Halit (Xhemë) Elshani KOSOVA ËSHTË SHQIPERI !
NË TRIDJET E KATËR VJETORIN E VRASJES
SË JUSUF E BARDHOSH
GËRVALLËS DHE KADRI ZEKËS
“Njerëzit
fisnikë me ligjeratat e tyre fitojnë më shumë armiq, sesa njerëzit e ligjë
me veprimet e tyre të liga” ( Zhan Pol)
Sa herë vjenë Janari, sa herë manefestohët Flaka e jnarit na kujtohët
vrasja makabre e këtyre heronjeve nga sherbimi sekret ish jugosllav dhe varsve
të tyre, na shtohet malli për ta, na përkujtohët kauza e tyre kombetare për
bashkim, çlirim, për barazim më popujt tjerë evropian, padyeshim ishim dhe jemi
pjesë e tryre. Sa here vjen janari na kujtohet gjaku i derdhur i heronjeve,
deshmorëve dhe martirëve të këtij kombi.
Vizita në familjen Gërvalla -lagjeja nr. 8-të Tiranë
Më xhaxhin Jusuf (past
ndjesë) udhëtuam nga Fieri për në Tiranë, me qëllim që ta vizitojmë familjen e
Heroit Jusuf Gërvalla. Kur e kaluam urën, hasëm në roje - polic që vëzhgonte qarkullimin, apo më
mirë çdo gjë! Iu afrova dhe e pyeta :
«Ju lutëm, a dini se ku ndodhet banesa e familjës së Jusuf Gervallës? »
« Jo nuk e di! », m’u përgjigj polici. Më dukët se ishte në fillim, ku ka qenë
shtëpia e Rita Markos apo e Mehmet Shehut.
Duke vazhduar rrugën, në një kthesë në të majtë pashë ca
ushtarë që ishin stacionuar në oborrin e
një shtëpie –ndërtese të gjatë dhe më shumë dritare,sikur t’ishte kasarne
ushtrie !U afrova të telat dhe po i pyes ushtarët:
« Jam një kosovar, po e
kërkoj shtëpinë e familjës Gërvalla, a e dini se ku ndodhët? »
« Jo ! », më thanë.
« Po si more nuk e dini se ku
jeton familja e atdhetarit që e vrau UDB-ja në Gjermani?! »
« Jo, jo nuk e dimë! » Ishte kjo detyrë e tyre, apo nuk dishin?! » Mbet kjo enigmë edhe sot e kësaj
dite!
«Jemi të ri, të ardhur nga bjeshkët, vërtët nuk dimë! »
«Ju lutëm, po këto armë që i mbani
në gadishmëri, a janë prodhim i Shqipërisë apo i dikujt tjetër? Kam qef me
ditë a i prodhon Shqiperia, a jo?! »
« Po,i prodhon more, si jo! Por
këto i kemi kineze, se janë më të mira, nuk u nxehet, as nuk u zgjerohet tyta!»
Nuk shkuem largë e në
anën e djathët po i shoh disa njerëz duke shiquar një shtëpi me oborr të madh
të rrethuar me rrethojë të thjeshtë metali.
U afrova dhe po pyes njerin, ishte
nga Kosova, një ish polic nga Podujeva, të cilit ia kishin hapur nipat e mi një
shitore në Prishtinë për të mbijetuar vetvehtën dhe familjen sepse e kishin
suspendue nga puna Më vonë ishte berë truprojë e Ibrahim Rugovës!
Pa ia lëshuar
dorën, po thotë : « Shiqo more
nanën e... ku paska rrënue Enver Hoxha?!
»Pse çka po do më thanë më këtë?! »
« Po shife ! Çka më pa : një shtëpi dy katshe, e thjesht, me
disa dritare me xhama, një oborr të mirë
dhe të madh »
« Po s’qenka gjë kjo shtëpi, ore ?! Ti ke qenë te unë,e imja
është tre katëshe dhe më e mirë. Pale kush jam une, e kush ishte ai!
Shkuëm aq
largë » sa erdhi dhe na shkëputi
nga ish polici xha Jusufi.Vazhdojmë rrugën. Takojmë një grua aty, para një
garazhe në anën tjetër të rrugës, pra në anën e majtë të shtëpisë se Enver Hoxhës
në një vijë horizontale më shtëpinë në fjalë dhe e
pyesim e na u përgjigj: « Po!» tha ajo, « Ja po ju çoj unë !
