ZONAT KU JANË SHFAQUR UFO-T
http://www.ufomaps.com/
Termi UFO përfshin çdo objekt fluturues të cilin shkencëtarët nuk kanë arritur ta indentifikojnë.
Në shumë raste është bërë fjalë vetëm për dukuri siç janë: rënia e yjeve, kometat, ose dukuri të tjera natyrore, sinjalet e të cilave janë kapur keq nga satelitët për t'u quajtur më pas UFO.
Me UFO përfshijmë çdo objekt ose krijesë të çuditshme fluturuese por që siç e shpjeguam më sipër termi përfshin pamundësinë për ti indentifikuar dhe jo për ti përjashtuar nga fakti që mund të jenë edhe diçka tokësore.
https://tripwow.tripadvisor.com/slideshow-photo/aliens-in-roswell-new-mexico
-by-travelpod-member-jnixon55-faywood-united-states.html?sid=10394702&fid=tp-8
Fjalët UFO dhe jashtëtokësorë nuk janë i njejti koncept. USO (Underwater Submerged Objects). Disiplina e studimit të tyre quhet ufologji dhe cilësohet si pseudoshkencë.
Ufoligjia moderne lindi më 24 Qershor 1947, kur Kenneth Arnold, një pasanik amerikan, pohoi se kishte parë nga avioni i tij privat, 9 objekte të paidentifikuara, të ngjashme me disqet fluturuese, që fluturonin në afersi të malit Rainer, në shtetin e Washingtonit. Kjo dëshmi përqendroi vëmendjen e opinionit publik botëror mbi dukurinë UFO, duke i dhënë jetë studimit e më pas pseudoshkencës së njohur si ufologji.
Që nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore, ka pasur shumë dëshmi nga pilotë të cilët pohojnë se gjatë fluturimeve kanë hasur në prani të çuditshme ose janë shoqëruar në fluturim nga objekte të panjohur të shndritshëm. Këto u quajten Foo fighters nga vetë pilotët, të cilët thonin se keto objekte manovronin aq shpejt dhe me një shpejtësi aq të madhe saqë vinin seriozisht në diksutim ligjet e fizikës në atë kohë.
Sipas disa ufologëve italian, rasti i parë i dokumentuar daton 11 Prill 1933 në Milano. Menjëherë Mussolini reagoi me krijimin e Kabinetit RS-33. Disa dokumenta të asaj epoke, aktualisht nën pronësinë e Qendrës Ufologjike Kombëtare, faktojnë se një UFO është përplasur në afërsi të Milanos.
Më 7 Janar 1948, rreth ores 14.00 në Madisonville (Teksas) shumë njerëz panë një objekt të çuditshëm me drita të kuqe që qëndronte pezull në ajër. Ky objekt u ndoq nga një skuadrilje avionësh të cilët nuk munden ta godisnin pasi ai u ngjit në lartësi të madhe. Piloti që u shkoi më afër ishte Thomas Mantell i cili gjatë komunikimit me radio dha përmasat e objektit. Sipas versionit zyrtar, oficeri mbeti viktimë për mungesë oksigjeni. I njejti burim konfirmoi se Mantell kishte pasur haluciancione sepse objekti qe ai kishte hasur ishte një balon metereologjik i marinës Sky Hook.
Një vend shumë i famshëm në këtë fushë është edhe “Area 51” (Zona51) një territor ushtarak mbi të cilin është i ndaluar fluturimi. Pikërisht në laboratorët e zonës në fjalë thuhet se ka dokumenete me tepër vlera mbi ekzistencën e UFO-ve. Ka dhe nga ata njerëz të cilët kanë arritur deri aty sa të thonë se kjo bazë ka studiuar vazhdmisht trupa qiellor dhe se është i vetmi vend ku gjendet kufoma e një jashtëtokësori.
Për shumë skeptikë UFO-t nuk ekzistojnë dhe çdo dukuri e mbiquajtur e jashtezakonshme nuk është gjë tjetër vetëm eksperimenti i rradhës i shërbimeve ushtarake amerikane, si për shembull avionet Stealth të cilët karakterizohen nga forma të pazakonta. Qeveria amerikane ka pasur gjithnjë një prirje për të mos dhënë informacione mbi këtë dukuri duke arritur deri aty sa të mos e përfshijë zonën 51 dhe shumë territore të ngjashme nëpër hartat gjeografike.
Kohët e fundit studiues të këtij fenomeni kanë krijuar një emër të ri që është UAP (Unidentified Aereal Phenomena) në shqip Dukuri Ajrore e Paidnetifikuar. Ky përkufizim i ri ka ardhur si pasojë e BOL (Ball of light), në shqip Sferë Drite që shpesh herë kanë ngatërruar studiuesit ndërkohë që bëhej fjalë për dukuri krejtësisht të shpjegueshme.
