Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/10/11

“HELLO EUROPE” PRET KONKURRENTËT DERI MË 15 TETOR


Me temën “Hello Europe” Shoqata e Karikaturistëve të Kosovës “Thumbi” po organizon Festivalin Ndërkombëtar të Karikaturës në Kosovë.


“Thumbi” njofton se deri më tani kanë mbërritur 191 punime nga ma shumë se 50 shtete, kurse ky konkurs do të jetë i hapur deri më 15 tetor2015.

Kjo shoqatë gjithashtu fton të gjithë dashamirët e artit të karikaturës të aplikojnë në konkursin me temën e sipërmendur.

Përzgjedhja e karikaturave për katalog dhe ekspozitë bëhet me datën 17 tetor nga juria profesionale e zgjedhur nga shoqata. Ekspozita do të mbahet në Teatrin Kombëtar të Kosovës më 28 tetor në ora 19:00 kur do të shpallen edhe fituesit e festivalit.

Juria e festivalit përbëhet nga Soyran Caferlli nga Azerbajxhani, Javad Takjoo nga Irani, Jordan Pop-Ilev nga Maqedonia, Agim Krasniqi nga Kosova dhe Daniel Pito Campos nga Argjentina.

Çmimi për vendin e parë do të jetë 800 euro, për të dytin 400 euro, për të tretin 200 euro dhe pesë çmime speciale.







DHJETË ARSYE PSE LIBRAT E SHTYPUR JANË MË TË MIRË SE ATO ELE


Javën e kaluar, industria e librit ka publikuar shifrat që tregojnë se shitjet e librave elektronike (e-book), ka pësuar rënie.

Kjo është hera e parë që ka rënie në shitjen e tyre, kurse shitja e librave të shtypura është relativisht e qëndrueshme.

Huffingtonpost ka dhënë 10-të arsyet se përse librat e shtypura janë më të mira se ato elektronike.

Këto janë 10-të arsyet se përse duhet t’i lexoni librat e shtypur:

1. Librat e shtypur kanë fletët e këndshme dhe të buta për t’i prekur. Letra e bën leximin fizikisht të pëlqyeshëm. Të lexosh një “e-book”, ndjehet sikur jeni duke e përdorur një bankomat. Dhe nëse keni pasur një kompjuter të ndezur gjatë punës, përsëri duhet t’i ngulni sytë një ekrani.

2. Librat e shtypura janë më të mira në transmetimin e informacionit. Një studim i raportuar nga Guardian vitin e kaluar ishte zbuluar se lexuesit e librave elektronike kanë më pak gjasë që të kujtojnë ngjarjet në një roman mister, se sa njerëzit që e lexojnë atë të shtypur. Pra, nëse dëshironi që t’i kujtoni komplotet ose ngjarjet e tjera, libri i shtypur është më i përshtatshëm për të bërë një gjë të tillë.

3. Librat e shtypura janë tuajat për tërë jetën. Librat që i keni blerë në kolegj, do të jenë të lexueshme edhe pas 50 vjetëve. A mendoni se në 10 vitet e ardhshme do të funksionojë për ju libri elektronik?

4. Librat e shtypur janë përkujtim i udhëtimeve tuaja fizike dhe intelektuale. Një shikim i një libri në raftin tuaj iu kthen përsëri në vitin e dytë të shkollës së mesme. Poezitë e zgjedhura të Pablo Nerudas iu kujtojnë netët e vona të leximit të tyre.

5. Librat e shtypura janë shumë të mira për t’i ndarë me të tjerët. Nuk ka asgjë më të mirë se t’i jepni një mikut tuaj një libër dhe t’i thoni, “Duhet ta lexoni këtë”. Ka mënyra të ndryshme për të ndarë një libër elektronik me të tjerët, por ta bëni këtë e ka “ngrohtësinë” e të dërguarit një e-mail, ose duke e paguar dikë për t’i blerë atë libër online.

6. Mund të shkruani në margjinat e një libri të shtypur, dhe të nënvizoni fjalitë e juaja të rëndësishme. Edhe në e-books, një gjë e tillë është mundësuar, por ato thjesht nuk janë të njëjta, gjërat që i bëjmë në librin e shtypur duket se na ndihmon më tepër që t’i mbajmë mend.

7. Librat e shtypur kanë kopertina, në këtë mënyrë e dimë se çka njerëzit e tjerë janë duke lexuar, që e bën leximin një akt të komunitetit të ndërtimit. Një autobus plot me njerëz që janë duke lexuar libra të shtypur, më së miri tregon imazhin e një qyteti dhe çka është në mendjen e atij qyteti, dhe një koleksion i ideve se çfarë mund të lexoni në të ardhmen. Kurse një autobus me njerëz që janë duke lexuar libra elektronik, janë vetëm disa njerëz të zilët kanë një pajisje të ndezur para vetes.

