Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/10/07

SHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË ( Një histori e shkurtër për Mehmet Akif Ersoy)


Agron Islami
Agron Islami
Mehmet Akif Ersoy (Pejani) njihet si ligjërues fetar, ligjërues fakulteti, këshillues politik, filozof, e njëherësh edhe poeti më i famshëm i letërsisë turke. Ai edhe sot kujtohet me epitetin me të madh, ngase ishte dhe mbeti poeti më i dashur për çdo qytetar të Turqisë, duke qenë edhe autor i himnit kombëtar turk.
Nëse nisemi nga faktet historike, shohim se shqiptarët janë ndër popujt më të vjetër të Ballkanit, që gjatë gjithë historisë është përfshirë nga luftëra, në periudha e sisteme të ndryshme duke iu imponuar që të shpërngulen nga atdheu i tyre i shtrenjtë. Shumë atdhetarë shqiptarë njihen për kontributin e dhënë nëpër vendet, ku janë shpërngulur, duke mos harruar asnjëherë prejardhjen e tyre shqiptare. Janë të shumtë ata që sot historia botërore i njeh për kontributet e tyre nëpër fusha të ndryshme, e njeri ndër këta padyshim ishte dhe mbetet MEHMET AKIF ERSOY, që është i njohur për kontributin e tij në fusha të ndryshme. Mehmeti njihet si ligjërues fetar, ligjërues fakulteti, këshillues politik, filozof, e njëherësh edhe poeti më i famshëm i letërsisë turke deri në ditët e sotme. Ai edhe sot kujtohet me epitetin me të madh, ngase ishte dhe mbeti poeti më i dashur për çdo qytetar të Turqisë, duke qenë edhe autor i himnit kombëtar turk.
Ky personalitet i famshëm, që bëri emër në historinë e Turqisë, ishte njeri nga shumë shqiptarët, të parët e të cilive shkuan drejt Turqisë për qëllime nga më të ndryshmet. Mehmeti në një poezi të titulluar “Vefasiz Kosova“, me një ndjenjë dhimbjeje të thellë në shpirtin e tij shkruan për Kosovën:
Kudo që jam me përfytyrohet një
fushë me gjak
A jam në ëndërr apo je ti… Kosovë
A nuk mburreshe me pëllëmbët e
tokës sate… (06 mars 1913).
Përkundër famës që bëri në Turqi, si  duket poeti e ndjente veten shumë krenar me prejardhjen e tij, dhe në fund të kësaj poezie potencon edhe prejardhjen e tij duke thënë:
Dëgjojeni këtë prej meje, që vertetë, jam shqiptar…
Gjë tjetër s’mund të them…Ja, atdheu im është rrënuar!
Biografia
Mehmet Akif Ersoyi u lind në dhjetor të vitit 1873 në lagjen Sari-Güzel në rrethinën e Stambollit. Babai i tij ishte Tahir Efendi Pejani (me prejardhje nga Shushica e Pejës). Që në moshë shumë të re me babain e tij, e morën rrugën e arratisë drejt Stambollit, atje vazhdoi shkollimin në medresenë e (Fatihut), dhe pas kryerjes se medresesë, personeli i shkollës shpreh dëshirën që Tahir Efendiu të ushtrojë detyrën e profesorit po në ketë medrese, ku punoi deri në vdekje. Ndërsa nëna e Akifit ishte Emine Sherif, me prejardhje nga Buharaja. Akifi qysh si fëmijë pajiset me dituri fetare islame nga prindërit dhe në moshën 4 vjeçare gjegjësisht me 1878, fillon mësimin për here të parë në mektebin (parashkollore) “Emin Buhari”. Pas dy vite shkollimi, më 1879 kalon në shkollën fillore (Ruzhdiye), për të vazhduar në shkollimin e lartë fillore  (idadiye). Krahas mësimeve që merrte në shkollë, prof. Tahiri djalit të tij i mbante mësim shtesë në shtëpi si; Tefsir (komentim Kur’ani), Fikh (bazat e sheriatit), gjuhë arabe, ndërsa nga gjyshi i tij mësonte persishten e vjetër dhe nga e gjithë kjo shihet qartë se Akifi, qysh në moshë të re pati rastin të njihej me dituri të lëmive të ndryshme. Pas 3 vite shkollimi fillor, me 1882 kalon në shkollimin e mesme në Fatih. Gjatë kësaj periudhe, Akifi kishte një angazhim shumë të theksuar për moshën që kishte. Nga babai vazhdonte mësimin e gjuhës arabe, në xhaminë e Fatihut prezantonte në kursin e gjuhës persiane që organizohej nga gjyshi i tij, dhe gjatë kësaj kohe, në kurs u lexoheshin libra të njohur si; “Gülistan”,  “Mesnevi”… Njëkohësisht në shkollë ishte ndër nxënësit më të dalluar në të gjitha lëmitë, e në veçanti në lëndën e gjuhës dhe letërsisë turke dhe franceze. Qysh si nxënës i shkollës së mesme te ai vërehet një interesim për poezinë. Në ketë kohë, fillon edhe  përpjekjet e para për shkrimin e poezive me shokun e tij, Ibnulemin Mahmud Kemal. Më 1885, atëherë kur e kreu shkollën e mesme, babai ia dha të drejtën që zgjedh profesionin e vetë, profesion  ky, që do ta përcjell gjatë gjithë jetës. Akifi tani studimin e tij, do ta vazhdojë në shkenca politike. Gjatë kësaj periudhe shkollimi, që zgjati deri në vitin 1889, Akifi pati rastin që të dëgjoj ligjërata nga profesorët më të njohur në Turqi. Një ndikim të madh pati nga poeti i njohur turk Muallim Naci.
Veprimtaria poetike
Akifi pas vetes la shtatë vepra me poezi, që janë të përmbledhura në një libër të vetëm të quajtur “Safahat”, e cila  përmbledhje është ndarë në shtatë vëllime sipas veprave në fjalë. Libri i parë mban titullin “Safahat”. Në vazhdim ka shkruar librat: “Në ulësen e Sulejmanisë”, “Zërat e se vërtetës”, “Në ulësen e Fatihut”, “Kujtimet”, etj.
Veprat e Akifit, ishin të shkruara në shkrimin osman, por pas vdekjes së tij, i tërë safahati u transkriptua në shkronja latine nga ana e M.E.Düzdağ. Të gjitha librat e tij, janë të botuara në Stamboll me përjashtim të librit të shtatë dhe të fundit, i cili u botua në Kajro të Egjiptit. Fjala “SAFAHAT”, në vete përmban një kuptim shumë të gjerë, që në gjuhën shqipe ka kuptimin; “fletët-periudhat”. Nga vet emërtimi i veprës letrare së tij, shihet se në veprimtarinë e tij, poeti përshkruan (pothuajse) një epokë historike, jo vetëm të Turqisë, por të tërë botës islame. Gjuha e përdorur në poezi, është gjuhë e Islamit që shtrihet në themelin e kulturës së poetit. Për rrjedhojë  në peshoren e fjalorit të përdorur në këto poezi, hasen në një masë të madhe përveç turqishtes, veçanërisht njësi leksikore me burim  arab. Bashkë me përdorimin edhe të fjalëve dhe ndërtimeve analitike persishte, poeti është përpjekur, që këto tri gjuhë t’i përdorë në mënyrë harmonike e të pëlqyeshme për veshin e lexues-dëgjuesit, që më shumë siguri mund të themi se është treguar i suksesshëm në përpjekjen e tij. Pothuajse në shtatë librat e lartpërmendur, poeti nuk kalon pa i artikuluar dhimbjet e tij, që ka për luftërat që po zhvilloheshin në Ballkan nga forcat e mëdha, të cilat synonin ndarjen e shteteve, e në veçanti për tokën e të parëve nga ai vinte. Në një nga poezitë më të famshme të tij thotë:
Tre million njerëz po vuajnë nga tri koka pa tru.
Shqipëria po digjet… Kësaj here (djegiet) janë shumë të mëdha 
Babë, nëna jote më e dashur, mëmëdheu më i vërtetë,
A të bëhet viktimë e tre horllukëve hajdutë?!
Kudo që të ndodhem, para syve po më del një fushë e përgjakur… A je ti, apo përfytirimi yt? Kosovë e papërkrahur!
Cili është shkaku me mijëra here i pushtimit tënd!
Cili është qëllimi i kalimit të rrugës shkatërruese

e “rrufesë” mbi varrin tënd?
O rrënjët e palidhura të pavarësisë, ku janë?
Të gjitha shpresat, mendoj perjetë u shuan.
Ku je “bashkim” i shkelqyer, fantazi e lartë e krijuar?
Ty, madje me vite të hutoi ajo ëndërr e mallkuar.
Truallin mos e ke mbytur përnjeherë
Horizonti i mëngjesit të përgjakur?
Malazezi hajdut, Serbi gomar, Bullgari gjarpër,
Pastaj Greku qen, atdheun rreth e përqark e kanë rrethuar.
Shumica prej jushë, u mor vesh, rrugën e gabuar s’po e shihni… Hajnin, që tani ju shërben si këshilltarë, dëbojeni
Dëgjojeni këtë prej meje, që vertetë, jam shqiptar…
Gjë tjetër s’mund të them…Ja, atdheu im është rrënuar!
Ngrihu baba, ngrihu nga varri!
Dhe shih për qejfin e tre vetave kokëkrisur
se si vritet një popull tre milionësh!
Eja shpejt, sepse të gjallët nuk po vijnë
të shpëtojnë atdheun tonë…
Shqipëria po digjet ne flakë…
Baba! Nëna jote më e dashur, që është atedheu yt,
vendlindja jote po flijohet
për ambiciet e tre vetave kokëtrashë
Tokë e lëvruar nga gjyshërit tanë
dhe aratë e mbjella po i merr lumi…
Sa keq, që tashmë po ngulitet në tokë kryqi i të huajit…
dhe të vallëzojë ne te këmba e squat (ushtarit serb)… ?
Oh! Kudo më del përpara Kosova![1]

Selman Sheme sjell në një libër monumentet natyrore dhe kulturore të Çamërisë(PERLA NGA ÇAMËRIA)