Rrëmbime
http://www.superpunch.net/2010/12/secret-cinema-showing-of-alien.html
*******
https://deanoinamerica.wordpress.com/2011/11/03/ufos-and-aliens
-welcome-to-roswell-new-mexico/
Jetojmë në atë që quhet planeti Tokë. Por që nga lashtësia e deri më sot asnjëherë njeriu nuk e ka ndërprerë kureshtjen për të ditur se çka jashtë planetit tonë. A ka jetë tjetër në galaktikë,apo edhe më shumë se kaq, çfarë janë këto qenie dhe si duhet të komunikojmë me to. Për këtë qëllim në suplementin e sotëm te “Tirana Observer” do të publikojme 50 fakte nga UFO-t ose Objektet e Paidentifikuara Fluturuese dhe banorët jashtëtokësorë që ne i njohim me emrin alienë, fakte që nisin nga ato më fantastike dhe gati të pabesueshme. Ia nisim me atë që shkencëtarët e kanë quajtur një prej provave më të mëdha dhe bindëse që lidhet me autopsinë e një alieni në vitin 1947. Bëhet fjalë për incidentin ”Roswell”, i cili është bërë objekt spekulimesh dhe pikëpyetjesh pa fund. Ka akoma shumë teori të ndryshme në lidhje me atë çfarë ka ndodhur në Roswell në Nju Meksiko, ku shumë njerëz pretendojnë se kanë gjetur rrënojat e një UFO-je të përplasur në tokë dhe është kryer autopsia e një qenie jashtëtokësore, për të cilën janë shfaqur filmimet apo edhe për faktin se deri më sot janë miliona raste që janë parë dhe janë filmuar vizita të disqeve fluturues. Të dhënat flasin se më shumë alienë dhe UFO janë parë në SHBA, Rusi, Angli dhe Belgjikë, por sipas ufologëve, kjo varet dhe nga interesi i njerëzve për të qenë të vëmendshëm në dallimin e UFO-ve. Mendohet se janë ose më të zhvilluar se ne ose më pak të zhvilluar.
Muzeum i UFO-ve
Teknologjia e tyre sigurisht është më e avancuar se e jona përderisa ato arrijnë të bëjnë vizita aq të shpeshta në planetin tonë, por sipas shkencëtarëve që besojnë në ekzistencën e tyre ato nuk janë superior ndaj nesh si qenie. Por si është ndërtuar trupi i tyre dhe si komunikojnë me njëri-tjetrin. Kush janë njerëzit më të famshëm që kanë parë UFO-t nga presidenti Xhimi Karter, Muhamed Ali, John Lenon, Mick Jacker.
Was it true? An image, later disproved a hoax, showing one of the aliens
that were autopsied at Roswell in 1947
Dhe në fund dëshmia dhe deklarata më e fortë e sjellë nga njeriu i parë që zbriti në hënë, Nail Armstrong. Ai ka një bindje të plotë se alienët jo vetëm ekzistojnë dhe konspiracioni është se njeriu nuk e ka vizituar Hënën, sepse alienët tashmë atje kanë një bazë shumë të fuqishme. Të dhënat për hartimin e 50 fakteve mbi UFO-t janë marrë në faqen e internetit www.wikipedia.org, www.ufocasebook.com.
Proof of (alien) life? A copy of the 1950 memo that recounts the discovery of
flying saucers and aliens in New Mexico. The memo has been published on
the FBI website
Roswell: Secret memo released online is written to the FBI Director and
could \confirm the 1947 Roswell UFO incident
Flying saucers: One of the faked photos of the supposed alien victims
of the Roswell UFO crash
Autopsy: A dead alien is allegedly examined following the landing at
Roswell.The photo was later shown to be a hoax
http://www.dailymail.co.uk/news/article-1375203/The-memo-proves-aliens-landed-Roswell--released-online-FBI.html
1. UFO-t janë inicialet e fjalëve në anglisht Unidentified Flying Object që do të thotë në shqip“ objekt fluturues i paidentifikuar”.
2. Alienët janë qenie, ose në mënyrë homologë, banorët e hapësirës që mendohet se jetojnë në sistemin tonë diellor ose galaktika të tjera.
3. Në vitet e fundit numri i shfaqjes së UFO-ve mendohet se numërohet në miliona, çdo vit janë disa mijëra raportime për shfaqje UFO-sh, dhe sipas sondazheve, vetëm një përqindje e vogël njerëzish kanë hasur një fenomen të tillë raportojnë.
4. Deri më sot shtetet që mendohet se janë shfaqur UFO-t janë SHBA,Rusia, Franca, Belgjika, Argjentina, Australia, Anglia etj.
5. Shkencëtarët mendojnë se ekzistojnë banorë në një planet, tjetër të cilët ose janë shumë më të zhvilluar se ne ose më pak të zhvilluar . Sigurisht për sa i përket teknologjisë, ata janë më të zhvilluar se ne, por sipas shkencëtarëve, nuk janë qenie superiore ndaj njeriut.
6. Mendohet se ekzistojnë disa lloje alienësh, por më të njohurit janë ata me ngjyrë gri, të cilët kanë trup të vogël, me një gjatësi sa pothuajse një e dyta e trupit të një njeriu normal. Janë ngjyrë grid he pa qime në lëkurë.
7. Koka e alienëve gri është e përbërë nga dy sy të mëdhenj e të zinj së bashku me dy veshë të mprehtë e të mëdhenj. Nuk kanë hundë, por në vendin e saj ndodhen dy vrima.
8. Një lloj tjetër alieni të quajtur “alienë arianë” quhen me këtë emër sepse supozohet se ngjajnë nga paraqitja me njerëzit nordike. Ata mendohet se vijnë nga yjësia e Demit.
