Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/15

Vilhelme Vrana Haxhiraj : Intervistë me Prof.Augustin Giordano

Image result for Vilhelm Vrana Haxhiraj


Vilhelme Vrana Haxhiraj




“Rrënjët tona janë këtu, degët nëpër botë hodhën shtat!”

Botuar në origjinal

“Shqipërinë e kemi te buza e te zëmra! Katundi im ish 100% arbëresh, ndaj jeta e djemvet arbreshë, Ejaninë, shkonej normale, sikur të rrohej në Shqipëri. Shqipërisë i vodhtim ëmrin e vjetër, Arbër; e na pëlqen të thrritemi Arbëreshë; dhe tërësinë e katundevet ku rrojën Arbëreshët e thrresmi Arbërì. E vet ky ëmer sosën t’i buthtonjë jetës kush jemi e ka vimi. Unë u rrita me fjàmurin shqiptar ndër sytë, me himnin shqiptar ndër veshët: me fjamurin shqiptar ndër vallet e Frasnitës të qellur me dorë ka ‘fjamuràri’, për krei valles; me himnin shqiptar të kënduar ka grupet folk arbëreshë. Edhe katundet arbëreshë janë pjotë me buste të Skanderbekut, me ëmre personaxhesh/qytetesh në toponimitë katundare, me fjàmure çë valëviten ndër shfaqjet folklorike. Revista ‘Jeta Arbëreshe’ është një ngusht me motin. Një ngusht me Arbëreshët. Një ‘jatrì’ çë Arbërisë i bën mirë. Gjuhës arbëreshe i bën mirë. Historisë arbëreshe i bën mirë. Shqipërisë i bën mirë.”August Giordano

Prof. Augustin Giordano, mësues i gjuhës shqipe në Kalabri

Shqipëria, më e lashta e kontinentit evropian,“Dekania e Racave”(Viktor Frobin- 15 qershor 1913), “duke trashëguar një gjuhë unikale, e vetmja që deshifron shkrimet e lashta, të gjuhëve që sot janë zhdukur si:( latinisht, sanskritisht,greqishte e vjetër-Nermin Vlora Falaski- );”gjuha ilire që flet më së miri për lashtësinë e saj, si më e vjetra ndër gjuhët ndërkontinentale” (Dhimitër Pilika-“Pellazgët ,historia jonë e mohuar”). Meqë gjuha shqipe ka një fjalor frazeologjik tejet të pasur, ruan në vetvete thesaretë mëdha gjuhësore( Prof.Dr. Eshref Ymeri –Fjalori Frazeologjik Rusisht -shqip) .”Rrënjët janë këtu, në këtë tokë gjaklarë, kurse degët nëpër botë janë shpërndarë e hodhën shtat”(Vivra-Rrënjët)..

Kujtesa e dijes kombëtare thotë:”Gjaku nuk bëhet ujë’, ‘na afron era e gjakut’; ‘na thërret gjaku i stërgjyshërve’; ‘na ngroh shpirtin vlagu i tokës mëmë’; ‘kemi të njëjtin gjak në deje’; ‘na bashkon gjuha e nënës’; ‘Jemi një fis e një farë’; ‘lindëm nga e njëjta baltë’;’ku ka rrjedhur, do të pikojë, ku vete soji në soj”etje...- ka mjaft shprehje të tilla domethënëse.

Shqiptarët, që kushtet jetike dhe pushtimet e gjata ndër shekuj i detyruan të mërgojnë, jo vetëm nuk harruan vendlindjen e të parëve, por ruajtën gjuhën, besimin, doket apo zakonet.

Përherë kam qenë e interesuar për vëllezërit e mi Arbëreshë të Italisë apo Arvanitasit e Greqisë, si dhe trevat ballkanike apo evropiane ku jetojnë dhe punojnë shqiptarë. Por lidhjen shpirtërore me ta e krijova kur rastësia më njohu me z.Tommaso Campera (Sekretar i Sh. Vatra Arbëreshe”Chieri-Torino). Pasi fitova konkursin poetik me çmimin “Gj.K. Skënberbeu” më 2009 në Itali, ishte kënaqësi që u njoha me gjithë komunitetin shqiptar aty. Kur e pyetëm z.Campera se si na njohu pa u takuar kurrë, u përgjigj; - “Na lidh gjaku dhe gjuha. Kemi 600 vjet që flasim shpip”.

U mrekullova kur mësova se në Piemonte jetonin 10.000 familje arbëreshe. Madje një fshat i tërë mbante mbiemrin tim Vrana. Ata ruanin mbiemrat e vjetër shqiptarë, si: Matranga, Borgia (Borxha), Durrësi, Shkodra, Toçi, Kastrioti, etj...

 Njohja me presidentin Prof. Vincenzo Cucci (Vinçenx Kuçi), me kryetarin e jurisë, Prof.Doc. Italo Costante Fortino, i vlerësuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”, si personalitet i kulturës arbëreshe, me të cilin e ruaj miqësinë. Më pas marrëdhëniet me Arbëreshët e Italisë , u forcuan nga një ftesë e ardhur për bashkëpunim me Revistën “Jeta Arbëreshe” nga drejtori i saj, prof.Augustin Giordano, me të cilin komunikoj vazhdimisht.

Tani kjo revistë ka ditëlindjen, mbush 15 vite punë, ku pasqyron: letërsi, gjuhësi, albanologji, histori dhe studime. Duke i uruar mbarësi dhe jetëgjatësi revistës që flet arbërisht dhe shqip! Përgëzoj stafin e saj dhe veçanërisht z. Giordano për punën e madhe të vështirë, por fisnike që ka bërë, që bëjnë dhe do të bëjnë për t’ia rritur emrin kësaj reviste ku flitet arbërisht dhe shqip!
Në këtë përvjetor i drejtohem për një intervistë drejtorit të revistës, Prof. Giordano, i cili e mirëpriti ftesën time:


*Profesor Giordano, përshëndetje nga Shqipëria, nga Vlora e dy deteve! Është kënaqësi e veçantë për mua që të komunikoj me ju! Cili është z. Agostino Giordano?

-M’e thonë Agostino Giordano, u leva në Ejaninë/Purçill, katund arbëresh i provinxhës së Kosenxës (krahinë e Kalabrisë, Itali), bir i nji fëmilje bujqish, i dyjti i katër bilve.

Ati im ish ka Frasnita, mëma ka Ejanina, fraksiona e saj. Tatëmadhrat e mi, ka dy anët, ishin bujq, me dhera, vreshta, shpi e dhen (Bagëti). E të katër Arbëreshë; ata ka ana e tatës, pra, ishin nipra të papasit Bernardo Bilotta (1843-1918), prift i Frasnitës, poet e letrar.

U leva te viti 1950, ndë mars. Studiova në Universitetin e Rromës‘La Sapienza’. E atjè u diplomova në Letërsì, me një tezë mbi argument arbëresh, ‘Poezi popullore e Ejaninës dhe e Frasnitës’; relatori im prof.Ernest Koliqi vdiq tre muaj parë diplomës. Mësova për 40 vjet ‘Letërsi Italiane e Historì’ ndër Shkollat e Larta të provinçës së Kosenxës. Sot jam në pension.

*Cila është aktualisht gjendja juaj civile ?

-Jam i martuar e kam dy bil: njèri, gazetar profesionist, shërben jashtë Italisë; jetri, më i vogël, bën ‘shërbim civil’ ndë katund.

* Kur mësuat se ishit me origjinë shqiptare, si jeni ndjerë moralisht e shpirtërisht? A ka ndikuar origjina në jetën tuaj private apo dhe si komunitet?

-Lerja te një katund arbëresh, ndër vitrat ’50 të shekullit të shkuar, s’ish fare traumatìke. Katundi im ish 100% arbëresh. Njera çë rrihej ndë shpi, shkohej një vogëlí e hareshme e pa probleme: gjitonìa ish një ‘fëmilë e zgjeruar’, gjithsej ish lozje e festë. Traumi rrohej kur hihej në skollë fillore: atjè s’mund të folej më arbrisht, kish xëhej gjuha italiane. Atje zëjin problemet për vashat e djemt arbëreshë të katundit.

U pata fatin të kisha, për lalë, priftin bixantin të katundit, papas Emanuele Giordano, vllau i atit. E dhjàj kur kisha 5 vjet, vajta e rrova me të, te Kanònika (shpia e priftit). Ai ish një albanolog i njohur (vdiq vjet, 94 vjeçar) e kështu ‘këcimin te italishtja’ u e pata shumë më të lé se shokët e mi.
Jasht shkollës, xënsi arbresh prirej arbresh, e rronej natyrisht rrojtjen e tij etnike.