Çamëria
Mbi Pargë ka rënë mbrëmja. Dritat e shtëpive në lagjen e kalasë reflektohen mbi Jon. Dikur në rrugët e këtij qyteti ecte e menduar Dora d\‘Istria, ndërsa Kol Idromeno nuk i hoqi asnjëherë nga telajot ndjesitë që i jepte ky qytet. Prof. as. dr Selman Sheme ka zgjedhur momentet më të ndjera të këtij qyteti për t\‘i sjellë në një nga botimet më të plota me imazhe nga Çamëria, “Monumente natyrore dhe kulturore të Çamërisë”. Botim i “Ideart”, vetëm në një shfletim ky libër na fton të udhëtojmë në perlat e Çamërisë, të ndalemi jo vetëm në shkëlqimin e Pargës, por edhe në Arta, Janinë, Arpica, Margëlleçi, në teatrin antik të Dodonës, në luginën e lumit Gliqi, në çezmën e njohur në afërsi të xhamisë së Paramithisë apo në plazhin e gjatë të Karavastarit.
Prof. as. dr. Sheme ka udhëtuar kudo në këto zona, për të sjellë me gjuhën e fotos dëshmitë e ekzistencës së një natyre të mrekullueshme. Nëse historia dhe politika i kanë lënë një ndjesi jo të mirë banorëve të këtyre hapësirave, duke i shkëputur nga gjysma tjetër e tyre, natyra duket se ka kompensuar gjithçka, duke dhënë gjithë dashurinë e saj për ta mbushur këtë vend. Një foto mund ta bëjë më të plotë përfytyrimin që na shfaqet nëpërmjet fjalive. Dhe Sheme, një i pasionuar pas historisë dhe njohës i mirë i saj, e di se këto imazhe do të grishin jo vetëm dëshirën për t\‘i vizituar këto vende, por dëshpërimin tek ata njerëz, pjesë e kësaj toke, që prej vitesh nuk janë më pjesë e saj, por dhe do të japin një histori më të plotë të Çamërisë, aq të diskutuar mes politikës të Greqisë dhe Shqipërisë, të Çamërisë, që duket aq e bukur nëpërmjet këtyre imazheve. Prof. as. dr. Selman Sheme vjen në këtë botim jo vetëm si një historian me një hulumtim të saktë të historisë së kësaj hapësire, por edhe si një personazh që ka dashur të japë diçka tjetër përtej fjalëve nëpërmjet fotove, duke treguar atë pafundësi monumentesh natyrore dhe kulturore që mbart kjo zonë.
“Bregdeti i Çamërisë dallohet për larminë e resurseve turistike, të cilat janë unikale në të gjithë Mesdheun. Ajo është një rajon kodrinor-malor. Megjithatë, të pakta janë zonat ku lartësitë i kalojnë 1000 m nga niveli i detit. Në pjesën lindore, në formën e një harku me drejtim veriperëndim-juglindje, shtrihet sistemi malor i Pindeve, i cili përbëhet nga disa vargmale në formë kubeje, që ndahen prej disa luginash gjatësore tektonike të përbëra nga flishi…” – shkruan ai. Informacionet mbi këtë zonë janë të pafundme. Aq sa të duket sikur po depërton në çdo cep të asaj që jemi mësuar ta quajmë me emrin Çamëri. Ai tregon për lumenjtë kryesorë të Çamërisë, të cilët janë: Kalama, Arta, Lluri, Akreroni dhe Pavlla. “Lumenjtë e rajonit të Çamërisë karakterizohen nga lëkundje të theksuara sezonale të nivelit dhe nga një regjim i paqëndrueshëm”, shkruan Sheme. Sipas tij, ka mbi një shekull që krahina e pastër etnike shqiptare e Çamërisë i është nënshtruar një procesi të egër asimilimi dhe helenizimi. Ky proces u intensifikua pas vitit 1913 me pushtimin e Çamërisë, kur filloi një trysni e pandërprerë e shtetit dhe forcave të ndryshme ultranacionaliste greke për shkombëtarizimin e kësaj krahine shqiptare dhe helenizimin e saj. Për Prof. as. dr. Selman Shemen, strategjia e helenizimit është realizuar në disa etapa, duke zbatuar tri rrugë: “Së pari, spostimin etnik nëpërmjet një gjenocidi të egër ndaj popullsisë shqiptare të besimit mysliman. Për këtë qëllim u përdorën të gjitha mënyrat si: grabitja e tokës, përjashtimi i popullsisë nga pjesëmarrja në administratat shtetërore, ndalimi i dhunshëm i arsimit në gjuhën amtare, torturat e rënda, burgimet, dëbimi me dhunë e deri në masakra të përgjakshme.
Së dyti, ndryshimi i strukturës etnike të popullsisë nëpërmjet kolonizimit të krahinës me imigrantë grekë dhe vlleh të ardhur nga pjesë të ndryshme të Greqisë dhe nga Azia e vogël. Së treti, asimilimi i popullsisë shqiptare të besimit ortodoks nëpërmjet dhunimit të identitetit të saj kombëtar, ndalimit të përdorimit të gjuhës shqipe dhe mësimit të saj në shkollë etj.”, shkruan prof. as. dr. Selman Sheme.
Sipas tij, “kjo strategji dhe praktikë shkombëtarizimi është mbështetur dhe mbështetet edhe në kohën tonë nga konceptet “shkencore” të disa studiuesve grekë, që pretendojnë se “të gjitha fiset që jetonin në Epirin e Lashtë i takonin etnisë greke” dhe se “deri në lumin Shkumbin kishin qenë tokat e Epirit që ishin banuar nga grekët”.
Vështrimi historik i prof. as. dr. Selman Shemes është tepër i qartë. Po përtej këtij vështrimi ajo që të bën të ndalesh te ky botim janë edhe peizazhet e larmishme që vijnë nëpërmjet fotove. Ato janë një mënyrë për të depërtuar më thellë në gjithçka të rrëfyer nga historia. Kjo krahinë është një zonë e pasur dhe për vlerat e trashëgimisë kulturore. Çezma në afërsi të xhamisë së Paramithisë ruan arkitekturën e së shkuarës, po ashtu edhe kështjella e Paramithisë dhe shtëpitë e rrënuara në fshatin Vrahana në rrethin e Gumenicës, tregojnë ekzistencën e dikurshme në këtë hapësirë.
Prof. as. dr. Selman Sheme ka bërë një udhëtim plot dashuri në hapësirën aq të njohur me emrin Çamëri, një udhëtim që tashmë i shndërruar në këtë libër vjen si një dëshmi e vërtetë e një historie që ende nuk ka përfunduar…
Suli
Veçoritë gjuhësore, zakonet dhe traditat folklorike popullore të kësaj zone janë të njëjtat me popullsinë tjetër të Çamërisë. Viset malore të Sulit kanë pasur një kanun të tyren, “Kanunin e Papa Zhulit”. Në veri të Çamërisë, në krahinën e Labërisë, vepronte kanuni tjetër, që populli e quante “Shartet e Idriz Sullit”. Gojëdhëna thotë se këtu vepronte kanuni i Papa Zhulit, pasi Idriz Sullio nga Zhulati nderoi katër norma kryesore prej tij dhe, si rrjedhim, ndërroi edhe disa norma të tjera që rridhnin prej tyre. Po të analizosh normat e së drejtës zakonore, veçanërisht në fushën e së drejtës së familjes, trashëgimisë etj., vërehet se në përgjithësi janë të njëjta si në Çamëri, ashtu edhe në Labëri.
Paramithia
Paramithia është një qytet i themeluar në mesjetën paraturke, në një pozicion gjeografik qendror të hapësirave të populluara nga shqiptarët e krahinës së Çamërisë. Nga normanët thirrej Castelnovo (Kështjella e Re), ndërsa nga venedikasit Ajdonat, me emrin e kishës së Shën Donatit. Kjo qendër urbane ka qenë qyteti më i madh dhe qendër administrative në Çamëri deri në 1910-ën, ku si qendër administrative u bë Reshadija (Gumenica e sotme).

INTERVISTË ME PROF.DR. ABDULKADIR OZCAN: “SHEKULLI 16 ISHTE SHEKULLI I KRYEMINISTRAVE SHQIPTARË”


