Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/02/10

Nga legjendat te paragjykimet e sotme

Një udhëtim me Ballkanin që nga legjenda deri te paragjykimet e sotme mbi ne, vendin dhe rajonin ku jetojmë

kostandini

Ballkani i ngjet një opere komike

të shkruar me gjak, dhe kur bie sipari,

ata që vdesin nuk kthehen më në jetë

Meri Edit Durham



Nga Ledia Dushi

Po e nis nga legjenda, ajo flet pёr kohёn kur perёnditё dhe njerёzit komunikonin. Atёhere Agenori mbreti i fenikasve dёrgoi djalin e tij Kadmin tё gjente tё motrёn, Evropёn tё cilёn e kishte rrёmbyer Zeusi. Ai nuk e gjeti dot por, edhe pa tё nuk u kthye tek i ati. Ndaloi nё Beoti dhe themeloi Tebёn. U martua me Harmoninё, tё bijёn e Perёndisё sё Luftёs, Aresit dhe Perёndeshёs Afёrdita. Lindёn njё djalё, Illyriosit i cili me urdhrin e Profetit u bё mbret i Enkelejve dhe mbretёroi njё hapёsirё tё madhe me emrin Iliri. Kadmi dhe Harmonia, thotё legjenda, u kthyen nё gjarpёrinj nё mbrojtje tё tokёs ku djali i tyre mbretёronte. Shumё dijetarё shkruan mё vonё pёr kёtё vend i cili ёshtё i vjetёr sa vetё jeta. Ai u vesh me legjenda me vlerёsime pёr njerёzit qё jetonin aty. Njё vend i mbushur me male, gryka e hone, qё nё perёndim binin thuajse pingul mbi detin Adriatik dhe pastaj duke ecur drejt jugut copёtohen nё shumё ishuj nё disa dete, nё tё cilёt ka marrё jetё njё periudhё nismёtare e historisё njerёzore. Nga veriu me Alpet Lindore dhe Dravёn duke kaluar nё lindje me Danubin, Moravёn dhe Vardarin duke zbritur ngadalё nё rrafshnalta e pastaj nё fusha tё mrekullueshme deri nё Danubin e legjendave.

“Ballkan” është fjalё qё ka hyrё nё kёtё vend me ardhjen e turqve osmanё. Mё sё shumti fjalorёt osmanё dhe turq e shtjellojnё si “mal” ose “masiv malor”, si “pyll i dendur” ose “vend i thyer shkёmbor”, ёshtё fjala pёr malet qё ndajnё Bullgarinё nga Rumania e cila mё vonё ka marrё kuptimin e maleve qё lidhin Detin e Zi me atё Adriatik. Megjithёse nga persishtja “Balaa-Khaana” do tё thotё, “shtёpi e madhe”, “e lartё” ose “krenare”, nuk pёrbёn hipotezё qё ky emёrtim tё jetё paraosman. Shёnojmё se fjala “Ballkan” ka kuptimin e pёrgjithshёm tё malit sepse shpesh pёrdoret me mbiemra shtesё, si p.sh. shpatet lindore tё masivit malor qё zbresin drejt Detit tё Zi, quhen “Emine-Ballkan”, masivi malor njihet me emrin “Koxha-Ballkan” (mal i madh), ose “Kyçyk-Ballkan” (mal i vogёl), etj.

Pёr herё tё parё emri “Ballkan” u pёrdor nё Perёndim pёr vargmalet nё Bullgari nё njё letёr tё Buonaccorsi Callimarco, njё humanist italian, shkrimtar e diplomat, nё vitin 1490.

Si entitet i dallueshёm gjeografik, kulturor e social, Ballkani “u zbulua” nga udhёtarё dhe studiues nga fundi i shekullit tё XVIII-tё, dhe veçanёrisht nё shekullin e XIX-tё kur filluan tё pёrvijohen shtetet-komb nё pёrplasje tё rreptё ndёrmjet tyre dhe me njёri-tjetrin.

Koncepti i “Gadishullit ballkanik” u krijua nga gjeografi gjerman August Zeune, nё vitin 1808.

Para kёtij emёrtimi ka patur emёrtime tё tjera qё vijnё nga thellёsia e shekujve. Ndoshta mё i vjetri qё njihet ёshtё “Haemus” pёr romakёt dhe “Emus” pёr grekёt e lashtё. Mendohet se nga ky emёr duhet tё ketё ardhur edhe “Emine Ballkan”, i pёrkthyer fjalё pёr fjalё “mali Haemus”, nga Haemus nё fjalёn bizantine “Aimos”, “Emmon” dhe nga “Emmona”, osmanёt nxorёn fjalёn e tyre “Emine”.

Plini thotё se mbreti Filip, babai i Aleksandrit iu ngjit malit “Haemus”, 6000 kёmbё tё lartё nё 4 ditё dhe zbriti nё dy ditё dhe se nga aty shihet Danubi, Deti i Zi dhe Deti Adriatik. Ka patur edhe emёrtesa tё tjera si Albanus, Skardus si dhe emёrtime tё tjera qё kanё tё bёjnё me popuj tё ndryshёm qё u vendosёn pranё kёtyre maleve ose kaluan nёpёr to si: “Stara Planina” qё nё bullgarisht do tё thotё “mal i vjetёr”, e nё sllavisht “Komonic” si dhe ёshtё quajtur “Amion to oros” qё do tё thotё “mali i argjendtё”.

Duke u nisur nga Herodoti mund tё themi se ka mbizotёruar ideja se Haemus ёshtё njё vargmal madhёshtor qё shtrihet nga Adriatiku nё Detin e Zi. Disa nga gadishujt nё Evropё kanё marrё emrat e maleve si Apeninet, Pirenejve (Iberik) etj., edhe ky gadishull e mori emrin nga malet Ballkan. Sigurisht tashmё me Malet Ballkan filluan tё pёrcaktohen Alpet Dinarike deri tek Pindi dhe Peleponezi si dhe nё degёn tjetёr nga mali Ballkan dhe Rodopet. Më nё veri ёshtё harku i Karpateve ku nё jug-perёndim tё tyre Danubi kalon nё portat e hekurta ku “shtylla” tjetёr ёshtё në malet Ballkan.

Pёrcaktimi “Gadishull Ballkanik” kishte mё sё shumti kuptim politik se sa gjeografik dhe mori autorёsinё pas Kongresit tё Berlinit tё vitit 1878. Duke kaluar nga epoka e lashtёsisё e deri ne mesjetё, ai u njoh si “Helenik”, “Ilir”, “Dardan”, “Trakas” etj. Studiues tё ndryshёm e emёrtojnё si “Evropa Juglindore”, “Turqia Evropiane”, “Gadishulli Oriental”, “Gadishulli Sllavojugor”, “Turqia Evropiane” etj., qё janё kryesisht burime turke. Fillimisht pёrcaktohej si i kufizuar nё lindje nga Danubi, por mbeti vetёm njё kuptim kalimtar gjeografik, sepse nё kuptimin politik pёrfshinte edhe Rumaninё.

Duket sikur Ballkani ёshtё njё refren i pёrhershёm i tё qenit nё mes, duke filluar nga tё qenit pjesё e perёndimit apo mburojё e perёndimit, pjesё e lindjes apo viktimё e saj, shoqёri bashkëkohore apo urё historike, e pёrbёrё nga komunitete apo kombe, luftёtarё apo civilё, sedentarё apo nomadё, etj. Nga ana tjetёr, duket sikur Ballkani ёshtё konceptuar si njё hendek ndёrmjet lindjes dhe perёndimit, duke ndёrtuar imazhin e njё ure qё e ka tё vёshtirё tё kryejё rolin e saj, e kёshtu kthehet mё sё shumti nё njё udhёkryq, gjё qё e vendos kёtё rajon nё turbullirёn e stadeve tё zhvillimit duke i veshur etiketime si, “gjysmë i zhvilluar”, “gjysmë-kolonial”, “gjysmë-perёndimor”, “gjysmë-oriental”.

E vendosur nё dihotominё lindje – perёndim, e cila sa i pёrket zhvillimit ka ndryshuar kahje, fjala vjen, pёr Bizantin, perёndimi ishte “barbar”, ndёrsa mё pas u konsiderua lindja si “barbare”; pёr tё huajt shpesh fjala “ballkan” ёshtё e barazvlefshme me fjalёn “jo evropian”. Ajo qё duhet thёnё ёshtё se, Ballkani ёshtё aq kompleks sa ёshtё shumё e vёshtirё pёr t`u rrokur si njё i tёrё. Por njё gjё ёshtё e sigurt, Ballkani ёshtё pjesё e Evropёs. Evropa kёtu ka filluar, pikёrisht nё hapёsirёn ku, ashtu siç njihet, fillon edhe historia e botёs.

Nё vitin 1901 nё librin “Njёzet vjet ngatёrresa ballkanike”, Zonja Durham ndёrton njё dialog me njё njeri qё e informonte, i cili i tronditur shprehet, “njeriu ose duhet tё dashurojё ose tё urrejё”, dhe mё poshtё vё nё dukje, “sepse i tillё ёshtё njeriu ballkanas, qoftё grek, serb, bullgar apo shqiptar, i krishterё apo mysliman”. Duke provuar tё ndёrtojё njё nocion si “Homo Ballkanikus”, profesoresha bullgare Maria Todorova merr si bazё Baj Ganjon, të mbiquajtur “ballkanski” i Aleko Konstandinovit.

Libri i tij titullohet, “Rrёfenja tё pabesueshme mbi njё bullgar bashkëkohor”, i cili ndoshta mund tё jetё libri i vetёm që e njeh çdo bullgar. Ёshtё i pёrafёrt me Shvejkun apo Tartarinin e Taraskonit. Ai ndёrron njё qyrk turk me njё mantel belg dhe pretendon se ёshtё bёrё evropian. Nё krye ёshtё një njeri i ndershёm i cili pёr evropianët ёshtё njё lolo i çuditshёm nga njё provincё ballkanase, si tё themi, njё sjellje qytetare e sipёrfaqshme, pa i njohur vlerat e mirёfillta tё qytetarisё. Pasi kthehet tek tё vetёt ai bёhet njё njeri i rrezikshёm duke u shfaqur si njё politikan qё kёrkon tё kontrollojё situatёn.

Kёshtu ngjet edhe me zotin Filimon, personazhi rumun i krijuar nga shqiptari Viktor Eftimiu, apo personazhi i Kazanzaqisit, fort i kёndshmi Aleksis Zorbas. Shumё studiues kanё provuar tё ndёrtojnё njё tip, si tё themi, ballkanas, dhe nё shumё pika sikur pёrputhen nё përcaktimet e tyre. Tё gjithё bёjnё njё ndarje, si tё themi, nё pjesёn fshatare qё nё pёrgjithёsi e paraqesin serioz, punёtor, tё thjeshtё, bestyt e mesjetar kokё e kёmbё dhe nё atё qё po e quajmё pjesёn qytetare ku ai molepset lehtё nga jeta e shthurur e qytetit, ku i pёlqen tё fitojё njё jetesё sa mё tё mirё, pa pyetur pёr mjetet, e mundёsisht nё mёnyrёn mё tё lehtё qё tё jetё e mundur. Mё duhet tё shtoj nё mёnyrё tё veçantё njё pёrcaktim qё i mirёnjohuri Montanelli bёn pёr malёsorёt shqiptarё kur thotё, “malёsori shqiptar qёkur lind hedh kandidaturёn pёr t’u bёrё i pavdekshёm”.