Shpirtërisht, pra, arbreshi i Ejaninës s’kish probleme, sepse zotilalë, edhe muzikolog, e kish anticipuar Koncilin Vatikan II e shumë pjesa të kënduara të Liturgjisë Bixantine i kish tashpjerrë ka greqishtja në arbërishte, e i kish adhaptuar muzikës bixantine. Veç ‘mizës ‘ bardhë’ të shkollës italiane, jeta e djemvet arbreshë, Ejaninë, shkonej normale, sikur të rrohej në Shqipëri. Arbreshitèt 100%.
Origjina ime arbëreshe ka ndikuar pozitivisht në jetën time private, mësemë për ‘mësuesin personal’ çë pata te fëmila, zotin lalë Emanuill.

* Ndikon tek Ju afërsia gjeografike me vendin e të parëve. Na lagin të njëjtat ujëra të të dy deteve dhe jemi në të njëjtën gjerësi gjeografike.

Afërsinë e Arbërisë (katundevet Arbëreshë) me Shqipërinë e njoha qartë te Gjuha; e pra te Vallet, te Rrapsodhitë, te veshjet; gjatë rrëfimevet, gjatë mësimevet të pjeqvet, të prindvet dhe të zotit lalë. Karta gjeografike e Shqipërisë ish e stisur me gozhdë te muri i zyrës së zotit lalë, mbi libret e rivistat çë i vijin me postë ka Shqipëria, zotit lalë, çë prej vitevet ’50.

Unë, te Kanonika e zotit lalë, isha afër Shqipërisë, më se gjithë të tjerët. Edhe për vizitat çë gjuhëtarë e letrarë Shqiptarë i bëjin zotit lalë; si edhe për shkrimet e shumta të lalës mbi gjuhën, folklorin, historinë arbëreshe. U fjëja në Bibliotekë e ndukja ajër arbresh e shqiptar.Dhe shfletoja e djovasja libre arbëreshë e shqip.

Dhe ‘ujrat e dy detevet’ i ndýejta vërtet ‘të njëjta’, kur zoti lalë vate të parën herë, me avion, ndë Shqipërì, i ftuar nga Universiteti i Tiranës, ndë 1967; o kur u, në vitin ’76, me anì, bëra udhëtimin Bari-Bar për të veja në Prishtinë, tek Seminari Ndërkombëtar për të Huaj.

* Duke bashkëpunuar me ju, kam mësuar se ju flisni mirë shqip dhe jepni mësim në këtë gjuhë? Si e keni mësuar gjuhën shqipe?

-Tue jetuar afër zotit lalë, gjuhën arbreshe xura t’e djovasja(lexoja)e t’e shkruaja. Zura e shkruajta poezi çë kur kisha 17 vjet. Në Universitetin e Rromës, pra, thellova studimin e gjuhës shqipe, çë njihja.Te viti 1972, redaktoja, me zotin lalë, revistën Zëri i Arbëreshëvet (1972-1982). Pas diplomës, mësova Gjuhë Arbëreshe te skollat e mesme të katundevet arbëreshëFrasnitë e Çift, dhèsper (pasdite), për dy vjet shkollorë. Pra, nën drejtimin e papasit prof.Francesco Solano, ordinar i katedrës së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Kalabrisë, dhé mësim si ‘lektor i gjuhës shqipe’ ç’ka viti akademik 1986-87, për shtatë vjet.

*A keni pasur ndonjë vështirësi kur u flisnit shqip, apo u mësonit alfabetin e gjuhës shqipe fëmijëve arbëreshë?

-Arbëreshi folen arbërishtin, e arbërishtja ka t’i mësohet, jo shqipja. Djali arbresh – si i rrituri arbresh – s’e njeh shqipen, s’e kupton shqipen. Shkurt: arbreshi do alfabetizuar tek e folmja e tij katundare. Çdo arbresh tek e folmja e tij lokale. E, mësemë, jo alfabetizim arbresh në gjuhën shqipe! Vasha e djali arbreshë duan folur te gjuha e s’jëmës, e katundit: duan alfabetizuar tek ajo gjuhë, sepse me atë gjuhë rrojën ditë pas ditje. ‘Shqipja s’ka lidhje’, ndër katundet arbëreshë.

Vendi i saj janë Universitetet Italianë ku ka katedra gjuhje dhe letërsije shqipe: Romë, Napul, Kosenxë, Palermë.

Megjithatë, të shkohet ka të folurit arbrisht tek të shkruarit arbrisht, s’ësht lé: aq kur ké t’e xësh, sa kur ke t’e mësosh. Po kur ënda e mësuesit përpiqet (takohet) me kuriozitetin e djalit, s’ka më probleme. E kur djalit i folet tek e folmja e tij dhe i mësohet të shkruanj fjalët çë di, probleme s’ka: alfabeti xëhet njìze e mësimi ndërrohet në lozje.

Kështu qe për mua dhe kështu është për çdo djal e vashë arbëreshe.

*Ç’ndikim ka në formimin tuaj historia e Shqipërisë? A gjenden tek ju gjurmë të kulturës, shqiptare, si kostumet folklorike, rite të ndryshme gëzimesh apo hidhërimesh, këngë, ose diçka nga kuzhina shqiptare.

-Na Arbëreshë vimi ka Shqipëria, ka më se 5 shekul e gjìmës. Me hyrjen e turqvet në Shqipërì, Skanderbeku personalisht na shtýjti të vijim nd’Itallì. Për të shpëtojim lirinë dhe besën e krishterë. E thot Historia. Po, më qartë se historia, na e thot Gjuha, mbiëmret, toponìmet, veshjet, këngët, vjershet,

Kalimeret,(Këngë popullore Qishnje)riti bixantin-arbresh, etj... Rrojtja jonë e tërë na folën për Shqipërinë, Atdheu i étërvet tanë. Rapsoditë na foljën për Shqipërinë. Të rruarit, të ngrënit, të gëzuarit, të qarit tonë na folën për Shqipërinë. Karakteri ynë i lirë, kryelartë,i fortë, i egër na zbulon shqiptarë. Me këtë gjuhë arbëreshe – një degë e dialektit tosk – kemi stisur një Letërsi. Afërsia e Arbëreshvet ndaj problemevet politikë të shqiptarvet qe e madhe dhe e vlershme. Ndikimet, ka nj’anë e ka jetra, sa më të duash.

Shqipërisë i vodhtim ëmrin e vjetër, Arbër; e na pëlqen të thrritemi Arbëreshë; dhe tërësinë e katundevet ku rrojën Arbëreshët e thrresmi Arbërì. E vet ky ëmer sosën t’i buthtonjë jetës
kush jemi e ka vimi.

*Ç’kuptim kanë simbolet kombëtare shqiptare për ju si individ dhe si komunitet në tërësi.

Unë u rrita me fjàmurin shqiptar ndër sytë, me himnin shqiptar ndër veshët: me fjamurin shqiptar ndër vallet e Frasnitës të qellur me dorë ka ‘fjamuràri’, për krei valles; me himnin shqiptar të kënduar ka grupet folk arbëreshë. Edhe katundet arbëreshë janë pjotë me buste të Skanderbekut, me ëmre personaxhesh/qytetesh në toponimitë katundare, me fjàmure çë valëviten ndër shfaqjet folklorike.
Mbi kanxhèlin e jashtëm të shpisë sime disha të skicuar një shqiponjë me-dy-krera.

Këto simbole kombëtare i lidhjën njeri-jetri arbëreshët, si shprehja ‘gjaku jonë i shprishur’ kur përpiqen (takohen). Shqipërinë e kemi te buza e te zëmra.

*Botimi i revistës ”Jeta Arbëreshe”e cila ka ditëlindjen së afërmi, lindi si nevojë, thjeshtë si dëshirë e juaja, apo si domosdoshmëri?

-Një revistë lehet kur kihet çë t’thohet, çë t’jipet. Ndrìshe ka libri, çë mbetet një krijim personal, revista intereson më veta, një komunitet; matet e rritet ndë mes t’korrispondentëvet ebashkëpunëtorëvet. Një shkollë, e një katedër.

Unë, me zotinlalë papas Emanuele Giordano, kishim pasur një përvoje publicistike dhjetëvjeçare me ‘Zërin e Arbëreshvet’(1972-1982), në Ejaninë, po mua s’më kish ndëndur.

‘Jeta Arbëreshe’ (2002) lehet si ‘dëshirë’, sepse dishëroja t’bëja ‘gjë më shumë’ për Arbëreshët, për Arbërinë. Lehet si ‘nevojë’, sepse Arbëreshëvet, Arbërisë, i lypsej një gazetë mujore, e tërë e shkruar në të Folmet e çdo katundi arbëresh. Lehet si ‘e domosdoshme’ sepse motet ishin të pjekur: Ligji kombëtar – si edhe t’tjerë Ligjë krahinorë - për Pakicat Gjuhësore kishin qënë aprovuar ka Italia e duhej një gazetë për ‘të shkruar e thërritur’ te gjuha e Arbëreshëvet. Ish vonë, por akoma mbë herë, për të shpëtohej Arbëria. Me shkrimet arbëreshë të Arbëreshëvet e me ndihmën e shkrimevet tëvëllezërvet shqiptarë. Një veprim ‘last minute’, ‘buzë përroit’, për rrojtjen e të Folmevet Arbëreshe, për ruajtjen e të drejtavet të Arbërisë. Ndëse ky veprim u kish bënë ndër vitet ’60 të shek. të shkuar, me gjithë revistat asimoti ‘të shkruara arbërisht’, sot ishim 10 pika me përpara: kishim shpëtuar sadopak 15%më shumë të Arbëreshitètit tonë.