8. Librat e shtypur janë shumë më mirë për autorët. Në vitet e fundit shtëpitë botuese u japin më pak përqindje autorëve për librat elektronik, që e bën të vështirë për autorët që të fitojnë për jetesë dhe të prodhojnë libra të rinj. Nëse dëshironi të mbështesni shkrimtarët, atëherë blini një libër të shtypur.

9. Librat e shtypur janë më të mirë për shëndetin tuaj. Një studim nga Shkolla e Mjekësisë së Harvardit në vitin e kaluar ka zbuluar se leximi i librave elektronik para fjetjes, ka ndikim negativ në aftësinë tuaj për fjetur, për shkak të emetimit të dritës, por ka ndikim edhe në shëndetin tuaj të përgjithshëm.

10. Librat e shtypur janë vjedhje-rezistente. Nëse e leni një libër në makinën tuaj, mund të jeni mjaft të sigurt se do të jetë aty kur të ktheheni. Kjo nuk ndoshta nuk mund të jetë e njëjta edhe me iPadin tuaj, ose pajisjet e tjera për leximin e librave elektronike. Dhe një bonos tjetër: Nëse libri juaj i shtypur bie në vaskë, ju mund ta thani atë me një tharëse flokësh.

FRANCESCO ALTIMARI : “URAT E ARBËRIT"


”Urat e Arbërit” e studiuesit të njohur arbëresh Francesco Altimarit është një vepër që dëshmon, jo vetëm dije të re, por dhe ekdotikë dhe epistemologji të re, mendësi të re.

Ai vjen tek lexuesi shqiptar i sotëm si një propozim për të ndryshuar mendje, për të parë përmes dritaresh interpretuese më në brendësi të botës arbëreshe, mbijetesës së italo-shqiptarëve (sipas emërtimit të E. Çabejt) dhe rolit të tyre për zgjimin e vetëdijes kombëtare dhe të mendimit shqiptar. Kështu shkruhet njoftimi që bën shtëpia botuese “Naimi” me rastin e daljes së librit në dritën e botimit.

Libri sjell fakte interesante nga historia e popullit tonë. Studiuesi i njohur arbëresh Matteo Mandala e ka vlerësuar gjithmonë kolegun e tij Altimarin për studimet që ka bërë në fushën e kërkimeve historiko-kulturore në mjedisin arbëresh, sidomos ato mbi dinamikat dhe dukuritë, të cilat gjatë shek.

XVIII përcaktuan zhvillimin e identitetit arbëresh. “Merita e Altimarit është se përmes studimeve të tij ka vërtetuar se ideologjia albaniste, jo vetëm që zuri fill gjatë gjysmës së parë të shek. XVIII, por pati si vatër qytetin e Napolit, kryeqendrën e Mbretërisë së dy Sicilive, ku arbëreshët që vinin nga trevat e ndryshme të Italisë së Jugut takoheshin dhe shkëmbenin idetë duke promovuar atë stinë kulturore të papërsëritshme që do të krijonte lëvizjen romantike të Rilindjes.

Falë këtij impostimi të ri është bërë i mundur rindërtimi i marrëdhënieve përmes të cilave u krijua një simbiozë ideologjiko-kulturore mes dy brigjeve të Adriatikut, çka lejoi depërtimin në trevat ballkanike të temave, ideve dhe miteve që ushqyen kulturën politike nacionaliste të elitave intelektuale shqiptare", ka thënë kolegu i tij, studiuesi dhe albanologu Matteo Mandala.

'HUFFINGTON POST' PUBLIKON LISTË LIBRASH TË GJENIVE




Gazeta “Huffigton Post” ka publikuar një listë me disa libra, të cilët janë shkruar nga njerëz që konsiderohen si gjeni.

Lista fillon me autorin Ta-Nehisi Coates me librin e tij “Between the World and Me”.

Edhe autori Ben Lerner konsiderohet nga gazeta “Huffington Post” si gjeni, duke u nisur nga libri i tij “10:04” në të cilin ka arritur të përziejë disa zhanre. Ndërsa autorja Alison Bechtel me librin e saj “Fun Home” ka arritur që të ndryshojë disa pikëpamje për mënyrën sesi ne i konceptojmë gjërat.

Ndërsa libri “This is how you losse her” nga autori Junnot Diaz rrëfen një storie për një dashuri të humbur. Edhe librat “Americana”, “Tenth of December”, “Dissident Gardens” janë klasifikuara nga gazeta “Huffington Post” si librat më të mirë.

