Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/15

Bardi i muzikës shqiptare , kompozitori Prof.Dr.sci.Akil Mark Koci


Akil Mark Koci është emër i respektuar në qarqet muzikore dhe intelektuale, jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë. Ai, merret si një nga themeluesit e kompozimit në Kosovë, por edhe si autori i njërës nga Operat e para, ‘Sokoli e Mirusha’, e cila kishte zgjuar një interesim të madh. Tërë jetën muzikë dhe për muzikën, ky do të ishte profili artistik i Prof.dr. Akil Mark Kocit.


1(48)


Prof.dr.sc.Akil Mark Koci është kompozitor i shquar dhe shumë i njohur kosovar shqiptar. Njihet me komponizime në zhanrin e të gjitha gjinive atë të këngës populloreZambaku i Prizrenit, argëtuese dhe serioze.

Është fitues i shumë shpërblimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, është shpallur qytetar nderi i qytetit të Prishtinë në vitin 1974.

Në vitin 1976 shkroi baletin e parë shqiptarë në Kosovë, Sokoli e Mirusha, pas Tish Daisë, që shkroi baletin e parë shqiptarë Cuca e Maleve. Njihet si krijuesi i parë i muzikës Avangarde (muzika pak më ndryshe).
Më 1976 me ftesen e Hazir Myftarit, drejtor i Teatrit Krahinor të Kosovës, shkruan baletin Sokoli e Mirusha.



Vepra të korit

Lirisë, To Freedom, 1959. Shfaqja parë: pril 1960, Sarajevë.
Maca e vogël, Little Cat, 1959. Shfaqja parë: mars 1967, Kori i Fëmijëve, Radio Prishtina.
Vajzës, To the Girl, 1960. Shfaqja parë: qershor 1968, Festivali i Korit në Krushevcë
Nënës time, 1960. Shfaqja parë: shkurt 1988, Kori i Radio Pristinës.
Pa titull, Untitled, 1971. Shfaqja parë: nëntorë 1972, Kori i Radio Zagrebit, Opatija.
O, e ëmbëla, 1971. Shfaqja parë: qershor 1986, Kori i Radio Pristinës.
Kaltërsirat, 1972. Shfaqja parë: tetor 1986, Kori i Radio Pristinës.
Iz zapisa Stevana Mokranjac, Nga fletorja e Stevan Stojanović Mokranjac, 1973. Shfaqja parë: nëntor 1977, Kori i Radio Beogradit, Opatija.

Vokal & Piano

Popullit tim, To my People, 1971. Shfaqja parë: nëntor 1977. Skena mzikore, Prishtinë.
Elegji, Elegjy, 1971. Shfaqja parë: nëntor 1973. Radio Ljubljana, Slloveni.
Rekviem, Requiem, 1971. Shfaqja parë: shtator 1974. Radio Ljubljana, Slloveni.
Nimfa, 1971. Shfaqja parë:e: Skena muzikore, Prishtinë.
Rekviem, Requiem, 1971. Shfaqja parë: shtator 1974. Radio Ljubljana, Slloveni.
Trimja Gjakovare, 1974. Shfaqja parë: 1986. Skena muzikore, Prishtinë.




Image result for akil koci biografia

DY FJALË PËR LEXUESIN

Kompozitori i Artë - Akil Mark Koci gurthemel graniti i muzikës dhe kulturës bashkëkohore, të mirëfilltë shqiptare

Projekti botues – libri “Akil Koci dhe të tjerët”, i publicistit të mirënjohur Ndue Ukaj, na vjen si perlë shumë e këndshme dhe e merituar, mbi kolosin e artë të transformimeve historike të kulturës sonë të përgjithshme kombëtare, ne theks të veçantë të një shkëlqimi historik të muzikës sonë, që me këtë Kompozitor të pazëvendësueshëm është ngritur në piedestalin e perlave botërore artistike, që siç thonë kolegët e tij të plejadës muzikore mbarëshqiptare, e ka bërë diellin të lind në perëndim. Shumë nga kolegët e tij të këtij zanati të shenjtë, të Madhin Akil e cilësojnë si kolos i mirëfilltë dhe shtyllë e fortë graniti në kështjellën tonë kombëtare të kulturës, respektivisht të artit muzikor, duke e quajtur krijimtarinë e tij gjysmëshekullore si një fenomen që rrallë lind dhe rrezaton në botën njerëzore. Siç thonë shumë nga ata, e më konkretisht Akademik Vasil S. TOLE, që të mund të studjohet mirë veprimtaria fenomenale e të Madhit Akil Koci, së pari duhet të bëhet një studim i përgjithshëm i kompozicionit shqiptar. Duke mos harruar veprat kapitale të këtij kompozitori të madh, që plotësisht ia ndërroi faqen dhe kahun muzikologjisë shqiptare, respektivisht kryeveprat: “Filigranët”, “Sokoli e Mirusha”, “Kënga e Rexhës”, “Gloria Festive” – Nënës së Dhimbshme”, psalm që shkëlqen në përmasa botërore, kushtuar Nënë Terezës, po cekim edhe kontributin historik të këtij kryemjeshtri të artit muzikor, që për shumë vite e ka dhënë, në rolin e redaktorit përgjegjës të Radiotelevizionit të Prishtinës dhe si pedagog shembullor – profesor ordinar në Fakultetin e Arteve në Prishtinë i lëndës “Njohuri e literaturës muzikore”. Për veprën e madhe të të Madhit Akil Koci, duhet të krenohemi të gjithë ne fara arbërore, që patëm fatin të jetojmë në shekujt XX dhe XXI, sepse ky kolos i dha kahje të bukur artit tonë muzikor, duke e ngritur atë në piedestalin e vlerave të shkëlqyeshme botërore. Ai, veç kryeveprave muzikore – kompozimeve historike, na ka dhënë shumë edhe në lëmin e literaturës muzikore, duke na njohur me vlerat e mëdha të kolosëve botërorë, siç janë Beethoven e të tjerët. Ka ditur të bashkëpuojë mirë dhe frytshëm edhe me kolegët shqiptarë. Bile për kolosin tjetër të muzikës shqiptare – Vinçenc Gjini-n ka bërë një libër të mirë. Ai ishte edhe lërues i pakrahasueshëm shkencor në lëmin e muzikologjisë dhe publicist, shembullor ndër të rrallët në lëmin e kulturës kombëtare dhe botërore. Mbase në këtë drejtim i kishte ndihmuar shumë edhe të qenët profesor universitar i literaturës muzikore. Profesor Akili kishte fatin edhe të ketë për bashkëshorte Gjejlane Broqi-n, një muziktare tipike e shembullore e soliste fantastike e këngës së vjetër qytetare shqiptare, që i kishte ndihmuar shumë në këtë profesion të shtrenjtë e të shenjtë. Prof. Akil Mark Koci ka komponuar edhe këngën shumë të popullarizuar “Zambaku i Prizrenit”, e cila – edhepse nën izolimin total komunist të Shqipërisë së Enver Hoxhës, kishte hyrë bujshëm në të gjitha zemrat e shqiptarëve, sepse ishte lejuar emitimi i saj përmes Radiotelevizionit Shqiptar, në interpretim të bilbilit të këngës popullore shqiptare – të së pavdekshmes Nexhmije Pagarusha. Veprat e mëdha të Akil Kocit në mënyrë dinjitoze kanë përfaqësuar muzikën tonë kombëtare edhe në manifestime prestigjioze ndërkombëtare, si në Amsterdam – më 1992, në bienalin e Venedikut – 2004, në Santa Cecilia – 2008 e të tjera dhe janë vlerësuar shumë lartë, si perla botërore të krijimtarisë muzikore. Kryemjeshtri Akil Koci ishte njëri nga shtyllat shumë të forta dhe vezulluese të Kështjellës së Përjetshme të muzikologjisë shqiptare, e motor i pandalshëm i zhvillimeve muzikore në Kosovë dhe në Shqipëri, si kompozitor, studjues, publicist e propagandues i arritjeve të mëdha në muzikën tonë. Profesori universitar në Akademinë e Arteve në Tiranë, Aleksandër Peçi e cilëson si personalitet të pazëvendësueshëm dhe figurë të rëndësishme të lirisë së mendimit perëndimor kompozicional në Kosovë, me dimensione diellore, nga Eposi ynë i veriut. Ndërkaq Prof Dr Fatmir Hysi, në maj 2010, ndër të tjera do t’i shkruante: “... Ju me kolegët që iu keni pri, keni bërë që edhe muzika jonë të njohë zhvillimet demokratike europiane, duke dominuar fryma e skemantizmit, tradicionalizmit dhe e pllakateve tingullore e agjitative, deri në ato propagandistike...”. Në studimet e tij shkencore e tematike, kolosi Akil Koci konstaton se arti muzikor, duke ndjekur pikësynmet e përshfaqjes së njeriut në marrëdhëniet ballafaquese në shoqërinë dhe në botën e vet të brendshme shpirtërore, është ipso facto, jo një lulëzim në hava (ajër), por në “njohje në vetënjohje”, siç do të thoshte Th. Gotjea.



Në librin, që e botoi në dy vëllime “Vibracione të shpirtit shqiptar” ka shpalosur perlat më të bukura të artit tonë muzikor, të krijuara e të qëndisura bukur nga kolegët e tij bashkëkombas. Duke pasur parasysh tërë veprimtarinë e pakrahasueshme të të madhit kompozitor Akil Koci, Akademik Vasil S. Tole e radhitë atë në mesin e kolosëve iliro-arbërorë nëpër shekuj.

Po e paraqesim për korrektësi radhitjen e kolosëve të muzikës iliro-arbërore, sipas Akademikut të sipërpërmendur:

 • Niketë Dardani – shekulli IV, autori i Hymnit “Te Deum laudemus”, që edhe sot është hymni i lavdishëm i Kishës Katolike Universale në mbarë botën.

• Jan Kukuzeli – shek. XII-XIII, autori shumë shkrimeve dhe veprave muzikore bizantine të kishës orthodokse.

• Martin Gjoka – realizuesi i “Skizmës”, respektivisht i nxjerrjes së muzikës nga institucioni i kultit të kishës katolike.

 • Fan S.Noli – edhe ky realizues i “Skizmës” dhe kompozitor e muzikolog i devotshëm. Autor i shumë veprave simfonike, vokale dhe instrumentale.

• Palok Kurti – krijues i formacionit të parë laik shqiptar.

• Thoma Nashi – krijues e dirigjent i bandës së parë zyrtare të shtetit shqiptar “Vatra”.

• Kristo Kono – kompozitori i parë shqiptar që ka regjistruar muzikë në pllaka gramofoni.

• Preng Jakova – krijuesi i operas së parë shqiptare “Mrika”.

• Çesk Zadeja (1926 – 1997) – shtylla kryesore e muzikës shqiptare në shekullin tonë. • Tish Daija – krijuesi i baletit të parë shqiptar.

 • Lorenc Antoni – kompozitori i parë në muzikën kosovare dhe studjues i muzikës popullore në Kosovë dhe në Shqipëri.

 • Akil Koci – kompozitori i parë i muzikës atonale në Kosovë dhe në Shqipëri.

 • Feim Ibrahimi (1936 – 1997) – inicues i tendencave për një gjuhë atonale muziokore në Shqipëri.



Siç thamë edhe më parë – Profesor Akili është edhe studjues e publicist shumë i madh. Ai, edhepse – siç thotë vetë, në moshën e tretë, është i pandalshëm dhe i palodhshëm.

E mba të fortë shkollën mbretërore të muzikës, për fëmijët shqiptarë në Londër. Shkruan dhe boton libra e shumë artikuj shkencorë. Por nuk ndalet edhe në stimulimin e motivimin humanitar të krijimtarisë së njerëzve në lëmenjë të ndryshëm, për çështjen kombëtare dhe për afirmimin e popullit tonë në botë.


Në këtë kontekst, qe disa vjet jep çmimin tradicional “Akil Koci”, për të arritura në fusha të ndryshme krijuese, në manifestimin tradicional në përkujtim të Shkollës së Parë Shqipe në Kosovë “Takimet e Dom Mikelit”, në Stubëll të Vitisë.