Tё gjitha kёto janё pёrpjekje pёr tё ndёrtuar njё tip ballkanas, por siç thashё mё lart, Ballkani ёshtё aq kompleks sa ёshtё shumё e vёshtirё pёr t’u rrokur si njё i tёrё. Sigurisht kombet qё e pёrbёjnё atё kanё ndikuar tek njёri-tjetri, por unё mendoj se kanё ruajtur dhe karakteristika qё i dallojnё nga njёri-tjetri.

Do dёshiroja qё lexuesi, si tё themi, “tё shёtisё” sa mё shumё qё tё jetё e mundur me dijet dhe fantazinё e tij nё kohёn pёr tё cilёn do tё flasim. Mё lart paraqitёm njё tendencё pёr tё pёrcaktuar njё tip tё shekullit tё XIX–tё, por Ballkani nuk fillon nё kёtё shekull, kёshtu qё edhe ballkanasit janё po aq tё vjetёr sa ç’ёshtё historia e njerёzimit. Sigurisht, nuk quheshin ballkanas por jetuan nё kёtё vend. Popujt mё tё lashtё tё kёsaj treve, gjё qё e pranojnё thuajse tё gjithё studiuesit, janё grekёt dhe iliro-shqiptarёt. Ata gjenden kёtu qё nga mijёvjeçari i dytё Para Krishtit. Rumunёt i pёrkasin fundit tё mijёvjeçarit tё dytё.

Mё vonё erdhёn trakёt qё u romanizuan pa krijuar kurrё njё shtet tё tyrin. Nё shekullin e VI-tё e tё VII-tё Pas Krishtit erdhёn sllavёt, tё cilёt pёrbёjnё kontigjentin mё tё rёndёsishёm tё dyndjeve. Shekulli i VII-tё shёnon ardhjen e protobullgarёve, qё megjithёse i mundёn, sllavёt u asimiluan prej tyre. Bullgarёt arritёn qё nё vitin 681 tё detyrojnё Bizantin tё pranojё mbretёrinё e tyre. Nё shekullin e XIV-tё tё gjithё kёta vende e popuj u pushtuan nga turqit tё cilёt, me gjithё luftёn e tyre, nuk arritёn tё pёrmbysin ekuilibrat e mёparshёm. Nё kёtё kohё njё rol shumё tё rёndёsishёm e deri vendimtar mori feja e cila u konsiderua si ngatёrresa mё e madhe nё kёtё mozaik popujsh.

Fillimisht Teodosi ёshtё ai qё vendosi kufirin ndёrmjet dy kishave, madje filluan të formoheshin edhe kishat autoqefale si, e Bullgarisё dhe e Serbisё. Pushtimi osman, megjithёse i bazuar nё njё ideologji tё fortё fetare, nuk u shoqёrua me konvertime tё detyrueshme. Tё parёt qё u konvertuan ishin Bogomilёt. Mё vonё, nё shekullin e XVII-tё u zhvilluan popullsi myslimane nё Shqipёri, Bullgari e Maqedoni. Pati edhe vendosje kolonёsh si nё Maqedoni, Dobruxha, Bullgari dhe nё njёsi mё tё vogla dhe nё vende tё tjera. Feja nё disa vende ishte kaq e fortё sa ndryshimeve etno-linguistike sikur u farkёtuan me ndryshimet fetare duke ndёrhyrё nё identitet kombёtar. Kjo bёri qё kryetarёt e feve tё kthehen nё administratorё dhe pёrgjegjёs tё bashkёsive tё tyre. Kjo gjё bёri qё binomi fe dhe komb tё jetё njё e i pandarё.

Fillimisht duket sikur Ballkani u ndikua nga kultura Greke deri sa arriti qё Aleksandri pёr herё tё parё nё histori tё kishte tё bashkuar nё njё pushtet tё gjithё Ballkanin. Ndikimi i dytё i fuqishёm ishte pёrfshirja e tij nё Imperium Romanum. Ndryshimi i tretё i fuqishёm ndodhi pёr arsye tё ardhjes sё sllavёve. Kishte njё ndryshim tё thellё, ata nuk erdhёn thjesht si pushtues, por pёrzunё me forcё banorёt vendas duke i dyndur nё male dhe bregdet dhe formuan territore tё tyre duke bёrё shndёrrim etnik, gjё qё bёri tё lindin dhe tё vdesin shtete tё fuqishme si ai Bullgar, Serb, etj.

Bizanti e pranoi kёtё gjё dhe kёshtu ndodhi ndryshimi i katёrt.

Ardhja e Turqve Osmanё solli edhe ndryshimin e pestё. Turqit u ndeshёn me popujt e Ballkanit si, serbёt, shqiptarёt, malazezёt etj. Kёshtu arritёm nё shekullin e XVII-tё, pikёrisht atёhere kur ky vend filloi tё quhet Ballkan. Kёtё pjesё dёshiroj ta mbyll me dy thёnie, njё tё Miss Durham: “Ballkani ёshtё vendi i “Perandorive tё njё njeriu”, perandori qё rrojnё sa ёshtё gjallё njeriu nё krye tё tyre”. Vetё perandoria e Aleksandrit nuk e pati tё gjatё pas vdekjes sё tij, dhe sipas profesoreshёs bullgare, Maria Todorova “E meta kryesore e bullgarёve ishte se nuk kishin ruajtur kurrëfarë aristokracie dhe kësodore u mungonte historia, letёrsia e madje dhe një gjuhë e formuar dhe e përsosur”.

Fjala dhe nocioni më i rëndësishëm i prejardhur nga Ballkani është “ballkanizim”. Ka hyrё nё leksikun e sharjeve politike nё fundin e shekullit tё XIX-tё kur Perandoria Osmane ishte nё degradim e sipёr dhe po formoheshin shtete tё vogla, nё luftё tё rreptё me njёri-tjetrin dhe ndёrmjet vetё grupeve etnike. Fjalorё tё ndryshёm e datojnё dhe e shpjegojnё nё mёnyra tё ndryshme, por thuajse nё tё gjitha rastet duke ruajtur konotacionin e saj negativ. Ёshtё konsideruar si ndarje nё njёsi tё vogla e shoqёruar me despotizёm, revolucione e kundёrrevolucione, luftё guerile e vrasje, keqinterpretim tё historisё, ku gjithkush ka probleme brenda vetes dhe me fqinjёt e tij.

Fjala “ballkanizim” hyri nё fjalorin e politikanёve, gazetarёve, analistёve dhe tashmё nёnkuptonte poshtërimin qё u bёhej popujve tё vegjёl duke u mohuar tё drejtёn e tyre pёr liri, demokraci, pazotësinё e tyre pёr tё formuar shtet, duke u kthyer në sinonim tё pasigurisё, korrupsionit, pёshtjellimit tё kompetencave mbi kufijtё etj. E tejkaloi kuptimin historik e gjeografik duke u shtrirё nё fusha tё ndryshme si, nё ato sociale, kulturore etj.,aq sa filloi tё pёrdorej trajta “shoqёri e ballkanizuar”.

Harold Blumi shprehet, “Ballkanizimi i studimeve letrare ёshtё i pakthyeshёm”. Kёshtu nocioni i “ballkanizimit” nuk ishte mё thjesht copёtim e krijim etnish, tashmё ishte shumё mё shumё, ishte njё degradim estetik, mohim i humanizmit e deri shkatёrrim i qetetёrimeve.

Dhe sot mё duket se qёndron disi pezull, le tё themi, njё farё vetёpёrcaktimi negativ i ballkanasve mbi Ballkanin.

Fjalёt “ballkanas” dhe “ballkanizoj”, nё kuptimin me tё cilin përdoren, nuk kanё tё bёjnё me fjalёn “ballkan”. Duke e grisur nga baza e vet ontologjike krijohet njё si gjё e mbrapshtё, e papranueshme e cila shndёrrohet nё njё barishte tё keqe gjuhёsore. Duke u larguar nga konteksti fjala ka marrё njё ngarkesё negative duke e krahasuar me tё keqen, gjё qё ka sjellё njё reputacion jo tё mirё, pavarёsisht nga realiteti. Nё Ballkan ka patur dhe ka njё mori dukurish tё padёshirueshme apo tё pakёndshme, por jo tё pariparueshme dhe tё pazgjidhshme.

Mё sё shumti kjo ёshtё jehonё e cila, e dalё nga goja e udhёtarёve gjatё shekujve tё fundit ёshtё pёrplasur diku në Evropёn Perёndimore duke u kthyer shpeshherё e deformuar, ka bёrё qё evropianёt tё mos kuptojnё se Ballkani ёshtё vetja e tyre e errёt. Ana tjetёr e çuditshme ёshtё njё farё stigmatizimi kolektiv. Edhe nё vende tё tjera ka probleme, ndoshta mё tё rёnda se nё Ballkan, por nuk takojmё pёrcaktime tё tilla si ”ballkanizim”. Politikanёt, analistёt, gazetarёt etj., duhet të binden se stigmatizimi kolektiv nuk ёshtё mjet i mirё dhe shpeshherё spekulativ.

P.sh., pas viteve 90 kishim mё shumё njё krizё jugosllave dhe jo njё ”rilindje tё ballkanizimit”, siç shkruhej në gazeta tё ndryshme. Perёndimi, e kam fjalёn, Evropa Perёndimore, mosangazhimin e saj nё problemet e Ballkanit e ka legjitimuar me idenё se Ballkani ёshtё joevropian. Do tё ishte mё mirё qё nё vend tё shpjegimeve mbёshtetur nё fantazma dhe trazira proverbiale ballkanike, “argumente” gjoja historike tё trajtuara sikur historia e Ballkanit ёshtё historia e Serbisё, perёndimi mund tё afronte tё njёjtat kritere racionale qё i rezervon vetes. Kosova ёshtё njё shembull shumё konkret.

Dёshiroj qё kёtё ese ta mbyll me njё thёnie tё dramaturgut Sllobodan Shnajder, kroat qё jeton nё Gjermani: “Ballkani ёshtё njё truall mitik… Ashtu sikurse Mesdheu mund tё quhet djepi i historisё njerёzore, kjo ёshtё e vёrtetё dhe pёr Ballkanin. Do tё dёshiroja tё theksoja se ai nuk ёshtё vetёm njё rajon fatkeqёsish por edhe njё hapёsirё ku regёtijnё traditat e fuqishme qё kanё plazmuar kulturёn evropiane. Ballkani nuk duhet lidhur doemos me diçka negative, edhe pse fjala ”ballkanizim” na bёn tё mendojmё pёr njё luftё vetёvrasёse.”

