Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/18

Shqipëri-Rusi 2017-2019: Kumbaro dhe Medinskiy nënshkruajnë programin e bashkëpunimit në fushën e kulturës


Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, nënshkruan me homologun rus, Vladimir Medinskiy, Programin e bashkëpunimit në fushën e kulturës Shqipëri-Rusi 2017-2019

Programi i bashkëpunimit u nënshkrua me rastin e vizitës së Ministres Kumbaro në Forumin V Ndërkombëtar të Kulturës në Shën Petërburg, ku ajo ishte ftuar për të marrë pjesë.

Forumi Ndërkombëtar i Kulturës i Shën Petërburgut është një platformë e njohur shkëmbimesh të politikave kulturore të nivelit të lartë, të përvojave më të mira ndërkombtare në fushën e prodhimeve skenike, të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe një dialog i hapur për të ardhmen e trashëgimisë botërore dhe bashkëpunimeve në lëmin e artit.

Ministrja Kumbaro referoi në panelin kushtuar ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore ku morën pjesë delegacione të nivelit të lartë nga Franca, Sllovenia, Greqia, Italia, Serbia, Rusia, dhe Britania e Madhe.

Për gjatë dy orëve u shkëmbyen përvoja të metodave të reja në ruajtjen dhe menaxhimin e promovimin e pasurive kulturore nga vendet pjesëmarrëse.

Ministrja Kumbaro theksoi rolin e rëndësishëm që luan promovimi i trashëgimisë kulturore për bashkëpunimin dhe komunikimin me partnerët ndërkombëtarë dhe posaçërisht me Federatën Ruse, në kuadrin e nënshkrimit të marrëveshjes kulturore,

Gjatë ditëve të Forumit, Ministrja Mirela Kumbaro zhvilloi gjithashtu një leksion të hapur me studentë dhe pedagogë të Universitetit të Shën Petërburgut, me temën "Komunikimi përmes kulturës si faktor bashkëpunimi ndërkombëtar dhe kohezioni social".

Përmes një bashkëbisedimi të drejtëpërdrejtë Ministrja Kumbaro foli për “potencialet e kulturës si ura që na afrojnë, na mundësojnë të njohim Tjetrin përtej vetes dhe si e vetmja hapësirë ku nuk kemi nevojë për viza sepse kultura është pasaporta më e mirë”.

Në këtë konferencë ishin pjesëmarrës edhe studentë dhe pedagogë të gjuhës shqipe të këtij Universiteti që për 60 vjet vijon me shumë pasion të ruajë mësimdhënien dhe punën kërkimore në lëmin e albanologjisë. Ky ishte një takim shumë miqësor dhe premtues ku Ministrja Kumbaro shprehu angazhimin e Qeverisë shqiptare për të mbështetur këtë Departament përmes bashkëpunimeve më të ngushta me Universitetin e Tiranës, si dhe nderoi punën e themelueses së Katedrës së Gjuëhs Shqipe në vitin 1954, Agnija Desnickaja.

Me shumë interes ishte takimi i Ministres së Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro, me Rektoratin e Universitetit të Shën Petërburgut, gjatë të cilit u konfirmua sërish vullneti i këtij Universiteti për të vijuar në vitin e ardhshëm me bursa për studentë shqiptarë, si dhe u ideuan projekte të reja bashkëpunimi edhe në fushën e kulturës dhe të biznesit me një nga Universitetet më prestigjioze të Federatës Ruse që sot numëron mbi 35 000 studentë.

Ishte dikur Pellazgjia



Shkruan : Shefki Hysa 


Shënime për librin “Dodona, Tempulli i Lashtë i Shqipërisë”, e autorit Rasim Bebo


Thonë se dikur jetonte e Bukura e Dheut. Ndrinte ajo vetë, ndrinte dhe gjithçka përqark saj. Nuk kishte të krahasuar bukuria e saj, as ditën e as natën: Del o diell të dal, del o hënë të dal. Thonë se të Bukurën e Dheut fillimisht e quanin Pellazgji. Ishte aq madhështore, e hirshme dhe magjiplotë saqë u dashuruan marrëzisht pas saj tërë fqinjët dhe të largëtit që njiheshin me të, të qytetëruarit dhe barbarët. Po Pellazgjia rrinte krenare në jetën e vet. I nderonte dhe i respektonte tërë ata që i vinin rrotull, pa iu përulur askujt. Na u bënë ziliqarë barbarët për krenarinë, vlerat dhe thesaret e saj. Dhe dikur iu turrën për ta mposhtur me përdhunë. U kacafytën gjatë barbarët me të, i rrëmbyen aty-këtu edhe copa stolish e thesaresh, megjithatë Pellazgjia nuk u mposht…


Ajo që mbeti pas atyre betejave grabitqare u quajt Iliri. Barbarët u kacafytën edhe me Ilirinë, i rrëmbyen të tjera thesare, të tjera stoli, po ajo nuk u dha. Tashmë e quanin Arbëri dhe trashëgonte ende një pjesë nga hiret e së Bukurës së Dheut, Pellazgjisë. Ashtu e hijshme, si gjithë të Bukurat e Dheut nëpër përralla, megjithëse e lodhur nga kacafytjet e gjata përdhunuese, Arbëria e paepur rrezatonte në sytë e barabarëve që nuk e duronin dot dritën e qytetërimit të saj. Dhe ata vrisnin mendjen si ta mposhtnin. Dhe i turreshin përsëri e përsëri, ditëve e netëve, gjatë dimrave e beharëve, i grabisnin stolitë, e plagosnin, e gjakosnin, i këpusnin gjymtyrët, por ajo, megjithëse mpakej e mpakej prej dhunës, nuk jepej. Ashtu e mpakur dhe e paepur ngjante rishtas e bukur dhe rrezatonte qytetërim në sytë e armiqve barbarë që donin ta zhbënin me çdo kusht.

Tashmë ca e thërrisnin Albani e ca të tjerë Shqipëri. Armiqtë si gjithmonë e kishin halë në sy dhe i turreshin përbindshëm bukurisë së saj. Shipëria e vogël, për mendjen e mbrapshtë të barbarëve, ishte Pellazgjia e dikurshme që ende nuk ishte epur prej dhunës grabitëse, prandaj nuk duhej lënë rehat. Ajo duhej zhdukur…

Kjo farë Shqipërie ishte apo nuk ishte Pellazgjia e dikurshme?!… Debatonin e debatonin armiqtë e saj dhe i turreshin përsëri për ta zhbërë që të mos i mbetej as nami e as nishani Pellazgjisë së dikurshme që rronte ende në genet e Shqipërisë… Armiqtë e saj tashmë ishin jo vetëm barbarët, por edhe fqinjët e qytetëruar. Edhe ata i lakmonin ato pak thesare që trashëgonte Shqipëria prej Pellazgjisë së dikurshme… Ishte apo nuk ishte Pellazgjia?!… Tashmë gjithçka ishte shndërruar në legjendë. Pellazgjia, e Bukura e Dheut, tashmë ishte një përrallë që u rrëfehej netëve kalamajve…

Ndërkohë doli një trim që vendosi të eksploronte viset e legjendës. Trimi quhej Rasim Bebo. Dhe duke kërkuar nëpër udhët e vështira të meditimit muzgjeve të legjendës, trimi Rasim Bebo po zbulonte copëza stolish, gurë të çmuar, diamante e perla, që përbënin dikur thesaret e bizhuterive të Pellazgjisë…

Trimi Rasim Bebo, duke kërkuar, zbuluar dhe restauruar copëzat e bizhuve të grabitura nëpër shekuj nga trupi i Pellazgjisë arriti të rindërtonte profilin e saj prej të Bukure Dheu… Dalëngadalë legjenda po shdërrohet në realitet. Kërkojeni dhe do ta gjeni një pjesë të këtij realiteti në librin “Dodona, Tempulli i Lashtë i Shqipërisë”, të historianit Rasim Bebo…

I nderuar Profesor Bebo!

Ja, këto më vijnë shpesh ndërmend që në çastin që u njoha me vlerat e mëdha të librit tuaj… Dhe vazhdimisht kam menduar si e si t’i përpunoja sa më bukur fjalët, që ato të dilnin njëherësh prej trurit dhe shpirtit tim. Të ishin sa më të denja, sa më të arrira dhe ta vlerësonin siç e meriton librin “Dodona, Tempulli i Lashtë i Shqipërisë”.

Kam besim se ky libër e meriton një vlerësim të rrallë, siç është edhe vetë me thesarin e vlerave shqiptare që përmbledh. Dhe besoj se i tillë do të jetë edhe vlerësimi i çdo lexuesi…

Me këtë libër tanimë ju jeni dhe mbeteni një ndër historianët që do të pëlqehet më shumë prej shqiptarëve atdhetarë, i nderuar Profesor Rasim Bebo…

Dhe, si miku juaj, po ju them me besim të madh se lexuesit ta gjykojnë si një thesar të rrallë veprën tuaj…

Zoti qoftë përherë me ju!

Shefki Hysa

NË SHTIGJE PAK TË SHKELURA TË ETNOGJENEZËS SË SHQIPTARËVE

Shkruna : Sokol Jakova


(Mendime për librin me vlera historike"Dodona, tempulli i lashtë i Shqipërisë"të autorit Rasim Bebo)

Problemi i etnogjenezës së popullit tonë ka qenë dhe mbetet një çështje e rëndësishme mes çështjeve të mëdha që janë objekt studimi i historiografisë shqiptare. Plot diskutime e debate janë zhvilluar e zhvillohen edhe sot për të gjetur e vërtetuar shkencërisht se nga e ka prejardhjen populli ynë që nga studiuesit konsiderohet si një nga popujt më të lashtë, në mos më i lashti, i Ballkanit. Fatkeqësisht, në arkivat shqiptare mungojnë dokumentet që pa dyshim kanë humbur në vorbullën e shekujve e të mijëvjeçarëve.
Dihet gjendja e sotme politike e shoqërore në Shqipëri ku shkenca, kultura e arti po kalojnë një krizë, dhe problemi madhor i etnogjenezës nuk e ka atë interesim që lipsej prej shkencëtarëve dhe studiuesve shqiptarë, por që, në mënyrë paradoksale, ka zgjuar edhe më tepër interesimin dhe kureshtjen e studiuesve të huaj.

