2016-08-08

Ministria e Shëndetësisë shpall konkursin për specializime të reja



Ministria e Shëndetësisë në pajtim me Ligjin për Shëndetësi Nr. 04/L-125 dhe Udhëzimin Administrativ mbi Shkollimin specialistik 10/2014, në bazë të propozimit të Bordit Qendror për Shkollim specialistik (BQSHS) dhe pas aprovimit nga Kabineti i Ministrit, shpall konkurs për ndarjen e 224 specializimeve dhe kuotave.

· QKUK dhe QKUSK .............................................................. 17 specializime;

· Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës ....................................... 9 specializime;

· Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit .......................................... 4 specializime;

· Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës............ ............................. 5 specializime;

· Spitali i Përgjithshëm i Pejës ................................................ 4 specializime;

· Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit ............................................ 6 specializime;

· Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt............................................. 8 specializime;

· Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK)......... 5 specializime;

· Minoritetet ............................................................................5 specializime;

· Departamenti Shëndetësor i Burgjeve ................................ 8 specializime;

· KPSh - Mjekësi Familjare ................................................... 96 specializime;

· Volunter ................................................................................ 57 specializime;

· Totali.................................................................................... 224 specializime.

Veprimtaria Kombëtare - detyrë madhore për çdo shqiptar


Shkruar nga Mona Agrigoroaiei,Bukuresht.

“Don të dish se cili je, vepro!”- Thomas Jefferson

Jemi njerëz të dobishëm shoqërisë nëse nuk qendrojmë kot, pasivë para sfidave të shoqërisë dhe veprojmë për përmirësimin e boshlleqëve brenda saj. Ne mund të njihemi veten gjithashtu vetëm nëse veprojmë konkretisht për një ceshtje të caktuar.

Filozofia e së vepruarit është ajo që na dallon nga kafshët, sepse kafshët ndjekin instinktet, kurse vetëm njerëzit vëjnë në përdorim logjikën dhe ndërgjegjen për të arritur objektivat.

Njerëzit duhet të veprojnë për arritjen e qëllimeve të tyre dhe kështu do të arritën gjatë jetës të celikosen, të bëhen më të fortë dhe të palekundshëm.

Ka edhe llojera të ndryshme të së vepruarit, rruga të mira dhe rruga të shtrëmbërta. Dikush punon, po dikush vjedh dhe bëhet hajdut.

Por kryesorja është që në këtë debat të dalim jashtë kornizave të jetës së rëndomtë. Thirrja për veprim të Thomas Jeffersonit është gjithnjë më aktuale në kushtet e sundimit dhe të copëtimit të trojeve tona shqiptare.

“Vepro” është ky apeli që duhet ta ndjekim, në sensin në të cilin duhet të mobilizohemi në këte rrugë të shenjtë për clirimin dhe ribashkimin e Shqipërisë.

“Vepro”, sepse veprimtaria kombëtare është detyrën madhore për cdo shqiptar. E para dhe mbi të gjitha sepse vetëm dëshmorët e kombit e kanë kryer betimin e tyre ndaj atdheut dhe kombit dhe ky betim ishte dhe mbetet për ribashkim kombëtar. Ne që jemi të gjallë nuk e kemi kryer këtë betim dhe duhet patjetër të vazhdojmë të veprojmë.

Këtu nuk ështe fjala vetëm për ata që janë të ndërgjëgjshëm se duhet të vazhdojnë këtë rrugë, por edhe për të rinjtë e të rejat, gjeneratat që po rrisin vit pas viti dhe që duhet të ndërgjëgjësohen vazhdimisht.

Armiqtë të kombit tonë e kanë dashur, bashkë me kolaboracionistët dhe nëpermjet tyre në shumicën e rasteve, të vrasin, të asgjësojnë nga mendja e shqiptarëve idealin e ribashkimit kombëtar dhe e gjithë përpjekja e tyre ka qenë e përqendruar (dhe ende është) në këtë drejtim me cdo mjet dhe instrument.

Prandaj lufta me penë është shumë e rëndësishme për ndërgjëgjësimin e popullit, po aq më e rëndësishme sa lufta me pushkë. Lufta me penë duhet të zhvillohet në vazhdimësi.

Edhe kur pushka hesht, pena nuk guxon të mos shkruajë. Dhe, në momentin kur lufta me pushkë mund të imponohet në rrethana të caktuara, pena – që nënkupton jo vetëm propagandë sqaruese dhe kthjellëse për masat e gjëra popullore, por edhe politika udhëheqëse të luftës çlirimtare dhe edhe diplomacia aktive kombëtare për lobimin e saj – duhet oathetër të shoqërojë pushkën.

Kjo ia ka munguar luftës çlirimtare edhe në Kosovë, edhe në Iliridë, edhe në Kosovë lindore, me pasoja të tmerrshme. Dikush brenda udhëheqjes së ushtrive popullore kishin filozofinë e gabuar se propaganda më e mire është lufta çlirimtare.

