Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/05/20

Takimet letrare “Azem Shkreli”


azem-shkreli

Për të katërmbdhjeten herë me radhë në komunën e Pejës, po mbahen takimet letrare ndërkombëtare “Azem Shkreli”. Aktiviteti do të jetë 2 ditor, dhe se do të madhështohet me pjesëmarrjen e Kadaresë, i cili do të jetë fitues i çmimit “Azem Shkreli”, dhe njëherësh do të shpallet edhe qytetar nderi i komunës së Pejës.

 

http://floripress.blogspot.com/2010/12/azem-shkreli-1938-1997.html

Shkruan: Flori BRUQI
Shkreli lindi në Rugovë të Pejës ku edhe e kreu shkollën fillore, më tej në Prishtinë vazhdoi shkollimin e mesëm dhe diplomoi në Fakultetin Filozofik, në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor dhe njëherit themelues e drejtor i Kosova Filmit.
Me veprimtari letrare filloi të merret që nga mosha majtë e re kështuqë në moshën njëzet e tri vjeçare botoi vëllim e parë me poezi “Bulzat”, kurse në vitin vijues duel nga shtypi romani i mrekullueshëm “Karvani i bardhë”. Kronologjia e botimeve vazhdon me “Engjujt e rrugëve” (1963), me dramën “Fosilet” (1968), “E di një fjalë prej guri ” (1969), “Nga bibla e heshtjes” dhe “Sytë e Evës” (1975) ; “Pagëzimi i fjalës” (1981), “Varri i qyqes” (dramë 1983), “Nata e papagajve” (1990), “Lirikë me shi” (1994) dhe pas vdekjes (1997) ju botua dorëshkrimi “Zogj dhe gurë”.
Që në hapat e para të krijimtarisë letrare, Shkreli rrezatoi një ndryshim nga shabllonet e letërsisë shqiptare të pasluftës në trojet shqiptare jashtë shtetit amë (ishte i pamundshëm një ndikim në viset e shtetit amë për shkak të hermetizmit politiko -gjeografik dhe kuturor).
Fillimi është krijimtari lirike ku vend kryesor zënë vendlindja e tij, natyra dhe njeriu i kësaj ane. Vetë titujt e poezive të kësaj kohe (1950-1960) flasin për preokupimet dhe burimin lirik të poetit : “Bregu” , “Lumi”, “Vdekja e Malësorit” dhe një mori e tërë poezish lirike me tituj të kësaj natyre, që gjithëmonë nbjyroset me një pasuri ndjenjash të papërsëritshme që në këtë kohë partizane, te shumë njerëz të pendës dhe artit kalonte në neveri për publikun.
Edhe në prozë, Azemi bëri një ndryshim prekës në formën e shtjellimit të personazheve të tij. Romani i parë i tij « Karvani i bardhë » u prit me një interes të mahnitshëm të lexuesit shqiptar. Dyl Mehmeti është brum i gatuar me kujdes të pashoq dhe ngrit gjallërinë e prozës anemike shqiptare të viteve në fjalë. Ky roman, la mbënë modën soc-realiste të blokut politik lindor duke involvuar për herë të parë në letërsinë tonë, një neoromantizëm të të lehtë e të kulluar por jo të pëlqyer nga regjimet në fjalë.
Pë sa i përket epokës të poezisë do të thosha të virgjër lirike të tij, Shkreli sikur ngre dore nga butësia e dashurisë së njomë rugovase. Këtu tani fillon një gërshetim i “emërtimit” të veprave me terminologji religjioze (“Dhjatë e re”, “Psalm për Kosovën”.. Titujtë dhe dhe vragjet marrin në momente, ngjyrë nganjeherë religjioze dhe në disa raste duket një kërkim i të shprehurit të idesë me kombinime gjuhësore sa biblike aq edhe ateiste. Në vjershën “Dhjatë e re”, për shembull, nuk është e qartë se kemi të bëjmë me një figurë si antiteza apo me një kërkim të vurjes në pah të pjekjes së “mendimit të mirë” (“Djalli e di se në ç’vend…”).

Lirikat e Para

Vendlindja, natyra dhe njeriu i Rugovës së Dukagjinit, portreti shpirtëror i tij, do të jenë frymëzimi kryesor i poezisë së Azem Shkrelit të shtrira brenda viteve gjashtëdhjetë. Frymëzimi që ngjizet mbi këtë hapësirë e që është kthim i shpeshtë i poetit, nuk është konvencional e aq më pak pozë: nuk ka në të patetikë malli dhe mallëngiimi që djeg, “më të bukurin vend”… Bota e vendlindjes së poetit është e pranishme si botë e njerëzve, si besim dhe parim etik, si ashpërsi dhe krenari, si individualitet i papërsëritshëm me hapësirat e tjera, si filozofi jetësore, si raport ndaj lindjes, jetës, vdekjes, dashurisë, si raport ndaj dasmës dhe festës, ndaj punës dhe natyrës, ndaj zotit dhe, sidomos ndaj fjalës. Në këtë frymë janë poezitë e ciklit “Këngë për vete” të shkruara në fund të viteve pesëdhjetë dhe që, së bashku me një tufë poezish të tjera, do t’i emërtojmë si autoportret poetik.
Tek poezitë e ciklit “Dukagjinçe” mund të përmendim disa poezi portrete të vendlindjes që shënojnë kulmin artistik të poetit si: “Dukagjinge”, “Vdekja e Malësorit”, “Bregu i mollës”, “Shkëmbi”, “Lumi” etj. Te poezia “Vdekja e malësorit”, përmes përqasies poetike vihen pranë e pranë tri majat: e malit, e lisit dhe e Malësorit. S’ka lot, s’ka kujë në këtë vdekje, se atëherë rrëzohen lisat, shemben majat dhe shterrin krojet. Dhe, s’ka vdekje këtu: vetëm se harroi perëndimin dita në sytë e Malësorit, ndërsa mendimi i vrugët dhe i ftohtë ndër vetulla, është ai që shquhet. Ndërsa poezia “Bregu i mollës” edhe si strukturë vargu, si frymëzim dhe poetikë, është realizuar fare ndryshe nga poezia e mësipërme. Ajo është konceptuar si një rrëfim që rrjedh përnjëherë dhe furishëm, thuajse pa të lënë rast të marrësh frymë. Eshtë njëri nga kthim-kërkimet më dramatike të poetit pas gjurmëve të dikurshme që, përfundimisht i ka fshirë koha. Të pashlyera, të njëjta në atë kthim janë vetëm retë shtegtare, të përjetshme në shtegtimin e tyre, sfiduese përballë shtegtimit kalimtar, përballë gjurmëve të fshira pamëshirshëm. Në këtë kontekst mund të përmendet dhe poezia “Lumi”, i cili sikur merr pjesë në këtë komplot kundër poetit, po dhe ai fsheh diç të kaltër dhe të urtë në thellësitë e veta, por që s’do ta thotë. Nga vargjet e poezisë “Shkëmbi” reflekton njëjëzimi maksimal në mes të portretit, natyrës së vendlindjes dhe individualitetit të Unit lirik.

Lirikat e Dashurisë

Dashurinë për vashën, poezia e Azem Shkrelit e ka emocion, dhembje të brendshme, të pazëshme.
Fjala është për një cikël jovëllimor poezish, të zëna dhe të lindura, mbase nga një dashuri e pafat e poetit, që përjeton dramë dhimbjesh të thella. Vasha para një udhëkryqi dramatik zgjedh largimin përfundimtar. Vargjet e lindura nga ky detaj jetësor, ngarkohen kryesisht vetëm me një refleks emocional: dhimbjen e poetit pas ndarjes. Edhe për përmasat e emocionit, për figurën, portretin e vashës, poeti gjen ndonjë detaj të rrallë që s’është qëllim në vete, por në funksion të tendosjes dramatike të folësit lirik. Dhembjen e kësaj plage autori parapëlqen ta mbajë të heshtur, vetëm për vetveten dhe, kur ajo kërcënon të dalë jashtë kontrollit, e ndrydh brenda, si një therrje, plagë fizike. Në këto poezi ndjehet gjendja shpirtërore e poetit, supozohen rrethanat, mjedisi, si dhe një ecuri kronologjike se si dhe kur kanë lindur poezitë e ciklit në fjalë, që asnjëra nuk ka datë.
Fillimi do të ishte si një “Këngë e heshtur” një takim e gëzim rasti, po ashtu pa bujë, lindja e këngës si një “takim pa hiri”, përthithës në çast, por, njëkohësisht i mbështjellë dhe i përcjellë me një parandjenjë të kobshme që pëshpërit si Korbi i Po-së: do ta dua pa e parë.
Pason pastaj periudha e një dhimbjeje që therr thellë, duke u përplasur brenda gjirit të vet në një vetmi absolute të Unit lirik. Kjo fazë lidhet me bredhien e ankthshme të poetit përmes tri lirikave: “Liqeni”, “Nata në kështjellë” dhe “Në Shën Naum”. Liqeni që depërton andej dhe këtej kufirit mbase dhe mund të ofrojë një sinjal, një hollësi për vashën, por ai, indiferent, luan me valët dhe, sikur s’është më as syri i tij as loti i saj, dhe Unit folës në çast, i vjen të zbresë në fundin e tij. Nuk ka ngjyrim patetik, as vaj ngushëllues në këtë dëshirë, ide e mendim, qoftë i një Basti fluturues, i një jehone të largët. I tillë është një trevargësh nga cikli i lirikës së realizuar si autoportret, konkretisht nga poezia me titull “ç’ka mësova unë”; -Me qeshë pelim me vuajtë, Me dashtë si me vdekë, Me vdekë si me luejtë. Dashuria dhe vdekja në poezinë e Azem Shkrelit nuk janë një fjalë goje. Përkundrazi ato qëndrojnë pranë e pranë fare natyrshëm.
Poezia “Në Shën Naum” është një tjetër faqe e bredhjeve të poetit rreth e rreth liqenit që e ndan aq mizorisht. Vargjet e poezisë “Nata në kështjellë” vinë si një fund dite e plumbtë, si një thirrje për strehim qetësues, si një refleks për ta heshtur, për ta vënë në gjumë dhembjen. E kjo nuk ndodh. Përkundrazi dhembja roit e përçudnuar dhe poeti, për ta mposhtur, therr faqen e shkëmbit me gishtat e duarve. Poezia kurorë e ciklit pa dyshim është “Në vend të përshëndetjes”. Para kësaj, një si këndellje, vërehet që në vargjet e poezisë “Para elegjisë”, ku uni lirik sikur e parandjen jehonën e qëndrimit nëpër kohët që vinë. Por përmes vargjeve të poezisë “Në vend të përshëndetjes” poeti do të shpërthejë si klithje dhe anatemë.
Në këtë poezi antologjike vihet re një përplasje e brendshme udhëkryqesh, përplasje përjashtuese, emocionesh në momente të kundërta, që rrjedhin furishëm. Vërehet një konflikt dramatik: aq sa zëri lirik përpëlitet të çlirohet nga kjo magjepsie totale, që kullon dhimbje e ankth. Aq më shumë e ndien ai praninë e saj, të shikimit të saj, “në shtegballin e vet”. Ndjehet se stuhia në këtë poezi, turret si e verbër, herë në një drejtim e skajshmëri, herë në të kundërtin.

