Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/18

Geni “I” “Dinarik” (Shqiptare) dhe perhapja ne Europe



Ne shkrimet e mesiperme une kisha premtuar se do ta pershkruaj me ne detaje se cili ishte mekanizmi qe beri te mundur, qe ne Ballkan te krijohej nje gen i nje popullsie autoktone paleolitike, e qe deri tani esht konsideruar nga shkencetaret biologe

(qe merren me testet e ADN-se kromozomes Y), si geni i pare i krijuar para akullnajes se fundit dhe qe me pas u perhap ne te gjithe Europen, pas terheqjes se saj. Por per te kuptuar mekanizmin se si u krujua ky gen ne Ballkan dhe kryesisht ne territoret qe nga mugetirat e kohes banoheshin nga Shqipateret e lashte. Tani le te hyme direkt ne teme.

Me poshte ju do te shihni te radhitur nje sistem te makro grupeve (haplogrupeve, te kromozomes Y njerzore) dhe sipas radhes do te kuptoni se si shkenctaret biologe i kane klasifikuar radhen e lindjes se geneve, nga grupet njerezore ne te gjithe globin. Natyrisht une kam marre per baze vetem ato qe na sherbejne per te ilustruar dhe shpjeguar shembullin tone persa i perket genit “I”.

Nga makro genet:

1- A, BT--------lindin ( B e CT )

2-CT -----------lindin ( DE e CF )

3-C -----------lindin ( C e F )

4- F ------------lindin ( G, H, IJ, K )

5-IJ,K ----------lindin ( I ,J L, M, NO, P, S, T )

6-NO,P---------lindin ( N,O, Q,R ) .


Siç shihet ne tabelen e mesiperme makro haplogrupi qe lidhet me haplogrupin “I” eshte “F”. Ne gjenetiken njerezore haplogrupi “F” nje dege e makro haplogrupit me te madh "CF". Haplogrupi “F”, tregon pasardhejen e te ashtuquajtuajturit "Adamo euroasiatico", qe eshte pasardhja mashkullore ekromozoma Y) e nje njeriu, nga i cili kane kane rrjedhe me teper se 90% e popullsise mashkullore qe ekziston aktualisht ne bote.

Mendohet se haplogrupi “F”ka lindur ne nje perjudhe 55-45.000 vitesh me pare, ku ka nje propabilitet te larte qe te jete krijuar ne zonen Indiane, nga ku parahaplogrupi "F" (F*, F1, F2, F3 e F4) me variantet e tije, jane akoma prezente. Keshtu nga testet e ADN ka dale se Shqipatert kane ne perberje genet “E”,”I”, "J", "R" si kryesore ( kuptohet se permbajne nendegezime te tyre) dhe nga keto “I” eshte lindur ne Ballkan, por sipas studimeve te fundit mendohet se edhe ”E” eshte zhvilluar me nendegezimin e tij "E3" po ne Ballkan dhe shqipatart mbajne vleren me te madhe te frekuencave te tij krahasuar ne popujt e tjere dhe pergjithesisht eshte zhvilluar ne teritoret, ku u zhvillua "I" dhe me gjere ndersa “J” eshte geni i rikthyer pasi ishte shkepurtur me para nga i njejti trung, kur ai mori drejtimin Arab dhe me pas u rikthye, per ty bashkuar me vellajin e tij "I". Gjithashtu kemi dhe genin “R” me nendegzimin R1b/R1a ( sipas mendimit me te pergjithshem "teoria Kurgan" qe kohet e fundit ka filluar te kontestohet nga studjuesit ) ku na paraqitet si e ardhur nga Azia perendimore (stepat Ruse), nga ku R1a mbahet si perfaqesuas i drejperdrejte i Sllaveve, ndersa R1b, mbahet si perfaqesues i Kelteve. Por qe ne fakt une nga thellimi i studimeve te mija per te dy keto gene kam objeksionet e mija, qe pak e nga pak do ti shfaq dhe do te bej perpjekje ti argumentoj me prova. Ketu natyrisht nuk eshte rasti qe te flasim per te gjitha genet pasi do ti trajtojme me hollsi me pas, nji e nga nji.


Por ne kete rast nga sa me siper ne skemen e paraqitur, veme re se nga grupi i geneve para-“IJK” u ndane “I” dhe “J” te cilat jane qe te dyja prezente sot tek popujt Ballkanike dhe sidomos tek ato popuj qe jane shkrire nga ana kulturore, siç jane zonat e populluara nga Sllavet e jugut ku u mbivendosen (shek.VII-te paskr), ndaj popullsise se vjeter Shqipatare (Iliro-Thrake), por qe duhet theksuar nje fakt, se genet vazhdojne te trazhegohen tek keto popullesi (sipas nje perqindjeje te caktuar ne perputhje me num rin e popullsise se asimiluar dhe kofiçentin e ndryshimeve rastesore, nga ana gjenetike ) ndonse nga ana kulturore mund te jete realizuar asimilimi. Per te kuptuar me mire kete gje le te shikojme linjen gjenalogjike te geneve kryesore qe perbejne sot popullsine Shqipetare, duke patur si qellim qe te dalim tek geni “I”per te spjeguar se çfare ndodhi?


Per kete ne tabelen skematike te meposhtme po shikoni se si geni “I” eshte i prejardhur nga nje haplogrup para- “IJK”drejt per se drejti, i cili ka si paraardhes makro genin “ F” i cili siç u permend me siper, mendohet qe ka qene origjinuar ne Indi 55-45 mije vite me pare. Por le te verejme formen lineare qe ndjekin te gjithe emertimet baze, te radhitur sipas germat te alfabetit, siç i pame me siper. Keshtu duke u mbeshtetur tek kjo skice ne do te shohim se si rrjedhin genet kryesore qe jane prezente tek Shqiptaret sot:


1- “CT”- “CF”- “F”- “IJ*, K”- “I” ( F e ka bazen fillestare ne Indi )

2-“A, BT”- “CT”- “DE”- “E*” ( sipas hartes skematike genaligjike botrore ndahet qe ne Afrike,por te Ballkan,ka perfunduar si nendegzim si "E3"

3-“A, BT”- “CT”- “CF”- “F”- “IJ, K”- “I” ( Eshte krijuar ne Lindjem e mesme, Irak, Iran ( "gjusem henen pjellore" si nje para makro Grup

4-“A, BT”- “CT”- “CF”- “F”- “IJ, ”- “I”) “CT”- “CF”- “F”-“IJ*, K”- “I”* para makro grupi "IJk" ndahet ne portat e Kaukazit ku para-I shkon ne ballkan,ndersa para-J ne Arabi, ndersa para- K ne stepat Ruse.

5-“IJ,K”- “NO, P”- “R”*.ku siç e pame me siper nga "P" lindi "QR", nga ku "Q", se bashku me nje nendegzim te R ( R1a), depertoi ne krahun e djathte te detit Kaspik u fut ne zemet te Azise per te shkuar deri ne Paqesore u perhap dhe ne indi, ndersa vete "R"me nje nendegzimin "R1a"u perqendrua ne stepat Ruse ne veri te detit Kaspik dhe Detit te Zi, ndersa per R1b akoma ka dymendesi,nese pjeserisht ka kaluar Kaukazin apo ka kaluar Bosforin. Kjo perben pikerisht dhe sfiden me te madhe te studimit. Por le te kthehemi tek "I"


Sipas skematikes se mesiperme shohim se makro haplogrupi i para- “IJK” ka probabilitet te larte, qe i korrespondon nje vale emigratore nga Lindja e Mesme ose Azia Perendimore, i cili mund te kete kaluar ngushticen e Bosforit duke filluar qe nga 40.000-35.000 vite me pare, duke u ndare ne dy degezime: se pari ne ate para -“IJ” ( nga ku ”J”rikthehet me pas, pasi fillimisht nuk e kaloj Bosforin, pasi shkoj ne drejtim te Arabise) e cila perhapet ne te gjithe Europen (me njeriun Cro-Magnon, gjate Paleolitico) dhe me pas ne epoken neolitike ( sipas mndimit te deritanishem) nga stapat Ruse vjen nje linje e dyte me nje tjeter nendege te saje “R” (R1a por dhe R1b sipas "teorise kurgan", qe njihet si I-E), por qe nuk mbeshtet nga te gjithe, sidomos nga disa arkiologet por qe bije ne kundershtim me gjuhataret).


Siç e pame me siper ne baze te skemes thelbesore te hartes gjenetike botes Hapogrupi “I” rrjedh nga makro aplogrupi “IJK” i ndare ne dy linja. Lindja e pare e paragrupimit “IJ” e cila me pas ndahet duke kaluar ne linjen para-“I”, ( ne zonen Ballkanike) e cila pas krijimit perhapet me tej me nendegezimet e saje, drejt Veri-Perendimit deri ne Skandinavi, si dhe pjeserisht “I” perhapet dhe pergjate brigjeve te Afrikes veriore. Deri tani mendohet se Aplogrupi “I” eshte me i vjetri i Europes dhe ka shume probalitet qe te kete qene i vetmi gen paleolitik qe ka lindur eskluzivisht ne Europe. Por studimet e fundit po dalin ne perfundime se dhe nje tjeter grup gjenetik "E" me baze paleolitike, ka hyre ne Europe dhe ka krijuar nendeget (E1,2,3) ne kete zone, ne kohen neolitike ( rreth 10.000 vite me pare). Mendohet se "I" ka patur origjinen ne kete zone para fillimit te akullnajes se fundit dhe eshte propabile qe eshte kufizuar ne kete strehim gjate akullnajes dhe pastaj eshte riperhapur drejt veriut te Europes pas permirsimin e klimes.

Po si ndodhi?

Dihet tashme se, ne kohen e fillimet e (Paleolitikut superjore ) njerzit modern perhapen ne te gjithe planetin. Ka nje propabilitet te madh se rreth 35.000 vite me pare disa njerez qe do te perfshiheshin me pas haplogrupin para-“IJ” (i cili kishte lindur rreth 40.000 vite me pare ne Lindjen e Mesme dhe ne gadishullin Arabik) emigrojne nga zona e tyre e origjines duke u stakuar nga homologet e tyre “para-IJ" dhe i drejtohen kontinentit Europiane. Sipas studjuseve gjenetike thuhet se: ka nje propabilitet te madh, qe te kene kaluar Bosforin (Anatollin ) qe gjendet ne Turqine e sotme, por mendohet dhe nje variant i dyte nepermjet nje rruge qe e shpie ne zonen e veriut te Detit Kasiik dhe te Detit te Zi dhe me pas te kene emigruar ne perendim. Kjo rruge e cila me duket jo e bindeshme per vete kushtet gjeo-topografike pasi perbente rrugen me te gjate te mundeshme per te perfunduar ne brigjet Adriatike, por nuk mund te perjashtohet si rruge e mundshme per te infiltruar ne drejtimin Aziatik.


Keshtu pasi kaloj Azine e Vogel nje degezim i tyre stabilizohet ne gadishullin Ballkanik, ku me pas aty lindi haplogrupi “I” ( 32.000 - 24.000 vite me pare ). Pra ky haplogrup kishte nje jetegjatsi te nje periudhe nder akullnajore rreth 4-12.000 vite para se te periudha e akullnajes se fundit e cila zgjati 20-13.000 vite me pare. Keshtu qe rreth 20.000 vite i bije qe keto njerez te kene bashkjetuar dhe ndoshta kryqezuar me ato te neandertalit, njeriu akoma shume me i vjeter (jane gjetur gjurme gjenetike te nandertaljane ne Ballkan). Ne kete dege kryesore ka mundesi qe benin pjese dhe ato persona qe paten perzjerie gjenetike me njerzit Nandertaliane siç demostrohet nga studimet e fundit gjenetike. Ishin keto raporte gjenetike qe determinuan karakteristikat e veçanta te ketyre njerzeve qe fillimisht jetonin ne Lindjen e Mesme dhe qe u spostuan me pas ne Europe. Pasardhesit e ketyre grupeve genetike “I” pastaj perhapen drejt perendimit ne Alpet Dinarike, ne Kroacine aktuale, ne Bosnje Hercegovine dhe nga atje ne Europen qendrore, ne Sassonine e ulet ( Gjermani dhe keshtu ne Europen veriore, ne zonat aktuale ne veri te Gjermanise, Danimarkes, Suedise dhe Norvegjise.


Nga ky emigracion rreth 20.000 vite me pare pati nje ndarje midis antenati te linjes pre-I1 (20.000 vite me pare ) dhe linjes se paraardhseve te haplogruppo “I2”, qe u perhap ne zonen e alpeve Dinarike ( ne Kroacine aktuale rreth 15.000 vite me pare ). Kjo linje e dyte, ndahet me pas ne linjen “I2b” (rreth 12.000 vite me pare ne Europen Qendrore Bassa Sassonia( Gjermani) dhe ne linja “I2a” (rreth 9.000 vite me pare ne Ballkanin veri-perendimore, drejt Alpeve Dinarike. Ne periudhen “mesolitike” pjesmarresit e nje aplogrupi te tille para-“I” benin pjese ne kulturen “Maglemosiano” (ne Scandinavi kultura e “Kongemose”).


Por me ngrohjen e klimes pas rreth vitit 6.000 prkr, Deti i Veriut arrin nivelin e tanishem, nje epoke kjo, ku shume teritore qe ne fillim ishin vendbanime e kasaj kulture mbulohen nga uje dhe i detyron qe te zbresin me ne jug disa nga keto popullsi. Nga linja para-“I1” derivon pastaj nje nenlinje e haplogrupit “I1” (rreth 5.000 vite me pare ) midis Gjermanise se veriut dhe Scandinavia jugore (Danimarka, Suedia e Norvegjia). Gjate perjudhes se “neolitikut” kemi njerzit qe benin pjese ne haplogrupet para-“I1” e “I1” te cilet perfshiheshin ne kulturen “Ertebolle” (5300-3950 prkr.) dhe ne “Cultura del bicchiere imbutiforme “ (4000-2700 prkr.). Mendohet se te gjithe strukturat megalitike te Europes (5.000-1.200 prkr) jane ndertuar nga keto njerez qe benin pjese ne nje linje te tille qe rridhnin nga haplogrupit “I”.


