Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/17

Nga Flori Bruqi : Prof.Dr. Agim Vinca:Nobelisti Bob Dylan është tekstshkrues, jo shkrimtar

Këngëtari amerikan Bob Dylan ka fituar çmimin Nobel 2016 për letërsinë.

bob

Legjenda e Rok-it, 75-vjeçari Bob Dylan mori çmimin “për krijimin e shprehjeve të reja poetike në traditën e madhe të këngës amerikane”.


Dylan ka lindur në ‘Robert Allen Zimmerman’ në vitin 1941 dhe filloi karrierën e tij muzikore ai filloi në vitin 1959, duke luajtur në kafe të vogla në ‘Minnesota’, shkruan BBC, përcjell GazetaBlic.

Ai u bë i njohur në vitin 1960, kur ai u bë një historian që shfaqte problemet e Amerikës.

Këngët “Blowin’ in the Wind” dhe “The Times They are A-Changin” u bënë himne të anti-luftës dhe lëvizjet e të drejtave civile.

Image result for bob dylan

Lirika e këngëve të Bob Dylan pa dyshim është e fuqishme dhe përcjell protestën e pakënaqësinë në një mënyrë të freskët, por ai është tekstshkrues e jo shkrimtar dhe Çmimi Nobel duhet t’i jepet një shkrimtari.
Vinca-620x330


Kështu ka thënë poeti dhe studiuesi shqiptar, Prof.Dr. Agim Vinca, për Ora e Fundit në Klan Kosova, i cili është shprehur i befasuar me këtë zgjedhje të Komitetit Suedez.

“Jo vetëm unë, por shumë veta i ka zënë në befasi dhënia e çmimit Nobel për Letërsi”, ka thënë ai. “Ai është autor i teksteve të fuqishme, megjithatë nuk është shkrimtar në kuptimin e plotë të fjalës”.

Dylan ka  lindur  më 24 maj 1941, këngëtar, kompozitor, artist dhe shkrimtar amerikan.
Dylan ka qenë me ndikim të madh në muzikën dhe kulturën popullore për më shumë se pesë dekada, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, hovi i tij më i madh nisi nga vitet 1960 kur ringjalli muzikën popullore, dhe i kushtonte vëmendje të drejtave civile amerikane.

Dylan ka shitur më shumë se 100 milion regjistrime të tij, duke e bërë kështu një nga artistët më të shitur të të gjitha kohërave.

Image result for bob dylan

Gjithashtu ai ka marrë edhe çmime të shumta, duke përfshirë këtu Grammy Awards, Golden Globe Award, dhe Academy Award.

Në vitin 2008 gjithashtu morri një çmim për ndikimin e tij të thellë në muzikën popullore dhe kulturën amerikane, duke shënuar kështu kompozimet lirike, të fuqishme dhe të jashtëzakonshme poetike.

Por jo vetëm kaq, në vitin 2012 ai mori Medaljen Presidenciale të Lirisë nga presidenti Barack Obama, ndërsa sot mori çmimin Nobel për Letërsi, për krijimin e shprehjeve të reja poetike në traditën e madhe amerikane.

Bob Dylan ka lindur në Spitalin e Shën Marisë si Robert Allen Zimmerman në Hibbing Minesota, e gjithashtu ka edhe një vëlla më të vogël që e quajnë David.

Dylan vazhdimisht ka qenë i përshkruar si një nga figurat më me ndikim të shekullit të 20, duke u quajtur kështu “mjeshtër” i poezisë dhe i këngëve.

Shpirti i tij i parehatshëm është simboli i reflektimit monstruoz mbi qenien tonë.

Disa nga këngët e tij më të famshme janë: “Rolling Stone”, “Blowing in the Wind”, “Don’t think twice, It’s all right”, “Knocking on Heaven’s Door”, etj.
Image result for bob dylanImage result for bob dylan

Bob Dylan ka qene per me shume se pese dekada nje influence e jashtezakonshme ne muziken dhe ne kulturen popullore, jo vetem me notat muzikore, por edhe me penen e tij. Sot ai fitoi edhe çmimin prestigjioz: Nobelin per Letersi.

Çmimi i lakmuar i dorezohet pikerisht me kete argument: krijimin e frazave te reja poetike brenda tradites madheshtore te kenges amerikane.

I lindur ne 1941-shin si Robert Allen Zimmerman, karrieren e tij muzikore Dilan e nisi 1959, duke interpretuar neper kafenete e Minnesota-s.

Vitet ‘60 sjellin bumin e krijimtarise se tij, nje shkelqim qe erdhi bashke me shnderrimin e ketij njeriu te madh ne nje historian informal te telasheve te Amerikes.

Image result for bob dylan

Kenge si “Blowin in the Wind” dhe “The Times They are A-Changin” u kthyen ne himne te antiluftes dhe te levizjeve per te drejtat qytetare.

Ka shume arsye se perse e quajme nje nga figurat me te rendesishme te kultures pop e madje perse e cilesojme nje kolos te jashtezakonshem.

Keto jane disa prej tyre, qe ne fakt perbejne edhe thelbin e personalitetit dhe te vepres se Dylan:

1. Ai ka shkruar kengen “Blowin in the wind”. Ai eshte nje nga 100 personat me te famshem dhe me ndikimin me te madh te shekullit te kaluar.

2. Arriti qe t’u zgjonte adoleshenteve serish interesin te poezia. Ofroi nje rruge drejt simbolizmit si dhe Rimbaud, Verlaine dhe Baudelaire.
Image result for bob dylan
3. Kur Martin Luther King mbajti fjalimin e tij te famshem “Une kam nje enderr”, Dylan jo vetem qe ishte pjese e asaj audience, por ishte ne skene, pak hapa larg Martin dhe kishte kenduar te famshmet “Only a pawn in their game” dhe “Blowin in the wind”.

4. Dylan ishte krijuesi i folk-rokut.

5. Ishte njeriu qe perdori pseudonimet me interesante. Ai e quante veten Robert Milkwood Thomas, Tedham Porterhouse dhe Blind Boy Grunt. Ne kohen kur nisi qe te prodhonte disqet e tij te para e quante veten Jack Frost.

6. Ai ishte njeriu qe e shpetoi muziken folk nga “rrembimi” qe donin t’i benin “djemte me mjekra”, te cilet kishin fantazi per t’u bere ushtare, apo marinare. Sigurisht qe kishte edhe te tjere ne kete rruge qe kishin bere per kete muzike, por ishte Dylan ai qe arriti te demokratizonte formen e flokut, sepse kjo lloj muzike i perkiste me shume shtreses se mesme, qe ne vitet ’50 perpiqej t’i ikte konformizmit periferik te Amerikes.

7. Ai ishte mjeshter i te berit bashke te komedise dhe drames. Edhe ne albumet ku perfshiheshin kenge shume serioze per luften si “Masters of War” dhe “A hard Rain’s a-Gonna Fall”, kishte vend per kenge me te lehta, madje edhe kenge plot humor qe flisnin per shakate apo bluzin.

8. Ishte autori i kenges se pare antidashuri “It Aint me, Baby”.

9. Kishte nje grup mbeshtetesish te jashtezakonshem te quajtur “The Hawks” dhe arriti qe ta transformonte kete grup, djemte e ketij grupi, ne me te famshmin grup te rokut te te gjitha koherave, si dhe permes tij hodhi themelet e shume grupeve te tjera te suksesshme qe do te vinin me pas. Ishin grupe qe u shnderruan ne emblematike dhe qe te gjithe ia dinin per nder te madhit Dylan.

Image result for bob dylan

10. Ishte i madh, sepse shkroi “Mr. Tambourine Man”.

11. Ishte i madh, sepse beri te pranueshme edhe tekstet e kengeve qe ishin pak “te pista”. Deri sa Dylan nxori “Like a Rolling Stone” dhe “Positively 4-the street”, kenget pop kishin tekste shume te embla dhe pa nuance seksi, por qe i kendonin nje dashurie te paster dhe te panjolle. Befas pas kesaj hapjeje nisen qe te dilnin edhe kenge te tjera me nuance te ndryshme, qe u shfaqen edhe te John Lenon.

12. Ai ishte shpikesi i “Country rock”. Para “Nashville Skyline”, muzika kauntri konsiderohej si nje muzike konservative ne rrethet e muzikes rok.

13. Ai arriti qe brenda hapesires se nje albumi te rrokte nje teresi temash dhe nuancash duke filluar nga “Harmond’s folley” te “The voice of a generation”. Kur albumi i tij i pare nuk pati sukses dhe nuk arriti qe te bente shitje te mira, ishin te shumte ata qe fajesuan producentin e famshem qe e mori persiper, per besimin qe pati te Dylani i ri. Vetem nje vit me pas, albumi i tij i dyte perfshinte kryeveprat e tij si “Blowin in the wind”, “A hard Rain’s a Gonna Fall”, “Masters of War” dhe “Don’t think it twice It’s All Right”.

14. Ai i kushtoi te ardhurat e nje albumi te tere qe nxori per Krishtlindje, per te pastrehet. Ndersa shiste gjithmone, ai nuk harronte kurre qe kur merrte para t’u jepte atyre qe ishin ne nevoje.

15. Ishte autori i njerit prej eventeve muzikore te drejtperdrejta nga me te veçantit ne te gjithe historine e muzikes rok, me shfaqjen e tij te vitit 1965 ne skenen e Festivalit te New Port me nje performance me volum te jashtezakonshem. Kombinimi i Dylanit mes muzikes rok dhe asaj folk shtruan rrugen per nje rryme te re, krejtesisht te re dhe te suksesshme.

Image result for bob dylan

16. Dylan iu dha edhe arteve te tjera. Muzika e jashtezakonshme qe ka krijuar nuk e ndaloi aspak qe te pikturonte, te shkruante si ne rastin e romanit “Tarantula” apo te bente filma “Renaldo dhe Klara”.

17. Ishte i pari qe pati guximin te krijonte dhe te performonte me kenge qe i kalonin 6 minutat. E tille ishte “Like a Rolling Stone”. Zakonisht deri ne ate kohe kenget maksimumi arrinin nje koheshtrirje prej 4 minutash.

18. Ky njeri i jashtezakonshem u be nje nga ndikuesit me te medhenj qe paten “Beatles” ne kenget dhe muziken e tyre. “Per jave te tera kemi luajtur muziken e Dylan. Ajo thjesht rridhte brenda nesh dhe ne nuk arrinim qe te ngopeshim me te”, ka shkruar dikur i madhi tjeter i muzikes, Lenon.

19. Ai eshte i madh ne vetvete, por edhe shume i vleresuar. eshte artisti qe arriti ne karrieren e tij te fitonte çmime te tilla si “Oskar”, Golden Dlobes” dhe “Grammys”.