Ata gabuan sepse nuk punuan me masat e gjera popullore, as nuk përgatitën nje front të gjerë politik udhëheqës, dhe në momentin e bisedimeve ndërkombëtare “të paqes”, u pranuan “te drejtat” në letër për shqiptarët dhe çmilitarizimin e ushtrive clirimtare, pa arritur qëllimin përfundimtar të ribashkimit kombëtar.

Është turp se vetëm 2% të popullit iu përgjigj thirrjes për kushtrim dhe në fund u dorëzuan armët vetëm pas premtimeve serbo-sllave. Nga kjo kuptohet se nuk duhet vepruar kuturu, pa një strategji të caktuar politiko-diplomatike.

Por veprimtaria kombëtare mbetet një domosdoshmëri dhe apeli im është: Shqiptarë, punoni dhe veproni për ribashkimin e Shqipërisë!

Erdogani tek Putini - Një kthesë në kohë rekord

Me një takim të presidentëve të Rusisë dhe Turqisë merr fund ngrirja e marrëdhënieve midis dy vendeve për shkak të goditjes së nja avioni luftarak rus. Ritmi i ndryshimeve i habit ekspertët.

Ngrirja në raportet mes Rusisë dhe Turqisë zgjati vetëm rreth shtatë muaj, riafrimi vetënmgjashtë javë. Kur presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan të martën (09.08) do të udhëtojë për në Rusi për t\'u takuar me presidentin rus Vladimir Putin, që të dy do të kenë bërë një kthesë prej 180 gradë. Vizita e presidentit turk faktikisht përfundon në qytetin e Putinit Shën Peterburg. Atje Erdogani do të shprehë keqardhjen për goditjen e bombarduesit rus të tipit Su-24 në kufirin turko-sirian më 24 nëntor 2015 nga ushtria turke dhe do të kërkojë falje prej familjeve të viktimave.

Incidenti, prej të cilit gjetën vdekjen dy ushtarakë rusë, i ftohu marrëdhëniet mes dy partnerëve të ngushtë. Rusia reagoi ndër të tjera me ndalimin e importeve të produkteve ushqimore turke dhe anuloi të gjitha fluturimet charter për në Turqi, aq e frekuentuar prej turistëve rusë. Përveç kësaj Moska pezulloi dy projekte të mëdha: ndërtimin e një linje gazsjellësi përmes Detit të Zi dhe një centrali atomik. Lidhur me këto do të vendosin tani personalisht Putini dhe Erdogani.

Sulmet verbale me sa duket janë harruar

Riafrimi është për më tepër i papritur, nëse ke parasysh, se si të dyja palët kanë shkuar me njera-tjetrën para pak kohësh. Ndonëse Erdogani shprehu menjëherë keqardhjen për sulmin e avionit luftarak rus, ai theksoi, se vendi i tij nuk toleron shkeljen e kufirit. Në javët që kishin paraprirë disa herë Turqia kish protestuar për shkeljen e hapësirës ajrore turke në kufirin me Sirinë prej bombarduesve rusë. Në Perëndim u rrit shqetësimi nga një konflikt eventual ushtarak mes Rusisë dhe Turqisë, e cila është anëtare e NATO-s.

Putini e quajti goditjen e avionit rus si \"thikë në shpinë\". \"Allahu ka vendosur, ta ndëshkojë klikën qeverisëse në Turqi dhe i ka hequr asaj arsyen\", shfreu ai në një fjalim në fillim të dhjetorit 2015. Veç kësaj Moska e akuzoi udhëheqjen turke, se është e implikuar në bizneset e naftës me milicët terroristë të \"Shtetit Islamik\". Pothuajse çdo ditë televizioni shtetëror rus ngrinte akuza kundër Erdoganit. Një populist i djathtë me emër, propozoi madje në parlament, që të hidhej një bombë atomike në Bosfor, për ta \"shpëlarë\" metropolin milionësh turk.

Por me sa duket që prej disa javësh është shpëlarë indinjata ruse. Vetëm pak ditë pas letrës drejtuar Putinit Erdogani sërish telefonoi me presidentin rus. Gjatë kësaj telefonate u ra dakord për takimin, që do të zhvillohet tani. Putin shfuqizoi ndalimin e fluturimeve charter për turistët rusë drejt Turqisë. Pas puçit të dështuar të ushtrisë turke kundër Erdoganit ka pasur edhe një telefonatë tjetër, kësaj here me nismën e Moskës. Putini në mënyrë demonstrative e mështeti Erdoganin.

Ankaraja përmbush kushtet e Moskës

Të tilla \"kollotumba në marrëdhëniet ruso-turke\" çorodisin edhe vëzhgues me përvojë, shkruan eksperti i Moskës për politkën e jashtme, Fjodor Lukjanov, në një artikull në gazetë. \"Në rast nevoje fjalët më të ashpra mund të harrohen\", vëren kryeredaktori i revistës \"Rusia në politikën globale\".

