Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/05/16

Vështrim shkarazi: Parulla dashurie për Kosovën dhe shkrimtarin Zejnullah Rrahmani


Parulla dashurie për Kosovën dhe shkrimtarin Zejnullah Rrahmani




Shkruan:Rexhep Shahu


Me 9 maj 2015, në sallën e madhe të Akademisë së Shkencave, në Tiranë erdhi nga Prishtina shkrimtari shumë i njohur shqiptar Zejnullah Rrahmani, në një veprimtari të menduar elitare, të organizuar nga Qendra Shqiptare e Studimeve Letrare “Pjetër Budi”, të drejtuar nga studiuesit e letërsisë Behar Gjoka e Flamur Maloku.
Duke ditur e nderuar dimensionet letrare e shkencore të shkrimtarit e akademikut Zejnullah Rrahmani, kishte ardhur ku dhe mbajti kumtesë shkencore edhe Ministri i Kulturës i Kosovës z. Kujtim Shala, që nderoi shkrimtarin por nderoi edhe veten e tij si ministër që njeh dhe nderon vlerat kombëtare.
Kumtuan me nivel të lartë shkencor bashkë me akademikun Ali Aliu, (i cili hodhi dritë për herë të parë për Tiranën për fenomenin letrar Zejnullah Rrahmani që në moshë 17-18 vjeçe u shpall i famshëm si romancier), edhe studiues shumë të njohur Nysret Krasniqi, Bardh Rugova, Izet Duraku, Hysni Ndreu, veç Flamur Malokut e Behar Gjokës.
Veprimtaria për shkrimtarin shumë të njohur, me 13 vepra letrare, për akademikun shumë të njohur, me 17 vepra shkencore teorike letrare, për profesorin e Universitetit të Prishtinës shumë të njohur Zejnullah Rrahmani, mbahet në Tiranë, në sallën e Akademisë së Shkencave.
Akademikë të Tiranës nuk pashë në sallë, ose kanë qenë e nuk i kam njoftë, ndonëse nuk pati shumë njerëz.
Ministri i Kulturës i Kosovës Kujtim Shala mbajti edhe kumtesë shkencorë për shkrimtarin e studiuesin, dhe u shfaq se është ministër që ua din rendin punëve dhe vlerat njerëzve, ministër që i është mirënjohës shkrimtarit të madh, akademikut e profesorit të Teorisë së Letërsisë në Universitetin e Prishtinës.
Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, që si shefi i saj bën be e rrufe rrejshëm se e do shumë Kosovën dhe e ka shpirt, jo vetëm që nuk erdhi vetë qoftë edhe për nder të kolegut të saj të Kosovës, jo vetëm që nuk i kishte dërguar asnjë letër përshëndetje, falënderimi e mirënjohje shkrimtarit Zejnullah Rrahmani në pamundësi të pjesëmarrjes së saj, ndonëse ftesa i ka vajtur zyrtarisht me kohë, nuk kishte denjuar të dërgonte aty si përfaqësues të saj as rojën e ministrisë, e jo më ndonjë zëvendës ministër apo ndonjë këshilltar të saj.

Shkëlqeu me mungesën e saj Ministria e Kulturës e Shqipërisë dhe ajo dritë shkëlqimtare po më ndriçon akoma edhe tash që po shkruaj.
Shkrimtari Zejnullah Rrahmani nuk humbi asgjë, pasi për shkrimtarin ajo është një personazh në galerinë e personazheve të tij dhe vetëm kaq.
Edhe Universiteti i Tiranës shkëlqeu me mungesën e tij në veprimtarinë akademike për profesorin e Teorisë së Letërsisë të Universitetit të Prishtinës.
Profesorët e pashquar të Universitetit të Tiranës, druaj se hyjnë në ujë para veprës teorike të Zejnullah Rrahmanit dhe ndoshta inferioriteti a xhelozia i la pa ardhë dhe pa nderuar kolegun e Prishtinës që atje është kryetar i Këshillit të Doktoratës të Fakultetit të Filologjisë.
Refuzimi ministror nga Ministrja e Kulturës e Tiranës për shkrimtarin e shquar Zejnullah Rrahmani edhe për homologun e Kosovës, Kujtim Shala, refuzimi nga Universiteti i Tiranës ndaj shkrimtarit, studiuesit e profesorit të Universitetit të Prishtinës, pavëmendja nga kolegët e tij të Akademisë së Shkencave të Tiranës ndonëse Zejnullah Rrahmani si bashkë drejtor me Akademik Bahri Becin ka organizuar në Tiranë për dy vite me radhë Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare nuk i bën nder Shqipërisë dhe tret si kripa në ujë gjithë logjet e dashurisë që thonë e shkruajnë shtetarët për Kosovën.

Mirë që Ministria e Kulturës e Shqipërisë apo Fakulteti i Letërsisë i Universitetit të Tiranës nuk kanë ide e as u shkon në mendje vetë të bëjnë veprimtari të tilla nderuese e bashkuese kombëtare, në dritë të diellit e për autorë e personalitete elitë, që nuk janë të tillë për shkak të bërrylave, njohjeve apo miqësive të sëmura të të paaftëve, por të paktën të jenë vetëm pak dashamirë, vetëm pak të vëmendshëm, ndaj veprimtarive e figurave të tilla si Zejnullah Rrahmani.
Apo nuk u lejohet institucioneve të pavarura kulturore të bëjnë veprimtari të tilla?! Nëse nuk u lejohet, duhet ta shpallin me ligj këtë ndalim institucionet shtetërore në Tiranë.
Për anonimë të ndryshëm që shkëlqejnë në shëmti e në dëmin që i bëjnë kulturës kombëtare bëhen në Tiranë edhe në Prishtinë spektakle verbuese.
Për personalitete që krenohet e sotmja dhe e ardhmja e shqiptarëve s’ka shkëlqim e verbim rrezatues, ndonëse recitohen nga shtetarë të Shqipërisë plot parulla dashurie për Kosovën.

