Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/10/21

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)

Gjuha Shqipe

Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjâma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â' gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; â' e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhè ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubinit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'amëshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat tona
qi prej djepit na kanë thânun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhânun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalë mbas djali.
Shqyp na vete, po pik' mâ para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp mâ s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë kta për dhè të't'Parvet.
Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xûni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kênë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për tê gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
Nper gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!

--

Shqypnia

Edhè hâna do t' a dijë,
Edhè dielli do t' két pá,
Se për qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk ká !
Fusha t' gjâna e kodra t' blera,
Zijes s' mnershme larg kû âsht droja,
Me gaz t' vet ktû i veshë Prendvera,
Si t' Parrizit t' larmet shtroja.
Nën nji qiellë përherë t' kullueme,
N' rreze e n' dritë përshkue unjí,
Bjeshkë e male të blerueme
Si vigâj shtiellen n' ajrí.
Ke ato bjeshkë e ke ato male
Kroje t' kjarta e t' cemta gurra,
Tue rrëmbye npër mriza hale,
Gurgullojn npër râjë e curra.
Mbi ato male e bjeshkë kreshnike
Léjn mande' ata djelm si Zâna,
Armët e t' cillvet, përherë besnike,
Janë përmendë ndër fise t' tana.
Atje léjn, po Toskë e Gegë,
Si dý rreze n' flakë t' nji dielli:
Si dý rrfé, qi shkojn tue djegë,
Kúr shkrepë rêja nalt prej qielli.
Oh! Po, e din i prûjtë anmiku,
Se âsht rrfé zogu i Shqyptarit,
Rijtun gjakut kah çeliku
N' dorë t' ktij shndritë për vend t' të Parit.
Ato male të madhnueshme,
Ato, po, kanë mûjtë me pá
Se sa forca e pafrigueshme
N' turr t' Shqyptarit pît ka rá.
Dridhet toka e gjimon deti,
Ndezen malet flakë e shkndija,
Ka' i frigueshëm, si tërmeti,
Atje rrmben kû e thrret Lirija.
Lume e shé para atij ngelin,
I a lshojn udhën dete e male;
Mbretënt fjalën s' mund t' i a shkelin,
Turrin ferri s' mund t' i a ndalë.
Shkundu pluhnit, prá, Shqypní,
Ngrehe ballin si mbretneshë,
Pse me djelm, qi ngrofë ti n' gjí,
Nuk mund t' quhesh, jo, robneshë.
Burrë Shqyptár kushdo i thotë vetit,
Qi zanát ka besë e fé,
Për Lirí, për fron të Mbretit
Me dhânë jetën ka bâ bé.
Sy për sy, po, kqyr anmikun;
Përse djemt, qi ti ke ushqyue,
S' i ka pá, jo, kush tue hikun:
Friga e dekës kurr s' i ka thye,
Kaq të bukur, kaq të hieshme
Perëndija t' fali i Amshueshëm,
Sá 'dhe deka âsht për tý e shieshme:
N' gjí t' and vorri âsht i lakmueshëm.
Po, edhè hâna do t' a dijë,
Edhè dielli do t' két pá,
Se për qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk ká !
Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní,
Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera,
E me dije e me Lirí
Për jetë t' jetës të rrnoftë tý ndera.

--

28 Nanduer 1913

Oj Zanë, t'këndojm... t'vajtojm, deshta me thanë;
Pse sot ditë kangët s'asht për mue e tye.
Po ç'gzim kjo ditë ne mundet me na dhanë,
Kur, qe; mbas nji motmoti q'iu pëlqye
Europës shqiptarin zot n'shpi t'vet me lanë
E kujt pose Hyut, n'këtë jetë mos me i shërbye,
Shqiptari i ndam' prap me vedvedi gjindet
E shk'asht ma zi, prej vedit edhe s'bindet...
............................................................................
Flamuri kombtar nuk ka ç'ka ban nder ne,
Po kje se dashtni nuk kem' për Atdhe!
E, drue dashtni për Atdhe nuk ka shqiptari;
Me gjasë, s'çan krye shqiptari për komb t'vet,
As për at gjuhë të ambël qi i la i Pari,
As pse Shqipnia n'vedi u ba sot shtet;
Pse e shoh se veç atje ku xhixhllon ari
Pa frymë e tue dihatë vrap ai nget,
Si Krishtin shiti Juda Iskarjot,
Drue Adheu ndër ne po shitet për një zallotë...
A thue mos fola keq?... Po lypi t'falun,
Përse ktu vetë me fue nuk due kërkëndin,
E pse asht mirë fjalën n'zemër t'fryt m'e ndalue,
Por ai, qi të liruem me e pasë s'don vendin,
A prej së tjerëve s'don me ia lshue rendin
A thue ai s'asht Judë? Po, kambë e krye Iskariota!,
E pra kso nipash ka edhe shum Kastriota...
E po për ata qi detyrë e nder harrue,
Qi marrë e turp kaherë flakërues mbas shpinet,
M'visar t'Atdheut me t'huej shkojn tue tregue
Kush ndyet mbas Frankut rrejtë, kush mbas stërlinet
Kush pse dinari tepër i ash lakmue.
E Atdheun' prej t'huejsh me e qitun duen bashtinët,
Thue edhe për ta ndokuj do t'i vijë çuda,
Kur them se nuk janë tjetër veçse Juda?...
Po, Juda janë e gjinde janë tradhtarë.
Mori
M'kamë kryekungujt prej si u vunë,
Duel padija n'krye të vendit;
Njerzt e kënuen u poshtnune,
Metën t'urtit jashtë kuvendit.
Duel me faqe t'bardhë trathtari,
Shpirt e fis qi ka kuletën;
U ndëshkue pa dhimë Shqyptari,
Qi për fis nep gjan e jetën.
Shqynis zani atbotë i humi,
T'huejt mi qafë i a vunë themrën,
E e mloj skami, terri e gjumi,
Djelmt e vet i a lnurën zemrën.
E Shqyptarët jo veç s'e nisen
Për kto punë përjashta Momin.
Por ma fort, medje, e konisen.
Msue gjithmonë me ndërue llomin...
E njikshtu, qitash, njaj i cilli
S'e la mrendë e detit vala,
S'e la ferri, toka e qilli,
N' Shqypni majet porsi njala.

--

Shqypnisë

T'falem, Shqypni, ti i shpirtit tem dishiri!
I lum njimend jam un n'gji tand tue rrnue,
Tue gzue t'pamt tand, tue t'hjekë atë ajr t'kullue
Si Leka i Madhi e Skandërbegu i biri
Kje i Lumi vetë, qi mue m'dërgo ksi hiri
Për nën qiellë tande t'kthielltë un me u përftue.
Malet e hjedhta e t'blerta me shikjue,
Ku Shqypnija e Burrit s'dron se i qaset niri.
Ktu trima lejn gjithmonë, pse ti je nana
E armvet n'za, qi shndrisin duert e t'lumit,
Kah des për ty i rrebtë e trim si zana:
Eden n'Balkan ti je; ti prej t'Amshumit

--

Kënga e Parë (Cubat)

Gjendja historike e vjetit 1858 dhe plani i poemit. Turqija nisë të ligështohet. Popujt e Ballkanit i dalin doret. Shqiptarët zgjohen: mendojnë edhe ata të fitojnë lirinë. Ndeshen me nji anmik tjetër. Knjaz Nikolla i Malit të Zi synon të shtijë në dorë pjesën veriore të Shqipnisë, i nxitun dhe i mësuem nga Cari i Rusisë. Ky i shkruen nji letër tanë dredhì e përkëdhelje Krajl Nikollës: i premton bukë e fishekë, mjaft që mos ta làjë Turkun të qetë. Letrën ia ep lajmëtarit (kasnecit) të vet, i cili mbas nji udhëtimi të gjatë, kapet në Cetinë, ku edhe dorëzon shkresën. Knjazi e këndon me vëmendje. Menjiherë çon e thërret serdarin e Vasoviç-it, Vulo Radoviç-in. Mbasi e merr me të mirë e ngarkon të formojë nji çetë cubash dhe me ta të biejë në Vraninë, për me plaçkitë e për me vrà.

C U B A T
Ndihmò, Zot, si m'kè ndihmue!
Pesëqind vjet kishin kalue
Çëse të buk'rën ketë Shqipni
Turku e mbate në robnì,
krejt tu' e là t'mjerën në gjak, (5)

frymën tue ia xanun njak,
e as tu' e lanë, jo, dritë me pà:
kurr të keqen pa ia dà:
rrihe e mos e lèn me kjà:
me iu dhimbtë, po, minit n' murë, (10)

me iu dhimbtë gjarpnit nën gurë!
Veç si 'i dèm, vu n'lavër spari,
qi, ka' e vret zgjedha e kulari
kah nuk bàn m'e thekë strumb'llari,
s'ndigjon me tërhjekun m'pluer: (15)

e tue dhanë kryq e tërthuer,
tu' i dhanë bulkut shum mërzì,
me u vu s' ryset për hullì
e as me shoq ai pendë me shkue:
kështu Shqiptarët, të cilt mësue (20)

s'din' me ndejë rob nën zgjedhë t'huej,
pagë e t'dheta me i là kujë:
por të lirë me shkue ata motin,
veç mbi vedi tue njohtë Zotin,
e as kurrkujë n' këto troje t' veta (25)

mos me i bà kurr tungjatjeta,
n'braz me Turk kurr nuk kanë rà
e as kurr pushkën s' ia kanë dà;
por t'janë grì me tè e t'janë vrà,
si me kenë tu' u vrà me Shkjà (30)

E prandej si pat fillue
Turkut Ora m' iu ligështue,
e nisë pat m' iu thy' atij hovi,
m' qafë përditë tu' i mbetë Moskovi:
e ato fiset e Ballkanit, (35)

zunë me i dalë dore Sulltanit,
nisë Shqiptarët kanë me u mendue,
si Shqipninë me e skapullue
zgjedhet t' Turkut : qi si motit
n' ato kohët e Gjergj Kastriotit, (40)

krejtë e lirë kjo t'ishte, e askujë
n'daç t'jetë Krajl a Mbret i huej,
me i bà kurr mà tungjatjeta,
kurr me i là mà pagë e t'dheta:
edhe Flamuri i Shqipnisë, (45)

si fletë Engj'lli t'Perëndisë,
si ajo flaka e rr'fesë zhgjetare,
me u suvalë prap n'tokë shqiptare.
Kur qe ai Knjazi i Malit t'Zi,
Knjaz Nikolla, 'i gërxhelì: (50)

gërxhelì, por belaçì:
na dyndë top, na dyndë ushtrì
edhe del e bjen n'Shqipnì,
për me shtrue këto bjeshkë e vërrì,
shka merr Drinin për s'të gjatit (55)

der' n' Kalà të Rozafatit,
ku ai me ngulë do' "trobojnicën",
do' m' ia vu Shkodrës "kapicën":
me bà Shkodrën Karadak,
mbasi 'i herë ta kisht' là n'gjak! (60)

Ka ndejë Turku e këqyrë haru,
pika-pika lotët tu'i shkue,
kah s'ka Shkjaut si me i qindrue;
se Moskovi e ka rrethue:
ka Stambollën muhasere! (65)

Bàjnë shtatë Krajlat muzhavere
Shoq me shoq, tue shartue zì
-si ata e zeza m'i pastë mb'lue!-
për të buk'rën këtë Shqipnì,
si m'ia lëshue n'dorë Malit t'Zì. (70)

M'kambë Shqiptarët atëherë t'janë çue.
Sa mirë n'armë na janë shtërngue!
T'fortë kanë lidhë nji besë të Zotit,
si të Parët ua lidhshin motit
n'ato kohë t'Gjergj Kastriotit: (75)

me 'i kambë mbathë e tjetrën zbathë,
gjanë e gjallë pa grazhd mbyllë n'vathë,
diku ngranë, diku pa ngranë,
harrue grue, motër e nanë,
sy'n agzot, zemrën barot, (80)

e si ai plajmi me furì,
t'kanë rrà ndesh Malit të Zì,
për t'gjatë t'Cemit n'atë kufì,
ku edhe trimat t'janë përlà:
t'janë përlà Shqiptarë e Shkjà, (85)

ballë për ballë ata tu'u vrà,
fyt-a-fyt, ofshè! tu' u prè:
tue mbetë shakull përmbi dhè,
mish për shpez e kaçubeta,
gjithku kje ajo pika e djalit, (90)

gjithku kjenë sokola malit,
pa kjà m'ta as nanat e shkreta.
Veç se, po, me parzme t'veta
Aty Shkjaut sulmin kanë thye.
Mbasi Shkjaut sulmin kanë thye, (95)

bàjnë kuvend Shqiptarët n'mjet vetit
e 'i fjalë t'madhe çuekan Mbretit:
se jo veç qi Knjaz Nikollës
nuk i lajnë kurr pagë e t'dheta,
porsè as Mbretit të Stambollës (100)

s'duen me i bà mà tungjatjeta,
e se dore duen me i dalë:
se Shqipninë nuk po e kisht' falë
Perëndia për çerkez,
Turq, manovë, likurazez; (105)

por për do sokola mali,
qi "Shqiptarë" bota po i quete,
për ta gëzue këta djalë mbas djali,
der' qi jeta mos t'u shuete.
Turku fjalën e ka ndì': (110)

se ç'asht mbushë ai me mënì!
Se edhe lëshue ç'ka mbi Shqipnì,
gjallë Shqiptarët ai me i përpì!
Por Shqiptari gjallë s'përpihej,
e as me u shkelë, besà, s'po lihej, (115)

kur po i mbushej mendja e vet,
për Shqipnì me bà gajret,
n' dashtë ta mësyjnë Krajl edhe Mbret.
Edhe kështu t'janë kapërthye
grykë për grykë Turq e Shqiptarë, (120)

pa dhimbë krenash tue u thye
si me thye kunguj npër arë.
T'iu dha zjarm atëherë Ballkanit,
Shkjau: kah drote se Shqipnia
Nji herë shkëputë dore s' Sulltanit, (125)

mà s'do t'bite n'kthetra t'tija,
si atij hangër ia kisht' palla:
merr e mësynë m'Turk fulikare,
e si derrat me çakalla
t'janë mbërthye, t'janë kapërthye: (130)

haju, ngaju, çaju, vraju,
m' pushkë e m'top gjueju batare,
gjaku rrëmbè npër rrahe e qare,
e npër fusha e npër gajusha,
der'qi s'mbramit, n'p'r' atë zhumhùr, (135)

zgjedhë s' Turkut pështoi Shqipnia
e duel m'veti si dikùr:
si premtue kisht'Perëndija;
por si dashtë, besà, lum vëllau,
s'do t'kisht' pasë as Turku, as Shkjau. (140)

Se s'ka dashtë Turku lirì,
ma merr mendja; veç un s'dij
Knjaz Nikollës kah gjith kjo zemër
ardhë i paska, qi nën themër
rob Shqiptarët po don me i shtrue, (145)

edhe atë tokë ai me pushtue,
për të cilën vetoi motit
shpata rr'fè e 'i Gjergj Kastriotit?
E qi s'paska dert aspak,
se Shqipnì dhe Karadak (150)

krejt me atë punë po i làte n'gjak?
Zemra i ardhka prej Moskovit!
N'Petrograd Cari i Moskovit
Nji bè t'madhe po e kisht' bà:
m' e ndie plak e kalamà: (155)

se ai natë t'madhe s'do t'kremtote,
se ai kumbarë as krushk s'do t'shkote:
gostë as darsëm nuk do t'ngrifte,
s'do t'u late as s'do t'u krifte,
as s'do t'dilte n'log t'kuvendit, (160)

për pa i hi Stambollës përmbrendit,
për pa këcye mbi post të Mbretit,
me u bà zot i tokës e i detit;
edhe Europës tregun m'ia prè,
mos m'e lanë me shitë, me blè, (165)

mos m'e lanë me çilë kund punë;
por me bà qi ajo përdhunë,
për me çue 'i grimë bukë te shpija,
rob të ngelte n'kthetrat t'tija,
n'ato kthetra me gjak zhye, (170)

mësue gjithmonë n'gjà t'huej me gërrye!
Por, pse ishte 'i skile e vjetër,
si për fjalë ashtu për letër,
mos m'iu gjetë kund nji shoq tjetër,
ai po e dite mirë e hollë, (175)

se isht' do punë me hi n'Stambollë:
se isht'do punë Turkun me e thye,
pa sharrue vetë mbrendë me krye.
Prandej xèn ai me trillue,
m'shpinë Shkjeninë Turkut m'ia lëshue: (180)

m'ia lëshue m' shpinë Shkjetë e Ballkanit,
qi me i qitë këta punë Sulltanit;
me i qitë punë këta 'i herë mà para
me trazime e punë t'pambara,
e mandej vetë prej Rusiet, (185)

si harusha prej pusiet,
me i rà Turkut fulikare,
m'zhbì n'vend, m' e qitun fare;
për pa bà me mend pleqnì,
se me atë punë botën unjì (190)

mujte ndoshta, m' e pështjellë n'zì
Kur ketë punë e ka pleqnue,
ka marrë trimi e n'odë ka shkue,
ka ndejë n'tryezë e asht vu me shkrue,
me u shkrue miqve kah Serbia, (195)

kah Zagrebi e kah Sofia
me lidhë besën shkaf asht Shkjà,
mbi Budin, m'çanak-kalà,
edhe tok këta ndërmjet vetit
mos m'ia dà të keqen Mbretit; (200)


por m'e nxitë, por m'e mërzitë,
m'iu vardisë si 'i ditë për ditë,
herë për shtek, herë për kufì,
tash me peng tash me pleqnì,
por gjithmonë, po, pa kanu, (205)

veç si t'mujnë n'teposhtë m'e vu.
Mbasandej, ky zogu i Shkinës,
merr e i shkruen Knjazit t'Cetinës,
merr e 'i letër, ia angllatisë,
me dredhì tue ia qindisë: (210)

Ti, qi jè qaj Knjaz Nikolla,
falmëshëndet Cari i Rusisë,
se zà t'madh për ty kam ndie
qi jè trim e gërxhelì,
qi jè burrë e kuvendtàr, (215)

me ta drashtë hijen anmiku,
por, me gjasë, kjo fjalë s'isht' gjà;
pse qe ti m'atë rrasë Cetine
më kè ndejë me 'i gjysmë opinge,
e jè bà, po, gazi i dheut, (220)

tue mërzitë miq e kumbarë,
veç e për bukë thatë në gojë.
Mje sa Turku, përbri tejet,
dredhun çallmën m'vetull t'synit,
derdhë shallvarët ai pala-pala, (225)

rrin e ban kokrrën e pallës,
e as m'e pà ti s'mund ta shofish
përmbas kodrës së pilafit
Po a thue, t'la ty kamba e dora,
ase ngjitë jè ndoshta n'rrogë, (230)

jo se hi kè bulk n' e huejën,
qi s'po ndihesh kund për s'gjalli?
Mo', bre burrë, se nuk ka hije
Urtë me ndejë Cubi i Cetinës,
edhe n'shpì me e shkuem ai motin, (235)

tue u ndeshë npër furka t'gravet!..
Po a s'ta mbushë synin Shqipnia,
me ato male të madhnueshme,
me ato fusha të blerueshme,
qi kurrkund s'jè kah orvate, (240)

me ia shkye 'i skundillë për veti?..
M' tè, krah-thatë, e mos rri fjetun!
Pse pa luejtë ti kambë e dorë,
s't' ndihmon Zot as i Shën Nikollë:
Por ti luej, nafaka luej, (245)

ka pasë thanë ai burri i huej;
sa për bukë e për fyshekë,
piqu n'mue, se t'i qes vetë;
edhe kësulën vène n'sy,
se të nget Mbreti i Stambollës: (250)

nuk ta là me t'prekë me pupël -
Letrën kështu Cari e ka shkrue,
edhe mirë e ka palue,
e e ka mbyllë me dyllë të zi;
ia ka dhanë kasnecit t'rì, (255)

me ia çue Knjazit n'Mal t'Zì.
Letrën n'gjì ka qitë kasneci,
ka thekë kambët ai sa mund heci:
ka lanë mbrapa fushë e zalle
kapërcye ka bjeshkë e male, (260)

edhe dalë ka lum e shè:
ka shtegtue për ujë e dhè,
der'qi'i ditë, tue marrun dielli,
në Cetinë ka behë ai filli:
shtjerrë opangat, grisun setrën; (265)

Knjazit n'dorë ku ka dhanë letrën,
me dyllë Cari si e kisht' mbshilë.
Ka marrë Knjazi edh' e ka çilë,
e ka çilë edh' e ka këndue,
tri herë rresht ai e ka këndue, (220)

tri dit rresht edh' e àsht mendue;
mbasandej ai fjalë ka çue
njatij Vulo Radoviçit,
kërkserdarit t'Vasoviçit,
qi me dalë me rà n'Cetinë, (225)

pa këqyrë shteg, pa këqyrun stinë:
me flut'rue si gjeraqinë,
për me u pjekë me "Gospodarin".
Njeky Vuloja Serdari
Kisht' pasë kenë nji trim i çartun: (280)

m'e pasë randë toka m'e bartun.
Pa tè prè kund s'ishte marrë,
pa fjalë t'tij ngarkue s'ishte marrë,
pague s'ishte varrë as gjak,
s'kishte vu nuse duvak, (285)

as s'isht' dà gjyqë a pleqnì.
Pse edhe Turku i Malit t'Zì
po e kisht' pasë shqipe mbi kry',
mos m'e lanë me pà me sy.
-Se edhe 'i punë, ky zogu i Shkinës, (290)

po e kisht' bà m'atë udhë t'Cetinës.
Paska marrë e shi në rrugë
Për tërthuer shtrika nji stugë,
edhe i çueka fjalë tërthores,
qi shka àsht Turk i Cernagores, (295)

mos me mujtë m'e shkapërcye,
për pa là 'i dukat për krye -
Bre! kish' kenë edhe 'i farë burri,
larg e larg me i dajtun turri.
Fëtyra e tij porsi duhia, (300)

syni i tij, tanë zjarm e shkëndia;
vet'llat trashë ngèrthye kulàr,
porsi lesh derrit bugàr;
vesh e m'vesh dega e mustakut,
si dy korba lidhë për lakut; (305)

edhe i mbrrijte kryet në trà:
burrë i atillë me sy me u pà.
Veshë e mbathë e m'armë shtërngue,
kishe thanë se àsht lè drangue.
Se këtè Knjazi fort e dote, (310)

fort e dote edhe e ndigjote;
pse edhe i urtë ai kishte ndodhë,
me ia prè mendja fort hollë.
Prandej Knjazi i çueka fjalë
Në Cetinë për ngut me dalë. (315)

Edhe Vulja bjen n'Cetinë,
pa këqyrë shteg, pa këqyrun stinë,
tue flut'rue si gjeraçinë.
N'atë Cetinë kur Vulja zbriti,
atè Knjazi mirë e priti, (320)

mirë e priti e n'odë e qiti,
i qiti duhan e kafe,
edhe nisi kështu t'bajë llafe: -
Ku jè, Vulo, eh kopilane!
Se ti ujk, po, né na u banè, (325)

ke s'po duke kah Cetina,
ku kè miq e probatina,
qi s'të ndërrojnë me sy të ballit?
Po, a kè mujtë? a kè farë hallit?
Si po t'shkon n'Vasoviq moti? (330)

Për jetë tande ! si do' Zoti,
merr e i thotë Vulo Serdari;
pse sivjet, lum "Gospodari",
nuk ka pasë toka valigë,
e ka ardhë nji kohë e ligë, (335)

sa nuk dij si ka m'iu bà,
për me pështue do rob e gjà,
pse edhe buka asht tue na lànë.
Hajt, eh qè'! Knjazi i ka thanë.
Se s'po gjenë cubi me ngranë. (340)

Se s'po gjenë skyfteri mish.
Se ti e nxjerrë korën dy fish!.
Mjaft t'i biesh ndo'i vendit prè,
se po e ban me lopë e qè,
sa me mbajtë njerztë e kujrisë, (345)

jo se mà gjindën e shpisë.
A din shka, Vulo Serdari,
ndiej shka t'thotë ty "Gospodari":
pështilli bashkë nja disa cuba:
t' idhtë si gjarpni ndër kaçuba, (350)

t'lehtë e t'shpejtë si gjeraçina:
edhe lëshoj ti kah Vranina,
për me vrà ata e për me prè,
për me djegun gur e dhè,
mbrendë tue vjedhë e tue plaçkitë, (355)

tue grabitë e tue robitë,
n'daç me natë e n'daç me ditë;
se un prandej të kam çue fjalë,
der' n'Cetinë nji herë me dalë,
pse dishka mue tash m'ka këcye, (360)

prap me Turk me u kapërthye:
prap me Turk, po, na me u vrà.
Pse edhe as hije, thom, nuk kà,
urtë ma ndejun Turk e Shkjà.
E kështu, tue ligjërue, (365)

krye më krye tue bisedue,
hollë e gjatë e ka qortue,
si me u sjellë e si me u mprue,
për m'e là Vraninën n'gjak.
E si vesht janë marrë me fjalë, (370)

Knjazi n'bukë atè e ka ndalë,
edhe falë i ka do pare;
e i ka falë nji "xheverdare",
krejt n'argjand kondakun ngrì,
mos m'e gjetë shoqja n'Mal t'Zi: (375)

m'e drashtë vjerrun në sërgjì,
jo mà n'krah të nji luftarit,
jo mà n'krah t'Vulo Serdarit,
qi isht' me brè hekur me dhambë!
Atëherë Vulja àsht çue në kambë: (380)

ka bà Knjazit "tungjatjeta",
edh' àsht nisë malit përpjeta,
udhës me mend ai tue përblue,
si Vraninën me shkretnue,
Knjazi ashtu si e kisht' qortue. (385)

 

--

Dëshmorëve

O ata t'lumtë, qi dhanë jetën,
o ata t'lumtë, qi shkrinë vehten,
qi për Mbret e vend të Parëve,
qi për erz e nderë t'Shqiptarëve
derdhën gjakun tue luftue,
porsi t'Parët u pa'n punue!
Lehtë u kjoftë mbi vorr ledina,
but u kjofshin moti e stina,
ak'lli, bora e serotina:
e der' t' këndojë n'mal ndo' i Zanë,
e der' t' ketë n' detë ujë e ranë,
der' sa t'shndërisin diellë e hanë,
ata kurr mos u harrojshin,
n'kangë e n'valle por u këndojshin.
E njaj gjak, qi kanë dikue,
ban, o Zot, qi t'jesë tue velue
për m'ia xe zemrën Shqiptarit,
për kah vendi e gjuha e t'Parit!