Ndër të tjera është e mundur që krahas të kërkuarit falje, Turqia ka përmbushur edhe dy kushte të tjera të Moskës, të paktën pjesërisht, thonë vëzhguesit rusë. Pilotët ushtarakë turq përgjegjës për goditjen e avionit rus janë në burg. Veç kësaj Ankaraja ka sinjalizuar se është e gatshme, të flasë për zhdëmtim.

Afrim jo pa pengesa

Ekspertët rusë parashikojnë, që zhvillimet aktuale në Turqi do ta nxisin tani këtë vend më fort drejt Moskës. Me këtë ata kanë parasysh kritikët e BE-së, të SHBA-së dhe të Perëndimit në përgjithësi ndaj kufizimeve të demokracisë që ka ndërmarrë Erdogani si pasojë e puçit të dështuar. Rusia madje mund të bëhet një mbrojtëse e re e Turqisë, mendon Viktor Nadein-Rajevskij nga Instituti rus për Studimet politike e sociale të Hapësirës së Detit të Zi dhe rajonit të Kaspikut. \"Kohët e fundit bëhej fjalë për një antarësi të Turqisë në Organizatën e Shangait për Bashkëpunimin dhe në Unionin Ekonomik Euro-Aziatik\", i tha ai Deutsche Welle-s. Në të dyja organizatat Rusia është forca drejtuese.

Nadein-Rajevskij beson, se marrëdhëniet ekonomike ruso-turke mund të ripërtërihen \"relativisht shpejt\". Riafrimi politik në të kundërt do të jetë i vështirë. \"Problemi kryesor është Siria\", thekson eksperti. Turqia do një ndryshim qeverie në Damask, ndërsa Rusia e mbështet presidentin sirian Bashar al Assad edhe ushtarakisht.

Akademik Prof.Dr Isa Mustafa: Dua Lipa burim motivimi dhe krenarie për Kosovën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim këngëtaren e famshme, Dua Lipa.



Gjatë takimit, kryeministri Mustafa tha se Kosova dhe qytetarët e saj janë shumë krenarë për sukseset e njëpasnjëshme të saj në skenën muzikore botërore.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, shprehu përkrahjen e Qeverisë së Kosovës për të gjithë artistët dhe talentët e tjerë të Kosovës që veprojnë jashtë vendit.

“Dua Lipa dhe të gjithë këngëtarët dhe sportistët tanë që po arrijnë famë ndërkombëtare, fal talentit dhe punës së tyre të përkushtuar, janë shndërruar në figura motivuese dhe simbole krenarie për të rinjtë dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. Ju, po ashtu, po i jepni imazh shumë pozitiv shtetit dhe shoqërisë tonë në botë. Andaj, Kosova krenohet me sukseset tuaja”, tha kryeministri Mustafa.

Këngëtarja Dua Lipa ka falënderuar kryeministrin Mustafa për pritjen, duke theksuar lidhjen e saj të fuqishme me Kosovën.

Dua Lipa, po ashtu, e njoftoi kryeministrin Mustafa edhe për planet e saj në të ardhmen në botën e muzikës.

Drejtori i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni: Gjendja e sigurisë është e qetë dhe stabilePrishtinë




Në mbledhjen e  Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, kryesuar nga Daut Haradinaj, kryetar, u diskutua lidhur me situatën e sigurisë në vend, me theks të veçantë për sulmin mbi ndërtesën e Kuvendit, që ndodhi më 4 gusht 2016 . Lidhur me këtë çështje i ftuar për raportim ishte drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.

Me këtë rast, Maxhuni fillimisht ka vlerësuar se situata e sigurisë në vend është e qetë dhe stabile, duke vënë në pah angazhimet konkrete të Policisë së Kosovës dhe duke përmendur rezultatet që ajo ka pasur në luftën kundër qenieve njerëzore, krimeve, korrupsionit, si dhe në parandalimin e akteve terroriste.

“Kemi arritur që të parandalojmë edhe incidente të karakterit terrorist, ndërkaq suksese kemi shënuar në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore”, tha Maxhuni.

Duke u përgjigjur në pyetjet e anëtarëve të Komisionit, incidentin e sulmit në Kuvend, Maxhuni, e vlerësoi si një incident tejet serioz dhe siguroi se Policia do të ndërmarrë të gjitha masat për t’i nxjerrë akterët para drejtësisë. Ai sqaroi se lidhur me këtë çështje kanë intervistuar disa persona.

“Ju siguroj se Policia e Kosovës me të gjitha kapacitetet e saj do të bëjë çdo gjë që të shkojmë drejt zbardhjes së këtij rasti. Të gjitha njësitë relevante të policisë janë të kyçura dhe 24 orë po punohet për ndriçimin e këtij sulmi”, tha Maxhuni, duke shtuar se arma e cila është përdorur mbi ndërtesën e Kuvendit nuk është ‘zolë’. “Jemi në bashkëpunim me Prokurorinë e shtetit dhe këtë sulm e kemi cilësuar si akt me element terrorist, si dhe do të trajtohet si i tillë”, tha Maxhuni.