* Cilat janë temat dhe fushat më të prekshme që evidentohen në faqet e saj? Keni korespondentë të përhershëm apo sipas rastit?

- Kur një popull bier fjalën, vdes. Mua më intereson paremëparë Gjuha Arbëreshe (= tërësia e të Folmevet Arbëreshe): për këtë, ‘dua’ se Arbëreshët ‘kanë’ shkruajën arbrisht, tek e folmja e katundevet tyre, jo lëtisht: për shumë mot bëmë ‘politikë të jashtme’(shkruajtim lëtisht), për t’ishim të njohur ka të hùajit; nanì na duhet ‘politikë e mbrëndshme’: kem shkruami arbrisht, për të shpëtomi vetëhenë tonë, identitetin tonë.

Jemi Italianë, po me origjinë (e gjuhë e zakone e rit bixantin e kulturë) shqiptare.
Korrispondentët (ka pothuaj gjithë katundet ku folet arbrisht) janë të përhershëm; kështu edhe Bashkëpunëtorët. Arbëreshë e Shqiptarë. Arbëreshët, më shpejt gjindë normalë, se sa intelektualë o akademikë. Shqiptarët, më të shumët ka jeta universitare (shqiptare, kosovare e maqedonase) o intelektuale.

Veç Gjuhës (e praktikuar me shkrim), mbi Jeta Arbëreshe botohen materiale mbi letërsinë, folklorin, zakonet, ritin bixantin, historinë arbëreshe, kronikë. Shqiptarët shkruajën (mësemë sotepara) vet mbi Çështje Arbëreshe. Kur zura botimet (me zotin lalë) e kisha si ëndërr, sot e realizova: Jeta Arbereshe është e para (dhe e vetmja) revistë në botë, ku shkruhet vet arbërisht (e shqip), e vet mbi Problematika Arbëreshe. Një çudì!

*I nderuar Prof.Giordano, unë do ta quaja revistën tuaj, një monument të trashëgimisë etniko-kulturore shqiptare që ju po e vazhdoni intensivisht dhe me këmbëngulje. Ju faleminderit për këtë punë të madhe, vetmohuese dhe me shumë vlera kombëtare.

Zoti Agustin, në bibliotekën time personale kam libra të Rilindasit të madh De Rada, të Mons. Eleuterio Fortino, Prof.Italo Costante Fortino, të Tommaso Campera, antologji poetike të Shoqatës “Vatra Arbëreshe” disa botime të revistës së mrekullueshme “ Jeta Arbëreshe”, që keni pasur mirësinë të ma postoni Ju,personalisht. Cilët janë autorët arbëreshë që preferoni?

-Si ju thash, per dica vjet rresht, u fjeta te Biblioteka e zotit lalë, papas Emanueli. Një det libresh, ku veprat e më të mbëdhenjvet Poetë e Shkrimtarë Arbëreshë, ç’ka De Rada njera te Vorea Ujko, zbukurojin mbi raftet kështënjje. E ku veprat e pabotuara të Bilotës gërshetohshin me rivistat arbëreshee me skedat e ‘Fjalorit’ të zotit lalë. Autorët, të djeshëm e të sotshëm, çë ju më citoni,(veç De Radës e Bilotës) shkruajtin e shkruajën mbi J.A., i pata e i kam bashkëpunëtorë. Ndër Autorët Arbëreshë, pra, aì çë më pëlqen më shumë është poeti Vorea Ujko (papa Domenico Bellizzi), ka Frasnita.

*Sa njihet letërsia shqiptare tek ju? E njihni ndryshimin midis letërsisë së realizmit socialist dhe asaj bashkëkohore?

-Njihet pak letërsia shqiptare, ndër katundet tanë; më shumë njihen kënkat shqiptare: muzika errën atjè ku libri nëng nxën; edhe sepse jo pak qenë grupet folklorikë profesionistë shqiptarë çë, gjatë vitevet të komunizmit, vejin e vijin ndëpër katundet arbëreshë, për propagandë: kënka e valle çë lanë gjurma në grupet folk arbëreshë. Përkundra, bibliotekat e intelektualëvet dhe dijëtarëvet arbëreshë (edhe priftra), ç’ka vitrat ’50 të shek. të shkuar, qenë të mbytura – falas - ka revista e libre të ‘realizmit socialist’, ç’ka Veprat e Hoxhës njera te ‘Zëri i Popullit’, ture shkuar nëpërmes tërë letërsisë të asaj kohe. Çë prej vitit 2001, pra, ndër bibliotekat e intelektualëvet arbëreshë errunë pak e më pak libre nga Shqipëria, edhe sepse jo më falas, po ‘me t’paguar’. Sidoqoftë, edhe pse pra lirisht mund të udhëtohej ‘vafsh e ardhsh’ ka Shqipëria, (e libret mund të bjehëshin edhe atjè, mbë vend) letërsia bashkëkohore shqiptare zu e u njoh. Dhe ndryshimi me letërsinë e vjetër hoxhjane u pá, dhe u çmua pakund. Mbi revistën Jeta Arbëreshe sot bashkëpunojën, kraha kraha, e vjetra gjeneratë shqiptare dhe e reja: gjënden, për shembull, shkrime të proff. Klara Kodrës si të Laura Smaqit.

*Nuk e kam vizituar Kalabrinë, por si mësuese gjeografie, gjej një ngjashmëri të jashtëzakonshme mes brigjeve të jugut kalabrez, e Siçilisë, me bregdetin jugor të Shqipërisë, duke nisur që nga Vlora. E njëjta thellësi, gjire të panumurta ngjyrë blu, bregdet i lartë shkëmbor me ullinj dhe agrume. Pse u vendosën në një terren të tillë të parët tuaj kur emigruan?

-Historia thot se na Arbëreshë iktim ka Atdheu në shek.XV, më të shumët nga jugu. Këtë e provon edhe fakti se afro tërësia e komunitetevet arbëreshë në Itali kish ritin bixantin grek, çë peshkopët lëtinj, gjatë motit, luftuan egër dhe ka gjimsa e katundevet bën e u zhduk. Lanë Atdheun si ushtarë të Gjergj Kastriotit Skanderbé, po ndë Italì – veç bulerëvet çë preferuan të rrojin Napul - pat’ bëhshin bujq e delarë. E katundet e tyre s’i themeluan në bregdet, o afër detit, për trëmbësi të Turqvet, po preferuan të hyjin mbrënda territorevet e t’i stisjin mbi kodra të ajrosura o nën shpate malesh. Dhe fituan vreshta e ullinj, rrit’tin mëndra dhensh e dhish e lopësh, ture rikrijuar ambientin bujqësor çë kishin lënëte Mëmëdheu.

.-Profesor, më falni për ndërhyrjen , por për aq sa e njoh historinë e Arbëreshëve, përcaktues i origjinës suaj jugore shqiptare, nuk janë vetëm ritet fetare, por dhe toponimet Kalabri*, Ejanina*, edhe kostumet popullore, arbërishtja juaj i përket djalektit toskë. Mesa di, ju keni fituar të drejtat e minorancës nga shteti italian. Janë të mjaftueshme apo keni kërkesa të reja?

Vo: sqaroj këto 2 toponime

*Calabria= ca –Labëria= Kah Labëria =nga Labëria

*Ejanina= e-janina = është Janina ose( si Janina). Shqipërohet edhe ndryshe:

*Ejanina= Ejani -na=Ejani te ne (shën. i autoresVivra)

Ëmri Calabrias’ka prejardhje (veç ato fonetike) të sigurta/historike ilire apo shqiptare.

Ëmri Ejaninavjen ka ëmri i lumit Ejano, çë buron nën këtij katundi.

-Pas 5 shekul e gjimës, Pakica Arbëreshe është e njohur ka Institucjonat Italiane, qendrore dhe krahinore. Ligjën 482 e vitit 1999 e aprovoi Shteti Italian, po atjè ku gjënden katunde ku folet arbërisht, krahinat kanë pra aprovuar Ligja diçka të ngjashme, për ruajtjen e Pakicës arbëreshe (si edhe të tjerave Pakica). Mirëpo, janë Ligja të pamjaftueshme o nga ana normative o ka ajo ekonomike; o qenë aplikuara lik, aq ka autoritetet politikë krahinorë sa ka përgjegjsit universitarë. O, më keq, paratë qenë të shfrytëzuara lik: për shembull, jo për ruajtjen (dhe mësimin) e Gjuhës së Pakicës Arbëreshe po për mësimin e gjuhës shqipe, në kontekste katundare ku u bënë ndryshe dëme, mësemë në sferën shkollore. Janë katunde ku ligjat aplikohen, ku fare, ku aq sa fare. Një kaos. Jeta Arbëreshe lufton vet për një objektiv: Ligjat duan respektuar e jo më një cent ka të verë jashtë Arbërisë, o tëfinanconjë projekte ç’i venë kundër Arbërisë, kundër Arbëreshvet, kundër Gjuhës Arbëreshe. Kjo është kërkesa jonë e re. Serioze, e rreptë, e pa-diskutueshme.