» Nëpër
atë kompleks, kaluam disa pishnaja jo fort larg, më në fund e gjetëm banesën! Më
ju thanë të drejtën mendoja se xha Jusufi i dinte këto shtëpi, së paku shtëpinë
e familjës Gërvalla!
Trokitëm, na e hapen derën dhe hymë brenda, u përshendetëm
dhe u ulem. Ishim pra në banesën e Syzanës, gruas se Jusuf Gërvalles, përkatësisht në banesën e
saj rruga - lagjeja nr. 8-të në Tiranë. U përshendetëm përzemersisht.
Ajo për
momentin nuk më njihte, xha Jusufi ia
bëri më die se ne ishim në Durrës për ta marrur edhe Mustafë Shoshin, dajën tand e nipin tonë, por
nuk e gjetëm! Erdhëm ne pa ta! Urdhëroni ju lutëm. Dhe filluam bisedën. Një
bisedë e përzemërt. « Fillimisht kam
qenë e vendosur në një banesë në përiferi, e cila nuk ka qenë aq e përshtatshme
për banim, mungonte uji, etj.
Kjo është banesë e mirë, shumë më e mirë,
por këto orendi që po i shihni, këtë magnetofon,… më kanë ardhur dhuratë nga
mërgimtarët ! » - na tha znj Suzana. Nuk u ndjeva mirë, pasi nuk i kisha sjell asgjë
nga Kosova.
Me ju thënë të drejtën nuk e
mendoja që banesa të tilla ka Shqipëria. Banesa e kompletuar , e shtruar në
parket që rrallë ndodhë për atë kohë në Shqipëri; jo fort largë, blloku i banesave te udheheqëve të Shqipërisë.
Isha kurreshtar të bisedoja me znj Suzana, por, dorën në
zemer, droja se as Jusufi nuk kishte
pasë rast kurrë të bisedonte më të edhe koishte mbi tridhjet vjet qe jetonte në
Fier të Shqiperisë. Kisha dëshirë, në rend të parë, me e kuptuar se si e kishte trajtuar Enver Hoxha
familjen Gërvalla? Kishim ca informata jo aq të favorshme në Kosovë.
Mësova se
ajo ishte sistemuar në mesin e funksionarëve më të lartë në vendin më të mirë.
Fëmijtë ishin duke u shkolluar në shkolla të larta, e ajo kishte zënë vend pune
në Bibliotekën Univerzitare si bibliografe.
Mjeku i saj ishte ai i Enver Hoxhës
- kardiologu prof.dr. Sali Berisha. Znj Nexhmije Hoxha ishte shoqe e saj. Këto
për mua, për gjithë shqiptarët atëherë,
ishte gëzimi dhe satisfikacioni më i çmuar për
familjen e heroit Jusuf Gërvalla
dhe për ne shokët qe kemi pasë fatin me jetue një kohë më të.
Gjatë
bisedës vërejtja se Syzana kishte
harruar ca gjëra. U dashtë me e gjetë librezeën e shkollës fillore të
atëhershme ish « V.Nazor »,
tash « Naim Frashëri », të
Prishtinës për te parë se unë kam qenë kujdestari i klsës dhe arsimtari i lëndës
së matematikës. Asaj i kujtohej vtëm
mësuesja, kolegëja e ime e nderuar Ajshe Govori.
Më kujtohet miku im,ish kolegu
mr. Kadri Rexha që interesohej për
femijtë e Jusufit sikur për mbesat e veta. Kjo afërsi ishte edhe themeli i
librit, pastaj shoqërimi më të dhe më
vonë edhe miqsia me familjen Gërvalla me ndërmjetsimin e Jusufit. Ai e shkroi
librin e parë për Isufin me titull :»Fati i luleve» Rruga jetësore e
shkrimtarit dhe atdhetarit Jusuf Gërvalla,
Shtëpia botuese « Gjon Buzuku » - Prishtinë, shtypur në
shtypshkronjën »Nova Makedonia »,Shkup 1993.