--

Çohi të Dekun

E n'kjoftë se lypet prej s'hyjnueshmes Mni,
Qi flije t'bahet ndo'i shqyptar m'therore,
Qe, mue tek m'kini, merrni e m'bani fli
Për shqyptari, me shue çdo mni mizore. -
Oh! edhe pa mue Shqypnija kjoftë e rroftë,
E nami i sajë përjetë u trashigoftë!
Po: rrnoftë Shqypnija! E porsi krypa n'Dri
E porsi krandja e that n'nji flakada,
U shoftë me arë, me farë me mal e vrri
Kushdo shqyptar, qi s'brohoritë me za,
Kushdo shqyptar, qi s'brohoritë me uzdajë:
Oh! Rrnoftë Shqypnija! Rrnoftë Flamuri i sajë!

--

Fragment i Zgjedhur

N'mos i paça mendt mbi hatull,
Mali i Zi e ka i vorr n'shpatull.
Venu shej ti fjalve t'mija,
Pse do t'vijë po lum zotnija,
Koha n't'cilën Shqyptarija,
Zojë n'vetvehte ka me dalë,
Por m'fal faj'n ti për këtë fjalë:
Mal i Zi ma s'ka me pasë,
Serbi vëlla do ta humbasë,
Pa kqyre t'drejtë paa kryre arsye,
Serbin shqype ke mbi krye.
Ka me t'lanë ky i ditë pa sy,
Thellë n'rrashte, po t'ue t'i gërrye,
Se kshtu ecte në shekull lodra,
Ulu maje e çohu kodra...

--

Kënga e Dymbëdhjetë (Marash Uçi)

Amanet un'jam t'u lanë
Me ruejtë gjanë, me kqyrun sta'n,
Armët e mbushme mos me i dhanë,
Me shokë tuej kurr mos m'u xanë,
Mos m'u xanë, as mos m'u nga
Pse n'ditë t'gushtë këta u gjinden vlla
Si me pushkë ashtu me uha.
T'huejn me fjalë mos ta poshtroni;
Bukën para, por t'ia shtroni
N'Shqiptari si a kenë zakoni:
Me i besue, mos i besoni!
Edhe n'mend kinje nji fjalë:
Zemrës s'frytë me i lanun dalë;
Fjalët për pajë kurr mos me i dalë,
Ujit turbull mos me i ra,
Mos me dalun n'va t'pa va;
Me iu ruejtun shakës turbueme,
Me iu ruejtë, po, grues së lshueme;
Vendin tuaj m'e dashtë përore,
Me ruejtë besë, mos me çartë ndore.

--

Shqipnia e Lirë

Do t'valvitet m'Kaçanik
M'Kaçanik, po, do t'valvitet
Kuq e zi Flamuri i shqyptarëvet,
Përse toka, shqyp ku flitet,
Ajo vetë asht, qi prej t'Parvet
Trashigim na e kemi pasë:
Mbrendë i huej, jo, ma s'do t'shklasë,
Posë atëherë, kur vjen për mik.
Jo, po: na sod ktu sundojm;
Ktu s'hecë fjala e tjetër kuej;
Gjall Lirin' na nuk e lshojm,
S'njohim mbret as krajl të huej.
Zoti n'qiell e na mbi tokë:
Me gjithkënd vllazën e shokë,
Por se i cilli m'cak të vet.
Prande i huej, n'andërr m'e pa
Se vjen kurr e shklet ndër ne,
Drue se keq kishte me i ra;
Pse shqyptarët kanë ba nji bè
Bè të madhe ata kanë ba:
Për Shqypni në luftë me rra,
Me rra n'luftë me krajl e mbret,
E kur bjen në luftë shqyptari
Lidhë me besë ai ndërmjet veti,
E din hasmi se aty pari
Shungullon toka e gjimon deti:
Se bijn krenat fushës s'mejdanit.

--

Burrnija

Qitë dhambët përjashta, por si lata t'prehta
Zgavërr kërrçikët e plasarit shtanguem,
Kosën pështetun përmbi kocka t'ngrehta
T'cepit t'shpulpuem,
Atje n'moje t'mjerueme t'rruzullit,
Zymtë e me i hije t'trishtueme, t'përmnershme
Lshue krahëve' i havër t'zezë, si re thellimit,
Rrin Deka e tmerrshme.
Prej avisit t'humnerëve t'zgavrueme
Kthellët në rrashtë të thatë, plot mizori,
Të hapët tërthoren e natyrës s'krijueme
Kundron në mni,
E idhtë asa' i kërcënohet. Nji t'përqethët
Acar, at botë, natyrës i shkon, n'për tejza,
Amull të cilët mbrendë ia ngurron të njethët
E jetës ndër fejza.
Me u zbe nisë rrezja shi n'krue t'vet shkëlqyeshëm
Bres dryshku njeshet, n'atë shauret mbi rrota
Së moknes s'rrokullis e boshtit rryeshëm
I vjen rreth bota.
Felgruemun njerzit nën tjara struken;
Për nën kunora pshtimin ato lypin!
Depërtojnë retë e nalt kah qiella zhduken;
N'andrra t'dheut zdrypin.
Por kot. Mizore ajo kosë t'vet ka sjellë,
Shungllon thellimi për nën kupë t'Empirit;
Gjarpër rrufeja lvitet nëpër qiell
E nën kambë të nierit.
Kthellë shpërthe gjini i tokës. Tue bulurue
Gugson vullkani zhari, flakë e shkndija;
Tallaz m'tallaz nis deti me gjimue,
Ulëron stuhia.
E para dekës, atë herë, bijnë rob e mbreta;
Shkrehen mbretni, qytet kulm rroposen;
Shuhen krenija, po, dhe shkimet jeta
Ka' ajo sjell kosën.
T'poshtrat me t'eprat vise pshtiellen n'vaj,
E mnert kah kosa cepit t'dekës të shkulet;
Kah m'kërdhokla londit kërçiku i saj
Shekulli përlulet.
Vetëm s'përkulet para Dekës njai trimi,
N'zemër t'cilit nuk randojnë punë t'liga,
E që s'e ndalë ku atë ta lypë perlimi (detyra)
As paja as friga.
Për nën mburojë t'ndërgjegjes s'vet t'kullueme;
Atje n'kufi t'Atdheut ase n'truell
T'elterit shenjtë, pa u tutë, ai dekës s'shëmtueme
I rrin kundruell.
Përpara tijë shkon moti t'uj u endun:
Vjen fati i nierit tu u terrnue pa da;
Tash mreten n'burg, tash shkartha n'fron t'përmendun
Kanë për t'u pa.
Por, ngulë ai synin n'ideal t'naltueshëm,
Si' i kep, qi vala smundet n'det m'e e lkundun,
Sido qit t'dajë ndeshtrasha e dheut t'mjerueshëm,
Ngelë n'vend pa u tundun.
Jo po: as n'flakë t'armëve nuk veton ai sye,
As buzës humnerës nuk i dridhet themra:
Sheklli, po, mbarë me pasë për t'u shpërthye
S'i ban lak zemra.
Rekton mbarë jeta për nën fyell t'kërçik'e
Të dekës s'shëmtueme, s'përmnerëshme mizore:
Vetëm BURRNIJA - një BURRNI çelike
Asaj i rrshet dore.

--

Gomari i Babatasit (metamorfoza)

Ju rrugaca sallahana
vagabonda shakllabana
rricna t'ndyet, mikrobe të kqi
qi të mjerës moj Shqipni
kthelltë hi i keni në mushkni
pa dhimbë gjakun tuj ia pi,
por der kur, bre batakçi!
Bre coftina, kalbe mbi dhè
der kur ju, tu tallë npër ne,
do t'na qelbi fis e atdhè?
Ah! Bre ju..nuk dij shka u kjoftë,
se tash ma jemi tue u njoftë,
se kush jini e shka jini
se kah shkoni e se kah vini
plang e shpi se kah i kini
e sa pare u ban gjaku:
se për ju, po, duhet laku,
për me u vjerrë o kund m'do i shpat!
Deri dje, pa kmishë mbi shtat,
me 'i gjysmë setre t'pa astar,
lshuemum krahve kalavar
e me 'i komçë t'njtitme nën grykë:
pantallonat me "gjyslykë"
kto edhe lidhun me nji spagë:
shtatit rreshke e ba saragë,
t'tanë gordec e berbalec
pa ndo 'i msim, pa ndonji dije,
me 'i fillore a nji iptadije,
erz e shpirt qitun nën themër:
turq a sllave a grek me zemër,
falun barkut veç Shqipnisë,
si ajo marrja e t'gjith njerzisë...
tuj u shite ju për gjithë treg,
sod na mbahi "Skandërbeg",
e ngërdhucë, goditë, limue,
rrue, qethë, pipirique,
tash n'"smoking", tash në "bon-jour"
ju, qi dje s'kishit as ushkuer
me lidhë brekët me nder me thanë
m'sahan t'huej gjithmonë me ngranë,
rrugën krejt na e keni zanë,
ke na shkoni pash e m'pash,
edhe besa me "gulash"
me "afishe" e me "sultjash",
me "kjumshtuer" e me "ashurè",
"kosha gjelash" si kubure,

"tarator", "pilaf me kos",
"mish me qepe" e "majdanos"
"shish qebap", "brizholla viçi",
"kunguj t'mbushum", "kuzuici",
"kabuni"- e "mualebi".
Barku sod ju rri ju kodër,
kargatisë e bamun lodër:
der sa ata burrat e dheut,
qi për jetë e nderë t'Atdheut
kane ra n'luftë si shqipe t'leta,
kanë shkri gja e shpija t'veta,
kanë tuj dekë rrugave unit,
me iu dhimbë gurit e drunit.
Përse, po, kta matrahulla,
kta shqiptarë, shqiptarë kah ksula,
n'vend qi ju me u vu n'konop,
a se brinjt m'jau zbru me shkop,
a, mos tjetër, me u ngushtue
me xjerrë zhuri kund m'ndo 'i prrue
për me shtrue ndo 'i rrugë të shtetit
a me dlirë ndo 'i skelë detit,
lavjerre buzësh, harru si viça
kqyrin m'ju si t'ishi ogiça,
për me u pri udhës s'qytetnisë
e me i sjellë t'marën Shqipnisë.
Ani kush, pra, me i pri kombit:
ju, do pyka bijtë prej llomit
qi "shqiptarë" vedit i thoni,
jo pse ju Shqipninë e doni,
jo pse ju ndo 'i send kuptoni
shka asht Atdheu e shka asht Liria,
shka asht Vllaznija a Parasija,
Përparimi e Qytetnia,
por veç pse ende der më sot
nji tyran s'po e gjeni dot,
nën kambë t'cillit ju me u shtrue,
se un ma tash ma jam regjë me jue,
e jau njof shpirtin der m'palc,
pleh i ndytë me u bartun n'shalc
e me u qitë jashta Shqipnije.


*******
Gjergj Fishta (Fishtë23 tetor 1871 - Shkodër30 dhjetor 1940) ishte frat, shkrimtar (poet e prozator), publicist, arsimtar, estet, piktor (jo profesionist, mendohet të ketë mbi 20 piktura), deputet dhe mbrojtës i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Është shqiptari i parë i kandiduar për çmimin Nobel.