20. Dylan eshte i madh, sepse eshte “babai” i “Vizionet e Joanes”, qe eshte edhe kenga me e madhe e te gjitha koherave.

Image result for bob dylan

21. Ne maj te vitit 1963, nje nate para lançimit te “Freewheelin”, kur e vendosen ne censure ne nje shfaqje televizive te drejtperdrejte, ai ne revolte vendosi qe te dilte nga studioja ne vend qe t’i nenshtrohej censures se emisionit qe i erdhi e papritur. E te mendosh se ne ate vit ai ishte thuajse askush dhe se kjo shfaqje do te ishte shume e rendesishme per promovimin e tij te ardhshem.

22. Dylan eshte i madh, sepse eshte edhe me punetori dhe i palodhuri ne te gjithe biznesin e muzikes me turne muzikore qe vazhdojne e vazhdojne çdo vit ne shume vende te botes, ne menyre te vazhdueshme dhe te panderprere. Çdo vit te pakten organizon dy koncerte te medha.

23. Ai zbuloi nje menyre te re dhe te zgjuar te komunikimit te artisteve me median. Ishte i pameshirshem ndaj atyre qe i cenonin integritetin dhe kerkonin ta kanosnin me pa te drejte, si edhe shume elegant e plot humor me pergjigjet e tij para publikut dhe gazetareve, por kurrsesi konsumues dhe ekzagjerues.

24. eshte i madh, se eshte autori i albumit me te famshem “Blonde on Blonde”.

25. Ai ripercaktoi ate qe ishte e pranueshme dhe e mundshme ne kengen pop. Stili i tij ishte jashtezakonisht i artikuluar.

26. Atij iu kerkua qe te shkruante nje kenge per nje film uestern, ne te cilin kishte nje rol te vogel dhe kenga qe solli eshte e famshmja “Knocking in the heaven doors”, nje kenge qe eshte shnderruar tashme ne nje simbol te vertete muzikor.

27. Ishte muzikanti qe e beri harmoniken nje instrument ne mode dhe i tregoi kultures pop se sa shprehes mund te ishte ky instrument.

Image result for bob dylan

28. Ishte njeriu qe kristalizoi nocionin e protestes sociale si nje mjet kulturor.

29. Ne autobiografine e tij “Kronika”, ai arriti ne menyre mjeshterore qe t’i shpjegonte publikut edhe menyren se si funksiononte arti dhe krijimtaria e tij ne vite.

30. eshte mjeshter ne nderthurjen e kengeve te vjetra me ato te reja ne koncertet qe jep.

31. Ne turneun e tij te vitit 1970, me grupin “The Hawks” ai, mund te thuhet, se “shpiku” muziken rok si nje rryme e veçante e rock and roll. Nuk ishte degjuar kurre me pare nje muzike me nje volum dhe fuqi te tille ne skene.

32. Kur ne vitet ’70, nje numer fansash te tij dhe kritike e konsideruan te “tejkaluar”, ai befas doli me “Blood on the Tracks”, nje kenge klasike me nje force te padiskutueshme. eshte nje menyre, te cilen Dilan e ka perseritur shume shpesh, pra nje lloj ringjalljeje muzikore pikerisht ne momentin kur te gjithe kishin menduar se ai tashme ishte nje yll i shuar.

Image result for bob dylan

33. Me albumin e tij te fundit “Together through life”, ai u shnderrua ne debutuesin me te vjeter ne moshe ne nje premiere dhe mbi te gjitha me nje album qe zuri vendin e pare ne klasifikimin amerikan per shume muaj.

34. Kur ai shkruante nje kenge proteste, ajo bente dallim. Me “The lonesome death of Harriete Carroll”, kengen e fuqishme me te cilen ne vitin 1964 protestoi kunder vrasjes se nje gruaje te varfer e te zeze qe ishte sherbetore, ai arriti qe te ngrinte peshe zemrat e njerezve.

35. Dylan eshte i madh, sepse nuk u shkonte pas tendencave, por i krijonte ato dhe dinte qe te terhiqej ne momentin e duhur. Keshtu, per shembull, ndersa rinia perendimore kishte nisur qe te jepej pas kengeve te protestes, ai nisi qe te eksploronte nje muzike me personale, me nje rikthim ne shikimin e vetes dhe brendise se shpirtit njerezor.

Nga Tolstoi te Mark Twain: 11 të mëdhenjtë që s’kanë marrë Nobel

Nga Tolstoi te Mark Twain: 11 të mëdhenjtë që s’kanë marrë Nobel

Historia nuk gabon dhe sipas saj ka pasur disa shkrimtarë të mëdhenj që edhe pse e meritonin, nuk e fituan kurrë çmimin Nobel. Një ndër ta është Jorge Luis Borges. Argjentinasi nuk shkroi romane, por disa nga tregimet e tij mbeten në qendër të vëmendjes së kritikës e të lexuesve edhe sot e kësaj dite. Konsiderohet si një nga shkrimtarët argjentinas, që vlerësohen më shumë në mbarë botën.

Sipas disa kritikëve e dashuronjësve të letrave të bukura, Vladimir Nabokov, autor, ndërmjet tjerash, i “Lolitës” së famshme, ishte i pari në listën e Çmimit Nobel më 1974. Por në fund nuk e fitoi.

Edhe Graham Greene, si Nabokovi, ishte ndërmjet kandidatëve të Nobel-it më 1974 e as ai nuk e fitoi, sepse veprat e tij përshkohen fuqimisht nga fryma e katolicizmit, për të cilën u përfol nga kritika e Evropës së ftohur nga feja. Gjithsesi çmimin, që nuk e mori nga Akademia Mbretërore e Suedisë, e mori nga lexuesit në të katër anët e botës, për të cilët rrëfimet e tij mbeten në radhët e para të kryeveprave, krijuar nga njerëzimi në rrjedhë shekujsh.

Por edhe Leon Tolstoj, autor i dy romaneve më të mëdhenj, që u shkruan ndonjëherë: “Ana Karenina” dhe “Lufta e paqja”, nuk iu dha kurrë Nobeli për shkaqe ideologjike.

Edhe James Joyce që është, pa dyshim, shkrimtari irlandez më i famshëm, me ndikim më të fuqishëm nuk e ka fituar Nobelin. Por me apo pa çmimin Nobel, ai mbetet vigan i letrave botërore.

A janë dhënësit e Çmimit Nobel anti-amerikanë? Ata kanë injoruar gjigandët e letërsisë amerikane si Mark Twain, Henry James dhe John Updike.

1. Mark Twain
1835-1910

Mark Twain mbahet krijuesi i romanit amerikan që u bë i famshëm fillimisht me Tom Sojerin dhe Hakelberri Fin, si dhe një prej romancierëve, humoristëve, eseistëve, kritikëve më të famshëm të gjithë kohërave. Ashtu si Tolstoy ai ka pasur dhjetë raste për marrë çmimin Nobel dhe të dhjetë herët ai u ka shkuar autorëve të tjerë si Sully Prudhomme, Theodor Mommsen, Frederic Mistral, Rudyard Kipling, Selma Lagerlof etj.

2. Leo Tolstoi
1828-1910

Leo Tolstoi, shembulli më madhështor i realizmit letrar në histori dhe mbase një prej shkrimtarëve më të mëdhenj në histori. Dy veprat e tij të mëdha, “Lufta dhe paqja” dhe “Ana Karenina” do të kishin qenë më se të mjaftueshme për t’i siguruar një shkrimtari çfarëdo një çmim Nobel. Por jo të madhit Tolstoy. Komiteti nuk mendoi se Tolstoi po e çonte letërsinë moderne në “drejtimin ideal”.

3. James Joyce
1882-1941

James Joyce është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj irlandezë dhe botërorë. Ai është mjeshtër i rrymës së përroit të ndërgjegjes dhe praktikisht ka krijuar idenë moderne të krijimit spekulativ me veprën e tij finale “Zgjimi i Fineganëve”, e cila është thuajse e palexueshme. Ai e konsideron atë veprën e tij më të mirë, por në fakt nga kritika konsiderohet “Uliksi” dhe “Dublinasit”.

4. Marcel Proust
1871-1922

Marsel Proust është autori i veprës më monumentale të shekullit të 20-të, “Në kërkim të kohës së humbur”. Është një roman me shtatë volume që shfaq një prej shembujve të parë, në mos të parin të përroit të ndërgjegjes. Por komiteti i ndarjes së çmimit Nobel vendosi t’ia jepte këtë çmim në vitin 1920 norvegjezit Knut Hamsun dhe jo Proust-it.

5. Henrik Ibsen
1826-1906

Henrik Ibsen është shkrimtari më i madh norvegjez dhe një prej shkrimtarëve të dramës moderne më të mirë në histori. Ai ka pasur shtatë mundësi për të fituar çmimin Nobel që në vitin 1901, kur filloi ndarja e tyre, por ai humbi për shkak të debatit mbi kërkesat që kishte lënë Alfred Nobel në testament. Ai donte që fituesit të kishin “idealizëm të lartë dhe të fuqishëm”, por komiteti mendonte se ai donte të thoshte “drejtim ideal”.

6. Emile Zola
1840-1902

Emile Zola është një tjetër rast i shkrimtarit të madh që s’ka fituar kurrë në jetën e tij një çmim Nobel. Është një nga ato rastet, kur fitojnë shkrimtarë që për publikun nuk janë dhe aq të njohur, por shkrimtari i madh duket sikur përçmohet nga komiteti i shpërndarjes së çmimeve. Ai ka shkruar mbi 30 romane dhe ka pasur dy herë mundësi për të marrë çmimin, por asnjëherë s’e ka marrë.

7. Robert Frost
1874-1963

Robert Frost është poeti më i madh amerikan i shekullit të 20-të. Ai ka fituar katër çmime Pulitzer për poezitë e tij, ka marrë 40 çmime nderi nga universitetet më të mëdha të botës, por s’ka fituar asnjëherë një çmim Nobel. Çmimi i katër Pulitzer i shkoi Frost-it njëzet vjet para se të vdiste. Në ato 20 vjet komiteti i çmimit Nobel nuk e mori në konsideratë.

8. W. H. Auden
1907-1973

W.H. Auden është një prej poetëve më të mëdhenj në histori. Ai ka fituar çmimin Pulitzer, “National Book Award” dhe ka influencuar në një numër të madh poetësh që kanë ardhur pas tij. Mendohet se komiteti i çmimit Nobel ka refuzuar t’i japë atij nj çmim për arsye se ai kishte bërë gabime në përkthimin e një libri të Dag Hammarskjold, fitues i çmimit Nobel dhe pse kishte sugjeruar se ky autor ishte homoseksual.

9. Vladimir Nabokov
1899-1977

Vladimir Nabokov është i mirënjohur për romanin e tij “Lolita”. Ai ka shkruar shumë vepra të tjera të rëndësishme, kritika, përkthime dhe poezi. Ai u dominua në vitin 1974, së bashku me Graham Greene dhe nuk arriti të fitonte një çmim Nobel. Çmimin e fitoi suedezi Eyvind Johnson me Harry Martinson, të dy anëtarë të komitetit të çmimit Nobel në atë kohë.

