Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/26

E zbulon bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit: Ja skandali në celulat e UÇK-së dhe letra që vrau Zahirin

Zahir Pajaziti lindi më 1 nëntor të vitit 1962 në Turuqicë, Podujevë, Kosovë, ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë Vushtrri, Kosovë, ishte nje nder themeluesit e UÇK-s dhe Hero - dëshmor shqiptar i Luftës së Kosovës.


Image result for zahir pajaziti

Zahir Pajaziti u lind në një familje bujare në fshatin Turuqicë të Llapit më 1 nëntor të vitit 1962, ishte fëmiu i pestë i prindërve Qerim Pajaziti dhe Fatime(Rudari) Pajaziti.

Nga dyert e kësaj familje kanë dalë ushtarakë që në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore. Po ashtu edhe babai i Zahirit, Qerimi ishte pjesëmarrës aktiv në forcat progresive të asaj kohe.

Zahiri që në fëmijëri ishte rritur në frymën e babait të tij për dashurinë ndaj atdheut.

Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij, kurse të mesmen, shkollën e policisë, e regjistroi në vitin akademik 1976-‘77 në Vushtrri.

Nga shkolla u përjashtua me arsyetimin: sjellje të papranueshme ndaj organit të shkollës, arsyetim që përdorej zakonisht për persona që kishin pikëpamje tjera nga organi shkollor i asaj kohe.

Në vitin 1980, bashkë me dy bashkëpunëtorë të tij, Raif Sfishta dhe Nexhmi Dabinofci kalojnë ilegalisht kufirin e Shqipërisë dhe për këtë burgosen në Shkodër për 18 ditë.

Pas kthimit në vendlindje ai burgoset nga policia lokale e Orllanit dhe dënohet si i mitur me 15 ditë burg.

Pasi që kreu shkollën e mesme në Orllan, Zahiri në vitin 1981 fillon ndjekjen e mësimeve në Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës drejtimin e gjuhës angleze.

Po në këtë vit ai vijon shërbimin ushtarak për 12 muaj dhe në vitin 1985 e vazhdon atë edhe për tre muaj në Beograd.

Aktiviteti ushtarak

Në rrethanat e krijuara gjatë grevave të përgjithshme në Kosovë të mbajtura më 3 shator të vitit 1990, Zahiri dhe aktivistët tjerë fillojnë të punojnë për ngritjen e një rrjeti sigurimi në Kosovë. Si rezulltat i kësaj pune Zahiri dhe aktivistët e Orllanit krijojnë Shtabin e Njësisë Guerile në Orllan.

Në vitin 1991 pasi që në Kosovë fillojnë që punët e ilegalës të kordinoheshin me legalen Zahiri shkon në Shqipëri për qëllime ushtarake.

Me të kthyer në Kosovë në vitin 1992, grupi i tij zbulohet dhe Zahirit i duhet të kalojë në ilegalitet për disa muaj. Deri në 1992 ai kontribuoi në furnizimin me armatim të shtabeve të krijuara në rrethinën e Orllanit.

Gjatë vitit 1994, Zahiri filloi të angazhohet edhe në pjesë tjera të Kosovës për krijimin e UÇK-së. Kështu, ai është një nga themeluesit e Shtabit të Përgithshëm të UÇK-së dhe anëtar i tij nga fillimi, nga ku fillon të bëhet koordinimi i aktiviteteve politike dhe ushtarake në të cilat Zahiri luante një rol të madh si në zgjerimin e fushës së ndikimit, po ashtu edhe në furnizimin me armatim. Zahiri shquhet në këtë kohë si organizues dhe zbatues i shkëlqyeshëm i sulmeve guerile ndaj forcave serbe në Kosovë, po veçanërisht në rajonin e Llapit.

Image result for zahir pajaziti


Per te gjithe aktivitetin e tij ndihmen me te madhe ia ka dhene kusheriri i tij Fadil Pajaziti i cili ishte nje biznismen dhe pothuajse te gjithe financimin e ka pasur nga ai.

Vdekja

Në janar të vitit 1997 grupi i tij zbulohet nga sigurimi serb. Më 31 janar Zahir Pajaziti ishte duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë së bashku me bashkëluftëtarin dhe nipin e tij Hakif Zejnullahu dhe bashkëluftëtarin tjetër Edmond Hoxha nga Juniku, forcat serbe kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë me ta.

Urdhri Hero i Kosovës

Më 31 janar 2008, në 11-vjetorin e rënies, Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës Urdhrin Hero i Kosovës.


(Floripress:Flori Bruqi)




Image

Nga Hasan Zeneli 

Hasan Zeneli, bashkëluftëtar i Zahi Pajazitit, përmes një postimi në facebook ka shkruar për një skandal siç e quan ai ‘skandal’ tek celulat e UCK-së, ku ai ka prezantuar një letër, ku sipas tij ajo letër vrau Zahir Pajazitn dhe burgosi shumë të tjerë, shkruan "Bota sot".

“Opinionit te gjer ne Kosovë e Shqipëri. Këtu kemi te bëjmë me një skandal tek celulat e UCK-se, ku bilanci i tije del pak si i shtrenjtë. Deri me tani, këtë deklarate e kam shpërndarë neper shokët e ish gueriles por jo për opinionin. Kjo cope letre qe po e shihni këtu, vrau Zahirin vet te trete dhe burgosi 23 te tjerë. Nder ta,tre vdiqën nen torturë te armikut , e këta janë Januz Zeneli qe vdiq pas lëndimeve te renda ne burgun e Beogradit. Besnik Restelica po ashtu dhe Sabit Lahu nga fshati Rimanisht , u zhduk pa gjurme nga UDB-ja”, shkruan Zeneli.

Image

U sjellim postimin e plotë të tij pa ndërhyrjen tonë:

Opinionit te gjer ne kosov e shqiperi. Ketu kemi te bejme me nje skandal tek celulat e UCK-se, ku bilanci i tije del pak si i shtrenjet. Deri me tani, kete deklarate e kam shperndar neper shoket e ish gueriles por jo per opinionin.Kjo cope letre qe po e shihni ketu,vrau Zahirin vet te trete dhe burgosi 23 te tjer.Nder ta,tre viqen nen tortur te armikut , e keta jan Januz Zeneli qe vdiq pas lendimeve te renda ne burgun e beogradit.Besnik Restelica po ashtu dhe Sabit Lahu nga fshati rimanisht ,u nzhduk pa gjurme nga UDB-ja. Edhe ne te tjeret, nuk shpetuam leht.