*Cilat janë marrëdhëniet tuaja me Shqipërinë? Keni dëshirë ta vizitoni dhe ta njihni Shqipërinë?

-Njera sot, vizitat e mia kanë interesuar më Kosovën se Shqipërinë. Në Prishtinë vajta disa herë, për shkak të Seminarit Ndërkombëtar të gushtit, ku nderova Arbërinë me kumtesa të posaçme. E ku përdora Arbërishten, se sa munda. Në Shkup qeva ndër vitet ’70, e atjè më botuan një përmbledhje poezish. Të Shqipërisë njoh aeroportin e Tiranës dhe bulevardin e kryeqytetit, ku edhe hëngra drekë; njoh edhe pak Durrësin, ku errura me tragèt; dhe autorrugën Durrës-Prishtinë. E bukur. Në Prishtinë kam disa bashkëpunëtorë të vlershëm, si mikun vëllazëror gjuhëtarin prof.dr.Imri Badallaj. Në Shqipëri, në ambient universitarë e jo, bashkëpunëtorët janë afro 20: e para qe prof.sha Merita Bruci, të Institutit Albanologjik të Tiranës. Shumë adhe s’i njoh. M’e ka ënda t’e vizitonj Shqipërinë, e jo pak: t’e ecënj, t’e njoh, t’e fotografonj. Se të frymëzohem. Disa ftesa zyrtare shqiptare i refuzova, sepse qeva i zënë me të tjerë probleme. Po sotepara kam ndërronj. Miqt më presën. Shqipëria më pret.

*Natyrisht, që jeni i mirëpritur . Shqipëria ka qenë dhe është bujare për kalimtarët që i zë rruga në det dhe i fton në shtëpi me këto fjalë: “O udhëtar që nata e stuhishme të zuri në det, eja! Eja..., Bukë, krip dhe zemër do të gjesh në çdo vatër të këtij trualli të bekuar nga Zoti!”

Kurse bijtë dhe bijat e saj i pret me krahë hapur si nëna që pret fëmijën!Pastaj..., Ju i nderuar Prof.Agostino jeni degët e shpërndara nëpër botë, kurse rrënjët i keni këtu. Është e drejta e degëve ,që të gjejnë rrënjët se ku i kanë, sepse ato janë identiteti ynë i përbashkët.

*Jeta Arbëreshe simbjet mbaron 15 vjet. U nis si gazetë kartje, dil nga muaj, me gjashtëmbëdhjetë faqe; sot është revistë, del nga gjashtë muaj e online, me 80-100 faqe. E shkruar arbërisht ka arbëreshët, për arbëreshët. Se të rronjë Gjuha Arbëreshe.

Vëllezërit Shqiptarë, kado rrojën, na ndihjën me shkrimet e studimet e tyre. Mbi problematike arbëreshe. Na do t’i qasmi ata sa më afër neve, katundevet tanë, vatravet tona: se të njohjën sa më thellë qënien tonë, gjuhësore, letrare, etnografike, historike, reale. Për të mirën e Arbëreshëvet. E për plotësimin e njohjevet çë Shqipëtarët kanë mbi Arbëreshët.

‘Jeta Arbëreshe’ është një urë përmbi dy zallesh, ku Arbëreshë e Shqiptarë, ka e tërë Ballkania, venë e vijën, e shetitjën, e foljën, e ndërrojën njèri jètri përvoje e gëzime. Ku nganjë jep e merr, ku nganjë priret te katundi i tij më i bëgatë e më trim se më parë.

‘Jeta Arbëreshe’ është një ngusht me motin. Një ngusht me Arbëreshët. Një ‘jatrì’ çë Arbërisë i bën mirë. Gjuhës arbëreshe i bën mirë. Historisë arbëreshe i bën mirë. Shqipërisë i bën mirë.
Një jatrí. ...Po vet ndëse Arbëreshi dishëron të shërohet...


*I uroj rrugë të mbarë, jetë të gjatë dhe suksese medias më të bukur që flet Shqip dhe Arbërisht, revistës “Jeta Arbëreshe” me drejtor Prof. Agostino Giordano! Ju faleminderit për kënaqësinë e jashtëzakonshme që më dhatë me këtë bashkëbisedim mes dy njerëzve të një gjaku e të një race hyjnore, më të lashtës në botë, racës Arbëro-Shqiptare!

Po ju shpreh një dëshirën time. E vetmja mundësi imja për arbreshët është t’Ju dhuroj juve personalisht, Universitetit të Kozencës dhe Bibliotekës të Kalabrisë disa nga titujt e botimeve të mia. Mundësisht siguroni postimin e librave.

I nderuar Profesor! Mirë u takofshim në Shqipëri ose në Kalabri!

-Me shëndetë!

Dy fjalë njohjeje për Bernardo Bilotta dhe Domenico Bellizzi

Bernardo Bilotta

Bernardo Bilotta (arbërisht: Binard Bilota, 29 November, 1843 - 16 Qershor, 1918). Ishte një prift bixantin, poet dhe filolog arbëresh.

Ka lindur në Frasnitë, nga Emanuele Bilotta dhe Francesca Martire, ka studiuar në San Demetrio Corone dhe u shugurua prift në ritin bizantin më 1866. Ka studiuar pedagogji e dha mësim në shkollat fillore të Frasnitës; çë prej vitit 1873 është famullitar i Frasnitës.

Përkushtimi i tij për studimin dhe ruajtjen e gjuhës Arbëreshe, e bëri që të marrë pjesë në disa kongrese arbëreshe gjuhësore, veçanërisht në një kongres të mbajtur në Corigliano Calabro (në vitin 1895) dhe një tjetër kongres të mbajtur në Lungro- Kozenca më 1897.

Si në karrierën e tij poetike,edhe të shkruarit, ai është i shqetësuar. Bilotta ka filluar kompozimin në vitin 1870, në një kohë kur ai shkroi Markuri Dorsit(poemë satirike). Disa vjet më vonë ai filloi poemën epike” Shpata Skanderbekut ndë Dibrët Poshtë”, e cila u rishikua katër herë,në vitin 1874 e në 1890. Përveç nga prodhimi i tij në poezi dhe poema, ai shkroi edhe disa vepra filologjike mbi gjuhën shqipe, të cilat i publikoi dhe vazhdoi deri në vitin 1915.

Domenico Bellizzi

Domenico Bellizzi (1918-1989)*, i njohur edhe me pseudoniminVorea Ujko, është një ndër më të popullarizuarit dhe të respektuarit poetë arbëreshë. Domenico Bellizzi ishte një prift arbëresh nga Frasnita, i cili ka bërë famullitarin në Firmo. Bellizzi vdiq në një aksident me makinë në janar 1989.Vargu i Bellizzit është një shprehje e rafinuar lirike e qenies arbëreshe, që ka shkruar në shumë revista dhe antologji si dhe në shtatë koleksione, katër prej të cilave janë botuar në Itali, dy në Shqipëri dhe një në Kosovë. Bellizzi është një poet i traditës së pasur. Ai është trashëgimtar(pasardhës) i denjë i poetëve të mëdhenj arbëreshë të shekullit të XIX, De Rada (1814-1903) dhe Zef Serembe (1844-1901), të cilët i admironte shumë. Vargu i tij është i lidhur ngushtë me përvojën arbëreshe, ku tregon forcën e lidhjes së tij me kulturat e paraardhësve të tij në Ballkan, pavarësisht se kishin kaluar mbi 5 shekuj, ai vazhdon traditën e të parëve të tij shqiptarë.

Botimet e Vorea Ujko-s
*Zgjimet e Gjakut, Castrovillari1971;
*Kosovë, Cosenza 1973;
*Mote moderne, Schiavonea 1976 (Kohët moderne);
*Ankth, Prishtinë 1979 (antologji poezish të botuara, hartuar nga Ali Podrimja);
*Stinat e mia, Corigliano C.Stazione 1980 (Stinët e mia);
*Këngë Arbëreshe, Tirana 1982;
*Burimi, Tirana 1985;
*Hapma derën, zonja mëmë, Tirana 1990.

(Cfr.: Vorea Ujko, Opera Letteraria, / Studio introduttivo di Italo C.Fortino, cura dei testi di Agostino Giordano, traduzioni di Caterina Zuccaro/, pp.780, Editrice Il Coscile, Castrovillari 2004).

