’mund të hipim gjer te Adami a gjer te protistet e profesorit Haeckel. Si ka mijëra e mijëra shqiptarë të sllavizuar, ashtu ka pasur prej racash të tjera të tretur në racën shqipe. (Vepra 3, f. 136).
45. Duke parë dhe duke dëgjuar, bota mësojnë mend dhe ndërtohen. Ne shqiptarët, s’marrim dot mësime; malet të tunden dhe të rrëkëllehen, ne nuk këmbejmë mënyrën tonë. Mbani mirë këtë që po ju them: në njëqind vjet, në vafshim si po vemi, do të jemi aq poshtë sa edhe sot. (Vepra 3, f. 15).
46. Shqiptarët e mjerë presin që Evropa të vijë sot a nesër t’i shpëtojë. Është nevojë të themi, të bërtasim të vërtetën: Evropa shqiptarët i ka për të egër e për të humbur… Le të themi pra të vërtetën, gjithnjë të vërtetën,… të përpiqemi t’i fryjmë popullit tonë pak jetë e pak guxim. (Vepra 3, f. 81).
47. Të mos humbasim kohë të kërkojmë bashkim me anën e atyre që përpiqen të mbushin taskën, që tallen me mjerësinë e popullit shqiptar dhe që kanë vetëm një vesë: fitimin, dhe një dashuri: argjendin [paranë]. Me këta, jo vetëm bashkimi nuk bëhet, por është edhe i rrezikshëm. … Këta duhet t’i godasim pa pushim e pa mëshirë. Një miqësi me të poshtrit, nuk duam. (Vepra 3, 83).
48. Ne jemi një komb i ftohtë, ku secilido mendon për veten e tij… Ata shqiptarë për të cilët bota thonë se janë “të egër”, shqiptarët e maleve e të pyjeve, ata s’janë të ftohtë, por përkundrazi, janë shqiptarë të mirë e do të ishin atdhetarë sikur të kish njerëz t’u jepnin të kuptonin [t’i ndërgjegjësonin]. (Vepra 3, f. 100).
49. Dëshiri i nxehtë i grave është një sëmundje fort e rrallë në Shqipëri: e kanë vënë re të gjithë se kombi shqiptar mund të quhet i ftohtë në këtë punë. (Vepra 3, f. 143).
50. Frika, kur është e madhe, në vend që ta mposhtë njeriun, ia forcon, ia galvanizon nervat dhe frikaçi sillet (jashtërisht) posi trim i vërtetë…. Edhe trimëria, s’është trimëri e vërtetë pa frikë: se trimi pa frikë, s’bën ndonjë punë të rëndë, të çuditshme, me vlerë a me meritim… Le t’u japim bashkatdhetarëve tanë të kuptojnë shumësinë e formave të trimërisë. Trimëria me pallë, trimëria e luftëtarit nuk është e vetmja trimëri… Është trim çdo njeri që ka zemrën të sillet sipas mendimeve të tija, të bashkojë punët me fjalët… Një formë trimërie që e kemi përditë në sy është trimëria e grave. Numri i nënave trimëresha është i habitshëm – dhe ndofta pak vende mund të lëvdohen të kenë nga ajo farë trimërie aq sa ka Shqipëria. (Vepra 3, 149-151).
51. Populli është i duruar, po gjer në një pikë: e kur kupton dhe e zë zenga, tërbimi i tij bën çudira të shëmtuara. (Vepra 3, f. 181).
52. Oborrësia e gegëve është për të vënë re: në ç’vend tjetër të botës mund të gjeni barbarë të rritur në kasolle me bukë e djathë, larg çdo qytetarie, po me një hije princash në mes të rreckave dhe të varfërisë pa emër që i ka mbuluar!… Kush mban mend plakun Dedë Gjon Lulin, mund të dëshmojë se ky ish, në varfëri e barbari të tij, një gentleman i përsosur. (Vepra 3, f. 212-213).
53. Çakajtë e përgjakur e të urët, që kafshohen dhe ulërijnë për një kockë në Tiranë…, në pastë Shqipëria para, ata ua gjejnë lehtë vendin: dy njerëz të paguar ndezin një zjarr gjëkundi, – dhe përpara sergjerdetë me harxhet! … O-derra buçe, atdheu është në rrezik! (Vepra, 3, f. 181).
54. T’i japim botës një provë urtësie, të bëjmë një çap të ri të madh në udhë të qeverimit të shtruar. (Vepra 3, f. 227).
55. Një lëvizje popullore dihet ku dhe kur nis, po s’dihet ku dhe kur do të mbarojë. Në të gjitha këto, mbetet një shpresë dhe një ngushëllim: shpresa që populli, po nguli këmbë, më në fund do t’i fitojë të gjitha; ngushëllimi që kriminelët e guvernës sodomiste, shpejt a vonë (besoj më tepër shpejt se sa vonë), do të marrin shpërblimin që meritojnë. (Vepra 3, f. 239-240).
56. Të vetëqeverisurit nga pleqtë e fshatit është karakteristika, shenja më e shquar e jetës sociale të kombit shqiptar. (Vepra 3, f. 243).
57. Ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara e shpëtoi Shqipërinë; shpëtuam nga tragjedia e copëtimit: dhe deklarata e haptë e Presidentit Wilson më 1920, që Shqipëria kish të drejtë të jetë indipendente dhe e lirë, i shtrëngoi Fuqitë e Mëdha të binden që t’i japin edhe një herë fund çështjes shqiptare. (Vepra 3, f. 260).
58. Në Shqipëri leu një zanat i çuditshëm, më i poshtër se ai i hyzmeqarëve të pendës: zanati i larove të pendës… Shumë njerëzve u ka rënë erë kërmë; dhe nga çdo çip e prej çdo ngjyre, rendin shpirt-skllevër që kanë uri dhe etje për poshtërsi, lënë zanatin e tyre dhe, duke u bashkuar me larot e pendës, bëhen laro të pendës edhe vetë. Në mes të këtyre të rekrutuarve të papritur, ndodhen edhe ca të vetë-thënë “juristë”. (Vepra 3, f. 269).
59. Një popull që s’duron padrejtësi, që s’u jep besim sharlatanëve, që ngul këmbë për pastërti në hesapet [financat] dhe për prova zotësie në zyrtarët, ai popull qeveriset mirë, qoftë me mbret në krye, qoftë me president. (Vepra 3, f. 290).
60. Skllavëria, si çdo pësim tjetër, pasi rëndon ca kohë në kurriz, bëhet më në fund një zakon i pëlqyer, dhe ata që e mbajnë mbi zverk, e durojnë me gëzim. … Ata jo vetëm s’marrin vesh ç’do me thënë liri, po ndjejnë njëfarë urrejtje për mbrojtësit e lirisë dhe ushqejnë respektin më të thellë për tiranët ekspertë të shkopit e të zinxhirit. (Vepra 3, f. 293).
Faik Konica











