2016/05/03

“Bomba” e Berishës: Edi Rama i ka dërguar Arben Frrokut njeriun e tij në Holandë

beri
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin ‘Fakt’ në Syri.net sa i përket arrestimit të Arben Frrokut në Holandë.
Ish-Kryeministri ka bërë me dije se gjatë këtyre dy muajve që Arben Frroku është prangosur, Edi Rama i ka dërguar në Holandë një njeriun e tij.
“Në Turizmin e Pukës Arben Frroku është me Edi Ramën. I kam të filmuara, të nesërmen iku. Kaloi Muriqanin pa vënë vulën. Dija shumë mirë që prej dy muajsh Arben Frroku ishte arrestuar. Edi Rama i ka dërguar njeri në Holandë gjatë kësaj periudhe. Bisedon Rama tani se i filloi…ai është dëshmitar i tmerrshëm për Edi Ramën. U arratis me urdhër të Edi Ramës”, tha ish-Kryeministri Sali Berisha.
berisha
z.Sali Berisha ka sqaruar propozimin e tij për armatosjen e popullit sipas ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një intervistë për emisionin ‘Fakt’ në Syri.net, Berisha thotë se Kryeministri Edi Rama u tremb nga ajo thirrje, por sqaroi se armët nuk përdoren kundër Edi Ramës apo Lulzim Berishës.
“Unë dorëheqjen nuk e kam dhënë me dy mendje. E kam dhënë i bindur me ndërgjegjien më të plotë dhe nuk kam ndjerë keqardhje. Unë nuk përfaqësoj PD, përfaqsoj Sali Berishën. Ai u tmerrua nga deklarata e armëve, u llahtaris. Është naiv.
Ai nuk e di që sot në anëtarësinë e PD, e PS e cdo partie ka aq armë sa për të rrëzuar 5 herë një qeveri në qoftë se vendosin. Asnjëri ato armë nuk i mban as kundër Edi Ramës, as kundër Lul Bashës. I mban për qëllime të sigurisë”, tha ish-Kryeministri Sali Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një intervistë për gazetarin Çim Peka në emisionin “Fakt” në SYRI.net do të flasë për zhvillimet politike të kohëve të fundit, përjashtimin e tij nga parlamenti për 10 ditë dhe nga e mori vesh se në Holandë ishte arrestuar Arben Frroku.
Ndiqni më poshtë intervistën LIVE të ish-Kryeministrit Sali Berisha:

https://www.youtube.com/watch?v=rpjXsJjm_sE

Fakt SYRInet Transmetim i drejtpërdrejtë


Propozimi i ish-Kryministrit Sali Berisha në Parlament për armatosjen e popullit sipas modelit amerikan për t’u mbrojtur nga bandat kriminale shkaktoi debat dhe u kundërshtua fort nga opozita.
Pas kësaj deklarate të dy javëve më parë, në zyrën e Berishës ka shkuar disa herë ambasadori i SHBA Donald Lu. Disa media kanë komentuar se vizita e Lu në zyrën e ish-Kryeministrit Berisha ka të bëjë me deklaratën e tij për armatosjen e popullit.
Por, në një intervistë për emisionin ‘Fakt’ në Syri.net, ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se diplomati amerikan Donald Lu nuk ka biseduar asnjë me të për çështjen e armëve. Gjatë takimeve është diskutuar vetëm për reformën në drejtësi dhe çështjen e Emiljano Shullazit dhe Arben Frrokut.
Untitled
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka mohuar që familjarë të tij mund të jenë kërcënuar pas denoncimeve që ai bën publikisht.
Lajmi për kërcënime të mundshme të familjarëve të Berishës është publikuar në disa media. Në një intervistë për emisionin ‘Fakt’ në Syri.net, Berisha tha se familjarët e tij nuk janë kërcënuar duke mohuar kategorikisht këtë lajm.
Por, a është kërcënuar vet ish-Kryeministri Berisha?
Ja çfarë thotë: “Historia e kërcënimit të Sali Berishës është tjetër. Ajo përcaktohet nga cfarë konsideroj unë kërcënim. Kërcënimi nuk eksiston për Sali Berishësn kurrë ndonjëherë. Ai që hedh kërcënime drejt meje me idenë mund të më ndikojë mua, vetëm gabon se unë vetëm sa qesh me kërcënime të tilla”.
Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka dhënë fund aludimeve nëse informohet nga Shërbimi Informativ i Shtetit , duke iu referuar çështjes së Arben Frrokut dhe Emiljano Shullazit.
Në një intervistë në emisionin ‘Fakt’ në Syri.net, Berisha thotë se informohet nga qytetarët dhe punonjësit e administratës.
“1% të rasteve është punonjës i administratës shtetërore. Mund të garantoj që në të gjithë gamën e madhe të informacioneve nuk kam patur qoftë dhe një informaicon të vetëm të SHISH, i cili mund t’i dërgojë si qytetar dixhital në telefonin tim”, u shpreh Berisha.