10. Virginia Woolf

1882-1941

Vetëm 13 gra e kanë fituar Çmimin Nobel në 114 vite histori dhe shkrimtarja e madhe moderniste Virginia Woolf nuk është mes tyre. (Lista e grave fituese është: Selma Lagerlöf, Grazia Deledda, Sigrid Undset, Pearl S Buck, Gabriela Mistral, Nelly Sachs, Nadine Gordimer, Toni Morrison, Wisława Szymborska, Elfriede Jelinek, Doris Lessing, Herta Müller dhe Alice Munro)

10. Jorge Luis Borges
1899-1986

Jorge Luis Borges është menduar si kandidat i mundshëm për çmimin Nobel më shumë se njëherë, por komiteti i ndarjes së çmimit ka refuzuar për shkak të mbështetjes së këtij shkrimtari ndaj diktatorit Pinochet. Borges ka shkruar veprat më të mira surrealiste dhe ka fituar çmimin e parë “International Pulitzer”.

Migjeni,parathënia,gjuhë psikike e re


254863_m

Gjuha përherë këndellet nga të epërmit e saj. Ne, të shënuar nga ajo si qenie përfytyruese, s’jemi të barabartë me atë, por dikush del nga gjiri jonë dhe gjuha, përkohësisht, s’është më e barabartë me ne, se ai e bën të vjetër gjuhën e deriatëhershme.

Lëvizshmëria krijuese e një pjese të mendimit e tejkalon rregullën, që mban të lidhur një përputhje të përkohshme.

Tekstet e të epërmve janë mbrujtur me frymën e gjuhës amtare, e cila ka një thelb të përhershëm psikik që është estetika e fjalës së etnisë, ndërsa estetika e artit të të epërmve s’është e ndërtuar vetëm me këtë frymë dhe, për këtë arsye në psikikë, gjatë leximit, shformohen pjesë të dijes të pranuar.
Kundërshtuese? Për shumë arsye rrjedhojëse, jo.

Estetika ka lirshmëri dhe kufiza brenda gjuhës amtare, se është vetë gjuhë brenda gjuhës, me gramatikë… të sajën, shpesh edhe më të vjetër se shumë gjuhë dhe, lidh me trysni joshëse, me një mënyrë të vetën, fije të pjesës së epërme të etnisë dhe ushqen me ambroz gjedhen e ardhëshme të gjuhës. Ndërsa vetë gjuha natyrale është estetika e parë e krijuar prej njeriut, por kanonet e saj estetike janë pak të njohura.

Të mëdhenjtë e letrave, – mundësitë e tejme të të shprehurit, – janë të tillë pikërisht për estetikën dhe janë përherë paraprijës të gjuhës që e pret përsosjen. Përsosja është botëvështrim i ri mbi kuptimin, me të njejtin thesar fjalësh dhe me të njejtin sistem rregullash gramatikore.

Kur vjen një i epërm, brenda gjuhës diçka ndodh, prishet një drejtpeshim i vjetër për një drejtpeshim të ri, sepse është gjetur mekanizmi psikologjik që do vërë në lëvizje aftësinë e fjalëve për të folur nga një kënd tjetër. Fjalët gjithmonë kanë pamje të fshehura ose pamje rezervë për përdorim të mëvonëshëm. Gjuha e pret me durim të epërmin, që të përdoret prej tij për një pamje të re. Pas një kohe ajo e tret të të zgjedhurin, jo vetëm në fjalorin e saj, por edhe në psikologjinë e fjalës.
Themi: “Vepra e Migjenit” dhe sjellim në përfytyrim jo vetëm gjuhën e kohës së etnisë, që ka kallur brenda në tekst, por edhe diçka më tepër, detyrimisht më tepër, të cilën e nënvizojmë me adhurim si: “Gjuha e Migjenit”, e cila që kur lindi, u rradhit si gjuhë psikike e re në letrat shqip.

Pikërisht në këtë gjuhë psikike – të re, që e vjetëroi të shkruarit e bukur të deriatëhershëm, gjendet lënda e estetikës me të cilën u shpreh njeriu Millosh. Gjuha e tij u bë simbologjia moderne e gjuhës shqipe.

Fuqia shprehëse kushtëzohet nga fuqia e instinktit. Brenda njeriut Millosh instinkti kishte lindur i pashtypur. Edhe mbi jetën e tij të shkurtër s’kaloi asnjë barbar.
Migjeni ishte ndër ksomblat e rralla të njeriut natyror në shoqëri që patëm në shekullin e njëzetë. Ka gjasa (burojnë nga teksti), për këtë dhunti ishte i ndërgjegjshëm. Parathania e tij përballë parathanieve të të tjerëve është një provë për këtë ndërgjegjësim.

Migjeni me parathanien u fut në skutat më të errta të lexuesit më tradicionalist të kontinentit dhe i shkundulloi.

Estetika e tij me gjuhë psikike të re e errësoi shijen e deriatëhershme të pranuar dhe e këndelli gjuhën në përdorim dhe në përfytyrim.

Poshtë kujtesës krijuese gëlon kujtesa psikike, e cila e drejton përfytyrimin në hullinë e saj, ose psikika e lindur mbushet me kujtesën krijuese dhe merr trajtë me krijimin. Gjithësesi psikika është fillesa që e ushqen mjeshtërinë me të dhënat e parlindura të saj.

Në mënyrë më të thjeshtëzuar kështu ndodh edhe me lexuesin sqimatar. Ai bëhet bletë dhe e përzgjedh vetë përfytyrimin për të mbushur hojet e kujtesës psikike.
Ajo që e trondit qenien është instinkti që shtypet. Kultura vetëm sa i jep një trajtë shoqërore insinktit, i cili kur e kundërshton trysninë me mënyrën estetike jep artin e madh. Arti i madh bëhet kujtesë dhe paradoksialisht zbut instiktet. Instinktet nxitëse janë në fjalës, sepse fjala e ka në bërthamë psikiken. Instiktet e lexuesit e gjejnë veten te i epërmi i cili përgatit një përmbysje mendore.

Migjeni na lexoi një tekst tonin, të cilin e kishim thadruar thellë në psikikë, por e kishim të pamundur t’i jepnim vetë trajtë artistike.

Ai i shtoi tekstit tonë mënyrën e të menduarit dhe të interpretuarit të tij me shumë thekse të rinj dhe të fuqishëm logjikë dhe ngashnjyes.

Fjalët kyç të tekstit i nxorri në rolin e simbolit. Simboli, që ai ndërton, është i qartë, por edhe turbullues. Qartësia dhe turbullimi artistik nuk i kundërvihen njëra – tjetrës, se janë në rolet e plotësit. Ato bashkëveprojnë nga nevoja e brendshme e teksit për t’i thirur në shërbim pjesët, mundësisht gjatë kohës (së dramës) së një leximi. Turbullimi buron nga teksti si frymë psiko – estetike, qartësia shpërfaqet si dritë logjike e fjalës dhe e linjave në tekst. Turbullimi artistik është veti e gjuhës së re psikike, që prish historinë e kuptimeve të para të fjalëve dhe me kuptimet e dyta ndërton kuptime të tjera të para të fjalëve. Mbi këtë hulli ai shkon te e ndaluara për t’i zbuluar thelbin bestyd. Ai i vjen në ndihmë qartësisë se e bashkon me nënshtresat e tekstit dhe shton vemendjen për thelbet e fshehura, gjithashtu merr nën mbikqyrje leximin, se ka zënë vendin e mbizotrueses artistike pas ikjes të krijuesit nga teksti pa lënë një përgjigje.

Migjeni bashkoi lëndën e errët të instinktit me arsyen jetësore të rrethanave dhe e rilindi gjuhën e haruar të instniktit të pashtypur. Te njeriu me instinkt të pashtypur dhembja s’krijon turbullim sepse ai ka shkuar te e ndaluara me ndërgjegje dhe ka dalë prej andej me qartësi.

Pa instinktin e pashtypur dhe pa brishtësinë e vetvetishme të kulturës së dhembjes, Migjeni do të ishte vetëm një shkrimtar formalist dhe askush s’do të turbullohej nga teksti i tij. Por ai s’i këndoi instinktit të shtypur. I këndoi parathanies dhe me parathanien hodhi dritë mbi instinktet e shtypura. Mjerimi njerëzor bëhet i plotë kur shtypen instinktet ose kur fryma e kohës i lë pa përdorur. Parathaniet kanë peshë shtypëse mbi instinktet.

Turbullimi që përfton lexuesi është një gjendje e fuqishme drite e çarë diku në tekst, që ia qendërzon ankthin. Kjo dritë e gryen errësirën tonë dhe andej dalin figurat e tjetërsuara brenda nesh. Shumë dritë jep edhe turbullim, i cili vjen nga instinktet e shtypura që ndjejnë çlirim nga bashkëjetesa me tekstin. Turbullimi është e reja e artit e një të epërmi dhe pjesa më jetësore e tij.

Në qoftë se lexuesi do ta kishte instinktin të pashtypur nuk do turbullohej, do ndjente vetëm dhembje. Estetika e Migjenit është shndruar në turbullim artistik për lexuesin. Sikur, me një operacion stilistik ta hiqnim turbullimin nga teksti, atëherë do mbetej vetëm bërthama e dhembjes, ose një i treguar pa asgjë të re nga jeta me subjektivitet.
Migjeni e pa njeriun të tjetërsuar brenda nesh dhe, kur e pamë edhe ne, me nji këmishë e brekë legjendare mbi shtat, u turbulluam se pamë nga brenda të ndaluarën dhe veten brenda të ndaluarës, madje e ndaluara ishim ne, asnjë lëndë jete tjetër s’kishte te e ndaluara. Te Migjeni e ndaluara përkon me parathaniet. Ato janë emëri artistik i të ndaluarës. Meqënëse në pasqyrat e fshehta të së ndaluarës pamë edhe veten, parathaniet ishin edhe emri ynë artistik.

Asnjëherë më parë s’kishte ndodhur turbullim te lexuesi shqiptar dhe ende kjo herë e parë s’është përsëritur.

Sot njeriu e do të vërtetën nëpërmjet kulturës, jo nëpërmjet instinktit. Migjeni i përdori të dyja mjeshtërisht dhe dlirësisht, por poshtë kulturës së të treguarit i vlon instikti, ai që është pjesa e gjallë në brendësi të kulturës, e cila shkërmoqet pa ndërprerje nga trysni të sotme dhe instinkti vishet përsëri me kostumin e shndritshëm të një kulture të re. Gjithnjë njeriu ka qënë i sëmurë nga çrregullimet e shprehive të tij dhe nga smundjet e kulturës. Smundjet që vijnë prej natyrës janë më të kurueashme.
Tani s’ka më instinkt të pastër siç e ka bërë nëna…

Instinkti i pashtypur është mitra që lind një të epërm, por jo çdo i epërm vjen me një parathanie.
Instinkti është holluar nga tretësira gëryese e një kulture të hidhët. Zotat i vrasin sistematikisht instinktet, prandaj, gjithnjë e më tepër, rrallohen njerëzit e vetvetishëm dhe kritik.