Ndersa jashte Skandinavise duhet shenuar perhapja e haplogrupit “I1” qe eshte e lidhur shtren jte ne menyre korrelative me aplogrupin “I2a1”, nje shenje qe tregon se bente pjese ne te njejten popullsi. Pra siç del nga verifikimi i makro-grupeve te geneve “ para haplogrupi “IJK”, ka qene antenati i perbashket nga i cili ka lindur “I” dhe “J” qe te dy keto jene prezente ne Ballkan dhe vecanerisht tek Shqipatert apo tek ato popuj qe jane mbivendosur shqipateve te vjeter, si popujt ne rajonin e ish-jugosllavise ( Kroaci, Bosnje, Serbi dhe Mali i zi; ne Maqedoni ) si dhe ne Greqi e Turqi, po ashtu dhe ne popullsite e mbivendoseura ne rajonet qe ne lashtesi banoheshin nga Thraket si ne Bullgari, (si dhe pjeserisht ne Rumani) dhe Moldavi. Me shkurt ne te gjithe teritoret ne lashtesi banoheshin nga Pelalsgo-Iliro-Thraket. Ndersa linja e dyte kryesore e “J” (nga para-“IJ”) perhapet fillimisht ne Gadishullin Arabik, dhe nga atje u perhap me nje numur haplogrupesh pasardhes (nengrupesh), deri ne Kaukaz,Anatolia dhe ne Ballkan, Greqine e sotme ne brigjet Adriatike e tjere, si dhe nga lindja , pergjate brigjeve te Afrikes se Veriut.


Keshtu qe ne duhet te pranojme se genet “J” jane ura lidhse qe bashkojne rajonet e Lindjes se mesme(gadishullin Arabike), Kaukazin,Anatollian, Rajonet e Egjeut (Greqise se sotme) dhe te Adriatikut,si dhe brigjet e Afrikes se Veriut.Ky eshte koridori kryesore i perhapjes se ketij geni. Me pas do te trajtojme me hollsisht. Por siç e theksuam me siper dhe geni “I” si me i vjetri dhe autoktoni i Europes i lindur ne Ballkan u perhap dhe ky ne Afriken e veriut. Pra me vendet e Lindjes se Mesme dhe te Afrikes se veriut popullsia ballkanike kishte lidhje me te dy genet dhe siç do ta shohim me pas ka lidhje dhe me me gen te trete “E” i cili eshte perzent tek popujt ballkanike dhe veçanerisht tek Shqipatert e sotem dhe tek popullsia qe gjendet ne territoret e Thrakes se vjeter si dhe ne Maqedoni, ku ne kete trekendesh verehet perqindja me e larte. Keshtu dhe ky gen i lindur po ne teritoret Ballkanike ne hapesirat pak me te zgjeruara se ku lindi geni “I”. Por per kete gen me hollsi do te flasim here tjeter. Dhe se nga studimet e fundit nuk perjashohet mundesia dhe me nje nendegzim te genit "R".


Ndersa me pas na vjen dhe nje gen "R"-"N" nga ku "N" kishte qene me pare i perfshire ne grupimin (IJN), por qe kishte marre nje rruge te veten dret Azise dhe pasi krijoi nje grupim genesh te ndermjeteshme, si hallke lidhese na kthehet ne Europe duke hyre nga Azia peredimore .Se bashku me kete gen (mendimi me i pranuar deri tani), na vjen periudha e kultures “Cultura della ceramica cordata “ose "dell'ascia da combattimento" ose e “varreve te veçanta” "della sepoltura singola" (3200-1800 prkr ), shenoi pastaj arritjen e popujve indoeuropiane me aplogrupin kryesore”R” me dy degzimet R1b dhe nga stepat e Ukrahines vjen “R1a”(ne lidhje “ me kete te fundit une kam objeksionet e mija qe do ti trajtoje me hollsisht ne vazhdimesi) Persa i perket rrugeve te perhapjes te dy variantet jane te mundshme. Ku zona Kaukaziane mund te kete sherbyer si baze nisje, por me mundesite me te medha reale eshte varianti i Bosforit.


Nese i bejme nje thellim te gjykimit te ketyre varianteve, mund te dalim ne perfundimin se te dy keto drejtime perfundojne ne Ballkan, por me ndryshimin se njeri hun ne Ballkan nga portat e Bosfori-t dhe eshte drejtimi me i shkurter, ndersa drejtimi tjeter eshte me i gjate, ku duhet te kalohet veriu i Detit te Zi per tu rrotulluar pergjate brigjeve verore te tij, duke ndjekur drejtimin per ne derdhjen e Danubit, duke kaluar ne zonen e Moldavise se sotme dhe Rumanise, Bullgarise se sotme ( Thrakes se vjeter), per te dale ne brigjet e Egjeut dhe Adriatikut. Natyrisht eshte nje rruge gjate dhe mendoj pa shume interes, per nje popullsi qe ishte mbeledhes frutash dhe jetonte me gjueti, por qe paraqiste interes per ate pjese te popullsise qe merrej me peshkim. Keshtu, zonat pyjore do te kene qene me te pelqyshme per to. Natyrisht nuk mund te mendohet si nje marrshim pa ndalesa.


Levizja eshte bere dale nga dale, nga njeri territor ne tjetrin. Por ne variantin e dyte nuk duhet perjashtuar mundesia e keti degezimi pasi siç eshte pranuar deri tani po i njejti popull, kaloi ne veri te Detit te Zi dhe atij Kaspik, i cili shume kohe me pas, na rikthehet ne Europe me nje modifikim genetik, pasi kishte patur nje “para grupim gjenetik”, te njejte ne bazen e nisjes ne Kaukaz, por qe e modifikon duke e kaluar ne paragrupin e geneve “ NO,P” i cili ka trasheguar me pas “R” me dy nengrupet R1b dhe R1a.( qe ne mendimin me te pranuar vlersohehen si indo-europiane teoria kurgan) te cilet gjenden te perhapur, ne Europen qendrore perendomore e veriore me ( R1b) dhe ne Azi,ne Europen Lindore dhe deri Indi ( me R1a), nga ku “R1a” njihet si geni e Sllaveve. Ne kete rast si pike ndarje, origjina e perbashket e ketyre popullsive, na del zona Kaukaziane , persa i perket "I" dhe "K" , pasi aty mund te kete nisur degezimi. Pra, nga para-grupimit “IJ,K” i drejtimit Anatoliane kemi ndarjen ne dy nendegezime ku njeri u nis per ne Ballkan qe me pas do te behej “I” dhe tjetri zbriti drejt gadishullit Arabike qe me pas do te behej “J”, me degezimet e tij (J1,J2 etj..), ndersa “K” zhvillohet ne stepat Ruse.

Keshtu geni, N“R” qe eshte propozuar si e ardhur stepat Ruse Ukraina apo brigjet e detit Kaspik (e njohur nga studjuesit si Indoeuropianet,por qe rreth ketij geni ne do te paraqesim te gjithe referencat ne vazhdim per te kuptuar mire nese ka nje baze te vertete apo jo ky percaktim pasi ka shume vend per te dyshuar ne percaktimin e ketij geni si indoeuropian i paster , pasi ne thelb ai permbane dy degzime ne ate R1a dhe R1b, ku R1a eshte percaktuar si gen qe perfaqeson popujt Sllave. Gjuha sllave natyrisht eshte nje gjuhe indoeuropiane, por duhet thene se eshte e mevonshme dhe ka shume pikpytje sipas meje qe e bejne te pamundur qe populli qe ka folur idiomen sllave te vjeter, mbartes i genit R1a, pavarsisht nga gjersia e teritorit, qe eshte perhapur duke perfshire territore nga Azia-Europa dhe deri ne Indi, popullsia mbartese e ketij geni kishte nje gen te meparshem te trasheguar, ndermjetes “ NO,P” siç duket ne radhimin e geneve te trajtuara me poshte). Megjithate, une ( ne kundershim me mendimin zyrtare), mendoj, se nyja bashkuese per perhapjen indo-Europiane,nuk eshte “ R”-R1a/b ( ne kuptimin e teorise Kurgan) por, siç duket dhe nga skema e mesiperme “IJK” kjo mund te jete bere nepermjet nje nendegzimit te drejtperdrejte para -"R" duke kaluar Bosforin ) ku ndoshta me i vjetri i saje "R1b" i cili mund te jete shkeputur me pare nga "R" dhe te kete marre rrugen e Bosforit.

Por kjo hipoteze kerkon nje pune te madhe per te hetuar, per te cilen provat jane te pakta. Kjo gje nuk duhet te na beje te terhiqemi nga ky mendim pasi,kane filluat te dalin zera, te propozuar nga studjues te ndryshem ne lidhje me teorine indoeuropiane, te origines dhe te gjuhes. Natyrisht qe kjo, do te perbeje nje objekt kerkimi dhe studimi ne te ardhmen.Por dua te theksoj nje fakt, se kohet e fundit gjithnje e me shume po dalin prova te reja te etimologjine e shume fjaleve qe ne permbajtje quhen me baze indoeuropiane ( gjuhe hipotetike e krijuar nga filologet), por qe nuk i spjegon asnje gjuhe tjeter e Europes perveç se ajo Shqipe. Keshtu kjo me ka perforcuar bindjen se duhet te kete nje hallke lidhse,qe te vetertoje se perse ndodh nje fenomen i tille. Dhe nese thellojme mendimin sado pak, kjo hallke lidhse dhe mund te gjendet, ajo mendoj se nuk duhet te kerokohet ne stepat ruse ( siç ndodhe deri tani), por mendoj se duhet te kerkohet qe nga portat e Kaukazit, Portat e Bosforit pottat e Egjeut dhe ato Adriatikut e deri ne brigjet e Danubit. Pikerisht ne keto territore linden dhe u zhvilluan gjuhet e kultura shume te vjetra dhe te avancuara per kohen, ne keto porta u perplasen valet e shumta te emogracioneve, kaluan shume perandori te ndryshme, ku pjesa me e madhe u zhduken duke mbetur vetem gjurmet arkiologjike gjenetike dhe format e artikullit gjuhesore, si nje fosile e mbetur ne brendesi te gjuhet e reja qe fliten sot.

Pikerisht per kete fosile gjuhesore dhe genetike behet fjale. Provat e fundit ku perfshihen ato gjuhesore, por dhe arkiologjike e genetike po veretojne se rajoni: (trekendeshi Azi e Vogel Adriatik -Danub eshte çelsi per te hapur kasaforten e te gjithe mistereve, akoma te pazgjidhura te historise se vjeter Europiane. Dhe ne brendesi te ketij trekendeshi kemi te perqendruar,nje fosile te pazhdukshme gjuhesore, arkiologjike dhe genetike, e cila do te perbeje bazen per te zberthyer kete enigme. Kjo eshte enigma e popullit te sterlashte Shqipatere i cili ashtu si "Feniksi", ka lindur e rilindur por nuk eshte zhdukur, duke mbjellur genet dhe formen e artikulimit gjuhesore, te pa precedent ne historine Europiane.


Shenim Nr-1 :Keshtu mendohet se “Uomo di Cro-Magnon" mendohet se bente pjese ne haplogrupin “I” ( ku mund te perfshihet ne varianitin maglemosiana“proto-nordik”, varianti i njeriut (dalo-falica) ne Scandinavi dhe ne Itali me te ashtuquajturin origjnare “Uomo di Grimaldi" sipas vendit ku eshte gjetur, prane Ventimiglia).

****

Me vone do te shohim se si “I” perveç Europes, perhapet pjeserisht dhe ne veriun e Afrikes. Ndersa dhe “J” me pas po nepermjet Azise se Vogel rikthehet per te kaluar Bosfor-in dhe hyn ne Ballkan nepermjet brigjeve te Egjeut dhe te Adriatikut.

Ndersa nga drejtimi i Kaukazit, per ne rajonin midis veriut te Detit te Zi dhe Detit Kaspik, para grupimi “IJK” u modifikua nga ana gjenetike duke kaluar ne nje nengrupim ndermjetes “NO,P”+Q,qe eshte paraardhesi i geneve “R” qe me vone u perhapen me nendeget e tyre, siç e treguam me lart, ne Euro-Azi e deri ne Indi. Se si u modifikua ai grup genesh nuk ka informacion, por nje gje duhet te theksoj; ketu behet fjale per nje konkluzon i cili nuk mund te mohohet ne asnje rrethane. Keshtu mund te gjykojme se; ne nje perjudhe kohore qe mund te parcaktohet si kohe, para se te kalohej ngushtica e Bofosfo-rit para 40.000 vitesh, ne zonen Kaukaziane, ato njerez qe pas 16.00 vitesh do te perfundonin si mbartesit e geneve “I” qe u krijuan (24.000 vite me pare ne Ballkan) dhe pas 35 mije vitesh do te beheshin njerzit qe mbanin genet e linjes se “I2”, qe u perhap ne zonen e alpeve Dinarike, ne Kroacine aktuale rreth 15.000 vite me pare, me nenlinjen “I2b”e cila rreth 12.000 vite me pare u perhap ne Europen Qendrore Bassa Sassonia (Gjermani) si dhe nen linja “I2a” e cila rreth 9.000 vite me pare u perhap ne Ballkanin veri-perendimore, drejt Alpeve Dinarike; te gjitha keto kane nje lidhje gjenetike te parbashket dhe i bije qe te kene qene kushurinje, me prejardhje gejentike stergjyshore shume te vjeter.

Por keshtu gjykojme se nese do te kishim nje nendegzim te drejtpardrejte, ne rrugen me te shkurter, duke kaluar Bosforin, ketu puna do te ndryshonte pasi, genet do te kishin pesuar me pak, ndryshime dhe do te shkurtohej me shume koha, keshtu qe afersia gjenetike do te ishte me e madhe. Natyrisht kjo eshte objekt studimi per te ardhmen, pasi nuk eshte nje çeshtje e lehte per tu studjuar,dhe per te vertetuar kete hipoteze qe do te kerkonte shume te dhena.

Mbi tegjitha duhet te kuptojme se nese shperhemi ne menyre simbolike tek ky “ stergjysh” Kaukaziane, duhet pika e ndarjes se atyre, qe qe me pas do te beheshin mbartseit e gene “I” ne Ballkan (Shqiptareve te lashte), ndersa mbartesit e geneve “R”(R1a) qe u krijuan ne stapat Ruse, i ndajme dhe distanojne me shume Shqipateret me Sllavet, pasi, ato ndonse paten nje origjine gejentike 40.000 vjeçare te perbashket, Sllavet i modifikuan genet e tyre, duke krijuar dhe nje negrupim ndermjetes, i cili nuk kishte te bente aspak, me genet e Euopes. Pra shihet qarte se ndermjet Kaukazianeve ( Albania e Kaukazit) duhet te jene mbeteje te para grupit te geneve ”IJK”. Ndersa midis njerzeve Dinarike (Iliro-Pellasgeve) dhe, Gjermaneve, ka nje matriçe lidhese gjenetike, por qe nuk mund te perjashtohet mundesia dhe asaj kulturore. Pasi keto njerez flisnin te njejten idiome, te njejte ne ate kohe para se te ndaheshin, dhe patjeter qe kishin dhe te njejtat karakteristika fisike dhe antropologjike. Pikersisht shkencetaret per te paraqitur karakteristikat e njeriut “Europoid” paraqesin tipin karaktersistike te llojit “Kaukaziane”, Ndersa ne Ballkan paraqesin llojin e njeriut “Dinarik”, ku qe te dy trajtohen si “Europoid” te bardhe, por me disa karakteristika te vogla te veçanta qe i dallojne.