Lirikat Atdhetare

Azem Shkreli është një nga lirikët më modernë në llojin e poezisë patriotike. Nuk ka eufori në atë poezi, as përbetime e dëshmi atdhetarizmi që, në këtë fund shekulli janë aq me tepricë në poezinë tonë. Brenda këtij harku tematik poeti me guxim denoncon cenet dhe veset shqiptare, dje dhe sot, duke e ruajtur besimin në substancën e shëndoshë të qenies. Ndjenja e atdhedashurisë shtrihet gati në tërësinë e veprës poetike të Azem Shkrelit. Ajo dallohet thekshëm tek frymëzimet poetike të ngjizura nga drama kosovare dhe shqiptare, sidomos të viteve nëntëdhjetë. Në këtë tematikë sidomos shquhen dy veprat e fundit të poetit, “Lirikë me shi” dhe “Zogj dhe gurë”. Nga tërësia e vargjeve atdhetare reflektohet një urti e thithur nga e kaluara, nga tradita dhe lashtësia historike, nga bota shpirtërore kolektive, që i sfidon krizat aktuale morale dhe shpirtërore të shqiptarëve.
Si poezi atdhetare, pjesërisht mund të konsiderohen edhe ato përsiatëse, të llojit “Meshë” apo “Dhiatë e re”. Tek e para përmes një loje fjalësh që, vetëm duke i ndërruar vendet, tek tri vargjet e poezisë, shquhet zëri, në frymë biblike, i vendosur, i prerë në mbrojtje të Dheut dhe qëndrimi shpirtëror e intelektual i poetit ndaj tij. Ajo që e dallon poetin nga shumica e autorëve të lirikës patrioktike aktualisht është ndjenja ndaj fjalës dhe e shqiptimit poetik të përmbajtur në emocione; është ndjenja e masës, ndjenja për të mos u rrëmbyer nga brohoritja kolektive në çastet dramatike për fatin e kombit, siç janë vitet nëntëdhjetë. Këto tipare sidomos shquhen tek vëllimi i parafundit i poetit “Lirikë me shi”. Në këtë kontekst, do të veçojmë poezinë e poetit të lënë në dorëshkrim e që lidhet me ngjarjet e pranverës shqiptare të vitit 1997: “Këngë e turpshme”.
Cikli i kësaj lirike, në këtë përzgjedhje prezantohet me poezitë “Psalm për Kosovën”, “Origjina”, “Arkeologji”, “Meshë”, “Sogje”, “Zgjim”, “Motiv optimist”, “Ndërtimi i kullës”, të cilat dallohen për shtresime të rralla gjuhësore e poetike.

Lirikat Refleksive

Në lirikën e Azem Shkrelit nuk mund të bëhet diferencim i prerë ndërmjet llojeve të lirikës. Substanca përsiatëse, refleksive është e pranishme dhe tek poezitë atdhetare dhe tek ato historike, intime, të vendlindjes, etj. Cilido qoftë frymëzimi poetik, në ecje, gjatë artikulimit gjuhësor të poezisë, vargu ngarkohet me reflekse kategorish nga ekzistenca dhe metafizika. Çdo dukuri në këtë poezi është në lidhje me tërësinë e universit dhe ka kuptimin apo pakuptimësinë e kësaj tërësie. Në këtë lirikë është më i pranishëm synimi për të shtruar pyetje, përmes të cilave ndriçohen kategori metafizike të rëndësishme, jepen sugjerime të tërthorta drejt përgjigjeve që asnjëherë nuk janë të prera, përfundimtare.
Rëndom, në atë pjesë të lirikës ku substanca filozofike është më e theksuar, mbesin të hapura dilemat, udhëkryqet në jetë, duke e nxitur dhe pasuruar spektrin asociativ e meditativ të lexuesit. Lindja e kësaj pjese të lirikës, lidhet me çaste dëshpërimi me çaste zhgënjimi poetik nga ligjshmëria e gjithësisë, nga njerëzit, ku s’pushon të gjallërojë një besim, sado i largët ndjehet ai, sia ndodh tek vargjet e poezive “Ajo që s’e them”, “Pagëzim i fjalës”, “Kafshë e zezë”, “Këngë e vrugut”… Një dëshpërim e zhgënjim i thellë i ditëve të fundit të poetit vërehet tek poezia “Përshëndetje me miq”, ndërsa poezia pak më e gjatë “Letër një miku” lidhet me një brengë më të hershme të poetit.
Vargjet tek të cilat rrezaton dhe besimi e shpresa për ndreqjen e botës dhe të njerëzve, pra dhe të shqiptarëve, janë më të shpeshta në këtë rreth tematik. Në çaste të tilla të rralla, poeti parapëlqen të tërhiqet, të strehohet tek hapësirat e pastra, të virgjëra, siç ndodh me llojin e poezisë “Motive të verdha”. Poezitë më të arrirra të kësaj natyre lidhen me trajtat e heshtjes dhe të fjalës, me përthyerjet e tyre në kontekste të ndryshme, qofshin këto sfiduese dhe provokuese, të përditshme dhe të përjetshme. Përshkohet, në këtë cikël lirik, urtia e fjalës dhe e heshtjes, kriza dhe shansi i tyre në rrethana të ndryshme, forca njëherëshe dhe shkatërruese e tyre. Përmes fjalë-heshtjes, në lirikën e vet mendimtare, poeti portretizon kohën e fjalamanëve dhe të heshtakëve aktualë, portretizon njerëzit, bartësit e përditshëm të tyre. Po ashtu brenda këtij rrethi frymëzues Azem Shkreli arriti majat e artit poetik, për arsye se vetë natyra krijuese e tij është më pranë dhe më e prirur drejt meditimeve filozofike. Në këtë fushë, është pa dyshim poeti më i fuqishëm në letërsinë e sotme shqiptare.

Poetika

Veti parësore e poezisë së Azem Shkrelit është dendësia e mendimit, ngarkesa dhe tendosja emocionale, të cilat nuk janë sajime mekanike, as rezultat i reduktimeve dhe i shkurtimeve sasiore të
mjeteve shprehëse. Dendësia në të gjitha shtresimet poetike është në natyrën krijuese të poetit. Kjo natyrë krijuese e ka të mprehtë ndjeshmërinë ndaj fjalës, nga e cila shtrydh të pamundshmen. Duke u vendosur në kontekste të caktuara, fjala, figura, fraza, në këtë poezi aftësohen maksimalisht për të zënë dhe për të bartur në rrjetën e tyre, mendime dhe nuanca mendimesh, emocione, imazhe përfytyrimi dhe imagjinate nga më të nuancuarat dhe nga më të ndërlikuarat. Karakteristikë tjetër është gdhendja mjeshtërore e vargut dhe e frazës poetike. Duke qenë jashtë konvencioneve metrike dhe retorike, poeti, në vargun e lirikës së tij arrin të vendosë një ritëm, një harmoni të natyrshme, jo të imponuar dhe jo në dëm të thelbit përmbajtësor dhe estetik të saj. Nga kjo anë poezitë e Azem Shkrelit u përngjajnë skulpturave të gdhendura mjeshtërisht dhe të krijuara nga lënda kristalore, e tejdukshme. Saktësia e imazhit imagjinativ dhe figurativ, saktësia dhe tërësia e perspektivës dhe e filozofisë poetike, qëndrojnë në thelb të strukturës vargëzuese të A. Shkrelit. Është dhe një veçori, mbase e rrallë përgjithësisht, që e veçon vargun e Azem Shkrelit: mendimi, emocioni, nuk i robërojnë strukturat tërësore të vargut, strofës, frazës. Ato sipas nevojës derdhen lirshëm dhe arrijnë përpos efekteve estetike dhe elegancë të përsosur ritmi dhe mendimi poetik.

Karvani i Bardhë (analizë)