:Përshtati në normën letrare të gjuhës shqipe- Vilhelme Vrana Haxhiraj



Kryeministri Edi Rama në Preshevë, përsërit premtimin e pambajtur për njohjen e diplomave

Kryeministri Edi Rama, i cili po qëndron në Serbi për të marrë pjesë në panelin me temën marrëdhëniet shqiptaro-serbe, ka takuar gjatë ditës së sotme përfaqësues të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Gjatë takimit, Rama ka siguruar se nuk ka asnjë pengesë për njohjen e diplomave.

rama-ne-presheve



Ai tha se kryeministri serb Aleksander Vuçiç është angazhuar për një proces që ka shumë hije të së shkuarës për t’i lënë pas. “Do vazhdojmë me vullnet të plotë të promovojmë ndërtimin e urave mes Shqipërisë dhe Luginës së Shqipërisë”, deklaroi kryeministri Rama.


 Kujtojmë që njohja e diplomave të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës është një çështje që nuk ka marrë zgjidhje prej vitesh. Shumë prej shqiptarëve që jetojnë atje nuk kanë mundur të ushtrojnë profesionin për shkak të mosnjohjes së titullit të studimit.


Marrëveshja në fakt u firmos dy vite më parë kur kryeministri ynë vizitoi për herë të parë Beogradin, por duket se pavarësisht nënshkrimit të saj pala serbe po vonon zbatimin në praktikë të marrëveshjes në fjalë. Qëllimisht ose jo këtë nuk mund ta faktojmë, pa përgjigjen e qeverisë së Serbisë?!

Edvin Kristaq Rama promovon në Serbi librin Kurban, ndryshon kopertina

Edi Rama exhibiting at Michael Schultz Gallery Berlin in 2015.jpgImage result for edvin rama zrtvovanje

Kryeministri Edvin Kristaq  Rama, i cili ka udhëtuar dje, drejt Serbisë ku mori pjesë në Forumin e Sigurisë të vendeve të Ballkanit ka pasur pjesë të axhendës së tij edhe promovimin e librit “Kurbani” në gjuhën serbe.

Në aktivitetin e mbajtur në Hotel Croën Plaza, merrnin pjesë publicistë dhe gazetarë serbë e shqiptarë. Por, gjithashtu është vënë re prania e Ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiç si edhe i 2 ministrave të tjerë.

Edi Rama premijer Albanije i Veran Matić direktor izdavačke kuće Samizdat

Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast Rama ka thënë se nuk ka ndërmend të shkruajë më libër si kryeministër. Ai ka rrëfyer edhe për përvojën e tij si politikan. Një punë e Mrdjan Bajic (Mergjan Bajic) një skulptor nga Beogradi, mik i Edi Ramës që nga vitet e Parisit zë vend në ballë të kopertinës ku me “shkrim dore” shkruhet në serbisht “Flijim” është kopertina në gjuhën serbe e librit “Kurban” të kryeministrit, libër që u shkrua pasi ai humbi Tiranën si kryebashkiak.


Image result for edvin rama zrtvovanje



Ballina, paraqet poshtë emrit të tij, një ”kukull” të rrëzuar mbi një tryezë pune. Përtej ballinës, brendia flet në një gjuhë tjetër realitetin shqiptar, që për çudi duket se ndër vite pak ka lëvizur. “Kur shkruaj në gjuhën shqipe, unë emrin e tim e shqiptoj Gjorgje Bozhoviq”. Kjo është fjalia hyrëse që shoqëron intervistën e përkthyesit Djordje Bozovic, intervistë, pyetjet e së cilës kanë pritur gjatë në postën e tij, ndërsa Gjorgje i jepte jetë në gjuhën serbe “Kurbanit” të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
zrtvovanje

ŽRTVOVANJE

Edi Rama


Žanrovi:
 Politika

Izdavač: Samizdat B92

Broj strana: 267
Pismo: Latinica
Povez: Mek
Format: 21 cm
Godina izdanja: 2016.
Opis
Edi Rama je jedan od protagonista rušenja komunističkog režima, koji će ’90. godina prošlog veka uglavnom biti angažovan u civilnom društvu... Najpre je postavljen za ministra kulture, zatim se kandidovao za gradonačelnika Tirane. Za gradonačelnika je izabran sa ubedljivom većinom jer je program zasnovao na jasnoj viziji da se grad može i mora rešiti masovnih uzurpacija i devastacija. Obećanje je ostvareno: Rama će srušiti, često i uz lično angažovanje, više hiljada ružnih i sklepanih objekata koji su ometali normalni razvoj grada. Obnovio je oronule fasade u glavnim arterijama Tirane, obojivši ih u svetle, mediteranske, optimistične nijanse.

Njegov uspeh sa Tiranom kandidovao ga je za lidera koji će uneti urbanistički red, estetiku i ljudsku dimenziju i u razvoj čitave Albanije. Izabran je 2005. godine za predsednika Socijalističke partije, kada je ona izgubila izbore i prešla u opoziciju. Desilo se, međutim, da je 2009. i 2011. doživeo dva uzastopna razočaravajuća poraza, i na opštim i lokalnim izborima, koji su, doduše, bili i rezultat krađa, manipulacija i preokretanja rezultata za zelenim stolom. Stoga je Rama, razočaran, u leto 2011. odlučio da napravi duboku refleksiju svoje politike i situacije i perspektiva Albanije. Knjiga Žrtvovanje plod je te refleksije. U uvodu knjige ističe se namera „da se ostavi autentični trag u dramatičnom trenutku“ i da će rezultat biti „sasvim slobodna i subjektivna ispovest… bez anestezija i cenzure“. U knjizi on govori o poslovima koje je uradio, ili ih je započeo a nije uspeo da ih završi, manirom otvorenog polaganja računa, ne tako čestim među političarima, naročito ne među onima koji imaju ambicije da se vrate na vlast.

Iako se Rama u knjizi bavi unutrašnjim kontradikcijama često veoma specifičnim za albanski kontekst, verujem da će čitaoci ovog prevoda u njegovim iskustvima i refleksijama pronaći dosta dodirnih tačaka sa situacijama u Srbiji i zemljama regiona, a to znači da će se knjiga čitati sa zanimanjem.
Tim pre što je Rama vrstan mislilac i stilista.

Škeljzen Malići 

Na thonë “fluturon gomari” dhe … ne shqiptarët e besojmë!

Konica: Na thonë “fluturon gomari” dhe … ne shqiptarët e besojmë!

Nga Faik Konica
Nofta kombi ynë do kish sot një faqe tjatër, fare të ndryshme nga e sotmja, po të qe populli pak më serios dhe t’i gërmonte punët pak më thellë e me më tepër gjykim. Mjerisht, ne Shqipëtarët jemi njerës superficialë, njërës që shohim vetëm cipën dhe nuk çajmë kokën të hyjmë në të thellat. Mjafton për ne që të na thonë se kemi qetësi, pa se vriten njërës dita me ditë (e në mes të ditës), se bëhen vjedhje, se grabitet mall e gjë toptan, se rrëmbehen gra e bëhen qindra turpe të tjera, aqë na bën. “Zyra e shtypit” nxjer një prokllamatë: “që qetësia mbretëron kudo”; kjo është mjaft të na qetësojë dhe të na kandisë se me të vërtet populli gëzon qetësinë.
Dhe me këtë ide në trutë tona habitemi e shkumbëzohemi kur dëgjojmë një tjatër të na thotë se vrasjet e vjedhjet po e tepërojnë zullumin në Shqipëri, e themi: “Ç’thotë ky sharllatan? Nuk ka sy të shohë dhe tru të gjykojë?”
Po kur nuk jemi gënjyer që të mos gënjehemi edhe sot? Kurdoherë, në çdo kohë e në çdo rast, Shqipëtari është gënjyer aq prej vëllezërve të tij sa edhe prej të huajve. Neve dhe arsya më e vogël na kandis e na mbush mendjen, dhe aqë, sa vetëm batërdia dhe prishja na ka sjellë nër vehte. Po kur na vijnë mëntë nuk i hanë as qentë! Pendohemi dhe i biem kokës kur zogu ka shpëtuar nga duart tona. Po nukështë vetëm kjo e keqe që na prish ne Shqipëtarëve. Edhe kombet e tjerë janë gënjyer e gënjehen. Ajo që na shquan neve është se pësimet nuk na bëhen mësime.
E harrojmë të shkuarën me një frazë të ndyrë “ç’i gris t’ëmën”, dhe biem prapë në grackat e para.   Me këtë mentalitet do mos mundim kurrë të bëjmë një shtet serios. Sa kohë që ne besojmë edhe kur na thonë se flytyron gomari, le të mos presim ngritjen tonë sociale dhe politike. Se ç’pret prej një populli që sheh me syt’ e tij vrasje, vjedhje, grabitje e të këqia të tjera dhe duartroket qeverinë kur i thotë ajo që ka qetësi të plotë! Ka keq edhe më keq dhe vendi ynë ka parë ditë më të errëta se të sotmet, po të paktën, le të mos mburremi; dhe le të mos qërtojmë e të shajmë ata që përpiqen për një qetësi të vërtetë, për një qetësi të dalë nga shpirti dhe dëshira dhe jo të shkakëtuar prej drurit dhe prej burgut.
Na thonë, se qetësia mbretëron në Shqipëri; e besojmë. Na thonë, se për tre javë do ndodhet eksperti i financave në Shqipëri, gëzohemi.
Na thonë, se qeveria do blerë dhjetë aeroplanë dhe japim me duart plot. Na thonë, se për pak kohë Shqipëria do të bëhet oksidentale, duartrokitim.
Na thonë, se qeveria e shpëtoj shtetin nga një rezik i madh, thërrasim me tërë fuqinë: “rroftë qeveria kombëtare!” Na thonë se flytyroi gomari… ne e besojmë!

