Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/05/16

NDJEHEMI TË KËRCËNUAR,SEPSE PO KËRCËNOHET VALBONA

VALBONA 1


Nga Prof. Dr. Islam LAUKA – diplomat, analist/*

Ne jemi sot këtu, sepse ndjehemi të kërcënuar. Ndjehemi të kërcënuar, sepse po kërcënohet Valbona, që është pjesë e pandarë e identitetit tonë. E dimë dhe e njohim autorin e kërcënimit. Sepse ai ka dalë hapur, pa maska, ditën për diell. Është shteti ynë, ai që e ka për detyrë ta mbrojë si Park Kombëtar, që vetë e ka shpallur, para 20 vjetësh.

Me vendimet e Qeverisë për ndërtimin e disa hidrocentraleve në Luginën e Valbonës, duke shkelur rëndë të drejten mjedisore, kombëtare dhe ndërkombëtare, shteti ynë ështe futur në konflikt të dyfishtë – me natyrën dhe me njeriun.

Por ne, si qytetarë të lirë dhe të përgjegjshëm, nuk do të lejojmë që të prangoset liria e Valbonës me zinxhirin e hidrocentraleve.

Në qoftë se shteti ynë ka vendosur të bëjë shurdhin ndaj kësaj masakre mjedisore, ne refuzojmë të sillemi si ai dhe përpiqemi t’i dëgjojmë thirrjet e natyrës dhe të njerëzve për ndihmë.

Në qoftë se shteti ynë ka vendosur të bëjë qorrin, ne refuzojmë të sillemi si ai dhe përpiqermi të shohim sa më qartë krimin që po i kanoset Valbonës dhe njerëzve të saj.

Në qoftë se shteti ynë ka vendosur të bëjë memecin, ne refuzojmë të sillemi si ai dhe përpiqemi që thirrjeve për ndihmë të natyrës dhe të njerëzve t’u japim zë nga zëri ynë.

Në qoftë se shteti ynë ka vendosur të jetë i pandjeshëm dhe i pashpirtë ndaj këtyre thirrjeve, ne refuzojmë të sillemi si ai dhe përpiqemi të kuptojmë me mendje e të ndjejmë me zemër lutjet e natyrës dhe njerëzve për ndihmë.

“Ndihmë”, thërrasin bimët dhe kafshët endemike të Luginës së Valbonës. – “Ju lutemi, mos na pakësoni ujin dhe oksigjenin, sepse edhe kështu jemi në rrezik kritik për jetën.”

“Ndihmë”, thërret Gryka e Dragobisë. “Ju lutem, mos ma copëtoni shtatin e Valbonës, sepse ma hiqni freskinë e gjelbërimin dhe ma sillni shkretimin.”

“Ndihmë”, thërrasin njerëzit që e kanë lidhur jetën e dekën me Luginën e Valbonës.

“Ndihmë”, thërrasin zanat, heronjtë e Eposit të Kreshnikëve, mitet e legjendad. – “Ju lutemi, mos na e prekni vendlindjen tonë, sepse nuk kemi ku shkojmë.”

Ne jemi sot këtu, në përgjigje të këtyre thirrjeve, të gatshëm për të ndihmuar dhe për të sakrifikuar.

E dimë që e kemi shumë të vështire, sepse përballë kemi shtetin. Por frikë nuk kemi.

Nga kjo urë, ne i kërkojmë shtetit:

Së pari, transparencë të plotë për vendimet e Këshillit të Ministrave, sa hidrocentrale janë planifikuar të ndërtohen të Valbonë dhe sa leje mjedisore janë dhënë.

Së dyti, të pezullohet menjëherë realizimi i projektit për ndërtimin e hidrocentraleve.Së treti, të organizohet një referendum lokal në Tropojë, lidhur me ndërtimin e hidrocentraleve dhe, në rast se populli me vullnetin e tij të lirë shprehet kundër ndërtimit të tyre, atëherë të shfuqizohen menjëherë vendimet e qeverisë për këtë projekt.

Nga lartësitë e kësaj ure, ne u bëjmë thirrje intelektualëve të mbarë trojeve shqiptare, grupeve të interesit, shoqërisë civile dhe, sidomos, rinisë: bashkohuni me ne, në një bllok unik, në mbrojtje të margaritarit të kurorës së Bjeshkëve te Bekueme – Valbonës sonë të bukur dhe të lirë!

Valbonë, 8 maj 2016

*Fjala e mbajtur diten e dielë, më 8 maj 2016, (në “Uren e t’Shtrejtit”) në Tubimin Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Valbonës.

Pse u dhunua dhoma historike e kardiologut, Dr. Berisha?!