Ai është përgjigjur edhe në pyetjet e anëtarëve të Komisionit, lidhur me incidentin në festivalin e birrës në Prishtinë, Beer-Fest, duke sqaruar se ka pasur një konflikt verbal dhe gjuajtje me armë gazi. Për të dyja këto incidente, tha se nuk ka vend për panik.

Veç tjerash, Maxhuni është përgjigjur edhe ni pyetje për çështje tjera, si atë të sigurisë në trafik dhe për armëmbajtje pa leje, ndërkaq, u përmend edhe fakti se për çështjen e sigurisë është e domodoshme pajisja me kamera vëzhguese në kryeqytet dhe nëpër qendra tjera rajonale.

Klaudia Malaj, portret i suksesit dhe buzëqeshjes magjike


Shkruar nga Gani Qarri

Femrat shqiptare, janë krenaria e kombit tonë. Ato shkëlqejnë kudo,në atdhe dhe jashtë tij,si dhe në të gjitha profesionet që ushtrojnë,qoftë në arsim,sport, kulturë, politikë, mediat vizuele etj.

Një emër tejet premtues dhe që shkëlqen në këtë drejtim,pa dyshim, është e reja nga Tirana, Klaudia Malaj, të cilës me të drejtë dhe në mënyrë meritore, i është besuar një detyrë e nderuar, që çdo moshatar i saj,do ta ëndërronte dhe kishte lakmi.

Siç jemi në dijeni dhe i kujtojmë ende me dhembje ,vitet e 90-ta, ishin ndër më të vështirat për popullin tonë, kohë kur shumë familje shqiptare u detyruan të iknin nga kjo tokë e bekuar,madje disa edhe për të mos u kthyer më kurrë, në kërkim të mbijetesës nëpër vende të ndryshme të botës,fatkeqësi të cilën e përjetoi edhe ajo me prindër.

Klaudia, erdhi në jetë si fëmija i parë i babait Lavdoshit dhe nënës Pranvera,më 4 qershor të vitit 1992, në Sarbrücken të Gjermanisë,ku atbotë si familje qëndronin përkohësisht, por vetëm një vit pas lindjes së sajë, që më1993, ata do të ktheheshin përsëri në atdhe.

Prindërit e Klaudias, nëna Pranvera nga kryeqyteti Tirana dhe babai Lavdoshi nga qyteti historik i Flamurit,Vlora heroike, kanë edhe një djalë, 2 vite më i vogël, nga ajo.

Edhe pse e re në moshë, Klaudia është e njohur si udhëheqëse profesionale e emisionit të kulturës në “Radio Tiranë” dhe dallohet për aftësinë në komunikim, thellësinë e mendimit si dhe lehtësinë me të cilën trajton edhe temat më komplekse.

Nga të gjithä ata që e njohin, Klaudia cilësohet si një bukuroshe kaqurrele, e cila pareshtur ofron buzëqeshje të ëmbla me plotë dashamirësi.

Ajo çmohet shumë sidomos për sjelljen e mirë, qëndrimin parimor dhe komunikimin familjarë e vllazëror me secilin bashkëbisedues.

Emri i saj, është portret i nderuar i medias dhe kulturës sonë kombëtare,vlerësim ky i cili nuk mund ti falet secilit pretendues, autor apo krijues.

Që në fëmijëri, ajo thotë se i pëlqente pa masë aktërimi,kurse nga klasa e shtatë e shkollës fillore nis të shkruaj edhe poezi.

Krijimet e saj, ishin tejet serioze për moshën dhe temë të preferuar kishin dashurinë, ani pse atëkohë autorja e tyre, ishte ende e re në moshë dhe për “të” kishte \"mësuar\" vetëm nga serialet e shumta televizive që atëkohë shtëpitë mediatike shqiptare emetonin me bollëk.

Megjithatë, krijimet e Klaudias ishin aq përmbajtësore, sa që ata të cilët lexonin poezitë e saj, jo rrallë ndodhte të mos besonin ,se ato i takonin kësaj autore prestigjioze.

Madje qysh në atë kohë,një nga 200 poezitë e saj, si ajo me titull \"Dilema ime\" do të vlerësohej lartë dhe vendosej në tabelë nderi ,në klasën e tetë, në shkollën ku Klaudia atëherë mësonte;

Dilema ime


Në rrugët e jetës po eci unë tani.
Të zgjedh Atë, apo Tjetër, nuk di.

Sa gjëra kërkojmë në jetë

Tjetër duam, e tjetër jeta na jep

U lodha duke dëgjuar premtime pa besë

Nuk shohë një dritë jeshile që në jetë të vazhdoj

Por vetëm e kuqja në semafor më ndaloj,

Kjo ishte njëra nga poezitë e pakta të ruajtura nga ato vite,kurse të tjerat,pothuajse do ti griste që të gjitha.

