Nga Flori Bruqi
Kriza siriane nuk zgjidhet me raketa
Në Siri janë ndërthurur interesat kontradiktore të lojtarëve kryesorë gjeopolitikë botërorë dhe rajonalë. Tentimi për ta zgjidhur problemin me raketat kruz "Tomahok" nuk do ta ndihmojë kurrsesi Perëndimin për të arritur qëllimet e veta .Uashingtoni, me mbështetjen e Londrës dhe Parisit,
po vazhdon të ndërtojë koalicionin e përkrahësve të ndërhyrjes së armatosur në Siri.
Në ndjekje të verbër të qëllimit të vet Shtetet e Bashkuara, aleatët e tyre perëndimorë dhe lindorë janë të gatshëm, nëse do të jetë e nevojshme, për të anashkaluar Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Sipas fjalëve të Kreut të diplomacisë turke, Ahmet Davutoglu, në momentet aktuale po diskutohen variantet alternative. Me sa duket, turku kishte parasysh takimin në Aman. Atje, që nga mbrëmja e së dielës, përfaqësuesit e Arabisë Saudite, Katarit, Turqisë, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Italisë, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë po përpiqen të perceptojnë se si duhet vepruar më tej.
Duke e perceptuar fort mirë këtë gjë, Barack Obama do ta zvarrisë momentin e fillimit të intervencionit për aq kohë, sa mosveprimi i tij të bëhet evidentisht sfidues për Francën dhe Britaninë e Madhe, të cilat po demonstrojnë një pozicion shumë më këmbëngulës dhe të papajtueshëm sesa Shtëpia e Bardhë. Perëndimi i frikësohet ringjalljes së botës islame. Sepse si shumë burime janë të përqendruara në Lindjen e Afërme dhe në Lindjen e Mesme. Jo vetëm rezerva nafte dhe gazi, por edhe mundësi jashtëzakonisht të mëdha financiare. Amerikanëve nuk u duhen aspak një konkurrent që në të ardhmen mund t’i krijojë shumë probleme dhe t’i hapë telashe të mëdha. Pozita anti-Assadiane e Turqisë mund të shpjegohet mjaft thjeshtë, Turqinë e frikësoi fakti që Damasku i dha një autonomi shumë më të gjerë kurdëve.
Pozicioni i Iranit është fare i qartë: Teherani e vlerëson agresionin e jashtëm kundër Sirisë si një sfidë kundër boshtit të rezistencës anti-sioniste ne rajon.Kundër ndryshimit të dhunshëm të regjimit në Siri dalin Irani, të gjitha vendet e BRICS - Rusia, Kina, India, Brazili, Afrika e Jugut - si dhe një sërë shtetesh të Amerikës Latine.
Siç deklaroi Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov: "Nëse dikush mendon se pas bombardimit të infrastrukturës ushtarake siriane dhe lënies së fushës së betejës, me qëllim që kundërshtarët e regjimit të korrin fitoren, gjithçka do të përfundojë, kjo nuk është gjë tjetër veçse një iluzion. Edhe në qoftë se një fitore e tillë do të arrihet, lufta civile atje do të vazhdojë. Vetëm se ata, të cilët përfaqësonin palën e qeverisë, do të kthehen në opozitë".
Barack Obama thotë se SHBA ka ''detyrim''
për të vepruar në Siri
Duke deklaruar se ndihet “i lodhur nga lufta”, por i vendosur për ta vendosur Sirinë para përgjegjësisë për përdorimin e armëve kimike, presidenti Barack Obama tha gjatë së premtes se është duke marrë në konsideratë një kundërpërgjigje të kufizuar ndaj asaj, që inteligjenca amerikane e vlerësoi me “besueshmëri të lartë” si sulmi sirian që vrau mbi 1400 persona.
