Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/11

“I DASHUR MARESHALI STALIN !..”

Nga Fritz RADOVANI:

Image result for bombardimet nga gjermanet ne shqiperi gjate luftes se 2 boterore

13 TETOR 1943: ORA 13.13’

503
TË VRAMË NË TIRANË...

●Populli Shqiptar asnjëherë nuk ka kenë agresor, as pushtues i një pëllambë toke të shteteve fqinjë. Ai nuk asht angazhue në asnjë blok  gjatë Luftës së Dytë Botnore, madje asht shteti i parë që u pushtue nga Italia fashiste më 7 prill 1939.
●Nuk duhet harrue se ngjarja e 13 Tetorit 1943 asht masakra ma e përgjakshme e bame mbi Popullin e pambrojtun Shqiptar gjatë gjithë Luftës së Dytë Botnore.
Atëherë, pse na bombarduen dhe mbasi na gjakosën... edhe heshtën?
Nexhmije Hoxha i ka deklarue Rudina Xhungës në 1998: “Atë e bënë Aleatët. Ne nuk kishim sesi të ngrinim zërin përderisa né ishim të lidhur me Aleatët, ata e bënë!..”
●Aleatët ishin të lidhun me komunistët shqiptarë, bombardojnë e vrasin vetëm me ushtrue terror mbi popullsinë e pafajshme për me e nënshtrue até!

●Vazhdojmë me dokumenta të botueme:
●Lexoni tek libri “I dashur Stalin...” Letërkëmbimi i plotë i Fraklin D. Ruzveltit dhe Josif V. Stalinit. Radaktuar dhe pajisur me shpjegime nga Susan Butler,
Parathënia nga Arthur Schlesinger, Jr.
Përkthye nga Olgerta Visi, Shtypur nga “KRISTALINA-KH”, Tiranë 2006.

●Faqe 240:
“Ruzvelti  – 134 –  
12 Tetor 1943
Mesazh personal për mareshal Stalinin
Badolio do t’i shpallë luftë Gjermanisë me 13 tetor.
Bazuar në marrëveshjet e traktatit të mëparshëm, Aleatët do të sigurojnë ndihmë ajrore dhe detare në Azore.                      RUZVELT 

●“Stalini – 135 –
14 tetor 1943
Stalini, drejtuar Ruzveltit
Mora mesazhin tuaj të datës 13 tetor. Ju falënderoj për informacionin e vënë nën dispozicionin tim. U uroj forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe suksese të mëtejshme.”


●Faqe 360:
Çërçill shkon në Moskë tek Stalini. Me të mërritur në Moskë në mbremje të po asaj dite (10 tetor 1944), i propozoi Stalinit të ndanin Ballkanin si më poshtë:
“Lè të zgjidhim përfundimisht problemet tona në Ballkan. Armatat tuaja ndodhën në Bullgari... Lè të lidhim marrëveshje midis nesh – Britanisë dhe BS-së.
Si do të gjykonit, do të ishit të kënaqur sikur të kishit nën kontroll 90 për qind të Rumanisë, ndërsa né 90 për qind të Greqisë dhe, Jugosllavia të ndahej përgjysëm?”...
Më pas sipas pohimeve të Çërçillit,
●“Stalini mori shkumsin me ngjyrë blu dhe bëri një shenjë V miratimi mbi planin e paraqitur. Gjithçka ishte zgjidhur sa hap e mbyll sytë, më shpejt se të ulesh e të ngrihësh.”
             
●Faqe 399: “ Jalta.
6 shkurt 1945.
I dashur mareshali Stalin,
...Jam i vendosur të ndërmarr çdo masë të mundshme që marrëdheniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik të mos cenohen aspak. Sigurisht që pikëpamje të ndryshme do të ketë, por do të gjejmë gjithmonë gjuhën e përbashkët dhe një mënyrë për të sheshuar mospajtimet...
                            ●Sinqerisht i juaji FRANKLIN D. RUZVELT”
***
■Për mos me ndikue lexuesin e këtij materiali me mendimet e mija në lidhje me këto ngjarje tragjike të fatit të popujve të Botës, do të kaloj në disa dokumenta tjera shumë me rendësi, që i përkasin po kësaj periudhë historike të Luftës së Dytë Botnore.
HENRY KISSINGER “DIPLOMACIA”, “Leximi në kancelaritë e Perëndimit, duhet të fillojë detyrimisht nga ky libër”Alan Clark, The Times.
Përkthye P. Pojani; Red. M. Raxhimi. Tiranë: Shtëpia Botuese e Lidhjes së
Shkrimtarëve, 1999. Shtypur në Shtypshkronjën LAERT Tiranë, 1999.
■Henry A. Kissinger asht betue me 22 shtator 1973 si Sekretar i pesdhjet e gjashtë i Shtetit, detyrë që e mbajti deri me 20 janar 1977. Ka marrë çmimin “Nobel” për Paqen në vitin 1973, si dhe çmime të tjera të rëndësishme të Shteteve të Bashkueme të Amerikës.

■Faqe 333: “Stalini futi katekizmin rigoroz të formimit të tij të hershëm fetar në interpretimet e pamëshirshme të botkuptimit bolshevik dhe e shndërroi ideologjinë në një instrument politik... Stalini ishte vërtetë një përbindsh; por në drejtimin e marrëdhenjeve ndërkombëtare ai ishte realisti më i madh – i duruar, dinak e i paepur. Risheljeja i kohës së vet... Rreptësia e Stalinit shtrihej vetëm në ideologjinë komuniste.”

■Faqe 337: “Fobia e Stalinit u shpreh gjerësisht në eleminimin prej tij të të gjithë kundërshtarëve poltik, të mundshëm të brendshëm dhe në vrasjen e internimin e miljona të tjerëve që e kundërshtonin atë, vetëm në fantazitë e tij.”

■Faqe: 339: “Rasti ishte Kongresi i XVIII i PK të BRSS, ...mbledhja e parë mbas pesë vjetësh ...nga 2000 delegatë, merrnin pjesë vetëm 35 nga ata të pesë viteve ma parë; 1100 të tjerë ishin arrestuar për veprimtari kundërrevolucionare; ishin likujduar 98 nga 131 anëtar të komitetit qendror, sikundër edhe tre nga pesë mareshalët e Ushtrisë së Kuqe dhe 11 zëvendëskomisarët e mbrojtjes, të gjithë komandantët ushtarakë të rajoneve dhe 75 nga 80  anëtarët e Këshillit të Lartë të Mbrojtjes.”

■Faqe 343: “Çdo ushtri “çlirimtare” sovjetike do të kthehej në një ushtri pushtuese.
■Faqe 344: “Stalini, i cili e ndjente që lufta është e paevitueshme, donte përfitimet nga lufta, pa marrë pjesë në të.”

■Faqe 370: “Çdo udhëheqës i madh ka rrugën e vet...Ruzvelti kishte krejt karakterin, energjinë e mjeshtrinë e diktatorëve dhe ishte në anën tonë.”