Më 2007-2011, në shkollën e mesme “Asim Vokshi” në Tiranë,Klaudia do të studionte spanjishten dhe rusishten.

Njëkohësisht ajo do të vazhdonte të shkruante përsëri poezi, të cilat edhe pse herë pas here i publikonte në fb. duke mos u ndjerë sa duhet e mbështetur ,nuk do ti ruante as ato.

Në fakultet, në vend të aktrimit që e pëlqente dhe dëshirës së prindërve për të zgjedhë mjekësinë, ajo krejt rastësisht do të vendoste të studionte gazetarinë të cilën do ta mbaronte në vitet 2011-2014,ani pse,siç e thotë edhe vet, mu atë, nuk e kishte përmend as kujtuar kurrë si profesion të jetës së saj.

Pas,mbarimit të bachelorit për gazetari,të cilin sapo e ka përfunduar, Klaudia fillon “Masterin shkencor për mardhënie me publikun\".

Në fillim të vitit të dytë,ajo nis të shkruaj tek gazeta javore. INTERVISTA..... dhe përreth një vit boton aty.

“Nuk kisha provuar kurrë më parë me komente dhe opinione, por në vit të tretë,shkrimet nisa ti dërgojë tek \"Tirana Observer\", ku publikova edhe diplomen time”,... thotë në mes tjerash Klaudia.

“Në tetor të 2014, shkoj për praktikë tek Televizioni Publik Shqiptar. Në prill të 2015 kalova në radio,ku kam hapsirën time me intervista, vazhdon Klaudia.” Të them të drejtën i dua që të dyja, radion dhe televizionin. Madje, sa herë dal në terren për një intervistë që më duhet në radio, më merr malli shumë edhe për televizionin.

Në Radio Tiranë, Klaudia bënë një punë të denjë që i sjellë jo vetëm vëmendje por edhe respekt e mirënjohje, e cila vazhdimisht trajton vlerat e elitës krijuese të të gjithë kombit pa përjashtim.

Shumë çuditshëm lindin edhe poezit e mija, shprehet Klaudia; “kjo (poezi) përshembull lindi kur po fshija pluhurat në shtepi...,:

Heshtja nga unë mësoi të flasë

Piktori mbi pluhur, një portret pikturoi.
I dha sy që të shikoi.
I dha vesh që të dëgjoi.
I dha gojë që me të të bisedoi.
I mësoi fjalët dhe e kompletoi.


“Përse më dhè jetë, dhe s’më dhè zemër?” - Portreti i tha.
Nuk ta dhashë, - u përgjigj piktori, - se do lëndoheshe sa më s’ka!.
Dy poezitë e paraqitura në këtë shkrim, janë të vetmet që nuk kam grisur.........sqaron autorja.

Opusi krijuesi Klaudias, është i lidhur ngushtë me rolin e gazetares dhe redaktores në emisionet kulturore të Radio Tiranës.

Intervistat e zhvilluara aty, shoqërohen me butësinë e zërit të mrekullueshëm dhe buzëqeshjen e magjishme të saj.

Afiniteti personal dhe profesionalizmi në punë, i jep dimension të veçantë admirues çdo bashkëbisedimi me autor të ndryshëm që Klaudia i udhëheqë me aq përkushtim e dinjitet para publikut të gjerë mbarëkombëtar.

Pra, siç do të thoshte edhe autori me famë botërore dhe biografi i shquar,Stefan Cfajg: ajo sikur merrë me vete kudo diellin e saj,me të cilin edhe krijimeve të reja nga autor të tjerë,u ofron atmosferë sipërore shkëlqimi, u jep atyre ngjyrë tejet vezulluese dhe shije të adhurushme interesimi, deri në pafundësi.

\" Diell\", i cili ndihmonë atë të ngrohë dhe shkrijë zemrat e krijuesve shqiptar nga të gjitha trojet tona etnike.

Në punën që bënë, ajo është dëshmuar të jetë e zonja të trajtojë edhe tema të arrira nga emra autorësh të cilët, jo rastësisht kombin tonë e bënë të njohur edhe në Botë. Tema, nocione dhe zhanre të ndryshme krijimesh, që kanë të bëjë me majat e mendimit ideor dhe kulmet e mjeshtrisë krijuese e artistike.

Ndaj, trajtesat e saj,marrin dimensionet e kronikës së kohëve,dhe përjashtojnë çdo mundësi kolizioni apo fenomeni të ashtuquajtur të goditjeve të dyfishta; “të shprehjes dhe mendimit” siç do të thoshte i madhi Roland Bart, të cilat me siguri do të mbeten shembulli më sublim edhe për brezat që vijnë në të ardhmen.