Keshtu verehet qarte se grupi i geneve “I2” i perqendruar ne zonen e Alpeve Dinarike (ne Kroacine aktuale 15.000 vite me pare ), u nda ne dy nendegzime,ne “I2b”, i cili me pas mori drejtimin Gjermane ( Bassa Ssasonia) rreth 12 mije vite me pare, si dhe kemi nje nenlinje te dyte, ”I2a” e cila u perhap drejt Ballkanit veri-perendimore,dhe drejt Alpeve Dinarike (9.000 vite me pare). Pra njerezit qe mbanin genet “I2”( ne zonen dinarike) te destinuar qe te beheshin “Germane e ardhshem” dhe “Iliret e ardhshem”, kane nje “baba” te njejete gjenetik. Pra jane ndare nga i njejti trung gjenetike dhe jane nder popujt e pare te Europes. Eshte kuptuar tashme, se ky gen eshte me prejardhje paleolitike. Ndersa verejme dhe nje drejtim tjeter per ne ishullit te Sardenjes, ne te cilin kemi nje prezence te nengrupit te geneve “I2a1”. Ky eshte nje nje nedegzim i mevonshem qe tregon nje kalim te "njerzeve Dinarike", ne Sardenje. Kuptohet se kjo mund te kete ndodhur ne nje perjudhe qe nuk mund ti kaloje 9.000 vite me pare. Gjithashtu del qarte, se "njerez Dinarike", mund te kene shkuar tek kushurinjete tyre genetike, pasi Sardet zotrojne dhe rreth 40% e geneve qe bejne pjese ne nengrupin “I2b1” qe i perkiste "njerzeve Dinarike” Dhe dihet tashme se, qe te dy keto nengupe perfshihen ne grupin kryesore genetik “I”. Pikerisht, ata njerez aty, ndertojne nje numur te madh (nuraghi, menhir, e dolmen).

Kaukazianet, e perfshire ne grupimin geneve para-(IJK), jane stergjysherit e perbashket ne linje vertikale gjenetike te popujve te "zones Dinarike" mbartse te geneve “I2a” ( gene qe i mbajne sot Shqiptaret dhe te gjithe popujt qe jetojne ne teritoret (rreth mivjeqarit III-te prkr), qe me pas do te banoheshin nga populli i madhe (Pellasgo-Iliro-Thrake), ose e thene me e plote (Pellasgo-Lelego-Iliro-Thrako-Frigjiko-Ittito-Kaukaziane). Pra, perfshime ketu popuj dhe teritore te Ballkanit dhe Azise se Vogel. Fillesat ky civilizim mund ti kete patur te pakten, pakten 9-10.000 vite me pare, duke arritur kulmin e fazes se pare te ketij civilizimin gjate mivjeçarit te IV-III-te prkr me kulturen e Vinca. Pra baza e civilizimit bujqesore ne Ballkan, mund te kete ndodhur nga bashkimi i mbartseve te geneve te njerzeve paleolitike “I” me ato te njerzeve “ me prejardhje paleolitike “J “ qe kishin pervetsuar metodat bujqesore gjate neolitikut, si dhe njerzeve mbartes te geneve “E” (E3b) qe u krijuan ne Ballkan, dhe keto te paisur me njohuri bujqesore qe ishin themeluesit e bujqesise ne Ballkan. Nga te dhenat e studjuseve te ndryshem qe perkrahin kete teze, kemi perfundimin se ne zonen Ballkanike, ka patur nje nje penetrim te mundshem te njerzeve, te cilet mbartnin gene “para-E3b”, dhe qe me vone, nen ndikimin e atyre qe mbanin gene autoktone “I” si dhe atyre “J” te ardhura, krijuan ne vend (pikerisht ne ato teritore qe sot banohen nga Shqiptaret), nje gen te ri “E3b”. Mendohet se ky gen perfaqesonte nje popullsi te bardhe, ashtu si geni i pare “I”

Aktivizimi i energjive te njerzeve mbartes te ketyre tre geneve kryesore (I,J,E e R1b) ne keto teritore Ballkanike mund te kete bere te mundur, qe te krijohen nje bashkesi kulturore dhe gjuhesore, me elemet te medha ngjashmerie. Keshtu pra me vone, u krijua nje civilizim i madh,qe perfshiu gjithe teritorin Ballkanik, nga Austria e sotme, shkonte pergjate brigjeve te detit Adriatik, Jon, Egje, perfshiu Anatollin dhe deri ne Detin e zi (rajoni i Kaukazit), ndersa ne thellsi, brigjet e Danubit sherbyen si kufi veriore. Ketu lulezuj nje kulture e madhe neolitike bujqesore e kombinuar dhe me elemente paleolitike. Kjo kulture me baze autoktone Ballkanike u perhap me pas ne drejtim te Europes qendrore (duke shfrytzuar sistemin hidrografike) si dhe drejt Europes jugore dhe ishujve te Mesdheut (pasi u mesua arti i lundrimit). Ishujt me kryesore ku u perhap kjo kulture ishin Sicilia Sardenja, Kreta, ishujt e tjere te Egjeut dhe Qipro. Perjudhe kur filloj te krijohej ky civilizim duhet kerkuar te pakten rreth 10.000 vite me pare, ne kohen kur akullnajat ishin terhequr dhe kushtet klimaterike ishin permirsuar ne favor te bujqesise. Keshtu u krijua mundesia qe te lulezonin kulturat para nga me te hershmet siç ishte “Cultura Vinča”. Keshtu ne kete kuader brigjet e Egjeut ( Thesalia ) me nje klime me te permirsuar kane luajtur nje rol te rendsishem ne perhapjene e kultures bujqesore.

Kultura Vinča (Vincha) ishte kultura e pare Europiane, e cila u zhvillua (midis mijvjeqarit te VI-III-te prkr; pra 8-5.000 vite me pare). Kjo kulture u perhap pergjate rrjedhes se lumit Danub dhe perfshiu popullsite qe banonin ne ato teritore dhe qe sot banohen nga, Serbet, Romunet, Bullgaret, Maqedonet dhe qe gjurme te kesaje kulture mund te gjenden ne Ballkan, ne pjeset e Europes qendrore, dhe ne Azine e Vogel. Kjo kulture e merre emrin nga fshati Vinča, qe gjendet ne brigjet e lumit Danub rreth 14 km larg nga Beogradi, ku gjendet qendra me e madhe e rendsishme neolitike e Europes lindore, e cila eshte zbuluar ne vitin 1908 nga arkiologu Miloje dhe e Vasić (arkiologu i pare Serb). Aty eshte gjetur dhe nje alfabet qe njihet dhe si “alfabeti i Vinča-as”, i cili me provat e radokarbonit eshte datuar ne nje perjudhe maksimale 9.000-7.000 vite me pare dhe qe perben alfabetin e pare Europian. Pra çdo alfabeti tjeter Sumerike apo Egjyptjane, qe njihen deri tani si nder me te vjetrit, nuk eshte para tij. Me gjersisht do ta trajtojme kete teme ne te ardhmen. Kuptohet ketu u hodhen bazat e nje kulture dhe civilizimi, qe kohe me pas nuk mund te kishte emer tjeter perveçse emrint qe e therrisnin poetet dhe hisorianet e vjeter greke “Pellasgjike. Per civilizimin Pellasg, nuk do te flasim tani ,pasi do ti vije radha me vone, por dua te shtoj nje argument.


Nese kete civilizim qe arriti kulmin ne Vinča ne kete, mund ta emrojme nje civilizim “parapellasgjik”,ose si faza elementare fillestare e civilizimit Pellasgjike, por me duhet rikujtoj se ky i perkishte nje perjudhe, 9.000 -7.000 vite me pare. Por dime gjithashtu, se rreth kesaje perjudhe fillon dhe kultura e Diminit ne Thesali etj. Gjithashtu duhet te marrim ne konsiderate se filozofi grek, Platoni, per nje perjudhe te tille 9.000 vitesh me pare na flet per nje ndeshje midis Athinasve (ndoshta parapellasgeve apo pellasgeve) dhe Atlanteve. Ne disa studime te tjera na dalin Atlantet e mbijetuar nga permbytja e madhe e ishiullit te tyre dhe munden qe te penetronin ne rajonet e Egjeut. Pra nese supozojme se Atlantete erdhen ne Ballkan, 9-7.000 vite me pare, dhe ata duhet te kene ndihmuan qe te zhvillohet nje civilizim i madh bujqesore pasi ato ne vendine tyre, kishin arritur nje shkalle shume te larte civilizimi. Ato ishin mjeshter te teknikave bujqesore, lundrues te zote,dhe njerez te ditur sin dhe mjeshtra ne arkitekture, zotrues sekteresh dhe kultesh misterjoze. Naturisht te mbijetuarit e Atlanteve nuk u perhapen vetem ne Ballkan, por dhe ne vende te tjera dhe midis tyre dhe ne Egjypt, ku zhvilluan nje civilizim shume te avancuar per kohen. Ndoshta keto Atlante, duhen keruar dhe tek civilizimi Sumeriane, apo Inca, Maia e tjere..,. pasi ato jetonin ne nje ishull te shume te madh ne mes te Oqeanit Atllantike dhe kishin mundesi te shperndaheshin ne te gjithe kontinentet, pasi ishin zoter te lundrimit detare. Nuk do te zgjatem me tej pasi do ti trajtoj ne shkrime te tjera. Ne shkrimin e pare i kam trajtuar, pak dhe dale nga dale do te kompletoj studimin rreth tyre.

Ndoshta duhet qe t'ua, atribojme atyre themelimin e civilizimit te lashte “Pellasg” ne Ballkan. Pra njezeve Dinarike autokton mbartes te geneve “I”e “E” + njerzeve mbates te geneve “J” te ardhur nga Lindja e Mesme + ( nje degezim i grupit R qe rridhte drejt per drejt nga makrogrupi ("IJK"+R ),qe mund te kete nzjerre R1b i cili mund te kete levizuar duke kaluar dhe ky Bosforin siç ndodhi me "genet e tjera) + Atlanteve (njerzeve te qeverisur nga Atlanti dhe Herkuli, me kulte te lashta qe i sollen pikerisht ato te perej kontinentit ose Hiperboreive), per te cilet nuk dime akoma, se çfare geni mbanin, por gjurmet e para gjenetike, te tyre duhet kene mbetur tek tek popullsia. Atlantet pasi gjejten, nje shtrat te gjere popullsie dhe me nje nivel zhvillimi kulturore, qe permbante genet me te vjeter te Europes, mund te ken ushtruar ndikimin e tyre kulturore dhe te jete thmeluar nje civilizimi cili do te pagezohet si "Pellasg". Kemi shume studjues te koheve te fundit qe e barazojne termin Atlante me termin Pellasge (si njerez te kozmogonise, si adhurues te pellumbit i beri vezen kozmike te krijimit, te gjarperit, Orion dhe te shqiponjes si simbol i djellit/zotit, qe e arriti shkelqimin e tije te plote me civilizimin e Kretes dhe te Mikenes. Dime se “Pellasget” u perqendruan ne Ballkan dhe u perhapen dhe drejt Europes jugore, e veriore, ndersa, po i njejti popull “Leleget”, (degzim Pellasg), u perhap ne Azine e Vogel. Per kete civilizim do te flitet ne te ardhmen.

Ne kundershim me mendimin zyrtare te deri tanishem, nuk mendoj se nyja bashkuese per perhapjen qe eshte quajtur indo-Europiane te kete qene “ R”( ne kuptimin e teorise Kurgan si perhapje e R1a nga stepat Ruse drejt Europes jugore, por mendoj se siç duket nga skama e mesiprme ne pjesen e pare te kasaje teme dhe nga te dhenat hartografike te ADN, nga grupimi “IJK”, mund te kete rrjedhe njej nendegzim i drejtpardrejte i cili mund te kete kaluar dhe ky Bosforin dhe qe mundet dhe ky, te kete patur te njejtin fat si "I,E" cila mund ta kete pasur bazen fillestare ne rajonet e portave te Kaukazit ashtu si "I" "E"(E3b) (autoktone) ne Ballkane. Por kjo hipoteze kerkon nje pune te madhe per te hetuar, per te cilen provat jane te pakta. Por kjo nuk duhet te na beje te terhiqemi nga ky mendim pasi, kane filluat te dalin zera te propozuar nga studjues te ndryshem ne lidhje me teorine indoeuropiane, te origines dhe te gjuhes. Por kjo do te perbeje nje objekt kerkimi dhe studimi ne te ardhmen ,kjo eshte nje sfide e madhe dhe shume e veshtire pas kemi mendimin statik te gjuhetareve dhe filologeve, tashme te mberthyer ne nje teori tabu, ku dhe pse dita dites po dalin fakte e propozohen hipoteza te reja per kete problem, ato te fundit qendrojne te pa levizshem ne instikamet e tyre.


Perberja gjenetike e bujqeve te pare (J,E)

Ky studim eshte nga me te rendsishmit persa i perket problemit te njohjes se historise se vjeter te popullit Shqiptare, i cili siç e kemi theksuar dhe ne shkrimet e tjera; ai jo vetem se ishte populli

me prejardhjen me te vjeter ne Europe nga i cili rrodhen te gjiithe popujte e tjere, por ishte populli, qe arriti qe tu mesoje te tjereve dhe artin e bujqesise. Nga studimet gjenetike te dertanishme (qe po plotsohen kohe pas kohe), na rezulton se ky popull sot trashegon frekuencat me perqindjen me te larte ne Europe mbi 74% ( nendegzime te gene "J" dhe "E" te bujqeve neolitike) si dhe rreth 30% te geneve te njerzeve te pare, qe shkelen ne teritoret Europes, njerzit e genit “dinarik” ( “I”+”pre-R1b”), qe i kemi trajtuar ne shkrimet e meparshme te cilet me pas, u perhapen ne te gjithe Europen. Si nje konklusion te pergjithshem, mund te konsiderojme faktin se, nese sa me shume ngjitemi drejt Europes veri-perendimore, aq me shume gjendemi perballe nje perqindje te madhe te frekuencave paleolitike, qe u mbollen pikerisht nga popujte e lashte qe banuan te paret teritoret e vjetra Ballkanike, siç ishin genet "dinarike" “I”. Ndersa e kunderta na ndodh, sa me shume zbresim ne Europen Lindore e Jugore, aq me shume ndeshemi me frekuenca te larta sidomos ne teritoret e banuara nga Shqiptaret e lashte, pikerisht ato teritore qe banohen sot nga popullsia Shqiptare ne Ballkan, por nje gje e tille ndodh dhe ne teritoret qe banohen nga fqinjet tane. Ne keto popuj gjenden te “mbjelluara” genet bujqesore neolitike dhe gene te perjudhes paleolitike, te cilet mbajne vulen e Shqiptarve te vjeter ( Iliro-Pellasgeve ).

