Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/02/14

Historiani i njohur, Pëllumb Xhufi, shprehet pesimist për situatën në Shqipëri.

Pëllumb Xhufi lindi në vitin 1951, në Durrës, Shqipëri. Përfundoi studimet në vitin 1977 në fushën e gjuhëve klasike, të historisë e arkeologjisë, në Universitetin e Romës.

Në vitet 1991-1992, zhvilloi studime të thelluara në Universitetin e Këlnit (Gjermani) si bursist i Fondacionit "Humboldt".

Pasi punoi në Institutin e Historisë për 15 vjet, në vitin 1997, u punësua në Ministrinë e Punëve të Jashtme, si Drejtor i Departamentit të Ballkanit, më pas zëvendësministër i Punëve të Jashtme, dhe më në fund Ambasador i Shqipërisë në Romë.

Ka botuar shume vepra brenda dhe jashtë vendit në fushën e historisë së Shqipërisë dhe asaj ballkanike.

Botime

Dilemat e Arbërit - 2006
Ikje nga Bizanti - 2009
Nga Paleologët te Muzakajt - 2009
Shekulli i Voskopojës : (1669-1769) - 2010


(Floripress)



Etj.


Prof.Dr.Pëllumb Xhufi




Ai thotë në një intervistë për gazetën Dita, se ky është një shtet esadist dhe i njerëzve që thërrasin “dum babën”.

“Me përjashtim të reformës që ju përmendët të fundit, asaj në polici, së cilës qytetarët ia shohin efektet, reformat e tjera janë vrarë që në embrion nga paqartësia, paaftësia e pavendosmëria e qeverisë, nga refuzimi i tërbuar i opozitës për të pranuar edhe ndryshimin më të vogël dhe nga shteti paralel që drejtohet nga ish-Kryeministri dhe që është mbjellë prej tij me kujdes maniakal në të gjitha institucionet publike përgjatë këtyre 25 vjetëve të tranzicionit. Ky është shteti esadist i fanatikëve, i të paditurve, i njerëzve të liq, pa ndërgjegje e pa atdhe, që vazhdojnë edhe pas 25 vjetësh të thërrasin “dum babën”, pavarësisht se ndërkohë “baba” e ka djegur dhe e ka pjekur nja tre herë Shqipërinë, e ka varfëruar, degraduar e shpartalluar shtetin dhe i ka shkaktuar një krizë identiteti të pashembullt qytetarit shqiptar, të cilit i merret goja kur i duhet të pohojë identitetin e vet.”

“Por, mos harrojmë që ngërçi në realizimin e reformave vjen edhe nga politikat e gabuara, me bazë antipopullore e antidemokratike të mishëruara në ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, të bëra kokë më kokë, buzë më buzë e vesh më vesh me “anti-shtetin”, d.m.th. me Sali Berishën. Nëse sot qeveria e Edi Ramës nuk bën dot një hap përpara në reformën në drejtësi, kjo vjen ngaqë atë e pengojnë një president, një KLD, një Prokurori apo një Gjykatë që janë pjellë e drejtpërdrejtë e atyre ndryshimeve kushtetuese, me të cilat Berisha, e jo Edi, e kapi shtetin në të gjitha hallkat e tij. Nëse tek ne zgjedhjet nuk pasqyrojnë vullnetin sovran të popullit, nëse parlamenti është shndërruar në një palestër harbutërie, nëse partitë politike janë shndërruar në detashmente besnike të kryetarëve të tyre, kjo ka ardhur gjithashtu nga flirti pranveror i vitit 2008, kur vesh më vesh e buzë më buzë u sajua një kod zgjedhor e një sistem zgjedhor, që i bënte dy kryetarët e partive të mëdha titullarë të vullnetit e të sovranitetit të popullit”, thotë profesor Xhufi.