Nga Enver Bytyci


1 Kardiologji

Dhoma e mjekut kardiolog Prof. Dr. Sali Berisha, ne spitalin e Kardiologjise ne Tirane eshte shkaterruar, eshte shnderruar me urdher te Rames e Beqjes ne dhome pushimi rojesh. Jane hequr prej aty tavolina e punes, blloku e recetave, shenimet per pacientet, stilolapsi i fundit me te cilin ai kishte firmosur terapite e epikrizat e pacienteve te tij. Ndodhi kjo ngjarje pas rrreth 26 viteve. Nuk e bene kete bandat e vitit 1997, por e bene bandat e shtetit shqiptar te vitit 2016. E beri nje kryeminister qe per filozofi ka fillimin e historise me veten e tij, e shumta me Kocon ose dajen e tij, Koleka. Edhe Miloshevici nuk mundi t’i shkaterronte vlerat historike te shqiptareve sa kohe nuk kishte filluar luften per zhdukjen e elementit shqiptar ne Kosove. Vetem diktatori Hoxha e kishte filluar historine me veten e tij, duke mohuar se Shqiperia te kishte pasur histori shteti e institucionesh para tij. Psh festoi si date te krijimit te ushtrise jo 3 dhjetorin e vitit 1912, por 10 korrikun e vitit 1943. Kjo qe ka ndodhur me dhomen historike te kardiologut Sali Berisha, synon zbehjen e aktivitetit human te Doktorit. Synon zhberjen e suksesit te kardiologjise shqiptare ne historine e saj. Kjo qe ka ndodhur eshte nje krim kunder civilizimit. Edi Rama po shkon hapur e pa u trembur ne gjurmet e atyre qe kane bere genocid kunder trashegimise kulturore te popullit te vet ose popujve te tjere. Genocdi kunder trashegimise kulturore e historike te vendit te vet eshte kryesisht tipar i diktaturave te majta. Po ka perjashtime, Miloshevici psh. Ndersa ai kunder popujve te tjere eshte tipar i nazi-fashisreve. Ky veprim kriminal i qeverise shqiptare ne Kardiologji drejtohet kunder trashegimise kulturore e historike te popullit qe kjo qeveri perfaqeson. Edi Rama po deshmon cdo dite se ka ardhur ne pushtet me mashtrimin e madh se do ishte “sherbetor i qytetareve”, por pas pak oresh filloi zbatimin e filozofise nihiliste te mohimit te gjithckaje ne kete vend. Kjo deshmon se ne kemi ne krye nje kryeminister paranojak, me paranojak se kasapi i Ballkanit, Sllobodan Miloshevic. Si i tille ai eshte njekohesisht nje drejtues shteti i rrezikshem, i frikshem, i dhunshem, i papajtueshem me vlerat minimale te civilizimit. E di se mbeshtetesit e qeverise se sotme per shkaqe politike do ta pershendesin aktin mizor te Edi Rames per asgjesimin e dhomes se punes te kardiologut te shquar Sali Berisha, edhe pse ata ose pjestare te familjeve te tyre kane ndjere nga afer kujdesin human re tij ne dite te veshtira. Por kjo nuk do t’i ndihemoje as ata, as vete autoret e jetij krimi ne trashegimine tone, perkatesisht Edi Ramen, Ilir Beqjan e te tjere qe shqiptareve t’ u sigurojne me shume siguri, me shume liri, me shume qetesi, me shume prosperitet e me shume shprese. Perkundrazi vepra te tilla te erresires e nentokes se qeverisjes se sotme vetem se cojne ne regres politik, ekonomik, social e kulturor. Nga ana tjeter, ky akt barbaresh ka dhe nje agjende politike ditore: Te ngacmoje emocionet e Sali Berishes per t’iu kundervene reformes ne drejtesi, te cilen Rama perfundimisht nuk e do. Ai thote se e do reformen, por punon cdo minute te rrenoje konsensusin. Berisha disa here i emocionevr ne pushtet, eshte tashme Berisha aktiv dhe racional ne opozite. Keshtu ka ndodhur gjithnje me Berishen. Ndaj nuk ka shans ta kape Rama edhe pse e ndjek nga pas me kurth ne dore.

As Ramiz Alia nuk e krijoi ndarjen e sotme te Edi Rames?!

1 enver Bytyci


Nga Enver Bytyci


Sot Edi Rama ka shkuar ne Shkoder. Sebebi: Inagurimi i fototekes se famshme “Marubi”. Qellimi: Te thelloje percarjen dh ndarjen midis shqiptareve. Ne kete ceremoni ministrja me e pakulturuar ne historine e shtetit, por e ngarkuar me kulturen, pra bashkepunrtorja sorosiane e Rames me emrin Mirela e dy mbiemra, nuk e ftoi kryetaren e bashkise se Shkodres, Voltana Ademi. Mbasi pyeti Ramen dhe mori pergjigje negative, Mirela urdheroi drejtorine e Artit ne ministri qe e gjithe axhenda te behet ne llogari te prezences se qeverise dhe mungeses se pushtetit lokal. Ky veprim diletant, hakmarres, por dhe dilerantesh i ka zemruar shkodranet, pasi ata shohin se kryeministri i vendit dhe qeveria e tij qellimisht duan ta shpaltojne kryeqytetin e kultures shqiptare, Shkodren. Shkodra sheh larg, lexon pa syze edhe me larg. Shkodren kurre, askush, nuk ka mundur ta neperkembe dhe ta beje naive. Edi Rama, i marrosur ne delirin e vet te madheshtise, ka mundesi qe ta trajtoje Shkodren si Vunoin. Veprimi i sotem i tij me injorimin e te zgjedhurve lokale ishte dukshem nje perpjekje e tille. Po pse kryeministri nuk e donte kryetaren e Bashkise se Shkodres ne krah te tij per inagurimin e fototekes Marubi? 1. Ne fillim ky veprim lidhet me instiktin e papajtueshmerise se Edi Rames me pluralizmin, me opoziten. Ky lloj instkti i ngulitur thelle ne nenvetedijen e tij ka thelluar krizen politike ne Shqiperi si ne asnje vend tjeter. Perjashtimi eshte filozofia e qeverisjes se Edi Rames. Kjo ndodh ne perfaqesim e rendom ne vendimmarrje. 2. Edi Rama nuk e ftoi Voltana Ademin, sepse kjo e fundit do te duhej te pershendeste dhe ne pershendetjen e saj do te thoshte disa te verteta te padeshirueshme per kryeministrin. Do te thoshte se projekti ishte miratuar, kishte filluar, ishte zhvilluar ne pjesen me te madhe te tij, ne periudhen e qeverisjes Berisha. Shqiptareve nuk u duhej zbuluar “ky sekret” i filozofise se qeverisjes Rama, dmth mburrja me punen dhe investimin e Berishes. Aq me teper qe fototeka Marubi eshte simboli i kultures shqiptare. Ne kete pike kryeministri Rama ka filozofine e vet drejtuese, e cila perkthehet lehte si perpjekje per t’u thene shqiptareve se “Kultura ime, (e Edi Rames), eshte me e larte se ajo e paraardhesit tim”. Nuk ka asnje qellim tjeter ne veprimtarine e qeverisjes se sotme. Ne mungese te produktit perpiqen te imponojne nje produkt imagjinar, ireacional, formal. Ndersa Berisha si shtetar kishte filozofine e zhvillimit. Po te dilte qe fototeka Marubi ishte vizion, ide dhe projekt i realizuar, por i paperfunduar i Berishes, atehere rrezohej alibia e Rames. Etja per lavdi te pamerituar e Rames e perjashtoi Voltana Ademin nga ceremonia. 3. Percarjen e Rames e ka diktuar dhe vendndodhja e fototekes Marubi. Me kete veprim ai deshiron te sjelle ndarje te thelle politike ne qytetin simbol te unitetit ne te gjitha kohet e civilizimit. Sa me shume injorim, aq me shume percarje e dasi. Por Edi Rama duke dashur te injoroje kryetaren e Bashkise, ka marre nje goditje te rende per autoritetin e tij. Dhe se fundi, me duhet t’i kujtoj zotit Rama se anglezi, Antonio Smith shkruan se kombi eshte si familja dhe se pjestaret e kombit duhen trajtuar me drejtesi, maturi, respekt, barazi, njesoj sic trajtohen pjestaret e familjes. Ky eshte e duhet te jete tipari kryesor i atij qe drejton shtetin ose familjen. Rasti i sotem ne Shkoder, deklaratat rraciste me alpine, bathoriste, maloke e shpellare, fyerjet e perditshme ndaj opozites te zotit Rama, mungesa e bashkepunimit, transparences dhe konsensusit, jane pasoje e arrogances se kryeministrit. Dhe arroganca e tij nuk ka lidhje me percaktimet e Antonio Smith. 