50 fakte të rralla nga jeta Fatos Nanos

SPECIALE/ 50 fakte të rralla nga jeta Fatos Nanos

Fatos Nano ka qenë për 13 vite kryetar i PS-së, ka dhënë plot 5 herë dorëheqjen, tri herë si kryeministër dhe dy herë si kryetar i PS-së. Fatos Nano di pesë të gjuhë të huaja.
Në vitin e dytë të gjimnazit, ai formoi një grup rroku (ishte solisti) që luante muzikën Bitëllsave. Gjatë burgimit atij i janë qethur flokët si ndëshkim për deklaratat që bënte në media. Dashuria për futbollin dhe cigaret.
Njihuni me jetën e Fatos Nanos nëpërmjet një profili me 50 fakte.
ish-kryeministri-fatos-nano-ne-barin-e-hotel-sheraton-pasi-ka-folur-per-gazetaret-ku-ka-deklaruar-se-ka-mbeshtetjen-e-nevojshme-per-te-konkuruar-per-postin-e-presidentit-te-republikes
1- Fatos Nano ka lindur më 19 shtator 1952 në Tiranë. Pas 6 ditësh ai feston 64-vjetorin. Është djali i vetëm i katër fëmijëve të Thanas dhe Marie Nanos. Motrat e tij janë Sashenka, Vjollca, që janë dhe më të mëdha në moshë, ndërsa Mimoza është motra e vogël.
2- Fatos Nano ka lindur në një familje që ishte pjesë e elitës së regjimit komunist të vendit. Babai i tij, Thanas Nano, ishte drejtor i Radio Televizionit Shqiptar për shumë vjet.
3- Nano ka studiuar në shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Tiranë, e rezervuar për fëmijët e nomenklaturës. Aty mësoi gjuhët e huaja si dhe të luante me kitarë. Në vitin e dytë të gjimnazit, ai formoi një grup rroku (ishte solisti) që luante muzikën Bitëllsave, rreptësisht e ndaluar për publikun gjatë asaj periudhe.
4- Pasi përfundoi gjimnazin në shkollën “Sami Frashëri”, Nano studio në Universitetin e Tiranës në degën Ekonomi Politike. Në nivel të arsimit është vlerësuar si nxënës i shkëlqyer dhe një nga studentët më të mirë të universitetit. Fatos Nano di pesë gjuhë të huaja, anglisht, frëngjisht, italisht, rusisht dhe serbo-kroatisht. Cilësohej si një nga pedagogët më të kualifikuar.
5- Fatos Nano ka qenë katër herë kryeministër i vendit. Më konkretisht: në qeverinë që përgatiti zgjedhjet pluraliste të vitit 1991, në qeverinë e fituar nga Partia e Punës për tre muaj më 1992, në qeverinë e vitit 1997 dhe në qeverinë e vitit 2002 deri në 2005-ën. Nano ka qenë kryetar i PS-së për 13 vjet. Ka dhënë dorëheqjen tri herë si kryeministër dhe dy herë si kryetar i Partisë Socialiste, duke themeluar “institucionin” e dorëheqjes në Shqipëri, por edhe duke vënë një rekord në këtë fushë.
6- Koha më e shkurtër e qëndrimit kryeministër ka qenë në vitin 1991, kur drejtoi kabinetin vetëm për tre muaj. Ndërsa koha më e gjatë e qëndrimit ka qenë mandati i tij i fundit. Si kryetar i Këshillit të Ministrave drejtoi qeverinë socialiste për 36 muaj. Nga gushti i vitit 2002 deri në shtator 2005, kur dha dorëheqjen.
7- Fatos Nano është zgjedhur deputet i Parlamentit pesë herë. Deputet i Tiranës në vitin 1991. Deputet i Kuçovës në vitin 1992. Deputet i Tepelenës në vitin 1991 dhe në vitin 2001 dhe deputet i Sarandës në vitin 2005 deri në vitin 2009.
8- Fatos Nano mban titullin “Doktor Profesor i Shkencave Ekonomike”. Titullin e parë e ka marrë në vitin 1980 dhe titullin profesor kur ishte kryeministër në vitin 2003 nga Fakulteti i Ekonomisë së Tiranës.  Mban tituj nderi nga dy universitete italiane. Në vitin 2000 Universiteti i Ndërkombëtar i Milanos, e dekoroi me titullin “Doktor Honoris Causa” në fushën e Ekonomisë dhe po në këtë vit merr titullin e nderit “Doktor Honoris Causa” në fushën e Shkencave Ekonomike nga Universiteti i Barit. Ka marrë titullin “Honoris Causa”, edhe nga Universiteti Europian i Tiranës.
Albanian Prime Minister Fatos Nano (L) a
9- Pas mbarimit të universitetit, për katër vite, Fatos Nano zhvendoset në Elbasan, ku punon si ekonomist në Kombinatin Metalurgjik. Më pas transferohet në Tiranë, ku punon fillimisht si ekonomist në kooperativën e Priskës.
10- Ngjitja e karrierës profesionale të Nanos nisi pas rikthimit në Tiranë në vitin 1980. Ai emërohet të punojë në Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste. Një post që i dha mundësinë të kishte kontakte më të shpeshta me botën perëndimore për shkak të udhëtimeve.
11- Gjatë viteve 1984-1990, Fatos Nano do të ishte një nga ekonomistët e parë që paraqiti projekte për reformat social-ekonomike dhe reformën e Ekonomistë në Europën Juglindore. Në të njëjtën kohë do të punonte edhe si pedagog i jashtëm në Fakultetin Ekonomik të Tiranës.
12- Në vitet 1989-1990 ishte një ndër intelektualët që kërkon ndryshime në ekonominë e vendit. Së bashku me kolegët pedagogë, Gramoz Pashko, Leontiev Çuçi dhe Anastas Angjeli përbënin bërthamën e një grupi profesorësh liberalë në Universitetin e Tiranës.
Fatos Nano ne gjyq
Fatos Nano ne gjyq
13- Gjatë kohës që ishte i burgosur në burgun e sigurisë së lartë në Bënçë të Tepelenës u shpall “Qytetar Nderi” nga dy qytete. Në mars të vitit 1996 u bë “Qytetar Nderi” i Kuçovës dhe në prill të po atij viti, qyteti ku ishte burgosur, Tepelena i dha titullin “Qytetar Nderi”.
14- U martua në moshën 24-vjeçare me Rexhina Fatollin, vajza simpatike, qe e njohu në vitet e para të gjimnazit “Sami Frashëri” në kryeqytet. Pas 27 vitesh martese, çifti u divorcua në vitin 2001.
Fatos Nano dhe Rexhina
Fatos Nano dhe Rexhina
15- Fatos Nano, në vitin 2001, atëherë 50 vjeç, u martua sërish, me një ceremoni në Kishën Ortodokse të Tiranës me Xhoanën. Ceremonia u drejtua nga kryepeshkopi Janullatos. 29-vjeçarja Nano jetonte në Athinë ku dhe ishte divorcuar në vitin 1998 nga martesa e parë.
16- Martesa e parë e Fatos Nanos u bë në një ambient familjar, në shtëpinë e të atit të tij në Tiranë. Ndërsa martesa e dytë u bë me një ceremoni gjigante në Kishën Ortodokse në Tiranë dhe më pas në qytetin e Durrësit.
nano-xhoana-agim-isaku22
17- Martesa e Fatos dhe Xhoana Nanos, dhe divorci i ish-kryeministrit ishin një ngjarje që lanë shenjë në sjelljen politike të vendit. Duke sfiduar mentalitetin e kohës, ish-kryeministri Nano deklaroi publikisht lidhjen e tij me gruan shumë vite më të re në moshë, divorcin dhe nisjen e një jete të re. Në një intervistë televizive, pak kohë para ceremonisë së martesës, Xhoana Nano, asokohe 10 vite më e re kishte deklaruar me Fatos Nanon do të bënte më shumë se një fëmijë dhe se mosha nuk përbënte asnjë problem mes tyre.
18- Fatos Nano ka dy fëmijë, Sokolin 36 vjeç dhe Edenë, 33 vjeç, nga martesa e parë me Rexhina Nanon. Ndërkohë që ka dhe një djalë të birësuar nga martesa e tij me Xhoana Nanon, Klajdin, 23 vjeç.
09bbcaa1658927a0add5a8f127a7e0f9
19- Sipas të dhënave mediatike, ndaj Fatos Nanos janë bërë pesë tentativa për vrasje. Një ndër atentatet ka ndodhur në Berat, një në Shkodër, një në vilën kryeministrore, një kërcënim në zyrë dhe ngjarjet e 14 shtatorit të vitit 1998.
20- Fatos Nano ka bërë 1 353 ditë burg. Ai u dënua me 12 vjet burg me akuzën për shpërdorim detyre në favor të të tretëve dhe vuajti dënimin në burgun e Tiranës deri në vitin 1994 dhe në burgun e sigurisë së lartë në Bënçë te Tepelenës deri në vitin 1997.
