Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/03/30

Ekspertët ndërkombëtarë: S’ ka shkelje në demarkacion

Ekspertët ndërkombëtarë:  S’ ka shkelje në demarkacion (Video)

Gjetjet që janë paraparë, janë prezantuar nga komisioni ad-hoc për vlerësimin e demarkacionit të kufirit Kosovë-Mali i Zi. Por ato nuk kanë qenë shumë më ndryshe nga ato që i ka deklaruar kohë më Departamenti Amerikan i Shtetit në lidhje me këtë çështje. Presidentja Atifete Jahjaga në një konferencë për media tha se në raportin e hartuar nga ekspertët ndërkombëtar nuk kanë gjetur asnjë shkelje në marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.



Jahjaga thotë se pasi kanë diskutuar dhe analizuar hartat, nuk është gjetur asnjë shkelje në këtë marrëveshje. “Unë e kam krijuar këtë komision për të gjetur paqartësitë eventuale në këtë marrëveshje dhe për t’i adresuar ato”, tha Jahjaga. “Ftoi institucionet e Kosovës dhe spektrin politik që të reflektojnë dhe t’i marrin parasysh gjetjet tona”, tha Jahjaga.


“Ekspertët ndërkombëtarë nuk kanë gjetur shkelje në demarkacion e Kosovës me Malin e Zi, dhe sipas tyre gjithçka është me standarde ndërkombëtare”, ka deklaruar presidentja Atifete Jahjaga.

“Njëkohësisht, komisioni ka vlerësuar, se ky proces është dashur të jetë më transparent, përfshirë familjarizimin e publikut kosovar me procesin e vendosjes së kufirit, ligjet në fuqi, hartat dhe gjetjet gjeodezike”, ka shtuar më tej ajo.


Amerikani Fletcher M. Burton, gjermani Herbert Wilmes dhe britaniku Fred Newton, kanë konfirmuar atë që kishte deklaruar përfaqësia e SHBA-së në Kosovë, më 21 dhjetor 2015. Në njoftimin e asaj dite thuhej se pas një shqyrtimi të hartave të viteve 1940 deri tashti, duke përfshirë edhe ato të përdorura nga komisioni për shënimin e kufirit, Departamenti i Shtetit Amerikan ka ardhur në përfundim që vija kufitare e përcaktuar nga Komisioni për Demarkacion është me një vijë me atë të Kushtetutës së vitit 1974.

“Kufijtë e përshkruar që nga viti 2008 përputhen plotësisht me propozimin e vitit 2015 deri në detaje. Ne konstatojmë se përfundimi i marrëveshjes së demarkacionit të kufirit është një kusht i BE-së për liberalizimin e vizave dhe paraqet një hap të rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian”, thuhej në konstatimin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Komisioni ad-hoc për vlerësimin e procesit të demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi, që ishte themeluar 15 ditë më parë (më 15 mars) del sot me përfundimet që ka nxjerrë, pas një pune dyjavëshe.

Vlerësimi i tyre i dorëzohet presidentes Atifete Jahjaga, pranë zyrës së të cilës ata edhe kanë punuar. Gjatë kohës së qëndrimit në Kosovë, tre anëtarët e tij kanë zhvilluar takime të shumta me shumë palë të interesuara rreth demarkacionit dhe kanë zhvilluar vizita në terren për të krijuar një pasqyrë të qartë për rrjedhën e këtij procesi

Atifete Jahjaga's Profile Photo
Atifete Jahjaga
Konferencë për media: Komisioni ad-hoc për vlerësimin e procesit të demarkacionit

https://www.facebook.com/atifete.jahjaga.zprk/videos/984870818268728/


Krimi kibernetik – sfidë për shoqërinë e sotme


Krimi kibernetik është një fenomen që prek një sërë kompetencash, si ato në fushën e informatikës, kriminologjisë, ekonomisë, drejtësisë. Përdorimi i teknologjive të reja të informacionit dhe veçanërisht i Internetit ka marrë një rëndësi të veçantë në jetën e përditshme. Ky fenomen prek jo vetëm aktivitetet e një organizmi qoftë ai shtetëror apo privat, i implikuar në sferën e biznesit apo të një aktiviteti jo fitimprurës, por mund të prekë dhe njeriun e thjeshtë në aktivitetin e tij të përditshëm, në sferën e tij private apo profesionale. Si çdo teknologji e re e vënë në dispozicion të një numri të madh përdoruesish, Interneti paraqet jo vetëm të mira dhe përfitime, por në të njëjtën kohë dhe një sërë problemesh. Duke qenë një teknologji “e liberalizuar” prej disa kohësh, nuk ia vlen të zgjatemi në diskutimin e përfitimeve që sjell përdorimi i kësaj teknologjie.

1.2Anën e përfitimeve mund ta përmbledhim për momentin në një frazë të vetme: komunikim (në kuptimin e gjerë të fjalës) i shpejtë, i pakushtueshëm dhe tërësisht i pavarur nga nocioni i distancës. Keqpërdorimi i saj nga elementë kriminalë njihet me emrin krim kibernetik (cybercrime). Në praktikën e përditshme konstatohen dy lloj sjelljesh përballë fenomenit të krimit kibernetik.
Në njërën anë, kemi përdoruesin e përditshëm, i cili udhëhiqet shumë shpesh nga ideja që “e keqja shkon gjithmonë tek të tjerët”. Në anën tjetër, kemi specialistët e fushës që udhëhiqen diametralisht nga e kundërta, domethënë që “të tërë jemi të barabartë, të paktën në terma matematike, ndaj probabilitetit të të qenit objekt i një sulmi kriminal”. Ndryshe nga përdoruesi i zakonshëm, specialisti i kushton kohë analizës së fenomenit për të kuptuar funksionimin e tij.
Duhet theksuar fakti që në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë nuk duhet të biem pre e idesë që një ditë këtë probabilitet mund ta bëjmë zero. Scott Peck, një psikiatër i njohur amerikan dhe autor i suksesshëm librash shkruan: “E vetmja mënyrë për të pasur siguri në jetë është të njohësh pasigurinë”. Në fakt, krimi kibernetik duhet distancuar pak nga një nocion i përgjithshëm i asaj që quhet krimi informatik.
Ky i fundit lidhet me një aktivitet kriminal që ka si objekt apo si mënyrë të kryerjes së krimit, kompjuterin. Krimi kibernetik, pra, është në këtë prizëm një nënkategori e krimit informatik dhe ka të bëjë me veprimtarinë kriminale të zhvilluar në rrjet (network).