I parë në këtë kuadër, libri "Dodona, tempulli i lashtë i Shqipërisë" i studiuesit të vjetër në moshë e profesion, Rasim Bebos, sjell një ndihmesë me vlerë lidhur me prejardhjen e shqiptarëve, por njëkohësisht, u shpalos grekëve, fqinjëve tanë jugorë, historisë së tyre, se cili ka qenë modeli i vërtetë i shqiptarit apo i arvanitit, siç na quajnë ata, ç’lashtësi ka pasur ky popull që, në një kuptim, ua kalon edhe lashtësisë së tyre, duke edukuar kështu te brezat e rinj të popullit tonë ndjenjën e krenarisë kombëtare, dinjitetit, të mospëruljes e nënshtrimit ndj grekëve, në trojet e të cilëve sot punojnë rreth 600 mijë emigrantë e ku, mbi të gjitha, gjendet një "krah shqiponje i thyer", krahina e Çamërisë me pasuritë e panumërta të saj. Studiuesi i njohur arvanitas, i cili ka qenë për disa vite rresht kryetar i "Lidhjes Arvanite të Greqisë", shkruan: "Greku përpara se të kthehej në grek ishte arbanit, domethënë pellazg. Gjuha jonë arbanishtja është më e hershmja e gjuhës së lashtë greke, që i thonë gjuha homerike. (Aristidh P.Koljas "Proklamata", Botimet "Dritero", f.40, Tiranë).

Titulli simbolik i librit të Rasim Bebos sqarohet që në fillim: "Tempulli i Lashtë i Dodonës ndodhet në jug të Janinës, 22 km, në luginën midis malit Tomaro dhe Monalisë. Data parahistorike tregon se ky vend qe pagëzuar si Zot i Tokës. Aty shkonin klerikët pellazgë të Çamërisë dhe kryenin detyrat e tyre fetare te perandoria e Diellit – Zeusi.
Ky kult është sjellë në Dodonë nga Selloi i fisit thesprot (çam) midis shekujve 19-14 p.e.s. Klerikët e asaj kohe kishin si detyrë të lajmëronin popullin që jetonte rrëzë malit me një çangë, së cilës i binin shumë herë për të lajmëruar të gjithë banorët se doli dielli.

Thuhet se nga të rrahurat ritmike të çangës "don, don don..." edhe liturgjia mori emrin Dodonë".
Duke u mbështetur kështu në tezën e njohur të prejardhjes pellazge të popujve që jetojnë sot në trojet e Ballkanit e më gjerë, Rasim Bebua nis analizën në shkrimet e tij për të vërtetuar autencitetin e kësaj teze, e cila tanimë ka marrë përhapje të gjerë. Sipas Herodotit, Dodona ishte orakulli më i lashtë në Pellazgji. Kjo e dhënë fort e rëndësishme i shërben autorit më pas që në shkrimet e tij të përmbledhura në këtë libër, duke shfrytëzuar edhe një literaturë të gjerë e të pasur nga plot hulumtues e studiues shqiptarë e të huaj, të arrijë në përfundimin e spikatur se shqiptarët, pasardhës të ilirëve, që kanë pasur rrënjët te populli i moçëm pellazg, të jenë stërnipërit më të lashtë të banorëve të Ballkanit.

Në të vërtetë libri i Rasim Bebos përmbledh një sërë shkrimesh e artikujsh të veçantë, shumë prej të cilave autori i ka botuar në shtypin periodik. E, megjithëkëtë, ky material i bollshëm është renditur në libër sipas një boshti të gjetur kompozicional, i cili ka lënë shteg që shkrimet e artikujt të kenë midis tyre një lloj lidhjeje.

Pas një vlerësimi të veprës të titulluar "Libër i një moshe me autorin", shkruar me dashamirësi nga Dalan Luzaj, banues sot në Çikago të SHBA-së, kapitulli i parë i veprës së Rasim Bebos me titull "Dodona" shtjellon gjerësisht, përmes citimesh e referencash të shumta, historinë e tempullit të lashtë të Dodonës. Në këtë kapitull, në bazë të të dhënave të shumta historike, autori Rasim Bebo i jep përgjigje pyetjes "Po grekët? Nga erdhën ata?. Rreth vitit 2000 para erës sonë një popull i paqytetëruar greqishtfolës depërtoi ngadalë nga stepat ruse në drejtim të jugut, duke kaluar përmes Danubit në Gadishullin Ballkanik, së bashku me kopetë e tufat e bagëtive. Rreth vitit 1500 p.e.s. deri në vitin 1100 të sapoardhurit zunë të përhapeshin në hapësirën jugore të gadishullit".

Më pas, në kapitullin e dytë të librit, kapitull që titullohet "Shqiponja", Rasim Bebua, pas një analize të gjatë, mbështetur në të dhëna e dokumente të shumë studiuesve, arrin në përfundimin, edhe sipas Homerit, se "Shqiponja e murrme zeshkane e Zeusit pellazgjik të Dodonës së Epirit ishte shpendi më i dashur, korrieri lajmëtar dhe shoqëruesi i përhershëm i Zeusit Pellazgjik, i cili ishte Perëndia e Diellit në Dodonën e lashtë pellazgjike të Epirit që quhej Pellazgjia"" (Shih edhe Herodotin 2:56; Eskil 658-62, Dodona, fshati i sotëm Kastrica disa këmbë pranë Janinës).

Me interes të veçantë në libër është analiza që i bën studiuesi Rasim Bebo librit të Zaharia Majamit "Etruskët zunë të flasin". Duke shfrytëzuar të dhëna historike e gjuhësore, në këtë syth të librit, arrihet në përfundimin se etruskët dikur flisnin një gjuhë të ngjashme me shqipen. Më pas për të vërtetuar tezën e tij të prejardhjes pellazge të popujve të Ballkanit, Rasim Bebua i referohet edhe librit "Enigma", në shtatë vëllime të studiuesit francez Roberto d’Angelit. Njëkohësisht Rasim Bebo i referohet edhe librit "Shqiptarët" të George Fred Williams. Për këta libra historikë me vlerë, në veprën e tij voluminoze, autori bën nga një përshkrim të shkurtër, duke u ndalur në ato të dhëna historike që janë në dobi të tezës së prejardhjes pellazge të popujve të sotëm të Ballkanit.

Mjaft interesant është edhe kapitulli i tretë i librit, kapitull që titullohet "Mbi ekspeditën e Aleksandrit të Madh". Të tërheq vëmendjen fakti në këtë kapitull kur autori thotë: "Olimpia, nëna e Aleksandrit ishte epirote, pra gjuha e nënës së Aleksandrit ishte gjuha shqipe. Në librin "Enigma" autori i tij këmbëngul në atë që fjala "epiriot" do të thotë shqiptar e aspak "helen", "Epiriotika lingua" gjithnjë kuptohet "Gjuha shqiptare" dhe kurrë "Ellonikn lingua". Mbreti Filip i Maqedonisë, babai i Aleksandrit kishte lindur në Argos (vend pellazg) në kufi me Epirin. (Aleksandri i Madh f.14. G.Radot 1931) Aleksandri i Madh, me origjinë shqiptare dhe helene, në sajë të edukimit në gjuhën greke, i ndoqi studimet nga Aristoteli, një shqiptar nga qyteti Stagire. Përmes gjuhës të nënës, epirote apo shqiptare, Aleksandri u jepte kurajë dhe komandonte gjeneralët e tij gjatë ekspeditës së tij ushtarake. Me këtë gjuhë ai u fliste shokëve e ushtarëve të ushtrisë së tij të jashtëzakonshme, gjuhë që kuptohej nga të gjithë. Shumica e popullatës ishte pashkollë dhe greqishtja moderne ishte e panjohur, sepse ajo filloi të formohej mbi dhjetë shekuj më vonë." (Salang d’Angeli, përktheu L.Rama).

Më tej autori i librit i bën një përshkrim të spikatur edhe komandantit e prijësit legjendar Pirros së Epirit. Portreti i Pirros së Epirit – thotë ai – në emblemën e shoqatës çame, është simbol për respektin e të parëve nga paraardhësit e tij thesprotë – çamë të truallit ilir. Sipas E.Jasques në veprën e tij "Shqiptarët", f.14 "Shqiptarët, një popullsi dhjetëmijëvjeçare, janë pasardhës të pellazgeve parahistorikë dhe të stërgjyshërve më të afërt ilirë".

Për ta shtjelluar më thellë tezën e mësipërme, autori e titullon kapitullin e katërt të librit të tij "Cilët janë shqiptarët?". Duke iu referuar shumë autorëve e studiuesve shqiptarë dhe të huaj, i bën një përshkrim të hollësishëm Despotatit të Epirit dhe evidenton figura të tilla historike si kryezotin çam Gjin Bua Shpata, Mërkur Bua etj.

Kapitulli tjetër i librit që titullohet "Shqiptarët në Ballkan" merret me historinë dhe kuadrin e vendosjes së këtij populli në Ballkan si pasardhës i ilirëve e i pellazgëve të vjetër. Ndërsa për arvanitët Rasim Bebua i referohet historianit A.Llalla që thotë: "Arvanitët e Greqisë nuk janë ardhës, nuk janë minoritet. Ata ishin dhe janë akoma në Greqi. Valë të mëdha të arbërorëve në drejtim të Greqisë që ka patur në shek. 4-7 dhe 14 që njohim ne nga disa historianë, nuk janë tjetër veçse shpërnguljet e disa principatave të arbërorëve të veriut në drejtim të jugut për arsye të pushtimeve të tokave të tyre në veri të Arbanasit nga sllavët e më vonë nga osmanët turq.

Arbanët ose arvanitasit që lanë tokat e tyre në veri të Arbërisë, si në Slloveni, Kroaci, deri në fushën e Kosovës, kur zbritën në drejtim të Greqisë së sotme, nuk u pritën me luftë nga popullsia e atjeshme, gjë që tregon se ata zbritën nga veriu në jug te vëllezërit e tyre të atjeshëm arbanitë (arvanitë) që jetonin në trojet e tyre mijëvjeçare."

Në libër autori nuk rri pa përmendur dhe disa veçori karakteristike të kombit shqiptar si toleranca fetare, besa, mikpritja etj. Portrete të skicuara me viza të gjetura ai u bën edhe kapedanëve që i quan abëreshë si Teodor Kollokotronit, Laskarina Bubulinës, Kostandin Kanarit, Andrea Miaulit, Llambro Xhavellës, Marko Boçarit, Gjergj Karaiskaqit, Odhise Andrucios, Dhimitër Palputës, Teodor Grivës, Athanas Shkurtaniotit, Nikolla Kryezotit, Gjon Kapodistrias, Haxhi Mehmet Dalianit.

