Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/31

Nga Flori Bruqi : Lufta e Tretë Botërore


Image result for lufta e trete boterore


A do të jetë Lindja e Mesme mishëruese e asaj që “fuçia e barutit ballkanike” qe në vitet fill para 1914-s? Ndoshta të përmendet rreziku i një lufte të tretë botërore, siç ka bërë disa herë Papa Françesko, është një provokim. Por është e vështirë të mohohet se sistemi i Shteteve të Lindjes së Mesme ndodhet sot në një gjendje, së paku, po aq të rrezikshme sa ajo e Ballkanit në fillim të shekullit të shkuar e që është fatkeqësisht pranë shkatërrimit.

Siria, Iraku, Libia, Jemeni dhe Afganistani janë teatër luftërash civile (ose të autorizuara) që duken të pafundme. Terrorizmi kërcënon Egjiptin, Tunizinë, Libanin dhe vendet e Gjirit. I ashtuquajturi proces paqeje arabo–izraelit tashmë është një etiketë, së cilës nuk i beson aspak kërrkush, ndërsa kuadri politik i Palestinës dhe Izraelit është gjithnjë e më tepër rob i skajshmërisë ksenofobe.

Megjithë marrëveshjen e arritur nga 5+1 dhe nga Irani mbi dosjen bërthamore të Republikës islamike, tensioni në zonë ndërmjet mbretërive sunite dhe Izraelit nga një anë, e Teheranit nga tjetra, nuk ka shenja pakësimi. Përkundrazi ngarkohet gjithnjë e më tepër. Shtetet e Bashkuara që, mbi themelin e kësaj marrëveshjeje do të donin të rindërtonin udhëheqjen e tyre rajonale, duhet të vërejnë se si ajo përfaqëson në sytë e aleatëve të tyre “gurin e skandalit”.

Ndërkohë ISIS fuqizon praninë e tij në tokat e kalifatit, lëshon qortime për “felëshuesit” e Hamasit dhe Hezbollahut, krijon idhtarë në kampet e refugjatëve të Libanit dhe në rripin e Gazës, ashtu si në Somali, Libi, Tunizi, Egjipt, Nigeri, Afganistan, përveç Perëndimit. Por nëse një spikamë ka zotëruar faqet e gazetave verore dhe programet e qeverive europiane, ajo ka qenë dhe është “mësymja e refugjatëve” dhe jo ajo e shpërthimit të mundshëm të gjithë Lindjes së Mesme, me rrezikun e përzierjes së fuqive më të mëdha në plasjen e saj.
Image result for lufta e trete boterore
Po të ishim në një gjendje mirëkuptimi apo përputhje interesash ndërmjet mbifuqive planetare dhe kuadri makroekonomik të ishte i zbrazur nga shqetësimet e përhershme, kjo vëngërí mund të kuptohej edhe se nuk mund të falej. Por nuk është kështu. Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe Rusia janë majë më majë mbas bashkëngjitjes së Krimesë nga ana e Moskës dhe politikës së Putinit në Ukrainë: presidenti rus ka zbuluar jo vetëm tonet, por edhe praktikat e luftës së ftohtë me dhunimet e vazhdueshme të hapësirës ajrore britanike dhe të vendeve skandinave nga bombarduesit e tij strategjikë. Kina që nxjerr në pah një nacionalizëm gjithnjë e më muskulor në Lindjen e Largët, duket se po i afrohet ndeshjes ndërmjet dy elementëve të papajtueshëm: një rritjeje ekonomike të drejtuar nga zhvillimi i kërkesës së brendshme dhe ruajtjes së rolit zotërues të Partisë Komuniste (dhe të Ushtrisë Popullore të Çlirimit).
Image result for lufta e trete boterore
Evropa, nga ana e saj, është në vështirësi përballë të papriturave të rënda që peshojnë mbi të ardhmen e bashkimit të saj politik: nga euro në rritjen ekonomike, nga punësimi te politika me refugjatët, për të mos folur për politikën e mekur të jashtme e të sigurisë së përbashkët. Ndoshta diçka po ndryshon edhe se bëhet fjalë vetëm për deklarata synimesh: kryeministri anglez, David Cameron u tregua i gatshëm për sulme ajrore kundër forcave të ISIS-it në Siri, dhe presidenti francez, François Hollande po vlerëson nëse duhet të marrë pjesë në bombardimet. Por është pikërisht në Lindjen e Mesme që Evropa dhe Perëndimi bëjnë pak ose asgjë. Siç duket, në Washington, Londër, Paris dhe Berlin duhet të jenë të bindur se Al Bagdadi përbën një rrezik më të vogël sesa ai që përfaqësonte Ghedafi: sa arrogancë atëherë kundër Libisë, sa ndrojtje sot kundrejt Shtetit Islamik! Megjithëse kur u bombardua Ghedafi pa mëshirë, prej vitesh kishte pushuar së qeni një kërcënim për bashkësinë ndërkombëtare dhe një përkrahës i terrorizmit. Ndërsa nuk mund të thuhet e njëjta gjë për “kalifin e besimtarëve”, katalizator për islamizmin më të dhunshëm e më skajor. Megjithëse nuk përbëjnë pjesën më të madhe të forcave kryengritëse që luftojnë kundër regjimit kriminal të Assadit (që ka bombarduar Alepin e “tij” me më shumë egërsi sesa ajo me të cilën Hitleri rrafshoi Varshavën), milicianët e Kalifit janë maja e tyre e diamantit: jo rastësisht janë ata, kundër të cilëve regjimi ka përqendruar trupat e tij më të mirë dhe aleatët e tij më të çmuar, hezbollahët libanezë.
Image result for lufta e trete boterore
Pikërisht përzierja e tyre është duke vënë në një provë të fortë baraspeshën e brishtë të Libanit, të paralizuar nga më shumë se një vit për zgjedhjen e presidentit të ri (kristian maronit), të lodhur nga vala e më shumë se një milion e dyqind mijë refugjatësh nga Siria (në një popullsi pak më shumë se 4 milionë) dhe të sfiduar haptas nga një lëvizje ndërfetare e ndërklasore (You Stinck!) që, duke u nisur nga kriza e lindur me mbledhjen dhe bluarjen e plehrave, padit korrupsionin dhe pazotësinë e regjimit.

Mbi të gjitha, roli i luajtur nga hezbollahët në Siri rrezikon të tërheqë Izraelin në luftën civile siriane. Qeveria e Tel Avivit, mbasi ka pësuar dështimin e marrëveshjes mbi bërthamoren iraniane, sigurisht nuk i ka dorëzuar armët. Megjithë kritikat e shumta të rëna mbi kryet e Netanjahut për furinë me të cilën kërkoi të kushtëzojë në funksion kundër-Obama procesin politik amerikan (që simbas nja njëqind rabinëve amerikanë rrezikon të tërheqë mbi hebrenjtë e përtej Atlantikut akuzën e rëndë të pandershmërisë), kryeministri izraelit vazhdon ta interpretojë gjithë kuadrin rajonal në dritën e kërcënimit jetik të përfaqësuar nga një Iran teorikisht në gjendje të zhvillojë armën bërthamore (edhe se Izraeli është e vetmja fuqi bërthamore e Lindjes së Mesme, me më shumë bomba se Franca dhe Britania e Madhe).
Image result for lufta e trete boterore
Në këtë vështrim, të provokohet rënia e regjimit të Assadit dhe të nxirret jashtë luftimit Hezbollahu, aleatët e rëndësishëm të Iranit, është një objektiv që mund të ligjësojë “somalizimin” e Sirisë dhe infektimin e Libanit. Në një perspektivë të tillë, rreziqet e një shkallëzimi të tensionit ndërmjet Iranit dhe Izraelit, me një përzierje të mundshme të mbretërive sunite të Gjirit nuk janë anësore; do të ngrihej tensioni i marrëdhënieve me Moskën, që sidoqoftë mbetet një aleate e Sirisë dhe një bashkëbiseduese e interesuar e Iranit. Marrëveshja mbi bërthamoren iraniane (Joint comprehensive plan of action, Jcpoa) parashikon një periudhë të gjatë përcaktimi (deri në 15 vjet) dhe faza të ndryshme në sendërtim. Kjo iu jep kundërshtarëve të saj mundësinë e një strategjie të përpunuar kundërshtie.
Image result for lufta e trete boterore
Por është periudha që shkon nga lëshimi i “certifikatës së mirësjelljes” Iranit nga ana e Aiea (Agjencia ndërkombëtare për energjinë bërthamore) në janar 2016 dhe hyrjes së administratës së re amerikane, më 20 janar të vitit pasues, që përfaqëson “dritaren e mundësive”. Megjithëse marrëveshja është një sukses për firmuesit dhe një shenjë “e rrallë” bashkësie qëllimesh të 5 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, mbetet fakti që është arritur me kundërshtimin e egër të aleatëve kryesorë amerikanë në rajon: Izraeli dhe Arabia Saudite, dy nga tri fuqitë rajonale (e treta është pikërisht Irani). Në vështrimin rajonal, fuqia e saj destabilizuese është e dukshme, së paku në kohë të shkurtra e të mesme: vetëm zbatimi me sukses (ose më mirë vërtetimi i heqjes dorë nga ana iraniane e çfarëdo dëshire bërthamore me karakter ushtarak) mund të ndihmonte qëndrueshmërinë e rajonit. Por që të ndodhë e gjithë kjo duhen vite.