2.2Interneti është një nga rrjetet më globalë dhe më të përdorur sot. Pas këtij saktësimi mundemi të evidentojmë që qenia në rrjet na ekspozon ndaj rrezikut të një sulmi të mundshëm. Do të ishte joprofesionale këshilla e një shkëputjeje nga rrjeti, sepse në strukturën ekonomike të sotshme gjithnjë e më shumë globale, shkëputja do të shndërronte organizmin në një njësi jokonkurrente.
Një aspekt tjetër që duhet trajtuar për të kuptuar fenomenin e krimit kibernetik, është dhe teknologjia e përdorur. Një përdoruesi të zakonshëm kompjuteri apo Interneti, që nga momenti që çdo gjë funksionon normalisht për të, nuk i intereson më se çfarë veprimesh, përllogaritjesh apo protokollesh kryen kompjuteri për të arritur në këtë rezultat.

Nga ana tjetër, prodhuesit e programeve, pajisjeve, ISP2 etj, nuk është se kanë një vullnet spontan të informojnë përdoruesin mbi mënyrën e funksionimit dhe për të qenë të arsyeshëm kjo gjë do të ishte irrealiste. Pra si përfundim, teknologjia mbetet pak a shumë jotransparente për përdoruesin.

“Informacioni është një armë e fuqishme në një arsenal për sigurinë kibernetike të një kompanie,” u shpreh Dr. Larry Ponemon, president dhe themelues, Instituti Ponemon.” Bazuar në përvojën e botës së vërtetë dhe nga intervitat në thellësi me më shumë se 1,000 profesionistë sigurie, nga e gjithë bota, kërkimi mbi Kostot e Krimit Kibernetik ofron të dhëna me vlerë mbi shkaqet dhe kostot e sulmeve. Kërkimi është zbatuar në mënyrë të tillë që t’i vijë në ndihmë kompanive për të marrë vendime që do minimizojnë risqet më të mëdha.

Organizatat financiare, gjahu më i ri i hakerave?

3.2Keni menduar ndonjëherë për sigurinë e bankës suaj nga hakerat? Disa raporte të ardhura nga firma sigurie raportojnë se një bandë kriminelësh kibernitike vodhën më shumë se 1billion dollarë gjatë një periudhe 2 vjeçare nga infiltrimimi i në më shumë se 100 bankave në 30 shtete të ndryshme .Në janar, Bankat kombëtare paralajmërun përballjen me një “kërcënim” gjithnjë e më të pranishëm nga hakerat dhe kriminelët kibernitikë, dhe se ata mund të arrijnë në mënyrë të suksesshme për të depërtuar në rrjetet e tyre. Nëse përmendet fjala hajdut banke menjëherë na shfaqet imazhi i një hajduti me kapuç që shpërthen dyert dhe xhamat, me armë nëpër duar, dhe duke shtrirë punonjësit e bankës nëpër dysheme.

Ky është një skenar i gjallë i ngulitur në kokat tona nga filmat e ndryshëm hollivudianë.Por nuk është kjo ajo që e shqetëson shefin e sigurisë së një banke të madhe. Është pikërisht ai programues kompjuterik, në një dhomë të errët qindra kilometra larg, ose ai spiun i shërbimeve të huaja inteligjente, që përpiqen për tu futur në të dhënat personale të klientëve të bankës.

Në një emision të transmetuar së fundmi në një nga televizionet shqiptare, një drejtues banke solli si argument faktin që programet bankare janë aq të sofistikuara sa është shumë e vështirë të “thyhen”, gjë që paraqet një pjesë të së vërtetës.Në momentin që operacionet bankare kryhen në rrjet, siç është dhe rasti i‘e-banking’,i cili po fillon të praktikohet dhe në Shqipëri, përdoruesi është i cënueshëm pavarësisht nga forca dhe algoritmet e përdorura në programet e bankës.

Sulmet kibernetike mund të jenë skandali i ardhshëm bankar më i madh. Nëse tepricat e shumta të bankës apo kreditë e këqija kanë qenë kërcënimi më i madh në sektorin bankar për 10 vitet e fundit, meraku më i madh gjatë dekadës së ardhshme është se të dhënat financiare të klientëve të bankës apo kompanive të ndryshme financiare do të rrezikohen ndjeshëm në një shkallë të gjerë dhe se hakerat mund të sjellin poshtë Sistemin financiar të bankës.

Si bota bankare, si dhe shumica e pjesës tjetër të shoqërive korporative që bazohen mbi shërbimet e internetit dhe në futjen e të dhënave online, rreziku i hakerave për të depërtuar sistemin është gjithnjë e më shumë në rritje. Si rezultat, shpenzimet për sigurinë kibernetike në sistemin bankar është rritur me shpejtësi. Në çdo ditë të caktuar ka gjasa që Banka juaj të përballet me një sulm kibernitik. Personat problematike, grupe aktivistësh, organizatat e sofistikuara kriminale kanë synime institucionet më të mëdha financiare në botë në përpjekje për të vjedhur të dhënat e klienteve, të bllokojnë sherbimet ose thjesht të shkatërrojnë pa benefit përfitimi.

Krimi kibernetik është duke i detyruar kompanitë e të gjitha madhësive,pothuajse në çdo sektor të kryejnë kontrolle, por pozicioni i industrisë financiare në zemër të ekonomive botërore e bën atë një shënjestër tërheqëse për hakerat. Sulmet janë në rritje, si në mënyrë eksponenciale është në rritje numri i lidhjeve dixhitale ndërmjet bankave, klientëve dhe palëve të treta duke paraqiturpikat e reja të dobëta për hakerat. Sulmet kibernitike kanë qenë gjithmonë një kërcenim per sistemet financiare dhe sidomos tani që rrjetet janë shumë të ndërlikuara dhe ka më shumë mundësi për të kapur një dobësi softwerike. “Është shumë e thjeshtë për të nisur një sulm. Hakerat mund të ndërtojnë një program dhe pastaj ta përdorin atë për të sulmuar bankën në të njëjtën mënyrë një herë, dy herë, tre herë e kështu me rradhë derisa kjo lloj ndërhyrje të evidentohet dhe të bllokohet nga departamenti i sigurisë së bankës.Gjithnjë e më në rritje, sulmet kompjuterike nuk janë më vepër e hakerave amatorë, por të krimit të organizuar dhe shërbimeve të huaja inteligjente (informative).”Sektori financiar është, natyrisht, pjesë e infrastrukturës kritike kombëtare, dhe si pjesë e një lufte të sigurisë kombëtare bëhet më shumë se një objektiv prioritar”, thotë Brian Lord, drejtor i cyber PGI(Grupi internacional i mbrojtjes së krimit kibernitik).

Shpesh qëllimi i këtyre sulmeve, ndryshe nga depërtimet bankare tradicionale, nuk është që të vjedhin të holla, por thjesht që të ndërpriten sistemet financiare. Duke pasur parasysh se bankat janë nën rrezik, pothuajse konstante, për tu sulmuar, çfarë mund të bëjnë ata për të mbrojtur veten e tyre? A duhet të vihen nën presion për të mbrojtur klientët?

4.2Përgjigja nuk është e thjeshtë. Sistemet e bankave më të mëdha “janë aq të madhe dhe të komplikuara duke shfaqur një realitet që në mënyrë të pashmangshme krijon weakspots .