Kjo veprimtari cilësore e pavlerësuar nga zyrtarët e Tiranës e të institucioneve të Tiranës që priten me tamtame në Prishtinë, nxori për të mijtën herë në pah mungesën e Kosovës në Shqipëri, mosnjohjen e shkrimtarëve të shquar të Kosovës në Shqipëri, mosnjohjen e mospranimin e poetëve, shkrimtarëve e autoriteteve morale e shpirtërorë të Kosovës në Shqipëri.
Kjo mosdashje është trashëgimi e diktaturës komuniste të cilës Kosova i është dukë diçka tjetër e diku tjetër por jo në asht, në mish e në shpirt të kombit shqiptar. Shqipërisë se diktaturës komuniste, që letërsinë e Kosovës e shpallte jo letërsi shqipe por letërsi nga Kosova apo nga diaspora, ndoshta i ka tepruar Kosova, i ka dalë tepër.

Por Shqipërisë së sotme i mungon Kosova edhe nëse i mjafton apo i del tepër qeverisë së Shqipërisë. Kosova duhet të hyjë në Shqipëri edhe nëse nuk do qeveria e Shqipërisë. Shkrimtarët e poetët e Kosovës duhet të hyjnë në Shqipëri edhe nëse nuk do qeveria e Shqipërisë, duhet të hyjnë në bibliotekat e Shqipërisë edhe nëse nuk do qeveria e Shqipërisë.

Rasti Zejnullah Rrahmani në Tiranë dhe mos vëmendja e shtetit të Shqipërisë ndaj tij, nuk është saktësisht, por përafërsisht sikur të shkojë Ismail Kadareja në Prishtinë dhe të mungojnë institucionet kryesore kulturore, akademike e universitare të Prishtinës, më tha atë ditë miku im Izet Duraku.
Shkrimtari, akademiku, profesori Zejnullah Rrahmani 63 vjeçar është diplomuar në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Studimet pasuniversitare dhe magjistraturën i kreu në Degën e Letërsisë Shqipe, 1984. Më 1985 doktoroi në shkencat filologjike në Prishtinë. Ka punuar në revistën “Fjala” katër vite si gazetar dhe redaktor.
Në Fakultetin Filozofik (tash Fakulteti i Filologjisë) punon prej vitit 1977, ku është profesor për lëndën Teori e Letërsisë dhe ligjëron për studentët e studimeve master dhe doktoraturë.

Ka qenë kryetar i Studimeve pasuniversitare të Degës së Letërsisë, i ka reformuar e udhëhequr ato nga viti 1992–1998. Nga viti 1992 deri më 1996 ka qenë dekan i Fakultetit të Filologjisë. Anëtar i Kolegjiumit të dekanëve të Universitetit të Prishtinës ishte në periudhën 1992-1996. Më 1995 e ka ringjallur, pasi që ishte ndërprerë dhunshëm dhe nuk ishte mbajtur disa vite, Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare dhe të njëjtin vit, si bashkë drejtor me Akademik Bahri Becin, e ka organizuar në Tiranë për dy vite me radhë.

Ka themeluar revistën shkencore “Filologjia” të Fakultetit të Filologjisë dhe ka qenë kryeredaktor i tre numrave të parë të saj. Nga viti 1970 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Në fushën e krijimtarisë letrare shkruan zhanret e prozës (roman, novelë, tregim) dhe ka fituar disa nga çmimet më të njohura letrare të Kosovës: -Çmimin Hivzi Sulejmani, -Çmimin Naim Frashëri, -Çmimin e NGB Rilindja për roman, -Çmimin e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, etj.
Nga viti 1992 ka qenë anëtar i Këshillit Nacional për programet e letërsisë si dhe anëtar i Këshillit për unifikim të teksteve e të programeve nacionale të Kosovës e të Shqipërisë 1992-1998.
Nga viti 1996-1999 në cilësinë e Këshilltarit për arsim i Presidentit Ibrahim Rugova, e ka udhëhequr arsimin shqip (paralel) të Kosovës.
Në periudhën 2007-2009 ka qenë anëtar i Këshillit Nacional të Shkencës së Kosovës. Aktualisht është kryetar i Këshillit të Doktoratës të Fakultetit të Filologjisë.

Vepra letrare të shkrimtarit Zejnullah Rrahmani :

1. Zanoret e humbura, roman, Rilindja, Prishtinë 1974; 2. Udhëtimi i një pik-uji, novela, Rilindja, Prishtinë, 1977; 3. E Bukura e Dheut, roman Rilindja, Prishtinë, 1977; 4. Sheshi i Unazës, roman, Rilindja, Prishtinë, 1977, Tiranë,1982; 5. Udhëtimi arbdhetar, roman, Rilindja, Prishtinë,1992; 6. Mjeshtri i vetmisë, tregime, Rilindja, Prishtinë,1995; Eurorilindja, Tiranë 1995; 7. Romani për Kosovën, roman, Faik Konica, Prishtinë, 2000; 8. Jusufi, roman, Dukagjini, Pejë, 2000; 9. 99 rruzaret prej smaragdi, roman, Faik Konica, 2006; 10. Iluminacion, prozë poetike, Otava, 2008; 11. Tregimet e Ballofcit, tregime e novela, Faik Konica, Prishtinë, 2008; 12. Lypësi dhe Sophia, Faik Konica, Prishtinë, 2011; 13. Pesë vakte, roman, Faik Konica, Prishtinë, 2013.