Jeta

Zeka leu më 23 tetor 1871 prej Ndokë Simon Ndocit dhe Prendes së Lazër Kaçit mbas tre vëllezërve dhe një motre, familja e tij qe shpërngulë nga Domgjoni i Mirditës për punë gjaku. U pagëzua Zef ngaarbëreshi Át Leonardo de Martino, famullitari i atëhershëm i Troshanit.
Për cilësitë e mira që kishte, ra në sy të Át Marian Pizzochini nga Palmanova, Udine, i cili kërkoi nga prindët e tij që ta shkollonte djalin. Prindët nuk e refuzuan dëshirën e fratit. Meqë në fshatrat aty përqark nuk kishte shkollë, e dërgoi me shpenzimet e veta në shkollën fretnore hapur qysh më 1861 në Shkodër.
Me hapjen e kolegjës së Troshanit më 1880 prej Át Marianit me mbështetjen e Gjon Pjetrit nga Bergamo, prefekti i misionit të Kastratit - Zeka 11 vjeç kthehet nga Shkodra tashmë si nxënës për t'u dalluar në shenj për nga mprehtësia. Në këtë kohë i shfaqen dhimbje në zemër, sa etnit françeskanë e dërgojnë menjëherë në Dubrovnik të Dalmacisë (Kroaci) për shërim. Pasi kthehet vijon sërish mësimet në Troshan.
Për të plotësuar formimin drejtuesit e kolegjit me miratimin e Gjeneralit të Urdhrit të Françeskanëve At Bernardinit prej Portogruaro vendosin që ta dërgojnë për studime të mëtejshme në filozofi e teologji në Bosnje. Pas 5 vitesh studime në Troshan, Zeka u nis vetë i shtati më 1886 së bashku me At Ejll (Sebastjan) Palaj/Paliq, At Severin Lushaj, At Pjetër (Simon) Gjadri, At Loro Mitroviç (Pashko Mazreku), At Bonaventura Gjeçaj dhe At Pashko Bardhin (Anton Nënshati me emrin e pagëzimit, Martin; Jozef Blinishti, me emrin Mhill).
Vitin e parë të provës e kaloi në Guçjagorë afër Travnikut, me këtë rast bën dhe ndërrimin e emrit më 28 gusht 1886 dhe pranimit të kushteve të përkohshme të datës 23 tetor 1887, sipas ligjeve rregulltare nga Jozef në Gjon (Johannes), si emër i përmotshëm i një rregulltari.
Mësimet filozofike i mori në kuvendin e Suditkës, ndërsa ata teologjike në kuvendin e Livnos. Lexonte klasikët grekë e latinë si dhe Alighierin, Goldonin, Alfierin, Manzonin, Carduccin, Pascolin, etj. Sikurse dëshmon biografi i parë i jetës së Fishtës, njëkohësisht edhe koleg i tij Atë Pashk Bardhi, Fishta dallohej në sprovat e hartimeve në punimet filozofike, teologjike e letrare vjetore në gjuhët latine, italiane dhe kroate.Sikurse kudo edhe në mjediset religjioze xhelozia etnike sllave nuk kishte si të mos gëlonte e ziente edhe ndaj Fishtës dhe bashkëvëllazënve të tij, ndaj Gjergji reagoi së bashku me bashkëvëllaznit e tij përmes një proteste, organizuar nga studentët shqiptarë të Fakultetit të Teologjisë të Livnos.
Fishta ideoi krijimin e një shoqërie të vogël letrare-artistike, e cila do të mund zhvillonte e të ruante traditat dhe vlerat më të mira të kulturës shqiptare. Në një letër, e cila mban datën 2 shtator 1892, ndër 10 nënshkruesit ishte edhe emri i fra Gjergjit.
Nënshkruhet Enea-Silvio-Giorgio Fishta. Dy emrat e parë si të tillë u zhdukën, duke i mbetur vetëm i fundit, Giorgio, ndërsa në gjuhën kroate, Jure, në shqip, Gjergj, emër me anë të të cilit ne sot e njohim poetin kombëtar. Emrat e lartpërmendur të Fishtës janë personifikues të njerëzve të mëdhenj, si të humanistit, Papa Pio II, me emrat Enea dhe Silvio (Piccolomini).
Ky Papë, në historinë tonë kombëtare njihet si ai i cili u nis për në Raguzë, për ta kurorëzuar Gjergj Kastriotin si “Atlet i Krishtit”, por vdiq në vitin 1464, në Ankona pa arritur ta finalizonte misionin e tij. Ndërsa Enea, personazhi tek “Iliada” e Homerit dhe Silvio, emër i rilindasit të shquar kroat Silvie (Strahimir Kranjçeviq), miku i Fishtës.
Emri i fundit Gjergj, në aspektin fetar, personifikim i Shën Gjergjit, martir, shek. V, dhe në anën kombëtare, emri i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti. Fishta shpenzonte pak kohë në përgatitjen e mësimeve, pasi mjaftonte një lexim i vetëm që ai t’i riprodhonte gati krejt përmendësh.
Profesorati i zgjedhur që kishin ardhur nga Roma dha vlerësime maksimale për studentin. Lexonte poetët kroatë Grga Martiç (1822-1905), nga Bosnja, Andrij Kaçiç (1704-1760), nga Dalmacia, malazezin Petroviç Njegosh Petar (1813-1851) “Gorski vijenac”, Ivan Mazuraniç (1805-1888).
Në këtë kohë ai zë miqësi të ngushtë me poetin lirik kroat Kranjçeviç Silvije Strahimir (1865-1908), respekti dhe dashuria e të cilit bëri që ai t’i kushtonte në shenjë mirënjohje në vitin 1892 edhe një poezi në italisht. Nisi dhe ushtrimet e para poetike, që u ruajtën nga Atë Bardhi.
Mbasi kreu studimet e larta për filozofi e teologji shkëlqyeshëm, në vitin 1893 kandidati për meshtar kthehet me të (gjashtë) shtatë sivëllaznit e tij në Shqipëri, tashmë i formuar e me kulturë gjuhësore në disa gjuhë (latinishtitalisht, kroatisht, frengjisht egjermanisht), me njohuri mbi muzikën, artet figurative) etj.
Të dielën më 25 shkurt 1894 në moshën 23 vjeçare, ngre (celebron) meshën e parë në kishën e Troshanit ende pa e mbushur moshën e lejuar, e cila duhej të ishte 24 vjeç, gjë që për ta bërë këtë, duhet të kishte kërkuar leje të veçantë për shugurimin meshtarak.
Fishta si mësues në Kolegjën e Troshanit, më 1894. Marubbi
Kështu mundi të plotësojë dëshirën për të kremtuar meshën e tij të parë, përpara bashkëfshatarëve të tij, shokëve e miqve me të cilët ishte rritur. Meshtari i saposhuguruar emërohet mësues në Kolegjin e Troshanit, bash aty ku pati marrë mësimet e para. Të dielave ai mbulonte me shërbim meshtarak kishën famullitare të Dom Lleshit (Zojës Nunciatë) në Lezhë (në të cilën shërbeu si kapelan (1896-1897), e cila mban si vit të ndërtimit të saj vitin 1240, vit në të cilin thuhet se aty kishte ardhur vetë Shën Françesku dhe se aty ai kishte themeluar bashkësinë e parë françeskane.
Në vitin 1899 Fishta caktohet famullitar i përkohshëm në famullinë eGomsiqes, nën juridiksionin e Abatit. Detyra e famullitarit i jepte mundësinë që të ishte vazhdimisht në kontakt me grigjën e tij shpirtnore dhe në këtë mënyrë të prekte me dorë e të kundronte për së afërmi cilësitë morale e shpirtnore të banorëve të këtyre maleve, doket, gjuhën idiomatike shpesh enigmatike, bujarinë, nderin, besnikërinë, trimërinë, urtësinë, krenarinë, drejtësinë, varfërinë ekonomike, mungesën e shkollimit, hakmarrjen, dëshirën për të qenë të lirë, të cilat do të preknin mendjen e meshtarit të ri.
Me syrin e një psikologu, vëzhgues deri në imtësi, Fishta do të grumbullonte visarin gjuhësor, i cili do të ishte brumi me të cilin do të gatuante më pas veprën e tij letrare. Në Gomsiqe “... Fishta do të njohë deri edhe skutat më të thella, njerëzit që u bindeshin normave juridike të Kanunit, Kodit Zakonor të Shqiptarëve ku është pasqyruar shpirti i vërtetë i rracës.” “Në Gomsiqe, koloriti i gjuhës së Zadrimës, u fuqizua tek Fishta me thelbin e të folmes malësore...”.
Deri më 1899, Fishta shkruan me alfabetin latin të françeskanëve. Po këtë vit, pra më 1899, falë miqësisë dhe admirimit që krijoi tek abati Prengë Doçi, një nga personalitetet intelektuale më të kulturuara të kohës, ky i fundit e ftoi si bashkëthemelues të shoqërisë «Bashkimi» me Dom Ndoc Nikajn, e me Atë Pashk Bardhin, Atë Ambroz Marlaskajn, etj.
Kundruar nga këndvështrimi letrar “Kur më 1899 themeloi Shoqninë Letrare “Bashkimi” së bashku me abatin dinamik të Mirditës, Imzot Preng Doçi, Át Gjergj Fishta i zotnonte të gjitha nivelet e komunikimit në gjuhën shqipe, nga modulimet e âmbla dhe eufemizmat e të folmes femnore, në tonin therës dhe satirik të bejtexhijve, deri në të folmen madhështore të zonave alpine.” - shkruan Koliqi.
Po at vit vritet vëllai për gjakmarrje, që u bë shkak që ai të shfryhet mbi këtë fenomen në poezinë Gjaksorëve, ndërkohë që dhimbjen për humbjen e të vëllait, meshtari françeskan do ta falte për hir të Krishtit, duke marrë përsipër faljen e gjakut dhe duke lidhur të dy familjet në kumbari të krishterë.
Sipas sivëllaut Atë Sirdani “Kurë ishte At Fishta ende Meshtar i ri, i mbytne njanin vllà, pa kurrfarë fajit, po pak minuta mbasi kishte dalë prej odës së tij. Veç nji Zot e din se sa iu dhimbët ai vllà qi e kishte dashtë si sytë e ballit. Me gjith këta, ky e fali mejherë gjaksin e pashpirt, e bâni çëmos deri sa e detyroi të vetët jo vetëm me e falë, por edhe me u miqasue ato dy shpí ndër veti me nji lidhní shêjte, me kumâri,…”.
Të njëjtën gjë na e konfirmon më vonë edhe Atë Daniel Gjeçaj. V . 1989 shënon edhe fillimin e krijimtarisë letrare të Fishtës, e cila nis e publikohet së pari në revistën Albania të Faik Konicës, por gati e gjitha me pseudonime. Po ashtu do të botojnë edhe në perkohshmen Elcija (mâ vonë: Lajmtari) i zemres së Krishtit.
Në vitin 1902 emërohet sekretar i Komisariatit të Misionit Françeskan si dhe drejtor i shkollës françeskane në Shkodër. Si i pari drejtor shqiptar i kësaj shkolle, Fishta vendos në programin mësimor në vend të gjuhës italiane, gjuhën shqipe në të gjitha lëndët mësimore.
Kujtojmë këtu se gjuha shqipe përdorej në këtë shkollë, por landët e tjera mësoheshin në gjuhën italiane, kjo për arsye të mungesës së teksteve në gjuhën shqipe. Ky akt, për kohën ishte guxim i madh, madje një rrezik. Fishtës iu desh një punë jo e vogël që të hartonte tekste, të jepte mësimet me shënime duke i shumëfishuar me shkrim n'orët mësimore.
Mësues të shkollës kishte të njohurit LogoreciPalucaKodheli etj. Më 1911 u festua 50-vjetori i hapjes së saj, dhe me këtë rast u bë një aktivitet kulturor, në të cilin nuk munguan me pjesëmarrjen e tyre autoritetet zyrtare, fetare, shërbimit diplomatik, (konsullatës austro-hungareze), dhe shumë anëtarë të bashkësive të tjera fetare myslimane dhe ortodokse.
Programi i këtij aktiviteti ishte përgatitë prej vetë Fishtës. E thirrur prej të gjithëve në Shkodër si shkollë kombëtare, me 24 mars 1912, Shkolla Françeskane u nderua nga qeveria turke, e cila duke parë përgatitjen e nxënësve të saj kërkoi sugjerime për mësues të rinj që kishin kryer këtë shkollë, çka ishte meritim i posaçëm i Fishtës.
Në verën e vitit 1902, gjatë pushimeve të verës Fishta shkonte në Rrapshë të Hotit për të zëvendësuar famullitarin e atij fshati, Atë Leonard Gojanin, ku frati do të njihej e të lidhte miqësi me plakun Marash Uci, të cilin do ta përjetësonte më vonë në vargje.
Kënaqej poeti, tue veshtrue kallximet e kreshnikut të maleve mbi lufta, në të cilat ai vetë kishte pasë marrë pjesë si i ri. Përleshja te Ura e Rrzhanicës iu ngul Fishtës në tru dhe, pa u largue nga ambienti i ushtarëve me çakçirë e kapuç të bardhë në krye, u vu ta përshkruej, ashtu si e kishte ndigjue nga luftëtari.”
Në vitin 1904 Atë Pashk Bardhi, ndërsa jepte mësimin e gjuhës shqipe në Borgo Erizzo (Zara, Dalmaci) (Kroaci) dhe ishte kthyer në Shkodër për pushime, merr prej Fishtës për të lexuar dorëshkrimin e disa këngëve dhe pasi dha pëlqimin për to, vendosi t’i botonte.
Do t'ishte Faik Konica, botuesi i revistës Albania dhe njëkohësisht miku i tyre i përbashkët, si dhe ndihma financiare e Ministrisë së Jashtme Austro-Hungareze, të cilët do të kontribuonin në botimin me titullin: Lahuta e Maltsiis - Kangë Popullore I - Marash Utsi.
Do t'ishte kjo sprova nismëtare, që do t’i jepte edhe famën Gjergj Fishtës. Edhe pse u botuan pa emër, Fishta muer urime e lavde nga shumë miq, intelektualë shqiptarë brenda dhe jashtë Shqipnisë, si dhe nga albanologë të huaj. Dinjiteti meshtarak dhe përvuejtnia rregulltare nuk e penguan të luante rolin që duhej në skenën kulturore të kryeqendrës së Veriut, Shkodrës.
Nuk ishte aspak e lehtë të përballonte tashmë xhelozitë. Ky do t'ishte shkak që Fishta të transferohej sërish në Gomsiqe. Në v. 1906 Luigj Gurakuqi do t’ia kushtonte Fishtës veprën e vet Vargnimin n’gjuhë Shcype, e cila është metrika e parë në gjuhën shqipe.
Dy vjet më vonë, më 15 shkurt 1907, së bashku me Atë Shtjefën Gjeçovin, themeloi të parën bibliotekë shkollore në Shqipëri, duke grumbulluar gjithfarë librash. Po këtë vit pranë shkollës fretnore çon një trupë teatrale amatore, në të cilën së pari do të vinte në skenë pjesët e veta dramatike, si dhe përshtatjet nga gjuhët e huaja, duke vënë kështu një tjetër gur themeltar në kulturën kombëtare.
Po këtë vit ai arriti të botonte pjesën e dytë të "Lahutës" me titullin Vranina, në të cilën protagonisti ishte sivëllai epik i Marash Utsit, Oso Kuka. Në vjeshtën e atij dimri Fishta hapë kurset e natës për të rriturit, për të mësuar shkrim e këndim dhe ma vonë krijon një shoqëri bamirëse për fëmijët e varfër, për të cilët siguron ndihma të ndryshme ushqimore dhe veshmbathje.
Ky do t'ishte një nga shembujt e dashurisë së krishtenë të të varfërit të Shën Françeskut në mision. Po këtë vit arrin me botue në Sarajevë përmbledhjen satirike "Anzat e Parrnasit", të cilën Fishta ua kushton “mikrobeve të Kombit” asaj frotës së shqiptarëve të shitur, pa ndërgjegje e moral mbi të cilët Fishta lëshon pa mëshirë ironinë dhe sarkazmen e tij gjegjës e therës.
Në nëntor 1908 mbledhet Kongresi i Manastirit. Fishta së bashku me Luigj Gurakuqin muer pjesë atje si përfaqësues i Shoqërisë Bashkimi, ku dhe mbajti ligjëratën “Për alfabetin latin”, që i dha udhëzgjidhje marrëveshjes për alfabetin. Karshi tij ishin DomNdre MjedaMati LogoreciHilë Mosi dhe Luigj Gurakuqi.
Aty “Fjala plot kuptim, logjika dhe oratoria e françeskanit të Shkodrës, që e bante Fishtën të dallohej ndër të tjerë, edhe në këtë mjes bani që nga 52 anëtarë të Kongresit të fitonte për vete 49 zâje posi kryetar komisioni, të ngarkuem për studim të alfabetit.
Qe një triumf për fratin e përvuejtë”. Sipas Karl Gurakuqit: “kongresi e pau t’udhës të caktonte poetin kombëtar Gjergj Fishtën ma fort në shenj nderimi dhe çmimi për veprat poetike që i pat falë popullit”, ndërsa për Tomor Osmanin përveç kësaj ishte ai u zgjodh edhe për: “erudicionin e thellë, kulturën e gjërë, forcën e fjalës, mendjen e mprehtë dhe logjikën e fortë”.
Ditën e dytë të Kongresit të Manastirit Gjergj Fishta mbajti një fjalim të zjarrtë për vetitë e mira të shqiptarëve dhe për nevojat e tyne. Fjala e Fishtës në Kongres sipas shtypit të kohës bëri për vete të gjithë delegatët, mjafton me sjellë këtu një letër të Pashk Bardhit dërguar Shtjefën Gjeçovit, në të cilën i shkruan se fjalimi i Fishtës “kishte bâ me kja shumë kongresista dhe mbas fjalimit nji hoxhë toskë e ka marrë në grykë me lot për faqe”.
Vendimi për alfabetin e gjuhës shqipe në Kongresin e Manastirit.
Fishta tashmë ishte bërë një personalitet publik i veçantë në jetët e qytetit të Shkodrës, por edhe të të gjithë Shqipërisë, përmes njohjes dhe bashkëpunimit me intelektualët më të njohur, predikimeve, konferencave, fjalimeve publike etj. Jeta publike kishte bërë që ai të merret e të trajtojë edhe çështje politike.
Në të gjitha qeveritë shqiptare prej vitit 1912 e deri sa vdiq, ai qe përfaqësuesi i vërtetë i shqiptarit dhe i etnisë, kampion i mbrojtjes së të drejtave të popullit të vet. Françeskanizmi shqiptar falë kontributit të Fishtës do t'ishte ai që njihet. Ai ishte ndër patriarkët e riorganizimit të Provincës.
Në cilindo pozicion pune, famullitar, drejtor shkolle, bibliotekar, botues, sekretar province, guardian, definitor, kustod, e Ministër Provincial ai ishte shembulli i njeriut të përkushtuem, “... një avokat i përbetuar i integrimit të Shqipërisë në kulturën perëndimore të krishterë.” Thotë Át Anton Harapi, një prej kulturologëve më të shkëlqyer shqiptar, n'artikullin ”Shqiptari i Madh”, në rastin e nji botimi përkujtimor mbi jetën dhe veprën e Fishtës, më 1943: ”Kam ndollë vetë aty, kur nji ditë, nji shqyptar këthefit të vjetër, tue ankue për do shpërdorime të nierëzve të Shtetit me A.
Gjergjin, dote disi me përfundue, se së ka Shqypni. Fishta don t’ia spjegojë punën, se njerzt e Shtetit nuk janë Shqypnija, edhe plaku, per me i diftue se kishte mbetë i bindun, i thotë: Po na se kemi dijtë, more zotni...veç prej jush e kemi xanë shka âsht Shqypnija!” Po këtë vit ai nisë me lexue e njëkohësisht duke studjuar me kujdes e vëmendje veprat e Shekspirit e Molierit.
Vitin pararendës ai kishte ngritë një teatër të vogël, i cili vijonte ashtu që me nismën e De Martinos. Kështu ai vë në skenë: Gjokë Tarçuku ase mjek përdhuniI ligu për mendDredhitë e Patukut, përshtatur sipas Molierit. Lexon Heinrich Heine (1797-1856).
Fishta pati bashkëpunim me motrat Stigmatine, të cilat kishin ardhë në Shqipëri në v. 1879. Ato pasi kishin hapë në Shkodër shkollën e tyre për vajza (1876), arritën qysh më 1925 ta kthejnë në shkollën e tyre (e cila muer emnin Normalja e Stigmatineve), ortake të denjë të gjimnazit Illyricum, e cila do t'edukonte të rejat e të tre besimeve.
Duhet të merret me mend roli i françeskanëve dhe i motrave stigmatine në këtë nismë, ngaqë dihej gjendja e rëndë sociale e femrës shqiptare, e cila lindej, martohej, lindte fëmijë, punonte e vdekte si qenie e dorës së dytë në krahasim me burrin. Ajo ishte e përjashtuar nga jeta publike, sepse ndikimi i presionit politiko-kulturor përgjatë shekujve të pushtimit osman, kishte lënë gjurmët e tij.
Në këtë kuptim ndihmesa e bijve dhe bijave të Shën Françeskut ishte e madhe. Gjithashtu në v. 1908-1909 shkruan melodramatSh’ Françesku i Asizit, e cila u shfaq me rastin e 700-vjetorit të Urdhnit Françeskan (1209-1909), e që u botue në v. 1912, Odisea,Ifigenija n’Aulli dhe Kryepremja e Shën Gjonit.
Po në v. 1909 boton në Zara Pika voeset, Shtypshkronja Vitalini, një përmbledhje lirikash fetare, vepër së cilës më vonë do t’ia ndryshojë titullin në Vallja e Parrizit, por që kështu në botimin e parë ia kushton Luigj Gurakuqit. Disa prej ktyne poezive, origjinale si dhe përkthimeve, qenë publikuar në revistën e etënve jezuitë Elçija e Zemrës t’Jesu Krishtit.
Në v. 1911, më 19 dhjetor, me rastin e 50 vjetorit të hapjes së shkollës françeskane nisë me shkrue dramën Juda Makabe, të cilën e përfundon vetëm pas tre vitesh, por këtu në këtë përvjetor u shfaq melodrama Shqyptari i qytetnuem, prej së cilës dilte mesazhi i Shqipërisë së lirë, çka shkaktoi entuziazëm e brohoritje tek të ftuarit.
Justin Rrota kujton se “N’atë rasë, nepër dritën e llampavet, prej korit së kangtorìs pàsh, ke burra me mustakë e pleqë me thìja, të përmalluem, kjajshin si fëmija”. Po këtë vit falë autoritetit që kishte dërgohet nga qeveria turke në Podgoricë së bashku me ImzotJak Serreqin dhe Dom Luigj Bumçin si ndërmjetës për arritjen e marrëveshjes së paqes midis Portës së Lartë të Stambollit dhe malcorëve kryengritës të Malcís së Madhe dhe të Mbishkodrës që u çuan kundër xhonturqve.
Më këtë rast një vit më vonë dekorohet nga Sulltani me dekoratën Mearif për shërbime paqeje dhe humaniteti. Miqtë e tij të ngushtë do të ishin Imzot Prengë Doçi, Luigj Gurakuqi, Faik Konica, Atë Pashk Bardhi, Atë Anton Zanoni S.J, At Pal Dodaj (frat) etj.
Nga tetori 1912 deri në fund të prillit 1913, kohë kur Shqipëria gjendej në prehën të pavarësisë së saj, dhe kur Imzot Nikoll Kaçorridhe Luigj Gurakuqi mbanin në kontakt gjithë zhvillimin e ngjarjeve, për rreth shtatë muaj Shkodra u rrethue nga ushtria malazeze dhe kështu Fishta me Imzot Jak Serreqin arqipeshkvin e Shkodrës, Ndre Mjedën, Bernardin Shllakun ipeshkvin e Pultit e të tjerë u strehuan në Kuvendin e Arrës së Madhe.
Më 12 qershor 1913, mbasditen e të Kremtes së Festës së Shn'Andout, Fishta ngre flamurin (6 metra të gjatë) kombëtar në Kishën Françeskane të Gjuhadolit, që dëshmon se edhe Shkodra u bashkua me Shqipërinë pas muajve të gjatë të rrethimit malazez. Frymzuar prej valëvitjes ulet e shkruan aty për aty Porsi Fleta e Êjllit t'Zotit, që brenda pasdites vargjet kompozohen dhe u mësohen nxënësve të shkollës françeskane, të cilët nën drejtimin e fretënve dalin me këndue rrugëve të qytetit qysh atë darkë dhe të nesërmen më 13 qershor.
Hareja që ky gazmend ushqej tek qytetarët ngacmoi autoritet ndërkombëtare që kishin marrë nën kontroll qytetin. Koloneli De Phillips me të marrë vesh për ngritjen e flamurit në kumbonaren e kishës i kërkon takim Pater Gjergjit, që t'i kërkonte heqjen e flamurit përndryshe do t'ishte i dëtyruar me gjuajtë me topa kumbonaren.
Fishta gati, ia pret se flamuri i Skanderbegut e ka për nder të valojë nën gjuajtjet e artilerisë së tyre. De Phillips ndryshoi qëndrim dhe mbeti me aq. Në tetor të v. 1913 në prag të përvjetorit të parë të Pavarësisë, Fishta themelon të përkohshmen Hylli i Dritës, një nga revistat më të mira në historinë e shtypit shqiptar.
Qè si shkruhej në editorialin e parë të saj “Perlimi ase programi i së përkohshmjes sonë, s’âsht tjetër veç t’orvatunt për lulzim t’Fesë e t’Atdheut, për t’marë t’Familjes e të zhdrivillimit t’Dijes në Shqypni, shka âsht njà për njà si me thânë për gjytetni e përparim të vërtetë t’komit Shqyptar”.
Këtu tek kjo revistë Fishta do të tregojnë nji tjetër cilësi të formimit të tij kulturor: publicistikën e tij. Do të jenë me dhjetëra artikujt letrarë, politikë, pedagogjikë e polemikë që do t’i japin një tjetër përmasë personalitetit të tij. Hylli i Dritës mbas numrit të saj të dhjetë, kur Fishta botoi artikullin e famshëm “Nji komedi e pandershme e XX-ës qindvjetë”, në korrik 1914, u ndërpre nga autoritetet ndërkombëtare (Komisioni i Kontrollit) sepse Fishta e dënoncoi hapur për pandershmëri dhe pabesí hipokrizinë dhe intrigat diplomatike që bëheshin në kurriz të shqiptarëve.
Për pasojë drejtori i saj u padit në Romë prej qeverisë ndërkombëtare si njeri i rrezikshëm për qetësinë e vendit dhe u dënua nga koloneli anglez G. Philipps me 20 muaj burgim në Maltë. Fishta iku fshehtas në Gomsiqe, tek Atë Shtjefën Gjeçovi, m'andej në Vig, ku ishte Atë Pashk Bardhi e më në fund në Troshan, ku shërbente Atë Pal Dodaj, sepse vetëm atje mund t'ishte jashtë juridiksionit të ndërkombëtarëve, të cilët administronin vetëm Shkodrën.
Më 28 Nëntor 1913 u kremtua festa kombëtare, natë në të cilën u lidhën simbolikisht me drita kandilash, minarja e xhamisë së Fushë-Çelës me këmbanoren e kishës së Gjuhadolit. Gjatë kësaj kohe u desh ndërmjetësia e Imzot Serreqit, Imzot Bumçit e Imzot Kolecit që internimi të pezullohej.
Filloi edhe Lufta e Parë Botërore dhe çështja e Fishtës sikur u harrue, sepse ndërkombëtarëve u desh të merreshin me të tjera gjana më të rëndësishme. Janari i v. 1916 e gjen Shkodrën sërish të pushtuar, kësaj here nga austro-hungarezët, tashmë jo për ndonjë përfitim territorial, por më tepër për justifikim strategjik.
Ky vit do të shënojnë tri ngjarje të rëndësishme për Fishtën: Themelimin e revistës Posta e Shqypniës (5.12.1916 - 11.1918), instalimin e shtypshkronjës françeskane, si dhe krijimin e "Komisisë letrare" me sugjerimin e konsullit të përgjithshëm August Ritter von Kral (1859-1918).
Më 3 gusht 1916 e themelon, bashkë me Luigj Gurakuqin, Rajko Nachtigall, Dom Mjedën, e Mati LogorecinGjergj Pekmezin, AtëAmbroz Marlaskajn, Atë Shtjefën GjeçovinSotir Pecin, etj. Komisia Letrare e Shkodrës hodhi bazat e drejtshkrimit të mëtejshëm bazuar mbi të dy dialektet e shqipes, si dhe punoi për një terminologji të re për administratën shqiptare.
Pas disa diskutimeve Komisia vendosi të përdorej "dialekti i Elbasanit" si një kompromis asnjanës për gjuhën letrare, më 1923 me nismën e Sotir Pecit. Ky vendim binte mjaft në kundërshtim me dëshirat e Gjergj Fishtës, për të cilin dialekti i Shkodrës ishte më i përshtatshmi.
Fishta shpresonte se koineja shqiptare e veriut së shpejti do të shërbente si normë letrare për të gjithë vendin, ashtu si gjuha e Dantes kishte shërbyer si udhërrëfyese për italishten letrare. Po këtë vit më 5 dhjetor 1916 del numri i parë i gazetës "Posta e Shqypniës" shqip – gjermanisht e subvencionuar nga Austro-Hungaria në kuadrin e Kultusprotektorat-it, me gjithë që forcat pushtuese nuk para kishin besim te Fishta për shkak të aspiratave të tij kombëtare.
Doli dy herë në javë për dy vjet me radhë deri më 23 nëntor 1918 (gjithsej 89 numra), dhe punën e drejtorit për pjesën shqipe e kreu Atë Gjergji, i cili botoi aty afro 37 artikuj. Gazeta sipas Fishtës ishte ”themelue për Kombin Shqyptar; veç po, artikuj kanë me u botue edhe gjermanisht, qi edhe dheu i jashtëm të dijë do punë tona, për të cilat Kombi mundet me pasë interesë…”.
Theksojmë se sikurse "Hylli i Dritës", edhe "Posta e Shqypniës" u mbyll nga ana administratorit francez të Shkodrës, De Fortou, vetëm 5 ditë përpara se të kremtohej Festa Kombëtare e Pavarësisë, për shkak të disa artikujve polemikë të Át Gjergj Fishtës.