Obama tha për reporterët se ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, por la të kuptohej për një ndërhyrje ushtarake, që sipas burimeve dhe ekspertëve që do të detyronte përdorimin e raketave “cruise” të lëshuara nga anijet e Marinës amerikane drejt objektivave të ushtrisë siriane, por jo në ndonjë depo të armëve kimike.
“Nuk ëshë në interesin e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, të injorohen shkelje të qarta” - të asaj që ai e quajti “normë ndërkombëtare” që ndalon përdorimin e armëve kimike, - tha Obama gjatë një takimi me krerët e vendeve baltike, Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë.
Ai e quajti sulmin sirian një “sfidë ndaj botës”, që kërcënon aleatët amerikanë në rajon, Izraelin, Turqinë dhe Jordaninë, ndërkohë që shton edhe rrezikun që këto lloj armësh të bien në duart e terroristëve.
Më herët, Sekretari i Shtetit, John Kerry, publikoi detajet e një raporti të nxjerrë nga lista e dokumenteve sekrete të inteligjencës amerikane, në përpjekje për të fituar mbështetje brenda dhe jashtë, për një kundërpërgjigje ushtarake kundër qeverisë së presidentit Bashar al-Assad.
Gjithsesi, aleatët e NATO-s kërkojnë autorizimin nga OKB të ndonjë përgjigjeje ushtarake, diçka që si Kerry edhe Obama e kanë pothuajse të pamundur, për shkak të kundërshtimit të anëtarit të përhershëm të Këshillit të Sigurisë, Rusisë, një aleat i vjetër i Sirisë.
“Do të preferoja që komuniteti ndërkombëtar të kishte vepruar tashmë”, tha Obama, duke theksuar “paaftësinë e Këshillit të Sigurisë për të lëvizur përballë shkeljes së qartë të normave ndërkombëtare”.
Ai shprehu frustrimin e tij me mungesën e mbështetjes ndërkombëtare, duke thënë se “shumë njerëz mendojnë se diçka duhet bërë, por askush nuk kërkon ta bëjë atë”.
“Është e rëndësishme për ne të pranojmë se, kur vriten mbi 1000 persona, përfshi qindra fëmijë të pafajshëm, përmes përdorimit të një arme, që 98-99% e njerëzimit thotë se nuk duhet përdorur në luftë, dhe kur nuk ndërmerret ndonjë veprim, atëherë ne po u dërgojmë një sinjal atyre se normat ndërkombëtare nuk ka ndonjë peshë specifike”, tha Obama. “Madje, ky përbën një rrezik për sigurinë tonë kombëtare”.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, tha se Shtetet e Bashkuara kanë fakte, se është përdorur gazi sarin në sulmin vdekjeprurës në afërsi të Damaskut, muajin e kaluar. Ai përmendi kampionët e mbledhur nga flokët dhe gjaku, pas sulmit të 21 gushtit.
“Më lejoni të shtoj një zhvillim të fundit shumë të rëndësishëm, që ne kemi mësuar në 24 orët e fundit përmes kampionëve, që u janë dhënë Shteteve të Bashkuara, që tani janë testuar në lindje të Damaskut. Kampionët e flokëve dhe të gjakut rezultuan pozitiv për gaz sarin. Kësisoj, çështja po rritet dhe nuk besoj se ish-kolegët e mi në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve do t’u kthejnë kurrizin interesave tona, besueshmërisë së vendit, lidhur me normën për ndalimin e përdorimit të armëve kimike, që ka nisur prej vitit 1925”, tha Kerry, transmeton TCH.
Sulmi i 21 gushtit, ku humbën jetën 1429 persona sipas Washington-it, është vepër e qeverisë siriane, e cila ka aftësinë për të ndërmarrë të tilla sulme. Sipas Kerry-t, faktet janë grumbulluar nga burimet e tyre dhe jo nga inspektorët e OKB-së. Edhe më herët, Shtetet e Bashkuara kanë thënë se posedojnë fakte të përdorimit të gazit sarin në sulme të tjera.