Të gëzojmë o shqiptarë artdashës dhe të jemi krenarë, që po jetojmë në shekujt e krijuesit të madh të vlerave dhe të perlave të pazëvendësueshme të muzikës dhe të kulturës sonë kombëtare, krahas atyre më të zhvilluarat dhe më të ndritshmet në botë.

 Le të jemi krenar që patëm fatin t’u takojmë shekujve të shkëlqyeshëm të Akil Kocit. Engjëll Koliqi Gusht-shtator 2010 Stubëll (Kosovë)



Çmimi Akil Koci

Në vitin 2005 Çmimin i kompozitorit Akil Koci, e fitoi pianisti 12 vjeçar nga Tirana,Arti Marika.
Çmimi i kompozitorit Akil Koci jepet edhe në ,,Takimet e Don MIkelit,, Stubëll-Viti.

Për vitin 2006 e ka fituar Kleriku Dr.Don Gjergj Gjergji për librin e botuar ,,Martirët e Karadakut,,kurse për vitin 2007 e ka fituar poeti Sarë Gjergji,për librin e poezive kushtuar Nënës Tereze.

 Akil Koci në Takimët e At Shtjefen Gjeqovit O.F.M. në Zym-Prizren, ku jepet Unaza e Katit,aktorës tonë të famshme donator i të cilit është kompozitori i ynë i mirënjohur

Akil Koci që jeton dhe vepron në Londër-Britani e Madhe Kompozitori Akil Koci,ndan edhe dy bursa njëvjëçare në Garat Ndërkombëtare të muzikës klasike që mbahën për çdo vjet në Prishtinë dy garuesve më të mirë fituesve apsolut si dhe një shpërblimin për ekzkutimin e veprës më të mirë të kompozitorit Shqiptar,për ekzekutimin e veprës më të mirë të Mozartit si dhe disa shpërblime të tjera.

(Floripress)

******

Image result for akil koci biografia

Akil Mark Koci: Muzika është jeta ime!

Intervistë me kompozitorin e njohur prof. dr. sc. Akil Mark Koci

Bisedoi: Raimonda Moisiu

Prof. Dr. Sc. Akil Mark Koci, kompozitor dhe muzikolog, njëri ndër kompozitorët e parë që në veprat e veta përdori muzikën avangarde – atonale, i cili ndikoi shumë me shkrime, dhe me veprat e veta në rritjen e vetëdijes artistike të krijuesve shqiptarë, veçanërisht në tri dekadat e fundit, duke na sjellë vepra me tendenca të reja kompozimi dhe duke e plotësuar literaturën muzikore shqiptare dhe çka është më e rëndësishmja, ka ndikuar edhe në kultivimin e shijes së publikut. Ky krijues, deri më sot, edhe pse i ka 79 vjet jetë, është në proces të realizimit të veprave të reja muzikore. Kompozitori dhe muzikologu, z. Koci, që nga viti 1993 jeton dhe vepron në Londër, në Mbretërinë e Bashkuar, edhe pse në moshën e tretë, është mjaft aktiv në krijimtari. Me këtë krijues të njohur biseduam rreth jetës dhe krijimtarisë së tij, përherë aktive dhe të frytshme.

Profesor Koci ju jeni një nga kompozitorët dhe muzikologët më të shquar të botës shqiptare. Sivjet kremtoni  82-vjetorin e lindjes dhe 59-vjetorin e krijimtarisë e të kompozimit të parë “Maca e vogël”, për korin e fëmijëve, kur edhe u ekzekutua dhe u botua. Kur e keni kuptuar se muzika është jeta juaj?

Para se të përgjigjem në pyetjet tuaja, e nderuara Raimonda, le të më lejohet të them se po kënaqem me aktivitetin tuaj dhe gëzohem për punën që e bëni në të mirë të kombit, i cili, në këto kohëra të vështira, ka nevojë për të tilla siç jeni ju. Aktiviteti juaj i madh në lëmin e kulturës dhe të artit ndriçon kontributin që po i jepet zhvillimit dhe ruajtjes së pasurisë së mëdha që ka kombi ynë, shtimit të vlerave të tij shpirtërore dhe artistike. Ju falënderoj për ftesën që më bëtë për intervistën dhe do të mundohem të jap përgjigje në lidhje me pyetjet tuaja. Të falënderoj për respektin dhe fjalët e thëna për krijimtarinë time. Jam njëri prej shumë krijuesve që ka kombi ynë në dy shtetet tona dhe e artistëve të shumtë që jetojnë dhe veprojnë në diasporë. Ndaj, ne si krijues që veprojmë nën qiellin e huaj, jemi të detyruar t’i dëshmojmë vlerat me punë, jo vetëm veten si krijues, por edhe kombin të cilit i përkasim. Rrjedh nga një familje Prizrenase dhe jam edukuar nga një babë (Marku) me tipare të forta autoritare me hierarki familjare-traditë shqiptare, i cili ka qenë i zellshëm në punë me sjellje të admirueshme në shoqëri dhe njohës i mirë i disa gjuhëve. Këto aftësi e ndihmuan atë të punonte me shumë përkushtim nga vitet e dhjeta të shekullit të kaluar (1910), si përkthyes në Konsullatën e Austrisë në Prizren. Përkushtimi i tij ndaj traditës dhe edukatës së shëndoshë familjare ishte i madh dhe ai bashkë me nënën time, Paulinën (Tinën), e cila ishte një amvise e mirë, nënë e përkushtuar, me virtyte të larta kombëtare dhe krishtere e devotshme, na edukuan ne 12 fëmijëve, sa kishin lindur nga këta dy prindër. Pra, kam marrë edukatë nga prindërit e ndershëm, të cilët jo vetëm na flisnin bukur dhe qartë, por edhe kërkonin nga ne të thoshim vetëm të vërtetën, pa hipokrizi, të qëndronim larg intrigave, të kishim shpirt të pastër e të lirë dhe të mos harronim për asnjë çast identitetin tonë kombëtar në ato kohë të vështira për popullin tonë (Prej vitit 1938-41 kemi jetuar në Shkup). Pra, ndikimi i tyre ishte një frymëzim për aspiratat e larta arsimore dhe edukative për të ardhmen tonë… Kontaktet e para me muzikën artistike i pata që në fëmijëri. Aty nga mosha 10-vjeçare kam kënduar në korin e Konkatedrales së Prizrenit, të cilin e udhëhiqnin motra Angjelina dhe motra Ana; aty kam ndier kënaqësinë e muzikës dhe gjithnjë kam menduar se një ditë muzika do të jetë profesioni im jetësor, sepse për të parën herë kam ra në kontakt me veprat e kompozitorëve si janë Hajni, Moxarti, Bethoveni dhe të tjerët. Pra, falë kësaj edukate, muzika vlonte në ëndrrat e mia dhe kështu u orientova që profesioni im jetësor të jetë-muzika.

Keni studiuar në Prizren, Prishtinë dhe keni vijuar më tej studimet për muzikë në Sarajevë. Si do t’i krahasonit këto tri eksperienca të jetës suaj?

Me ju thanë të drejtën, edhe pse jam në moshën e tretë, dëshiroj ta theksoj këtë, sepse thonë: rinia bukuria, kurse pleqëri është kryevepër, dhe ende i kam të freskëta kujtimet e fëmijërisë dhe të rinisë në Prizrenin tim të bukur, të cilit ia kam kushtuar këngën time më të bukur “Zambaku i Prizrenit”, këngë që është bërë sinonim jo vetëm i krijimtarisë sime, por edhe koncept i bukurisë, e bukuria është ndër më të vështirat e të gjitha estetikave të lashta, moderne dhe bashkëkohore, sepse ajo është cilësi estetike për Platonin; dhe e bukura ka qenë formulë e shkëlqimit të së vërtetës. Në Prizren kam kryer shkollën fillore, gjimnazin deri në vitin e katërt, kurse gjysmë matura ka qenë me tri vjet, por unë e vazhdova, kreva vitin e katërt dhe u regjistrova në vitin e pestë dhe, aty kah gjysma e vitit, vendosa të çregjistrohem dhe të shkoj në shkollën e mesme muzikore, sepse shihja se nuk kisha zgjedhur orientimin tim, dhe se për mua muzika ishte jeta ime. U lajmërova dhe më pranoi drejtori kompozitori ynë i parë në Kosovë, Lorenc Antoni, pas një provimi pranues. Atëherë kuptova se e kisha gjetur drejtimin tim të jetës. Dhe mu atëherë kompozova këngën e parë “Maca e vogël”, e cila edhe m’u ekzekutua nga kori i shkollës muzikore, ku këndoja edhe unë bashkë me kolegët e mi. Kjo ishte kënaqësi e pa përshkruar, kurse kjo këngë e kompozuar edhe u botua. Dhe, po e them edhe një herë, se ishte kënaqësi e pa përshkruar kur kolegët, në fakt kori i shkollës, e ekzekutoi kompozimin tim të parë!

Si i çmoni disa nga konceptet e kulturës suaj muzikore si: kompozimi, muzikë dhome, muzikë baleti dhe operistike, violinë dhe orkestër dhe organizator i koncerteve recitale, apo muzikologji? Cila është tema juaj e preferuar dhe pse?

Kam bërë shumë kompozime që nga këngët për fëmijë e deri te veprat skenike siç është baleti. Nga sa kam krijuar deri tash del se më së shumti kam 5 balete, pra, krijime skenike dhe muzikë kamertale. Dua të theksoj se e kam shkruar baletin e parë në Kosovë me titull “Sokoli e Mirusha”, luajtur nga Ansambli i baletit të Prishtinës dhe nga Ansambli i baletit të Sarajevës, dhe kjo është vepra e parë skenike duke përfshirë edhe teatrin që është luajtur dhe vendosur në skenë jashtë Kosovës nga autorë kosovarë në kohën e ish-Jugosllavisë. Pra, ishte një nder dhe krijim, se isha krijuesi i parë shqiptar nga Kosova që m’u luajt vepra nga një ansambël i huaj jashtë Kosovës. Dua të theksoj se kjo vepër u luajt edhe në Bienalen e muzikës moderne nga Ansambli i baletit të Prishtinës në Bienalen e Lubjanës.

Në krijimtarinë time nuk bëj ndonjë veçim, por kur kompozoj, vendos se për çfarë lloj ansambli kompozoj; pra nuk e veçoj asnjë formë muzikore. Edhe në tema të caktuara nuk përqendrohem, por bazohem në tekstin, në karakterin dhe në përmbajtjen e saj. Duhet të theksoj se burimet e zhvillimit të muzikës serioze shqiptare në Kosovë i gjejmë, fillimisht, në qytetin tim të lindjes – në Prizren, mu në kishën katolike të Prizrenit “Zoja Ndihmëtare”, pastaj në vitin 1948 hapja e shkollës së parë muzikore, shoqëria kulturore-artistike “Agimi” dhe radiostacioni i parë Radio-Prizreni si inklinacion edhe shkolla e parë e ulët muzikore e më vonë edhe shkolla e mesme muzikore… Kam kompozuar gati në të gjitha format muzikore duke filluar që nga këngët korale për fëmijë e deri te baleti si forma më e madhe muzikore.

Muzikantët e mëdhenj të së kaluarës kanë theksuar se që të “piqen” artistikisht krijuesit e rinj, është e nevojshme të lexojnë diçka rreth tyre dhe rreth aktivitetit të tyre? Ju e përfillni këtë mendim në krijimtarinë tuaj?

Çdo krijues duhet të përcjellë rrjedhat e artit me të cilin merret, e, pra, është e domosdoshme të ecësh me kohën, edhe pse duhet pasur kujdes, sepse krijimtaria nuk varet nga ecuritë e larushisë së artit, por duhet ndjekur thelbin e tij. Kështu, bie fjala, edhe me vizitën e shumë manifestimeve, me specializimet e shumta në botën e jashtme, kam kuptuar se nuk bën të jesh jashtë ngjarjeve, jashtë kohës dhe vendosa të ecësh rrjedhave të muzikës aktuale botërore dhe jam i pari, ose ndër të parët, që i kam sjellë në Kosovë në veprat e mia, trendët e muzikës bashkëkohore, kurse krijimet e mia në muzikën atonale janë veprat e para në krijimtarinë e gjithëmbarshme shqiptare.