Në v. 1916 Fishta sjell në Shkodër shtypshkronjën, e cila do të marrë emnin Shtypshkroja Françeskane, pra françeskanët tash e mbrapa do të kenë shtëpinë e tyre botuese. Kujtojmë këtu se botimet e deritashme u bënë në shtypshkronjën “Nikaj”. Bashkë me Atë Harapin, e Gurakuqin bëjnë bashkë malcorët e Hotit e Grudës me rá në Shkodër në shenjë proteste për lënjen e këtyre tokave Malit Zi.
Më 1917 Kryeipeshkvi i Shkodrës e merr Fishtën së bashku me Imzot Bumçin si pjestar të grupit negociator mes qeverisë dhe malësorëve. Me përfundimin e Luftës së Parë Botërore, ushtria austro-hungareze tërhiqet nga Shqipëria dhe sërish del në pah çështja e kufijve territorialë.
Kryetari i qeverisë së Durrësit Turhan Pashë Përmeti kryeson delegacionin shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris në prill të vitit 1919, në përbërje të të cilit janë edhe Imzot Luigj Bumçi, Luigj Gurakuqi, Mehdi Bej FrashëriDhimitër Berati, Mehmet Konica,Mustafa Kruja dhe Dr.
Turtulli. Turhan Pasha emëroi Bumçin në krye të Delegatës, që të ndryshonte pamjen e huaj të Shqipërisë si "Turqi e vogël" duke qenë se ai kishte qenë ambasador i Perandorisë Osmane në Shën Pjetërburg. Pas nënshkrimit të marrëveshjes më 29 korrik 1919, në mes Tittonit të Italisë dhe Venizelos të Greqisë, për ndarjen e Shqipërisë, sipas Konferencës së fshehtë të Londrës të vitit 1915, delegacionet shqiptare qenë të vendosur të bashkëpunonin me delegacionin e kryesuar nga Luigj Bumçi, i cili zgjodhi sekretar të delegacionit Gjergj Fishtën i cili kishte shkuar me titullin "eksperti" ─ duke qenë të bindur se çështja kombëtare vetëm e fituar do delte nga një Fishte.
Materialin, "Të drejtat e Shqipnisë etnike", në konferencë të mbajtur në Universitetin e Parisit të shkruar në frangjisht nga Fishta e lexoi Imzot Bumçi. Bie në sy në këtë studim përgatitja e gjithanshme historike, kulturore, etnografike, ndërtimi stilistikor në pikëpamje letrare gjë që mbetet ende edhe sot një model i ndërtimit të nji eseje apo shembull oratorie.
Në letrën e Atë Fishtës, datë 13 shkurt 1920, shkruar nga Parisi, provincialit Atë Vinçens Prenushit, ndër të tjera thuhej: “Mos tjeter, preh fletoreve do të keni marr vesht, se çë rrezik i zi i kercenohet Atdheut t`onë. Me 20 të Kallndorit Konferenca u ka parashtrue Jugosllavve nji projekt, mbas të cilit Greqija merr Shqipniën jugore me Korçë e Argjirokaster; Italia Vlonen me hinterland e mandat mbi shqypniën e mesme; Jugosllavija pershtrihet deri në Dri ose, ndoshta der n`Mat”.
Duke qenë se situata ishte ndërlikuar së tepërmi, në lidhje me shqiptarët dhe duke mos gjetë mbështetje nga Konferenca, delegacioni shqiptar, sipas letrës të Fishtës, dërgon në Romë imzot Bumçin, së bashku Mehdi Frashërin, ditën e dytë të Krishtlindjeve, te Papa Benedikti XV.
Papa, duke qenë nga takimi i mëparshëm i mirinformuar rreth problemit shqiptar, dëgjoi me kujdes të madh shqetësimet e delegacionit. Në fund të bisedës, duke qenë i bindur se do gjejë mbështetje në partinë katolike në Parlamentin italian, në diplomacinë angleze dhe amerikane, me të cilat Vatikanit kishte marrëdhënje të mira, Papa pat deklaruar se do bënte çmos për ta shpëtuar Shqipërinë nga moscopëtimi i mëtejshëm i saj.
Tok me Bumçin më 5 shkurt, 1920, zhvilluan takimin e radhës me kardinalin me emër të Brukselit, Disidre Mercier, primat i Belgjikës që me ndërkombtarizue më tej çështjen kombëtare, i cili muer përsipër t’i shkruante në favorin tonë kardinalit të Londrës dhe të Burnit, ekselencës së tij Balfuorit, më tej, mareshalit Fosh, Dechanelit, Milerandit etj.
Mundi dhe djersa e Fishtës dhe të gjithë tjerëve, që u kurorzua me pranimin e shtetit tonë më 30 gusht 1919 nga Brukseli dhe m'andej, më 19 dhjetor 1920, në Lidhjen e Kombeve, me këtë rast Shqipëria së fundi siguroi tërësinë e saj, në kufinjtë e Konferencës së Londrës të vitit 1913.
Duke qenë se Austro-Hungaria kishte hequr dorë nga Protektorati Kulturor mbi katolikët, Selia e Shenjtë mori në duar tashmë vetë katolicizmin në Shqipëri. Kështu Papa Benedikti XV, më 12 nëntor 1920, emnon Ernesto Cozzi-n Delegat Apostolik për Shqipërinë, 35 ditë përpara se Lidhja e Kombeve ta njihte Shqipërinë si shtet sovran, që do të thotë se Vatikani realizoi i pari njohen diplomatike de facto të vendit tonë.
Pasi pranon se edhe ai vetë, sa herë ka marrë pjesë në bisedimet me delegacionet e huaja:
"... të them të verteten se m'âsht dasht t'skuqesha për inferioritetin t'em. Âsht e kotë të gënjehemi. N'se përjashtohet Gurakuqiqi vetëm ai ka nji kulturë të përshtatshme, ka nji atdhetari të shëndoshë dhe nji njohuni të gjânë për njerëzit dhe për sendet e Shqypnisë, asnji nga anëtarët e qeverisë, kjoftë të saj së maparshmes, kjoftë të së tanishmes, nuk mund të thotë se e paraqet denjësisht Shqypninë dhe të mbrojë siç duhet interesat e sajë".
Lajmi i vdekjes s'Poetit Kombtar në medien italiane
Më 1921 ridel pas 7 vitesh revista Hylli i Dritës në rrugën e ndërprerë, ndërkohë që aktivitetin e tij botues, qoftë letrar, qoftë publicistik, Fishta e zhvillon në revistën "Zâni i Shna Ndout". Ndërkohë shkolla publike ishte një projekt i ri që Fishta me shokë e kishin gjithnjë në mendje.
Niveli i deritashëm nuk ishte i mjaftueshëm prandaj duhej një gjimnaz klasik. Duheshin siguruar ndërtesa, orenditë, pajisjet dhe mjetet didaktike shkollore, personeli i duhur, leja prej autoriteteve kishtare e zyrtare. Fishta së bashku me Provinçialin e ri, At Doden, shkojnë në Romë dhe takojnë Kryetarin e Urdhnit dhe priten për të dytën herë në audiencë nga Papa Benedikti XV, i cili u dha një shumë prej 100 000 liretash, ndërsa Kuria Gjenerale u jep një hua me lehtësi shlyerje, ndihma të cilat i ndihmuan për hapjen e shkollës publike me emrin "Illyricum" me nxënës të të tre besimeve, katolikë, myslimanë dhe ortodoksë.
Më 6 qershor 1921 në zgjedhjet e para demokratike Shkodrën e përfaqësojnë në Parlamentin e parë shqiptarë si deputetë Ndre Mjedja, Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi e Hilë Mosi. Fishta në fillim zgjidhet anëtar e më vonë kryetar i komisionit të buxhetit, anëtar i komisionit të arsimit dhe në gusht të atij viti zgjidhet nënkryetar i Parlamentit.
Kur dëtyrohet m'e lanë, propozon Atë Ambroz Marlaskajn. Mbasi niset në shkurt 1922 nga Liverpool-i, në letrën e tij datë 8.5.1922, dërguar provincialit, Atë Pal Dodajt, nga Washington-i thekson se pas dymbëhjetë ditëve udhëtimi me vapor nga Anglia, më në fund kishte arritë në Amerikë.
Viziten e përshkruan mjaft bukur në një letër dërguar Pater Justin Rrotes, që daton 11 mars 1922. Pa humbë shumë kohë, kishte filluar për të bërë lobing rreth çështjes së Shqipërisë. Pas takimit që pati me françeskanin me ndikim të madh në qarqet diplomatike të Washington-it, Atë Godfried Shilling, Fishta takoi dhe senatorin katolik, Henry Cabot Lodge, i Partisë Republikane, njeri me autoritet të madh dhe i një mendimi me Presidentin Wilson për të drejtat e barabarta të popujve.
Në letrën e naltcituar, Fishta do shprehej: “... âsht mirë qi Qeveria e Tiranes, t’i drejtojë nji shkresë nënsekretarit të Ministrisë së Jashtme të Amerikës, tue kerkue zyrtarisht këtë njohje...” Në fund të letrës, shkruan Fishta: “Ndërkaq vizita eme në Washington ka pasë si përfundim njohjen e Shqypnisë prej anës së Shteteve të Bashkueme të Amerikës.
Të gjitha përpjekjet e mâparshme të Qeverisë sonë, si ato të “Vatrës”, s’kanë pasë sukses… Qenë Senatorët katolikë, të cilëve ua paçë paraqitë çashtjen sidomos në pikëpamje fetare, ata qi me ndërhimje të veta xuerën njohjen zyrtare të Shqypnisë nga Qeverija amerikane”.
Fishta, takimet në Washington nuk i kishte bërë në rolin e një deputeti të Shqipërisë, edhe pse ishte mandatar nga populli në dy legjislacione, por si intelektual që kishte marrë famë kombëtare dhe ndërkombëtare. Faik Konica në përgjigje të një letre që Fishta i kishte dërguar, i shkruan nga Bostoni: “Ju falem nderit për letrën e bukur që më dërguat.
Kini lënë nër Shqipëtarët e këtushëmë nji kujtim lartësie dhe drite, që kà shuar gjithë moskuptimiet e shkuara”. Ndërkaq duke u kthye nga Amerika, Fishta i shkruan Atë Pal Dodajt se është duke shkruar një poemë satirike. Është fjala për poemën "Gomari i Babatasit", vepër e cila u botua në dhjetor 1923, me të cilën shënoi pjekurinë e tij të plotë artistike.
Po këtë vit del gazeta "Ora e Maleve", që u bë shkolla e gazetarisë shqiptare, në të cilën kontribuan oratoria e Dom Lazër Shantojës, mençuria e Luigj Gurakuqit, penda ledhatuese dhe e ëmbël e Vinçenc Prennushit, studimet e holla të Anton Harapit, gjithashtu Nush Topalli, Ernest Koliqi, Karl Gurakuqi, Bernardin Palaj etj.
Për këtë gazetë Ernest Koliqi shkruan: “Dihet se Ora e Maleve, e nisun mâ s’forti me qellime kulturore, pat menjiherë nji zgjanim të papritun politik edhe u bâ organi i nji grupi qi përfshinte në gjinín e vet fuqit fetare, shoqnore dhe ekonomike të Shkodrës unji dhe krejt krahinës së saj.
Grupin e kryesonte Luigj Gurakuqi. Shkodra nuk njofti kurr stinë mâ të lulzueshme me mugullime qellimesh e vullnetesh për nji përparim të njimendtë qytetnuer. Shkodranët pa dallim besimesh, klasash shoqnore, kulturash, me lagje të qytetit e me katunde e me male kreshnike...
mblidheshin tok rreth Gurakuqit,- Bashkqytetarit zemër-madh e mende-ndritun, qi dinte me pajtue në shkrime në sjellje e në veprimtari ndertuese tharme jetike të traditave të shëndosha me nevojët e kohës moderne. Ai kalonte udhës i përsjellun gjithkund nga nji tubë djelmoshash e grat nga dyert e oborreve me fëmij në krah e reshëshin me nji breshën bekimesh.
Kalonte si profet i rrethuem nga nderimi dashunuer i mbarë nji populli.” dhe vijon: “Prej frymzuesavet qi ishin Emzot Mjedja, Gurakuqi, Patër Gjergji, prej bashkëpuntorvet të shquem si At Antoni, Shuk GurakuqiKolë Kamsi, At Bernardin Palaj, prej redaktuesavet të rendomtë qi ishim Dom Lazri dhe unë e deri ke shtypshkruesat me Gjon Shqipnin ne krye e Tom Laca, shpërdas e shitës i fletores, kjo njehej si nji gja qi ishte pjesë e sejcilit prej nesh, pjesë e shpirtit dhe e jetës s’onë.” Në votimet për Kuvendin Kushtetues në dhjetor të vitit 1923, Fishta së bashku me Fan Nolin dhe Luigj Gurakuqin përfaqëson Opozitën, por nuk qe e thanë sepse qeveria nuk zgjati as nji vit, për shkak se Ahmet Zogu përmes Partisë Popullore vjen në pushtet më 24 dhjetor 1924.
Burgosen D. Ndre Mjedja, D. Lazër Shantoja, A. Anton Harapi, A. Bernardin Palaj, Atë Klement Miraj; Fan Noli dhe Luigj Gurakuqi detyrohen të largohen nga Shqipëria dhe Fishta për të njajtat arsye largohet gjithashtu në Itali më 1925-26, ku qëndron pranë Urdhnit Françeskan, ku pas kurimit me kujdes t'ekspozimit në pavionin shqiptar në Romë më 1925, u dekorue nga Papa Piu XII, e jo sikurse asht shkruar në ndonji rast për shërbime klerikale.
Hylli i Dritës preu frymën përdhuni edhe nji herë tjetër mbas ndalimit të vitit 1914. Por, penda e poetit nuk heshti. Më 1924 botohet për së dyti "Mrizi i Zanave" dhe në vitin 1925 "Vallja e Parrizit" (botimi i dytë), "Ifigjinia n’Aulli", "Sh. Luigj Gonzaga" (1927), "Shqyptarja e gjytetnueme", e cila u shfaq në vitin 1929, dhe në revistën "Leka", "Mojs Golemi i Dibrës" e "Deli Cena".
Në janar 1930 (këtu incidenti me Portland Cementi (142, 159, 164, 165), nis sërish pas një ndërprerje prej pesë vjetësh, Hylli i Dritës, drejtimin e së cilës Fishta ua besoi sivëllazënve të tij. Po më 1930 emërohet nga Urdhni Françeskan "Lector Iubilatus honoris causa".
Në vitet 1930 Fishta përfaqëson Shqipërinë në Konferencat Ballkanike në Athinë, (1930), në Stamboll, (1931), ku ai është anëtar i delegacionit së bashku me Mehmet Konicën dhe më 1932 në Bukuresht. Më 1930 ftohet dhe pranohet anëtar i Bashkimit Ndërkombëtar të Poetëve në New York, në të cilin merrnin pjesë shkrimtarë nga rreth 60 shtete të ndryshme të botës.
Qeveria shqiptare, për me mbrojtë interesat e vendit, muer pjesë në disa konferenca ballkanike në v. 1930-1933, nën kujdesin e Francës, ku merrnin pjesë dhe përfaqësues të Lidhjes së Kombeve. Në këto takime ndërkombëtare, flitej për krijimin e zonës së paqes në Ballkan si dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave në këto vende.
Në fund të v. 1930, konferenca qe mbajtë n' Athinë, Shqipëria qe përfaqësuar nga At Fishta dhe Mehmet Konica. Fishta në letrën e tij, datë 11 tetor 1930, nga Athina drejtuar provincialit Atë Vinçenc Prenushit, ndër të tjera, thotë se Konferenca nuk kishte sjellë diçka të re, edhe pse Mehmet Konica me referatin e tij, në krahasim më të tjerët, kishte qenë shumë në lartësinë e duhur.
Fishta, në këtë Konferencë qe përqendruar në zhvillimet kulturore në Shqipëri. Konferenca e dytë qe mbajtë në Stamboll, në vitin 1931, ku të dërguarit e Shqipërisë, rishtas qenë Fishta dhe Konica. Kjo Konferencë, sipas Fishtës, qe e organizuar shumë më mirë se ajo e Athinës.
Konferenca qe hapë nga Presidenti i Turqisë, Hasan Begu, fjalën e kishte mbajtë dhe Kryeministri i Turqisë, Ismet Pasha. Fishta, në letrën e tij nga Stambolli të datës 20.10.1931, drejtue provincialit, Pal Dodaj, tuke bërë një përmbledhje të Konferencës, ndër të tjera shprehet: “Sod, 21, kemi pasë luftë më Jugoslav në Komisionin Politik.
Mehmet Konica âsht sha keqas me Kryetarin e dergatës Jugoslave me nji farë Topaloviç. Joviç, Kryetari e Dergates Jugoslave i paska thânë Konitzes se âsht i shtím prej dikúj tjetër me prishë Konferencen. Konica i paska përmendë punët, qi Jugoslavet, kanë bâ dhe bâjnë mbi shqiptarët e Kosovës dhe e paska quejtë barbar”.
Fishta, në vazhdim të letrës, thekson se, për shkak të kësaj ngatërrese, në mes këtyre dy delegacioneve, Konferenca qe rrezikuar të mbyllej para kohe, por, nga ana e jugosllavëve ishin tërheqë fyerjet e bëra ndaj delegacionit shqiptar. Derisa grekët, rumunët dhe Turqia kishin këmbëngulë që të nënshkruhej në këtë Konferencë pakti për pakicat, nga ana tjetër bullgarët kërkuen që kjo çashtje të shtyhet për nji konferencë tjetër, e cila do mbahej në vitin e ardhshëm.
Pasi çashtja e pakicave nuk muer zgjidhjen e duhun, në v. 1932 u organizua Konferenca e Tretë Ndërballkanike, në Sofje të Bulgarisë, ku morën pjesë të njëjtët aktorë dhe pati të njëjtën tematikë. Atë Fishta, posë rolit të delegatit, tani kishte dhe rolin e provincialit, që përfaqësonte etnit françeskanë të Shqipërisë. Kjo konferencë pësoi fatin e atyne të mëparshmeve, duke mos sjellë gjë konkrete për temën në fjalë.
Mbas këtyre Konferencave maratonë Ndërballkanike, gjëja më e mirë, që ëmbëlsoi shpirtin e trazuar të poetit, ishte pranimi i tij si anëtar i Bashkimit Ndërkombëtar i Poetëve, organizatë kjo e themeluar në Nju Jork. Ky bashkimi ndërkombëtar i poetëve, ku merrni pjesë rreth 60 kombe të ndryshme, ishte mënyra ma e gjetur për krijimin e urave të reja të bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit në mes diplomacive të shumta botërore.
Këto vite, më të frytshmet e jetës së tij, i kaloi në qetësinë e kuvendit françeskan të Gjuhadolit në Shkodër, por pa u shkëputë kurrë nga problemet e mëdha qytetase, kombëtare e botërore. Të kësaj kohe janë edhe pjesa ma e madhe e dramave, dramave lirike, tragjedive etj.
Më 1931 del nga botimi pjesa e tretë e Lahutës me titullin Lidhja e Prizrendit, e cila ishte botuar periodikisht në revistën Hylli i dritës në vitin (1921-1922). Një vit m'andej, pra më 1932 boton në revistën Leka fragmentin në vijim pas botimit në "Kalendarin e veprës Pijore", të poemës Mojs Golemi, e cila u la në mes.
Këtu është momenti i publicistikës së Fishtës me polemikën e njohur me Hilë Mosin nën titullin: “Gabove Hilë!”, qortim të cilin nuk pat kohë ta përmirësonte sepse iu shpejtua vdekja ministrit t'arsimit. “Vetë Fishtës i erdh keq, kur muer vesht se përgjegja e Hyllit kishte bâ efektin e padëshiruem mbi jetën e kundërshtarit”.
Fill pas tij do t'ishte Mirash Ivanaj që do të aplikonte të njëjta masa në arsimin kombëtar. Antiklerikalizmi çuditërisht do të kërkonte të përballej me françeskanët përmes dy ministrave t'arsimit, të cilët ishin katolikë. Ivanaj kërkoj polemikën mbështetë në ligjin e datës 23 prill 1933, i cili i mbyllte tashmë shkollat private, e që komunistët do ta zbatonin besnikërisht 13 vjet më pas më 1946.
Ka ngelë proverbiale thënja e Fishtës në praní të nxënësve në oborrin e gjimnazit “Rrnoftë Shqipnia pa ne (këtu françeskanët”. Gjimnazi u mbyll më 25 prill 1933, pas 12 vitesh si gjimnaz dhe 72 vitesh si shkollë fillore. Po këtë vit Fishta do të dëshmojë edhe një tjetër anë të personalitetit të tij kulturor, estetin.
Në revistën Hylli i Dritës ai do të publikojë traktatin estetik: “Shinime estetike, mbi natyrë t’artit”, të lavduem edhe nga profesora t'universiteteve britanike duke parë tek Fishta jo vetëm nismëtarin e atij zhandrri në Shqipëri por një estet të përmasave europiane e botërore që do çonte në një stad të ri t'estetikës.
Gjithashtu me rëndësi është reçensioni që shërbeu si parathënje, bërë për librin "Kanuni i Lekë Dukagjinit", mbledhur nga Shtjefën Gjeçovi dhe botuar pas vdekjes së këtij të fundit, në të cilën ai shfaqi mendimet e tij vlerësuese për krijimtarinë gojore.
Fishta në tetor 1934 do të shkruante një tjetër artikull magjistral si përgjigje ndaj broshurës së Ismet Totos “Grindje me klerin” që ky i fundit kishte shkruar si përgjigje ndaj polemikës që kishte me Anton Harapin. M'andej Fishta i mërzitur nga mënyra se si ishin duke shkuar gjërat, sikurse edhe në vitet 1924-25, shkon në Itali.
Në qershor 1935 zgjedhet Proviçial. Po këtë vit rihapet gjimnazi françeskan mbas seancave gjyqsore që kishte fituar në Hagë kundër politikave të shtetëzimit e laicizimit t'arsimit t'aplikuara nga Mosi më parë, e pasuesi i tij Ivanaj. Viti 1937 shënon 25 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë me ç’rast bën edhe botimin përfundimtar të "Lahutës së Malcís", e cila i kishte kushtuar më shumë se 30 vjet punë.
Në prill t'atij viti shkon me mision në Çekosllovaki me detyrë prej Urdhnit. Më 17 qershor 1938 Fishta plotëson mandatin si provinçial dhe në këtë post e zavendëson Át Çiprian Nika. Pushtimi italian i Shqipërisë më 7 prill 1939 solli pështjellim në jetën politike, sociale e kulturore të vendit.
Më 3 qershor 1939 Fishta emrohet akademik i Italisë, çfarë do të sjellin edhe mjaft polemika dashakeqe në periudhën 1945-1990. Pranimi i këtij vlerësimi nga ana e Fishtës nuk është bërë prej kurrëfarë hipokrizie politike, aq mëa keq kur Shqipëria sa ishte pushtuar nga Italia dhe dihen publikisht qëndrimet e Fishtës.
Akademia e Shkencave e Italisë, ishte institucion shkencor mbipolitik, dhe si i tillë e propozoi dhe e pranoi unanimisht anëtar efektiv të saj Fishtën, për një motiv të vetëm; personaliteti kulturor, letrar dhe pse jo edhe politik i bënte nder asaj akademie.
Në këtë mënyrë lehtësonte trysninë që pësonin sivëllaznit e tij nga instancat fashiste të vendosura në Shqipëri. Gjithashtu ishte një teknikë e mirënjohur administrative kjo, që duke titulluar një personalitet, do e mbanin larg vendit të vet italianët, sepse akademikët mbanin konferenca vende-vende, me parimin promoveatur ut amoveatur.
Sipas kujtimeve të Atë Zef Pllumit kur Fishtës iu kërkua që të refuzonte titullin e Akademikut nga sivëllaznit, me ç’rast Fishtës sipas një rregulli të caktuar i binte që të mbante një varg konferencash nëpër institucione të ndryshme kulturore, ai ishte përgjigjur se: "Un ndër konferencat e mia do t’ua përsëris italianëve pa ja dà se me të vërtetë Roma dikur e ka pasë namin e madh, por legjionet ilire dhe perandorët e mëdhaj ilirjanë ishin ata që kishin në dorë fatet e Romës.
U bâj edhe nji premtim tjetër se përnji që ato konferenca do të kryejnë për gjashtë muaj, siç e don rregullorja, un menjiherë do të kërkoj me ardhë në Shqipnì". Me sa kuptohet nga ditari i Qemal Draçinit, Fishta i kishte propozuar këtij me qenë sekretar i tij.
Një vit më pas, më 1940, Papa Piu XII e priti atë në një audiencë të gjatë në Selinë e Shenjtë në Vatikan. Ernest Koliqi thekson se: “Poeti i ynë komtar qe fetar por jo konfesjonal. Ndjesinat tepër të ndezuna atdhedashunore ia prenë mundësín e karjerës kishtare.
Jo pse eprorët e tij njehshin si faj atdhedashunín, por pse drojshin se Ai, njeri me rrebe, mund të mirrte qindrime tepër të shtyme për nji gjerark kishtar.” Aty nga fundi i vitit 1940 kërkon të shkojnë në Troshan, aty ku kishte nisë së pari jetën rregulltare, e pse jo edhe atë letrare, aty ku kishte mbathë sandalet dhe kishte vënë rreth brezit litarin e Shën Françeskut.
Sëmuret me 10 dhjetor dhe kërkoi pranë vetes mikun dhe Proviçialin Atë Pal Dodajn dhe sekretarin e tij Atë Viktor Volajn, komentuesin e veprës së tij poetike. Më 14 dhjetor e sjellin në Shkodër, ku e shtrojnë në spital. Më 22 dhjetor, borën e skllotën që kishte mbuluar qytetin, Fishta e kundron nga dritarja e kuvendit.
Më 22 ra një borë e madhe dhe Fishta mori një polmonit që e rëndoi shëndetin e tij. Me 27 mjekët humbasin shpresat dhe Fishta bie në kllapi. Fjalët e thëna sivëllazënve që i ndejtën afër:
Po 'des kondend (i kënaqun) përse kam punue për Fé, Atdhé, e për Provincën tonë.",- e mbylli testamentin sipas Át Marin Sirdanit.
...jo për tjetër, por, sepse po lá anmikun mbî truellin shqiptar, mue më vjen keq qi m'duhet të 'des.",- fjalët e fundit të Poetit.
Më 30 dhjetor 1940 Át Gjergj Fishta jep shpirt në spitalin civil të qytetit të Shkodrës ku ai ishte shtruar nga një sëmundje e zemrës dhe e mushkërive. Arkivoli me trupin e tij u vendos në Kishën e Gjuhadolit prej nga u përcoll në banesën e fundit nga pothuaj i gjithë qyteti si dhe autoritetet ma të nalta të kohës.
Meshën e përmotshme e mbajti Imzot Gaspër Thaçi Arqipeshkëvi Metropolit i Shkodrës. Telegrame të shumta ngushëllimi muer Provinçiali Atë Çiprian Nika. Më 31 janar 1941 Akademia Mbretnore e Italisë mbajti nji Meshë Drite në kishën artistike të saj të Shën Lukës dhe Shën Martinës, meshë të cilën e udhëhoqi Gjenerali i Urdhnit Françeskan At Leonard M.
Bello, këndue nga Schola Cantorum e Vatikanit, ndërsa pjesën muzikore të saj e drejtoi muzikanti i njohurn Akademik Don Lorenzzo Perosi, ndërsa një tjetër ceremoni përkujtimore u mbajt Reale Accademia d’Italia më 9 mars 1941. Përmbledhim këtu tue ba tonin vlerësimin e bamë nga Ernest Koliqi se: “...
tek Fishta u shkrinë në nji, tana cilsitë e tij prej murgu, oratori, edukatori e politikani, ndërthurun në mënyrë të shkëlqyeme në përkushtimin e lindun ndaj poezisë.” Pranë i rrijnë shumë nga Franceskanët e mëdhenj që bënë epokë, në mes të cilëve edhe AtViktor Volaj, studiuesi i njohur i krijimtarisë letrare të Fishtës. Fjala e fundit u mbajt nga Prof. Aleksandër Xhuvani.
Fishta në shtratin e vdekjes
"At Fishtën e zuni vdekja ndërsa kishte ndër duer përkthimin e Petrarkës në gjuhën shqipe, sikurse kishte përkthye kaherë “Hymnet e shenjta” dhe “Pesë Maj” të Manzonit disa nga ariet e Metazit dhe lirika nga shumë poetë të tjerë italianë."
Dekoratat, foto Marubbi
Pupla e artë dhe kunora e argjendtë, foto Marubbi
I dekoruar për shërbime paqe me dekoratën Mearif të klasit të II. Më 28 janar 1912, Klubi "Gjuha Shqype" në pallatin ipeshkvor në praninë e Imzot Jak Serreqit, përmes kryetarit të saj Ndoc Çobës, i cili më këtë rast mbajti edhe një ligjëratë mbi veprimtarinë e tij, i dhuroi Fishtës një kurorë argjendi për merita në krijimtarinë letrare dhe po këtë vit ai dekorohet dhe nga Mbretëria Austro-Hungareze me medaljen Ritterkreuz (1912), për kontributin kulturor në Shqipëri, qyteti i Beratit i dërgoi një pupël ari (pendë) (1913), Piu XI Medaglia di Benemerenza (1925), Urdhëri françeskan e dekoroi Lector Jubilatus (1929), Greqia me dekoratën Phoenix (1931); qeveria italiane e bëri anëtar të saj, Academico d’Italia më 1939.
Me rastin e 130 vjetorit të ditëlindjes së tij. Këshilli i Bashkisë se Lezhës e bëri "Qytetar Nderi". Në këtë mbledhje përkujtimore, një grup intelektualësh kërkuan nga Kryetari i Qarkut dhe Prefekti qe t'i bëhet një propozim Presidencës që t'i akordojë poetit të madh titullin e lartë "Nderi i Kombit" për merita të shquara në shërbim të Kombit Shqiptar. Kjo dëshirë u realizua nga Presidenti Alfred Moisiume 28 Nëntor 2002.