■Faqe 371: “Deri në raportin para Kongresit mbi Jaltën me 1945, Ruzvelti qëndronte gjithmonë më këmbë sa herë që mbante ndonjë fjalim të rëndësishëm. Duke qenë se media i përshtatej përpjekes së Ruzveltit për të luajtur rolin e tij me dinjitet, shumica dërmuese e amerikanëve, asnjëherë nuk e kuptuan sesa i gjymtuar ishte Ruzvelti ose perceptimet e tyre kishin ngjyra mëshire.... Ishte një kombinim i papërcaktuar i manipuluesit dhe ëndërrimtarit politik. Ai drejtonte më tepër në bazë të instiktit, sesa analizës...”

■Faqe 396: Ruzvelti deklaroi: “Britania e Madhe duhet të mbronte Europën, pa asnjë ndihmë nga Amerika... Unë nuk dua që Shtetet e Bashkuara të kenë barrën e rindërtimit të Francës, Italisë dhe Ballkanit....Në shkurt 1945, në konferencën e rëndësishme të fituesve në Jaltë, Ruzvelti qortoi Çerçillin në prezencë të Stalinit...ai vuri në lojë qellimin e tij...”

■Faqe 410: “Ruzvelti mbështetej në marrëdhënjet me Stalinin në një mënyrë që Çërçilli kurrë nuk do ta bënte...në Teheran nga 28 nëntori e deri me 2 dhetor 1943, dhe në Jalta nga 4 deri me 11 shkurt 1945...Ruzvelti parapëlqente të shihte te Stalini më mirë një mik si xhaxha, sësa një diktator totalitar.”

■Faqe 443: “Stalini mundi të impononte kufijtë e Europës Lindore, pa ndermarrë një rrisk të  tepruar, sepse ushtritë sovjetike i kishin pushtuar këto zona. Por, kur puna erdhi për të imponuar regjime të tipit sovjetik në këto territore, ai u tregua shumë më i kujdesshëm.  Dy vitet e para pas luftës, vetëm Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatura komuniste.”

■“Jalta polli turpin për fizionominë e botës së pasluftës.”
***
■Lufta e Dytë Botnore përfundoi me mbi 50 miljon varreza...mbi të cilat diktatorët ngritën monumentet e tyne rrethue me “lulet” e mjerimit të popujve.
U bombardue mbarë Europa... U hodhën bombet atomike edhe në Japoni!
U vranë miljona djelmë nanash në lule të rinisë... Vdiqen miljona njerëz të pafajshëm...

■U bombardue edhe Tirana...
Tirana u bombardue me 13 tetor 1943 dhe u la varrezë e një Populli Martirë, që për 50 vjet të tjera vazhdoi me u shkallmue, me u rrënue, me u torturue, me u masakrue, me u shpartallue, me u burgosë, me u pushkatue, me u interrnue, me u vorfnue, me u dhunue, me u shkombtarizue... E prap sot ajo vazhdon me u plaçkitë nga komunistët kapitalistë, bijtë e Enverit, Ramizit e stërnipat e Stalinit!
■ÇDO KOMUNIST NË PUSHTET ASHT NJË BOMBE SHPERTHYESE !

            Melbourne, Tetor 2016.

Nga Përparim Hysi : Kohë Pleqërie (cikël me poezi)





1. Mikja ime!

Ti je si një dremitje e ëmbël
Që e zbutë dhimbjen time
Dhe ç'them, mos kujto se është ëndërr
Por e vërtetë e prekshme, o mikja ime!

Je si ballsam mbi timen plagë
Dhe plaga zë e më dhëmb më pak
E shoh dhe e ndjej se jam plak
Dhe sahanët i kam pa kapakë.

2.Në shetitje



Për çdo natë dal shetitje
(Këtë punë e bëj për natë)
Porse hasa në "flladitje"
Që ma mbushi shpirtin fllad.

Fllad ma mbushi dhe më dehu
Sikur ja: piva opium!
Si një lule dalë nga dheu
Qe e gjitha si llokum!

Faqa e saj vetëtinte
Pale syri? Sy me bisht!!!
Ah, ç'më bëre, moj shetitje
Më kthen kohën djalërisht...

Dhe më foli (më shtie çikë)
Seç më tha ( eh, sa rëndësi!)
Po flas hapur dhe açik:
- Të marrtë dreqi, pleqëri!

3. Ç'faj të pata bërë?

Ç'faj të pata bërë, o moj mikja ime?
Që nuk m'i ndanë të tuajat shikime?
Unë di të "këndoj" kur m'i ngul sytë
Se jam plak, moj, dhe marr vesh nga"magjitë"

Pastaj veç syve, fët e fët me vetull
Unë vërtet jam plak, por ende s'kam vdekur
Që thuaj, moj "shikime", mos më kthe prapa
Se ta dish, moj mike, me gushtin shkoi vapa.

4. Më thotë dikush

Nga larg, në telefon, më thotë dikush:
- Heu, po zëri po të vjen si pushkë!
Unë këtë thënie e marr si këndellje
Se jam plakur e thinjur si dele.

Qesh, pak me veten, tek shkruaj
(Të më shoh "dikushja" se si ngjaj?!!!)
Nëse zëri atje shkon si pushkë,
Ballas me të, do shoh një "truk".

Se mosha ka vënë domenin
Dhe kjo gjë ma shton pezmin
Si kone më leh nga pas pleqëria
Dhe unë si gjithë njerëzia.

5."Çastmjalti?!"

Trup yt? I drejtë- kavak! Dhe fytyra e bardhë, borë!
Unë po futem në merak, sa dhe frymë marr me zor.
Syri i madh, i mbushur qiell; gati mua më përpin
Dhe ma ngul atë turrielë,sa dhe zemrën ma bën vrimë!!!

Ma bën vrimë dhe zu më dhëmb, se s'duroj, se jam dhe plak
Atë sy ma ktheve gjëmb që më shpon pak nga pak
Zë e nxehem si dikur, kur të merrja gjak në vetull
Se m'u duk, o moj, sikur... sikur ende të mos kem vdekur.

Ca meraku, ca "inati", hidhem drejt e në luftim
E kujtoj atë "çastmajlti"... këto vargje si kujtim.

Tiranë, 11 tetor 2016

2016/10/09

Nga Flori Bruqi : Librat që tronditën botën



Librat janë një prej pasurive më të mëdha të njerëzimit, por në shumë raste përgjatë historisë janë shkruar libra, të cilët kanë ngjallur polemika të forta, kanë nxitur ide publike të pavërteta apo nuk janë bazuar në fakte.

Librat që tronditën botën































Librat janë një prej pasurive më të mëdha të njerëzimit, por në shumë raste përgjatë historisë janë shkruar libra, të cilët kanë ngjallur polemika të forta, kanë nxitur ide publike të pavërteta apo nuk janë bazuar në fakte. Ka pasur raste, kur libra të ndryshëm kanë shkaktuar vdekje masive, shkatërrim dhe regjime të egra qeveritare.

Image result for "Princi", Niccolò Machiavelli, 1532

Ka dhe nga ata që thjesht kanë shkaktuar polemika të forta shkencore, por pasojat e tyre s'kanë pasur impakt mbi njerëzimin, vetëm mbi autorin. Në këtë listë paraqiten dhjetë librat më të debatueshëm për arsye të ndryshme.

Image result for lufta ime e hitlerit

Shumë prej tyre kanë pasur pasoja të rënda për njerëzimin, disa prej tyre nuk e kanë pasur këtë qëllim në momentin që janë shkruar, por më vonë janë përdorur nga njerëz të tjerë, të nxjerrë jashtë kontekstit.