Per te kuptuar me mire se cila ishte rruga e mundshme qe Shqiptaret e vjeter, e themeluan civilizimin e tyre si bujq neolitike, te perzjere natyrisht dhe me njerzit paleolitike te geneve “I” “dinarike” si dhe gene te tjera ne perqindje me te vogel, le te hyjme ne teme pa humbur kohe.

Geni i perfaqesuar nga Aplogrupi "E" eshte supozuar nga studjuesit se eshte i ndare ne (E1,E2,E3), rreth 28.000 vite me pare. "E3" eshte karakterizuar nga (P2 mutazione te SNP),qe do te thote se persona me test popzitive (P2+ ) do rrjedhin nga themeluesit e aplogrupit "E3", ndersa ne te kunderen bejne pjese ne te tjere aplogrupe. "E3" ndahet ne "para-E3a/b" e "E1b", rreth 26 mije vite me pare. Nga ku vete "para-E3b" eshte karakterizuar nga nje (mutacion M35). Besohet se dukja e pare ka ndodhur ne Bririn e Afrikes rreth 26 mije vite me pare dhe perhapet ne Lindjen e Mesme gjate kohes Paleolitikut superiore dhe mesolitikut.

Nga atje ka udhtuar me perhapjen e bujqesise dhe mendohet nga studjuesit se ka kalur Bosforin dhe ka perfunduar ne Ballkan i pashkeputur. Por kemi dhe nje varjante tjeter per te justifikuar perhapjen e tij nga Afrika e veriut, ku ky gen ka nje prezence te larte. Disa, per te shpjeguar perhapjen e tij nga (Lindja e Afert ne Marok ) hedhin hipotezen se ajo ishte me origjine nga Lindja dhe pastaj emigron ne Perendim perkundrejt dy emigracioneve te ndara, nga ku njera pershkon Europen duke kaluar nepermjet jugut te Kaukazit-Bosforit-Ballkan, ndersa nje degzin po nga Lindja e Mesme pershkoj brigjet veriore te Afrikes. Aplogrupet duke u transmetuar vetem ne rrugen mashkullore te linjave aterore na japin nje informacion genetik pjesore. Eshte e qarte se nga nje aplogrup nuk mund te deduktohet se nga niset, por mund te percaktohet origjina e paraardhseve direkt (ne vije mashkullore). Kalimi ne Ballkan, nuk ka te dhena qe te vertetohet se e kalon kohen neolitike te 10.000 viteve me pare.

Studjuesit genetike i kane pervijuar linjat kryesore te bujqeve neolike (duke filluar 10.000 vite me pare), si mbartes te geneve "J" (HG9) dhe "E3b" (HG21) per aplogrupet baze ADN-mt (J,T1,U3,e disa H e W ) dhe vlersojne se perhapja jo uniforme e ketyre linjave ne trashegimine ne linjen aterore i diferencojne ne menyre te dukshme Europianet e (J-P) dhe (J-L) edhe pse eksistojne lidhje me te medha ne linjen e amsise.

Ja po paraqesim disa te dhena te geneve, haplogrupeve “J” dhe "E3b" (HG9/21) frekuenca mesatare per Europen , Azine qendrore dhe Mesdheun; sipas etnise dhe perqindjes. Ku sipas tabeles se me poshteme verejme se popujt neolitike te perhapur ne Europe jane mbartesit e Geneve “J” ( J2” dhe J1) si dhe “E” ( E3b).

Bazuar ne studimin e (Rosser : 2000), i kam renditur sipas vleres me te larte e deri tek me e ulta dhe keshtu perfitojme nje tabele e cila siç shihet permbledhe vleren shumore se perbashket te geneve (J+E) me nendegzimet e tyre "J1,2" dhe "E3b".

Frekuencat e geneve (E+J) bujqesore tek popujt e Europiane dhe disa te atyre mesdhetare sipas studimit (Rosser : 2000).

 
Nr
 
Etnite ( Popujt)
 
       %
1
Algjerianet
       93
2
Afrikan/verioret
       89
3
Qipiriotet
       60
4
Greket
       56
5
Turqit
       43
6
Ossetianet
       40
7
Armenet
       32
8
Italianet
       32
9
Rumunet
       31
10
Bulgaret
       29
11
Gjiorgjianet
       25
12
Ish / Jugosllavet
       21
13
Hungarezet
       20
14
Ceket
      19
15
Portugezet
      19
16
Gjermanet
      15
17
Francezet
      15
18
Sllovaket
      13
19
Spanjollet
      13
20
Sllovene
      13
21
Bielloruset
      12
22
Ruset
      11
23
Gjermane
      10
24
Danezet
       9
25
Polaket
       6
26
Urkahina
       4
27
Anglosasonet
       4
28
Belget
       4
28
Suedezet
       4
29
Norvegjezet
       4
30
Estionezet
       4
31
Irlandezet
       3
32
Finlandezet
       2
33
Skocezet
       1



Tabela Nr-1 (Vlerat e frekuencave te geneve bujqesore Europiane ( nengrupe genesh bujqesore J+E+...) (Rosser : 2000)

Ne kete studim sipas tabeles ( Nr-1) Shqiptaret nuk jane pasqyruar: nuk ka te dhena nese jane marre ne konsiderate apo jo, megjithate ne nje studim tjeter, me te vonshem me nje tjeter autore (Chikhi et al. 2002), persa i perket permbajtjes se geneve bujeqesore Shqiptaret, klasifikohen ne vendin e pare ne Europe me mbi 74%.


Perberja gjenetike e bujqeve te pare  (J, E)
Siç e treguam ne fund te pjeses se pare te  artikullit te meparshem, shohim nje renditje tjeter, nga nje studjues gjeneologjike i cili ka bere studimin e geneve bujqesore
 ne disa shtete te Europes. Sipas ketij studimi, une kam radhitur perqindjen e frekuencave, nga vlera me e madhe e ne ate me te voglen ne tabelen e meposhtme (Nr-1). Ne kete  studim behet fjale per nje vlere shumore  te geneve te bujqeve neolitik (J+E+…  me nendegzimet e tyre). Keshtu ne studimin e (Chikhi et al. 2002) eshte  arritur ne nje perqindje te larte frekuencash nga ku  shihet se Shqiptaret radhiten ne vendin e pare ne Europe per permbajtjen  e geneve te bujqeve neolitike  me 74%dhe pas tyre vine Greket me 71%. Sipas tabeles me poshte kemi  kete renditje te permbajtjes se geneve neolitike bujqesore ( nengrupet e E+J..)

   Nr

    Etnite/ Popullsite

    %
    1
    Shqiptaret
   74
    2
    Greket
   71
    3
    Maqedonet
   69
    4
    Gjeorgjianet
   64
    5
    Kalabrezet
   61
    6
    Hungarezet
   60
    7
    Kroatet 
   56
    8
    Polaket
   52
    9
    Italia e veriut
   46
    10
    Ukraina
   44
    11
    Gjermania
   40
    12
    Catalans/Katalanet
   39
    14
    Francezet
   38   
    15
    Ceket /Sllovaket
   38
    16
    Sardenjasit
   15
Tabela Nr-5, Frekuencat  bujqesore te Europianeve ( nengrupet E+J+….).

Sipas ketij studimi, krahasuar dhe  me studimin e pare, kemi nje shifer rekord per Shqiptaret ne Europet e shoqeruar me pas nga Greket, Maqedonet, Gjeorgjianet  dhe Kalabrezet. Nga krahasimi i dy studimeve shohim  klasifikimin si dhe dìferencat, qe gjenden midis ketyre geneve bujqesore tek etnite/popujt  te radhitur ne kete tabele, ku na rrezulton nje diference e  madhe midis popujve te Afrikes se Veriut dhe vete popujve Ballkanike te marrur ne analize. Verehet nje diference frekuencash e cila shkon ne zbritje me variacionet 4%-5%, ndresa arrine ne  8% per Sardenjasit.


Klasifikimi


  Etnia/Popullsia

     %

Diferenca
      I
  Algjerianet
    93
     0
      II
  Afrikan/verioret
    89
   -4
      III
  Shqiptaret
    74
   -19 
      IV
  Greket
    71
   -22
      V
  Maqedonet
    69
   -24
      VI
  Kalabrezet
    61
   -32
Tabela  Nr-2
Pra, siç shohim nga tabela (Nr-1,2), Shqiptaret rrezultojne me frekuencat me te larta ne Europe dhe jo vetem kaq, por na rezulton dhe  nje fakt shume interesant, pasi trekendeshi Shqiperi-Greqi (Egje)-Maqedoni na rezulton me perqindjen me te larte ne Europe.  Gjithashtu nese krahasojme dhe  rrugekalimet e mundeshme nga kaluan keto gene neolitike te cilat, siç kane dale nga studimet qe trajtuam dhe me lart, nuk gjenden degzime gjenetike neolitike, qe te kalojme me tej se 10.000 vite prkr. Keshtu, ne se ndjekim rruget e mundeshme te kalimit ne Ballkan te ketyre geneve bujqesore, verejme se ne  drejtimin Kaukaz-Bosfor–brigjet e Egjeut-brigjet -Adriatikut, kemi  keto frekenca te geneve bujqesore (J+E), si nendegzime te tyre, qe une i kam radhitur sipas tabeles se meposhtme.

  Nr

  Popullsite

   %
  1
  Ossetianet
  40
  2
  Armenet
  32
  3
  Turqit
  43
Tabela  Nr-3
Osstetizianet dhe Armenet jane popuj te vendosur ne rajone te  Kaukazit, ndersaTurqia eshte zona e kalimit te (Bosforit) per ne Ballkan. At'here me te drejte lind pyetja, si eshte e mundur qe Shqiptaret kane perqindjen me te larte te ketij geni, duke u radhitur te dytet pas Afrikaneve te veriut.?
Siç na rezulton nga studimet e fundit, verehet se Shqiptaret permbajne  nje nivel jo te larte te geneve J2 11% sipas tabeles ( Nr-6) qe do ta shikoni ne pjeset ne vazhdim,te kesaj teme, ndersa dhe ne te dhenat qe nxirren nga nje studim tjeter  i  publikuar (www.igenea.com), gejme vleren e “J” (J2) 15% pra, nje ndryshim i vogel. Keshtu nese i referohemi vlarave maksimale te tabeles se mesiperme ku Shqiptaret kishin nje vlere (J2+ +E1*+E3b ) =  74 %, duke bere  diferencen, do te kemi vleren e mbetur prej (13**+16+ E3b ) = 74%.  Nga ku E3b = 45%.  Pra Shqiptaret, sot zotrojne gene bujeqesore E3b (45%), te cilat jane krijuar ne teritoret e tyre mijeravjeçare nga populli i lashte neolitik Shqiptare.
Keshtu  na rezulton se, duke marre ne konsiderate dy te dhenat e publikuara verejme   se Shqiptaret zotrojne   frekuencen me te madhe totale te geneve te (“E” perfshi E3b dhe E1b1b), ndersa persa i perket  nendegezimit  te "E1b1b", Shqiperia  dhe Bosnja, kane nivelin e frekuencave me te ulta, krahasuar me vendet e tjera Ballkanike. Por Shqiperia siç e pame me lart  nga analiza zotronte  rreth 45% te geneve "E3b" autoktone, te cilat u krijua nge vete ky popull neolitike ne lashtesi. Por per te kuptuar me mire  kete raport te perqindjes se geneve "E3b" dhe "E1b1b", le ti hedhim nje sy tabeles se meposhtme Nr-4.
Ne kete tabele po shihni te radhitura,frekuencat e  “E1b1b” (sipas publikimit www.igenea.com)

  Nr

    Etnite/Popujt

   %
  1
    Rumania
   38
  2
    Bullgaria
   31
  3
    Greqia
   32
  4
   Sllovenia
   30
  5
   Maqedonia
   25
  6
  Serbia /Mali  i  Zi
   20
  7
  Shqiperia
  16*
Tabela N-4. Nese i referohemi tabeles (Nr-4), verejme se perqindja me e madhe e ketij geni  gjendet ne Rumani,  kjo zbret pastaj,  drejt  Bullgarise dhe  Shqiperise. Gjithashtu verehet dhe  nje drejtim tjeter qe ndoshta ndjek, brigjete Danubit dhe perfundon deri ne Slloveni ku ruan nje perqindje te konsiderusheme. Pra siç rezulton, ne zonen Danubiane, ne fushat qe perfshihen ne brigjet lindore te Detit te Zi (derdhja e Danubit) kemi zhvillimin e ketij  degzimi te genit bujqesore, i cili me nje diferenve prej 6% zbret  drejt Greqise se sotme, ndersa ne teritoret e sotme Shqiptaret gjendet me nje frekuence me te vogel siç e pame prej 16%. Pra  ky nendegzim i ketij geni, mund te jete zhvilluar me vete  dhe mendoj se ky gen u perket pikerisht zhvillimit te kultures bujqesore ne rajonet ku me pas do te njiheshin si teritore te Thrakeve nga te cilet linden  Daket historik dhe nga keto te fundit rrjedhin Romunet. Dihet tashme se Thraket ishin nje nendegzim  i popullit ta madh Pellasg.
Por ajo qe paraqet rendsi per studimin tone eshte perfundimi se, ne teritoret e Shqiptareve te vjeter u krijua dhe ne nendegzim tjeter me epiqender ne bregjet Adriatike, i cili pati vlara te larta frekuencash siç i llogaritem  me lart. Ky gen u  perhap deri ne Afriken  e   veriut, ne Lindjen e Mesme dhe  me gjere. Per ta pare me mire se si u zhvillua ky gen, do ti referohemi  hartes se aplogrupit “E3b”, aty ne do te shohim se  ku gjendej kjo epiqender dhe ku u rezatua, perhapje e saje. Pikerisht per kete epiqender te madhe bujqesore, do te bejme fjale ne arikujt ne  vazhdim, qe do te publikohen me pas.
Shenim*(E1b1b=16%) sipas varjantit te studimit publikuar ne (www.igenea.com),**(eshte marre si vlere mesatare midis dy studimeve  siç i theksuam me lart)
Kol  Marku