Ju kanë quajtur promotor i jetës muzikore dhe bashkërendues i shumë manifestimeve muzikore në Kosovë e Shqipëri dhe një ndër themeluesit e Shoqatës së Kompozitorëve, Pedagogëve dhe Artistëve të Muzikës, Akordet e Kosovës, Skenën muzikore, Ditët e muzikës Kosovare, Shoqatën e Muzikologëve të Kosovës, Institutin e Etnomuzikologjisë Shqiptare e tjera? A mund të na përshkruani momente nga evenimentet mbresëlënëse artistike që ju keni organizuar? Dhe, si jeni ndjerë që keni realizuar suksese të tilla?

Kemi pasur fatin që gjenerata jonë e parë të merret edhe me organizimin e jetës muzikore. Kështu unë me kolegët kemi formuar shumë manifestime, festivale, koncerte dhe evenimente të ndryshme muzikore. Po përmend vetëm disa: Akordet e Kosovë, Festivalin e solistëve dhe të koreve, Ditët e Muzikës Kosovare, Skena muzikore, Festivalin e koreve të pionierëve e të rriturve, lokale dhe krahinore. Në fakt, ajo ka qenë edhe fatkeqësia jonë, sepse me to duhet të merren ekipe të tëra, kurse për një krijues ajo është humbje kohe. E, tash kur ka 23 vjet që jetoj në Mbretërinë e Bashkuar, shoh se asnjë krijues nuk merret me punë organizuese. Mund të jetë ndonjë kompozitor kryetar nderi, por organizator jo, sepse ekzistojnë ekipe të veçanta kurse për krijuesin e mirëfilltë është humbje kohë dhe është punë që nuk i shkon përdore krijuesit. Megjithatë, ne kemi bërë një punë të madhe në afirmimin, në krijimin dhe në prezantimin e muzikës sonë të kultivuar jo vetëm në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe në botën e jashtme. Kështu veprat e mia janë ekzekutuar në mbi 70 shtete, po ashtu edhe veprat e kolegëve janë ekzekutuar në shumë manifestime botërore. Duhet të përmend se Filigranët II janë ekzekutuar në Bienalen e muzikës avangarde në Paris, kurse, siç e cekët më lart, baleti “Sokoli e Mirusha”, që është baleti i parë në Kosovë, është vënë në skenën e Teatrit Kombëtar të Sarajevës si vepër e parë e një krijuesi shqiptar duke përfshirë edhe dramën dhe format e tjera. Pra, është vepra e parë, në përgjithësi, që është luajtur nga një ansambël i huaj jashtë Kosovës.

Po, si dirigjent me Orkestrën Simfonike keni punuar, në rast se po, kur e si ndodhi kjo?

Mjerisht asnjëherë dirigjuar, pos që gjatë studimeve kam punuar në Sarajevë si mësimdhënës i lëndës së muzikës, ku kam pasur obligim për të përgatitur korin e fëmijëve pranë shkollës ku punoja. Kjo më ka ndodhur edhe pasi u diplomova dhe fillova punën si kryeredaktor i programit muzikor dhe formove korin e parë të fëmijëve pranë Radio-Prishtinës në vitin 1962

Ju gjithashtu keni dhënë koncerte në Evropë?

Jo, asnjëherë nuk kam dhënë koncerte, do të thotë nuk kam dirigjuar me ansamble; janë ekzekutuar veprat e mia në 70 shtete qofshin përmes radios, televizionit, koncerteve live nëpër festivale, bienale, por me dirigjue – asnjëherë nuk kam dirigjue!

Kush janë disa nga kompozitorët e mëdhenj nga epoka e artit të muzikës botërore, në regjistrimet e të cilëve ju gjeni veten?

Janë të shumtë, kryesisht kompozitorët e shekullit të kaluar.

Mekanizmi juaj kompozues është mbresëlënës. Në çfarë moshe keni filluar të mendoni në lidhje me teknikën, si ta përmirësoni atë dhe cili nga këta mekanizma në kulturën tuaj muzikore është më i vështirë për ju?

Si ta përcaktoj këtë moment, por kthesa ime ka qenë pasi vizitova disa nga festivalet në botën e jashtme: Bienalen e Zagrebit, të Parisit, të Varshavës, të Opatisë Donaushingen e shumë e shumë të tjera nëpër botë, pra edhe si pjesëmarrës dhe vendosa që të kompozoja në frymën e muzikës bashkëkohore, ndaj edhe veprat e mia u ekzekutuan në shumë manifestime të tilla.

Dhe gjatë kësaj karriere mbresëlënëse, a jeni ndjerë ndonjëherë nervoz apo i lodhur… Një nga aspektet më interesante të punës suaj duhet të ketë qenë, me siguri, sfida e koordinuar me instrumentistët. Cili është sekreti i komunikimit të ideve tuaja me ta në një vepër muzikore?

T’ju them të drejtën nervoz jo, sepse punoj me dëshirë, por më lodhin dhe më bëjnë nervoz çështje të tjera, si, bie fjala, kur dimë se muzika si art ka luajtur një rol të madh në çdo shoqëri, pastaj në edukimin e brezave, por tani e ka humbur primatin, nuk e ka atë rol që kishte dikur; mësohet në shkolla sa për të thënë se e kemi lëndën e muzikës. Nuk ka veprimtari siç kanë qenë dikur koret, grupet e këngëtarëve, solistët, orkestrat që organizonin gara dhe manifestime të llojeve të ndryshme. Tash muzika në vend që të luajë rolin edukues, është shndërruar në biznes. Pra, konstatoj se muzika si e tillë, ia humb shijen receptuesit, e lëre më të edukojë, siç ka qenë dikur. Aspak më e mirë nuk është gjendja në Shqipëri. Po të ishin gjallë mendjet e ndritura, të cilat nuk i kanë munguar kombit tonë gjatë shekujve, padyshim do të habiteshin me të tilla marifete. Kompozitori dhe pianisti Xhorxh Enesku ka thënë: ”Muzika nuk buron nga asgjë… ose në qoftë se të kënaq shpjegimi, buron nga ndjenjat… Harmonitë, thellësitë e gjërave, janë jashtë analizës… Muzika është shprehje e pastër e një gjendjeje shpirtërore”.Ja, pra, kur t’i analizojmë këto thënie, do të shohim se sot s’kemi si të pajtohemi me gjendjen e mjerë që e kemi në këtë fushë. Sa për sekretin e komunikimit – nuk komunikoj shumë, por punoj shumë, sepse gjithnjë kam besuar, besoj e do të besoj dhe do të punoj për të mirën e muzikës kombëtare, që është dhe ka qenë motoja e krijimtarisë së kompozitorëve tanë. Sido që të jetë ne nuk kemi ndonjë traditë të madhe, siç kanë popujt e tjerë në lëmin e muzikës së kultivuar. Për 60 vjetët e fundit është krijuar një fond i mirë i muzikës kombëtare, por, mjerisht, ende vazhdon ai avazi vjetër komunist në Shqipëri se nuk kemi koncerte të përbashkëta dhe krijimtaria e gjithëmbarshme e të dy shteteve nuk konsiderohet si muzikë dhe krijimtari shqiptare, por si muzikë e Kosovës dhe e Shqipërisë!

Shpesh ju ka rastisur të bashkëpunoni e të bëni prova, kur janë ekzekutuar veprat tuaja, me artistë që nuk i keni njohur apo nuk keni dëgjuar më parë për ta. Si arrini ju të frymëzoheni me ndjenjën e “esprit de corps”?

Po, para 30 vjetëve kur më janë ekzekutuar veprat e mia në Këln, Shtutgard, Nju York,Opati, Zagreb, Beograd, Sarajevë…, nuk zinin besë se jam shqiptar nga Kosova, sepse kam një shprehje muzikore që dallonte nga kolegët e mi kosovarë dhe kam bërë një kthesë me të cilën janë befasuar edhe ata, por që nuk jam larguar nga prirjet avangarde, edhe pse ky nocion nuk ekziston, sepse është tejkaluar ai, por tani ekziston post modernia që bashkë dyzon të gjitha shprehjet, pra, ka një pluralizëm shprehjesh dhe mendimesh në krijimtari. Para ca kohe m’u ekzekutua një vepër në Londër dhe duke dëgjuar në prova veprën time, njëri prej kompozitorëve të njohur anglezë i thotë djalit tim, Arbrit, po babai yt para 30 vjetësh paska kompozuar më mirë se ne tani!

Dua t’ju pyes se në ç’raport ka qëndruar folklori me rrjedhat e reja që janë në krijimtarinë botërore, kur dihet se folklori ynë, shqiptar, është mjaft i begatshëm?

Folklori duhet të jetë nxitje, preokupim, por jo dogmë, ligj, domosdoshmëri, sepse citimi i temave muzikore të huazuara nga folklori, krijon një ilaritet që nuk është në të mirën e folklorit, e as të krijuesit. Kanë kaluar ato kohëra kur folklori përfaqësonte frymën e një populli, sepse po të bazohemi vetëm në të, ku mbetet roli i krijuesit, ku është imagjinata e tij! Nga ana tjetër, nuk do të largohemi nga tabani kombëtar në aspektin e tingëllimës popullore, as kur të citojmë dhe të marrim tema popullore, por duhet të kem një qasje tjetër!

Ju jeni ndër kompozitorët më të njohur shqiptarë: si e vlerësoni muzikën tonë?

Ju falënderoj për kompliment! Kam kolegë që janë, po ashtu, të çmuar dhe cilësorë. Sa i përket muzikës klasike, kemi mjaft vepra cilësore, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, por kemi edhe krijime “të dyshimta”, që e zhvlerësojnë krijimtarinë e mirëfilltë muzikore, pra si i thonë “muzikë tallave”, që nuk bëjnë gjë tjetër por turpërojnë kombin, madje, çka është më interesante, sot “tallavat” emetohen më shumë se muzika e krijuar nga krijuesit tanë në radio dhe televizion – pa kurrfarë kriteri!

Ç’mund të na thoni në lidhje me kulturën muzikore dhe atmosferën artistike në Shqipëri? Po në vende të Europës si në Kroaci, në Britani të Madhe deri në SHBA, në Nju Jork? Çfarë do të dëshironit të kishte bota shqiptare nga kultura muzikore e këtyre vendeve?

Një edukatë më të madhe muzikore në aspektin estetik, sepse kemi forca dhe krijues që ekzekutohen në manifestime prestigjioze në mbarë botën.

Vërejmë fenomene të shëmtuara sot në muzikën shqiptare – si plagjiatura, deformim muzikor dhe komercializim që po zvetënojnë muzikën e mirëfilltë shqiptare dhe muzikën popullore. Liria që synojmë shpesh duket si e çoroditur. Si mund të ndihmojë shoqëria shqiptare që t’i zhdukë këto fenomene të shëmtuara?

Po ç’të them tjetër pos të kultivojë vlerat e mirëfillta e të qëndrueshme të etnosit kombëtar – ta përfillë vlerën dhe artistiken, dhe ta luftojë mediokritetin!

Sipas mendimit tuaj, çfarë është qëllimi maksimal i artit?

Kompozitori i njohur Igor Stravinski ka thënë: ”Dua të dëgjoj muzikë të mirë, sepse ajo është vlera më e madhe e artit muzikor, pra muzika e mirë ka kuptim të gjerë dhe secili duhet ta zgjedhë atë sipas kritereve estetike.

Çfarë ju pëlqen dhe çfarë nuk ju pëlqen në punën tuaj?

Kjo është relative. Më pëlqen kur realizoj ndonjë vepër të mirë, edhe pse tani jam koncentruar në shkrime, kam botuar mbi 15 libra dhe, natyrisht, kam bërë edhe mjaft kompozime; nuk më pëlqen kur çmohen nga “muzikologët” krijuesit e dobët, që e shkatërruan, në emër të së resë, muzikën dhe krijimtarinë muzikore!