Zv/ministri i Jashtëm sirian, Faizal Mekdad, i tha BBC-së se, vendimi i Obamës për të shtyrë goditjen ushtarake në pritje të votës në Kongres “nuk është veçse një manovër politike dhe mediatike”.
Korrespondenti i BBC-së në Damask, Xheremi Bouen, tha se banorët e kryeqytetit duken të çliruar, sepse i frikësoheshin një sulmi në fundjavë.
Zëdhënësi i koalicionit kombëtar sirian, Louaj Safi, i tha CNN se, vendimi i shefit të Shtëpisë së Bardhë për të shtyrë ndërhyrjen e mundshme ushtarake mund të inkurajojë presidentin Assad.
Të shtunën në mbrëmje, pas fjalimit të tij në Kopshtin e Trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë, një mesazh jo vetëm për publikun amerikan por për të gjithë botën, presidenti amerikan Barak Obama i dërgoi një projekt/dokument udhëheqësve të Kongresit, kreut të Dhomës së Përfaqësuesve dhe atij të Senatit.
Një prej zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë i tha BBC-së se vendimi i Obamës për të kërkuar debatin në Kongres ishte marrë mëngjesin e së premtes dhe nuk ishte planifikuar deri atëherë.
Kreu i shumicës në Senat, demokrati Herri Rid, tha se votimi për propozimin mund të bëhet më vonë se 9 shtatori. Kthesa e presidentit amerikan në Kongres është parë nga vëzhguesit si një reagim i drejtpërdrejtë për disfatën në parlamentin britanik.
Qindra shqiptarë myslimanë janë rekrutuar
nga një organizatë humanitare turke
Numri i shqiptarëve që janë rekrutuar në Turqi deri më tani është 769. Këta shqiptaë janë bashkuar me të ashtuquajturën Ushtria e Lirë Siriane. Sipas lajmit të publikuar në portalin “Farsnews”, shqiptari i fundit i një grupi prej 90 shtetasish që u dërguan në Stamboll nga Tirana, ishte më 30 qershor të këtij viti. Duke ruajtur anonomatin, burimi tregon se “ai u rikthye në Shqipëri pasi kishte parë krimet e kryera nga terroristë kundër civilëve”. Gjatë qëndrimit të Tiranë, ai nuk e takoi familjen e tij pasi kishte frikë nga reagimi i zbulimit turk dhe mercenarët e tyre në Shqipëri. Familjen e tij ai e kishte takuar vetëm pasi u larguan nga Tirana.
Por burimi shkon edhe më tej duke thënë se myslimanët shqiptarë nuk kanë luftuar përkrah Ushtrisë për Çlirimin e Sirisë, por kanë dezertuar dhe i janë bashkuar grupeve të Al Kaedas në Siri.
Kujdes ,pamje te renda.
Në qershor dhjetëra oficerë të ushtrisë amerikane iu bashkuan përmes provincës Hataj të Turqisë. "Një aeroplan C-130 amerikane, që transportonte pajisje teknologjike të komunikacionit dhe 57 oficerë në pension, zbarkuan në provincën Hataj të Turqisë’, tha burimi më 23 qershor, duke folur në kushte anonimati.
Qëllimi i oficerëve amerikanë që të marrin përgjegjësinë e komandës qendrore të të gjitha aktiviteteve të rebelëve të armatosur. Amerika, gjithashtu ndihmon kryengritësit rebelë në Siri me paisjen e tyre me armë përmes bazave të fshehta në Turqi dhe Jordani.
Përveç shtetasve shqiptarë, Turqia rekruton edhe shtetas nga Afganistani, Pakistani, Jemeni, Kuvajti, dhe vende të tjera arabe për të luftuar kundër qeverisë së Bashar al-Assad.
Sipas OKB gjate javes se kaluar numri i refugjateve Sirian (teresisht Kurd) ,qe kaluan ne territorin kurd te Irakut ka arritur ne 20.000.Ndersa gjer me sot numri i te shperngulereve tashme eshte 30.000 dhe vazhdon te rritet.