Galilei, Koperniku dhe gjuha Shqipe



Nga Fatbardha Demi
E pyeta një profesor të gjuhës shqipe, të një prej fakulteteve në rrethe, se ç’mendim kishte për librin  “Shqipja çelësi i gjuhëve indoevropiane” të Eleni Kocaqit“Ajo vajzë është shumë  emocionale!” m’u   përgjigj “Profesori”,pa dhënë asnjë fakt se ç’të natyre ishin këto emocione dhe ç’lidhje kishin me fakte te sjella nga autorja. Përcaktimi me fjalët: “emocional”, “patriotizëm romantik” etj, është dukuria më e përhapur dhe më e dëmshme, që përdoret sot nga ana  e specialisteve“zyrtarë “të gjuhësisë dhe historisë,kur flitet për origjinën e gjuhës
dhe të popullit shqiptar. Si shkaktar të këtij “patriotizmi romantik” akuzohen Rilindësit . ( Ne  fig, Nr-1, Elenia Kocaqi * )
Herë pas here, sidomos kur dalinnë qarkullim botime të studiuesve që pohojnë barazimin, gjuha dhe popullishqiptar me  gjuhën dhe popullsinë pellazge, në shtyp lexojmë shkrime, që në emër të “shkencës së vërtetë”, mbasi kapen me shpjegimin e fjalës “pellazg” apo ndonjë shprehje tjetër, I hedhin poshtë këto studime. Megjithëse, autorët e tezës pellazgjike, në librat  tyre janë mbështetur mbi fakte historike dhe gjuhësore, akuzohen se “ formojnënjë kakofoni zërash, ku djali i tregon babait arat, ku ushtari i meson gjeneralit strategjinë dhe profani i shpjegon profesorit teorinë…” (R.Memushaj “ …“ 2.07.2008). “
Këta mjeshtër të vërtetë të historisë dhe gjuhësisë”, që si Zeusi i inatosur, hedhin shigjeta ndaj “të pabindurve” harrojnë se duhet të sjellin prova bindëse, që të përmbysin faktet e paraqitura nga studiuesit e tezës pellazge. (më tipik në këtë drejtim ka qenë shkrimi “sharlatanët” i M. Stefës në gazetën “Shqip” 29.08.2007, etj.) Por “prova më e fortë” për ta, mbetet pohimi se përkatësia mes shqiptarëve të sotëm dhe pellazgëve është një hipotezë e cila duhet pranuar botërisht si e tille, si hipoteze, e pastaj vërtetuar me fakte dhe vetëm me fakte” siç pohon I.Mati (“Gazeta Shqiptare” dt.7.10.2007). Autori na jep edhe një “provë” tjetër për mospranimin e studimeve të dy shekujve të fundit, për lashtësinë e gjuhës shqipe se “deri më sot, në asnjë institucion shkencor shqiptar,nuk dimë të jetë ndërtuar një hipotezë e tillë e pranuar përgjithësisht”.
Me që ky DEBAT bëhet në distancë (me libra apo media), si nga ana e studiuesve të ekuacionit: “gjuha dhe populli shqiptar = gjuha dhe popullsia pellazge” dhe të kundërshtarëve apo dyshuesve të tij, problemi mbetet në dëshirën e lexuesve dhe jo në rrugën shkencore që duhet të ndjekin studimet të kësaj natyre. Praky debat, sot për sot, përbën një herezi. Kjo herezi është rreptësishtë e ndaluar sidomos për tekstet shkollore me të cilat formohet brezi ynë i ri. Përse kjo mosburrëri për t’i “kryqëzuar armët“, për të debatuar dhe përballur faktet e secilës palë?
Përse u dashka të presim apo “t’i marrim dorën “ botës, për një diskutim shkencor? Apo “vetëm të huajt “ kanë besueshmërinë shkruar në një libër të madh, i cili në vazhdimësi qëndron i hapur para syve tanë”. “Unë nuk them se nuk duhet dëgjuar Aristoteli, përkundrazi, unë përgëzoj ata që e lexojnë dhe e studiojnë. Unë dënoj vetëm nënshtrimin për t’I  pushtetit të Aristotelit, sa të irmosësh verbërisht nën çdo fjale të tij, pa tentuar të gjesh arsye të tjera, t’I quash fjalët e tij si ligje që nuk duhen prekur” (“Dialog për dy sistemet kryesore të botës, e Ptolemeut dhe Kopernikut”v.1632 - EMS Nr.10 v.1952 F.128).
Ata që fshiheshin verbërisht pas mendimeve të autoriteteve, Galileu me përbuzje i quante “Tru të skllavëruar” të padenje për tu emërtuar filozofë. Ai  i pohonte se njohja njerëzore s’ka kufi dhe nuk ka pengesë që ta ndalojë. Luftëtar kundër metodës skolastike, të studimeve shkencore, qe edhe astronomi polak, përfaqësues i shquar i epokës së Rilindjes Europiane, Koperniku (1473-1543), mësues dhe frymëzues i studimeve të Galileut.  Në librin e tij “Dialektika e Natyrës” ai mbron tezën e rrotullimit të tokës përreth diellit dhe 24 orëshe rreth boshtit të saj. Këto teza përmbysen sistemin e natyrës, të dhënë nga Ptolemeu, si dhe predikimet fetare mbi tokën se toka ndodhej në qendër të botës. ( Ne figuren Nr-2, N.Koperniku * )
Librii Kopernikut me dekret të Inkuizicionitu fut në listën e librave të ndaluar për206 vjetët e ardhshme. Në parathënien e librit të tij, Koperniku mbron energjikishttë drejtën e mendjes njerëzore “ për tëqenë e lirë, për të kërkuar të vërtetën shkencore”.
Ai shprehte revoltën e tij ndaj njerëzve, që nuk kishin asnjë njohuri mbi shkencën, por që merrnin përsipër këtë punë duke u mbështetur në autoritetin e rrëmbyer prej tyre nga puna e shenjtë e shkrimit të librave, për të dhënë mendimet e tyre për problemet
shkencore. Studimet e para për lashtësinë e gjuhës shqipe dhe të popullit tonë, janë bërë që në shk.19, pra plot 200 vjet përpara. Von Hahn në librin “Albanisce Studien” (1854) shkruan: “Shqiptarët janë autoktone meqë rrjedhin drejt prej Ilirëve, ashtu si edhe popujt e Maqedonisë dhe Epirit, të gjithë pasardhës të Pellazgëve prehistorikë” (f.49 N.V.) L.Benloë në librin e tij “Greqiashkencore për gjuhën dhe historinë e shqiptarëve? Do të dëshiroja të shikoja fytyrën e studiuesve anglezë apo francezë, apo të ndonjë vendi ballkanik, po t’iu kërkohej që të prisnin sa t’ua shkruanin të huajt historinë e gjuhës dhe popullit të tyre, pastaj të shpreheshin edhe ata, me kusht që të huajt, të ishin dakord me tezat e tyre.
Për origjinën pellazgjike dhe lashtësinë e shqiptarëve, janë shprehur (bile të parët) shumë studiues të huaj, fakt që nuk përmendet media nga asnjë shkrues kundërshtar i kësaj teze.  Mjafton të shikojmë bibliografinë e shfrytëzuar në librat e gjuhëtarëve dhe historianëve në ditët e sotme që janë pro kësaj teze. Mbas ngurrimeve të shumta, në shtypin tonë, më së fundi u shfaq edhe një përfaqësues i “shkencës gjuhësore zyrtare”. Prof . dr. R.Memushaj (“Shqip”dt.2.07.2008) i cili, duke u bazuar te botimi i veprës “ E piri, pellazget, etrusket dhe shqiptarët” të prof. Sh.Demiraj, shprehet se “Në këtë epokë të romantizmit patriotik shqiptar, që ka lindur si shpërdorim i lirisë së penës, nuk janë të pakta botimet që përpiqen t’i nxjerrin shqiptaret, si popullin më të vjetër, si çelësin për të shpjeguar gjithë gjuhët e vjetra… etj “.
Pra, këto lloj botimesh “duhet të ndaloheshin” por ç’të bëjmë… ka ardhur koha e demokracisë dhe lirisë së shtypit. Shprehja “shpërdorimi i lirisë së penës” më kujton vitin 1633 kur Inkuizicioni thirri në Romë, në sallën e torturave, Galileo Galilein dhe e quajti zyrtarisht “ rob të inkuizicionit “ duke i ndaluar botimet dhe bisedat me njerëz mbi lëvizjen e tokës. Argumenti i vetëm i akuzës për mashtrim, që paraqiti Inkuizicioni kundër studimeve të Galileut qe “se vëzhgimet e tij i kundërviheshin Aristotelit (mendimet e të cilit qenë “të pranuara nga të gjithë”-shënimi im), pra (tezat e tij) për rrjedhojë janë të gabuara”. “Këta njerëz - i shkruante G.Galile, Keplerit- kanë bindjen se filozofia është një libër i ngjashëm me “Odisenë” dhe “Eneidën” dhe se e vërteta duhet kërkuar jo në natyrë, por me anën e rrugës së krahasimit të teksteve”.
Galileu ju kundërvu metodës skolastike, për zbulimin e së vërtetës “vetëm duke u mbështetur në autoritetet e njohura dhe vetëm duke ndjekur rrugën e tyre”. Ai pohonte se filozofia e vërtetë “ është e përpara ardhjes se grekëve” (1877) shkruan: “Shumë emra të vendeve, të maleve, të lumenjve, të personazheve legjendarë nuk mund të shpjegohen me etimologjinë greke. Vetëm një gjuhë ka qenë në gjendje të hedhë dritë mbi emrat e këtyre vendeve, e kjo gjuhë është shqipja” (f.275. N.V.),etj.
Me gjithë këtë kontribut të historianëvedhe filologëve, të huaj dhe shqiptare,që nga shk.19 deri në ditët tona, nëmaterialet shkollore dhe ato me te cilatprezantohen Institucionet tona studimorezyrtare, nuk jepen rezultatet e tyre.
Arsyet:
1-Nuk është bërë ndonjë debat shkencor për këto teza
2-Nuk është pranuar nga shkenca zyrtare botërore
3-Nuk është shprehur shkenca zyrtare shqiptare Pra duhet të presim edhe 200 vjet të tjera, që e vërteta shkencore, për gjuhën dhe popullin shqiptar, të mund të mësohet në shkollat tona dhe të shprehet në literaturën shkencore shqiptare (zyrtare) dhe atë botërore.
Lind pyetja: Në se, që në shk.15 është luftuar për lirinë e mendimit shkencor dhe për një qëndrim jo “tru skllavërues” të studiuesve, përse në shekullin e 21, në Shqipëri duhet të presim, sa këto teza “të pranohen nga e gjithë bota” pastaj të “guxojmë” të hapim debiti shkencor në vendin tonë?
Si mundtë kërkojmë, që akademiket tanë “zyrtarë” të jenë pro këtyre studimeve, pa i shoshitur më parë ato me anën e debateve? Mendimet e Institucioneve më të larta shkencore, ndërtohen mbasi bëhet debati shkencor mbi teza të ndryshme dhe jo anasjelltas, siç shprehen “mjeshtrat e vërtetë të historisë dhe gjuhësise”.
Dhe  cila është detyra e këtyre Institucioneve studimore dhe të Akademisë, në rast se nuk grumbullojnë, debatojnë dhe publikojnë, TË GJITHA (dhe jo vetëm ato që ju vijnë mbas midesë) studimet dhe të dhënat që vijnë nga specialistë apo autodidaktë, mendime apo njoftime, direkte apo indirekte mbi gjuhën dhehistorinë e shqiptarëve të bazuara mbi fakte ?