Siç shihet, janë të gjithë elementët që një krizë shumë e rëndë rajonale të mund të kthehet në një konflikt të përmasave më të gjëra e të papërcaktuara. Në mënyrë paradoksale, siç vërente edhe politologu amerikan, Jospeh Nye, është pikërisht baraspesha bërthamore, që ende zotëron sistemin ndërkombëtar në tërësinë e tij, që jep sigurinë më të mirë që një shkallëzim i mundshëm të ndalohet para se të arrijë të shkaktojë luftën e tretë botërore në pak më shumë se një shekull.

*Vittorio Emanuele Parsi është profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin katolik të Milanos. Nga 27 maji deri më 27 gusht ka kryer shërbimin si kapiten i një fregate të Rezervës së zgjedhur të Flotës Ushtarake pranë shtabit të përgjithshëm të Unifilit në Naquora (Liban), në misionin e OKB-së.
Image result for lufta e trete boterore



“MIRROR”: LUFTA E TRETË BOTËRORE MUND TË JETË 30 SEKONDA LARG


Koalicioni i sulmeve ajrore i udhëhequr nga SHBA-të ka njoftuar se brenda ditës kanë kryer 24 sulme kundër ISIS, përderisa Rusia pretendon se ka sulmuar 55 caqe të grupit ekstremist.

“Mund të jemi vetëm 30 sekonda larg fillimit të Luftës së Tretë Botërore, përderisa tensionet ndërkombëtare mbi Sirinë, e cila është fuqi baruti, kërcënojnë që ta ndezin luftën”, shkruan “Mirror”. Koalicioni i sulmeve ajrore i udhëhequr nga SHBA-të ka njoftuar se të shtunën ka kryer 24 sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik, ndërkaq Rusia pretendon se ka sulmuar 55 caqe të ISIS dhe presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se sulmet e Perëndimit nuk po japin rezultate.

Por rebelët në terren po pretendojnë se sulmet ajrore të Moskës, të kombinuara edhe me sulmet në terren nga forcat besnike të presidentit sirian Bashar al-Assad, gjithashtu kanë sulmuar edhe grupet rebele që nuk kanë lidhje me IS-in, përfshirë këtu edhe grupe të luftëtarëve, të cilët janë trajnuar nga Shtetet e Bashkuara.

 Përderisa hapësira ajrore mbi Sirinë është e mbingarkuar, komandantët ushtarakë kanë frikë se avionët ushtarakë, helikopterët, dronët dhe raketat mund të përplasen aksidentalisht dhe kjo gjë mund të ketë pasoja globale. Një ekspert ushtarak paralajmëron se, organizimi në një hapësirë të tillë komplekse nuk është i mundur.

Image result for lufta e trete boterore

“Duke pasur parasysh gjithë atë trafik ajror, ka shqetësime të vërteta se avionët mund të përplasen apo të goditen, gjë që mund të çojë në keqkuptime. Kjo do të thotë se për disa sekonda mund të eskalojë situata, e cila mund të çojë deri në fillimi i luftës”. Adrew Foxall, ekspert rus, thotë se një gabim në hapësirën ajrore siriane mund të çojë deri tek incidentet diplomatike me përmasa katastrofike.

Por, makthi më i madh është nëse lufta fillon nga koalicioni global anti-ISIS kundër mbështetjes që Putini po u bën forcave të Assadit dhe kjo gjë do të shtronte terrenin që konflikti të shpërthente në të gjitha anët. “Rusia ka qëllime të ndryshme nga koalicioni i NATO-s dhe i Perëndimit, të cilët po luftojnë për demokraci dhe ndryshim të regjimit në Siri.

Qëllimi i Kremlinit është që në Siri të vazhdojë regjimi prorus”, thotë Foxall. Por, një intervenim i Kinës do ta komplikonte më shumë situatën, për shkak të frikës se sulmet ajrore kundër ISIS mund të bëhen pretekst për të sulmuar grupet e rebelëve sirianë.



 Lufta e Tretë Botërore

world war

Forcat e Armatosura të Turqisë të martën kanë rrëzuar avionin rus afër kufirit turko-sirian dhe e ashpërsuan shumë konfliktin që po zgjerohet gjithnjë e më shpejt dhe gjithnjë e më paparashikueshëm, thuhet në një analizë më të gjerë të CNN.

Të kthehemi një hap pas dhe të shikojmë ç’e ka nxitur luftën në Siri: Vetëm disa ditë pas sulmeve në Paris, njëri nga sulmet më të mëdha terroriste në truallin evropian pas Luftës së Dytë Botërore – dhe derisa Brukseli, kryeqyteti jozyrtar i Bashkimit Evropian edhe më tej është paralizuar, një anëtar i NATO-s e ka rrëzuar avionin luftarak rus.

Po të kishte ndodhur kjo gjatë Luftës së Ftohtë, mund të kishte shpërthyer lufta bërthamore.

Për fat konflikti ka mbaruar. Në vend se të japë numrin e bërthamorëve, kryetari rus Vladimir Putin ka kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit, e edhe NATO po ashtu ka ftuar një mbledhje të veten urgjente.

Këta hapa nuk duhet interpretuar gabimisht si dëshmi qetësimi; Rusia e hidhëruar e ka quajtur Turqinë “ndihmëse e terroristëve”, e Putin ka tërhequr vërejtjen për “pasoja serioze”. Kjo është e fundit nga shumë ngjarjet që kanë nisur konfliktin më të komplikuar në botë, transmeton Koha.net.

Menjëherë pas masakrës në Paris, papa Françesku, ka deklaruar se sulmi terrorist është pjesë e Luftës së Tretë Botërore. Ndërsa ajo që merr formë të luftës botërore në këtë shekull është vetë lufta në Siri.

Konflikti sirian u bë fatal në vitin 2011, kur kryetari Assad thirrjeve për demokraci iu përgjigj me masakrim të demonstruesve dhe ai pastaj u shndërrua në spirale të dhunës globale. Ditë pas dite rritet numri i konflikteve që ndikojnë në shpërthimin e luftës në këtë pjesë të Levantit duke sjellë forcë të re të armatosur dhe më shumë rekrutë.

E gjitha filloi nga konfliktet e aktivistëve prodemokratë dhe të forcave të Assadit: Ai tërhoqi pas vetes të gjitha grupet e armatosura kundërshtare të opozitës. Ktheu të moderuarit kundër ekstremistëve dhe ekstremistët kundër ultraekstremistëve.
Image result for treci svetski rat
Tërbim ndërmjet shiitëve e sunitëve dhe ndërmjet arabëve e iranianëve, luftohet kundër milicive që përkrahin arabët në Gjirin Persik. Front al Nusra i Al Kaidës i konkurron Shtetit islamik, kurdët luftojnë kundër Shtetit Islamik dhe kundër Ushtrisë siriane, e Turqia lufton kundër kurdëve derisa me pavendosmëri lufton kundër Shtetit Islamik dhe instinktivisht e do largimin e Asadit.
Image result for treci svetski ratImage result for treci svetski rat
Ka edhe shumëçka që tërheq pasojat gjeopolitike. Aty janë Rusia e ShBA si dhe “koalicioni kundër ISIS”, e së shpejti edhe blloku i Francës për luftë kundër ISIS-it

Edhe pse edhe Rusia e edhe Turqia lavdërohen se po luftojnë kundër ISIS-it, armikut të botës, është fakt se edhe njëra e edhe tjetra kanë qëllime të veta, për ç’shkak rrëzimi i avionit rus të martën nuk do të hedhet si rastësi në teatrin e luftës.
Image result for treci svetski rat
Rusia është në Siri jo për të fituar ISIS –in,por për të shpëtuar regjimin e Assadit si aleat afatgjatë i Rusisë. Turqia ka dy qëllime: Dëshiron të thyejë krahun e kurdëve, të cilët synojnë pavarësinë dhe po ashtu të rrëzojë Assadin.