Pse qytetarët denoncojnë tek Berisha dhe jo tek Basha? Ja ç’thotë ish-Kryeministri


Ish-Kryeministri Sali Berisha në mënyrë të vazhdueshme denoncon afera korruptive dhe akuzon Qeverinë për lidhje kriminale duke iu referuar denoncimeve nga qytetarët dixhitalë, të cilat i bën publike në Facebook.
berishaa
Por, përse qytetarët denoncojnë tek ish-Kryeministri dhe jo tek kryetari i PD Lulzim Basha?

Ja çfarë thotë Sali Berisha në një intervistë :“Eksperienca 20 e ca vjeçare nxjerr Sali Berishën liderin direkt të këtij vendi, po më thanë ndonjë gjë, shumë vështirë të ketë ndonjë faktor të më pengojë ta bëj publike”.

Sa i përket Bashës, ish-Kryeministri Berisha e cilëson si politikan të një gjenerate të re.

Një enciklopedi e vërtetë e Luftës së Vlorës


Prof.dr. Eshref Ymeri



        Vitin e kaluar, dhe pikërisht më 06 nëntor 2015, intelektualivlonjat Albert Habazaj, poet, publicist, studiues i folklorit dhe hulumtues i mirënjohur, në Qendrën e Studimeve Albanologjike, para një komisioni shkencor, mbrojti punimin me titull “Lufta e Vlorës - historia në epikën historike”.
Në fillim të muajit mars 2016, punimi në fjalë u botua si libër më vete, të cilin e vuri në qarkullim Shtëpia Botuese “Neraida”. Libri zë një vëllim prej 204 faqesh. Megjithëse autori e quan këtë vepër “një kontribut modest të studiuesit të folklorit”, unë dëshiroj të theksoj që në fillim se kjovepërështënjëhimnimadhërishëm, kushtuarkëngëveepikenënderimtëLuftëssëVlorës dhe të heronjve të saj. Kjo për faktin se, siç thekson autori, “folklori i Luftës së Vlorës… bëhet kështu hipotekë e fitores së merituar…”.
        Lufta e Vlorës qe mejdani i burrërisë shqiptare, e cila vërtetoi në praktikë se shqiptarët, kur e do puna, dinë të vetorganizohen dhe, me grykën e pushkës, të mbrojnë trojet amtare nga epshet shoviniste të agresorëve fqinjë që gëzonin përkrahjen e shovinizmit të fuqive të mëdha evropiane. Aristoteli thotë:
        “Burrëria është virtyt, në saje të së cilit njerëzit, të gjendur në kushte të vështira, bëjnë mrekullira”.
Paraqitja vitrinore që autori u ka bërë në këtë punim shkencor këngëve historiko-heroike, kushtuar Luftës së Vlorës, përfaqëson në vetvete një shtresëzim të artit poetik popullor, në të cilin janë skalitur ngjarje të zulmshme që kanë përcaktuar një periudhë të rëndësishme në mozaikun e jetës së popullit shqiptar
Duke ndjekur me kujdes kronologjinë e ngjarjeve që u zhvilluan në amfiteatrin e Luftës së Vlorës, autori ka skalitur mjeshtërisht figura mjaft të spikatura të asaj epopeje të lavdishme në historinë e mbarë kombit shqiptar. Këngët historiko-heroike lidhen me ngjarje reale, ato pasqyrojnë fakte konkrete nga jeta e popullit dhe ngrenë lart aktet heroike të pjesëmarrësve në atë betejë vendimtare për fatet edhe të asaj Shqipërie të vogël, të katandisur sa një“vathë delesh”për qejfin e kryediplomatëve kriminalë evropianë të Konferencës së Londrës.
Figurat sa heroike, aq edhe tragjike, stili origjinal i parashtrimit të materialit, forca shprehëse e gjuhës poetike, përshkrimi me shije të hollë i jetës dhe i zakoneve të popullit, bëjnë që këngët historiko-heroike të shndërrohennë një burim të pashtershëm të dhënash për filologët, për historianët dhe për etnografët.