Veprat artistike, mendimi i Fishtës mbi edukimin e mësuesinë

Arrin të botojë këngët e para të "Lahuta e Malcís", kryevepër e poezisë epike shqiptare, më 1904. Më 1907 boton përmbledhjen satirike "Anzat e Parnasit", dhe më 1909 përmbledhjen lirike "Pika voëset", më 1913 "Mrizi i Zanave". Gjergj Fishta veç krijimtarisë artistike, shkëlqeu edhe në fushën e pedagogjisë e të psikologjisë sociale, gjuhësisë etj.
Si mendimtar me potencial të madh teorik dhe me një veprimtari të dendur praktike, në shërbim të mbrojtjes dhe të zhvillimit të gjuhës dhe të shkollës shqipe. Ai i kishte vënë vetes si qëllim që të luftojë për të ngritur nivelin kulturor e arsimor të bashkëkombësve dhe për të nxitur tek ata dëshirën për përparim dhe për atdhedashuri, si dy shtylla qe do t'i ndihmonin për të mbajtur në këmbë shoqërinë shqiptare të goditur nga pushteti disashekullorë otoman.
Do te ndalemi në periudhën e parë të veprimtarisë së tij politiko-arsimore, ku ai fillon përpjekjet për të vazhduar e çuar më tej punën e paraardhësve të tij, NaimitSamiutPetro Nini Luarasit etj, në luftë për ngritjen kulturore e arsimore të popullit.
Kjo ishte koha e fundit e pushtimit turk dhe e viteve të para të Pavarësisë, domethënë deri kur ai do të zgjidhej deputet dhe do t'i vihej punës për zhvillimin e gjuhës dhe shkollës shqipe në kushtet e ekzistencës të një shteti shqiptar të pavarur. Kjo ishte një kohë që do të kërkonte jo vetëm aftësi krijuese shkencore pedagogjike të larta, por edhe një nuhatje të fortë politike për të shfrytëzuar me sukses çdo koniunkture në shërbim të zgjidhjes së çështjes kombëtare, pra edhe të problemeve të gjuhës dhe të shkollës shqipe.
Në këto kushte, historiko-shoqërore, Fishta luftoi për ngritjen e nivelit kulturor e arsimor të popullit që, sipas tij, do të ndikonte për fuqizimin e luftës për liri, pavarësi e përparim ekonomiko-shoqëror.
Pasi u kthye nga studimet e larta për teologji e filozofi, u caktua në kolegjin e Troshanit si profesor. Ai e deshi mësuesinë dhe e quajti "Zeje të shenjtë". Fishta nuk që vetëm krijues artistik i nivelit të lartë, por edhe linguist, pedagog, filozof, sociolog e diplomat, piktor dhe adhurues i muzikës etj.
Pra, kishte një përgatitje të përgjithshme shkencore-pedagogjike në lartësinë e kërkesave të kohës. Ai njeh mendimin pedagogjik bashkëkohor evropian, të cilin përpiqet ta shfrytëzojë për të forcuar punën në shkollë. Kujtojmë fjalimin që përgatiti për ta mbajtur në parlament, kur po diskutohej për arsimin, ku dalin qartë parametrat e filozofisë së tij arsimore në kushtet e reja të ekzistencës së shtetit shqiptar. Pra, ai është një personalitet poliedrik. Ajo që të bie në sy menjëherë, kur studion veprën e tij, është se të gjitha këto aftësi i vë në shërbim të zhvillimit të kulturës dhe të arsimit shqiptar.
Kaligrafia e Fishtës, ku në këtë letër tregon edhe kahin e kërkimeve n'etimologji
Ai, duke ndjekur traditën e shkrimtarëve te Rilindjes që, krahas krijimtarisë artistike, ìu kushtuan dhe punës për mbrojtjen dhe zhvillimin e gjuhës dhe të shkollës shqipe, punoi në mënyrë shumë të përkushtuar për të çuar më tej punën e nisur prej tyre në kushtet e reja të rënies përfundimtare të perandorisë turke dhe të krijimit të shtetit te ri shqiptar.
Idetë e tij pedagogjike, veç artikujve shkencor që botoi në organe të ndryshme të shtypit të kohës, i gjejmë të kristalizuara edhe në veprat e tij artistike. Ky mund të jetë edhe ndikimi latin, sepse dihet se romakët edhe rregullat e stilistikës i paraqitnin në vargje. Për ilustrim po japim një tercinë nga përkthimi prej tij i "Prozodisë latine":
Në kohë të kryeme rrokja e parë zgjatohet,
Po që verbi dyrrokësh. Veçse kjo rrokje
Në Sto, Do, Findo, Scindo, Bindo do t'shkurtohet.
Fishta, duke i shfaqur idetë e tija pedagogjike edhe me anë vargjesh, ishte i bindur se ato do të kapeshin e do të kuptoheshin më shpejt nga bashkëkombësit e tij. Ai, nëpërmjet të kësaj rruge, u përpoq që të futej, jo vetëm në mendjen e bashkëkohësve të tij, por edhe në zemrat e tyre dhe mund të themi se ia arriti qëllimit.
Fishta, pas binomit të njohur "Për fe dhe atdhe", mund të themi se krijoi dhe një binom tjetër shumë të fuqishëm: "Çdo gjë për gjuhën dhe shkollën shqipe". Ndërsa më të parin lëshonte kushtrimin madhor për të dhënë jetën për lirinë e trojeve shqiptare, në të dytin kërkon angazhimin e të gjithëve për mbrojtjen e kulturës, të gjuhës dhe të arsimit shqip. Mund të themi se të dyja këto thirrje plotësojnë njëra-tjetrën. Tek poezia kushtuar mikut të tij, historianit Pashk Bardhi, formulon qartë kredon e tij pedagogjike:
"Pêr çka se mjaft nuk âsht' me mkâmbë Shqipninë, porse duhen rrit edhe shqiptart, qi t'bâhen të zot me e mbajt Shqipninë"
Ky përfundim i filozofisë arsimore fishtiane ka qenë dhe do të mbetet qëllimi përfundimtar i shkollës sonë mbarë kombëtare. Poeti vizionar lufton që në shërbim të përparimit të kombit të vihet gjithë potenciali intelektual dhe për këtë qëllim përkrahë çdo lëvizje kulturore e arsimore që krijohet në atë kohë.
"Në prakun e vjetit 1899 themelohej në Shkodêr Shoqnija letrare "Bashkimi" nên kryesinë e Abatit të Mirditês, Emzot Prêngë Doçit, qellimi i se ciles âsht' zgjim'i popullit me anë botimesh në gìuhen amtare. At Gjergji, bashkëthemelues e si pjestar i nxehtë i saj, vûni të gjitha fuqitë e veta pêr të bâme që të përparonte: merrte pjesë rregullisht e pa u lodhun kurrë në mbledhjet e Kshillit e zbatonte me ndërgjegje të plotë dëtyrimet që i ngarkoheshin. Në të gjitha botimet e Shoqnisë, tue nisun prej Abetarit e tue vijuem ndêr librat tjerë deri te Fjalori i çmueshëm i vjetit 1908, At Fishta dhá ndihmesen e vet të vlefshme me k'shilla e me punë".
Ky angazhim me frytdhënie kaq të lartë shkencore, që në moshën 28 vjeçare në fushën e gjuhës, kulturës dhe të arsimit tregonte se në botën intelektuale shqiptare po hynte një force e re shkencore, e aftë për të kontribuar në përballimin e problemeve të mëdha të kohës në këto fusha me rëndësi shumë të madhe për kombin, që në atë kohë ishte i angazhuar në luftë për liri e pavarësi. Dihet se pa gjuhë nuk ka shkollë dhe pa shkollë nuk mund të ketë zhvillim modern të gjuhës.
"Alfabeti i Bashkimit,- thotë Vehbi Bala,- i projektuar nga Fishta përmblidhte veçoritë më pozitive të alfabeteve ekzistuese dhe Kongresi e pranoi atë si alfabet të vetëm të shqipes. Drejtësinë e këtij veprimi e tregoi koha: ai u bë alfabet kombëtar. Pra, edhe këtu, si gjetkë, Fishta dha një kontribut të spikatur për kombin shqiptar".
Edhe sikur vetëm kaq të kishte bërë Fishta për gjuhën dhe shkollën shqipe, do të ishte e mjaftueshme për ta vënë atë në sofrën e parë të mendimtarëve shqiptarë të të gjitha kohërave. Për Fishtën, gjuha shqipe është një pasaportë e gjallë, që provon identitetin e të qenit shqiptar.
Nper gjuhë shqype bota mbârë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë,
trima n'zâ, sikurse jîni
Kjo gjuhë për poetin pedagog është jo vetëm si "Kânga e zogut t'verës", por edhe "Si ushtime e nji termeti", sepse në këtë gjuhë, thotë ai, edhe Kastriota u pat fol atyne ushtrive "ngadhënjimtare" që çuditen boten dhe po në këtë poezi ai mallkon rëndë at bir shqiptari.
"qi përbuzë këtë gjuhë hyjnore,
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore."
Këto ide janë me vlera të përjetshme. Fishta, duke ndjekur traditën e Rilindjes, godet politikën arsimore turke dhe të vendeve fqinje, që synonin të shfrytëzonin në maksimum edhe shkollën si një mjet shumë të efektshëm për shkombëtarizimin e popullit. U përpoq që të forcojë shkollën shqipe, me qellim që ajo t'i shërbejë zgjimit të popullit për të ruajtur identitetin e tij dhe për të gjetur në vetvete forcat e nevojshme për t'ecur drejt lirisë, pavarësisë dhe përparimit.
Ai lufton për të vënë në lëvizje mendimin krijues kombëtar, që pushtuesi pikërisht kërkonte ta mbyste. Fishta në luftën e tij ishte i hapur, i guximshëm, iniciator me largpamësi të madhe. Ai është tepër i ndjeshëm ndaj tronditjeve historike të kombit të tij në çfarëdo sfere jete që mund të ndodhin ato.
Fishta luftonte për t'u hapur sytë bashkëkombësve të tij, që të kuptonin dhe të gjykonin vetë për politikën arsimore të pushtuesit otoman, që pranon pa asnjë kundërshtim që në territorin që mbulonte kombi shqiptar të hapeshin gjithfarë shkollash: italiane, greke, austriake e deri sllave, sepse, siç dihet, ato turke kishin mbuluar krejt vendin, dhe në të njëjtën kohë nuk lejonin që të çileshin shkolla shqipe, me qellim që të copëtohej sa më shumë uniteti shpirtëror i kombit.
N'atë kohë, propaganda e huaj kishte bërë punën e saj për të çorientuar opinionin shqiptar për problemet e shkollës në gjuhën shqipe. Ajo kishte krijuar, siç e quan vetë poeti pedagog, një çoroditje që preku jo vetëm familjen e disa shtresave shoqërore, por edhe ndonjë segment të caktuar të shtetit të ri të posaformuar.
Ai i vë gishtin plagës dhe i kushtohet tërësisht luftës për çlirimin e familjes dhe forcave e tjera shoqërore të kohës nga helmimi i propagandës shumë të rafinuar të pushtetit, që kërkonte zhvlerësimin e gjuhës dhe të shkollës shqipe. Ai në radhë të parë godet me forcë ftohtësinë e shqiptarëve ndaj dijeve dhe shkollës, kundër kësaj të keqeje të madhe, që shkonte në favor të propagandës së huaj, që siç dihet, ishte shumë e egër.
Më 1907, tek Nakdomonicipedija, krijon me një mjeshtëri të rrallë artistike episodin e një tregtie të çuditshme: Shënkolli, me urdhër të Zotit, del nëpër botë me një barkë ngarkuar me mend. Kush donte t'i shtonte ato që ka, mund të blinte edhe do të tjera.
M Më në fund rruga e qiti shejtin në Shëngjin. Në të njëjtën kohë, del në këtë port edhe djalli, që vinte nga Franca me një barkë ngarkuar me shkarpa për t'i shitur. Dihet se n'atë kohë, dikush e ndalonte shkollën shqipe me ligj, disa të tjerë e mallkonin ose e poshtëronin me metoda nga më të ndryshmet.
Puna kishte shkuar deri atje sa disa parapëlqenin për fëmijët emra të huaj se gjoja tingëllonin më modern se ata që ishin brum'i shqipes. Poeti zgjedh si tipike familjen Guca, që ishte bartëse e këtyre kundërshtive. Me lindjen e djalit ndizet sherri. Filipi donte ta pagëzojë fëmijën me një emër shqiptar: Palokë, kurse e shoqja nuk pranon.
Fishta tek "Paloke Guca" zbulon sesi zhvillohet kjo luftë edhe brenda mureve të shkollës. Ai vë ballë përballë Palokën me një mësues, siç e quan ai, të pantënzonë, që kërkonte që nxënësit e tij... "Gjithçka tjetër të dilnin, posë shqiptare, posë njerëz që ndiejnë për Atmé, gjuhë e t'Parë". Ai nxjerr lakuriq metodën që përdor ai për t'ia arritur këtij qëllimi të mallkuar. Kur Paloka kthen në shtepi, tek praku i derës, i thotë babë Filipit:
"Unë s'jam shqyptar: Unë jam shkodran".
Kështu poeti pedagog, me katër-pesë vargje, jep objektivin që i kishin vënë vehtes disa shkolla të huaja t'asaj kohe, për shkombëtarizimin e brezit të ri. Misioni i mësuesve të patënzonë s'ka si del më mirë. Por ata nuk ndalen deri këtu, por bëjnë çmos që fëmijët t'i largojnë dhe t'i shkëpusin fare nga figurat e shquara kombëtare.
Fishta lëshon rrufenë e dytë drejtpërdrejtë në tryezën e mësuesit të pantënzonë, duke dhënë zënken me një nxënës tjetër, (Në një shënim në librin "Anzat e Parnasit" thuhet se ky është një fakt historik) të cilit i bie në tokë një fotografi e Skënderbeut që e tmerron mësuesin e patënzonë:
Ah! bre kulim,
Sh'âsht ky mjekërskjap?- po thotë me idhnim.
S'âsht mjekërskjap, zotní, âsht Skenderbeu.
N't'a pashë kyt surrat n'dorë prap,
T'a dijsh se jashtë si qenin kam me t'qitë.
I foli Tefes msuesi t'u i bërtitë.
Me rezistencën fëminore, Fishta do të thotë se shpirti heroik shqiptar, megjithëse i tronditur, vazhdon të jetojë dhe se ka të ardhme. Fishta kritikon edhe disa segmente të caktuara të shtetit të sapoformuar shqiptar, që lejojnë ende disa nga këto shkolla të vazhdonin punën, edhe pse në të vërtetë pak e kishin ndryshuar, ose më mirë të themi se e kishin fshehur objektivin e mëparshëm, domethënë të para 1912-ës, por ajo që e shqetëson poetin është edhe fakti se ato tani mbaheshin me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ja ç'thotë ai:
Po, edhe përpara luftës Ballkanike,
Në Shqyptará ka pasë shumë shkolla t'hueja.
Shkolla italjane, turke e helenike,
Shkolla serbjane e..."dijiji" e "kikuje",
Për t'rrejtë Shqyptar't me dokrra politike.
...
Por, shka âsht me zî, vetë kombit t'ngrâtë kto shkolla
Po i duhet sod m'e mbajtun m'kâmbë me t'holla
Fishta kërkon që fatin e Palokës dhe të shokëve të tij ta mësojë gjithkush: çdo shqiptar, toskë e gegë. Kuptohet, ai dëshiron që secili të gjykojë vetë për atë që po ndodhte brenda familjes, shkollës dhe disa segmenteve të shtetit shqiptar. Ai e thotë copë se atyre shkollave veç sherrin ua kemi parë. Ato e kanë mbytur shpirtin krijues të njerëzve tanë:
"Aty, po, t'huejët në shpirt e tru na i tredhen, E pa kenë t'zott t'mendojmë ne me krye t'onë. Na shkimen n'shpirt çdo ide e ndìesi kombëtare; E ndêr e Atdhé, at-botë ne i dhâme per pare".
Këtyre mësuesve të patënzone u vë përballë mësuesin populloj Jak Specin, për të cilin kërkon t'i ngrihet një përmendore. Poeti pedagog ka besim të patundur tek fuqia e shkollës për të transformuar shqiptarin në një forcë aktive, t'aftë për të çuar përpara kombin e vet.
"Oh! at'here, kur n'shkollë zbutun shqyptari
N'mní t'ket marrun ej gjakun e dhunen,
E me dije t'ket kapun ej punen
Shqypnis fati do t'çilet tamam".
Gjatë punës në bibliotekën françeskane që më vonë do marrë emrin e tij
Fishta nuk qëndron vetëm tek polemika, por si njeri i veprimit kalon në terrenin konkret, siç shohim më lart kur u bë drejtor i shkollës françeskane.Fishta bën thirrje për zgjerimin e arsimit shqip në të gjithë territorin e shtetit të ri shqiptar.
"Aty nga viti 1914,- thotë Sterjo Spasse,- me gishtërinjtë e dorës numëroheshin shkollat fillore, që kishin për gjuhë zyrtare shqipen. Në artikujt "Gjuha e mësimit", "Gjuha shqipe" e në të tjera, poeti me këmbëngulje lyp që gjuha shqipe të jetë e detyruar në të gjitha shkollat fillore të Shqipërisë dhe të nxitë shqiptarët që të mos tregohen të fjetur e të përgjumur, kur është puna e gjuhës, sepse prej saj rrjedh jeta dhe vdekja e kombit".
Te "Shqyptarja e qytetnueme" Fishta kërkon që "edhe bijave shqiptare me u dhânë mësim në gjuhë amtare". Tek "Nevoja e mësimit" Fishta u thotë bashkëkombësve të tij se lufta për dije nuk është një kërkesë e rëndomtë. Fishta kërkon që edhe njeriu shqiptar të aftësohet për ta ngritur vendin e tij në nivelin e zhvillimit tekniko-shkencor të kohës.
Vetë shkolla për Fishtën është produkt i genit njerëzor. Ai ka besim të plotë se ajo përpunon e zhvillon aftësitë kërkuese, zbuluese, përpunuese e krijuese të mendjes njerëzore, të cilat përbëjnë shpirtin e shkencës. Tek deklarimi i genit shpalosën idetë e poetit pedagog për rolin e shkollës ne formimin e figurave te shquara botërore dhe kalimin e tyre ne përjetësi:
"Mendjen e njeriut n'shkollë unë mpreha,
Ku kam rritë ata Platonët,
E ato shpatat me dy teha,
Demostanët e Ciceronët;
Edhe t'vetmin n'jetë, Homerin,
Me atë Virgjilin e Aligerin,
T'cilëve as vdekja s'ka çka u bân"
Kjo është fuqia çudibërëse e "Tempullit të dijes", siç e quan ai shkollën.Geni, që është personifikim i aftësive mendore të njeriut e të gjenialitetit të tij, vazhdon më tej:
Edhe zbuloj ku struket jeta,
Çka âsht' e mirë e çka âsht' e vêrteta,
Bukuria kah buroi.
Për Fishtën mendja e njeriut është e plotfuqishme, s'ka kufi, ajo është forca që i jep përpara zhvillimit dhe që çdo gjë e konkretizon me vepra. Fishta e shikon "Tempullin e dijes" si një vend ku bashkohen të gjithë, prandaj në shkollat e tija keni nxënës nga të gjitha besimet.
Një gur nga themeli i tolerancës fetare në Shqipëri. Të gjithë, sipas Fishtës, duhet të mësojnë shkencën dhe të gjithë duhet ta vënë atë në jetë në dobi të kombit të tyre. Ai beson se shkenca krijon unitet human sepse rezultatet e saj i përkasin të gjithë njerëzimit. Ai e pranon se lufta për të fituar dije është punë e vështirë dhe e lodhshme, fjalën e ka për punën që bëhet në kërkim të së resë, të progresit, të shtigjeve të pashkelura.
Këtu shfaqet sistemi i punës se tij si artist e shkencëtar me rendiment te larte, qe është një shembull i shkëlqyer, jo vetëm për te rinjtë, por për te gjithë boten tone intelektuale, qe aktivizohet ne fusha te ndryshme te punës krijuese.
Fishta, si poet me diapazon te gjere krijues, filozof e pedagog, sociolog e diplomat e klasit te pare etj. nuk është kundër kulturës se huaj, as kundër marrëdhënieve te drejta ne fushën e shkencës e arsimit me vendet e tjera, por ai është kundërshtar i prere i përdorimit te shkollës për shkombëtarizimin e një populli, qe ne kohen e tij përbente një nga rreziqet me te madhe për lirinë e vendit tone.
Ai godet edhe ata studente qe kane shkruar jashtë për te studiuar dhe nuk tregojnë kujdesin e duhur për te përfituar sa me shume nga përvoja e vendeve te tjera dhe për ta vene atë ne shërbim te zhvillimit shqiptar. Është interesante edhe kërkesa e tij këmbëngulëse qe meshtarët e rinj te përgatiteshin ne shtete te ndryshme te Evropës, me qellim qe te mund te sillej edhe nëpërmjet te kësaj rruge kulture e sa me shume vendeve te zhvilluara.
Fishta është i orientuar nga kultura oksidental dihen konsideratat e tij për Geten, Shekspirin, Danten e shume te tjerë. Por ai nuk ka nënvleftësuar as vlerat shkencore e artistike te popujve te lindjes. Mjafton te përmendim mendimet e tij për Kinën ku ne mes tjerash thotë:
Por janë mjaft t'meçëm
kinez't e ngrâtë:
Punen e dijen
I kanë zanat'.
Për të realizuar mbrojtjen e gjuhës e te shkollës shqipe, si mjete qe synojnë jo vetëm ruajtjen e identitetit shqiptar, por edhe për te vene atdheun ne rrugën e përparimit, ai kërkon qe te mobilizohen te gjitha forcat intelektuale. Ai ka vlerësuar shumë punën e shkrimtarëve të shquar që "mrrijten me bâ të njihet gjuha shqipe si gjuhë msimi gadi në të gjitha shkollat dhe gjuhen zyrtare në të gjitha zyrat e shtetit, si dhe l'shuen rrânjen e parë të ndërgjegjes kombtare".
Kjo figurë e përkushtuar tërësisht zgjidhjes së problemeve të vështira, që kaloi kombi ynë në ato vite, kërkon studime të thella për të dalë në dritë tërë vlerat e tij, që krijoi edhe në fusha të ndryshme të shkencave. Konceptet e reja demokratike për vlerësimin e trashëgimisë, po të shfrytëzohen mirë, e lehtësojnë më shumë këtë punë, që domosdoshmërish duhet bërë.
Këtë e thonë dhe bashkëkohësit e tij: "E kur me kalimin e kohës, familja shqiptare, e mbledhur rreth vatrës plot flakë, do të përmendë emrin e fratit poet, figura e këtij do të shkëlqejë më me forcë, sepse atëherë do të jenë zhdukur një herë e mirë dhe vogëlsirat më të kota të njerëzve.
Atëherë jeta e poetit do të bëhet më interesante e më e pasur në kujtime". Këtë përfundim e vërteton dhe fakti se dikur lihej pa u përmendur emri i tij edhe kur flitej për Kongresin e Manastirit, ku siç dihet, qé firmë e parë, pa bërë fjalë edhe për shumë e shumë raste të tjera.