Autori i librit "Dodona, tempulli i lashtë i Shqipërisë", duke qenë me origjinë çame, në vazhdim të veprës një kapitull më vete "Çamët" ia kushton popullsisë çame, që padrejtësisht ka mbetur matanë kufijve të Shqipërisë. Në një syth të veçantë të këtij kapitulli rrëfehet me nota të gjalla jeta dhe bëmat e famshme të njërit prej luftëtarëve më të njohur në historinë tonë, Ali Pashë Tepelenës. Në këtë syth, ndër të tjera, përshkruhet edhe krahina e Sulit dhe familja e njohur e Boçarëve. Më tej studiuesi Rasim Bebo shpalos në libër konsideratat për shqiptarët nga George Fred Williams.

Pasi bëhen disa vlerësime për arbëreshët e Italisë, për disa veçori të popullsisë çame si për vallen çame dhe fustanellën, për burrërinë dhe besnikërinë çame në veprën "Erveheja", në kapitullin vazhdues portretizohet një figurë e njohur me origjinë shqiptare, Dora D’Istria ose Elena Gjika. Një portretizim i tillë i bëhet në libër, në kapitullin e shtatë, edhe një figure tjetër të njohur me origjinë çame, Abedin Pashë Prevezës.

Libri i Rasim Bebos vazhdon me një shkrim të gjatë që i kushtohet njërit prej bijve më të shquar e të lavdishëm të Çamërisë, shkrimtarit dhe poetit tejet të talentuar, disidentit të njohur Bilal Xhaferri. Dihet mirëfilli ndihmesa e këtij personaliteti dhe i revistës "Krahu i shqiponjës" që themeloi në mërgim, në SHBA, në dobi të çështjes shqiptare, duke luftuar dhe demaskuar komunizmin, i cili arriti të persekutojë mizorisht popullin shqiptar për dhjetëra vite me radhë, duke eliminuar midis të tjerëve edhe plot nga bijtë më të mirë të Çamërisë si Hilmi Seitin, Teme Sejkon, Tahir Demin, Jonuz Purizon, Taho Sejkon etj.

Në libër portretizohen edhe figura të tjera historike me origjinë çame.

Siç shihet edhe nga kjo parathënie e librit, historiani Rasim Bebo është përpjekur që veprës së tij t’i krijojë një strukturë kompozicionale, një lloj boshti kompozicional, që shkrimet e artikujt e librit të krijojnë një vazhdimësi nga vitet e lashtësisë e deri në ditët tona. Gjithsesi, në këtë vepër është vënë në fokus argumentimi me burime të shumta e të llojllojshme historike, nga studiues e historianë shqiptarë e të huaj, i tezës së prejardhjes së popujve të Ballkanit nga një popull fort i moçëm, parahistorik, pellazgët, të cilët janë dyndur e kanë zënë këto troje të paktën dhjetëmijë vjet më parë. Kjo tezë edhe sot është në qendër të debatit shkencor historik. Por ajo që ia vlen të theksohet është se, në të shumtën e herës, historiografia e sotme greke jo vetëm që nuk i pranon këto përfundime shkencore lidhur me tezën e prejardhjes pellazge, por përpiqet t’i interpretojë në mënyrë të gabuar, e, aq më tepër, t’i fshehë sa mundet ato. Megjithëkëtë, siç shprehet edhe studiuesi i talentuar Aristidh P.Koljas. (Aristidh P.Koljas – Proklamata, Botimet Dritëro, f. 67, Tiranë). "Shumë historianë grekë e të huaj kanë shfaqur pikëpamjen se shqiptarët përbëjnë përfaqësimin në shkallën më të lartë të pellazgëve të tejlashtë, prej të cilëve rrjedh edhe origjina e grekëve të lashtë".

Duke mbyllur këto shënime shpreh besimin se libri "Dodona, tempulli i lashtë i Shqipërisë" me vlera historike dhe atdhetare do të lexohet me kërshëri e interes nga lexuesit, të cilët do të përfitojnë mjaft prej tij e do të zgjerojnë dijet lidhur me etnogjenezën e shqiptarëve.

Sokol Jakova

Shënime për librin “Dodona, Tempulli i Lashtë i Shqipërisë”, me autor Rasim Bebo




Libër i një moshe me autorin

Që në fillim të kësaj parathënieje të shkurtër, dua të theksoj se nuk marr përsipër ta vlerësoj si specialist historie librin “Dodona, Tempulli i Lashtë i Shqipërisë”, me autor Rasim Bebon. Mendoj se kjo detyrë është kryer nga redaktorët e gazetave dhe të shtypit periodik, ku janë botuar më parë materialet.
Ky libër ka një moshë që pak a shumë i afrohet asaj të autorit, Rasim Bebos. Pra, kemi një jetë tetëdhjetë vjeçare të vënë në shërbim të këtyre artikujve e studimeve, që në thelb merren me trajtimin e çështjes kombëtare shqiptare.

Nëpër faqet e librit kupton se historia e Ballkanit është shpesh sa e padrejtë aq dhe e dhimbshme, por gjithësesi këto padrejtësi i janë bërë më shumë se kujtdo tjetër Atdheut tonë, Shqipërisë, dhe popullit të kësaj treve të banuar nga pellazgët prej të cilëve rrodhën më pas ilirët apo shqiptarët e sotëm. I njëjti gjak në epoka të ndryshme.

Dyndjet barbare lindore, që më vonë u bënë banorë të përhershëm dhe fqinjët tanë në trojet ilire, shpërthyen vandalizmin dhe përpjekjet me egërsi shtazarake për asimilim e racës dhe gjakut tonë. I lodhur nga luftërat e vazhdueshme, populli ynë u detyrua të bëhet pre i sundimeve të gjata perandorake, fillimisht i Romës dhe më vonë i Turqisë. Ashpërsia e turqëve ka qenë e pashembullt për kohën e saj. Atdheu u gjymtua, ndërsa populli përjetoi thundrën e egër aziatike si asnjë popull tjetër ballkanas.

Megjithatë jo më pak të egra dhe të pabesa kanë qenë edhe goditjet që na kanë dhënë fqinjët, gjithmonë pas shpine. Fqinjët sllavo-serbo-grekë. Kanë dashur të na shkatërrojnë me fund. Dhe shkatërrimet deri në themel të një kombi të çojnë në asimilim. Këtë kanë synuar e synojnë armiqtë tanë gjatë gjithë kohërave. Pikërisht këtë sprovë të jashtëzakonshme e përballoi me stoicizëm raca jonë, gjaku ynë.

Pse janë përpjekur të na shkatërrojnë me kaq urrejtje?! S’ka asnjë shkak kjo urretje, vetëm se nga ky vend, nga ky popull kanë dalë njerëz që kanë bërë epokë. Pra, urrejtjen e vandalëve ndaj nesh e ka shtyrë xhelozia. Një xhelozi e çuditshme, e pashpresë ndaj vitalitetit të shqiptarëve.

Gjuhës shqipe, si gjuha më e vjetër e Ballkanit, gjuhët armike ia prenë të gjitha shtigjet për të mos jetuar. Qëllimi i vetëm ishte zhdukja e saj dhe e popullit që e flet. Duke kryer akte të tilla barbare, duke u vjedhur më parë kulturën dhe historinë, për brezat në vazhdim bëhet i pa mundur kuptimi i historisë së etnisë së vet në thellësi të së kaluarës. Kjo i ka detyruar studjuesit tanë që për pasqyrimin e së kaluarës historike të botës shqiptare, t’u referohen studiuesve të huaj ose, më saktë, arshivave perëndimore dhe aziatike. Kështu vepron edhe autori i këtij libri, Rasim Bebua.

Rrjedha historike shqiptare kaloi nëpër prapaskenat më të rrezikshme edhe në fillimet e shekullit të kaluar, kur po formoheshin e kristalizoheshin shtetet ballkanike, sikur të mos mjaftonte dhuna nëpër muzgjet e shekujve të të Mesjetës dhe Antikitetit. Europa, që i shpëtoi vërshimit, shkatërrimit dhe rrënimit turkoman prej luftërave e qëndresës së Skënderbeut, ia shpërbleu Shqipërisë atë ndihmesë, duke i prerë trupin në pesë pjesë, duke ua dhuruar trojet e saj fqinjëve shovinistë. Diplomatët europianë, sa miopë aq dhe të shitur për interesa të errta, në Konferencën Famëkeqe të Londrës, më 1913, kryen aktin më të rëndë e më të shëmtuar ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke ligjëruar copëtimin që lakmonin dhe e lakmojnë fqinjët tanë të pabesë.

Qeveria e Ahmet Zogut për herë të parë mbas gjithë atyre rrënimeve dhe shkatërrimeve që pësoi nëpër shekuj Shqipëria, bëri një sërë përpjekjesh për të ndërtuar shtetin ligjor shqiptar dhe për të vendosur një raport të drejtë me qeveritë fqinje dhe me ato europiane, megjithëse ende kishin synime pushtuese ndaj trojeve dhe popullit shqiptar. Ajo arriti t’i frenonte lakmitë e tyre dhe e meriton të përgëzohet për ato mundësi që kishte dhe për përpjekjet që bëri për ndërtimin e strukturave të shtetit shqiptar. E lavdëruar qoftë!…

E kundërta ndodhi me regjimin komunist që u instalua në Tiranë, më 1944. U cilësuan armiq dhe morën plumbin të gjithë atdhetarët e vërtetë, ata zëra që guxuan e përmendën Kosovën a Çamërinë, që ishin mbështetës të zjarrtë të çështjes kombëtare. Regjimi komunist ishte një katastrofë më shumë, një dyndje e re barbare, që e shndërroi në një diktaturë mizore shtetin demokratik shqiptar, të cilin mezi e ngritën atdhetarët prej rrënojave të dikurshme perandorake… Mallkuar qoftë në jetë të jetëve ish regjimi komunist!…

Në këtë periudhë që po jetojmë ka ardhur koha që të zgjidhen padrejtësitë që thuri Europa kundër Shqipërisë. Mendo, janë derdhur lumenj gjaku dhe problemi ynë kombëtar ende s’ka marrë zgjidhje. Përsëri presim nga Europa dhe diplomacitë perëndimore që të zgjidhin problemin tonë, problem që çdo ditë bëhet më i mprehtë nga rrethanat dhe zhvillimet e ngjarjeve në botë…

Libri “Dodona, Tempulli i Lashtë i Shqipërisë”, i autorit Rasim Bebo, u bën jehonë pikërisht këtyre problemeve që kanë shqetësuar e vazhdojnë të shqetësojnë trevat shqiptare. Është një libër i ndërtuar me materiale të botuara më parë në shtypin shqiptar dhe të diasporës dhe trajton problemin e etnisë shqiptare. Autori i librit për të gjitha materialet ruan autorësinë dhe për materialet origjinale ruan referencat.