Poetët tradicionalë ia lënë në dorëzim lexuesit e tyre poetëve pasardhës. Lexuesit i marrin të tretura edhe parathaniet e poetëve.
Me Migjenin u ndërpre rrjedha e lexuesit e parapërgatitur nga paraardhësit. Ai e nxorri lexuesin nga kriza e estetikës së parathanieve të trashguara dhe e përgatiti për të qënë të birtë e shekullit të ri, përkundruall dhe në brendësi të parathanieve.
Shekulli i ri, që luhet me gjakim në skenën e shkalafitur të kombit, është i ngjashëm me tekstin e tij, që nis me “ Parathania e parathanieve”, e cila me një përkthim të lirë mund të lexohet: parathaniet jashtë jetës.
Thelbësisht shekulli i ri i Migjenit është Parathania. Ajo është fuqia lëvizëse që e shpie tekstin e tij drejtë kthinave të kërshërisë së etur , dhe është si hekuri i skuqur që do futet në ujin e lexuesit për të marrë trajta të reja nga rrahjet e të tërëve.
Migjeni është parathania brenda parathanieve për t’a dlirësuar të menduarit nga parathaniet.
Që nga parathania e parathanieve, në letrat shqip, jemi në shekullin e ri, në çdo kohë.
Pa këtë parathanie, pa shestimin e saj, Migjeni nuk do të kishte ardhur brenda nesh. Pa parathanien brenda parathanieve ai do të ishte një ndër ata që tha diçka dhe u tret nga koha e tij. Ajo e njëjtëson gjithë tekstin dhe bëhet emërues i përbashkët për një frymë, për një ritëm dhe për një ide. Çdo pjesë e këtij teksti e ka të domozdoshme marrëdhenien me pjesët e tjera. Kjo ndërvarësi buron nga shestimi krijues i parathanies. E qarta dhe e errta janë pasqyra për njëra – tjetrën. Domethënien të plotësuar të një poezie e gjen në një varg të një poezie tjetër.
Për tekstin e Migjenit duhen gjithnjë tre çelsa hapës.

I pari gjendet brenda errësirës së poezisë apo prozës, i dyti është i hedhur brenda ciklit dhe, të tretin duhet t’a kërkosh në të gjithë tekstin. E shikuar me një mënyrë tjetër, teksti i Migjenit, një çelës hapës e ka te parathania dhe tjetrin në parathaniet. Po gjithë teksti i Migjenit ka vetëm një çelës dhe ai e ka emrin parathania.
Migjeni e kishte të fuqishme ndjenjën e shestimit nëpërmjet parathanies. Prej saj rrjedhon se edhe në të ardhmen ai do t’i bindej këtij shestimi duke e plotësuar me poezi dhe prozë të shkurtër të thukët. Si mjeshtër i dialogut ai ka dhënë skena dramash të papërsëritëshme.
Arti i Migjenit është i prirur, në fund të fundit, drejtë dramës.

Shekulli i ri i migjenian vjen nga parathania dhe është parathania, e cila është trajtë shprehëse e të menduarit me subjektivitet të ri ndërtues.
Shekulli i ri e ka kahun nga parathania. Koha e parathanies me kohën e sotme mund të mos përputhen, por koha e parathanies gjithëmon i ofron çdo të sotme gjedhen e saj.

Migjeni e tha parathanien pa qenë profet, por instinkti i tij i pashtypur s’kishte përmasat vogëlane të kafazit të një kohe që shtypej. Ai e zgjeroi kohën e vogëlth të gjithësecilit dhe e futi brenda kohës së parathanies. Këndoi që ta dëgjonin bashkohësit e parathanies, të cilët i krijoi vetë.
Parathania kishte ardhur, por Migjeni e bëri të zëshme, e bëri me tekst, e bëri migjeniadë. Parathania… migjeniada….
Të birtë e shekullit të ri tani kanë parathanien e tyre ndër lufta të reja / dhe me fitue…

Pa bërthamë utopike s’ka poetë të mëdhenj. Në zërin e poetëve të mëdhenj utopia humb kuptimin e rëndomtë përçmues. Figura artistike shpërthen nga fuqia e përfytyrimt të arsyes së ndriçuar. Figura është pa tokë dhe pa kohë. Ajo, që është pa tokë dhe që s’ka kohë të saj, është quajtur utopi. Por si mundet që figura, pa cilësitë e shprehura të vendit dhe të kohës, bën një zbulim nëpërmjet një subjektiviteti që nënkupton tokën, kohën, qenien dhe të bukurën? Utopinë e subjektivitetit e përdorin edhe kundërutopistët. Midis figurës së mendimit dhe realitetit ka një lidhje të brendshme, ajo nxitet nga të dyja kahet. Realiteti, proza e thatë dhe absurde, është diçka krejt tjetër nga poezia, por që e ka të domozdoshme edhe utopinë e poezisë. Poezia, bashkë me shkencën, janë rregulli i botës. Realiteti s’e shpjegon dot figurën, ndërsa figura e zbulon realitetin vetëm me disa theksime të thukta fjalësh të subjektivitetit që mbart.

Zotat e parathanieve ende i mallkojnë utopitë, të cilat lindën që në fillesë të Kohës së Re. Edhe një kafshatë buke e zezë e ëndërruar nga unë është utopia ime për zotat e parathanieve, është zoti të dhashtë i tyre, është utopia cinike (qënore) e përsëritur.
Togfjalëshi ideor shekulli i ri është detaji më i spikatur i utopisë artistike të Migjenit, por utopinë artistike e përfaqëson qerthulli i parathanies. Rreth saj janë ndërthurur të gjitha detajet e tekstit të Migjenit, se ajo ka fuqinë e mbizotrueses ideore. Shekulli i ri dhe parathania kanë vlera të përafërta kuptimore dhe, në tekst dalin si plotësa të njëra – tjetrës. Parathania ka marrëdhënie të drejtëpërdrejta me parathaniet. Në qerthullin e saj ka një vend të zgjedhur edhe shekulli i ri, madje shekulli i riështë i tillë sepse është i përshkruar nga drita e parathanies, ndryshe do ishte thjesht shekull me një numër dallues. Shekulli i ri është i cilësuar si i tillë nga një epitet, i cili e ka në natyrë lëbyrjen e cilësisë së parë dhe nxjerrjen e një cilësie tjetër si parësore, por këtë lojë logjike të figurës e mbështet në passhpinë parathania me rrjetin e saj.
Shekulli i ri migjenian s’ka kohë, atë e përshkon parathania, natyrshëm ajo është edhe koha e shekullit të ri. Parathania brenda shekullit të ri del si kohë e tij.Shekulli i ri është i menduar pa parathaniet, ai synohet të jetë një finalitet, i cili do të arrihet nga parathania me të birtë e shekullit të ri. Poshtë estetikës së parathanies parathania është një ide.

Kur themi shekulli i ri i Migjenit është parathania ose “parathaniet jashtë jetës”, përsëritim ciklin gjithmonë të papërfunduar të utopive.
Parathaniet janë ide të selitura me vegla shekullore. Parathania është ide estetike me fuqi të mjaftueshme për t’u vetëmbrojtur nga parathaniet dhe për të qënë e lirë për ta thënë vetëveten. Ajo ka prirje të brendshme për t’a prishur drejtëpeshimin e çastit, në çdo përballje, për një drejtëpeshim të ri, dhe ta zvogëlojë masën eparathanieve, në çdo prishje të drejtëpeshimit.

Gjithë teksti i Migjenit është mbledhur rreth parathanies. Parathania si bërthamë që ushqen me dritë errësirën është cilësia më thelbësore e këtij teksti.
Diçka, tashmë e krijuar, që është ngjizur jashtë ligjërimit të vjetër të parathanieve, e këqyr ndryshe ligjërimin e parathanieve dhe gjuha shprehet me një cilësi të re.
E, kështu ndodh përherë, gjuhë e periudhës – estetikë e re, ndërkallen te shtretrit e tyre me farë dhe shkrihen në një gjuhë, që ndien urinë për përsosje dhe për vdekje, por pa “psikikën – e re të estetikës”, gjuha do mbetej pa lindjet e ndritura pllenuese.

Kur mbaron përsosja fillon mbyllja e një qarku dhe pritet me ankth një i epërm tjetër që të hapë një qark të ri.
Gjuha e Migjenit e ka qarkun të hapur. Gjuha ka psikikë të amshuar, estetika ka psikikë të re.
Fjalën e Migjenit e mban në hullinë e amshimit psikika e tij e pashtypur, e cila është pjesa më rrënjore e gjuhës së tij artistike. Psikika, në çdo kohë, është gjuhë parake brenda njeriut. Ajo i ushqen me karakter të fortë fjalët. Këtej rrjedh se është edhe gjuhë brenda gjuhës.
Askush si Migjeni s’e ka ushqyer fjalën e vet me instinkt. Poshtë veshjes tingullore, dëgjohet si lëngon i zymtë dielli.

Migjeni është shkrimtar i psikikës së thellë dhe i kulturës së dhembjes. Dhembja e tij s’është fetare. Ajo buron prej thelbit të njeriut që është i mbushur me pamundësi, por në ekzistencë qenies i shtohet edhe trysnia e parathanieve. Nga trysnia e parathanieve krijohen shpresat, të lindet një njeri / i madh si madhni.
Dhembja që vjen nga teksti i Migjenit është e re, e paprovuar më parë dhe merr pjesë në nxitjen e qenies për jetë. Duke dalë nga turbullimi ajo është bërë notë e re e dhembjes në letrat shqip. Dhembja e tij s’është pesimiste. Në poret e saj ri edhe drita e parathanies. Kjo dhembje zbulon, nuk fashit, ajo përgatit njeriun eparathanies duke zbuluar parathaniet. Kësaj dhembje Migjeni i thotë Kanga e dhimbës krenare.
Edhe vdekjen e një gjuhe (të parathanieve) dhe këndelljen e një tjetre e solli parathania.