Vepra shkencore të Akademik Zejnullah Rrahmanit :

Nga teoria e letërsisë shqipe, Rilindja, Prishtinë, 1986; 2. Njohuri nga teoria e letërsisë, Libri shkollor, Tiranë, 1996; 3. Teoria e letërsisë, Enti i teksteve, Prishtinë, 1997; 4. Teoria e letërsisë, Fakulteti Filologjik, Prishtinë, 1996;
5. Si të shkruhet disertacioni, Faik Konica, Prishtinë, 2001; 6. Arti i poezisë, Faik Konica, Prishtinë, 2001; 7. Teoritë letrare klasike, Faik Konica, Prishtinë, 2001; 8. Shkrimi dhe leximi, Faik Konica, Prishtinë, 2003; 9. Malësorja e Nazmi Rrahmanit ose Arti i interpretimit, Faik Konica, Prishtinë, 2001; 10. Letërsia e Mesjetës, Faik Konica, Prishtinë, 2002
11. Ligjërata mbi artin e Renesancës, Prishtinë, 2004; 12. Teoria letrare moderne, Faik Konica, 2005; 13. Letërsia e Lindjes, Faik Konica, Prishtinë, 2005; 14. Gnosis, AIKD, Rilindja , Prishtinë, 2005; 15. 10 Kryevepra poezie, Faik Konica, Prishtinë, 2007; 16. Letërsi klasike greke, Faik Konica, 2008; 17. Teoria e letërsisë, Faik Konica, Prishtinë, 2008.

GENOCID DEMOKRATIK

Rexhep Shahu's Profile Photo

Rexhep Shahu

A eshte genocid pakesimi i popullsise.

Genocid i kryer jo me vrasje te hapur, me vdekje e kalbje ne burgje, me uri e skamje te plote, por genocid me papunesi, me mungese shprese, besimi, genocid demokracie, por genocid.
Zbukurojeni si te doni, bejeni deledash, bejeni mashkull e femer bashke, bejeni biseksual po te doni, por eshte genocid. Ku ka pakesim e zhdukje popullsie, si ne Shqiperi sidomos keto 3 vjet por dhe ne gjithe hapsiren shqiptare, eshte genocid.

Arben Xhaferi ne fillim te viteve 1990 kthehet ne Tetove pas nje mbledhje ne Tirane.
Dervish Luma e pyeti, cfare bete ne Tirane.

Denuam krimet e komunizmit dhe genocidin komunist, u gjegj ai.

Krimet e komunizmit dakort, por genocid komunist nuk ka patur, i thote Dervish Luma.
Si s'ka patur genocid, c'po thua, i thote Arbeni.

Nuk ka genocid me rritje popullsie, genocid ka kur ka pakesim e zhdukje popullsie. Komunizmi ne hapsiren shqiptare ka bere shume krime, por ne hapsiren shqiptare ka patur shtim popullsie gjate diktatures komuniste ne Shqiperi e ish Jugosllavi, vijon Luma.

Arben Xhaferi heshti, u pajtua.

Po keto 25 vite ne Shqiperi dhe hapsiren shqiptare pse u pakesua popullsia. Po kleto 3 vitet e fundit pse u pakesua ne menyre drastike. A eshte genocid ky pakesim e zvogelim popullsie.

Apo eshte genocid demokrat dhe duhet te jete i embel.

I hidhur a eshte vetem genocidi i Hitlerit?

Kot qe flasim. me te vdekurit as flitet as luftohet as behet dashuri.