Kadri Rexha : »Jeta
dhe vepra e Jusuf Gërvallës nuk janë dy fenomene qe kundërshtojnë njera
tjetrën, ashtu siç ka ditur të ngjajë shpesh në kohëra dhe në mjedise të caktuara. Ato shkojnë dhe shkrihën në një
fokus, duke dhënë sintezën e njeriut më gjithë urtësinë, njerëzinë, bukurinë
dhe madhështinë e tij,..«
Lule,
lule ç’fat paske pasur,
Gjithmonë të njoma të ndërroni jetë,
Sa më të bukura që do
jeni rritur,
Vdekja ju vjen më shpejt.
Koopertinat e librit »Fati i Luleve» Buzuku,1993
Kjo u bë nga një mërgimtar qe se kishte menduar kurrë,
pra, në atë kohë nga mërgata, sepse edhe
ai, me prof.dr. Muhamet Pirrakun dhe prof. dr. Muhamet Tërnavën kishin vuajtur në burg ca vjet si shokë i vërtetë të Jusufit.Vuajtjet
e tyre nuk mund të përshkruhen!
Kadriu
mbet pa punë, pa ekzistencë për familjën, shkoi në fshat dhe nga kushtet
e rënda emigroi në Shqiperi, por e kthyen
duke i thënë se ti i duhesh Kosovës,...dhe pastaj u desht më ik për në
Litenshanjë të Zvicër ku njeton edhe tani.
Nuk ka qenë e lehtë të botohet e të
shpërndahet ai libër i ndaluar në atë kohë të monizmit serbosllav, të cilin e
« gërryente uji nga brenda » siç thoshte
populli.U botua në Shkup në mënyrë ilegale.
U shpërnda gjithandej Kosovës dhe më gjerë në diasporë.
Gjendjen në Gjimnazin e Pejës më së miri e përshkruan Kadri Rexha në këtë libër:
« Më këngë printe për herë Jusufi i
cili ishte bërë i njohur si këngëtar edhe përtej dyerve të Gjimnazit.
Jo
rastësisht nxnësit merrnin më vehte instrumentët gjëja për piknik! Për herë
fillohej me këngën: »Për mëmëdhenë, për mëmëdhenë », »O trima
luftëtar », »Të gjith ne ,o djema », »Elbasan qytet i
bukur », »Vlora,Vlora », »Kur është lëshue kushtrimi
n’Kosovë »,etj.
Vitin e kaluar në një promovim të tri librave të
Jusufit, përgatitur nga shkrimtari i njohur Ibrahim Kadriu, që u mbajt në
Bibliotekën Kombëtare, ishim bashkë më Kadriun. Pasi nuk kishte vend për t’u
ulur, pas një kohe unë u largova, ndërsa
Kadriu mbet. Jam i indinjuar për mos afrin e Kadriut, shkrimtarit të parë të
librit për Jusuf Gervallën!? Sot askush nuk e përmend!
Por le t’i kthehëm
bisedës se filluar me znj Zuzana Gervalla: Gjatë bisedës prekëm edhe Kashicvën,
ngjit më fshatin tim Dasam. Në kullën tradicionale më gurë të gdhendur nga
mermeri i Banjës që vizllonte kur i binin rrezët e diellit sikur xixillojat.
Pra
në kullën tre katshe të Avdyl Shoshit
ishte burrnue Suzana duke ndejt të dajtë si mbesë e dashur, intelegjente që më
vonë do bëhet gruaja e veprimtarit, Heroit Jusuf Gërvalla.
Një legjendë e
sotshme, një gjendje e rëndë e saj, medet për këtë kullë. Më kujtohet, pleqët tanë
kur tuboheshin e pytnin njëri-tjetrin: si
je? «Si kulla e Avdyl Shoshit! »,
thonin! Kulla e dikurshme tre katëshe, e ndërtuar me gurë mermeri të nxjerrë
nga bazeni-toka e Banjës se Istogut, të
gdhendur nga mjeshtrit tradicional « Dibranë » (gurë me të cilët
ndërtohet edhe në SHB-ës).
Gurë feniksi,
që nga largë rrezatonin si një spekter
ngjyrash. Duke u shuar ajo familje, duke mos pas kush ta mirëmbaj,asaj iu ka
kalbur çdo gjë që ka qenë prej druri. Thonin
për jashta si kulla në fjalë e për brenda qe ka fillue më u kalb!