Abdulkadir Ozcan
Abdulkadir Ozcan
Profesor Doktor Abdul Kadir Ozcan ka lindur ne Mullat te Turqise ne vitin 1943. Pasi mbaroi universitetin per shkencat historike ai iu fut studimeve te thelluara per Perandorine Osmane, lufterave te saj, qeverisjes, shkelqimit dhe renies se saj. Ne vitin 1980 merr titullin Doktor i Shkencave Historike. 10 vjet me vone merr titullin Profesor. Nder librat e tij me te njohur jane: “Historia e Perandorise Osmane”, “Betejat e Sulltan Fatiut”, “Saderzanet e perandorise” etj. I pelqen te lexoje historine dhe te shkruaje histori. “Ky,- sic thote ai vete,- eshte qellimi i jetes se tij. Duke u marre per nje kohe te gjate me Sadrazamet (kryeministrat) qe kane qeverisur Perandorine Osmane ai vuri re se gjate 500 vjeteve te perandorise, per 100 vjet rresht, ne kohe te ndryshme, ate nuk e kishin qeverisur turqit por shqiptaret e ardhur nga skaji me perendimor i saj. “Te pabindurit” e padishahut, cuditerisht ishin edhe njerezit me besnike te perandorise. Aktualisht, Prof. Dr. Abdul Kadir Ozcan jep mesim ne Universitetin “Arkitekt Sinani” ne Stamboll, duke punuar aktivisht edhe per institutin e historise ne Stamboll. Pas kesaj interviste ekskluzivisht per “Koha Jone”, ja ku jane, per here te pare, ne faqet e kesaj gazete, te gjithe bashke, njeri pas tjetrit, te 34 kryeministrat shqiptare qe kane udhehequr Perandorine Osmane. Ata qe kane shkelqyer dhe ata qe kane deshtuar. Ata qe kane qeverisur per nje kohe te gjate dhe ata qe kane qendruar jo me shume se dy muaj. Ata qe kane bere sakrifica per kete perandori dhe ata qe kane pare interesat e tyre. Permes peripecive te shumta, 34 kryeministrat shqiptare, per nje shekull, u bene lubrifikanti i makines se rende shteterore. Supershteti multietnik osman filloi te funksionoje fale punes se mire qe kane bere pikerisht keta 34 kryeministra arnaute. Shume prej tyre lane sarajet e ngrohta dhe hanenet e nxehta per te luftuar me zjarr e hekur armiqte e perandorise.
Intervista
Si shpjegohet qe ne Perandorine Osmane ka pasur kaq shume vezire, pashallare e kryeministra shqiptare?
-Qe ne vitet e para te themelimit te shtetit multietnik osman, duke pare se roberit e zene ne lufte nuk mjaftonin, sulltanet dhane urdher qe te merreshin me sherbim ushtarak edhe persona te huaj, muslimane e te krishtere. Shume prej tyre u perdoren jo vetem ne ushtri, por edhe ne sherbimin civil. Ata u arsimuan ne shkollat e sarajave ne Enderun dhe perfaqesonin Padishahun. Te rinjte e afte te marre nga krahinat jo turke, si Bosnja, Kroacia, Gjeorgjia, Armenia, Italia, Rusia, Serbia, Bullgaria dhe vecanerisht nga Shqiperia, pasi kalonin ne keto shkolla, pasi kryenin nje detyre ne saraje, dergoheshin me detyra jashte shtetit. Me te zotet, ngjiteshin ne administraten e larte shteterore.
Pse thoni “vecanerisht nga Shqiperi”, thjesht per diplomaci, apo pse intervistoheni nga nje gazete shqiptare?
-Absolutisht jo! Por sepse veziret, pashallaret dhe kryeministrat me origjine shqiptare zene nje vend te vecante ne perandorine osmane. Jo vetem si numer, por edhe si cilesi. Ata kane ndikuar me shume nga te gjithe, ne fatin e kesaj perandorie. Jane gjithsej 34 kryeministra shqiptare qe kane udhehequr perandorine. Si vit sherbimi jane 100 vjet. Domethene nje here ne 6 vjet, qeverine e Perandorise Osmane e kane udhehequr kryeministrat me origjine shqiptare. Midis tyre ka pasur te suksesshem, ashtu sic ka pasur edhe te deshtuar.
Kush jane konkretisht kryeministrat shqiptare qe kane ndikuar ndjeshem ne fatin e shtetit osman?
-Si te gjithe punonjesit e tjere te administrates shteterore, edhe kryeministrat shqiptare kane mbaruar ne rinine e tyre shkollen e sarajave qe ishte prane oborrit perandorak. Ne shekullin e 15-te i pari shqiptar qe u be kryeminister (1493) ka qene Koco Daut Pasha. Daut Pasha u rrit ne Saraj. Ai ka marre pjese ne luften kunder Uzum Hasanit, i cili ishte kundershtar i Sulltan Fatihut. Ne vitin 1478 mori pjese ne luften e Shkodres. Ne vitin 1493 Sulltan Bajaziti i dyte e emeroi ate kryeminister. Daut Pasha ka qendruar ne kete detyre 15 vjet pa nderprerje. Duke dale kunder shqiptareve ne vitin 1492 ai solli paqe. Faktikisht, sherbimet e tij te verteta Koco Daut Pasha i ka bere ne fushen social-kulturore. Ai ka qene mbeshtetes i shkences. Te gjithe pasurine e tij e harxhoi per bamiresi. Xhamite, medresete, shkollat fillore, cesmat si dhe nje sere godinash social-kulturore, perdoren edhe sot e kesaj dite ne lagjet e Stambollit. Ajo cfare e ben Daut Pashen te pavdekshem eshte ndertimi i mureve mbrojtese te Kostandinopojes. Daut Pasha, me shpenzimet e tij ndertoi gjithashtu edhe nje vile per Sulltan Bajazitin. Fortifikimet qe iu bene per ushtine e re ne shekullin e 19 moren emrin e Daut Pashes. Dy lagje ne Stamboll mbajne emrin e tij.
Cili ka qene shekulli ka kane dominuar kryeministrat shqiptare?
– Mendoj se ka qene shekulli i 16-te, ku 7 vezire shqiptare, ne periudha te ndryshme, u bene kryeministra te Perandorise Osmane. I pari nga keta eshte Dukagjin Hamet Pasha. Ai eshte nipi i nje familje fisnike shqiptare me mbiemrin Dukagjini. Ka marre pjese ne luften e Iranit dhe ne kthim filloi detyren si vezir Azam. Ka bere shume bamiresi dhe nga kjo familje kane dale burra shteti, si Mehmet Pasha dhe shkrimtari i shquar Taslici Jaha. Shume vite pas Dukagjinit, kryeminister u be Ajaz Pasha nga Vlora. Edhe ai ka marre pjese ne shume beteja dhe ka ndikuar ne krijimin e Sanxhakut te Delvines. Ne periudhen qe ka qene kryeminister shenoi fitoren e shquar te Prevezes. Ne kohen e tij, popullsia turke u shtri deri ne Oqeanin Indian dhe Detin Mesdhe. Nje lagje e njohur dhe nje varreze ne Stamboll vazhdojne te mbajne emrin e tij. Megjithate kryeministri me i madh me origjine shqiptare ne Perandorine Osmane Lutfi Pasha, i cili para se te vihej ne krye te qeverise mori pjese ne lufte me sulltan Sulejmanin, ne lindje e ne perendim. Ai zbuloi dhe luajti rol ne formimin e arkitekt Sinanit. Puna me e mire qe beri ne kohen qe ishte kryeminister ishte vendosja e sistemit informativ. Ne kete periudhe ai zhvilloi nje sere takimesh jashte vendit dhe nenshkroi paqe me Venedikun dhe Austrine. Ishte kryeministri i pare qe evidentoi gabiet e administrates ne kohen qe perandoria osmane kish arritur kulmin e saj. Ai punoi per te ndaluar rrushfetet dhe luftoi cdo veprim te paligjshem ne administraten shteterore, mirepo beri aq shume armiq sa ata organizuan heqjen e tij nga detyra. Lutfi Pasha luftoi per forcimin e flotes osmane. Duke u bazuar me eksperiencen e tij shumevjecare, pasi doli ne pension, shkroi libra me karkater fetar, libra per historine, si dhe libra mbi qeverisjen e shtetit osman. Me vepren “Asafname”, Lutfi Pasha ka qene numri nje ne historine osmane. Vec faltoreve e shkollave ka bere edhe nje ure ne Janine. Kete shekull, mund ta mbyllim me Kara Ahmet Pashen, i cili edhe kur ishte kryeminister (1553-1555) rrembeu shpaten dhe shkoi ne lufte ku nenshkroi paqen qe njihet me emrin: marreveshja e Amasjase. Ai ka luftuar ne Hungari e Gjeorgji. Ndertesat e bera nga arkitekt Sinani me porosi te tij, si; xhami, medrese, shkolla, cezma, jo vetem qe kane emrin e tij, por disa prej tuyre jane funksionale edhe sot e kesaj dite.
Po me tej?
_ Me tej kemi Koxha Sinan Pashen. Ky eshte kryeminister qe ka ardhur ne kete post 5 here, por me periudha te shkurtera. Ai bashkoi dy pjeset e ndara te Jemenit. Nxori nga kriza Tunizine dhe rregulloi financat e saj. Donte te lidhte Detin e Zi me Detin Marmara. Mirepo kundershtaret e tij nuk e lane ta mbaronte me sukses kete projekt. Koxha Sinan Pasha ishte shume i pasur. Vila qe i beri dhurate Muratit te dyte ish nje nga vilat me te bukura te Stambolit. Ne vendin qe ndodhet perkujtimorja e tij ne Stamboll ka cesem, shatervan, dhe lule. Ne Jemen, Meke, Selanik, Prishtine ka xhami e banjo te bera nga ai vete.
Po ne shekullin e 17-te, d.m.th, ne vitet 1600, a kemi kryeministra shqiptare qe kane drejtuar qeverine e Perandorise Osmane?
– I pari, eshte Mustafa Pasha i Zi. Ai ka lindur ne Vlore. Eshte rritur si jenicer, ka punuar si oficer marine dhe ka marre pjese ne shume luftera. Ai ka luajtur rolin kryesor ne marrjen e Bagdatit. Kufijte e sotem midis Turqise dhe Iranit jane pikerisht ashtu sic i ka lene ai. Mustafa Pasha ka meriten e madhe se ka mbajtur nen kontroll cmimet ne te gjithe perandorine. Ai i holli themelet e qytezes Ylldizel. Ai e shpuri ujin nga Arafati ne Meke. Ai u lidhi pension te varferve, per te mos folur per xhamite, shkollat, cezmat, e vepra te tjera qe jane ndertuar ne kohen qe ai ishte kryeminister. Ka qene i drejte, i ndershem, armik i ryshfeteve, teper nevrik. Ka mbajtur nen kontroll buxhetin e shtetit, ka bere vleresimin e parase dhe ka parandaluar cdo revolte qe mund te vinte nga populli per shkak te taksave. Ai i ka dhene rrogat e ushtareve dhe te nepunesve gjithmone ne kohen e caktuar. Me emrin e tij jane shkruar shume libra dhe meqe njihej si mjeshter i hedhjes se shigjetes permendet me emrin kamankes (shigjetari).
Kush vjen pas Mustafa Pashes se Zi?
Ahmet Pasha nga Tarhumi. Ka lindur ne Mat te Shqiperise. Kur u emerua kryeminister, ne vitin 1652, ai njihej si nje nga financieret me te zote te perandorise. Gjeja me e rendesishme qe behej ishte percaktimi i te ardhurave dhe harxhimeve te shtetit dhe krijimi i nje buxheti rezerve. Ai ishte i drejte, i ndershem, korrekt. Keto cilesi amortizuan sulmet kur ai shkurtoi gjithe shpenzimet e teperta te sarajeve. Lista e tij e te ardhurave dhe e shpenzimeve njihet me emrin “Lista e Tarhumit”.
Po Qyprylynjte e Beratit qe qeverisin 3 breza rresht?
-Per ta ju shkruat geresisht numrin e kaluar te gazetes. Une po shtoj vetem disa detaje per ta. Per shembull, kryetari i familjes Ahmet Pasha, kur erdhi ne saraje ponoi si kuzhinier. Ai neutralizoi kryengritjen e spahinjve ne vitin 1657 dhe eliminoi gjithe grabitesit te dilnin ne rruget e Stambollit, vari Patrikun e trete te Partenios, shpetoi boskadenin nga pushtimi venedik. Sipas amanetit qe la, djali i tij u be kryeminister. Ky lloj zbatimi ishte i pari ne historine osmane. Babai nuk kish gabuar. I biri Fazell Ahmet Pasha eshte nje nga personalitetet me te medhenj te shtetit osman. Duke qene se e mori pushtetin nga babai, problemet e brendshme ishin zgjidhur. Pervec betejave te shumta qe beri jashte Turqise, Fazell Pasha permendet per marrjen e Ukraines. Ai beri qe edhe Liteinshteinji te pranonte pushtimin nga Turqia. Vdiq ne moshen 41-vjecare duke qendruar 15 vjet resht kryeminister. Ai ka qene jo vetem komandant i zoti, por edhe politikan i mire. Djali i vogel i Qypryly Ahmet Pashes ishte Mustafa Pasha. Mustafa Pasha u be kryeminister ne vitin 1689. Ai hoqi nje sere taksash per te lehtesuar varferine e njerezve te thjeshte. Ai ra deshmor ne luften e dyte te Hungarise. Hysen Pasha, djali i xhaxhait d.m.th vellait te Mehmet Pashes, u be kryeminister ne vitin 1697. Ai vendosi disipline brenda perandorise dhe hartoi rregulloren per administraten civile dhe ushtarake. Ne vitin 1702 dha doreheqjen dhe po kete vit nderroi jete. Ka krijuar institucionin e historianeve zyrtare te shtetit osman. Qypryly Numan Pasha eshte djali i Mustafa Pashes. Para se te behej kryeminister ne vitin 1710 ka qene vezir ne Kube. Ai duhej te siguronte kthimin e mbretit te Zvicres, i cili ishte strehuar ne Stamboll. Mirepo, meqe ky operacion deshtoi, Numan Pasha u arrestua. Vdiq ne vitin 1719 si prefekt i Giritit.
Kush kane qene kryeministrat e fundit me origjine shqiptare ne Perandorine Osmane?
-Haxhi Halili, Ivaz Mehmeti, Ivazde Halili e Mustafa Naili. Ne 15 vjetet e pare te shekullit te 20 kemi pasur 3 vezire te medhenj. Kryeministri i fundit i Abdul Hamitit te dyte ka qene Ferit PAsha nga Vlora, i cili qendroi ne kete detyre nga viti 1903 deri ne vitin 1908. Shume kohe me vone ka qene Hamet Izet Pasha nga Manastiri, kurse ne vitin 1923 kur merr fund edhe Perandoria Osmane, kryeminister ka qene Demet Ferit Pasha. Sa here qe behej armepushim Ferit PAsha zgjidhej kryeminister. Ai e ka mbajtur kete post 5 here. Anglezet e kane fajesuar Ferit Pashen si mbrojtes te perandorise dhe armik te lufterave nacionale.
Kryeministrat shqiptare
1493-1923
Koco Daut Pasha
Dukagjin Hamet Pasha
Ajaz Pasha
Lutfi Pasha
Kara Ahmet PAsha
Koxha Sinan Pasha
Kara Mustafa Pasha
Ahmet Pashe Tarhuni
Qypryly Ahmet Pasha
Qypryly Fazell Pasha
Qypryly Mustafa Pasha
Qypryly Hysen Pasha
Qypryly Numan Pasha
Haxhi Halil Pasha
Izav Memet Pasha
Ivazdi Halil Pasha
Ferit Pasha
Hamet Izet Pasha