Dikush doli invalid per gjithmone,dikush me kembe e duar te thyera,dikuah me koke te ndar per gjysme e dikush me sy te verbuar.Tash 19 vite , kete e kam bajtur ne vetvete edhe pse shpesh her me kan pyetur familja Pajaziti dhe familja zenullahu.Pas daljes time nga burgu i Nishit,pata shume vizitor...Nder ta, ishte edhe komandanti i ZOLl-t ,se bashku me Qerim Pajazitin ,Bajram Pajazitin,Nazmi Zuken dhe babain e heroit ton Ilir konushevcit. Gjat bisedes, Rrustem Mustafa me pyeti rreth qendrimit ne burg dhe shum ishte kurreshtar te kuptoje se si erdhi deri te ky SKANDAL.

Ju pergjigja me keto fjale; Mire qe jemi dale dhe per me tutje nuk po dua me ju Helmuar. Remi ,kuptoj se qfar deshta ti them. sigurisht se do ti tregoja, pse jo por, ne oden ku pritja njerz,kishte edhe disa njerz te tjer dhe nuk munja ta bisedoja tersine e ketije SKANDALI.Bajram Pajaziti, tha: Mir se ke dal o bashkluftetari i vellaut tim Zahirit. Tani ditet tjera dote kemi kohe me shum per te biseduar . E kuptova se ,Bajrami po dinte diqka rreth SKANDALIT .

Ashtu edhe Baci Sabit Zenullahu me tha: Shyqyr zotit qe na erdhe ketu ne mesin ton dhe sigurisht se ti Hasan din te na tregosh shumqka.Edhe nga bac Sabiti, ne mes rreshtave kuptova se po dijkan diqka rreth ketij Skandali te madh dhe shum tragjik per CELULAT.. Nazmi zuka tha: Koha i sheron plaget! Edhe nga Nazmiu , kuptova se po e njeh pak a do situaten..

Te gjith keta emra qe i permenda, e dijne se qka kan biseduar ne oden time .Nese nuk e dijne, lete kerkojne qe tua leshoj videokameren qe kishim per incizimin e vizites.Pra nese te gjith keta emra qe i permenda,kan harruar,un nuk kam harruar. E din edhe Bajram Pajaziti se qfar i pata thne diten e bajramit te madh ne familjen e tij , kur isha ne te pame per vdekjen e bashkluftetarit tim Zahirit. Nuk eshte gje mshehtesi . Po e deklaroj . Bajram Pajazitit i thash keto fjal: Bajram,ti Zahirin e ke vella, un e kom bashkluftetar.Mua nuk po me shkon per situate qe te flas PARE neper opinion por ti shkel pare.Nje gjysem milioni franga nzvicerrane i ke te un te gatshme .Qite fjalen (Kush e gjen spiunin ) qe vrau djemt ne prit , let vjen ti merr te ti Bajram Pajaziti.

Keshtu i tha edhe Januz Zeneli tani deshmori i kombit.Me keto fjale tani po e perfundoj kete rrefim te pakenshem per opinionin por ky eshte nje rrealitet i kohes.E ndjeva shum obligim qe nga vetja ta heqi kete stres dhe kete mundim te kamotshem dhe kjo qe un rrefeva dhe faktova, eshte vetem nje pjes e vogel faktesh dhe kujtimesh te hidhura te kohes. Un tani po vdes edhe pak dhe nuk dua te i mbetem borgj as kujte,sidomos bashkluftetarit tim Zahir Pajazitit.Ketu tani, kan te drejten e mbrojtjes te gjith ata qe ishin akteret e kesaj ngjarje shum te rende HISTORIKE.. ...



dt:25.10.2016,Prishtine.


Avni Ajeti: Zahir Pajaziti i zgjenjyer me “Shtabin e UCK se ne Diasaporë”

Avni Ajeti: Zahir Pajaziti i zgjenjyer me “Shtabin e UCK se ne Diasaporë”


Zahir Pajaziti Komandanti dhe arkitekti i UÇK-së! Unë e kuptova kush ishte Zahiri kur isha vetem 17 vjeqar. Sot çuditem se si edhe pas 15 viteve të lirisë ende nuk është mbajtur një tryezë e rrumbullakët shkencore e të flitet për luftën dhe strategjinë e tij?!…

Me komandantin dhe strategun Zahir Pajaziti jemi njohur në vitin 1994 përmes vllait tim Nazmi Ajeti. Nazmiu më kishte thënë në telefon se nëse dëshiron me ardhë në Tiranë, para se të nisesh shko në Orllan dhe takoje nje person me emrin Zahir Pajaziti. E takova Zahirin dhe po atë dite të dytë së bashku kemi udhëtuar për në Tiranë. Pas dy ditësh qëndrimi vjen ne Tiranë vëllau im Nazmi Ajeti. Aty së bashku me Zahirin dhe vëllaun tim kemi qëndruar rreth katër muaj.

Gjatë kësaj kohe Zahiri ka pasur takime vetem me Nazmi Ajetin (kordinatorin) i cili ky i findit i kishte propozuar që të fillojmë me aksionet më masovike kundër forcave serbe. Qëllimi i Zahirit dhe shkuarja në Tiranë ishte të kërkojë ndihmë në logjistikë dhe mjete materiale. Pas katër muajve qëndrimi në Tiranë jemi kthyer në Kosovë dhe që nga ajo kohë kemi qenë të pandashëm. Në ndërkohë vëllau im Nazmi Ajeti kishte fluturuar për në Zvicer ku edhe kishte lidhur kontakt me Ismet Abdullahun. Pas takimit në mes Nazmi Ajetit dhe Ismet Abdullahut, Ismeti kishte organizuar kontakte me Ali Ahmetin edhe Xhavit Halitin. Komandanti dhe arkitekti i UÇK-s Zahir Pajaziti (para se ta njiha une) kishte kryer një numër të madh të aksioneve guerile dhe jo rastësisht quhet si atentaori më i madh Shqiptar i të gjitha kohrave. Vlenë të theksohet sulmi që e kishte bërë ndaj një polici serb i cili e terrorzonte popullatën. Aksioni ishte kryer në vitin 1993 nga vetë komandnti dhe arkitekti i UÇK-s Zahir Pajaziti. Pasi që ishte i vetëm ne aksion, mund ta quajm si sukses jo i plotë sepse për fat të keq kishte shpëtuar ai polic. Organizoi shumë takime me qëllim për të zgjëruar rrjetin e tërë territorine Kosovës dhe u shtrua nevoja për bashkëpunim. Antëtaret e shtabit Qëndror te UÇK-s ishin: Zahit Pajaziti, Rexhep Selimi, Nait Hasani, Sokol Bashota, Luan Haradinaj, Lahi Ibrahimaj. Mund të ishin edhe dikush tjetër por që mua nuk po më kujtohen.. Të gjitha mbledhjet dhe takimet koordinoheshin në Prishtinë dhe i vetmi shtab Qëndror i cili vepronte në nivel të Kosovës ishte ai me qendër në Prishtinë. Aty janë ndarë detyrat dhe përgjegjësitë e secilit. Zahiri me punën dhe seriozitetin e tij ka fituar besimin tek të tjerër dhe me kënaqësi e pranuan si komandant. Vendimet për sulmet kundër stacioneve të policisë dhe njesive ushtarake serbe janë marrë nga shtabi qëndror.