Pra nga jashtë shkëlqente, e nga brenda
kalbej! Kështu e përshkruanin gjendjën shëndetsore pleqtë! Kisha lexue dhe
ndegjue se :Diku në një vend u tha për familjën për hidherimin në një
darkë, verimet në stanët e Dragobisë, akomodimi, shkollimi në insatnca më të
larta, përkujdesja mjekësore, janë
dëshmi e pa kontestueshme që ia ka berë Shqipëria familjës në fjalë.
Në një
intervistë me Donika Gervallën dhënë në
gazetën « Koha Ditore », me titull : »Zhgënjimi me Shqiperinë dhe diaspora e të nendëdhjetave », datë 21.maj
2012, në faqen 4 shkruan : KD - « Keni pasur komunikim, kontakte
me udhëheqjen e Shqiperisë, Enver Hoxhën, Nexhmijen,… ?
»Donika Gervalla: Nexhmia vinte rregullisht një here në
vit, kur ata e kishin ditën e Deshmorëve - vinte rrinte 10 minuta, e pinte një
kafe dhe shkonte. Me Enver Hoxhën nuk ka
pasur kontakte.
Unë jam e vetmja qe kam pasur kontakte kur isha në moshën 11 vjeçare :
Mue më murren nga shkolla dhe më caktuan
që ti çoja lule në tubim për paradën e Një Majit. Per të vazhduar :
Ramiz Alia e preku pak në krah dhe i
tha : « Shoku Enver kemi një femijë të Gervallëve këtu » Ai me morri para vetes në prehen
,nderkohë qe vazhdonte parada ai qante sepse lotët e tij më binin mbi kokë. Ai
përkulet dhe më thotë në vesh :»Baba juaj është « Qemal Stafa »
i Kosovës » Dhe për ironi nuk i kujtohët pse Enver Hoxha e krahasoj
Jusufin me Stafen !
Donika Gervalla më Enver Hoxhën, Donika Gervalla në mes të Syznaes dhe Nexhmie
Hoxhës
Andaj disa zëra që flasin se gjëja me një letër
qe Jusufi ia ka dërguar Enver Hoxhës,
qenkan tensionuar raportët e tyre!Liudhur mle këtë po shkepusim diq nga
Faredin Tafallari njeri prej shokëve dhe biografve më të spikatur :
« Jusufi
sytë i ka pasur tek Shqipëria, dhe Enver Hoxha ka qenë udhëheqësi i
Shqipërisë!. Ndaj nuk ka asnjë dilemë që Jusufi ka komunikuar me korrespondencë
drejtpërdrejt me Enver Hoxhën.
Në librat e mi, unë i kam botuar letrat e
Jusufit, dërguar Enver Hoxhës dhe në ato letra del mjaft qartë se, ai ka
kërkuar ndihmën dhe mbështetjen e Enver Hoxhës, pra dhe të shtetit të
Shqipërisë amë. Të gjithë ata, të cilët kanë vepruar nëpër organizata të tjera,
nuk kanë qenë të lidhur aq ngushtë me shtetin amë, sa ka qenë « Lëvizja
Nacional Çlirimtare e Kosovës dhe Viseve të tjera Shqiptare në Jugosllavi
»...
Dhe kjo LËVIZJE kishte në krye JUSUF GËRVALLËN! Qëllimi i JUSUFIT ishte çlirimi i të
gjitha trojeve shqiptare nën ish- Jugosllavi nga okupatori sllavoserb dhe
Bashkimi i këtyre trojeve me Shqipërinë Amë!!!
Ata, që nuk e kanë dashur Shqipërinë
Amë kanë qenë me shkjaun... Edhe sot e për ditë po dalin disa, që deri dje na
luftonin për enverista dhe sot po na luftojnë për shqiptarista!?...
Ata
majmunë, din vetëm të flasin keq për Shqipërinë, që në kohën e ish-Jugosllavisë
u bënë me “kombësi jugosllave” e tash...gjoja po ju dhimset Kosova... e po e
“duan” shumë... dhe ja sajuan “ kombin e ri kosovar”... e ja ku jemi
katandisur... në fund të pusit!?…
Por shqiptari i vërtetë, atdhe e komb i ka të
shtrenjta, kurrë nuk i ndërron, kurrë në jetë të jetëve nuk e ndërron gjakun e
tij! Shqiptari lind shqiptar dhe vdes shqiptar! »
Naim
Ramadani,Hysën Gërvalla,Faridin Tafallari
I përmenda këto sepse më dukej se nuk ishte aq e kënaqur me këtë tretman! Brengën e saj pse
në gjykimin e Beçir Ballukut ishte përmend edhe Jusufi nuk arrijtëm ta sqarojmë
për arsye se nuk kishte për at kohë informata të bollshme.