Në një nga vjedhjet më të mëdha të bankave në histori, një grup kriminal ndërkombëtar kibernetik arriti të grabisë 45 milionë dollarë nga dy banka të Lindjes së Mesme, pasi manipuluan të dhënat e një kompanie të përpunimit të kartave të kreditit dhe tërhoqën para nga ATM-të në 27 vende të ndryshme, bënë të ditur prokurorët amerikanë.

Udhëheqësit e rrjetit ndërkombëtar besohet se janë jashtë Shteteve të Bashkuara, por prokurorët refuzuan të japin detaje, duke argumentuar se hetimet janë në zhvillim e sipër. Ajo që është e qartë, është përmasa e jashtëzakonshme e këtij krimi dhe shpejtësia me të cilën është kryer: në një sulm të vetëm që zgjati për pak më shumë se 10 orë, u kryen 36 mijë tërheqje në ATM në 24 vende dhe u tërhoqën 40 milionë dollarë.

“Në vend të armëve dhe maskave, kjo organizatë e krimit kibernetik përdori laptopë dhe internet”, tha prokurorja për Distriktin Lindor të Nju Jorkut, Loretta Lynch, në një konferencë për shtyp.

“Duke lëvizur aq shpejt sa mund të lëvizin të dhënat në internet, organizata punoi nga sistemet kompjuterike të korporatave ndërkombëtare te rrugët e Nju Jorkut.”

Rasti demonstron një kërcënim madhor që krimi kibernetik përbën për bankat në të gjithë botën. Ai tregon gjithashtu sesa ndërkombëtare dhe të sofistikuara janë bërë grupimet kriminale, veçanërisht ato që përdorin internetin.

Komponentët e një sulmi kibernitik.

Në përcaktimin e komponentëve të një sulmi kibernitik, së pari vlerësojmë dhe llogarisim humbjet nga krimi kibernitik dhe nga spiunazhi kibernitik. Ne mund ta zberthejmë sulmin kibernitik në gjashtë pjesë kryesore:

Humbja e pronës intelektuale dhe informacionit konfidencial të biznesit; Krimin kibernetik, që kushton qindra botërore miliona dollarë çdo vit; Humbja e informacionit të ndjeshëm të biznesit; Kostot oportune, duke përfshirë ndërprerjen e shërbimit dhe punës dhe duke reduktuar besimin për aktivitetet online; si dhe Kosto shtesë për sigurimin e rrjeteve, sigurisë vetë, dhe rikuperimin e reputacionit të kompanisë nga sulmet në internet.

Krimet kibernetike kundër klientit të bankave dhe institucioneve të tjera financiare kushtojnë qindra miliona dollarë çdo vit. Vjedhjet kibernitike ​​të pronës intelektuale dhe të informacionit konfidencal të biznesit kushton miliarda dollarë në ekonomitë e zhvilluara. Këto humbje mund të jenë vetëm kostoja e të bërit biznes ose rritje konkurence. Kostoja e aktivitetit kibernitik me qëllim të keq përfshin më shumë se dëmin teknik ndaj aktivit apo pronës intelektuale. Janë kosto oportune, dëmtimi i markës dhe reputacionit, humbje e klientëve nga mashtrimet, kostoja oportune e ‘pastrimit’ pas një incidenti kibernitik, ndërprerjeve të shërbimit pas incidenteve kibernetike, dhe kostoja e rritjes së shpenzimeve në sigurine kibernetike. Secila nga këto kategori duhet të trajtohet me kujdes, por në kombinim, ata na ndihmojnë për të vlerësuar koston për shoqëritë. Mbledhja e të dhënave është e komplikuar nga vështirësitë në përkufizime. A duhet krimi kibernetik, për shëmbull, të përfshijë të gjitha krimet e kryera duke përdorur mjete kibernetike apo vetëm ato krime që kryhen vetëm me mjete kibernetike, duke lënë jashtë krime që kryhen nëpërmjet mjeteve tradicionale penale. Një mënyrë për të menduar për këtë është që të pyesni, nëse nuk do te kishte pasur internet, do të kishte ndodhur ky krim?

Dy përjashtime të rëndësishme duhet theksuar në këtë pikëpamje gjithëpërfshirëse. Së pari, ne do të përpiqemi të vlerësojmë humbjen neto, i cili është veçanërisht i rëndësishëm për të vlerësuar efektin e një ndërprerje të përkohshme të shërbimit. Një dyqan i mbyllur për një ditë mund të humbasë $ 10.000, në qoftë se konsumatorët shkojnë në një dyqan tjetër. Së dyti, ne do të përpiqemi për të përdorur vlerat e tregut më tepër se një vlerë e caktuar nga viktima. Një kompani mund të shpenzojë një miliardë dollarë në kërkime, por është kthimi i pritur mbi këtë kërkim që përcakton vlerën e vet, jo shpenzimet për të. Megjithatë, kjo ngrit disa pyetje të rëndësishme në lidhje me përfitimin e plotë të përfituesve të bankës dhe dëmtimit të viktimave nga efekti kumulativ i humbjeve të vazhdueshme në hapësirën kibernitike. Kjo pyetje në lidhje me efektin dhe pasojat e humbjes janë më të rëndësishme se çdo numër aktual.

Siguria kibernitike, një prioritet i ri biznesi?

5.2Kibernitika ende konsiderohet si një çështje thjesht teknike? Apo bizneset e konsiderojnë atë si celësi kryesor për ruajtjen e aseteve-intelektuale të tyre, informacionit të konsumatorëve, të dhënat financiare, të dhënat e punonjësve, dhe shumë më tepër?

Nxjerrja e vlerës nga kompjuterat e kompanive dhe agjensive qeveritare është një biznes i madh për kriminelët, dhe mundësia e nxjerrjes së këtyre sekreteve të kompanive shkon nga dëmtimi i reputacionit, humbja e besimit të klienteve/konsumatorëve, gjobat financiare, koston e riparimit të dëmit, për konkurencë më të madhe që rrjedh nga informacioni i vjedhur.

Gjatë 12 muajve të fundit, ka pasur një ndryshim në kompleksitetin dhe sofistikimin e kërcënimeve malware që ndikojnë në operacionet e biznesit dhe qeverisë. Një shembull veçanërisht i identifikuar kohët e fundit në 600,000 mostra mbart një ‘modul fshirës’, i projektuar për të vjedhur informacionin dhe të fshijë informacionin nga kompjuteri dhe rrjeti i saj – një ngjarje shkatërruese për çdo biznes apo qeveri. Ndërsa viktimat janë të zënë në rindërtimin e sistemeve të tyre, ata janë të shpërqendruar nga shkeljet e sigurisë dhe identifikimin e informacionit të vjedhur.

Psh në Australi, katër llojet e të dhënave të humbura, përfshijnë informacionin personal të klientëve, fjalëkalimet online, dhe të dhënat financiare të tilla si të dhënat e kartës së kreditit të klienteve, si dhe buxhetet dhe informacionet furnitore – të cilat, të gjitha, janë me interes për kriminelët kibernitike dhe janë thjesht shenja e parë e humbjes së organizatës.