61. Shtetet, sikurse njerëzit, lindin, rriten dhe vdesin, – dhe ca vdesin që në foshnjëri, nga sëmundjet ose nga aksidentet… Në qoftë se Shqipëria – fjalë fatale – vdes, ahere mundet, pa shpifje, të shkruajmë këto fjalë në gur të varrit të saj: U ngjall nga idealistët, u ruajt nga rastet, u vra nga politikanët… Politikanët kanë zënë t’i vënë kazmën Shqipërisë. (Vepra 3, f. 333).
62. Që shqiptarët, në çdo hap të jetës politike dhe sociale, tërhiqen nga hollësirat dhe kurrë nga mendime thelbësore, që shqiptarët kujtojnë se çdo ndryshim është përparim – ja dy fakte që duhet t’i kenë vënë re gjithë vëzhgonjësit e zhvillimeve. (Vepra 3, f. 335).
63. Kanunet [ligjet] e bëra me qëllimin që t’u lehtësohet faji njerëzve pak a shumë të fuqishëm dhe që shumica e barrës të rëndojë mbi kurriz të njerëzve të popullit, lënë ngaherë deriçka shpëtimi për ngrehësit e pusive. (Vepra 3, f. 342).
64. Sa kohë të mbetet e pandryshuar mendësia e errët se vrasja është një mjet i ndershëm, Shqipëria do mbetet një njësi afrikane në mes të Evropës. (Vepra 3, f. 345).
65. Për një vend si Shqipëria, rrethuar nga armiq, një luftë civile e zgjatur mund të jetë shumë e rrezikshme. (Vepra 3, f. 347).
66. Zjarri në vatër është aq i shenjtë, sa një nga betimet më të zakonshme ndër shqiptarët është: për këtë zjarr. (F. Konica, Vepra, SH.B. N. Frashëri, f. 391).
67. Shqiptari ka në shpirt të tij një frymë arti të vërtetë. Kjo frymë shfaqet në ngjyrat që ky popull ka zgjedhur për të veshurit e tij dhe për të zbukuruar shtëpitë ku rron. Këto ngjyra janë e zeza dhe e bardha. Oscar Wilde gjykon se bashkimi i ngjyrës së bardhë me të zezën është një shenjë shijeje fisnike. (Vepra 2, f. 68).
68. Kombi [iliro-shqiptar] i Diokletianit, i filozofit Julian, i Justinianit, është një komb i cili kishte një qytetari të tij kur stërgjyshërit e frëngjve dhe të anglezëve visheshin me lëkura bualli dhe rronin të futur në shpellat. (Vepra 2, f. 70).
69. Levantinët janë një sëmundje, një koqe me qelb, që ka dalë në cipën e Shqipërisë. Mund të thuhet pa frikë gabimi se ideali që ata përpiqen të arrijnë është ideali i berberëve të Stambollit. (Vepra 2, f. 71).
70. Shqiptarët kanë një problem për të zgjidhur: të këqyrur nga të huajt si një popull i rëndë, i ashpër, por fisnik, për të cilin një anglez ka thënë se është një popull plot “tragic dignity”, shqiptarët sot janë bërë qeshja e botës:. Pyetja është: Kush e ka fajin që zbritëm nga tragjedia në operetë? Pas mendjes sime, fajin më të madh e kanë levantinët. (Vepra 2, f 78).
u2_FaikKonica
71. Ç’ka Italia që vlen të merret? Makaronat dhe kamorren, hiçgjë tjetër. Për makaronat, s’kemi nevojë, se kemi patatet tona; kamorren e kemi marrë dhe, shyqyr perëndisë, e kemi përmirësuar dhe rregulluar me një sistem më të mbaruar se italianët vetë. (Vepra 2, f. 111).
72. Një tipar padyshim fatkeq i shqiptarëve dhe tipar mjaft i dukshëm është mungesa e plotë e idealizmit. Në një vend ku njerëzit vdesin aq kollaj për hiçgjë, nuk është dëgjuar që të vdesë dikush për një ideal ose çështje. Do të kërkonte shumë kohë të shpjegohej përse Shqipëria nuk e ka fituar lirinë më herët. Akte të trimërisë e të devotshmërisë, që kanë shkaktuar vdekjen e mijëra njerëzve, mund ta bënin të dukej i rremë pretendimi im për mungesën e idealizmit. Por besnikëria e verbër ndaj traditave të ngulitura dhe kanuni qibar për nderin janë pothuaj akte mekanike, që nuk nënkuptojnë se dikush e rrezikon jetën për një ideal të zgjedhur lirisht. (Vepra 2, 237).
73. Shqiptarët janë tolerantë për besimet e tjera dhe ndoshta, ky është i vetmi vend në Evropë ku nuk ka pasur luftëra fetare. (Vepra 2, f. 241).
74. Shqiptari është tepër i pavarur dhe tepër individualist, nuk i nënshtrohet ndikimit të kujtdo qoftë në kundërshtim me vullnetin e vet. (Vepra 2, f. 279).
75. Kemi këtu një fytyrë fare të jashtëzakonshme: Ahmed beu më duket i shënuar nga Fati që të lozë rolin më të madh në histori të Shqipërisë. Ai djalë i ri, në mes të zjarrit e të luftës, e të tradhtive, e të rreziqeve pa numër, arrin në pak vjet e sipër ta bashkojë Shqipërinë, ta vërë nën fuqinë rregullonjëse të Kanunit, të shtrëngojë tërë armët e të zërë parmendën, dhe sot i ri, rri në Fronin e Skënderbeut. (Vepra 2, f 40).
76. E përbuz mbretin Zog për këto arsye: asnjëherë nuk e kam dëgjuar të thotë një të vërtetë. Kurrë nuk e ka mbajtur fjalën e besës. Nuk ka asnjë ndjenjë përgjegjësie. Është i pandershëm, i pashpirt, egoist, i pangopur. Ai i urren të gjithë ata që kanë diçka, qoftë kulturë, prejardhje, pasuri, çfarëdo aftësie në ndonjë fushë, ose qoftë edhe patriotizëm të pagdhendur, por të ndershëm. Ai i injoron gjërat themelore dhe u jep një rëndësi groteske çikërrimave. Shqipëria kurdoherë ka qenë njohur si komb me njëfarë dinjiteti tragjik; ai e ka ulur Shqipërinë në nivelin e një farse muzikore të pavlerë”. (Vepra 2, f 325).
77. Ahmed Zogolli, malok analfabet, pa ndonjë frymë idealizme, kish zgjedhur për pasqyrë dhe shembull të tij Esad Pashën, të cilin e imitonte jo vetëm në intrigat e jashtme e të brendshme, por gjer në mënyrën e ecjes dhe të foljes. E imitonte veçan në punën e ryshfeteve. Dhe siç Esadi, në një kohë, merrte nga Italia, nga Serbia dhe nga Greqia, – ashtu dhe Ahmed Zogolli u përpoq të marrë nga tri ato mbretëri përnjëherësh. (Vepra 3, f. 312).
78. Kur nis njeriu një punë, duhet të dijë se do t’u prishë interesin disave dhe prej këtyre nuk mund të presë përveç të shara e të shpifura… Letrat pa nënshkrim [anonime] e kanë vendin e tyre në hale, fjalët dhe të shpifurat shkojnë e harrohen – po puna mbetet. Jemi lindur në një dhé dhe të shtypur prej tiranisë; liridashuria, njësia e interesave të shkuara, njësia e interesave të sotme dhe njësia më e madhe e interesave të nesërme na thërret të bashkohemi e të punojmë. Do të gjejmë kundërshtime; po kundërshtimet i lodhin të dobëtit e i forcojnë burrat. Të jemi pra burra, dhe përpara! (Vepra 4, f. 115-116).
79. Vendi më i ëmbël e më i pëlqyer i një shtëpie duhet të jetë vatra, se rreth e rrotull kësaj mblidhen vëllazëria që të rrinë e të kuvendojnë. Po ngandonjëherë, kur mbahet ligsht e nuk pastrohet me kujdes, vatra, në vend që t’i afrojë, i largon njerëzit e shtëpisë, se bie erë të qelbur. (Vepra 4, f. 227).
80. Këtu-këtje, në Shqipëri mund të jenë bërë gabime kundër bukurisë [natyrore] – po nga ana tjetër, sa gjë e pëlqyer të shohë njeriu një popull që zgjohet dhe i vihet punës. Shumë të huaj shkruajnë marrëzira për Shqipërinë, se nuk e kanë njohur vendin më parë dhe ashtu, s’kanë ku të mbështeten për të matur pikën e arritur në të sotmen. (F. Konica, Vepra, SH.B. N. Frashëri, f. 229).
81. Sa mirë i vjen njeriut kur, pas shumë vjet largimi, shkel përsëri baltën e mëmëdheut të tij; kur hyn në shtëpi a në kasolle, i duket sikur edhe gurët e mureve i thonë “mirëserdhe”! (Vepra 1, f. 93).
82. Qytetaria është zbukurimi i mendjes dhe e flakta dëshirë për lirinë. Le të ecim me çap titani drejt bukurisë së mendimit. (Vepra 1, f. 94).
83. Liria është të jetë njeriu zot i vetvetes, pa ndonjë urdhërues mbi kokë. (Vepra 1, f. 95).
84. Ah, malli i Shqipërisë, malli i atdheut të dashur, i shenjtë mall dhe dashuri e shenjtë, kush është ai shqiptar që s’e ka pasur në dhe të huaj! Duhet të jesh jashtë Shqipërisë, e të jesh larg, për të kuptuar se ç’forcë e ç’bukuri të ëmbël ka për veshët kjo fjalë: Shqipëri! (Vepra 1, f. 103).
85. Flamuri përmbledh kujtimet e shkuar të një kombi në një gjuhë të pashkruar, që mund ta kuptojë syri dhe zemra e çdo njeriu me ndjenja. ((Vepra 1, f. 105).
86. Djem të Shqipërisë, shpresa e atdheut, ju që nuk e kini gjakun të ftohur nga pësimet, as trutë të thara nga interesi, ju duhet ta doni flamurin e racës suaj, ta doni me thellësi e me zjarr. U lajthitën ata që thanë se të rinjtë duhet të mësojnë nga pleqtë. Jo. Historia na thotë që pleqtë kanë kurdoherë për të mësuar nga të rinjtë. Djelmuri shqiptare, mësoi Kombit shqiptar fenë e Flamurit. (Vepra 1, f. 107).
87. E njihni të gjithë atë që “ka parë botë, që është i qytetëruar”… i lag përditë me vaj leshrat, vishet me “të ngushta”, mban një stap të lehtë në dorë e shikon sipër-poshtë gjithë botën… Po ku ka lindur, në pyeç, ky njeri aq i hollë e aq i çuditshëm?… Mos kërko aq larg… Ka parë ditën në Dardhë, në Mollë, a në Breg të Pulës. Është rritur mes bajgave të gomarit a të kakërdhisë së deles. (Vepra 1, f. 144).
88. Kam shkuar jetën duke luftuar kundër asaj dinakërie të poshtër që quhet sharlatani, dhe për të rrëfyer të vërtetën, më ndizet gjaku kur shoh ca morra të ngordhur që, për ta mbajtur veten e tyre si të qytetëruar e të hollë, tallen me rrobat kombëtare të Shqipërisë. Dua të kem disa nga ata ngordhanikë e t’i shpie në Skotland të shohin zotërinjtë e mëdhenj si vishen, në dasma e në mbledhje, me petka kombëtare të tyre që u shëmbëllejnë shumë petkave tona. (Vepra 1, f. 149).
89. Në Shqipëri, ashtu si gjithkund në botë, ka një prirje të pandalshme drejt uniformitetit. (Vepra 1, f. 270).
90. Shqiptari, sado përtimtar që është, i vihet shpejt punës posa sheh që puna s’i ka për të vajtur kot. Ndofta keni dëgjuar se Kanali i Korinthit në Greqi, i cili bashkoi dy dete, u rrëmih më shumë prej punëtorësh shqiptarë. Punonin, ata djelmt’ e shëndoshë të Shqipërisë, punonin…. Një komb përtimtar nga rrënja është një komb i ngordhur. (Albania 14, 15-30 qershor 1898).
91. Kur më pëlqen e kur më çpëlqen një vepër, nuk ka pse të kërcej a të shfryj: duhet të shfaqë përsetë e pëlqimit a të çpëlqimit tim, në qoftë se dua të përpiqem të shokësoj këndonjësit në një ndjenjë me mua. Ashtu kritika bëhet edhe ajo vetë një vepër letrare. (Vepra 1, f. 244).
92. Mbani pra ndër mend se, për mua, atdhesia dhe letërsia janë dy gjëra. Një shkronjës mund të ketë edhe atdhesi edhe talent [letrar], a mund të mos ketë as këtë, as atë, a mund të ketë njërën, pa tjetrën. Nuk duhet pritur prej meje – ngaqë një vetë qenka atdhetar i mirë – që unë të kasnecojë se ipso facto, ai paska edhe vlerë mendore a pendë të bukur. Qëndrimi im përpara Naim bej Frashërit nuk u kuptua për këtë arsye.
93. Shqiptarët flasin një gjuhë të vjetër që ka lidhje të largëta me latinishten, greqishten, teutonishten, sanskritishten dhe të tjera. Shkurt, është një nga gjuhët që quhet indo-gjermane. (Vepra 1, f. 262).
94. Të përpiqesh të ndryshosh gjuhën e një populli do të thotë të ndryshosh karakterin dhe të prishësh personalitetin e tij. Dialekti toskë, i gjallë, i shkathtë, i leht dhe me një evolucion të vazhdueshëm pasqyron mirë karakterin e toskës që shquhet nga një vrazhdësi e përmbajtur, nga një ndjenjë humori, nga aftësia, nga intriga dhe nga paqëndrueshmëria. Përkundrazi, dialekti gegë, masiv, i pandryshueshëm, pa shprehje me kuptime të dyfishta përfaqëson më së miri karakterin gegë, që është serioz, i sinqertë, shpesh herë i pa të keq dhe mbi të gjitha, armik i të rejave… Dialekti gegë përmban qindra shprehje që toskët i kanë humbur e që janë xhevahire të vërteta, sepse i kemi trashëguar nga paraardhësit tanë të lashtë. (Vepra 1, f. 194-195).
95. Pavarësisht nga luftërat, shkeljet dhe turbullimet e paprera në tërë kohën e shkuar, populli shqiptar, me forcën e vullnetit dhe fuqinë e tij të kundërshtimit, ka qenë i zoti të mbajë gjallë, jo vetëm gjuhën e tij të njohur nga filologjistët si më e vjetra në Europën Juglindore, po edhe ca nga traditat e tij të moçme. (Vepra 1, f. 273).
96. Një zjarr i bukur zien në zemër të djalërisë dhe, plot me dëshirë, trimoshët e dheut tonë po përpiqen për zbukurimin e shqipes. (Vepra 1, f. 224).
97. Të tëra vendet e dheut kanë një gjuhë letrarishte, domethënë të qëruar dhe të zbukuruar, që me atë shkruhen librat, letrat, punërat… Vetëm shqiptarët s’kanë një gjuhë të tillë; dhe andaj vjen që kemi mbetur të ndarë njëri nga tjetri, andaj kanë rrjedhur aq të këqija për ne të mjerët. Është nevojë dhe shtrëngim [detyrim] të hedhim themelin e një gjuhe letrarishte. (Albania 1, 1897).
98. Javën e shkuar pashë një ëndërr që s’harrohet. M’u shfaq një grua e hollë, e gjatë, plot me hije fisnikërie, ndonëse e veshur me rrecka. Unë, pa vënë re varfërinë e veshjes së saj, dhe duke marrë me mend sa e bukur do të dukej sikur të ishte e veshur me mëndafshe, u ngrita me respekt dhe iu fala. – “Zonjë, i thashë, cila jeni Fisnikëria Juaj dhe pse dukeni kaq e mallëngjyer dhe e ngrysur?” – “Unë – tha – jam gjuha shqipe, dhe më sheh kështu të hidhëruar nga mundimet që heq dhe nga rreziqet që më rrethojnë”. – “Zonjë, mos rrini më e ngrysur: sa të jemi ne të gjallë, dhe sa të jenë të gjallë të tjerë si ne… dëshirojmë, Nëno, të të shohim të buzëqeshur”. (Maj 1925, Vepra 3, f. 373-374).
99. Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë të mbajmë gojën të mbyllur kur s’kemi gjë për të thënë; falna durimin të thellojmë një punë me parë se të shkruajmë përmbi të: frymëzona me një ndjenjë të mprehtë të drejtësisë që jo vetëm të flasim me paanësi, por edhe të sillemi si të paanshëm; shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrembërimet e gjuhës dhe nga lajthimet e shtypit. Ashtu qoftë! (Vepra 3, f. 421-422).
100. Kur shkruani një gjë, këndojeni dhe ndreqeni shumë herë, që të bjerë [tingëllojë] në vesh çdo tog germash si një copë muzikë. (Tani, natën e mirë, se m’u qepnë sytë). (Vepra 1, f. 226).