Kur u botua romani “Karvani i bardhë”, (1938), ishte ngjarje letrare në Kosovë, jo vetëm pse autori i tij ishte një gjimnazist i panjohur, por para së gjithash për faktin se përballë asaj pak letërsie (poezi) dhe kurrfarë proze, romani i Azem Shkrelit qëndronte su-perior si vlerë. Edhe për këto dy arsye: lufta e fundit që është tema e romanit, jehona e së cilës ndihej akoma, nga autori i ri shihej ndryshe dhe nuk përputhej aspak me parimet e pasqyrimit bardhë e zi. Ndërsa, njerëzit që e mbartnin atë luftë, bota e tyre rrëfehej me një gjuhë të avancuar, gjuhë që s’provonte aftësinë e një të rrëfyeri burimor, efikas për të dhënë situta dhe përfytyrime komplekse shpirtërore.
Aso kohe, romani mbi Dyl Mehmetin, siç njihet më shpesh “Karvani i Bardhë”, nuk arriti t’i hapë udhë një konflikti tragjik të brendshëm të botës shqiptare: si të ruhet profili pozitiv i Dyl Mehmetit nga njëra anë, dhe të kundërshtohet lufta e tij nazionaliste, antikomuniste nga ana tjetër; pra si të rezervohet simpatia e lexuesit, përkatësisht e autorit për të, dhe të refuzohet lufta që bën Dyl Mehmeti. Autori i romanit, gjimnazist, e ndjeu thellë këtë mospajtim dhe konflikt të brendshëm të imponuar artificialisht nga jashtë: jo të gjithë ata, për të mos thënë pjesa dërrmuese që e bënë luftën e vet, edhe pse kundër shumicës, nuk ishin dreqër të zinj. Autori shkon dhe më tej, jo të gjithë ata e donin më pak Kosovën dhe shqiptarizmin. Zgjidhja e brendshme e konfliktit në roman prandaj erdhi si rezultat nga jashtë: u desh që Dyl Mehmetit t’i vihet një njollë nga e kaluara. Edhe pse kështu, lexuesi asokohe e dalloi qartë mballomën artificiale që iu vesh kryepersonazhit. Ndërkaq, pikërisht për tendencën e brendshme të romanit dhe të kryepersonazhit të tij, si dhe të pranisë së emocionit negativ që e përshkon luftën e Dylit, për mënyrën dhe gjuhën e rrëfimit, “Karvani i bardhë” me dekada vazhdoi të jetë njëra nga veprat më të kërkuara.
Afërsisht ky është version i botimit të parë të romanit. Në versionin e ri, të botuar në vitin 1996, Dyl Mehmeti del i pastruar nga shpifjet dhe sajesat denoncuese. Tani ai del i vërtetë, i vetvetes, dhe në përputhje me natyrën autoktone. Shëmbëllyeshëm me figurat e shquara të personazheve monumentale, Dyl Mehmeti arrin të shquhet në majat e një rrethi të ngushtë personazhesh, që e shtrijnë larg rrezatimin në kohë dhe në hapësirë. Dyli bart me vete shtresime burrërore dhe tragjike të unit të vet, sublimon mpleksjen e së bukurës dhe së madhërishmes. Në tiparet e këtij personazhi, është koncentruar një frymë kombëtare e formës së filtruar moralisht. Ai, duke qenë i bindur se bën luftën e vërtetë, në fund gjen forcë morale t’u kundërvihet të gjlthëve, për të cilët po ashtu ishte i bindur se nuk e kanë drejt. Ai e ndien se pozicioni dhe perspektiva e luftës së tij janë të drejta, por e sheh se kundër asaj lufte janë të gjithë, ose pothuaj të gjithë. Një perspektivë e tillë, thelbësisht kontradiktore, e bën edhe më komplekse figurën e Dylit, e sprovon atë në rrafshe dhe situata të ndryshme, e ballafaqon me situata që mund t’i mbajë mbi shpatulla vetëm ai. Sprova e tij më e fundit dhe më e madhe, që e shpreh madhështinë e figurës, është ajo e ballafaqimit sy më sy me vdekjen, me të vetën dhe me vdekjen e të tjerëve. Përmes lidhjeve dramatike të episodeve të rrëfyera, që plotësohen dhe ndriçohen mes vetes, sajohet uniteti si shtrat i vizionit të Dylit, dëshmi e gjallë për një kohë dhe realitet.
Autori i këtij romani është i shkollës së rrëfimit të mirëfilltë klasik. Ai, llojin më të ndërlikuar letrar, romanin, e lidh me rrëfimin e një historie, pra është rrëfim i rrëfenjës. Rrëfimi në romanin “Karvani i Bardhë”, lidhet me historinë e Dylit. Rrëfimtari është i gjithëditur, dhe nga kjo perspektivë rrëfen duke ndjekur kronologjinë kohore. Lexuesi që e ka të qartë dhe të njohur fundin e luftës së Dylit, përqendrohet në shtytësa dhe thurrje, me motivime dhe tensionime dramatike të kryepersonazhit dhe të personazheve të tjerë. Pra, fjala është për një luftë të humbur që në nismë. Luftën e Dylit duhet ta pranojmë si një metaforë dhe mesazh, në frymën që del nga bindja se lufta që fitohet pëfundimisht, vjen vetëm pas një
vargu betejash të humbura. Në faqet e romanit është një pasazh i fuqishëm, ku përsiatet rreth luftës, por që vjen si digresion apo ndërhyrje jashtë rrjedhës së fabulës, ku njëri nga personazhet do të shprehet kështu: E kemi krisur kur duhei dhe kur sduhej, kahmos dhe për këmos. Por luftë për të fituar jo, nuk kemi bërë.
Gjuha e rrëfimit në këtë roman, në shërbim të shpalimit të një bote komplekse dhe të nuancuar, është ana më e fuqishme e veprës. Zhbiruese, ajo vepron duke e udhëhequr rrëfimin, rrëshqet sferave të thella, i ndriçon ato dhe ngarkohet që andej rishtazi. Nga fjala e këtij rrëfimi, rrezatojnë impulse nga më kryesoret, duke nxitur përsiatje rreth kategorive madhore, siç është jeta, vdekja, lufta, frika, gëzimi etj. Është gjuhë rrëfimtare me fuqi të gjerë rrezatimi, me tiparet e të folurit të urtë, lakonik, dhe të kthjelltë deri në rreptësi. Eshtë një observim burimor, i pasuruar me shtresime originale. Ndjehet në këtë rrëfim një komentator rrëfimtar impulsiv, i një gjallërie anekdotike, një praktikë e rrëfimit, dalë nga një traditë e lashtë, e gdhendur nëpër shekuj si shtresim urtie popullore. Në këtë roman kemi dy rrafshe komunikimi: të folurin dhe atë të heshturin, praktikë rrëfimtare kjo që gjallëron rrjedhën e rrëfimit dhe mbart një rrezatim shumështresor.
Nga ky kënd romani ka një strukturë të natyrshme: Tiparet themelore të narratorit dhe ato të bartësve të veprimit, janë në harmoni të plotë, meqë dalin nga i njëjti burim i filozofisë dhe i urtisë gjatë komunikimit. Mbresa që del nga leximi i romanit “Karvani i Bardhë”, është karakteristike. Kur kemi pështypjen se fjalia që sapo kemi lexuar, është kurorë përmbyllëse në paraqitjen e nië situate apo të një gjendjeje, kur jemi të bindur se çdo lëvizje më tej veçse mund ta zbehë fuqinë dhe tensionimin e arritur, befasisht, përmes fjalisë apo frazës që pason, hapet një faqe e re që e shkallëzon më tutje rrjedhën narrative. Gjatë gjithë kohës së leximit kemi përshtypje se udhëheq një rrëfímtar fjalëpak. Ndjejmë se çdo fjali e rrjedhës së jashtme tërheq dhe vë në lëvizje fjali dhe copa fjalish të brendshme, vizione e përfytyrime që trokasin nga paradhoma. Duke lexuar faqet e romanit, përkujtojmë autorin e poezisë sonë më të ngjeshur. Dhe ekspresioni, dhe bota shpirtërore është e së njëjtës prejadhje në prozën dhe poezinë e Azem Shkrelit. Edhe registri i figuracionit stilistik e legjitimon poetin.
Romani “Karvani i Bardhë” i Azem Shkrelit sjell një vizion tjetër mbi luftën që ai e kishte përjetuar si fëmijë. Është po ashtu një shprehje e re e rrëfimit të artikuluar si roman. Është një realizim kompozicional që shmang klishetë e deriatëhershme dhe duke qenë një sintezë mes romanit të personazhit dhe romanit psikologjik, përbën veprën më komplekse në letërsinë tonë.
Në fund par se të ju propozoj të shijoni nektarin e poezive të Shkrelit, ju përsëris ndoshta atë që keni lexuar më shumë herë : Azemi është një margaritar i letrave bashkëkohore shqiptare dhe vëndin e ka në hierarkinë e poetëve më të spikatur të literaturës sonë.

Dhjatë e Re

Sikur erdhën, panë e bënë e shkuan
Do bjerë edhe mbi ne njëherë këmbona
Vinë të etur tjerë. Njësoi afshëm duan
S’jemi ne. Por nuk mungon e jona
Thot njeriu dhe zbret i urtë ndër bimë
Djalli e di se në ç’vend u poqën të parat
Pemë të mendimit të mirë. Me urtinë
E kësaj dhjate ne stërpikim arat
Shollit të ditës s’i duhet spermë komete
Ky lloj Shën Njeriu don bibël të re
Një fe tjetër. Fe besimi në vete
Amen. Koha jonë s’guxon të kohosh pa ne
—————————————————
Kjo poezi brenda tri katrenave të rimuara artikulon një mozaik refleksesh mendore dhe emocionale. Këtu rrezaton ideja e vazhdimësisë së vlerave njerëzore, si dhe prania e tyre në përjetshmëri: S’jemi ne (nuk do të jemi ne një ditë) thotë poeti; por nuk mungon e jona (nuk do të mungojë), pra fjala është për veprat, bëmat njerëzore. Por vepra e madhe nuk mund të lindë përnjëherë dhe aq më tepër në boshësi. Vepra e madhe ka një lidhje sinonimike me mendimin e mirë, i cili dhe ai arrihet shkallë-shkallë, ngjizet ashtu i mirë që në embrion dhe zhvillohet vit pas viti, shekull pas shekulli, epokë pas epoke. Poeti kalon madje dhe në një mendim tejet të guximshëm. Ai mohon biblën (të kaluarën) në emër të së tashmes, e cila domosdoshmërisht kërkon një koncept të ri, një mënyrë jetese të re. Po ky mohim nuk është absolut, por një urë që lidh të tria kohët njerëzore dhe universale: të shkuarën, të tashmen, të ardhmen. Poezia mbyllet me një përbetim solemn (paçka se ka brenda farën e kërcënimit), Koha jonë s’guxon të kohosh pa ne … Dhe nënvetëdijshëm lind
pyetja: Apo ne do ta lemë kohën të na shkasë nga duart ?.
—————————————————-
Vdekja e Malësorit
Asnjë kokë përkulur
Se ja rrëxoni lisat
Asnjë gjëmë mësa guri
Se ja shembni majet
Asnjë lot asnjë
Se ja shteroni krojet
Në sytë e tij vetëm
Harroi prendimin dita
Ç’mendim i vrugët
Ç’mendim i ftohtë ndër vetulla
Lum ky çfarë vdekje
———————————————-
Fjala është për një poezi-portret, portret i pamjes së jashtme dhe i botës së brendshme të malësorit – rugovas (Rugova është vendlindja e poetit). Përmes vargjeve me gjuhë eliptike, përshkruhet çasti i vdekjes së tij, duke nënvizuar disa tipare karakteristike të tij sa qe gjallë. Mbi të gjitha shquhet krenaria, qëndrueshmëria jetike, pastërtia dhe bukuria e jashtme e shpirtit. Po të tillë malësori e ka dhe vdekjen, të tillë la bëjnë dhe përcjelljen e fundit bashkëvendasit, pa gjëmë e pa vaj, për të mos ia lënduar madhështinë karakterit të tij. Nga ana tjetër malësori identifikohet me vetë vendin ku lindi, me malësinë si dhe kthehet në figurë simbol. Ai s’ka tipare të veçanta, dhe për poetin nuk ka nevojë t’i paraqesë ato. Poeti ka një qëllim final. Malësori është një shkëmb i vendlindjes së tij, por një shkëmb me shpirt. Më shumë se sa personifikohet figura e tij, metaforizohet. Forca e tij bëhet më njerëzore nëpërmjet flalëve kyçe që përdor poeti si loti, kroi, perëndimi. Nëpërmjet tyre çasti i vdekjes bëhet shumë njerëzor dhe prekës. Poeti i magjepsur nga kjo pamje ndien përbrenda se kështu do ta kishte dëshiruar dhe vetë vdekjen.
——————————————-