Dhe deri sa synimet e Turqisë dallojnë nga synimet e aleatëve të NATO –s, sidomos për shkak se Ankaraja kryesisht e ka injoruar ISIS –in, armikun e kurdëve, Aleanca e NATO-s pajtohet kur bëhet fjalë për antipatinë ndaj Assadit.

Image result for treci svetski rat

Në lojë është edhe roli më i madh gjeopolitik. Rusia punon që të shkatërrojë autoritetin amerikan në Lindjen e Afërt duke i dhënë nxitje planit të Putinit për provokim dhe sfidë Washingtonit.

Derisa Barack Obama përpiqet ta bindë Amerikën të jetë shumë e matur në mundjen dhe në degradimin e ISIS dhe që kjo luftë të japë rezultate, Putin ka dërguar forca të mëdha ushtarake në Siri dhe konfliktit i ka dhënë formë tjerë.
Image result for treci svetski rat
Assad ndoshta ka qenë buzë humbjes së pushtetit, por Putin, i cili lufton në anën e njëjtë sikur dhe Irani e Hezbollah, u përkujdes që kjo të mos ndodhë shpejt. Pas sulmeve të ISIS-it në Evropën Perëndimore, duket se gjasat janë edhe më të mëdha që Assadi të mbetet.

Ky është veçse fillimi. Të gjithë në këtë luftë kanë armiq e miq në anët kundërshtare.
Image result for treci svetski rat
Kështu duket lufta botërore: Aleatë të çuditshëm, plane ballafaquese, aleanca të krijuara me qëllime të caktuara.

Në “luftën e shenjtë të Sirisë” marrin pjesë shumë vende. Vjet ShBA krijuan koalicionin gjerë nga më shumë se 60 shtete. Nga Koreja Jugore tek Australia,qeveritë e këtyre vendeve në shkallë të ndryshme kanë marrë pjesë në luftë kundër Shtetit Islamik.
Image result for treci svetski rat
Gjatë kësaj kohe Shteti islamik ka zgjeruar rajonin operativ. Ka degë të reja dhe pasuesit e tij po sulmojnë në gjithë botën. Organizata me seli në Siri jo vetëm kontrollon territore në Siri e Irak, pasuesit e tij kanë ndikim të madh në Libi, siujdhesën egjiptiane Sinaj, në Nigeri dhe në pjesë të tjera të Afrikës.
Image result for treci svetski rat

Lista e grupeve që pohojnë se janë besnikë të Kalifatit të vetëshpallur përfshinë dhjetëra mijëra kilometra katrorë e të tillë ka edhe në Afganistan, Indonezi, Pakistan, Algjeri e Filipine, transmeton koha.net.
Image result for treci svetski rat
Një numër i madh njerëzish nga kombe të ndryshëm kanë vdekur në Siri e Irak. Ndërsa, propaganda terroriste e Shtetit Islamik ka publikuar vrasje të amerikanëve, britanikëve, egjiptianëve, japonezëve, koreanëve, kinezëve e të civilëve të kombeve të tjera.
Image result for treci svetski rat
Refugjatët nga Siria kanë arritur deri në Uruguaj, e me sulmet terroristëve të individëve të lidhur me luftëtarët sirianë, janë vrarë jo vetëm njerëz në Siri, Irak, Liban e Turqi, por edhe në Kanada, Francë, Australi, Nigeri, Danimarkë, etj. Të mos harrohet Egjipti, ku para dy javësh, u binden edhe ekspertë e edhe autoritetet e Moskës se aeroplani rus i udhëtarëve u rrëzua qëllimisht.
Image result for treci svetski rat
A tingëllon si luftë botërore ?

Kur themi “luftë botërore” rëndom mendojmë në dy konflikte të mëdha të shekullit 20-të.
Image result for treci svetski rat
Vërehet se kësaj radhe ShBA refuzojnë të përfshihen – kjo është dëshirë e publikut që të mbetet jashtë konfliktit dhe thotë: “Kjo nuk është lufta jonë”.
Image result for treci svetski rat
"Nuk është sigurt sa do të zgjasë kjo. Por ndoshta duhet kujtuar se këto luftëra kanë përfunduar vetëm kur ShBA nuk kanë mundur të shtiren se atë nuk e godet konflikt brutal i cili po tërbohet mijëra kilometra larg brigjeve amerikane”, thekson CNN.



Donald Trump: Planet për Sirinë mund të çojnë në Luftën e Tretë Botërore



Donald Trump e sulmoi sërish kundërshtaren e tij, Hillary Clinton, duke shënjestruar këtë herë vizionin e saj në politikën e jashtme. Planet e Clintonit për Sirinë – tha kandidati presidencial republikan, – mund të çojne në fillimin e Luftës së Tretë Botërore.

Bindja e tij është se Shtetet e Bashkuara duhet të fokusohen më shumë te mposhtja e ISIS-it, sesa te përpjekjet për ta bindur presidentin sirian Bashar al-Assad të lërë pushtetin.

“Ajo nuk ka asnjë plan të qartë për Sirinë. Me Clintonin presidente do ta gjeni veten në Luftën e Tretë Botërore. Ajo nuk di çfarë bën, siç ndodhi edhe me Libinë dhe me çdo gjë tjetër që ka marrë përsipër. Siria sot nuk është më Siri. Siria është Rusia dhe Irani i ri, që ndërtuam me njërën prej marrëveshjeve më të këqija që unë kam parë ndonjëherë”, tha Trump.

Ish-Sekretarja e Shtetit i mëshon idesë së krijimit të një zonë ndalimfluturimi mbi Siri, çfarë sipas disa zërave rrezikon të shkaktojë konflikt me avionët rusë.

Ndihmësit e Clintonit reaguan me akuzën se Trumpi po shfrytëzon frikën e amerikanëve.

Miliarderi nuk sulmoi vetëm demokratët, por iu kthye edhe vet anëtarëve të partisë së tij, që nuk ia mbështetën kandidaturën. Ai nuk la pa fshikulluar dhe Barack Obamën, për të cilin tha se duhet hetuar për skandalin e “e-mail”-it privat të Clintonit, e iu rikthye edhe lajtmovitit të manipulimit të zgjedhjeve, duke thënë se mashtrimet me votën janë një fenomen mjaft i zakontë.




Bota është shumë afër një Lufte të Tretë Botërore në 60 vitet e fundit, kanë paralajmëruar ekspertët. Rusia dhe Kina, dy shtete që në vitet e fundit kanë shpenzuar miliarda për ushtrinë, shumë shpejtë do të rivalizojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga aspekti i fuqisë dhe prestigjit ushtarak.


Këto shtete dëshirojnë të mbesin superfuqi botërore. Ato janë duke u përgatitur për luftë, raporton tabloidi britanik “The Sun”. Të tre shtetet përbëjnë kërcënim për njëra-tjetrën në disa probleme globale, duke krijuar një balancë delikate që mund të çojë në kolaps.

Një numër ekspertësh kanë identifikuar disa arsye të cilat mund të shpien deri te fillimi i Luftës së Tretë Botërore. Sulmi i NATO-s dhe Rusisë mbi Sirinë, agresioni i Vladimir Putinit ndaj Europës Lindore, dhe lëvizjet e Kinës në Detin Jugor janë disa prej arsyeve për fillimin e Luftës.

Ekspertët gjithashtu kanë shprehur shqetësim për mungesën e stabilitetit të Pakistanit në fuqinë bërthamore, derisa grupet ekstremiste dhe terroriste po rriten dita-ditës në këtë shtet
Parashikimi i studiuesit italian: Lufta e Tretë Botërore është afër, SHBA-të po bien


Sipas studiuesit Luigi Bonanante, ISIS nuk është një tregues i çrregullimit në rritje ndërkombëtar, duke pasur parasysh rënien e SHBA-ve, kriza financiare, shpërthimit të BE-së, rritjen e Kinës dhe Rusisë, që nuk heqin dorë për t’u bërë një fuqi rajonale.

Sipas tij, Lufta e Tretë Botërore është afër dhe kjo dëshmohet nga arsyet që dhamë më lart.


Të gjithë e shohin ISIS si armikun e madh të njerëzimit. Por me siguri nuk është rreziku më i madh.

Sot SHBA-të janë në një fazë rënieje, ndërsa Kina po ngrihet. Dhe Rusia nuk heq dorë nga të qenit një fuqi rajonale. Një situatë tejet e paqëndrueshme.

Sot Shtetet e Bashkuara janë gjithnjë e më pak në qendër. Obama ndoshta është interpretuesi i kësaj rënieje. Nuk arrin ta qeverisë botën.

Nuk kemi më një rend ndërkombëtar solid. Pak nga pak kemi hyrë në një fazë anarkie në rritje. Nuk ka më asnjë pikë fikse, ka vetëm një shpërbërje të vazhdueshme.