Mund të thuhet me bindje të plotë se Albet Habazaj, me këtë punim, përmes këngëve të epikës historike, i ka paraqitur lexuesit një analizë të historisë në truallin e poezisë popullore. Kjo për arsye se poezia e epikës popullore ka lindur si jehonë e drejtpërdrejtë e fantazisë krijuese të popullit, si një vlerësim mjaft objektiv që ai u ka bërë ngjarjeve që ka pasë përjetuar në jetën e përditshme. Këngëteepikëshistorike, kushtuar Luftës së Vlorës, kanë lindur mbi bazën e fakteve dhe të dukurive që janë vënë re në një truall konkret, i cili ka kushtëzuar, në tërësi, natyrën dhe specifikën e tyre artistiko-estetike.
Tërë ai material i pasur faktik i artit të epikës historike, kushtuar asaj lufte zulmëmadhe, që autori e ka qëmtuar si bleta nektarin, bie në sy për mungesën e elementeve mitologjike. Sepse në themel të tij populli ka vënë një parim sa historik, aq edhe estetik. Në të, siç u përmend edhe më lart, janë ravijëzuar fakte historike konkrete, të cilat i krijojnë mundësi lexuesit të përfytyrojë ortekun e papërmbajtshëm të revoltës mbarëpopullore kundër një padrejtësie skandaloze që fuqitë e mëdha evropiane kërkonin t’ia impononin me dhunë vendit tonë.
Vargjet e këngëve të epikës historike, kushtuar asaj ngjarjeje të shënuar në historinë e kombit shqiptar, dallohen për vlerat e larta artistike. Në to spikat rrebeshi i furtunës popullore që të kujton shpërthimin e një ujëvare gjigante, e cila, me vërtikën e saj të stuhishme, përpinë çdo gjë që i del përpara.
Autori ka përzgjedhur të tilla vargje nga këngët e epikës historike, të cilat të emocionojnë dhe të ngrenë peshë për vlerat e larta artistike. Fryma e lartë kombëtare që karakterizon heronjtë e atyre këngëve të lavdishme, shpërfaq me tërë forcën e frymëzimit artistik të tilla tipare të karakterit të tyre, si burrëria, besnikëria, vetësakrifica dhe atdhedashuria, të cilat shërbyen si një kudhër edukimi për breznitë e mëvonshme.
Në atë betejë forcash të pabarabarta, ranë katërqind dëshmorë nga radhët e luftëtarëve trima. E shtrenjtë ishte jeta për secilin prej tyre, por për ta edhe më e shtrenjtë ishte liria e tokës mëmë.
Shkrimtari, poeti dhe eseisti i njohur francez Antuan Sent-Ekzyperi (Antoine Saint-Exupéry- 1900-1944), thotë:
“Megjithëse jeta e njeriut nuk ka të çmuar, ne gjithmonë veprojmë në atë mënyrë, thuajse ekziston diçka edhe më e çmuar”.
Autorët e heshtur  të këngëve të epikës heroike, kanë pasur parasysh rolin që ato duhet të luajnë në pasqyrimin e së vërtetës historike. Por për t’i dhënë më shumë nxitje afshit poetik në pasqyrimin e heriozmit mbarëpopullor, ata kanë përdorur edhe hiperbolën, si mjet artistik. Le ta shikojmë më konkretisht një mjet të tillëartistiknë këngën e mëposhtme, disa vargje të së silës autori i ka cituar aty-këtu në veprën në fjalë:
Telatë po venë e vinë, / Punon Kota me Kaninë, / Ç’e ka gjetur Piaçentinë? / Jep e merr me Italinë: / Qysh do bëjmë unë e tinë? / Se shqipëtarët errinë, / Osmëni me dyzetmijë. / Osmëni ia hypi kalit, / Bëri poshtë buzës e malit, / Se ç’i foli xheneralit: / Breshkaman i breshkamanit! / Dil steresë e jo limanit, / Të shosh të zot e vatanit, / Djemtë e Ismail Qemalit, / Të Skënderbej faqebardhit.
Në vargjet e kësaj kënge hiperbolizohet numri i luftëtarëve të Luftës së Vlorës, i cili, në të vërtetë, vërtitej aty te rreth katër mijë syresh. Por autorit të këtyre vargjeve i interesonte emocioni atdhetar që ato duhet të ngjallin në radhët e brezave të ardhshëm. Veç kësaj, ai nuk respekton disiplinën gjuhësore të vargëzimit dhe sipërinë e marrin trajtat dialektore të së folmes sëLumit të Vlorës dhe të krejtLabërisë.