Sogje

Sonte ne të dy
jemi dy sy të kësaj sogje
Orët zgjuar
Do të rrinë, këmbanat zgjuar
Sonte unë e ti
jemi ai zgjim i zekthët
Ujqit në këmbë
Do të jenë, Kosova në këmbë
Natë që s’more
Pushkë, as të mori pushka
—————————————-
Sogje – në kuptimin në, roje, në zgjim. Është karakteristikë për Shkrelin mënyra koncize e të shprehurit. Shqetësimi krijues vjen në natyrën e lirikës personale për Kosovën. Poetit i mjafton vetja Unë dhe tjetri Ti që Kosova të mund të qëndrojë dhe të mbijetojë. Poezia është shkruar në mesin e viteve ‘90 dhe poeti që vdiq pak para luftës që u zhvillua në Kosovë, sikur ta parandjente atë. Nuk ka gjumë për armiqtë (Ujqit), dhe si rriedhim nuk ka gjumë as për Kosovën; një lidhje varësie kjo e kushtëzuar nga historia famëkeqe e vendlindjes së poetit. Po kjo lidhje varësie qëndron ndërmjet natës dhe pushkës. Fundi i poezisë sugjeron një gjendje pritjeje të ankthshme … ashtu siç ishte dhe gjendja e Kosovës deri në ditën kur vdiq poeti.
———————————————
Liqeni
Flas me ty
Ti hesht e luan me valë.
Ti s’je më syri
Im as loti i saj.
Flas me ty
Ti shikon pulëbardhat.
Për Shën Naumin
Paske zemër t’gjerë
Flas me ty,
Ti kotesh mrekullie.
Më vjen të zbres në fund t’fundit
Të vdes i gjelbërt me algjet.
Dukagjinçe
Po vinë argatët
Të heshtur. Të muzgët. Po vinë
Po vini. Err e terr
Brodhi arave të tyre dita
Po vinë. E poqën
Diellin e bakërt të bukës
Po vini. Po vinë
Me bimët mugullore ndër muskuj
Po vinë. Ditë argëtare
Grua që do t’ua mbash mend farën.
Shkodra
Desha t’ia prek
Rozafës flokun
S’më deshe
Zbrita t’ia puth
Algjet Liqenit
Më nxore
Tani përherë më ke
Maje Taraboshit me cuba
Shkodër Shkodra
Kënga që s’deshi të shkruhet
Një ditë prej ditësh
Në shtarë e gjeta,në gjurmë të kalit
I mëkova drithmat
Vesë i mola,qumësht zogu
U rrit e bukur,e zezë
Kënga që s’deshi të shkruhet

Bregu i Mollës

Kurrgjë s’qenka kurrgjë
Si e kemi lënë njëherë unë e Lami
As Lugu i Helmit as hijet Bregut të Mollës
Ku mollët veç i kujtonim të kuqe
E na kuqeshin faqet gjithë verën e lume
As mrizi degëbigë mes të cilave
Rrinte dielli në dymbëdhjetepesë
Kurrgjë s’qenka kurrgjë as ai zjarri i rnadh
Që ra shi i mbarë e na e fiku
Që ra shi i mlrë e na e fiku se digjen malet
Se digjen more malet e na flet Shaban Syla
Kurrgjë s’qenka kurrgjë
Si e kemi lënë njëherë unë e Lami o zot
Po kush i paska prekur
Po kush i paska prishur e ndërruar të gjitha
Si të mos kishin qenë asnjëher këtejpari
Unë e Lami me delesykat me bukë e djathë
Në gjeth paje dhe me fyell
Kurrgjë s’qenka kurrgjë
Si e kemi lënë njëherë unë e Lami
As Shpella e Bli Hunit as turra e gurëve
Mbi të cilën hypnim të rritemi as lisat as
Gurra e Magjupit Ujëhollë
Gurra e Magjupit ujëmirë
Ku pinim në fletë kërsane
As gjollat e kuqe as
Kurrgjë s’qenka kurrgjë
Si e kemi lënë njëherë unë e Lami
Veç toka e vjetër dhe era
Veç toka e vjetër dhe retë përherë shtegtarë
Të më thonë se rrodhi këtyre lugjeve koha
Rrodhi si s’rrodhi dhe asgjë nuk gjeti
Pos dy pushkëve të vogla shtogu lidhë me tojë
Ose të më thonë
Të gjitha janë këtu të gjitha janë
Pos fëminisë suaj e barit të njomë e qingjave

Nata në Kështjellë

I mbrami peshkatar me ditën e bjerrun n’rrjeta
Po kthehet. Unë eci duke prekur nëpër mur
Pas zërit të heshtjes zvarem ngadalë përpjetë
Hapin gur e kam. Edhe zemrën, gur.
Ja, tani kështjellës i kam hypë përmi
Vonë është terr. Nata, disi lëmekur
Merr frymë n’për vrimat që mezi shihen zi
Dhe ankthëm m’kundrojnë si sytë e prindit t’vdekur.
Mejtuar si fëmija i shkruaj do emra n’rrasë
E m’duket dashurisë sonë ia fala një grimë amshim
Por gjerbë e rigës s’motit gurin do ta plasë
T’parën pranverë duke tallë mashtrimin tim.
Prandaj me dorë, drithtueshëm, pak’ nga pak’
Faqen e shkëmbit fërkoj si vashën. Dua të fshi
At marri t’vogël. Vesë? jo, por gjak
I vokët kullon gishtat t’mij.
Harroj përse, e si, e nga kam ardhë.
Harroj të flas, të lëviz. Harroj pa parë
E ndër gërmadha bëhem një copë gërmadhë,
Një gur mbi gur që gurit s’don të ndarë

Këngë e Vrugët

Mëtim i truar fshihu te pendimi
S’ka ndëshkim për mëkatet nga ligështia
Ky rrëmbim i çmendur është i imi
Apo lindi befas trimëria
Nga të errëtat e gjakut. S’di po fryma
Kërkon shkakun t’i vijë era dhe
Diç të kësaj koke do t’pëshpërisë bryma
Ime ndoshta. Do të jetë fjalë e re
Bari të egër. Fjollë e saj nga rrashta
Do të përvidhet me dhunë e pa hir
Sikur ç’linda. Do të kundrojë përjashta
I gjelbër e i qetë do të jem më i mirë
Dhe voglushë të verdhë do të therrin ditën
Me vaje të hollë dhe do të pushojnë së qari
Kur të kuptojnë se për nën këmbë u rriten
Dheu im. E hiri im. E bari.

Motive të Vedha

Po ikim nga gjaku im motive të verdha
Po ikim nga gjaku ose një herë tjetër
Po lindim mes bimëve tjera
Aty e tej janë poshat
Shtatgjata të vendlindjes janë delet
Të bardhat dele blegërore dhe bari
I njomë i qumështit po ikim
Nga gjaku im aty e tej janë zogjt
Pupëlvogël zogjt pupëlgjelbër dhe krojet
Të cemtat kroje ujëloti aty e tej
Janë vashat më të egrat vasha
Të bukurisë që falet dhe vetima
Po ikin nga gjaku im motive të verdha
Aty e tej nuk vdesin vetëm sytë
Na ngjethen dhe gishtat na ngjethen e fjalët
Po ikim nga gjaku im më mirë po ikim
Nga gjaku ose një herë tjetër
Një herë tjetër po lindim mes bimëve tjera

Kafsha e Zezë

Heshtja det i lëkundur dhe vetimët
Fshikin terrin trupi i saj përdridhet
Ku janë njerëzit. Nga janë nisur bimët
Një langua leh e s’ik as lidhet
Ulurin përmotshëm mbase së ligës
Ja ndjen erën diku në gjakun tim
Ai rrëmbimit të vet i turret digë
Rreptas pastaj etur merr gufim
Tej durimit dhimshëm. Të trazuara
Ngrihen grevë të pabërat duan dëshmi
Protestojnë. Gjithë gjërat e ndaluara
Bredhin mëllefit të vet me zhauri
Dhe leh kafshë e zezë e s’ik as lidhet
Heshtja det i lëkundur dhe vetimët
Fshikin terrin trupi i saj përdridhet
Ku janë njerëzit. Nga janë nisur bimët
Ja që kështu na qenka kafshë e dehur
Mëtimi. Pastaj vetëm cuklat kur të na mbeten
Do thonë: Ai me fjalë e ajo me të lehur
Të rrojnë se njerëzisht e hëngrën veten
Të pastë ndjesë harrimi hero i herave tjera

Psalme për Kosovën

Po Kur pikon gjak
Kalliu, kur piqet vera
Kur hyn në gjakun tim
Nusërore e të bëhem krushk
Më mëso vetëm t’i bie
Kitarës, më mëso të vdes bukur

Përshëndetje me Miq

(Ismail Kadaresë)