Takimi i Zahir Pajazitit me Azem Sylen pak kohë para rënjes së tij kishte zgjatur vetëm afër 3 minuta. Azem Syla iu kishte prezentuar Zahirit si Komandant?!… Zahiri ishte zhgënjyer aq shumë saqë pas kthimit të tij në Kosovë, si në humor na u drejtua, a mund të çlirohet Kosova me luftëtarë që jetojnë 1500 km larg krismës së pushkës së UÇK-së?!… . Nga ata ka kërkuar vetëm mbështetje financiare. Vetëm 7 kallasha, 5 revole, nje pushkë 48. Avni Ajeti si në humor thotë se, të gjitha këto ndihma kanë kushtuar afër 10. 000 euro dhe nëse janë të interesuar për ato para po jua kthej ish LPK –së!!! Pra ndihma ishte simbolike për dallim me kerkesat që ishin ne atë kohë në terren.

Unë e kuptova kush ishte Zahiri kur isha vetem 17 vjeqar. Sot çuditem se si edhe pas 15 viteve të lirisë ende nuk është mbajtur një tryezë e rrumbullakët shkencore e të flitet për luftën dhe strategjinë e tij?!… Ose të merret akademia e shkencave të Kosovës për këtë figurë emblematike që është e pandashëme me UÇK-në dhe ta studioin filiozofinë e luftës guerile të Zahirit. Përgjegjësia kryesore bie mbi instutucjonet e Kosovës e në veqanti tek krahu i luftës .

Personalisht cmoj shumë punën e çdo veprimtari si brenda poashtu edhe jashtë vendit pa dallim ideologjie partiake. Jam mëse i bindur se, çdo shqiptar që ka dhënë kontriburt për vend të vetin, e ka për obligim moral dhe kombëtar. Sa e turpshme që shumë të tjerë dëshirojnë të bëjnë karrierë në emër të vlerave të luftës dhe te UCK-së. Gjatë një takimi që kishin Nazmi Ajeti, Ismet Abdullauhu, Ali Ahmet, dhe Xhavit Haliti u akorduan që të krijojnë një fond nga bashkatdhetarët që ta ndimonin Zahirin me logjistikë. Dhe mu këtu filluan të lindin disa probleme, filluan t´i kushtëzojnë operacinet guerile dhe vendosjen e njrëzve të tyre në teren.

Për mua Zahir Pajaziti është guerilasi me te shquar ne Ballkan. I qendroi stoik idealit te lirisë deri ne momentet e fundit te jetes se tij. Me nje moral te pathyeshum dhe pjekuri te papershkruar mbante dashurinë dhe dhembjen ndaj atedheut dhe shokve qe do ti udhehiqte ne aksion. Veshtrimin qe pas cdo aksioni shendrrohej në buzëqeshje të lehtë. Pra, le të jetë në ndergjegjeje te atyre që e kanë për obligim të shkruajn historinë që figuren e Zahir Pajazitit mos ta anashkalojne sepse gabojnë rendë. Ne ndaj Zahir Pajazitit ndiejmë përgjegjësi morale dhe kombëtare që me rrefimet tona ta përshkruajmë dhe zbardhim një epokë. Epokë që përfeshinë idetë e para, krijimin dhe veprimin e një force të armatosur, UÇK-në me Komandantin e vërtetë te saj. Atë që e krijoi embrionin e parë të një ushtrie, guximin dhe strategjinë te cilën na e la amanet neve që do të vazhdonim në të gjitha fazat e saj si në atë guerile dhe frontale.

Mendoj se do të kaloj kohë e gjatë derisa e vërteta do të thuhet, mirpo çka ka rëndësi të veqantë është se tash po vije fundi i një enigme të pasqaruar deri më sot. Kemi protogonistë të cilët ma fakte dhe me dëshmi na sjellin tek ajo që me gjithë gojën mund të themi se Zahir Pajaziti ishte Komandanti i parë i Shtabit Qendror të UÇK-së i cili ishte i vetmi shtab vendimarrës brenda Kosovës. Nuk përjashtohet mundësia që jashtë Kosove kishte shtabe po ato nuk kishin ndikim apo urdhërdhënje brenda Kosovës. Kemi edhe ata pjesën e atyre që thonë se nuk kishim Komandant por ishim të barabartë në vendimmarrje disi është e pa argumentuar edhe si duket më shumë është një mbulim i një pluhuri të lehtë që kjo periudhë në Historinë të mbetet e tillë ndoshta edhe mund të jetë ashtu siq kanë thanë ata por hulumtimi i bërë për shumë kohë sjellë fakte të mjaftueshme që Zahiri ishte Komandanti.

Ne asnjë mënyrë nuk duam që të ngatërrojmë Komandantin Legjendar Adem Jasharin që është i papërsëritshëm dhe është shembulli më tipik i dashurisë për të dhënë jo vetëm vetëm jetën e vet po shkrirjen e gjithë familjes vetëm që liria të vije. Sublimja e Komandantit Legjendar mbetet në piedestalin më të lartë, por çka ka rëndësi për tu theksuar se, kjo pjesa e dytë që nga Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Azem Syla, Kadri Veseli e shumë të tjerë nuk e njohin si Komandant asnjërin nga ata, fjala është për udhëheqës, pra ata i njohin por vetëm si ish komandant të zonave të tyre, por deri në rënien e Ademit mund të themi se kishim vetëm dy Komandat, Zahir Pajziti edhe Adem Jashari. Pra Zahir Pajaziti kishte bërë shtrirjen në grupeve guerile në tërë territorin e Kosovës, kjo vërtetohet me atentatin e kryer kundër ish rektorit të dhunshëm, sepse ishte bërë me urdhërin e tij. Pra të bësh atentat në mes Prishtinës në rektorin këtë urdhër mund ta jipte vetëm Komandanti.