LIBRA TË RINJ







Michel Houellebecq

“Nënshtrimi”

Përktheu: Edit Dibra

Botimet:”Skanderbegs books”

Pra, shtatë vjet pas 7 janarit tronditës të këtij viti, kur sulmi terrorist mbi revistën satirike “Charlie Hebdo”, ndodhi po ditën e publikimit të “Nënshtrimit”. Libri u shit qysh në orët e para në mënyrë marramendëse, si rrallë ndonjë autor francez deri më sot dhe vazhdon ende të jetë ndër librat më të shitur e më të përfolur në botë. Por tani, atij personazhit vanitoz, të lodhur e të lektisur, që endet dukshëm në veprat e Houellebecq (këtë herë me emrin Fransua, një profesor letërsie në Universitetin e Sorbonës), do t’i duhet të përshtatet me regjimin e ri islamik, i ardhur në pushtet pas zgjedhjeve presidenciale në Francë që drejtohet tashmë nga Muhamed Ben Abesi, politika e të cilit po nis ta dizenjojë atdheun e tij me një mjedis krejt tjetër – norma, veshje, sjellje, martesë, të drejta, seks, familje, shkollim – nga ai që është mësuar deri tani profesori ynë.

Veronica Roth

Katra
Përktheu: Taulant Hatia
Botimet: “Morava”

Fillimisht Veronica Roth nisi ta shkruante Divergjenten nga perspektiva e Tobias Itënit, një djalë nga Vetëmohuesit, që përjetonte tensione të forta me të atin dhe që donte të çlirohej nga grupimi i tij. Pas tridhjetë faqesh, ngeci, sepse rrëfimtari nuk i dukej i përshtatshëm për historinë që donte të tregonte.

Katër vjet më vonë, iu kthye përsëri kësaj historie, gjeti personazhin e duhur, një vajzë nga Vetëmohuesit, që dëshironte të njihte veten. Por, Tobiasi nuk u zhduk kurrë, ai hyri në histori si Katra, trajneri, shoku, i dashuri i Trisit. Ai ka qenë gjithmonë një personazh që ajo ka dashur ta eksplorojë më tepër, për shkak të mënyrës sesi shfaqej në çdo faqe të librit. Më së shumti është një personazh i fuqishëm për shkak të mënyrës me të cilën i kapërcen kundërshtitë madje, në disa raste, del edhe më i fortë prej tyre. Seria e ndjek Trisin nga çasti kur ajo merr në duar kontrollin e jetës dhe identitetit të vet dhe me këto histori, mund të ndjekim edhe Katrën, ndërsa bën të njëjtën gjë.
Pjesa tjetër, siç thuhet, është vetëm histori.

Michel Houellebecq

Thërrmijat elementare
Përktheu: Edit Dibra
Botimet: “Skanderbeg Books”

Dy gjysmëvëllezër janë karakteret gati të vetmuara të këtij rrëfimi. Mishel Zherzinski, një shkencëtar superan dhe Brunoja, një mësues i pafat. Ata janë të dy frute familjesh të ndara dhe po aq ndarje dhe vetmi u derdh edhe shoqëria, pjesë e së cilës janë. Brunoja e gjen shpëtimin te seksi, shpesh edhe duke abuzuar. Misheli është ithtar i shkencës, një biolog i joshur nga profesioni i tij asisoj, sa nuk arrin të ndërtojë dot një jetë të tijën personale. Për të dashuria mbetet një mirazh i ftohtë dhe i largët. Por, sa për ta shtënë lexuesin në dromca shprese, Michel Houe llebecq u jep mundësinë personazheve të tij që ta rrokin atë që mund të quhet dashuri.

Por në qendër të botës, mëshon idenë e tij të përjetshme autori, është seksi dhe jo dashuria, e cila, duke qenë aq ideale, është vetëm një vagulli në këtë shoqëri konsumizmi dhe kalkulimi.

Lesley Lokko

E gjora vajzë e pasur

Përktheu: Shpresa Osmeni
Botimet: “Toena”

Tri shoqe të lidhura nga një miqësi e vërtetë që në bankat e shkollës. Niki është vajza e një miliarderi, e cila kërkon dashuri dhe vëmendje nga i ati; Tori, e mbytur nga pesha e kujtimeve, është në kërkim të vetvetes; Kerin është e varfër, me një familje të çoroditur, por me një inteligjencë dhe vullnet të përkryer. Të tria vajzat rriten duke mësuar të mbështeten në forcat e veta, të dashurojnë marrëzisht, por edhe të reagojnë ndaj keqkuptimeve. Në jetën e tyre ndërhyn Estela, një prostitutë e bukur, e pushtuar nga ndjenja e hakmarrjes. Çfarë mund të ketë të përbashkët Estela me tri vajzat? Çfarë synon hakmarrja e saj? Dhe çfarë fsheh në të vërtetë Xhimi Harte, babai i Nikit? Me romanin “E gjora vajzë e pasur”, Lesley Lokko ka sjellë një histori plot ndjenja dhe pasione, duke ndërthurur fatet e protagonistëve të saj mes Londrës, Parisit, Nju Jorkut dhe Zimbabvesë.