Pjesën më të madhe të materialeve të librit, profesor Rasim Bebo i ka përpunuar në mënyrë krijuese, aq sa i ka bërë më të prekshme për lexuesin. Duke qenë çam, nga Konispoli, ai ka patur rastin dhe fatin të takojë muhaxhirë çamë, që i shpëtuan thikës dhe plumbit grek, dëshmitarë okularë të masakrës më çnjerëzore që pësoi krahu jugor shqiptar…

Libri ka skena sa të bukura nga lashtësia, aq dhe rrënqethëse të kohëve moderne në Ballkanin e përgjakur e të gjymtuar nga dyndjet barbare, në Ballkanin e copëtuar në dëm të Shqipërisë.

Historia e shqiptarëve dhe e grekëve ka qenë sa tragjike aq dhe e fshehtë për Europën. Urretja shovene greke e ngritur në politikë, qeveri dhe institucione të tjera, e bekuar dhe nga kisha ortodokse, sot më tepër se kurrë ndërton rrugë dhe forma të reja për të shprehur dhe realizuar synimet e saj aneksioniste. Të ulur në mes të Tiranës, zotër të një pjese të ekonomisë sonë, pjesëtarë në pushtetin politik, përfaqësuesit e lobit famëkeq grek vazhdojnë të sundojnë shqiptarët në dy drejtime: shfrytëzimi i rezervave të brendshme të ekonomisë shqiptare për interesat e Athinës dhe keqtrajtimi i më se gjatëqindmijë emigrantëve shqiptarë aktivë në Greqi, duke i konsideruar si qytetarë të dorës së dytë, provë tjetër kjo sesi e përdor si armë politika shovene greke urrejtjen ndaj shqiptarëve.

Lojrat e qeverisë greke mbi gjendjen e luftës me Shqipërinë, politika e Vorio-Epirit apo deklaratat se rruga e Shqipërisë për në Europë kalon nëpër Athinë, janë vazhdimi i melodramës më të rrezikshme që po luajnë aktorët grekë në skenën shqiptare. Duke gjetur një truall të mbarë, të përgatitur nga grupe të caktuara me influenca djallëzore, politika greke përmjerr hundëve të pushtetarëve shqiptarë.

Megjithatë kanë kaluar kohët që dinakëria greke u rrëshqiste fqinjëve nën rrogoz, pasi u kishte helmuar gjellën në zjarr. Popujt janë zgjuar. Edhe populli shqiptar, i cili për vet natyrën e tij të pamposhtshme, për vet aftësitë që ka zhvilluar për të mbijetuar në përplasjet e panumërta me dyndjet barbare të atyre që s’ia kanë dashur kurrë të mirën, do të ngrihet e do të dijë si të mbrohet nga invazionet moderne të armiqve tradicionalë, pavarësisht nga politikat servile të qeverive dhe diplomacisë shqiptare.

Krimet greke ndaj shqiptarëve janë dokumentuar nga tërë ata që mundën t’i shpëtojnë genocidit. Këto krime janë përshkruar dhe i janë bërë të njohura opinionit botëror edhe nga pena me peshë e autoritet e shumë studiueseve të kësaj çështjeje. Greku po e ndien se çështja çame po rritet dhe po shkon drejt zgjidhjes. Çamëria e përgjakur, e torturuar dhe e harruar po troket dyerve të Europës dhe të diplomacive perëndimore, ndaj çdo ditë që kalon ata bëhen më agresivë e më të rafinuar ndaj shqiptarëve.

Për fat të keq problemi çam ende nuk e ka përkrahjen e shtetit dhe diplomacisë shqiptare, ndaj mbetet të ndiqet një rrugë më e vështirë, por e realizueshme: Rruga e ndërgjegjësimit të politikës Amerikane. Popullit çam gjithmonë i kanë rënë në pjesë humbjet, tradhëtitë dhe pabesitë në të dy krahët. Prandaj djemtë e Çamërisë, tashmë të shkolluar e të kulturuar, me ekonomi disi më të mirë, duhet të mësojnë të lëvizin vetë për të përballuar sfidat e së ardhmes, siç i përballuan edhe djemtë e Kosovës. Pra duhet të organizohen dhe të drejtojnë vetë fatet e Çamërisë. Toka e tyre më e vjetër se ullinjtë, më e vjetër se dhe vetë historia e njerëzimit, ka folur shqip dhe duhet të flasë shqip!

Tirana komuniste qëndron në atë instikam që kanë qendruar paraardhësit e tyre. Prej këtij qendrimi mohues ngrihet nga varri Isa Boletini e Mic Sokoli, brof i tmerruar Adem Jashari, turpërohet dhe ul kokën Ismail Qemali, ndërsa në mërgim pena trime e Agim Shehut s’pushon së thëni të vërtetën me aq patriotizëm dhe dashuri kombëtare sa të tërheq të rreshtohesh përbri tij. Po kështu edhe qendrimi i Shoqërisë “Vatra” është po ai i Konicës dhe i Nolit, paçka se kërkojnë ta turbullojnë ca rrjedha të nëndheshme të fëlliqura. Vatranët janë vazhdues të denjë të plejadës së tyre. Duhet t’i kemi përkrah në çështjen tonë kombëtare…

Mendoj se libri “Dodona, Tempulli i Lashtë i Shqipërisë”, i autorit Rasim Bebo, është kompletuar me materiale që përfshijnë të gjitha etapat historike, kryesisht të shekullit të fundit. Ky studiues e ka thënë tanimë denjësisht fjalën e vet. Megjithatë koha evolon, brezat e rinj do të sjellin prurje të reja, për ta pasuruar dhe pasqyruar edhe më tej dhe në mënyrë më të plotë historinë shqiptare dhe të krahinave të saj, Kosovës e Çamërisë.

Studiuesi Rasim Bebo, me gjak shqiptar, patriot i kudondodhur, pavarësisht nga rrethanat e jetës së tij, me guxim e durim, me ndershmëri e dinjitet, me besë e urtësi, me përpjekje e sinqeritet, me sakrificë e dashuri, del ballëlartë para detyrës, si bir besnik i Çamërisë martire.

Duke lexuar këtë libër kupton se studiuesi Rasim Bebo është i pajisur me një kulturë të përgjithshme e profesionale dhe është njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja që në rini. Mbledhja, përzgjedhja dhe përpunimi i tërë këtij materiali të rrallë e tepër të vlefshëm prej tij, është një punë që meriton të lavdërohet dhe që më tepër do e çmojnë lexuesit.

Çdo libër ka një peshë të caktuar specifike (nëse mund ta quajmë kështu), me të cilën ndikon në periudhën kur ngjizet dhe së cilës i shërben. Edhe libri “Dodona, Tempulli i Lashtë i Shqipërisë”, botim dokumentaro-historik, mozaik me fakte sa të larmishme aq dhe të dhimbshme, sa i vërtetë aq i dashur, plotëson atë boshllëk që ka literatura dokumentare e Krahut Jugor të Atdheut, Çamërisë martire.

Dalan Luzaj

ARBËRIA E SHQIPËRISË ETNIKE


Image result for rasim bebo
Nga Rasim Bebo

Përshëndetje i nderuar Cene Pushkolli, për këtë iniciativë, në kuadër të Shoqatës Atdhetare për indetitet dhe Bashkimin kombëtar, të regjistruara në Tiranë dhe Prishtinë.

Unë dëshiroj të marrja pjesë në këtë konventë, që mendohet të bëhet në Prishtine më 10 qershor 2017, në vigjilje të Lidhjes së Prizrenit, por e kam të pamundur për arsye shëndetësore.

 Juve u uroj sukses dhe mbarësi për këtë lëvizje të madhe patriotike. Lidhur me çështjen Kosovare, kryediplomati shqiptar qe shprehur si vijon: “Bashkimi Kombëtar i popullit shqiptar, apo lëvizja e kufive, është e dëmshme si ide për shqiptarët dhe si veprim për rajonin.

Përsa i takon territorit të Çamërisë, i zhdukur nga lista e toponimeve greke, kryediplomati ynë shprehet: ”Kjo listë themi që tashmë ka marrë edhe fuqi ligjore, pasi ka mbi 10 vite që është paraqitur në OKB dhe fjala Çamëri nuk ekziston... (Mërgim Korça internet).

Në viti 2004, të gjithë deputetët në parlament ishin dakord ta miratonin Rezolutën Çame, në përgjigje kundër rezolutës greke, për t’ia dërguar OKB, Kongresit Amerikan dhe BE.

Por kjo Rezolutë pengohej nga brenda prej Fatos Nanos dhe Sali Berishës, se këta janë bërë palë me grekun, prandaj sabotuan Rezolutën.

Qysh atëherë, kur pa papritmas mbërriti një telefonatë nga kryetari i partisë Fatos Nano. Si një urdhër i prerë që u jepej deputetëve socialistë, të tërhiqeshin nga votimi pro rezolutës çame.

Në prag të votimit u largua Sali Berisha dhe Jozefina Topalli.

Kështu Rezoluta Çame nuk fitoi. Kjo ishte tradhti e madhe për kombin shqiptar.

Unë mendoj se nuk duhet krahasuar me Gjermaninë e djeshme dhe Shqipëria e sotme. Pse? Se shteti gjerman është në unitet qeveri – popull, në kërkesën për ribashkimin gjerman.

 Ndërsa tek ne, tre shtetet shqiptare Tiranë, Prishtinë dhe Shkup gjenden në luftë të ashpër midis popullit dhe inteligjencës nacionaliste nga njëra anë dhe qeverive me kupola të komuniste dhe të sllavo-maqedonasve nga ana tjetër, që nuk e duan ribashkimin e Shqipërisë teknike, se janë lidhur ngushtë me interesat e boshtit sllavo-rus-grek.