9. Sipas ufologëve, alienët nordikë mendohet se kanë paraqitje njerëzore, me lëkurë të bardhë e të zbehtë, buze pa ngjyrë dhe flokë shumë të verdhë, thuajse në të bardhë. Ata janë shumë të bardhë dhe të gjatë dhe shumë të pashëm.
10. Duket se ka një ndarje ndëroqeanike të alienëve. Në SHBA 75 përqind të rasteve, njerëzit raportojnë se kanë parë një alien gri, ndërsa në Evropë rastet më të mëdha të raportimit kanë të bëjnë me alienë nordikë.
11. “Vëllezërit e hapësirës“ apo “Njerëzit e hapësirës“ dallojnë nga alienët e tjerë për shkak të paraqitjes së tyre njerëzore dhe qëllimeve të mira, sipas dëshmitarëve që pretendojnë se pretendojnë se kanë kontaktuar me to.
12. “Anromedanë”është emri që u është dhënë një grupi jashtëtokësorësh, të cilët sipas ufologëve vijnë nga galaktika e Andromedës.
13. Nëse elementi bazë i trupit të njeriut është karboni, për alienët mendohet se është silici.
14. Sipas ekspertëve alienët nuk flasin një gjuhë të caktuar, por komunikojnë me anë të ultratingujve.
15. Mjetet e lëvizjes kanë formën e një pjate filxhani, me majë në formën e lodrës apo në formën e diskut pa një forcë shtytëse të dukshme apo të dëgjueshme. Disa objekte të tjera UFO mendohet të kenë formën e puros pa dritare të shndritshme
16. Sipas raporteve të pakonfirmuara deri më sot, dy astronautët e parë që shkelën në hënë, Neil Armstrong dhe Edvin “Buzz” Aldrin panë UFO, menjëherë pas shkeljes së tyre historike në sipërfaqen e hënës me ”Apollo 11”, më 21 korrik 1969.
17. Termi UFO në vend të “disk fluturues”u sugjerua fillimisht në vitin 1952 nga kapiteni Eduart J.Ruppelt drejtori i parë i projektit “Blue Book”.
19. Shkencëtarët rusë supozohet se ishin të parët që konfirmuan përballjen e astronautëve në hënë më UFO-t. Fizikani dhe profesori i matematikës në universitetin e Moskës Vladimir Azhazha deklaroi “Sipas informacioneve tona Neil Armstrong i dërgoi mesazh Kontrollit të Misionit se dy objekte të mëdha po i vëzhgonin ato pasi ishin ulur në hënë. Por mesazhi nuk u dëgjua asnjëherë nga publiku sepse u censurua nga NASA.
20. Specialisti për sendet e gjetura në hënë, Ricard Hoagland ka deklaruar se NASA akoma përpiqet të maskojë materialet fotografike përpara se ato të publikohen.
21. Sipas një tjetër shkencëtari rus, Dr.Alekandr Kazantsev, astronauti që u ul në hënë së bashku me Armstrong, Buzz Aldrin kishte dalë jashtë në sipërfaqen e hënës. Dr.Azhazha pretendon se UFO-t u larguan disa minuta pasi astronautët dolën në sipërfaqe të hënës.
22. Në një Konferencë Kombëtare me 21 Mars 1996, shkencëtarët dhe inxhinierët e NASA-s që ishin pjesëmarrës të eksplorimit të hënës dhe Marsit raportuan rezultatet e zbulimit të tyre. Aty u njoftua për herë të parë për strukturat dhe objektet e gjetura në hënë. Ato folën me kujdes. Ato folën me kujdes për këto objekte pa përmendur UFO-t.
23. Sipas disa hetuesve të fenomeneve jashtëtokësore, ku bën pjesë dhe Ricard Hoagland, një racë jashtëtokësore e ka përdorur hënën si stacion terminal gjatë aktivitetit të tyre në tokë.
24. Sipas dëshmive të pakonfirmuara, kur ekuipazhi i “Apollo-12” u ul në hënë ata panë se po vëzhgoheshin nga një objekt gjysmë transparent në formë piramide. Sipas këtyre dëshmive ky objekt qëndronte i varur disa metra mbi sipërfaqen e hënës dhe shkëlqente me gjithë ngjyrat e ylberit në sfondin e zi të qiellit.
25. Kërkimet e para mbi disqet fluturuese naziste u shfaqën në një seri artikujsh nga eksperti Italian i turbinave Giuseppe Belluzo në vitin 1950
26. Në vitin 1967, një libër i shkruar nga Louis Paulwes dhe Jacques Bergier përmbante deklarata spektakolare mbi shoqërinë sekrete ”Vril” të Berlinit. Shumë shkrimtarë më vonë, si Jan Van Helsing, Norber –Jurgen Ratthor dhe Vladimir Terziski kanë ndërtuar punën e tyre dukë lidhur shoqërinë “Vril” me UFO-t.
27. Kampioni i boksit Muhamed Ali është shprehur se ka parë UFO në disa raste. Një prej atyre rasteve ka qenë kur ai ishte duke u stërvitur në “Central Park” në Nju Jork me menaxherin e tij. Sipas Ali, ai ka ngritur kokën lart në qiell dhe ka parë një dritë të ndritshme, e cila lëvizte paralelisht me të.