Humbjet e Pronës Intelektuale

Zona më e rëndësishme për humbje është vjedhja e pronës intelektuale dhe humbja e informacionit konfidenciale të biznesit- – spiunazhi ekonomik. Megjithatë, është e vështirë për të vlerësuar ekzaktësisht humbjet. Kjo ndodh sepse spiunazhi kibernitik nuk është një lojë e shumës zero. Informacioni i vjedhur nuk është zhdukur me të vërtetë. Spiunët mund të marrim planet e kompanisë , rezultatet e saj të kërkimit, si dhe listat e konsumatorëve të saj sot, dhe atyre në të ardhmen. Kompania mund të mos e dijë se nuk ka më kontroll mbi atë informacion dhe në skenarë të caktuara i lë kompanisë përgjegjësi për informacionin, pavarësisht se ata nuk e dinë se ky informacion është duke u përdorur jashtë infrastrukturës së tyre. Ka shumë mënyra për të përcaktuar vlerën e pronës intelektuale, por ajo është shumë e vështirë për tu matur. Njëra metodë është për të vlerësuar se çfarë përfitimi do të kishte kompania nëse do ofrohej në treg për shitje apo për liçensimin. Kompanitë mund të vlerësojnë pronën e tyre intelektuale, duke përcaktuar të ardhurat që ajo prodhon dhe çfarë pritet që ajo të prodhojë në të ardhmen. Kompanitë gjithashtu mund të vlerësohen se çfarë ajo do të kushtojë për të zëvëndësuar pronën intelektuale. Vlera aktuale e pronësisë intelektuale mund të jetë krejtësisht e ndryshme nga kostot e kërkimit dhe zhvillimit për krijimin e saj. Në qoftë se konkurenti që në mënyrë të paligjshme merr në zotërim pronësinë intelektuale të një kompanie tjetër dhe nuk është në gjendje për të zhvilluar një produkt konkurrues, vjedhja nuk krijon rrezik shtesë për viktimën.

Muajin e kaluar, Kompania Sony demaskoi çmimin që ishte i lidhur me shkeljen masive të sigurisë duke ekspozuar të dhënat personale të më shumë se 100 milion përdoruesve të rrjetit PlayStation dhe të shërbimit media Qriocity dhe që arrinte në të paktën 171 milion$. Ajo ishte shkelja më e madhe që i kishte ndodhur ndonjë kompanie të këtij niveli, sipas drejtorit të kompanisë Sony, Sër Howard Stringer, dhe kjo shumë tronditëse do të duhet të mbulonte përmirësime të sigurisë, kompensimin e klientit për shkeljen e të dhënave personale, dhe shërbimeve hetuese. Por kostoja e plotë për këtë shkelje arrinte shumë më lart se shuma e përcaktuar në mënyrë të përafërt nga kompania pasi duhej të përfshihej në këtë kosto edhe humbja e besimit të klientëve ndaj kompanisë “Sony”.

Kjo ngjarje ishte një kujtesë e rreziqeve për të dhënat e sigurisë si dhe një tregues që shumë organizata nuk kanë një mbrojtje shumë të mirë. “Kur është fjala për të gjitha këto probleme të sigurisë, kompanitë nuk shpenzojnë për të rritur sigurinë në sistemet e sigurisë së kompanisë së tyre dhe kështu përfundojnë duke shpenzuar shumë-fish të asaj shumë për ti rregulluar gjërat pas sulmeve ose shkeljeve kibernitike që mund ti ndodhin,thotë Thomas Ristenpart, një studiues i sigurisë kompjuterike në Universitetin e Wisconsin, Madison.

6.2Historikisht, shteti që sponsorizon spiunazhin kibernitik është fokusuar në fushat me interes të madh për qeveritë, të tilla si teknologjitë ushtarake dhe teknologjitë e avancuara. Kohët e fundit, disa vende kanë filluar të përdorin spiunazhin kibernetik si një pjesë normale të biznesit.

Kompania viktimë ende ka akses në pronën intelektuale. Ajo nuk e ka humbur aftësinë për të prodhuar produktin; çfarë ka ndodhur në të vërtetë është se ajo tani përballet me një konkurrent të ri.Rreziku i kësaj gare është rritur nëse konkurenti i ri i huaj ka akses në subvencione të tjera qeveritare që lejojnë atë për të shitur me një çmim më të ulët, ose në qoftë se ajo është mbështetur në tregun e saj të brendshëm nga barrierat që pengojnë kompanitë jashtë nga konkurimi. Ne kemi nevojë, në vlerësimin tonë të kostos së spiunazhit kibernetik, për ta vënë atë në kontekstin më të gjerë të politikës ekonomike dhe të tregtisë kombëtare në mënyrë për të kuptuar pasojat e mundshme.

Akti më dramatik i spiunazhit kibernetik besohet të ketë qenë një projekt i përbashkët i SHBA dhe Izraelit ku virusi kompjuterik Stuxnet u përdor kundër Iranit. Një raport bëri të ditur se kodi dëmtoi afro 1000 centrifuga në impiantin e pasurimit të uraniumit në Natanz, që shumëkush beson se është kyç për ndërtimin e armëve bërthamore.

Ndoshta aspekti më i frikshëm i spiunazhit kibernetik është se sa larg mund të shkojë dikush. Qoftë kur flitet për një vend, një grup terrorist apo një individ, një mundësi shfaqet mbi të gjithë të tjerat: një sulm mbi infrastrukturën kritike, si rrjeti i energjisë elektrike. Kjo mund të shkaktojë avionët të bien nga qielli, makinat të përplasen apo impiante bërthamorë të shpërthejnë. “Ky është një akt lufte. Eshtë përtej qytetërimit”, thotë Profesori John Steinbruner, i Universitetit të Maryland.

Ndoshta përtej qytetërimit. Por jo më përtej mundësive.

KOSOVA DHE KRIMET KIBERNETIKE



Kosova në rajon është e para sa i takon përdorimit të internetit dhe bazuar në ketë fakt, mundësia sipas zyrtarëve të institucioneve për keqpërdorime, manipulime dhe shantazhe përmes rrjeteve sociale është shumë e madhe.

Në rubrikën e përjavshme VOX të Radios Evropa e Lirë, kemi biseduar me disa të rijnë të cilët flasin për kërcënimet apo fyerjet që mund t’iu kenë ndodhur në rrjetet sociale.

“Po kam pas raste të dëgjoj nga shoqëria nga rrethi që kanë pasur shumë raste të keqpërdorimeve me foto ose edhe hapja e profileve të rrejshme dhe kanë bërë prononcime të rrejshme në emër të personave në fjalë”, tha Saliu. Bonita Salihu nga Ferizaj, e cila studion në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, thotë se ka dëgjuar shumë raste ku ka pasur kërcënime përmes internetit.