Migjeni e shkëputi fjalën nga e kaluara e parathanieve dhe e futi në çdo të sotme. Çdo e sotme duket sikur është e Migjenit, e lindur
prej tij. Si gjuhë, si mendësi dhe si shprehësi ajo është kohë e re e paprishur brenda instinktit të tij dhe mendimit të parthanies.
Parathaniet, që kur mbetën pa kohë të tyre, mbartin në vig vdekjen klinike të gjuhës së jetës së përditëshme. Tani ato janë kthyer në fjalëmbëla (eufemizma) që e kanë humbur kodin për të gjetur fjalët nëna nga kanë lindur. Energjia e tyre e mbetur punon për fshehjen.
Migjeni erdhi me parathanien, e cila solli krizën e ligjërimit të parathanieve dhe këndelljen e të menduarit nëpërmjet gjuhës së saj.
Ai të kaluarën e ka të fshehur dhe pa tekst të shprehur, por të pranishme nëpërmjet parathanieve si tekst i vjetër veprues.
Nga përballja e parathanies me parathaniet ka dalë teksti i Migjenit.
Është përballja më dramatike në letrat shqip. Edhe vetë kjo përballje është parathania e pashembëllt.
Parathania është ajo çka ka mbetur prej njeriut natyral, që kërkon të rindërtohet pa parathaniet. Pa parathaniet nënkupton kahun e një gjedhe shoqërore ndryshe, cilësisht më të lirë, ku thelbi i njeriut me ngrehinën shoqërore të jenë sa më pranë.
Parathania ka filluar të këndohet edhe si meshë përcjellje për parathaniet. Është mesha e kohës së sotme që këndohet për kohën paraardhëse. Kur e këndon arti, mesha ka notat e rekuiemit.

Po parathania ka kohë dhe kohë të saj? Po, i ka të dyja, se meqënëse ka kohë të saj ka edhe kohë.
Koha është fryma e subjektivitetit me të cilën mbushim synimet dhe pritshëmëritë për të na fuqizuar psikologjikisht idenë. Ajo e ka kohën e saj që gjallon nëshekullin e ri (migjenian) dhe, se ende s’ka dalë një kohë tjetër që ta lërë në “shenjtninë” e saj kohën parathania.
Të birtë e shekullit të ri dhe parathania janë nga e njëjta farë subjektiviteti dhe kanë një ide të përbashkët: të jenë njeriu i të sotmes, që kërkon t’a sjellë shoqërinë në shërbim të qenies. Rrethanat e kanë thirrur kohën parathania në log për të zëvëndësuar parathaniet.
Parathania është subjektivitet për të birtë e shekullit të ri.

Në këtë të sotme ka ardhur edhe e ardhmja si shestim i parathanies, si një e sotme ndryshe nga e sotmja, ndonëse për parathaniet parathania është utopi.
Duket sikur lufta është futur brenda fjalëve, se parathaniet janë fjalë ende në shërbim të kohës së shkuar, e cila i ka paisur me mjetet e saj shekullore. Jo rastësisht tani ato janë armë.

Nëpërmjet dritares së fjalës me psikikë të re fillon ndryshimi.
Migjeni është parathanie dhe vetë parathania për të birtë e shekullit të ri. Turbullimin artistik e nxorri nga e errta e parathanive me mendimin shestimor parathania.
Parathania është ndriçues i parathanieve. Pa atë nuk do t’i shquanim qartë parathaniet. Parathania bëri lidhjen e instinktit të pashtypur me përfytyrimin përshekullin e ri.
Ku është Migjeni? Në parathanie. Nga doli ky njeri i përveçëm? Nga instinkti i tij i pashtypur. Me ç’mënyrë u shpreh? Me turbullimin artistik. Atë e nxorri ngaparathaniet.
Nga një kënd shikimi tjetër, Migjeni është qytetar në çdo të sotme, se nxorri nga parzmi parathaniet, domethënë është mbinjeriu i parë në trojet tona.

Dy romane të panjohura të Faik Konicës zbulim i rrallë në Letrat koniciane

Faik Konica, lindi më 15 mars të vitit 1875 në Konicë dhe vdiq më 15 dhjetor të vitit 1942 në Uashington. Ky “njeri me kulturë të lartë” (Noli), “enciklopedi shëtitëse” (G. Apolineri), eseist i shkëlqyer, stilist i përkryer, themelues teorik dhe praktik i kritikës letrare shqiptare, veprimtar politik me orientim perëndimor, siç ishte kultura e popullit që i takonte, poliglot, solli një model të ri në mendësinë shqiptare.

Rrjedh nga një familje e vjetër feudale, dera e Zenelbejllinjëve të Konicës, kurse e ëma vinte nga dera e bejlerëve të Delvinës. Mësimet e para i mori në vendlindje, në gjuhën turke, arabe dhe greke. Mësoi në Shkodër në Kolegjin Saverian, Mbas dy vjetësh ai la Shkodrën dhe shkoi për të vijuar studimet në shkollën e Gallatasarait në Stamboll, të cilën e kreu më 1890-n, kur ishte 15 vjeç. Në këtë shkollë ai u njoh me djaloshin tiranas Murat bej Toptanin, me të cilin e lidhën bindjet atdhetare. Studimet e plota i kreu në Francë (ku edhe ndërroi fé, u pagëzua i krishterë) dhe ShBA.

Ishte bir i derës së famshme të bejlerëve të Konicës. Nga e ëma binte gjak me Ali Pashë Tepelenën edhe pse vetë kurrë nuk e ka pohuar. Fliste një frëngjishte të kulluar. Më vonë hyri në liceun perandorak francez të Stambollit për të kryer pastaj shkollën e mesme në Francë. Ndoqi studimet për filozofi në Dizhon dhe Paris. Ku u konvertua në besimin e krishterë katolik me emrin Faik Domenik Konica. Kjo ngjarje ndodhi në verën e vitit 1895, kur ai sapo kishte mbaruar studimet e larta në Dizhon (Dijon) të Francës për Gjuhësi Romane dhe Filozofi. Pagëzimin e Faik Konicës me emrin Domenik e dëshmojnë edhe disa letra të viteve 1895-‘97 dërguar shqiptarëve të Bukureshtit, ku ai ka firmosur me emrin e ri Faik Domenik Konica. Këto letra ruhen edhe sot në dosjen e tij në Arkivin Qendror të Shtetit shqiptar. Pas vitit 1895, ai nuk e mohoi kurrë faktin se ishte konvertuar në i krishterë, edhe pse emrin Domenik nuk e përdori gjatë në shkrimet e tij. Shtysat kryesore që e nxitën këtë djalosh, pinjoll të një familjeje të shquar myslimane, të pagëzohej si i krishterë, mendojmë se duhen kërkuar në formimin e tij kulturor e shkencor në shkolla katolike, si dhe në përkushtimin atdhetar, në tolerancën fetare dhe në intuitën e tij. Si 21 vjeçar nxori numrin e parë të revistës “Albania”, ndër revistat më të mira shqiptare, që u botua deri më 1909 në Bruksel e Londër, me ndihmën e Austro-Hungarisë, e cila nxiste lëvizjen kombëtare shqiptare për të penguar shtrirjen e sllavëve në Ballkan. Duket se Faiku e shihte zgjedhën osmane si një tjetërsim të karakterit europian të popullit shqiptar, prandaj ai mendonte se për të arritur çlirimin kombëtar duhej kryer së pari afrimi shpirtëror me Europën e krishterë. Me fjalë të tjera ai sugjeronte një evoluim të mendësisë fetare, shkëputje prej mendësisë myslimane përmes konvertimit në fenë e të parëve, në fenë e krishterë, në fenë e përbashkët të shqiptarëve me kontinentin mëmë të kohës së para pushtimit osman. Pra, sipas tij, shteti i pavarur shqiptar duhej të ishte i njëjtë për nga përkatësia fetare me shtetin e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Tërthorazi kuptohet se ai e lidhte procesin e çlirimit kombëtar nga zgjedha osmane edhe me një proces katarsi të pjesës myslimane të popullit tonë, e cila duhej të pendohej për braktisjen që i kishte bërë fesë së të parëve nën trysninë e rrethanave gjatë pushtuesit osman. Në rikrishterizimin e shqiptarëve myslimanë ky rilindës shihte një nga faktorët kryesorë për forcimin e unitetit kombëtar të kombit tonë. Ndasia fetare e popullit shqiptar në të krishterë e myslimanë, e krijuar gjatë pushtimit osman, sipas tij, nuk i shërbente unitetit, por përçarjes kombëtare, pra vonimit të proceseve çlirimtare. Këtë mendim e ka shprehur dhe atdhetari Mustafa Kruja disa dekada më vonë. Pas pagëzimit, Faiku i propozoi mikut të tij të ngushtë, Murat bej Toptanit, të pagëzohej edhe ai e të dy së bashku të nxisnin miq e shokë të tjerë për t’u pagëzuar dhe ata. Mirëpo Murati iu përgjigj se nuk mund ta bënte një hap të tillë, pasi vëllezërit Frashëri, te të cilët ai ishte dhëndër, do ta dëbonin nga shtëpia. Murati pra i dha të kuptonte Faikut se pagëzimi në të krishterë i shqiptarëve myslimanë që jetonin brenda Perandorisë Osmane, ishte një veprim që nuk mund të kryhej, prandaj ky nuk nguli më këmbë për këtë problem. Djaloshi tiranas pati të drejtë, atmosfera shoqërore dhe ajo fetare në trojet shqiptare të perandorisë nuk mund ta lejonte një kapërcim aq të madh në ndërgjegjen e shqiptarëve myslimanë, të cilët kishin disa breza ose shekuj që jetonin si myslimanë.[1] Më 1912 u diplomua për letërsi në universitetin e Harvardit të SHBA me medalje ari, ndërkohë që është cilësuar nga miqtë e tij si "biblioteka lëvizëse". Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me çmime për aftësitë e tij intelektuale jo të zakonta. Faik Konica qysh i ri e lidhi jetën me veprën e tij dhe me lëvizjen kombëtare shqiptare.


Pasi botoi broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris ai vendoset në Bruksel të (Belgjikës), ku nxjerr revistën "Albania", kjo revistë politiko-kulturore dhe letrare u bë organi më i rëndësishëm e më me autoritet i Rilindjes sonë. E botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe pjesërisht turke, si një enciklopedi e vërtetë, ajo propogandoi për vite me radhë 1897-1909 programin e lëvizjes kombëtare shqiptare, historinë dhe kulturën e popullit tonë. Faiku kishte marrë thu ndaj anëtarëve të Kongresit të Manastirit, sepse sipas tij me vonesë të madhe ia kishin dërguar një telegram për të marr pjesë në këtë kongres vendimtar për alfabetin e gjuhës shqipe. Ndërsa delegatët e Kongresit thonë se ia kanë dërguar dy telegrame për pjesëmarrje, pasi që Faiku në të parën nuk ju kishte përgjigjur. Në anën tjetër Faiku këmbëngulë se të parin telegram nuk e kishte pranuar, dhe mu për këtë shkak pason hidhërimi dhe revolta e tij ndaj tyre. Faiku në jetën e tij familjare ishte i pa fat apo ndoshta edhe vetë ashtu e kishte zgjedhur. Ca thonë se kishte qenë i martuar me një farë Sophie Annette Hygo me të cilin i kishte lindur një djalë me emrin Henrik. Edhe Apolineri të cilin e cekëm më lartë thotë se Faiku kishte qen i martuar, por të dhëna tjera për familjen e tij nuk ofron.