Një vend të rëndësishëm në faqet e librit autori ua kushton heroinave të fshatarësisë vlonjate, të cilat kryen akte të larta heroizmi jo vetëm si një prapavijë e fuqishme në mbështetje të luftëtarëve të lirisë, duke i furnizuar ata me ushqime dhe duke u mjekuar plagët, por edhe si pjesëmarrëse të drejtpërdrejta me armë në dorë përkrah tyre.
Mes tyre, autori përmend zonjat e nderuara Sado Koshena, Rubi Hosi, Safe Musai, Zakine Krasta, Hanko Metja, Tushe Hosja. Në nderim të zonjës trime Sado Koshena, kësaj heroine sypatrembur që të kujton bashkatdhetaren e saj të shquar Shote Galica, poeti popullor anonim ka thurur vargjet e këngës epike të mëposhtme:
“Sado moj, Sado Koshena,/ Jeshe rritur në Ravena,/ Keshje pirë ujë bore/ N’ato kullotat verore./ Mbi polkë veshe gjerdanë, / More përpjet’ Llogoranë,/ Me një maliher të gjatë,/ Luftove me ditë e natë./ Ti vëlla keshje dyfekun,/ Me plumba e prite grekun,/ Hape zjarr mbi italianë,/ Se të zaptuan vatanë.
        Qëllimi i kësaj vepre shkencore të studiuesit dhe të hulumtuesit të talentuar Arbert Habazaj,është studimi i gjenezës, i origjinalitetit të gjinisë së saj, si edhe i poetikës së këngëve të epikës historike. Në këtë këndvështrim, ai ka arritur të çelë shtigje  dhe t’u japë zgjidhje detyrave të mëposhtme:
        Së pari, ai ka argumentuar statusin teorik të këngëve të epikës historike brenda truallit të krijimtarisë folklorike.
        Së dyti, ka përcaktuar rolin dhe rëndësinë e eposit në krijimin e këngëve me theks historiko-heroik.
        Së treti, ka bërë një klasifikim të gjinisë dhe të stilit të eposit në fjalë.
        Së katërti,ka përcaktuar veçoritë kryesore tipologjike të sistemit figurativ të këngëve historiko-heroike.
        Së pesti, ka bërë karakterizimin e faktorëve historiko-kulturorë të lindjes dhe të zhvillimit të cikleve kryesore në eposin e këngëve në fjalë
        Së gjashti, ka përcaktuar motivet themelore të këngëve të epikës historike dhe tipologjinë e tyre.
        Së shtati,ka bërë një analizë artistike të teksteve të këngëve epike, duke pasur parasysh rolin e tyre të pazëvendësueshëm në edukimin dhe në rrënjosjen e ndërgjegjes kombëtare.
        Në truallin e tematikës historike që përshkruan autori i punimit në fjalë, nuk është lënë jashtë vëmendjes edhe ajo pjesë e krijimtarisë së poetit popullor, në të cilën rrëfehet për ngjarje që lidheshin me mospajtimet dhe me kontradiktat socialpolitike të periudhës së parapërgatitjes dhe të zhvillimit të epopesë së Luftës së Vlorës. Për këtë qëllim, autori  i ka ofruar lexuesit një këngë me një kuptim mjaft domethënës, një këngë kjo që të ngjall një emocion urrejtjembartës për atë pjesë të parisë së Vlorës, e cila nuk pranoi të rreshtohej përkrah forcave të fshatarësisë kryengritëse, por bëri kauzë me imperializmin italian, duke tradhtuar interesat komnbëtare. Ja teksti i asaj kënge bukur fshikulluese, të cilën autori e ka përcjellë, siç shkruan ai, “duke respektuar parimin fonetik”, pra, siç u nënvizua edhe pak më lartë, ashtu si edhe krijuesi i saj që nuk është bërë fort merak për t’iu përmbajtur disiplinës gjuhësore:
        “Nukebëjmëkabullnà /Të jemipërnën - ë botë, / Nukebëjmë siatà, /Agallarët - ë mekokë /Shitënvatan’ edhegra /Të ndieritnë Evropë. /S’iniju, pojeminà /Dërc, uqoft’, okaninjotë! /Seç ungreBeuetha: / “PërneItaliarroftë, / Memakaronanamba /Sinevejdherisiljotë”.
        Me këtë rast, autori i këtij punimi shkruan:
“Kjo është një këngë e krijuar dhe kënduar nga krijuesi popullor dhe luftëtari i Njëzetës Mato Hasani, dhe shquhet për notat realiste e për ndjenjat e krenarisë së shqiptarit. Urrejtjandajshërbëtorëvevendas, që kishinbarkunplotë eshpirtinbosh, kurubënë urë përtë huajin, ses’kishinpalcë kombëtarenë karakter, bëhetvetëtimë kurngjyhetnë ironinë therësetë dufittë banorëvetë këtyreanëve. Këngatheksondygrupimenjerëzoreqë kanë dallimethelbësore, që veçohenngakontrastetë forta: ne, të idealitkombëtar, prapatriotët, dheata, të interesavepersonale, pseudopatriotët,tradhtarët”.
Ai beu që u ngrit e tha “për ne Italia rroftë…”, ishte Mahmut efendiu nga Kanina. Por ky bej, dhe ndonjë tjetër si ky, tradhtar i interesave kombëtare, që u falej “makaronave italiane”, nuk përfaqësonte Kaninën, e cila ka qenëvatër e shquar e shqiptarisë dhe ka nxjerrë nga gjiri i vetë figura me emër të madh në historinë e kombit shqiptar.
Në përfundim të këtyre shënimeve, kam dëshirë t’i rekomandoj autorit të kësaj vepre shkencore që, në rast të ndonjë ribotimi të mëvonshëm, të bëjë një shtojcë në mbyllje të saj, duke ngritur një “urë ajrore” mes epopesë heroike të Luftës së Vlorës dhe realitetit shqiptar, pas vendosjes së pluralizmit në vendin tone, në mënyrë që të të dalë në pah fakti, nëse ekzistojmë “na”, apo jemi rrëgjuar, jemi venitur krejt, saqë jemi shuar fare, dhe ekzistojnë vetëm “ata”, të cilët sot quhen oligarkë të politikës aktuale që kanë braktisur interesat kombëtare.
Këtë rekomandim ia bëj zotërisë së nderuar Albert Habazaj për arsyen e mëposhtme.
Një miku im vlonjat, pasi kishte lexuar në internet pamfletin e zotërisë Idajet Jahaj, me titull“Vrima e zezë e helenizimit “paqësor” grek”(ku nënvizonte: Parlamentarët e politikanët tanë janë në rrjetën e megali-idhesë greke”), artikullin e profesorit historian Rasim Bebo, me titull “Dy intelektualë të kundërt” (ku shkruante:Në rrugën Sarandë-Butrint është varur një tjetër flamur gjigant grek, që turistët të mendojnë se janë në tokën greke), si edhe librin e zotërisë Albert Habazaj, në të cilin i kishin lënë mbresa të fuqishme vargjet e këngës së lartpërmendur, kushtuar tradhtisë së një pjese të parisë vlonjate, në poezinë e mëposhtme kishte parodizuar këngën në fjalë:
Tirana zyrtare tha:/ Për neve Greqia rroftë, / Se në dorë ajo na ka/Për të hyrë në Evropë,/ Janullatosin e ka / Emisar, jeta iu shtoftë!, /Guvernator, jo shaka, /Guvernator rroftë e qoftë! /Kryqin grek në qafë e mba, / Ndaj dhe ne ia puthim fort,/Se kështu hije na ka,/Çamëria u harroftë!
Kur e lexova këtë parodi, më erdhi edhe për të qeshur, edhe për të qarë dhe, aty për aty, m’kujtuan ca vargje tronditëse të një poeteshe:
Ah! vendi im.../ Të varfërit po të braktisin.../ Të pasurit po të shesin ... / Shartohet kombi,/ Traditat vdesin....!/ Të poshtërit të qeverisin ...!/ Të diturit pinë ekspres.../ Bërtasin veç varret./ Shqipëria po vdes…!!
Këto vargje janë shkëputur nga një poezi e poeteshës Alma Feruni dhe janë publikuar në gazetën “Rënjët” të datës 26 prill 2016, gazetë kjo që botohet në Itali.