Përse këto institucione veprojne simbas një metodollogjije që i ka ikur koha që në shekujt e mesjetës (vetëm ato “që pranohen nga të gjithë”)? Sa është e lirë shkenca jonë gjuhësore dhe historike në punën e saj nga faktorë politikë? Të gjitha përgjigjet, të çojnë tek referimet historike, të shumë dhjetevjeçareve dheshekujve të historisë së Ballkanit e më gjërë.
Më vjen në mëndje një vëzhgim shumë i goditur i Bajronit : “ Nuk ka popull më të urryer e të tutur nga fqinjët e tij, sa shqiptarët…” (f.206 V.S.) Ky është një pohim i rëndesishëm historik, që e ka bazën tek fakti, se Ballkani u pushtua nga popuj të ndryshëm. Por    populli pellazgo-shqiptar, që së bashku me thrako-maqedonasit dhe fiset e tjera pellazge, përbënin popullsinë autoktone të Gadishullit e më gjerë. Për të ligjëruar dhe përjetësuar pushtimin, duhej zhdukur Galilei, Koperniku dhe gjuha shqipe  popullsia dhe çdo element (racor, historik, kulturor,arkitektonik, fetar,etj.) që dëshmonte lashtësinë dhe autoktoninë e saj. “Aneksimet kulturore ecin në të njëjtin hap me pushtimet territoriale” pohon themeluesi i Akademisë keltike (franceze më30.3.1805) Mangourit (f.66 ATh.)   ( Fig,Nr-3, Gelilei * )
Fushata për zhdukjen, mohimin dhe fshehjen me anën e çdo mjeti të mundshëm, u realizua jo me vite por me shekuj.Veprimet politike të kohës së sotme si lufta e Kosovës, politika çkombetarizuese tek popullsia shqiptare në Greqi dhe në zonat jugore të vendit,dëshmojne se kjo fushatë vazhdon edhe sot e kësajdite, herë-herë e fshehte dhe e “modernizuar “ për nga mjetet, po “mesjetare “ për sa i përket qëllimeve dhe ideve.
Ajo pasqyrohet edhe në trysnin politike mbi institucionet shkencore. “Ne shqiptarët -ngulmon studiuesja Nermin Vlora - duhet ta nxjerrim në dritë këtë të vërtetë (për lashtësinë e gjuhës dhe popullit tonë-shënimi im) për të mirën e kulturës, që shpesh gëlltitet prej propagandës së më të fortit”(f.308 N.V.) “ Shkencëtar i vërtetë është ai që punon në favor të kulturës dhe përparimit dhe jo, për të bërë propagandë” (f.327 N.V.)
Institucionet tona studimore dhe ato akademike, që kur janë krijuar, nuk kanë mundur të zhvillojnë dot veprimtarinë e tyre, jashtë “vullnetit të mirë “ të klasës politike në pushtet. Një klase politike, që në kushtet e demokracisë është e pa aftë të luftojë për historinë e popullit të vet, siç ben shteti ynë fqinj Maqedonija, për problemin e emrit të saj.
Një klase politike, për të cilën “kombi” dhe “ndërgjegjja kombëtare” janë nocione që ju ka ikur koha dhe për një fjalë “ në favor të pranimit në BE dhe NATO” (për kredo elektorale) janë gati t’i shesin ato. Studiuesit janë rrogëtarë dhe familjarë, kjo është “ thembrae Akilit “, por shkenca nuk bëhet me njerëz, që nuk luftojnë për bindjet e tyre (këtu nuk përfshij“ të shiturit “).
Shkencëtari është luftëtar. Kështu ka qenë Galileo Galilei, Nikolla Koperniku dhe të gjithë ata, që për hir të së vërtetës shkencore. Nje shembull i   shkëlqyer i ditëve tona, ka qenë puna e studiuesit Aristidh Kola. Nuk ka dy të vërteta : ajo e shkencës dhe ajo zyrtare. Në rast se s’do të rrezikosh e të luftosh, është me e ndershme të lirosh karigen e studiuesit dhe të jetosh me ndërgjegjen e qetë.“Liria e të menduarit është gjeja më dinjitozee qenies njerëzore: duke thënë gjithnjë të vërtetën duke qenë direkt, pa stereotipe, kam ruajtur dinjitetintim njerëzor dhe nderin për të qenë ai që jam, e mbi të gjitha, të mbetem vetvetja “ shprehet historiani i shquar shqiptar, Arif Mati.
Një pretekst tjetër i “studiuesve zyrtarë” është se “për pellazgët,vazhdon të mbizotërojë një errësirë e plotë …edhe për etruskët sot për sot nuk mund të thuhet asgjë e sigurt “(f.45,46 Sh.D.) Këta studiues janë të kënaqur që kanë pohuar përkatësinë e shqiptarëve nga fiset Ilire. Por, siç shprehet studiuesi dhe njohësi i mirë i gjuhës arvanitase (shqipe), historisë dhe mitologjisë së lashtë, Aristidh Kola “Elementët krahasuese me Pellazgët janë akoma më të shumtë dhe më bindës nga ata të Ilirëve” (f.8 A.K.).
Më tepër se 10 000 shkrime, mbetje të asaj kulture (pellazgeshenimi im) janë gjetur vetëm në Tirini ose Etruria te Italise “ pohon studiuesi Niko Stillo (f.6 N.S.) Problemi themelor i studiuesve zyrtarë të lashtësisë së gjuhës dhe historisë së shqiptarëve, nuk është vetëm liria e punës së tyre shkencore, por edhe mangësia në njohjen e shumë fushave shkencore, dhe të gjuhëve të vjetra dhe të reja ballkanike, europiane dhe aziatike.
Në vitin 1889, Sami Frashëri, (studiues i lindjes së gjuhëve në botë) shkruante “ gjuha shqipe është më e vjetër se gjuha e vjetër greke dhe ajo latine, prandaj edhe populli shqiptar është më i vjetri “ (f.24 S.F.)
Këtë pohim e nxirrte nga studimi i rrënjëve të gjuhës shqipe me ato të gjuhës së vjetër greke, latine,sllave, gjermane dhe gjuhëve të vjetra europiane si dhe gjuhës persiane, zende dhe sanskrite. Studiues (zyrtarë) të arkeologjisë, kulturës së traditës apo të historisë, nuk studiojnë të dhënat që afron gjuhësia dhe anasjelltas. “
Kërkimet dhe studimet e mija nuk janë kufizuar vetëm në gjuhësi” pohon A.Mati, duke treguar se ato përfshinin përveç historisë së lashtë edhe të dhëna nga arkeologjia, antropologjia, mitologjia, etnologjia etj. Studiuesit “ zyrtarë” të gjuhës shqipe, e anashkalojnë dhe nuk i japin shpjegim fakteve, që studiues të tjerë si J.Thomopullos treguan “ se si fjalët etruske kishin të njëjtën rrënjë me përgjegjëset e tyre në shqip (f.44 E.J.)
Mohuesit e tezës pellazgjike nuk kanë guaimi të analizojnë pohimet e Albanologut Otto Blau “se mbishkrimet e lashta mbi pllaka guri të zbuluara në Kretë e Lemos më 1897-99 dhe për një kohë të gjatë të lexueshme, mund të deshifrohen nëpërmjet gjuhës shqipe (f.45 E.J.)
Apo të Dhimitër Kamaradës, filolog arbëresh, i cili në librin e tij “Një esse e gramatikës krahasuese rreth gjuhës shqipe” (1864) arriti në përfundimin se “gjuha e popullit shqiptar ishte nder më të vjetrat e të gjithë popujve të Europës .
Në këtë përfundim arritën edhe studiuesi francez Eduard Snadër, gjuhëtari danez Holger PetersenKristian Sandfel Jensen, etj. (f 37. E.J.) Dëshmitë e studiuesve te shk.19-te, janë zgjeruar dhe plotësuar me fakte të reja nga studiuesit shqiptare të ditëve të sotme, siç qe edhe punimi me i fundit në këtë drejtim, i autores Eleni Kocaqi “Gjuha shqipe çelësi i gjuhëve indoeuropiane”.
Këtu dua të përqendrohem edhe tek një problem, që jo rrallë ngrihet nga kundërshtaret e tezës pellazgjike, “Mungesa e diplomës për gjuhësinë apo historinë të studiuesve që mbrojnë tezën pellazgjike”. Dihet se diploma është një dëshmi e studimeve për profesione të caktuara, por jeta ka treguar se, zbulimet janë bërë edhe nga studiues autodidaktë apo të fushave të afërta ose të fushave të tjera.
Gjithashtu dihet se diploma dhe titujt shkencore, kanë marrë dhe njerëz medioker, që siç shprehej Koperniku, nuk kishin aftësi të debatonin, për të bërë vetë studime apo të sillnin fakte bindëse për një tezë, por mjaftoheshin vetëm me”atë që shkruanin të tjerët”. Nuk dua të ofendoj studiuesit e vërtetë, por janë gjëra që kanë ndodhur realisht.
Fakti që nuk po organizohet ndonjë debat mbarëkombëtar për këto probleme (duke patur tre Institucione shtetërore për gjuhësinë dhe historinë tonë : në Shqipëri, Kosove dhe Maqedoni), është një tregues shumë domethënës për ç’ka kam parashtruar më lart: FRIKËN NDAJ DEBATIT dhe asaj që vjen pas debatit, d.m.th. qytetarinë e tezës “rebele pellazgjike” dhe pasqyrimin e saj në tekstet shkollore . Për rrjedhojë, do njihesh e vërteta për origjinën e gjuhës dhe historisë së shqiptareve, që me shekuj është luftuar për tu fshehur dhe zhdukur.
Për studimet shkencore mbi gjuhën dhe historinë e popullit shqiptar, janë të vlefshme përpjekjet e të gjithëve: studiuesve te çfarëdo shkalle qofshin, autodidaktëve, dashamirësve, punonjësve të thjeshtë të gjuhësisë dhe historisë. Me kushtin e vetëm që të kenë bazë shkencore.
Këtë shoshitje bëjnë debatet në Institucionet studimore dhe akademike përkatëse. Koperniku mbrojti tezën se Toka lëvizte përreth boshtit të saj dhe planetit Diell. Shkencërisht, lëvizja e tokës u bë e mundur të provohej më vonë. Pra njohja shkencore, është një poçes gradual në kohë, ku japin ndihmesë studiues të niveleve dhe fushave të ndryshme, por që i qëndrojnë besnik metodës shkencore, të çliruar nga çdo diktat apo interes i huaj.
Kjo është edhe arsyeja që edhe libri “ Shqipja çelësi i gjuhëve indoeuropjane “ të E.Kocaqit përbën një vlerë të çmueshme për shkencën tone gjuhësore,jo nga “ qëndrimi i saj emocional “ por nga puna e madhe dhe këmbëngulëse për të sjell fakte të reja që vërtetojnë se “Shqipja nuk është në ndonjë grup (gjuhësor-shënimi im), pasi ajo është tek të gjitha gjuhët, që tregon se roli i saj është gjuhëformues dhe sot këtë gjuhë e ruajnë shqiptarët“ (f.12 E.K.) Populli dhe rinia, që me shumë interes i ka lexuar botimet e mbrojtësve të tezës pellazgjike presin debatin. Pra dorashka është hedhur, u takon “ mjeshtrave të vërtetë të historisë dhedhe gjuhësisë “ të debatojnë me fakte shkencore! ( Shenim: *  Figurat jane risistemuar  nga Acas Skanderbeg ). 