Lulzim Basha: EWdi Rama ka çuar dosje në Berlin kundër Ilir Metës


Basha: Rama ka çuar dosje në Berlin kundër Ilir Metës
Kreu i opozitës, Lulzim Basha deklaroi sonte në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit se kryeministri Edi Rama ka çuar dosje tek ndërkombëtarët për Ilir Metën. I pyetur për raportin e OSBE-së, Basha u përgjigj se “në shqetësimet tona si opozitë padyshim është korrupsioni dhe akuzat e përbindshme, Rama ka çuar një dosje për Ilir Metën në Gjermani me akuza për tentativa për likuidim dhe kjo është botërisht e pranuar. Gazetarët më kanë thënë që Edi Rama ka çuar dosje në Berlin dhe Bruksel, Ilir Meta dhe Edi Rama kanë akuzuar njëri-tjetrin në mënyrë të vazhdueshme. Këto janë të reflektuara në këtë material. Sali Berisha del dhe flet mbi këtë raport, ndërkohë që Rama dhe Meta nuk reagojnë. Sali Berisha me këtë thotë që nuk diskuton kredibilitetin e këtij raporti”.
Duke folur për ngjarjen Luginës së Patokut ku pati një përplasje fizike dhe me armë të deputetit të Laçit, Armando Prenga dhe familjes Cali nga ku mbetën të plagosur shtatë persona, Basha se Prenga u kandidua si deputet për rekordet kriminale, asnjë ditë në PS. “Futja e personave me rekorde kriminale, me detyrë më të larta shtetërore, siç është roli i Kryebashkiakut, kjo s’ka bërë vaki ndonjëherë. Pse nuk po avancojmë dhe po vetëshpërthejnë zyrtarët me rekorde kriminale. Pamë zëdhënësen e grupit parlamentar socialist, e vërteta që nuk i fshihet laçianëve është që Armando Prenga s’ka qenë asnjë ditë në Partinë Socialiste, janë marrë janë përzgjedhur nga Edi Rama në fushatë elektorale në zona të vështira për PS dhe janë futur pa asnjë veti tjetër, përveç rekordeve kriminale”, tha Basha.
Lidhur me çështjen e dekriminalizimit, Basha tha se janë të nevojshme ndryshimet kushtetuese. “Këtë çështje shumë të rëndësishme për demokracinë, jam i hapur dhe kam propozuar, para disa muajsh, që ne detyrë parësore kemi ti kthejmë demokracinë qytetarëve. Janë të nevojshme edhe ndryshimet kushtetuese. Unë kam një përkushtim, për një politikë të pastër, të afrohet parlamenti me qytetarët, pasi është krijuar një hendek i pakapërcyeshëm. Deputetët në parlament nuk përfaqësojnë qytetarët”, ka deklaruar Basha. Ndërkohë ai mohoi që në grupin parlamentar të PD ka deputetët me rekorde kriminale.

SHBA: Të largohen personat me influencë kriminale nga qeveria

SHBA: Të largohen personat me  influencë kriminale nga qeveria
Daniel B. Bear, ka dhënë një mesazh të fortë për klasën politike. Ambasadori amerikan në OSBE ka kërkuar eleminimin influencave kriminale nga qeveria. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës vërejnë se me gjithë progresin e bërë për largimin e personave me lidhje kriminale nga listat e kandidatëve, disa prej tyre u përfshinë në kandidim. Ne i bëjmë thirrje popullit shqiptar që të insistojë që partitë e tyre politike të ofrojnë kandidatë me reputacion të cilët duan ta çojnë vendin përpara. Eleminimi i korrupsionit dhe largimi i personave me rekorde kriminale nga qeveria mbetet thelbësore për zhvillimin e Shqipërisë dhe mirëqeverisjen e institucioneve demokratike”, thekson në deklaratën e tij ambasadori amerikan në OSBE, Daniel B. Bear.
Kandidatët
Problemi me listat e kandidatëve që garuan në zgjedhjet e 21 qershorit, për të cilët kishte dyshime në lidhje me të kaluarën e tyre është evidentuar edhe nga ambasadori amerikan në OSBE, Daniel Baer. Duke komentuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në vendin tonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin raportin e hartuar nga Prezenca e OSBE-së në Tiranë si dhe gjetjet e evidentuara në raportin në fjalë. Ambasadori amerikan në OSBE tha se ashtu siç vërehet në raport, zgjedhjet e muajit qershor, në vlerësimin e përgjithshëm ishin pozitive megjithatë ai shton se pati edhe parregullsi si, votimi në grup, presioni mbi votuesit apo edhe politizimi i institucioneve publike. Ambasadori Baer thotë gjithashtu se pavarësisht progresit të bërë me heqjen e disa individëve të lidhur me aktivitete kriminale nga listat e kandidatëve, disa vazhduan garën. Baer thekson se SHBA-të u bëjnë thirrje shqiptarëve që të kërkojnë prej partive politike që t’ju ofrojnë kandidat me reputacion. “Shtetet e Bashkuara nënvizojnë se pavarësisht progresit të bërë me heqjen e disa individëve të lidhur me aktivitete kriminale nga listat e kandidatëve, disa vazhduan garën. Ne u bëjmë thirrje shqiptarëve që të këmbëngulin dhe të kërkojnë prej partive të tyre që t’u ofrojnë kandidatë me reputacion që do të mund ta çojnë përpara vendin”, thuhet në vlerësimin e ambasadorit amerikan në OSBE. Përfaqësia amerikane në OSBE shton më tej se reformat sistematike kushtetuese dhe ligjore që do të parandalojnë kandidatët që janë subjekte kriminalë, ose të lidhur me krimin, janë e vetmja mënyrë për t’i mbajtur persona të tillë larg zgjedhjeve.
Drejtësia
Përfaqësia e Uashingtonit në Vjenë ndalet edhe tek reforma në drejtësi, ku inkurajon qeverinë dhe parlamentin në realizimin e kësaj reforme. SHBA-të e vënë theksin tek ndërmarrja e kësaj reforme në frymën e bashkëpunimit ndërpartiak. “Reforma duhet të realizohet në frymën e bashkëpunimit ndërpartiak dhe është me rëndësi që asnjë palë të mos bllokojë përparimin në këtë pikë. Mbështesim punën e OSBE-së për të inkurajuar shoqërinë civile që të jetë më aktive në reformën në drejtësi. Populli shqiptar ka pritur boll për një sistem drejtësie ku prokurorë dhe gjykatës punojnë për zbatimin e ligjit dhe mbajnë përgjegjësi për vendimet e tyre”, thuhet në deklaratë. Ambasadori amerikan në OSBE shprehet në deklaratën e tij se “Shtetet e Bashkuara besojnë fort se përqendrimi i shqiptarëve dhe gjithë partive politike duhet të jetë tek reforma në drejtësi përpara çdo hapi tjetër”.