“Harresa e çdo feje çon në harresën e detyrave të njeriut”– J.J.ROUSSEAU/

1 eugjen merlika

Shkruan: Eugjen Merlika /

Ka disa ditë, që kur Kryeministri Edi Rama njoftoi publikisht mendimin se në shkollat mund të futet, si lëndë e re mësimore, një histori e besimevet fetare, që shkrimet në organet e shtypit gëlojnë si asnjë herë tjetër për të njëjtin problem. Mendimet e shumta të shprehura ndahen në dy pjesë, të cilat nuk dij si qëndrojnë në raport me njëra tjetrën. E para është ajo e skeptikëvet, që venë në dyshim, në format më të ndryshme, projektin qeveritar, ndërsa e dyta është ajo e atyre që e shohin të dobishëm atë.

Duke e parë me sy të paanshëm këtë synim, më duket se trajtimin e tij duhet t’a shkëpusim nga debati politik, i cili në Shqipëri është më shumë një vazhdimësi pa krye e përplasjes së interesavet të kastavet drejtuese, se sa një përpjekje për të sendërtuar objektiva që i shërbejnë përparimit të Vendit. Nuk dij sa është e vërtetë që nisma e futjes së kësaj lënde të re në shkollat tona vjen nga Evropa, por personalisht e quaj një nga risitë e rëndësishme të këtyre 25 viteve të pas komunizmit. Kjo jo vetëm për faktin lirindjellës në vetvete, por edhe si një shenjë të shkëputjes nga mendësia komuniste në superstrukturën arsimore e kulturore të Shqipërisë, që ka mbajtur peng për gati tre të katërtat e shekullit, brënda skemash të parafabrikuara nga politika, mendimin shqiptar dhe formimin intelektual të disa brezave shqiptarësh.

Kundërshtarët e këtij mendimi, firma të njohura të jetës intelektuale shqiptare të dyzet viteve të fundit, e përqëndrojnë kundërshtinë e tyre në dy argumenta kryesore. I pari është vënia në dyshim e dobisë së një veprimi të tillë, madje ka edhe ndonjë që parashikon edhe “konflikte”(!) shoqërore si pasojë e tij, a thua se 70 vjetët e mungesës së kësaj lënde në shkolla kanë qënë një model i paarritshëm harmonie e bashkëpunimi ndërmjet shtetit dhe qytetarëvet. Argumenti i dytë paraqet një “vështirësi”, simbas meje, të zmadhuar në fuqi të tretë, për të hartuar tekstet e mësimdhënies e për të gjetur mësuesit. Në këtë drejtim hasim “dizertacione” e shpalosje erudicioni, mbi çastet e ndryshme historike të lidhura me vendime të hierarkivet fetare, kryesisht në kah negativ.

Më duket se trajtimi i problemit ndërlikohet enkas, për të mos nxjerrë në dukje, siç do të ishte më mirë, kundërshtinë që e ka bazën në formimin intelektual të shkollave ateiste në Shqipërinë e regjimit e, në rastin më të mirë, referencat shkojnë tek laiçizmi i shtetit, antiklerikalizmi i një pjese të iluminizmit freng, madje deri tek mbyllja e shkollave private nga Ministri mason i Mbretërisë, z. Mirash Ivanaj. Kjo lloj kundërshtie i ka rrënjët në gjysëm shekullin komunist të shoqërisë shqiptare e në luftën e gjithanëshme, që Shteti i asaj kohe zhvilloi kundër besimevet fetare, duke ngritur në piedistal një totem të Rilindjes Kombëtare, siç ishte vargu i famshëm i Pashko Vasës “Feja e shqiptarit âsht shqiptaria”. Ai ishte një varg monumental për mesazhin që përcillte rreth 120 vite më parë, kur kombi nuk ekzistonte si entitet shtetëror e kur besimet fetare mund të luanin një rol negativ, sidomos në Jugun e Shqipërisë ku ndikimi i kishës greke ishte shumë i fortë. Instrumentalizimi i tij nga regjimi komunist dhe inteligjenca e tij nuk ishte në funksion të interesit kombëtar, siç trumbetohej, por të luftës kundë feve si institucione që, për gjysëm shekulli, u quajtën “opium për popullin”.