Mё lart e quajta “stigmatizim kolektiv” fjalёn “ballkanizim”, dhe tani mendoj se duhet qё Evropa tё bindet se nuk ёshtё zgjidhje mbartja e njё damke. Unё jetoj nё njё vend qё ndodhet nё Gadishullin e Ballkanit dhe dёshmoj se integrimi ёshtё zgjidhja. Integrim nuk do tё thotё tё bёhem evropiane, por tё pranohem si e tillё…

Noel Malcolm: “Agjentë perandorakë” në dy kryeqytetet

noel_malcolm

Noel Malcolm

Përmes dokumentimit të historisë së dy familjeve shqiptare, asaj Bruni dhe Bruti, zbulohen kontaktet apo konfliktet në botën e “pëshpërimave të qyteteve”, rrjetit të shërbimeve inteligjente nga Europa Perëndimore në Azi.



Librin e tij e quan thellësisht një libër për shqiptarët, më shumë sesa libër për historinë e Kosovës apo historinë e Shqipërisë. Shqiptarët kanë pasur ekzistencë në shumë rajone ballkanike, për shekuj me radhë, tregon ai. Shqipja e tij rrjedhëse tregon dashurinë e tij për shqipen dhe libri që në këtë mesjavë, dhe një ditë më parë, promovoi në dy kryeqytetet, Tiranë dhe Prishtinë, e konfirmon ekspertizën e tij.

Libri është “Agjentë perandorakë”, një libër si rezultat i angazhimit të tij prej 20 vitesh në çështjen shqiptare. Një traktat i Antonio Brunit i pagjetur, e që më pas ai e gjeti në Bibliotekën e Vatikanit, u bë sebep që të shkruhet ky libër. “Nuk e kisha idenë që do të sillja një libër. Kur e nisa 20 vite më parë, hasa në një libër të një autori italian, ku tregohej ekzistenca e këtij traktati, nga një shqiptar për shqiptarët. Doja ta gjeja këtë traktat dhe e gjeta pas 15 viteve. Atë doja më pas ta botoja, ta bëja publik në ndonjë revistë shkencore ose kudo tjetër. Kësisoj përfundova në librin që po e promovojmë sot” tregon Malcolm.

Noel Malcolm është shkrimtar, historian, poliglot dhe gazetar britanik. Ka studiuar në Kembrixh, dhe është një nga analistët më të mirë britanikë në çështjet e Ballkanit. Ka qenë drejtor i revistës politike “The Spectator” dhe komentar i gazetës “Daily Telegraph”. Ka punuar gjatë për “British Helsinki Human Rights Group”, i njohur edhe në Shqipëri.

Libri “Agjentë perandorakë” ka ardhur i botuar nga Botimet Dudaj, në Shqipëri. Arlinda Dudaj, nga kjo shtëpi botuese, e ka quajtur librin një vlerë të veçantë të historisë sonë. Ajo ka shtuar se ky libër është edhe një arsye më shumë për t’u ndjerë krenarë me historinë tonë, dhe me një njeri që për vite me radhë u angazhua për shqiptarët, duke e futur kësisoj Shqipërinë dhe Kosovën në një hartë letrare e historike.

Përmes dokumentimit të historisë së dy familjeve shqiptare, asaj Bruni dhe Bruti, zbulohen kontaktet apo konfliktet në botën e “pëshpërimave të qyteteve”, rrjetit të shërbimeve inteligjente nga Europa Perëndimore në Azi.

Historiani Jahja Drançolli, gjatë promovimit tha se të flasësh mbi librin e Sir Noel Malcolm është si të futesh në ndonjë Bibliotekë të madhe a ndonjë arkiv me përmasa botërore.

“Materiali që trajtohet në këtë libër është i prekur nga të gjitha kohët. Malcolm ka punuar si analist dhe komentator i 600-të vjetorit të Betejës së Kosovës, kur me fjalim u paraqit edhe Sllobodan Millosheviq. Ky libër është vepër historike shkruar nga një historian që zotëron njohuri të shkëlqyeshme nga historia dhe shkencat e përafërta” ka thënë mes të tjerash, Drançolli.

Pasi ka promovuar librin në Tiranë e në Prizren, libri i tij shkoi edhe në Prishtinë. Malcolm ka shkruar mbi 11-të monografi dhe libra nga historia, ese, biografi e polemika gazetareske. Ai mori titullin “Sir” për shërbime ndaj akademisë, gazetarisë dhe historisë evropiane.

“Në libër doja t’i shpërfaqja kushtet e shqiptarëve, situatën dhe politikën evropiane që nga gjysma e dytë e shekullit 20-të. Ky libër, ky traktat, është për çdo shqiptar, është libër për historinë e të gjithë shqiptarëve” ka thënë mes të tjerash, autori në promovimin që sot ndodhi në Bibliotekën Kombëtare. Malcolm është anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, si dhe anëtar i Akademisë Britanike të Shkencës.

Letra e një të njohure


per gim bacin

(Shënime për romanin “Dashuri në Kosovë” i autorit Artan Mullaj)



Nga Agim Baçi

A dimë pse dashurojmë? A dimë të dashurojmë? Çfarë na e ndez zjarrin brenda nesh? Çfarë mundet të na e bëjë dashurinë më të vogël apo më të madhe? Nuk janë pyetje për një përgjigje. As për disa përgjigje. Janë pyetje që kanë nevojë për një jetë të tërë në udhëtim, për të bërë të mundur që më së paku, të dimë se çfarë na sjell dashuria edhe kur ajo fle mbi rrezikun. Nuk ka asnjë në botë që mund të na garantojë mësimin për të arritur në përgjigjet e duhura. Dimë veç që kufijtë e kënaqësisë dhe dhembjes nuk janë gjithçka, edhe pse mund të thonë shumëçka. Madje, nuk do mundemi kurrë të themi se bëmë zgjidhjen më të duhur as atëherë kur je i detyruar të përgjigjesh si kurrë më parë, me gjuhën e kombit, me gjuhën e asaj që duhet të mbrosh jo vetëm në emër të vetes tënde, por edhe të atyre që janë rreth teje, që kanë gjuhën tënde, që kanë gjakun tënd.

Artan Mullaj ka tentuar të provokojë përmes një tradhtie dhe dashurie, duke bashkuar jo vetëm ndezjen e gjakut që quhet Dashuri, por edhe ndezjen e gjakut që ka të bëjë me vendlindjen, me bashkatdhetarët e tu. Ironikisht, vajza që rrëfen, Maja, një ish-studente serbe në Prishtinë, ka tradhtuar shoqen e saj greke Helenën – një emër që Homeri na e ka ngulitur si metaforë të tradhtisë, por që në këtë rast është tradhtuar nga shoqja e saj më e mirë. Në një sfidë ajo i ka rrëmbyer Konstandinin, grekun e tyre bashkëstudent. Jo aq shumë për ta dashur atë, por që përmes tij të ndezë zjarre brenda vetes e të kuptojë adrenalinën e fshehtësisë që bart dashuria.

Por kohë më vonë, kur është bërë gazetare e njohur në vendin e saj, Majës i duhet një rrëfim për vetveten, për një dashuri që s’ka mundur dot ta mbajë të sajën, sepse në mes nuk ishte një njeri tjetër, por një e shkuar e vështirë për t’u mundur – ishte një gjak i tërë. Dhe askush tjetër përveç asaj së cilës i kish rrëmbyer dashurinë nuk i duket më e përshtatshme për t’i rrëfyer gjithçka mbi atë dashuri të pamundur.

“…Ti më besove me tepri. Le hapur çdo derë dhe unë hyja e dilja lirshëm ndodhive të tua, duke ditur gjithçka të jetës tënde: dashurinë dhe dhimbjet e tua… dhe ja përfundimi. Tashmë unë nuk jam më mikja jote, madje as armikja. Jam jo më një person, por një gjendje; jam mallkimi mes nesh…” (Artan Mullaj, “Dashuri në Kosovë”, f. 37)

Maja i shkruan Helenës për Drilonin, të dashurin e saj shqiptar, për të cilin ajo ishte gati të bënte gjithçka, duke e ndjekur atë në pikun e luftës kur familjarët dhe bashkëqytetarët e saj dhunonin familjen e Drilonit dhe shqiptarë të tjerë. Ajo është gati të pohojë se nuk mund të pranojë barbarinë e vëllait të saj, barbarinë e miqve të tij dhe i urren ata teksa krenoheshin me krimet më makabre që kishin bërë mbi shqiptarët e Kosovës. Nuk e mohon krenarinë e gjakut të vendit të saj, por duket se në deje i vallëzon dashuria, duke e tërhequr që të mposhtë krenarinë e gjakut që i rrjedh në deje, e t’i besojë vetëm “gjakut të dashurisë”.

“Një moment nuk u përmbajta, iu hodha në krahë dhe, duke qarë me dënesë, i thashë se do të nisesha për në Celinë të takoja Drilonin. Po përqafoja armikun e popullit tim. Po tregohesha e dobët përballë tij, por kjo nuk thoshte asgjë për mua. Ai ishte një kosovar i mirë. Në venat e tij rridhte gjaku i Drilonit. Të tjerat nuk kishin rëndësi…. Më dukej se po përqafoja një pjesë të princit tim, që ishte universi im….

…. Nëse ke zgjedhur në jetë të mos rrezikosh për asgjë, ke pranuar në heshtje të jesh një njeri i rëndomtë…”. (Artan Mullaj, “Dashuri në Kosovë”, f. 95)

E në përfundim, edhe pse i është rikthyer jetës me Konstandinin që i kish vjedhur Helenës në rini, Maja vijon të shohë gjithkund siluetën e Drilonit, duke e kërkuar ashtu, si i verbri, që kërkon diku të mbështetet për të bërë një copë udhë pa frikë se do të rrëzohet…

Eshtë një adrenalinë e llojit të letrave që frymëzon Cvajg me stilin e njohur te novela “Letra e një të panjohure”. Një stil që të jep mundësinë edhe për përsiatje filozofike, për ecje përpara e kthim pas në kohë e mendime e për dhënie postulatesh. Madje, këtë herë, duke na futur në hulli meditimesh për ato pikëpyetje të cilat disa nga bashkëkombësit tanë nga Kosova mund t’i kenë përjetuar pa mundur t’i japin shumë zgjidhje për “fqinjët e tyre të gjuhës tjetër”. Një prozë që vjen si një mesazh i asaj që shqiptarët e Kosovës s’duhet të harrojnë, por edhe atë që duhet të kapërcejnë njëkohësisht.