Nga Flori Bruqi : Ramadan Mehmeti :Ta jetoj fundin tim në mënyrë solemne.





Ramadan Mehmeti lindi më 20 shtator 1948 në Livoç të Poshtëm të Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Prishtinë, ku edhe studioi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Me shkrime letrare merret që nga bankat e shkollës fillore. Është bashkëpunëtor i të gjitha gazetave dhe revistave në gjuhën shqipe. Shkrimet e tij janë përkthyer edhe në gjuhët serbe dhe boshnjake dhe u nderua me shumë çmime letrare.

Eshtë editor i shtëpisë botuese ROZAFA të Prishtinës dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës






Ramadan Mehmeti, fitues i çmimit letrar “Beqir Musliu”


Fitues i çmimit letrar “Beqir Musliu”, që jepet nga Komuna e Gjilanit(15 qershor 2013), për arritje të veçanta në letërsi, sivjet është poeti Ramadan Mehmeti. Në emër të jurisë, arsyetimin e ka dhënë Nexhat Rexha. Ai ka thënë se Ramadan Mehmeti, autor i 26 vëllimeve poetike, është një krijues i suksesshëm në poezi, prozë dhe dramë.

Rexha e cilësoi laureatin e sivjetmë si njeri të urtë, të pa imponuar, ndonjëherë edhe të pa vërejtur sa duhet, por që karakterizohet nga zjarri i fjalës në krijimtarinë e tij.

Kurse Qemajl Mustafa, kryetar i Komunës, tha se ndarja e çmimit letrar “Beqir Musliu”, që jepet nga ai, është një traditë e mirë e respektimit të vlerave letrare dhe kulturore që po vazhdon në Gjilan, sipas procedurave që udhëhiqen bashkërisht nga Ars Clubi “Beqir Musliu” si dhe Drejtoria për Kulturë.

Ai u shpreh i sigurt se kjo përzgjedhje është bërë me kompetencë të plotë profesionale, morale e njerëzore nga juria, në përbërje Sabile Keçmezi Basha, Nexhat Rexha e Emin Azemi. “Kjo nuk do të thotë se edhe të tjerët nuk e kanë merituar këtë çmim, por vetëm njëri prej tyre mund të jetë fitues”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka thënë se si institucione dhe si vendlindje kemi obligime ndaj Beqir Musliut, i cili ka lënë një vëllim të madh dorëshkrimesh pas vete. “Kemi filluar me sistemimin e dorëshkrimeve të tij dhe do të vazhdojmë deri në fund, edhe pse pak kemi ngecur”, ka thënë ai.

Sabit Rrustemi nga Ars Clubi “Beqir Musliu” tha se pjesa e publicistikës dhe kritika teatrore e Beqir Musliu janë të gatshme për botim.

Fitues të deritashëm të çmimit letrar “Beqir Musliu” janë Ali Podrimja, Sabri Hamiti, Musa Ramadani, Visar Zhiti, Ibrahim Kadriu dhe Rexhep Qosja

Vepra të botuara

1. Jeta pa titull, poezi, botoi Rilindja, Prishtinë, 1977
2. Koncerti i heshtjes, poezi, botoi Rilindja, Prishtinë, 1987
3. Loja e ruletit, poezi, botoi Plejada, Prishtinë, 1994
4. Requiem për Mirko Gashin, poezi, botoi Rilindja, Prishtinë, 1997
5. Ti je e vogël, poezi për fëmijë, botoi ILIRIKU, Prishtinë, 1997
6. Ringjallja, SHSHK, Prishtinë, 1998
7. Fusha e korbave, tregime, Rilindja, Prishtinë, 2000
8. Te guri i atdheut, poezi për fëmijë, Prishtinë, 2000
9. Zemrat bëhen ura, vjersha për fëmijë, Shtëpia botuese Rozafa, Prishtinë, 2002
10. Brigje shpirti, poezi, Shtëpia botuese Rozafa, Prishtinë, 2004
11. Mëkate të zgjuara, poezi, Shtëpia botuese Rozafa, Prishtinë, 2004
12. Testamenti i gjyshit, poezi për fëmijë, Prishtinë, 2006
13. Loja e ruletit, botimi i dytë, poezi, Faik Konica, Prishtinë, 2006
14. Te guri i atdheut, botim i dytë, poezi për fëmijë, Prishtinë, 2006
15 Kur pikëllohen zogjtë, poezi për fëmijë, Rozafa, Prishtinë, 2007
16 Ura e Maskatarit, dramë, Rozafa, Prishtinë, 2007
17. Poshtërim i ndjenjës, dramë, OMBRA GVG, Tiranë, 2007
18. Bekimi i gjurmëve, libër i poezisë së përzgjedhur nga Anton N. Berisha, Shtëpia botuese Rozafa, Prishtinë, 2008
19. Tekstament letrar, mendimi kritik për krijimtarinë letrare të Ramadan Mehmetit përgatitur nga Prend Buzhala.

Etj.




Nga Ramadan Mehmeti


Brigje duam, ura plot (Dritëro Agollit)

Fryn një erë qetë e qetë,
Ujërat vejnë lehtë në det.
Ora s’pret e hapat nisen,
Kohë e re, lulet harlisen.
Vargu, - trëndafil i bardhë!
Këndshëm kundërmon, i gjallë!
Lidhen zogjtë gjinden shkojnë,
Mbi Devoll si në përrallë.
Fryj, o erë, e sill veç mirë,
Po vejmë shtigjeve t’reja sot.
Mendjet tona larg do t’shkojnë,
Me Agollin magji plot.


Urime datëlindja e 85-të i madhi Dritero Agolli!

PIKTURA, MOLLA E HALLËS
«Në kohën kur të vërshon gëzimi

Në vorbullën e tij është pikëllimi»


          Mirko Gashi: EPITAF

Derisa amaneti ka mbetur në degë varë

Mollës së Hallës gjethet i janë tharë 
          

 R.M.