Qeveria Shqiptare e Tiranës dhe e Prishtinës ishin të parat që njohën shtetin artificial të Maqedonisë më 1991, por kjo ishte tradhti se mohoi Maqedoninë-Shqipëri. Sllavët që ndodhen në Maqedoni e quajnë veten “Maqedonë” dhe ne shqiptarët na quajnë ardhacakë, ose ashkla të mbetura. Këta sllavë na rrëmbyen emrin, tokën, flamurin.

Qeveritarët sllavë në Maqedoni, sot na shikojnë me një urrejtje të tillë që thonë: “Më mirë një shqiptar i vdekur se i gjallë.” Këtu ekzistojnë dy popuj shqiptarë, ortodoksë dhe shqiptarë myslimanë, pikërisht këtu qëndron lëkundja e identitetit.

Fëmijët e ortodoksëve para regjistrimit në shkollën fillore, shkojnë në gjendjen civile, që u ndryshon emrin me shtesën sllave dhe prindërit e tyre nuk e bëjnë problem, ndonëse kjo filloj nga viti 1913. Si pasojë solli kthimin nga shqiptarë-ortodoksë, në sllavo ortodoksë-maqedonas. Ndërsa fëmijët e shqiptarëve myslimanë nuk e kanë pranuar këtë ndryshim të emrit.

Prandaj identiteti i shqiptarëve në Maqedoni ruhet nga shqiptarët myslimanë dhe diku nga pak prej shqiptarëve ortodokse në Maqedoni. I solla këto si shembuj të tradhtisë që i bëjnë kombit shqiptar, për Maqedoninë dhe për Çamërinë, qeveritarët tonë të shitur. Sot dy shtetet tona janë pa shtyllë kurrizore.

 Kur Janullatosi në Shqipëri dhe Irenej në Kosovë, po përgatiten të formojnë hapur shtetin serb dhe grek brenda dy shteteve tona dhe duan të mbysin aq më tepër çdo shoqatë që përgatit ribashkimin e kombit shqiptar. Ne kemi humbur tre raste të mira për ribashkimin e kombit gjatë shekullit të kaluar:

Nga vitet 1950-1960, është folur dhe shkruar, se kur sulltan Abdyli Hamiti më 1876 thirri Vaso Pashën, për ta dërguar guvernatorë në arnautistan (Shqipëri), të përmbledhë të katër vilajetet në një guvernë si një shtet brenda Perandorisë Turke, Vaso Pashai i tha padishahut: “Nuk mundem ta drejtoj, se në çdo Vilajet është një Pashë dhe ata nuk besoj të më binden për të më pasur mua si kryetar të tyre.”

Atëherë sulltani e caktoi të shkonte Guvernator në Liban. Ai drejtoi Libanin nga vitet 1883-1892, i dha një zhvillim të madh dhe e ktheu Libanin si Europa.

Në qendër të Bejrutit është vendosur monumenti i tij, 8 metra i lartë, për nderim të tij. Po të kishte pranuar Pashko Vasa dhe të kishte bashkuar të katër vilajetet në një gubernë (shtet), nuk do të shkeleshim me këmbë në Kongresin e Berlinit dhe të pavarësia e 1912, do të na njihnin si një shtet solidë dhe as lufta ballkanike me atë gjakderdhje të madhe dhe pa fitore, nuk do të ndodhte. (Referencë nuk kam, por duhet gjurmuar në arkivin e Tiranës).

 Rasti i dytë është për Isa Boletinin.

 Po citoj Avdi Baletën: “Kryengritjet shqiptare. që u bënë në Kosovë, më 1908, 1910. 1911. 1912, praktikisht ia shtruan rrugën Serbisë. Ndonëse u sfilitën, u harxhuan, u grinë me Turqinë. Sot nuk kemi të drejtë të mos i vlerësojmë ngjarjet si duhet, që të mos bëjmë të njëjtat gabime.

Kryengritjet e këtyre viteve dhe sidomos e vitit 1912, ishte e përgjithshme, ajo u shtri në mbarë vendin, në të katër vilajetet. Luftëtari më me zë që doli në sipërfaqe për bashkimin e kombit shqiptar ishte ISA BBOLETINI, i cili ishte trim por nuk ishte organizator.

Ai nuk bashkoi tre forcat, me të vetat, të Azem Galicës dhe Idris Seferit që vepronin në Kosovë, t’i bashkonte në një komandë dhe të përhapej në të gjitha territoret e katër vilajeteve shqiptare, me një komando-shtab, i cili të mblidhte më trimat dhe organizatorët.

Për të krijuar armatën luftarake dhe të vepronte si Skënderbeu në mbledhjen e Lezhës, që bashkoi principatat në një komandë kundër Turqisë, që përballoj dy Sulltanët më të mëdhenj të kohës.

Isa Boletini të vepronte si komandant dhe Hasan Prishtinën si komisar, të forconin unitetin e të katër vilajetet, të turisnin pasanikët të zgjidhnin qesen për armatosjen e forcave të armatës, për të luftuar rrezikun që vinte prej fqinjëve.

Të vepronin ashtu si veproi Oktavian Agusti në vitin 9 e.s, para rrezikut të shqiptaro-ilirjanit, Batos. Oktaviani, thirri patricët e pasur për të zgjidhur qesen, të organizonin ushtrinë dhe për t’i dalë Batos përpara me 200.000 forca.

 Në qoftë se ju nuk jepni paratë, Baton e keni këtu për 10 ditë dhe ai jo vetëm paratë do t’ju marrë, po do t’ju futi në thes për tu mbytur në lumin Tiber. Kështu, paret u mblodhën, përgatitja u bë, Baton e thyen dhe fituan.

 “Marrëveshja Isa Boletini, Azem Galica dhe Idris Seferi, me Popo Xhivkon e Vushtrisë, dhe Kërst Milicën, ishin reciproke, secila prej tyre ishte munduar të shfrytëzonte njëri-tjetrin për interesa të veta dhe të kombit të vet.

Kral Pjetri, nëpërmjet Pop Xhivkovit dhe Kërst Milicës, shfrytëzonte guximin dhe trimërinë e tyre, për të luftuar me Turqinë, duke i joshur me arme dhe para për t’i dërmuar, dobësuar, e shkatërruar, kur Turqia ishte në kapitullim e sipër.“ Isai me Pop Xhivkon e Vushtrisë, dinak dhe i pabesë. “Çohu bre Xhivkë, fort ju ka gërmue, shpejt një letër me marue, kral Pjetrit me ja çue”.

 Kur u vërsul ushtria e Kralit, të cilëve u printe Pop Xhivko, ata bënë masakra të tmerrshme, po përmendim një rast: “Pasi pushtohet Kosova deri te gryka e Kaçanikut, Kalon Kral Pjetri me përcjelljen e tij, takon ushtarët e ushtrisë vet, duke mbajtur të lidhur mbi 3000 shqiptarë.

Ata e pyesin Kralin çka të bëjmë me ata shqiptarë të lidhur? Krali urdhëron: “Mbytëni, të kurseni plumbat” dhe të gjithë i mbytën me thika. Kur i sheh Isa Boletini të gjitha këto, i tmerruar, i tradhtuar, i prerë në besë, i kthehet popullit të vet. (S. Manxhuni, “Marrëveshja”, bot. 2011, f. 111, 114).

Po kështu, Azem Galica mbante lidhje me njeriun e tyre Miliq Kërsta. Rapsodi popullor i këndonte: “Pse bre Kërst kështu me marue, / Se tri vjet ke nejt me mue. / S’kam mshef motër. / S’kam mshef grue. / T’ka dashtë nana ma fort se mue”. Çetnikët serbë të prirë nga Milic Kërsta bënë një terror të jashtëzakonshëm në popullatën shqiptare, duke i hedhur në puset e thella të oborreve, duke vrarë e prerë shqiptarë, duke djegë kasollet dhe kullat e Kosovës.



Isa Boletini kishte mbetur si një kaçak, kur i nxori revolen e tretë në tavolinë Ministrit të Jashtëm të Anglisë Eduard Grey në Londër, teksa shoqëronte Ismail emalin. Ajo nuk ishte mburrje, si e duan ta bëjnë disa historianë, por ishte injoranca që të fshinë gjithçka që të takon.

Pse?

 Aty doli një revole mbi krye të diplomatit, kur luhej fati i kombit tonë në atë kohë. Siç ishte Traktati i fshehtë i Londrës i prillit 1915 i firmosur nga Anglia, Franca, Italia dhe Rusia për ndarjen e Shqipërisë ndërmjet: Greqisë, Serbisë dhe Italisë, që u zbulua nga qeveria austro-hungareze. Noli dhe Konica iu ankuan Presidentit Wilson (dhe ky duke kujtuar testamentin e Xhorxh Washingtonit, shën. im). U tha unë kam një votë në Lidhjen e Kombeve dhe kjo është për Shqipërinë. Shqipëria shpëtoi dhe nuk u nda.

Rasti i tretë, erdhi në luftën e dytë botërore. Në vjeshtën e vitit 1939 paria e vendit themeluan “Komitetin e organizatës së rezistencës, “Ballin Kombëtar të nacionalizmit shqiptar”, me në krye Mid’hat Frashërin.

Ky ishte një njeri shumë i ndershëm, atdhetar i madh, Demokrat në teori, aristokrat në praktikë, por u tregua “pacifist”, tolerant, ndaj komunistëve, “Nuk mund ti vrasim se janë djemtë tanë”. Mid’hati pranoi bejlerët në shtabin qendror, të paaftë si ushtarakë dhe nuk pranoi oficerët akademistë, ushtarakë të vërtetë nacionalistë, nuk pranoi as gjeneralët e Zogut, që kishin rreth 120.000 ushtare të armatosur në kazerma.

Prof. Dr. Isuf Luzaj jep këtë përgjigje: “Faji kryesor i mosorganizimit, ishte te bejlerët, të cilët ishin anëtarë të Komitetit Qendrorë. Balli për të mos fituar komunistët, do të duhej të bënte këto veprime: të mbante tri grupe të ushtrisë nën komandën e vet; një grup në Shkodër, ndërsa dy të tjerët në Tiranë dhe në Elbasan, që përbënin rreth 120.000 ushtarë të armatosur. Po t’i kishte udhëhequr Balli këta ushtarë, komunistët nuk do të fitonin.”