Dritat në shtëpinë e të tjerëve


Një rrëfim plot ndjenjë i kalvarit të jetës, në dukje banale, të banorëve të një pallati, që arrijnë të çelin baulen e të vërtetave të tyre para një vogëlusheje jetime.


botim i ri
Maria, administratorja e një pallati të vogël e të zakonshëm humb jetën në një aksident. Ajo lë pas një vajzë të vogël, Mandorlën, dhe një letër, në të cilën rrëfen se i ati i vajzës jeton në ndërtesën që ajo administron. Të gjithë burrat e ndërtesës gjenden kështu nën akuzë, por askush nuk pranon të jetë babai i vajzës dhe as t’i nënshtrohet testit të ADN-së. Për pasojë, familjet e

ndërtesës vendosin ta rrisin vajzën së bashku, me radhë. Kështu, Mandorla do të rritet me shumë prindër dhe do të udhëtojë nga zhgënjimet e para të fëmijërisë deri te dashuritë e adoleshencës. Falë saj, lexuesi do të hedhë një sy pas perdeve të këtyre shtëpive dhe do të zbulojë se familja përmban një alkimi të papërcaktueshme elementesh: Ata që e kanë, rrezikojnë ta

shkatërrojnë; ata që s’e kanë, e shohin si të vetmen rrugë drejt lumturisë. Chiara Gamberale ka krijuar një roman ku arketipat tradicionalë përzihen me dramat bashkëkohore, ku e vërteta dhe e rremja shkëmbehen dhe i japin jetë një zëri origjinal dhe të paharrueshëm që na udhëheq drejt një fundi befasues. “Nën petkun tërheqës të një parade jetësh interesante e origjinale, të

përgjuara shtëpi pas shtëpie, ky është një libër për humbjen e vetvetes dhe për frikën e mosekzistencës” – e ka cilësuar shkrimtari Walter Siti librin në një recensë në të përditshmen La Stampa. Një libër për të gjithë, por sidomos për adoleshentët, sepse shpreh

përsosmërish trazirat dhe shqetësimet tipike të kësaj moshe.

Chiara Gamberale është shkrimtare italiane. Ajo ka fituar çmimin Cavour dhe çmimin Campiello. Sot, ajo është një nga autoret më të lexuara në Itali, me 11

vepra të botuara, si dhe e përkthyer në shumë gjuhë të botës. Ajo është autore dhe drejtuese programesh televizive dhe radiofonike si Quarto piano scala a destra në Rai Tre dhe Chiara e L’oscuro në Radio Due. Bashkëpunon me La Stampa, Vanity Fair dhe Io Donna të Corriere della Sera-s.

“Bij dhe Dashnorë”: Kryevepra e D. H Lawrence në shqip

Bij dhe dashnore (1)
Nëse Lawrence-i do të vritej pasi shkroi këtë libër” – ka thënë Larkin-i – ai ende do të ishte romancieri më i madh i Anglisë. Nëse dikush i përjashton të gjithë librat e tij përveç “Bij dhe Dashnorë “ dhe “Dashnori i Lady Çaterleit” ai ende mbetet shkrimtari më i madh i Anglisë. Një temë e madhe, të cilën pak romancierë atëherë apo tani kanë guxuar ta prekin. E megjithatë ai ia doli triumfalisht. Nuk ka asgjë të ngjashme me Bij dhe Dashnorë në të gjithë letërsinë. Një libër i madh, i renditur nga Biblioteka Moderne në vendin e nëntë mes 100 librave më të mëdhenj të shekullit 20, ky libër vjen në shqip nga shtëpia botuese “Pegi”

“Po të them se kam shkruar një libër të madh” , kështu i çoi lajm D.H Lawrence –i botuesit të tij Edward Garnett-it , pasi i shpuri dorëshkrimin e “Bij dhe Dashnorë” në nëntor të vitit 1912. “Lexoje romanin tim – është roman i madh” . Mungesa e modestisë së Lawrence-it është e falshme: libri kaloi katër drafte dhe pas dy vitesh betejë ai u lehtësua pa masë kur e përfundoi. Ndjesia e ngazëllimit nuk zgjati shumë. Ai merakosej rreth titullit ( e kish titulluar fillimisht librin “Paul Morel”. Ai merakosej nëse do të përfitonte nga parathënia ( dhe me vonesë i postoi një Granett-it). Shqetësohej rreth xhaketës së pluhurit dhe e rregulloi me një mik, Ernest Collings, të skiconte një ( siç edhe parathënia, nuk u përdor). Nën këto shqetësime shtrihej një shqetësim më i thellë, rreth vetë tekstit: “Jam një admirues i madh i punës sime, ndërsa është e re, por pas njëfarë kohe nuk më pëlqen aq shumë” – pranonte ai.

Lawrence pati të drejtë. “Bij dhe Dashnorë” është një roman madhështor. Një shekull lexuesish kanë zgjedhur të njëjtin cilësim. FR Leavis e bëri kur e përfshiu Lawrence-in në “traditën e madhe” të romanit anglez, duke përfshirë Jane Austen-in , George Eliot-in, Henry James-in dhe Joseph Conrad-in. Po ashtu bëri edhe Philip Larkin-i, duke e përshkruar Lawrence-in, si “romancieri më i madh i Anglisë’ dhe “Bij dhe Dashnorë” arritjen e tij më të madhe: “ Thuajse çdo faqe e tij është absolutisht e përsosur”. Përsosmëria nuk ishte e dukshme për ata pranë Lawrence-it në atë kohë, duke përfshirë edhe të dashurën e tij të fëmijërisë Jessie Chambers, botuesin e tij Garnett-in dhe bashkëshorten e tij të ardhshme Frieda, të gjithë këta sugjeronin përmirësime dhe lanë shenjat e tyre në tekstin e përfunduar. Por recensat ishin të mira dhe 100 vjet më pas, reputacioni i romanit u rrit, pavarësisht zhytjes së fundit në qëndrimin kritik të Lawrence-it.

Për ata që sapo janë njohur me Lawrence-in si autor, “Bij dhe Dashnorë: është një vend për të nisu. Megjithëse ka ardhur pas “ Palloi i Bardhë” dhe “ Shkelësi” , lexohet si romani i parë. Nuk është as sepse historia sillet rreth fëmijërisë dhe adoleshencës dhe gjithçka ndodh rreth tyre, përfshirë frikën, turpin, vetëdijen, mbindjeshmërinë emocionale, zgjimin seksual dhe sigurinë arrogante që ( siç e vendos Paul Morel-i) është “ të ndryshosh fytyrën e tokës në një mënyrë a tjetër”.

Është gjithashtu freskia dhe intensiteti me të cilin Lawrence-i paraqet familjen Morel- sikur kjo të ishte e vetmja familje në botë ku prindërit nuk shkojnë mirë, i ati pi, e ëma qorton të dashurat e të birit, paratë nuk mjaftojnë, arti dhe letërsia bëhet strehë e kështu me radhë.

Në moshën 27 –vjeçare, Lawrence – ishte i mirarsimuar dhe shumë i lexuar, por stili i “Bij dhe Dashnorë” është mrekullisht i pavetëdijshëm se ironia angleze thyen magjinë. Ironia nuk ishte në natyrën e Lawrence-it dhe në atë kohë ai shkroi librin të cilit nuk ia kishte ngenë.

Nisi ta skiconte romanin në tetor të vitit 1910 dhe e përfundoi pas dy vitesh; në mes, ai i dha fund marrëdhënies së gjatë me Jessie Chambers -in, u fejua për t’u ndarë më pas me një tjetër të dashur, Louie Burroës, humbi mamanë gjatë betejës me kancerin, u sëmur rëndë me pneumoni, u tërhoq nga mësimdhënia në Croydon, u kthye në Nottingham, ra në dashuri dhe udhëtoi nëpër Europë me Frieda Weekley -in, gruan e një prej profesorëve të tij.

Të gjitha këto kriza ushqyen romanin. Pak tekste kanë qenë më shumë “të mbuluara”. Ashtu siç Frank Kermode ka nënvizuar, që romani i tij të ishte organik dhe i hapur ndaj përvojave “ i çliruar nga barra e finalitetit dhe plotësisë vendosur në të nga armiqtë e tij, romancierët, të cilët, sipas opinionit të tij, “Bij dhe Dashnorë” ishte në rrezik për t’u dukur i dobët dhe diskursiv , prandaj ia dërgoi kopjen e shtypur Garnett-it, duke ngulmuar “Ka marrë formë” dhe përse Freida u ndje e detyruar të shtonte postskriptin e letrës së Lawrence-it duke bërë të njëjtin nënvizim ( çdo gjë e re duhet të gjejë formë të re, dhe paskëtaj dikush mund ta quajë atë “Art”)

Lexuesit të shekullit 21 , ankthi mbi të, patrajtësinë e mundshme duket e çuditshme. Me kohë “Bij dhe Dashnorë” është shumë i matur, shumë simbolik, shumë i kontrolluar. Episodet në të cilat tri gratë më të rëndësishme në roman, Znj. Morel, Miriam Leivers dhe Clara, u përgjigjën luleve, për shembull, dhe në këtë mënyrë zbulojnë karakteret e tyre të ndryshëm janë të modeluar aq me kujdes sa rrezikojnë të humbasin “jetën e ndjerë” që Leavis-i e mendoi si dhuntinë më të madhe të Lawrence-it. Zonja Morel është praktike rreth luleve –; Clara, sensualja mendon se ato duken më mirë teksa rriten në natyrë sesa të këputura; posesivja Miriam zaliset dhe përdridhet. Por të tilla modele strukturale janë rrallë aq të thjeshta sa shfaqen.

Romani, i shpjegoi Garnett-it, Lawrence-i “ ndjek këtë ide: një grua me karakter dhe elegancë shkon në një shtresë më të ulët dhe nuk kënaqet me jetën e saj. Ka pasur pasion për burrin, kështu që fëmijët kanë lindur nga ky pasion, dhe ka pasur grumbuj pasioni. Por ndërsa bijtë e saj rriten ajo i përzgjedh ata si dashnorë – fillimisht më të madhin, më pas të dytin. Këta bij shtyhen drejt jetës nga dashuria reciproke e së ëmës – yshtur vazhdimisht. Por kur arrijnë burrërinë, ata nuk mund të dashurojnë, sepse mamaja e tyre është pushteti më i fortë në jetët e tyre dhe i mban ata.

Lidhja seksuale mes mamasë dhe të birit vendoset herët. “ Paul dëshironte të flinte me të ëmën” na është thënë. Kur ajo e shoqëron Paul-in në intervistën e punës së parë, në fabrikën Jordan, ajo sillet “si e dashura” dhe të dy ndjejnë “eksitimin e dashnorëve që kanë një aventurë bashkë”. Pse nuk mundet një burrë të ketë një mama të re” – bërtet ai “ Unë kurrë nuk do të martohem për sa kohë të kam ty”. Rryma e nënujshme incestuoze del në sipërfaqe në kapitullin tetë me një “puthje të gjatë e të ethshme”. Nëse nuk jemi të sigurt ç’të bëjmë me puthjen, i dehuri Walter Morel, duke u kthyer në shtëpi na lë pa dyshime “ Me ligësinë tënde sërish?”- hungërin ai. Në fund babai dhe djali vijnë thuaje në shpërthim. Por Zonja Morel i ndan duke i rënë të fikët dhe ndërsa Paul-i e ngushëllon dhe e rijetëson Walter-i pengohet në krevat “Mos fli me të, Mama”- përgjërohet i biri dhe duke bërë këtë kupton se “ai i do më të mirën mamasë”. E gjithë kjo është paturpësisht autobiografike. Siç Lawrence i rrëfente një miku kur e ëma po vdiste “ E kemi dashur njëri-tjetrin, thuajse si një burrë dhe një grua duhen”. Ndërsa ish e dashura e tij Jessie Chambers, raporton se Lawrence-i i ka thënë “ E kam dashur, si një dashnor. Ndaj nuk mund të të dua ty, kurrë”.