STUDIMI GREK PRANON GENOCIDIN KUNDREJT ÇAMËVE: 50 MIJË ÇAMË U VRANË E U DËBUAN

Ardit BIDO

Ardit Bido
Ardit Bido
Studimi, i cili solli të gjithë debatin në vendin fqinj, pranonte gjenocidin grek mbi popullsinë çame, duke thënë se 77 çamë të Paramithisë janë ekzekutuar nga forcat e EDHES-it, vetëm për shkak të kombësisë së tyre.
Për më tepër, në këtë studim thuhet se “50 mijë çamë të Epirit janë dëbuar ose vrarë nga Ushtria Revolucionare Çlirimtare Greke (EDHES, forcat e djathta të Greqisë për çlirim, krahas ELAS-it, që ishte komunist, në radhët e së cilës kanë luftuar edhe rreth 200 çamë, shën. red.) gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore”.
Studimi u paraqit në Universitetin Pandio të Greqisë, nga një grup profesorësh grekë të këtij universiteti, dhe është i pari që tregon për gjenocidin mbi çamët, nga një grup nëpunësish grekë. Numri i çamëve të dëbuar dhe të vrarë, që paraqitet në studimin grek, është më i madh edhe se numri që paraqet zyrtarisht Shoqata Politike Atdhetare Çamëria në historikun e saj.
Reagimi në sallë dhe mbrojtja e punës nga profesorët
Në sallën e Universitetit Pandio, të pranishmit, studentë grekë dhe pedagogë kundërshtuan studimin, duke thënë se “fashistët (duke iu referuar çamëve) atë meritonin, ndërsa Lambros Bulciotis, një prej hartuesve të studimit tha se “ky është thjesht një studim shkencor, që nuk tenton të futet në situata politike. Ne, thjesht paraqesim faktet, që ekzistojnë dhe asgjë më shumë”.
Të pranishmit filluan të bërtisnin më tej, kur studimi thoshte se “Vorio-epirotasit” bashkëpunuan me forcat naziste në Shqipërinë e Jugut dhe se tokat dhe pronat e shqiptarëve në Thesproti (Çamëri) iu dhanë mikrasiatëve (grekëve që shkuan në Greqi, nga Turqia, pas ndryshimit të popullsive mes dy vendeve, shën. red.). Gjithsesi, pedagogët nuk pranuan të ndryshonin asnjë presje në studimin e tyre. Konstandinos Ciceliqis, një ndër hartuesit tha se “nuk po flasim për çështje kombëtare por për çështje historike dhe për fakte të dokumentuara, të cilat sot po i paraqesim”.
Studimi i parë grek që pranon gjenocidin çam
Ndërkohë që ky është studimi i dytë grek, që pranon gjenocidin e çamëve. I pari është hartuar nga profesori grek i Universitetit të Jeillit (Yale) në Shtetet e Bashkuara, z. Stathis Kalivas, i cili në studimin e tij thotë ndër të tjera se “ky rast është padyshim një gjenocid. Pyetja që mbetet është nëse kemi të bëjmë me një (gjenocid) të parapërgatitur nga qendra (drejtuesit e ushtrisë), apo nëse erdhi nga veprime hakmarrjeje në nivel lokal. Mendoj se diferenca mes këtyre të dyjave është shumë e vogël. Megjithëse, EDHES-i ishte një organizatë e përqendruar ku, në ndryshim nga EAM (organizata politike e ELAS-it, shën. red.), drejtuesit qendrorë mund të kontrollonin lehtë ushtarakët lokalë, asnjë fakt nuk tregon se udhëheqësit kishin dëshirën më të vogël (apo reale) për t’i ndaluar (të kryenin gjenocidin). Rrethanat politike të shtatorit të vitit 1944 lejonin “zgjidhjen përfundimtare” të çështjes çame, dhe sipas mendimit tim, EDHES-i nuk u frenua për të përfituar nga rasti”.

SI ËSHTË MANIPULUAR HISTORIA E SHQIPTARËVE NDËR DEKADA

Prof. James PETTIFER (Oxford University)