QEVERIA LE TA MBYLLË EDHE AKADEMINË E SHKENCAVE

Rexhep Shahu's Profile Photo

REXHEP SHAHU


Meqenëse qeveria kërcënon të mbyllë Qendrën e Studimeve Albanologjike (QSA), të Tiranës, le ta mbyllë më parë Akademinë e Shkencave për mungesë eficence, pse ka lejuar që ky vend të shkojë keq, pse ka lejuar që ky vend të ketë qeveri të tillë që guxon të shplojë e thajë edhe rrënjët e kombësisë e të qenies shqiptare, pse ka lejuar që të ketë qeveri të tilla që e çojnë vendin nga dështimi në dështim, pse ka lejuar që të mos funksionojë e të mos konsolidohet sistemi pluralist demokratik, pse ka lejuar që sistemi pluralist të jetë thellësisht i deformuar, në parimet bazë të drejtësisë, shpikje allashqiptare si komunizëm allashqiptar, pse shkecëtarët përgjegjës me servilizëm i kanë bërë vazhdimisht fresk qeverisë e qeverive gjithë këto kohë.
Albanologjia i duket qeverisë institucion kot, me njerëz që marrin rroga kot dhe nuk i duken të rëndësishëm as njerzit që punojnë aty, shkencëtarët e as puna e tyre, pasi kësaj qeverie plot i duket vetëm puna e kultivuesve të drogës, e ushtrimit të pushtetit edhe me ushtrime seksologjie dhe puna e rojeve të rojeve.
Albanologjisë gjithë qeveritë në 25 vite ia kanë thye tjegullat e shtëpisë, ia kanë bërë copë- copë xhamat, pasi ka 25 vjet që as nuk është mbjellë e jo më të jetë rritur a të jetë ende filiz ndonje Eqrem Çabej, ndonje Shaban Demiri, ndonjë Aleks Buda, ndonjë Mahir Domi, ndonjë Aleksandër Xhuvani, ndonjë Androkli Kostallari, ndonjë Qemal Haxhihasani etj etj…
Qeverisë aktuale i dukën albanologë disa anëtarë seksionesh partie që shkruajnë letra për kryeministrin a parulla e editoriale gjuhësie kur gjuhën nuk e rregullon kryeministri as partia por ajo evolon vetë, vetërregullohet bashkë me kohën prej përdoruesve të saj, prej nevojës që kanë për t’u marrë vesh shqiptarët, të cilët janë marrë vesh me këtë gjuhë edhe kur nuk ka patur parti e as kryeministra.
Sa studentë për shkencëtarë ka dërguar Shqipëria në këto 25 vite në katedrat e specializuara të botës që t’i specializonte për Shqipërinë, albanologjinë e të ktheheshin shkencëtarë? Cilët janë këta shkencëtarë të rij. Cilët, që ta dimë?
Mirë qenkan bërë keq e shumë keq punët gjithë këto vite, dhe I bihet qemanes si gjithmonë fajin e ka regjimi obskurantist i Zogut dhe Berishës, por kjo qeveri e tashme që ka tre vjet që po çjerr edhe zotat në qiell duke thënë se do bëj shtet do bëj shtet e po bën një mut të madh, pse kalon tani në këtë vendim ekstrem që ta mbyllë qendrën albanologjike, qendrën e studimeve albanologjike. Pse të mos marrë vendim për ta fuqizuar por merrka vendim për ta mbyllur e shkatërruar. Pse nuk merr vendim të shkrijë shërbimin informativ kombëtar, ta shkrijë kryeministrinë dhe të vetqeveriset ky popull pa kryeministri, pse nuk merr vendim që të mos përdoret kurrë më leku shqiptar por psh dinari jugosllav, pse nuk merr vendim që të mos guxojë të flaës askush më shqip në këtë vend por të flitet greqisht, sllavisht, kinezshe a peshqisht…
Në emër të kujt merret ky vendim, kujt i shërbehet me këtë vendim. Hiq ato studjues jo eficent, të paaftë, që kanë bërë studime sefaje, por mos luaj me kuruesit e themeleve të shtëpisë. Edhe ato pak punë që ka bërë kjo qendër e këto shkencëtarë, kush do t’i bëjë tani e tutje. Ato duhen bërë. Nëse qeveria thërret serbë a grekë që të bëjnë punët e shqiptarëve atëherë dakort, por ato punë albanologjie duhen bërë. Kush e nxit dhe shtyn qeverinë që ta mbyllë albanologjinë. Apo duhet të lulëzojnë degë të tjera e veç albanologjia jo.
Çfarë është kjo teori shtetbërëse që ta zerojë gjithçka në këtë vend, ta zhdukë gjithçka. Më mirë të përgjysmojë numrat e punonjësve të ministrive se sa të prekë qoftë edhe një shkencëtar, ashtu siç janë, të patalentuar, të paplotësuar, të pashkëlqyeshëm, por ama janë dhe një punë e bëjnë dhe çdo punë e tyrja është shumë herë më e dobishme e jetëgjatë se e shumë punonjësve të kryeministrisë e të ministrive tjera.
Mirë e ka qeveria, shumë mirë. Janë këta shkencëtarë që për qeverinë janë shndërruar në nëpunës qeverie, që i bëjnë fresk qeverisë, që votojnë qeverinë, që dalin e bejnë fushatë elektorale për këtë qeveri dhe qeveria tashmë ndjehet e ngopur me nëpunes të tillë servilë të moderuar, i ka tepër, nuk i duhen më nëpunës të tillë që pranojnë të ulin qafën dhe të vendosë sit ë dojë një qeveri për fatet e misionit të QSA.
Sepse këta shkencëtarë, duke lejuar cënimin e dinjitetit të tyre, nuk e kanë gozhduar asnjëhere në mur qeverinë e asnjë qeveri. Janë bashkëfajtorë në mbylljen e qendrës së tyre me gjithë sjelljen e tyre, me duartrokitjet që ia kanë bërë qeverisë, sukseseve e punës së saj.
Qeveria për të qenë tamam qeveri anarshie siç ka pohuar në shumicën e veprimeve të veta, duhet të jetë më guximtare, duhet ta mbyllë Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
Ministrat e kësaj qeverie janë shkencëtarë, janë shkencëtarë që të sigurojnë dështime totale të shtetbërjes, janë shkencëtare kastraveci që zotërojnë diplomacinë e pjeshkave dhe të rrushit.
Qeveria le të shijë lemën, le ta mbyllë Albanologjinë, le ta mbyllë vërtetë Akademinë e Shkencave derisa shkencëtarët nuk kanë luajtur asnjë rol këtu, derisa shkencëtarët nuk janë në asnjë forum shtetbërje, derisa shkencëtarët janë sjellë si ndihmës të partisë dhe të bllokmenëve të rij, derisa shkencëtarët nuk e pohojnë veten e tyre, rolin e tyre në shtet e shoqëri.
Rroftë qeveria që i di të tëra, rroftë.