Kush ishte njeriu më i zgjuar i të gjitha kohërave 10 fakte të rralla që duhet t’i dini mbi Ajnshtajnin


Ajnshtajn si djale i pashem. Ne kete foto ka dale ne vitin 1898, pasi hyri ne Politeknikun e Zyrihut
Ajnshtajn si djale i pashem. Ne kete foto ka dale ne vitin 1898, pasi hyri ne Politeknikun e Zyrihut
Albert Ajnshtajn është shkencëtari më i famshëm që ka jetuar ndonjëherë. Një prej arritjeve që ktheu faqen e historisë së shkencës ishte ekuacioni E=mc2. Ai fitoi çmimin “Nobel” në vitin 1921 për punën në lidhje me efektin fotoelektrik. Ai zhvilloi Teorinë e Relativitetit, të cilën e kishte përfunduar me kohë, por u deshën 25 vite që të tjerët ta kuptonin. Kontributi i tij ndryshoi radikalisht pikëpamjen e botës. Para Ajnshtajnit, disa gjëra besoheshin si të vërteta. Mes tyre ishin dhe ligjet e gravitetit dhe trupave në rënie,
Ajnshtajn gjate pushimeve verore ne vitin 1919
Ajnshtajn gjate pushimeve verore ne vitin 1919
të përmendur më parë nga Isak Njutoni. Gjithashtu në atë kohë besohej se “koha” në vetvete ishte një konstante fizike: Të gjithë dhe gjithçka përjetonte kalimin e kohës ashtu si kushdo dhe gjithçka tjetër. Teoria e tij e Relativitetit special parashikonte se kjo s’ishte e vërtetë dhe më vonë u vërtetua nga eksperimentet me orën bërthamore. Emri Ajnshtajn sot është sinonim me fjalën gjeni. Albert Ajnshtajn është një prej mendjeve më të mëdha të shekullit të 20-të. Disa prej ideve të tij për shkencën, natyrën dhe besimi mund t’ju habisin. Jo më kot është zgjedhur “Personi i Shekullit” nga revista “Time”. Në këtë listë jepet çdo gjë që ju duhet të dini mbi njeriun më të zgjuar të shekullit XX.

10 – Fëmijëria
A kishte Ajnshtajni vështirësi në të folur kur ishte i vogël?
Ajnshtajni ishte i ngadaltë në procesin e të folurit. Madje prindërit e tij janë konsultuar dhe me një doktor. Ai madje ka patur një rebelim
Ajnshtajn si adoleshent. Fotoja eshte bere ne vitib 1893 ne Mynih
Ajnshtajn si adoleshent. Fotoja eshte bere ne vitib 1893 ne Mynih
“të paturp” ndaj autoriteteve, që bëri që drejtori i shkollës ku ai studionte ta përjashtonte nga shkolla dhe të shprehej rreth tij se ai nuk do të mund të arrinte shumë në jetë. Por këto karakteristika bënë që ai të bëhej një gjeni. Mospërfillja dhe përbuzja e tij ndaj autoritetit bënë që ai të vinte në dyshim njohuritë tradicionale. Zhvillimi i tij i ngadaltë verbal, bëri që ai të bëhej kurioz për gjërat e zakonshme – si koha dhe hapësira – që pjesa më e madhe e të rriturve i marrin për të mirëqena. I ati i dhuroi një busull në moshën pesë vjeçare, dhe hetoi mbi natyrën e fushës magnetike gjatë gjithë jetës së tij. Ai kishte prirjen të mendonte në bazë të imazheve dhe jo me fjalë.

9 – Aftësitë 
Kishte Ajnshtajni probleme të në mësuar?
Disa shkencëtarë kanë pretenduar se kanë zbuluar se në fëmijëri Ajnshtajni ka shfaqur shenja të lehta të autizmit ose të sindromës së Aspergerit. Simon Baron Kohen, drejtor i qendrës kërkimore të autizmit në Universitetin e Kembrixhit, është një prej tyre. Ai shkruan se autizmi është i lidhur “me një përpjekje intensive për të kontrolluar dhe një përpjekje të vogël të pazakontë për të qenë empatik”. Ai gjithashtu vë në dukje se kjo gjë “shpjegon ‘kufijtë e aftësisë’ që njerëzit me autizëm shfaqin në lëndë të tilla si matematika, muzika ose vizatimi – të gjitha aftësi që përfitohen nga kontrolli”’. Kjo nuk duket një diagnozë bindëse. Edhe si adoleshent, Ajnshtajni kishte miq të ngushtë, kishte marrëdhënie intime, bëhej pjesë e debateve skolastike, komunikonte mjaft mirë verbalisht dhe ishte empatik ndaj miqve dhe njerëzimit në përgjithësi.

8 – Kalimi në klasë 
A ngeli Ajnshtajni në Matematikë?
Një besim mjaft i përhapur rreth Ajnshtajnit është se ai kishte ngelur në lëndën e matematikës. Një kërkim në Google rreth kësaj nxjerr më shumë se 500 mijë rezultate. Ky lajm madje është bërë pjesë e titujve të gazetave “besoje ose jo”. Por historia e tij është shumë ironike: Në 1935, një lajm u botua rreth Ajnshtajnit “Matematikani më i madh i kohës, ngel në matematikë”. Duke qeshur ai është përgjigjur se nuk ka ngelur asnjëherë në matematikë, dhe se në moshën 15 vjeçare ai kishte zgjidhur ekuacione të vështira matematikore. Në shkollë fillore ai ka qenë më i miri i klasës dhe shumë më lart rezultateve të pritshme në matematikë. Në moshën 12 vjeçare, motra e tij u shpreh se ai “gjithmonë kishte preferuar të zgjidhte probleme të vështira aritmetike”, dhe vendosi të zbulonte nëse mund të progresonte duke mësuar gjeometrinë dhe algjebrën vetë. Prindërit i blenë libra të avancuar që ai të përgatitej gjatë verës. Ai jo vetëm që mësoi fakte në këto libra, por identifikoi disa teori në një përpjekje që t’i testonte personalisht. Ai madje pati idenë e tij personale se si mund të provonte teorinë e Pitagorës.

7 – Procesi i të menduarit 
A mendonte Ajnshtajni më shumë bazuar në imazhe se sa në fjalë?
Të gjitha zbulimet e tij të mëdha ishin rezultat i eksperimenteve vizuale që ai i zhvillonte në mendjen e tij më tepër se sa në laborator. Për këtë arsye, ata u quajtën Gedankenexperiment – eksperimentet e mendimit. Në moshën 16 vjeçare, ai u mundua të përfytyronte se si mund të ishte të ecje përkrah një rreze drite. Nëse arrihej shpejtësia e dritës, a nuk do të dukeshin valët e saj të palëvizshme? Por ekuacionet e famshme të Maksuellit që përshkonin valët elektromagnetike nuk e lejonin një gjë të tillë. Ai e dinte se matematika ishte mënyra që natyra përdorte për të përshkruar mrekullitë e saj, kështu ai mund të përfytyronte në mënyrë vizuale se si ekuacionet reflektoheshin në realitet. Kështu për dhjetë vitet e ardhshme të jetës së tij, ai mendoi rreth këtij eksperimenti deri sa erdhi momenti që ai nxori teorinë e famshme të relativitetit.

6 – Vizioni 
Cilat ishin mendimet – imazhe që Ajnshtajni përdori për teorinë e relativitetit?
Ajnshtajn dhe bashkeshortja e tij e dyte, Elsa, ne udhetimin e tyre te pare drejt SHBA, 1921
Ajnshtajn dhe bashkeshortja e tij e dyte, Elsa, ne udhetimin e tyre te pare drejt SHBA, 1921
Ndër shumë gjëra të tjera, ai imagjinoi goditje rrezatuese në dy anët fundore të një treni në lëvizje. Një person që është në rrugë mund t’i shohë këto ndriçime në një moment të vetëm, por dikujt që është në një tren lëvizës ato do t’i shfaqen në momente të ndryshme. Për shkak se treni ecën përpara, drita rrezatuese në pjesën e përparme të trenit do të arrijë më përpara tek personi një moment përpara dritës që vjen nga fundi i trenit. Nga kjo gjë Ajnshtajni kuptoi se “njëkohshmëria” është relative me gjendjen fizike në hapësirë. Dhe prej kësaj ai hodhi idenë se nuk ekzistonte koncepti i kohës absolute. Ky ëshët relativiteti i Ajnshtajnit, dhe sigurisht teoria e relativitetit.