Shëmbja e sistemit, me zhvillimet e saj të prirura ndaj fitimit të kohës së humbur, hapja ndaj botës, pjesëmarrja në institucionet ndërkombëtare, deri para 25 vitesh të shpallura zyrtarisht si “armike” të Shqipërisë e të shqiptarëvet, mërgimi në përmasa të jashtzakonëshme, liria e shprehjes dhe shkrirja e të vërtetave historike, së bashku me interesin që zgjojnë ato në një opinion publik më pak të politizuar, kanë krijuar kushtet për një rishikim themelor të gjithë disiplinave humaniste të shkollave tona. Politizimi i theksuar i tyre gjatë regjimit e ngurimi i papërligjshëm për t’u hequr ndryshkun gjatë viteve të kalesës, kanë shkaktuar një tjetër dëm të madh në formimin e nxënësve dhe studentëve të shkollave shqiptare gjatë këtyre viteve.

Cilado Qeveri, që merr përsipër seriozisht të ndreqë këto shtrembërime të jetës sonë kulturore, jep një ndihmesë të çmuar në përparimin e Vendit, një dukuri që ende nuk është në nivelin e kërkuar e që, për të arritur atë objektiv, ka nevojë të domosdoshme për njerëz të formuar me dijen e vërtetë dhe parime morale të shëndosha. Mendimi për të futur një lëndë mbi besimet fetare në shkollat tona, besoj se shkon në këtë drejtim. Do të jetë një vlerë e shtuar për formimin kulturor, një dritare për të parë e gjykuar përvoja mijëvjeçare të njerëzimit, në tërësinë e tyre, në dritëhijet e tyre, në rolet e tyre të vërteta në jetët shpirtërore të qindra miliardë njerëzvet që kanë kaluar mbi këtë planet. Ajo dritare ka qenë e mbyllur me mure të papërshkueshme nga asnjë lloj rreze drite, pasojë e një ideologjie skajore, kundër njerëzore, që i mohonte shtetasve të drejtën për t’u futur në objektet e kultit, mbasi besimin vetiak tek Zoti, me gjithë fuqinë mizore të ushtruar, nuk mundi t’a shrrënjosë plotësisht.

Mësimi i besimeve fetare si lëndë shkollore, krahas historisë së përgjithëshme, filozofisë, historisë së arteve, do të zgjerojë horizontin e të rinjve shqiptarë. “Feja është motra e madhe e filozofisë” thonte dy shekuj më parë poeti i njohur anglez Savage Landor. Nëpërmjet asaj lënde nxënësit do të njihen me parimet themelore të besimevet të ndryshme fetare, por edhe me historinë e tyre. Kështu do të jenë në gjëndje të bëjnë zgjedhjet e tyre vetiake, pa detyrimin e Shtetit dhe të propagandës së tij. Ky mësim nuk cënon aspak karakterin laik të Shtetit, madje e forcon atë më tepër sepse formon qytetarë të pregatitur e të vetëdijshëm që do të dijnë “T’i japin Qezarit atë që është e Qezarit dhe Zotit atë që është e Zotit”.

Përtej së drejtës natyrore e të lindur të çdo individi në shoqëritë demokratike e të qytetëruara, për të mos patur mure kufizuese në formimin e tij intelektual e shpirtëror, një e drejtë e dhunuar dhe e nëpërkëmbur tmerrësisht nga regjimet komuniste, mendoj se nxënia e ideve themelore të besimevet fetare ndikon fuqishëm edhe në brumosjen morale e paisjen e njerëzve me vlera të çmuara si dashuria mes njerëzve, harmonia ndërmjet besimevet, respekti për të ndryshmin, ndihma e solidariteti njerëzor me të varfërit, të dobëtit, të pamundurit, të gjymtuarit, të moshuarit në vështirësi etj. Ishin këto vlera që lartësoi e përhapi në gjithë globin bija më e madhërishme që nxori kombi shqiptar, Nënë Tereza, të cilën regjimi kriminal ateist shqiptar e mohoi paturpësisht për gati një gjysmë shekulli, edhe se ishte krenaria m’e madhe e tij në botën bashkëkohore.

Çështjet teknike të teksteve e mësuesve nuk më duken se janë pengesa të pakapërcyeshme. Nuk më duket se është e nevojshme të përfshihen klerikët e besimeve të ndryshme në proçesin e hartimit të teksteve, që duhet t’i lihen në dorë një grupi të vogël studjuesish të ndershëm, të aftë, me horizont të gjërë e pa paragjykimet negative të shkollës ateiste të regjimit. Ata për punën e tyre mund të mbështeten në tekste të huaja objektive të historisë së besimeve dhe nocioneve themelore të tyre. Nëse ata tekste janë të plota mund të përkthehen integralisht e nëse do të kenë nevojë për përditësime, të lidhura me historinë tonë n’atë fushë, mund të bëhen plotësimet e nevojshme, të bazuara në studime të njohura të ekspertëve të së shkuarës apo të ditëve tona. Nuk është një punë shumë e thjeshtë, por as e pamundur. Po të jetë vullneti, përkushtimi, kompetenca dhe vetëdija se po i shërbehet të sotmes e t’ardhmes së kombit tonë, duke plotësuar një zbrazëtirë që, prej më shumë se 70 vitesh, linte të mangët shkollën dhe kulturën shqiptare, çdo pengesë e çfarëdo forme bëhet e papërfillëshme.

Uroj që projekti të shkojë përpara drejt sendërtimit të tij pa mëdyshje, të jetë cilësor e gjithëpërfshirës, të mbajë parasysh ndryshimet e opinioneve, të shkuarën, por të shohë me vendosmëri drejt s’ardhmes, sepse synimi i tij duhet të jetë një hap tjetër drejt shoqërisë së lirive dhe qytetërimit.


Refleksione mbi ditarin sekret të E.Hoxhes për poezinë “Pashallarët e kuq”/

1 Butka Uran

NGA URAN BUTKA/

Kur lexova shënimet e E.Hoxhës për poezinë “Pashallarët e kuq” në ditarin e tij të fshehtë , u befasova dhe u trondita njëherësh, gjë që s’duhet të më kishte ndodhur.