Edhe Valerina Blakaj nga Komuna e Istogut, e cila studion për pedagogji, thotë se ka dëgjuar disa raste të kërcënimeve përmes internetit, por asaj nuk i ka ndodhur që këtë fyerje apo kërcënim.

“Për veti nuk kam pasur kërcënim përmes teknologjisë ose krimeve kibernetike, por kam dëgjuar shumë raste. Raste me të shpeshta kam dëgjuar se kanë ndodhur në shkollë kur nxënësit kanë bërë xhirime videosh dhe më pas e kanë keqpërdorur duke e postuar në internet. Mendoj se duhet të ketë shumë informata që shkollat dhe nxënësit të din për krimet kibernetike. Unë për vete e kam kuptuar shumë vonë se çka është krimi kibernetik”, tha Blakaj.

Kosova ka Ligj për Parandalimin dhe Luftimin e Krimit Kibernetik në Kosovë, nëpërmjet të cilit sanksionon këtë formë të kësaj vepre kriminale.

Andi Batusha është student nga Gjakova, thotë se të dhënat e tij në rrjetet sociale janë keqpërdorur.

“Kam pasur dy raste kur më është thyer passwordi i Facebook-ut ose edhe më është keqpërdorur profili në Facebook. Unë, si shumë të rinj të tjerë, në aspektin individual, kam mësuar për keqpërdorimet informative apo krimet kibernetike”, tha Batusha.

Të rinj në Kosovë thonë se shumë të rinj kanë rënë preh e sulmeve të ndryshme kibernetike, duke u keqpërdorur llogaritë dhe kartela bankare.

Edhe Taulant Devolli, i cili është Kryetari i Këshillit për Veprim Rinor në Pejë, thotë se ka shumë raste që shoqëria e tij fyhet dhe ngacmohet nga persona të njohur dhe të pa njohur në internet.

“Kategoria e personave që unë mendoj se ngacmohen më së shumti në internet janë gjinia femërore në mënyra seksuale. Interneti në ditët e sotme është diçka shumë aktuale dhe i ka përfshirë të gjitha sferat e jetës si private dhe profesionale dhe mendoj se të rinj nga mos vetëdijesimi i mjaftueshëm shumë e keq përdorin interneti edhe ata në moshë edhe atë që janë të mitur që në njëfarë mënyrë nuk din ku futën. Mendoj se ka keqpërdorime shumë”, tha Devolli.

Sipas një hulumtimi që e ka bërë Qendra për Trajnime dhe Studime Gjinore, mbi ”Njohuritë lidhur me Keqpërdorimin me Teknologji të Informimit dhe të Komunikimit”, është thënë se të rinjtë sot nuk i kushtojnë rëndësi të dhënave të tyre personale dhe si pasojë mund të ketë edhe sulme e ngacmime të ndryshme.

Në hulumtimin i cili është realizuar në 29 komuna të Kosovës, të rinjtë janë pyetur se nga kush janë ngacmuar së fundmi, 33% e të anketuarave janë përgjigjur nga persona të panjohur, ndërsa 27% nga persona të njohur.

Krimi kibernetik është një veprim kriminal që zhvillohet në rrjetin e komunikimit, duke keqpërdorur sistemin dhe të dhënat kompjuterike.

Policia e Kosovës gjatë këtij viti ka arritur që të arrestojë 7 persona, të cilët dyshohet se kanë keqpërdorur internetin duke kryer sulme të ndryshme kibernetike.

Zyrtarët nga Policia e Kosovës, kanë thënë se dukuria e krimeve kibernetike në Kosovë është në rritje.

JEMI PRO ERMIRA MEHMETIT!

ermmmm
Nisin hetimet rreth përgjimit të Ermira Mehmetit


Prokuroria Themelore në Shkup ka nisur një hetimet të audio incizimeve, që janë publikuar ditën e fundit dhe që përfshijnë zv/kryeministrin shqiptar Musa Xhaferri dhe deputeten Ermira Mehmeti.

Këta të dy janë përgjuar teksa konsumojnë  gjëja biseda intime në telefon.

Prokuroria në këtë mënyrë ka nisur hetimet për të zbuluar se kush i publikoi përgjimet e telefonatave, po aq sa edhe autorizuesin e tyre.

Më herët reagoi edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti, i cili kërkoi nga institucionet ndalimin e publikimit të përgjimeve.


ahmetermira



Institucionet të reagojnë dhe menjëherë të tërheqin të gjitha bisedat private të përgjuara ilegalisht të publikuara në kanalin “YouTube” dhe rrjetet sociale thotë Ali Ahmeti shkuan gazeta maqedonase DNEVNIK.
Këtë e kërkon udhëheqësi i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili ndër të tjera kërkoi që të ndëshkohen ata që janë pas transmetimit të audio-inçizimit në publik, njofton ‘Dnevnik’
Përndryshe, nëse institucionet vazhdojnë të injorojnë këto kërkesa, BDI njoftoi kallëzim penal dhe marrjen e drejtësisë në duart e tyre.
“Të mos e çojmë situatën me vetëdëshirë dhe drejtësinë ta marrim në duart tona, sepse atëherë vetëm Zoti e di sesi kjo mund të përfundojë, paralajmëruan nga partia e Ali Ahmetit.”
Gjegjësisht, në publik u lëshuan inçizimet në mes zv. kryeministrit Musa Xhaferit dhe deputetes Ermira Mehmeti.



2016-03-30_13-04-57


Flutura Açka: Me Ermira Mehmetin, sigurisht

Pas botimit të bisedës telefonike të presupozuar mes deputetes Ermira Mehmeti dhe zv.kryeministrit Musa Xhaferi, shkrimtarja Flutura Açka reagon si më poshtë:

“Me Ermira Mehmetin, sigurisht - Një grua si ti, është gur në thembër, e dashur!





Merru lejë këtyre të web-eve sa herë të përdoresh biologjinë tënde. Ti, dhe të gjitha ne që heshtim.
Nëse është i vërtetë ai regjistrim, gjë që e dyshoj shumë: Të jesh e sigurtë, se të ka përgjuar mirëfilli një shqiptar i shitur, dhe transkrimptimim po një shqiptar i shitur e ka bërë. Prandaj venë punët tona vaj këtu, në Kosovë, dhe te ju në Maqedoni, se “shefin nën pantallona”, burrat tanë shqiptarë e kanë shpesh në ballë. Dhe kështu i bëjnë edhe punët e shtetit.