RECITALI



Hyrja në Mbrëmjen letrare


«Ilan, Ilan

Na quanin aso kohe
në Gjilan»
                     M.Gashi

Kali i varreve ta kulloti gjelbërimin

Varri yt askund

Molla e Hallës loton për ty

Krejt filloi kur nuk ishe ti
Arbor Vitae të ndërroi me një lule
Kali i varreve e kulloti gjelbërimin
Ç’bëre ti pa varr në Selishtë
Karadaku i Gjilanit të sfidoi
Atëherë thanë «ilan, ilan
Na quanin aso kohe në Gjilan»
Kërkove edhe një lule mbi varrin tënd
Kali i varreve ta kulloti gjelbërimin
Ç’u bë me Mbrëmjen Letrare
Molla e Hallës loton për ty



Arbor vitae I

«Bredhi nëpër bukuritë që i zbulove ti»

                                    
Mbrëmja Letrare me Mirko Gashin
Filloi në muzgun e parë të ditës së parë
Që e kishte zënë ai në një fletë
Ku kishte shkruar vargun e fundit
Që Arbor Vitae e zëvendësoi me një lule
Sikur deshi t’i sfidonte vetë poetit
Për t’ia zvetënuar hijen Mollës së Hallës
Që e kërkonte te një varrezë e zbrazët
Për ta ringjallur prapë atë
Të hynte në Mbrëmjen Letrare në paramuzgun
Që e kishte hetuar kahmot në poezinë e tij
Aty erdhi vetë Ai Mirko Gashi dhe tha
«Bredhi nëpër bukuritë që i zbulove ti»
Nën hijen e Mollës së Hallës mbeti një lule
Në vend të Epitafit që (s) ta shkrova unë
Një minutë pa vdekur ai që kurrë nuk vdes

Ilan, ilan
«Mos e ngacmoni lumin»
Për ata që pas heshtjes vijnë rikëndova bukurinë

Testamenti mbeti te Molla e hallës në Rudinë

Pasardhësit për ta bartur edhe një peshë

Këtë Mbrëmje letrare e ke gurapeshë

Për ata që vonohen gjithmonë në jetë

Mos i zgjoni as në këtë të errtin vilajet

Ilan, ilan mëkot ishe ato vite në Gjilan

Trari i shtëpisë është kotur në gjumë
Ulkonja t’i lau këmbët në lumë
Të çau më në fund syzeza në trapazan

Përveç poezisë më asgjë s’arrin te Ti

Derisa Mesnata kafshon vetveten në ëndërri

Unë vetëm shtrëngoj dhëmbët në shenjë kërcënimi

Që nuk shpëtova dot as nga vetë pikëllimi

U zhyta thellë në tokë, fluturova në re

«Mos e ngacmoni lumin», më the, më the

Recitali i parë
«Kërkojmë fytyrat tona të humbura»
Ta kujtova fytyrën tënde antike

Në një varg tekanjoz që vinte si dehja

Ime kur të shikoja ty të dehur si unë

Recitali fillonte nëpërmjet reprizave
Të netve që i kishim sharruar në kupa
The, në esullimin të dehjes shenjtërore
«Kërkojmë fytyrat tona të humbura»
Unë fytyrën tënde e gjeta në dehjen time
Ku mbeti ajo imja që e shihje në kupë
Si diçka që nuk është as fytyrë as kupë
Por bota jonë e ndarë në dy hemisfera
Prej nga të nxirrja prapë unë të pastër
Si alkooli që e pinim së bashku në ahengje
Të Dionisit dhe përthurnim Boheminë tonë
Që s’i ngjante asnjërës që e njihnin të tjerët
Që s’ishin Na por të tjerë që s’i njihnim
«Kërkojmë fytyrat tona të humbura», the
Recitali e vazhdoi Mbrëmjen letrare
Kur ma vodhën Lumin

«S’ndodh kjo në teatër»
Atë ditë u zu reja

Më ra e zeza rrufeja
Kur ma morën lumin 
Ma kthyen gjumin
Jeta jetën e pështyn në sy
Lulja lulen e ka nën dry
Minjët nëpër biruca
Ëndërrojnë se janë hardhuca
Rradhiti në poezi
Të bjerë dhe një pikë shi
Buza në vaj
Mos më trishto haj
Shpirtin në terezi
E mat koha në Kohë
Të varfërit në moh
I matnin hijet me zhele
Për një grusht karamele
Bënin orgji
Se nuk kisha kravat
Flenim me harushat çdo natë
Me mjekër të bardhë të gjatë
Kur ma vodhën lumin
Ma morën edhe gjumin
Thanë, këtu nuk ke vatër
«S’ndodh kjo në teatër»

Gërdalla
«Prej meje deri te ti

 Tre oqeane në gjumë dimëror

 I shtrin loti»

Shkrova për Kalin e Trojës

Për Idriz Seferin bukën e gojës
 Për thneglat që fshihen
 Në pasqyrë të pusit pasqyrë
 Dielli lëshoi hijen
 Harrova të shikoj në fytyrë
 Në kafe «KOHA» mbuloi jetën
 Me poezinë të vërtetën
 Marrëzi, marrëzi, marrëzi
 Uluni drekoni poezi
 «Prej meje deri te ti
 Tre oqeane në gjumë dimëror
 I shtrin loti», unë jam dashnor
 I Bohemisë sime në gotë

 Gejzeri 


«Ja, e ke prekur lumin»

  Gejzeri të mrizon në dorë
 Mbi kokë të rri një kurorë
 Derisa stërgjyshërit gjumëpak
 Numëronin plagët në shuplakë
 Koha që ua la në shpinë varë
 Ti rrjedh pa pushim si ujëvarë
 Në vargun idhnak të Mirko Gashit
 Mollë e kuqe në brirë të dashit
 Të kërkojnë ty në Mbrëmjen letrare
 Të ëndërrojnë nja dy sylynjare
 Gejzeri vetë e zbuloi edhe unin
 Ti the: «Ja, e ke prekur lumin»
 RECITALI I DYTË

 Kali i varreve
«Pasha natën e varrit

 Sonte do të bjerë shi»
 Njëherë mahrama
 S’mbetet e mbrama
 Vazhdon vrapi
 Në mes Lumit hapi
 Shtylla e shtëpisë me gurë
 Kob i burrit bërë mur
 Në Mbrëmjen e Poezisë
 Zogjtë vriten në pikëllim
 Unë rrugëve të gjezdis
 Shpëtim kërkoj amshim
 Mos më kthe prapë në poezi
 The, e në këtë përdëllim
 «Pasha natën e varrit
 Sonte do të bjerë shi»
Në dhomën time u bë vërshimë

Recitali i dytë 


«Të gjitha dituritë për lulen
janë gjysmë të vdekura»

Lulja çeli në poezinë tënde sërish lule
Përderisa mbaroi recitali i parë
Poezia më solli te Molla e Hallës