Image result

"Mein Kampf", Adolf Hitler, 1925

Ndihmoi në shpërndarjen e gjenocidit antisemit të Hitlerit, në atë kohë. Në "Mein Kampf", Hitleri theksoi planin e tij për Gjermaninë e re, i cili përfshinte vrasjen masive të hebrenjve, një luftë kundër Francës dhe Rusisë, për të krijuar hapësirë jetese për gjermanët. Në kohën e botimit të tij, libri u injorua nga lexuesit, por me të marrë pushtetin Hitleri kjo gjë ndryshoi. Mendohet se në vitin 1945, në qarkullim ishin 10 milionë kopje të librit. Libri thekson këndvështrimin racist, sipas të cilit njerëzit klasifikohen nga raca si superiorë dhe inferiorë.

Mein Kamp (sq:Lufta Ime) (en:My Struggle) ësht autobiografia dhe manifestimi politik i liderit nazist Adolf Hitler ne cilen shfaqen idetë politike dhe piksynimet politke te vet autorit Adolf Hitler ky liber esht publikuar ne vitin 1925 dhe volumi i dytë esht botuar ne vitin 1926 ne shtyshkronjen Katolike Hieronymites kur krye redaktor ishte Bernhard Stempfle i cili vdiq me në Natën e gjameve te thyer . Hitleri filloi diktuar librin zëvendës i tij Rudolf Hess, ndërsa burgosur për atë që konsiderohet të jetë "krime politike" e mëposhtme puç e tij të dështuar në Mynih në nëntor 1923. Megjithëse Hitleri mori shumë vizitorë fillimisht, ai shpejt u përkushtua tërësisht të librit. Ndërsa ai vazhdoi, Hitleri e kuptoi se ajo do të duhet të jetë një punë dy-vëllimit, me vëllimin e parë të planifikuar për të dalë në fillim të vitit 1925. Guvernatori i Landsberg vuri në dukje në atë kohë se "ai Hitleri shpreson se libri do të kandidojë në shumë botime, duke bërë të mundur atë për të përmbushur detyrimet e tij financiare dhe për të mbuluar shpenzimet e kryera në kohën e gjyqit të tij.


Hitleri fillimisht të kërkuar për të thirrur libri i tij i ardhshëm Viereinhalb Jahre (des Kampfes) gegen Luge, Dummheit und Feigheit, ose katër vjet e gjysmë (e) Lufta kundër Lies, budallallëku dhe frikës. Max Amann, kreu i Franz Eher Verlag dhe botuesit të Hitlerit, thuhet se ka sugjeruar  e shumë më e shkurtër "Mein Kampf" ose "Lufta ime".


Permbajt e ktij libri ësht vendosur në 15 Kapituj ku trajtohen qeshtje te rendesishme politke,ideore,medimi filozofike,sociale,etnike,qeshtje dhe kontestet e luftes qeshtjet e ekonomiko-sociale dhe ballafaqimet me jeten ku shprehen qartë medimet e autorit te persoura me nje idologji te zhvilluar me imagjinatë te ralle ku kan pikamjet dhe medimet idologjike sipas se cilas vetem mendimi dhe ideali fashist eshte i duhuri per Gjermanin dhe boten per ta quar nje bote dhe Gjermanin e dashur per para Hitleri thoshte para nesh esht Gjermania pas jush Gjermania dhe thoshte mua me ka lindur prind te varrfer nena ime kishte ber qmos qe te mosh shkoja ushtare dhe kam vuajtur nga depresioni dhe teberkulozi


Në Mein Kampf , Hitleri e përdori tezën kryesore të " rrezik të hebre ", e cila parashtron një konspiracion hebre për të fituar lidershipin botëror . tregim përshkruan procesin me të cilin ai u bë gjithnjë e më antisemitic dhe militant , sidomos gjatë viteve të tij në Vjenë . Megjithatë , origjina më të thellë të antisemitizmit tij mbetet një mister . Ai flet e nuk ka takuar një hebre deri sa ai arriti në Vjenë , dhe që në fillim qëndrimi i tij ishte liberale dhe tolerante . Kur ai e hasur për herë të parë për shtypin anti - semitike , thotë ai , ai e hodhi poshtë atë si të padenjë për konsideratë serioze . Më vonë ai pranoi të njëjtat pikëpamje anti - semite , e cila u bë e rëndësishme në programin e tij të rindërtimit kombëtar të Gjermanisë . Mein Kampf ka qenë gjithashtu studiuar si një punë në teorinë politike . Për shembull , Hitleri njofton urrejtjen e tij për atë që ai besonte të jetë këqijat binjake në botë : komunizmit dhe Judaizmi . Territori i ri se Gjermania e nevojshme për të marrë do të duhet të ushqejë " fatin historik " të popullit gjerman , pikërisht qëllimi , që Hitleri të referuara si Lebensraum ( hapësirë ​​që jetojnë ) , shpjegon pse Hitleri mënyrë agresive zgjeruar Gjermaninë drejt lindjes , në mënyrë specifike për pushtimin e Çekosllovakisë dhe Polonisë , para se ai filloi sulmin e tij kundër Rusisë . Në Mein Kampf të Hitlerit në mënyrë të hapur deklaron se e ardhmja e Gjermanisë " duhet të qëndrojnë në blerjen e tokës në Lindjen e në kurriz të Rusisë ".  Gjatë punës së tij , Hitleri fajësoi krerët problemet Gjermanisë në parlamentin e Republikës së Vajmarit , e Judenjve , dhe social-demokratët , si dhe marksistëve . Ai njoftoi se ai donte për të krejtësisht të shkatërruar sistemin parlamentar , duke besuar që ajo të jetë i korruptuar në parim , si ata që arrijnë pushtet janë oportunistë e natyrshme .



Ndërsa historianët ndryshojnë mbi datën e saktë Hitleri vendosi të shfarosin popullin hebre, pak vend vendimi përpara 1930 në mes. [8] Botimi i parë në 1925, Mein Kampf tregon idetë që hartuar ankesat historike Hitlerit dhe ambiciet për krijimin e një rendi të ri. Ligjet racore për të cilën Hitleri e përmendura resonate drejtpërdrejt me idetë e tij në Mein Kampf. Në edicionin e tij të parë e Mein Kampf, Hitleri deklaroi se shkatërrimi i dobët dhe të sëmurë është shumë më njerëzore se mbrojtjen e tyre. Megjithatë, përveç aluzion tij në trajtimin njerëzor, Hitleri e pa një qëllim në shkatërrimin e "dobët" në mënyrë që të sigurojë hapësirën e duhur dhe pastërtinë per fortë






Image result for "Princi", Niccolò Machiavelli, 1532


"Princi", Niccolò Machiavelli, 1532


Image result for "Princi", Niccolò Machiavelli, 1532

Ka shërbyer si frymëzim i nxjerrë jashtë kontekstit për shumë tiranë, një ndër to është dhe Stalini. Machiavelli shpresonte të krijonte një revolucion në zemrat e lexuesve të tij dhe ai e arriti atë në njëfarë mënyre. Vetëm se në shumë raste, siç është rasti i shumë diktatorëve, jo në mënyrën më të mirë. Disa prej aplikuesve të teorive të tij kanë marrë fraza të shkëputura nga konteksti, si për shembull: "...nuk është e nevojshme që një princ të ketë të gjitha cilësitë e lartpërmendura (i mëshirshëm, besnik, human, i ndershëm dhe besimtar), por është e nevojshme që të duket se i ka ato. Disa prej njerëzve të frymëzuar nga ky libër janë Stalini, Hitleri, Musolini etj...