U kënaqën tani?! Le të shkojnë të marrin honorarin të maqedonasi; e ka të lartë pagesën këtë herë, sikurse qëllimin.”

your Profile Photo


Publicisti dhe shkrimtari Flori Bruqi nga Prishtina,reagon si më poshtë:

NUK JU BESOJË KOMPILIMEVE TË DISA WEB SAJTEVE QË PO SHKRUAJNË KUNDËR DEPUTETËS SHQIPTARE NË MAQEDONI,ZONJËS ERMIRA MEHMETI,NGASE SIPAS TË GJITHA GJASAVE SHËRBIMI SLLAVO-MAQEDON KA PËR QËLLIM BALTOSJEN E FEMRËS SHQIPTARE,ÇKA NJË NDIHMË TË MADHE PO BEJNË EDHE CA MJERANË SHQIPTAR DUKE RICIKLUAR GJëJA BISEDËN NË MES TË ERMIRËS DHE Z.MUSA XHAFERI.KËTO SAJESA( MONSTRUME)KANË NJË QËLLIM PËRQARJEN E POLITIKëBëRIES SHQIPTARE NË MAQEDONI DHE DENIGRIMIN E FEMRËS SHQIPTARE.PRA,SHANTAZHËT DHE SHPIFJET E TILLA JANË JO NJERËZORE,QË SHKOJNË NË MULLIRIN E SLLAVO-MAQEDONCAVE E JO TË ÇËSHTJES SHQIPTARE NË ILIRIDË. PO TË ISHA UNË NË VEND TË ZONJËS SË NDERUAR DO TË AUTORIZOJA PROKURORINË SHTETËRORE QË TË HULUMTOJË KËTO SHPIFJE DHE KOMPILUESI I TYRE TË GJËNDET DHE TË DENOHET KONFORM LIGJEVE NË FUQI NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË. DO ISHTE SHUMË E NDËRSHME QË KËTO SAJIME UDB-DESKE TË MOS EDITOHËN DHE RICIKLOHËN NË RRJET PA VERIFIKIM TË FORENZIKËS DHE KRIMEVE KIBERNETIKE.




ermira-mehmeti-dhe-musa-xhaferiv


“Skandali i paparë me lëshimin në opinion të bisedave private nga materialet e përgjuara në mënyrë joligjore po vazhdon, deri sa institucionet kompetente – si Prokuroria Speciale publike dhe MPB nuk po ndërmarrin asgjë ta pengojnë këtë veprimtari joligjore. Dhe deri sa opinioni pret përgjigje nga prokurorja speciale Katica Janeva të fillojë procedurë penale kundër personave që qëndrojnë pas bisedave të publikuara private mes kryeredaktorit të “Sitelit”, Dragan Pavlloviq – Llatas dhe pronarit të këtij mediumi Goran Ivanov, që para një muaji u lëshuan në opinion, gjatë uikendit incizime të reja komprometuese nga një bisedë telefonike private mes zv/kryeministrit Musa Xhaferi dhe deputetes Ermira Mehemti nga BDI-ja, qarkullojnë në rrjetet sociale dhe sërish e kanë shokuar opinionin”, shkruan Dnevnik.

Kjo gazetë përmes “sms” porosive ka arritur të komunikojë me zv/kryeministrin Musa Xhaferi. Në pyetjen e gazetës nëse do të dorëzojë padi në PSP lidhur me bisedën inkriminuese telefonike, Xhaferi të hënën përmes porosisë me SMS është përgjigjur: “Do të vendosim deri nesër…”. Në pyetjen se kush do të vendosë, partia ose personat e tanguar, Dnevnik nuk ka marrë përgjigje.
Deputetja Mehmeti nuk ka qenë e kapshme për çfardo lloj komenti. Në BDI të hënën kanë premtuar se do të prononcohen brenda ditës, mirëpo më vonë nuk kanë qenë të kapshëm.


Ermira-Xhaferri

2016/03/29

ISMET (AVDI) QORRAJ (21.01.1968- 28.03.1989)





ISMET (AVDI) QORRAJ (1968-1989),lindi në fshatin Carrabreg të ulët të Deçanit me 21.01.1968 në një familje të varfër, por me traditë atdhetare. Pasi mbaroi shkollen fillore dhe të mesme në Deçan, Ismeti i vazhdoi studimet në shkollen e Lartë Pedagogjike në Gjakovë në degen Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Kontakti i përhershem me popullin dhe dashuria për të lexuar vepra nga letërsia kombëtare kultivuan të Ismeti urrjetjen ndaj diktatrures ushtarako-policore.

Ketë urrejtje e kishte trashëguar edhe nga prindërit. Babai Avdiu mezi i kishte shpetuar masakrës në Tivar me 1945, ndërkaq kishtë mesuar se çetnikët e Savë Batarës kishin masakruar me 1912 tëre fshatin Carrabreg, duke i vare tre veta, nder ta edhe Ose Qorrajn, sepse kishin bërë rezistencë për të mos e ndar kombin e as fenë.

Edhe nga kujtimet e nënës Zade, bijë e familjës se Xhemë Sadrisë nga fshati Malaj i Rugovës, kishtë mesuar se çëtniket e kishin masakruar fshatin dhe tëre familen e Xhemë Sadrisë.
Të gjitha këto ngjarje tragjike të lidhura me tragjedinë që e kishte pllakosur Kosovën nga viti 1981, e ketëj tanimë e kishin bindur Ismetin se, pa liri nuk ka kuptim as jeta.

Marsi i vitit 1989 ishte shpërthim i revoltës si një vullkan i zjarrtë i cili e kishte burimin në 700-800-900 metra thellësi të minierës se Trepçës ku minatoret vetëm një muaj më parë bënë grevën e urisë për tëtë ditë me radhë dhe ishin të gatshem të sakrifikohen për ta bindur botën se Kosova është e robëruar dhe roberinë s’do ta durojë me.

Me 28 Mars 1989 Serbia po festonte ditën e aprovimit të Kushtëtutës ushtarako- policore me të cilën edhe de jure suprimohej çdo element i Autonomisë së Kosovës, kurse tërë Kosova ishtë bërë barrikadë në përleshje fyta-fyt me xhelatët serbo-çetnikë, për t’ju treguar atyre që endrrën për Përandorinë e Car Dushanit e kanë të kotë.

Për katër orë rresht populli i gozhdoi aradhat e policise deri sa atyre nuk u erdhen përforcime të reja për të hapur zjarr mbi popullin e armatosur vetëm me gur.

Plumbai e armikut e goditën Ismetin për vdekje, por ai nuk kthehej prapa.

Fjalët e tij të fundit drejtuar shokëve ishin: “Përpara shokë, se shqiptari nuk tërhiqët përpara plumbave të armikut! Ja vdekje - Ja Liri! ”.

Në ora 15 e 30 minuta Ismeti i mbyll sytë përgjithmonë.

Rrugët e Deçanit u lanë me gjakun e martirëve të lirise: Agim Kukleci, Salih Hadërgjonaj, Mujë Mehmetaj dhe Ismet Qorraj.

Në varrimin e Ismet Qorrajt, në ndarjen e fundit nga martiri i lirisë, populli u betua me besa-besë, se gjaku i martirëve do të shpaguhet ditën e çlirimit të Kosovës e cila është në prag.

Babai Avdiu, nënë Zadja me të nëntë fëmijë ( 4 djemtë dhe 5 vajzat), bashkë me popullin e mbanin vetën krenar që Ismetin ia falën Kosovës.