Më 1909 Konica, si u mbyll revista "Albania" në Londër, i ftuar nga atdhetarët shkon në SHBA ku drejton gazetën "Dielli" edhe më pas gazetën "Trumpeta e Krujës". Me themelimin e Federatës "Vatra", më 1912 ai zgjidhet sekretar i përgjithshëm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli[2], duke qenë udhëheqësit kryesor të lëvizjes kombëtare shqiptare në SHBA, do të shkojnë në Londër për mbrojtjen e çështjes kombëtare në Konferencën e Ambasadorëve. Në Sent Luis (1897) nxori të përkohshmen “Trumbeta e Krujës”, ndërkaq në Boston, së bashku me Nolin, themeloi Federatën Panshqiptare “Vatra”, që mbronte pavarësinë e shtetin shqiptar, të sapoformuar. U zgjodh sekretar dhe kryeredaktor i "Diellit", që u bë organ i saj. Në kongresin shqiptar të Triestes (1913), që u mblodh për të kundërshtuar copëtimin e Shqipërisë nga armiqtë e saj, Konica u zgjodh kryetar. Nuk e duronte dot Ismail Qemalin, kryetarin e përkohshëm të shtetit. Mbase edhe për inatin e tij, më 1913 e lë Vlorën dhe i bashkohet në Durrës forcave të Esat Toptanit, që ndonëse e urrente e ndihmoi të formonte qeverinë e ndarë shqiptare. Mbretin Zog herë e lavdëronte, herë e shante. Megjithatë, më shumë se sa ambasador i Zogut, ai ishte ambasador i vendit të tij; dhe Zogun e respektonte si kryetar shteti por personalisht nuk e vlerësonte. Polemizoi edhe me Fan Nolin, ku me raste e quajti edhe bolshevik dhe mbërriti deri aty derisa sa i kërkoi departamentit amerikan që të mos lejohej më hyrja e atij komunisti në ShBA, por nuk e humbi respektin për aftësitë e këtij të fundit. Noli do ta quante veten nxënës të tij. “Mësova se në shkrimet e Konicës ne e kishim atë që na duhej: letërsinë e mirë shqipe”, thotë Noli, i cili me këshillat e Konicës kishte përkthyer disa vepra nga Shekspiri, Ibseni, Edgar Alan Poe dhe Don Kishotin e Servantesit. Konica ishte mik me poetin e njohur francez, Gijom Apolinerin, që kritiku letrar Luan Starova, do ta quante një miqësi evropiane. Shkrimtari Zhyl lë Metrë do të thoshte për Konicën: “Ky i huaj që e shkruan kaq mirë gjuhën tonë”. Gjatë Luftës së Parë Botërore dhe më pas, ai zhvilloi veprimtari të dendur diplomatike në dobi të atdheut, në Austri, Zvicër, Itali e gjetkë. Ishte delegat i “Vatrës” në Konferencën e Ambasadorëve në Londër për krijimin e shtetit shqiptar. Në 1921 u kthye në SHBA, ku u zgjodh kryetar i Federatës "Vatra", po ndërkaq në vitet '20 u lidh dhe ndikoi në lëvizjen demokratike që zhvillohej në Shqipëri. Këtë do ta bënte nëpërmjet gazetës "Dielli" dhe "Shqiptari i Amerikës". Me dështimin e Revolucionit Demokratik, me ardhjen e Ahmet Zogut në fuqi, Konica u emërua ministër fuqiplotë i Shqipërisë në SHBA. Ministër i oborrit mbretëror në SHBA (përfaqësues i Shqipërisë), Konica ishte një pianist i shkëlqyer dhe një shkrimtar gjenial. Ai mbahet si krijuesi i prozës moderne shqipe. Çdo krijues i letërsisë shqiptare që vjen pas tij mund vetëm të quhet nxënës i tij.


Faiku vdiq në Uashington i vetmuar, pranë të cilit gjendej një mikesh e tij zonja G. A. Graham nga e cila na ofrohen çastet e fundit të jetës së Faik bej Konicës. Ja si i përshkruan z. Graham ato momente: “...Faik bej Konica u përmend përsëri diku nga ora nëntë e pesëdhjetë. Më kërkoi dhe foli pak. Humbi në kllapi dhe hera e fundit kur u përmend ishte më vonë. Kishte nevojë për një gotë ujë, por iu luta që të pres. Ai sikur u pajtua dhe e ktheu kokën. Kjo ishte njëherazi edhe hera e fundit që bisedova me z. Konica...”. Më 1914 ishte Konsull i përgjithshëm i Shqipërisë në Uashington.

Në vitin 1926 Ahmet Zogu e emëroi Konicën ministër fuqiplotë në SHBA, post që e ushtroi deri në vitin 1939, kur Italia e pushtoi Shqipërinë. Pas kësaj u shfuqizua nga Qeveria Amerikane ngaqë delegata e diplomacisë shqiptare ishte zhytur në borxhe. Prish raportet përfundimisht me Ahmet Zogun, që i ristabilizon më 1942 në verë për çështjen shqiptare nën okupacionin italian. Vdiq më 15 dhjetor 1942 në Uashington, nga një hemorragji cerebrale. Trupi i tij u përcoll për në banesën e fundit nën tingujt e kompozitorit të famshëm Vagnerit, që aq shumë e kish adhuruar.

“Ndërroj jetë me mejtimin se ju jeni njerëzit që më keni kuptuar më qartë në këtë dhe. Nuk do të më tretë dheu, nëse ti imzot Noli dhe ti Lamja im i vogël dhe gjithë ata që e quajnë veten shqiptarë nuk do ta çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë. Kam lënë menjanë edhe harxhimet e rrugës për trupin pa jetë dhe shumën për dy metra vend në Shqipëri”, thuhet në testamentin e Konicës.
Sistemi komunist për pesëdhjetë vjet e ndaloi kthimin e eshtrave të tij në tokën shqiptare. Noli dhe Lamja i vogël (Sejfulla Maleshova) nuk mund të bënin asgjë. Më 4 mars 1946 Noli i shkruante Lames që të ndikonte tek autoritetet shqiptare të plotësohej amaneti i Konicës. Pasi Malëshova nuk mundi të bënte gjë, ndërhyri vet tek autoritetet shqiptare dhe fatkeqësisht, për arsye politike, nuk gjeti mirëkuptim. Eshtrat e tij u kthyen në atdhe, në një ditë maji të vitit 1995 dhe u vendosën në Parkun e Tiranës, pranë varreve të vëllezërve Frashëri. Kështu u plotësua amaneti i Konicës, të anatemuarit, njeriut “që hodhi baltë mbi letërsinë shqiptare” , “shkrimtarit reaksionar”, sikurse u quajt paturpësisht, i cili u letua nga letrat shqipe për motive politike. Në këtë turp morën pjesë edhe shkrimtarët e kritikët letrarë, të cilët kurrë nuk do të kenë forcë, përmes kritereve estetike, ta zhvendosin nga maja e kulturës shqiptare. Atje është i përgjithmonshëm. I veçanti, tekanjozi – Faik Konica. Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publicist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike.

Tituj të veprave

Ç’është liria
Dr. Gjilpëra
Shqipëria si m'u duk
Përalla e tregtarit dhe e xhindit
Lopa dhe bajganmb

Mirenjohjet

Diploma e studimeve për letërsi dhe filozofi nga Universiteti Shtetëror i Dizhonit - France
Magjistratura e artit dhe e letërsisë më 1912 në Kembrixh-Masaçusets (SHBA).

Image result for faik konica


Faik Konica


As më shumë e as më pak: ja sot, të studiuara dhe përkthyera, pas 115 vjetësh dy romane të reja të Faik Konicës, të shkruara drejtpërdrejt në frëngjisht dhe të nënshkruara “Jean de Kroïa” apo në shqip “Gjoni i Krujës”, një tjetër pseudonim i tij i ri. Kur tashmë, artikullin e parë në moshën njëzetvjeçare (1895) ai e nënshkruante “Tepeleni” në gazetën qendrore të Parisit “La libre Parole”, kur librin “Sur l’Education – 1898” (Mbi Edukimin) e firmoste “Trhank Spirobeg” dhe kur në kryeveprën e tij “Essai sur les langues artificielles et naturelles – 1904” (Sprovë për gjuhët natyrale dhe artificiale) do të përdorte pseudonimin “Phyrrus Bardyli”.

Romanet, që duhet të jenë shkruar në vitin 1909, në bazë të një analize të fakteve, janë botuar në vitin 1911, në Paris, në një vëllim të vetëm, me titullin përmbledhës “Le mariage de Leila” (Martesa e Lejlës), shtypur nga një shtypshkronjë e vogël, gjë që shpjegon edhe tirazhin e saj tepër të kufizuar, aq sa edhe Biblioteka Kombëtare e Francës, nga më të pasurat në botë, nuk e disponon një libër të tillë me tematikë të mirëfilltë shqiptare!

Është e vërtetë se zbulimet koniciane këto kohët e fundit kanë qenë të konsiderueshme, dhe dëshmon për këtë edhe libri ynë i ri “Faik Konica – Përlindësi Modern” që shoqëron si binom botimin më vete të këtyre dy romaneve të Konicës, të konsideruara tashmë nga studiues seriozë si “perla të Letrave shqipe”.
Mbase do mund t’i bashkëngjiteshin këtij zbulimi nga “miniera Konica” shumë epitete: i habitshëm, sensacional, pasionant, mahnitës, etj. etj. por cilësori më i përshtatshëm – mendojmë – do të ishte thjesht: zbulim “kyç – historik”, me vlera të rralla në Letrat koniciane dhe në letërsinë shqipe. Ngaqë për herë të parë, vetë autori Faik Konica alias Gjoni i Krujës i përfshin këto dy libra në gjininë e romanit, ndryshe nga shkrimet e tjera letrare që i ka quajtur “novela” apo “përralla”.

Image result for faik konica

Ja që mrekullia ndodh, në martesë me rastësinë. Sidomos kur i qepesh diçkaje për vite të tëra! Sepse krejt studimi ynë hyrës prej 100 faqesh libri vërteton katërçipërisht, me analizë të hollësishme historike, letrare, epistolare e dokumentare, se këto dy romanet të reja të Konicës mbajnë shtampën e tij të padiskutueshme identitare. Sepse sot, me mundësitë e mëdha që dhuron vetë shkenca analitike, ekziston një “skaner dhe skanim” për të zbuluar fijet dhe indet më të padukshme të një vepre, qoftë letrare, qoftë tablo pikture, qoftë çdo vepër tjetër artistike, e porositur, tjetërsuar, përvetësuar, shitur a më në fund, thjesht vjedhur. Të gjitha këto përbëjnë në shfaqjen e tyre të çuditshme vetë kompleksitetin e një prej enigmave mbushulli à la Faikio pasqyruar në këto dy romane me nënshkrimin aq domethënës Gjoni i Krujës.