Unë si studiues e njoh mirë figurën e Enver Hoxhës, zbuluar nëpërmes dokumenteve arkivore, e kam të qartë thelbin e mendimit dhe të veprimit kriminal e terrorist të E.Hoxhës, por edhe dyfytyrësinë e tij, hipokrizinë dhe shtirjen për t’u rrëfyer ndryshe nga ç’ishte në të vërtetë, djalli me fytyrë engjëlli, që të vriste natën dhe të qante ditën; megjithatë u befasova, sepse nuk e kisha besuar plotësisht që ai e kishte futur Ismail Kadarenë në rrethin e kuq të armiqve të partisë e të shtetit komunist dhe që kishte për shkrimtarin Kadare një urrejtje aq të madhe, qe cila shkonte deri në tmerr. Nuk e besoja edhe për faktin që Kadareja e kishte paraqitur artistikisht figurën e Enver Hoxhës në romanin “Dimri i Madh”, si asnjë shkrimtar tjetër, sipas meje jo si një udhëheqës komunist, por në planin kombëtar të mosnënshtrimit të një vendi të vogël ndaj diktatit komunist rusomadh dhe të shkëputjes së guximshme nga traktati ushtarak i Varshavës.

Mund të them me saktësi arkivore se E.Hoxha në kohën e Luftës por edhe të pasluftës, i ka urdhëruar, miratuar dhe firmosur si komandant i Përgjithshëm të gjitha ekzekutimet me vdekje të personaliteteve të shquara, pa iu dridhur qerpiku, duke vrarë kështu trurin e kombit. Mes tyre edhe shkrimtarë e poetë të njohur, si bie fjala: heshtja vrastare ndaj Lasgush Poradecit, ndalimi i veprës të Gjergj Fishtës dhe të Mid’hat Frashërit, burgosja e Musine Kokalarit, Mirtrush Kutelit, Visar Zhitit, Pano Taçit, Trifon Xhagjikës, Mirush Jeros (që Mehmet Shehu i dorëzoi flamurin e festivalit teatror për dramën “Hijet e murrme”, ndërsa E.Hoxha të nesësmen e quajti dramë reaksionare dhe e futi në burg autorin) etj. dhe deri tek pushkatimi i paimagjinushëm i Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës për disa vargje lirikë.

Diktatori E.Hoxha e kishte përqëndruar në duart e tij gjithçka, edhe fatet njerëzore e kombëtare, i ngërthyer në delirin e tij të madhështisë e të pushtetit totalitar. Ai qëndroi i tillë për gjysmë shekulli i lidhur ngushtë dhe i shërbyer herë tek jugosllavët, herë tek sovjetikët e herë tek kinezët, mandej i mbetur vetëm, pezull dhe i bunkerizuar në mes të luftës së Ftohtë midis Perëndimit e Lindjes, duke u ushqyer me gjakun e paktë të popullit të vet.

Ky njeri i gjithëpushtetshëm, që ia siguronte këtë gjë diktatura, ishte njëherësh antenangritur edhe frikacak, si çdo diktator, që trembej edhe nga lëvizja e perdes. Më shumë prej gjithçkaje ai druhej nga inteligjencia, që e quante rrezikun më të madh, veçanërisht i druhej fjalës së lirë, por të ndaluar, që herë pas here, edhe nën terror, shpërthente, siç ishte revolta e Spaçit dhe fjala e lirë e tyre në vitin 1973, që e tronditi pa masë pushtetin e tij, pikerisht dy vite përpara nisjes për botim së poemës së Ismali Kadaresë “Pashallarëet e kuq”(1975). Mendoj që Kadareja është ndikuar edhe nga kjo revoltë e përgjakur, tek shkruan për pushtetarët se i kanë të lyera duart me gjak deri në bërryl. Më shumë sesa nga revolta e të burgosurve politike, që gjithsesi i kishte nën kontroll ushtarak, Enveri kishte frikë nga personalitete të fuqishme të letrave, si Kadareja, të cilin mundohej ta kishte nën kontroll si shërbëtor të regjimit.

Ai përpiqej të kishte gjithçka nën kontroll të rreptë, por, çdo dalje nga ky kontroll që këqyrej rreptësisht nga partia dhe organet e Sigurimit të shtetit, i sillte atij turbullime frike dhe reagim represiv, terrorizëm dhe viktima të pafajshme të herëpasherëshme.

Unë isha i bindur se Hoxha nuk e ka dashur kurrë dhe e ka luftuar tinëzisht shkrimtarin Ismail Kadare, por edhe e ka mbrojtur nga vetë Enveri, siç thotë shkrimtari, natyrisht për interesat e tij e të sistemit komunist. Nuk do mohuar edhe fakti i vetëmbrojtjes, kujdesit dhe vetëkritikës së shkrimtarit në momentet kur sulmohej për t’u shqyer nga knerët e kuq. Kjo është universalisht njerëzore, pavarësisht sesi është përfolur nga liliputët e letrave. Ata e akuzonin Kadarenë se kishte ndërtuar figurën e Enver Hoxhës, qëllimisht të shkëputur nga Partia, për të mbrojtur veten dhe veprën e tij. Mbrojtja e jetës është një nga instiktet më të forta njerëzore, madje edhe qeveritë kudo në botë këtë duhet të kenë qëllim kryesor të tyre, ndonëse ndodhte ndryshe në regjimin e E.Hoxhës. Nëse Kadareja donte të mbronte thjesht jetën e tij dhe të familjes, do të ulte kokën, do të dëgjonte porositë e partisë, do të ishte i “qetë”, por askushi, ndërsa ai vendosi të rrezikonte edhe jetën, për të shkruar një letërsi të madhe dhe për të mbrojtur veprën e tij tashmë të mirënjohur e të vlerësuar botërisht.

Më kujtohen vargjet e Dantes, kur ishte i sulmuar politikisht dhe i internuar, kushtuar vetvetes dhe përpjekjes për të mbrojtur natyrshëm jetën dhe veprën e tij:



Ashtu si gjethi që përkul majën,

në kalimin e erës,

për virtutin e vet, që e lartëson.



Kjo e lartëson edhe Kadarenë. Edhe qëndresën e tij.