Anglia pas kongresit të Vjenës 1815 me humbjen e Napolonit, hodhi në dorë zotërimet në detin Mesdhe: Maltën, Qipron dhe Greqinë, Ishullin Mauricio në lindje të Madakaskarit dhe Celionin në Indi.

Që prej kësaj kohe, Greqia ishte dashnorja e Anglisë dhe gruaja e Rusisë. Konferenca kriminale e Londrës, në vitin 1913, nën presionin e fuqishëm të shovinizmit rusomadh , i copëtoi trojet etnike shqiptare për llogari të Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi, duke e katandisur Shqipërinë nga 134.000 km2, në 28.000,km2. Carl Woodward, studiues i njohur Amerikan ...

Duke studiuar arkivat për librin “Shtëpia Klinton” më 2004, thotë se ka gjetur një letër – proklamatë të vetë Xhorxh Washingtonit, ku flitej për shqiptarët. “Unë, - shton autori, - e mora letrën për t’ia treguar Klintonit, gjatë një interviste me të dhe i thashë: “Shiko Byll, ç’kam zbuluar në Arkivat e Washingtonit”!

Me ta parë letrën ai m’u përgjegj: “E kam parë, Carl, e kam parë! Po të mos e kisha parë, një Zot e di nëse do të kishim ndërhyrë në Kosovë!... Ai tregon se po përgatit librin e veçantë për presidentin Washington e aty do të vërë dhe prejardhjen e tij shqiptare. Ai po vret mendjen se si do ta emërtojë këtë vepër madhore të veçantë: “George Washingtoni – Shqiptari i parë në Shtëpin e Bardhë” apo mbase “Shqiptari nga Kosova që krijoi shtetin e Amerikës”.

 Nga studimet e dokumentave del se edhe Presidenti Vudro Wilsoni, i kish lexuar këto të dhëna, që e mbështeti aq shumë e në mënyrë vendimtare njohjen e shtetit shqiptar dhe paprekshmërinë e tij. Në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, vërshuan trena të mbushur me popull serbjan për të populluar Kosovën, që shumë prej tyre zbrisnin gjatë rrugës pa ardhur në Kosovë, se e ndienin që toka u digjte nën këmbë.

 Po troket ora e madhe për t’u ngritur në këmbë ju intelektualë nacionalistë, të krijoni unitetin që lëshon focën, për t’i dhënë ultimatumin qeverisë dhe Janullatosit, për të inskenuar këtë skenë politike, me orientim kombëtar, si pikë kryesore ribashkimin e trojeve etnike shqiptare. Dhe shqiptarët duhet të hyjnë si një komb i bashkuar në Bashkimin Europian.

Falë të madhin Zot, kemi mik të fuqishëm për të na ndihmuar, por së pari duhet të lëvizim ne përpara, pastaj miku vendos vulën për atdheun tonë, që kalon mbi 10 milion banorë dhe s’ka kush të na shkelë me këmbë si deri sot.

 Kështu do të kemi shtetin tonë nacionalist, me një gjuhë, me një flamur, më një stemë, me një zakon.

Duke përfshirë gjithë trojet tona aty ku i thonë bukës bukë dhe ujit ujë me 134.000 km2. Ku jemi sot?

Ne duam “Reformën në Drejtësi”, kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar, kundër deshqiptarizimit, kundër emisarit grek, si armiku më i madh i vendit tonë, nuk duhet të harrojmë grushtin që dhanë qeveritarët tonë në bashkëpunim me fqinjët në vitin 1997, me 3500 të vrarë dhe 11000 të plagosur, me varfëri të tejskajshme të një polarizim të thellë, që shtinë rininë të marrë rrugën e emigracionit me mijëra vetë.

Duam një politikë kundër ndikimit grek-rus-serb, kundra qeveritarëve tonë tradhtarë. Si i bëhet halli kundra këtyre kundërshtarëve për ribashkimin e kombit shqiptar? Në këtë gjendje të keqe ku jemi ne, nuk ka qenë as Kili as Hindonezia, që bënë grusht shteti në vitet 70 të shekullit kaluar.

A nuk duhet të bëhet kjo sot edhe në Shqipëri për të tërhequr litarin nga gryka e varfërisë dhe e ribashkimin e kombit shqiptar?...



 Addison IL. USA.

2017/01/17

Shalimi i kuajve të huaj

REXHEP SHAHU
SHALIMI I KUAJVE TË HUAJ
Nuk ka terror islamik apo rrezik të terrorit islamik apo çfarëdo lloj terrori fetar në Shqipëri.
Kush e ndjell, e stis apo e lut, do të zhgënjehet. Shqiptarët asnjëherë nuk kanë shaluar kuajt e huaj. Feja, cilado qoftë ajo, nuk ka qenë, nuk është e nuk do të jetë kurrë as urë bashkimi në dhunë e për dhunë a terror, as humnerë ndarje për shqiptarët.
Shqiptarët nuk janë imun nga vrasjet, terrorizmat mes bandave, por nuk mund t’i ngjyrosësh me islamizëm krimet në Shqipëri.
Nëse ka probleme terrorizmi dhe natyrisht, nëse guxohet të shihen në sy apo të zgjidhen, ato janë me një lloj terrori tjetër, me terrorin e skamjes, urisë, varfërisë, përbuzjes, talljes, shpërfilljes, indiderencës qeveritare ndaj një mase të madhe shqiptarësh në hapsirën e tyre. “Kënduar” me ato nota të larta që “kënduan” krerët e shtetit, tek shqiptarët qeveria ushtron dhunë e terror shtetëror me paqartësinë e saj, me paaftësinë e saj, me pazotësinë e saj, me diferencimet e saj ndaj shtetasve. Terror live me tritol ushtroi qeveria për të groposë para të pafundme shqiptarësh. Në burg për arsye banale, për fatura energjie, fut njerëz qeveria e aty njerzit pastaj varën vetën. S’ka administratë civile këtu që zgjidh problemet e qytetarëve por duhet kudo priu policia me uniformë.
Me arrogancën e saj, sikur shteti është vetëm qeveria, e cila me zell të pashoq ua ka vënë shkelmin në kokë e don t’i fundosë thellë në tokë shtyllat e tjera të shtetit, për të dhënë mesazhin e gabuar se shteti është qeveria dhe askush e asgjë tjetër. Sikur pushteti në këtë vend është vetëm qeveria e askush e asgjë tjetër. Sikur këtu s’ka parlament, që në fakt është shtojcë e vullnetit të qeverisë, s’ka pushtet drejtësie, pasi drejtësi bën e shpall vetëm qeveria, s’ka media e shoqëri civile, pasi media është pushkë druri me leje apo çifte me kripë në dorë të qeverisë dhe shoqëria civile është grup skuadrash ushtarake me veshje civile në shërbim e roje të qeverisë.
Arroganca e lumi i turbullt i fjalimeve qeveritare që sjell kërcunj e gurë urrejtje sa herë vërshon, duhet të ndalet nëse don të mos derdhet ajër terrori e urrejtje në tokën e qiellin e shqiptarëve.
Shqiptarët shkojnë në Siri se nuk u premton asgjë atdheu i tyre. Shkojnë për rrogë, për punë e nuk shkojnë për fe. Nuk ka shqiptar që i ha palla për fe, për terror islamik apo çfarëdolloj terrori të bardhë a të zi, të kaltër apo rozë.
Kur nuk i punëson e nuk ua siguron jetesën atdheu, bien pre e krahëve të tjerë që i presin “t’i përqafojnë”, që i paguajnë, u japin rroga edhe pastaj edhe i përdorin. Atdheu as nuk i punëson as nuk u krijon mundësi, shanse. Ndoshta është atdheu I vetem që nuk të ofron punë dhe mungesa e vendit të punës të bën skllav, skllav seksi, depresiv, të deshpëruara, të padobishëm, kontigjent kazanësh…
Një pjesë shqiptarësh që arrijnë të hyjnë ilegalisht në shtetet e perëndimit e të punësohen, bëhën shembull atje ku punojnë. Ata që nuk mundën të hyjnë në shtetet e perendimit, ndodh që të “punësohen” në ushtritë e terrorit, por asnjëherë jo për fe, për asnjë lloj feje. Këto janë alternativat aktuale të shqiptarëve që ua mundëson qeveria, emigrimi ose të bëhen pre e mercenarizmit në vatrat e luftrave.
Kur nuk i punëson njerzit në vend, t’i punëson ndokush tjetër. Si ajo thënia e moçme dhe gjithmonë e re, kur nuk e punon vetë arën tënde, ta punojnë të tjerët.
Vende pune këtu trumbetohen fasoneritë dhe call center. Fasoneri ose skllavëri e re moderne e grave e vajzave shqiptare, skllave të kooperativave e ndërmarrjeve të djeshme. Ndaj disa vajzave e grave, që e refuzojnë fasoneritë, këtë skllavëri të re moderne të qeverisë, u është ofruar një mundësi tjetër : mbani shamia në kokë, vishuni me veshje jo shqiptare, enduni kot udhëve të qyteteve e fshatrave, demostroni veshjet e femrave të mbuluara dhe paguheni së paku më mirë se sa në fasoneritë e qeverisë. Si edhe mjaft djemve që u thuhet mbani veshje të caktuara me pantallona mbi kockën e këmbës, mbani mjekra të palame dhe natyrisht për këtë mundim, paguheni kënaqshëm, jo vetëm për të mbajtë familjet por edhe për të bërë ndonjë riparim e kompletim të banesave me pajisjet e duhura.
Në mbledhjen për sigurinë kombëtare, të sigurtë në harmoninë e tolerancën e skajshme fetare mes shqiptarëve, krerët e shtetit nuk pyesin e nuk mendojnë kurrë se sa i paguan shtetit institucionet e veta fetare në vend. Sa lekë u jep shteti bashkësive fetare të Shqipërisë. Nëse nuk u jep shteti, do t’u japë dikush tjetër, që është i interesuar t’i marrë peng institucionet tona fetare dhe të përpiqet t’i përdorë kur t’i duhen. Fati ynë është që institucionet tona fetare e kanë patur mision të pacënuar kurrë çeshtjen tonë kombëtare. Ky është fati ynë, paravësisht se shtete të ndryshme kanë dajritë ndonjë komunitet tonin fetar qoftë edhe me investime bamirësie.

Floripress, përkujton Ibrahim Rugovën !

Nga Flori Bruqi

Agjencioni " Floripress" nga Prishtina , përkujton Akademik Prof.Dr.Ibrahim Rugovën  si një prej presidentëve më të suksesshëm, si një prej njerëzve, që ka dhënë kontributin më të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, të një figure monumentale të shtetit tonë.