68249Historia është se si ne e shohim veten në të kaluarën. Në periudhën post-komuniste në tranzicion në Shqipëri dhe gjetiu në Ballkan, ajo ka qenë një temë e diskutueshme dhe e rëndësishme jo më pak se sa ajo ishte nën komunizëm, apo në sistemet e mëparshme politike. Institucionet ndërkombëtare perëndimore, si Bashkimi Europian, kanë bërë financime dhe janë angazhuar për atë që ka qenë konsideruar si ‘modernizim’ i historisë komuniste të ‘rreme’ ose të ‘shtrembëruar’i. Arsyeja pse unë i hyra këtij studimi ishte se në realitet është shënuar një ndryshim shumë i kufizuar në drejtim të shkrimit ndërnacional të historisë që nga viti 1990, dhe se shumë shkrime historike post-komuniste shqiptare qëndrojnë në kornizat intelektuale në lidhje me identitetin kombëtar, kryesisht në gjuhësi dhe arkeologji, që u zhvilluan në periudhën komuniste. Për më tepër, disa aspekte të të shkruarit pas viteve1990 kanë mishëruar në të vërtetë fuqishëm konceptimet mbarëshqiptare, për shkak të ‘ndreqjes’ së historive të Ballit Kombëtar në Kosovë dhe ish-Maqedoninë jugosllave Perëndimore / Republika e Maqedonisë, të ndrydhura nga sistemet arsimore titiste dhe enveriste. Rëndësia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në arritjen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 ka të ngjarë të përforcojë analizën e traditave partizane dhe jozyrtare ushtarake në historiografinë shqiptare të Kosovës.
Është e rëndësishme që të sjellim ndër mend se historia shqiptare politike, ekonomike dhe ushtarake gjithmonë ka qenë pak e njohur jashtë vendit, në të vërtetë mund të thuhet se për periudha të gjata vështirë se mund të thuhet se kanë ekzistuar këto njohuri. Studimet e huaja janë përqendruar gjithmonë në historinë kulturore, gjuhën dhe letërsinë, nga përkthimet dhe tekstet letrare të botës veneciane të Buzaut dhe pasardhësve të tij ndaj hulumtimeve shkencore të helenizmit austriak nga Johannes von Hahn në shekullin XIXii. Lexuesit anglezë në gjysmën e dytë të shekullit XIX mund të kenë mësuar për Skënderbeun nga poezia e Henri Uadsuorth Longfellout (Henry Wadsworth Longfellow), ashtu si pesëdhjetë vjet më parë Bajroni kish përcaktuar një imazh të Shqipërisë në veprën e tij. Nuk do të kishte qenë e mundur për ta që, në të njëjtën kohë, të shkonin në ndonjë librari në Londër apo Nju Jork dhe të blinin një histori të Shqipërisë, të çdo lloji, qoftë ky një libër i mirë apo i keq.
Në shumicën e kësaj tradite kulturore, figura e Skënderbeut, ikona kombëtare e shekullit të pesëmbëdhjetë ka qenë gjithmonë qendrore, duke mishëruar imazhin heroik të rezistencës më të spikatur popullore shqiptare kundër pushtimit osman. Para tij në gojëdhëna kishte vetëm shtypje, disfata, mister dhe pasiguri. Këta faktorë negativë u rishfaqën pas vdekjes së tij, me vendosjen e qindra vjetëve të sundimit osman. Pas Skënderbeut, shqiptarët u ‘zhdukën’ në Perandorinë Osmane, për t’u rishfaqur në traditën letrare angleze në periudhën romantike nëpërmjet Bajronit dhe përshkrimeve në poezitë e tij në oborrin e Ali Pashë Tepelenës. Në Francë, një autor si Pukëvili (Pouqueville) kreu të njëjtin rol. Pas rënies së Ali Pashës ndodhi një tjetër eklips i shkurtër, dhe pastaj historia shqiptare ‘filloi përsëri’ të flasë, në këtë perceptim, në periudhën e Rilindjes të mesit të shekullit të nëntëmbëdhjetë që përkon me ripërtëritjen e ndjenjave kombëtare me formimin e Lidhjeve të Prizrenit dhe të Pejës, pas vitit 1878. Kongresi i Berlinit pa mbërritjen e çështjes shqiptare në stadin diplomatik europian. Një brez pas saj erdhi shfaqja e ngadaltë dhe e pasigurt e shtetit të ri kombëtar shqiptar pas rënies së sistemit otomaniii.
Pas pavarësisë në vitin 1912 dhe dështimit të aspiratëse për bashkimin kombëtar të shqiptarëve në konferencat e mbajtura para Luftës së Parë Botërore, historia shqiptare u përfshi në krizën rajonale që gllabëroi Ballkanin gjatë dhe pas konfliktit botëror. Mbijetesa e kombit ishte problematike dhe pa angazhimin e Shteteve të Bashkuara për një shtet të pavarur shqiptar në periudhën e negociatave të Traktatit të Versajës, kishte të ngjarë që ky territor të ishte ndarë midis Greqisë dhe Serbisë. Historia e periudhës midis luftrave është e njohur mirë, me monarkinë e brishtë zogiste që po gëlltitej nga Italia fashiste e Musolinit në vitet 1930.iv Çfarëdo interpretimesh që janë bërë për atë periudhë, në kuptimin e atmosferës së përgjithshme të historiografisë, duhet thënë se imazhet heroike ishin të pakta. Vetëm në historinë e Kosovës kanë zenë vend episode të tilla dhe këtu flitet për martirizimin, me figura të tilla si Bajram Curri dhe Hasan Prishtina, të cilët luftuan për nacionalizmin shqiptar parimor, duke humbur jetën e tyre në rrethana poshtëruese dhe të vështira.
Por me Luftën e Dytë Botërore, pushtimi nga forcat e Boshtit i Shqipërisë dhe Kosovës siguruan një terren ku diskutimi tradicional i rezistencës heroike ndaj pushtimit kombëtar mund të rifillonte. Ushtria komuniste partizane u përshtat me sukses ndaj instinkteve natyrore të pjesës më të madhe të shqiptarëve kundër forcave të Boshtit, duke zhdukur forcat e tjera të rezistencës, dhe bëri një rezistencë të shquar ushtarake në vitet 1943-1944 për çlirimin e kombit. Duke vepruar kështu, natyrshëm kryen edhe një luftë civile kundër nacionalistëve jo komunistë të bazuar kryesisht në veri të vendit, disa nga të cilët, si familja Kryeziu kishin qenë patriotë dhe që nuk kishin bashkëpunuar me forcat e Boshtit.
Ushtari partizan si individ u bë hero universal, ndërsa nga ana tjetër vetë Partia Komuniste përvetësoi heroiken, pasqyrimin e një kombi të vogël dhe të shtypur që gjeti sërish forcën, për të luftuar kundër pengesave të mëdha të forcave të huaja, dhe për t’i kapërcyer ato. Por ndërsa partizanët padyshim që dominuan forcat e rezistencës në Shqipëri, dhe triumfuan, në Kosovë dhe Çamëri dhe në trevat me shumicë shqiptare në atë që u bë Republika Socialiste e Maqedonisë në kuadër të Jugosllavisë së dytë, historitë në këto vende të ndryshme ishin shumë të ndryshme. Në Çamëri / Threspoti në Greqinë veri-perëndimore popullsia e mbetur shqipfolëse u dëbua ose u vra në vitin 1944 mbi bazën e bashkëpunimit të pretenduar me forcat e Boshtit nga milicia e djathtë e Napoleon Zervës, ndërsa në Kosovë dhe në Maqedoninë Perëndimore vetëm shumë pak shqiptarë etnikë kishin qenë aktivë me partizanët titistë. Shumica kishin qenë të lidhur me lëvizjen nacionaliste të pavarur të Ballit Kombëtar e cila u mund dhe u arratis. Kishet partizanë çamë, siç thekson Enver Hoxha në librin e tij mbi marrëdhëniet shqiptaro-greke “Dy popuj miq”, por ata ishin të paktë në numër dhe në situatën kaotike ushtarake në Epir ndërsa fuqia e Boshtit mori fund, çamë të tjerë luftuan në ushtrinë e rezistencës komuniste ELAS dhe disa me Ushtrinë Komuniste Demokratike në fazat e mëvonshme të Luftës Civile greke. Numri i vogël i luftëtarëve partizanë shqiptarë të Kosovës, më i shquari ndër të cilët, Fadil Hoxha u bë më vonë udhëheqës i Lidhjes së Komunistëve në Kosovë, kishte për të kapërcyer trashëgiminë e vështirë të pjesëmarrjes shqiptare në Kosovë në Divizionin SS nazist ‘Skënderbeg’, i cili ishte përdorur kundër partizanëve malazezë në fazën e fundit të Luftës së Dytë Botërore. Në Kosovë lideri më i aftë ushtarak i partizanëve shqiptarë etnikë, Kolonel Qemal Brovina u radhit në vitin 1948 me ata që ishin në favor të linjës ruse dhe ai u arrestua nga policia sekrete e Titos dhe u burgos në kampin e punës Goli Otok në Adriatik.v
Në vitin 1945, komunistët shqiptarë trashëguan këtë histori të vështirë.vi Kjo ishte një histori e pranisë kulturore dhe letrare në Perëndim, si dhe një prani antropologjike e hulumtimeve të udhëtarëve të hershëm si Mary Edith Durham, ashtu si historia mbizotëruese e Serbisë në botën anglisht-folëse ishte (dhe mbetet) ushtarake, ‘roje te porta’ siç tregon titulli i librit të midis luftërave të R.G. Laffan.vii Ajo kishte qenë paraprirë nga vepra të shumta, pak a shumë libra propagandistikë mbi marrëdhëniet britaniko-serbe në periudhën e Luftës së Parë Botërore. Një titull domethënës është ai “Serbia – Parajsa e të varfërit” i Herbert Vivian.viii Vështirësitë e periudhës së Zogut dhe rënia e kombit nën shtypjen e Italisë fashiste të Musolinit i shtuan vështirësitë për historianët. Kishte pak histori të ‘mirë’ për t’u rrëfyer në shekullin e njëzetë pas Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë në vitin 1912. Në kuptimin e ndarjes me periudha, kemi një shekull të nëntëmbëdhjetë të shtrirë dhe shumë ‘të gjatë’ në historinë shqiptare, duke filluar nga rreth 1810-a dhe përhapja e njohjes së Ali Pashës, deri në shpalljen e pavarësisë në Vlorë, e cila u fitua vetëm në shekullin e njëzetë më 1912. Për studiuesit britanikë të fokusuar mbi origjinën dhe zhvillimin e idealit kombëtar jugosllav, periudha e ringjalljes kombëtare shqiptare, Rilindja dhe Pavarësia, nuk dha një figurë të vetme heroike të ‘babait themelues’ për t’u krahasuar me Vuk Karaxhiçin në historinë kulturore serbe. Heronjtë shqiptarë të Kosovës ishin luftëtarë, aktivistë, si Isa Boletini dhe Hasan Prishtina, sikurse kishte qenë në të vërtetë edhe Skënderbeu. Shkrimet e historianit të madh prusian Leopold von Ranke krijoi një model të ngjashëm të perceptimeve në botën gjermanike, ku studimi i tij për shfaqejn serbe dhe malazeze nga botët otomane dhe veneciane në gjysmën e dytë të shekullit të 18-të, krijuan kredencialet ‘heroike’ të këtyre kombësive si faktorë kryesorë në Ballkanin pas Napoleonit.ix