5 – Imagjinata 
Cili ishte eksperimenti i menduar, që çoi Ajnshtajnin drejt teorisë së relativitetit?
Ai imagjinoi një njeri në rënie të lirë. Për të kuptuar atë që ai pa, mendoni një njeri të mbyllur në një ashensor që ulet në drejtim të tokës. Ai do të lëvizte në ashensor duke u ngritur lart, dhe çdo gjë që do të dilte dhe binte nga xhepat e tij do të lëviznin lirshëm rreth tij – njësoj si të ishte i mbyllur në një dhomë, në një zonë pa gravitet të hapësirës. Në anën tjetër, mendoni një grua të mbyllur në një ashensor që po ngjitet lart në hapësirë, larg çdo lloj graviteti. Ajo do të ndihej sikur po binte në tokë, njësoj sikur të ishte duke u tërhequr nga graviteti. Nga ekuivalenca e gravitetit dhe nxitimit, ai ndërtoi teorinë e përgjithshme të relativitetit.
4 – Çdo gjë është relative 
A ka një imazh – mendimi që përshkruan përfundimet e tij rreth relativitetit?
Ai zbuloi se graviteti ishte një “deformim” i hapësirës dhe kohës. Ai mund të përshkruhet duke përdorur një tjetër eksperiment të
Me Charlie Chaplin, ne premieren e filmit Dritat e Qytetit, 1931
Me Charlie Chaplin, ne premieren e filmit Dritat e Qytetit, 1931
menduar. Imagjinoni si do të mund të ishte hedhja e një topi bouling – u në një sipërfaqe dy dimensionale të një trampoline. Ai i jep formë strukturës ndërkohë që lëviz. Më pas rrotulloni disa topa bilardoje. Ata lëvizin drejt topit të bouling–ut jo sepse ai i tërheq ata në mënyrë të panjohur (Siç thotë teoria e Njutonit), por për shkak të formës që ai i ka dhënë strukturës së trampolinës. Tani imagjinoni gjithë këtë në një strukturë katër dimensione të hapësirës dhe kohës. Nuk është e lehtë, ndaj ne nuk jemi Ajnshtajni dhe ai ishte. Ai ishte i aftë të nxirrte ekuacionin e fushës së gravitetit që tregonte se si materia formëson hapësirën dhe si forma e hapësirës i tregon materies si të lëvizë.
3 – Shpërthimi
Cila ishte mrekullia e vitit e Ajnshtajnit?
Në 1905, Ajnshtajni u diplomua, por nuk ju dha mundësia që tema e tij e doktoraturës të pranohej; as të merrte një post akademik. Kështu ai filloi të punonte me orar të zgjatur, gjashtë herë në javë, si një ekzaminues i nivelit të tretë në zyrat zviceriane të inovacionit shkencor. Gjatë kohës së lirë, ai shkruajti katër teza që lidheshin me fizikën. E para tregonte se drita mund të prodhohej si në formë valësh ashtu dhe si grimca të quajtura fotone. E dyta provonte ekzistencën e atomeve dhe molekulave. E treta, teoria e relativitetit, që thonte se nuk kishte hapësirë apo kohë absolute. Dhe e katërta tregonte një ekuivalencë ndërmjet energjisë dhe masës, që përshkruhet nga ekuacioni i famshëm i fizikës, E=mc2.
2 – Ekstrakurrikular 
Si ishte jeta personale e Ajnshtajnit në atë kohë?
Duke i dhene biçikletes ne Santa Barbara, Kaliforni, 1933
Duke i dhene biçikletes ne Santa Barbara, Kaliforni, 1933
Ndihma që ju dha në matematikë, ishte ajo e serbes, Mileva Mari, që ishte e vetmja femër në klasën e tij të fizikës, në universitet. Ata kishin rënë marrëzisht në dashuri me njëri – tjetrin, dhe patën një vajzë të jashtëligjshme, të cilën lejoi ta jepnin për birësim para se ta shihte. Më pas ata u martuan dhe patën dy djem. Eventualisht marrëdhënia e tyre u komplikua dhe Ajnshtajni kërkoi divorcin. Ai i ofroi asaj një marrëveshje: Një nga tezat e tij të 1905, sipas tij, do të fitonin Çmimim Nobel, dhe nëse ajo i jepte divorcin, Ajnshtajni do t’i jepte paratë e fituara nga ky çmim. Pasi u mendua për një javë, ajo pranoi. Për shkak se teoritë e tij ishin mjaft radikale, ai e fitoi këtë çmim vetëm në 1922.
1 – Teoria
Si u krijua relativiteti?
Shkencëtarët nuk ishin të sigurtë që herën e parë nëse teoria e relativitetit ishte e saktë. Por Ajnshtajni propozoi një eksperiment dramatik. Gjatë eklipsit të ardhshëm, në 1919, shkencëtarët mund të masnin se si drita e yjeve që kalonte në afërsi të diellit, drejtohej nga graviteti. Lajmet që pasuan ishin: “Dritat që lëvizin shtrembër në Parajsë / Njerëzit e shkencës Më shumë apo më pak të etur për rezultatet e Vëzhgimeve të Eklipsit / Teoria e Ajnshtajnit triumfon”. Dhe e gjithë kjo është shkruar në një kohë kur të paktë ishin ata që dinin të shkruanin mirë. Ajnshtajni u bë i famshëm për kontributin që dha në lindjen e një epoke të re. Ai u bë një shkencëtar i famshëm dhe një ikonë e humanizmit; një nga emrat më të njohur në planet.