Një degjenerim që shumë studiues mendojnë se në vitet ‘30 të këtij shekulli do të jetë edhe lufta e tretë botërore.
issi-guerrras
Jo një luftë lokale, ose e lidhur me një interes të veçantë – shih Vietnam apo Irakun – por një luftë që rikthen ekuilibrin e pushtetit, si lufta franko-prusiane e vitit 1870 ose si lufta e parë apo e dytë botërore.

ISIS është një nga shumë treguesit e shkatërrimit të botës sonë.

*Bonanate ka zhvilluar “teorinë e luftës formuese” sipas së cilës rreth çdo 70 vjet një luftë i ripërcakton ekuilibrat. Ai është një profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare.


Image result for lufta e trete boterore
Republika e Kinës po përgatit diçka të madhe gjatë  fundvitit  të këtij viti ?


Buxhetet ushtarake të Rusisë, Kinës por edhe të Shteteve të Bashkuara janë duke u rritur në mënyrë drastike, derisa Kina ka forcuar pozitat e saj në detin e pjesës jugorë të Kinës.
Kur ekonomia globale u shemb në vitin 2008, financieri global George Soros, ka shkruar një libër në të cilin shpjegon se çfarë është dashur të ndërmerret nga ana e qeverisë dhe institucioneve bankare për të parandaluar krizën ekonomike globale.
Gjatë një artikulli të botuar së fundmi në “New York Revies of Books”, Soros jep paralajmërime serioze që na prek gjithë neve, transmeton lajmi.
Soros i cili kohë më parë kishte paralajmëruar se do të ketë rrahje dhe kolaps në gjithë Amerikën, tani thotë se koha po mbaron për SHBA-të dhe Kinën mbi çështjen e bashkëpunimit në sferën politike dhe financiare.

Image result for lufta e trete boterore

Ai beson se dështimi i bashkëpunimit pa dyshim se do të na qojë në probleme të mëdha gjatë dekadës së ardhshme, dhe madje edhe në luftën bërthamore.

“Qeveria e SHBA-ve nuk mund të fitojë shumë, por mund edhe të humb shumë me prishjen e marrëdhënieve me Kinën. Me fjalë të tjera, ata nuk mund të ndikojnë shumë në përparimin e Kinës, por edhe nëse ka ndikim, kjo do të ishte e rrezikshme për SHBA-të.
Image result for lufta e trete boterore
Presidenti Si Jinping ka marrë përgjegjësi personale për ekonominë dhe sigurinë kombëtare. Nëse reformat e tij nuk janë të suksesshme, ai do të mund të fillonte konflikte të jashtme në mënyrë që të ruajë pushtetin dhe unitetin e vendit. Kjo mund të çojë në faktin se Kina mund ti bashkohet Rusisë si financiarisht, politikisht dhe ushtarakisht. Në këtë rast, nëse konfliktet e jashtme do të përshkallëzoheshin në një konfrontim ushtarak me aleatin Amerikan dhe karshi Japonisë, mund të themi se do të fillonte lufta e tretë botërore”, shkruan Soros

Akademik Prof.Dr.Ibrahim Rugova - trim, shembull në modesti, në profesion, në politikë



Luz Tomaj


Personaliteti, veprimtaria dhe kontributi i individit, shiqohet dhe vlersohet, në konstelacion me kushtet dhe kohen në të cilën vepron ose ka vepruar.

Një herë e takova Rugoven në Kosovë



Image result for ibrahim rugova dhe anton cetta

Ndodhi kjo, diku në mes të viteve të shtatëdhijeta. Kohë pas kohe, e vizitoja Anton Çeten, në Institutin albanologjik në Prishtinë. E kishte zyren mu në hyrje të ndërteses. Gjatë një vizite, u dëgju trokitja dhe u hap dera. Eja Ibrahim, I tha Antoni, njoftou me Luz Tomen. U përshëndetem. Më falni, këthehëm për dy minuta, tha Ibrahim Rugova. U këthy me tri kafe dhe u ulëm. I pari foli Anton Çeta: Luz, a e shef këtë djal, sa herë të hynë ose delë nga ndërtesa, kurr nuk kalon pa e hapë derën me më përshëndetë. Bravo I qoftë I thashë.




Në vazhdim më drejtohet Ibrahimi. Luz, t'a lexoj emrin nga një herë në Rilindje. Para do kohe, nga një familje të një fshati afër Klines, me të njejtin mbiemer, u arrestuan tre-katër veta, për një konflikt me serb, me pasoja të vdekjes. Nxitoi Antoni, po Ibrahim, ishte vëllau I Luzit me tre kushërinjë. Ka qenë akoma kohë e "nxehtë" dhe nuk e harroj se reagimet patën marrë përmasa tha Ibrahimi. Megjithatë, më vjenë mirë që të paskan, për donjë ndihmë. Në vazhdim, pinim kafe dhe e bamë një muhabet të mirë.


Një shiqim mbrapa

Image result for demostrata ne kosove

Edhe nën okupim, ndodhë që, një periudhë të dallon nga tjetra, në favor ose disfavor. Nën okupimin serb dhe në kuadër të ish Jugosllavisë, periudha e viteve të shtatëdhijeta, e shekullit të kaluar, ka qenë e vetëmja periudhë, në të cilën kosovarët, kanë pa sadopak dritë. Në fakt, pas largimit të ekstremistit sërb, famëkeqit Rankoviq, filloi një ndryshim pozitiv. Demonstratat studentore të vitit 1968 kërkonin Kosoven Republikë, gjë që u kundërshtu. Megjithatë me disa amandamente kushtetuese, ndodhen ndryshime ne favor të njisive federale, ndërsa në Kosovë, për herë të parë fillon aplikimi I gjuhes shqipe në adminisstratë. Ndodhi që, në ndërkohë të lind edhe Univerziteti I Prishtines. Në lidhje me këtë, forcat reakcionare serbe, duke aludu në akcionin për mbledhje të armeve në Kosovë, në dekaden e pesdhijetave, thonin se, me hapjen e Univerzitetit I keni armatosur shqipëtarët.

Image result for ibrahim rugova dhe anton cetta
Image result for kushtetuta 1974 e kosoves

Kushtetuta e RSFJ – 1974

Kësaj Kushtetute I parapriu një debat I gjërë dhe I gjatë. Pretendohej një decentralizim në mënyrë që shum kompetenca nga federata të transferohen në njësitë federale, kështu që federata më shum përmbante elemente të konfederates, në mënyrë që të sigurohet një lloj balancimi ndërmjet tendencave konfliktore që manifestoheshin në sferen interetnike. Dy krahinat e atëherëshme, e sidomos Kosova, përpiqeshin për status të republikave. Angazhohej sfera politike por edhe strukturat tjera. Nuk mund e të mos potencoj angazhimin e profesorit të shquar, tani I ndjeri Gazmend Zajmi si dhe të ndjerit Esat Stavilecit, të cilët e argumentonin të drejten e shqipëtarve për barabarsi me popujt tjerë. Kërkesa për Republikë nuk u aprovu. U bë një lloj kompromisi, një gjysëm zgjidhje. Që të dy krahinave, Kushtetuta ua pranoi elementin konstituiv të federates dhe statusin e njësive federale, por, deri sa republikat merrnin pjesë me nga 20 përfaqsues në Kuvendin federativ, krahinat merrnin pjesë me nga 10 përfaqsues. Kuptohet, pas kësaj kushtetute, edhe njësitë federale I aprovojnë kushtetutat e reja. Për herë të parë në histori, Kosova nxjerrë Kushtetutë, bile të shkruar në gjuhë shqipe. Struktura e pushtetarëve, në pushtet dhe administratë, përcaktohej në proporcion me strukturen e popullatës. Për herë të parë pra, shqipëtarët qeverisnin me Kosovën.

Image result for kushtetuta 1974 e kosoves

Hugh Seton - në librin NATIONS and STATES

Profesori anglez HUGH Seton – Watson, në librin kombet dhe shtetet, botuar me 1977, përveq tjerash, bënë fjalë edhe për ish Jugosllavinë. Në Jugosllavi, thot ai, gjindet përafërsisht 1/3 e popullit shqipëtar dhe shtrihen në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, përbuzë kufirit me Shqipëri. Prandaj, mendon profesori, këtu çëndron mundësija objektive për problemin e ardhëshëm politikë në Jugosllavi. Kërkesa eventuale e shqipëtarve, thot autori, për t'iu bashku Shqipëris ose, për të themeluar republiken e shtatë në kuadër të Jugosllavis, në parim, nuk mund të rrefuzohet.