Nikolo Makiaveli (Niccolò Machiavelli) lindi në Firence më 3 maj 1469. Ai ishte djali i një juristi. Për rininë dhe formimin e tij dihen shumë pak gjëra. Por është e qartë se ishte familjarizuar me poetët kryesorë, filozofët dhe historianët grekë dhe latinë. Zotërimi i shkencave politike dhe njohja e thellë e intrigave të kohës së vet, të dukshme në veprën e tij, të shtyjnë të hamendësosh se Makiaveli u përzie që shumë i ri në jetën politike të qytetit. Më 1498 u bë sekretar i Këshillit të të Dhjetëve, organizëm i ngarkuar me politikën e jashtme dhe ushtarake të Senjorisë. Në vitet që pasuan, shumë ambasada e çuan në qendrat e mëdha të pushtetit, si në Itali ashtu edhe jashtë. Më 1512, kur ra Republika, Makiaveli humbi detyrat e tij për arsye të pjesëmarrjes së hamendësuar në një përbetim kundër Mediçëve të ardhur në pushtet. I arrestuar dhe i torturuar, u shtrëngua të tërhiqej në pronën e tij në San Kashiano, jo larg Firences. Po atë vit shkroi veprën e tij më të njohur Il Principe (Princi, që u botua vetëm më 1532), dhe punoi për veprën Fjalë për dekaden e parë të Tit Livit, botuar më 1531. Makiaveli, gjatë këtyre gjashtë viteve, shkroi pjesën më të madhe të shkrimeve të tjera, midis të cilave poema didaktike mbi modelin antik dhe një komedi,

Image result for "Princi", Niccolò Machiavelli, 1532

Mandragora, botuar më 1524. Më 1518, ai u bashkua me rrethin politiko-letrar të "Orti Oriçelari" në Firence dhe lexoi aty pjesë të zgjedhura nga vepra e vet. Me ndërmjetësinë e lidhjeve të reja, u fut në punë pranë Mediçëve, nderet e të cilëve kishte kohë që i kërkonte me ngulm. Duke filluar nga viti 1519, zotërit e Firences i besuan detyra të shumta, pa ndonjë rëndësi të veçantë, dhe sidomos pa ndonjë lidhje me politikën. Për llogari të kardinalit Xhulio de Mediçis, ai krijoi të famshmen Histori të Firences, botuar më 1523. Makiavelit iu kthye më në fund qytetaria e tij prej borgjezi të Firences, që e lejoi të zgjidhej në të gjitha detyrat e Senjorisë. Më 1526, atëherë kur trupat e Karlit V kërcënonin qytetin, u emërua, me urdhër të papa Klementit VII (një Mediçi), kancelar i shërbimit mbrojtës.
Image result for "Princi", Niccolò Machiavelli, 1532
Pas marrjes dhe plaçkitjes së Romës nga Karli V më 1527, Mediçët u detyruan të linin pushtetin në Firencë dhe Makiaveli i humbi përsëri të gjitha funksionet e tij. Vdiq më 22 korrik të po atij viti, në moshën pesëdhjetetetëvjeçare dhe u varros në kishën e Santa Kroçes, kisha më e madhe françeskane e Italisë, një panteon i vërtetë i lavdive fiorentinase.
Image result for "Princi", Niccolò Machiavelli, 1532
Lëvizja europiane e humanizmit filloi nga zbulimi i shkrimeve të Antikitetit në Itali, në fillimet e skekullit XV; ai njohu kulmin e tij me veprën e Erazmit të Roterdamit, që bëri një përkthim të ri kritik të Biblës, sipas teksteve origjinale në hebraisht dke në greqisht. Filologjia moderne kishte lindur, me diskutimin kritik dhe me verifikimin e burimeve për shkrimet e përcjella nga tradita, ndërsa përsosuria e shtypshkronjës nga Gutenbergu siguroi një shpërndarje të gjerë të këtyre punimeve. Shpirti kritik dhe i vetëdijshëm i humanizmit u kap pas teksteve të shenjtëruara nga dogma dhe tradita, duke çuar në një komentar "laik", përballje e vërtetë midis individit dhe Shkrimeve të Shenjta, që eci me shpejtësi në një hap me Reformën. Reforma e Martin Luterit, e Ulrish Zvinglit dhe e Kalvinit, që filloi në Europën e Veriut rreth njëzet vjet pas ekzekutimit të Savonarolës, kishte elemente të përbashkëta me protestën fetare të dominikanit fiorentinas: një kundërshti ndaj ideve tepër laike dhe vetëkënaqësisë krenare të njerëzve të Rilindjes dhe nënshtrim ndaj besimtarisë absolute, ndaj "nderit" të vendimeve hyjnore. Reformatorët patën megjithatë më shumë sukses, sepse ishin më pak radikalë dhe fanatikë se kryemurgu i San Markos të Firences dhe sepse një numër i madh intelektualësh dhe princash u rreshtuan në krah të tyre. Thënja "Qëllimi i përligj mjetet" i atribuohet Injacio de Lojolës (1491-1556), themelues i urdhrit të jezuitëve, qëllim i fundit i të cilit ishte t'u shërbente gjithmonë interesave të Papës. Fetarët duhet t'i binden atij perinde ac cadaver ("si një kufomë") dhe të përpiqen me të gjitha forcat të përcjellin vullnetin e tij me bëma, në përputhje me shpirtin makiavelik. Jezuitët u bënë arma kryesore e Papatit për të organizuar Kundërreformën dhe modeli i aparateve burokratike mbi të cilat u themeluan shtetet absolutiste duke filluar nga skekulli XIV.

Nikola Makiaveli (Nicolas Machiavel), ka qenë mendimtari i parë që hartoi teorinë e racionalizmit praktik, duke i kthyer kështu shpinën mendimit mesjetar, për të cilin qëllimi i çdo veprimi tokësor ishte dhënë që më përpara: vullneti hyjnor, frymëzimi platonik i shpirtit në unitet me Zotin e nderit, ose energjia vepruese dhe e dobishme aristoteliane (kërkimi i formave të zhvillimit superior, si për gjërat, ashtu edhe për qeniet e gjalla). Atëherë kur mendimi mesjetar i linte pak vend lirisë së vendimit të individit, që madje nuk kishte të drejtë të vendoste kundër urdhrit të Krijimit, pra kundër shpëtimit të tij, njeriu i Rilindjes është thellësisht i pushtuar nga ndjenja e jetës: ai mund dhe duhet të vendosë vetë, si individ, për atë që është e mirë dhe e drejtë për të.