Me sa di unë, edhe
sot e kësaj dite nuk janë dhënë sqarime : ishte përmendur,apo jo!? Një
njeri dhe vetëm ai më ka thenë në Tiranë se edhe Enver Hadri,qenka përmendur ,bile
në tesha oficeri nga perëndimi!
Një medalon qe ia ka sjellur Enveri të shoqës,
thuhet se ka qenë nga Shqipëria. Këtë as kush s’e ka konfirmuar. Gjithashtu,
mbet enigmë pse nuk ma dha porosin për t’a çue në Shkup, harroj apo.. .Kam
ndejt sa herë në Prishtinë me të dhe nuk i kam hye sqarimit të këtyre enigmave, as nuk ka hy
ajo. Kishte kohë nga ato vite qe ishin mbush më shtrese, plagë të rënda edhe më
të renda masakra ,vajë, gjak!
Idriz Zeqiraj: Tirana heshti demostratat, donte « status quo» në
Kosovë !?
Njeriu që mund frikën, është i
qetë tërë jetën! (Rolan)
Me 8 prill 1981 del nji artikull ne « Zerin
e Popullit », ai artikull i Enver Hoxhës është lexue dhe emitue. Këtë e kam inqizue dhe e kam nxjrrë edhe në librin
tim »Çeta e Brukselit ». Ky artikull dhe emitimi i tij ne Radio Kukës,
Radio Tirana , në TVSH ,..Ky artikull na ka mbajtë gjallë frymën
patriotike, ndjenjën se kemi Shqiperinë
mëmë.
Askush nga akademikët, nga gazetarët, as kush nga Shqipëria Etnike nuk ka shkrue ne nivel të
tillë, çoftë ata brenda apo jashtë
vëndit në botën e lirë. Pra, këtë artikull i vetmi është i madhi Enver Hadri qe e ka botuar në
gazetën e vetë « Zëri i Kosovës », marrë nga « Zëri i
Popullit »,18 korrik 1984 : ”Paslufta duhej të rregullonte marrëdhëniet në
mes miqve dhe aleatëve shqiptaro-jugosllavë. Ne detyrën tonë internacionaliste
e bëmë! Bashkë me partizanët jugosllavë luftuam për çlirimin e Jugosllavisë.
Ju
detyrën që duhej ta bënit, për zgjidhjen e një rruge të drejtë të problemit të
Kosovës, s’e bëtë. Sikurse thamë më sipër, Ju folët në parim për të drejtat e
shqiptarëve në Jugosllavi por në praktikë zbatuat të kundërtën dhe vazhdoni të
bëni demagogji.
Popullin shqiptar nuk e polli as Roma e imperatorëve,
as sllavët e Car Dushanit, as sulltanet e Osmanëve dhe as Italia fashiste e
Musolinit. Populli shqiptar ka historinë e vet shumëshekullore, plot me luftëra
për liri, për ekzistencë. U përpoqën
armiqtë e tij
ta zhdukin atë, por nuk mundën.
Heroi Enver Hadri dhe periodikë shqip të kohës së tij që
botoheshin në Shqipëri e diasporë.
Populli shqiptar luftoi dhe rrojti në shekuj. Ai qëndroi një etni
kompakte, pavarësisht se e përçanë dhe e copëtuan.
Kush e mohon këtë realitet
jo vetëm që shkakton të qeshura por tregon edhe ndjenjat e tia të egra
shoveniste. Shqiptarët e “Shqipërisë së vogël” prej gati 3 milionë banorësh ose
të “Shqipërisë së madhe” (apelacion që e ka përdorur pushtuesi italian dhe tani
po e përdorni edhe Ju për të na akuzuar neve si shovenistë) prej më tepër se
pesë milionësh, janë të gjithë shqiptarë. Kësaj nuk keni ç’i bëni, zotërinj
shovenistë sërbë. Ekzistojnë dy Gjermani, dy Kore.