Disa terma gjeografike qe na ndihmojne qe te njohim historine e lashte


Meqense ne vazhdimesi po trajtoj terma qe kane te bejne me territore, rajone,  shtete apo grup shtete, te cilat kane te bejne me popujt dhe  perhapjen e tyre neper kontinente apo rajone te ndermjetme, kam menduar qe per ti ardhur ne ndihme lexuesit ne vazhdimesi do te publikoj
disa te dhena me karater gjeografik e  gjeo-politik (duke perfshire dhe disa  shpjegime mitologjike te shkurtera aty  mungon etimologia historike)  per rajonet, zonat apo popujt te  Europes, me qellimin qe   ti mundesohet sa me shume lexuesit krijimi i nje imagjinate me te  plote per ato qe trajtohen ne temat parahistorike dhe historike ne vazhdim.  Pra, keshtu ne shkrimet e maparshme kemi trajtuar  emertime te tilla si Lindja e Largme, Lindja e Mesme, Lindja e Aferme, Azia e Vogel, Zona Kaukaziane, Zona Anatolliane, apo territoret e gadishullit Ballkanik, Apenin, Iberik, Europa qendrore, Lindore, Perendimore apo Veriore; apo terma per  detet e lumejte si: Mesdheu, Detit te Zi, Detit Kaspik, Egje, Jon, Adriatik, lumi Danub Drin; terma per malet si: malet Dinarike, malet Ballkan e tjere. Keshtu ka dhe do te kete nje pafundesi termash dhe emertimesh qe do te na dalin dhe ne te ardhmen. Por le te fillojme me trajtimin e tyre.
Lindja e Largme
Fig,Nr-1. Rajoni i Lindjes se Largme. Me emertimin Lindja e Largme percaktohet zona e Azise qe perfshine te gjithe Jug-Lindjen Aziatike (si gadishullin e Indokines ashtu dhe arqipelagun Majlezise), Kinen (perfshi Macao dhe Hong Kong dhe perjashtuar rajonet e Tibetit), Taivanin dhe dy Korete, Mongoline, Arcipelagun Japonez, pjesen lindore te Siberise, nje zone kjo e fundit e njohur dhe si Lindja e Largme Ruse. Perveç termit Lindja e Largme perdoret dhe sinonimi Azia Lindore.  Kjo e fundit eshte vetem nje pjese pasi vine te perjashtuara shtetet e Oqeanise qe konsiderohen pjese e botes perendimore.
Ne keto shtete zhvillimi urban e teknilogjik nuk ka ardhur  ne menyre homogjene dhe  te rregullt. Dhe per kete qellim,  kur perdoret termi "Lindja e Largeme", ky  i referohet jo vetem nje zones specifike, nga ku rajonet jane akumuluar, nepermjet arritjeve kulturore dhe aktivitetit te qeverive  sovrane, por me teper perfshihet  nje zone me te gjere, qe ne tersine e saje ka nje realitet shume te ndryshem midis karakteristikave te tyre  heterogjene
Lindja e Aferme
Fig,Nr-2: Harta e Lindjes e Aferme. Lindja e Aferme eshte nje shprehje  qe perdoret per te treguar nje rajon gjeografik qe sot eshte me shume arabofon. Ky territor shtrihet nga Deti Mesdhe deri ne Irak dhe gadishullin Arabik. Termi  Lindja e Aferme  eshte pranuar nga studjuesit, si nje term qe ka te beje me keto zona te cilat, ne kohet antike ne fakt kane  te beje me "civilizimet e Lindjes se Aferme" duke iu referuar kulturave te Asirianeve, Sumerianeve  dhe te Fenikasve (sa per ti marre si shembuj ), si dhe gjuhet e shkruara te “Lindjes se Aferme  Antike”
Lindja e Mesme
Fig,Nr- 3: Lindja e Mesme. Shprehja e Lindjes se Mesme i referohej ne fillim i zones arabofone, qe perfshinete rajonin  Turqi-Israel-Iran. Por ky terme ne fakt  perfshin vendet akoma me ne lindje si : Iranin Irakun Afganistanin Pakistanin. Ky term  i referohet shprehjes fanceze “Moyen Orient” dhe asaj anglaze  “Middle East”.
Kjo shprehje, tregon ne  pergjithsesi  rajonin e zene nga vendet e Azise jug-perendimore qe nga Irani deri ne Egjypt. Por ne menyre frekuente jane perfshire dhe vendet Arabe dhe veriu Afrikan edhe pse, per motive gjografike vete keto rajone mund te identifikohen dhe si vende Lindjes  se  Aferme.  Lindja  e Mesme  peqafohet me teper   me zonet  kontinentit  Indiane si Afganistan, Pakistanin, Indine  veriore dhe  Banglandeshin. Me ne lindje te Lindjes se Mesme  gjenden  Lindja e  Largme. Ne Lindjen e Mesme konsiderohen te perfshira gjashte grupe gjuhesore si:
Persishtja, Arabishtja, Ebraishtja, Asiriania, Kurdishtja dhe Turqishtja. Vendet dhe shtetet qe bejne pjese ne kete zone jane: Turqia, Irani, Iraku, Cipro, Siria,Libani, Izraeli, Palestina, Arabia Saudite, Kuwaiti, Emiratet Arabe te Bashkuara, Oman, Jemen, Qatar, Bahraian, Jordania  dhe Egjypti. Zona jugore shoqerohet me nje mungese te rezervave hidrike. Ne tersine e saje zona e Lindjes se Mesme dallohet per rezervat e medha  petroliferike.
Gadishulli Ballkanik
Fig,Nr-4:Gadishulli Ballkanik i njohur dhe si  "Balkani"  eshte nje gadishull i Europes Lindore dhe eshte i kufizuar nga Jug-perendimi nga deti Adriatik dhe deti Jon,  nga Jug-lindja nga Deti Egje dhe nga lindja nga Deti i Zi.  Siç ndodh shpesh per gadishujt eshte i paqarte percakrimi i kufirit definitiv te tij ne thellsine toksore.  Keshtu nuk na ndihmon ne percaktimin  e kesaj  vije ndarse fakti,  se  territori ne brendsine e tij na prezanton diferenca te medha e fragmentizime duke patur per baze historine, nacionalitetin, gjuhen, kulturen  dhe besimin e popullsive qe e banojne.  Sipas gjografit Vittorio Vialli , kufizimi ne veri prezantohet nga linja gjografike  Trieste-Odessa, qe si gjithmone stabilizon kufirin mbi lumejt Kupa-Sava-Danubio, duke filluar nga qyteti i Fiume (Itali-Kroaci) dhe  arrine deri ne derdhjen  e lumit  Danub. Gadishulli Ballkanik eshte pershkruar nga disa zinxhire dhe masive malore.
Alpet Dinarike: qe shtrihen ne i Zi Kroaci,Bosnje,Serbi dhe Mal te Zi.
Malet e Pindit: qe shtrihen   Greqi,Shqiperi Maqedoni
Mali Parnaso: qe shtrihet ne Greqi.
Malet Rodopi: qe shtrighen ne  Bulgaria e Greqi.
Malet Ballkan: qe shtrihen ne Bullgari e Serbi. 
Ne gadishullin Ballkanik, kemi nje pezjerje popujsh, etnishe,  gjuhesh, besimesh dhe historish te ndryshme. Kemi te vendosur keto shtete:  Kroacia dhe  Serbia ( jo plotsisht ) dhe komplet, Bosnje Hercegovina, Mali i zi, Kosova, Shqiperia, Maqedonia Greqia, Turqia Europiane. Perbrinje ketij rajoni  jane Sllovenia dhe Rumania, dhe me ne  ansore jane Italia dhe Ukraina. Kryeministri britanik i kohes W.Churchill, ka bere nje pershkrim interesant, i cili ka mbetur dhe ka vlera akoma dhe ne ditet e soteme:«.. Ballkani prodhon me shume histori se sa  tret.. ». Ndresa kemi dhe nje term tjeter te rendsishem gjografik, qe ka te beje me “Europen Danubiane”  si nje zone kulturore e cila ka shume elemente te perbashket. Keshtu behet fjale per  Europen  Danubiane ku perfshihen shume vende te Europes te cilat  pershkohen nga rrjedhja e lumuit Danub dhe e ujmbledheseve te tij. E pare ne kete kenveshtrim, lumi Danub pershkon  me radhe keto shtete:
Gjermanine, Austrine, Sllovakine, Hungarine, Kroacine, Serbine, Bullgarine, Rumanine, Moldavine dhe Ukrainen. Brigjet ujore te  Danubit, paraqesin nje interes dhe per Zvicrren dhe Italine ku lind lumi Drava, por dhe per Sllovenine Bosnje Hercegovinen Malin e Zi, Shqiperine, Maqedonine mbi krahun e djathte dhe per republiken Ceke dhe Polonine mbi ate te majtin. Duke qene nje koncept gjografik deri ne shek.XV-te, ai prezanton akoma deri ne ditet e sotme edhe nje koncept kulturore e artistik. Ne Viene ne shek.15-te  eshte aktivizuar nje akademi e quajtur “Akademia Danubiane” dhe arrine ne shek.18-te nje projekt i nje  “Confederazione Danubiana “ me te cilin kerkohej qe te perforcoheshin te gjithe lidhjet politike ekonomike e kulturore, midis te gjithe popujve e vendeve te kesaj pjese te rendesishme te kontinentit. Quhen “Principatet Danubiane” formacionet e para politike, te cilat u nenshtruan ne fillim te shek.14-te nga perendoria Otomane, por qe u rivendikuan me pas nga nje numur shtetesh si; Hungaria  ne fillim dhe me pas nga Serbia, Bullgaria, Moldavia dhe Vllakia. Nga ana gjuhesore kemi te bejme me te foluren latine danubiane qe flitet ne Europen danubiane ku merr thekse te veçanta gjuhe Rumune.
Malet Ballkan
Malet Ballkan (Stara Planina) jane nje sistem malore i vendosur ne pjesen qendrore te gadishullit Ballkanik midis Bullgarise dhe Serbise. Maja me e larte eshte mali Botev me 2.376 m.
Alpet  Dinarike
Fig,Nr-5: Harta e Alpeve Dinarike. Alpet  Dinarike  ( ne  gjuhen Kroate e serbe Dinaridi ose Dinarsko gorje ), perbejne nje zinxhire malore te Europes Jugore qe pershkon zonen te perfshire midis; Sllovenise, Kroacise, Bosnje Hercegovines, Serbise, Kosoves, Malit te Zi dhe Shqiperise. Duke u shtrire per rreth 645 km pergjate  Detit Adriatik  pershkojne linjen veri-perendim jug-lindje. Duke qene te ndara nga Alpet Giulie nga sella e Godovic arrine deri masivin e maleve Sharr-Korab. Pika me e larte e alpeve Dinarike gjendet ne masivin malore te Proklitje, pergjate kufirit lindore te Malit te Zi dhe Shqiperise verjore. Lartsia me e madhe eshte (Maja e Jezercës) 2.692 m.  Alpet Dinarike per nga permbajtja, lartesite dhe bukuria krahasohen me malet e Kaukazit, Alpet  Europiane dhe malet e Skandinavise.
Jane te perbera nga shkembinje  sedimentarie (dolomite, gelqerore, rerea dhe nga e nga Conglomerate te formuar nga detet e nga liqenet qe mbulonin ne nje kohe zonen, qe eshte formuar  ne pjesen me te madhe gjate eres “Mesozoica” dhe "Cenozoica"  gjate  levizjes se tokes se alpeve, 50-100 milioni  vite me pare, duke ushtruar presion anesore e duke perthuer dhe krijuar nje hark te madh perkundrejt bllokut te vjeter masiv te forte ne  drejtimin  veri –lindje. Alpet Dinarike kane nje shtrirje te tille duke formuar zinxhire  malore pak a shume paralel. Duke qene nje vazhdim i lartseive qe nga Alpet Giulie deri ne zonen e Shqiperise veriore dhe te Kosoves, me pas  verehet nje ulje, nga ku keto male ja lene vendin luginave qe mundesojne vershimin e  ujrave te Drinit si dhe krijimin e zones se  ulet te  fushe Kosoves.  Malet  Sharr, dhe  Korab ngrihen ne zonen midis Kosoves  e  Maqedonise . Ndersa zona malore vazhdon pastaj ne drejtim te  Maleve te Pindit ne Greqi, me rilievin e Peloponezit, te Kretes dhe Rodit dhe te zinxhirit malore te Tauro-s, ne Turqine Jugore. Nga ana gjeologjike shkembejte gelqerore te eres "Mesozoico" formojne rajonin e veçante te Ballkanit.  Era e akullnajave te "quaternario"  kishte konseguena me  te vogla  per zonen e Ballkanit.  Keshtu nuk patem  formimin  e  fushave te medha te akullnajave te   perhershme por vetem pati deshmi te vogla. Kjo ndoshta ka qene shkaku qe njerzit e "pare Dinadik" qe kemi shpjeguar   ne shkrimete meparshme jane perhapur deri ne keto zona, ne kohen kur Europa qendrore dhe veriore ishte e mbuluar nga  akullnajat.
Alpet Dinarike jene  prezantuar si  male tipike me  masive te shkembejve gelqerore, shpesh te shoqeruar nga fraktura  te medha, forma te thikta e skarpate, perkundret te cilave formohen qafa hapura nga lumejte. Shembulli me mire i formimit te blloqeve gelqerore te Europes eshte ai i  Alpeve  Dinarike. Gjate mivjeçareve ne zonat     nentoksore jane krijuar shpella te medha me e  pa uje, guva te formuar nga kanale e kolona. Tavani i ketyre shpellave mund te rrezohet duke na krijuar qafa te medha perpendikulare duke detyruar keshtu ujin qe te kthehet ne siperfaqe. Shume qafa te jashtzakonshme te shume lumejve e ujrrjedhsave Dinarike, si Vrbas, Narenta, Tara e  Lim  jane me te drejte famose.  Copezimet gjate krijimit te Alpeve Dinarike formojne nje numur te madh ishujsh e gjiresh pergjate brigjeve Kroate. Vetem pergjate qafave Dinarike behet e mundur comunikimi i nje pjese me anen tjeter me ane te tuneleve rrugore e hekurudhore, qe pershkojne , skarpate e ngushtica ku rrjedhin ujmbledhsa. Ne te njejten kohe pastertia e ketyre shkembejve e ben ujin e lumejve te kristalte, me shume pak mbeturina toksore. Anet e shkembejve gelqerore jane pa bimesi e kane nje bardhsi shume intensive, por disa pjese toke, qe mund te jene akumuluar ne lugina prezantojne nje vegjitacion te ndryshem ose perbejne hapsira te vogla te kultivishme.
Ndarja dhe klasifikimi
Alpet Dinarike, jane te ndare ne seksione, ato  ndahen ne tre breza parallele, te cilat me pas ndahen ne rajone gjografike malore dhe se fundemi rajonet,  ndahen ne masive malore.
Fig,Nr-6  Modelli i klasifikimit te Alpeve Dinarike. Numrat treguese jane te perfshire ne nendarjet qe perfaqesojne perbrinje.
Prezenca njerziore ne  Alpet  Dinarike.
Mbetjet e fortesave qe karakterizojne kalimet  malore jane deshmitare te shekujve, luftrave dhe te strehimeve qe alpet Dinarike u kane garantuar forcave te ndryshme ushtarake. Keto male ju siguruan mbrojte Ilireve te lashte qe i rezistonin pushtimit Romak te Ballkanit, i cili  filloj me pushtimin e brigjeve lindore te Detit Adriatik ne shek.III-te prkr.  Roma pushtoj te gjithe Ilirine ne vitin 168 prkr.  Alpet Dinarike perfaqesuan nje strehm natyrore  per forcat e rezistences Ilire deri ne pushtimin perfundimetare te zones, qe ishte viti 14 pas kr. Alpet Dinarike mbeten pak te populluara dhe vetem shfrytzimi pyjore mbeti aktiviteti kryesore ekonomike per ta.
Malet e Pindit
Fig,Nr-7 Pindi perfshihet ne shtetet Greqi-Shqiperi-Maqedoni. Pindo ( greqisht Πίνδος; latinisht  Pindus; arumeno Pind )  eshte nje zinxhir malore qe shtrihet nga J-L ne V-P, per rreth 180 km ne zonen Ballkanike qe perfshine pjese te Shqiperise Jugore ( Epirit ), Maqedonise,  Thesalise dhe Greqise.  Ka nje vegjetacion te pasur qe gejndet perballa Adriatikut.  Lartesia me e madhe eshte maja e malit Smólikas 2.637 m.   Mali ne lashtesi ishte  konsideruar i shejte i dhe i kushtohej  zotit Apollon  dhe   Muzave .
Mali Parnaso (Greqi)
Fig,Nr-8:Mali Parnaso (Παρνασσ), emri tjeter alternativ eshte  Liakour.  Mali  Parnaso, (nga greqishtja, Parnassós), eshte nje mal  ne qender te Greqise  i cili dominon qytetin e Defit. Fig,Nr-9: Dipinto (Nicolas Poussin), zoti Apollon  dhe Muzat ne malin Parnaso.  Meqense ne tabllone ne te majte, behet fjale per nje mal i cili eshte i lidhur me mitologjine dhe ishte mali kryesore ku gjendej orakulli i Delfit, ne menyre te shkurtuar le ta trajtojme nga ana mitilogjike per te kuptuar etimologjine e ketij emri, por dhe nga ana gjuhesore historike dhe me ndihmen e gjuhes se sotme shqipe.