Të përgjigjesh në mikrofon para syve shkëlqyes me reflektime aq të thella metaforike të Klaudias, është një sfidë e vërtetë, ngase ajo çdo gjë e shndërronë në art,njëjtë si intervistat dhe librin bashkë me temat e trajtuara me aq kujdes e përkushtim...”

Por edhe krijimet e Klaudias që na vijnë si shfaqje të rralla artistike,shoqëruar me polifoni zërash poetikë, parë nga cilido këndvështrim, përherë spikasin për vlera të larta përkushtimore, si të ishin ato pjesë të zgjedhura nga shënimet jetësore të kolosit botëror të letërsisë, të famshmit Franc Kafka; të cilat përkundër moshës së saj të re, kanë përmbajtje të \"pjekur\" tejet interesante dhe krejtësisht autentike.

Kështu, puna, talenti dhe përkushtimi,vërtetë kanë madhëruar në mënyrë meritore,emrin e saj.

Karakteristikë e krijimeve të Klaudias, mbetet vargu i shkurtër por tërheqës e domethënës i cili, nga të gjitha grupmoshat e adhuruesve, lexohet me një frymë dhe plotë ëndje e ndjesi:

Rruga bëhet duke ecur

Nuk e dua gjithë jetën si një fundjavë
Nuk dua shpesh festa të zhurmshme
Nuk kam kërkuar vetëm sukses në jetë

Ke edhe dështime

Ka orë që nuk mbarojnë kurrë

Tradhëtarët dikur ishin miqt tanë
I donim shumë.

Në krijimet e veta, ajo na vie edhe si misionare që zotronë universin e lartësuar me frymëzime poetike nga dashuria, si dritë e jetës që e shoqëron në rrugëtimin e saj kudo:

Në heshtje të kërkova

Nuk di ç’t’i bëj kujtimit që le në dhomën e braktisur.
Nuk të kam, por as harruar në mendjen time nuk je.

Ti ishe aty sërish, me puthje përqafime dhe ëndërrime.
Më ndiqje dhe sot në ëndrrat e largëta që mbetën kujtime.

Me një fjalë,jo vetëm në poezi, por edhe në jetë e profesion, Klaudia është një femër e kompletuar,e cila gjithmonë ka vizion për risi dhe aktivitet të pareshtur.

Të jesh pjesë e këtij suksesi, sigurisht që nuk është aq e lehtë dhe e thjeshtë sa duket,por duke u kujdesur me kohë për çdo gjë dhe mos i lënë asnjë detaj rastësisë, ajo është kthyer në simbolikë të punës dhe sjelljes shembullore, ndaj tek Klaudia gjithçka ecën në drejtimin e duhur dhe fatmirësisht i gjithë angazhimi i saj, ka rezultuar të jetë shumë i pëlqyeshëm dhe tejet i suksesshëm.

Femrat e tilla, nuk janë rastësi, ato sikur janë të lindura për arritje dhe shpesh herë dinë të jenë më të zonja se meshkujt, madje aq sa të udhëheqin me sukses shembullor,firma të mëdha, institucione dhe poste të larta shtetërore.

Ato,jo vetëm se përjetësojnë një realitetit të ri,por ndihmojnë ndryshimet pozitive, dhe mundësojnë tejkalimin e kufijëv të mbetur të ndasive gjinore në shoqërinë shqiptare.

Jam plotësisht i sigurtë se edhe natyra e butë dhe e padjallëzuar e Klaudias,përveç mirësjelljes së përhershme që buron pashtershëm nga fytyra e saj engjëllore,na njeh edhe me një femër me karakter të fortë,e cila është në gjendje t’i bëjë ballë çfarëdo sfide dhe menaxhojë çdo detyrë të besuar me rregull e përkushtim.

Ndaj, në shenjë respekti , përveç mirënjohjes më të madhe dhe falënderimit të veçantë e meritor për punën e pareshtur, profesionalizimin e vendosmërinë dhe optimizmin e kreativitetin që ajo në vazhdimësi sjellë e promovon,mes nesh me aq dashamirësi të pafund dhe na bënë të krenohemi të gjithë ne me angazhimin e saj, është i pashmangshëm edhe një urim i përzemërt me dëshirat më të mira për suksese të mëtejme e të gjithanëshme në karrierë, si dhe për shëndet e lumturi të përhershme dhe gjithë të mirat në Jetë për portretin e suksesit, personalitetin e artit e të kulturës radiovizive si dhe burimin origjinal të buzqeshjes magjike,Klaudinë tonë!.

Simon Mirakaj: Ligji i Dosjeve pastron administratën nga bashkëpunëtorët e sigurimit



Nga Klaudia Malaj 

Ligji i dosjeve është i fokusuar tek gjetja e bashkëpunëtorëve të sigurimit, por ky ligj është fokusuar për pastrimin e administratës. Pra, në Parlamentin që vjen të mos ketë bashkëpunëtor të sigurimit. Ministria nuk duhet të japi lista emrash përderisa fondi nuk kalon në mirin e llogarisë, qoftë të trashëgimtarëve qoftë të burgosurve që janë gjallë. Duke parë ngadalësimin e këtij rritmi neve ju drejtuam ministrisë së financave për dijeni edhe kryeministrit.
 