Korrespondenca e Fishtës me Musolinin dhe Jakomonin

Njihen dy letra që Át Gjergj Fishta i ka drejtuar Benito Musolinit. Letra e parë i takon vitit 1934 dhe është e postuar në LivornoItali. Është e shkruar italisht, herë-herë me fjalë jo të italishtes së sotme. Duke ndjerë se nuk i mbetej shumë për të jetuar, Fishta i kërkon Mussolinit që vepra e tij të botohet e plotë dhe “e paraqitshme”, gjë që nuk mund ta bëjë Urdhri Françeskan, dhe as Provinca e Fishtës. Dhe të ardhurat nga shitja e veprës t’i kalojnë kësaj province.
Deri në atë kohë dijetari shqiptar thuajse e kishte mbyllur ciklin e gjithë veprimtarisë së tij, pavarësisht rishikimeve të mëvonshme. Lutja konsiston në botimin e të shtatë vëllimeve të veprës ku përfshihen poezia ajo epike me “Lahutën e Malcisë”, lirika, drama, satira politike dhe sociale, proza, përkthimet nga Iliada e HomeritMolieri etj.
Letra e dytë e Fishtës drejtuar Musolinit është shkruar në Romë, me datë 27 prill 1940, dhe po ashtu si letra e parë mban edhe vitin përkatës fashist, viti XVIII, i drejtohet tashmë Udhëheqësit – Duçe. Në këtë letër të shkurtër i shkruan për prof. Gino Bottiglioni, iUniversitetit të Bolonjës që në atë kohë ishte thirrur nga Akademia Italiane – anëtar i kësaj Akademie Gjergj Fishta u bë në 1939 – i ngarkuar me misionin për të promovuar studime në të gjitha fushat e dijes dhe për të drejtuar të rinjtë studentë.
“Qendra jonë e Studimeve Shqiptare do donte një impuls të dukshëm nga profesori i Universitetit të Bolonjës ku me iniciativën e tij, po organizohet një grup të rinjsh veçanërisht i përkushtuar ndaj albanologjisë”. Për këtë Fishta “guxon” t’i drejtohet Duçes dhe “gjykimit të tij të ndritur” për t’u gjetur një mënyrë që ta shtyjë më tej këtë nismë.
Letra drejtuar Jakomonit, mëkëmbësit të mbretit Viktor Emanueli III është një lutje për të ndihmuar albanologun Norbert Jokl.

Censura e Fishtës gjatë regjimit komunist e çështja e eshtrave të tij

"Një aksion për zhdukjen e çdo gjurme të gegnishtes",- kështu e quan Arshi Pipa ndërmarrjen e vitit 1972 përmes Kongresit të Drejtshkrimit në emër të shqipes së njësuar letrare. Dhe sipas tij rrënjët e këtij dënimi dhe dhunimi të gjuhës ishin shumë më të hershme, që me vendosjen e diktaturës në Shqipëri, ku u ndaluan rreptësisht autorë si Fishta, CamajHarapi,etj.
Pipa shkruan se “Stalinizmi e konsideronte katolicizmin gegë, si kryearmikun e vet. E kjo ishte një nga arsyet pse Fishta ndalohej, sepse ai ishte përfaqësuesi kryesor i katolicizmit". Duke marrë parasysh se kryevepra e Fishtës, "Lahuta Malcís", është katërcipërisht anti-sllave, do të ishte një problem për E.
Hoxhën dhe bashkëpunëtorët e tij jugosllav, Miladin Popoviç e Dushan Mugosha në kuadrin shqiptar, meqë Poeti Kombëtar evokonte një frymë anti-sllave, dhe vitet e fundit të jetës së tij, edhe anti-komuniste. Kultura perëndimore, pas së cilës ìu qaste Shkodra në atë kohë, përbënte një problem për regjimin që rrënjtë i kishte nga lindja, dhe kjo dritare për nga perëndimi,- përfshi këtu një numër të madh njerëzish që edukoheshin në perëndim, që u persekutuan dhe vizituan burgjet e egra të diktaturës,- duhej mbyllur.
Ai u refuzua, jo vetëm për shkak të antijugosllavizmit të tij (skicat sarkastike të Hoxhës për Titon dhe udhëheqësit e tjerë jugosllavë në librin e tij Titistët, janë të krahasueshme – duke lënë mënjanë poezinë – me karikaturat e Fishtës për Knjaz Nikollën e Malit të Zi e ushtarët e tij te Lahuta e Malcís), por edhe për arsye të tjera: ai kishte pranuar një medalje merite prej sulltanit turk, pastaj qe bërë agjent i imperializmit austro-hungarez me botimin e "Posta e Shqypnís", nuk kishte refuzuar caktimin e tij si anëtar i Akademisë fashiste Italiane të Shkencave pas pushtimit të Shqipërisë prej Italisë).
Po të jetonte edhe disa vjet të tjerë e të shihte ardhjen e stalinizmit shqiptar, me siguri do të arrestohej e do të procesohej si armik i popullit e tradhtar i kombit (vëllai i tij françeskan Vinçens Prenushi, një folklorist i shquar e shkrimtar, e më vonë Arqipeshkëv i Durrësit, vdiq në burg). Arsyeja e vërtetë me të cilën mund të shpjegohet fishtofobia e partisë, është se ai ishte gegë i Shqipërisë së Veriut dhe prift katolik, si edhe poet i madh.
Kongresi i drejtshkrimit të gjuhës shqipe i mbajtur më 1972, duke vendosur një hegjemoni gati totale të dialektit toskë,- një bazë gati lokaliste, duke marrë parasysh prejardhjen e klikës politike të asokohe. Kjo gjuhë e re standarte siç thekson Pipa, e alienizoj popullin nga gegnishtja që shkruhej nga qarqet letrare me qendër Shkodrën, do me thënë në largimin e dialektit gegë nga syri i lexuesit. Kjo mangësi, përveçse çoj në dobësimin e standardit, zhduku nga vitrinat e librave shqip për më se gjysëm shekulli veprat e Fishtës, po ashtu si të Dom Shantojës, Át Kurtit e shumë të tjerë.
Histeria komuniste me valë lindore karshi kulturës perëndimore me qendër françeskanët e Shkodrës zhvarrosi eshtrat e tij. Më 20 mars 1967 eshtrat e Fishtës me urdhër të strukturave të shtetit komunist zhvarrosen nga Kisha Françeskane e Gjuhadolit. Mendohet se urdhrin për hedhjen e eshtrave të Fishtës në lumë e ka dhënë kryetari i Komitetit Ekzekutiv dhe kryetari i Frontit Demokratik të Shkodrës.
Eshtrat mblidhen në një thes çimentoje dhe qëndrojnë për tri ditë në një nga zyrat e ndërmarrjeve të ndërtimit. Sipas burimeve të ndryshme, thesi është hedhur pas tri ditësh në rrjedhën e lumit Drin në Shkodër. At Zef Pllumi, në kujtimet tij thotë se nuk është i sigurt se eshtrat e Fishtës janë hedhur në lumë, por i kanë thënë dëshmitarë okularë se eshtrat janë hipur në një karro për t'u transportuar.
Një tjetër klerik, Konrrad Gjolaj, në kujtimet e tij thotë se, "me "revolucionin kulturor" edhe eshtrat e Tij u tretën buzë Drinazës, në afërsi të Bërdicës, bashkë me eshtrat e vëllezërve të tjerë t'asaj Kishe". Sipas letrës së Fritz Radovanit, janë në varrezat e Rrmajit, pas tri ditësh eshtrat e Fishtës janë marrë nga ish-drejtori i ndërmarrjes që merrej me riparimin e Kinema Punëtori (ish-Kisha e Fretenve), Shyqyri Rrjolli, dhe i ka varrosur së bashku me rojën e varrezave, Gjon Gjergjin, në varrezat e Rëmajës në Shkodër. Kjo çvarrosje dhe "zhdukje" e eshtrave të tij shënjoj simbolikën e territ që pàu kolosi i letrave shqipe që do "bânte Shqypninë për inat t'shqyptarvet" për gjithë ato vjet.

Tituj të veprave

1*Lahuta e Malcíse - poemë (Zarë, 1925
2*Anzat e Parnasit - satirë (Sarajevë, 1907)
3*Pika voese, më vonë ribotuar si Vallja e Parrizit (Zarë, 1909)
4*Shqyptari i gjytetnuem - melodramë (1911)
5*Shqyptarja e gjytetnueme - melodramë
6*Vëllaznia apo Shën Françesku i Assisi-t (1912)
7*Hylli i Dritës - revistë (1913), themelues.
8*Juda Makabé - tragjedi (1914)
9*Gomari i Babatasit (Shkodër, 1923)
10*Mrizi i Zânavet (Shkodër, 1924)
11*Sh. Luigji Gonzaga, (Shkodër 1927)
12*Lahuta e Malcís - botimi komplet (1937)
13*Jerina ase mbretnesha e luleve, (Shkodër, 1941)

Mirënjohjet

1* Urdhrin "Nderi i Kombit" Shqipëri2002
2* Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit Kosovë
3* Kurorë Argjëndi, nga Klubi "Gjuha shqipe" i Shkodrës (1911).
4* Dekorata Mearif, nga Mbretëria Turke (1912).
5* Dekorata Ritterkreuz, nga Mbretëria e Austrisë (1912).
6* Penë floriri, nga qyteti i Beratit (1913).
7* Medaglia di Benemerenza, nga Papa Piu XI (1925).
8* Lector Jubilatus, nga Paria e Urdhnit françeskan (1929).
9* Dekorata Phoenix, nga Greqia (1931).

Cikël poetik nga RINA MYTKOLLI

QIELL I BRYMTË ME PUTHJE SHIU




NËNËS SIME



Si te ta çlodh ballin,

rrudhat te t'i fshij?

Me ngjajne si rruge muzgjesh

qe nisin me vetmi.



Veshtrimet pikturuar

me qiej ngjyre agimi,

lotet neper faqe

si rrekeze burimi.



Diell i bardhe gjoksi yt

shpirtin zgjon e drite sjell.

Kur qesh ti nene, e bardha Nene

blerimin shton e lulet çel!!

 

 

LOTËT E MI



Shtrënguar lotët, thellë në fyt.

Fryma e shpirtit i than, i ngrin.

Të zbresin poshtë kanë frikë nga Hadi,

të ngjiten lart yjtë i lëpijnë.



Ç'të bëj më thuaj, me dhimbjen time

që qiellin mban rob në vakum.

Të thyej botën, copë e thërrime?

A të firohemi ti dhe unë? —

 

KUR SHKRIN BRYMA



Rrezet i mblodhen brymen peizazhit

si nuses vellon me oriz.

Ne bula vese pastaj u treten

duke bere dashuri.



Ne gjethnaja ngjyre bronxi

digjet afshi i nxehte,

zbret nga mali, si kalores

fushave tatepjete...



Edhe lulet neper bar

ne mendime kane rene,

rrudhat ngjeshur permbi ball'

petlat kane zene.



Qielli i brymte me puthje shiu,

tokes buzet ia sheron,

te zhuritur nga thellimi

zemren fergellon.





VJESHTË NË DASHURI



Rane dhe petalet

e lules se fundit,

pemet u mpaken,

u rrudhen serish...

shiu i lodhur

pervajshem qau,

verberia e fatit pushton,

me duart e ftohta te tij.



Netet u mbyten

ne detin e heshtjes,

ne vegime netesh

u tret malli im.

Ne enderr mundohem

te puth syte e tua,

por ato me largohen,

me fshihen ne agim...



Ndoshta nje dite

vjeshta do kerkoje,

te humbe virgjerine,

dashuria jone...



*****

Nga udhez e pashkelur

e kopshtit tim

ti vjen befasisht si nje vegim.



Te ndjej afer frymen

mbi gjoksin e nxehte

dhe puthjet e para

qe shkrijne si vese.



Mbi gunen e nates

pikojne qershite

me mjaltin e tyre

josha perendite;



Qe asnje veç teje

mos me tregoj'

qershizen e buzes

si ta kafshoj....

 

U LODHA



U lodha me gjumin e gjate te vuajtjes,

e nisa te vrapoj s' di s'e ku...

E lashe mbrapa pendimin,

bota lekund ndergjegje tutje-tehu.



Une e te tjere me ndjenjen veme baste

ne jeten- kazino, fat i shitur,

vdekja shklyn mbi eshtra gjak te ndyre

e jetet perplasen ne qiellin rremuje.

Me bej te ndiej nje sup, o Perendi!

E duart perpjete ngjitin lutjen"Ave Mari"...



FENIKS I SHEKULLIT



Kjo plage gjer ne kocke thelluar,

çdo nerv, çdo ndjenje prekur,

enderr feminore, belbezim i pashprehur.



Gjak i mpiksur, gjak i rralle

mbushur trazire, det me vale.



Nga gjoks i drobitur, i thare, i sfilitur...

Promete, Ante skalitur,



ç' e tund me nge

pluhurin e ndergjegjes,

si era vellon e nuses se ve.



Ngrihu, femije, feniks mbi ne

pavdekesisht sfido, qiell e re.

 



TË NDIEJ



Ne feshferimen e gjetheve

Ne lotet e ftohte te shiut

Ne jehonen e mekur te shpreses

Ne eren e flladte dhe acarte

Ne peshperimen e endrrave

Ne muzgun e mekur

Ne dhimbjen e mbytur

Ne pusin e trishtimit

Ne rrokullimen e afsht

Ne murin e ndarjes

Ne burgun e harreses

Ne zbaticen e shpirtit

Ne vorbullen e xhelozise

Ne qiellin e qelqte

Ne jeten qe lind

Ne meteorin qe vdes...



LOTË ZOGU



Koken varur gjer ne kembe

zog i vogel pse e mban?



-Poshte guackes lakuriq

me çukisin zogj te tjere

Dhe kur dola erresires

nenes syte i kishin nxjerre.



Permes tmerrit i mjeruar

atin tim une e kerkova.

Ne mes zgavrave te nxirra,

dy rubine lot leshova.



ROZAFA E DETIT



Po ç' ndodhi valle keshtu?

Shkembinj rane mbi det

a deti u be gur?

Ne gjirin e nenes

dy docka ngulur fort,

i tretur ne det

s'dallohet nje lot...

Shqyen nena syte

perpin llahtari,

me shpirt te vrerosur

nje brenge te ngrire.

Mes ujit tretur

nxjerr engjellin e delire,

vec qe ta mekoje

me gjirin e mpire.

Ky qumesht i kripur

ç'po rrjedhka currile;

ç'ninull, ç' engjell, ç'mall

varrose ti, mezokanal???



ME PRIT I DASHUR TI



Mes qerpike pishash,

ajke e henes shket.

Ne filxhane pellgjesh

drit' e henes flet....



Nje ujevare yjesh,

buzembremjesh ndez.

Tis' i bardhe i dites

dallge flokesh kreh.



Te altar i dites

prit i dashur ti,

trendafil' e agut

ma cel prap ne gji.

 

 

LARG MEJE



Ç'qiell valle te mban larg meje,

ne endrra turbulluar vagellim.

O shpirt, c'thellesirash ke ardhur,

qe kerkon te fshehesh largesine.

 

Ti ik kur une kam harruar,

kujteses eshte fshire emri im.

Dhe shfaqesh kur malli i urtuar,

zemren ka ngrene me mundim.

 

 

***

Me flaken e buzeve te mia,

horizontit kerkon t'i vesh zjarr?!...

 

S’DI S’E SI…



Hapa syte munduar

nga gjumi…

Shtriva doren,

me ngrin perseri.

I mbylla kapakesh dy syte

Kujtesen burgos

s’di s’e si!…

 

 

*****

E bardhe kullon

nga filtri i reve

Drit’ e henes, dhe pastaj…

Me zjarr malli

ndez ylbere

A do at ndalesh

Ti kete vaj?!

 

 

TE KERKOJ...



Te kerkoj syçele

n'auroren flokzjarr,

mos te fshehu valle

ne gjirin e bardhe??

 

Ja, nata çapitet

e ftohte si varr,

gjunjet me rrezojne

Po ku je ti valle???

 

 

 

STRUKEM...



Kercet bresheri permbi xhama

si i dehuri qelqet kris.

Te zhubrosura flete, era ndan

si letra pa mbishkrim.

 

Tej fushave ngjyrendryshku

te percelluara si nden saç.

Nje sterg i fundit fluturoi

si lajmi me telegraf.

 

Serishmi hap televizorin

e simfonine e vjeshtes shfaq.

Si nje statuje mermeri hesht Vivaldi

dhe une brengosur serish jam.

 

Shurdhuar mbetur telefoni

nuk ke arsye, une e di.

Mes dege pemesh griset hena,

si mjelme strukem vetem n' shi.

 

....PAMBARIMISHT



Ngarkuar vijne te zeza rete

si kope delesh djersitur.

Mes tyre fshikullojne rrufete,

drejt tokes afshzhuritur.

 

Ka humbur vjollca e mengjesit

te diellit, rezatime gjithashtu.

mbi syth te fundit vera mbetet,

si lajmes kthen serish ketu.



Ja shiu lag serishmi qelqet

dhe pemet, edhe barin miqesisht.

Ky malli im serishmi ndizet,

tek dera pres pambarimisht...

Shpërngulja e shqiptarëve

Rexhep Shahu

U botua libri i Vaso Çubrilloviqit “Shpërngulja e shqiptarëve”

(Botohet për herë të parë si libër më vete, në shqip, nga Klubi i Poezise, Tiranë, mars, 2015, Botues : Rexhep Shahu, Përgatiti për botim : Izet Duraku, Recenzent : Prof. Nezir Bata, Financues : Flamur Lutfi Hoxha, Referati i parë : shqipëruesi i panjohur, Referati i dytë : shqipëroi - Hakif Bajrami, Punoi ballinën : Artstudio • Valdrin • Kukes • Albania – Xhevahir Kolgjini, Arti grafik : BoV Desing – Blendi, gjendet ne librarine te dera e Bibliotekes Kombetare, Tirane)




Emrin e akademikut serb Vaso Çubrilloviq shumëkush mund ta ketë dëgjuar ndonjëherë në jetë. Shummëkush e ka lakuar këtë emër herë për t’u shfaqë i dijshëm, patriot, trim me fletë a nacionalist. Shumëkush ka gënjyer e mashtruar se e din çfarë ka shkruar ky akademik serb, i çmuar si kryearkitekt i shfarosjes së shqiptarëve.
Por në masën më të madhe të gjithë janë gënjyer e kanë gënjyer veten e të tjerët. Vaso apo Vasa Çubrilloviqin nuk e kanë njohur shqiptarët, nuk e kanë ditë se çfarë ka shkruar ai kundër shqiptarëve, nuk e dinë se ai ka hartuar dy traktate sekrete, platforma apo referate, quaji si të duash, kundër shqiptarëve, për shpërnguljen, shfarosjen e zhbërjen e shqiptarëve. Sa herë ikin, dëbohën, shpërngulen apo përzihen shqiptarë prej atdheut të tyre, të duket se si për inerci zbatohen në një mënyrë apo tjetër platformat e Vaso Çubrilloviqit.
Në mars 2015, Klubi i Poezisë, Tiranë që i ka kapërcyer me kohë dilemat, duhet apo s’duhet, bën apo s’bën, i botoi si libër më vete për herë të parë të dy platformat sekrete të Vaso Çubrilloviqit, në libër me 120 faqe, me autor Vaso Çubrilloviq, të pa fshehura, të pa strukura apo maskuara nën kopertina e ballina mashtruese, siç edhe ka ndodhë, të përcjella me një parathënie serioze prej poetit e shkrimtarit Izet Duraku.
Teksa lexon dy platformat shkencore të akademikut, politikanit e shtetarit të lartë serb, Vaso Çubrilloviq, i cili ka qenë anëtar i Akademisë serbe të shkencave dhe anëtar i Akademisë ruse të shkencave, i cili ka qenë dy herë ministër në Jugosllavi, (njërën platformë ia drejtoi mbretit serb me 7 mars 1937 dhe tjetrën mareshallit Tito me 3 nëntor 1944), ndjen se të drithëron e rrënqeth gjakftohtësia, akullsia, saktësia, qartësia e pëfeksioni në hartimin e porositjen e krimit akademik shtetëror serb kundër shqiptarëve, kundër racës shqiptare.
Shqiptarët, nga i vogli te i madhi, për gjatë pothuaj një shekulli, i kanë ra më së shumti çiftelisë dhe nuk kanë ditë çfarë është shkruar e thënë për ta nga fqinjët tanë, nga akademikët e shtetarët fqinj, që kanë menduar dhe vepruar sa kanë mundë të shfarosin e zhbëjnë shqiptarët. Shqiptarët vetëm janë mahnitë sa të saktë dhe ngulmues kanë qenë serbët në shpënguljen, shfarosjen e zhbërjën e tyre dhe e kanë zmadhuar e përcjellë ndër breza frikën prej serbëve dhe urrejtjen ndaj tyre.
Mbi 90 përqind e zyrtarëve shqiptarë në hapsirën e tyre jetike, për gjatë gati një shekulli, zyrtarë të ultë, të mesëm, të lartë e shumë të lartë, ku janë e ku s’janë, nuk kanë ditë pothuaj asgjë për platformat shfarosëse të Vaso Çubrilloviqit, jo më t’i kenë lexuar, studiuar, apo reaguar, përjashto ndonjë thashethem të dëgjuar si fall maxhypesh.
Mbi 90 përqind e studentëve shqiptarë, as ata të historisë e shkencave shoqërore, të pothuaj një shekulli, ku janë e ku s’janë, nuk dinë pothuaj asgjë për platformat shkencore akademike të Vaso Çubrilloviqit për shpërnguljen e shfarosjen e shqiptarëve. Nuk dinë studentët se nuk kanë ditë e nuk dinë pedagogët e profesorët e tyre.
Ndërsa për nxënësit a gjimnazistët shqiptarë nuk bëhet fjalë të dinë ndonjë gjë për këtë akademik serb, nuk mund t’ia dinë as emrin, ose më e shumta, mund ta marrin për sportit, futbollist, trajner apo këngëtar serb.
Mosnjohja në Shqipëri e Vaso Çubrilloviqit dhe platformave të tij antishqiptare mbase shpjegohet me mendimin, “ç’na duhet ne Çubrilloviqi, ç’na ka bërë ne…”. Sepse, jo nga populli, por nga kuzhinierët e çorbës tonë të ftohtë e të prishur ka ekzistuar e dominuar mendimi dhe veprimi se në NE nuk hyn Kosova. Thuhej ligësisht se Kosova e problemet e saj përjetohen në Veri, sikur çeshtja e Çamërisë u përjetoka vetëm në Jug. Thuhej pa zë se Kosova është diçka jashtë nesh, përtej nesh, Kosova është Jugosllavi, është Serbi dhe pse duhet të hyjmë në konflikte me Jugosllavinë, e cila pati sjellë ustallarët e saj si MiladinPopoviqin, Dushan Mugoshën, etj, për hedhjen e themeleve dhe ngritjen e Partisë Komuniste Shqiptare, si bijë besnike e Partisë Komuniste Jugosllave.
Ndërsa pse nuk njihet e nuk studiohet Çubrilloviqi në Kosovë e në trojet e tjera shqiptare, këtë nuk e di, nuk gjej ndonjë arsye tjetër veç frikës se po cënojmë e po prishim bashkim-vëllazërimin dhe frikës prej pushtetit të injorancës me të cilin janë të dënuar kudo shqiptarët nga vetja e tyre.
Gazeta Koha Ditore në Kosovë, pas luftës për Kosovën, e ka botuar në faqet e saj “Shpërngulja e shqiptarëve” ndërsa platformën e dytë të Çubrilloviqit e ka botuar në një libër të tij me titull Shpërngulja e shqiptarëve, autor R. Qosja, por dy platformat e akademikut serb botohen për herë të parë si libër më vete në gjuhën shqipe nga Klubi i Poezisë, Tiranë.
Po nuk njohëm fqinjët, ne nuk njohim veten. Nuk kemi ku e shohim pasqyrimin e vetes tonë më shumë e më qartë se sa te fqinjët. Nëse do të njihemi, do të duhemi se në fund të fundit, jemi të dënuar të duhemi, të bashkëjetojmë e bashkëpunojmë ose të vritemi e shuhemi.
Të mos lajthisim më tej duke u bërë popull e komb i mashtruar i mediave internacionaliste, por sa të mundim të bëhemi popull e komb i librit.
Duke lexuar Çubrilloviqin çdo shqiptar ka me fillue me e dashtë më shumë veten e tij, atdheun e tij, ka me fillue me u ndje më shumë shqiptar dhe më krenar që është shqiptar.

Ankthi serb i ngritjes së Shqipërisë

Rexhep Shahu


Ky liber, botim i Shtepise Botuese Klubi i Poezise, hyri ne shtyp, financuar nga biznesmeni intelektual Flamur Lutfi Hoxha. Eshte quajtur libri i zi, libri me i zi kunder shqiptareve. Libri gurre e te keqes ku kane pi urrejtje gjithe antishqiptaret dhe gjithe qortuesit dashakqij te shqiptareve.
Ky liber ua tregon tashme njerzve kete gurre urrejtje.

Libri i ankthit serb. Keshtu e ka cilesuar kete liber miku im Izet Duraku i cili eshte ideatori, nxitesi dhe redaktori i ketij botimi.