Në Selishtë të Karadakut të Gjilanit

Sa kishte filluar Mbrëmja letrare
Ti erdhe dhe the se dehja kish marrë fund

Poezia i merr të gjitha fronet kur s’jemi

Aty ku jemi gjithmonë ku është poezia
Unë ta recitova edhe një varg të ri
Që e kishe harruar në vjershën e mbramë
Kur e shpëtuam nga dehja e shenjtë

Bohemia është art mbi artet, më the, art

Është të heshtësh kur të gjithë  belbëzojnë
Por, poezia është kur «Të gjitha dituritë
Për lulen janë gjysmë të vdekura», 
Ashtu siç unë jetova përgjysmë

Për të mbetur gjithmonë në Bohemi,

Garson, të lutem, edhe një, garson

Bota ime e vogël
«Arrna jemi arrna s’kemi

Dhembjet t’i arrnojmë»

Një botë e votël na ka mbetur në grushta

Të na i bartin eshtrat qentë e mesnatës
Apo të na shpiejnë skëterrës në ushta
Në dreq nëse bota s’e kupton gjuhën e uratës

Një botë e vogël na ka mbetur në grushta
Ti do vijsh përsëri te Molla lot i zi

Për ta zhvarrosur amanetin që mbeti varë
Të heshtin të gjitha ato që e kanë pasur
Thneglat duke zhvilluar një procesion të marrë

Ti do vijsh përsëri te Molla lot i Zi
«Arrna jemi arrna s’kemi 

Dhembjet t’i arrnojmë»

Bota ime e vogël, Bota ime e madhe

Jetën time me dhembje ma shikojnë
Më shpejt se vdekja na vjen një sorkadhe

Zhvarrimi 


 «Gjeli lajmëron të hënën e vërshimave»

 Derisa amaneti ka mbetur në degë varë
 Mollës së Hallës gjethet i janë tharë
 Gjithçka ndodhi pastaj pak nga pak
 Në varreza në Selishtë o në Karadak
 Nga Mbrëmja letrare u shfaq
 Varrimi që s’u pa, stuhia
 Na solli prapë këtu, sakaq 
 Të gjitha në dorë i mori poezia
 Për zhvarrimin e eshtrave të tu 
 Krushqit e përlotur pipëtijnë mes veti
 Për botën e madhe të fëmijëve që mbeti në hu
 Të ligjëron më së miri vetë poeti
 Athua u shterr gjithë ai ujë i madh
 Emër na dhanë gur t’vetëtimave
 Para se të ndodhë zhvarrimi në gërmadhë
 E pelenat e palara mbetën në bregdet
 «Gjeli lajmëron të hënën e vërshimave»

Nata në pikë
«Orfeu prej gjumit nuk u zgjua»
E nata qau atëbotë

Nga loti u ndez prushi
Me një gotë raki rrushi
E unë s’u zgjova dot

Në vatër buzmi i ri

Hap varre të reja
Në një katror të Zi
Mua më gandoi reja

Unë ç’t’i bëj gërdallës

Mbi varr barin tashmë e kulloti
Arbor Vitae kulloi loti
Në Selishtë te Molla e Hallës

Atëbotë deti u tërbua në det

Mollën e Hallës ta lashë amanet
Sikur çdo gjë prapë u harrua
«Orfeu prej gjumit nuk u zgjua»

 Mbrëmje letrare


 «Miku im Orfeu i bie lyrës»

 Pishën e fik me lot
 Për ty vetmia më han më kot
 Në mbretërinë time të natës së thellë
 Deti tërbohet shkumbëzohet në mellë
 Dehja më rrotullon nëpër të njëjtin hell
 Buzëmuzgjeve të rroshkura me një gotë raki
 Botën e zbus edhe për një qetësi
 Kështu përherë më trimëron vetë gota
 Para se të më rrufisi në një hurpë bota
 Jeta mundimçare më kafshon përditë
 Mua vetëm vargu arrin të më zhuritë
 Kur me mua jeton vetëm poezia
 Në çdo mbrëmje më trimëron vetmia
 Derisa «Miku im Orfeu i bie lyrës»
 Vetvetës i mbes në copë të pasqyrës
 Hesht, më thua Ti, mos fol fare
 Kjo është vetëm një Mbrëmje letrare
Vetmia
«Në fluturimin e tij të fundit zogu më fton»
 Rëndë është të jetosh me poezinë
Për çdo mbrëmje ta kafshosh vetminë
Tash mund të vajtoj deri në çmendi
Për Lumin me fytyrën e përlyer të shekullit
Njëzet e një nëpër dalldi
Çdo natë çoj nga një gotë
Për shëndet të tij, ç’u bë kjo botë
Derisa eshtrat e trupit tim
Po i grryen krimbi në trishtim
«Në fluturimin e tij
të fundit zogu më fton»
Të darkoj poezinë
Në sofër me vetminë
Ferrin tim parajson

RECITALI I TRETË
Prekja
«Edhe ndarja është si çdo vdekje»
Ikur ke shtatë konaqe në gjëmë

Pus në pus të pusit pasqyrë
Lëri kuajt e zes të lodrojnë në lëmë
Bota zgërdhin dhëmbët pas shpine
Ne askujt s’i kemi grrithur fytyrë
Në rrazhginë të një lëndine
Heshtjen ta falën zogjtë urti
Të gjitha i ktheve në poezi
Zogjtë të këndojnë prapë në mesditë
Ç’u bë, kush i fshiu biografitë
I more me vete kur shkove në Selishtë
Të mbeti një poetikë e unazë në gisht
Lulja u venit derisa e shikove në sy
Ajo dy herë u lulëzua vetëm për ty
 «Edhe ndarja është si çdo vdekje»
Si kjo butësi që dallohet në prekje

Festa e natës 


«Kërkojnë fytyrat tona të humbura»

Derisa cakrroj gotën me Ty
Dy lule sosen ndër petale
Ti sillesh në mënyrë brutale
Të tretën ta zbërthej në sy
Nuk flet nuk të dëgjon askush
Vargu ta mbush gojën prush
Ulurimë malësia e Karadakut
Me buzë mollën kafshon Mollë
Hijeshinë ta sfidojnë si bollë
Halla e qetë fle
Dy Gonxhe të bukurisë së gjakut
Ditën të kërkon të bukur krenar
Natën të kafshon dhe të hudhë në litar
Ti kërkon të përjetshmin pushim
Ti lësh vetëm këngët e hutuara
Që «Kërkojnë fytyrat tona të humbura»
Kërko për mua një biletë për amshim