28. Këngëtari i grupi “Rolling Stones”, Mick Jagger pretendon se ka parë disa herë UFO gjatë gjithë jetës së tij. Një prej këtyre rasteve ka qenë kur ai ishte duke kënduar në një koncert në Kaliforni. Ai ishte aq i bindur për prezencën e alienëve, saqë në shtëpinë e tij ka instaluar një zbulues UFO-sh.
29. Incidenti më i tmerrshëm që ka lidhje me UFO-t është ai i Roswell, i cili është bërë objekt spekulimesh dhe pikëpyetjeve të pafund. Ka akoma shumë teori se çfarë ka ndodhur në Roswell në Nju Meksiko, në vitin 1947, ku shumë njerëz pretendojnë se janë gjetur rrënojat e një UFO-je të përplasur në tokë dhe është kryer autopsia e qenies jashtëtokësore.
30. Viti 1952 ishte një vit i jashtëzakonshëm në historinë e kryeqytetit amerikan Uashington DC. Ai cilësohet si viti me numrin më të madh të shfaqjes së UFO-ve. Në atë kohë disqet fluturues ishin përhapur në të gjithë botën, duke përfshirë dhe SHBA.
31. Incidenti “Keckburg” është një ngjarje tjetër mjaft e famshme përsa u përket UFO-ve. Në Keksburg, Pensilvani, më 9 dhjetor 1956 një lëmsh i madh i zjarrtë u pa nga mijëra vetë në gjashtë shtete të SHBA-së dhe në Ontario, Kanada. Nga ky lëmsh u shkëputën disa copa metalike që ranë mbi Miçigan dhe Ohajo. Nga shtypi u raportua si meteor.
32. “Incidenti i pyllit Rendlesham” është emri që i është vënë një serie raportimesh për shfaqjen e dritave të pashpjeguara dhe uljen e një objekti jashtëtokësor në pyllin Rendlesham Angli, në fund të dhjetorit 1980. Është mbase ngjarja më e famshme e UFO-ve që ka ndodhur në Angli, duke u krahasuar me ngjarjen e Roswellit në SHBA.
33. Astronauti i parë që ka shkelur në hënë, Neil Armstrong ka thënë më tetor 1999: ”Nëse bazohemi në informacione më të mira që disponojmë, ne arrijmë në konkluzionin se…jeta ekziston diku në hapësirë, mbase në shumë vende. Ndërsa astronauti Storey Musgrove ka thënë: ”Po të bazohemi në statistika, është e sigurt që ka cilivizime, inteligjenca dhe forma jetësore ekstremisht të avancuara në hapësirë. Unë mëndoj se ata janë aq të avancuar saqë bëjnë udhëtime ndëryjore. Mendoj se është e mundur dhe që ata të kenë shkelur këtu.
34. Ish drejtori i CIAS Roscoe Hillenkoetter ka thënë më 22 gusht 1960: ”Është koha që e vërteta të dalë në shesh…pas skenave oficerët e rangut të lartë të forcave ajrore janë të shqetësuar për UFO-t por nëpërmjet sekreteve zyrtare dhe talljes kanë bërë që shumë qytetarë të arrijnë të besojnë se objektet fluturues janë marrëzira. Unë jam për nxitjen e veprimit të menjëhershëm nga ana e Kongresit për të reduktuar rreziqet që vijnë nga mbajta sekret e objekteve fluturuese të paidentifukuara.”
35. Personat që pretendojnë se kanë pasur kontakt me UFO-t i përshkruajnë këto objekte si të mëdha, me diametër rreth 30 metra a më shumë, me pjesë-pjesë rrotulluese dhe drita shumëngjyrëshë. Të dhënat në tokë për UFO-t janë në formën transplanteve të gjetura tek ata që pretendojnë se janë rrëmbyer nga jashtëtokësorët, nga rrathët në fushat e grurit dhe gjymtimet e bagëtive.
36. Në vitin 1948 forcat ajrore amerikane(Air Force)krijon projektin ‘Sing” si hetimin e parë zyrtarë për UFO-t. Artikulli i Donald Keyhoe në revistën “True” ishte raportimi i parë në një revistë të madhe për ekzistencën e UFO-ve dhe se qeveria amerikane po mbante informacion te fshehur.
37. Sipas një sondazhi të kryer në vitin 2002 nga kanali televiziv “Scifi”, një në shtatë amerikan thotë se ka pasur të bëjë ose njeh dikë që ka pasur një eksperiencë me UFO. Pjesa më e madhe e UFO-ve të para gjatë ditës thuhet se kanë forma gjeometrike ovale, cilindrike dhe sipërfaqe që duken si metal.
38. Në vitin 1965 FBI mori informacion nga një burim i sigurt se një informator i NASA-s po u jepte informacion sekret mbi UFO-t dy studiuesve të jashtëtokësorëve në Pitsburg, SHBA. Dosjet e FBI-së kanë treguar se NASA mbante sektet të dhëna filmike mbi UFO-t dhe se njerëzit nuk kishin informacion se piloti i kapsulës “Gemini 4” James McDivitt, kishte konfirmuar se gjatë misionit në orbitë kishte parë “objekte të paidentifikuara”.