Heroina, një histori e drogës që nuk do të vdesë kurrë

Heroina










Heroina është një lloj droge, që rrjedh nga llogoret e gjethes së opiumit. Opiumi filloi të kultivohej nga qytetërimet antike si Mesopotamia që në vitet 3400 para erës sonë. Opiumi fillimisht u përdor në Egjipt e Persi, dhe nga atje u përhap në Europë, Indi dhe Kinë. Deri para shekullit të 19 mjekët në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara nuk e finin që opiumi përdorej për qëllime terapeutike.
Heroina vetë u sintetizua me sukses në vitin 1874 nga një kimist anglez August Mathienssen, si një alternativë për morfinën. Edhe vetë heroina u konsiderua një drogë që krijonte varësi në SHBA dhe është parë si një ndër më të rrezikshmet e shekullit 20 dhe 21. Ishte e paligjshme të prodhoje, shpërndaje e përdorje heroinë në SHBA që prej Luftës së Dytë Botërore, por droga ka arritur të mbijetojë në tregun e zi, e prodhuar në vende të tjera, duke evoluar në përzierje edhe më të rrezikshme.
Etimologjia
Fjala “heroinë” në fillim u shfaq më 3 dhjetor 1898, në një revistë ku kompania gjermane Friedrich Bayer fliste për morfinën. Ajo rrjedh nga heronjtë grekë për shkak të ndjenjës euforike që droga të jep, rrjedh nga fjala hero, heroinë.
Origjina e Opiumit
Heroina është një derivat i morfinës, e cila vetë rrjedh nga opiumi.
Heroina është një lloj droge, që rrjedh nga llogoret e gjethes së opiumit
Heroina është një lloj droge, që rrjedh nga llogoret e gjethes së opiumit
Është një nga shembuj e parë të bimës mjekësore. Opiumi ka qenë shumë popullor në Lindje dhe rajonet e Mesdheut si një ilaç për shumë sëmundje dhe një burim farmaceutik. Historia më e hershme e romancën njerëzore me opiumin është gjetur në shkrimet e sumerëve në vitin 3400 para Krishtit, Frenandez dhe Libby. Ata jetonin në Mesopotaminë e poshtme, sot Iraku perëndimor, dhe ata përdorën opiumin për ilaç. Sumerët kanë kryer lidhje tregtare me fqinjët e tyre veriorë Akadianët ndërmjet viteve 700-140 para erës sonë, dhe akadianët, sekretin e gjethes së opiumit ia kaluan sirianëve dhe egjiptianëve. Në vitin 1300 para Krishtit, egjiptianët kultivonin dhe tregtonin opiumin deri në Greqi dhe Europën Qendrore. Mjekët e lashtësisë greke e përdornin ekstraktin e opiumit. Hipokrati, në vitin 460 para erës sonë, shkroi për dobinë e opiumit për shërimin e sëmundjeve të ndryshme, përfshi dhe diarrenë. Ndërsa në vitin 150, Galen, një tjetër mjek grek, përkrahu praktikën e ngrënies së opiumit dhe listoi disa nga dobitë shëndetësore, si rezistimi ndaj helmeve, kuron dhimbjen e kokës, marrjet e mendjes, shurdhimin, epilepsinë, ngjirjen. Ai është i pari që shkroi për mbidozën e opiumit. Opiumi u pa si dobi shëndetësore për diarrenë, pagjumësinë e vjelljet edhe në shekullin e parë pas lindjes së Krishtit. Opiumi më pas u përhap nga Lindja e Mesme në perëndim të Greqisë, dhe nga pastaj më në lindje drejt Indisë dhe Kinës. Rrugët tregtare tokësore bëheshin nga tregtarët arabë. Tregtia në Kinë arriti në shekullin e 7 pas Krishtit, dhe për 1000 vjet më vonë, kinezët e pinin kryesisht në formën e një pije që dilte nga përzierja e farave të hashashit dhe lëng bambuje. Kjo praktikë vazhdoi derisa marinarët portugezët sugjeruan tymosjen e opiumit me pipë në vitin 1700, gjë që rriti ndjeshëm numrin e të varurve ndaj opiumit në Kinë. Përdorimi modern i opiumit filloi në vitin 1541 me mjekun zviceran Paracelsus, që ia paraqiste pacientëve të tij të përzierë me alkool dhe erëza. Ky ishte ilaçi i preferuar në Europë për 400 vitet e ardhshme. Opiumi Ishte aspirina e ditës dhe ishte trajtim për çdo lloj sëmundje, që nga dhimbja e kokës, te reumatizma, tek qetësimi i nervave etj.
Morfina
Përbërësi kryesor aktiv tek heroina është morfina. Në vitin 1805, farmacisti zvicerian, Friedrich Serturner, pastroi përbërësin kryesor tek opiumi. Kësaj droge ai i dha emrin “morfium”, të titulluar nga Morfeu, perëndia greke e ëndrrave. Në vitin 1853, mjeku skocez Alexander Ëood shpiku shiringën hipodermike, që lejonte injektimin e drejtpërdrejtë të morfinës në vena. Injeksionet e morfinës u bën trajtim kryesor në spitalet ushtarake, ku një numër i madh ushtarësh që ishin plagosur gjatë Luftës Civile, u bënë të varur nga droga. Kur lufta mbaroi në vitin 1865, varësia ndaj morfinën u bë e njohur si “sëmundja e ushtarit”.
Një ilaç heroik
Në vitin 1874, shkencëtari gjerman Augustus Mathiensen dhe asistenti i tij C. R. Adler ndërmori një studim të plotë rreth kodeinës dhe morfinës. Ata sintetizuan qindra molekula të reja të bazuar në këto dy drogëra dhe përfundimisht dolën me një lloj pluhuri që e quajtën “diamorfinë”. Kjo substancë ishte vetë baza e heroinës. Dhe në vitin 1897, kimisti gjerman Heinrich Dreser, tek kompania farmaceutike Bayer AG filloi të hulumtonte mbi procesin e reduktimit të efekteve anësore të ilaçeve dhe rritjen e potencialit të tyre. Grupi i tij prodhoi atë që më vonë u quajt “aspirinë”, dhe dy javë më vonë, ata prodhuan morfinën, pas saj diamorfinën dhe në fund e konkretizuan me “heroinën”. Këto të dy konsiderohen si pretendentët kryesorë për prodhimin e drogës më të rëndësishme të shekullit 20. Dreser nuk ishte aq i entuziazmuar për aspirinën, aq sa për diamorfinën, prandaj e zhvilloi atë në mënyrë të shpejtë. Ai mendoi se do të kishte një efekt të veçantë stimulues në mushkëri. Bayer e solli heroinën në treg në vitin 1898 dhe e promovoi atë si një trajtim për sëmundjet e dhimbshme të frymëmarrjes si pneumonia dhe tuberkulozi. Heroina u vlerësua nga një numër i madh hulumtimesh klinike. Bayer e reklamoi heroinën në gjermanisht, anglisht, italisht, rusisht e shumë gjuhë të tjera.
Një drogë e rëndësishme
Duke filluar nga viti 1898, heroina përdorej në vend të morfinës e
Kitaristi Jimi Hendrix, u arrestua për posedim heroine në Toronto të Kanadasë në vitin 1968
Kitaristi Jimi Hendrix, u arrestua për posedim heroine në Toronto të Kanadasë në vitin 1968
kodeinës. Një studim mjekësor i Universitetit të Berlinit testoi dozat orale të 5-10 miligram heroine në 50 pacientë dhe zbuloi efektivitetin e saj në lehtësimin e kollës dhe prodhimin e gjumit. Ata nuk vunë re veprime të papëlqyeshme, dhe pacientëve u pëlqente e vazhdonin ta përdornin. Po asnjë nuk e dinte që heroina kthehej në morfinë sapo hynte në trup, dhe tregoi të ishte një substancë që të bënte të varur. Edhe pse bota mjekësore dukej se ishte e vetëdijshme për varësinë që krijonte heroina, nga viti 1898 dhe 1910, akoma shitej si ilaç kolle për fëmijët. Çuditërisht, heroina merrej edhe si kurë për të shpëtuar nga varësia ndaj morfinës. Shumë kompani ilaçesh e shitën atë si trajtim ndaj sëmundjeve si kanceri, depresioni, kollitja, i ftohti. Në fillim të shekullit të ri, besohet se mbi ¼ e popullsisë amerikane ishin të varur nga opiumi, morfina, ose kokaina. Shtetet e Bashkuara ishin vendi i parë që e njohën varësinë ndaj heroinës si problem serioz. Në vitin 1914, Presidenti Udro Uilson nënshkroi Aktin Harrison të Narkotikëve, që dha qeverisë pushtetin për të rregulluar dhe taksuar transaksionet e derivateve të opiumit, si heroina apo kokaina. Në vitin 1919, Akti Harrison e konsideroi heroinën të jashtëligjshme. Pavarësisht kësaj, droga nuk u zhduk por filloi të tregtohej në mënyrë të jashtëligjshme. Të varurit e heroinës zbuluan efektet euforike që heroina e injektuar me shiringë të jepte. Pavarësisht përpjekje të qeverisë për të shmangur heroinën dhe drogërat e tjera të rrezikshme, tregu i zi vazhdon të ekzistojë edhe sot e kësaj dite.
Heroina u bë e jashtëligjshme
Ndërsa heroina mbeti një nga drogat më të frikshme për shkak të varësisë që krijonte, përdorimi i saj nuk u zvogëlua aspak. Në vitet para Luftës së Dytë Botërore, prodhimi i heroinës, tregtimi, dhe shpërndarja e saj bëhej në mënyrë të jashtëligjshme. Laboratorë ilegalë u ngritën në Azi dhe për shumë vite, mafia italiane ishte një nga sindikatat kryesore të krimit të përfshirë në shitjen e heroinës. Lufta e Dytë Botërore ndërpreu prodhimin global të drogës, dhe furnizimet u ulën. Në mungesë të saj, trafikantët e heroinës filluan praktikën e “prerjes” së heroinës së pastër me substanca më të lira, duke ulur disi cilësinë e pastërtisë së saj. Gjatë viteve ’50, heroina ishte zgjedhje për shumë shkrimtarë e muzikantë që shprehnin pakënaqësi për jetën amerikane rutinë. Heroina u bë pjesë e rëndësishme e lëvizjes kundërkulturore që rebelohej kundër rrjedhës. Tërheqja nga heroina gjithashtu vazhdoi edhe në vitet 1960 dhe 1970. Në fund të viteve ’60, komuniteti bohemian i San Françiskos, e zëvendësoi metamfetaminën me heroinën. Normat e krimit nëpër lagje u rritën, pjesërisht për shkak të heroinës.
Të famshmit dhe heroina
Russell Brand, Robert Downey Jr., Courtney Love, Keith Richards, Corey Feldman dheTatum O'Neal, 6 personazhet e famshem qe fituan luften ndaj heroines
Russell Brand, Robert Downey Jr., Courtney Love, Keith Richards, Corey Feldman dheTatum O’Neal, 6 personazhet e famshem qe fituan luften ndaj heroines
Heroina gjithashtu ka qenë e lidhur me disa nga emrat më të njohur të viteve ’60 dhe ’70, sidomos në botën e rock&roll-it. Janis Joplin ishte e famshme për varësinë e madhe ndaj alkoolit dhe heroinës. Pavarësisht jetës së saj të egër e të shthurur ajo kurrë nuk humbi asnjë koncert. Natën e 3 tetorit 1970, ajo u rikthye në dhomën e saj të hotelit, pas një koncerti, ktheu disa gota, injektoi heroinën, dhe kur u kthye përsëri në dhomë pasi bleu një paketë cigaresh, vdiq.
Edhe pse gjoja ai e urrente heroinën, kitaristi Jimi Hendrix, u arrestua për posedim heroine në Toronto të Kanadasë në vitin 1968. Megjithatë ai doli i pafajshëm sepse sipas disa dëshmitarëve, ishte një person tjetër që ia kishte futur në valixhe heroinën. Hendrix vdiq më 18 shtator 1970 në Londër nga helmimi pasi piu 9 tableta gjumi. Eric Clapton dhe John Lennon ishin të tjerë artistë që përdorte heroinë.
Edhe industria e filmit ka prodhuar filma ku heroina është pjesë. Komedia e zezë e Quentin Tarrantino-s, Pulp Fiction 1994 ka një skenë ku një person overdozë ringjallet me një dozë adrenaline në zemër. Dhe drama e Danny Boyle, Trainspotting, tregonte historinë e disa të rinjve të varur nga heroina në Skoci. Ka pas debate të mëdha përsa i përket përdorimi të heroinës nëpër filma.
Droga e jashtëligjshme
Heroina u bë komplet e jashtëligjshme në vitin 1956 kur Akti i Kontrollit Narkotik miratoi dënime të ashpra për veprat penale të drogës. Por publiku nuk ishte plotësisht i vetëdijshëm për rreziqet e heroinës deri në vitin 1971 kur dy kongresmenë amerikanë, Robert Steele dhe Morgan Murphy, të sapo kthyer nga Vietnami raportuan se 15% e ushtarëve amerikanë ishin të varur nga heroina. Në atë kohë, heroina ishte aq e rrezikshme sa që tronditi të gjithë publikun amerikan. Presidenti Riçard Nikson ndërmori veprime në qershor të vitit 1971, duke krijuar Zyrën Speciale për Parandalimin e Abuzimit me Drogën, që iu dedikua luftës kundra drogave të këqija. Ajo jo vetëm donte të parandalonte abuzimin e heroinës por edhe donte të ndihmonte të varurit e saj që ta hiqnin atë ves. Për të parandaluar ushtarët, ai vuri rregull që kush nuk hiqte dorë nga heroina do të mbetej në Vietnam. Ky program u pa si sukses sepse 5% e ushtarëve hoqën dorë nga droga. Vitet ’80 panë rritjen e ndjeshme të përdorimit të kokainës, dhe Presidenti Ronald Regan shpalli luftë kundra drogën, ku sëbashku me FBI-në luftuan furnizuesit ndërkombëtarë, si Kolumbia, që e kalonte kontrabandë drogën në SHBA. Por pavarësisht përpjekjeve të qeverisë në vitet ’80 dhe ’90, heroina nuk u zhduk. Në vitet ’90 , përdoruesit filluan ta kombinonin heroinën me drogë të tjera, si kokaina për ta bërë më me efekt.
Efekti në shoqëri
Aktori Philip Hoffman u gjend i vdekur në apartamentin e tij në Nju Jork nga një overdozë droge përfshi heroinën, kokainën, amfetaminën
Aktori Philip Hoffman u gjend i vdekur në apartamentin e tij në Nju Jork nga një overdozë droge përfshi heroinën, kokainën, amfetaminën
Më 6 qershor 2006, një 17-vjeçar i quajtur Joseph Kecker nga Çikago u gjend i vdekur në makinë e tij. Ai shtrëngonte një çantë me heroinë. Dukej sikur kishte një të ardhme të ndritur përpara. Ishte atlet i mirë, por më parë kishte përdorur heroinë dhe tashmë ishte pjesë e një rehabilitimi. Kecker e kishte përzier heroinën me një substancë tjetër. Substanca që quhej “fentanil” e përdorur nga Kecker, ishte 80 herë më e fortë se morfina. E kombinuar me heroinën, ngre ndjeshëm potencialin e overdozës. Nga maji deri në korrik të atij viti, kishte më shumë se 400 të vdekur nga përzierjet e drogës. Heroina vazhdoi të ishte lajm deri në vitin 2014, kur aktori Philip Hoffman u gjend i vdekur në apartamentin e tij në Nju Jork nga një overdozë droge përfshi heroinën, kokainën, amfetaminën sipas një ekzaminimi mjekësor.
Heroina në fillim u shpik si shurup kolle dhe qetësues dhimbjesh, një mënyrë e mirë për të menaxhuar tuberkulozin dhe pneumoninë. Por shumë shpejt ishte e qartë se ajo krijonte varësi. Dhe pavarësisht statusit “e jashtëligjshme”, i mbijetoi tregut të zi, u fut kontrabandë në Shtetet e Bashkuara nga vende të ndryshme si Kolumbia, Afganistani dhe shpesh duke rikrijuar veten me përzierje të reja dhe më vdekjeprurëse. Ajo ka bërë bujë për efektin e saj të gëzuar në fillim, por që nuk sjell gjë tjetër veçse dhimbje e lot, për familjen, miqtë e të gjithë shoqërinë.