Plot fjala është me ju, plot kupa, plot gjiri i nënës
Kudo e ngado është e juaja pos mohit, pos orës së prapë
Dhe krismës prapa shpinës, po unë me se të ju zbukuroj
në baladë, o miq, me se, o dega ime e epër e fisit,
Atij tisi të hollë e tisi të rrallë, tri herë të zier
Në ashtin tuaj e timin, po unë me se të ju kem, me se-
Të ju përyjnoj, e vetëm ju e dini atë bar të mirë
Atë lëng rrëzë fjale me të cilin m’i mëkoni plagët
Ethet e qentë m’i përzeni kur kam zjarrmi, kur digjem
Ujë etjes m’i jepni bri kroit të Martinit e bri Kruje
Ullirin e moshës ma piqni, zotynë shëndet iu dhashtë
Nga jeta e vet e popullit, nga gjaku, nga shpendi ynë
Ju dhashtë, me se të ju di, me se të ju zbukuroi në baladë,
e jeni sa krip ka koka, sa fij bari, sa deti, Alkal
Me Alkal ju dëgjoj e më ktheni me mallë në shtizë
——————————————————————————————————————-
Mehmet KRAJA
- Proza tregimtare e Azem Shkrelit
Do të ndalem gjithashtu te një problem, që ka të bëjë me ribotimin e veprave të autorëve tanë, të cilët shkruan dhe botuan para unifikimit të gjuhës letrare. Euforia e këtij unifikimi bëri që puna në këtë drejtim të bëhet pa kriter dhe shpesh me gabime të mëdha, të cilat cenojnë esencën e shkrimit të letërsisë, posaçërisht prozës. E them me bindje të plotë se këto ribotime, siç është bërë në rastin e përmbledhjes “Sytë e Evës” të Azem Shkrelit dhe në rastin e tregimeve të Anton Pashkut, kanë qenë veprime shkatërruese, me pasoja të mëdha për veprat e këtyre autorëve. Kthimi në gjuhën letrare me rastin e ribotimit i ka humbur kësaj proze jo vetëm shkrimin dhe koloritin gjuhësor, por në të shumtat e rasteve ka prekur indin artistik dhe ka ngatërruar deri në çorodi kontekstin historiko-letrar. Gjuha e ribotimit të veprave të këtyre autorëve del e unifikuar dhunshëm. Ajo nuk është më as gjuhë letrare, as dialektore, as idiomë lokale. Është një ngatërresë e panatyrshme e të gjithave, e tillë që tani, shikuar nga kjo distancë kohore, mund të quhet gjuhë-pengesë për rilexim dhe njohje më të thellë të këtyre veprave. Pra, ka ndodhur ajo që nuk është menduar se mund të ndodhte: tregimet e Anton Pashkut dhe të Azem Shkrelit më lehtë lexohen dhe shijohen ashtu siç ishin shkruar, sesa me unifikime të këtilla krejtësisht të paqëndrueshme. Prandaj, nëse ndonjëherë bëhen projekte për botimin e serishëm të autorëve të kësaj periudhe, përfshirë këtu edhe autorët që i përmendëm, del i domosdoshëm ribotimi sipas versioneve të botimeve të para, pa ndërhyrje, ose me ndërhyrje krejt minimale. Ndoshta është koha që këto ribotime të bëhen pikërisht tani, si veprim që do të synonte t’ua kthente këtyre autorëve vlerat autentike.
Azem Shkreli është ndër autorët tanë jo aq të shumtë, vepra e të cilit tani kërkon një shqyrtim të gjithanshëm, studim historiko-letrar dhe analizë sa më të plotë tekstore, duke përfshirë këtu edhe rrafshet e ndryshme të referencave komunikuese. E them këtë për shkak se, gjatë kësaj kohe, kam vënë re se shkrimet diskursive për veprën e Azem Shkrelit ende sillen në rrafshin e interpretimit, kryesisht të poezisë dhe nëse këto shkrime shikohen nga shkalla e aplikimit të instrumentariumit shkencor e të dijes letrare, del se ende kemi të bëjmë me analiza dhe shqyrtime të çastit, të cilat janë të dobishme për krijimin e një atmosfere të favorshme, të thuash mediale, por nuk arrijnë të bëjnë shumë të qartë vendin që ky autor dhe vepra e tij zënë në kontekstin historiko-letrar të gjysmës së dytë të shekullit XX, veçmas në këtë krah të letërsisë shqipe. Gjithashtu, kam vënë re se në këto shkrime për veprën e Azem Shkrelit mungon një dimension i rëndësishëm i saj: shqyrtimi dhe analiza e prozës. E kjo mungesë më ka nxitur të mendoj nëse kemi të bëjmë me dy nivele të ndryshme të shkrimit letrar të këtij autori, ku poezia, e parapëlqyer nga kritika dhe e interpretuar shpesh, avancon aq shumë në krahasim me prozën e dramën, sa që anashkalimi i tyre i deritashëm të dalë i arsyeshëm dhe të gjejë mbështetje te vetë vepra e Azem Shkrelit.
Këto fakte, pra nevoja që veprën e Azem Shkrelit ta marrim në shqyrtim me krejt plotëninë e saj, qoftë edhe në mënyrë iniciale, si dhe ideja, ndoshta e pashprehur aq vendosmërisht, se kemi të bëjmë me nivele të ndryshme të shkrimit letrar, ku njëri (poezia) paraqitet me e avancuar, ndërsa tjetri (proza) më i paarrirë, më kanë nxitur që edhe një herë t’i marr në dorë tregimet e këtij autori, të vetmen vepër që ai e botoi me krijime të kësaj gjinie.
* * *
Që në fillim duhet theksuar se botimi i fundit i përmbledhjes së tregimeve të Azem Shkrelit, “Sytë e Evës”, është bërë gati tridhjetë vjet më parë, më saktë në vitin 1973 dhe se ai është ribotimi që ende mund të gjendet në bibliotekat tona.
Botimi i parë, i bërë dhjetë vjet të tjera më herët, është tepër i rrallë dhe hyn ndër ato botime që tashmë mund të konsiderohen të harruara. Përmendja e këtyre botimeve dhe datave në rastin e tregimeve të Azem Shkrelit, sikur edhe në rastin e tregimeve të Anton Pashkut, ka një rëndësi, sepse ndërmjet botimeve të para dhe ribotimit të mëvonshëm te ne ka ndodhur i ashtuquajturi “shkapërcim gjuhësor”, i cili, shikuar nga kjo distancë, paraqitet si fakt i rëndësishëm krijues, veçanërisht për këta dy autorë dhe te ndonjë tjetër që shkruante prozë gjatë viteve gjashtëdhjetë.
Këta autorë e kultivuan shkrimin e prozës nën ndikimin e fuqishëm të qarkut letrar të Shkodrës që, ndonëse tashmë ishte shpërbërë, për shkak të afrive gjuhësore, te ne në Kosovë vazhdoi edhe për një kohë të shërbente si model i shkrimit.
Në Shqipëri, për shkak të rrethanave politike dhe rrethanave të tjera, shkrimi i letërsisë sipas këtij modeli brenda vendit filloi të degradojë, ose të zhvendoset në diasporën politike, atje ku përfunduan autorët ndër më të spikaturit, si Koliqi, Maloki, Camaj dhe ndonjë tjetër.
Shkrimtarët kosovarë të kësaj kohe, për shkak të mungesës së traditës vendore, por edhe për shkak të komunikimit të natyrshëm me këtë krah letrar, te qarku letrar i Shkodrës gjetën literaturën bazë për mësimin e shkrimit të prozës. Përveç kësaj, prania e Camajt për një kohë sado të shkurtër në krahun letrar të Kosovës, duket se ka ushtruar ndikim për një komunikim më të fuqishëm me atë literaturë, e cila krijohej në diasporën politike, ku vend kryesor zënë vetë Camaj dhe Koliqi në veçanti. Gjurmët e kësaj shkolle letrare i gjejmë tek autorët më të mirë të prozës, e cila u shkrua gjatë viteve gjashtëdhjetë në Kosovë, ku fillimisht bënte pjesë edhe Azem Shkreli.
* * *
Mirëpo, krahas kësaj tendence, në këto vite në Kosovë hetohet qartë edhe një rrymë tjetër, më pak tradicionale dhe shumë më e afërt qoftë me shkollën e realizmit socialist, qoftë me ndikime e preferenca që vinin nga letërsia botërore, kryesisht përmes përkthimeve. Adoptimin e shkollave moderne përmes një diskursi gjuhësor tradicional në këtë periudhë, në prozë më së miri e bëjnë Anton Pashku dhe Martin Camaj, i pari duke mënjanuar në masë të madhe etnografizmin e Koliqit, kurse i dyti duke e kthyer shkrimin e prozës në “etnografi revokuese”, nëse mund të thuhet kështu.
* * *
Te tregimet e Azem Shkrelit ndërkaq, veçmas nëse rilexohet nga kjo distancë botimi i parë, hetohen dy tendenca gati përjashtuese: ndikimi i fuqishëm i traditës, pra i shkollës letrare të Shkodrës në disa tregime, në njërën anë, dhe rrymimet bashkëkohore që nuk asimilohen dhe nuk i adaptohen këtij tradicionalizmi as gjuhësor dhe as përmbajtësor.
Nuk do mend se tregimet më të mira të Shkrelit mbesin ato që ishin shkruar si vazhdim i traditës letrare, sepse kjo mënyrë shkrimi del shumë adapte me subjektet lokale, me mendësinë dhe preokupimet e personazheve, me koloritin e ambientit etj. Por edhe sa i përket prosedeut: shkrimi rrjedh më natyrshëm, shkrimi është më i zhdërvjelltë, idetë janë më të qarta, gjetjet janë më interesante dhe përshkrimet janë më lirike, pra rrjedhimisht më të frymëzuara.
Duket se ambientit rural, për të cilin shkroi disa tregime Azem Shkreli, i shkonte më shumë jo vetëm gjuha, por edhe përvoja dhe dija letrare e këtij autori. Në këtë grup hyjnë pjesërisht tregimi “Sytë e Evës” (njëra linjë e rrëfimit), pastaj “Bjezga”, “Trungjet”, “Buka” dhe “Mëkushti”.
Ndonëse bëhet fjalë për një numër të vogël tregimesh dhe për paraqitje, të thuash, fragmentare të një ambienti dhe të njerëzve që jetojnë në të, përmes këtyre prozave përvijohet qartë tabloja autentike e një etnopsikologjie dhe, çka është edhe më e rëndësishme për prosedeun e tregimit, ndërtohen heronj e karaktere letrare me një plotëni të pëlqyeshme.
* * *
Mirëpo, sikundër mund të vihet re, duke u gjetur si autor në shkapërcim kohësh, i nxitur nga rrethanat letrare dhe nga formimi i tij si shkrimtar, po në këtë përmbledhje do të paraqitet disi i dyzuar.
Kundrejt autorit që ndjek traditën, në shkrimin e tregimit shfaqet po ai autor që u bën jehonë zhvillimeve bashkëkohore në tema dhe në prosede. Në këtë grupëzim të dytë, ku bëjnë pjesë tetë tregime dhe njëra linjë e rrëfimit te tregimi “Sytë e Evës”, autori merr në shqyrtim fate personazhesh nga jeta urbane e kohës, duke nxjerrë në plan të parë shqetësime intelektuale, kontrakdita dhe konflikte me të cilat përballej deri në njëfarë shkalle njeriu i atyre rrethanave.
Në ndonjë tregim duket sikur ai për pak i shpëton stampës së realizmit socialist (“Puthja në bronzë”), në ndonjë tregim tjetër synon shkrimin e prozës psikologjike (“Alfa”, “Njerëzit dhe hijet”, “Kulla e Ajfelit”), në rastin e tretë përpiqet të krijojë një miksazh tekstore dhe të proseduet (“Helmeta”, “Sytë e Evës”), kurse në rastin e katërt i nënshtrohet pasionit të moshës, duke shpërfaqur me mjaft gjeturi shkrimi situatat paradoksale dhe shpesh tragjike të dashurisë (“Udhëtarët”, “Njerëzit dhe hijet”).
Kjo pasuri tematike i bën tregimet më të larmishme dhe autorit i jep mundësi të marrë në shqyrtim artistik situata të ndryshme jetësore dhe të merret me analiza të holla psikologjike e filozofike.
Por, pavarësisht nga kjo, tregimet e grupëzimit të parë mbesin më të realizuarat dhe me këto realizime Azem Shkreli hyn ndër autorët e suksesshëm të tregimit në këtë pjesë të letërsisë shqipe.
* * *
Së fundi do të ndalem te një problem tjetër, që ka të bëjë me ribotimin e veprave të autorëve tanë, të cilët shkruan dhe botuan para unifikimit të gjuhës letrare.
Euforia e këtij unifikimi bëri që puna në këtë drejtim të bëhet pa kriter dhe shpesh me gabime të mëdha, të cilat cenojnë esencën e shkrimit të letërsisë, posaçërisht prozës.
E them me bindje të plotë se këto ribotime, siç është bërë në rastin e përmbledhjes “Sytë e Evës” të Azem Shkrelit dhe në rastin e tregimeve të Anton Pashkut, kanë qenë veprime shkatërruese, me pasoja të mëdha për veprat e këtyre autorëve.
Kthimi në gjuhën letrare me rastin e ribotimit i ka humbur kësaj proze jo vetëm shkrimin dhe koloritin gjuhësor, por në të shumtat e rasteve ka prekur indin artistik dhe ka ngatërruar deri në çorodi kontekstin historiko-letrar. Gjuha e ribotimit të veprave të këtyre autorëve del e unifikuar dhunshëm. Ajo nuk është më as gjuhë letrare, as dialektore, as idiomë lokale. Është një ngatërresë e panatyrshme e të gjithave, e tillë që tani, shikuar nga kjo distancë kohore, mund të quhet gjuhë-pengesë për rilexim dhe njohje më të thellë të këtyre veprave.
Pra, ka ndodhur ajo që nuk është menduar se mund të ndodhte: tregimet e Anton Pashkut dhe të Azem Shkrelit më lehtë lexohen dhe shijohen ashtu siç ishin shkruar, sesa me unifikime të këtilla krejtësisht të paqëndrueshme. Prandaj, nëse ndonjëherë bëhen projekte për botimin e serishëm të autorëve të kësaj periudhe, përfshirë këtu edhe autorët që i përmendëm, del i domosdoshëm ribotimi sipas versioneve të botimeve të para, pa ndërhyrje, ose me ndërhyrje krejt minimale. Ndoshta është koha që këto ribotime të bëhen pikërisht tani, si veprim që do të synonte t’ua kthente këtyre autorëve vlerat autentike.