Me këtë tregojmë që LDK me çdo kusht do të vazhdojë rrugën rugoviane, rrugën e cila është e orientuar në ndërtimin e shtetit të  Presidenti Ibrahim Rugova, bëri sa ishte gjallë  një demokraci të mirëfilltë dhe mbi një liri të mirëfilltë për të gjithë qytetarët tanë

Ibrahim Rugova është  figurë e madhe   kulturore dhe politike të këtij shekulli të shqiptarëve

Ai ishte  kreatori i pavarësisë së Kosovës, pa të cilin pavarësia e Shqipërisë e 1912, do të ishte gjysmake.


*****

Dr.Ibrahim Rugova Kultivues i Modernitetit

Image
Shkrimet e para në letërsi Ibrahim Rugova i filloi me poezi, ashtu siç veprojnë të thuash të gjithë shkrimtarët, kur fillojnë të merren me letërsi. Ai botoi nja njëzetë poezi , të cilat ishin në nivelin e poezive që botoheshin në atë kohë. Por shumë shpejt e braktisi këtë gjini për t’iu kushtuar studimit të letërsisë, veçmas kritikës letrare. Madje qysh në përmbledhjen e tij te parë të shkrimeve në këtë lëmi, në atë “Prekje lirike’’ 1971, dëshmoi për një prirje drejt letërsisë se avancuar perëndimore duke e iu shmangur asaj të realizmit socialist, që kishte përfshi një pjesë të letërsisë së kampit të ashtuquajtur socialist, trevë kjo së cilës i takonte edhe Shqipëria por edhe Kosova si pjesë përbërëse e Jugosllavisë së atëhershme.
Të shtojmë se punimet e këtij libri se pari u botuan në të përkohshmen ‘’Fjala’’ me mbititull “Zenite letrare’’, ku shihej orientimi i tij që të merrej me kulmet e letërsisë, kryesisht asaj botërore. Në këtë kontekst duhet shikuar edhe përpjekjet e këtij krijuesi që të lirohet nga dogmat e realizmit socialist,që e kishin kapluar letërsinë që krijohej në atë kohë, veçmas atë që krijohej në Shqipëri e që në njëfarë mënyrë ndikonte edhe në krijimtarinë letrare që krijohej në trojet e ish Jugosllavisë, ku jetonin dhe vepronin shqiptarët. Është thënë dhe shkruar se Ibrahim Rugova ishte ndër të parët që e kundërshtoi këtë drejtim letrar me shkrimet e tij të botuara në shtypin e kohës. Në të vërtetë që në shkrimet e botuara në librin e tij paralajmëronte orientimin e tij që synonte nga kulmet e letërsisë botërore, të asaj pjesë më progresive të kësaj letërsie. Këtë orientim të tij ai do ta përsosë pas qëndrimit disa muajsh në Paris të Francës. Madje mund të thuhet lirisht se krijimtaria e tij lidhet me modernitetin në kulturën shqiptare, me modernitetin e kritikës letrare dhe shkencore, jo vetëm të asaj që krijohej në trojet e ish Jugosllavisë, ku jetonin shqiptarët, por në të gjitha rasone botërore, ku flitet e shkruhet shqipja. Në këtë mënyrë veprat e tij bëhen fanar që ndriçojnë aspekte të ndryshme të letërsisë, shikuar nga aspekte që deri më atëherë nuk ishin kultivuar në letrat shqipe.
Në ndërkohë Ibrahim Rugova botoi edhe veprat tjera ‘’Kah teoria’’ – 1971, ’’Strategjia e kuptimit’’- 1980, ’’Vepra e Bogdanit 1675-1685’’ – 1982, ’’Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983’’- 1983, ’’Refuzimi estetik’’ – 1987 dhe është koautor i dy veprave të tjera “Kritika letrare’’(bashkë me Sabri Hamitin) – 1979, si dhe “Bibliografia e kritikës letrare shqiptare, ‘44-‘74” (bashkë me Isak Shemën) – 1976. Shtëpia botuese ‘’Faik Konica’’ e Prishtinës e botoi kompletin e veprave të tij për të dëshmuar kështu vlerat e pakontestueshme me të cilat disponon kjo krijimtari e që nuk e kanë humbur aktualitetin as sot e kësaj dite. Në të gjitha këto vepra hetohet mprehtësia e tij për t’i kapë gjerat, për të shqyrtuar me mjeshtri dhe aftësi të rrallë çështje që i shtron në këto punime. Në të gjitha këto vepra duket qartë prirja e tij për të ndriçuar sa më mirë çështjet për të cilat shkruan, duke i qëndruar besnik orientimit të tij primar, që veprën ta analizojë nga aspekte e artit dhe të rolit të saj në zhvillimin e dijes. Ibrahim Rugova ka bërë zgjedhjen dhe përgatitjen për shtyp të vjershave të zgjedhura të poetëve bashkëkohorë, si Din Mehmeti, Ali Podrimja, Beqir Musliu etj, të cilat i shoqëronte me parathënie, që në realitet janë analiza të thukta të vlerave të këtyre veprave.
Dy janë veprat më të çmuara të këtij krijuesi, e që me duket se janë kryeveprat e Ibrahim Rugovës dhe ato “Vepra e Bogdanit 1675-1685’’ dhe “Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983’’. Derisa në të parën ai do merret me studimin e gjithanshëm të veprës së këtij humanisti dhe shkrimtari, në të dytën Rugova do të merret me rrugët e zhvillimit të kritikës letrare në letërsinë shqipe. Sipas tij mendimi kritik për veprat e artit të fjalës së shkruar në letrar shqipe është shumë i hershëm, madje ai zë fill me paraqitjen e shkrimeve të para të shkrimtarëve shqiptarë. Kështu, për shembull, ai ka shkruar edhe këta rreshta: ’’Po ashtu në vijën e humanizmit kemi edhe poetin dhe filozofin Mikel Maruli (1453-1500), i cili shkruante poezi në frymën e elegjive të Katulit dhe bënte interpretimin poetik të botës sipas Lukrecit. Më 1497 botonte dy vepra të njohura «Epigrame» dhe «Himnet e natyrës», si dhe la në dorëshkrim veprën «Mbi edukimin princëror». Duke vepruar kështu ai dëshmonte për përkushtimin e tij që të gjurmojë dhe të gjejë elemente të mendimit kritik për vepra letrare, edhe në vende të tjera e ndër popuj të tjerë, që ishin të botuara më herët.
Në vazhdim të këtij studimi Ibrahim Rugova do të përqëndrohet në vlerësimet që janë dhënë për letërsinë dhe për veprat letrare në kohë dhe në hapësira të ndryshme. Një vend të rëndësishëm në veprën e tij zë mendimi kritik i shkrimtarëve të Rilindjes kombëtare dhe kontributi i çmuar i shkrimtarëve të kësaj periode, të cilët kishin botuar vepra të shumta në poezi, prozë apo edhe gjini të tjera të krijimtarisë artistike, por që kishin dhëne edhe vlerësime për veprat e botuara, në mesin e të cilëve ai do të përmendë Jeronim De Radën, mandej Faik Konicën, të cilin e radhiste në mesin e kritikëve më të çmuar të mendimit estetik në letrat shqipe, i cili që në shkrimin e tij në “Kohëtoren e letrave shqipe’’ dëshmonte për një vetëdije të lartë për nevojën e kritikës letrare shqipe, si pjesë e letërsisë, të cilën edhe e ndihmon në zhvillimin e saj .Mund të themi lirisht se Faik Konica çmohet si njëri ndër kritikët më të mprehte dhe një ndër ata që i ndihmoi zhvillimit të mendimit kritik në letërsinë shqipe.
Në këtë vazhdë duhet përmendur edhe shumë bashkëkohanikë të Konicës, në mesin e të cilëve po përmendim Fan S. Nolin, i cili veprat e përkthyera nga gjuhët e ndryshme në shqip i shoqëroi me introduksione, andaj edhe kritikat e tij ai i quan kritika introduktore. Pa dyshim se këto interpretime të Nolit janë një thesar i çmuar në zhvillimi dhe rritjen mendimit kritik e estetik në letrat shqipe.
Si do që të jetë konsolidimi i kritikës letrare shqiptare fillon më mjaft vonesë. Ai nis të zhvillohet dhe të kultivohet pas fillimit të botimit të shumë revistave letrare në gjuhën shqipe, qoftë në Shqipëri apo edhe në diasporë. Në këto gazeta e revista fillojnë të botojmë shkrimet e tyre shumë penda që më vonë do të bëhen të njohura , duke i ndihmuar kështu kultivimit të kritikës letrare si pjesë përbërëse e letërsisë. Kjo ndodh në vitet ’20 dhe të ’30 të shekullit të kaluar kur edhe fillojnë të botohen revistat “Djalëria’’, ’’Shqipëria e re’’, ’’Minerva’’, Illyria’’, ’’Hylli i Dritës’’ etj. Në faqet e tyre do të gjejmë shkrimet e Eqrem Çabejt, Justin Rrotës, Mitrush Kutelit, Krist Malokit, por edhe ato të Dhimitër Shuteriqit, Gjergje Fishtës e shumë e shumë emrave të njohur të letërsisë shqiptare. Një pjesë të mirë e studimeve të Ibrahim Rugovës i kushtohet kritikës bashkëkohore, veç asaj që u krijua në Shqipëri e veç asaj që u krijua në Kosovë, gjegjësisht në ish Jugosllavi. Autori i veprës në shqyrtim ka sjellë analiza të hollësishme për orientimet dhe vlerat e kritikëve bashkëkohor, qofshin ata që punimet e veta i botuan në shtypin e Shqipërisë apo edhe të Kosovës, bashkë me orientimet e tyre në këtë lëmi të krijimtarisë.
Vepra e veta Ibrahim Rugova i ka përcjellë me aparaturë shkencore, duke cituar fusnotat për burimet e shfrytëzuara, ashtu siç ka vepruar edhe me numërimin e literaturës së shfrytëzuar, treguesin historik të termave, treguesin e emrave e të ngjajshme me këto. Në dy veprat tjera, në njërën ai e ka botuar edhe listën e përmbledhjeve të poezive bashkë me vlerësimin e shkurtër për secilën veç e veç, kurse në tjetrën, në atë të fundit “Refuzimi estetik’’ i ka numëruar romanet e botuara nga viti 1949 deri në vitin 1986, pra vetëm një vit para botimit të veprës në fjalë. Të gjitha këto e bëjnë veprën e tij me vlera të larta jo vetëm estetike, por edhe shkencore.