Cili është ndryshimi, ndaj të cilit kemi nevojë, qoftë si individë qoftë si shoqëri njerëzore?

Ndryshimet janë të shumta duke filluar që nga edukata muzikore, që është larg së vërtetës e deri te prezantimi i veprave të dobëta si “krijime” muzikore, të cilave duhet t’u thuhet njëherë stop, porse kjo gjë është jashtë kompetencave tona, sepse ato “krijime” i udhëheqin ata që më së paku ia duan të mirën artit tonë muzikor – e kam fjalën për turbo-folkun dhe disa këngë të muzikës së lehtë.

A po punoni në ndonjë projekt tash për tash? Bën ta thoni këtë shtruar para opinionit?

Po, si jo, artisti kurrë nuk pushon së punuari dhe ai del në pension vetëm kur shkon në amshim! Kam ca punime dhe porosi të kompozimeve këtu në Londër dhe në Zagreb, kurse edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, si duket, më kanë harruar dhe as nuk më informojnë për festivalet që mbahen në këto dy shtete!

Kur jeni ndier krenarë për punën tuaj? Dhe pse?

Kur Orkestra simfonike e Radio Lubjanës, me dirigjentin e njohur Samo Hubad, ma ka ekzekutuar një vepër simfonike; kur e kam pasur premierën e baletit të parë në Kosovë “Sokoli dhe Mirusha”; kur kam zënë vendin e 6 në Bienalen e Parisit ndër më shumë se 200 kompozimeve; dhe kur Ansambli Accezantes nga Zagrebi ma ka ekzekutuar kompozimin Superstrukturat në më shumë se 30 koncerte anembanë botës.

Sa ju mbështet familja në karrierën tuaj artistike?

Pa mbështetjen e saj asnjë krijues s’mund të bëjë gjë! Sidomos kam pasur mbështetjen nga bashkëshortja ime e ndjerë, soliste e muzikës popullore, Xhejlane Broqi, e cila më ka përkrahur dhe ka qenë frymëzim imi. Në atë kohë, derisa ishte gjallë, kam kompozuar 5 balete, mjaft vepra simfonike dhe shumë vepra muzikore, që janë ekzekutuar në 70 shtete, qoftë në koncerte live, qoftë përmes radios dhe televizionit. Pra koha kur ishte ajo gjallë, ka qenë koha më produktive në lëmin e krijimtarisë muzikore, kurse tani merrem me shkrime muzikologjie. Dhe, prapë po e theksoj, kam arritur të botoj mbi 15 libra!

Mesazhi juaj për talentet e reja?

Punë dhe vetëm punë!

Kanë thënë për prof. Akil Kocin…

Shumë kanë thënë dhe janë shkruar për krijimtarinë time, por mendoj se nuk është vendi t’i ceki këtu; po të bëja një gjë të tillë do të ishte jo modesti, por që të gjitha ato ekzistojnë në 15 librat e mi të botuar!

Dhe krejt në fund :

Image result for shperblimet nga bujar nishani nga akil koci
Këto vlerësime nuk janë fjalë miradije për një krijues vërtet të madh , as fronëzim a ngritje pa merita në piedestal, por vlerësim për një kompozitor që ka patur potencë të madhe krijuese. Në veprat e tij hasim frymëzim e kthjelltësi mendimesh.

Nga kritikët e kohës do të mund të citonim edhe shumëçka që është shqiptuar për krijimtarinë e Akil Mark Kocit , por këtu nuk i kemi vënë vetes detyrë të bëjmë analizë muzikologjike të formës dhe subjektit të kësaj vepre madhore, sepse vendi i kufizuar nuk na e lejon.

Flori Bruqi

Këngët e mia luftëtarët e UÇK i këndonin në luftë

Image result for Edmond Zhulali,


Edmond Zhulali është kompozitor dhe autor tekstesh nga Shqipëria. Ai ka kompozuar këngë të ndryshme shqiptare për festivale të ndryshme si Kënga Magjike, Eurovizioni etj.


Shkruan Albert Zholi 

Kohë më parë  kompozitori i shquar Edmond Zhulali, për veprimtarinë e tij muzikore, për kompozimin e shumë këngëve për luftën e UÇK, u dekorua me titullin “Mirënjohje Presidenciale e Meritave”. Edmond Zhulali thekson: E vlerësoj këtë dekorim për arsye se Presidenti Thaçi ka qenë vetë luftëtar i UÇK dhe një lider i saj. Pra ndihem dy herë i vlerësuar që një ish- ushtar i UÇK, sot President të më jep mua një dekoratë.

Ju morët një dekoratë të veçantë nga Presidenti Kosovës Hashim Thaçi, cili ishte motivacioni i këtij dekorimi dhe cilat ishin emocionet tuaja?

Medalja  ishte “Mirënjohje Presidenciale e Meritave” . Për mua ishte e befasishme. Ishte e papritur për sa i përket kohës së marrjes së dekoratës, pasi dihet kur fillojë procedurat, si zhvillohen ato, por jo kur jepen. Kjo dekoratë është e konsideroj të merituar për kontributin e madh që kam dhënë për kompozimet e luftës së Kosovës. Në ato vite unë kam bërë shumë këngë së bashku me shumë poetë dhe këngëtarë nga të gjitha trevat.

Cilat janë disa nga këngët dhe këngëtarët me të cilët keni bashkëpunuar për këto krijime patriotike?

Unë fillova krijimet menjëherë pas fillimit te represionit serb në Kosovë, duke parë dhunën e madhe që ushtri regjimi ushtarak i Milosheviçit ndaj vëllezërve kosovarë ku të gjithë shqiptarët patën një dashuri të madhe për vendin e tyre ndërsa ne u solidarizuam menjëherë me luftën e tyre. Natyrisht do të përjetohej nga artistët të cilët nëpërmjet veprave të tyre bënin thirrje për luftë, solidaritet, pra do ta shprehnin këtë urrejtje. Artistët e shprehnin këtë dhimbje me emocion shumë të fortë. Një ndër ata artistë që ishte indirekt pjesë e kësaj lufte isha dhe unë. Kënga e parë që unë kam shkruar për këtë luftë, ka qenë “Jam Kosova e shqiptarisë” me tekst të Gjok Becit dhe kënduar nga Arif Vladi, që bëri një jehonë shumë të madhe. Pas kësaj kam bërë një këngë tjetër “Marshi i UÇK” me tekst të Agim Doçit kënduar nga Arif Vladi. Më pas kam kompozuar këngën “Lufton Drenica si i ka hije” kënduar nga Manjola Nallbani me tekst të saj, pastaj këngën me tekst i Gjok Becit për Kastriot Tushën, “Tan Kosova është zemra jonë”, më pas “A vritet pafajësia” kënduar nga Leonora Jakupi me tekst të Agim Doçit. Këto këngë u bënë shumë të njohura dhe u kthyen ne lajtmotive shumë të dashura kudo në Kosovë, këndoheshin nga të gjithë, ditë e natë dhe jepnin forcë për këdo. Muzika ka fuqinë e Anteut për nxitje në luftë. Më pas ka rrjedhur një lumë i tërë këngësh të kompozuara nga unë me temë luftën e Kosovës. Po kam krijuar rreth 100 këngë në bashkëpunim me autorë të ndryshëm nga të gjitha trevat shqipfolëse. Më shumë bashkëpunim kam patur me poetët Agim Doçi, Gjok Beci, me këngëtarët Ilir Shaqiri, Shkurte Fejza, Niman Mushkola, Sabri Fejzullau, Ledina Çelo, Aleksandër Gjoka, Dava Gjergji, Liri Rasha, Dionis Delia, Nikoll Nikprela, dhe shumë këngëtarë të tjerë që i kanë kënduar luftës së Kosovës dhe çlirimit të saj.

Kur ke shkuar për herë të parë në Kosovë?

Për herë të parë kam shkuar pas luftës, në një koncert, ku do përmblidheshin e gjithë krijimtaria ime, për Kosovën. Ishte viti 1999. Ky koncert i kushtohej djemve të Brigadës së “Atlantikut” për ata djem që lanë Amerikën dhe erdhën luftuan këtu në Kosovë për çlirimin e saj. Ishte një koncert e veçantë, pasi ato këngë i kisha kompozuar unë me tekst të Nexhat Ymeraj, një luftëtar që ishte në radhët e luftës dhe kishte parë me sytë e tij sakrificat e panumërta. Këto këngë ishin të gjitha të muzikës së lehtë dhe u kënduan nga Aleksandër Gjoka, Francesk Radi, Manjola Nallbani, Ledina Çelo, Denis Delia. Ky koncert la gjurmë të pashlyeshme. Më pas kam qenë pas një viti në stadiumin e Prizrenit, së bashku me Gjok Becin dhe Agim Doçin, ku organizuam një koncert me këngë për luftën e Kosovës dhe aty na dhanë nga një vlerësim Mirënjohjeje në emër të UÇK.

Si i ruani marrëdhëniet sot me Kosovën?

Në shtator të vitit 1998, pas një koncerti të dhënë në Tiranë, u organizua një turne i madh në 16 shtete të Evropës ku kemi dhënë 80 koncerte, humanitare në ndihmë të luftës së Kosovës. Në këto koncerte të organizuara në qytetet më të rëndësishme të Evropës ka pasur një numër shumë të madh shikuesish, të cilët kanë përjetuar emocione shumë të forta. Në këtë koncert të organizuar nga “Eurokoha” në bashkëpunim me shoqatat kosovare pro luftës kanë marrë pjesë këto artistë të mëdhenj: Mirush Kabashi, Çun Lajçi, Lirie Lushi, Arif Vladi, Ilir Shaqiri, Kastriot Tusha, Manjola Nallbani, Eleonora Jakupi, Ledina Çelo, Niman Mushkola, Shkurte Fejza dhe Osman Kelmendi. Në këtë koncert pothuajse të gjitha këngët ishin kompozuar nga unë me tekste të Agim Doçit dhe Gjok Becit. Marrëdhëniet e mia me këngëtarët kosovarë nuk kanë reshtur asnjëherë pasi unë kontaktoj, shkruaj, kompozoj për Kosovën dhe këngëtarët kosovarë.

Sot ju keni dhe një gëzim tjetër, pasi ish-ambasadori i parë amerikan në Shqipëri, Christopher Hill i cili kremton 25-vjetorin e ardhjes u dekorua nga Presidenti Nishani në 25-vjetorin e rihapjes së Ambasadës në Tiranë. Ai ka theksuar, se një ndër miqtë e tij ka qenë dhe vëllai juaj, ish-Ministri Mbrojtjes Safet Zhulali,. Si do ta komentonit këtë fakt?

Është një kënaqësi e madhe pasi SHBA janë miqtë më të mëdhenj të popullit shqiptar. Në momentet më të vështira SHBA i është gjendur pranë popullit tonë. Ndihem krenar që vëllai im Safet Zhulali ish-Ministër i Mbrojtjes ka qenë mik i ambasadorit të parë por edhe të dytë të SHBA në Tiranë, Rajerson. Safeti e kuptoi që në fillimet e demokracisë se SHBA ishte aleati më i madh i Shqipërisë dhe mbështetësi kryesor i saj. Siç treguan kohërat parandjenja e Safetit nuk gaboi, pasi Shqipëria shumë shpejt u bë pjesë e NATO.

Me këtë rast çfarë urimi do të japësh?

Jam ende i befasuar nga ky çmim dhe doja të falënderoja z. Hashim Thaçi i cili më dha këtë çmim. E vlerësoj këtë dekorim për arsye se Presidenti Thaçi ka qenë vetë luftëtar i UÇK dhe një lider i saj. Pra ndihem dy herë i vlerësuar që një ish-ushtar i UÇK, sot President të më akordojë dhe dorëzojë mua një dekoratë.