Isha plotësisht i vetëdishëm, madje disponoj edhe dokumente, se sistemi socialist, veçanërisht Sigurimi i Shtetit e kishim luftuar dhe e luftonin Kadarenë, sepse ai nuk u thye, sepse ai kishte dalë nga vatha, kishte shkelur rregullat e realizmit socialist dhe, në mjaft vepra realiste, përfshirë edhe romanin “Dimri i vetmisë së madhe”, aludonte kundër qeverisjes dhe mënyrës së jetesës së vetmuar, të mbyllur dhe njëngjyrëshe socialiste ( kujto shprehjen e një personzhi: ”Socializmi është si Saturni që ha këlyshët e vet”). Kush mund ta shkruante këtë veç Ismail Kadaresë.? Apo te romani “Kronikë në gur”, pjesa e fundit e librit përshkruan luftën civile në Gjirokastrër, terrorin e kuq të komunistëve dhëmbë për dhëmbë më terrorin e bardhë të kundërshtarëve të tyre. Skena të luftës civile në qytetin e gurtë, ishte si në gjithë Shqipërinë, një mynxyrë. Dhe shkrimtari shkon edhe më tutje, përtej çdo kufiri e rreziku. Në bisedën e plakave gjirokastrite, flitet për atë që po ndodhte në Gjirokastër, për luftën vëllavrasëse mes shqiptarëve. Xhezoja i thotë Kako Pinos: “Tani ka dalë një luftë e re, sesi e quajnë s’e them dot, luftë me kllasa apo luftë e kllasës( me shkronjën “ll” siç e shqiptonte Enver Hoxha). Kjo është ndryshe nga të tjerat. Në këtë luftë vëllai vret vëllanë dhe i biri babanë.. Thonë se djali i Hoxhatëve, Enveri, e ka shpikur atë luftën e re, që të thashë…”

Letërsia e vërtetë shpesh dhe jep kohën më mirë se historia.

Kur hynë partizanët në qytetin e Gjirokastrës, një partizan vret përpara portës babanë bashkë më të birin, sipas listës së pushkatimeve të dhëna nga Partia, por vret nëkohësisht edhe vajzën, që nuk ishte në listë e vdekjes, por që u përpoq t’i mbronte babanë dhe vëllanë.

E kush kishte kurajën t’i shkruante këto pasazhe terroriste të luftës civile, përveçse Ismail Kadaresë? Unë kam shkruar një libër për Luftën civile ne Shqipëri 1943-1945, të cilën Ismail Kadareja e ka quajtur një vepër monumentale, por ama e kam shkruar në liri, në këto vitet e demokracisë, ndërsa Kadareja i përshkruan këto skena të luftës civile dhe të terrorizmit komunist në kulmin e regjimit Hoxhist, kur të ikte koka për një shënjë, për një gjest, për një fjalë e jo më për imazhe të tilla tejet të guximshme, por të vërteta, e të gdhëndura në gur.

Ismail Kadareja bënte letërsi të madhe, të shkruar brenda lirisë së brendshme të tij dhe në sajë të talentit letrar të vetvetishëm, të lindur, të madhërishëm.

Mirëpo kjo letërsi është, sipas meje, edhe edhe akt qytetar, që kundërshton mungesën e lirisë të njerëzve, të lirisë së munguar të popullit të vet, pra një art disident në kuptimin e drejtpërdrejt të fjalës.

Ky ka qenë përceptimi im për veprën e Ismalil Kadaresë, mendim i cili u përforcua dhe u plotësua nga botimet e tjera si”Ura me tri harqe”, “Muzgu i perëndive të stepës”, “Prilli i thyer” etj dhe sidomos kryevepra “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave, një nga veprat letrare më disidente të kohës sonë.

Mirëpo, kur lexova botimin e nxjerrë nga arkivi i shtetit prej studiuesit Shaban Sinani “Pashallarët e kuq” dhe sidomos, kur lexova edhe ditarin e fshehtë të Enver Hoxhës, të botuar nga D.Kaloçi për këtë poemë, kuptova që Ismail Kadareja dhe vepra e tij ishin më shumë të arrezikuara se ç’kisha menduar, në atë sistem çnjerëzor. Unë i kam provuar vetë vuajtjet mizore të atij sistemi, por nuk mendoja se edhe Kadareja ka qenë njëlloj i rrezikuar, ndoshta edhe më shumë se unë, që e quaj vuajtjen fatkeqësi, apo se mjaft të tjerë që rrahin mburrshëm gjoksin.

Personi që e ka rrezikuar më tepër, por edhe e ka mbrojtur Kadarenë, është vetë Enver Hoxha. Në analizën prej 11 faqesh, që Enver Hoxha i bën poezisë “Pashallarët e kuq”, ai shfaqet i pamëshirshëm ndaj shkrimtarit Ismail Kadare dhe poezisë së tij. U befasova për analizën e thellë e të hollësishme, që bën ai poezisë në fjalë, me depërtimin e tij perfid në të fshehtat e artit dhe të mendimit, në këtë rast të “Pashallarëve të kuq”, ku ai zhbiron me një gjakftohtësi rrëqethëse të vërtetat e kobshme të thëna në atë poezi, si edhe rreziqet që mund t’i sillnin ato regjimit, ndërkohë që as Ramiz Alia, nuk i kapte dot. Dua të them, që E.Hoxha na del në këtë analizë idesh sa pervers, perfid dhe vulgar, kur i quan vargjet e poezisë mutra, aq edhe një gjeni i së keqes në zbulimin e të vërtetave të hidhura, të kobshme dhe disidente të artit kadarejan. Enveri e sheh poezinë në fjalë si një herezi “në kundërshtim me veprën e Partisë dhe që shpreh të kundërtën e asaj që thotë Partia”. Sipas tij, Ismaili është një poet borgjez, reaksionar, kundërrevolucionar, antisocialist.

A ka ku të shkojë më keq dhe më mirë se kaq për Kadarenë? Rreziku është i lishur ngushtësisht me lavdinë.