Okulisti shqiptar me 22 diploma të huaja dhe mijëra urime


 Nga Msc. Albert Habazaj & Halil Bregasi


Aftësia dhe mirësia veprojnë; nuk duken, nuk mburren. Përballë, në trajtë “L-je” me teatrin “Petro Marko” të qytetit të Vlorës, në krahë të “Bar Pascucci caffè”, në katin e parë të një pallati ndodhet një objekt shëndetësor, i cili, parë nga jashtë, duket më se i thjeshtë. Sa futesh brenda -tjetër botë. Vëren: qetësi absolute, mirësjellje qytetare, shërbim cilësor e të kulturuar dhe buzagazin e pahequr njerëzor nga zonja, tek e cila drejtohet çdo qytetar që ka shqetësime shikimi, që ka probleme me sytë dhe ka nevojë për vizitë, për të bërë syze për normalitetin e mundshmë të shqisave të të parit. Mjedisi i pranimit në “Optika Albrus” është përherë plotë. Atje shërben me humanizëm ideal dhe profesionalizëm shembullor dr. Edmond Isufaj. Në fakt, shkak i këtij shkrimi u bë problemi që kisha unë me shikimin. Nga puna e përditshme në kompjuter për përshkrimin bibliografik që bëj në Bibliotekë, nga shkrimet dhe puna me librin, kam kohë që e kam ndier shqetësimin e syve. Kam bërë dhe syze dy herë; herë e parë në Vlorë, para nja 6 vitesh dhe herën e dytë në Tiranë, para 3 vjetësh. Nuk ndihesha ashtu siç mendoja dhe dëshiroja. Para një muaji, për dreq a për fat, (si reflektim vetiak), duke dalë nga puna, shkallëve, me syzet në dorë, padashje, më ranë të uruarat nga duart dhe njëri xham u thye në dy pjesë. U mërzita. Bleva përkohësisht një palë nga ato “3500-çet” tek “Kapelja”. S’ndihesha mirë, por më duheshin për punën. Rrogën s’e kisha marrë akoma… Një mbasdite takohem me mikun tim të mirë e fisnik Halil Bregasi, një intelektual dhe krijues i respektuar me origjinë nga Cakrani. Ia them shqetësimin, kronologjikisht, qysh nga fillimet deri tek ai çast që po pinim nga një kafe e nga një teke raki tek “Kësulkuqja” në Skelë. Qeshi pastër dhe me atë mirësinë e tij të pashfaqshme më tha: “Do ta zgjidh unë këtë çështje, po më dëgjove”. “Ore, xha Halil, po pikërisht kësaj i thonë: do qorri sy…”.  Pa u zgjatur më tej, në hollësira të panevojshme, një buzëmbrëmje, miku im i urtë Halil më çoi tek doktor Mondi, që veç emrin ia kisha dëgjuar për zotësi e shërbim cilësor ndër miqtë e mi, por as e kisha parë e as kisha biseduar kurrë me të. Në paradhomë kishte shumë njerëz. Kuptohet që prita. Më erdhi radha. U futa brenda. Sinqerisht, u gjenda në një botë tjetër. Bukurisht përrallore. M’u duk vetja si në ato mjediset spitalore alsolutisht të pastra të qytetit të L‘Aquilës në Abruzzo, model në tërë Italinë (ku kam jetuar dhe punuar 5 vjet). Doktori, me  mirësjelljen dhe bukurkomunikimin e tij me mua, më krijoi përshtypjen sikur kushedi që kur njihesha me të. Më bëri një vizitë të hollësishme, të plotë dhe, mbas konsultës me shumë dashamirësi, foli me stafin e tij, që përbëhet nga një zonjë e nderuar, e cila feks që tej qytetari e punon tek pranimi dhe një zotëri i papërtuar, që realizonte dërgesat në klinikë. Siç mora vesh më vonë, ajo zonja qytetare tek pranimi quhet Elona, me origjinë nga Burreli, por rritur në Tiranë, e cila ka kryer Shkollën e Lartë të Infermierisë. Është gruaja e doktor Mondit ajo. Kanë dhe një fëmijë si gonxhe, një çupkëz të ëmbël, plot shëndet të bukur. Mund të flas vetëm në përgjithësi për pajisjet moderne të klinikës së tij, aparatura të fjalës së fundit, si i thonë. Ç’ta zgjas. Të nesërmen mora syzet. I vura. Hodha sytë tej, në horizont. Shqiponjë. Ku paskam qenë! Më erdhën sytë. Ndihem e punoj sikur të jem 30 vjeç. S’mund të flas me gjuhë profesionale, se s’jam i fushës e gaboj. Por, një fjalë me zë të fortë e të qartë do ta shprehë të marrë jehonë: DOKTOR MONDI, FALEMINDERIT DHE MIRËNJOHJE!
Po kush është ky njeri i mirë, që, për pak kohë, ka rrëmbyer zemrat e vlonjatëve dhe të qytetarëve që kanë hall, ardhur nga krahinat përrreth, deri dhe nga Fieri, Mallakastra, Tepelena, Gjirokastra, Delvina, Saranda, apo dhe nga Lushnja, Berati a Përmeti e gjetiu?! Edmond Isufaj është oftalmo-kirurg, dhe, përpos të tjerave, ka gradën “Kandidat i Shkencave Mjekësore” i Akademisë Ruse të Shkencave, Anëtar i Shoqatës së Kirurgëve Kataraktalë e Refraktare Europianë, Anëtar i Shoqatës së Kirurgëve Kataraktalë e Refraktare të SHBA. Në CV - inë e tij shënohen 22 diploma e medalje. Nuk kemi përse të druhemi, por as të tejmburremi, veçse, me gjithë thjeshtësinë e tij gati hyjnore, mund ta mbajmë shqiptarisht ballin lart me atë djalë dhe të shprehemi me dinjitet: Dr. Edmond Isufaj është një shkencëtar i ri i fushës i kalibrit europian dhe botëror.