Kënga popullore, ajo e lehtë shqiptare dhe realiteti i sotëm

Kënga, muzika, është një zhanër arti që sjell aromë ndryshe, mjedis ndryshe. Kënga dhe muzika është një art që përmbledh një proces kompleks, tekst, kompozim, muzikë, këngëtar ku ky proces, që të zhvillohet me sukses, kërkon nga ana e e çdo krijuesi (në mënyrë individuale por edhe kolektive, sepse është art kolektiv) një akumulim të gjithanshëm vlerash shpirtërore, historike, botëkuptimore, informacionesh, gjetjesh, kërkesash etj. Muzika është një art-magji që përbën një punë të gjatë mbledhjesh dokumentesh (teksti dhe mospërsëritja, apo dhe mos patja e plagjiaturës) informacionesh të dhëna që më pas në mënyrë emocionale dhe artistike përcillen në skenë. Nga tërë ky proces, këngëtari ka rolin vendimtar të ka një veçanti të jashtëzakonshme me rëndësi në finalizimin e këngës (muzikës) Ai (ajo) e përpin intuitivisht sheshin e xhirimeve ( nëpërmjet klipeve) studion, skenën me imtësi atë, për të gjetur aty forcën dhe emblemën e natyrës që ka përbrenda muzika. Tërë ky proces sjell këtë vërtetësi, këngën e dalë në mënyrë muzikale nga këngëtari (këngëtarja) përpara spektatorit. Përgjegjësia është e madhe, emocionet në kësi rastesh janë po aq të mëdha. Dhe me të drejtë. Kënga e dalë nga këngëtari (këngëtarja) në skenë (klip) ku një figurë u mëkuar është formula e veçantisë së tij, përbën rezultatin. Vendi i përcjelljes së këngës na jep imazhet e para të rëndësisë dhe konvencionet e para të kuptimshmërisë së këngës dhe muzikës në tërësinë e saj. Në interpretimin muzikor, figura, plastika, mimika, lëvizjet, ambienti, veshja të gjetura bukur dhe saktë, të shoqëruara më një tekst elegant dhe të kulturuar, që rrjedh natyrshëm dhe si mendim i kthjellët, emocion, sjellin formën krijuese dhe përmbajtjen artistike, që do të thotë në vijim sukses. Kjo kështjellë e ngritur gur mbas guri nga çdo kompozitor dhe këngëtar materializon konkretisht frymëzimin, talentin dhe punën krijuese artistike të tij. Në pjesën dërrmuese të muzikës shqiptare (që një vesh i stërvitur e njeh menjëherë) të bie në sy frymëzimi dhe talenti, i harmonizuar artistikisht Nga kompozitorët shqiptarë Tish Daija, Çesk Zadeja, Preng Jakova, Kristo Kono, Thoma Nashi, Palok Kurti, Fan.S.Noli, Martin Gjoka, Jan Kukuzeli, Çesk Zadeja, Enver Shëngjergji, Agim Krajka, Agim Prodani, Akil Koci, Aleksandër, Lalo, Avni Mula, Aleksandër Peçi, Pjetër Gaci, Kujtim Laro, Limos Dizdari, etj, janë ruajtur elementë tradicionalë të muzikës shqiptare që ruajnë freski dhe origjinalitet. Më tej, puna e palodhur, vullneti për të konceptuar e strukturuar gjithë materialin jetësor të akumuluar në vite të jetës së tyre si kompozitorë ata kanë krijuar një vepër artistike që ka lënë gjumë në breza. Por paër në kohezion, zhvillimi i muzikës shqiptare, krahasuar me vende të tjera evropiane, ka pësuar edhe ndryshime jo cilësore në zhvillimet jolineare të saj. Studiuesit kanë bërë ç’është e mundur për ndriçimin e rrugës së zhvillimit muzikor të përshkruar, duke nxitur kështu që të flasë gjithë historia jonë muzikore pasi, thuhet se muzika, është një gjuhë universale, shfaqet tek popuj të ndryshëm, në mënyra të ndryshme, duke marrë formën e një arti muzikor të thjeshtë, por që kuptohet nga të gjithë. Që muzika të mbahet e gjallë, e freskët duhet të mbështetet tek Foklklori tek, lashtësia e tij.

Ja si shprehet kompozitori Aleksandër Lalo:

“Më kujtohet një shprehje që na ka thënë profesori ynë Çesk Zadeja, kur ishim studentë: Kur e ndjeni veten bosh dhe nuk gjeni se çfarë të thoni diçka të re në art, atëherë ktheni kokën prapa dhe shikoni folklorin. Vërtet ne kemi një folklor të shkëlqyer, si gjithë kombet e tjera. Nuk është fjala se unë e kam ndjerë veten bosh këto 20 vjet, por kam dashur të kërkoj pika referimi andej këtej, dhe e vetmja pikë ku mund të bazohesha tamam dhe që e ndjeja veten komod ishte folklori. Sipas mendimit tim, vlera kombëtare në muzikë nuk është thjesht mbështetja tek folklori. Nëse një autor, një muzikant, një shkrimtar, një piktor është i veçantë dhe i papërsëritshëm ai është vetvetiu kombëtar. Nëse nuk është i përsëritshëm në llojin e vet, nëse nuk dëgjohen tinguj të tjerë si këto që bën ky autor, atëherë vetvetiu kjo vepër është kombëtare, për arsye se vetë personi i takon një kombi të caktuar” – thotë ai. Kjo është një e vërtetë pasi Folklori po rishfaqet guximshëm, mes sfidash, ballafaqimesh e konkurrencash, por edhe mes miqësish, qokash e hatëresh. Ende Folklori, turbullohet nëpër llagëmet e “turbofolkut”. Dhe përsëri shfaqet i vërtetë, i qartë në dritë të diellit dhe në furtuna të vetëtimave. Folklori, në rrjedhat e kohës, pëson ndryshime, deri edhe transformime, por asnjëherë nuk mund të shkëputet prej traditës, kritereve të krijimit e të funksionimit të vetë Folklorit.

Çfarë i mungon sot muzikës shqiptare?

Brezi i ri i këngëtarëve ka shumë punë përpara. Ndoshta dhe unë bëj pjesë në këtë brez. Të gjithë duam të bëhemi të famshëm, të bëjmë bujë, të korrim vetëm suksese. Kjo ka bërë që të lemë mënjanë traditën, eksperiencën e të parëve, normat e kompozimit tradicional deh të të kënduarit shqip. Shumë herë teksti nuk mirret vesh, muzika është një miks e huazuar dhe këngëtarja vetëm një bukuroshe. Arti nuk të fal. Arti është zengjin dhe kryelartë. Nuk i duron thyerjet dhe shkarjet për famë dhe para. Arti të braktis kur ti mendon se ke arritur majat dhe nuk e respekton atë me kriteret dhe normat e tij. Superpozimi, këngët pa tekst, muzika amalgamë me shumë rryma dhe kopjime është e destinuar të dështojë. Ne të rinjtë, jemi një brez që kemi shumë informacion dhe dimë shumë gjëra që ndoshta brezi i mëparshëm nuk i di. E mira është që neve duhet të shkojmë në një të mesme që të marrim e të japim nga të dy palët. Nga ne së paku ata mund të marrin përvojën praktike moderne, sepse ne nuk kemi patur një fat të madh si ata që veprat i shkruanim dhe menjëherë ato luheshin në skenë. Ne sot kemi pak mbështetje për veprim dhe vendosje në skenë, pasi ka pak orkestrime dhe organizime masive. Tani kanë dalë kompjuteri dhe programe digjitale ku janë futur shumë të rinj që mbase nuk kanë dhunti për muzikë, dhe duhet të kuptojmë se tingulli dhe frymëzimi origjinal, nuk kanë të bëjnë me teknologjinë, por me zërin real. Prandaj ne autorët e rinj të krijojmë me dëshirë e pasion dhe jo me sforcot e mbijetesës. Brezit tonë i mungon eksperienca e brezit të mëparshëm, përgjegjësia dhe korrektësia e tyre, hapësirat për organizime masive. Le të shpresojmë tek e ardhmja.

Rexhep Shahu : Agron Bala,une dhe ministri mashtrues...

REXHEP SHAHU


Një ditë tetori 2013, kur fshesa socialiste kundër nëpunësve që nuk i donte ose që i shihte kundërshtarë politikë, (më e hekurt se fshesa greke dikur kundër emigrantëve shqiptarë) ishte në kulmin e saj, kur vazhdonte shoshitja e gjetja e armiqve, gjetja e miqve për ndërhyrje ose gjetja e miqve që merrnin lekun dhe dinin ku ta jepnin e të siguronin vendin e punës, pra kur ishte në kulm kjo masakër kundër nëpunësve, masakër e përsëritur në Shqipëri, Agron Bala më telefonon e më pyet, a je në punë. Po, i them, jam. Çfarë thuhet për ty? Nuk e di i them, e di partia.
Pas disa llogjeve që bëmë, më thotë në fund, më prit nesër nadje aty se du me ardhë.
Pse i them, çfarë ke këtu.
Më ka marrë malli për ftyrën tande, më tha dhe e mbylli telefonin.

Në mëngjes në orën 8 më gjeti në oborr të Ministrisë.
Hajde shkojmë në kafe, i them unë pasi u përshëndetëm.
Prit, thotë, nuk kam ardhë për kafe, do ta takoj ministrin Panariti.
Çfarë ke me të, i them.
Më ka marrë malli me ia pa fytyrën or malok
Rrudha supet.
Po hajde shkojmë te kafja se ministri vjen vonë i them unë.
Jo, do ta presim këtu te dera.
Po a mund ta di unë çfarë ke me Panaritin, o qytetar (kështu i thoja shpesh kur më thoshte malok).
Ta them pastaj o malok, kur ta takoj ministrin.

Dhe ashtu duke bërë muhabete me lidhje e palidhje qëndruam në oborr të Ministrisë së Bujqësisë më shumë se një orë.
E vija re, më vonë jam kujtuar, se herë pas here humbiste si në kujtime, sikur harrohej. Nuk e kishte atë të kuqen e zakonshme në fytyrën e tij por kishte marrë një ngjyrë më të zbehtë. Ishtë bërë më pak llafazan se sa ishte zakonisht me mua.

Teksa ecnim e qëndronim në oborr, u ndal makina e ministrit te dera kryesore e ministrisë. Duke zbritë ministri, sa u ngjit në shkallë, ne u afruam dhe rreth 20 hapa larg Agroni i thirri, Zoti Ministër, Zoti Ministër. Ai ktheu kokën dhe u ndal.
O Goniii, hajde Gon, dhe bëri gjest pranimi me dorë.
U afruam të dy. Ia dha dorën Agronit, ma dha dorën mua dhe filloi të më pyeste mua si jam e si ia kaloj etj etj.
Zoti ministër, a e njeh Rexhepin, e pyeti Agroni në fund, pasi u përshëndeten dhe u pyetën me njëri - tjetrin.
Si jo o Gon, e kam mik Rexhepin...
Agroni u hesht pak. Po unë për Rexhepin kam ardhë, me e mbajtë në punë. Është...
Pa merak Gon, e kam mik Rexhepin, e përsëriti ministri dhe vijoi:
Xhepo, eja më tako në zyrë, bisedojmë shtruar, pimë kafe qetë dhe rri pa merak, të kam parasysh vetë…
Nuk kishte më nevojë Agroni të dëgjonte tjetër gjë nga ai.
U ndamë me ministrin Panariti.

Po nga ta dha truri t'i thuash për mua Panaritit, iu hakërreva Agronit sa u ndamë me ministrin aty te shkallët, ku bënë seri edhe mjaft njerëz të tjerë.
Po ti je malok vërtetë, më tha. A je i sëmurë zotrote, më pyeti,
Jo, nuk jam i thashë me një farë zemërimi.
Po ti nuk e di çfarë do të thotë të jesh i sëmurë, ma ktheu por kjo fjali i doli si e qarë.
Pata siklet për ndërhyrjen e Gonit, por kjo fjalia e tij me sëmundje më ndali.
Si nuk e ditkam unë...
Nuk e di pra… dhe bëri të ikte.
Po kafe nuk do pimë, i them unë.