E.Hoxha zhbiron dhe zbulon ato dukuri të vërteta që i bëjnë nder veprës së Kadaresë, në thelb kundërshtare e regjimit komunist dhe e çdo sistemi antinjerëzor.

“Për këtë poet reaksionar vendi ynë socialist është një vend burokratësh dhe burokratët i kanë duart të lyera deri në bërryl me gjak” -shkruante në ditarin e tij të fshehtë E.Hoxha. – “Kadareja është kundër diktaturës së proletariatit, kundër dhunës dhe shtypjes së armiqve të klasës, kundër socializmit në përgjithësi, dhe në vendin tonë në veçanti”



Jo me bojë pelikan përjargur,

Si tuafë të këndshëm , ho,ho,ho,

Por të kobshëm, me duar të përgjakura

Gjer në bërryle unë ata i shoh.



Enveri po përgatitej për një ndëshkim të madh, port ë përmbajtur, jo vetëm ndaj jetës, por kryesisht ndaj veprës së Kadaresë, si në kohën e Inkuizicionit, nëse shkrimtari nuk do të bëhej shkrimtar i oborrit dhe shërbëtor i sistemit, siç i quante ai intelektualët dhe shkrimtarët. Nuk e kishte për gjë ta bënte këtë apo të kundërtën e saj, nuk druhej nga asnjë gjë, as nga bota e brendshme dhe as nga bota e jashtme, veçse druhej nga vetja e tij, sepse e ndiente veten , sa të fuqishëm, aq edhe të dobët, frikës, dyshues. Tek çdo të dyshuar, ai shikonte një kundërshtar, një armik, që duhej ta shkelte me këmbë ose ta asgjësonte.

Fakti që Kadarenë egoditën egërsisht me forcën e luftës së klasave në mbledhjen e Sekretariatit të Komitetit Qendror të Partisë, drejtuar nga Ramiz Alia, pas të cilit qëndronte vetë Enver Hoxha dhe porositë e tij, dhe që, sipas Ditarit, e kishte kritikuar Ramizin si miop e naiv, që nuk e kishte kuptuar thelbin armiqësor të poezisë së Kadaresë, fakti tjetër që Kadarenë e larguan nga Tirana në rrethin e Fierit, që të punonte si punëtor dhe të “riedukohej”, etj, ishin masa paraprake për ta nënshtruar, frikësuar, përkulur dhe dorëzuar. Fakti që poema nuk u botua, u zhduk apo u fsheh, bashkë me autokritikën e Kadaresë, rrëfen për shpresën e E,Hoxhës se mund ta bënte për vete Kadarenë, pa e bërë publike botërisht ndëshkimin e tij të bërë gati.

Mirëpo në atë çast kritik psikologjik dhe krijues, Kadareja qendroi fort dhe siç e pohon edhe vetë në një intervistë, krijimtaria e tij nuk pësoi ndonjë ndryshim, përkundrazi u zymtua dhe u ashpërsua edhe më tepër, po të marrësh parasysh romanin “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave”, që u shkrua pikërisht pas kësaj ngjarjeje tronditëse.


Interview with the Hero of Kosova, Ambassador William Walker – Head of the Kosova Verification Mission

1 Walker Moza
By Mimoza Dajçi – New York/
Greetings, Mr. Ambassador! I am glad to have the opportunity to meet and talk with you.January 2016 marked the 17th anniversary of the Reçak massacre, where as Head of the Kosovo Verification Mission, you were the first to denounce it as a massacre and make it clear to the world that crimes against humanity were being committed by Serbian forces. What are your feelings about the atrocious crimes and events, many years later?
– I still remember the horror of going into the village of Recak, on a very cold winter day. I saw bodies of the men and boys of the village, who had been killed the night before. It’s hard to forget something like that.
I go back to Kosova, to the anniversary memorial service every year that I can, and still feel the emotions I had that day. What I said, was the simple truth – it was what I saw. If that got the world to concentrate on what was happening in Kosova, that is great.
– During the 1998-1999 war, the women of Kosova were also subjected to violence by Serbian forces, as there are more than 20,000 cases of rape. Can we touch upon the terror women had to live through, how the war impacted their lives and the consequences they have to live with to this day?
– I am glad you mention that. Consequences of the war on the women of Kosova were very, very grave. There is a book written by a woman there, on the experiences of women during the war in Kosova. It deals with women being very badly treated and being raped. The author had it translated into English and I wrote an intro to the book, because I think it’s a very important and powerful description of what happened to the women of Kosova at the hands of the Serbs. And as you say, there are consequences to this day. There are children that were born of these rapes, women whose lives were absolutely ruined by what happened to them.
I am also pleased to say that the women of Kosova are very strong. Every time I go there, I see evidence of that. I see women going into politics and doing all sorts of things that maybe before and certainly during the war, they wouldn’t have done.
When I first went back to Kosova after the war, and went to some of the villages, the Mayor of Prishtina put at my service a young female interpreter. She was a very timid young lady who married at 16, through an arranged marriage, and had two children of whom she was very proud. She would interpret for me at the meetings we had, where the entire village would come “to talk to Walker”. The men of the village would then invite me back and I told them I would come back the next time, only if those women who are in the back of the room, are brought up front.
My interpreter and I talked a lot as we went around the villages for several days. I encouraged her to do something else with her career besides working in the Mayor’s office. The next time I visited Kosova, she was going to the university and the time after that, she had a good job. She went on to become one of the principle women of the parliament with Ramush Haradinaj’s party. Unfortunately, during a recent riot in the parliament, Donika threw tear gas at the governing coalition. She is a very strong woman.
During your visit in Kosova, on the occasion of the 17th anniversary of the Reçak massacre, you were honored with the “Shkelzen Haradinaj” award, as well as declared an Honorary Citizen. What does this mean to you?
It is a great honor. I think they have named a street after me and the government is also building a statue for me out by Reçak. Government officials as well as myself put some cement at the place they have designated for the statue.
-Have you had the opportunity to visit Mitrovica and the tower of the Boletini family?
-I have not visited the Boletini Tower but was last in Mitrovica about 4-5 years ago. Unfortunately, that is another terrible situation….
You have stated in the past, that the establishment of a special court to investigate crimes allegedly committed by members of the Kosova Liberation Army, was unnecessary. Is it your impression that this statement was taken into account by the internationals?
Yes, I have voiced objections to the concept that Kosova needs special courts. If the international community has helped establish the justice system, they should have confidence in the justice system, instead of looking for something else to really bring justice.
I am in favor of the International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia in the Hague. I went and was one of the principal witnesses against Milosevic. I talked at great length about Reçak and some of the other things I saw in Kosova. I am sorry that each trial takes 3-4 years.
– Do you believe that the establishment of this new court comes as a consequence of Dick Martin’s and Carla Del Ponte’s accusations, which may have negatively influenced the international community against Albanians?
– I really don’t know. Things happen in mysterious ways. My feeling is that the European Union, the international community, somehow feel that more should be done and they must show unevenness that a number of Serb war criminals were in fact tried and convicted. The one I was involved in, was Nikola Sainovic, who is a really bad man and was convicted. The internationals may think we have to have a special court to try Kosovars. Totally unnecessary!
Vojislav Seselj was recently found not guilty by the International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia in the Hague. Do you agree with the Tribunal’s decision?
I am particularly upset that one of the major war criminals from Serbia was acquitted. Seselj is, was and remains one of the most radical voices of Serb nationalism, which is exactly what led so many young Serbs to go into Kosova and do the horrible things they did. So I think he is very responsible for what happened. He is not a nice man. Sending him back to Serbia to be a hero and continue his vicious ways, of course I think the court made a big mistake. I understand there is an appeal and maybe three years from now there will be another decision.
Thank you!
New York, May 2016
-