Jetëshkrimi i doktorit. Është i pasur e vital jetëshkrimi i dr. Mondit e na bën të ndihemi krenar me të, sikur ta kishim gjakun tonë, vëllain tonë. Dr. Edmond Ferro Isufaj u lind në një familje atdhetare dhe arsimdashëse të fshatit Ngraçan, komuna e Ballshit, fshat me emra të mëdhenj në të kaluarën e largët e më vonë, përfshi këtu figura të arsimit, mjekësisë, artit skenik, etj. Ai u rrit dhe u edukua në një ambient familjar ku dashuria për arsimin manifestohej edhe nëpërmjet xhaxhait të tij, “Mësuesit të Merituar” Qemal Isufaj, një nga arsimtarët e parë mallakastriotë të Pasçlirmit të vendit nga pushtuesit nazi - fashist. Dhe ishte normale që në vazhdim të kësaj tradite, të dalin vazhdimisht njerëz të shkolluar, midis të cilëve shkëlqeu edhe Edmondi. Ai pasi përfundoi shkollën e ciklit 8 - vjeҫar në vendlindje, kreu arsimin e mesëm në shkollën “Dervish Hekali”, Ballsh, të cilën e filloi dhe e përfundoi me rezultate të shkëlqyera. Në këto kushte, atij i lindte e drejta të kërkonte për të vazhduar arsimin e lartë. Si shumë të rinj të moshës së vet, edhe ai ëndërronte që të arsimohej jashtë vendit për mjekësi. Dëshira iu plotësua duke iu dhënë e drejta e studimit, në vitin 1998, për në Universitetin Mjekësor “Miqësia e Popujve” të Moskës (Rusi). Kështu ai, bashkë me Fakultetin Përgatitor të Gjuhës Ruse, për shtatë vjet përfundoi studimet universitare për mjekësi të përgjithshme në vitin 2005. Ai shkëlqeu në çdo vit studimor e në të gjitha drejtimet duke e përfunduar Universitetin në Rusi edhe me fitimin e trofeut “Diplomë e artë”. Gjithashtu, midis mijëra studentëve vendas e të huaj në Moskë, Edmond Isufaj arriti të zërë vendin e tretë në atë Universitet jashtëzakonisht shumë prestigjioz. Po kështu është vlerësuar edhe me “Diplomë nderi”. Një studenti të tillë i hapen të gjitha rrugët e përzgjedhjes së specialitetit. Dhe djaloshi shqiptar, duke kujtuar betimin që bëhet shpesh në Mallakastër: “Për sytë e ballit”, vendosi të specializohet për Okulistikë nga viti 2005 deri në vitin 2007. Më vonë, ai duke punuar, iu fut studimeve për marrjen e gradës shkencore dhe, në vitin 2010, ai mbrojti temën: “Korigjimi me lente intraokulare i afakisë në rastet e pamjaftueshmërisë së zonulës ciliare dhe dëmtimit të kapsulës së lentes kristaline”, për të cilën u vlerësua me gradën shkencore: “Kandidat i Shkencave Mjekësore” i Akademisë Ruse të Shkencave (ekuivalent me gradën “Doktor i shkencave” në vendin tonë). Gjatë viteve 2006 - 2011 ka qenë Aspirant e asistent katedre në spitalin Skhodnya. Për rreth gjashtë muaj ka punuar në klinikën “Uzllova”, Tiranë ku ishte dhe antar i bordit drejtues. Ka botuar mbi 30 punime shkencore në revista prestigjioze të oftalmologjisë në Rusi, Evropë e Amerikë. Disa nga këto punime janë referuar edhe në takimet e përvitshme të Shoqatës Evropiane të Kirurgëve Kataraktal dhe Refraktar, ku kanë ngjallur interes në rrethet e oftalmologëve. Disa punime janë paraqitur si daklade ose postera në konferenca apo kongrese ndërkombëtare si: Moskë 2007, 2008, 2009, 2010; Stokholm: 2007; Hong Kong: 2008; Barcelonë: 2008; Boston: 2009; Paris: 2010. Siç dhe e shkruam në fillim, është Antar i Shoqatës Kataraktale e Refraktare Evropiane dhe i Shoqatës Kataraktale e Refraktare Amerikane. Eshtë i paisur me patentë e Federatës Ruse (së bashku me një grup autorësh) - një lloj i ri drenazhi bashkë me mënyrën e implantimit të tij në kirurgjinë e glaukomës. Pak e njohin Dr. Mondin në aspektin e shkollimit dhe të arritjeve të tij kërkimore-shkencore, por i shkojnë shumë për t`u vizituar e për t’i kërkuar ndihmë në përmirësimin e shikimit, aq sa duhet të presësh edhe javë që të arrish të realizosh kërkesën tënde. Shprehja “mirënjohje” përdoret shumë si vlerësim i veprimtarisë së një njeriu, i cili bën punë në interes të komunitetit, e sidomos në drejtim të shëndetit të njeriut, por për personazhin e këtij shkrimi, kjo fjalë është pak, shumë pak. Por, përsëri atë fjalë dua ta kumboj me zë të fortë e të qartë, se del nga shpirti e dua anembanë botës qytetare të marrë jehonë: DOKTOR MONDI, FALEMINDERIT DHE MIRËNJOHJE!