Dejton, Ohajo
03 maj 2016







2016/05/02

Rrëfehet Ermira Mehmeti: Kjo është e vërteta e përgjimeve

Image result for Ermira Mehmeti

​Politika shpesh konsiderohet si një xhungël, ku më i forti arrin t’i mbijetojë pushtetit, sulmeve dhe intrigave që mund të thuren në korridoret e dhunshme të saj.

Përjashtim nuk bëjnë as femrat. E fundit në listë ishte Ermira Mehmeti, deputete e BDI-së, e cila është një nga dy femrat shqiptare protagoniste në politikën e Maqedonisë.

Rreth një muaj më parë u publikua një përgjim telefonik ku supozohej se biseda zhvillohej mes saj dhe një zyrtari të lartë të BDI-së, zëvendëskryeministrit Musa Xhaferi, transmeton TCH. Ende sot, organet e hetimit në Maqedoni nuk kanë një përgjigje përfundimtare mbi autenticitetin e materialit të publikuar.

Deputete prej 8 vitesh e Parlamentit të Maqedonisë, Mehmeti tregon të vërtetën e saj për “Exclusive”.

“Unë kam bërë disa ekspertiza private lidhur me atë lloj përgjimi. Këto analiza kanë treguar se bëhet fjalë për një montim zërash. Janë ngjitur disa përgjime dhe është futur mes tyre edhe zëri im për t’i dhënë më shumë besueshmëri. Aktualisht ka një proces hetimor në Prokurorinë Speciale, organi më i pavarur i hetimit në Maqedoni dhe nuk dua të ndërhyj më tepër sepse dëmtoj hetimet. Është një konspiracion të rrezikshëm nga ata që duan të dëmtojnë politikanët shqiptarë në Maqedoni, e sidomos një politikane femër shqiptare. Në një situatë ku ka rënë sistemi i sigurisë dhe ligjit në vend, nuk mund të presim gjë tjetër përveçse konspiracioneve të tilla. çfarëdo që të themi në mbrojtjen tonë, nuk i plotëson pritshmëritë e opinionit. Ka qenë një goditje e rëndë. Qëllimi ka qenë që të tregohet se një femër shqiptare nuk mund t’ ia dalë në politikën maqedonase pa një aferë me një mashkull të pushtetshëm. Mendoj se është taktikë ose skenar që është përdorur historikisht në ish-Jugosllavi, kur duhej diskretituar një person publik”, tregon deputetja.

Ajo shton se qëllimi ka qenë të goditej edhe familja e saj: “Familja ime ka qenë dhe ngelet në krahun tim dhe e mira është se dolëm nga kjo histori edhe më të fuqishëm, më të bashkuar, për zhgënjimin e atyre që donin të më lëndonin”.

“Unë kam marrë 3 kërcënime, për fat të keq edhe nga shqiptarë, që tregon se krimi tejkalon barrierat etnike. Bëhet fjalë për njerëz që kanë histori me drejtësinë. Dua ta mbyll këtë histori që më ka lënduar, por nuk më ka rrënuar. Kam mësuar se është detyrë e imja që të ngrihem dhe të vazhdoj jetën dhe veprimtarinë time politike. Ua kam borxh votuesve të mi dhe familjes sime”, shtoi Ermira Mehmeti.