2016/05/19

"Leksionet " e xha Trushit




Tregim

Nga Përparim Hysi

Xha Trushin e kam njohur aty pragvitit '60-të të shekullit që iku, kur qeshë emëruar mësues në fshatin më të largët që kishte rrethi i Fierit, ku vetëm këneta e Karavastas e ndante këtë fshat me fshatrat e Lushnjes. Qeshë riosh dhe merrja fluturim si një zog. Merrja unë fluturim, por në fshat hasa në"ustallarë" që ta prisnin vrapin dhe të jepnin nga ato mësimet që e kishe vështirë që t'i harroje. Se vërtet që shumica e këtyre "ustallarëve" nuk kishin shkollë si unë, por kishin atë shkollën e jetës që jo vetëm të jepnin ujë në shoshë, por të bënin të skuqeshe kur merrje "fluturim". Natyrisht, një nga "ustallarët" që më bëri për ujë të ftohtë ishte dhe ky, xha Trushi. Sikur hante bukë veç, se ashtu qesh e ngjesh të bënte që të ngelje si me gojëjapur sikur kishe ngrënë gjellë të nxehtë.
* * *
E kisha bërë njohjen e parë me xha Trushin dhe, tek e takoj një ditë pranvere, pasi shkëmbyem përshëndetjet reciproke, pothuaj standart:
- Si u gdhive xha Trushi?
-Mirë të falaminderit, po zotëria juaj mirë?
Pikërisht, për këtë batutë kaq të veçantë nuk i thosha mirëmëngjes, se më pëlqente ajo"zotëria juaj", si një relikte e një kohe kish perënduar prej kohe, por xha Trushi priste me sopatë të vjetër.
- Erdhi pranvera,- hodha unë pak kripë në zjarr sa për muhabet.
-Kush tha?- pyeti ai. Pyetje që m'u duk fare pa vend.
Po ja, shpejtova unë të mbështes mendimin tim, kanë çelur bajamet, kumbullat, pjeshkët...
-Ah, mor dhaskal! Ah, mor zog që fluturon dhe me pupla.
-Dëgjo dhe ma vër vëth në vesh nga una.
Mos beso as në kumbulla, as në bajame dhe as... epo ku numërohen dot. Se ta dish, or dhaskal, drurët dhe pemët janë si njerëzia. Teste-teste! Ka njerëz të mënçëm, por ka dhe budallenj. Kështu dhe pemët. I shoh si ti që kanë çelur ato, por që të gjitha janë si pemë"budllaçka", si ato çupat që gënjehen kollaj. Nuk ka ardhur akoma pranvera. Që të besosh se ka ardhur pranvera, prit që të çelë mëlqinja (xinxifet apo hidet) apo driza. Çelën ato, atëherë nuk ka më kthim prapa.
Se ti, dhaskal,- vazhdoi lekisonin xha Trushi,- nuk beson kur i quaj si gjallesa pemët e drurët una, xha Trushi. Epo të gjitha nuk i mëson dot në skollë,de (skollë i thoshte shkollës xha Trushi dhe shpesh i referohem të folmes së tij). Digjoje, pak xha Trushin ti dhe, pastajaz këtë meselenë time, po të duash, ua tregon dhe çilminjëve në skollë.
- E di ti, dhaskal, atë historinë e zogut me pemët?
-Jo.Pohova pa u skuqur fare.
E, që thuaj, zotrote, zogu paska ngelur cullak, kur zuri e ftohta e dimrit dhe keq se keq, tujte nga pemët për të gjetur strehë qy, zogu. Tujte dhe frymën sa në një pemë në tjetrën. Si puna, do zot, atij që lyp. E griu të ftohtët, o tynajtjeta, dhe bëri andej nga lisi. I tha:- Aman, më streho aty në gjethez të tua. Por lisi, i lartë po, po dhe lastarin lart e hante. Fodull. Si ata fodullët që shikojnë njerëzinë nga lart poshtë, mezalla se e begenisi. Bridh andej dhe bridh këndej, më së fundi, shkoi tek ulliri. I thotë ullirit:- Aman, se po më kërcasin dhëmbët. Dhe ulliri i thotë:- Futu nën gjethez të mia. U fut. E shpëtoi.
Kur pa që unë po buzëqeshja, ma pat:- Dale,se nuk e kam mbaruar historinë. Tërë këtë që rrëfeva për zogun, e mbajti vesh dhe Perëndia. Se Perëndia (apo nuk më bëhet vonë, muana, në nuk beson zotrote), që thuaj, ti, dhaskal, vërtet qëndron lart, por poshtë i shikon të gjitha. I shikon dhe ka ca tefterë që, kur hapen, i ke aty të tëra. Ziqi i Perëndisë, or dhaskal, është më i drejti në botë. Nuk është si "ziqi" i këtyre gjykatësve të sotëm. E që, mos ngjacem (zgjatem), i pa Perëndia ato ç'ndodhën me zogun e pemët. NJë të hapur tefterin dhe dha dënimin: të gjithë pemëve "fodulle" vjen vjeshta e tretë, e më t'ia u merr gjethet dhe ua vërvit me kilometra larg. Ullirit mezalla. Aty gjethezet e ullirit, si xhan. Dhe, në pret ullirin, të pritet krahu. Tani zgjidh e merr: o fodull si lisi, o njerëzor si ulliri.
Tani buza ime shkoi vesh më vesh, se, me të vërtetë, xha Trushi më dukej si një profesor që kishe qejf ta dëgjoje.
* * *
Një ditë vere e pashë që qe veshur si për krushk dhe, ndryshe nga herët e tjera, nuk i thashë, si u gdhive, por e sfidova:- Qenke bër gati për resme, xha Truhsi, se ke ndryshuar "çehre".
-Aha, dhaskal, jam për larg. Do çoj lopën se kërkon dem,- m'u shpjegua.
Ore, xha Trushi, por stacioni i dërzimit nuk është aq larg,sa më thuaj ti.
Stacioni i dërzimit,- përsëriti ai jo pa shpoti. Ore, dhaskal, kur them una që ju me "skollë" nuk para hani sqepar, ju nuk më besoni.
Po ja të bëj një pyetje una ashtu siç u bën nxënësve tija në skollë:
- Gjëlpërat bëhen për qeft apo për zahmet (për sëmundje).
-Po për sëmundje, o xha Trushi, pse kush tha për qejf.
Epo, tha Xha Trushi, do vete ta mbaj lopën tujte tek Koli una,se qy, Koli, ka një dem "sojli" (rrace) për qumësht. Se lopën nuk e kam të sëmurë una, se sa mirë e dike, zotrote, që gjëlpërat bëhen për sëmundje.
Ore,- vazhdoi pa e prishur terezinë,- një rrugë e dy punë: edhe shkoj tek miku (se duhet një sebep, de), por dhe lopën e "kënaq". Se dhe lopa gjallesë është, sado që nuk ka gojë të kundojë. Ajo puna e "dërzimit" me gjëlpëra nuk ma mbush synë muana dhe nuk dua t'i hyjë në hakëz lopës,una. Ja të pyes tyja: e pëlqen ta bësh atë "punëz" me gjëlpëra? Dhe, kur më pa që më mundi, buzëqeshi dhe vet dhe, pasi zgjidhi litarin ku qe lidhur lopa, u nis për "resme".
Mirë të gjeça, dhaskal!- përshëndeti.
Të qoftë udha e mbarë, xha Trushi!- ia ktheva përshëndetjen.
Dhe tek u nisa për në shkollë, mezi prisja të fillonte ora e leixmit letrar që nxënësve t'u tregoja atë historinë e pranverës, të zogut dhe pemëve, si "leksione" që m'i kish mbajtur xha Trushi. Natyrisht, nuk përfshiva këtë historinë me lopën,se as do ta kishin më mendjen në mësim.
Sidoqoftë, këto "leksione" të xha Trushit ia vlejnë që të shkruhen dhe, sado me vonesë, unë i solla sot.