Shkuam në kafe, kafe të shpejtë para godinës së ministrisë.
Nuk po i delnin fjalë, nuk po rridhte biseda.
I thashë se jam mërzitë tetë vjet në ministri, edhe të më heqin nuk ka problem, më është mërzitë gjithçka, të njejtat fytyra 8 vjet, të njejtat pamje, të njejtat dyer, dritare, pllaka, të njejtat fjalë, gjysma e njezve nëpër ministri janë tepër gjithmonë se nuk bëjnë asgjë...
Po rroga të është mërzitë o malok... A din mor se je invalid, je i sëmurë...
Jo nuk e di, ma trego ti, ia ktheva me ton përsëri.
Iu mbushën sytë me lotë.
Çfarë ke Gon, i them.
Por ai nuk foli më.
U ngrit dhe e ndoqa pas.

Pak javë më pas më larguan nga puna. Panariti nuk më priti në takim asnjëherë, fshihej. Një ditë nëntori më kishin shkruar një letër dhe ma kishin lënë në tastierën e kompjuterit, letër në të cilën thuhej se në kuadër të ristrukturimit nga sot duhet të largoheni nga puna. Atë ditë ika për një orë. I shkrova një sms në telefon Panaritit dhe e falenderova pafund për miqësinë, mirësinë dhe humanizmin e tij.
Më vonë, pasi kisha çelë shtëpinë time botuese, shkova te kafja ku takoheshim me Gonin dhe i lashë aty ca libra që kisha botuar si "Shpërngulja e shqiptarëve", të akademikut serb Vaso Çubrilloviq, "Unë i kam shumë borxh Shqipërisë" të D'estournelles de Constant, Nobelist i Paqes, senator i Francës, ish sekretar i caktimit të kufijve në veri të Shqipërisë.
Më telefonoi me zë të butë, shumë të butë, i kishin ikur tonet e larta dhe më falenderoi etj.
Do bëjmë emisione për këto libra, e pyeta.
Do bëjmë or malok, e meriton që i ke botuar këto libra. Po ku je, pse nuk erdhe më, më pyeti.
Në ato momente që po flisnim në telefon isha në spital, por nuk ia thashë se ku jam.
Kam me ardhë o qytetar, i thashë, takohena te kafja. Takohena te kafja, ishte shprehje e jona dhe nënkuptonte që do shihemi, do diskutojmë…
Dhe në të vërtetë unë takohem shumë shpesh me Agron Balën.
Por i kam shumë detyrime, shumë.
Sepse mirënjohjen nuk ia kam dhënë, nuk ia kam artikuluar sa duhet sa ishte gjallë. Edhe unë si njeri që jam nuk nderoi e falenderoj dhe nuk i dua sa duhet të gjallët, por shtirem si njerzit se dua të vdekurit, pasi vdesin.



Vërejtja e redaksisë :"Floripress"


Ndahet nga jeta kolegu Agron Bala


Agron Bala ka lindur në qytetin e Shkodrës më 11 prill të vitit 1957. U diplomua në vitin 1982 në Universitetin e Tiranës, në degën gjuhë letërsi, më pas mbaron studimet për gazetari. Ka pasur një karrierë të pasur në televizion si skenarist, autor programi, pedagog dhe shkrimtar. U nda nga jeta në Tiranë më 15 janar 2016 .

Kontributin e tij në gazetari Bala ka filluar t’a japi që në mesin e viteve ’80 si skenarist në RTSH.

Mbi 100 filma dokumentarë dhe programe, ku bien në sy dokumentarët për Luigj Gurakuqin, Vaso Pashën, Hoxha Tahsinin, Mihal Gramenon, Shote Galicën kanë edhe kontributin e Agron Balës. Pas viteve ’90, Bala u bë një zë i njohur në pasqyrimin e zhvillimeve demokratike në vend.

 Ai ishte organizor dhe pjesmarrës në disa emisione radiofonike dhe televizive, për të kulmuar në vitin 2006 me programin e njohur “7X7” në RTSH. Një kontribut të vlerësuar Agron Bala ka dhënë edhe për krijimin e brezit të rinj të gazetarëve si pedagog në Faklutetin e Gazetarisë.

Ndarja e tij nga jeta është pritur me hidhërim. Në rrjetin social Fejsbuk, ku Agron Bala ishte mjaft i lexuar me statuset e tij mbresëlënës, miqtë e tij po shprehin keqardhjen për humbjen e thellë, por edhe vlerësimin maksimal dhe respektin për mikun e tyre.

“Thuhet jeta fillon 20,30 apo 40 vjec! Në fakt jeta fillon atëhere kur ti vendos të jetosh…jo mbi bazën e viteve që ke në kurriz!” është një nga statuset e fundit të tij. Gazetari Agron Bala u përcoll t pas homazheve në RTSH, mes dhimbjes, dashurisë e respektit nga njerëzit e tij të dashur, miqtë dhe kolegët e shumtë.

Flori Bruqi

Mediat e Sanxhakut: Beogradi po harron që Kosova s’është Bosnje që të luajë me të


Kosova për herë të dytë ia uli rampën Serbisë. Herën e parë kur në fillim të këtij muaji ia ndaloj hyrjen në Kosovë presidentit serb, Tomisllav Nikolliqit, për festat e Krishtlindjes ortodokse, shkruajnë mediat boshnjake.
Mediat e Sanxhakut: Beogradi po harron që Kosova s’është Bosnje që të luajë me të
“Sot rampa u ul sërish, kur u ndalua hyrja e trenit me mesazhe nacionaliste, me të cilin Serbia donte të provokonte konflikt në Kosovës”, shkruan sandzakhaber.net, transmeton Telegrafi. “Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës, në këtë provokim ka reaguar si duhet: urdhëroi Policinë që me çdo kusht ta ndalojë hyrjen e trenit në Kosovë. Natyrisht, ky reagim ka shokuar Beogradin. Ishte interesante të shohësh kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, se si i ankohet Rusisë për sjelljet e Kosovës. Beogradi po harron se Thaçi nuk është politikan boshnjak e as Kosova Bosnje që të bëjë çfarë të dojë”

18 vjet nga masakra e Reçakut

Në Reçak të Shtimes, një ditë para përvjetorit të masakrës së në këtë fshat, është zbuluar shtatorja e ish-ambasadorit William Walker. Ky i fundit falënderoi fshatarët dhe familjet e Reçakut, pjesë e të cilave tha se është bërë edhe ai.


Me këtë rast, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha: Organizata ndërkombëtarë në atë kohë filluan të mobilizoheshin në Kosovë, në kuadër të këtyre, ishte njeri i duhur i shtetit të duhur, ambasadori Walker.

“Në mbështetje të fuqishme të ShBA-ve, ishte ky njeri i duhur që thoshte të vërtetën dhe që i hapi sytë botës dhe bota menjëherë thirri konferencën në Rambuje”, tha ai.

Kurse, ambasadori Walker falënderoi të gjithë ata që qëndruan në shi e borë për ta nderuar atë, në ditën më rëndësishme të tij.

“Më së shumti dua t’i falënderoj fshatarët e Reçakut dhe familjet e Reçakut, pjesë e të cilave jam bërë edhe unë”, tha ai.


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, bëri sot homazhe te Kompleksi Përkujtimor në Reçak, në shënim të 18 vjetorit të masakrës që ndodhi në këtë fshat, ku tha se masakra e Reçakut është dëshmi e mizorisë dhe gjenocidit të forcave serbe gjatë luftës në Kosovë.


Mustafa: Serbia duhet të përgjigjet për ato që i ka bërë në Kosovë

Kryeministri Mustafa shprehu nderimet më të larta institucionale dhe personale për martirët e kësaj masakre.

“Sot, jemi këtu për të bërë nderime për viktimat e Reçakut. Është fjala për një masakër ndër më të mëdhatë që është kryer në Kosovë nga ushtria dhe paramilitarët serbë në vitin 1999. Është një rast që ne të përkujtojmë dhe të zgjojmë vetëdijen e qytetarëve, por edhe të komunitetit ndërkombëtar, për veprat mizore që Serbia i ka bërë në Kosovë, për gjenocidin dhe për masakrat e krimet kundër njerëzimit që kanë ndodhur këtu, që megjithatë duhet të përgjigjen për të gjitha ato që i kanë bërë në Kosovë dhe që në asnjë rast nuk do t’i japin të drejtë vetes që të zgjojnë ndjenjat e atëhershme edhe njëherë, qoftë në Kosovë qoftë në Ballkan”, ka thënë kryeministri Mustafa.




18 vjet nga masakra e Reçakut – lexojeni rrëfimin e atëhershëm të një gazetari të huaj në Kosovë
“Kujdes nënë, ata do të vrasin”, ishin fjalët e fundit të Halim Beqirit, 12 vjeçar. Një plumb e goditi pas qafe. Kishte gjak në gojë. Isha dy metra larg. Serbët shtinin nga të gjitha anët. Nuk mund të afrohesha Ata vranë edhe burrin tim. Ai ishte pranë djalit tonë”, ka rrëfyer nëna e tij Ema për të dërguarin special të gazetës “Liberation”, në Kosovë, gazetarin Pier Azan.


Kështu Azan në atë kohë nisi artikullin kushtuar masakrës së Reçakut me titull “Ishim të sigurt se të gjithë do të vdesim”, kishte sjell edhe rrëfimin e Azemit, një burrë rreth të dyzetave për masakrën që ndodhi në Reçak.

“Burrat u ndanë në disa grupe. Nja 29 veta u dërguan mbi fshat. Na thanë se do na çonin në stacionin policor. Por dëgjoheshin krisma në të katër anët. Pjesa tjetër e grupit u dërgua në përrua. Policët serb i prisnin që t’i vrisnin. Të shtunën, trupat e këtyre 20 burrave ishin ende njëri mbi tjetrin, në pozicionin që ishin vrarë. Ishin ekzekutuar nga afër. Një vdekje e përgatitur dhe e ekzekutuar me gjakftohtësi. Në orën 17:00 serbët u tërhoqën. Të mbijetuarit filluan të lëvizin. Një nga shtëpitë e para të fshatit, afër xhamisë, ishte ajo e Banush Azem Kamberit, 62 vjeçar. Kufoma e tij pa kokë ishte pranë shtëpisë së tij. Vëllau i tij, Bedriu, 55 vjeçar, kërkonte kokën. Fshatarët e gjetën më vonë”, vazhdonte rrëfimin Azemi.

Kurse, në artikullin tjetër me titull “Masakra e Reçakut, rrëfimi i një dëshmitari çelës”, gazetari Pier Azan, sjell dëshminë e një vëzhguesi të OSBE-së, që gazetari e paraqiti në atë kohë me emrin Mike.

“Rreth orës 15:45, forcat serbe u larguan nga fshati dhe ne vendosëm të hynim në Reçak. Një duzinë civilësh ishin aty në një gjendje tronditëse. Njëri nga ta na zgjati diçka, njëri nga njerëzit e mi e mori. Papritmas konstatuam se ishte pjesë kafke. Përkthyesi ynë na shpjegoi se ky njeri sapo kishte gjetur kufomën e vëllaut të vet, me kokë të copëtuar. Ne pamë një trup. Plumbi i kishte krisur mbi kokë dhe tërë kafka ishte copëtuar. Fshatarët na thanë se nja 20 burra ishin arrestuar. Një grua na tha se burrat ishin dërguar për ekzekutim”, rrëfente në atë kohë vëzhguesi i OSBE-së.


Gazetari vazhdonte rrëfimin duke thënë se ata janë kthyer në Reçak edhe të nesërmen në mëngjes, kurse pasdite aty ka arritur gjenerali William Walker, shef i Misionit të OSBE-së, i cili me t’u kthyer në Prishtinë në një konferencë për media tha se “unë i akuzoj forcat policore dhe ushtarake serbe se janë përgjegjës për këtë masakër. Para disa ditësh, UÇK-ja liroi 8 ushtarë serbë. Prisnim një masë reciprociteti. Ecka kemi në vend të saj ? Vrasje të 40 civilëve të pafajshëm. Dëshiroj të di se kush ka dhënë urdhër. Duhet të dalin para drejtësisë. Nuk jam jurist, por, sipas meje, këtu ka ndodhur një krim kundër njerizimit”, ka thënë Walker.