Deputetja Ermira Mehmeti : Ende po vuaj traumën

Image result for ermira mehmeti
Deputetja Ermira Mehmeti mes lotësh ka folur për herë të parë publikisht për skandalin në të cuilin u përfshi pak kohë më parë si pasojë e bërjes publike të disa përgjimeve në Maqedoni. Ajo mohoi faktin se përgjimet janë të vërteta duke theksuar se janë thejsht një montim.]\ "Ky duhet të jetë momenti i shpresës për ne. Në një krizë të thellë politike, në një përplasje kanë dalë 3 zonja të fuqishme që s’janë duke bërë betejë për përfaqësimin e gruas, por betejë për të rikthyer sundimin e ligjit. Për të gjykuar ata që shkelën ligjin. Fatimja, njëra prej gjyqtareve, Ky është ai ndryshim cilësor që gratë duan ta bëjnë Fatimja dhe koleget e saj na japin shpresë për rikthimin ën binaret e duhur, sistemin e degjeneruar. Kam guxuar të flas, e pagova shtrenjtë Unë mendoj se konferenca si kjo e sotmja ndihmon për të reflektuar edhe përtej asaj që është miratimi i këtij lloj legjislacionin Maqedoni kemi përfaqësimin e grave në kuotën e 40%. Kemi miratuar legjislacionin për parandalimin e dhunës në familje. Por si mund të mbrohemi nga ky lloj tranzicioni që tradita e kultura është mbi ligjin, pasi nuk pati ligj që të më mbronte. Kur të ndryshojmë këtë raport, mund të jemi bashkarisht më optimiste e më të kënaqura"-tha Mehemeti.

Shitet koncesionari i Rinasit Ja pronarët e rinj të aeroportit


Shitet koncesionari i Rinasit 
Ja pronarët e rinj të aeroportit

Kompani kineze China Everbright ka bërë me dije zyrtarisht se ka nënshkruar blerjen e koncesionit të Rinasit. Përmes një deklarate të publikuar në sitin “ACN Newswire”, Shoqëria konfirmon se blerja është kryer në emër të Keen Dynamics Limited, kompani e saj në partneritet me Friedmann Pacific. Pas mbylljes së marrëveshjes, Keen Dynamics Limited do shfrytëzojë koncesionin e Aereoportit të Rinasit deri në vitin 2025. Sipas Kompanisë kineze marrëveshja mund të zgjatet deri në vitin 2027, në varësi të kushteve që do të vendosë Qeveria Shqiptare. Në njoftim, nuk bëhet publik shuma e paguar nga kompania kineze për blerjen e marrëveshjes koncesionare të Tirana International Airport.

Zbardhet raporti, 29 shqiptarë u përgjuan në Facebook gjatë 2015



Report TV - Zbardhet raporti, 29 shqiptarë u përgjuan në Facebook gjatë 2015
https://www.youtube.com/watch?v=ld4K69I34rw


Në harkuan kohor të një viti, thuajse çdo muaj, 2 llogari të shqiptarëve në rrjetin social Facebook janë përgjuar nga shërbimet inteligjente gjatë vitit 2015.

Këtë e bënë me dije vetë Facebbok, ku në raportin vjetor deklaron se ka bashkëpunuar me autoritetet shqiptare për të survejuar persona me prirje ekstremiste si dhe persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Në harkun Janar-Qershor 2015, Facebook ka miratuar 8 kërkesa për përgjim të 14 adresave dhe në periudhën qershor-dhjetor 5 kërkesa me 15 përdorues apo llogari.
Vetë policia apo prokuroria tregohen të rezervuara në operacionet që kryejnë nëpërmjet gjurmimit në Facebook, por më e fundit është ajo e vëllezërve nga Lazarati Alban e Arbjon Aliko.

Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, gjykata e Tiranës ka miratuar një tjetër kërkesë për vënien në survejim të 3 adresave në Facebook të shtetasve shqiptarë, të cilët dyshohet se janë përfshirë në aktivitete të paligjshme.

Njësia e krimit ekonomik në policinë e Tiranës dhe të shtetit, prej kohësh, ka krijuar njësinë e posaçme të gjurmimit të aktiviteteve kriminale në rrjetet sociale, ku më të përhapurat rezultojnë tregtimi i drogës dhe aktivitetet e prostitucionit.

‘Takimi i gjeneralit Fatmir Limaj- Kryeministrit Albin Kurti?’- Heshtje totale nga dy kampet politike… Çfarë po ‘zihet’?

Ditën e sotme  më datën 5.4.2025. qarkulluan lajme në media se kryetari i Nisma-s, gjnerali i Ushtrisë çlirimtare të Kosovës , dhe Kr...