Gjarpri
«Me Feniksin e fjetur në zemër

zbrite nga Mali i errtë»
Thneglat marrin udhë t’i ikin vjeshtës
Për ta gjetur të fjetur në vesë
Në ëndërr e tejkalojnë në legjione kreshtën
T’i fshihen gjarprit të shtëpisë në harresë

Si zog i zgjuar përsëri i dehur dremitem

Në këngën tënde ende më ushtojnë veshët
Në melodinë e qetësisë i tëri shafitem
U ndërrua kjo lojë derisa me mua u ndeshët

Ti flokëve të thinjura u vure emër

Gjakimin e këndimit Hyji vetë ta fali
A nuk më njohe në melodinë e parë
Kur na ngarkuan të dehur Trojën si një kali

Ritmin e hapave numëron nata e skëterrtë

Ikonat në dhomë buzëqeshin ngadalë heu
Derisa asgjë s’pipëtin veç hija jote orfeu
«Me Feniksin e fjetur në zemër zbrite nga Mali i errtë»

Recitali i tretë


«Fjala është mik e armik,
ruaju prej saj ta ha kokën»

Kali i varreve ta sosi gjelbërimin
Varri yt askund varri askund
Recituesit ta shoqëruan një kor
Ku ti dirigjoje heshtjen tënde memece
Dhe shaje krejt çka kishe e s’kishe
Pse të lanë aty ku nuk kishe varr
Hipi gërdallës sate si Ipokrenës
Dhe zbrit edhe njëherë këtu në Selishtë
Karadaku i Gjilanit të merr erë
Dhe të njeh ashtu siç e njohe ti atë
Hipur mbi gërdallën tënde të coftë
Për të satën herë thuaj i dehur esull
«Fjala është mik e armik,
Ruaju prej saj ta ha kokën»
Kali i varreve ta sosi gjelbërimin

Gjeli herak 


 «Ja,

Ajo që më është imja Golgota
Portreti im i dalë nga gota»
Tani mëkot e bëre grevën grevë
Në këtë natë pa hënë skëterrë
Se gjuhën s’ta kupton asnjëherë
Asnjë kalorës as e shenjta Evë
Diellin na e pagëzuan në fund
Udhëtar të humbur në thellësi
Dashurinë tënde prej këngëtari
Nuk ta kuptojnë urithët me mund
Në trupin e trarit të shtëpisë
Varë e ke buzëqeshjen gri
Për të njohur siç je i ri
Mbrëmjen kamertale të poezisë
Në faqen e hënës së këputur
Asgjë nuk pipëtin më
Veç qenve lazdranë e një flutur
Qetësinë e bëjnë asgjë
Filozofia e Lumit

«Ajo do të thotë të luash me fjalë»

Bëj ç’të duash me mjekrën time
Të bardhë të zezë si do ti
Vetëm qafën mos ma dridh në litar
Para se të më recitoni poezi

Çerdhen ngrite mbi plisin tim të Zi

Mos lejo që Zogjtë e Stimfalisë
Që me dhëmbët e marrëzisë
Mbi varrin tim të këndojnë përsëri

Era le të fryjë e përzier me shi

Në Mbrëmjen e nisur letrare
Derisa Mollës gjethet t’i dalin përsëri
Mos më zgjoni nga ky varr fare

Mbi botë ka mbetur prapë një valë

Dhe gjithnjë i njëjti lumë rrjedhë
Nëpër mua deri në amshim bredh
«Ajo do të thotë të luash me fjalë»

Arbor vitae, II


«Lironi Kalorësit e Apokalipsës»

Si nuk të njohën Zogjtë e Stimfalisë
Kur erdhe sërish këtu në këtë vend
T’i këndosh vargjet e fundit të poezisë
Që nuk e shkrove ende në Arbor Vitae
Pak pa ta zvetnuar hijen Molla e Hallës
Mbrëmja letrare mund të fillojë the
Kali i varreve ta kishte shkelur gjelbërimin
Askush nuk e hetoi se ti ishe aty
Dhe këndoje vetë uratën që s’ta kënduan
Pak pa rënë muzgu i parë i ditës së parë
Kur u zure pisk në Selishtë të Karadakut
Gjilani të mbeti në perëndim të vargut
Kur the: «Lironi Kalorësit e Apokalipsës»
Sa nuk ju zuri Muzgu i Mbrëmjes letrare
Përcjellja e Mbrëmjes letrare 
«Nga hiri im
do të fluturojë Feniksi»
Kali i varreve e sosi gjelbërimin
Derisa pëlciti nga mërzia
Ti të gjitha këto i pe Mirko Gashi
The Kjo është Mbrëmja ime letrare
Muzgu u sos në skaj të pikëllimit
Vetmia i bëri dy veta që të lotojë
Unë ta mbolla vetëm një lule në kujtesë
U kullot krejt gjelbërimi mbi varrin tënd
E varri yt askund ai varr varri
Vetëm lulja më mbeti në dorë
Dhe recitali i poezisë sate
«Nga hiri im do të fluturojë Feniksi»
Ti e lotove i fundit pjesën që mbeti
Ç’u bë me Mbrëmjen letrare
Me Mirko Gashin në Selishtë 
të Karadakut te Molla e Hallës
«Nga hiri im 
do të fluturojë Feniksi»
(Selishtë - Prishtinë, 1996)




































NGA R E C E N S I O N E T

Azem SHKRELI


Një homazh lirik gjithë pietet për mikun dhe poetin e ndjerë, një kërkim i mallëngjyer devoçëm udhës së pambaruar të vargut të tij bohemik, një motërzim i shlirë fryme e frymëzimi me vargërimin mirkogashian.
Duket sikur Ramadan Mehmeti ka gjetur njërën nga mënyrat e shkueshme dhe të hieshme për të shndërruar tërë një libër në ligjërim përkushtimor lirik kushtuar mikut të tij të penës, për të lëvizur më tej vazhdimësinë e një jete mjaft të përveçme prej njeriu e poeti siç ishte ajo e Mirko Gashit, duke ngelur gjithnjë mik i tij dhe poet i vetvetes.
Gjasimet motërzuese në këtë tufë përkujtimore lirikash nuk janë të rastësishme dhe nuk ndodhin me pahir, ato veçsa pikëzojnë shenja veçantish të njërit e të tjetrit poet duke e bërë të veçantë edhe këtë libër.
Qerim UJKANI

Libri më i ri i Ramadan Mehmetit me poezi «REQUIEM PËR MIRKO GASHIN» frymëzohet nga personaliteti i njeriut dhe krijuesit Mirko Gashi.