Në gjysmën e parë të shekullit XV, një fiorentinas i ri me kulturë nuk e vriste shumë mendjen nëse i ishte ruajtur ndonjë vend i vogël nën diell; ai e përmblidhte energjikisht veten (zbatimi i virtu) dhe nuk linte t'i shpëtonin nga duart të gjitha rastet që i paraqiteshin (si pasojë e fortuna).Një varg i tërë përvojash të reja e kishin nxitur në Firence shfaqjen e kësaj vetëdije krenare për veten. Familjet e mëdha fiorentinase, me në krye Mediçët, kishin grumbulluar pasuri të jashtëzakonshme, falë industrisë dhe tregtisë së pëlhurave dhe kishin tërhequr rreth tyre artistë dhe intelektualë që shërbenin për vlerësimin e pasurisë dhe lavdisë së tyre, si në qytet ashtu edhe jashtë tij. Falë punimeve të Filipo Bruneleskit, që kishte ndërtuar kupolën gjigante të katedrales, fiorentinasit e shihnin veten në gjendje të realizonin të njëjtat suksese teknike si të parët; konsili i mbledhur në qytet më 1439, që duhej të çonte në pajtimin (në dukje) të kishave të Lindjes dhe të Perëndimit, ndihmoi gjithashtu në mënyrë vendimtare për të përhapur diturinë e Greqisë antike.

Kozmo de Mediçi, burri më i fuqishëm i Republikës fiorentinase, themeloi më 1459 Akademinë e qytetit të tij. E prirë për të ripërtërirë filozofinë antike në një perspektivë platonike, ajo lindi në fakt një fe filozofike të afërt me neoplatonizmin e Plotinit, të pajtueshme me doktrinën e krishterë dhe krejt të kënaqshme në rrafshin intelektual. Zbulimi i natyrës zinte shumë vend te neoplatonizmi, synimet e të cilit ishin krejtësisht praktike. Të nxitur nga teoria e Nikolas Krebsit mbi ngjashmëritë midis "mikrokozmosit" dhe "makrokozmosit", filozofët e Rilindjes kërkonin gjithashtu ta bënin të dobishme "simpatinë" e tokësores dhe të qiellores nëpërmjet praktikash magjiko-alkimike, duke synuar të arrinin shndërrimin e materies - për shembull për të prodhuar ar. Spekulime të tilla përmbanin rrezikun e besimit te fati astrologjik, kundër të cilit u ngrit Xhovani Piko dela Mirandola (1463-1494), përfaqësuesi më i rëndësishëm i Akademisë fiorentinase dhe zëdhënësi i saj; ai u nis nga ideja se çdo njeri duhet të arrijë të përcaktojë lirisht fatin e vet. Vetëdija e re e njeriut të Rilindjes nuk kishte një themel botërisht të shëndoshë; sidomos në shtresat e thjeshta të popullsisë, një numër individësh kishin një ndjenjë të thellë se ishin vetëm, të brishtë dhe blasfemues. Një murg dominikan që shihte vegime, Xhirolamo Savonarola, arriti të përfitonte nga gjendja kritike në të cilën ndodhej Firenca - e kërcënuar nga jashtë nga spanjollët dhe e privuar nga Mediçët, që ishin dëbuar nga francezët - për të vendosur përkohësisht një Republikë të krishterë fondamentaliste, një shtet të vërtetë teokratik e të ashpër. Në këtë kohë janë karakteristike trazirat shpirtërore dhe Sandro Botiçeli, që i kishte marrë nga mitologjia pagane subjektet e tablove të tij të frymëzuara nga Akademia fiorentinase, i dogji vetë veprat që zotëronte ende, në "turrën e famshme të kotësive", të organizuar nga Savonaroia. Më 1498 ai vendosi rregull në sjelljet e papëlqyeshme të këtij fanatiku duke e arrestuar, gjykuar dhe ekzekutuar; kolektivizmi i tij përfshirës kërcënonte individualizmin e kulturës që po rilindte, po aq sa sundimi i princave!

Ndërsa vetëdija e re e vetvetes, karakteristikë e njeriut të Rilindjes, po shtrihej deri në kozmologji dhe rreziku i rënies në rrëmujat socialpolitike dhe në përmbysjen e gjendjes ishte i pranishëm, burri i shtetit, Makiaveli, që ishte dëbuar nga Mediçët, përfitoi nga kjo gjendje. Të gjithë këta faktorë përcaktuan planin e dytë të filozofisë politike të autorit të veprës Princi, vepër çuditërisht "moderne", shkruar më 1513. Modeli i princit ishte Cezar Borxhia, djali jo i ligjshëm i papa Aleksandrit VI; forca e tij e veprimit (pasojë e virtu-s së tij), aftësia për të përfituar nga rastet e përshtatshme (pasojë e fortuna-s së tij) dhe shmangia e zgjuar e të pashmangshmes, i kishin dhënë mundësinë të fitonte sovranitetin mbi provincën italiane të Romanjës dhe të mbahej aty fuqishëm.

Makiavelit nuk i interesonte aspak që një sundimtar absolut si Borxhia kishte qenë një uzurpator; përligjja e një drejtuesi përmes nderit të Zotit nuk i interesonte shumë, sepse nuk njihte asnjë lidhje midis teologjisë dhe politikës. Makiaveli, sekretar i Senjorisë republikane, do të kishte parapëlqyer drejtimin e zgjuar të një administratori të mirë të Republikës sesa sundimin arrogant të një princi të vetëshpallur, por kjo nuk përbënte për të ndonjë ndryshim në ushtrimin e pushtetit. Shteti, qoftë republikë apo principatë autokratike, ka vetëm një qëllim: ruajtjen e tij dhe mbajtjen e pushtetit me ta vendosur atë. Dhe ky qëllim është i natyrshëm, sepse njerëzit janë të këqij nga natyra, duke dashur secili më shumë sesa ajo që merr. Pra, nuk duhen lejuar të gjithë individët, të aftë për të vendosur lirisht, të ndjekin qëllimet e tyre egoiste njëri kundër tjetrit. T'i pengosh për këtë nëpërmjet përforcimit të shtrëngesës shtetërore, ky është një qëllim që përligj edhe dhunën, gënjeshtrën dhe tradhtinë. Politika nuk ka të bëjë fare me moralin. Liria e sapofituar nga njerëzit e Rilindjes u përvetësua vetëm në dobi të atij që mori pushtetin. Megjithatë kjo liri është e kuptueshme: virtytet themelore të trashëguara nga Platoni dhe të lidhura nga Ciceroni tek etika stoike - zgjuarsi, guxim dhe përmbajtje - u zhveshën nga Makiaveli prej çdo përmbajtjeje metafizike apo etike. Ato janë tani vetëm mjete për të fituar pushtetin dhe për ta mbajtur atë.

Në mendimin politik, idetë e Makiavelit çuan në përcaktimin nga francezi Zhan Bodën (1530-1596), të nocionit të sovranit si mishërim i vullnetit të shtetit, përherë në bazë të teorisë moderne dhe në konceptin e "arsyes së shtetit", që daton nga Shekulli i Dritave. Makiaveli, mendimtari i parë i Kohëve Moderne, në historinë e filozofisë zgjeroi një fushë të shkencave praktike, politikën, duke e shkëputur nga lidhjet e saj me teologjinë dhe metafizikën. Natyralistët do të ndiqnin rrugën e tij. Veprat kryesore: Shqyrtime për dekaden e parë të Tit Livit (1502); II Principe (1532); Sundimtari, përkth. shqip (1977).