Lexojeni percjelljen e ketij botimi :

Ankthi serb i ngritjes së Shqipërisë

Librat e zinj të mbushura me rrena, sharje e shpifje poshtëruese për të tjerët, deri në prag të shekullit XXI, qarqet shkencore në Beograd e morën për zakon t’i quajnë libra të bardhë. “Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha” i autorit serb Vladan Gjorgjeviq, i shkruar më 28 janar 1913 mbahet si një ndër librat më të zi kundër shqiptarëve. Sigurisht nuk është një bombë që mund të të plasë ndër duar. Ngjan më shumë me armët- lodra mësimore ku baruti dhe mekanizmat shkrepës janë hequr me kohë. Por ndonëse lodër, ajo duhet mbajtur gjithnjë afër, duhen zbërthyer e vëzhguar me imtësi pjesët e saj. Sepse ashtu e largët dhe e mistershme, mund të bëhet më e rrezikshme. Të joshur prej saj, siç edhe ka ndodhur, shumë konstruktorë të rinj armësh i janë afruar dhe e kanë studjuar në fshehtësi “maliherin” e vjetër gjorgjeviqjan për të ndërtuar në ngjasim me të armë më shfarosëse.
Vladan Gjorgjeviqit ndoshta i është dukur vetja si Circja homerike, që, me një prekje të shkopit të tij, t’i shndërrojë shqiptarët në derra, që zhgrryhen në flligshti plehu e gjaku, t’i shohë të zhytur në sëmundjet më të rënda të tokës dhe të mbërthyer nga zjarrmia e vrasjes, vetvrasjes dhe epsheve kanibaleske. Të harruar nga zoti e robi, këto krijesa të përçudnuara, sipas tij, na vikan drejtpërdrejt nga prehistoria njerëzore, deri para do kohësh, madje i kishin parë tek mbaheshin me bishtin e tyre nëpër pemë. Egërsirat, doemos, nuk mund të kishin gjuhë, as histori, as figura historike. Artin dhe ndjenjat njerëzore nuk i njihnin. As lirikën, as epikën.Të ndarë më dysh atje ku ndaheshin së lashti ilirët dhe epirotët, gegët dhe toskët kishin shkuar aq larg në ndarje sa ngordhnin nga dëshira për të vrarë e zhdukur njëri- tjetrin.
Duke ua vjedhur e përçudnuar të kaluarën, shpresohej që shqiptarëve tu errësohej dhe e ardhmja.
Pa pikën e turpit, magjia e zezë e autorit e shndërron përrallën në histori dhe ngjarjet historike në përrallë. Mbase kurrë nuk do të merrej me shqiptarët, nëse nuk do të ishte brenga e formimit të shtetit shqiptar, rreziku i ngritjes së këtij shteti, për tmerrin e tij, mu në zemrën e mbretërisë mesjetare serbe, që pati vdekur me kohë, por që ishte ringjallur si me magji ndër tempuj të trashëguar urrejtje plot myk. Pas ritualeve magjike dhe fabrikimit të miteve, kjo mbretëri e ringjallur do të ushqehej me tehun e bajonetave dhe të krimit që ra mbi trupin e kombit shqiptar

***
A do të bëhet Shqipëria?

Kjo pyetje e rëndë tek shqiptarët, e përsëritur nga koha në kohë në 100 vjetët e fundit dhe që ndihet sot e gjithë ditën, është ngritur dëshpërimisht më shumë pas shpalljes së Pavarësisë. Pas ngritjes së saj, bërjes, që ngjante kaq shumë edhe me zhbërjen e Shqipërisë, profecia naimjane “Lum kush të rrojë, ta shoh zonjë…” është lexuar gjithashtu në mënyra të ndryshme. Përmendej, rilexohej, deklamohej ky varg për të dhënë zemër, për të ngjallur shpresë dhe u mbrujt si i tillë, por në përqasje me realitetin, ndillte më tepër trishtim e dhimbje.

Shqipëria ka një sipërfaqe prej 80 mijë kilometra të katërçipta, kishte shkruar apostulli tjetër, Sami Frashëri, po brenda kufijve të saj mbetën 28 748 km2 ose afërsisht sa e një e treta e hapësirës së banuar me shqiptarë. Vetëm Shkodra si qendër Vilajeti mbeti me luftë brenda territorit shqiptar, ndërsa Shkupi, Manastiri e Janina u përfshinë në kthetrat e mbretërive serbe e greke. Si u rrudh kjo Shqipëri kështu? Mallkimet homerike të Fishtës për Europën si “kurva motit”, lidheshin pikërisht me një faktë të tillë dhe jo me një qëndrim antieuropian të autorit.

A do të bëhet Shqipëria? Kjo pyetje në rrethana të caktuara gradualisht filloi t’i bishtnojë thelbit të saj. Cungimi i kryer me një kirurgji të menduar politike do të sillte pashmangshëm varfërinë, grindjet e brendshme, deri konfliktet e përgjakshme për pushtet. Politika e vendeve fqinjë, shkaktare e cungimit të saj, mbeti gjithnjë e interesuar që armiqësitë e hershme midis shqiptarëve të përtëriheshin, konflikti i brendshëm të mos shuhej kurrë dhe që shtetasit e këtij vendi të mbeteshin gjithnjë të varfër dhe në armiqësi me shtetin e tyre. Shërbimet e fshehta të fqinjve arritën të depërtojnë deri në nivelet më të larta të politikës dhe t’i mbajnë të lidhura strukturat e shtetit shqiptar në një luftë të përhershme me armikun e jashtëm dhe të brendshëm. Një luftë sa imagjinare dhe reale luante me nervat e njerëzve që filluan të bëhen me hije, ta shohin armikun në çdo pikë të horizontit. (Hapja e dosjeve të kësaj agjenture të rekrutuar nga sllavët nuk mund të shpresohet.)
A do të bëhet Shqipëria? Midis viteve 20-40 të shekullit të kaluar në vend të ankthit a do të bëhet dhe kur do të bëhet Shqipëria, pyetja filloi të ndryshojë rrjedhë në si do të bëhet kjo copë Shqipërie? Edhe shprehja që i atribuohet Konicës “U bë Shqipëria për të plasur shqiptarët”, lidhet më fort jo me tërësinë tokësore të saj se sa me rrjedhat e padëshiruara të zhvillimeve politike, demokratike dhe sociale në Shqipërinë e asaj kohe.

E mbërthyer nga prambetja e theksuar otomane, nga një varfëri që rrezikonte çdo çast mbijetesën fizike të banorëve të saj, fati i Shqipërisë, si anija pa busull mbeti rob i dallgëve politike të kohës. Si midis Shillës dhe Haribdës rremtarët politikë grahnin të mos binin pre e kthetrave jugosllave në këtë anë të detit dhe robërisë italiane në anën tjetër.

Varfëria dhe agjenturat e huaja do të kujdeseshin që ushtria shqiptare të ishte gjithnjë e vogël në numër, e pa armatosur, e pa aftë për të siguruar mbrojtjen e vendit apo, qoftë larg (!), në situata eventuale për të sulmuar dhe rimarrë tokat që i takonin. Është e vërtetë që në himnin e ushtrisë mbretërore përmendej zotimi se do të vinte koha, kur edhe në Kosovë e Çamëri do të valëvitej flamuri kombëtar, por kapardisja marciale në kushtet e dukshme të pamundësisë së njëmendët, nuk i prishte kujt punë. Edhe emërtimi bezdisës i kryeshtetasit si “Mbreti i Shqiptarëve” ishte më shumë një kërcënim butaforik. Para Luftës I Botërore dhe pas saj deri në pushtimin nazist, Mbretëria jugosllave ushtroi një shfarosje sistematike të shqiptarëve, por në vitet e Mbretërisë, ndonëse Shqipëria ishte anëtare e Lidhjes së Kombeve, nuk pati asnjë protestë ndaj krimeve genocidale. Mbretëria nuk do ta hapte gojën kur qindra mijë shqiptarë të viseve matanë kufirit shtetëror u vranë apo u përzunë me dhunë për në Turqi.

Ndërsa pas Luftës II Botërore regjimi komunist që u instalua e përforcoi idenë se Shqipëria nuk do të luftonte kurrë për ndryshimin e kufijve. Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë ishte dhe do të mbetej 28 748 km2. Asnjë milimetër më pak, asnjë më shumë. 28 mijë dëshmorë, 28 mijë lapidarë.
Në vitet 1945-1948 vetëm fati e shpëtoi Shqipërinë të mos gëlltitej plotësisht nga Jugosllavia e Titos. “ Me rrugën që morën ngjarjet menjëherë pas Plenumit të 8-të, - shkruan Enver Hoxha te “ Titistët, - kishte mundësi që Shqipëria jonë, ende e pashëruar nga plagët e luftës, të binte në kthetrat e një robërie të re. Veç tani kjo robëri nuk do të vinte me agresion, po me “lutje”, me “kërkesa zyrtare.” Dhe këtë akt të turpshëm, që s’do na e falnin kurrë as bashkëkohësit, as brezat që do të vinin, nuk do ta kryente e nuk do ta firmoste ndonjë parlament kukull si ai i Zogut, por kishte rrezik ta kryente, vetë Kuvendi ynë Popullor, duke “aprovuar” propozimin e Komitetit Qendror të Partisë. …Prej Xoxes me shokë po përgatitej tu jepej si dhuratë “shokëve” jugosllavë jo një copë Vermosh apo një Shën- Naum, po 28 000 kilometrat katrorë të Shqipërisë.”

***
Në ditët e ngutshme të krijimit të librit “Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha”, kur siç pohon Vladan Gjorgjeviqi rrjedhën e ngjarjeve edhe me një lloj zhgënjimi “mu në këtë ças, kur na po shkruejmë këto rreshta, gjaku i njeriut po shkon lumë prej Shkodre deri në Çatallxhe dhe prej Janine deri në Gallipol”, atij mbase nuk do t’i shkonte fort ndër mend për jetëgjatësinë e argumenteve të veta. Qëllimi imediat i tij ishte realizimi i interesave shtetërore serbe, ruajtja e territoreve të sapopushtuara, pengimi i krijimit të një shteti shqiptar ose në pamundësi të pengimit të tij, cungimi sa më shumë i hapësirës jetike që do t’ jepej. Shqipëria nuk duhet të kishte det dhe porte, nuk kishte nevojë për qytete, fusha pranë tyre e lugina të begata. Asaj nuk i duhej të mëkëmbej ekonomikisht, të shtohej dhe të forcohej.

E qethur nga të gjitha anët, shteti i shqiptarëve duhej të mbetej gjithnjë në mëshirën e fqinjve. Hapësirë jetike duhej të kishte vetëm Serbia!
Si në qarkullimet folklorike, disa nga klishetë e librit “Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha” kanë hyrë në kujtesën e serbit, më saktë jugosllavit të thjeshtë edhe përmes rimarrjeve të shpeshta në libra të tjerë nga autorë pasardhës, për të cilët brerja e ndërgjegjes për krimet e kombit të vet nuk ekzistonte. Çeta të pandërprera shkruesish që nga koha në kohë vijimisht vetëm villnin: “Pse lëshojnë ende hije mbi tokë, si dreqin nuk zhduken shqiptarët”?!

Urrejtja e ushqyer nga brezi në brez u ka dhënë zemër krimeve të reja në kurriz të shqiptarëve. Nuk mund të thuhet me siguri nëse në 100 vjetët e jetës së këtij libri është pakësuar sadopak soji i shovinistëve ndër fqinjët tanë. Duket madje se disa specie politikanësh riprodhohen në zinxhir, sikur uji i kohës për ta nuk shkon përpara, por vorbullohet në të njejtin vend.
Sa herë del në dritë ndonjë përplasje me shqiptarët, sidomos politikanë të tillë si presidenti i fundit serb Nikoliq apo edhe më të parëndësishëm si ministrja e brendshme maqedonase u rikthehen sharjeve të Gjorgjeviqit. Ministrja e përgjuar nga opozita e vet qante kështu hallin me burrin e saj: “Ah bee, shiftarët, lëkurkuq be, indianë të egër… Sa budallenj janë! Po fis janë be, për një orë do t’i zhdukja!...”

Është pikërisht ky mentalitet që kurdis në mënyrë ciklike spektakle të përgjakshme, si në rastin e Kumanovës, kur një grusht shqiptarësh, sipas qeverisë, të armatosur, u sulmuan pa paralajmërim nga qielli e toka në një lagje të banuar ku, përmes gjakut e shkrumbit të gërmadhave, duhej të krijohej pikërisht ideja e shfarosjes.

***
Libri i Vladan Gjorgjeviqit “Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha” erdhi në gjuhën shqipe në vitin 1928, 87 vjet më parë, i përkthyer në mërgim nga Mustafa Kruja, njëri prej atdhetarëve që ngritën flamurin e pavarësisë shqiptare në Vlorë. Libri i tmerrshëm, që edhe në kohën e botimit në shqip nuk bëri bujën që mund të pritej, në vitet e mëvonshme u dënua me heshtje. As u fol, as u ribotua. Ndërsa për përkthyesin e tij, Mustafa Krujën, dënimi me heshtje u konsiderua i butë. Pas Luftës II Botërore ai do të sulmohej gjithnjë si bashkëpunëtor i fashizmit nga kreu më i lartë i Partisë dhe i shtetit.
Sidomos njëri nga “krimet” e Krujës nuk ishte i papërfillshëm. Kishte guxuar si Kryeministër të pranonte ndryshimin e kufijve të Shqipërisë, të zmadhohej Shqipëria, jo aq sa duhej të ishte në fakt, po me mijra km2 më e madhe nga sa u përcaktua në Konferencën e Londrës. Me administratën e qeverisë së Tiranës u bashkua pjesa më e madhe e Kosovës dhe e viseve shqiptare në Maqedoni. U bashkua gjithashtu Uqini që kishte rezistuar aq shumë të mbetej i pandarë nga trungun kombëtar, duke prapsur me sukses turq e malazez së bashku, por që u dorëzua në vitin 1878 vetëm me ndihmën e Flotës ushtarake të Fuqive të Mëdha.

Demagogji fashiste, thanë komunistët. Çështja e Kosovës do të zgjidhej me plebishit pas luftës, mjafton që shqiptarët e viseve të robëruara të përfshihen në luftën antifashiste. “Naivitetin” e premtimit të zbrazët për vetvendosje e aspiratë të popullit shqiptar të Kosovës “për me u bashkue me Shqipninë” që u sanksionua në rezolucionin e Konferencës së Bujanit (31 dhjetor 1943-2 janar 1944) e kishin zhvlerësuar paraprakisht vendimet e Mbledhjes së Dytë të AVNOJIT (nëntor 1943), mbi bazën e të cilave Jugosllavia do të ndërtohej në mbështetje të parimeve federative, që do të sillnin barazi të plotë midis popujve të saj sllavë, rrjedhimisht të Serbisë, Kroacisë, Sllovenisë, Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe ku përjashtohej çdo mundësi për autonomi e shqiptarëve të Kosovës.

Përkundrazi, gjatë luftës siç dëshmohet përmes projektit të Vaso Çubrilloviqit “Problemi i pakicave kombëtare në Jugosllavinë e re” që iu dorëzua Mareshalit Tito më 3 nëntor 1944 synohej të zhdukeshen krejt shqiptarët matanë kufirit. Sepse, sipas autorit të projektit, spastrimi që mund të kryhej në luftë për 2-3 ditë, në kohë paqeje do të zgjaste me dhjetra vite

Çështja e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare që iu bashkangjiten aso kohe Shqipërisë, siç dihet u shndërrua në mollë sherri midis komunistëve shqiptarë e jugosllavë. Pala jugosllave e kishte bërë të qartë që nuk do ta njihte kurrë një bashkim të trojeve shqiptare. Në themel të Marrëveshjes së Mukjes midis komunistëve e ballistëve qëndronte zotimi i dy palëve që do të luftonin për realizimin e “Shqipërisë etnike”. Pikërisht ky togfjalësh i tërboi Miladin Popoviqin dhe Dushan Mugoshën, dy të dërguarit serb të Titos pranë Shtabit të Përgjithshëm të Luftës Nacional çlirimtare shqiptare. Marrëveshja midis shqiptarëve përfundoi në kosh dhe fillimi i luftës civile në Shqipëri, më shumë se këdo tjetër do t’i gëzonte serbët.

Edhe në raste të tjera gjatë luftës është i kuptueshëm nervozizmi jugosllav i shprehur me tone alarmuese me gojë e me shkrim për “shokët shqiptarë që manifestonin qëndrime nacionaliste, shoviniste e shqiptaromëdha” që sipas logjikës sllave po fusnin hundët gjatë luftës edhe pëtej kufirit të tyre në Dibër, Gostivar e Kërçovë e gjetkë. Shqiptarët, sipas “vëllezërve të rinj internacionalistë”, në mos duhej të treteshin a të zhdukeshin nga faqja e dheut, së paku duhet të mbeteshin të vegjël aq sa ishin para Luftës.

I pakuptueshëm është nervozizmi i djeshëm i atyre shqiptarëve që në bashkëzanim me serbët, dolën haptas kundër bashkimit shqiptar. Akoma më i pakuptueshëm mbetet nervozizmi i sotëm që ende hungëron sa herë i jepet rasti.

Afërmendësh caktimi i kufijve të Shqipërisë më 23 korrik 1913 në Konferencën e Londrës nuk u bë me vullnetin e saj. Në rrethanat historike të njohura shqiptarët në vjeshtën e vitit 1912 u gjendën krejt të papërgatitur për të përballuar agresionin e fqinjve ndaj tokave të tyre. Madje duhet pohuar me mirënjohje ndërhyrja e faktorëve europianë që ndaloi masakrat e mënxyrshme greke në Jug të vendit dhe masakrat serbe e malazeze në Veri. Që të mos harrohen këto masakra çdo shqiptar duhet të freskojë kujtesën, ndërsa shoqëria civile, së bashku me strukturat e shtetit të sotëm duhet të bëjnë të mundur ngritjen e monumenteve të kujtesës.

Duke i quajtur viktima, ende gjallon një koncept nënvlerësues për njerëzit e përpirë nga barbaria e atyre masakrave. Mijra gra, burra, pleq e fëmijë të grirë nga plumbat e bajonetat apo të shkrumbuar së gjalli bashkë me shtëpitë e tyre nuk kanë një emër në varrin e tyre. Kur në respekt të historisë u ngrihen memoriale ushtrive të huaja, asnjë memorial i tillë nuk është ngritur për të martirizuarit shqiptarë nga ushtritë që deshën ta zhbëjnë Shqipërinë akoma pa lindur. Dhjetra fshatra të shkrumbuar aso kohe, po asnjë prej tyre nuk nderohet e kujtohet ashtu si duhet. Shpallja martire e Borovës që ra pre e egërsisë naziste gjatë Luftës II Botërore, u pasua pas vitit 1997 edhe me nderimin e disa fshatrave të tjerë me të njejtin motivacion. Glorifikimi i një segmenti kohor për çfarëdo shkaqesh politike a ideologjike (?!) nuk mund të errësojë periudhat e tjera të historisë sonë. Shqiptarët nuk kanë lindur gjatë Luftës II Botërore dhe nuk janë gjallë vetëm pse morën pjesë në luftën antifashiste.

***
Prirja për shkenca natyrore e humane do të duhej t’i jepte Vladan Gjorgjeviqit një ndjeshmëri më të madhe ndaj të vërtetave shkencore. Së paku një qëndrim më paqësor ndaj njerëzve me gjuhë e besim të ndryshëm nga vetja e vet. Madje nisur nga disa të dhëna e burime lidhur me prejardhjen e tij edhe shqiptaro-vllehe, urrejtja ndaj rrënjëve të veta ngjan si absurde.

Vladan Gjorgjeviqi lindi në Beograd më 21 nëntor 1844 dhe vdiq pranë Vienës më 31 gusht 1930. Ai ishte kirurg, politikan, diplomat dhe romancier. Për babain e tij, një farmacist, shkruhet se vinte nga një familje që “kishte kohë të gjatë në Serbi.”Ai u rrit në Sarajevë, ku babai i tij hapi farmacinë e parë. Pas diplomimit si kirurg, Vladani u kthye në Beograd, ku bëri emër si mjeku me gradën e oficerit kryesor në ushtrinë serbe dhe si reformator i shërbimit shëndetësor në Serbi.
Në 1880 u martua me të dashurën e tij vjeneze Paulina.

Ai ishte themeluesi kryesor i Kryqit të Kuq serb e Kolegjit Mbretëror të Mjekëve dhe udhëhoqi Partinë Progresiste me Milutin Garashaninin, birin e Ilia Garashaninit, ish-Kryeministër i Serbisë dhe autor i programit të parë kombëtar serb, “Naçertania”. I përkrahur politikisht, ai arriti të drejtojë me dorë të hekurt Bashkinë e Beogradit, u bë ministër i arsimit, mandej i ekonomisë. Si kryediplomat i Serbisë në Greqi dhe në Stamboll u njoh edhe me përpjekjet e shqiptarëve për tu çliruar nga zgjedha osmane. Kulmi i fuqisë së tij politike shfaqet në vitet 1897-1900, kur bëhet kryeministër dhe ministër i jashtëm i Serbisë. Qeveria e tij aso kohe u përcaktua si një regjim i "rendit dhe i punës."
Gjorgjeviqi më pas ra në kundërshtim me autoritetet dhe u akuzua në 1906 duke u dënuar me gjashtë muaj në burg. Ai vuajti dënimin në mënyrë stoike në burgun e mbipopulluar të Beogradit. Ai shkroi një libër që lidhet pikërisht më këtë episod të jetës së tij.

Gjorgjeviqi mbajti lart interesin e tij në çështjet letrare dhe historike nga një korrespondencë e gjerë dhe shtëpia e tij në Beograd ishte qendra e një rrethi letrar të shquar.

Ndër librat e tij përmendim: “Atdheu” ,1890; “Serbia në Kongresin e Berlinit”, 1890; “Greqia dhe arsimi serb”, 1896; “Historija e shëndetësisë në ushtrinë serbe”, I-IV; “Fundi i një dinastije”, I-III (1905-1906); “Lufta serbo-turke”, I-II, 1907; “Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha”; “Car Dushani”, roman historik, 1919-1920; “Mali i Zi dhe Austria”, 1924; “Kujtime”, 1927; “Golgota: zbritja nga froni”, 1933.

***
Si në raste të rralla, titulli i librit “Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha”, i Vladan Gjorgjeviqit shpreh kaq qartë përmbajtjen e tij, vetë thelbin e synimeve të autorit. I ndarë në dy pjesë, ai ka një strukturë të thjeshtë. Në pjesën e parë “Shqiptarët”, (origjinali në serbisht “arnautët”, siç na quanin turqit) përpiqet të trembë dynjanë me sëmundjet, shëmtinë dhe veset tona dhe në pjesën e dytë “Fuqitë e Mëdha” analizon sipas optikës së tij interesat e shteteve më të fuqishme europiane për çështjen shqiptare dhe implikimet e tyre me interesat e Serbisë.

Në këtë libër shqiptarët si emër kolektiv vihen përballë organizimeve politike shtetërore të fuqishme, të cilësuara si “Fuqi të mëdha”, që mund të vendosin ashtu siç e gjykojnë ata edhe për fatet e popujve jashtë bashkësive të tyre. Pra, meqë dashkeni t’i vini re, sikur skërmitet autori, edhe unë po e pranoj se ka shqiptarë dhe po ua tregoj ashtu siç nuk i dini. Shqiptarë, thjesht si njerëz, si individë anarkistë me nam, por edhe si shtëpi të shpërndara larg njëra –tjetrës një të shtënë pushke, si katunde të ndara, qoftë edhe si fise fundja, por aspak më tepër. Kurrsesi si vend, si popull a qoftë larg si shtet. Kurrën e kurrës. Shteti i tyre i mëvetësishëm kurrë s’paskësh qenë dëshirë e këtyre njerëzve. As ëndërr, as zhgjëndërr. As në historinë e largët, as në të sotmen. Ashtu si deviza serbe “Ballkani për ballkanasit”, sipas autorit, po rimerrej djallëzisht nga Austro-Hungaria thjesht për qëllime përçarëse, ndërsa thirrja italiane “Shqipëria për shqiptarët”, fshihte nën gunë qëllime krejt të tjera.