Arsyeja kryesore pse Kurdet e Sirise shperngulen ,eshte persekutimi i tyre nga militantet e FSA dhe Al-Qaedes.Rasti i fundit ku u masakruan civilet Kurd ne Siri ,ishte me 07.8.2013 ne qytetin Tal Abyadu ,ku u vrane dhe u masakruan ne nje dite 450 njerez,nga te cilet 120 femi.
UNHCR - kjo eshte vala me e madhe e refugjateve ,qe kur filloi konflikti ne Siri,2011.Ndersa Alan Pauli,perfaqesues i organizates "Save The Children" tregon qe " Hyrja e nje numri kaq te madhe refugjatesh ne nje kohe te shkurter,shkakton vuajtje te tmershme per te shperngulurit,sepse te gjithe gjinden ne hapesire te hapur,dhe gati askush nuk kujdeset per ato".
Mbi lumin Tigris eshte vendosur Ure e improvizuar,dhe cdo dite me mijera Kurd kalojne ne Irak.Ne Irak gjer me tani gjinden 150.000 refugjat Sirian,nga 2. milon njerez qe kane lene Sirin prej kur filloi konflikti.
Historiani kosovar nga Siria, Muhamed Mufaku – Arnauti, u shfaq i shqetësuar lidhur me pjesëmarrjen e shqiptarëve në luftën civile në Siri.
Gjatë një interviste në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, me gazetarin Kushtrim Sadiku, Arnauti deklaroi se shqiptarët po luftojnë krah për krah me fundamentalistët islamikë dhe grupet terroriste siriane.
“Kemi shqiptarë të armatosur që luftojnë me motive fundamentaliste për të krijuar një shtet islamik në Siri. Ata po stërviten dhe po luftojnë atje. Ndonjë ditë do të kthehen në Kosovë me po të njëjtat ide dhe kjo është shumë e rrezikshme”, theksoi historiani Arnauti.
Historiani me prejardhje kosovare tha se shqiptarët nuk kanë çfarë kërkojnë në luftën e Sirisë.
“Fushëbeteja e shqiptarëve nuk është në Siri, por është këtu. Për tu inkuadruar në jetën e Kosovës, për të krijuar vende pune dhe ambient të mirë”, porositi ligjëruesi aktual në Universitetin e Amanit në Jordani.
Këtë kërkesë Arnauti e bëri për shkak se në shtetin aziatik nuk po dihet kush me kë po lufton.
“Kush me kë po lufton, nuk dihet. Kemi grupe josiriane që kanë ardhur. Kanë ardhur grupe nga Tunizia dhe Libia, Ballkani dhe vendet tjera. Me fjalë të tjera Siria është shndërruar në një Afganistan. Po përmend rastin e vrasjes të një hoxhe nga Shkupi në betejë me kurdët. Si është e mundur që personi i njëjtë që ka luftuar për pavarësinë e Kosovës, të luftojë kundër kurdëve që kërkojnë të drejtat e tyre, të cilat pa dyshim se i meritojnë”, potencoi ai.
Arnauti tha se Bashkësia Islame dhe institucionet tjera nuk duhet të rrinë indiferentë karshi këtij zhvillimi.
“Më së pari media, Bashkësia Islame e Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht të mblidhen dhe ta diskutojnë një gjë të tillë. Të ndërmarrin diçka. Unë nuk e kam dëgjuar askënd përveç deputetit Amir Ahmeti ta ketë përmendur këtë zhvillim”, përfundoi Arnauti.
Ushtrija Siriane (SAA) mbas disa dite luftimesh e thyen ofanziven e grupeve militanete Islamike Al-Nusra dhe ISIL,ne provincen Latakija - e ashtequajtur si "hapesire Alewite",pjesa me lojale ndaj presidentit Assad.