Gjoni i Krujës. Një pseudonim i ri i Konicës, rilindësit gjeni, të paparit e të paarritshmit personalitet poliedrik në krejt fushat e Mendimit modern shqiptar, të përparuar e properëndimor. Kur asnjë shqiptar i kohës së tij, dje e sot, nuk arriti e nuk arrin të shkruajë, si Konica – dhe drejtpërdrejt në gjuhë të huaja -, Vepra madhore me tematikë ndërkombëtare, duke iu përgjigjur flakë për flakë kërkesave të intelektualitetit europian! Kur asnjë shqiptar nuk zotëronte e nuk zotëron erudicionin e tij brilant cilësuar nga epokali Apollinaire si “Enciklopedi lëvizëse”, si “Gjigand Argus e Briare”, me njëqind palë sy dhe njëqind palë krahë! Kur zotëronte me themel 16 gjuhë të huaja, nga më të lashtat deri te më modernet, dhe kur përkthente e botonte te KryeVepra “Albania” nga të parët rilindës tekste historike, filozofike, sociologjike, folklorike, për të hedhur themelet e albanologjisë moderne dhe të shkencave shoqërore, sa në shqip, aq edhe në frëngjisht për lexuesin e huaj.

Pa një, pa dy, ai ishte dhe mbetet, ndër të tjera, gjuhëtar i rrafsheve europiane, mbi të gjitha gjuhëtar me gur themeli në shqipen amtare, të cilën e lëvroi në dy dialektet gege dhe toske, duke iu përkushtuar që herët themelimit të ABE-së dhe rregullave drejtshkrimore të shqipes, të cilën e kërkoi (dhe punoi fort!) të njësuar, standarde e letrare, si domosdoshmëri jetike kombëtare. Në një kohë kur shqiptarët e fundshekullit XX ende jetonin “Jetën e Kurmit” dhe nuk e kishin në shkallën e duhur, vetëdijen kombëtare, pale atë shtetërore! Në një kohë kur ai ngulmonte për kombin modern shqiptar, për stërvitjen e tij mendore e intelektuale, si i pari përlindës formuar e lulëzuar në Perëndim.
“Mjeshtër stili” – siç e cilëson simbolisti Remy de Gourmont, ndërkohë që gjuhën frënge “e njihte me themel, në krejt skutat e saj”, siç dëshmon shkrimtari Joseph le Maître, krahas orientalistit Léon Cahun, shkencëtarit Elisée Reclus dhe filologut Henri Bourgeois, pa folur për miqtë e tij të shumtë, si Apollinaire, Schneider, Pedersen, Legrand, Age Benedicte, Paul Nocquet, Alfred Bastien e deri te “Bodëleri amerikan” Benjamin de Casseres -, Faik Konica shkëlqen me këto dy romane të reja tek shpall që më 1909 modernitetin dhe europianizimin e mendimit shqiptar, tek injekton në shoqërinë europiane cilësitë më të larta morale, historike dhe bashkëkohore të shqiptarëve, tek i bën këta të ndihen sa qytetarë të Botës, aq edhe patriotë sipas shëmbëlltyrës së Sokratit e Gëtes. Ai ndrit dhe i ndrin plot aureolë atdhetare e kombëtare personazhet e veta të virtytshme, me patriotizëm të kulluar në mjedise sa shqiptare, aq edhe euro-atlantike, mes botës së biznesit, industrisë, artit e kulturës, me nderim e respekt të posaçëm për Institucionin e lartë të Punës dhe të Djersës së Ballit, sot nëpërkëmbur aq keq. Ai shkëlqen dhe e bën të shkëlqejë e ngadhënjejë virtytin shqiptar në shekuj, tek europianizon me gjuhë letrare e artistike, në parametrat e epërm të realizmit dhe simbolizmit, çështjen shqiptare shtruar për zgjidhje që pas Kongresit famëkeq e antishqiptar të Berlinit, në vazhdën letrare të Pashko Vasës me “Bardhën Temalit”.

Image result for faik konica

Por nuk është vetëm kjo. Shkrimi i tij, si shkrimtar profesionist i klasit të parë, shfaqet tek të dy romanet me gjuhë të qartë e të harmonishme, duke ndjekur parimin e ekonomizimit të fjalëve, plot thjeshtësi e natyrshmëri, gjuhë të dëlirë e të rrjedhshme, me baraspeshë letraro-artistike dhe plot befasi skenike. “Ngjarjet zhvillohen këtu, theksojmë në studimin tonë hyrës, me shpejtësi rrëmbyese, me dialogë elastikë e sintetikë, pa sforcime, pa përshkrime lumë. Vetë stili konician është ai lumë i vrullshëm alpin, që dhuron një shkrim gati-gati automatik, duke sjellë në çdo çast të renë e gjërave, të pritur a të papritur, por gjithnjë brenda kuadrit të njohur, sa klasik dhe realist. Personazhet hyjnë një pas një nga derë e vogël e së panjohurës dhe mizanskenave për t’u shfaqur të plotë në shtjellë e sipër të ngjarjeve dhe në mjedise të natyrshme e të zakonta për autorin”. E të mos harrojmë se tek të dyja romanet, me personazhe realë e realistë, autori si gjithnjë, thur e pasqyron vetveten ndër personazhet kryesore (Vangjeli dhe Dominiku), për të injektuar në shoqërinë shqiptare të kohës (por edhe të sotme) – ashtu si Dr. Gjilpëra -, virtyt, mirësi, urtësi, kulturë, vullnet, dashuri, shumë dashuri njerëzore, pa urrejtje, mëri, smirë, ligësi, pisllëk shpirtëror anadollak. Vesi dhe virtyti klasik, shprehur nëpërmjet antipodit të së mirës dhe së keqes (ashtu si në përplasjen e tyre të parë primitive), përbëjnë thelbin dramatik të këtyre veprave me zhvillime ngjarjesh skenike, gati teatrore e futuriste, por me “fluturime” të befta në kohë e hapësirë, në itinerarin Korçë-Vjenë-Trieste-Venecie, nga njëra anë, dhe Korçë-Boston-Xhejmstoun-Vlorë, nga ana tjetër, për t’u nisur kështu nga “pista atdheu” e për të përfunduar po kështu në “pistën atdheu”.

Me të drejtë botuesi i librit, pasionanti i letërsisë dhe i shkrimit modern shqiptar Krenar Zejno bën një vëzhgim analitik për të dy romanet, ku pyetjet që parashtron janë edhe vetë përgjigje, ku pikëpyetjet shndërrohet në pikëçuditëse të një pohoreje të fuqishme, që nuk lë shteg për hamendësim e mohim, por mbart bukur paralele xhojsiane, borgesiane, fishtiane, apolineriane, à la Balzac, Dostoievski apo Frenhofer, për të mbërritur hovshëm te klasiko-moderni Servantes, një ndër pesë baballarët gjeni botërorë nga ku lindën gjenitë e tjerë. Dhe Zejno i “Zenitit” që pohon për Konicën tonë: “Bukuri! Mirëpo, ajo çka më bën çudi në këtë shfaqje klasikemoderne nuk është te fetishizimi i traditës dhe hyjnizimit të së bukurës dhe virtyteve humane, por vetë kjo qëndresë stoike për sublimen dhe thelbin pakohë të vlerave; me aq pathos, po të kemi parasysh se, ndërkohë, rrymat e ç’hyjnizimit dhe vendosja si palë ndërluftuese me traditën po e shpallnin tashmë një plasdarmë mbarë arenën bashkëkohore të artit. Për cilindo, atë fillim-shekulli do mund të thuhej se ndofta ishte ende pak si herët për këtë pretendim, por ama jo për Konicën”. – Jo, patjetër, dhe s’ka se si! – do shtonim edhe ne, kur Konica i qëndroi stoik sublimes shqiptare në letërsi, i mëshoi në krejt Veprën e tij, me atë pendë-pallë të rëndë kundër anadollakëve e mendjeve shterpë, por gjithnjë pro së bukurës shqiptare ardhur që nga thellësitë e shekujve. Sepse, a nuk shkroi me të drejtë Xavier Deniau se “Atdheu shqiptar u krijua nga poetët”? Në fakt, po aq sa është e vërtetë që e bukura krijon art e letërsi, po aq është e vërtetë se në historinë tonë moderne, pikërisht e bukura poetike krijoi shtet. “Çoniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu, / Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu”! Është poeti që flet në rolin e ideologut atdhetar me thirrjen lapidar.
Image result for faik konica
Nuk po i hyjmë analizës së romaneve. Thjesht e grishim lexuesin të meditojë para tyre si përpara një tabloje piktori a vepre skulptori. Nuk po i hyjmë rrethanave të zbulimit të këtyre romaneve, tek parapëlqyem t’i vulosnim që në ballinë me shtampën koniciane gjithë gjarpërinj. A nuk thoshte Konica se “Njeriu është më i lig se egërsirat, po kur vështronj shqiptarët e Stambollit (dhe krejt anadollakët), më vjen të thom që është më i lig se gjarpri dhe se miu”? Nuk po i hyjmë zbërthimit të rebuseve inteligjente të Konicës, as labirinteve që ai krijoi e ndoqi “për të nxjerrë e lëshuar nga dora” si gjënë më të rëndomtë këto dy romane mjeshtërore që ia besoi tjetër kujt, që i shiti te “prurësi më i parë” (princi Aladro Kastrioti) sipas formulës së dikurshme vendosur në kartëmonedha. Sepse një gjë duhet thënë me zërin plot: Konica i viteve 1895-1909, shkruante fort, por edhe botonte, shpërndante, shiste shumë (kujtoj këtu me respekt e nderim të lartë Ardian Klosin dhe librin e tij që mbarte në krahë librari më librari!), shiste gjithçka që shtypte vetë në shtypshkronjën e tij “Albania”, deri edhe te “Harta e tij e parë e Shqipërisë” dhe kartolinat me portretin e Skënderbeut. Ishte kjo një punë e tërë komplekse, patriotike e propaganduese me synime të larta e të shenjta atdhetarie, por edhe njëfarë mundësie minimaleske për të mbijetuar, në kushtet kur tërë pasurinë ai e bëri shtypshkronjë, “Shtypshkronjën Albania”, me art të përsosur tipografik dhe germa të rralla platini. Në këtë kuadër të gjerë rrethanor, bëjnë pjesë historikisht edhe këto dy romane të reja që ai i përgatiti në frëngjisht “për shitje”, ashtu sikurse do vepronte vite më pas edhe me veprën në anglisht “Shqipëria, kopshti shkëmbor i Europës Juglindore”, zbuluar nga atdhetari Qerim Panariti më 1957.