Sepse drejtoresha që merret me dëmshpërblimin në sektorin e dëmshpërblimit te ish-të përndjekurit deklaroi që: “Brenda këtij viti do të merren dy këste, kësti i gjashtë dhe kësti i shtatë”. Por ligji thotë se nuk mund të filloj kësti i gjashtë pa mbaruar kësti i pestë. Dhe unë do të insistoj dhe do t’i bëj thirrje Ministrisë së Financës që ta fillojnë sa më shpejt. Të paktën me këta që janë mbi 80 vjeç, si mbas fondit që kanë. Përshpejtimi të jetë tek kjo moshë.
 
Si po ecën procedura e shpërndarjes së dëmshpërblimeve?
 
Desha të bëj të qartë, në vazhdimin e Ligjit të Dëmshpërblimit nga Partia Socialiste, për hir të së vërtetës e quajtëm një risi sepse vite më parë Partia Socialiste ka deklaruar që ne, nuk do të merremi me shtresën e të përndjekurve dhe me ish-pronarët. Pra vazhdimësia e Ligjit të Dëmshpërblimit ne e quajtëm një reflektim të PS me qëndrimin e shtresës së të përndjekurve politik. Mirë po edhe kjo bie ë kundërshtim sepse në një anë vazhdoi ligjin e dëmshpërblimit, nga ana tjetër shumë janë hequr nga puna, edhe pse ishin profesionist edhe pse nuk kishin shkelur ligjet.
 
A kishte ndryshim fondi që caktoi Partia Socialiste nga qeveria e mëparshme?
 
Në lidhje me ligjin e dëmshpërblimit ne e pritëm mirë sepse edhe fondi për hir të së vërtetës nuk kishte ndryshime me fondet nga qeveria e kaluar. Pothuajse ishin të njëjtat fonde nga 20 milion dollar. Pati një ritëm të kënaqshëm deri në shtator të 2015-ës. Ata që nuk kishin marrë marr këstin e dytë, trashëgimtarët, morën këstin e dytë, ndërsa me ndryshimin që bënë në ligj PS, që kryeson aleancën e majtë, i dhanë prioritet të burgosurve që janë gjallë. Dhe ritmi ishte i kënaqshëm. Morën pothuajse të gjithë këstin e pestë, e theksoj, pothuajse. Dhe ky rritëm vazhdoi deri shtatorin e 2015-ës. Në median e shkruar u tha se: “Ka mbetur një fond prej 4 milion dollarësh dhe ky fond do të harxhohet, do të konsumohet deri në fund të vitit 2015, për trashëgimtarët që nuk kanë marrë këstin e dytë dhe për të burgosurit që janë gjallë dhe që nuk kanë marrë këstin e pestë”. Nga shtatori deri në këtë moment që po flasim filluan gazetat duke end emrat qoftë të trashëgimtarëve, apo të burgosurve që janë gjallë dhe që nuk kanë marrë këstin e pestë. Kërkoheshin certifikata për trashëgimtarët dhe numri i llogarisë. Po kështu kërkoheshin certifikatat e lindjes për ata që nuk kishin marrë këstin e pestë. Dhe njerëzit duke lexuar nëpër gazeta, të cilat me tituj të mëdhenj shkruanin: “Ja emrat që do të marrin këstin e dytë, apo të pestë”. Njerëzit në bazë të gazetës shkonin në banka ku kishin hapur numrin e llogarisë. 
 
A u shpërblyen këta persona? 
 
Vetëm emra se lekë nuk kishte. Pra nuk kishin kaluar lekë. 
 
Atëherë përse publikoheshin këto lista? 
 
Publikoheshin emrat, si duket gazetat bëjnë biznes. Por për mendimin tim përgjegjësia nuk bie të gazetat por tek Ministria e Financave. Ministria nuk duhet të japi lista emrash përderisa fondi nuk kalon në mirin e llogarisë, qoftë të trashëgimtarëve qoftë të burgosurve që janë gjallë. Duke parë ngadalësimin e këtij rritmi neve ju drejtuam ministrisë së financave për dijeni edhe kryeministrit. Ministria e Financave na u përgjigj konform ligjit që përcakton përgjigjen e shkresave zyrtare brenda afatit. 
 
A morët përgjigje?
 