Me jetën dhe artin e tij të veçantë edhe për gjallje të tij ai imponoi si rrallë ndonjë poet tjetër kosovar i brezit të mesëm.

 Aforistika në vargje dhe bohemia në jetë, dy veçanti të vërejtura të këtij personaliteti të dalluar në letërsinë e re shqipe, kanë bërë që jo të gjithë bashkëkohësit e tij të drejtpërdrejtë ta kuptojnë dhe ta pranojnë njësoj.

Por, pikërisht këto dy veçanti përbëjnë autenticitetin e një jete dhe një vepre që nxisin meditime dhe këngë të reja.

Mbi një bazë të tillë inspirative është realizuar edhe libri «REQUIEM PËR MIRKO GASHIN» i Ramadan Mehmetit.

Megjithëse i ndarë në tri njësi ciklike, libri paraqet një unitet stilistik dhe fabulativ të harmonishëm, kështu që përjetohet si një tërësi poemike.

Heroi lirik është i pranishëm, jo vetëm si jeh frymëzimi, por edhe si fakt rezultativ i kërkimeve të tij krijuese me vargje që citohen e që shërbejnë si pikënisje këngëtimi të ri.

Është e njohur porosia e poetit Mirko Gashi, i cili thoshte që mbi varr të tij të mos mbahen fjalime, por të thuhen vargje. Me REQUIEMIN e tij Ramadan Mehmeti në mënyrën më mirënjohëse e ka çuar në vend porosinë e poetit.

Poezitë mjaft të realizuara të këtij vëllimi janë një ritual i përmbivarrshëm gjëllimi dhe amshimi për njeriun, poetin dhe bohemin që rilind në vargje dhe kujtime të paharruara.

SONTE

Sonte dua të jem i vetëm dhe unë. Ta jetoj së paku një natë në mënyrën time, të frymoj me shpirtin kozmologjik të gjysmëtrupit të gjallë. Më djegin sytë.

Nga një dritare e vogël shikoj varre, gurë e gurë e gurë... dëgjoj erën tek bart një drizë mes tyre, mbi asgjë.

Sonte dua të jem krejt vetëm.Ta jetoj fundin tim në mënyrë solemne.

Shikoj tutje nga dritarja varrin tim, mbi të cilin shkel kali i varreve, bajgos, kullot bar të verdhë.




QYTETI ME KOSTUM TË ZI


Qyteti ka veshur kostum të zi.

Qiellit shihet një korb. Fluturon në ëndërr të humbur. Fluturon në të kaluarën, ndërsa e kaluara buzëqesh në heshtje mortore.

Bie vals i zi... E atje, sheshit të vetmuar, hijes sime të humbur, përsëri vallëzon dashuria. Ti atëherë m’u afrove aty e më the: “Vetëm biografia duhet ruajtur të mos shpërbëhet!”

Ja, tashti ka filluar parakalimi.

Qyteti ka veshur kostum të zi. Mes për mes sheshit ecën kortezhi.




TINGUJT VAJTUES TË VIOLINËS

Sa herë pi kafenë e mëngjesit, shikohem në fundin e filxhanit, me udhët e kryqëzuara, të çuditshme, krejt mishmash... me relieve, brigje, lugina, me paralelizma, ku asgjë të bardhë nuk ka.

Iki dhembjes, shpresës së humbur, ëndrrës e heshtjes, iki... e asnjë dritë nuk shihet në fund të tunelit.
Eci dhe e paguaj atë që e kërkoj... me gjak e paguaj, me copa mushkërish, me rrudha të thella në ballë.

Eci dhe qaj fatin nën tingujt vajtues të violinës.

Eci, eci...

Qaj pa lot, ngaqë më lot nuk kam.

Faji pse nuk të arrij është te sytë e mi të lodhur.

Unë nuk e mohoj këtë.

Pleqtë e Serbisë – dhëndëruar të Shqipërisë



Hej, medet, medet, për fatin e shoqërisë – Pleqtë e Serbisë – dhëndëruar të Shqipërisë ! Haj, medet, medet, mos o Zot ma keq – Dhëndëruar t’ Shqipërisë – do serbianë pleq !





Demir Krasniqi



T’ gjitha këto martesa e kanë vlerën zero –
Vajzat n’ Shqipëri blihen 5500 euro !
Serbët e moshuar me ndihma paraje –
Martohen n’ Shqipëri me vajza fukaraje !

Bratisllav Tasiqi, ai burrë trim si zana –
E mori një nuse shqiptare nga Tirana !
Dhëndëri Bratisllavi , syrin porsi pishë –
Me nusen shqiptare u kurorëzua n’ kishë !

Këtë lloj kurorëzimi, nusja vet e deshi –
Rrobat e nusërisë, ajo n’ kishë i veshi !
Një burrë serb ka thanë se kjo nuk është çare –
Iu frikëson martesave me vajzat shqiptare !

Fëmijët që do t’ lindin nga nënat e Shqipërisë –
Nesër mund t’ ia bëjnë ndonjë tradhti Serbisë !
Nëse këto martesa do t’ ishin t’ sinqerta –
Atëherë gjithçka n’ rregull do t’ gëzonte jeta !

Por femrat që blihen – nuk e gëzojnë Serbinë,
Ato do të sillen për t’ i ruajt bagëtinë !
Ato për pak pare, do të blihen lirë –
Ato do t’ mashtrohen për një jetë ma t’ mirë !

Por ato shumë shpejtë kanë me u vërtetu –
Se në mal gjithë ditën do të bartin dru !
Do të bartin dru me traktor për shtëpinë ,
Ose gjatë gjithë ditës do t’i ruajnë bagëtinë !

Për martesa me serbë, çdo ditë lindin shpresa –
400 shqiptare janë gati për martesa !
Kush martesë n’ Serbi, me serbë qo po dashka –
N’ Beograd kujdeset organizata “Stara Eashka”!

Prapa martesave t’ shqiptareve, me serbë të Serbisë –
Qëndron ndonjë projekt i thurur prej Shqipërisë !
Shumë femra shqiptare janë përshtatë n’ mjedis –
Ato janë të kënaqura , punët i kanë ujdisë !

Shumë pleq t’ pa martuar që i ka Serbisë –
Kanë vendosë të marrin nuse nga Shqipëria !

Gjilan, më 14.10.2016.


*****

Sqarim :

Burimet e kësaj kënge janë marrë nga lajmi me titull :

 “Serbët po ,blejnë’ nuse në Shqipëri nga 5500 euro”, publikuar në portalin elektronik :”Iliria News Agency”, në Shkup, më datën 13.10.2016.


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...