Më 15 Janar 1999, në këtë ditë të kobshme, në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua.

Qeveria e Serbisë në mbledhjen e saj të jashtëzakonshme, më 17 janar 1999, shpalli Walker-in “person nongrata”, dhe i dha një afat prej 48 orëve për t’u larguar nga Jugosllavia.

Kjo masakër ngjalli reagimet e njëpasnjëshme të bashkësisë ndërkombëtare që propozuan një konferencë për Kosovën dhe që përfunduan me ndërhyrjen e NATO-së.

Dje në Kompleksin Përkujtimor të Reçakut u zbulua shtatorja e mikut të shqiptarëve ish-ambasadorit, William Woker, i cili para 18 vjetësh sensibilizoi botën për masakrën që kishte ndodhur në Reçak, e cila ishte njëri nga shkaktarët kryesor për nisjen e përgatitjeve për bombardimin e caqeve serbe.
Miku i Kosovës William Walker nuk është admirues i tanimë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.


Ai ka qenë i ftuar në emisionin “Personale” në televizionin Dukagjini, ku ka komentuar të kaluarën e aktualitetet politike në vend.

Është pyetur edhe për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të cilin ka thënë se nuk është admirues i tij.

Kur pyetet për figurën e Thaçit, e vetmja lëvdatë që Walker jep për Thaçin është për dukjen e tij, ndërsa thotë e vetmja gjë që Thaçi di të bëj, është që t’i mbajë të kënaqur ndërkombëtarët.

“Ai është burrë i pashëm”, thotë ai.


“Ka mësuar shumë ndër vite se si t’i mbajë të lumtur ndërkombëtarët. Nuk jam admirues i tij”, thotë ai.

Walker konsideron se është keqpërdorur nga presidenti Thaçi.

“Konsideroj se jam keqpërdorur nja dy herë nga ai. Pas lufte e takova në Pejë dhe u ula për të pirë kafe me të. Më ftoi që të ecnim në rrugë dhe pasi ecnim më ftoi te një turmë njerëzish që kishin dalë ta prisnin dhe unë gjeta veten në mbështetje të tij në atë takim”, rrëfen ish-ambasadori Walker.

Sipas Walker, Thaçi është njeri interesant, por thotë se koha e tij ka kaluar.

“Ka qenë kryeministër tash president. I ka kaluar koha”, thekson Walker.


I pyetur se a ka qenë e mundshme që Thaçi t’i bëj gjërat më mirë, Walker përgjigjet: “Absolutisht po”.
Walker: Thaçit i ka kaluar koha (Video)
Kritikat e Walker ndaj Thaçit fokusohen në periudhën e paspavarësisë.

“Pas pavarësisë nuk e mori përgjegjësinë dhe më shumë ishte i fokusuar se si t’i mbajë të kënaqura ambasadat se sa qytetarët”, ka thënë ai.

Si përfaqësues i misionit vëzhgues të OSBE-së, Walker në rrethana të luftës në Kosovë, masakrën Reçakut të regjimit të Millosheviqit e kishte quajtur “krim kundër njerëzimit”.

Deklaratën e Walker mund ta gjeni në videon e mëposhtme nga minuta e 40-të

Treni i gabuar i nacionalizmit shovinist të Serbisë

Fotografia e profilit të Enver Bytyci
Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi


Ish presidenti dhe kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, në pranverën e vitit 1999 i deklaronte një gazete gjermane se “Serbia është në trenin e gabuar dhe Mali i Zi nuk mund të udhëtojë në të njëjtin tren të saj”. Për këtë arësye ai e orientoi vendin e tij drejt një treni tjetër, në atë të integrimeve euro-atlantike, duke e shkëputur Malin e Zi nga trashëgimia nacionaliste e shoviniste e Beogradit.
Dje Serbia dëshmoi që jo vetëm simbolikisht qëndron në trenin e gabuar. Ajo përdori një tren real të prodhuar në Rusi në funksion të qëllimeve të saj nacionaliste e shooviniste. Ky tren u nis nga stacioni hekurudhor kryesor i Beogradit dhe mbërriti deri në Rashkë. Ai ishte i mbështjellë me parulla nacionaliste të kohëve të errëta të shtetit serb dhe pëeshkoi linjat e hekurudhës nga kryeqendra e e Serbisë së sotme për të nbërritur aty ku, sipas akademikut britanik, Noel Malcolm, kishte lindur shteti i parë i Serbisë, aso kohe i quajtur shteti ose principata e Rashkës.
Rashka ishte në mesjetë kryeqyteti i principatës së Serbisë, nuk ishte as Prizreni, as Shkupi. Këto qytete u pushtuan nga perandori serb i shekullit XIV, Stefan Dushan dhe u shpallën si kryeqytete të Preandorisë 22 vjeçare të Serbisë. Pra treni i Beogradit u shndërrua në një farë mënyre si rezultat i reagimit të shtetit të Kosovës dhe KFOR-it e NATO-s në symbol të kufijve realë të shtetit të Serbisë, çka do të thotë se Beogradi nuk mund të “shtrijë këmbët përtej jorganiit të vet”. Rashka mbeti, ashtu si në mesjetë, kufiri i fundit i Serbisë në raport me territoret shqiptare dhe kështu do të duhet të ishte që prej vitit 1912-1913.
Ngjarja e djeshme e nxitur, projektuar dhe e organizuar nga kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ishte një ngjarje e panevojshme, një provokim nga i cili nuk u vunë vetulla, por u errësuan sytë. Por treni i mbushur me parulla të tipit nacionalist “Kosova është Serbi” kishte si synim e destinacion territorin e Kosovës, Mitrovicën. Donte të jeptë mesazhin e frikshëm nacionalist të përpjekjeve për zgjerim territoresh. Ndërkohë ai trend ha një mesazh më të frikshëm se kaq, atë të destabilizimit të rajonit. Nëse ky tren i destabilitetit permanent serb nuk do të ndalej, atëherë mesazhi që u jepej serbëve ishte i qartë: “Nacionalizmi serb është i pandalshëm”. Përtej Kosovës ai mund të shtrihet egërsisht edhe në Bosnjë-Hercegovinë, Maqedoni e në Mal të Zi. Simbolika e tretë kishte të bënte me lidhjen e ngushtë Moskë-Beograd. Ai tren kyçte në një nyje të përbashkët ambicjen e Serbisë për zgjerim territoresh, si dhe dëshirën e zjarrtë të Rusisë për të qenë e pranishme si fuqi primare jo vetëm në Ballkanin Qendror, por deri në Adriatik.
Simbolika e nacionalizmit të rrezikshëm serb u shfaq jo vetëm te afishjet e trenit, por edhe në shpalljet publike të kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Pas dështimit të aksionit të tij diversionist ai deklaroi në stilin e Milosheviçit se “Askush nuk mund të ushtrojë dhunë kundër serbëve në Kosovë”. Në Fushë-Kosovë, para 28 viteve, (1989) paraardhësi i tij, krimineli Milosheviç, kishte deklaruar në Fushë-Kosovë se “Askush nuk mund t’i prekë e t’i lëndojë serbët, kudo që ata jetojnë”, duke shtuar zgjatimin e idesë së tij se “Serbia ose do të jetë e madhe, ose do të shuhet fare”?! Madhësinë e Serbisë Vuçiç u përpoq ta përshkojë me trenin rus, ndërsa deklaratën e tij e huazoi fjalë për fjalë nga një kriminel lufte.
Sot në Veri të Mitrovicës, aty ku është ngritur monumenti i Shën Llazarit, serbët e veriut do të protestojnë. Për çfarë? Se ndjehen “të frikësuar” pasiqë treni i nacionalizmit dhe shovinizmit serb nuk u lejua të hyjë në territorin e Kosovës. Edhe në vitet 1986-1990 serbët kudo në Jugosllavi protestonin në mitingjet e Milosheviçit për gjoja kundër “genocidit të shqiptarëve ndaj serbëve në Kosovë”. Aq shumë u përdor kjo lloj propagamde sa në memorandumin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Beogradit, kryetar i së cilës ishte ish-presidenti i Serbisë, Dobrica Qosiç, flitej për një “holokaust shqiptar kundër serbëve në Kosovë” shkruhej për “inhumanitetin e shqiptarëve kundër serbëve”. Madje ai memorandum e ngriti në rang përgjithësues rastin e Martinoviç, një serbi nga Gilani i Kosovës, i cili u vetëplagos gjatë një masturbimi me një shishe birre, por që akademikët me sy të errësuar nga nacionalizmi e propaganduan si “dhunë e genocid të shqiptarëve kundër serbëve”.
E njëjta gjë ndodhi dje me kryeministrin e Serbisë!!! Ndalja e një treni e çoi atë në pikën e vlimit, të akuzojë shqiptarët pa asnjë fakt, pa asnjë provë, se “ushtrojnë dhunë kundër serbëve”. Mesazhi i kryeministrit serb ishte në adresë të shqiptarëve: “Ju shqiptarët nuk keni parë asgjë akoma”!, përpiqej Vuçiç të kërcënonte!
Duke i lexuar kësisoj deklaratat e Aleksandër Vuçiç ka shanse që treni i nacionalizmit serb kurrë më të mos provokojë Kosovën. Dje u dha prova e parë. Qeveria e Kosovës, policia e Kosovës, institucionet e këtij shteti, me mbështetjen e KFOR-it dhe të NATO-s ia arritën t’i venë barrikadë të pakapërcyeshme këtij provokimi. Ishte kjo një arritje e jashtëzakonshme.
Por shqiptarët do të duhet të venë re edhe një zhvillim tjetër pozitiv: Në veri të Kosovës prej shpalljes së pavarësisë nuk janë vetëm forcat e KFOR-it francez. Aty janë stacionuar edhe amerikanët, gjermanët, austriakët, britanikët. Ky zhvillim pozitiv është i përmasave të jashtëzakonshme, sepse i jep Serbisë mesazhin e pandryshueshmërisë së kufijve të shtetit të Kosovës. Ndërsa nga pikëpamja diplomatike këto vende e njohën shtetësinë e Kosovës, i dhanë asaj gjithashtu garancinë e mbrojtjes së territorit të saj.
Muri në anën veriore të rrjedhës së Ibrit ishte kërkesë e KFOR-it francez që kur Kosova ishte nën administrim ndërkombëtar nga UNMIK-u, para vitit 2008. Madje ishte projekt i UNMIK-ut, por nuk ishte realizuar për shkak të kundërshtive nga ana e partnerëve të tjerë ndërkombëtarë. Ai mur u ideua dhe projektua asokohe për të çimentuar ndarjen e Kosovës. Ndaj nuk është rastësi as ndalimi i Haradinajt në një aeroport francez. Ka nga ata që bëjnë thirrje të mos nxitet konflikti me Francën kur dikush përmend këto të vërteta. Por e vërteta nuk nxit konflikt. Eshtë fakt se Franca ushqeu ndarjen e Kosovës dhe vendosi kufirin te Ura e Ibrit. Eshtë fakt se Franca ka një marrëdhënie specifike miqësore me të gjitha Serbitë, edhe me Serbinë e sunduar prej nacionalizmave shovinistë dhe fashizmave që ushqejnë urrejtjen rracore e etnike në rajon, gjë të cilën po e pranojnë vetë studiuesit e historianët serbë.
Serbia provokon në Kosovë vazhdimisht. Megjithatë ajo e intensifikon propagandën antishqiptare dhe diversionin kundër Kosovës në ditët e festave fetare ortodokse. Përse prvokon dhe kërcënon Serbia gjithnjë në ditët e festave ortodokse në Kosovë? Pse çdo vit përsërit të njëjtin ritual diversion kundër Kosovës, pavarësisë dhe integritetit të saj?! Këtë vit ndërmori në kohë festash të Krishtindjeve Ortodokse të Serbisë tri aksione: Ndërtimin e murit, ndalimin e Ramush Haradinajt dhe së fundi nisjen e trenit nacionalist për në Mitrovicë. Autoritetet e Kosovës ia bënë të qartë se kjo nuk mund të vijojë papmbarim, kur para dhjetë ditësh ndaluan hyrjen e presidentit të Serbisë në territorin e Kosovës. Ndalimi për të hyre në Kosovë i dha Nikoliç kredite politike dhe elektorale në Serbi.
Për këtë arësye Vuçiç urdhëroi dhe koordinoi arrestimin e liderit të UÇK-së dhe AAK-së, Ramush Haradinajt, duke u investuar vetë në retorikën kundër shqiptarëve dhe kundër Kosovës. Më pas ai ideoi trenin e gabuar të nacionalizmit shovinist dhe ethet e pushtetit e sollën atë në origjinën e tij, kur ishte ministër i kabinetit të Milosheviçit dhe ushtar i Vojisllav Shejshelit.. Lirimi i Haradinajt u konsiderua në Beograd si dështim i politikave nacionaliste. Prandaj u hartua dhe vu në veprim skenari i trenit të turpit.
Treni u kthye për në Beograd, por ka lënë pas disa probleme:
1. Serbia do të vazhdojë edhe në të ardhmen të provokojë Kosovën dhe shtetësinë e saj. Nuk do të ndalet. Do të nxisë serbët e Kosovës që të destabilizojnë vendin. Do të dërgojë ilegalisht grupe policore dhe instruktorësh në veri të vendit, madje dhe paraushtarakët e Arkanit e të Shejshelit, nga partia e të cilit vijnë presidenti dhe kryeministri i Serbisë. Kjo do të ndodhë për tri arësye. Së pari, sepse në Beograd e kuptojnë se statukuoja nuk mund të shkojë deri në infinit, ndaj dhe qeveria serbe ngutet t’i japë një zgjidhje “me përfitime politike e territoriale” çeshtjes së Kosovës dhe njohjes së shtetësisë së saj. Së dyti, sepse nuk dihet se cili do ë jetë pozicioni i Rusisë në atë që mund ta quajmë fillimin e epokës së Trump. Mundet që një marrëveshje midis Moskës dhe Uashingtonit të çojë në njohjen nga Këshilli i Sigurimit të pavarësisë së Kosovës në këmbim të përfitimit të njohjes së Krimesë si pjesë të Rusisë dhe atëherë në Beograd do të mbeteshin me “gisht në gojë”. Dhe së treti është konkurenca politike për pushtet ajo që nxit gjithnjë provokime të këtij lloji, provokime që nuk do të ndalen, sepse gjithmonë në Serbi do të ketë garë elektorale.
2. Institucionet e Kosovës nuk kanë tagër, as të drejtë të luajnë kartën elektorale kur është fjala për integritetin dhe sovranitetin e vendit. Nëse dje treni serb i nacionalizmit u ndal në territorin e Serbisë, në Rashkë, kjo padyshim ishte meritë e forcave speciale, policisë dhe institucioneve të Kosovës, por kishte dhe faktorë të tjerë. Kryesore ishte presioni i publikut, i qytetarëve dhe frika se mosveprimi do të shkaktojë revoltë popullore. Pra qytetarët e Kosovës janë aktori e faktori kryesor i aktit të djeshëm dhe vendosmërisë së institucioneve të vendit për të ndalur provokimin nacionalist të radhës të Serbisë. Faktor tjetër po aq i rëndësishëm sa veprimi i institucioneve të Kosovës ishte prania dhe garancia e NATO-s dhe KFOR-it. Pa NATO-n dhe KFOR-in Kosova nuk do të ishte sot kjo që është. Duhet të jemi realistë dhe t’i japim secilit atë që i takon. Vetë prezenca e këtij faktori ndërkombëtar e bën Serbinë të mos guxojë në aventura ushtarake kundër Kosovës.
3. Përpjekja për të përvetësuar meritat nga ana e drejtuesve të institucioneve të Kosovës, përkatësisht institucionit të presidentit dhe qeverisë apo parlamentit është lojë adoleshentësh e pajustifikuar dhe e rrezikshme. Në vend që fitore të tilla si ajo e djeshmja t’i bashkojë shqiptarët, ata nisën ritualin e përfitimit të dekoratave elektorale. Kjo zhvleftëson nga pikëpamja kombëtare vetë aktin e ndërhyrjes. Thuhet se presidenti nuk ka kompetenca të urdhërojë aksionet e policisë dhe forcave të sigurisë dhe natyrshëm kështu do të duhet të jetë në një Republikë Parlamentare. Atëherë opinion publik duhet të kuptojë se ky akt i presidentit mund të jetë nxit nga nevoja për t’i ardhur në ndihmë partisë të cilën ai e ka formuar dhe udhëhequr për një kohë të gjatë. Dhe kjo në vend që t’i japë kredite, ia heq atij kreditet morale dhe politike.
4. Qeveria dhe institucionet e Kosovës, madje edhe qytetarët e Kosovës duhet të frikësohen kur qeveria e Tiranës, cilado të jetë ajo, ndërton marrëdhënie vëllazërore me qeverinë e Beogradit, pa e kushtëzuar këtë me heqjen dorë prej saj jo vetëm për të penguar shtetësinë e Kosovës, por edhe për të ndikuar me anën e serbëve instirucionet e saj dhe për të provokuar sistematikisht rendin kushtetues dhe sovranitetin e saj. Një nga arësyet e provokimeve të fundit është afrimi i kryeministrit shqiptar dhe atij serb në kufijtë e bashkim-vëllazërimit të komunistëve jugosllave dhe komunistëve shqiptarë në përfundim e vitet e para të pas Luftës së Dytë Botërore. Zoti Vuçiç, i sigurt se zoti Rama nuk do të reagojë, ndërmori një akt agresioni kundër territorit dhe institucioneve të Kosovës. Heshtja e kryeministrit shqiptar duket se është blerë në Beograd. Mjafton të kujtoj këtu koncensionin që ministria e Energjitikës së Shqipërisë i ka dhënë një kompanie serbe për menaxhimin e hidrocentraleve të kaskadës së Drinit, president i së cilës është djali i një gjenerali të Aleksandër Rankoviç. Një kryeministër shqiptar peng i Beogradit është e keqja më e madhe e shqiptarëve në historinë e tyre.
5. Së fundi, paraqitjet e Aleksandër Vuçiç në konferencat e djeshme për shtyp dhe deklaratat e tij në frymën e programeve asgjësuese të shqiptarëve të Serbisë i japin shansin institucioneve dhe qeverisë së Kosovës që të kërkojë në institucionet ndërkombëtare dënimin nga ana e Serbisë të të gjitha platformave nacionaliste shoviniste kundër shqiptarëve, si dhe kërkesën e ndjesës për krimet ç’njerëzore që Serbia ka bërë kundër shqiptarëve në Kosovë. Madje ta vendosë si kusht të bisedimeve me Beogradin. Eshtë një kërkesë kjo krejt logjike dhe humane. Në pranverën e vitit 1999 shumë gazeta dhe televizione në Perendim kanë ribotuar psh Memorandumin famëkeq të Vasa Çubrilloviç të 7 marsit 1937 për shpërnguljen dhe asgjësimin e shqiptarëve në Kosovë. Ai memorandum u ribotua për t’i kujtuar botës së qytetëruar se asokohe, para 18 vitesh, Milosheviçi po zbatonte një program dhune e terrori kundër shqiptarëve, si ai I Çubrilloviçit.
Kjo e lehtëson aktivizimin e një iniciative, e cila në thelb është njerëzore, për të kërkuar që qeveria e Serbisë t’i denoncojë të gjitha projektet e asgjësimit të shqiptarëve, duke filluar te projekti i Naçertanies”, më pas te ato të Jovan Cvijic, Vaso Çubriloviç, Ivo Andriç, Vukotiq, Stevan Moljević dhe deri te memorandum i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë i vitit 1986. Gjithashtu duhet kërkuar që Kisha Ortodokse e Serbisë të dënojë dhe të kërkojë ndjesë për memorandumet e Sinodit të saj, me të cilat ka nxit urrjetje, dasi, ksenofobi e deri racizëm kundër shqiptarëve. Pa eleminuar bazën teorike të sjelljes raciste të Serbisë kundër Kosovës dhe shqiptarëve nuk mund të pritet që nacionalizmi serb të heqë dorë nga përpjekjet e tij për ekspansion dhe zgjerim të kufijve në territorin e Kosovës.

SHTETI I RAMES LART E MBAN SHKOPIN E THANES…!”


I dashtuni , kryeminister i vendit tim dhe i partise socialiste, prinderit e mi bejne drite ne varr dhe tash sa vite nuk e kane harxhuar asnje kilovat!

Image result for zef pergega
ZEF PERGEGA


 Pas me shume se 17 vite  i larguar mu dha rasti te ve nje tufe me lule ne varrezat e prinderve te mi ne varrezat e qytetit te Lezhes.

 Babain tim pasi e paten dhunuar ne krevatin qe nuk u ngrit me dhe dikush nga policia e qytetit pati gisht te ndryre ne kete pune, ishin munduar t ividhnin nje pllake varri. 
Related image

Vellai u merakosr ende, por pune qe rregullohet ne shtetin kurre te paregullueshem.  Keshtu qe fati i tyre dhe fatiim, mbasi nje mik i paguar nga kapota staliniane veshur tani me lekuren e qengjit mbas i gjithe jeten kishte fjetur me tallaganin e ulkonjes se fshatit te tij, diku thelle ne Mirdite, e kishin paguar ortodoksit te na ngulte thiken e debimit. 
Image result for varrezat ne lezhe
 Nuk dua te ndalem ne kete ceshtje,i dashtun kryeminister i vendit tim, por diku tjeter se keto pune mi ka rregulluar qe veria amerikane qe Zoti e bekofte doren dhe vepren e saj sa te rroje ky rruazull toksor.

Une prej kendej kam patur shprese se shteti qe ju do te ndertonit nuk do ta mbante lart shkopin e thanes, por do te jete shteti i ligjit dhe i te barabarteve perballe e tij. 

Image result for varrezat ne lezhe bejne drite

E pata konsideruar te drejte shprehjen tuaj, pasi u kishit premtuar disa vullnetare vete ce ta ve morrzez ne diaspore per poste ministrore, deputet, gjenerale dhe ambasadore,kur ju te merrnit pushtetin: “Lereni ato ne diaspora ne qejfin e tyre te hane makarona e byfteke, se mire jane!”

Kjo shprehje iz emroi pa mase kreret e premtuar ketu ne Amerike dhe kete e tregove edhe ne Rome kur i gjuajte me mikrofon.

Related image
 Nder kohe qe ato ishin pergatitur te vinin ne Tirane me disa lloj  kostumesh amerikane dhe disa cukurina per sekretaret. 

Ju i ofenduat ato, keshtu e kane marre ketu, kur nuk i ftove edhe ne ate palo takim militant me diasporen. Vetem nje manover bisht perroj mund ta vendose edhe nje here harmonine ndoshta me nje shpenzim me te madh se nje milion e tete gjind mije daollare per te bere fushaten e dyte…

Related image
Hallin e kam gjetke se prinderve te mi u ka ardhur nje fature e enegjise elektrike nga ulkonja mafioze USH- eja elektrike qe ne nentor - dhjetor 2016 kane shpenzuar dikun 80 dollare amerikane energji elektrike nga varrezat e Lezhes.

Image result for edi rama

 Te lutem bej njmundit te zbuloni se kush ua ka lidhur sahatin e dritave, kur njerit ne Lezh e qekishte shpenzuar 20 mije dollare drita elektricistat tuaj ia kishin hequr sahatin dhe kur shkoj “kontrolli” gjeti sahatin e ri  me zero kilovat te shpenzuara.


Te fala miqesore dhe suksese ne zgjedhjet e ardhshme ne qershor!

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...