Përgjigja erdhi me shumë rreshta por pa përcaktuar asgjë konkrete, se kur do të filloj kësti i dytë për trashëgimtarët dhe kur do ta marrin kësti i pestë për të burgosurit politik që janë gjallë ata që kanë mbet pa e marrë. Njëkohësisht në shkresë neve kërkuam edhe kur do të filloj kësti i gjashtë. Sepse drejtoresha e që merret me dëmshpërblimin në sektorin e dëmshpërblimit te ish të përndjekurit deklaroi që: “Brenda këtij viti do të merren dy këste, kësti i gjashtë dhe kësti i shtatë”. Por ligji thotë se nuk mund të filloj kësti i gjashtë pa mbaruar kësti i pestë. Dhe unë do të insistoj dhe do ti bëj thirrje ministrisë së financës që ta fillojnë sa më shpejt. Të paktën me këta që janë mbi 80 vjeç, si mbas fondit që kanë. Përshpejtimi të jetë tek kjo moshë. Ne kemi edhe njerëz që janë mbi 90 vjeç, dhe unë i uroj të kenë shëndet dhe jetëgjatësi. Por kur mbërrin në një farë kufiri...kur do ta marri dëmshpërblimin. Kur do e marri këstin e gjashtë. Kur çdo e papritur mund të ndodhi. 
 
Pra ju propozoni që nga mosha më e madhe të fillojë shpërndarja e dëmshpërblimeve....
 
Të fillojë sa më shpejt dëmshpërblimi nga kjo moshë. Pastaj të vazhdoj edhe me moshat e tjera si e parashikon ligji. Po kështu edhe për këstin e dytë për trashëgimtarët, sepse ka edhe trashëgimtarë që janë në moshë të madhe. 
 
A duhet të paguash që të vendoset emri në këto lista, për të marrë dëmshpërblimin që të takon? 
 
Jo, këto janë fjalë që enden, nuk është e vërtet. Ne nuk kemi raste të tilla pavarësisht çfarë shkruajnë gazetat ne nuk na ka ardhur njeri qofshin trashëgimtarë apo të burgosur që janë gjallë që të na kenë thënë që na janë kërkuar lekë për të marrë këstin. Nuk ka ndodhur. 
 
Ç’është ligji i dosjeve? 
 
Ligji i dosjeve është i fokusuar tek gjetja e bashkëpunëtorëve të sigurimit, por ky ligj është fokusuar për pastrimin e administratës. Pra, në Parlamentin që vjen të mos ketë bashkëpunëtor të sigurimit. Shpresojmë që sipas informatave nga media e shkruar me zgjedhjen e një anëtari të zgjidhen edhe anëtarët e tjerë dhe të gjej zbatim ligji i dosjeve dhe ti jepet një fund Odisesë, pamundësisë së ligjit të dosjeve. Sepse ka pasur iniciativa në 1995 është krijuar një komision, i quajtur “Komisioni Mezini”, i cili u ndërpre për ngjarjet e ’97-ës. Pastaj në 2001 u krijua një komision tjetër i quajtur “Komisioni Bezhani”, por asnjëherë nuk i shkoi deri në fund. She kanë kaluar 25 vjet sot, dhe përsëri diskutohet për ligjin e dosjeve. Shpresojmë që t’i jepet fund këtij kalvari të gjatë Odiseje të ligjit të dosjeve. 
 
Përse u krijua ligji i dosjeve?
 
Ky ligj, u aprovuar nga Qeveria sepse, dolën dy projektligje: një projekt ligj i cili u mbështet edhe nga ne, i hartuar nga Shoqëria Civile, dhe një projekt ligj i cili u bë ligj me 30 prill të 2015-ës i hartuar nga Qeveria. Megjithatë, për t’i dhënë fund Odisesë së Dosjeve e pranuam ashtu siç e aprovoi ligjin në Parlament Qeveria. Dhe ajo që ne jemi të shqetësuar është mos zbatimi i ligjit. 
 
 
A është zgjedhur autoriteti, siç është i parashikuar në ligj? 
 
Ligji i dosjeve u aprovua nga parlamenti me 30 prill të 2015-ës. Sipas këtij ligji numër 45 të 2015 një muaj pas aprovimit të ligjit, parlamenti duhet të zgjidhte autoritetin i cili është i përcaktuar në ligj. Një propozohet nga shoqatat, një nga të drejtat e njeriut, një e zgjedh Qeveria dhe dy Parlamenti. Me njëherë pa aprovimit të autoritetit me pesë persona Qeveria nxjerr aktet nënligjore për kompletimin e këtij institucioni. Fakti është, ne jemi në korrik të 2016-ës, pra ligjvënësit, ligjprodhuesit, nëse mund ti quajmë edhe kështu, kanë shkelur vetë ligjin. Sepse ligji është aprovuar në Parlament, e ka të përcaktuar se kur votohet Autoriteti për Informimin me Dosje të Sigurimit, dhe sipas medias së shkruar, që nuk e dimë a është zyrtare apo jo, që në kalendarin e punimeve tre javore është futur zgjedhja e një anëtari të propozuar nga Këshilli i Ministrave. Përderisa ligji e ka të përcaktuar zgjedhjen e pesë anëtarëve që quhen Autoriteti për Informim me Dosjet e Sigurimit. 

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...