Duket e sigurt se në kohën kur e përfundoi romanin, Lawrence-i ishte në dijeni të Frojdit, kishte rrokur bazat e teorisë psikanalitike dhe kishte dëgjuar përmes Freida-s për termin “Kompleksi i Edipit”, edhe pse nuk e kishte lexuar esenë e rëndësishme. Sigurisht që ai dinte se kompleksi i së ëmës së Paul-it nuk ishte unik ai e përshkruante si “ tragjedia e mijërave djemve të rinj në Angli” dhe duke i thënë Zonjës Morel emrin Gertrude ai hamend Hamletin, heroi i së cilës vuante nga kompleksi i Edipit. Kur, brenda disa viteve që romani ishte botuar, disa kritikë e trajtuan si një rast studimor, ai u xhindos “ i gjori libri im! Ishte, një e vërtetë e plotë , ndërsa ata gdhendin një gjysmë gënjeshtër nga ai dhe thonë: Voila! Derr!”.

Nëse “Bij dhe Dashnorë” është si art “ një e vërtetë e sinqertë dhe e plotë” Garnett-i duhet t’i kishte dhënë pak besim. Akademikët e zemëruar e kanë karikaturuar atë si një vjedhës i mesëm që i hoqi dhunshëm romanit një të dhjetën e censuroi nga pasazhet e tij erotike dhe e detyroi Lawrence-in ta çonte gjetiu romanin tjetër. Por letrat që Lawrence-i i shkroi tregojnë se i besonte gjykimit t tij dhe u ndje mirënjohës për mbështetjen e tij sa i dedikoi romanin atij.

Që “Bij dhe Dashnorë” është më shumë se një histori e Paul Morel-it nga fillimi deri te skenat e hershme, ndoshta më eleganti në roman, në efekte e paraprin atë. Kur shtatzëna Zonja Morel lihet jashtë shtëpisë natën dhe më pas kur i shoqi e plagos në kuzhinë duke i hapur ballin që i shkakton gjakderdhje , Paul-i nuk është atje, si një dëshmitar për të na treguar çfarë ndodh. Ndonjëherë zëri i romanit është ai i një narratori të errët. Por kryesisht i rrëfyer nga brenda dhe mund të kalojë nga ndërgjegjja e njërit personazh te tjetra.

Përpara se Paul-i të arratiset drejt dritës, së pari duhet të vrasë të ëmën. Vrasja mund të duket fjalë shumë e ashpër, duke qenë se ajo ka kancer dhe kjo është një vrasje për mëshirë, por Lawrence është i kujdesshëm në theksimin e padurimit të Paul-it për ta vendosur atë në mjerim. “Mama, nëse më duhet të vdes, do të vdes”, i thotë pasi qartësohet se gjendja e saj është terminale. Lawrence nuk debaton dilemën e eutanazisë, duke e përshkruar aktin si “normal”.

Por sjellja e tij duket vetë përthithëse. Ndërsa e ëma nuk është më e aftë ta ushqejë, ajo duhet sakrifikuar; për ta bërë sa më pak brutale, çfarë do që ajo mund të ndjejë rreth zgjatjes, ai nuk do ta lejojë dhimbjen dhe humbjen e dinjitetit.

Gjysma e parë e “Bij dhe Dashnorë’ mund t’i përkasë romanit viktorian, ndërsa pjesa e dytë tregon se Lawrence-i lëviz drejt modernizmit.

Është një roman i vështirë për t’u klasifikuar, nuk është një roman i rritjes, duke qenë se Paul-i nuk është ekskluzivisht fokusi i vëmendjes, as një roman rreth shkrimtarit apo artistit, duke qenë se Lawrence, ndryshe nga Joyce në “Portreti i Artistit në Rini” trajton aspiratën estetike si sekondare ndaj edukimit emocional dhe seksual. As gotik apo baritor nuk mund të quhet edhe pse ka elementë të të dyjave. Ndoshta soc-realist, mund të ishte më i afërt, edhe pse nuk ngjan me Dickens apo Trollope. “Një libër i cili nuk është kopje e librave të tjerë, ka ndërtimin e vet” ka shkuar Lawrence. Ai ishte duke ribërë romanin anglez, ndaj edhe “Bij dhe Dashnorë” nuk i përket asnjërës prej kategorive.

“Nëse Lawrence-i do të vritej pasi shkroi këtë libër” – ka thënë Larkin-i –“ ai ende do të ishte romancieri më i madh i Anglisë. Nëse dikush i përjashton të gjithë librat e tij përveç “Bij dhe Dashnorë” dhe “Dashnori i Lady Çaterleit” ai ende mbetet shkrimtari më i madh i Anglisë.” Më i madh se Shekspiri? Ndoshta jo. Por e vërteta është se këta dy romane, të botuara në fund të karrierës së tij, janë intimiteti i tij më natyral dhe fizik. “Dashnori i Lady Çaterleit” është një roman mesianik, një diskutim i gjatë kundër atyre që “luajnë pistë në seks” dhe një lutje për burrat dhe gratë për të qenë më shumë “në kontakt”. Romani më i hershëm nuk predikon të njëjtën gradë, dhe është më i mirë për këtë, por adreson të njëjtën pyetje: si mund të jetojmë jetë më të pasura dhe të përmbushura? Një temë e madhe, të cilën pak romancierë atëherë apo tani kanë guxuar ta prekin. E megjithatë ai ia doli triumfalisht. Nuk ka asgjë të ngjashme me “Bij dhe Dashnorë” në të gjithë letërsinë. Është një libër i madh.

Përgatiti: Suadela Balliu



Kryevepra që u prit ftohtë në kohën e Lawrence

Në fillimet e tij, romani pati një pritje të vakët nga kritika, së bashku me akuzat për imoralitet. I përzgjedhur nga Modern Library, si një nga 100 librat më të mirë të shekullit të XX, sot ai konsiderohet si një kryevepër nga kritikët e shpesh, edhe si vepra më e arrirë e D. H. Lawrence.

“Bij dhe Dashnorë” është portretizimi i parë modern i një fenomeni që më pas, falë Frojdit, do të njihej si kompleksi i Edipit. Kurrë s’ka pasur djalë më të varur nga dashuria e nënës dhe më të mbushur me urrejtje për të atin sesa Pol Moreli, protagonisti i këtij romani. Kurrë, me përjashtim ndoshta të vetë autorit D. H. Lawrence. Në këtë roman ai përfytet me dashuritë e

papajtueshme që do t’i faniten tërë jetën: për të dashurën e tij shpirtërore të fëmijërisë dhe për nënën e tij. Duke përdorur fjalët e vetë Lawrence-it, ky libër ka për qëllim të përshkruajë zotërimin e një gruaje, e cila, “teksa djemtë e saj rriten, i kthen ata në dashnorë, në fillim të parin e pastaj të dytin. Këta bij janë të nxitur, vazhdimisht të nxitur, të hyjnë në jetë nga dashuria reciproke për nënën e tyre. Por kur burrërohen, nuk mund të dashurojnë, sepse nëna është prania më e fuqishme në jetët e tyre, ajo i mban të lidhur.” Natyrisht që nëna nuk i ka vërtet dashnorë bijtë e saj, por gracka psikologjike e saj është shumë e fortë. E kështu, teksa Poli rritet dhe burrërohet, ai pranon se arritjet e tij, duhet të jenë po aq edhe të nënës së tij. Cikli i lidhjeve të Polit me gratë është nganjëherë i tmerrshëm dhe autori nuk bën asgjë që t’ua zbusë fuqinë. Ai nuk tutet edhe nga përshkrimet sensuale dhe të gjalla të peizazheve, lulëzimeve dhe drithërimave që prekin protagonistin e ndjeshëm. “Bij dhe Dashnorë” i zhvesh krejtësisht shpirtrat e burrave. Pak libra tregojnë një të vërtetë kaq të plotë e të komplikuar, mbi dashurinë që ndërron, kaq vendosmërisht e pavendosur. Është gati përcëlluese, kjo prekje e tillë e njerëzimit. Në të trajtohet fëmijëria dhe adoleshenca dhe gjithçka që lidhet me to, duke përfshirë këtu edhe frikën, turpin, vetëndërgjegjësimin, ndjeshmërinë e tepruar emocionale, zgjimin seksual dhe bindjen kryelartë se, për ta thënë me fjalët e Pol Morelit, pikërisht ti “do t’ia ndryshoje fytyrën tokës në një mënyrë a një tjetër”. Në roman ka edhe freski dhe thellësi me të cilat autori prezanton familjen Morel; a thua se kjo është e vetmja familje në botë ku prindërit nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin, babai pi, mamaja nuk duron të dashurën e të birit, nuk ka para, arti dhe letërsia janë një strehë, e kështu me radhë. Në moshën 27- vjeçare, Lawrence-i ishte i edukuar mirë dhe shumë i lexuar, por stili i “Bij dhe Dashnorë” është mrekullisht i paditur, pa ironi angleze që ta prishë magjinë. Ironia nuk i përkiste Lawrence-it dhe, në kohën kur shkroi këtë libër, ai nuk kishte as kohë për të. Në fillimet e tij, romani pati një pritje të vakët nga kritika, së bashku me akuzat për imoralitet. I përzgjedhur nga Modern Library, si një nga 100 librat më të mirë të shekullit të XX, sot ai konsiderohet si një kryevepër nga kritikët e shpesh, edhe si vepra më e arrirë e D. H. Lawrence.



Mbi autorin

David Herbert Richards Lawrence (1885 –1930) ishte një shkrimtar, poet,dramaturg, përkthyes, kritik letrar dhe piktor anglez, i njohur me akronimin D. H. Lawrence. Veprat e tij letrare më të njohura janë romanet “Bij dhe Dashnorë”, “Ylberi”, “Gra të dashuruara” dhe “Dashnori i Ledi Çatërleit”. Vepra e tij përshkruan, ndër të tjera, çnjerëzimin e shkaktuar nga moderniteti dhe industrializimi. Ajo përqendrohet veçanërisht mbi llojin e lidhjeve që mund të ndërtohen në të tilla kontekste. Autori eksploron tematika si shëndeti emocional, çiltërsia, gjallëria dhe instinktet.

Për veprën e tij, por edhe për opinionet e shprehura në shumë artikuj dhe ese, sa ishte gjallë, ai u sulmua shpesh dhe përjetoi edhe censurën zyrtare e përndjekjen intelektuale. Për t’iu shmangur këtyre, gjysmën e dytë të jetës e kaloi në mërgim. Kur vdiq, kishte reputacionin e një pornografi që kishte shpërdoruar talentin e tij të madh. Shkrimtari bashkëkohës E. M. Forster qe nga të parët që iu kundërvu këtij imazhi publik duke e cilësuar atë si “një nga shkrimtarët me më shumë imagjinatë të gjeneratës tonë”. Më vonë, qe kritiku i famshëm nga Cambridge, F.R. Leavis, që mbrojti integritetin artistik dhe seriozitetin moral të autorit, duke e vendosur atë në Olimpin e letërsisë angleze.