Në vitet e pas Traktatit të Versajës dhe marrjes së pushtetit nga Ahmet Zogu (i cili më vonë u bë Mbret), pak shkrime të konsiderueshme historike u prodhuan në Shqipëri. Tradita historike ishte ende kryesisht gojore, kjo ndodhte më së shumti edhe ne Jugosllavinë e sapo-krijuar. Ishte koha e veprës me krijime të zgjedhura të folklorit epik të Lordit Albert, Milman Parry-i e të tjerëve, ndërkohë që veprat epike i tejkalonin kufijtë kufijtë bashkëkohorë të kombit, sikurse tregon përzgjedhja e Parry-t për kufijtë aktualë shqiptaro-malëzezë dhe serbë. Këto krijime epike ishin në një kuptim real, historia e etnosit në këndvështrimin Rankeian. Shtysë themelore e qeverisë së re komuniste pas vitit 1945 ishte për ta vënë historinë, ashtu si dhe pjesët e tjera të shoqërisë, në baza “shkencore”. Kjo bëhej për të kombinuar me fushatat kundër analfabetizmit masiv – para vitit 1939 vetëm një pjesë e vogël e popullsisë mund të lexonin dhe shkruanin, ndërsa arsimi i mesëm dhe i lartë nuk mund të imagjinoheshin jashtë disa qyteteve më të zhvilluara si Korça dhe Shkodra, madje në një farë mase edhe në kryeqytetin Tiranë. Në zonat rurale dhe malore, analfabetizmi ishte thuajse masiv. Kjo fushatë kundër analfabetizmit bëri që të dukeshin disa përparime të ndjeshme drejt modernitetit në disa fusha. Në zhvillimin e arsimit të lartë, pas vitit 1955, në disiplinën kryesore të historisë së lashtë të arkeologjisë ishin shënuar përparime. Ata u ngritën mbi përpjekjet e paraluftës të arkeologëve të huaj si Ugolini në Butrint dhe Leon Rey në Apolloni, të cilat u morën përsipër nga një brez i ri i studiuesish vendas, si Hasan Ceka. Ky hulumtim u përqendrua në objektivin e përforcimit të origjinës ilire të popullit shqiptar, si dhe të fillesës së tyre.x Pra, në shumë mënyra, kjo shënoi sjelljen e çështjeve bashkëkohore kombëtare në traditën intelektuale shqiptare. Puna ndoshta mund të krahasohet me vendosjen e gurëve të themelit për një ndërtesë të madhe, që kishte të bënte me ndërtimin e një historie në vazhdimësi të aktivitetit dhe arritjeve shqiptare. Ilirët ishin kooptuar në ‘idealin heroik’ të komunizmit në të tashmen shqiptare, me gjithë implikimet e zakonshme të një etnosi që luftonte kolonizimin e jashtëm nga Greqia dhe Roma. Por sigurisht, dihet pak për shumë aspekte të shoqërisë ilire, pasi ata fare pak gjëra të shkruara kanë lënë pas. Kështu ata kanë kontribuar ndjeshëm në bërjen heroike, por pjesërisht mitike – të imazhit të së kaluarës shqiptare, ndërsa disa figura të shquara të botës klasike dhe atë para-klasike, si mbreti Pirro i Epirit, ishin quajtur proto-shqiptarë. Pirro është simbolikisht i rëndësishëm, pasi e kaluara e tij ishte e lidhur me rezistencën ndaj pushtimit të huaj dhe mbrojtjen e territorit të vendit, një temë kryesore politike kjo për komunistët shqiptarë gjatë gjithë periudhës së sundimit të tyre nga viti 1945 deri në 1990. Regjimi komunist mund të thuhet se ka pasur disa suksese të vërteta në këtë drejtim, ndërsa arsimi shqiptar deri në ditët e sotme i ka pranuar këto ‘zbulime’, si pjesë e urtësisë së pranuar kombëtare dhe që është tërësisht e pakundërshtueshme. Rrëfimi i komunistëve ka vazhduar të mbetet një rrëfim kombëtar edhe gjatë viteve të gjata të qeverisë së djathtë të Dr. Sali Berishës në periudhën post-komuniste. Është ndoshta domethënëse se statuja e madhe e Partizanit heroik që simbolizon çlirimin e qytetit ka mbijetuar në qendër të Tiranës gjatë periudhës së Berishës, pa shqetësim, ndërkohë që pothuajse të gjitha monumentet e krijuara gjithandej në kohën e Partisë së Punës janë shkatërruar, duke përfshirë edhe të gjitha statujat e vetë Enver Hoxhës. Partizanët me imazhin e tyre heroik vendor kanë mbetur të ngulitur në një mënyrë të ndershme në shkrimet historike si dhe në artin publik historik dhe praktikën ikonografike. Polemikat e forta mbi përpjekjet e qeverisë së parë Berisha ndërmjet viteve 1992 dhe 1996 për të modernizuar mozaikun në pjesën ballore të Muzeut Kombëtar në Tiranë kushtuar Luftës së Dytë Botërore e ilustrojnë më së miri këtë situatë. Kjo sigurisht nuk është e vërtetë për periudha të tjera të historisë kombëtare, siç demonstrohet me një pamje nënçmuese nga autori i shquar Ismail Kadare për të gjithë periudhën osmane të historisë shqiptare. Kur në vitin 1996 qeveria turke pagoi për ngritjen e një statuje në qendër të Tiranës, për një Pasha të shquar që kishte kontribuar në themelimin e qytetit osman, këshilli i qytetit u kritikua gjerësisht pse e lejoi atë.
Në Kosovë dhe në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë situata me shkrimet historike ka qenë mjaft e ndryshme. Në këto hapësira që nga viti 1990, historia e periudhës së Luftës së Dytë Botërore ka ndryshuar tërësisht, kështu që në një qytet të rëndësishëm si Tetova, ekziston vetëm ai rrëfim që mund të quhet ‘ballist’ dhe në mësimdhënie nëpër shkolla dhe në tekstet e reja, si dhe në studimet vendore të bëra kohët e fundit nga historianët shqiptarë të Maqedonisë, pothuajse pa përjashtim mishërojnë tregimin ballist. Në Gostivar dhe në treva të tjera perëndimore të FYROM-it/Republikës së Maqedonisë statujat partizane janë dhunuar dhe shkatërruar shpesh gjerësisht. Tradita partizane këtu, ashtu si në pjesën më të madhe të Kosovës, është parë nga shqiptarët si ‘sllavokomuniste’, ku raca, etnia dhe një opinion marksist janë shkrirë në një. Në përdorimin e këtij termi, nacionalistët shqiptarë mbi të Djathtën politike duken të pavetëdijshëm pasi ata janë duke përdorur një term që është shpikur në Greqinë nacional-shoviniste të Metaxasë; transferimi i kuptimit nga zbulimet arkeologjike rreth Ilirisë së lashtë te shkrimet historike ka qenë i vështirë.
Në qendër të praktikës komuniste ishte kërkimi për histori të ‘mirë’ kombëtare, siç tregohet më lart. ‘Mirë’ domethënë ‘heroike’. Historia e lashtë ishin transformuar nga arkeologët nga ‘keq’ – imperializmi i lashtë grek dhe pushtimi romak – në ‘mirë’ ku kishte tani një shfaqje të botës indigjene ‘ilire’ – edhe pse lidhja e saktë me shqiptarët moderne është e mezidukshme për disa. Por antikiteti i vonë dhe periudha mesjetare ishin shpesh të panjohura, me vetëm përcaktimin e një populli shqiptar në njëfarë mënyre. Periudha e Skënderbeut u pasua nga e ashtuquajtura ‘zgjedha osmane’. Arkeologjia shkencore ishte ndoshta trashëgimia më e qëndrueshme e periudhës së hershme komuniste. Ajo ndryshoi ekuilibrin e gjithë rrëfimit, siç është provuar bota klasike në Shqipëri, ku lavdia greke dhe romake në një qendër si Butrinti është ndërtuar në fakt fizikisht mbi muret e lashta ilire. Kjo i kujtonte Enver Hoxhës dhe bashkëpunëtorëve të tij se Shqipëria ishte e rrethuar nga fqinjë armiqësorë, sidomos Greqia, e cila shpesh kërkon të denigrojë trashëgiminë e lashtë ilire dhe kjo ishte dhe ende është e lidhur me disa mendje ekstremiste greke për ambiciet irredentiste për të aneksuar pjesë të Shqipërisë jugore. Nëse e kaluara e lashtë ishte edhe ilire, si edhe greke dhe romake, Shqipëria ishte më e sigurt si një shtet. Kështu, kur historia nacionaliste e kombeve të tjera të Ballkanit si Kroacia ishte ngritur gjithashtu mbi ‘Ilirianizmin’, diku tjetër ai ishte pjesë e një narrative të shekullit të nëntëmbëdhjetë, që më vonë u modifikua ndjeshëm dhe aspektet ilire ose u zbehën, ose u braktisën krejtësisht nga periudha e Traktatit të Versajës, në Shqipëri nuk ishte ndërtuar ashtu siç duhej mbi baza racionale deri pas vitit 1945. Ndërsa arkeologjia, ndryshe nga gjuhësia, është gjithashtu një temë gjerësisht popullore studimi nga akademitë dhe universitetet e huaja, ndërsa lidhjet me diskutimet popullore mbi ndërtimin e identitetit kombëtar në rrugë gjuhësore nuk janë bërë. Ka me qindra programe në televizionet europiane dhe amerikane çdo vit të frymëzuara nga zbulimet arkeologjike, por pak ose asnjë nuk ka që të lidhet me shkencat gjuhësore.
Si u kapërcyen këto boshllëqe dhe pengesa? Historia që jepej në shkolla dhe tekstet mësimore ishin një problem parësor. Në mungesë të një universiteti funksional në Tiranë për disa vjet pas 1945-s, çështjet e mësimdhënies së historisë në arsimin e lartë ishte urgjente. Pas shkëputjes me Titon në vitin 1948, imazhet pozitive të jugosllavizmit, në kuptimin më të gjerë, u hoqën nga programet mësimore. Gjithsesi, një dimension ‘grek’, ishte ruajtur. Zbulimet arkeologjike tregonin se ishte e pamundur të lije pas dore rolin e kolonizimit klasik grek në sjelljen e urbanizmit dhe ‘qytetërimit’ në trevat jugore shqiptare. Por ndoshta më i rëndësishëm ishte roli i shqiptarëve në Luftën greke të Pavarësisë. Kjo prodhoi imazhe heroike për të rinjtë e pjesëmarrjes shqiptare (udhëheqja shqiptare në disa vende, si në ishujt Hidra dhe Spetses, ose pjesë të Epirit jugor) në luftën për pavarësinë greke si edhe në luftën e gjatë anti-osmane. Imazhet ishin gjithashtu tradicionalisht të përshtatshme si, fjala vjen, për luftën e burrave (apo grave, siç ishte rasti i Bubulinës, heroinë detare arvanitase në ishullin e Spetses në Gjirin e Saronikut) që me armë në dorë luftuan kundër një okupatori të huaj. Për Hoxhën dhe komunistët kjo ishte një histori shumë e dobishme. Heroikja kishte hyrë në tregimin modern nacionalist. Megjithatë, edhe në këtë periudhë ka pasur vështirësi. Figura e tmerrshme e Ali Pashës paraqet probleme për historiografinë shqiptare. Ai ishte padyshim ‘shqiptar’ në kulturën e tij të përgjithshme, por ai ishte gjithashtu një epirot që fliste mirë greqisht dhe ishte një tiran autoritar dhe shtypës i popullit. Edhe në vitet 1990 ishte e mundur të shihje vendbanimet e braktisura në Shqipërinë jugore që kurrë nuk qenë rindërtuar pas luftërave midis bejlerëve në periudhën e sundimit të tij dhe zhvillimet e mëvonshme kaotike.