Na ndihmo zotëri zoti të ndihmoftë


Hasan e Lajde Blakaj















Nga  Hasan e Lajde Blakaj


Bënte ftoftë. Të ftohtit dhe acari në Stokholm është i rendomë gjatë stinës së dimrit. Ngricat dhe bora kanë përfshirë jo vetëm pjesët veriore të Skandinavisë por edhe ato të mesme dhe jugore. Meçe kohë më parë Driloni kishte siguruar biletat në shtëpinë Mbretërore të Operës për të pare një operë, vendosëm atë mbrëmje se bashku më familjen të dalim pak më herët në qytet dhe të kënaqemi sado pak duke i shikuar dekorimet dhe stolisjet e bukura të qytetit. Edhe pse ishte tepër bukur nuk kënaqesha aq shumë kur e dija që Prishtinën tonë të dashur e lan pa e dekoruar për hire të mjekrave vehabiste aziatike. Vërtetë është për të ardhur keq dhe turp i madh për një popull të lashtë evropian siç jemi ne të lejojmë këso gjërash kaq të shëmtuara. Çdo gjë që shihja dhe që ishte më shije të rrallë e krahasoja më qytetin tim të studimeve dhe të punës, tani të trisht dhe të errët.

Stokholmi vërtetë është i bukur edhe pa dekorime fare, po ja që tradita nordike për dekorime tradicionale është një traditë e moçme e krishtlindjeve e cila vazhdon edhe sot. Rrugët të ndriçuara, dritare të dekoruara me lloj, lloj dritash vezulluese, bredha të stolisur bukur neper sheshe të bëjnë për vete sapo të dalësh jashtë lokalit ku çlodhesh me ndonjë pije të vendit. Menjëherë aty pran Pallatit Mbretëror gjendet një lokal që quhet Kafe Opera. Nga aty shef një pjesë shumë të bukur të qytetit të vjetër më rrugica të ngushta dhe shtëpi karakteristike që janë të ndërtuara shumë shekuj më parë. Ura të vogla dhe të shumta që lidhin lagjet e këtij qyteti ta kujtojnë Venedikun, por tani Venedikun e ftoftë nordik. Jo fort larg nga aty në të majtë gjendet Galeria një qendër tregtare më kafeteri të ndryshme dhe hotele luksoze. Njerëz që hynë dhe dalin në atë qendër thuajse kanë ardhur këto ditë nga e gjithë bota.

Mu ke porta hyrëse të asaj qendre shoh dy plaka të mbështjellura fort me batanije dhe rroba të trasha që rrinin ulur, në ca paketa të shtruara duke kërkuar lëmoshë. Pothuajse pjesa dërmuese e kalimtarëve për në galeri kalonte aty pari, fare pa i vërejtur plakat edhe pse ato mundoheshin të ua zgjonin kureshtjen për ndonjë qindarkë lëmoshë.

Popullsia e shteteve nordike janë nder donatorët më të mëdhenj në botë për ndihma por këtë formë të lëmoshës nuk e parapëlqejnë. Ato dy plaka më dukej se rrinin aty kot duke ngrirë se ftohti ngase ndonjë ndihmë sado modeste nuk vërejta të kenë marrë nga kalimtarët. Nordikët janë të prirë të ndjekin formën institucionale të dhënës se ndihmave nëpërmes shoqatave, fondeve të ndryshme ku shteti më pastaj e bën shpërndarjen e tyre atje ku ka nevojë. Posa kaluam pranë tyre mu duk se dëgjova të flisnin shqip. Dorën në zemër sado që mu dhimbsen ato plaka unë nuk do të ndaloja po të mos i dëgjoja të flisnin shqip. Ndjesi e çuditshme, diçka e dhimbshme e jashtëzakonshme ma përshkoj trupin në ato momente. Mora guximin dhe kalova në anën e kundërt mu aty ku qëndronin të ulura ato dy plaka. U afrova më kujdes dhe fillova të di se nga vinin dhe ç´far halli kishin kur kërkonin lëmoshë sepse jo vetëm për suedezet por edhe për mua nuk ishte një gjë e zakonshme. Fjalët që kishin komunikuar në mes veti vërtetë kishin qenë fjalë shqipe dhe ato paksa në sharje që për shkrimin nuk janë të rëndësishme. Po, për mua ishin tepër të çmuara. U afrova edhe më afër dhe i pyeta në shqip:”Shqiptare jeni ju?” Ato vetëm tunden kokën.Nga ajo tundje koke nuk kuptova se nga ishin dhe ç´far ishin përpos që kërkonin lëmoshë.

Ato tani me pyesin mua se çka isha më kombësi kuptohet në gjuhën e tyre. Thjeshtë ju gjegja shqiptar. Aha, Albanci, albanci u dëgjuan ato përnjëherësh. Nga të folurit më dukeshin të ishin sllave, o nga Rumania, Bullgaria ose nga Maqedonia. Ligësia më kaloj nga shpirti im vetvetiu më ti dëgjuar të flisnin një gjuhë tjetër. Thjeshtë do i ndihmoja më ca para dhe do ikja nga aty. Ato nuk më dhanë afat ta bëja as edhe një hap më tutje duke folur një shqipe të çalë më aksent sllav. I pyeta për shëndetin dhe të ftohtin që më dukej se ju kishte futur gjerë në palcë dhe ato më përgjigjeshin në shqip. Po, nga ku,… ju kështu, nga vini i pyeta unë. Nga Bullgaria jemi ne ma kthyen ato. Vëmë në Stockholm para festave të krishtlindjeve për lëmoshë kurse kur bën nxehtë kërkojmë lëmoshë në Ballkan. Po si, si…sa fitoni ju kështu duke ngrirë në acar i pyeta prapë unë?. Po jo, jo shumë por mjaft sa për të jetuar. A keni kënd atje në atdhe, dhe si jetoni ju atje, prapë pyeta unë. Po, po sinko më quanin ato që vërtetë as tani nuk mora mundim ta di se çka do të thotë ajo fjalë. Ne kemi djem dhe vajza afër Temishvarit në Rumani por, ata na kanë dëbuar nga shtëpia dhe nuk na lënë brenda. Bile herën e fundit djali im më rrahu aq shumë sa përfundova në spital. Shpejt largojë shaminë nga faqja dhe ma tregojë një plagë të qepur ku penjtë e zi të mëndafshit ishin ende prezent. Tani kalojmë mirë than ato meçe nuk jemi të sëmura dhe nuk kemi nevojë për ilaçe. Ç´far të bëjnë ato të sëmurat e zeza që kanë nevojë edhe për bukën e gojës edhe për ilaçe se!?. Po ku e keni mësuar shqipen i pyeta unë. Atje në Shkup, atje de, kur vinë shqiptarët nga mërgimi, atje fitojmë ne shumë edhe nuk ngrimë nga të ftohtit. Qeshen të dyja më të madhe duke ja shkelur syrin njëra tjetrës dhe duke i shpaluar dhëmbët e m´veshur me kurora argjendi. Edhe pse ishin të lodhura dhe dyllë të zverdhura gjenin forcë dhe kurajë për të jetuar mendoja unë. Natyrisht një ndihmë simbolike nuk mungojë nga ana jonë duke u ndarë nga ato më urimet më të mira për mua, familjen e begatinë e shumë urime të tjera.

Kaluam nga shkallet lëvizëse dhe u gjendem pran portës se metrosë. Këso netësh para kërshëndellave shumica e qytetarëve ju shmangen veturave në qytet sepse është trafik shumë i dendur dhe natyrisht parapëlqejnë metronë apo trenin. Ashtu vepruam edhe ne. Sa do qe mundohesha ti largojë nga mendja ato dy plaka, se ç´me shtynte të mendoja edhe për nënat, motrat dhe gjyshet tona në këto kohë të pa kohë. Mu kujtua vargu i një komentuesi në artikullin tim të më hershem“Identiteti jonë i nëpërkëmbur”      

”Lahuta mbet’ varun në trâ,
Mixha kalbët në dhé,
E, nipat s’dinë me i rá!” I. H.

Ku ti marrim nipat ore i uruar mendova unë, i përpiu eksodi. Ofshama ma përshkojë shpirtin dhe mendja si e shpejt që është sillej vërdallë sa në Prishtinë sa në Stockholm.