Prof.Dr.Begzat Baliu dhe Prof.Bajram Kurti, huazuar nga ”Gjaku i lirisë”,1994)

Me rastin e 27-vjetorit të rënies heroike të Ismet Qorrajt dhe martirëve tjerë


Prof.Qazim Berisha



Kësaj toke martire kurrë nuk i kanë munguar burrat, kurrë nuk i kanë munguar bijtë dhe bijat për t’i dalë zot atdheut, i tillë ishte studenti qe kishte bukurinë e rrezeve të diellit, 21 vjeçari Ismet Qorraj nga Carrabregu i Ulët i Deçanit.
Ismet Qorraj lindi më 21 janar 1968 ne fshatin e martirizuar Cërrabreg të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje atë të mesme e kreu në Deçan. Studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Dega: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Gjakovë. Babë Avdiu dhe nënë Zadja kishin lindur dhe rritur dhjetë fëmijë (pesë djem dhe pesë vajza), të gatshëm kurdoherë për të sakrifikuar për lirinë e atdheut.
Ishte pranvera e marsit 1989, kur qiellin e Kosovës e kishin mbuluar re të zeza si kumt për një plojë gjaku për të hapur varre e për të lëshuar gjëmë të madhe.
Më 23 mars 1989, pas një mbledhje të gjatë në Kuvendin e Kosovës, i cili ishte vënë në rrethim të hekurt nga forca të shumta policore, delegatët e pakurriz në mesin e tyre edhe udbash, ngritën dorën dhe i thanë po suprimimit të Autonomisë së Kosovës.
Kushtetuta pesëmbëdhjetë vjeçare (1974-19890) më 23 mars 1989, ndërroi jetë, sepse ishte ngulfatur nga Sebia fashiste dhe ishte shkelur me tanke duke u varrosur para syve të botës. Kjo vdekje e dhunshme e Kushtetutës së Kosov]ës nuk kishte prekur fare ndërgjegjen e Republikave jugosllave, duke mos menduar se kryekrimineli Millosheviq po fillon me Kosovën për të vazhduar me Republikat tjera.
Populli i Kosovës nuk kishte çfarë të humbas më shumë përveç prangave të robërisë, u ngritë në këmbë i madh e i vogël, nuk heshti, por ngriti zërin dhe u hodh në demonstratat e fuqishme në tërë Kosovën. Ishte 27-28 marsi 1989, ku sheshet e Kosovës po lahen me vrushkuj gjaku të bijve dhe të bijave më të mirë të popullit. Në Prishtinë bien edhe martirët e parë dhe gjithë andej Kosovës. Në Deçan bie studenti i dalluar Ismet Qorraj, sypetriti qe nuk di çka është frika.
Babë Avdiu dhe nënë Zadja kur morën kumtin nuk derdhen lot, as motrat nuk morën kujën, as vëllezërit nuk u ligështuan. E tërë familja dhembjen e madhe e kishin shndërruar në forcë.
Ismeti nuk ishte vetëm, përkrah tij ishin edhe shokët e idealit që ranë në altarin e lirisë, Salih Hadërgjonaj, 19 vjeçar nga Vokshi i Deçanit, Agim Kukleci, 31 vjeçar nga Isniqi dhe Mujë Mehmetaj, 36 vjeçar nga Mozniku i Deçanit. Më 27-28 Mars 1989, toka e Kosovës po i shtrëngon në damarët e vet më shumë se 25 martirë që ranë për mos të vdekur kurrë. Për të mos u mbetur borxh këtyre martirëve po i radhisim ashtu siç ranë në altarin e lirisë: Prishtinë: Ismet Krasniqi nga Grashtica e Prishtinës, Sevdat Berisha (Xhafolli) nga Drenoci i Prishtinës, Shukrie Obertinca nga Lismiri i Fushë Kosovës, Vetim Shala nga Nasheci i Prizrenit dhe Mustafë Veselaj nga Reçani i Therandës; Mitrovicë: Bedri Hasani nga Mitrovica, Ramadan Zeqiri nga Kopiliqi i Epërm i Skenderajt, Hakif Bislimi nga Koshtova e Mitrovicës, Behram Sumiqi nga Reshani i Mitrovicës dhe Hilmi Kajtazi nga Vitaku i Skenderajt; Besianë: Mehmet Ejupi nga Sekiraça e Besianës dhe polici shqiptar Jetullah Kuçi nga Theranda, për të cilin Serbia u mundua t’i fajësojë demonstruesit llapjan, duke e fshehur dorën e vet vrastare; Prizren: Xhemshit Badallaj, Gjylbehar Badallaj dhe Hajrim Badallaj, i cili vetëm 11 pranvera i kishte shijuar, te gjithë nga Zhuri i Prizrenit, si dhe Muharrem Kabashi dhe Afrim Bytyqi nga Arbana e Prizrenit; Malishevë: Plumbave gjakatar nuk u shpetuan as fëmijët 11 vjeçar Din e Arsim Paçarizi nga Dragobili i Malishevës; Gjilan: Agim Rashiti nga Draganci i Gjilanit.
Atë ditë kur në Kosovë po lahej gjaku me autobote nëpër sheshe dhe rrugë të Kosovës dhe po hapën varre gjithandej Kosovës për t’i varrosur martirët e lirisë, Serbia gjakatare po feston dhe po i cakërron gotat në shenjë fitoreje që varrosi Kushtetutën e Kosovës dhe e bëri Serbinë unike, por jo edhe gjatë më shumë se dhjetë vite, sepse lufta jonë çlirimtare e UÇK-së përgjithmonë largoi shputat karpatjane nga toka jonë shqiptare.
Lavdi e përjetshme gjithë brezave ndërshekuj që gjakuan lirinë e Kosovës dhe gjithë atyre që derdhen gjakun për këtë liri që po e gëzojmë ne sot.
(Autori është poet e publicist dhe profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe)

ISMET AVDI QORRAJ,STUDENTI EMBLEMATIK QË DHA JETËN PËR LIRINË E KOSOVËS !