Ky mal ne menyre te veçante eshte adhuruar ne antikitet, duke u konsideruar si kult izotit Apollon dhe i   nente Muzave, Musa/Muza ishte emri i njeres nga dy qe banonin atje. Origjina e emrit eshte parahelenike. Nga gjetjet e shkrimeve Ittite  eshte vene ne dukje ekzistenca e nje toponimi Anadollak  “Parnašša”, qe duket se derivon nga gjuha “Ittit-ite  dhe nga ajo Luvi-ane “ pasi “parna”  e transkiptuar ne italisht  do te thote  "casa", "dimora”.
Ne fakt “Parna”e tranckoptuar  ne Italishten e sotme si "Casa" rrjedh nga latinishtja dhe ne shqipen e sotmen do te thote "shtepi/banese".  Por kjo nuk duhet kuptuar si shtepi apo banese e thjeshte. Ajo ka te perfshire ne te rrejnen e fjales shqipe te sotme "Par-na",qe do te thote  ne shqip "i pare", "me i pari" por, dhe  "me i madhi" , "fillesa", keshtu duhet te kuptohet si "banesa e pare". Por kemi dhe rrenjen “Parna” qe ne shqipe do te thote te krijosh dhe ne gjuhen e vjeter Shqipe "arn-o" e ka kuptin “kijues” domethene “hyjni” zot.  Pra dalim  ne perfundimin se ajo ka kuptimi "shtepia/banesa e krijuesit", pra e zotit,pra mali ishte "banese e zotit".  E bera kete sqarim per te kuptuar se ky mal ishte emeruar nga ato popuj qe besonin se ku ishte "mali i zotit" dhe se kjo fjale shpjegohet vetem nepermjet shqipes se sotme dhe nuk ka te beje fare me Greqishten.
Keshtu qe, ky mal ishte emertuar nga ai popull i lashte qe fliste ate gjuhe qe flisnin Ititet dhe Luvianet qe ishte e ngjashme me gjuhen qe flinsnin te paret e tyre dhe te Shqiptareve te sotem qe ishin Pellasgo-Leleget. Por le te vazhdojme pasi kjo nuk perben objekt studimi ne kete shkrim, por i theksova me qe ra rasti si koncept etimologjik. Keshtu  duket se ne origjine, maja e malit Parnaso, si dhe ajo e Olimpit, ka qene konsideruar si nje vend i shenjte “ierogamia e qiellit  (Urano/Vranun) dhe i  (Gaia) Tokes duke llogaritur se santuari  i  Delfit ishte i shenjteruar  per  “Gaia/Gea/Dhea/Dea”, para se te behej i  Apollos.  Rreth ketyre problemeve mitologjike do te flasim nje here tjeter. Por e rendsishme eshte qe te kuptohet se keto male ishin te konsideruar te shejta dhe  rridhnin nga nje etimologji e cila nuk kishte te bene me Helenet, pasi keto emertime ishin parahelene dhe u perkisnin banoreve te vjeter te ketyre zonave (pellasgo-lelegeve) dhe se emrat e tyre mitologjike shpjegohen sot, vetem nepermjet gjuhes Shqipe.
Monti Rodope
Fig,Nr- 10 Pamje e majes se  Belintash pare nga fshati   Vrata. Malet  Rodope  ( ne gjuhen  bulgare   Rodopi, disa here quejtur dhe  Rodopa o Rodopa planina; ne greqisht e quajtur Rodopi, "aspetto rosso"), jane nje zinxhire malore ne Europen jugore qe perfshihet me teper se 83% ne zonen e Bullgarise jugore dhe pjesa tjeter perfshihet ne Greqi. Maja me e larte e zinxhirit  malore eshte  Golyam Perelik me  2.191 m. Zingjiri malore i Rodopeve  mbulojne nje zone rreth 14.737 km², nga e cila  12.233 km² jane ne Bulgari.  Malet e zinxhirit  te Radopeve shtrihen me nje gjatesi rreth 220 km ne drejtimi perendim-lindje dhe zene nje gjersi rreth 100-120 km ne drejtimin veri-jug.
Rodopet  perendimore: prezantojne nje zone, ku perfshihet me teper se 66% e grupit malore. Keto perfaqesojne malet me te larta, me majat e tyre qe i kalojne 2000 metrat. Rodopi lindore: shume me te ulta  jane perhapur ne nje   territor qe perfshine 34% te zinxhirit  malore. Rodopi Jugore: jane pjese e zinxhirit  malore e vendosur ne Greqi. Rodopet  jane te banuara nga popullsi e shperndare dhe jo numerike. Ajo prezanton nje diversitet etnike e religjioze te periudhave te ndryshme shekullore. Perveçese Bullgareve dhe Grekeve kristiane dhe ortodokse, malet jane vendi i disa komuniteteve muslimane, perfshi dhe myslimanet Bullgare te quajtur ne gjuhen lokale "Pomacchi" (Pomaci), qe jane prezente ne menyre te veçante ne  Radopet perendimore ndersa Turqit e Bullgarise jane stabilizuar ne pjesen me te madhe ne zonen lindore. Malet  mbi te gjitha jane nje nga rajonet me te frekuentuara nga Karakachani (Каракачани), nje popullesi nomade e besimit kristiano-ortodokse me origjine te paqarte, qe tradicionalisht ka qene e  vendosur midis Thrakes  veriore dhe Detit Egje.
Sipas mitoligjise, Rodopet  jane konsideruar shume shpesh nje vend mitologjik i lindjes se kengetarit  legjendare dhe perdoruesit te instrumentit te lires. Ky ishte  Orfeo i cili kishte per grua Euridice. Kulti i Orfeut eshte gjithashtu nje kult i vjeter parahelen, pra Pellasg.  Ne keto rajone  jane prezente site arkologjike qe  tregojne kultin e Dionisit qe shtrihen ne pjesen me te madhe te rajonit, por me i rendesishem eshte siti e qytetit antik Thrakas (Perperikon) mbreteresha  (Rhodope)  e Thrakes dhe mbretit (Haemus), nga ku mbreteresha  demostrohet si e padenje dhe per kete denohet nga zoterit. Ku sipas mitologjise greke kemi ate, qe (Zeusi dhe  Era) vendosen ta denonin duke e  transformuar  ne nje zinxhire malore duke i dhene emrin e saje RodopiPor dhe per kete emer bije ne sy  rrenja “Rod”. Me kete rrenje kemi termin e ishullit  te Rod-it dhe kepin e Rod-onit ne bregdetin Shqiptare. Dime nga motologjia Ilire se Rodoni ishte ishte vendi i mbreterimit te Poseidonit i cili ishte zot i deteve dhe i kuajve. Pra kemi lidhjen e rrenjeve Rod-opi, Rod-i, dhe Rod-oni, qe ishte qendra e kultit  te  Po-se/i –Doni-it.
Gjithashtu ne Epir kemi  qendren e kultit Pellasg quhej Do-Dona. Pra kemi pezencen e fjaleve dhe metamorfozat e tyre ; Doni, Dhoni, Dona, Dhona, Dhura, Dhur-ate. Dhur/or-ata qe i behej “atit”.  Ati eshte i adhuruar tek Shqipatet “Ati” Atlanti ishte mbreti  i Atlanteve.  Gjithashtu zoti i deteve Poseidoni ishte i adhuruar dhe tek Atlantet. Keshtu qe kemi kuptimin ne shqip te dhuartes qe i behet zotit te detit.  Por kjo i behej me pas dhe zotit kryesore Ze-us ( zeZo-js, zot)  i cili e kishte qenderen e kultit ne Dodone ( Dho-Dhon-e).  Natyrisht keto jane terma qe nuk do te trajtohen ne kete teme, por meqense jane te lidhura me emertime gjografike, duket ti theksojme pak per te kuptuar lashtesine e ketyre emertimeve gjeografike, te cilat nga ana etimologjike nuk mund te kene asnje shpjegim tjeter.
Keshtu qe keto emra jane shume te lashte dhe mund te kuptohen vetem nepermjet mitologjise qe  fatkaqesisht eshte emertuar nga enciklopersitet e sotem si mitologji greke, por qe ne ralitet persa i perket emertimeve gjografike apo te hyjnive ajo eshte shume para greke, aqsa nuk mund te mendohet.  Ajo te pakten i ka bazat jo me pake se me fillesat e civilizimeve te vjetra Ballkanike, ku nder te parat qe mbeten ne mitologjine e njohur deri tani jane ato Pelasgo-Lelege, siç e kemi theksuar ne shkrimet e tjera. Keshtu e vetmja gjuhe qe i shpjegon keto terma gjeografike sot eshte mitologjia e popullit te lashte Shqiptare e cila na ka ardhur nepermjet gjuhes se sotme Shqipe e vetmja e ruajtur nga te gjitha gjuhet e vjetra.  
Azia e Vogel ( Anadolli)
Azia e vogel shtrihet ne lindje te Bosforit midis Detit te Zi dhe Mesdheut. Anatolia (ne turqishte  Anadolu derivon nga  greqishtja  “ἀνατολή” sorgere del sole=lindja e djellit), emertuar nga Romaket e Greket me emrin "Asia Minore", eshte nje rajon gjeografik i Azise jug-perendimore qe i korrespondon Turqise se sotme Aziatike. Ne saje te pozicionit strategjik, si nyje e komunikimit midis Azise dhe Europes, Anadolli ka qene djepi i nje numuri civilizimesh qe nga epoka parahistorike. Atje gjendet vendbanimet neolitike te cilat kryesisht jane te perqendruara ne  Çatal Hüyük, Cayönü,  Nevali Cori ,  Hacilar,  Göbekli Tepe  e Mersin.
Vete vendbanimi i Trojes nis qe nga koha neolitike dhe vazhdon deri ne kohen  e periudhes se Hekurit. Sot ne keto territore te Anadollit te periudhes parahistorike neolitike gjendet Turqia e sotme qe eshte  nje vend, territori i te cilit perfshine pjesen ekstreme lindore te  Thrakes ne Europe dhe gadishullin  e Anatollias  nga jugu kufizohet nga Deti Mesdhe dhe nga perendimi nga Deti Egje ne veri-perendim nga Deti i Marmara dhe ne veri nga Deti i Zi.  Eshte degezimi me perendimor i kontinentit Aziatik. Turqia kufizohet ne veri-perendim me Greqine dhe Bullgarine dhe ne veri-lindje me Gjeorgjine, ne lindje me Armenine,  Azerbagjianin dhe Iranin, ne jug-lindje me Iranin dhe ne jug me Sirine. Turqia shtrihet ne nje siperfaqe 783.562 km².
Nga ana etimologjike, emrit  Turqia  “Türkiye” ne gjuhen turke mund te ndahet ne dy componente  ne etnonimin “Türk” dhe prapashtesen  “iye” qe do te thote  "padron=pronare", "toka e " ose "lidhur me " (nje  derivim i prapashteses arabe  “iyya”. Perdorimi i pare ka qene termi "Türk" ose "Türük" si autonim eshte ruajtur ne shkrimin Orhon te  Göktürk  ne azine qendrore ne shek.VIII-te pas kr. Emri Italian vjen nga latinishtja mesjetare “Turchia” (rreth vitit 1369), ndersa “Tu-kin” eshte nje emer qe i eshte dhene nga Kinezet ne vitin 177 prkr, popujve qe jetonin ne malet Altai, ne Azine Qendrore. Ne kohen antike gadishulli  Anadollit ka qene djepi i  shume civilizimeve dhe organizimeve shteterore gjate  gjithe periudhes se historise se njerezimit. Midis civilizimeve qe jane zhvilluar ne antikitet kujtojme Ittitet, Friget, Thraket, Lidianet, Armenet, Helenet (Greket), Gotet, Kurdet, Bizsantet,Turqit Selegiuchidi dhe Turqit Otomane.
Nga shkaku i ketyre perzierje popujsh, jane perhapur shume gjuhe dhe degezime gjuhesore dhe per kete gje disa studjues kane hipotezuar se Anadolli ka qene qendra e perhapjes se gjuheve Indo-Europiane drejt Europes. Duhet te mos harrojme se siç e kam trajtuar ne shkrimet e meparshme per perhapjen gjenetike te popujve qe kane emigruar nga Lindja e Aferme dhe Lindja e Mesme, kam theksuar rolin e  Anadollit, qe ne kohet e lashta  i cili ka perbere porten kryesore per te kaluar ne Ballkan. Gjithashtu duhet te mos harrojme se civilizimi parahistorik qe shkelqeu ne Ballkan, njeren pike te forte e kishte ne zonen Anadolliane ku ishin shtrire Pellasgo-Leleget. Dime tashme se qendra kryesore Lelege-Pellasge  ishte pikerisht Anadolli i lashte.
Ne lidhje me etimologjine e emrit Anatolia/Anadoll ne gjuhen esotme Shqipe mund te paraqes dy referenca altarnative. Se pari  po i referohemi si piknisje asaj enciklopedike por  duke korigjuar esencen e saje. Keshtu sipas "Wikipedia" etimologjia e emrit  Anatolia ne Turqisht eshte " Anadolu" dhe ne shkrimin encikolpedik na thuhet se derivon  greqishtja "ἀνατολή" qe do te thote ne Italisht " Sorgere del sole" = lindja e diellit"  Por nese i referohemi kesaj fjale ne Shqipen e sotme, ajo permbane shprehjen "A -na- doli" ne kuptimin "a na doli"? nese i referohemi lindjes se diellit. Pra nese dielli shikohet nga lindja mund te behet pyetja; A na doli djelli?  Dhe kjo etimologji eshte e shpjegushme vetem me ane te shqipes dhe nuk ka te beje fare me greqishten. Natyrisht qe Turqit e gjeten kete fjale atje te trasheguar nga popullsia e meparshme qe ishte ajo Lidiane dhe Ittite qe nuk ishin gje tjeter veçse degezime te popujve Lelego-Pellasge. Por kjo mund te marr shpjegim dhe me nje term tjeter altarnativ.
Vete fjala Anadoll nga ana etimologjike mund te marre nje kuptim ne Shqipen e sotme “Anet tona”, pasi keshtu mund te quheshin ne gjuhen e lashte kur flitej nga nje popull qe jetonte te Ballkan dhe  ishte populli Pellasg dhe kur bente fjale por popullin Leleg i cili banonte ne ato rajone te largeta ate mund ta quante si populli i njejt me “anet tona”. Kuptohet “t” dhe “d” ne shqip shkembejne vendet. Por ne gjuhen Hitite dhe frigase  “i jone” = “i one” pra  kemi Ana-one/Ana-jone/Ana-ton/Ana-don/Anadol/Anadoll, por varianti i pare eshte me i pranueshem, ne raste se i referohemi ne kuptimin e lindjes se diellit.
Anadolli  antik duke qene e perfshire ne perandorine Hittite, me pas ne ate Persiane,  Maqedonase, Romake dhe Bizantine, ndiqet nga shume peripeci derisa me ne fund u pushtua nga nje  degezim i fiseve te Oghuz, te etnise Turke ne shek XI-te pas kr, duke fituar kunder bizantit ne betejen e Manzicerta-s. Elementet turkomane ne pjesen me te madhe u organizuan shume shpejt nen simbolin e Turqeve Segiuchidi, te cilet themelojne nje organizim te fuqishem shtetrore me kryeqyet Rey ( te ashtuquajturit  "Grandi Selgiuchuidi") dhe nje shtet Anadollak  (i  ashtuquajtur  "Selgiuchidi di Rum"), qe te dy keto shtetet u shkatruan  nga invazionet e madha te Mongoleve. Por gjate shek. XIV-XV-te arrijne ne Turqi Ottomanet, me ne krye sulltan Mehmet Pushtuesin (ne turqisht -Fatih Sultan Mehmet-), i cili ne ne vitin 1453, arriti te pushtoje  Konstadinapolin.  Dhe keto fise ishin degezim i  fiseve  te meparshme Oghuz. Pushtusi i ri Ottoman arriti qe tu imponohet  dhe popujve te tjere ne rajone pertej Anadollit te cilet i perkisnin perandorise Bizantine.  Keshtu me vone Ottomanet u ben dhe zoter te gadishullit Ballkanik.
Ne Turqi gjenden disa site dhe objekte arkiologjike  shume te rendsisheme si: Muret rrethuse te Trojes ( lufta e Trojes  ne menyre hipotetike eshte pranuar rreth vitit 1182 prkr).
Kemi gjithashtu dhe qytetin e Efeso i  cili  ishte famoz ne kohen antike per tempullin e  Artemises, qe eshte nje nga shtate mbrekullite e botes. Gjithashtu gjendet dhe nje objekt mesjetar fetar i rendsishem nga ana sociale por dhe nga ana arkitekturore,  siç eshte "Xhamia  blu" ne  Istanbul.
Turqia eshte pranuar si antare i NATO-s duke marre pjese  ne bllokun perendimore, por perveç kesaj ka kerkuar qe te beje pjese dhe ne bashkimin Europian, ku aktualisht eshte nje nga vendet kandidate.  Turqia eshte shembulli me tipik i shtetit interkontinentale midis Europes Jugore dhe  Azise perendimore.
Kol  Marku  

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...