21- Fatos Nano u arrestua në 30 korrik 1993 në Tiranë dhe u lirua më 13 mars 1997, pas revoltave të armatosura në jug të vendit. Lirimi i tij ishte një kërkesë e opozitës së majtë, por edhe e ndërkombëtarëve si një lëvizje për të qetësuar trazirat në vend.
Fatos Nano dhe Bashkim Fino, 1997
Fatos Nano dhe Bashkim Fino, 1997
22- Kristina Çupi, ish-sekretarja personale e Nanos, në një nga kapitujt e librit të Ylli Polovinës, ”Të jesh apo të mos jesh” se çfarë Nano para se ta arrestonin.
“Ditën kur do të ikte, më 30 korrik, më është thyer filxhani. Ishte mëngjes. Njoftimi me shkrim, një pusullë thirrëse, erdhi nga Prokuroria e Tiranës. Ishte ora tetë. Mirëpo Fatosi duhej të shkonte patjetër në mbledhjen e socialistëve të kryeqytetit, që mbahej në Teatrin e Operës dhe i thashë se kishte për të shkuar edhe … Më dridhet zëri kur e them. Ai tha: “Do vete njëherë në mbledhjen e Tiranës”. Shkoi. Kur erdhi këtu, ishte me një grup njerëzish. Një mik i tij, një afarist, i tha se duhet të blinin “Fanta”. I blemë ato dhe Fatosi tha: “Tani duam edhe një kafe”. Ia bëra kafet te një nga zyrat. Kur ia solla të tijën, më pa në sy (se si po më shihte) dhe tha: “Mund të mos kthehem”. E dëgjuan edhe të tjerët. Mbetëm. Sepse shtoi: “Ata do të bëjnë shpejt atë që kanë ndër mend ta bëjnë”. Aty m’u thye filxhani. Mos u mërzit i thashë, mos u mërzit se kam shenjë të mirë. Pastaj iku. E pritëm, e pritëm. Dikush vajti. Vajtën të tjerë. Prisnim para Prokurorisë. Disa druheshin të pyetnin (siç e kemi ne që ndonjëherë kemi frikë). E kishin arrestuar”, ka treguar Kristina.
Nano ne gjyq me pranga ne duar
Nano ne gjyq me pranga ne duar
23- Gjatë kohës që ishte i burgosur mori vetëm 24 orë leje. Në dhjetor të vitit 1995 i vdes e ëma dhe shteti i dha vetëm një ditë leje për ta varrosur. Ndërkohë që trajtimi i tij në burg, sipas dëshmive, nuk ndryshonte nga ai të dënuarve të zakonshëm.
24- Sipas dëshmisë së ish-bashkëshortes së tij, Rexhina, gjatë qëndrimit në burg, Fatos Nanos i janë qethur flokët si ndëshkim për deklaratat që bënte në media. Ndërkohë që në të gjitha seancat gjyqësore ai sillej nga policia në pranga. Dosja e Fatos Nanos për shpërdorimin e ndihmave italiane ishte 3200 faqe. Në të përfshiheshin dhe vendime të dhëna nga qeveria e Adil Çarçanit. Kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, nuk pranoi të ishte ai njeriu që do të gjykonte Nanon.
25- Avokat Idajet Beqiri ka rrëfyer në media para disa kohësh detaje nga jeta në burgun 313 në Tiranë dhe në atë të Bënçës në Tepelenë, ku ndodhej i izoluar së bashku me kryesocialisti Fatos Nano. Ja çfarë kujton Idajet Beqiri nga ajo kohë: “Në kushtet e vështira të burgut 313 erdhi dhe vuajti së bashku me ne në 30 korrik 1993 edhe Fatos Nano. Fillimisht kam menduar se “si bythëpambuk Tirane” nuk do i duronte dot këto kushte skandaloze në burg dhe do thyhej. Por isha i gabuar. Fatos Nano sillej dhe qëndronte në burg si burgaxhi i regjur. Më zgjuarsinë e tij, me batutat e tij të hidhura, jo vetëm që i vinte të gjithë në lojë, por gjithashtu i shkujdeste aq keq gardianët dhe oficerët e burgut, sa e thyente sa herë të donte izolimin e egër që i bënin”.
Nano ne burgun e Bençes
Nano ne burgun e Bençes
26- Historiani amerikan, Fred Abrahams, në librin e tij ‘Shqipëria e re’, tregonte se si ndryshoi Fatos Nano pas daljes nga burgu.
“Nanoja dukej ndryshe nga ç’kishte qenë përpara burgosjes së tij- më i shëndoshë dhe me mjekër. Këshilltarët e tij të afërt treguan se Nanoja kishte vuajtur në burg dhe doli prej andej një njeri i ndryshuar, me më pak kontroll të vetvetes. Megjithatë ai mbeti i mençur dhe dinak. Prapa hekurave, ai kishte qëndruar aktiv në parti, duke pasur furnizim të pandërprerë me lajme, cigare dhe pije”, shkruante Abrahams në librin e tij.
Nano me Blendi Fevziun ne burgun e Bençes
Nano me Blendi Fevziun ne burgun e Bençes
27- Në vitin 2000 Gjykata e Tiranës i dha pafajësinë për akuzat e ngritura nga Prokuroria. Pas marrjes së pafajësisë, Nano fitoi edhe mbrojtje morale për akuzat për korrupsion. Më vonë edhe Sali Berisha ka deklaruar se burgosja e Nanos ishte veprim i nxituar. Në vitin 2002, Fatos Nano dëmshpërblehet nga shteti për burgim të padrejtë në shumën prej 72 milion lekësh. Nano, paratë e burgut ia dha ish-bashkëshortes së tij, Rexhina Nanos, si edhe apartamentin e tij në Tiranë.
Gjyqi i Fatos Nanos, 1994
Gjyqi i Fatos Nanos, 1994
28- Në një nga kabllogramet konfidenciale të Ambasadës Amerikane në Tiranë të zbardhur nga Wikileaks bëhej edhe një biografi e detajuar e Fatos Nanos në vitin 1997. Nano ishte liruar nga burgu pak muaj më parë dhe sapo ishte zgjedhur kryeministër.
Ambasada tregon detaje të jetës së tij: “Nano është intensiv, i fokusuar dhe individual. Është 168 cm, një gjatësi mesatare për meshkujt shqiptarë. Doli nga burgu mbi peshë dhe i parruar. Shumë të njohur të vjetër u shprehen se nuk e kishin njohur atë pas daljes nga burgu. Një duhanpirës i regjur, një kafshë sociale që shijon bredhjet në orët e vona të natës me rrethin e ngushtë të shokëve politikanë. Nano është serioz edhe kur bën shaka….
…Gruaja, e vizitonte Nanon një herë në javë në burgun e Tepelenës. Ata janë dukshëm të përkushtuar ndaj njeri-tjetrit. Edhe pse ajo nuk është shumë e aftë në gjuhët e huaja dhe nuk flet shumë në publik, në prani të të huajve, duket qartë se Nano ka konsideratë të lartë për të”, është përshkrimi i Ambasadores Mariza Lino për ish-kreun e opozitës.
fatos-nano-duke-dale-nga-makina
29- Është akuzuar si pasardhës i komunistëve dhe bllokmenëve. Ndërkohë që ka meritën se transformoi Partinë Socialiste nga një parti që idealizonte Enver Hoxhën dhe Marksin, në një parti moderne të majtë dhe arriti ta integrojë në partitë e majta evropiane. Meritë kjo që është njohur së fundmi nga ish-rivali i tij më i madh Sali Berisha. Në 25 vjetorin e PS-së, Berisha duke iu drejtuar me anë të një mesazhi socialistëve, vlerësonte Fatos Nanon si reformator. “Fatos Nanos, në një garë, nga anëtar i thjeshtë arriti të zgjidhet kryetar i PS dhe ta shkëpusë PSSH nga modeli stalinist pothuaj 60-vjeçar i partisë së një njeriu! Fatos Nano e aderoi PS-në në organizmat e socialistëve europian dhe ka meritën e pranimit të rotacionit jo vetëm në parti por dhe në nivel vendi!, shkruante Berisha ndër të tjera në mesazhin e tij, ku sulmonte kryetarin aktual të PS-së, Edi Ramën, se e ka mbushur PS-në e sotme me kriminelë.
30- Batuta më e fortë e Fatos Nanos është për kryetarin aktual të Partisë Socialiste, Edi Ramën. “E mora nga Parisi me thonj të paprerë dhe shitësh ikonash të vjedhura”, deklaronte Nano në një nga takimet elektorale. Ndërsa një tjetër batutë e famshme ka qenë për LSI-në. “Lëvizja e Skraparllinjve të Inatosur” e pati quajtur Fatos Nano LSI-në e Ilir Metës, kur u themelua, atë shtator të vitit 2004