Nga FLORI BRUQI


Në historinë më të re të Kosovës përmenden, kujtohen (me të drejtë) ngjarjet e vitit 1968, 1981,1997,1998,1999.
Por, tërësisht të lëna anash janë demonstrate e 28 marsit 1989?!
Ata që harrojnë historinë, ajo mund tu përsëritet, thuhet jo rrallë.
Ka kohë përkatësisht 27 vite që 28 marsi i vitit 1989 jo që po heshtet, por shumëkush (sidomos gjeneratat e reja) as që dinë se çka në fakt ka ndodhur në atë ditë.
Para lufte edhe pse institucionet nuk ishin si këto që kemi sot, kujtonin nëpër dhoma këtë datë historike me takime të ndryshme e me vizita në familje të të rënëve dhe varret e të rënëve.
Ndoshta nga shumë njerëz kjo datë është e harruar dhe i takon vetëm të kaluarës , mirëpo nëse rikthehemi mbrapa do të shohim se kjo datë ka qenë ndër pikat kyqe të qëndresës shqiptare ndaj regjimit serbo-sllav , me protesta në mbrotje të shkollës shqipe ,sovranitet të shtetit të Kosovës e deri tek çlirimi i saj. Ata që harrojnë historinë, ajo mund t’u përsëritet, thuhet jo rrallë. Ka kohë përkatësisht vite që, 28 marsi i vitit 1989 jo që po heshtet, por shumëkush as që dijnë se çka në fakt ka ndodhur në atë kohë. Serbia pas protestave nëpër krejt ish Jugosllavinë ‘në mbrojtje të shtetësisë së saj’ dhe jo rrallë edhe krijesës së Titos (Jugosllavisë), bëri çmos që të arrinte deri te suprimimi i Autonomisë së Kosovës. Ajo po ndihmohej edhe nga vazalët , që nëpër tubime thoshin se: ’Kosova nuk humb asgjë, derisa Serbia barazohet me republikat tjera’!(Albrim S. Badallaj).
Për gjeneratat e reja që edhe s’mund t’i fajësojmë po ua kujtoj se çfarë ndodhi në këtë ditë.Poashtu, edhe injorantëve të asaj kohe e që sot ‘harrojnë’ këtë ngjarje me peshë po ua ‘freskoj’ kujtesën.(
Ishte kohë e vlimeve. kur Serbia pas protestave nëpër krejt ish Jugosllavinë ‘në mbrojtje të shtetësisë së saj’ dhe jo rrallë edhe krijesës së Marshalit jugosllav Josip Broz Titos (Jugosllavisë), bëri çmos që të arrinte deri te suprimimi i Autonomisë së Kosovës.
Serbia thoshte se po kthente elementët shtetëror, që kishte humbur me Kushtetutën e Kosovës të vitit 1974. Ajo po ndihmohej edhe nga vazalët vendorë, që nëpër tubime thoshin se :’Kosova nuk humbet asgjë, derisa Serbia barazohet me republikat tjera’ !
Tubimi kryesor u mbajt në Gazimestan, kur kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq kishte mbledhur rrethë një million serbë (në mesin e tyre edhe disa shqiptarë të ndershëm), duke u premtuar se Serbia do tu dalë zot serbëve e malazezëve në Kosovë.
Mbaheshin mbledhje që nga lagjet e deri më lartë, ku haptas populli shqiptar dhe jo vetëm ai, kundërshtonte ndryshimet kushtetuese. Kujtojmë protestat gjithëpopullore të nëntorit 1988 dhe grevën e minatorëve në muajin shkurt 1989, që kundërshtuan paqësisht heqjen e elementit (shtetëror) konstituiv që pati Kosova, me Kushtetutën e vitit 1974.
Mirëpo, më 28 mars 1989 Serbia me tanke e dhunë bëri që Kosovës ti merrej elementi konstituiv, me ndryshimet e dhunshme kushtetuese. Kosova, deri në këtë kohë ishte pjesë e barabartë e Federatës së atëhershme. Dhunshëm u ndërrua Kushtetuta e Kosovës.
Po të njëjtën ditë me 28 mars 1989 qytetarë të shumtë protestuan në shumë vendbanime të Kosovës.
Në Komunën e Prizrenit në mbrojtje të Kushtetutës ranë po atë ditë 5 dëshmorë (tre në Zhur e dy në Arbanë) dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Në Komunën e Deçanit u vranë katër demostrues(Ismet Qorraj ,Agim Kukleci,Mujë Mehmetaj dhe Sali Hadërgjonaj).
Populli i Kosovës duarthatë dhe paqësisht kishte dalë në mbrojtje të Kushtetutës. Mirëpo, makineria serbe shkeli me dhunë gjithçka para vetes. Vrau dhe shkatërroi gjithçka që i doli para. Protestuesit si në Deçan ,Zhur e në Arbanë i vunë gjokset e njoma tankeve dhe blindave serbe që bashkë me njësitet speciale qëllonin pamëshirshëm mbi ta.
Në Beograd okupatori bashkë me kolaboracionistët e kohës pinin shlivovicë të Shumadisë , e në Kosovë derdhej gjak shqiptari.
Kundërshtimet sa vinin e rriteshin. Filloi dhe jeta e institucioneve të pavarura që organizuan mësimin, financat, kulturën e sportin, si mundësi e vetme e kundërshtimit e rezistencës aktive paqësore. Kujtojmë edhe demonstratat e vitit 1990 dhe thirrjet për demokraci gjithandej nëpër Kosovë.
Durimit po i vinte fundi. Shpërthimi i demonstratave të studentëve dhe mbështetja githëpopullore ( 1 tetor 1997) deri tek dalja publike e UCK-së dhe operacionet luftarake, ishin veprime se po vinin ditë më të mira dhe se okupimit po i vinte fundi shtetit vrastar serbosllavë.
Mbështetja e aleatëve dhe lufta e heroike e djemve dhe vashave çliruan vendin tonë të okupuar nga hordhitë sllavo-çetnike serbe.
Demonstratat e 1968-tës, 1981-shit,19 88-tës, greva e minatorëve, ato të vitit 1990 e deri tek dalja në publik e UÇK-së, bashkë me rënien e shumë dëshmorëve, që me të drejtë kujtohen, sikur 28 marsi i vitit 1989 po harrohet ?! Pse kështu?!...
Pa dashur të minimizoj rëndësinë e gjithë këtyre ngjarjeve që kaloi populli ynë, do ta rikujtojë 28 marsin e përgjakshëm të 1989-tës ,do ta kujtojë me po aq pietet si gjithë datat tjera.
Jemi dëshmitarë të asaj që po duan të na ndërrojnë apo rishkruajnë historinë. Për të mos ndodhur një gjë e tillë, duhet që vetë ta shkruajmë atë. Të paktën këtë që e jetuam dhe disa nga ne jemi dëshmitarë të saj.
Por, me përkujtimin publikë të 28 marsit 1989, jo vetëm që lëndohen familjet, por ka rrezik që ajo ditë e përgjakshme -historike duhet të përkujtohet nga Presidenca dhe Qeveria e Kosovës.
Shoqëria dhe institucionet duhet të jenë më koshientë, që në historinë më të re të Kosovës, t’i kushtojnë rëndësi të veçantë kësaj date.
Assesi nuk bënë të harrojmë gjakun dhe veprën e: Ismet Qorrajt,Agim Kuklecit,Sali Hadërgjonajt,Mujë Mehmetaj(nga Komuna e Deçanit) si dhe Muhamet Kabashit e Afrim Bytyqit nga Arbana, të Xhimshit, Xhylbehar e Hajrim Badallaj nga Zhuri dhe gjithë të rënëve tjerë në gjithë Kosovën në këtë ditë.
Derisa popujt tjerë nga balta bëjnë heronj, ne heronjtë po i bëjmë baltë!
Lavdi për jetë e mot të rënëve më 28 mars 1989!

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...