Te perkujtojme qe para disa javesh - pasi pesuan humbje te medha ne qytetin qendror Homs - Islamiket radikal filluan ofanziven befasuese ne masivin malor e cila shtrihet rreth qytetit bregdetar Latakija,ne veriperendim te Sirise,territor teresisht i banuar me Alawit.Ne fillim forcat Islamike paten sukses dhe paralajmeronin qe shpejt do e marrin Latakija-n dhe qytetin tjeter bregdetar Tartus,ku gjindet edhe baza ushtarake ruse.
Xhihadistet e grupimit " Al-Nusra Front " pushtuan Qytezen Maaloulu,vendi i fundit ne Bote qe flet gjuhen Aramaike,gjuhen e Jezu Krishtit
Qyteza gjindet 60 km. larg Damaskut dhe eshte e banuar me te krishter.Maaloula eshte e njohur si vend pelegrinazhi per krishteret e te gjithe botes dhe vend ku gjinden reliktet me te vjetera te krishterimit.Oaza e vetme ku ka mbijetuar gjuha aramaike - gjuhe qe mendohet e fliste Jezu Krishti dhe me te cilen u shkrua Dhjata e Re.
Me 5.shtator grupet ekstremiste islamike te udhehequara nga Al- Nusra moren nen kontroll qytetin,dhe qysh ne diten e pare " filluan ti shkaterrojne ikonat e vjetra duke i paralajmeruar vendasit te kalojne ne Islam,perndryshe ...",eshte djegur edhe Kisha e " Shen Ilise".Lajmerojne mediat.
Jo vetem te krishteret e ketij qyteti te vogel jane para asgjesimit,por edhe te gjithe krishteret e lugines Wadi al- Nasara.Perndryshe te gjitha vendet ne Siri qe kane rene nen kontroll te grupeve islamike jane pastruar sistematikisht,duke perzene popullaten jo Sunite.
Informatat e fundit tregojne qe Qeveria e Damaskut ka derguar forca te shumta drejt Maaloules,per te rimarr qytetin nga ekstremistet
Tehrani eshte aleati me i rendesishem
Baschar al-Assad.
"Irani do te mbroje Sirine, pas qe ky vend eshte pjese e boshtit te rezistences kunder regjimit sionist", trumbetonte Ajatollah Ali Chamenei, udheheqesi religjioz i Iranit, ne mars 2012.
Siria gezone "mbeshtetjen e plote te Iranit ne menyre qe te mund te rezistoje komplotet e fuqive hegjemoniste", premtoi Said Dschalili, Sekretar i Keshillit te sigurise se Iranitne shkurt gjate nje vizite ne Damask.
Po ashtu Asad ka dhe disa intervista filmike sot tek CBC dhe media te tjera. Nje fragment interviste dhene RT
...
Teherani pergatitet per largimin e Asadit
Irani e ka mbeshtetur Asadin jo vetem politikisht dhe financiarisht, por edhe ushtarakisht. Por deri atehere ishte e gjitha ne lidhje me luftimin e rebeleve. Tani kur superfuqia SHBA deshiron te angazhohet ne konflikt, Irani duket se preferon te permbahet.
...
Keshtu Teherani pergatitet per largim te Asadit nga pushteti, dhe ne kete sens degjohen cdo dite me shume zera kritik kunder Asadit. Ne nje fjalim te enjten e kaluar, ish-presidenti Hashemi Rafsandjani akuzoi regjimin sirian se ka perdorur arme kimike. Nje qeverie qe popullin e vete e bombardon me arme kimike do t'i kercenohen "konsekuenca te ashpera", parashikoi ai -ashtu si diktatorit irakian Sadam Husein "i cili perjetoi nje fat te tmerrshem."
...
Ate cfare mendon Rafsanjani, e perbledhe Mohammad Ali Sobhani, ish-ambasador iranian ne Bejrut, ne nje koment per gazeten e perditshme "Bahar" keshtu: Irani nuk duhet ti nderlidhe interesat e veta me ato te Asadit, por ti shmanget perfshirjes ne nje lufte. ...