Në pedagogjinë hoxhiste u përshtat një metodë shumë autoritare, nga ‘lart poshtë’ e ‘ndriçmit’ kombëtar. Një format me ‘pyetje dhe përgjigje’ ishte miratuar në mësimdhënien e historisë në shkolla, të cilat nxënësit i mësonin përmendsh. Kishte përgjigje ‘e drejtë’ dhe ‘gabim’ në të gjitha problemet historike, ndërsa nuk ishte inkurajuar debati i bazuar në dëshmi. Debati në arsimin e lartë ishte gjithashtu i rrallë, edhe në Universitetin e Tiranës, pasi ai u krijua, ndërsa hulumtimet objektive historike, përveçse në arkeologji, nuk ekzistonin. Përgjigjet ishin shpesh të kufizuara sa dhe pyetjet, ndërsa disa aspekte të teksteve shkollore të historisë në fillim të periudhës komuniste kanë një cilësi fetare që mund të shihet më shumë si një kundërmim i mësimit fetar se sa mësimdhënie normale e historisë. Kjo, sigurisht, mund të vërehet se nuk ishte e re në kulturën shqiptare, apo një produkt i prioriteteve marksiste-leniniste apo politikës enveriste. Thënia e famshme e nacionalistëve të shekullit të nëntëmbëdhjetë se ‘Feja e shqiptarit është Shqiptaria’ e përmbledh këtë mjeshtërisht. Të kuptuarit e studimit historik është kështu në njëfarë kuptimi hegelian, me shpalosjen e një shpirti kombëtar shqiptar, i cili ka ngjyrime të ndryshme fetare. Arkeologjia u bë teologjia praktike e historisë kombëtare. Me gjuhësinë, ishte vendimtar krijimi shkencërisht i themeleve ilire të tablosë kombëtare.
Ajo është gjithashtu një perspektivë thellësisht elitiste, sepse fryma kombëtare mund të jetë në zemrën e të gjithëve, por jo edhe në aftësitë e tyre intelektuale. Ndërmjetësit e arsimuar ishin të domosdoshëm. Para vitit 1945 ata thuajse nuk ekzistonin. Në periudhën zogiste, edukimi shkollor kishte qenë i kufizuar për elitën vogël urbane, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Korçë dhe Elbasan. Nën regjimin e Hoxhës, u ndërmor një fushatë masive arsimimi e përhapur në të gjithë vendin, duke ndjekur në shumë mënyra atë që kish ndodhur në Rusi pas revolucionit bolshevik, apo në Kinë pas vitit 1949. Në aspektin e të kuptuarit popullor të historisë, tradita gojore mbeti shumë e rëndësishme, si kudo në Ballkan, kështu që fëmijët e vegjël në shkollë mësonin se si të shkruanin fjalët e këngëve që kishin mësuar tashmë në prehërin e gjysheve të tyre. Një rrëfim i unifikuar dhe i zhvilluar i historisë kulturore dhe gjuhësore ishte një thirrje më shumë për të përforcuar ndërgjegjen kombëtare dhe për të mbuluar problemet e të kaluarës politike dhe ushtarake. Por sigurisht kjo traditë gojore ishte ajo e ‘shqiptarëve’, jo e ‘Shqipërisë’ së pas vitit 1912 . Partia e Punës e Shqipërisë u bë ndërmjetësja që interpretoi frymën historike kombëtare pas vitit 1945, dhe që nuk do të duronte dot kundërshtime për interpretimet që bënte, por mbijetesa e traditës së madhe historike gojore do të zbuste kuptimin e rolit të tyre, për, fjala vjen, figura të tilla si Skënderbeu dhe Isa Boletini që ishin heronj të gjithë shqiptarëve, sikurse tregon statuja madhështore e këtij të fundit, që u ngrit në periudhën komuniste në qytetin përgjithësisht anti-komunist verior të Shkodrës.
Kështu mendimi i intelektualëve komunistë pas vitit 1945 në shumë çështje historike dhe kulturore ishte i padallueshëm nga ai i shumicës së njerëzve, ndonëse shumë njerëz nuk e pëlqyen instalimin e komunizmit. Kjo mund të ndihmojë për të shpjeguar se atë që kanë shprehur shumë vëzhgues të huaj për mbijetesën e diktaturës Hoxha më shumë se sa pritej, në periudhën e krizës së përgjithshme të regjimeve komuniste të Europës Lindore në vitet 1980, që kulmoi me rënien dramatike të viteve 1989-1990. Ajo gjithashtu ndihmon për të shpjeguar vështirësitë që ekzistojnë ende në historiografinë kombëtare. Komunistët nuk kishin asnjë problem me historinë kulturore; në fakt ata e kanë përdorur atë me zgjuarësi për qëllimet e tyre. Ajo u plotësua shpejt nga historia ushtarake e cila pas viteve 1950 shpejt u bë shumë e rëndësishme. Kjo gjithashu reflektoi një ngushtim të pikëpamjeve, një refuzim të mbarëshqiptarizmit në përkufizimin e çështjes kombëtare. Për Partinë e Punës, historia ushtarake, thuajse ekskluzivisht ajo e partizanëve në Luftën e Dytë Botërore ngushtoi fokusin mbi Shqipërinë dhe përjashtoi përfundimisht Kosovën dhe shqiptarët e tjerë fqinjë në një masë të jashtëzakonshme, kështu që në botimet e mëvonshme të historisë zyrtare të Partisë së Punës së Shqipërisë nuk përmendej Kosova. Historia e shqiptarëve në Ballkan në përgjithësi u ngushtua dhe u zhvendos në historinë e vetëm Shqipërisë. Rrëfimi ishte dominuar gjithmonë nga luftërat vendore dhe rezistenca ndaj sundimit të huaj, sidomos atij osman, natyrisht. Rezistenca komuniste partizane ndaj pushtimit të Boshtit në Luftën e Dytë Botërore ishte parë si trashëgimtarja e vetme legjitime e kësaj tradite. Megjithatë, ajo nuk mund të jetë një zëvendësim për një histori koherente kombëtare që mbulon periudhat shumë më të hershme dhe, mbi të gjitha, përvojën historike të shqiptarëve gjatë shekullit të njëzetë, të cilët deri në Luftërat Ballkanike (1912-1913) kishin jetuar së bashku në sistemin osman pa ndarje nga kufijtë e rinj shtetërorë. Në tekstet komuniste, ka pasur shumë, shumë mangësi.
Çfarë ishte lënë jashtë qëllimisht, si periudha me disa nga aspektet jo ‘heroike’? Kjo ishte një periudhë madhore. Kjo është periudha e antikitetit të vonë dhe Bizantit. Hoxha dhe bashkëpunëtorët e tij ndiheshin komodë me botën arkaike dhe antikitetin klasik, siç u tregua më lart, ndërsa origjina ‘ilire’ e disa perandorëve të vonë romakë ishte gjithashtu e dobishme. Por pastaj dolën vështirësitë. Bizanti ishte një entitet i pakëndshëm për nacionalistët shqiptarë dhe intelektualët marksistë. Kjo ishte një perandori transnacionale me greqishten si gjuhë e saj kryesore, kristianizmi ortodoks jo vetëm ishte fe kryesore, por edhe që mishëronte në thelbin e vet strukturat shtetërore si dhe aparatin ideologjik të shtetit. Në Bizant, pasardhësit e ilirëve në antikitetin e vonë dhe në periudhën e hershme mesjetare, proto-shqiptarët, janë praktikisht të padukshëm. Njohuritë moderne bizantine që shpesh theksojnë kontradiktat dhe diversitetin brenda Bizantit dhe më pak përqendrohen në rolin e gjuhës greke nuk janë ende evidente. Edhe pse fjala “shqiptar” shfaqet për herë të parë në një kronikë bizantine, ne dimë pak për këta njerëz të cilët me të vërtetë ishin. Vepra prej dijetari e Alain Ducellier në Francë dhe historianë të shumtë në Shqipëri e kanë ndryshuar tani këtë, por zbulimet e tij nuk ishin në dispozicion të historianëve shqiptarë deri pas viteve 1960. Është gjithashtu e vërtetë se Ducellier ishte një nga themeluesit e historisë së Adriatikut, po aq sa dhe historisë së Shqipërisë. Shqipëria e tij dhe shqiptarët janë një popull bregdetar, më shumë se një popull malësor, dhe kjo është e rëndësishme në diskutimin e disa çështjeve që përfshijnë formimin dhe ndërtimin e identitetit kombëtar modern. Çështja qendrore me Bizantin pas vitit 1945 për intelektualët shqiptarë ishte ajo “greke” në një kuptim shumë të veçantë, kur roli i trashëgimisë ortodokse të besimtarëve kryesisht jugorë ishte e vështirë për t’u trajtuar për Hoxhën dhe Partinë e Punës. Shumë besimtarë ortodoksë kishin luftuar si shqiptarë patriotë kundër pushtuesve të Boshtit dhe disa kishin qenë heronj dhe heroina partizane. Shumë familje jugore përfshinin si anëtarë të familjes që ishin praktikues të besimit ortodoks dhe gjithashtu anëtarë të Partisë së Punës. Ata erdhën nga pjesa e vetme e Shqipërisë, në jug, ku kishte mbështetje aktive dhe të rëndësishme popullore për komunizmin, ndryshe sidomos nga katolikët të përqendruar në qytetin e Shkodrës dhe në veri-perëndim të vendit. Disa anëtarë të minoritetit grek ishin bërë edhe komunistë aktivë, si në nivel lokal në zonën e minoritetit në jug-perëndim, ndërsa disa edhe në organet më të larta të Partisë së Punës. Por vetë Greqia nën qeverinë e saj monarkiste pas përfundimit të Luftës Civile në vitin 1949 ishte një armik kryesor i Shqipërisë, ndërsa teknikisht ekzistonte një gjendje lufte midis dy vendeve (dhe vazhdon ende në kohën e këtij shkrimi). Shqipëria kishte strehuar refugjatët grekë pas disfatës së Ushtrisë Demokratike në vitin 1949, si dhe kishte dhënë në forma të ndryshme ndihmash praktike, ndërkohë që konflikti i Luftës Civile ishte në zhvillim e sipër. Refugjatët çamë kishin vërshuar në jug të Shqipërisë pas vitit 1944 dhe në popullatën e përgjithshme ata kanë mbetur në kujtesë si një nga aktet më të këqija të nacionalizmit dhe irredentizmit grek.xi
Periudhat e tjera prodhuan pak histori të dobishme, nga pikëpamja e enveristëve, por kjo nuk ndali prodhimin e koncepteve historike, vlera e të cilave është e dyshimtë. Mbretëritë feudale (në qoftë se kjo nuk është një fjalë e dalë mode) të Arbërit sigurisht kanë ekzistuar, por në atë kuptim që ata ishin shqiptarë (ose ‘Mbretëri’, ose ‘Feudale’) shpesh është e paqartë. Koncepti rrjedh nga statusi kanonik i shkrimeve të George Ostrogorskit (dhe shumë të tjera europiano-lindore) në historinë shqiptare të kësaj periudhe.xii Historianët zyrtarë të periudhës së Hoxhës, Arben Puto dhe Stefanaq Pollo i bazojnë pikëpamjet e tyre të periudhës në ato të Ostrogorskit dhe në një mënyrë të veçantë jokritike. Në periudhën osmane historia e elitës shqiptare nën Perandori, me asimilimin e tyre efektiv dhe përdorimin e gjuhës turke, do të thotë se historia e tyre është pjesë e asaj bote osmane, ndërkohë që në trojet shqiptare pjesa më e madhe e prodhimit letrar mbështetet jashtëzakonisht në traditën gojore dhe praktike.
Kështu historiografia shqiptare në periudhën aktuale është përballur me shumë çështje të pazgjidhura, ndoshta më e rëndësishmja qëndron në paqartësinë rreth asaj se sa larg historia e shqiptarëve brenda kufijve të shtetit aktual me të vërtetë është e pavarur nga ajo e shqiptarëve farefisnorë në shtetet fqinje dhe me historinë më të gjerë të shteteve fqinje në përgjithësi.xiii Vendet ballkanike janë marrë shumë më gjatë se qeveritë komuniste për të zgjidhur këto çështje komplekse nga sa mund të pritej, ashtu siç është harxhuar më shumë se sa mund të pritej në vitet 1990 për rajonin në ecjen drejt demokracive të qëndrueshme e të pavarura.