Image result for kushtetuta 1974 e kosoves
Dy dekadat e ardhëshme

Parashikimi I profesorit Hugh u bë realitet. Që në fillim të tetëdhijetave, vëreheshin simptome të luhatjes së temeleve të federates, temele të cilët, kurrnjëher, nuk kanë qenë stabil. Në vitin 1981, kosovarët filluan t'a ngritin zërin dhe, pa as një as dy, kërkonin Kosovën republikë. Në këtë kohë isha larguar nga Kosova por, me kujdes e përcellëja situatën. Nuk mund të thëmë asgjë që nuk është thënë, por mund të përsëriti se, ngjarjet, kërkesat dhe demonstratat e kosovarëve, kundërshtoheshin dhe shtypëshin me brutalitetin më të egër të pushtetit serb. Ngjarjet kualifikoheshin si nacionaliste, iredentiste, separatiste etj. Ato në fakt ishin nacionaliste sepse kërkohej e drejta nacionale. Përveç masave brutale, pushteti serb, përpiçëj me u arsyetu se nga një komb nuk mund të egzistojnë dy shtete. Profesorët e përmendur, insistonin dhe thonin se, në atë kohë egzistonin dy Gjermani, dy Korea etj.

Përveç masave brutale ndaj demonstruesve që, në fakt, ishte populli i Kosovës, u zhvillu edhe përndjekja dhe ndëshkimi I kuadrave, në të gjitha sferat. Shfrytëzoheshin vetëm ata, të cilët Millosheviqi I quante shqipëtar të ndershëm, pra shqipëtar kundër popullit të vet. Kahë fundi I tetëdhijetave, Serbija, edhe në formën normative e dekrahinizoi Kosovën.

Image result for ibrahim rugova ne skenen politike

Ibrahim Rugova delë në skenë

Lindi në dhjetor ndërsa, në janarin vijues, regjimi sërbo-jugosllav, ia egzekutoi babain dhe gjyshin. Ibrahimi nuk pati fat me gëzuar dashurin dhe përkrahjen e babait. Megjithatë, me lindje, lind edhe fati I njeriut. Ndonse jetim, u rrit, u arsimu dhe e arrijti kulminacionin në profesion. Zatën, edhe profesioni, të cilin e kishte zgjedhur, ia mundësonte me kuptuar historin dhe veçanërisht kulturen, vlerën dhe rëndësinë e kombit.

Shkrimtarët e zgjodhen kryetar të shoqates

Në fundvitet e tetëdhijetave, karshi ngjarjeve që pandërprerë zhvilloheshin në Kosovë, Shoqata e shkrimtarve, e krijuesve, e intelektualëve, e cila në një mënyrë ishte transformuar në një levizje të fuqishme, duke I dhënë shoqates edhe ngjyra të orgnizates politike, çfarë e kërkkonte koha dhe kushtet në shoqërinë kosovare, e zgjodhen për Kryetar të shoqates. Jamë shum I sigurtë se Ibrahimi nuk I ka rrahë gjoks kësaj pozite, por, kjo ka ndodhë si rezultat I vullnetit të lirë të shoqates.

Më lehtë ka qenë me rrokë pushken me dalë n'mal

Se me rrokë timonin me I pri popullit

Në fundin e vitit 1989, një grup I intelektualve kosovar, me qellim që tëgjitha ato kërkesa të popullit të marrin edhe një formë të organizuar, marrin inicijativen për themelimin e subjektit politikë, themelimin e Lidhjes demokratike të Kosoves. Në atë kohë, nën kushtet egzistuese, themelimi I këti subjekti, nuk e kishte karakterin dhe qëllimet e marrjes së pushstetit në Kosovë, por qëllimin e krijimit të një rendi që, në mënyrë të organizuar, me iu kundërvu agresionit serbomadh. Grupi organizativ, e zgjedhë Ibrahim Rugoven kryetar të LDK-së.

Me këtë zgjedhje, fjalët e moqme thonë e qiti veten n'telhyqe. Gabon çdo ai I cili mendon se, me marrjen e këti posti, këti obligimi, Ibrahimi nuk e ka mendu edhe atë që, ai regjim I cili ia egzekutoi babain, do të përpiqet me likuidu edhe vet Ibrahimin. Kështu kam mendu edhe unë.

Formimi I LDK-s, erdhi diku menjëherë pas referendumit serb, për ndryshimin e kushtetutes, me të cilen suprimohej statusi I krahines së Kosoves. Shqipëtarët, në Kosovë, natyrisht, nuk iu përgjegjen referendumit. Përkundrazi, tani organizimi fillon të mkëmbet. Vitin vijues, me 2 korrik, Parlamenti I Kosoves, aprovon Deklaraten kushtetuese, me të cilen, Kosoven e shpallë Republikë, ndërsa me 7 shtator 1990 nxjerr edhe Kushtetuten - Kushtetuta e Kaqanikut. Tani, Ibrahim Rugova ishte, t'a quaj transmetues I zërit të popullit të Kosoves. Nxitonte, me ndihmen dhe përkrahjen e bashkpuntorve, me ndihmen e dijaspores, në shtetet dhe institucionet europiane dhe në SHBA. E spjegonte brutalitetin dhe represionin e Serbisë, të cilat e bënin jeten e padurueshme në Kosovë, e spjegonte historin e Kosoves dhe në atë konstelacion lidhej me Dardaninë si trevë historike shqipëtare.

Rugova dhe bashkëpuntorët e tij, në baza të diapazonit të njohurive dhe në baza të këmbimit të mendimeve me ndërkombëtarët, e kishin të qartë se, kufijt e shteteve egzistuese, në mënyrë rigoroze rrespektohen, prandaj, me të drejtë, nuk insistonin në bashkimin kombëtar por në Kosovën shtet I pavarur.

Image result for ibrahim rugova ne skenen politike

Me punën e vet, Ibrahimi e fitoi besimin dhe përkrahjen e plotë të popullit. Flitej se Ibrahimi ishte BA E GJETË me I pri popullit. E kishte përkrahjen e plotë të shtresës intelektuale. Ishte formuar edhe rrethi I bashkëpunëtorve, si rreth më I ngushtë. Në atë rreth dhe më gjërë nuk vërehej donji kierarki por dominonte këmbimi I mendimeve. Ibrahimi potenconte se me kombin, me çështjen kombëtare, nuk mundemi dhe nuk duhet të bëjmë demagogji. Çdo subjekt, madje edhe individ, duhet t'a dijë se çka është në interes të kombit. Mohimi I pales tjetër, mohimi apriori I mendimit ndryshe, të këthen në logjikë moniste, thonte Rugova.

( Duke I shkruar këta rrjesht, po më shkonë mendja ke situata aktuale në qarqet politike në Kosovë. Mendimi I subjektit tjeter ose mendimi ndryshe, jo vetëm qe rrefuzohen në mënyrë apsolute por, shpesh vjenë në shprehje edhe gadishmerija e çërimit të hesapeve në mënyrë fizike.)

Në se t'ka zënë nata, nuk dihej a të qel drita, por u shpall pavarsija e Kosoves

Në vazhdim, viti 1991, organizohet dhe zhvillohet REFERENDUMI me të cilin, populli I Kosoves vendos dhe shpallë Kosoven shtet të pavarur. Vitin e ardhëshëm, në Kosovë, zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Zgjidhen anëtarët e parlamentit dhe, me votë të drejtëpërdrejtë, populli zgjedhë Ibrahim Rugoven president të parë, të shtetit të pavarur të Kosoves, ndonse ishte nën rrethana okupuese.

Rugova pra, me bashkëpuntorët e vet, I organizoi dhe realizoi, të gjitha aktivitetet e përmendura shtetformuese, në kohë dhe kushte, në të cilat, Serbija nuk e ndalte egersin dhe brutalitetin e vet. Në ato kushte dihej se të zënë nata por nuk dihej se a të qelë drita. Për të rrumbullaksu proçesin shtetformues, emrohet edhe qeveria, e cila vepronte në egzil.

Image result for Madeleine Albright - për Rugoven

Madeleine Albright - për Rugoven

Në librin Madam secretary, duke bërë fjalë për Kosoven, në cilsi të Sekretarit të SHBA, përveç tjerash flet edhe për Rugoven. Të ulesh dhe të bisedojshë me Ibrahim Rugoven, menjëherë e kuptoja se bisedoj me një njeri, me një profesor, me një figurë akademike. I qetë, intelegjent.