Vlorë, e hënë, 16. 05. 2016





2016/05/15

Deputeti i PD-së, Prof.Dr.Sali Berisha: Ja politikanët që po përgjohen

Image result for sali berisha



Deputeti i PD-së, Sali Berisha ka publikuar një listë me disa nga emrat e personaliteteve shtetërorë, që sipas tij qe gjashtë muaj janë duke u përgjuar.

Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, Berisha ka shkruar se në listën e të përgjuarve bëjnë pjesë edhe ambasadorë, transmeton KosovaPress.

Ja postimi i plotë i tij:

Ja disa nga personalitetet shtetërore dhe politike nga lista e 375 te përgjuarve nga institucionet shtetërore, partitë politike, biznesi, media dhe bota artistike te përgjuar prej 6 muajsh ne kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën nga manjaku Edvin Shullazi!

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani

Sekretari i përgjithshëm i presidencës, Florian Nuri

Kryetari i parlamentit, Ilir Meta

Kryetari i PD, Lulzim Basha

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dede

Kryetari Gjykatës se Larte, Xhezair Zaganjori

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj

Drejtori i Shërbimit informativ shtetëror, Visho Ajazi

Kryetari i Komisionit te Kontrollit te Shtetit, Bujar Leskaj

Avokati i Popullit, Igli Totozani

Guvernatori i Bankës se Shtetit, Genti Sejko

Anëtaret e Gjykatës Kushtetuese dhe te Larte

Kryetari i Gjykatës se Apelit për Tiranën, Alaudin Malaj dhe më vonë Hysni Demiri

Kryetari i Gjykatës Administrative, Kastriot Selita

Kryetari i grupit parlamentar te PS, Gramoz Ruçi dhe deputetet Pandeli Majko, Anastas Angjeli, Esmeralda Shkjau, Vasilika Hysi

Kryetari i Grupit Parlamentar te PD, Edi Paloka dhe deputetet Sali Berisha, Arben Ristani, Jozefina Topalli, Arben Imami, Genc Ruli, Ridvan Bode, Genc Pollo, Genti Strazimiri, Majlinda Bregu, Albana Vokshi, Albina Deda

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule,

Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Integrim, Shpetim Idrizi

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu

Kryetari i Partisë Agrare, Agron Duka

Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi

Deputetet e LSI Petrit Vasili, Monika Kryemadhi, Vangjel Tavo etj,etj.

Burimet digjitale bëjnë me dije se në listën e të përgjuarve janë ambasadoret e vendeve të mëdha perëndimore dhe shefat e shërbimeve perëndimore, shefat e misioneve të institucioneve ndërkombëtare të akredituar në Tirane.

Në listën e të përgjuarve ka pronarë e drejtues të mediave elektronike dhe të shkruara, portaleve dhe blogjeve kundërshtare apo kritike të Qeverisë. Lista e të përgjuarve nga Edvin Rama, me alternim arrin në 375 persona vendas dhe të huaj.

POSHTË ATA QË S'JANË PINJOLLË TË BLLOKUT KOMUNIST


Rexhep Shahu


Ata që s'janë pinjollë të Bllokut komunist në Shqipëri s'kanë punë në shtet, s'mund të drejtojnë në shtet, s'mund të jenë elitë në Shqiperi.

Kryeministri Rama thotë që ata le të marrin zanate, le të shkojnë në shkolla e kurse profesionale por ata nuk duhet të bëhën juristë, filozofë, mjekë, artistë, arkitektë etj, ata mund të bëhën hidraulikë, elektricistë, bojaxhi si ai…

Turp historik për këtë klasë politike ulëret përditë e përnatë Spartak Ngjela, i përkëdheluri i çerek shekullit tonë, ish bllokmen i zgjedhur nga partia tonë, çun blloku, çun ministri, çun Tirone kishte dëshirë të ishte dhe të fshihte si gjithë bllokmenët e tjerë origjinën nga përtej maleve lakuriqe, ish i burgosur nga "partia tonë", ish kandidat gjithmonë i demokratëve që e mbajtën si vezën e patës, por që i urren të tërë që janë jashtë bllokmenëve, që s'janë pinjollë ose farefis i bllokmenëve, që dikur thërriste se nuk ka dert edhe pot ë vriten 3 mijë apo 13 mijë…

Në fakt është turp për këtë Shqipëri që ende edhe sot pas 25 vitesh flet dhe avokaton për të Spartak Ngjela. Medet. Turp që klasa politike është e përbërë prej bllokmenëve e sojin e tyre. Nuk bën askush prokopi, hajër, karierë në këtë vend nëse nuk mbështetet nga bllokistat e pinjollet e bllokut. Edhe në partitë e tjera i kanë metastazat dhe është krijuar bindje se është i fisëm dhe din të ushtrojë pushtet, të drejtojë vetem ai ose ata që kanë lidhje të dukshme apo të padukshme me bllokun komunist të djeshëm, me sigurimsat e djeshëm, me fije të imta.

A vetem e bllokmenëve të djeshëm dhe e bijve të tyre është kjo Shqipëri? A vetem ata kanë të drejtë të llomotisin për të, të dërgojnë rrufe kundër të tjerëve? A vetëm bllokmenët e djeshëm, ani se kanë bërë burg, por bllokmenë kanë mbetë, a vetëm ata janë të dijshëm, vetëm atyre u ofrohen privilegje, poste…

A kanë ndonjë përgjegjësi bllokmenët e bijtë e tyre si Ngjela për këtë Shqiperi me krye në dhè? Minimumi duhet ta mbyllin gojen bllokmenët e bijtë e nipat e mbesat e tyre. Në fakt ata qeverisin ende kudo. Dhe kush I kundërshton, e anatemojnë në bllok, ia nxijnë jetën.

Po ata që nuk janë bllokmenë a ishbllokmenë, pse ua mbajnë bolet në dorë dhe një e dy u bëjnë fresk ishbllokmenëve e bijve të tyre. Çfarë i shtyn ata që s'janë ishbllokmenë që të mbajnë në duar e t'ua përkëdhelin e t'ua ngrohin e shkordhin bolet bijve të bllokut. Vetëm qenia e tyre spiune, ose e baballarëve a nënave të tyre spiunë. Ose vetëm bëmat e tyre jo të fisme, ndonje vjedhje, ndonjë spiunim, ndonjë incest, ndonjë përdhunim, që i bëjnë të kërkojnë mbrojtje e mbështetje nga ishbllokmenët e pinjollët e tyre.