KORRIGJIMET NË TEKSTET E HISTORISË

Akademik Mehmet KRAJA

Mehmet Kraja
Mehmet Kraja
Pse duhej të ndodhte?
Historia krijon vetëdije dhe botëkuptim, prandaj sulmet ndaj historisë së një populli që prej kohësh konsiderohen si sulme ndaj identitetit dhe qenies kombëtare. Politika, regjimet dhe ideologjitë, vazhdimisht kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të kujdesshme ndaj historisë, sepse në shkrimet për kohën e shkuar gjithmonë janë fshehur paralajmërimet për të ardhmen. Asnjë histori deri më sot nuk është shkruar pa përzierjen e pikëpamjeve politike në diskursin historik, madje, në disa raste, shkrimi historik ka mundur të shërbejë si pararendës i zhvillimeve të mëvonshme politike. Prandaj, nuk ishte e rastit që më 2002-3, në situatën e një krize të përgjithshme të ideve për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, atëherë kur në bashkësinë ndërkombëtare u rifuqizua ideja e kthimit të Kosovës nën administrimin e Serbisë, u shfaq edhe kërkesa e Këshillit të Europës, në formë të rekomandimit, që në tekstet e historisë për shkolla tetëvjeçare dhe të mesme të Kosovës të bëhen disa korrigjime, të vogla, të parëndësishme në dukje të parë, por esenciale në substancë.
Në pamje të jashtme korrigjimet kishin këtë synim: që nga tekstet tona të historisë të mënjanohej diskursi i ashpër nacionalist, në mënyrë që te fëmijët shqiptarë të Kosovës të mos krijohej urrejtja ndaj popullit serb, sepse, sipas një parimi të përgjithshëm, për atë që kishte ndodhur në Kosovë nuk mund të ishte fajtor populli serb, por regjimi, pushteti, pra Millosheviçi. Prandaj, kudo që veprimet negative të Serbisë në Kosovë ishin identifikuar si “serbe”, u zëvendësuan me “shtetërore”, ndërsa në shumë vende “pushtuesi serb” ose u hoq në tërësi, ose u zëvendësua me “pushtetin”. Këto korrigjime, në substancë, kishin implikime të mëdha për historinë mbi njëqindvjeçare të Kosovës në raport me Serbinë, por, mbi të gjitha, në luftën e vitit 1999. Tani dilte se Serbia nuk kishte qenë asnjëherë pushtuese në Kosovë dhe se luftërat e shqiptarëve të Kosovës kundër Serbisë, përfshirë edhe luftën e UÇK-së, nuk kishin qenë luftëra çlirimtare, por më shumë një konflikt i “shqiptarëve etnikë” me pushtetin, i cili ua shkelte liritë dhe të drejtat. Këshilli i Europës desh ta sillte situatën në këtë pikë dhe për këtë qëllim tregoi gatishmëri të financonte korrigjimet e teksteve dhe ribotimin e tyre.
Shumë më e rëndë se historia e shkruar, ishte historia që përgatitej të jetohej: nëse shqiptarët e Kosovës kishin luftuar kundër pushtetit dhe jo kundër pushtuesit, atëherë ndryshimi i pushtetit në Serbi (me një garanci eventuale ndërkombëtare) vetvetiu nënkuptonte kthimin e Kosovës atje ku kishte qenë para vitit 1999. Do vërejtur se grupi i historianëve që i propozoi ndryshimet në tekstet shkollore më 2003, njësoj si edhe strukturat e Ministrisë së Arsimit, vinin nga provenienca politike e LDK-së, së cilës, në kontekstin e zhvillimeve politike të atyre viteve, i shkonte përshtat minimizimi ose një paraqitje sa më inverzive e luftës së UÇK-së, sepse trashëgimia e kësaj lufte e bënte kundërshtarin e saj politik tepër të fuqishëm.
Dhjetë vjet më vonë…
Dhjetë vjet më vonë situata në Kosovë paraqitet krejtësisht ndryshe: Kosova është shtet sovran me shumë njohje ndërkombëtare, loja me statusin e saj ka marrë fund dhe nuk ka rrezik që ajo të rikthehet nën Serbi në asnjë rrethanë, në pushtet tani nuk është LDK-ja, por PDK-ja etj. Përdorimi politik i historisë nuk vazhdoi aty ku mund të pritej dhe të supozohej, në valorizimin folklorik të UÇK-së, sepse ky valorizim tashmë mund të quhet i përfunduar, pa gjetur ndonjë kundërshtar aq të denjë dhe të fisëm.
Por, papritmas u shfaq në horizont një kërkesë tjetër: Qeveria e Turqisë filloi një trysni të paparë mbi institucionet e Kosovës, për të spastruar tekstet e historisë të ciklit parauniversitar nga përmbajtjet që denigrojnë Perandorinë Osmane, në këtë fushatë u angazhua kupola më e lartë e shtetit turk, duke filluar nga kryeministri, ministri i Jashtëm, ministri i Arsimit dhe, natyrisht, ambasadorja në Prishtinë, e cila tashmë ka marrë në dorë kryerjen e punëve operative. Ngjashëm me rastin e dhjetë viteve të shkuara me rekomandimet e Këshillit të Europës, Ministria e Arsimit e Kosovës përsëri bëri një komision, për të identifikuar pikat nevralgjike ku duhej ndërhyrë, tani komisioni nuk përbëhet vetëm nga historianët, por përfshin edhe gjeografë, albanologë, osmanologë etj, pra, një spektër të gjerë të “dinjitarëve” kosovarë, të angazhuar pa hile që nga kjo lojë të dalë e fituar Turqia dhe shteti i Kosovës të nëpërkëmbët sa më fort.
Themi kështu, për shkak se planet dhe programet mësimore janë çështje të shtetit dhe ndërhyrjet nga jashtë në përmbajtjet mësimore mund të konsiderohen si shkelje e sovranitetit. Më anë tjetër, përfshirja e pashembullt e kupolës më të lartë politike të shtetit turk në këtë çështje, bën të ditur se trashëgimtarja e sotme e dinastisë së dikurshme të selxhukëve, Turqia bashkëkohore, krahas fuqizimit ekonomik, në programin e vet kombëtar e ka ndryshimin e imazhit të pushtuesit të dikurshëm të Ballkanit. Që në vitin 2009, në një konferencë për çështjet e Ballkanit mbajtur në Sarajevë, ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, pasi u shpreh me fjalë mallëngjyese “për sundimin e lavdishëm osman”, i cili “i solli dritë dhe emancipim Gadishullit Ballkanik”, “u bëri thirrje popujve ballkanas, e në radhë të parë Bosnjës, Shqipërisë dhe Kosovës që t’i kthehen prapë asaj kohe të artë” (citimi sipas Kadaresë, “Mosmarrëveshja”, faqe 35). Për të realizuar këtë program kombëtar, Turqia e sotme ka gjetur terren të përshtatshëm në tri shtetet e përmendura të Ballkanit, njësoj si në dy ose tri shtete të Azisë së largët: paqëndrueshmërinë ekonomike, trashëgiminë historike dhe mentalitetin anadollak.
Kriza ekonomike në Europë i shkon përshtat kësaj rrethane, sepse në shtetet e Ballkanit mungojnë ndjeshëm investimet perëndimore, ndërsa Turqia paraqitet prijëse në eksportimin e kapitalit në këtë rajon, duke krijuar një atmosferë biznesi krejtësisht orientale në këto vende të përfshira nga tranzicioni i mundimshëm. Pra, thënë ndryshe, Turqia e sotme e ka vendosur të mos bëjë investime vetëm për leverdi ekonomike, por duke imponuar edhe synimin e saj për një rol të ri në këto hapësira, i cili shkon deri te projeksioni fantastik i rikthimit në skenë të Perandorisë Otomane, natyrisht me një pamje të re dhe me veshje të re botëkuptimore dhe doktrinare.
Bashkëpunimi në genocid
Tani mbetet çështje e diskutueshme se cilat janë interesat e shqiptarëve në këto aspirata të Turqisë dhe se me çfarë çmimi duhet ta paguajnë mbështetjen politike dhe ekonomike që ky shtet ua bën klasave politike shqiptare.
Çmimi më i rëndë dhe më i papërballueshëm do të ishte krijimi i një amalgame identitare joeuropiane, një mallkim ky që u ka qëndruar mbi kokë shqiptarëve, së paku njëqind vjet para se ta bënin shtetin dhe njëqind vjet pasi e bënë shtetin shqiptar. Përgjatë gjithë periudhës së Rilindjes Kombëtare, përfshirë edhe Lidhjen e Prizrenit, Lidhjen e Pejës, kryengritjet që i patën paraprirë formimit të shtetit shqiptar, pra përgjatë gjithë këtyre zhvillimeve me parashenjë të qartë kombëtare, në lëvizjen shqiptare ka vepruar e pandarë një rrymë proturke, e cila në disa çaste vendimtare arriti ta devijonte çështjen shqiptare, qoftë duke u bërë zë i fuqishëm vetëm për një autonomi shqiptare në kuadër të Turqisë, qoftë edhe më vonë, duke synuar ta bënte shtetin shqiptar “një Turqi të vogël në Ballkan”. Ishte meritë e një klase politike dhe një klase intelektualësh properëndimorë, të cilët, gjatë viteve ‘20 dhe ‘30 të shekullit të kaluar, përfundimisht e shkëputën Shqipërinë nga trashëgimia anadollake. Mirëpo, në Kosovë, për shkak të zëvendësimit të një pushtuesi me një pushtues tjetër edhe më të egër, nuk u zhvillua procesi i shkëputjes emancipuese nga orientalizmi dhe turqizmi, madje, sikundër dihet, ruajtja e trashëgimisë otomane në të gjithë përbërësit e jetës shoqërore u stimulua nga programi nacional serb. Çuditërisht, jo Turqia e sulltanëve, por Turqia e Ataturkut u bë aleate e fuqishme e njërës dhe tjetrës Jugosllavi për shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova. Asgjë nuk ndihmoi që kjo të mos ndodhte, as lidhjet tradicionale shqiptaro-turke, as minoriteti i madh shqiptar në Turqi, as prania e madhe e shqiptarëve në nivelet më të larta të administratës civile dhe ushtarake të shtetit turk. Kosova u lëndua rëndë nga marrëveshjet e fshehta dhe traktatet e mbetura në tentativë ndërmjet Mbretërisë Jugosllave dhe Turqisë, apo të Titos me Kypriliun në vitin 1953 në Split.
Që të mund të ndërronte imazhin e saj negativ, tashmë jo otoman, por modern, Turqia do të duhej të kishte kurajë t’i kërkonte falje popullit të Kosovës për këtë gjëmë të madhe që i shkaktoi, duke u bërë aleate e programit nacional serb në genocidin e hapur ndaj popullit të Kosovës. Po kaq lëndues për shqiptarët është edhe një fakt tjetër: në njërën anë, arroganca me të cilën ajo kërkon t’i avancojë të drejtat e minoritetit turk në Kosovë, ndërsa, më anë tjetër, minoritetit shqiptar në Turqi nuk ia njeh asnjë të drejtë. Nxjerrja si pengesë e zgjidhjeve kushtetuese që aplikon Turqia ndaj minoriteteve kombëtare është justifikim i paqëndrueshëm, sepse, kur Erdogani ka interes të fuqizojë pushtetin civil mbi atë ushtarak, ndryshimet kushtetuese i bën pa hezitim.
Diskursi apo përmbajtja?
Ndryshimet, për të cilat këmbëngul administrata e lartë e shtetit turk, në dukje të parë nuk janë të papërballueshme, sepse ngjajnë disi kozmetike, sikur prekin dizajnimin e historisë, pra shkrimin dhe jo substancën, jo përmbajtjen, jo faktet historike. Pavarësisht nga mjegulla që mund të krijohet rreth kësaj çështjeje, qëllimi mbetet po ai: të bëhet “çmitizimi” (siç do ta quajë këtë proces njëri nga mbështetësit e këtyre ndryshimeve) i rolit negativ të Perandorisë Osmane në historinë shqiptare, jo sa për sy e faqe, por duke i krijuar favore Turqisë bashkëkohore.
Pra, sipas mbështetësve të këtij procesi, historiografia shqiptare e ka mitizuar rolin negativ të Perandorisë Osmane dhe, duke e quajtur atë “pushtuese të egër”, përçon mesazhe negative edhe për Turqinë bashkëkohore. Prapavija është politike, nuk është aspak shkencore. Si në rastin e Këshillit të Europës, kur synohej që, duke zëvendësuar “pushtuesin serb” me “pushtetin serb” të krijohej një klimë e favorshme për kthimin e Kosovës nën Serbi, po sipas këtij modeli, historiografia shqiptare që e quan Perandorinë Osmane “pushtuese të egër”, bëhet pengesë që doktrina e Davutoglusë të gjejë hapësirë më të gjerë veprimi ndër shqiptarët. Më anë tjetër, pavarësisht kamuflazhit, korrigjimet dhe ndryshimet nuk janë aspak periferike, jashtësore, por prekin esencën e trashëgimisë kulturore shqiptare, prekin vetë konceptin e historisë sonë, kuptimin e saj, vlerën e saj. Për shkollarët shqiptarë, të Kosovës apo të Shqipërisë, ç’kuptim mund të ketë Skënderbeu me krejt historinë dhe krejt literaturën që i shoqëron bëmat e tij, nëse përballë nuk ka sulltanët pushtues, por ca përhapës të emancipimit? Ç’kuptim mund të kenë letërsia dhe dijet humane të Rilindjes Kombëtare, nëse përballë tyre nuk qëndronte një pushtues që ua kishte mohuar lirinë shqiptarëve, por dikush që rrezaton kulturë dhe civilizim? Idetë se shqiptarët kanë marrë pjesë aktive në ndërtimin e Perandorisë Osmane dhe se i kanë shfrytëzuar favoret që ua ka krijuar ajo, janë kryekëput ide të historiografisë serbe.
Fundja, historia e popujve të botës asnjëherë nuk është shkruar duke madhëruar vasalët dhe kolaboracionistët e pushtuesve, sado të shumtë që mund të kenë qenë ata, sikundër që as e drejta e popujve për liri nuk përcaktohet nga ky ves i shëmtuar njerëzor. Për më tepër, çdo shtet normal dhe çdo komb i emancipuar, prekjen nga dikush i jashtëm në gjëra kaq esenciale, siç është vetë kuptimi i mësimit të historisë, do ta konsideronte shkelje të dinjitetit, përçmim dhe fyerje.
Kush janë mbështetësit?
Idetë për një rol tjetër të Perandorisë Osmane në zhvillimet historike në botën shqiptare, në historinë e Kosovës në veçanti, kishin një mbështetje edhe para se të shfaqeshin në formën e tanishme. Që në vitet ‘70 të shekullit të kaluar në Prishtinë, në periudhën e liberalizimit të dijes historike, në mesin e historianëve tanë (me gjasë, nën ndikimin e historianëve të Turqisë) ishte shfaqur teza se islamizimi i shpejtë dhe masiv i shqiptarëve të Kosovës nën Perandorinë Osmane duhej parë në një këndvështrim pozitiv, sepse, sipas kësaj teze, ka qenë pikërisht ky islamizim që i ka ndihmuar ata të ruajnë identitetin dhe kombësinë, kundrejt sllavizimit, i cili i asimiloi në masë të madhe shqiptarët e krishterë në Kosovë dhe në viset përreth saj.
Se sa është e paqëndrueshme kjo tezë, mjafton të sjellim në vëmendje faktin se ishte pikërisht myslimanizmi sllav ai që hoqi përgjithmonë nga posedimi shqiptar Tivarin, Plavën, Tutinin dhe Pazarin e Ri. Më vonë, po këta zëra, ose të ngjashëm, hodhën idenë se Skënderbeu e ka dëmtuar substancën shqiptare me luftërat e tij kryeneçe kundër një perandorie të madhe, siç ishte Perandoria Osmane. Këto shqyrtime, ndonjëherë pseudoshkencore dhe ndonjëherë krejtësisht të përhanta, nga qarqet e disa historianëve u zhvendosën pak nga pak në rrethe fetare ose gjysmëfetare dhe gjysmëshkencore apo intelektuale. Duke ndjekur mënyrën e ndërtimit të doktrinave ideologjike, ligjësia historike shartohet me dogmën, në këtë rast me dogmën fetare, duke deformuar kështu jo vetëm perceptimin e historisë, por edhe krejt kuptimin e luftërave për liri, te shqiptarët dhe te mbarë popujt e botës. Ky është instrumentalizimi më i keq i historisë për efekte joshkencore. Por historia nuk mund të quhet e vlershme, nëse në interpretimin e saj nuk projektohet e ardhmja.
Për mbështetësit kosovarë të doktrinës së Davutoglusë, rikthimi në skenën ballkanike të një perandorie turke në kufijtë e Perandorisë Osmane, nëse jo me kufij politikë, atëherë gjithsesi me kufij ekonomikë, fetarë dhe kulturorë, së pari, do të fuqizonte faktorin shqiptar në Ballkan, madje duke arritur ta bashkojë atë, siç ishte i bashkuar në kohën e asaj perandorie (si alternativë e bashkimit të paarritshëm europian); dhe, së dyti, bërja e Kosovës republikë islamike, sipas tyre, do të shkonte më lehtë përmes një islami të moderuar, të tillë çfarë e kultivon Turqia moderne. Shqyrtimet e këtilla mendjelehta, të cilat fshehin brenda ca dredhi primitive, nuk besoj të krijojnë hapësirë më të madhe në botën shqiptare të ideve, sikundër që edhe kjo trysni politike e radhës mbi historiografinë, kulturën dhe mendimin shqiptar do të dëshmohet si një recidivizëm tragjik, i frikshëm për nga egërsia, por me parashenjën e qartë të dështimit pa alternativë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...