Albright kishte plot të drejtë

Nuk kam pasë fat me qenë I afërt me Ibrahim Rugovën, por I kam njoft ose I kam njoftuar disa figura të cilët kanë qenë bashkëpuntor më të ngushtë të Ibrahimit. Kur I mendoj këto figura, është lehtë me kuptuar mënyren e komunikimit të ati rrethi. Është lehtë me kuptuar se Ibrahimi nuk ka qenë njeri I cili e rrahë tavolinen, nuk ka qenë njeri I cili bëhet më katolik se papa, por ka qenë njeri I këmbimit të mendimeve. Ka patur fat që edhe bashkpunëtorët e ngushtë kanë qenë figura të shquara. Mjafton vetëm të përmendish emrin e Fehmi Aganit, të cilin, sado pak e kam njoftë, madje edhe e kam taku në SHBA. Bile ishte I shoqëruar nga z. Edita Tahiri. Ali Aliu, te cilin nuk e kam njoftë por e njoftova gjithashtu në SHBA. Bajram Kelmendi, ishte një figurë temperamente por edhe një jurist tejet I mpreftë, I guximshëm. Nekibe Kelmendi, me të cilën, për disa vite, vetëm një mur na I ndante zyret, juriste tejetë e aftë, e qetë, intelegjente, e civilizuar. Ishin këta vetëm disa dhe e paramendoj se si zhvillohej këmbimi I mendimeve dhe bashkëpunimi në mes tyre.

Takimi I dytë dhe I fundit me Rugoven

Thuaja të gjitha aktivitetet me komunitetin shqipëtar, në SHBA, zhvilloheshin në qytetin e New Yorkut. Unë çëndroja pak më jasht këti qyteti. Përmes mjeteve të informimit, kuptova se Rugova kishte ardhë në New York, për aktivitetet në axhenden e tij si burrë shteti me pushtetarët e SHBA-ve. Gjatë vizitave të tija, në SHBA, zakonisht e kontaktonte edhe komunitetin. Ishin vitet e para të 90-tave kur edhe kishte lindë ideja për organnizimin e degëve të LDK edhe në dijasporë. Në një mengjes, ke unë erdhen nja 3-4 djema të rinjë, të cilët vraponin në aktivitete në interes të Kosoves. Zakonisht më quajshin baca Luz. E kemi caktuar një takim me presidentin Rugova, në Bronx. Na të gjith jemi të rinjë. A mundesh me ardhë me ne. Natyrisht se pranova. Takimi ishte caktuar në lokalet e kosovarit Harry Bajraktarit, në Bronx. Në kohen e caktuar, hyrëm mbrenda. Unë nuk e kisha vështir më e identifiku, por nuk ishte lehtë për Ibrahimin. Ishim taku vetëm një herë para afro 20 viteve. U përshendetëm dhe u ulëm. Vërej se më shiqon me një pasiguri. Luz a jemi taku neve donjëherë. Buzqesha dhe I thash se ka qenë kaherë. Jemi taku në Zyre të Anton Çetes. U ngrit dhe u përshendetem edhe një herë. U zhvillu një bisedë t'a quaj joformale, rreth Anton Çetes, pastaj a njof Bajram Kelmendin, Anton Kolen, në atë kohë ishte nënkryetar I LDK etj.

Unë edhe në atë kohen e kaluar e kam pasë zakon që edhe funkcionerët më të lartë, me I thirrë me emër, me atë parashtesen shok. Edhe në këtë rast, Rugoves iu drejtova me Ibrahim. Dikush reagoi dhe më pyeti se a e di se Ibrahim Rugova është kryetar I Kosoves? Mu duk se reagimi ishte pak arogant. Nuk më erdh radha, reagoi Ibrahimi. Neve njifemi kaherë, edhe unë e quajta Luz e jo zotni. Vazhdova. Është aktualizu në komunitet çështja e themellimit të degëve të LDK-s. Apsolutikisht e përkrahi inicijativen dhe brenda mundësive do të kontriboj, ndonse e mbaj një mendim pakëz më ndryshe por nuk deshiroj me e kompliku situaten dhe nuk është lehtë me e realizu. Më nxiti t'ia thëm mendimin. Në se në këto kushte nuk mund të bëhet bashkimi kombëtar në trevat etnike, këtu askush nuk I pengon format e organizimit. Në këtë komunitet gjinden shqipëtarët nga Shqiprija, Kosova, Maqedonija, Mali I Zi dhe nga Serbija. Prandaj e udhes kishte me qenë formimi I një shoqate gjithshqiptare, ndërsa në kuadër të shoqatës të formohen degët e partive të ndryshme politike.

Luz, mendimit nuk mun t'I bëhet asnjë vërejtje. Mund të shtrohet vetëm pyetja e mundësive, e angazhimeve e organizimeve etj. Dhe e mira është se kjo iniciativë mund të ndërmirret në çdo kohë. Ndërkaq, sa I përket LDK-s, e ka marrë përsipër Ali Aliu dhe, të lutëm që brenda mundësive t'a ndihmojsh.

Image result for ibrahim  rugova me adem jasharin

Gjatë bisedave, unë prap e quajta Ibrahim dhe në një mënyrë e pyeta. Populli e shpalli pavarsin e Kosoves, e zgjedhi parlamentin dhe Ty për kryetar. Obligim se jo mahi në prezencen e kushteve egzistuese në Kosovë. E pyeta për mendimin se për kenë punon koha. Eee more Luz, e di se ti e dinë situatën shumë mirë, e di se edhe familja e jote ka vra serb, e di edhe atë se populli I Kosoves më mbështet dhe më ndëgjon. Shpesh mendoj dhe duhet me mendu se popullin nuk banë me e qitë diku pa qenë I sigurtë se edhe mundet me dalë. Për momentin, unë dhe bashkpunëtorët e mij, përpiqemi maksimalisht me informu komunitetin ndërkombëtar për gjendjen në Kosovë, me e tërheqë vemendjen e tyre, në mënyrë që dikush të çëndron prapa nesh.
Image result for ibrahim rugova me klinton
Edhe më këtë rast e përforcova bindjen se Ibrahimi të bënte përshtypjen e njeriut të thjesht, që unë e quaj modest, në të cilin egziston një diapazon I gjërë I kultures, I njohurive kombëtare dhe politike.

Edhe një herë me Anton Çeten



Në New York, kishte ndodhë një konflikt, rrahje në mes dy shqipëtarëve. Prap do djema të rinjë kërkuan ndihmen për pajtes. Kur menduam se ishte puna afër, pala e dëmtuar pranoj pajtimin me kusht që të vij Anton Çeta. Insistova mjaft duke iu thënë se muj me ndërmarr diç që Antoni të shkon ke familja e të dëmtuarit. Jo vetëm në se vjen këtu. Disa muaj më vonë deshti rasti që Antoni kishte ardhë në New York. Prap vrapuan aktivistat. E takova Antonin, ia spjegova rastin dhe e luta për këtë punë. Finalizimi I pajtimit u bë në qytetin ku jetoja unë, në Stamford.

Image result for ibrahim rugova me klinton
Pas kryerjes së pajtimit dhe darkës, na mbet kohë që të bisedojmë për shumë gjëra. I tregova se e kisha takuar Ibrahhimin një herë, këtu në SHBA. Në bisedë e sipër ma la edhe një fjalë, të cilën nuk e kërkova, për Rugoven. Shife Luz, Ibrahimi tani ka hyrë edhe në politikë. Ti e dinë më tha se politika I ka binarët e vet dhe kurrë nuk I dihet. Një gjë tha e di. Ibrahimi është njeri, njeri I cili mund edhe të gabon por njeri I paster si loti.

Image result for ibrahim rugova bush

Në fund

Të gjithë e dimë historin e ngjarjeve në Kosovë, para luftes, gjatë luftes dhe tani pasë luftes. Nuk është vështir me kuptu se edhe mendimet janë të ndara përkitazi me vlerat e Rugoves. Ato ndarje mund të konsiderohen normale por shkuarja në ekstrem nuk është normale. Në se unë e vlersoj lartë figuren e Ibrahim Rugoves, nuk don të thot se I nençmoj vlerat e UÇK-s. Jo, të gjitha ngjarjet nuk ndodhin në një kohë, sejcila e ka vleren e vet. Nuk besoj se njerzit kanë shku me luftuar për Kosoven në mënyrë që më pas të rrahin gjoks se unë ose neve iu çlirum. Jo, atë kontribut nuk ua harron populli

Bujar Nishani apo Edi Rama? Kush ka të drejtë?



Blendi Fevziu


Vendimi i Presidentit të Republikës për të dekoruar 67 shqiptarë të pafajshëm, të vrarë padrejtësisht dhe të nëpërkëmbur për më shumë se 73 vjet ka rihapur edhe një herë një debat të nxehtë në vend. Atë që lidhet më luftën e dytë botërore dhe me rreshtimin e shqiptarëve në formacionet politike të saj. Për fatin tonë të keq, debati nis si gjithnjë nga personat më pak kompetentë dhe në vend të historisë i referohet filmave të kinostudios “Shqipëria e Re” dhe imazheve të socrealizmit.