Kritika

Si mund të jetojmë një jetë më të mirë, më të përmbushur? Një tematikë e rëndë, masive, me të cilën pak shkrimtarë kanë guxuar të përballen. E

megjithatë, ai ia doli mbanë triumfalisht. Nuk ka asgjë të ngjashme me “Bij dhe Dashnorë” në tërë letërsinë. Është një libër shumë i rëndësishëm, i shkëlqyer.

– The Guardian

Dashuria e tij e fortë për t’ëmën në luftë me nevojën për të ndjekur dëshirat e tij, e gjitha e analizuar në mënyrë të pamëshirshme e me imazhe ngacmuese, i japin kësaj vepre një fuqi që i qëndron provës të kohës.

– Sunday Times

Nuk ka asnjë roman tjetër në letërsinë angleze që i afrohet kaq shumë

lëkurës së klasës punëtore, pasi i regjistron ndjenjat e tyre sipas mënyrës së tyre.

– V. S. Pritchett

Nëse Lawrence-i do të kishte vdekur pasi shkroi këtë libër, ai do të ishte

ende shkrimtari më i madh anglez.

– Philip Larkin

Të rilexosh “Bij dhe Dashnorë” të bën të ndihesh sërish i mbushur, edhe më shumë se herën e parë, me të vërtetën e asaj shprehjes së vjetër të Leavis-it: “këtu rrjedh jeta”…

– London Review of Books

Poezi nga Mimoza Ahmeti

Një tufë poezish nga Mimoza Ahmeti rikthejnë gjurmën psikike nga një burim mendor, siç eshte njeriu në kontekste stilistikore. Ahmeti është shenjë e poezisë ekzistenciale që e përfshin të gjithë unin e saj në këtë zgjedhje, jo thjesht rastësore dhe vëzhguese, por mbartëse e ndjeshmërisë së vrazhdë, surrealiste, gati naive.

Related image

Dr. Mimoza Ahmeti eshte autore e perfshire ne tekstet shkollore te gjuhes shqipe dhe e perkyther gjeresisht ne gjuhet europiane. Studimet e saj perfshijne fushat Letrare – Linguistike, Ekonomike-Informative dhe Psikologjike e Sociale. Ajo eshte gjithashtu autore e kursit honorifik “Diferencat e Mendimit Modern” dhene prane Universitetit Europian, ne 2011.

Studimet doktorale i kreu ne Vienne me rezultate ekselent. Ka kryer studimet e Doktoraturës në  Paris per psiko-sociologji.

Ka marre cmimin nderkombetar Palma e Arte ne Festivalin e Poezise te San Remos, organizuar nga RAI, 1998.
Image result for mimoza ahmeti
(Mimoza Ahmeti (b. 1963) from Kruja is one of the ‘enfants terribles’ of the nineties, who set about to expand the horizons and explore the possibilities offered to her by her own senses. Dragging the nation, in her idiosyncratic manner, along the bumpy road to Europe, she has managed in recent years to provoke Albania’s impoverished and weary society into much needed reflection which, with time, may lead to new and more sincerely human values. After two volumes of verse in the late eighties, it was the fifty-three poems in the collection Delirium, Tirana 1994 (Delirium), which caught the public’s attention. Mimoza Ahmeti’s poetry has been well received by the new generation of readers in tune, for the first time, with Western culture. Her candid expressions of wide-eyed feminine desire and indulgence in sensual pleasures, and the crystalline fluidity of her language have already made of her a modern classic. The traditional polarization of male and female verse would seem to dissolve under the passionate force of her quill
Her most recent book is The Pollination of Flowers. Ahmeti has published widely and her books have been translated into Italian, French and English. Although best known for her poems, she has also written short stories and articles. She has ventured into music, participating in several Albanian music festivals, as well as painted a series of nudes)

Eshte çudi kur je femer


Mua tani me vjen per te qare. Me duket sikur

shkarkesa yjesh me jane grumbulluar te syte.

Dot nuk duroj,

ndersa cengelat e nervave nderas terhiqen

kundrejt njeri-tjetrit.

Kangur me foshnjen ne xhep

duket figura ime se largu

ketu ne bregdet.

Me vjen per te qare.Jam bere barre.

Me siguri molusqet e buta tani

levizin kapaket e forte brenda ujit

dhe kandilet e kuq

kushedi ç’udhetim te mahnitshem

kane marre

Eshte çudi kur je femer…

E keni pare natyren kur tmerrohet,fryn

e shkaterron!

Kur si perbindesh shkriferon germadhat

e mohimit…

Pastaj, kur pastaj, e lehte dhe e trandur,

me syte e medhenj plot hije

pret nje vazhdim, nje lindje femije

buze detit ku i vjen per te qare, per te qare,

ngaqe se si eshte, eshte me barre.

Ne ato ore te dites kur molusqet e buta

hapin kapaket e forte brenda ujit

dhe kandilet e kuq

kushedi ç’udhetim te mahnitshem kane marre…



Vdekja



O qetesi e gjithfuqishme eternale,

nga ti une dola me perpjekje,

te ti per tu kthyer.

Vec me i mundimshem qenka kthimi…

Isha foshnje atehere,

tani jam njeri.


Gjithckaja ime



Vaje te kaltra per ty me leshojne floket

dhe goja s’eshte vec nje pasqyre e krisur

prej dhimbjesh te dala nga mishi me shkulje

prej asaj qe te kam pushtuar kurre per mos te te leshuar.

O dendesi bari e gjelber e kraherorit tend

o drure te eger aromeleshues te kembeve te tua,

o krahe qe vetem krahe dhe vetem krahe leshoni,

o ti,qafe e bute dhe e forte njeheresh

O ti gjithcka,gjithckaja ime,

gjithckaja e nates sime,e dites sime,

ti,gjithçka

O rruzull i erret,o rruzull i verber, o rruzull shkaterrues

i sedres sate te kafshuar.

Te gjitha ju, gjithçka te ti.

Vete ti:

Qendro,me veshtro,

mos me vdis ne duar

Nje toke nje here e gjetur

kurre me s’eshte harruar!



Ti do te heshtesh


Ti do te heshtesh gjate ate dite,

ndoshta per fare ate nate,

kur te mos jete

mbi sferen e humbur te tokes,

figura ime krenare

me syte e fuqishem si shpeze

qe veç lirise i perkasin,

qe ti ti i deshe aq shume.

Ti do te heshtesh djale,

ti do te heshtesh,burre,

ti do te heshtesh,shpirt,

kur te mos jem me une.

Dhe mjekra jote peshtetur mbi klavikul,

do te heshte.

Oh,nuk do te jete me ajo heshtje, nje nga ato qe vibrojne afrimin.

Ajo heshtje e madhe,

ajo heshtje e mungeses,

ajo heshtje e kthimit tend,

ne nje,ne nje,ne nje.

Ti qe gjithmone me mua ishe dy,

dhe prape njesuar,

po kurre bir vetmie.

Do te heshtesh,

ti qe aq pak flisje dhe heshtjet i krisje

ti qe i kishe fjalet si guaska te rralla,

qe m’u desh aq rruge te eci per ti gjetur,

do te heshtesh ti,qe aq shume te desha,

Do te kthehesh ne nje burre si mijera

(kurre nuk mbaron argateria se ngreni burra.)

Do te heshtesh.Do te çohesh.Do te ikesh qe andej,

krahthyer drejt gojes se argaterise do t’ikesh

duke tu zvogluar trupi,shpatullat ne largesi.

(Pika me rafte sa fort ti desha shpatullat!)

Do te ikesh argati im,do te zhdukesh,

dhe ketu historia jone do te mbaroje

historia jone e padegjuar

qe e pergjonin yjet e pikuar

e qe kapnim me dore nen çati


Ankth për miqte ne New York 


New York, 11 Shtator.
Qytet ne tym dhe flake.
Gure qe fluturojne ne qiell
Tmer,dhimje e gjak.

Bota kelthet e tronditur,
Radiua televzioni s’pushon,
Te pafuqshem jemi, te topitur.
Tmeri i goditjeve..vazhdon.

Me dhimje dhe ankth po jetoj.
Te gjithe, jane vellelezerit tane,
Dua me shpirt ti ndihmoj
Nuk di si tu gjendem me prane.

Me zemren qe rreh e shqetesuar
Mendoj,pertej oqeanit miqte e mi
Telefonoj,telefonoj pa pushuar…
Nuk mar pergjigje, ku jane tani??



Armiku


Armiku im,
shpeshhere me fyeve ne menyren me te dobet,
shpeshhere te fyeva ne menyren me te ceket,
armiku im.
E c’do te ish jeta ime pa ty
dhe e jotja pa mua?
Askush s’mund ta dije.
(kur kushtezime mbaron
qenia zhduket)
Armik.Armiku im.Prej teje rash ne gjurme dhe perfitim
te asaj qe kerkoja,
prej teje gjalleroji jeta ime, u zgjua,
u perbetua,
dhe ngashereu,
kur vrasja shpirtat ngertheu.
oh, ne te vertete ti je dashuria
dhe urrejtja ime,
armiku im.
Pikerisht ato,
qe ne zhvleftesuam
ndersa rruges ecem,
qe asnjeher s’i ditem,
s’i llogaritem,
TURMAT,
qe inerte derdhen
dhe fryme marrin
me injorim,
lane pasoje
mbi shpirtin tend
mbi shpirtin tim.



Dikush 


Gjyshi im nga babai kish banuar ne fshat
Ishte kryeplak
dhe ishte dikushi.
Gjyshja ime nga mamaje
gatuante mire si per mbret
dhe ishte dikushi.
gjyshi im nga mamaja
e kaloi jeten ne burg
dhe ishte dikushi.
komshia ime
e mban shtepine paster si pasqyre
dhe eshte dikushi.
dikushi
na ishte nje dite president
dhe tani eshte askushi.


Ishye nje rruge 



Ishte nje rruge ku vazhdimisht kaloje,
ti,e dashur,
ti,e bukur,
ti,ekstravagantja ime,
e te tjereve,ekstravagante,
e share,e poshteruar,e komplimentuar,
si historia e nje pikture te cmuar.

Dhe s’dije as vete perse
te iknin floket ne liri,
ndersa kembet te shkelnin ne morg
te dashurive kufomoide,
qe gjithsesi paten mani
t’i ekzaminonin gojet e qytetit.

Tani nuk je,
tani nuk ecen me ne rrugen qe nemitet,
as hapi yt,
as trupi yt i madh,
as goja jote me mpiksje
neverie dhe pakenaqesie.

Aty eshte rruga,aty,
dhe morgu yt i shperbere…
Kufomat e te dashurave te flakura
neper bordurat e plakura.
Tani andej kur kaloj
mungesen e madhe te orbites sate ndjej,
dhe jap pershendetje skematikisht
me ftohtesine e nje kartoni
te cilin e respektojne per ty.

Per ty,e dashur,
per ty,e share,
per ty,e poshteruar,
si historia e piktures
me te cmuar.