Pa hyrë thellë në arsyetimet e shkaqeve, mund të thuhet se në shekujt e rëndë të robërisë otomane shorti i shqiptarëve brenda perandorisë shumëkombëshe qe pak më ndryshe se i popujve të tjerë në përgjithësi, veçanërisht i ndryshëm nga pozitat e fqinjëve grekë, serbë, bullgarë etj. Ndonëse njiheshin për mrekulli, madje dhe pushtuesi i quante arnautë, politikisht shqiptarët trajtoheshin sipas besimit fetar. Myslimanët do të quheshin turq, ortodoksët si grekë, a sllavë, ndërsa katolikët si latinë. Etikimi i stërpërsëritur në qindra vjet duket se kishte zënë vend edhe në një pjesë shqiptarësh, aq sa përbënte një shqetësim për tu shprehur në poemën e njohur të Pashko Vasës “O moj Shqypni". Sipas kësaj optike, shqiptarëve u mohohej shkollimi në gjuhën shqipe. Ata do të duhej të mjaftoheshin me shkollat në gjuhën greke, sllave a turke.

Megjithatë prania e shqiptarëve qe e vështirë të mbahej e fshehtë nga europianët e shumtë, që, në prag të zgjimit të popujve, duke vërshuar në Ballkan erdhën edhe në territoret shqiptare nën petkun e antropologut, të gjeografit, të diplomatit, politikanit, udhëpërshkruesit, ushtarakut të shërbimeve të hapura apo të fshehta, etj. Sidomos kërkuesit e vërtetë shkencor donin të dinin më tepër rreth këtij populli që i përkiste Europës e që kërkonte t’i ribashkohej familjes. Të shumtët e tyre me profesionalizëm e dashamirësi i treguan me ekzaltim përshtypjet e tyre pozitive.

Vladani e dinte se historia nuk mund grabitej lehtë si gjëja e gjallë apo plaçkat e tezgave në pazaret ballkanase. Qëndresa kundërosmane e shqiptarëve nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit ishte bërë kaq e njohur në të gjithë Europën. Edhe pasardhësit e heroit, shqiptarët vazhdonin të ishin gjallë si në përfytyrimet e hershme: të shpejtë, luftarakë, miqësorë me mikun dhe ndonëse të varfër dhe me një prapambetje të theksuar kulturore, ruanin një vetëdije të kthjelltë kombëtare.

Ç’mund të bëhej për ta dëmtuar sa më thellë këtë njohje kaq të pafavorshme për synimet e politikës serbe, e cila që prej “Naçertanias” synonte që kufijtë e principatës autonome të Beogradit t’i shtrinte në përmasat e shtetit mesjetar të Dushanit?

Autori zgjodhi shpifjen, poshtërimin. Megjithëse ngutej, ai pati kujdesin e dukjes objektive, që njollat e zeza të shpifjeve, të mos i vinte drejtpërdrejt nga vetja e vet, por tu referohej të tjerëve. Mund të thuhet se ai përpiloi një bibliografi të parë mbi autorët e shekullit XIX që u morën me temën shqiptare. Ai dëshiron të tregojë se për shqiptarët është mbështetur në veprat e miqve të tyre dhe vërtetë përzgjedhë të citojë, kur i pëlqen Georg von Hahn-in, baronin Chlumecky, dr. Liebert, baronin Franz Nopcsa, ing. Karl Steinmetz e ndonjë tjetër. Sigurisht u ndal më tepër te autorët sllavë, që nuk i patën kursyer kurrë shpifjet e sharjet.

“Nji katalog mâ komplet të mungesavet tona kombtare si edhe të gjithë sa shpifjeve qi mund t’ i bâhen nji populli, s' ka mundun bir nâne tjetër me na e vûe përpara kurrë në fytyrë të kësaj toke”, shkruan përkthyesi i këtij libri Mustafa Kruja në parathënien e botimit të parë në gjuhën shqipe në vitin 1928.

Autori punoi shpejt, i ngutur prej rrethanave të ngjarjeve, duke e shkruar librin fillimisht në gjuhën gjermane për ta botuar në Vjenë. Fill më pas, si një mision i mirëfilltë shtetëror, ky libër u botua në Paris, përkthyer në frëngjisht nga lartësia mbretërore Princ Aleksi Karagjorgjeviq. Libri u shkrua në kapërcyell të viteve 1912- 1913, kur në dimrin e egër, mizoria brutale e bajonetave serbe e përgjaku ngritjen e Flamurit të Pavarësisë.

Asnjë tekst historie në gjuhën shqipe nuk sqaron kaq qartë rrethanat dhe shkaqet që bënë bashkë serbët, malazezët, grekët e bullgarët në një Aleancë që do t’i shpallte luftë Turqisë. Ishte frika e ngritjes së shtetit shqiptar që, sipas Gjorgjeviçit, si çështje u shtrua në vitin 1880 prej Lordit Fitzmaurice, një Shqipëri që do të përfshinte një pjesë të madhe të vilajeteve të Kosovës dhe Manastirit. Ndërsa pas 32 vjetësh, Austro-Hungaria përmes kontit Berchtold me notën e tij qarkore të 14 gushtit 1912 kërkonte autonominë e një Shqipërie akoma më të madhe “se ajo qi kishte ândrrue Lordi Fitzmaurice… Ajo qarkore e kontit Berchtold u tregoi sërbvet, bullgarvet e grekvet se ç' rrezik po u kërcnohej bashkëkombtarëvet të tyne në Sërbí të vjetër e në Maqedoní, e Gaston Gravier-i mendon se vetëm ka vlejtun me shpejtue Lidhjen Ballkanike”.

Autorit i duhet njohur merita e njohjes së zhvillimeve aktuale kur e shkruante librin e tij në ditët e para të vitit 1913. Ai ka ndjekur me interesim të veçantë Konferencën e Londrës, ku për kufijtë e Shqipërisë, krahas variantit austriak që merrte më shumë parasysh kërkesat shqiptare, u paraqit një variant rus që kufijtë e vendit tonë i mblidhte në hapësirën midis Matit e Vjosës dhe varianti italian që përputhet më shumë me kufijtë e sotëm. Midis këtyre varianteve autori zgjedh për librin e tij të shënojë me një saktësi të çuditshme për kohën sipërfaqen e Shqipërisë, që ndryshon kaq pak me sipërfaqen aktuale të saj.

“Ç' âsht me të vërtetë Shqipnía?- pyet Vladan Gjorgjeviqi. Ndên këtë emën duhet me kuptue nji vend qi, mbas specialistëvet ma t'autorizuem, si A. Baldaçi dhe A. Supan-i, përbahej prej dy vilajeteve të Turqísë, Shkodër e Janinë. Sipërfaqja e këtij vendi arrin, në 28.680 kilometra katrore e popullata e tij në 721.706 shpirtë.”

***
Dr. Vladan Gjorgjeviqi ka dashur t’i japë veprës së tij “Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha” një ton më tepër se ngazëllyes. Ka synuar të shfaqet triumfues e ngadhnjimtar. Sikur tharmi i lavdisë serbe, i ruajtur me shekuj, për mjerim të përçmuesve e mosbesuesve, ia kishte dalë me forcën e armëve të shfaqej zotërues në brigjet e detit Adriatik duke rimarrë hapësirat ku kishte mbretëruar lavdia e Stefan Dushanit dhe një luzmë emrash të tjerë para tij, gjithashtu sundimtarë serbë të lavdishëm.
Por nën velin bombastik të frazave rreh një zemër që përpëlitet në ankth për fatin e brishtë të Serbisë së ëndërruar. Lajmet që i vijnë nga fronti i luftës nuk janë edhe aq optimiste. Për fatin e zi të autorit, duken shenjat e kobshme se aleatët besëlidhur kundër Turqisë: Greqia, Bullgaria dhe Serbia, së shpejti do të kacafyteshin mes veti për prenë e grabitur. As rrena se shqiptarët mezi kishin pritur të “çliroheshin” prej serbëve dhe kinse po luteshin që të merrnin fenë ortodokse serbe, nuk e mbante ngrohtë autorin.

Lajmet që vinin nga frontet e luftës qenë tronditëse dhe gjaku i njeriut që po shkonte lumë, siç thotë dhe vetë, “prej Shkodre deri në Çatallxhe…” nuk mund të fshihej. Për Luftën e Lumës e ka kyçur gojën, por flet për shqiptarë të plagosur në spitalin e Prizrenit, si për egërsira që në shtrat të vdekjes rrezikonin me akte barbare bamirësinë e “mëshirës” kristiane serbe. Duhej heshtur edhe për aftësinë e shqiptarëve, që edhe në mungesë të shtetit ia dolën të siguronin lidhje ndërkrahinore kundër ushtrisë serbe. Krahas lumjanëve përballë serbëve në Qafën e Kolesianit u vunë edhe dibranë, hasjanë e luras.
Edhe Kosta Novakoviqi socialdemokrati serb ka qenë pjesë e Repartit të Lumës dhe si pjestar në këto luftime nuk dëshiron të kujtojë detyrën e parë të këtij reparti që ishte çarmatosja e saj, por nuk mund të heshtë për këtë përpjekje të dështuar, që, siç shkruan ai “u pagua me jetën e disa qindra njerëzve, duke humbur edhe shumë municion, ushqime dhe kafshë...Pas disfatës së plotë në Lumë, pas katër netëve të pandërprera pa gjumë, pas tërheqjes nga pozita afër fshatit Bicaj dhe pas kalimit në ujë deri në brez- Reparti i Lumës, i forcuar edhe me një batalion, u detyrua të tërhiqet i shpartalluar, i raskapitur deri në pikë të fundit” .

Ankthi i ngritjes së Shqipërisë shfaqet më qartë në analizën që autori përpiqet tu bëjë interesave të shteteve europiane në lidhje me të ardhmen e Shqipërisë dhe Serbisë. Ndërkohë që për fatin e Shqipërisë në Londër kishin nisur bisedimet e ambasadorëve të vendeve europiane, në trojet shqiptare vazhdonin masakrat mbi popullsinë e pambrojtur. Serbia po përpiqej të merrte maksimumin. Ajo do të donte që kufiri serbo grek të bëhej lumi Shkumbin. Që sipas të drejtës së pushtuesit t’i përjetësonte fitoret e ushtrisë së saj.

Toni i analizës ndryshon në varësi të temës së shqyrtuar. Ai është gjithnjë poshtërues kur flitet për shqiptarët, që në variantin më të mirë do të ishin të detyruar t’i nënshtroheshin vullnetit qytetërues serb. Ndërron regjistri kur u afrohet të mëdhenjve fatpërcaktues dhe nuk e ka për gjë të lutet, të përgjërohet për kërkesat serbe.

“Sërbia kërkon vetëm nji pjesë të vocërr të Shqipnís, nji copëz të vogël nga bregu i detit, prej Leshit e deri në Durrës.”

Po të mos realizohej kjo kërkesë, Adriatiku do të shndërrohej në liqen italian. Në zotrimin e grekëve dhe serbëve, garanton autori, një gjë e tillë nuk do të ndodhte. Toni lutës e dëshpërues i autorit, arrin të buçasë e shkrepëtijë kërcënime kundër perandorisë Austro-Hungareze në rast se ajo ia delte të kufizonte dëshirat serbe:

“Në qoftë se Austria ngul kâmbë qi vetëm me nji Shqipní autonome mund t'i sigurojë interesat e saj në këtê vênd, e në qoftë se, tue u mbështetun në fuqín e armëvet, edhe i a mbërrin këtij qëllimi, atëhere Sërbís do t'i pritej ç'do udhë për me dalë në det dhe sërbët do t'ishin të shtrënguem me qênë anmiq për vdekje t'Austrís”…

Krahas të drejtës së pushtimit, për jetësimin e synimeve pushtuese serbe ai i referohet të drejtës “historike”, “etnografike”, madje dhe të drejtës “kulturore”, sipas së cilës shqiptarët duke qenë inferior duhej që dikush në jetën e tyre politike “t'i edukojë dhe po të jetë nevoja edhe t’i ndëshkojë… Pra, si popull mâ i kulturuem, na kemi mâ shumë të drejtë me sundue mbi shqiptarët e me u pri atyne.”

***
Kanë kaluar më se 100 vjet nga botimi i librit “Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha”dhe ribotimi i tij bëhet në rrethana të reja. Kanë ndryshuar për mbarë rrethanat edhe me kohën kur ai u botua së pari në shqip në vitin 1928 nën përkthimin e patriotit Mustafa Kruja, për të cilin para do kohësh në vlerësim të figurës dhe veprës së tij u mbajt edhe një simpozium përkujtimor. Edhe shqiptarët e mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë, falë qëndresës së tyre dhe mbështetjes që morën u mbijetuan shtrëngatave vrastare të shekullit XX. Në Kosovë ata kanë ngritur shtetin e tyre të njohur nga 108 vende, midis të cilave dhe shtetet më të fuqishme dhe demokratike të botës. Ndërsa në Maqedoni pozita e tyre kulturore dhe politike është përmirësuar në krahasim me të kaluarën. Edhe një herë u provua se një popull me rrënjë të hershme si i yni, është vështirë të shfaroset nga dhuna.

Përtej 100 vjeçarit duket se nuk shtrihet më as etja e Vladan Gjorgjeviqit për t’i sunduar shqiptarët, sepse pas 100 vjetësh “edukim e ndëshkim” serb, sipas parashikimit të tij, ata do të emancipoheshin e aftësoheshin për të marrë fatin politik e kulturor në duart e veta.

Po a kanë ndryshuar marrëdhëniet me Serbinë, a kanë filluar të fryjnë tash erëra të reja?! Në vitin 1928 Mustafa Kruja, ashtu si shën Thomai, paraqitej mosbesues. Pavarësisht dëshirës dhe çarjes së akujve të komunikimit, bezdia e kësaj ndjesie nuk është larguar as sot e kësaj dite. Midis Serbisë dhe Shqipërisë janë fantazmat e së kaluarës, qindra mijë shpirtra të zhdukur pa nam e nishan për të cilët heshtet si në varre. Krimi i pandëshkuar serb tremb e largon të dy palët, si viktimën dhe xhelatin e djeshëm. Një ndjesë nga ana e Serbisë nuk do t’i ngjallte qindra mijra fëmijë e pleq të pushkatuar, nuk do t’i ringrinte fshatrat e qytetet e shkrumbuara, por mund të merrej si një gjest njohjeje, si një përshpirtje për të shpëtuar shëndetin e së ardhmes.

Duke lexuar librin e Vladanit do të kuptohen më mirë edhe tezat e tij të amplifikuara dhe të shpërndara shqip për gjatë gjithë shekullit. Së paku manisë për tu vjedhë heronj e virtyte shqiptarëve do t’i dalë autorësia e vërtetë. Edhe tezës se gjoja Europa trembet nga një Shqipëri myslimane, edhe urrejtjes për Vatikanin, paragjykimeve fobike për jezuitët dhe katolikët në përgjithësi gjithashtu do t’u dalë boja. Ky libër do të lexohet si një dëshmi historike e mentalitetit politik serb. Mos u habisni kur të hasni në mina të hedhura në vitin 1913 për të shpërthyer më vonë, kur t’i duhej pushtetit politik në Serbi. Qe një minë me shpërthim të vonuar:

“Shqiptarët që rrojnë përjashta kufîjvet të kësaj Shqipnie të vërtetë janë të shpërdamë nëpër Sërbí të vjetër (Kosovë- shën. im) e Maqedoní , si ishuj mbrênda ndër grumbuj sërbësh e bullgarësh, pa ndonji lidhje me vêndin e tyne. Në Shqipnín e poshtme ka në mes të shqiptarëvet 110.000 grekë dhe aq kuco-vllehë, e në Shqipní të veriut nja 6-10.000 sërbë të shfaqun e të mëshehun.”

Ky falsifikim i hershëm gjorgjeviqjan do t’i shërbente në vitin 1937 Vaso Çubrilloviqit që në elaboratin e tij “Shpërngulja e shqiptarëve” të planifikonte që “Peja, Gjakova, Podrimja, Gora, Podgora, Sharri, Istogu e Drenica në veri të maleve të Sharrit, pastaj Dibra e Epërme e të dy Pollogët në jug të këtyre maleve, si qarqe kufitare me Shqipërinë duhen boshatisur me çdo kusht”.
Libri “Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha” do t’i shërbejë historianit, studentit dhe çdo lexuesi tjetër për të kuptuar më mirë ngjarjet dhe rrjedhat historike. Nëse do të ngrihet ndonjëherë një tribunal për gjykimin e krimeve, ky libër do të merret si dëshmi dhe provë krimi. Mbase do të ngjasë si me dënimin e genocidit turk ndaj armenëve. Një dënim i vonuar, por një ngushëllim për drejtësinë. Le t’i thartojnë turinjtë mohuesit e krimeve, ata që nuk kanë pranuar ende as holokaustin e hebrejve.
Duke besuar që çdo krim do të ndëshkohet qoftë dhe moralisht, atëherë mund të shpresohet se barku që polli Gjorgjeviqin dhe pasuesit e tij të këtë filluar të shterpëzohet. Pas kësaj Ballkani dhe Europa mund të bien në paqe.

Izet DURAKU

REXHEP SHAHU : KUSH UA NGJITI BISHTIN SHQIPTARËVE



(U botua libri “Shqiptarët e Fuqitë e Mëdha” i ish kryeministrit serb Vladan Gjorgjeviq, nga Shtëpia Botuese, Klubi i Poezise, Tiranë)

Libri i zi, libri më i zi kundër shqiptarëve, ose libri i ankthit serb, siç shkruan Izet Duraku, ankth i shkaktuar nga ngritja, ngjizja, apo krijimi i shtetit shqiptar, me titull, “Shqiptarët e Fuqitë e Mëdha”, i shkruar nga ish kryeministri serb Vladan Gjorgjeviq në janar 1913, i botuar atëhere në gjermanisht dhe frëngjisht për të bindë europianët se shqiptarët janë me bisht, janë të pagdhendur, të trashë, primitivë, të pazhvilluar, s’mund të bëjnë shtet, s’duhen pranuar në Lidhjen e Kombeve, s’mund të jetojnë shtet më vete por i duhën lënë për 100 vjet Serbisë që t’i kulturojë e njerëzojë e pas 100 vjetëve Serbia t’u japë autonomi kulturore, i përkthyer nga gjermanishtja e botuar në serbisht nga i biri i mbretit të Serbisë për ta mbjellë e rritë urrejtjen serbe kundër shqiptarëve deri në zhbërjën e tyre; libër bazë, rrënjë mitër apo nënë e gjithë elaborative apo platformave shkencore, akademike e politike serbe antishqiptare; libër gurrë e të kqiave kundër shqiptarëve, gurrë në të cilën kanë pi urrejtje kundër shqiptarëve gjithë antishqiptarët, gjithë urryesit e shqiptarëve, gjithë oratorët, kritikuesit, qortuesit e shqiptarëve e kombit shqiptar, por pa e ditë shqiptarët se cila është ajo gurrë të cilën për një mijë rrethana e arsye urryesit e qortuesit e shqiptarëve që llomotisin televizioneve e gazetave e kanë mbajtë edhe të fshehtë; libër i përkthyer prej serbishtes në shqip nga ish kryeministri dijetar e atdhetar shqiptar Mustafa Kruja dhe i botuar, me parathënie e pasthënie prej tij, në vitin 1928; libër i mbajtur po thuaj i fshehtë ndaj lexuesit masiv shqiptar dhe i përdorur nga staticienët ballkanas e shqiptarë të veseve njerzore të shpallura nga qortuesit e shqiptarëve si vese vetëm shqiptare, u ribotua këto ditë vere në Tiranë, pas 87 viteve prej botimit të parë, nga shtëpia botuese Klubi i Poezisë në Tiranë, që ka ndërmarrë nismën, të njohim fqinjët, dhe në këtë kuadër po boton libra të fqinjëve serbë, armiq e miq, falë mirëkuptimit, përkrahjes e mbështetjes financiare të biznesmenit intelektual e humanist Flamur Lutfi Hoxha, i cili thotë se asgjë më shumë se libri nuk është gur themeli në kujtesën kombëtare dhe po e mbështetë këtë nismë; falë nxitjes, redaktimit dhe parathënies për këtë botimi të Izet Durakut; me recencë të Skender Zogaj,; falë lejes për botim të Eugjen Merlikës, nipit të Mustafa Krujës, falë ndërhyrjeve gjuhësore të tij dhe të Neritan Kolgjini, i cili është edhe recenzent edhe e ka radhitë librin.
Libri i Vladan Gjorgjeviqit, Shqiptarët e Fuqitë e Mëdha, nuk është libër vere, limonadë, telenovelë bastarde që ngop me kotësi lexuesit e mjerë që shullëhen e rreziten në diell kotësie të pashpresë se s’dinë çfarë duan në jetë, është libër i frikshëm, i rëndë, tronditës që të ngjeth mishin e të ngre përpjetë flokët e kresë kur gjendesh para furisë e shtjellave të egra të furtunës së shpifjeve të pa dëgjuara, të pa imagjinuara edhe prej mendjes më të lajthitur e të sëmurë, shpifje të pështira që i ndjen se të ngulen si thika të helmëta në trup dhe don të thërrasësh se nuk janë të vërteta, por nuk ke fuqi të nxjerrësh as frymë as zë, dhe dyshon se nuk të beson as zoti, që mbahet si krijues i njeriut.
Mustafa Kruja në parathënie pyet, a ka shqiptarë më bisht?
Lexuesi shqiptar pak i ditur e i lexuar duhet të ketë dëgjuar se diku, dikur në një konferencë në Romë, Gjergj Fishta nuk po ulej në karrige në sallë ku ishte i ftuar dhe po qëndronte në këmbë. Kur drejtuesit e mbledhjes i thanë Fishtes se pse nuk uleni imzot, ai u përgjigj se nuk më le bishti të ulem. Bishti që Vlladani ua kishte ngjitë shqiptarëve u bë problem në atë sallë elitare dhe përfaqësuesi serb në atë mbledhje thonë se doli jashtë.
Po thuaj se një gjest të tillë ka bërë edhe imzot Noli i madh diku në një takim nivelesh europiane kur ka thënë se nuk po di ku ta vari bishtin që ua kishte ngjitë Vlladani shqiptarëve.
Si botues, si gazetar, poet, që me mbështetjen financiare të Flamur Lutfi Hoxhës kam botuar “Shpërngulja e Shqiptarëve” të Vaso Çubrilloviqit, “Unë i kam shumë borxh Shqipërisë” të D’Estournellës De Constant, humanist i madh francez, nobelist i paqes, ish sekretar i komisionit të caktimit të kufijve në veri të Shqipërisë, “Shqipëria në 1921” të humanistit Justin Godart, përkthyer nga Mirdash Shehu – libër i madh i dashurisë për shqiptarët ose libri që i vihet përballë si asnjë tjetër deri sot librit të Vladanit dhe që u këndon hymn e u del zot shqiptarëve si pothuaj asnjë libër tjetër, që kam në shtyp Kosta Novakoviqin e Ballugxhiqin, do të doja që këtë libër të Vladanit ta lexonte çdo shqiptar që din shkrim e këndim. Për me njoftë fqinjët tanë serbë, me njoftë laboratorin e të keqes serbe. Mos me u gjendë si gomari që po e hante ujku e ai kujtonte se ishte në ëndërr. Mos me mbetë në tela çiftelie e sharkie dija jonë për fqinjët tanë serbë me të cilët do të jemi fqinjë sa ta nxehë dielli tokën.
Jo për mua, jo se unë fitoj lekë nga shitja e këtij libri (edhe nëse fitoj nuk është keq pasi dua ta botoj Dimitrie Tuceviqin dhe ndonjë humanist tjetër serb), por për formimin e vetëdijes kombëtare të sejcilit shqiptar, vetëdije që nuk formohet por shëmtohet nga librat e dashurisë së shtirur e sterile të atyre që bëjnë dashuri në letra e jo në jetë.
Në fund fare, i dashur lexues, pasi ta lexosh këtë libër, si të kalojë një farë kohe, ka me t’u ngjallë një ndjenjë mëshire për serbët, për liderët serbë, për akademikët serbë, sepse do të kuptosh se sa shumë energji, mund, djersë, para, ëndrra në diell kanë çue dëm serbët duke urrye, vrarë, masakrue e përdhunue shqiptarët, këtë farë e rracë të pazhdukshme, që zoti i ka falë të paaftë me urrye por edhe fatkeqë se harrojnë shpejt, për të zezën e vet.

Fitorja e LVV-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 sipas Exipolit.-

 LVV (Levizja Vetëvendosje) 43.3% 7,535 PDK (Partia Demokratike e Kosovës) 18.4% 3,204 LDK (Lidhja Demokratike e Kosovës) 12.9% 2,256   AAK...