Image result for bujar nishaniImage result for edi rama


Pa dashur të hyjë në një debat që kërkon shumë më tepër thellim dhe shumë më tepër hapësirë se sa një editorial, dua të nënvizoj se vendimi i Presidentit ka dy anë: atë historike dhe atë morale.



Konteksti historik, është ai që keqinterpretohet më shumë dhe që përdoret kryesisht nga ata që e shohin si politikë dite. Në këtë kontekst, Presidenti nuk ka gabuar aspak. Masakrimi i 67 pjesëtarëve të një formacioni të Ballit Kombëtar, por në realitet, një grup fshatarësh që as kishin vrarë njeri dhe qenë bashkuar për të luftuar italianët, më 21 tetor, ka qenë një akt i pastër kriminal. Ai u krye nga Brigada e Parë me një vendim të marrë nga Dushan Mugosha (Shihni kujtimet e Xhelal Staraveckës). Qëllimi ishte thjeshtë terrorizimi i mbështetësve të Ballit dhe marrja e pushtetit në një moment që në Shqipëri ishte krijuar vakum. Italianët kishin kapitulluar, ndërsa gjermanët qenë vendosur vetëm në disa qëndra dhe pika strategjike.

Masakra e Lushnjës e kishte nismën në dështimin e Mukjes. Atje, ku Komunistët, Ballistët dhe nacionalistë të tjerë u bashkuan dhe firmosën për një luftë të përbashkët ndaj okupatorëve. Por ndërkohë Italia kapitulloi dhe pushteti i ardhshëm ishte më i rëndësishëm se sa lufta. Pavarësisht se firmosi, PKSH vendosi ta prishë marrëveshjen e Mukjes.

“Bashkimi me Ballin Kombëtar tani është një punë e vdekur dhe s’bisedohet më për atë punë. Tani bisedohet shpartallimi i tij“.

Kjo frazë përbën thelbin e letrës që Enver Hoxha i nisi më 1 tetor të 1943-it Komitetit Qarkor të Gjirokastrës. Për mbështetësit e “Ballit Kombëtar” kjo është dita e fillimit të përplasjeve zyrtare ushtarake midis dy formacioneve politike që u shndërruan në dy forca armike. Edhe pse përplasje mes tyre kishte pasur edhe më herët, ato qenë në fakt sporadike. Prishja e Marrëveshjes së Mukjes, qe jo vetëm humbja e një shansi për luftë të përbashkët kundër okupatorit, por edhe fillimi i përleshjeve të armatosura midis palëve. Përplasjet nisën në fillim të muajit shtator me vrasjen e 6 ballistëve në Ziçisht. Nga 1 shtatori deri më 1 tetor u numëruan dhjetëra viktima nga të dyja palët.

Viktimat e Lushnjës u masakruan në këtë moment. Asnjë prej tyre, kurrë nuk kishte bashkëpunuar me italianët, kundër të cilëve ishin ngritur. Në vitet e fundit të jetës, vetë Mehmet Shehu, siç dëshmon djali i tij Bashkim Shehu në librin “Vjeshta e Ankthit”, shprehte pendesë për këtë akt. Ishin njerëz të pafajshëm që u vranë për të ngjallur frikë tek të tjerët. Dhe për të frenuar mobilizimin e mëtejshëm në forcat e Ballit. U vranë për pushtetin e ardhshëm.

Më 26 tetor të 1943-it “Balli Kombëtar” lëshoi një “thirrje drejtuar Nacionalçlirimtares” me titullin: “Vëllavrasja ka fillue!”

Mbështetësit e komunistëve kanë deklaruar gjithnjë se luftën vëllavrasëse e filloi “Balli Kombëtar”, se ishin pjesëtarët e tij që ju bashkëngjitën forcave gjermane dhe që sulmuan forcat partizane. Por asnjë historian deri më sot, nuk mund të thotë që Balli ka bashkëpunuar me okupatorët përpara Tetorit të vitit 1943. Ky është konteksti historik.

Ai moral është tjetër. A meritonin këta 67 persona të dekoroheshin dhe cili ishte kontributi i tyre në këtë rast. Ata janë viktima të pafajshme të një lufte civile dhe një përplasjeje forcash, që për fatin e tyre të keq, qëlloi të kulmonte pikërisht në fshatin e tyre. Në fakt, Presidenti duhet të përgatisë një nderim më të denjë dhe më domethënës për Mithat Frashërin, kreun e Ballit Kombëtar, djalin e Abdyl Frashërit, firmëtarin e pavarësisë, anëtarin e kabinetit të Ismail Qemalit, krijuesin e Bibliotekës Kombëtare shqiptare, shkrimtarin dhe përkthyesin e njohur dhe militantin antifashist. Askush deri më sot, asnjë historiograf komunist nuk ka dëshmuar ndonjë bashkëpunim të Frashërit me Gjermanët. Por ai është përbaltur pa të drejtë dhe sot, ende prehet në një varrezë në Long Island të Nju Jorkut. Ky njeri ka lënë një testament. Ai ka dorëzuar gjithë pasurinë e tij për Shqipërinë, me kusht, që ta varrosnin në oborrin e Institutit Albanologjik nëse ndonjë ditë do të ngrihej një i tillë. Ai vijon të prehet ende larg, vetëm si pasojë e një manipulimi historik.

Sa i takon 67 personave, ka edhe një shikim tjetër. Vrasja makabre e atyre të pafajshëmve ishte vetëm një akt. Për 50 vjet me rradhë, familjet tyre janë persekutuar në mënyrë të tmerrshme. Familjet u izoluan, fëmijëve, nipërve dhe stërnipërve që nuk i njohën kurrë ju mohua punësimi normal dhe shkollimi. Ata e vuajtën këtë si një njollë në biografi dhe ky dekorim është edhe një sadisfaksion moral për vuajtjet e tyre. Ata nuk ngjallen dot më; familjet nuk e shpërbëjnë dot persekutimin e padrejtë dhe të pamerituar; nuk i kthejnë dot mbrapsht vuajtjet që kanë hequr. Lërini së paku të ndihen krenarë me atë dekoratë simbolike, sa për t’i treguar të gjithëve, por edhe vetes, se e vërteta vonon, por humbet kurrë.

Ke vepruar drejtë Zoti President, por është ende shumë pak. Historia nuk bëhet me filmat e kinostudios dhe e drejta nuk ka lidhje me politikën e ditës!

Ballistin Sejfi Protopapa e kisha mik në Boston


Sejfi Protopapa dhe  Kolec Traboini

Sejfi Protopapën (20 shkurt 1923 - 13 Prill 2014), ndjesë pastë, e kam pas mik të mirë. Së pari erdhi e me takoi në një festë të Flamurit në Pier Four, restoranti i atdhetarit Anthony Athanas. Ishte viti 2005. Siç shihemi në këtë fotografi kur ishim bashkë në atë gëzim të shqiptarëve të Bostonit. Më tha ti qënke gazetar e unë jam i interesuar për gjithçka që ngjet në atdhe.

Më tregoi se pas vitit 1990 i kishte shkuar në derë të shtëpisë Dritëro Agollit e i kish thënë ja ku erdha me së fundi, jam ai Protopapa yt i zi. Dritëroi ishte mpirë. E kishte ftuar të hynin brënda të mos llafosnin në derë. Dhe nga fjalët e para të ashpra, nën vështrimin e Sadijes që drithëronte se mos ndodhte gjë e keqe, ja kishin kthyer si shqiptari me shqiptarin me raki. Profesor Sejfiu, se kështu i thoshnim, më vinte edhe në shtëpi në Boston.

Ja shtroja me raki Shqipërie në verandën e shtëpisë pa harruar një kafe të zezë në fund. Aty e kishte kënaqësinë. Ishte me të vërtetë shumë miqësor, shumë i kulturuar dhe një burrë i urtë me edukatë të lartë. (Dhe akoma e kësaj dite bijtë e çobanëve komunistë na tregojnë ballista pulash). Sejfi Propapa, bir avokati, që dikur ishte me rininë e Ballit në Berat, më parë qe njohur me Kristaq e Margarita Tutulanin(i kishte pas miq por ideologjia e luftës i ndau), ishte një nga shqiptarët më të shkolluar në Amerikë. Mjafton t'ju them se punonte fizikant në NASA. E kujtoj me respekt dhe jam krenar që ai me konsideronte ndër miqt e tij, ai ballisti, dijetari shqiptar më i shquari në Amerikë

Çamëria dhe pasqyrimi i saj në sigurinë e rajonit dhe ndikimi i saj në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare



Drizan Shala

Zhvillimet e fundit në kuadër të muajve të kaluar në mbrapa skenë të arenës ndërkombëtare në lidhje me çështjen Çame, ndërlidhet kryesisht me zhvillimet në kontekstin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Greqisë në Ballkan dhe shtrirjes së Rusisë jo vetëm në kontestin politik, por edhe atë territorial në Greqi, e ka shtyrë që Shoqata Demokratike Çamëria ta ngrit një padi në Gjykatën Ndërkombëtare për ta përmbyllur kapitullin e fundit të popujve për të drejtën në liri dhe pavarësi.