Tiranë, 18 maj 2016

Challenges to Mother Teresa scholarship before and after canonization

 Matters India

Mother Teresa canonization
The event is hosted by the Centre for European Policy Studies and Local Development in collaboration with the Academy of Sciences of Albania, the Apostolic Nuncio to Albania, and the National Experimental Theatre.
Birmingham (UK) – A leading Mother Teresa scholar of the English speaking world is scheduled to give a public lecture entitled “Challenges to Mother Teresa scholarship before and after canonization” at the Concert Hall of the University of Arts in Tirana, Albania on May 26.
The first of a series of lectures on Mother Teresa by Prof. (Dr.) Gëzim Alpion of Sociology Department in Birmingham University UK is expected to be attended by some of the country’s leading politicians and diplomats posted in Tirana.
Dr Alpion is considered by critics “the most authoritative English-language author” on Mother Teresa the Albanian-born missionary who made her home in Calcutta.
Speaking to Matters India Prof Alpion says, “A number of people will be travelling to Albania for this event from neighbouring Kosovo and Macedonia.”
During his visit to Tirana, Dr Alpion will have meetings with a number of politicians to discuss the progress of the international highway, known as the Arbëri Road, for which he has been campaigning tirelessly since 2013. He will exchange views on Albania’s preparations to celebrate Mother Teresa’s forthcoming canonization.”
Dr Alpion will be received also by the Leader of the Opposition Lulzim Basha a prominent Albanian politician who was Mayor of Tirana, the capital of Albania, from 2011 to 2015.
The lecture will be followed by a Question & Answer session with contributions by leading scholars and religious personalities.
At the end of the programme, actors from the National Experimental Theatre will interpret a selection of Mother Teresa’s poems and prayers.
Giving an abstract of the Tirana lecture Prof Alpion says, “Concentrating mainly on my publications and work in progress, in this three-part lecture I will offer a sociological perspective of some of the achievements and challenges of and hurdles ahead in Mother Teresa scholarship.”
In the first part, Alpion explains, “why I took an interest in Albanian born Mother Teresa 30 years ago in Cairo in 1986.”
He also covers the context in which the nun became a key area of his research from 2003 saying, “The second part focuses on the ‘two camps’ and ‘three gazes’ apparent in Mother Teresa literature as lingering manifestations of the medieval conflict between ‘faith’ and ‘reason.’”
Alpion contends that the conflict, which may never be fully resolved, resulted in the rigidity of academic boundaries and the hierarchy of knowledge.
The final part of the lecture highlights the role of multi-disciplinarity and of the ‘sociological imagination’ in shedding new light into key aspects of Mother Teresa’s complex personality, faith and activity that have been ignored or approached in a biased way: lack of interest in her Skopje years, reasons for leaving the Loreto order, uniqueness of her spiritual darkness, and nature of her enduring charisma.
Alpion concludes that “Mother Teresa’s canonization should not drive us away from her as a human being. After all, it is by studying her both as a private woman and a public nun that we understand better this saint’s ‘love in action’ and the role of religion in ‘secular’ post modernity.”

London to host sociological perspective of Mother Teresa study

Matters India

Gezim Alpion
London: In a run up to the canonization of Mother Teresa of Calcutta in Rome on September 4, London is hosting a lecture on the sociological perspective of the study on ‘the saint of the gutters.’
On June 9, Dr Gezim Alpion will deliver a lecture entitled “How do you study a charismatic saint like Mother Teresa? A sociological perspective,” at the Embassy of the Republic of Kosovo in London.
The event hosted by Lirim Greçevci, Kosova’s Ambassador to the Court of St. James is expected to be attended by foreign diplomats in London, and representatives of the Apostolic Nunciature to Great Britain.
Speaking about the abstract of his talk to Matters India, Prof Alpion says, “In this lecture I plan to focus on the emergence of Albanian born Mother Teresa as a religious visionary in the wake of her departure from the Loreto order in the late 1940s.”
Concentrating mainly on the work of Max Weber, Alpion contends that Mother Teresa’s early career as an ‘independent’ missionary is an intriguing case study to look afresh at some traditional views on the revolutionary nature of charisma, the initial reception of the ‘natural’ and charismatic leader, mainly the ‘deviant type’, and the ‘proofs’ expected from and provided by the ‘bearer of charism/a’ in post-modernity.
Alpion concludes that ‘sociological imagination’ and interdisciplinary research are vital to explore the publicness of religion and engage further the academy with the life, work and legacy of an iconic religious humanitarian like Mother Teresa.
Backgrounder
Albanian-born Gëzim Alpion has a BA from Cairo University and a PhD from the University of Durham, UK. He lectured at the Universities of Huddersfield, Sheffield Hallam and Newman prior to his appointment at the University of Birmingham in 2002 where he is currently Sociology Admissions Director. In addition to his teaching on the sociology of success, ethnicity and film, Alpion offers supervision to doctoral students and postdoctoral scholars at his university as well as has served as PhD external examiner for well-known universities in India.
Alpion is currently External Examiner for the BA Sociology Degree at York St John University, and editorial board member for several peer-reviewed journals including ‘Celebrity Studies’ (Routledge). He has reviewed book proposals for academic publishers such as Palgrave Macmillan, Pearson Education, Polity Press, SAGE Publications and Routledge, and articles for scholarly journals such as ‘Islam and Christian–Muslim Relations’ (Routledge), ‘Celebrity Studies’, and ‘British Politics’ (Palgrave).
Alpion initially attracted the attention of the British media when, sponsored by Arts Council England, his controversial immigration plays – ‘Vouchers: A Tragedy’ and ‘If Only the Dead Could Listen’ – were successfully staged in several cities in the UK in 2002, 2006 and 2008. The plays were published in the UK and the US respectively in 2001 and 2008.
His acclaimed study ‘Mother Teresa: Saint or Celebrity?’ was first published by Routledge in London and New York in 2007, and by Routledge India in New Delhi in 2008, with the Italian edition issued in Rome by Salerno Editrice also in 2008. This monograph and the edited collections ‘Foreigner Complex: Essay and Fiction about Egypt’ (2002) and ‘Encounters with Civilizations: From Alexander the Great to Mother Teresa’, published in India in 2008, and the US in 2009 and 2011 by Transaction Publishers have been reviewed widely in academic journals and the media.
The author of a number of studies on the sociology of religion, nationalism, media, race and ethnicity that have appeared in edited collections and peer-reviewed journals in the UK, the US, Australia and Holland, Alpion is considered ‘the most authoritative English-language author’ on Mother Teresa. Over the last 10 years he has been invited to deliver over 50 keynote speeches, papers, lectures and talks at international conferences and renowned universities in 14 countries.
Alpion’s articles on British, Balkan, Middle Eastern and Indian politics, culture and identity have appeared in a number of international newspapers such as ‘The Guardian’ (London), ‘Hindustan Times’ (New Delhi), ‘The Middle East Times’ (Cairo), and ‘The Hürriyet Daily News’ (Istanbul). He is also interviewed, profiled and quoted regularly for his publications and specialisms by news agencies, television and radio networks, and newspapers in the UK and in over 25 countries.
Alpion has been lobbying since March 2013 for the construction of the Arbëri Road, an international highway that will improve significantly the infrastructure between Albania, Kosova, Macedonia and Bulgaria. He has also campaigned tirelessly over the last three years for the canonization of Mother Teresa.
Alpion and his wife Dashi, who is currently Careers Adviser at the University of Birmingham, have two children.

MATTERS INDIA



By C. M. Paul

Mendime për jetën dhe veprimtarinë letrare të shkrimtarit dhe poetit pukjan TON ZMALI

NIKOLL NIKA
 
BANORI I VARKES SË NOES
 
(Mendime për jetën dhe veprimtarinë letrare të shkrimtarit dhe poetit pukjan TON ZMALI)
 
Ton Zmali ka lindur në Kokdodë të rrethit të Pukës në vitin 1950. Shkollen 7 vjeçare e mbaroi afer fshatit të tij, në Bugjon në vitin 1965. Në Shqipëri në vitin 1960 u muar vendim qe të bahet arsimi 7 vjeçar i detyruar në të gjithë vendin.

 Kështu që po të marrim vetem zonën e Iballes në vitin 1962 u hapen shkollat 7 vjecare në Dardhë, Arst-Miliska, Bugjon, Mertur e Berishë. Po për mungesa kuadri shumë fshatra kishin një shkollë të përbashket. 

Kështu Fierza, Bugjoni dhe Kokdoda kishin një shkollë 7 vjeçare e kjo ishte ngritur në Rapsaj të Gralishtit midis Fierzes e Bugjonit ku vinin edhe femijët e Kokdodës.

Unë u emrova në ketë shkollë drejtor në vitin 1963 ku mesonte edhe nxenësi Ton Zmali. Tonit i duhej më shumë se një orë të vinte çdo ditë nga shtëpia në shkollë. I duhej të kalonte krepa, rrepira, dy lumenj e shumë disheza e malore.

Për hirë të së vertetës atëhere shkolla mbante lidhje të ngushta me familjet e nxenësve. Mesuesit shkonin nëpër familjet e nxenësve dhe bisedonin për çdo problem që mund të ndihmohen nxenesit. 