Klithma ime


Une do te vdes,
me kot lutesh te zgohem nen kete hark te kuq te perendimit
ku pisha digjen,
e kote t’i ngjallesh akrepat e muget te ndjenjes ne kete ore.
Sepse kam rene,kam rene prej kohesh,
E madhe,me zhurme,e vrare kam rene,
me nje plage te kuqe qe e shihja vetem une.
Oh,me zhurme,me shume zhurme kam rene,
e pakallur kam rene,
mbi kete toke kam rene.

Dhe askush s’e pa ku ra ulerima ime,
askush s’e degjoi,
askush nuk e di ku endet tani ajo,
ku ulurin ulurima ime.
Te kam prane rini e fresket,
tendencioze,plot muskuj.
E shoh doren tende te zgjatur permbi trupin tim,
doren tende te forte,doren tende te lutur,
dhe buzet e tua shpirtndjellese i prek e i degjoj me zemer.
Por..une kam rene,une po shuhem ngadale,
nen peshen e trupit tim qe po ftohet
te gjakut itm qe po ngrin ne deje,
nders klithma ime shtegeton e jeh,
dhe vetem per te behem merak une,
ndersa vdes.
Ju a e degjoni?




Krye endrra



Nusja e bukur, veshur ne argjend.
Melankolike, si hena e zbehte.
Vallzonte,ndiqte valsin ritmikisht.
Gelltiste lotet,dhimbjen e vertete.

Kjo dite.. kryeendrra qe kish thurur.
Martesa qe tere jeten kish menduar.
Si dasem-funeral e kish muziken
Me magji shtrigash,krevatin mbuluar.

Dekada shkuan,nusja e zhgenjyer…
E shpirtkeputur per endrren e vjedhur.
Kur vjen Tetori,i rrjedhin dy lote.
Ajka e lotve,neper vite mbledhur.



Vdekja



O qetesi e gjithfuqishme eternale,
nga ti une dola me perpjekje,
te ti per tu kthyer.
Vec me i mundimshem qenka kthimi…
Isha foshnje atehere,
tani jam njeri.


Përgatiti: Prof.Dr.Flori Bruqi ,Ph.D

Bota në veprën e Kadaresë dhe kjo vepër për Botën edhe sot

ismail-kadare


Strukturat e krijuara nga Vepra e Kadaresë janë dhe mbeten në lëvizje bashkë me lëvizjen e Botëve. Do të ishte jo profesionale ideja e retushimit të një vepre pas botimit të saj, përpos rastit të veprimit drastik të censurës mbi të, pasi nëse gjithë shtypja është amortizuar në brendinë e formës, që më në fund është shfaqur, vepra është e arrirë. Ideologjitë nuk mund të gjykojnë një strukturë të vetëmjaftueshme. Ajo është subjekt i kulluar i qenies, që nuk gjykohet por tejkalohet.

Image result for mimoza ahmeti

Nga Dr. Mimoza Ahmeti

Në tërësinë e saj Bota shfaqet pasi ka stabilizuar e ndarë një linjë dalluese, në kahen pozitive të së cilës ndërtohet një mënyrë e përafërt dhe e qëndrueshme e sensit të Kuptimit, që ndryshe quhet Bota Pozitive. Por jo gjithmonë mund të ndodhë kështu. Ligjet e legacisë kanë mënyrat e veta për t´í dhënë formë shoqërisë dhe në variabilitetin kompleks të krijimit, marrin pjesë më shumë se një, dy apo tre faktorë, dhe jo vetëm të brendshëm.

Edhe në Botët më pak autoritative, struktura e brendshme e organizimit të shoqërisë është përcaktuar nga sfida e shtërngime të jashtme, të cilat marrin pastaj formë të brendshme, por që gjithsesi mbeten kushtet (kondicionet e shtrëngimit) prapa determinimit.

Në varësi të ndërkomunikimit, ky element ndërlidh strukturën në vijimësinë dimensionale.

Struktura krijon jo vetëm marrëdhënie por edhe gjuhë, ide, perceptime për to, nga to, pro dhe kundër tyre, vënie në diskutim, aprovim, mohim, ambiguitet, radikalizim etj.

Nga kjo pikëpamje, propozicioni i një shoqërie është veçse një rol midis rolesh, brenda lidhjeve, për të mbajtur e riprodhuar në mënyrë relative stabilitet e vazhdimësi kuptimi, në njësi dhe tërësi, si skematizim dhe si proces.

Organizimi social bëhet element ndërtimi (edhe kur mund të duket dekonstruktiv) siç është rasti i izolimit apo moskomunikimit të një shoqërie si Shqiptarja, pas Luftës së Dytë Botërore.

Bota është gjithmonë e ndërtuar në kontraste edhe kur paraqitet si Bota më e mirë midis botëve. Sa kohë që Botët ndërtohen nëpërmjet diferencës, duke përdorur si mjedis Tjetrin, nuk mund të kemi Botë të mirë apo të keqe në kuptimin përfundimtar të fjalës, por mund të kemi Botë. Kështu kemi edhe kuptime, në të njëjtën mënyrë, duke diferencuar. Kemi po ashtu Botë të ndryshme nëpërmjet kuptimeve të ndryshme. Kuptimi nuk është gjë tjetër veçse funksioni i ndarjes, i diferencimit dhe krahasimit. Çdo botë, për aq sa ekziston është e nevojshme, sepse pasuron dhe vazhdon kuptimin, dhe ajo ndryshon apo zhvillohet, vetëm kur humb kuptimin (kushtet e qenies së saj). Pra jeton në vazhdimësi dhe krijon vazhdimësi për vete e për të tjerë, që do të thotë qenie, pra Botë.

Asimetritë e Botëve nuk janë gjë tjetër veçse pjesëtime komplemente (plotësuese) të një panoragrame që, në tërësi, është e gjithë Bota. Në kushte të një rreptësie shtrëngimi u organizua shoqëria Shqiptare pas Luftës së Dytë Botërore. Besimi i kësaj bote ishte me latencien më humane të mundshme: Vënia e interesit kolektiv mbi atë personal. Kjo aspiratë që kthente teorikisht shoqërinë në shërbim të mjedisit njerëzor, nuk mund të realizohej, pasi ajo, Shoqëria, asnjëherë gjer më sot nuk ka ekzistuar, veçse si përdoruese e mjedisit njerëzor për veten e saj, pra përdorimin e Tjetrit për vete, për të ruajtur diferencimin dhe hierarkinë, Sistemin, pra diferencialin.

Qysh në themelimin e vet ky princip vuante nga paradoksi. Kuptimi është krijuar prej diferencimit, ndërsa princip drejtues u bë barazitizmi, domethënë zhdukja e diferencës, pa të cilën kuptimi nuk ekziston, madje as Shoqëria në kuptimin social.

Semantika të një idealiteti të pamundshëm u krijua, të cilat kishin një shkëputje ekstremisht të lartë me realitetin dhe aq më pak supozonin kushtet e jetës ku determinonin. Bota e Madhe i krijoi ato, si një zgjatim, për të markuar zona, të cilat nuk mund të përfshiheshin në mënyra më të favorshme operacionale brenda saj, veçse si izolim, pa konflikt.

Vështirë të gjendet një thellësi alienimi (tjetërsimi) më ekstreme, midis kushteve të qenies dhe interpretimit të tyre, sesa ajo e shoqërisë Shqiptare në ato dekada. Megjithatë, jeta vazhdoi nën sferën e një frustrimi të thellë kundrejt reflektimit, gjë e cila u pasqyrua si presion mbi gjuhën dhe shprehjen.

Gjithsesi pati zhvillime, edhe brenda tendosjes, të cilat mund të përmblidhen në tërësi: në kapërcimin e Botës Shqiptare nga rendi thuajse fisnor patriarkal, në atë social-shtetëror, drejtuar nga lufta e klasave, ku manipulohej diferenca.

Në këto kushte të Formës u krijua dhe u zhvillua vepra komplekse e autorit të njohur mbarë botëror, Ismail Kadare, e cila vijëzoi një strukturë artistike cluster për këto zhvillime të botës, duke hyrë në një aksion simbolik e artistik për të signifikuar e krijuar ura midis realitetit dhe idealitetit, midis reales dhe joreales, botës unike dhe Botës totale, sfidave mes tyre në krahasim me të, për të ruajtur vazhdimësi dhe siguri.

Tema të mëdha të radikalitetit të botëve u shqyrtuan në veprën e Tij, në mënyrë të veçantë te Dimri i Vetmisë së Madhe, vepër e një dimensioni e diskursi jo vetëm të shoqërisë Shqiptare, por edhe më gjerë, e raporteve përtej kufinjve të botës sonë, e përqasjes me risk të principeve drejtuese të Botëve, që artistikisht provonin edhe një herë vetminë e Qenies së vogël në raport me Qenien e madhe, dhe ndoshta, pse jo, shtrëngimin që bëhej për të mbetur karakterialë, me vazhdimësi deri në fund të principit, të paradoksit që na kish takuar, për hir të vazhdimësisë totale, historisë.

Ide dhe hipoteza u vunë në demonstrim nga kjo vepër, drejtime të mundshme të fatit njerëzor, ndarje e rindarje nga Bota, dilema, probleme të vazhdimësisë së Botës, por edhe pikëpyetje për Botët e tjera, të cilat edhe ato i mbartnin Brenda vetes së tyre: dyshime për mënyrat e zhvillimit, për vete dhe të Tjerë, në forma Politike.

Drama individuale e njeriut u duk haptas te varësia e koshiencës nga Bota, e sjelljeve, e vendimeve, e gjendjeve të brendshme të pështjelluara: dobësia, luhatja e linjës dalluese shpirtërore, cedime morale, humbja e vëmendjes kundrejt asaj që konsiderohet intime, status individual… Sidomos këto transpirojnë kur heroi i veprës ndihet i huaj dhe i pafuqishëm ndaj dashurisë së tij, prej botës së brendshme që i është tronditur, pasi edhe ajo ekziston në referencë me qëndrueshmërinë e Botës.

Palë të ndara e të paafrueshme, afrojnë atë çka dallimi ka distancuar: qasje fizike. Rrëshqitje në rrugë jo të lira, të dyshimta, të pakthimta, të stërpikura, ndodhin nën rënien metaforike të personazheve. Njerëz që janë kopje të një mënyre që është më e madhe se ata vetë dhe që i dërmon e zhbën, sapo lëkundet. Besimi si strukturë sociale në besim.

Vepra hap polemika për kohën, por jo vetëm, vë në diskutim perceptimet rreth Botës, orientimet dhe vendimet që lidhen me fate. Tronditje botëkuptimore, të cilat në botën e natyrës nuk thonë asgjë, për botën e Kuptimit, të Qenies shoqërore, paraqiten si drama deri në cak tragjik!

Dimensione madhështore merr figura e Udhëheqësit, fuqia e të cilit është e mishëruar jo vetëm në vendimmarrjen e tij, por në përnënësinë e forcave që përcaktuan vetë vendimmarrjen, që mbeten edhe sot të padukshme, dhe ruajnë edhe sot dimensionin social të veprës, në nivel raportues për Botën, dhe artistik për lexuesin.