Ndërsa duke nisur nga fakti që edhe Parlamenti Evropian ka pranuar çështjen Çame dhe komisionari Han ishte promotori i saj në këtë kohë të fundit në kuadër të shumë dikastereve të Parlamentit Evropian ( PE ), kjo lenë shumë lehtë për ta kuptuar që kapitulli I shekullit të kaluar po mbyllet në territorin e Ballkanit.

Duke mundësuar që plani Amerikan për ta krijuar një Shtet natyral ku zotëron një komb, zhvillimet në sferën ndërkombëtare të fuqive lindje –perëndim.

Nëse hymë edhe e ndajmë analizën dhe shfaqjen e qeverisë Greke nga kriza ekonomike 2006-2007, lehtë është për ta kuptuar që në gjuhen e shërbimeve informative i bien, që për ta dobësuar një shtet “jo” demokratik të duhet që ta futesh atë në trazira sociale-ekonomike dhe me pastaj të përpiqesh që të ndryshosh qeverinë, e cila u afruar duke e lejuar Rusin që të ndikojë në dy drejtime: atë politik por edhe atë ekonomik.

Në aspektin politiko-ekonomik Greqia hyri në borxh drejt Bashkimit Evropian e cila më një mori pako ekonomike u përpoq që ta ri këmbë dhe ta forcojë shtetin në aspektin politiko-ekonomik nga shtetet, të cilat historikisht pas përfundimit të luftës se dytë botërore kanë marrëdhënie të mira me Rusinë, por e cila dështoj, më pastaj ofrimi i Shtetit të Rusisë për t’ja shlyer të gjitha borxhet ndaj BE-se, ku si këmbim e ka shtrirjen e saj në territorin Grek (e cila është duke u zgjeruar në këtë territor ).

Dhe këtu vjen në pyetje se Greqia është duke tentuar që përmes kushtëzimit ndaj Maqedonisë për emër të lejojë që përmes pazareve të ndryshme për emër, ta rifus në lojë ndikimin rus në qeverinë maqedonase.

Dhe gjitha këto veprime nga sfera ndërkombëtare të Perëndimit në veçanti të SHBA-se dhe Anglisë e detyruan në një formë që të reagojë në mënyre aktive për ta stopuar daljen në det të Greqisë ndikimin ruse dhe kështu e rifuti procesin historike të mbylljes se kapitullit për liri dhe pavarësi të popujve ballkanik çështjen Çame, e cila duke e mbrojtur Shtetin e Kosovës, por edhe atë të Shqipërisë ( interesat e Amerikane ), u zhvendos në Hagë për ta kumtuar deklaratën për Pavarësi dhe që selia e qeverisë ne ekzil të Çamërisë do të vendoset sipas të gjitha gjasave o në Britani të Madhe p më Holandë, ku Britania defakto më nuk është pjese e BE-se dhe kështu nuk e obligon që ta respektojë marrëveshjet e BE-së.


Po â...



Nga Rexhep Shahu


Edi Rama eshte produkt portalesh dhe anallistesh te shpifur.

"Shqiperia i ka bere dy deme te medha Kosoves. E ka infektuar politiken dhe Kuvendin e saj me virusin e gjuhes se akuzave ekstreme, ku fjala kriminel thuhet me shpesh se sa fjala zoteri apo zonje, ne komunikimin e ndersjelle; e ka infektuar edhe skenen mediatike te studiove e te portaleve, me virusin e kultures se linçimit me çdo kusht te perfaqesuesve politike, ku çdo mjet justifikon qellimin!"


Të gjithë kanë humbur përballë Edi Ramës!

E ka drejte, sakte kete konstatim Edi Rama. Duhet vetem te shtoje edhe nje : sherbimi sekret i Shqiperise i eksportuar ne Kosove ne vitet 1998-2000 e me pas me metodat e tij, me pangopesine e tij, me synimet per pasurim e per poste te eksponenteve te sherbimit sekret te Shqiperise, me shuarje te idese se bashkimit kombetar, eshte me pasoja shume me te renda per Kosoven sepse ky sherbim bazohet jo ne mbrojten apo forcimin e shtetit te ri shqiptar, por ne krijimin e shtetit te ri ideologjik shqiptar enverist ne Kosove dhe e majta e kompleksuar e Shqiperise e vazhdon kete gje te kamufluar pa pushim.

Image result for edi rama paintings

Ne keto tre deme qe i ka bere Shqiperia Kosoves, kalores i radhes se pare i eksportimit te kesaj te keqe eshte vete Edi Rama i cili po del ditet e fundit si i pamposhtur dhe po matet me hijen e mengjezit.

Image result for edi rama

Edi Rama sa "shpartalloi" idene e shpikur te kombit kosovar mori gjithe duartrokitjet e mundshme. Eshte thjeshte biznes fitimprures shpikja e kombit kosovar, biznes i pafisem. Sa beri partall portalet mori ca duartrokitje. Por te vetshpallet si e shpallen te tijet te pamposhtur kjo eshte perralla e radhes per kete vjeshte. Rama si regjizor i mire cdo gje e ka llogarite perfekt. Muaj per muaj nga ne ngjarje, nga nje storje qe e dyta ta shuaje te paren dhe njerzit te merren vetem me thashetheme, te mos mendojne a kane buke ne sofer, por te hutohen nga shkelqimi e vizllimi i rrenave te Rames.
Rama eshte produkt portalesh. Portalet dhe keto analliste qe ai pergojon jane shpura e tij qe e sollen ne pushtet, jane maskarejte e gjithe vendit te Shqiperise e Kosoves qe u bene bashke para tre vitesh kunder Berishes dhe sollen ne pushtet Edi Ramen.

Image result for edi ramaImage result for edi ramaImage result for edi rama

Rama duke e dite fuqine e portaleve pasi mediat tjera i ka vu ne rrjesht dhe i bien fyellit sipas melodise se Rames, i fyen e kercenon qe ti nenshtroje te mos e rrezikojne tani para zgjedhjeve.
Rama po duartroket veten qe u klikua me shume se kurdo per emisionin ne Prishtine. Kujtoi dhe ende po kujton edhe tani se e fitoi Sali Berishen ne Kosove.

Image result for edi rama

Shkrova ate dite dhe po e perseris, nuk e ka gjete ende menyren se si me hy ne Kosove Edi Rama, nuk e ka gjete ende deren nga me hy, me Baton Haxhiun per dore nuk hyhet ne Kosove.


Sa i perket debatit te fituar sipas tij dhe ai po mburret si te kishte bere golin e vetem te fitores ne finalen e boterorit, eshte pak amatoreske. Ende Edi Rama nuk eshte perballe me pyetje por eshte mesuar deri tani me pyetje te porositura dhe me komente paraprake nga pyetesit e porositur.
Ne nje debat te ndershem me gazetare rrace Edi Rames i ngjitet gjuha ne qiellz dhe hy ne uje sa nuk i bjen kurre vetja tamam.

Image result for edi rama vucic


Ka te drejte me fole per Kosoven si cdo shqiptar i planetit, por nuk ka asnje te drejte me firmose e nenshkrue kurre per Kosoven, sic kam thene as per rruge as per uje as per zogjte qe fluturojne ne qiellin e Kosoves.

Image result for edi rama vucic

Portalet, mediat, anallistet qe jane te njetit si politikanet kete cerek shekulli Rama i fishkellen ti trembe, t'ua kujtoje te zotin e ri si qenit se ja po vijne zgjedhjet dhe derisa Rama cdo gje e ben ne sherbim te zgjedhjeve, ai nuk e vesh dot kurre kostumin e politikanit nacional se ai kostum i bie shume i madh, ndaj Vucici e shpall rajonal si lider.

Image result for edi ramaImage result for edi ramaImage result for edi rama


Eshte veshtire te shpallesh politikan kombetar, kur nuk e ke Cv per nje gje te tille sic nuk e ka Rama. Le te shkoje ne Beograd po te doje jave per jave, le te puthet me te gjithe, por rruga e Tiranes per ne Beograd kalon neper Prishtine, kete nuk e ka mesuar ende Edi Rama, pavaresisht batutave brilante qe hedh ne ajer dhe ne festivalin e batutave mund te marre medaljen e fituesit.


Image result for edi rama Image result for edi rama

Edi Rama do te fitoje kur te shpetoje te mos ia thote asnje shqiptar ne Kosove fjalen "PO Â", pas fjaleve te tij.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...