Por as kush nuk dyshon se
ekziston një popull një komb gjerman i vetëm, ashtu siç ekziston një komb i
vetem korean. Shqiptarët janë një etni, një popull, quaje “Shqipëri të vogël”
ose “Shqipëri të madhe”. Këta shqiptarë të kësaj Shqipërie “të vogël” ose të
„madhe”, që përbëjnë një popull kompakt
dhe që kanë
të gjitha tiparet
e një kombi të vërtetë, as kanë
zaptuar tokat e të tjerëve as kanë shkelur të drejtat e dikujt! Ata vetëm të
drejtat e veta kanë kërkuar, i kanë mbrojtur dhe do t’i mbrojnë!
Këtë Ju e
gjeni të jashtënatyrshme, e queni “shqiptaromadhe”, “nacionaliste” e deri edhe
fashiste. Kur Kosova kërkon statusin e Republikës brenda Federatës, për të
cilën kanë luftuar 50.000 partizanë,
Ju guxoni ta quani ketë një kërkesë kundërrevolucionare,
nacionalizëm shqiptar e t’i ngjitni plot epitete të tilla. Ju bini në
kundërshtim të hapët me parimet e shpallura dhe me atë që kanë thanë
udhëheqësit Tuaj kryesorë, të cilëve Ju u këndoni himne ditë e natë.
Ju bini në
kundërshtim me parimet e së drejtës ndërkombëtare, me parimet e fqinjësisë së
mirë, prandaj Ju nuk mund ta keni në anën Tuaj opinionin përparimtar dhe të
arësyeshëm ndërkombëtar. Zgjedhjet që udhëheqja jugosllave po kërkon t’i jep
problemit të Kosovës dhe vështirësive në të cilat ndodhet vendi tregojnë se ajo
po vepron me një ngutje të madhe dhe në hutim të plotë.
Qëndrimet që ajo mban
dhe veprimet që po ndërmerr nuk u përgjigjen as interesave të Jugosllavisë, as
interesave të Shqipërisë, as të sigurimit ballkanik e as atij evropjan, për të
cilën udhëheqësit jugosllavë, duke u hequr si protagonistë të frymës së
Helsinkut, bëjnë shumë zhurmë. Me të tilla veprime udhëheqja jugosllave nuk e
forcon pozitën e vet, por e dobëson!
Enver Hadri
VALLJA
E VDEKJES
Vdekja, vdekjes po ia ka zili
N’andërr po parafytyroj
vdekjen time.
Unë vedvedit-sot po i
mungoj
Asht kall vendi ku
linda
Vaj edhe dëshira ime
për forcë
-dëshira ime e verbët
-dëshira ime e lirë
-sot shkrumbi vetëm
po i mbyt dasmorrët.
Asht
djegë qyteti
Me
tregue fuqinë e egzistencës së tij
E në
gropat e Karragaçit
Secili
i vdekun dhimbjes i ka përballue
Sytë
e hapun të vdekun
Me duer të
shtanguem-drejt qiellit
Vetëm pak dritë kanë
dashtë
Në
shej protesti.
Nanat
në të zeza
Kanë
rrotullue çdo të vdekun, tue kërkue
Që
dëshirat e shteruna
Me
trup të birit të vdekun
Si në kupën e fitimit
Të
mbushun me dhimbje
E
nuk e kanë gjetë.
Kapeshnica e kuqe, prej gjakut të vet
Ke përbi andrrën për vedi
Kapeshnica ime
Gjaku
im-i shokut tim të mbytun
Gjaku
i shokut tim të varrum
Gjaku
i shokut tim të therun
Sa do të heshtë në gjakun
tand!
Flaka e qytetit tim
Flaka që lind dhimbje në
hijen e të varunve
Kapeshnica-emri i
festës së ndalueme.
Çdo gjë po përsëritet
si vuajtja
Po humb si gëzimi
Vaj-n’cilën ditë, në
cilin vjet
Do
të pran vallja e vdekjes
Kah mot i nisun në
rrugët tona!
Se fjalët tona janë
përshpëritje lirije.
Ku
ska kohë për vrasje
E
vjetët e mija!