Konfliktuimi i vazhdueshëm i pritshmërive detyron vendimmarrjen, pohojnë autorë modernë, të cilët po ashtu evidentojnë si mungesë: një shkencë të kushteve psikologjike të vendimmarrjes, e cila ende pra nuk ekziston, por që mund të ndryshojë shumë përkufizime të derisotme të psikologjisë dhe sociologjisë. Vendimi nënkupton një veprim që do japë një reaksion të caktuar, të një pritshmërie që lidhet me veprimin. Mbi të gjitha, vendimmarrja është një çështje që lidhet ngushtë me konseguencat e vendimit që do të merret. Nga kjo optikë, vepra ruan mistere.

Një vepër e një dimensioni të madh ndërkulturor mbetet Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur. Lufta si një shpartallim simbolik i njeriut, i linjave dhe orientimeve të një vetëreference që paraqitet si esenciale për t´u mbajtur, koservuar dhe shtrirë përtej vetes; e identifikimeve të pazëvendësueshme, që marrin kohë – jetën, për tú shkruar e për të vepruar si qelizë e ndërgjegjes; deqelizëzimi i shpirtit nga vdekjet, humbjet, disfatat e betejave; nostalgjia, në rastin e Gjeneralit: kërkimi dhe honorifikimi i eshtrave, koha dje në kohën tani, si rëndesë mbi këtë të fundit, ku reflektimi zë edhe një herë kohën tani, pasi koha dje ka hyrë në aksion pa reflektuar…

Kështu botët ndërhyjnë te njëra tjetra në rrafshin kronik dhe diakronik, duke peshuar e balancuar, atë që principi individual disbalancon për entropi të tijën si Qenie. Liria individuale e qenies, paraqitet si e drejtë mbi qenien, por kjo e fundit, që kufizohet nga padrejtësia e drejtësisë, vë kufi ndaj saj, për të mos mbajtur peshë pa fund, në gravitetin e diferencimit.

Besimi dhe identifikimi kanë inertësinë e tyre. Ato kërkojnë akses para vetëndryshimit, akses në botën që ua kërkon ndryshimin, por asnjë mbret deri më sot përveç Budës, nuk e ka falur mbretërinë e tij, që të shtojë akses në konceptin e tij!

Strukturat e krijuara nga Vepra e Kadaresë janë dhe mbeten në lëvizje bashkë me lëvizjen e Botëve. Do të ishte jo profesionale ideja e retushimit të një vepre pas botimit të saj, përpos rastit të veprimit drastik të censurës mbi të, pasi nëse gjithë shtypja është amortizuar në brendinë e formës, që më në fund është shfaqur, vepra është e arrirë. Ideologjitë nuk mund të gjykojnë një strukturë të vetëmjaftueshme. Ajo është subjekt i kulluar i qenies, që nuk gjykohet por tejkalohet.

Struktura e veprës letrare dhe jeta e saj e pavarur

Jeta e pavarur e një strukture letrare fillon pas momentit të publikimit dhe është në duart e shoqërisë jetëgjatësia e saj. Asnjë strukturë letrare nuk mund të prodhohet e të jetojë jashtë mjedisit shoqëror, domethënë jashtë komunikimit. Por ato, strukturat letrare, mund të mbeten të shurdhra apo në hije edhe pas shfaqjes së tyre në hapësirën publike, për një kompleks arsyesh. Ligjet e signifikancës kanë rrugët e veta dhe ende nuk kemi një shkencë për to.

Paradokset e jetës së një strukture letrare janë nga më të ndryshmet. Ato fillojnë që prej ngjizjes së që është procesi para dhe shkrimor, më pas redaktimi dhe parapëlqimi për botim, përkthimi e hyrja në gjuhë më të mëdha, deri te deviancat që merr kuptimi i teksteve në vartësi të formulimeve sociale e politike, që paraqiten si autoritet i ndërmjetëm shoqëror, si me thënë vija e parë, që përcakton reagimin dhe perceptimin social ndaj veprës.

Është kjo vijë në vazhdimësi që cakton distancat e mbajtjes apo jo në vlerë të një teksti te caktuar, d.m.th., të një vepre letrare, sigurisht brenda gjendjes së kulturës, lirive dhe trysnive me të cilat ajo vetëmbështillet.

Si media e një transmetimi mpiksës, shkrimi dhe teksti, pra vepra letrare, paraqitet si një strukturë autonome përgjithësuese. Por dimensioni social i veprës dhe jetëgjatësia e saj, sigurisht janë relative dhe tranzitore, që varen në një thellësi të konsiderueshme nga kushtet historike, vazhdimësia apo ndërprerja e tyre, si dhe rimarrja e kushteve që mund të kërkojë rimarrjen e veprës. Kështu dimensionet lëvizin fizarmonikë.

Autoriteti i veprës vetë rëndon edhe mbi autorin, jo vetëm për peshën që mbart kuptimi në momentin e shfaqjes publike te saj (shkëputjes), e si do të përgjithësohet ai nga kritika e opinioni letrar dhe jo letrar, por edhe për faktin se struktura e veprës nuk ka mundësi të vetëmodifikohet në vite, pasi është e ngurtë, e ndërkaq shoqëria lëviz, në drejtime pozitive ose ngative, por që fuqia e autoritetit legal të saj, e ashtuquajtura Vlera, gjithmonë e konsideron pozitive së jashtmi lëvizjen e vet, dhe në këto dinamika, vepra letrare është gjithmonë në riinterpretim, ridimensionim, në pranim ose refuzim, apo të dyja sinkron, gjë e cila krijon historinë e mënyrës se si jetoi një vepër letrare dhe ndriçon perspektivën e saj deri diku.

Nga ky vështrim vepra e këtij autori ka kaluar peripeci që u takon autorëve të historisë së peripecisë së veprave letrare dhe faktologëve të kësaj shkence të ardhshme, të merren me to. Por është fakt që vepra e autorit mbijetoi dhe krijon ende me sukses vazhdimësi kuptimi. Vepra e Kadaresë, qysh prej gjeneze ka paraqitur risqe të perceptimit, nga ndërtimi i saj strukturor e gjuhësor, pasi ka provokuar ide, mendim dhe është pritur, interpretuar, e përjetuar në mënyra të ndryshme, të tre procese dalluese këto, por edhe të ndërvarura për jetën e veprës letrare.

Natyrisht, në kulmin e significancës së saj, kjo vepër, në rishtjellime dhe lakime, në procedim të objektit të vet, është pritur si një riperceptimi i fuqishme botës, i një dimensioni që sigurisht nuk ishte vetëm i asaj shqiptare, pasi realiteti ishte sa kompleks aq edhe i fshehtë për t’ú kuptuar e dimensionalizuar nëpërmjet artit. Ai duhet të ruante vazhdimësinë mes kulturës dhe shoqërisë, duke sjellë rijësinë, një punë kjo që kalonte asokohe në vrimë të gjilpërës.

Detyra themelore e veprës është jo vetëm të sigurojë përtëritjen në interpretimin e botës, por edhe vazhdimësi të jetës së Kuptimit në bashkësinë ku ajo shfaqet. Vazhdimi i kuptimit mbetet kushti themelor i vazhdimit të jetës në tërësi. Nga pikëpamja e këtij balancimi, kjo vepër paraqitet gjeniale për kontekstin e kohës ku u shfaq dhe kapërcen çdo imitim për nga bukuria gjuhësore.

Ajo u bë dhe vazhdon të mbetet një nga pjesët më të plota dhe autentike të identitetit shqiptar dhe nuk mund të diskutohet ndryshe, nëse identitete të tjera, të të tjera bashkësive, gjuhësh dhe ndërgjegjesh, nuk do të hiqnin dorë më parë, nga vlerat e tyre.

Zhvillimi i gjuhës dhe i mjeteve shprehëse në nivel norme letrare është gjithmonë i lidhur me Botën Pozitive dhe ligjësitë e saj, në – e në kontrast me to. Kjo vepër, pavarësisht peripecive, i ka siguruar vetes nëpërmjet kulturës së saj, një ngarkesë të jashtëzakonshme leksiku, metafora, struktura sintaksore e mjete të tjera shprehëse qe nuk i gjejmë në këto nivele në autorë te tjerë bashkëkohorë dhe që dukshëm ka afektuar gjuhën shqipe, duke pasuruar Gjuhën kombëtare letrare me një pluralitet kuptimesh të reja, si dhe ka krijuar shumë fjalë e forma të perceptimit të realitetit, që impresionojnë dhe aktivizojnë imagjinatën, duke e përgatitur lexuesin për të hyrë lirshëm në literaturën e sistemeve të tjera bashkëkohore, më komplekse nga niveli i vetë-observimit.

Autorë të tjerë analizuan diferencën e Botës Shqiptare në ato vite, autorë të një Negacioni të madh. Pasuria e tyre gjuhësore edhe pse modeste, pasi edhe kodifikimi në kushte Negacioni është tepër i vështirë, u shoqërua me ide të shkëlqyeshme të dallimit dhe shënimit, të universalitetit befasues, ende te pafunksionalizuara në dimensione të gjera sociale edhe sot, prej autoritetit të ndërmjetëm.

Ndoshta sepse çështja e identitetit ka qenë gjithmonë haptas e varur nga identiteti i të tjerëve për ne, nga kjo pikë, gjithë kushtet social historike dhe letrare shqiptare kanë një epërsi mbi ato të të tjerëve: vënien në diskutim të vazhdueshëm të identitetit dhe konvertimin e besimit dhe të drejtimit, me shekuj, një truall ky që nuk resht së lëkunduri dhe që, për këtë arsye, e ka të vështirë të impresionohet nga ndonjë semantikë e ndonjë identiteti të veçantë botëror, sado special e universal në tërësinë e tij.

Dhe ky është një dimension që do të vazhdojë të manifestohet, jo vetëm në referencë e këtij autori, por edhe të autorëve të tjerë të Letërsisë Shqipe, për të cilët do të vijë radha të flitet më gjerë, një ditë.

Dr. Mimoza Ahmeti eshte autore e perfshire ne tekstet shkollore te gjuhes shqipe dhe e perkyther gjeresisht ne gjuhet europiane. Studimet e saj perfshijne fushat Letrare – Linguistike, Ekonomike-Informative dhe Psikologjike e Sociale. Ajo eshte gjithashtu autore e kursit honorifik “Diferencat e Mendimit Modern” dhene prane Universitetit Europian, ne 2011.

Studimet doktorale i kreu ne Vienne me rezultate ekselent. Vazhdon studimet postdoktorale ne Paris per psiko-sociologji.

Ka marre cmimin nderkombetar Palma e Arte ne Festivalin e Poezise te San Remos, organizuar nga RAI, 1998.



Dr. Mimoza Ahmeti is an author included in the text books of Albanian language and translated widely into European languages. Her studies comprise fields of Literature and Linguistic, Economy and IT and Psycho Sociology. She is also author of the honorary course “The differences of Modern Thinking” given to European University of Tirana in 2011.

Mimoza Ahmeti has graduated doctoral studies in Vienna with excellent results. She continues post doctoral studies in Paris for Psycho Sociology.

She is winner of the First Prize of International Poetry Festival of San Remo, organized by RAI, in 1998

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...