39. Ndërkohë që ekzistojnë raporte dhe spekulime ë shumta, disa ekspertë qe mbështesin teoritë e UFO-ve, shprehen se aktualisht nuk mund të thonë me siguri se cilat planetët apo sistemet yjore, ku ka jetë. Ndërkohë që vëzhgimi i UFO-ve dhe ndërveprimi me token është mbase i lashtë, aktiviteti ka pësuar rritje gjatë Luftës se Dyte Botërore dhe në prag të “erës bërthamore”.
40. Sipas studiuesit Stiven M.Greer, qeniet biologjike jashtëtokësore janë më të avancuara se njerëzit në shumë drejtime, por nuk janë superior ndaj njerëzve si qenie. Një pikë e përbashkët e njerëzve me këto qenie jashtëtokësore është ekzistenca e jonë e përbashkët si qenie inteligjente të ndërgjegjshme.
41. Në vitin 1979, ish-shefi i Sistemit te komunikimit të NASA-s, Maurice Chatelaine konfirmoi se Armstrong kishte raportuar realisht se kishte parë dy UFO në skaj të një krateri. Astronomi Clyde Tombaugh, i cili pranoi se kishte parë gjashtë UFO, duke përfshirë këtu dhe tre lëmshe të zjarrtë të gjelbër mbështeste Hipotezën Jashtëtokësore për UFO-t dhe theksonte se shkencëtarët që e hidhnin poshtë pa e studiuar ishin “joshkencorë”.
42. Në vitin 1967, fizikanti grek Paul Santorini, një shkencëtar i projektit “Manhatan” tha publikisht se një hetim i qeverisë greke në vitin 1947, që kishte lidhje me “raketat evropiane fantazmë”,a rriti në përfundimin se ato nuk ishin raketa. Santorini pretendoi se hetimi u anulua nga zyrtarë ushtarakë amerikanë, që e dinin se bëhej fjalë për jashtëtokësorë dhe ekzistonte frika e panikut nëse rezultatet bëheshin publike.
43. Në virin 19588 në Brazil hetuesi kryesor i UFO-ve, Dr.Olavo T.Fuentes i shkroi një letër grupit amerikan të UFO-ve “APRO”, ku raportonte informacionet që kishte marrë nga dy oficerë të inteligjencës detare braziliane. Sipas Fuentes, çdo qeveri apo ushtri në botë kishte dijeni se UFO-t ishin objekte jashtëtokësorë.
44. Disa vende evropiane kanë kryer një studim të përbashkët sekret në vitin 1954, i cili rezultoi se UFO-t ishin jashtëtokësorë. Ky studim u zbulua nga pionieri gjerman i teknikës raketore, Herman Oberth, anëtar i grupit studimor. Në një letër zyrtare drejtuar drejtorit të FBI-së, që daton më 13 janar 1949, shkruhet “çështja e objekteve fluturuese të paidentifikuar apo fenomeneve ajrore të paidentifikuara, të njohur si “disqe fluturues” apo “lëmshe të zjarrtë” konsiderohet si “top secret”
45. Jean Jacques Velasco, kreu i hetimit zyrtar francez të UFO-ve “SEPRA” shkroi një libër në vitin 2005 ku thoshte se 14 përqind e 5800 rasteve te studiuara nga “SEPRA” ishin të pashpjegueshme dhe me origjinë jashtëtokësore. Përveç shfaqjeve vizuale, rastet e UFO-ve ndonjëherë lënë dhe evidence fizike duke përfshirë shumë raste të studiuara nga agjensi të ndryshme të vendeve të ndryshme.
46. Disa prej specialistëve që mbrojnë teoritë e ekzistencës së jashtëtokësorëve përfshijnë astronomin amerikan James C.Barlett, fizikantin belg, Maurice A.Biot, astronoautin Gordon Cooper, inxhinierin e NASA-s, Raul R.Hill, admiralin Lord Hill-norton, ish-shef i stafit të mbrojtjes, ish kreu i NATO-s etj.
47. Më 7 korrik 1947, Uilliam Rodes fotografoi një objekt të pazakonshëm mbi Feniks, Arizona. Fotot u shfaqën në gazetat dhe sipas dokumenteve të projektit “Bluebook” dhe Rhodes pretendon se u kontaktua nga disa agjentë e FBI-së, të cilët e bindën të dorëzonte negativët.
48. Më 27 qershor 1950, një fotograf i gazetës “Louisville Courier-Journal”, filmoi një “disk fluturues” mbi Luisvill, Kentaki. Fotografi në një intervistë të mëvonshme konfirmoi se ishte takuar me inteligjencën ushtarake dhe se deri atëherë e kishte filmin, por nuk pranoi të thoshte se çfarë ndodhi pas takimit.
49. Në studim nga forcat amerikane ka dëshmuar se raportimet më të mistershme mbi UFO-t vijnë nga njerëz kanë formim të lartë teknik, si pilotë, atronoautë etj. Ekzistojnë në gjithë botën dëshmi për objekte jashtëtokësore të rrëzuara, sipas ufologëve janë disa shoqata sekrete, të cilat kanë për qëllim të mos lejojnë përhapjen e informacionit.
50. Ish–presidenti amerikan Jimmy Carter është shprehur se ka parë UFO, kur ishte guvernator i Virxhinias. Për rreth 10 minuta,ai bashkë me një grup njerëzish të tjerë kanë parë disa drita të çuditshme në qiell,të cilat afroheshin e më pas u largoheshin atyre.