Nesër
në konop do të përkunden
Shoku im-gjaku im do të
jetë kujtim
Gjaku im i kuq, gjaku im
i zi-vjetët e mija
Laku
në qafë time-laku i lan në gjazkë
Nana
ime kërcuna çdo gja ka dhanë për liri
Nana ime kreshnikja e
këtij vendi
Vdekja ime le të mbetet
heshtje e lirisë !
Në pleh kam kërkue dredhza-ti ngij ata
Me gur të gjetun-shpëtue kam dasht
Vaj-kjo magji e
lulzueme
Do të ma zbukuron
fatalitetin
Në akordin e plumbave
Në momentin diskret
të përjetimit
Vaj-bistrica
ime-varri im i gjatë-shtati im i ftoft
Gjarpni i këtij
vendi-gjarpni i ketyre gurëve
Tue më hangër mue-do
të mësohen me mendue
Miq-varri im i
shkyem-forma e lirisë
Vaj kjo rini-tue vdek
a msue me folë.
Cdo
gjë po përbin
Nata-dita-andrra
Çdo
ersi a vdekje, çdo dru-varse
Çdo
mur-vend pushkatimi
Çdo
e shtime pushke kushton njqind vdekje
Në
atë agoni po digjet gëzimi im.
Kjo botë që botës nuk
i lejon me qenë botë
Që i merr botës çdo
gja të shejtë për mue e ty
Botë që është vetëm
tejkalimi i plagëve për Tê gjithë
Rrjeta e vrasjeve të
pa kputura
Për ta pa lindun
Premtim vdekje
Për atë më gëzim zbukurojnë njeriun
Dhimbjet për at Shtet
Dhe lulen e qiellit e
përbëjë
Jepni vetëm atë-gëzim
në vend të bukës !
Liri rritesh me
vdekjen time para meje
I shtij si vërtetim
të egzistencës sate
Duert
shushurisinë-duer të cilat gëzohen
Unë jam më i vjetër
se vjetët e mija
E ma i zi se gëzimi
im
Netët e mija janë
lindje të dhimbjeve
E unë kam lind aty ku
Zotnat iu jan turpnue çdo veshje
Në kufit e kujtesës
ku memzi të kam njoftë
Për atë të kam thirrë
erë,
E nata ka përshpërit emnin tand
LIRI.
Enver Hadri
Heroj i përkët heroit
Këto poezi, që
botohen për herë të parë, e shprehin shpirtin e molisur të autorit nga jeta e
tij e hershme, nga vujtjet e tia, për humbjen e hershme të babait, për vdekjen
e hershme të xhaxhait, për mbetjen jetim. I këndon lagjeve të Pëjes,
Karragaçit, siq thotë, të djegur, Kapeshnicës së kuqe, lumit Bistrica, nënës kreshnike,
gjakut të kuq. Këndon për largim nga vendlindja, për mallin, për atë që e deshi
aqë shumë duke flijuar edhe jetën.
As unë (H.E.) në këtë punë nuk hyra si
profesionalist, por nga vetëdia se shumë “atdhetarë” po lehin anash,po
denigrojnë e shpifin edhe pse pluhuri i harresës ka filluar të shpërndahet
gjithandej kah është mërgata, bashkë me gjuhën e nënës.
Bruksel,2012
Halit (Xhemë) Elshani
Letra – komente (në origjinal)
Z.Suzana besoj se jeni mire.Tridhjetë vjetori
Jusufit, Bardhoshit dhe Kadris si vjet eshte shumë i veçant dhe përmbajtsor.Ne
pa mundesi qe te jem atje, u ula dhe e shkrova një kujtim për takimin qe kemi
pas me ju ne banesen tane, une më gjagjan Isuf, pasi Mustaf Shoshin nuk e
gjetem.Besoj se te kujtohet.