Le të shohim këtu, përmbledhtas, elementët tipikë konicianë (të cilët i kemi kaluar në “skaner” në studimin tonë) që vërtetojnë se këto dy romane janë të Faik Konicës:
Së pari, personazhet personifikojnë të afërm të rrethit familjar të Konicës (por edhe atë vetë), krahas një morie personazhesh skenikë që Konica i ka pasur miq apo i ka njohur nga afër. Te romani “Martesa e Lejlës” na shfaqen:

Lejla (personazhe kryesore), është mbesa e Faikut, vajza e Mehmet Konicës; Lejla trashëgoi simbolikisht emrin Laje, NënëMadhja Zeliha Delvina (Konica), pra nëna e Faikut dhe njeriu më i dashur i tërë familjes, që kishte mbaruar që vashë e re me bukuri lëkure të mermertë studimet në “Pensionatin e vajzave të Shën Mërisë së Sionit në Stamboll”, çelur që më 1856, dhe fliste një frëngjishte të përkryer e luante në piano (sipas të Madhit Sherif Delvina); Vangjeli (vetë Faiku) në moshë të shkuar, me cilësitë më të larta të shqiptarit të suksesshëm në rrafsh europian; Lezi Gjini, është Theohar Gjini, piktori shqiptar më i shquar në kohën e tij, që mishëron, ashtu sikurse e dashura e tij Lejla, cilësitë më të larta të shqiptarit, me talent të veçantë po në rrafsh europian; princi Aladro Kastrioti – pretendenti më i hershëm për fronin e Shqipërisë, strumbullari i manipulimit të dy romaneve, të cilin Konica e bën personazh pozitiv, pa kurrfarë qesëndisje, si një forcë e jashtme që ka synime të caktuara për të ardhmen e Shqipërisë së mëvetësuar, thjesht: për të “shaluar fronin e saj”. Fakt tepër domethënës: Aladro Kastrioti vdes nga infarctus ditën kur mori vesh se Komisioni shqiptar (ku bënte pjesë edhe Konica) dha pëlqimin dhe miratimin e kandidaturës së princit W. Wied për “Mbret të Shqipërisë”; Ernestina – është emri i kunatës së Faikut, gruaja e parë e Mehmet Konicës; Sulo beu – ka të ngjarë të jetë atdhetari Sulo Be’ Resuli; Mirashi, ka të ngjarë të jetë patrioti Vat Marashi nga Shkreli; togeri Fritz – këtë emër Konica ia kishte ngjitur një prej turtujve të tij që mbante në kafaz, dhe për të cilin bëhet fjalë veçmas në epistolarin e Konicës me Apolinerin (le të kujtojmë syzogjtë Konica-Apoliner dhe pulat e Konicës metamorfozuar në minj nga Apolineri sipas stilit kafkian).
Image result for faik konica

Te romani “Sotiri dhe Mitka” kemi si personazh kryesor Dominikun, emri i pagëzimit në fenë katolike të vetë Faik Konicës (rreth vitit 1894), personazh i pajisur me krejt cilësitë dhe virtytet e të riut shqiptar mbaruar studimet në Vjenë e Paris dhe që kthehet në atdhe (Vlorë) për të hapur fabrikën e parë të industrisë vajore si dallëndyshe e parë që paralajmëron pranverën industriale të Shqipërisë së ardhme europiane; Ekrem bej – janë të gjitha gjasat që ai të përfaqësojë të riun shqiptar Eqerem bej Vlorën, i cili, siç thuhet edhe në roman ndiqte studimet e larta në Vjenë; Sotiri dhe Mitka (në dualitet të dukshëm me Moskua dhe Toskua) – janë emra të zakontë shqiptarësh që mërguan nga të parët nga krahina e Korçës për në Amerikë, ku hapën klube e hotele, si dukuri më se e zakontë e shqiptarëve të kontinentit të ri; Gjergji, Guri, Trifona, Trimi – emra po ashtu tipikë shqiptarë nën penën e Konicës, si për t’i thënë lexuesit të huaj se edhe ne, si vend i lashtë europian, i kemi më se të zakontë emrat Georges, Pierre, Jean (Gjin e Gjon), etj., etj.

Por mbi të gjitha, romanet koniciane, në kuadrin e tyre sa realist, aq edhe dramatik, rrahin tema, subjekte dhe motive të parapëlqyera nga Faik Konica shkrimtar, si “dasma shqiptare”, “kostumi shqiptar”, “profesioni i berberit”, “gruaja dhe vasha shqiptare”, “muzika, koncertet, ballot dhe rinia e kulturuar” (kujtojmë Faik Konicën poliedrik edhe një “bon vivant” që di ç’është mbi të gjitha arti i të jetuarit”!), “gjuhët e huaja dhe pasuria kulturore”, “dueli” (Konica njihej si mjeshtër në skermë!), “pirja e duhanit”, etj. Shfaqen në romane jo vetëm personazhe shqiptare të rrafsheve europiane, por edhe mjedise të njohura përveçse nga Konica, që nga qarqet studentore të Sorbonës, Ecole Centrale dhe Quartier Latin (Paris), që nga liceu perandorak “Theresianum” në Vjenë, gjer te malësia e Vlorës, ku thëllëzat hanë “fara të veçanta” ushqyer me flladin e detit…
Në studimin tonë, vëmendje të veçantë i kemi kushtuar gjuhës, stilit, frazeologjisë koniciane, bukurisë të së shkruarit frëngjisht nga ana e tij, me penë të rrjedhshme, të këndshme, gjithë përsosmëri e saktësi gjuhësore, tek respekton në maksimum rregullat tepër të vështira të gramatikës frënge, mbushur me përjashtime. Po ashtu, ndërtohen në studim paralele letrare midis këtyre dy romaneve të reja dhe veprave letrare të mëparshme a të mëpasshme të Konicës, kryesisht paralele me veprën “Dr. Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurasit”.
Image result for faik konica
Më në fund, për vetë faktin që njëri prej këtyre romaneve – “Sotiri dhe Mitka” – është përvetësuar, përkthyer dhe botuar në spanjisht (gjithnjë në kopje tepër të kufizuara) nën emrin Juan Pedro Aladro, studimi dhe vetë romanet bëhen kësisoj edhe më interesantë, shtohet doza e intrigës dhe kureshtisë, kur prapa emrit Juan Pedro Aladro fshihet aventurieri “Aladro-Ladro” Kastrioti apo Markezi, e më pas Princi i rremë Kastrioti, apo “Skënderbeu i tretë” mashtrues në radhën kronologjike të pretenduesve që gjoja rridhnin nga gjaku fisnik i KryeHeroit shqiptar. Edhe pse shfaqet si personazh kryesor te “Martesa e Lejlës”, me të gjitha “mirësitë e princit babaxhan” që rrihte tepër larg në synime froni si “mbret i ardhshëm i Shqipërisë”, edhe pse personazh dytësor e në hije te “Sotiri e Mitka”, “Princ Kastrioti” na shfaqet në të vërtetë në romane, po edhe në fotot ilustrative që botojmë, si një biçim karikature e ambicies së vet të pathemeltë, si një lloj bufoni megaloman, gjoksfryrë me dekorata, me përkrenaren e Skënderbeut majë kaptine, viktimë e padijes, e injorancës dhe vogëlsisë shpirtërore, i vënë në lojë me mjeshtëri koniciane, tek “negativizohet” bukurisht nëpërmjet një lloj pozitivizmi naiv, infantil, haliçinues, thjeshtëzues, mes pretendimit absurd për të zënë fronin e Shqipërisë pa kurrfarë arsye e themeli, në mos duke përdorur forcën e parasë për të blerë e arritur gjithçka, deri edhe postin më të lartë, por duke i bërë dëm të konsid
erueshëm çështjes shqiptare që po bënte përpara me hapa të shpejtë drejt pavarësisë së vendit.

Image result for faik konica

Gjithë thelbi i lojnisë koniciane, i këtij xhonglimit intelektual që Konica i bën Aladro Kastriotit, qëndron pikërisht këtu, po të kemi parasysh po ashtu edhe paralelizmin e dredhisë apo lojnisë së Vangjelit-Konicë te “Martesa e Lejlës” me pretendentët për martesë të Lejlës, austriakët Fritz e Teodor. Gjë që në mënyrë epistolare do të ndodhte edhe më pas, më 1911-1912, kur Konica përçon në Amerikë vlerat e simbolizmit europian, lidhet me shkrimtarin amerikan Benjamin de Casseres dhe zhvillon me të lojninë tashmë të njohur të dyshes Konicë-De Casseres me vetë Apolinerin, duke i dubluar figurat reale, por edhe vetveten në mënyrë kubisto-letrare, plot të papritura dhe dritë-hije.
Siç vëmë në dukje në pasthënie, zbulimi i këtyre romaneve koniciane është bërë në kapërcyell të viteve 2011-2012, por disa arsye subjektive e pengesa administrative nuk na lejuan t’i nxjerrim më parë në dritë për t’ia bërë të njohura publikut artdashës konician. E megjithatë, asnjëherë nuk na mungoi mbështetja e vazhdueshme e miqve dhe kolegëve të shumtë, e sidomos përkrahja e pinjollëve të familjes Konica, Nedo dhe Sherif Delvina, që dinë të falin aq shumë dashuri e fisnikëri. Vetëm kur “Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra” – themeluar nga binomi Noli-Konica, që është dhe mbetet themeli i fuqishëm i diasporës shqiptare në Amerikë e kudo -, u vu në dijeni të zbulimit të këtyre romaneve, do të bëhej e mundur që viti 2016 të shpallej Viti Kulturor “Faik Konica”, për t’u kurorëzuar edhe me botimin e këtyre librave të Konicës që i dhurohen sot lexuesit shqiptar, si dhe me çeljen në gjirin e “Vatrës” në Nju Jork, gjatë muajit nëntor, të ekspozitës “Faik Konica – Përlindësi modern”, me vepra dokumentare e artistike për rilindësin e madh. I drejtojmë publikisht mirënjohjen tonë Vatrës famëmadhe që mori përsipër sponsorizimin e këtyre romaneve, në emër të dashurisë së fuqishme që ushqejnë mbarë shqiptarët e Amerikës për Nolin dhe Konicën. Nga ana tjetër, me keqardhje, shprehim përsëri indinjatën tonë, si qytetarë të thjeshtë dhe si anëtarë të diasporës për keqmbajtjen e varrit të tij, përlyer e dëmtuar rëndë dhe mbuluar nga degët e pemëve duke cenuar figurën e Rilindësit Faik Konica, që shkëlqen e do të shkëlqejë si ylli polar i kombit modern shqiptar, i Pari Përlindës që parashikoi Shqipërinë europiane, drejt Perëndimit të përparuar.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...