Në misione të ndryshme diplomatike dhe në shërbime publike të vendlindjes së tij Firencës Nikolla Makiaveli e filloi karrierën e vet letrare duke kompozuar kancone, këngë kamevalesh dhe sonete. Në vitin 1513 shkroi veprën e tij më të rëndësishme juridike-politike Sundimtari. Duke i vështruar realisht ngjarjet politike të kohës së tij, Makiaveli u nis nga premisa se nuk ka dobi nga përshkrimi i ndonjë tipi ideal të sundimtarit për të cilin rrëfejnë religjionet, flasin filozofët utopistë dhe reformatorët shoqërorë.

Tiparin e vet ai përpiqet ta karakterizojë në mënyrë që të mund të qëndrojë në periudhën kur fjala e nderit e një diplomati dhe e një politikani nuk vlen kurrgjë, kur bashkimet shkelen në mënyrë të paskrupullt dhe vetëm njerëzit dorëfortë dhe dinakë ngelin në këtë lojë të vazhdueshme plot mashtrimesh dhe vrasjesh. Prandaj. Sundimtari i tij është vetëm një apoteozë iluzore e tiranit të vrazhdë dhe kodeks i rregullave për krime.

Duke pasur një synim të vazhdueshëm për çlirimin dhe bashkimin nacional të Italisë, ai u nis nga njëmendësia faktike (verita effetuale) për të gjetur rragëdaljet dhe mundësitë reale për realizimin e koncepcioneve të veta politike. Në luftërat e ashpra që sundonin në Itali, Makaveli mendonte se vërtet mund t'u kundërvihet vetëm me forcë, kështu që, pavarësisht nga mjetet, të arrihet çlirimi i vendit.

Nikolla Makiaveli pohon se tiraninë i krijon ose populli ose aristokrati, varësisht nga rasti që paraqitet. Ndërkaq, megjithatë ka ndryshim qenësor ndërmjet synimeve të popullit dhe këtyre aristokratëve: «Synimet e popullit janë shumë më të ndershme se synimet e aristokratëve, sepse këta duan të shtypin, popullin që të mos shtypet». Në këtë mënyrë, duke hequr maskën e gënjeshtarit të moralit dhe të fariseizmit, themeloi teorinë e parë civile të bazuar gjerësisht të shtetit dhe, në të vërtetë, ndau etikën nga politika.

Në komeditë e tij brilante (sidomos në «Mandragolen») mjeshtër i të qeshurit dhe i moralit i cili i kundërvihet drejtpërdrejt hipokrizisë priftërore dhe çdo hipokrizie «të madhërishme», Makiaveli në aspektin teorik është i afërm me hedonizmin dhe mbron të drejtën e argëtimit dhe të qeshurit të popullit, i cili është i kundërt me «fjalimin solemn dhe rigoroz» të moralistëve dhe të asketëve.
Nikola Makiaveli e liroi mendimin politik nga çdo lidhje me konceptimin metafiziko-fetar të shoqërisë, për ta bërë një sistem qëllimesh shkencërisht të arsyeshme. Ai hapi kështu rrugën e mendimit natyralist.

"Makiavelizmi" është sot sinonim i një politike force, të paskrupullt dhe pa moral, në dobi të së cilës të gjitha mjetet janë të mira. Hipoteza bazë e kësaj teorie është se çdo njeri e di çfarë do dhe se, sipas kritereve të arsyeshme, zgjedh mjetet që i shërbejnë më mirë realizimit të synimeve të tij.
Nuk është rangu që zë në zinxhirin e Qenies ai që përcakton veprimin e njeriut, por janë veprimet dhe realizimet ato që e bëjnë atë të jetë ai që është.

Shteti, qoftë republikë apo principatë autokratike, ka vetëm një qëllim: ruajtjen e tij dhe mbajtjen e pushtetit me ta vendosur atë.

«Konsideroj se është i lumtur ai që në veprimet e tij udhëhiqet nga fryma e kohës, pra, së këtejmi i palumtur është ai veprimet e të cilit nuk përputhen me kohën».

Avzi Mustafa : Anastas Albanski mesuesi nga Reka e Eperme

Një prej njerëzve që kontriboj në Rilindjen kombëtare shqiptare ishte edhe mësuesi Anastas Arnaudovi i njohur si Anastas Albanski nga fshati Tërnicë.

Anastas Albanski mesuesi nga Reka e Eperme



















































Kjo krahinë shqiptare krahas të gjithë vuajtjeve ka dhënë edhe njerëzë të kulturës e të arsimit si gjyshi i Migjenit që ishte nga kjo krahinë, rilindasët, Josif Bageri, Llazër Siljani, Anastas Albanski , Villdan Faik,( Hoxhë Vildani), pastaj Toma Serxhi, Hasan Leka, Jusi Mani, Pop Davidin, Danil Meteji, Olimbia Sava, Hoxhë Tanusha, e shumë të tjerë ashtu siç shkruan në një vjershë Josif Bageri ai do shprehet kështu:“ /Ti na ke njerëz të mësuet/Mjekës dhe shumë të mbaruar,/Po prej ktynej s’kan guxuet/ Për Shqipnin doj send me shkruet!/.

Një prej njerëzve që kontriboj në Rilindjen kombëtare shqiptare ishte edhe mësuesi Anastas Arnaudovi i njohur si Anastas Albanski nga fshati Tërnicë. Për këtë mësues e edukator kemi shumë pak të dhëna biografike. Shumica e të dhënave i kemi mbështetur në bazë të kujtimeve të trashëguara brez pas brezi. 

Mbiemeri i Anastasit sipas të dhënave duhej te jetë ndërmjet mbiemrit Dhimitri apo Jovani. Mbiemrin Albanaski apo Arnaudov ai e merr nga bullgarët, sepse të gjithë shqiptarët që ishin nga Shqipëria Verilindore i thirrin Arnaudov apo Albaski. Ashtu siç e thirrën edhe Ali Jusf Premkën nga Kërçova , Jusuf Albani.

Anastas Albanski supozohet se të ketë lindur në gjysmë e parë të shekullit 19. Vjen nga një familje tregtarësh të bagëtive të imta nga katundi i Tërnicës së Rekës së Epërme. 

Shkollën e filloi në vendlindje pranë kishës “Shën Kollit”, që pranë kësaj kishe ekzistonte një shkollë e tipit qelie. Meqenëse se familja e tij ishte një familje që verës shtegtonte qytet e më qytete për të shitur prodhimet e tyre të dëgjuar edhe nga Stambolli. Më vonë kjo familje merrej me mjeshtrin e muratorit. 

Kontaktet e ndryshme e shumë miq i sugjeronin që djalin ta shkollojë. Shkolla që mund të jepte mësim të duhur ishin të pakta. Por në këtë kohë në qarqet e ndryshme flitej për të mirë për një shkollë në Shkup. 

Shumë tregtarë e çorbaxhi, e zejtar që kishin të mira materiale , fëmijët i kishin dërguar në këtë shkollë. Në këtë shkollë mësimin e mbante Jovan Konstatin-Xhini. 