31- Një tjetër thënie e famshme e Fatos Nanos është përshkrimi që i bënte historisë së vendit tone me një fjali të vetme. “Ne kemi kaluar nëpër çdo gjë si komb – copëtim, diktaturë, madje dhe anarki”, ka deklaruar Nano.
32- Fatos Nano ishte një nga figurat kryesore të intelektualëve që u thirr në takimin e famshëm të Presidentit Ramiz Alia me inteligjencën në gusht të vitit 1990. Së bashku me të ishin Sali Berisha e shumë të tjerë që përbënë bërthamën e politikës në 25 vitet e fundit.
33- Në moshën 39-vjeçare, Nano do të marrë një nga postet më të rëndësishme në qeverinë e Adil Çarçanit. Emërohet zëvendëskryeministër për reformat në ekonomi. Ylli politik i Fatos Nanos nis të shkëlqejë që në momentet e para.  Në shkurt të vitit 1991, Nano emërohet nga Partia e Punës si kryeministër. Një nga arsyet që Nano depërtoi në qendër të pushtetit në një kohë shumë të shkurtër, ishte fakti që vendi po ndërmerrte reforma shumëplanëshe. Vetëm një politikan që nuk kishte qenë funksionar i mëparshëm mund ti bënte.
34- Në 31 mars 1991, qeveria Nano arrin të zhvillojë zgjedhje normale dhe pa incidente serioze. Fatos Nano zgjidhet deputet në një nga zonat elektorale të Tiranës dhe merr mandatin e dytë si kryeministër, përsëri nga Partia e Punës.
35- Dorëheqja e parë si kryeministër u bë në maj të vitit 1991. Kundërshtimi i opozitës për legjitimitetin e pushtetit, grevat e punëtorëve në vend dhe gjendja e rënduar ekonomike në vend bënë që Nano të jepte dorëheqjen  për t’u krijuar Qeveria e Stabilitetit që u drejtua nga Ylli Bufi.
Ylli Bufi dhe Fatos Nano, 1991
Ylli Bufi dhe Fatos Nano, 1991
36- Fatos Nano është kryetari i parë i Partisë Socialiste. Në Kongresin e 10-të të PPSH-së, Nano mori drejtimin e partisë më të madhe në vend, duke shënuar ndarjen e partisë që drejtoi regjimin komunist dhe zëvendësimin jo vetëm me një emër tjetër, por edhe me një tjetër frymë.
37- Ishte politikani i parë që vendosi kontaktet me partitë e tjera të majta evropiane që i dhanë njohjen PS-së në rajon e më tej. Nano bashkëpunoi me Beneto Kraksin e të majtës italiane, Andrea Papandreun e PASOK-ut grek, etj.
38- Takimi i parë i Fatos Nanos me kundërshtarin e tij më të madh, Sali Berisha, sipas dëshmive të të dy palëve, ka ndodhur më 1990 në ambientet e redaksisë “Zëri i Popullit”, ku diskutuan për një shkrim që ishte botuar.
Nga e majta ne te djathte deputetet Fatos Nano, Genc Ruli dhe Sali Berisha duke biseduar ne vitin 1991
Nga e majta ne te djathte deputetet Fatos Nano, Genc Ruli dhe Sali Berisha duke biseduar ne vitin 1991
39- Është politikani i parë që ka njohur rezultatin e zgjedhjeve në vend fill pas daljes së rezultateve. Në zgjedhjet parlamentare të 22 marsit 1992, Nano pranoi humbjen dhe daljen në opozitë të PS-së. Në këto zgjedhje, Nano fitoi mandatin e deputetit në Kuçovë.
40- Takimi që i ka dhënë më shumë pikë Fatos Nanos, ka qenë ai me presidentin amerikan Bill Klinton. Gjatë mandatit të parë në krye të qeverisë arriti të shkëlqente në marrëdhëniet ndërkombëtare duke sjell një bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
41- Vizita më e rëndësishme e Fatos Nanos jashtë vendit është ajo në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, në vitin 2004 dhe takimi me Presidentin Xhorxh Bush. Vizita u bë në kuadër të anëtarësimit të vendeve të reja në NATO. Gjatë takimit doli edhe një detaj interesant, Bush theu protokollin duke e zgjatur takimin me Nanon më shumë sesa koha e programuar. Siç duket kryeministri shqiptar e bëri për vete me batutat e tij liderin amerikan.
42- Pas humbjes së zgjedhjeve nga Partia Socialiste në 3 korrik 2005, Fatos Nano jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit. U vlerësua për rotacionin paqësor të pushtetit.
43- Pas dorëheqjes së kryeministër i vendit, në shtator 2005, Fatos Nano jep dorëheqjen edhe si kryetar i Partisë Socialiste. Me këtë veprim, Fatos Nano futi një akt civilues në politikën shqiptare, që kryetari që humbet zgjedhjet largohet, veprim ky që nuk është përsëritur nga liderët e tjerë politikë. Sali Berisha e bëri këtë veprim kur humbi zgjedhjet e vitit 2013.
nano-berisha5
44- Fatos Nano është duhanpirës që nga vitet e para të adoleshencës. Cigaret e preferuara për të janë puro kubaneze dhe cigaret me filtër “Marlboro”. Në shumicën e takimeve dhe daljeve publike, në dorën e tij të majtë do të ishte pothuajse gjithnjë një cigare. Fatos Nano nuk është vetëm një i pasionuar pas muzikës, por edhe një njeri që në adoleshencë ka kënduar. Në intervistat e tij ka pohuar se grupi i tij i preferuar muzikor ishin “Bitëllsat”. Këngët e këtij grupi i këndonte fshehurazi nën shoqërinë e miqve.
13620804-10207126697226882-2069583432595483459-n_1468309104-4504922
45- Është politikani i parë që u pa të ndiqte ndeshjet e Kombëtares. Pothuajse ka marrë pjesë në të gjitha ndeshjet më të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit. Edhe pasi u largua nga politika. Nano është një i apasionuar i madh i futbollitNë Shqipëri bën tifo me “Partizanin”, ndërsa në Itali me Interin, ndërkohë që është edhe tifoz i Italisë.
46- Është një nga politikanët që ka një raport të veçantë me pijen. Padyshim që njohja që ka ai për verën dhe xhinin, por edhe shumë pije të tjera alkoolike futen në kulturën e tij gjenerale. Pija e tij e preferuar “Xhini” i shoqëruar me tonik.
47- Më 17 gusht të vitit 2003, Fatos Nano kryen një operacion të planifikuar në tëmth. Operacioni u bë pas disa shqetësimeve shëndetësore të Nanos të përsëritura që nga viti 1996. Ky ishte operacioni i dytë i Nanos, pasi po në vitin 2003 bëri një ndërhyrje estetike në sy.
48- Më 19 shtator të vitit 2007, Nano anononçoi themelimin e Lëvizjes për Solidaritet dhe Politikë Institucionale në PS. Në këtë lëvizje, Nanos iu bashkuan plot 14 deputetë socialistë. Por me kalimin e muajve, Nano pak nga pak e la në hije nismën, duke bërë që kjo lëvizje të shuhej. Ndërsa Edi Rama vendosi të hakmerrej ndaj mbështetësve të Nanos, duke i lënë jashtë listave të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
NAno-dhe-Rama
49- Ëndrra më e madhe politike ka mbetur Pallati i Brigadave. Më 8 korrik 2007, Fatos Nano hyn zyrtarisht në garën presidenciale. Por Partia Socialiste nuk e mbështeti ish-kryetarin e saj. Për tu hakmarrë ndaj mosmbështetjes së Ramës, 6 deputetë socialistë, mbështetës të Nanos, ia dhanë votat Bamir Topit. Në 20 gusht, Bamir Topi zgjidhet president me votat e Nanos, ndërsa Shqipëria arrin të shmangë zgjedhjet e parakohshme.
kek21-640x330
50- Fatos Nano prej vitesh i është larguar jetës politike në vend. Numërohen me gishtat e dorës deklaratat e tij të rralla politike gjatë kohëve të fundit. Nano bën një jetë mes Vjenës dhe Tiranës, dhe pse është një personazh mjaft i kërkuar nga mediat, rrallëherë është kapur nga paparacët

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...