SVETLANA ALEXIEVICH FITUESE E ÇMIMIT NOBEL PËR LETËRSI



Svetlana Alexievich shkrimtare nga Bjellorusia është fituese e çmimit Nobel për letërsi për këtë vit.

Librat e Alexievich janë përshkruar si një kronikë letrare të historisë emocionale e njeriut gjatë periudhës sovjetike dhe post-sovjetike.

Veprat e saj më të rëndësishme në anglisht janë përshkrime nga lufta në Afganistan (Zinky Boys) dhe një histori gojore për katastrofën e Çernobilit (Voices of Chernobly).

GRATË QË KANË FITUAR ÇMIM NOBEL NË LETËRSI


Svetlana Alexievich është e para gazetare që fiton çmimin Nobel në letërsi. Ajo renditet e 14 në listën e femrave që kanë marrë këtë vlerësim nga Akademia e Shkencave në Suedi.

Si gazetare investigative, ajo është bërë e njohur me librin "Zëra nga Çernobili", ku ndër të tjera shkruan "Më tregoni një novelë të imagjinuar për Çernobilin, nuk ka asnjë sepse realiteti është më shumë sesa fantazi".

Për herë të parë një grua fitoi çmimin Nobel në letërsi në vitin 1909, Selma Lagerlöf. Është e njohur thënia e saj: “Asgjë në botë nuk mund t’ ju bëjë “make up” kur keni humbur dikë që ju ka dashur!”

Sipas një legjende të lashtë në Sardenjë, trupat e atyre që kanë lindur në prag të Krishtlindjeve kurrë nuk do të shpërbëhen në pluhur, por do të ruhen deri në fund të kohës. Kjo është një ndër thëniet më të famshme të fitueses së çmimit Nobel në letërsi në vitin 1926, Grazia Deledda.

Dy vite më vonë, sërish fituesja do të ishte një femër. Sigrid Undset është e fmashme për pikëpamjen e saj për shkollën: "Unë shkova në një shkollë sepse babai im ishte në dijeni se ditët e tij ishin të numëruara dhe ai ishte i shqetësuar për mua që të merrja një edukim të mirë e të ndiqja hapat e tij. E urreja shkollën aq intensivisht, ajo ndërhynte në lirinë time."

Të gjesh lumturinë në punë është si të zbulosh burimin e rinisë. Kështu shprehej fituesja e çmimit Nobel në vitin 1938, Pearl Buck.

Gabriela Mistral ishte fituesja e radhës femër në vitin 1945. Dashuro të bukurën, thoshte ajo, është hija e zotit në univers.

U deshën 21 vite që Nelly Sachs të sillte Nobelin e Letërsisë te femrat, në vitin 1966. Ajo thotë: "Ne e frymëzuam ajrin e lirisë pa njohur ndonjë gjuhë apo njeri".

Ndërsa më shumë se dy dekada më vonë, më 1991 femra e radhës fituese ishte Nadine Gordimer. Sipas saj, “e vërteta nuk është gjithmonë e bukur, por uria për të është gjithmonë e tillë”.

"Pasioni nuk është kurrë i mjaftueshëm e nuk është as aftësi. Nëse dëshiron të fluturosh duhet të heqësh dorë nga gjërat që të mbajnë poshtë". Kështu shprehet Toni Morrison, fituese e çmimit Nobel në vitin 1993.

Një tjetër grua e dashuruar me librat tiumfoi në vitin 1996. Wislawa Szymborska thotë: "Unë jam e modës së vjetër dhe mendoj se leximi i librave është mënyra më e mirë që ka shpikur njerëzimi për të kaluar kohën".

Në listën e fitueseve nuk mungojnë ato që mund mbështesin feminizmin. Elfriede Jelinek, fituese në vitin 2004, thotë: "Unë nuk luftoj kundër burrave, por kundër sistemit që është seksist”.

"Çfarëdo që ju jeni duke menduar për të bërë, bëjeni tani. Kushtet janë gjithmonë të pamundura". Kështu thotë Doris Lessing, fituese e vitit 2007.

Dy vite më vonë, sërish ishte një femër, Herta Müller. Sipas saj, çfarë nuk mund të thuhet, mund të shkruhet. Sepse të shkruarit është një akt i heshtur, një punë nga koka te dora.

Fituesja e fundit femër ishte në vitin 2013: Alice Munro. Është e famshme shprehja e saj: "Gjithmonë mbani mend se kur një burrë ikën nga shtëpia, ai lë gjithçka pas... Kur një grua largohet, ajo merr me vete çdo gjë që ka ndodhur aty".

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...