Turp e maskarallek i madh që në Shqipëri e për Shqipërinë ende edhe sot 25 vjet pas shembjes së diktaturës komuniste vazhdon dhe drejton blloku, djemtë e bllokut, shokët e bllokut, shokët e çunat e djemve të bllokut komunist të diktaturës të byrosë politike.

Dhe durojmë pastaj pordhët e Ngjeles, shokëve të Ngjelës dhe bijve të bllokmenëve të tjerë. Pse Ngjela nuk mallkon asnjë bllokmen, asnjë pinjoll blloku…

Ngjela dhe bllokmenët e tjerë, pasuesit e tyre, nipa mbesa, stërmbesa, kastrambesa, që kanë edhe çertifikata burgu, që kanë marrë edhe pare burgu se i ka futë në burg dhe i ka dënuar "partia tonë", kudo shfaqen dhe japin mend për kombin, për fatet e kombit, sikur kombi është i tyre dhe i shoqes Nexhmije, sikur kombi është bahçja e tyre, ara e tyre, bytha e tyre.

Ata që guxojnë dhe përzihen në punë shteti dhe që nuk janë të bllokut, nuk janë pasues të bllokmenëve, ata janë e do të jenë gjithmone armiq, do të shpërfillen në mos u urrefshin gjithmonë prej ngjelëve e ngjalave e pinjollëve të bllokut. Unë psh jam një armik, ti je armik, ai ajo është armik, vetem ata të bllokut nuk janë armiq.

Ishbllokmenët e pasuesit e tyre pretendojne pronësi të këtij atdheut tonë. Pronësi mendimi, idesh, direktivash, parimesh, pronësi debatesh, pronësi të gjithçkajë që nuk kanë në pronësi skllevërit.
Ish të dënuarit prej diktatures nuk pretendojnë pronësi mbi këtë atdhe se shpesh xhelati (bllokmenët, çunat e bllokut, pinjollët e bllokut) ua ka shëmtuar e përdhosur disidencën.

Pjesa as bllokmene e as e burgosur natyrisht që është më e madhja, më e përçara se si uji nën rrogoz i ka hy komunizmi. Kjo pjesë është xhenaze, e përjashtuar gjithkund, kjo pjesë shkilet e pështyhet dhe lihet në fakt pa atdhe.

Nuk e shihni që po pres(Cikël poetik nga Përparim Hysi)


POET!
(cikël me poezi)

Nga Përparim Hysi


Nëse...

Nëse e pësova si Timoni nga Athina *
Se me laçkë e plaçkë të gjitha i dhurova
Sikur në kurbet do të më prisnin me dafina
E them troç: si Timoni e pësova!

Po mirë m'u bë, se e pata nga koka
Koka ma bëri dhe ajo ta pësojë
Asgjë, asgjë nuk të fal bota
Mësim le t'u bëhet, kush vjershën do lexojë.

U ktheva në Shqipëri dhe çdo gjë nga e para
Askush nuk më fali, qoftë dhe "thërrime"
Penduar qeshë që plaçkat i fala
Dhe më shumë u thinj kjo koka ime.

U dogja nga qulli dhe zura t'i fryj kosit
Se për një thelë, pagova një pelë
Kurrë nuk mbijnë qime në kokë të qerosit
-Mos i falni plaçkat! Këto vargje si apel.

*Timoni nga Athina fali çdo gjë dhe, kur mbeti me gisht në gojë, u zhgënjye se askush nuk e ndihmoi (Shih "Timoni nga Athina" të Shekspirit).

10 maj 2016

Rrota e fatit

Rrota e fatit më ka shtypur; rrotë e fatit më ka"vrarë"
Kurrë me fatin nuk jam grindur,sado s'më mori për mbarë
Unë s'jam grindur kurrë me fatin, e pranova si më erdhi
Dhe aspak s'i kam inatin,se s'u bë, fundja, kiameti.

Rrota e fatit rrotullohet, sepse fati është rastësi
Ndoshta për mua vonohet, zë e vjen në pleqëri
Që të vijë në pleqëri, këtë fat ku ma gjen
Në u "vonua" deri tani, pse më duket sikur po vjen?

Se njeriu rron me shpresë (shpresa,- thonë,- vdes e fundit)
Nuk e shihni që po pres:-Mos kem vujatje në çast të fundit!

13 maj 2016

POETI

"Pushteti i njerëzve shfaqet me POETIN!"
G Ë T E

POET! Ke dalë pak jashtë kohe
Si në lojën e shahut ke rënë në "ceitnot" *
Mos u prpas, nëse pak lexohe
Unë e di mirë: nuk e meriton atë notë.

Se koha është e keqe,e ngarkuar me strese
Ku veç mashtrimi dhe paraja lozin "arushë"
Unë e di,Poet! Ti nuk ha "aso gjelle"
Dhe kjo kohë përverse me inat të mbushë

Mos u prpas dhe vargjet t'i bësh pushkë
Mbuhsur me fishekë për të vrarë prapësitë
Se dhe në kohë paqeje një POET është në luftë
Ndaj nuk i ndahen gjëmbat dhe e kryqëzojnë si Krisht!

* ceitnot - lëvizje brenda një kohe të caktuar.

Tiranë, 14 maj 2016

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...