Mesjeta shqiptare dhe mesjeta evropiane
Studimi i Ibrahim Rugovës, “Vepra e Bogdanit”, ku është studjuar në mënyrë integrale vepra e njërit ndër krijuesit më të mëdhenj të mesjetës shqiptare, Pjetër Bogdani, bën pjesë në ato arritje kulturore përgjithësisht, e shkencore veçanërisht, që pos të tjerash, ngjallin respekt edhe për objektin e studimit. Njeriut të kohës sonë, të kësaj ngutie e hutie sikur nuk i mbetet kohë të merret edhe me trashëgiminë kulturore, shkencore, filozofike dhe letrare të stërgjyshërve. Kjo mund të jetë edhe pasojë e mentalitetit tonë se gjoja çdo gjë fillon me ne ose së paku ka arritur zhvillimin e lakmushëm me ne. Andaj, vështruar nga ky kënd, studimi i Ibrahim Rugovës hap dritare të reja të dijes, duke shpaluar në këtë mënyrë errësirën shekullore, sidomos të Mesjetës, ku edhe si faktografi, ende nuk dihet për gjithë thesarin e trashëgimisë sonë shpirtërore. Më tutje, “Vepra e Bogdanit” heq, pos të tjerash, edhe napën e mosnjohjës së trashëgimisë, e që është burim dialektitk i njohjës së drejtë edhe të së tashmes, që bën të mundur të gjenden rrugë për perspektivat e ardhmërisë.Studimi i Ibrahim Rugovës insiston me ngulm në këtë çështje.
Çështjet që ka bërë përpjekje t’i ngrisë në nivel interesimi e interpretimi, t’i analizojë e t’i zgjidhë janë çështje të mëdha, që dalin para studiuesit, e në të njëjtën kohë janë edhe pjesë e trashëgimisë sonë shpirtërore, por edhe të mira shpirtërore, në fondin e arritjeve kulturore europiane. Duke u marrë me veprën e Pjetër Bogdanit, autori i studimit ka hetuar vlerat madhore të saj në fusha të ndryshme të dijes, në plane të ndryshme të dijes dhe në plane të ndryshme të arritjeve të mendjes njerëzore.Vepra e Bogdanit “Cuneus Prophetarum”, e botuar për herë të parë në vitin 1685, në Padovë, në shtypshkronjën e Kardinal Barbarigos, është dëshmia më e mirë e zhvillimit të artit, të shkencës e të filozofisë mesjetare shqiptare. Duke e vështruar këtë çështje, autori ka hetuar pararendësit shqiptarë dhe pararendësit europianë, për të krijuar hallkat e kontinuitetit të këtij zhvillimi. Në planin europian ky zhvillim është moshatar i mendjeve të ngritura të Dekartit, Mellbranshit, Spinozës, Paskalit. Në planin e zhvillimit nacional, është pjellë e arritjeve dhe e përpjekjeve të Barletit, Buzukut, Budit e Bardhit.
Në studimin “Vepra e Bogdanit” është ndjekur një metodologji e ngultë shkencore, që e ka kushtëzuar edhe objekti i studimit. Të dhënat e shumta historiografike, që i ofrohen lexuesit të sotëm, mund të duket se e rëndojnë studimin, por kjo është e domosdoshme për veprat e lartësisë, sepse vetëm në këtë mënyrë arrihet ai kontinuitet i mundshëm ndërmjet nivelit që i ofron objektit, i cili shqyrtohet në nivelin e arritjeve të mendimit shkencor në kohën e sotme.
Studimi “Vepra e Bogdanit”, hiq “shtojcat”, ndahet në dy pjesë. Në pjesën e parë autori është marrë me gjenezën e veprës, kurse në pjesën e dytë me analitikën e veprës së Pjetër Bogdanit. Këto ndarje kryesore i shqërojnë pastaj nëndarjet e shumta të mëpastajme, që theksojnë çështje të shumta të planeve të veprës. Në pjesën e parë janë trajtuar çështje që janë kushtëzuar nga rruga e mundimshme e deri te krijimi i veprës së parë origjinale kombëtare “Cuneus Prophetarum”. Autorit të studimi i është dashur të merret edhe me çështjet e përkufizimit të letërsisë së vjetër shqipe, do të thotë me probleme të sistematizimit të letërsisë. Më tutje, me klasifikimin e zhanreve dhe të formave që janë zhvilluar brenda letërsisë së vjetër, edhe me biografinë e autorit, vepra e të cilit është bërë objekt studimi. Për të hetuar kohën e tij, rrethanat shoqërore dhe kulturore të asaj kohe, është marrë edhe me anë të tjera jashtë natyrës së veprës, për të kompletuar kësisoji jo vetëm kërshërinë shkencore, por edhe kërkesën e opinionit kulturor të kohës sonë. Sepse, siç ka thënë Shekspiri, e që e ka cituar edhe autori, “t’i kthehemi të vjetrës (antikës) se do të jetë një progres”.
Më poshtë autori ka dhënë të gjashtë botimet që ka pasur vepra e Bogdanit duke filluar nga viti 1685 e deri më 1977. Deri sot dihet se me veprën e Bogdanit nuk janë marrë shumë njerëz, mendojmë në mënyrë studimore, edhe pse vepra nuk ka pushuar të jetë objekt i interesimeve të ndryshme që nga botimi, 1685, e deri në ditët tona. Vepër e veçantë që dihet deri sot mbi Bogdanin dhe veprën e tij është ajo e Matteto Sciambra me titull “Bogdanica” II, botuar në Bolonjë më 1965, ku janë dhënë shumë dokumente të reja për Bogdanin, kurse analizon aspektin gjuhësor dhe aspektin filozofik të veprës së Bogdanit. Mirëpo, si objekt i interesimeve të ndryshme, vepra e Bogdanit ishte përherë në qendër të vëmendjes. Sipas autorit të studimit “Vepra e Bogdanit”, ndër studjuesit e shumtë mund të veçohen disa prej tyre: Mark Harapi, i cili transkripton dhe e pajisë me shënime pjesën e parë të Cunesit, të cilën e boton në Shkodër më 1940-43. Duhet përmendur pastaj kontributi i Prof. Alberto Sratigonit, Anton Santorit, Zef Jubanit, Sami Frashërit, Faik Konicës, Gaetano Potrotta, Eqrem Çabejt, Justin Rrotës, Injac Zamputit, i studiuesit serb Radoniqit, ku janë me interes fotografia e pasur rreth Bogdanit dhe familjës së tij. Studimi i Jovan Radoniqit, më sa duket, është rezultat i polemikës që pati me Çedomir Mijatoviqin rreth origjinës së Bogdanit dhe familjës së tij, të cilën Mijatoviqi bëntë përpjekje ta nxirrte me origjinë serbe.
Në pjesën e e dytë janë trajtuar çështje të shumta që dalin nga struktura e veprës. Kjo strukturë, siç del nga studimi i Ibrahim Rugovës, nis që me organizimin e jashtëm e formal të veprës “Cuneus Prophetarum” (Çeta e Profetëve) e që i shëmbëllen organizimit të Bibiliotekës, duke shkuar deri te ndarja në shkallë e rrathë të veprës, për ta interpretuar, analizuar e vlerësuar pastaj veprën e Bogdanit.
Për të hetuar të gjitha këto aspekte të vlerave të veprës së Pjetër Bogdanit, autori ka përcaktuar drejt edhe shtrirjen brenda kontekstit kohor, kur është krijuar ajo. Ky kontekst ka dy kahe: Mesjetën europiane dhe traditën nacionale. Siç shihet, plani krahasues ka qenë i pashmangshëm, sepse ai ka bërë të mundshme që të kuptohet drejt, dhe jo vetëm çështja e krijimit të veprës, por edhe niveli shkencor, filozofik e artistik i saj. Këto dhe çështje të tjera, të analizuara e të interpretuara me njohuri nga Ibrahim Rugova, e bëjnë studimin e tij ndër ato vepra që vëjnë bazat e studimit të trashëgimisë sonë shpirtërore. Duke hulumtuar shtresimet e vlerave të veprës, autori ka trajtuar çështje të estetikës e të poetikës, të retorikës e të semiotikës, të semantikës e të poetikës, të retorikës e të semiotikës, të semantikës e të etikës. Të gjitha këto janë të shoqëruara me argumente të mbështetura, në radhë të parë në vlerat burimore që i ka ofruar Vepra e Bogdanit.
Në traditën e shkrimit dhe të botimit të Mesjetës, dihet se brenda botimeve të natyrave të ndryshme janë futur edhe shkrimet në poezi. Autori i studimit poezinë që është botuar në Cuneus e quan praktikë poetike. Në këtë rrafsh autori ka folur edhe për stilin, për figurat, kurse në tërësinë e veprës edhe për tipa të ligjeratës e që, sipas tij, janë dy: ligjërimi shkencor dhe ligjërimi artistik. Këto dhe plane të tjera të vështruara në veprën e Pjetër Bogdanit kanë bërë të mundshme shpalimin e këndeve të ndryshme të vlerave, që kanë kushtëzuar gjallërimin e saj nga Mesjeta deri në ditët tona. Autorit të studimit, duke mos iu mbushur mendja se ka prekur të gjitha rrafshet e Cuneus-it, në fund sjell një ese. Me këtë vepër, autori ka bërë përpjekje ta shqyrtojë praninë kreative të veprës së Bogdanit në krijimtarinë e mëvonshme të krijuesve tanë. Këtë interesim e nis me De Radën e Naimin dhe vazhdon me Nolin dhe Lasgushin, e vjen deri në ditët e vona, me Sabri Hamitin e ndonjë tjetër. Edhe pse këtë prani e quan si një punë që duhet të hulumtohet, del fakti se madhështia e Veprës së Botimit, me praninë e saj nuk ishte fiktive, por kreative.
(Botuar në librin e autorit Engjël Koliqi”Dr.Ibrahim Rugova Arkitekti i Dardanisë se re-Republika e Kosovës”,Botues “Rugova Art”,Prishtinë,maj 2011,fq.55 deri fq.60).
http://rugovistat.al/sq/dr-ibrahim-rugova-kultivues-i-modernitetit/

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...