Kjo shkollë sipas disa të dhënave që janë botuar në “Carigradski vesnik” thuhet se në të kanë mësuar nxënës jo vetëm nga Shkupi , por edhe nga rajoni Rekës dhe Prizrenit” . Ku sipas disa shënimeve mësohet se në këtë shkollë mësim kanë ndjekur 30 nxënës nga Reka.

Meqenëse se familja e ishte familje kurbetçarës vështirë e kishte që të mbijetojë prandaj, familja e Anastasit aty kah vitet 1876 shpërngulet dhe një kohë vendoset në Shkup e pastaj më Pazarxhik të Bullgarisë. 

Në Rekën e Epërme ka ekzistuar një traditë fetare. Të gjithë familjarët që shpërnguleshin nga vatrat e tyre ishin të obliguar që në kishën e fshatit të dërgonin ikonën e familjes, kurse pitropi (ai që ruante ikonat) ishte i detyruar që jo vetëm të kujdeset, por edhe të jap shpjegime mbi familjen që e kishin lënë ikonën se kush është dhe ku gjendej, sa anëtarë të familjes etj. Mirëpo ikona e familjes së Anastasit u coptua pikë e pesë nga mësuesi serb , Haxhi- Jermotoviić më vitin 1913 kur dëgjoi se kush ka qenë Anastasi dhe cili ka qenë angazhimin i tij si mësues në shkollën bullgare dhe shqipe. 

Në Bullgari vazhdon merret me tregti, kurse prindërit me punë krahu, por ka mendime nga disa informator se ka kryer një shkollë tregtare.


Anastas Albanski mesuesi nga Reka e Eperme
Anastas Albanski mesuesi nga Reka e Eperme





























Pas viteve 50 të shekullit 19, Bulgaria fillon një aktivit të gjerë të jetës shkollore në trevat Lindore sidomos kur Egzarhia bullgare doli hapëtash në skenë, kundër grekërve dhe serbëve. Meqenëse situata me shkollat greke dhe serbe nuk ishte e mirë, por edhe ato shkolla shpirtërore apo kishtare greke apo serbe që ishin të tipit të shkollave qelie nuk mund të ishin në hap me kohën, sepse ato kishin për qëllim vetëm mësimin e gjuhës kishtare dhe se nuk mund të plotësonin nevojat e kohës. 

Shkollat bullgare në atë kohë ishin më të moderuara dhe ishin të tipit shkollë- klasë, që përveç shkrim- leximit elementar, nxënësit mësonin edhe lëndët natyrore dhe matematikore sipas klasave.

Bullgaria me marrjen e pavarësisë punën e shkollave e organizoj me një shpejtësi të madhe, duke hapur shkolla edhe nëpër qytete e fshatra e sidomos atje ku kishte kombësi të fesë ortodokse, gjë nuk u kursye edhe rajoni i Rekës. 

Bullgaria të gjitha shkollat e vjetra i rinovoj . Në viset e Maqedonisë Verilindore sidomos atje ku kishte banorë të fesë ortodokse çonte një politikë krejt ndryshe. Që të përfshijë sa më tepër nxënës të në këto shkolla edhe të kombeve të tjerë dhe të mbizotërojë kundër grekëve dhe serbeve në viset me popullsi shqipfolëse dhe sllavomaqedone ai kërkonte që të dërgonte mësues që njohin gjuhën e vendit.

Meqenëse Kumanova më tepër se gjysma ishin shqiptar dhe gjysma tjetër siç i trajtonin bullgarë kërkonte mësues që do të njohin gjuhën e vendit.

Shkolla bullgare u riaktivizua në vitin 1908 kur Bullgaria shpall pavarësinë nga Turqia, dhe Ferninandi i I Cari si detyrë kryesore i parashtrojë Parlamentit që të angazhohen në hapjen dhe rihapjen e shkollave dhe kulturës bullgare. Kështu po në këtë vite rifillon punën edhe shkolla bullgare në Kumanovë. 

Meqenëse popullata e kumanovare sllave më shumë anonin nga shkollat serbe, për të tërhequr sa më shumë nxënës edhe të nacionaliteti shqiptar, Anasatasi ishte më i përshtatshmi sepse ai fliste gjuhën e nënës gjuhën shqipe dhe bullgare. Anastas Albanski (Arnaudov) në këtë shkollë emërohet si mësues në shkollën bullgare në nëntor të vitit 1908.

Ministria e arsimit Bullgarisë ishte obliguar që të gjitha librat që i botonte t’i dërgonte nëpër shkollat siç ata i quanin shkolla “ njëvëllazërore”. Këta miq bile edhe propozuan që Anastasi të kryej punën e mësuesit në këtë shkollë.

Anastas Albanski gjatë punës së tij si mësues në shkollën bullgare në Kumanovë shpesh binte në konfrontim me mësuesit serb dhe me popullatën që e admironin Serbinë apo ishin serb që ishin ngulitur në Kumanovë. Ata e akuzonin te organet turke ose kur kalonte rrugës apo para dyqaneve përshpëritnin duke thënë ja po vjen “arnauti” e here edhe me fjalë fyese si: “lludak”, “ganço”, “shiftar” etj.

Kur filluan që shoqëritë shqiptare jashtë Perandorisë Osmane të organizojnë një lëvizje me synime të qarta politike e kulturore e sidomos të mbështetur mbi objektiven kryesore në idetë iluministe të projektuar që në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. 

Shoqëritë dhe Klubet shqiptare jashtë dhe brenda atdheut tërë potencialin intelektual dhe ekonomik e kishin drejtuar në zhvillimi e arsimit dhe kulturës kombëtare, që dëshironin ta realizojnë nëpërmjet rrugës së përhapjes së arsimit dhe gjuhës amtare. Klubi shqiptar i Shkupit iu rek një aktiviteti shumë të madh në ngritjen e ndërgjegjes kombëtare, në ruajtjen e gjuhës dhe në mbjelljen e farës së diturisë nëpërmjet hapjeve të shkollave kombëtare. 

Klubi i Shkupit të nxitur nga Qemal e Emin bej Kumbara, Rrok Berisha, Ajdin Draga etj. sidomos nga Bedri Pejani që ishte një ndër promotorët e mëdhenj në hapjen e shkollave me mësim në gjuhën shqipe. Këtë aktivitet këto patriotë e zgjeruan edhe në Kumanovë dhe nëpërmjet përkrahësve të vendit si: Galip Kumanova, Bajram Vranja. e sidomos me ardhjen e patriotit shqiptar Jashar Erebarës si një ndër organizatorët e jetës kulturore dhe arsimore në Kumanovë. 

Patriotët shqiptar mbështetje të madhe gjetën edhe te kajmekami i Kumanovës , Nexhib Basha Pejani, që në të njëjtën kohë ishte ai që i mbronte veprimtarët para pushteti turk dhe shpifjet e xhonturqve dhe tradhtarëve të ndryshëm . 

Ardhja e Jashar Erebara si nëpunës për udhëheqjen e statistikës në komunë tërë energjinë e drejtoj në hapjen e klubit në këtë qytet dhe në bashkimin e shqiptarëve . Ai posedonte përvojë të madhe në hapjen e klubeve ndryshëm. Ai ishte edhe njëri ndër hartuesit dhe përgatitjen e dokumentacionin sepse ai dinte se si duhet të duket një Statut i një klubi, sepse ai ishte mësuar që kur kishte hartuar Statutin për formimin për themelimin e “Rrethit të studentëve shqiptarë” në Bukuresht më 1899., që në përbërjen e Komitetit ai ishte zgjedhur si arëktar . Dhe dinte si ti ruaj financat dhe ku ti drejtoj, por mbi të gjitha kishte besimin tek patriotët.Kështu që me formimin e klubit të Kumanovës kryetar u zgjodh pikërisht Jashar Erabara.