Rrespekt nga Halit Elshani
Me duket shume interesant
takimi i yt me Suzanen.Sqaro ma hollesisht kush eshte shoqeruesi i yt Isufi, Bukur
e kie pershkru kullen ne Kashice Mendimi i im
eshte: ben mire gjersisht te shkruaj per bisedat dhe perfundimet e konkludimit
tuai kush e ndihmoj Suzanen Qfar ishin
peripetite e sai A kishte ndo nje kontakt me Enver Hoxhen, Çfarë mendimi dhe
konsiderate kishte Enveri per Isufin
gtigtc@hotmail.de sagte (17:30):
Ket artikull te kisha
propozua ta shkruaish pa e permend Enver Hadrin
se pse konsideroj qe eshte me randesi kuj i perkiste Isuf Gervalla A
ishte ai Enverist apo jo nga kendveshtrimi i yt Nese ki informata rreth familjes
e sidomos vajzes shkruai diqka veq pa ja cenu personalitetin se une kam njohuri
se ajo eshte keqperdor por nuk bajme ndere noshta te flasi se pse asai i
cenohet integriteti
Due me tregu ne vitin 1974 ne Lublanë
kam ndejt me Muhamet Mjekun atehere ishte student atje dhe kishin qen ne ekskurzion
ne Shqiperi kishte takue Idrizin dhe me pat thane ne secilin biruc e
percilleshin, ndersa Ibrahim Kelmendi e pranon qe krejt instrukcionet e
veprimtarise i kane marre nga Ambasada Shqiptare ne Vjenë.
Letra Enver Hoxhës për strehim në Shqipëri
Jusuf Gërvalla:
"I dashur shoku Enver!
...Unë, me të
arritur në Ludvigsburg, i bëra telefon Ambasadës Shqiptare në Vjenë dhe prej shokëve të atjeshëm kërkova ndonjë
këshillë se si mund të ruhem nga gabimet në një botë ku nuk kisha qenë kurrë më parë dhe
ku, pasi kisha ardhur pa pasaport e më duhej të kërkoja azil politik, kishte
mundësi edhe për ndonjë gabim. Pak ditë më vonë, këtë gjë si dhe kërkesën për shqyrtimin e
mundësive që të më jepet mundësia e strehimit në RPS të Shqipërisë, ia komunikova
edhe me gojë njërit prej shokëve të Ambasadës së përmendur.
Nga ajo kohë u
bënë afro katër muaj dhe lidhur me kërkesën time nuk mora ndonjë përgjigje....
Por, që nga çasti
i parë i arratisjes, unë e kam pasur mendjen të strehohem në Shqipëri. Prandaj, shoku Enver, mora kurajon të Ju drejtohem
Ju personalisht. Kam njoftime për marrëveshjen shqiptaro-jugosllave lidhur me
ekstradimin reciprok të personave të vënë jashtë ligjit në të dy vendet.
Por,
sipas Nenit 65 të Kushtetutës së Republikës Socialiste të Shqipërisë, ku thuhet: “Në
Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë u jepet e drejta e strehimit shtetasve të huaj
që ndiqen për shkak të
veprimtarisë së tyre në dobi të revolucionit e të
socializmit, të demokracisë e të çlirimit kombëtar si edhe të përparimit të shkencës e të kulturës”,
konsideroj se mua më takon kjo e drejtë. Nuk dua të them se ma mohon kush, por,
procedura e rëndomë e realizimit të saj po më dëmton fizikisht e shpirtërisht, shoku
Enver....
Jam i vetëdijshëm
edhe për disa probleme të pahijshme, që kanë shkaktuar disa kosovarë, duke dalë me qëllime të ulëta në territorin e
RPS të Shqipërisë. Për fat, makinacionet e UDB-së, që në Kosovë e viset e tjera
shqiptare brenda kufijve politikë të Jugosllavisë kanë bërë kërdinë në dëm të popullit tonë,
në shtetin shqiptar s`kanë gjetur shesh për të bërë përshesh. Mirëpo, duke qenë njeri i
përvuajtur, i thjeshtë dhe i vetëdijshëm për dashurinë që kam ndaj nënës Shqipëri, jam
i sigurtë se unë s`do të merrja në asnjë mënyrë rrugën e atyre djemve bastardë të
Kosovës, që janë vënë në
shërbim të armikut, por do të ndiqja shembullin e ca të
tjerëve, si Ajet Haxhiu, Agim Gjakova e ndonjë tjetër të cilët kurdoherë kanë mbetur
burra të ndershëm." (Letër e Jusuf Gërvallës, shënim i F. Tafallarit) (U botua për
herë të parë së bashku me punimin e Faridin
Tafallarit, Kur shkruante Jusuf Gërvalla, ëëë.albaniapress.com, 2 tetor 2011)