Shtatë arsye për të fshehur ekzistencën e UFO-ve
I.
UFO-t kanë fluturuar paturpësisht në hapësirën tonë ajrore dhe gjithashtu kanë vënë në dyshim efikasitetin e sistemit tonë mbrojtës. Qytetarët nuk duhet ta dinë çfarë ka ndodhur para se të gjendet një manovrim. Përveç kësaj, pas eksperimentimit të bombave të para atomike (amerikane 16/07/45, sovietike 29/08/49 dhe të Britanisë së Madhe 03/10/52), prestigji i vendit rrezikon të vihet në dyshim, së paku në fushën teknike dhe shkencore. Nëse zbulojmë se këto shtete janë të paafta të mbrojnë hapësirën e tyre ajrore kundër dyndjeve (sulmeve) nga një fuqi e panjohur superiore, shumë qytetarë do të kishin kërkuar braktisjen e shpenzimeve ushtarake kolosale për një qëllim të përbashkët në Kombet e Bashkuara, si për shembull, burimet industriale dhe shkencore.
II.
UFO-t kanë një përparim teknologjik shumë superior në krahasim me tonin dhe nëse arrijmë të përcaktojmë funksionimin e tyre kjo do t'i lejonte shtetit që ka mbledhur mbeturina nga UFO-t të bëjë një kërcim të konsiderueshëm në njohjen e gjithësisë dhe do t'i sillte sidomos fuqi këtij shteti në një nivel të paimagjinuar në raport me kombet e tokës. Çështja e UFO-ve pra, është një temë e klasifikuar në një nivel shumë lart nga Shërbimet Sekrete në përgjithësi.
III.
Nëse zbulohet në publik të gjerë ekzistenca e qenieve të tjera të ardhura nga botë jashtëtokësore, kjo do të krijonte një panik të përgjithshëm me pasoja të një histerie kolektive, sepse shumë veta do të mendojnë që këto qenie kanë ardhur për të na pushtuar dhe ne e dimë çfarë ka ndodhur më 30 tetor 1938 kur Orson Wells lançoi në valët e kanalit CBS, të famshmen përshtatje për radio dhe shumë realiste nga romani i H.G. Wells "Lufta mes Botëve". Me mijëra qytetarë të rrëmbyer nga paniku besonin se po dëgjonin një reportazh mbi arritjen e marsianëve. Dolën në rrugë dhe iu kundërvunë policisë, të nxituar me maska gazi dhe të hutuar në mes të natës, u drejtuan të gjithë për në kishë për të bërë lutje, duke menduar se kishte ardhur ora e tyre e fundit. Një panik i tillë është përsëritur më 29 dhjetor 1985 në Finlandë, kur radio jepte një pjesë të trilluar mbi luftën nukleare mes superfuqive.
IV.
Pasojat ekonomike nga zbulimi i ekzistencës efektive të jashtëtokësorëve do të ishin pothuajse shkatërrimtare. Monedha do të binte brutalisht dhe ekuilibri i bursës tashmë i parakohshëm nuk do të vonohej që të transformohej në një thyerje gjiganteske, që do ta prekte plotësisht planetin tonë.
V.
Autoritetet mund të mendojnë që banorët e tjerë të planeteve mbajnë me vete bashkë me aparatet e tyre viruse të panjohur në Tokë, që mund të vrasin gjithë njerëzimin nëse këto viruse arrijnë të ikin nga arkat e ftohta ku janë të konservuara trupat e gjetura nga jashtëtokësorët, nëse me të vërtetë janë gjetur të tilla. Këta trupa dhe anijet e tyre duhet të rrijnë të fshehta në vende të sterilizuara dhe një neutralitet biologjik absolut.
VI.
Banorët e planeteve të tjera mund të konsiderohen si Zota dhe gjithë bota do të donte t'i shihte dhe t'i admironte. Rreth vendit ku do të ekspozoheshin do të kishte peligrinazhe gjiganteske. Autoritetet nuk janë të gatshme të organizojnë tubime të tilla të popullatës në terrenet e bazave ushtarake ultra-sekrete ku aktualisht mund të jenë të konservuar mbetjet e këtyre jashtëtokësorëve.
VII.
Zbulimi i ekzistencës së qenieve të ardhura nga hapësira do të trondiste idetë tona dhe themelet e njohurive tona. E gjithë historia e kaluar do të ishte rishikuar nëse këto qenie kanë ndikuar me shekuj në zhvillimin e civilizimit tonë (enigmat Elohim, Dogon, Ummit) dhe shumica që mbajnë çelësin e dijes nuk janë mjaft të përgatitur për të bërë këtë rishikim sfilitës. Autoritetet përkatëse e vonojnë këtë çast dramatik me një pajtim të përsosur me ushtarakët sa më shumë kohë që të mundin, duke bllokuar të gjitha qarkullimet e përhapjes së këtij informacioni dhe nuk mund të thuhet se gabojnë në zgjedhjen e tyre
**********
Kjo nuk është hera e parë kur entuziastët e UFO-ve e akuzojnë NASA-n se po fsheh të vërtetën për UFO-t.
Këtë herë ata akuzuan NASA-n se e ndërpreu transmetimin e rregullt live nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar në momentin kur një UFO hyri në atmosferën e Tokës, transmeton mapo.