Më besoni mu dhimbsen këto plaka të gjora por krenaria ime që ne si komb kujdesemi për prindërit dhe farefisin ma rriste edhe më shumë ndjesinë shpirtërore që jam shqiptar. Ndihesha krenar me popullin tim ndihesha shumë i lumtur që i takoj këtij populli dhe që është një ndër popujt më human në mesin e popujve të tjerë. Apo ndoshta mua të ziut mu kishte ndalur ora, kisha ngelur akoma në ato vitet e shkuara   kur mbrëmjeve të pasdarkes ju tregoja fëmijëve të mijë për humanizmin dhe krenarin e kombit tonë.

Kohë më parë ju kisha treguar për demonstratat e vitit 81 kur si student kishim ngelur të izoluar nga njësitë speciale të Jugosllavisë në rrethim të plotë më ditë të tera të pa ngrënë dhe të pa pirë në lagjen e romëve në Prishtinë, atje prapa binarëve të trenit. Rastisi të depërtonte një shqiptarë që ishte futur disi në atë lagje më një fugon më ca bukë furre. Asnjëri nuk mësyu për të marrë ndonjë copë buke por vetëm prisnin dhe shikonin. Më kujtohet se të gjithë kujdeseshin më shumë për shokun apo shoqen sesa për veten e tyre edhe pse ishin shumë të uritur vet. Të gjithë e ndanin kafshatën e bukës me njëri tjetrin. Edhe tani më mban kjo kujtesë dhe dashuri ndaj jetës studentore të asaj gjenerate. Nuk e thash këtë pa qellim dhe thjeshtë ashtu rastësisht, sepse kështu po i parafytyroj edhe njerëzit e kombit tim që një ditë të afërt edhe mund ta humbim krenarinë tonë më shekuj si shqiptar. Varfëria të çon në derë të hasmit thotë populli. Një ditë mund të ndodh ti shoh edhe bashkëkombësit e mi para dyerve të metrove apo stacioneve të autobusëve duke kërkuar lëmoshë. Sa do të ishte e dhimbshme dhe trishtuese për të gjithë, ashtu si për mua. Dhe pyetja bëhet vetvetiu: Pse, pse bëhet kjo kështu? Shumë kujt në ditën e sotme do ti duken ndoshta këto rreshta të tepërta e sidomos politikanët që do të tallen më mua për këto fjalë që i them sepse ata tani janë të “ngopur materialisht” dhe të tallur edhe vet kur nuk i shohin këto turma njerëzish në ikje e sipër. I “keshuri të përkeshë është një thënie e popullit”. Ata kanë hallet e “mëdha” të dasmave të shtrenjta familjare veturave të blinduara e bythëve të kallashit. Kurse ne i kemi hallet e “vogla” ato të mbijetesës, të bukës se përditshme të munguar në sofër, të ndonjë pune sa për ta mbajtur veten dhe familjen gjallë. Por le të tallet kush të dojë më mua dhe më realitetin që është realitet i kohës se sotme koherent më situatën. Kur nënat tona kanë ngelur në piken e mjerimit skamnor e ata po bëjnë sehir me dreka e darka në Brezovicë dhe hotele të tjera luksoze duke u kënaqur e bërë çefe me gra të përdala. Kur të rinjtë tanë kanë humbur shpresat e jetës e ata u thonë mos e lëshoni vendin sepse ne me muaj të terë nuk u morëm vesh kush do të qeverisë. Kur gjyshet tona kanë ngelur pa një dorë për të ua ndezë zjarrin e ata u thonë se askush nuk ka jetuar për gjithmonë. Kur muaj pas muaj autobusët mbushen më të rij dhe familjar në një rrugë me trishtim që nuk dinë as ku vënë e as ku është stacioni i fundit për ta, e ata u venë policinë për ti ndaluar e arrestuar. Kur Kosova jonë e shenjët po zbrazet nga shqiptarët e ne po gjejmë 1100 arsye e shkaqe nga më të ndryshmet për të justifikuar ikjen masive nga vendi i jonë. Plakat që kërkonin lëmosh ma përkujtuan apotheozën e misrit të Migjenit dhe grushtin për ta shembur bjeshkën. O sikur ta kisha një grusht të fort… edhe pse nga natyra ime asnjëherë në jetë nuk e kërkova një grusht të fortë për popullin tim përpos atë të dashurisë për te.

Eh populli im sa shumë durove e sa shumë po i duron, këta bij kopil që i rrite vet me mundin, djersen e gjakun tënd. Kurrë nuk menduam ne kështu se paku gjenerata jonë, që do të vije kjo ditë, që më plumbat e kursyer nga lufta më armikun ti vrasim bijtë tanë më të mirë. Qe më barërat serbe te skaduar afatit ti “shërojmë” fëmijët, familjet tona. Qe më ushqimin e kontaminuar të importit ti ushqejmë foshnjat tona. Dhe të shtiremi duke pohuar se kemi bërë punë të mëdha për shtetin. Jo zotëri jo i keni në qafë më qindra e qindra luftëtarë që kanë bërë vetëvrasje nga zhgënjimi dhe halli i mjerimit, nga se nuk kanë gjetur rrugë tjetër. Vetëm për 11 muaj të këtij viti 51 persona kanë bërë vetëvrasje. Për mua shokuese dhe alarmante. Edhe nëse kanë pasur probleme psikike si thoni ju, faj nuk është i tyre sepse ne nuk u kemi siguruar asnjë përkujdesje mjekësore dhe asnjë ndihmë jetësore. I keni në qafë më qindra e qindra motra vajza tona të dhunuara, dhe të shitura si skllave për prostitucion. I keni në qafë qindra mija të rinj pa ardhmëri jete vetëm për faj të grykësisë suaj. I keni në qaf më mija e mija të rinj e të moshuar për indroktrinimin fetar vehabist aziatik që me dhjetëra gra e fëmijë të tyre të dhunuara rënkojnë në shkretëtirat e Sirisë. Zoti ju mëshiroftë po pat mëshirë për ju!. Më besoni të gjithë besimtarët e devotshëm do ti lusja të luteshin për ju për tu këndellur.

Gati çdo ditë bisedoj më nënën time dhe thjeshtë më thotë: “Loke është çuar rahmeti, mëshira ndaj të afërmeve, prindërve e sidomos pleqve askush nuk do ti shoh me sy e të kujdeset për ta”. Unë e kuptoj atë dhe e di saktësisht ku qëndron faj. Faji është tërësisht i juaj politikan sepse nuk keni krijuar azile pleqsh nuk keni krijuar spitale si duhet nuk keni krijuar shërbime për pensioner e mos të flasim për aktivitete rekreative për ta, sepse nuk keni pasur kohë duke keqpërdorur dhe keq qeverisur shtetin.

blakajA ka ndokujt që nuk i dhembë zemra kur i sheh këto nëna shqiptare duke u munduar të mbijetojnë. Paramendoni shek. 21-22 në Evropë. Lotët janë të mangët për të shprehur solidaritetin me to. Ky është mjerimi.

Kosova po zbrazet, këtë e dëshiroj armiku ynë shekullor dhe ne i ndihmuam atij. Pleqtë po ngelin në mes katër muresh në mëshirën e fatit e ndoshta disa edhe në qiellin e hapur pa asfare lloj ndihme për të jetuar. Shtrohet pyetja: “Athua e merituan ata jetën kështu, si shpërblim qe na linden e rriten na ruajtën historikisht kombin, gjuhen, kulturën e atdheun”. Jo dhe jo edhe pse pjesa dërmuese ishin analfabet të pa shkollë, sa herë serbi rrezikonte kufijtë shqiptar jepej kushtrimi o shpejt o burra ta mbrojmë atdheun se na ra turku a sllavi. Kaq ata dinin, por ishte e mjaftuar për kohen dhe atdheun. E tani ç´far të themi që jemi bërë për faqe të zezë të “shkolluar” e më njëqind diploma të falsifikuara Dr. shkencash aq shumë sa për ti mbartur me qerre kuajsh. Bile se paku pak më mirë do të duhej të dinim pasi kemi bërë më shumë “shkollë” apo jo!. Por jo, kajtja, kajtja e pa merituar e ka prishur gjithmonë njeriun.

Në jetë nuk është krejt çdo gjë politikë, dhe më çdo kusht, për ti fituar votat për të qeverisur, duke mos zgjedhur mjete e as rrugë vetëm për të ardhur në pushtet. Nuk është krejt çdo gjë të mbetesh në pushtet sepse ka më mija rrugë për tu marr me diç tjetër dhe për të jetuar më dinjitet. Identiteti i njeriut humbet atëherë kur ai mundohet të tjetërsohet në diçka çka nuk është e natyrshme , apo duke u shtirë për tu bërë diçka tjetër qoftë në pikëpamje kombëtare apo fetare. Këtë gabim fatal e keni bërë ju politikanë kur keni përkrahur lëvizjet ekstreme fetare vetëm për të pasur mbështetje nga elektorati. Ja tani pasojat që do të duhen vite e vite për tu shëruar. Andaj lëshoni rrugë gjeneratave të reja sepse thjeshtë jeni të konsumuar. Pikërisht këto gjera e kanë shtyrë këtë popull dikur shumë krenar, tani në mjerim të thellë, për të marr rrugët të botës pa krye. Mos kërkoni dhe shpifni diçka tjetër, këto që i ceka më lart dhe shumë të tjera janë arsyet e ikjes se njerëzve nga vendlindja. Këtë nuk e them vetëm unë. E thonë më qindra e qindra njerëz si unë që ju dhemb shpirti për këtë popull të shumëvuajtur. Prandaj ju politikanë me influencë vehabiste dhe njerëz që po e keqeverisni shtetin po ua sjell ndërmend se asnjëherë nuk ka faj një popull i terë që dëshiron të mbijetoj për ekzistencë. Më duket se tashmë është bërë vonë, treni po i afrohet stacionit të fundit për ju.

Hasan dhe Lajde Blakaj

Stockholm 17 dhjetor 2014

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...