“ZHDUKET” DR. AV. M. PIPA... DHE DOSJA E TIJ...

Nga Fritz RADOVANI:

180px-M.Pipa

DR. AVOKAT  MUZAFER  PIPA

(1914 – 1946)

30 SHTATOR 1946 : “ZHDUKET” DR. AV. M. PIPA... DHE  DOSJA  E TIJ...

Muzefer Pipa asht le në Shkoder në 1914. Mbaroi studimet per jurisprudencë në Padova.
Me 28 Janar 1946, mbronte At Gjon Shllakun në gjyq, me grupin “Bashkimi Shqiptar”...

Tue dalë nga kafe Bar’Impero, prokurori vrasës Aranit Çela i tha: “Hëëë, Muzafer Pipa, e kemi rajtur njëgjysëm leku edhe per ty!..” E arrestuen nga fundi i muejt Gusht 1946...

■LEGJENDA: Vazhdonte hetimet me kriminelin Zoji Thëmeli...Muzaferi, në mëngjesin e 30 Shtatorit 1946, vendosi me ikë nga hetuesia... U dëgjuen krisma armësh! Kryetari i Degës, Zoji, dergoi Elez Mesin me marrë një pulë, i këputën kokën... dhe shperndanë gjakun e saj në çimenton rrethuese të hetuesisë...Pra, “Muzaferi u vra nga rojet tue ikë”.

■E VERTETA: Me 29 Shtator 1946, Zoji Thëmeli dhe Vaskë Koleci, i kishin lidhë krahët mbrapa Av. Muzafer Pipës, per një karrigë të mberthyeme per dysheme. Skuqën një hekur dhe vendosën me ia kalue në muskujt e dy krahëve mbas shpine... Mbasi hekuri kaloi krahun e djathtë...nga dhimbjet e forta, Trupi i Muzaferit bani lëvizje që katilët nuk mujtën me i kontrollue... Hekuri i skuqun takoi per shtyllen kurrizore dhe Muzaferi, mbylli jetën në mënyrën ma mizore. Me 30 Shtator 1946, u perhap edhe “Legjenda”!

■Po, “shokun komandant” kush e njoftoi “për zbatimin e urdhërit tij dhenë K.Xoxes?”

■Në këte 70 vjetor të kësaj mbytje barbare të Dr. Avokat Muzafer Pipës, Shqipnia që Ai e ka dashtë aq shumë, nuk duhet t’a vajtojë... Po, perballë Një Monumenti të Muzaferit, shka janë Shkodranë e Libohovitë, të gjithë bashkë të këndojnë “Hymnin e Flamurit”!
Melbourne, Maji 2016...

Nga Prof. Arshi PIPA  
    Elegjia Vllaznore   
Ma thonte zemra e ngrâta 
se jeta t'kishte lânë, 
edhe pse miqt’ e shokët 
nuk dojshin me ma thânë. 
Der’sa mbi krye mandata, 
kur s'e pritsha më ra, 
dhe mora vesh çka në andërr 
prej kohe m'ishte g’jâ. 
E pau epileptiku 
qi s'njifte mue as ty. 
Po kapërcejshim lumin 
kur befas ura u thye… 
Un rashë… m'u turr vërtiku… 
humba! Uluroi nji zâ… 
Ti u hodhe, m'kape, m'qite… 
por vetë nuk dole mâ! 
Ti vuajte, ti rreziqe 
durove simbas stinës 
nga ishulli i Ventottenes 
ndër telat e Prishtinës. 
E pse përbuze vdiqe 
terrorin bolshevik, 
gjithmonë armik i shtypjes 
e Bir’i Atdheut besnik. 
Sot qi nga dita e mortit 
Ka rrjedhë mâ se nji mot, 
tue t’a nderue kujtimin, 
o vlla, nuk derdhi lot. 
Pse për vdekjen e t'fortit 
i fortë duhet me u bâmë. 
As i përmendi fajtorët: 
nuk kam mâ çka me i nâmë... 
Kur ndofta nga mizori 
Po përgatitet ura 
për mue kët herë e, kânga 
e mbramë âsht kjo qi thura, 
me gjakun tând Dëshmori 
vulosi sot nji bè: 
Përbuzi komunizmin 
e truhem për Atdhè!..

U shkrue në Burgun e Durrësit, në vitin 1948. 

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...