NASA thotë se nuk e ndërpret kurrë transmetimin live nga SHN, por ndonjëherë shkëputet sinjali.
The New York Post flet për raportin “CIA dhe programi U-2, 1954-1974” që ka të bëjë me zhvillimin e aeroplanëve për spiunazh, ku sqarohet se gjatë testimit të fluturakes U-2 rritet numri i raportimeve për UFO.
Në vitet ’50 të shekullit të kaluar, shumica e aeroplanëve komercialë fluturonin në lartësinë prej 3000-6000 metrave, ndërsa aeroplanët ushtarakë nën 12 mijë metra. Por, kur U-2 fluturoi në 18 mijë metra lartësi dhe nga kjo distancë fluturimet komerciale dhe krahët e argjendit reflektonin rrezet e diellit sa që dikujt më poshtë i dukej se sheh një objekt ndriçues, thuhet në raporton e autorëve Gregory Pedlow dhe Donald Welzenbach.
Duke pasur parasysh se publiku nuk dinte për testimin e aeroplanëve të spiunimit, askush nuk besonte që diçka njerëzore mund të fluturonte në 18 mijë metra lartësi, prandaj ndriçimi u interpretua si “objekt i paidentifikuar”.
Numri i raportimeve ishte shumë i madh në atë kohë, por CIA nuk mundte ta thoshte publikisht të vërtetën.
Dosjet sekrete të FBI-se kanë dalë në dritë duke dhënë detaje se si zyrtare të SHBA kanë qenë dëshmitarë të një anije kozmike të UFO-ve të shpërthejë mbi Utah dhe zbarkimin e alienëve pranë Roswell, New Mexico.
Një dokumenti i de-klasifikuar së fundmi nga 1949 shpjegon se si tre burra në patrulla të diferencuara nga njëra tjetra të gjithë dëshmuan se një anije UFO-je shpërtheu malet e Salt lake City, në Utah.
Eksperienca e tyre është raportuar dhe drejtuar nga Drejtori i FBI në atë kohë Edgar Hoover në një memo me titull “Disku Fluturues.”
Sipas asaj memo-je, te tre burrat ishin, njeri efektiv policie, njeri nje patrullues rrugor dhe nje nje ushtar roje. Seicili nga ta ka raportuar se ka pare nje objekt "te shndritshem dhe me ngjyra lart ne qiell duke iu afruar maleve ne Kanionin 'Sardine'” i cili ne ate kohe “dukej se shperthey gjate renies.”
Memoja shpjegon me tej se “shume residente kane shpjeguar se ajo cka pane te ishte nje objekt i shndritshem eshte pasuar me du shperthime i ndjekur nga nje objekt.”
Kjo memo eshte nje nga mijerat te cilat jane informacion i klasifikuar te cilat jane ber epublike me ane te nje burimi te ri te quajtur 'The Vault', nje baze te dhenash on line prej FBI.
Nje tjeter dokument in 'The Vault' eshte nje deklarate nga nje agjent special ne 'Guy Hottel' i cili i pershkruan ngjarjet duke dhene evidenca ne mebshtetje te teorise se alieneve ne Roswell.
Ne nje memo te Hottelit sqarohet se tre objekte fluturuese jane gjetur ne New Mexico, dhe ai i perhskroi ato si “rrethor dhe me nje te ngirut mbi si dhe me nje diameter perafersisht approximately 50 feet in diameter."
Ai tha se eshte gjetur jete ne brendesi te objekteve fluturuese dhe ata ngjanin me njerez.
"Seicili prej tyre kishte ne bord tre trupa me forme humane por vetem 3 ft te gjate," - ka shkruar ai.“Trupat ishin te veshur ne metal te nje tekstili shume fin. Cdo trup ishte i bandazhuar ne menyre te ngjashme me kostumet e perdorura nga testet e piloteve ."
Dalja e ketyre dosjeve nre nje debat te vjeter dhe ne vazhdim lidhur me jeten aliene ne Roswell. Teoricienet e Alieneve te cilet besojne se ne SHBA qeveria mbeshtet fshehjen e zbarkimit te alieneve in New Mexico kane rifituar serisht besim.
Roswell u bë i famshëm pas raporteve se një disk fluturues u rrëzua në shkretëtirë në 1947 dhe që dëshmitarët panë trupat e të huajve duke u terhequr nga ushtria amerikane.
Deshmite rreth Zones 51 dhe jashtetokesorit te fshehur nga ushtria amerikane
Jashtetokesoret kane qene gjithnje ne qender te vemendjes se njerezve qe prej antikitetit te larget kur me dhjetera fise mendonin se paraardhesit e tyre kishin ardhur ne Toke nga nje planet tjeter. Me kalimin e viteve ky mendim u zbeh ne menyre te perkohshme sidomos gjate mesjetes per tu ringjallur me ardhjen e shekullit XX.
Deri me sot asnje shkencetar nuk ka mundur te kundershtoje ekzistencen e jashtetokesoreve madje shumica e tyre e kane perligjur nen logjiken matematikore teorine per ekzistencen e qenieve te arsyeshme jashte planetit tone.
Mirepo Zona 51 mbetet gjithnje si me e plota dhe vertetimi i vetem i ufologeve per viziten e jashtetokesoreve ne jeten tone.