Kumanova ishte një qytet i përbërë nga shumë etnitete për kundër shumë qyteteve të tjerë në aspektin ekonomik ishte ne gjendje të mirë. Sipas një dokumenti që e posedojmë nga Arkivi i Shtetit Shqiptar mësojmë për Kumanovën se “ Gjysma e qytetit është shqiptare e gjysma bullgare dhe të gjithë janë të pasur. Qyteti ka mbi 1.500 shtëpij, me gjitha nga zullumi i serbvet, Shqiptarët jo vetëm të qytetit, po edhe të katundeve me shum lloj mjerimi i shtërgojnë të hikin në Turqi”.

Dhe nuk ishte e rastit pse në Kumanovë filloi një aktivitet kulturor dhe arsimor sepse Kumanova ishte një qytet ku kryqëzoheshin të gjitha rrugët si në veri, lindje, perëndim e jug. Kumanova paraqite një nyje strategjike dhe ekonomike shumë të rëndësishme. Nga ky dokument mësojmë se në kohën e Turqisë shqiptarët e Kumanovës kishin hapur një klub me emrin “Bashkimi”. Kryetar i këtij klubi ishte Jashar Erebara që ishte impakti i lidhjeve me qarqet patriotike. 

Fal këtij klubi në korrik të 1909 u hap “një shkollë nate në gjuhën amtare ku mësojmë më shumë se 80 djema. Mësues ishin Jashar Erabara si dhe Kryetar i klubit është edhe Anastas Arnaudovi ( Albanski) .Në vazhdim të dokumentit marrin njohuri të sakta mbi prejardhjen e Anastas Albanskit ku thuhet.:” mësues asht edhe Anastas Arnauti aranudov, cili ish nga Tërnica e Rekës e mësues në shkollën Bullgare në vend”.

Në faqen 2 të dokumentit shohin se si numri i nxënësve në shkollën e natës, ku mësimi zhvillohej në gjuhën amtare po rritej, dhe për një muaj numri arrin në 90 nxënës. Ky kurs nate ndikoj me të madhe që shqiptarëve të këtij vendi tu kthehet shpresa t’u forcohet shpirti e t’u ndriçohet mendja. Sepse “Shqipja filloj me u fol gjithkund nëpër qytet dhe kjo është një punë e madhe .... Me të vërtetë popullësija qytetare bullgare simpatizonte këtë lëvizje shqiptare, por serbët jo, do shkojshin se si tek me e pengue tuj u diftue autoritete turke aktivitetin e Shqiptarëve”.

Anastas Albanski mesuesi nga Reka e Eperme
Anastas Albanski mesuesi nga Reka e Eperme

























Kontrtribut të madh në përfshirjen e nxënësve i takon po aq edhe mësuesit Anastas, i cili me fjalën e ëmbël shqipe dinte se si ti tërheq nxënësit në shkollë. Sipas J. Erebarës thuhet se ky kurs nate në gjirin e vet arriti të tubojë 130 nxënës shqiptar. 

Rritja e numrit të nxënësve në këtë kurs nate ishte punë e mësuesit Anastas sepse ai dinte si ti bind shqiptarët e sidomos tek ata të cilët e kishin ngarruar problemin e fesë me çështjen e kombësisë. Ai për ilustrim e merrte veten dhe thoshte “Ja unë jam i krishterë, por gjuhën e kamë si të tujën dhe ne jemi vëllezër të një gjaku”. Asnjëherë nuk hoqi dorë nga gjuha edhe pse shpesh binte në kontakt me njerëz që i kishte kapluar fanatizmi fetar, por ai bisedonte qetë dhe sepse detyrë vetes i kish dhënë se krahas shkronjave të gjuhës shqipe si tek nxënësit ashtu edhe tek qytetarët kumanovarë të ngjallë dashurinë ndaj gjuhës shqipe si dhe të ngjallë ndenjën e vëllazërimit e të bashkimit pa dalim feje e krahine. 

Mësimi i gjuhës amtare për Anastasin ishte siç thonë rekalitë një ledh që na ndanë nga serbët ashtu edhe nga greket e turqit. 

Anastasi ra në sy të agjentëve si turq ashtu edhe serb. Atë e ndiqnin këmba –këmbës e sidomos punën e tij që bënte në shkollë për tu mësuar nxënësve gjuhën shqipe. Nga ky qytet , gjegjësisht nga fshati Llojane ishte një renegat turk e më vonë edhe serb, Arif Hiqmeti të cilit çdo gjë i pengonte që ishte në gjuhën shqipe dhe punën e mësuesit Anastas do ta ndjek si hije . Arif Hiqmeti para hyqymetit Turk do të deklarojë se në Kumanovë ka “ ardhur një Gjahur e asht ba tebdil dhe miletit u mëson shkronja kaure”. 

Kryengritjet shqiptare që kishun marr hov i demoralizoj si Osmanlinjt ashtu edhe shtete ballkanike. Për të shuar kryengritjen shqiptare Pereandoria nis Dërgut Pashën që të shuaj çdo aktivitet të shqiptarëve.

Anastasi ra në sy të agjentëve si turq ashtu edhe serb. Atë e ndiqnin këmba –këmbës e sidomos punën e tij që bënte në shkollë për tu mësuar nxënësve gjuhën shqipe. Nga ky qytet , gjegjësisht nga fshati Llojane ishte një renegat turk e më vonë edhe serb, Arif Hiqmeti të cilit çdo gjë i pengonte që ishte në gjuhën shqipe dhe punën e mësuesit Anastas do ta ndjek si hije . Arif Hiqmeti para hyqymetit Turk do të deklarojë se në Kumanovë ka “ ardhur një Gjahur e asht ba tebdil dhe miletit u mëson shkronja kaure”. 

Që kur plasi Lufta e Parë Ballkanike dhe kur forcat ushtarake serbe hynë në Kumanovë, Anastas Albanski hynë në Kishën e qytetit, por agjentet serb e diktojnë dhe e nxjerrin nga kisha dhe rrugës bashkë me shumë të zënë rob e vrasin mësuesin me paramendim jo vetëm që përhapi dritën te popullsia kumanovare , por bindjet e drejta që kishte se feja nuk përcakton kombin dhe me këtë binte teza e trumbetuar si e grekëve ashtu edhe e serbëve se çdo ordodokës është grek apo serb.

Pushtuesit fare mirë e kishin kuptuar se planet e tyre grabitqare, territoriale dhe shoviniste vështirë mund të realizoheshin nëse shqiptarët edukohen në gjuhën e tyre. Prandaj shkollën në gjuhën shqipe e shihnin si një forcë politike për të mbrojtur vatanin dhe qenien shqiptare. Shkollat në gjuhën amtare jo që realizohej detyra kombëtare, por ato ishin edhe fole e atdhetarizmit dhe djepi i zhvillimit të ndenjës kombëtare.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...