Ndaj edhe unë isha i njohur me prindërit e Tonit shumë mire. Babaj i Tonit, Mark Kol Zmali, një burrë shumë i nderuar jo vetem në fshat po në gjithë zonen, kishte fjalë pak. Ai me thoshte: " Drejtor unë nuk dua dhe nuk prandoj që femia I'm të sjellë asnjë shqetësim në shkollë !". Dhe kishte një aresye të fort që ngulte këmbë në këtë drejtim.

Sistemi diktatorjal,komunist sic quhet, nuk përputhej kategorikisht me biografinë e Tonit. Xhaxhaj i tij ishte vrarë në Tepelenë në vitin 1943 nga forcat partizane ndërsa daja i Tonit ishte denuar me burg politik për agjitacion e propagandë ndaj pushtetit popullor. E në këto kushte çdo familje e kishte shumë të veshtirë të përballonte trysninë, presionin apo çekiçin e diktaturës tek koka. Dhe fjalet e pakta e të shkurtëra të babajt të Tonit unë i kuptoja shumë mirë.

Toni dallohei shumë lehtë midis nxenësve të tjerë nga urtësia, e mospërzjerja në asnjë problem që të binte në sy. Sepse zbatonte me përpikmeri porositë e prinderve.

Krejt ndryshe ishte Toni në klasë. i shkelqyer në mesime, i përpiktë në çdo detyrë që i ngarkonte mesuesi. Kur i jepeshin poezi për t'i mesuar përmendesh, ai i recitonte më mirë se asnjë në klasë që e detyronte mesuesin të mendonte për të si një talent i veçantë.

Kur Toni mbaroi shkollen 7 vjeçare, shokët e shoqet e klasës shkuan në shkolla të mesme, ndersa ai nuk e pati ketë fat. Biografia e familjes nuk e lejonte. Kujtoj se në një mbledhje me drejtorët e shkollave, Zef Delia, zv.shef i aresimit në Pukë, bashkëfshatar i Tonit duke më pyetur për nxenësit e fshatit Kokdodë folem edhe për ketë nxenës si një nder më të mirët. 

Pas një viti Zefi e gjeti menyrën për ta derguar në shkollën e mesme pedagogjike në Shkoder. Këtu hapet drita jeshile, sic I thonë fjalës, për poetin e ardhshem. E mbaroi shembullor shkollen dhe u emrue mesues gjuhe e leximi në fshatin Mertur, ku sherbeu tre vjet. Toni ishte 19 vjeç.

Merturi u ba vatra e parë ku Toni filloi rrugën e tij letrare. Me nje laps e bllok të berë vetë në gjep hidhte rrjeshta çdo ditë deri sa përfundoi me dorshkrim romanin "Kulla e peshqve". Ky dorshkrim i parë përfundoi me dhembje, pasi jo vetem që nuk gjeti driten e botimit po edhe i humbi. Po Toni tashmë ishte bërë "i eger" dhe nuk dorzohej. Vendimet që i merrte do t'i çonte deri në fund pa medyshje… Dhe përfundoi vellimin poetik "Mushtzemre" Dhe prap deshtim, pasi nuk gjente dot driten e botimit. E si për "inate" ai shtonte vendosmerinë. Filloi të punojë në shumë drejtime, poezi, pjesë dramatike dhe i vinte në skenë në kushtet e fshatit.

Dhe rastis që në Mertur të vijë Ded Gjergji, një idealist vizionar i madh për t'u takuar me popullin, ateherë funksionar i lartë partie në rreth dhe thuajse bashkëfshatar i Tonit. U mahnit nga shfaqja artistike e organizuar nga shkolla e fshati nën drejtimin e Tonit. 

Në bisedë e sipër Deda e pyeti përse nuk shkonte për aktor?.. Po Toni me atë kulturën e tij arësimore e familjare ia shpjegoi biografinë. Po Ded Gjergji nuk e harroi... 

E dergon Tonin në konkursin rajonal të aktorëve në Shkoder ku e fitoi atë dhe dy të tjerë në Tiranë në teori dhe praktikë. E pra Ton Zmali në vitin 1971 gjendet në Akademinë e Arteve të Bukura. Dhe nuk e diskutoi përfundimin shkelqyeshem të saj. 

Me këto aftesi e talent mund të ishte shumë mire një aktor në Teatrin Popullor në Tiranë, Tvsh, kinostudio ku u emruan shumë nga bashkëstudentët e tij, në Shkoder apo kudo tjeter. 

Po vendimi i Partisë për të kontribue atje nga ku ka shkue në shkollë e etj…Ton Zmali emrohet drejtues i shtepisë kulturës në Iballe ku sherbeu për 10 vite. Vite shumë intensive pune. Atje vuri në skenë dramen "Baca i Gjetajve", "Kulla e Hutajve", dramen "Sokolesha e Aprripes" e shumë e shumë të tjera aktivitete e veprimtari. 

Njohja gjatë shkollës me minoritaren Eleni Guzhuna, bijen e nji oficeri që jetonte në Lushnje vazhdonte. Martohen dhe pas shumë veshtirësish Toni transferohet në Lushnje dhe emrohet me kulturen në fshatin Ballagat, një fshat kodrinor i zonës së Darsisë siper qytetit.

Krijimtaria e Tonit nuk njihte nderprerje. Toni gjeti një drite të vogel jeshile botimi te gazeta Drita e revista Nentori, dhe skenarët dramatizuese që transmetoheshin në radio tirana. Po përseri thuajse me pikatore. Shkrimtarja Diana Çuli i jep shumë kurajo, besim si dhe ndihmë duke i botue poezitë e para.

Ndryshimi i sistemit në Shqipëri nga diktatura në demokraci edhe pse sipas modelit patjeter që solli ndryshime edhe në jetën e Tonit. Por ajo që u bë pjesë e dhimbjes së tij ishte detyrimi për t'u emigrue nga papunësia dhe shpresat për një jetë me të mirë. Kështu në vitin 1993 emigron në Athinë ku vazhdon të jetë edhe tani.

Krijimtaria e Tonit tani ka marr përmasa të medha. Ai ka botuar vellimin poetik 'Lulet e ksenit", "Dashuri te pashijuara" dhe "Honeve te askundit", si dhe në prozën e gjatë trininë e kundraromanit ku përmblidhen, "Engjuj pa qiell", "Jeta e vjellagjolasve" dhe "Oazi qe mund shkretetinat".. Studimi "Kritiku i balonistave dhe i mohuesve kasapë të letersisë" kushtuar veprës së të madhit Gjergj Fishta përben një kontribut të veçantë të këtij poeti.

Toni misheron disa veçori shumë fantastike të të qenit shkrimtar e poet. Unë do të ndalem pak tek një poezi e tij: Varka Qiellore e Noes". Me ata pak rrjeshta të kësaj poezie shof Tonin e gjallë…. Një njeri në fund të detit gjatë sistemit të diktatures komuniste, duke lundruar në një varkë pa shpresë vite të tëra. Po me besim, guxim, vendosmeri të patundshme dhe me ndihmen e lundruesve zemermirë arrin të dalë nga fundi i detit dhe të ankorohet në qafen e majes së malit e cila ka pushtue qiellin. Dhe kje përben tiparin e paepur të malsorit për të arritur atë që endrron e i përkushtohet. Kjo varkë jeton brënda njeriut si Oazi që mund shkretinat e jetës…

Sot unë e shoh Tonin mbi malet e larta të Çllumit të Merturit, mbi Kunoren e Dardhes, mbi majen e Hekurave apo Terbunin e Pukes duke fluturuar plot krahë në hapsiren e pafundme të letersisë bashkohore.

 Dhe fluturimin e ban, sic thotë edhe komentuesi e përkthyesi i veprave të tij, pa brez shpetimi. Sepse Toni i ka marrë me vete të gjitha mjetet që i duhen për të kryer fluturimin.

 Ai ka misheruar folklorin dhe traditat e popullit të krahines nga ka dalë. I ka përpunuar dhe i ka ngjitë në lartësi të atyre majave ku ai kryen fluturimin. Dashuria për malet, luginat, rrugët, lumenjtë e çdo gjë qe zbukurojnë vendlindjen e tij e shoqerojnë në çdo krijim.

Kur lexon poezinë "Bjeshkeve" e kupton atë mesëmiri:

O bjeshkë
Një qylym rudine falmani për shtrojë
Një mriz hije ahu për argëtim
Në simfonitë e zgjimit bashkoni zogjt kangtar
Engjujt fluturues të shpirtit tim
Dhe në fund e mbyll me betim para bjeshkeve…
Gjithë pagjumësitë tuaja
Janë engjujt e shpirtit tim

Kur shkonte nga Merturi për në Kokdodë rruga kalonte nëpër një fshat me emrin Qyqesh. Fjala Qyqesh vjen nga shpendi Qyqe. 

Dhe Toni këtyre bjeshkeve të Qyqeshit magjepës u thur një poezi nga ma të bukurat. Ajo titullohet "Atje ku qeshin qyqet". 

Në këtë poezi Toni pjerrtesinë e rrugës e kthen në shkallë të mermerta, yjet në qiell në abazhure të kaltert, dhe vetë bahet bashkudhëtar i qiellit. Shkembejt i mveshë me shtellunga reshë të qendisur nga vetullat e ylberit. 

Bimet e lulet vaditen nga kulloshtra e borës, dikund me tej mbi briret e kaprollit zogjtë ngrenë foletë ndersa pak me larg tek kroi vashat fshehin syrin nën shami. 

Kështu bjeshket e Qyqeshit, një nga zonat e vendlindjes Tonit shndrrohen në një muze të gjallë parajse jetike. Dhe brenda gjithë kësaj bukurie të magjive toksore e hyjnore qyqet qeshin…

I dashur Ton!

Keto mendime që po i hedh në leter janë shenja respekti për aftesitë tua të veçanta krijuese në fushen e letersisë. 

Por ajo që mua me shtyn pa pushim në brendësinë fantastike të jetës tende janë peripecitë e vështirsitë që ke kaluar gjatë sistemit të diktaturës dhe në mergim…
Unë deri tashti pata parasysh një ish nxenës tani në moshë 65 vjeçare ndersa unë 78 vjeç. 

Sikur të më jepej edhe një herë mundësia të bahesha 10 vjeç, zgjedhje ime në botën e lirë për të ardhur këtu ku jam do të ishte vetëm modeli yt i mveshur me atë dashuri, guxim, vendosmeri, shpresë, besim dhe përkushtim që ke ardhur deri këtu ku je sot. Ti nuk duhet të pranosh të vdesesh kurrë!... 

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...