Ne vitin 1954 te gjitha zonat ushtarake ne Shtetet e Bashkuara te cilat ishin krijuar enkas per Luften e Dyte Boterore ose u mbyllen ose u kthyen ne muzeume per heroizmat e superfuqise pertej Atlantikut me perjashtim te njeres sekreti i se ciles ka ngritur dyshimet e shume studiuesve.
Ardhja e jashtetokesoreve
Ne vitin 1988 ne SHBA u perhap me shume shpejtesi nje gojedhene sipas se ciles ne Zonen 51 strehohen dy jashtetokesore te cilet jane zene rob gjate uljes se tyre ne toke. Gojedhena nisi nga ish-komandanti ne bazen ne fjale Adam Spejs i cili vite pasi kishte perfunduar punen e tij udheheqese ne kete baze vendosi te tregoje te fshehten per te cilen Zona 51 nuk ra pre e reformes ne ushtrine amerikane.
http://www.envisioningconsciousness.com/summary/et-disclosures-fbi
Ne vend te komunisteve pertej Atlantikut ne kabinen e fluturimit te avionit ishin ulur dy qenie te vecanta te cilat habiten ushtaret. Pamja e ketyre qenieve do te perdorej me vone nga filmat amerikane per te saktesuar shembelltyren e nje jashtetokesori si edhe pjata fluturuese do te kthehej ne simbolin e mjeteve te fluturimit te banoreve te planeteve te tjere.
http://thehollowearthinsider.com/archives/9102
Kjo i habiti ushtaret amerikane te cilet menjehere renden te therrisnin ndihme te koleget e tyre ne baze.
http://news.bbc.co.uk/2/hi/uk_news/2065037.stm
http://www.express.co.uk/news/nature/576996/NASA-astronaut
-walked-Moon-UFO-crashed-Roswell-aliens-found
Ne fakt nje nga dy jashtetokesoret se per mua nuk ka dyshim qe ata ishin jashtetokesore u sherua dhe deri ne vitin 1976 ata ishin mjaft mire me shendet ndersa tjetri nuk arriti te mbijetonte. Sipas Spejsit keto dy krijesa ishin mjaft te zgjuara dhe me ane te teknikave femijerore arriten te komunikonin me gjuhen e trupit. Per kete arsye u pagezuan.
https://www.pinterest.com/pin/55802482852416159/
Ai qe mbeti mori emrin Viktor. Ne vitin 1996 gazetari Endriu Grejs tha se kishte edhe nje video me nje bashkebisedim me Viktorin te cilin e paraqiti ne emisionin special te nje prej kanaleve me te ndjekura ne SHBA Fox.
Grejs paraqiti videon ne ekranin e vogel duke marre reagime nga me te ndryshmet prej asaj dite. Ne nje sondazh te zhvilluar kater dite me vone 65 per qind e te pyeturve nuk e besonte se dicka e tille mund te ishte e vertete por gjashte muaj pas publikimit te videos 49 per qind e amerikaneve besonin ne vertetesine e saj kundrejt 42 per qind mosbesuesish. Videoja tregonte jashtetokesorin ne nje dhome pyetjesh.
Ajo zgjat afersisht dy minuta e 55 sekonda dhe permban shkronjat DNI/27 ne pjesen e poshtme te ekranit nderkohe qe ne cep te tij eshte nje ore qe po mat kohen prej ores 04001815 deri ne 04031225. Nje qenie e cuditshme qe u permbahet pershkrimeve te Spejsit eshte i ulur ne nje tavoline te rrumbullaket. Ne kete video dhoma eshte e mbuluar nga nje shtrese qe i perngjan nje xhami te cilen Grejsi shpjegon se eshte nje zone bio-mbrojtese e cila ndalon mikrobet dhe viruset te futen ne dhome. Ne kete dhome duken dy ekrane televizive te cilat jane te lidhura me nje kabllo qe perfundon rreth kokes se Viktorit.
Sipas Grejsit nje oficer i bazes po perpiqet te komunikoje me Viktorin ne menyre telepatike. Ne disa caste ky oficer duket ne cep te ekranit nderkohe qe eshte i veshur me rroba te bardha dhe i izoluar nga mjedisi rrethues ndoshta per te mos transmetuar mikrobet ne siperfaqen xhelatine te jashtetokesorit. Diku nga mesi i ketij filmimi te shkurter jashtetokesori peson disa dritherima te cilat mendohet te jene spazma.
Menjehere pas publikimit te videos erdhen edhe reagimet e para kryesisht nga specialiste te ushtrise amerikane edhe nga publiku i thjeshte. Shume prej tyre mendojne se mund te degjohet zeri i Viktorit me kushtin e vetem qe te rritet pak shpejtesia e zerit ne video. Akoma me dyshues e ben kete fakt reagimi i Grejs i cili nuk pranoi ta vendose me nje shpejtesi me te madhe zerin. Gjithsesi ata me pak skeptiketshpjegojne se ne kohen kur videoja eshte bere nuk kishte mundesi te ndodhte nje ndryshim i tille pasi nuk ishin mundesite teknike per zvogelim te shpejtesise se zerit. Ushtria Amerikane nuk ka vendosur ende te hape per publikun bazen ushtarake te Zones 51 duke e izoluar ate nga pjesa tjeter e botes dhe per me shume duke shtuar misterin qe ajo permban.