Në lidhje me thirrjen e Berishës për të rrëmbyer armët kundër qeverisë, Xhufi shprehet:

“Që mos ta fsheh, kur dëgjova piskamat për armatosje të popullit, aty për aty mendova se z. Berisha po zbatonte porosinë e radhës. Pastaj, me mendje më të ftohtë, solla ndërmend se në ditët e fundit të prillit 1945, Hitleri pati një “ndriçim hyjnor”, që i pëshpëriti se faji për humbjen e Gjermanisë qëndronte tek ushtria dhe tek populli gjerman, të cilët nuk kishin luftuar e nuk kishin sakrifikuar sa duhet për atë, Hitlerin. Atëhere, ai filloi të shohë ëndrra me armë të tmerrshme, që do të shkrinin planetin e gjithë njerëzimin, duke filluar nga gjermanët e tij. Kështu, gjykoj unë, edhe zotit Berisha nuk i del inati që populli shqiptar u tregua “mosmirënjohës” ndaj tij, duke i treguar derën disa herë në këto 25 vjet. Dhe si njohës i mirë i letërsisë serbe mbi shqiptarët, ka mësuar prej Gjeorgjeviçëve e Tomiçëve të saj, se për të zhdukur popullin shqiptar nuk është nevoja të shpiken armë të shkatërrimit në masë: Mjafton t’i armatosësh të gjithë, e vrasin njëri-tjetrin. Diçka nuk funksionoi në vitin 1997 dhe shqiptarët nuk e vranë plotësisht njëri-tjetrin. Siç duket, kësaj radhe z. Berisha ka gjetur formulën e duhur për ta zbatuar siç duhet idenë serbe të tij”, thotë Xhufi.

Ndërsa për reformën në drejtësi, ai shprehet se ka frikë se mund të mbyllet me ndonjë pazar:

“Nëse shohim pikën nga nisi reforma në drejtësi, dhe pikën ku ka mbërritur, mund të konstatojmë rënien në pikiatë të saj dhe, ka të ngjarë që kjo reformë të përfundojë në xhepin e atyre që parashikohej të ishin objektivi dhe viktima e saj. Përfundimisht, kjo klasë politike nuk e do reformën në drejtësi, ajo nuk do të bëjë harakiri duke shkruar ligje e duke ngritur struktura që godasin atë vetë. Në këto kushte, më ngjalli shpresë thirrja e kryeministrit për t’iu drejtuar referendumit popullor. Por me sa duket, ishte një thirrje sa për të larë gojën, sepse nuk po e dëgjoj më. Dhe më duket se edhe kjo histori do mbarojë me një nga ato pazaret “buzë më buzë e gojë më gojë”, ku për faj të miopisë e paburrërisë së shumicës, edhe njëherë Berisha do imponohet mbi të gjithë: mbi vullnetin popullor për t’i dhënë fund pushtetit të padrejtësive e të zullumeve, mbi dëshirën e mazhorancës për ta realizuar, gjithsesi, këtë reformë jetike dhe “estetikisht” të dobishme, dhe mbi vetë vullnetin e ndërkombëtarëve për ta konsideruar reformën në drejtësi një kusht të pakapërcyeshëm për progresin e mëtejshëm të Shqipërisë në procesin e integrimit. Shpresoj që referendumi popullor për kalimin e variantit fillestar të reformës, të atij që nuk është bërë pis nga Berisha, vazhdon të jetë një opcion i mazhorancës”.

LEKSIKONI I KRIJUESVE SHQIPTARË QË JETUAN APO JETOJNË NË ZVICËR



Shkruan: Shefqet DIBRANI

Leksikoni i krijuesve shqiptarë që jetuan apo jetojnë në Zvicër, është një përpjekje për t’i sjellë letërsisë shqipe një vepër me të dhëna për shkrimtarët shqiptarë që ndërtuan individualitetin krijues në këtë vend. Kështu plotësohet një zbrazëtirë e shënimeve biografike dhe bibliografike, padyshim e para e këtij lloji për autorët shqiptarë në Zvicër. Andaj, edhe përpjekjet për hartimin e tij janë sfiduese dhe të mundimshme. Por për të materializuar idenë, ne kemi marrë për shqyrtim një numër të caktuar veprash të kësaj natyre, duke u përqendruar kryesisht tek vepra e Hasan Hasanit “LEKSIKONI I SHKRIMTARËVE SHQIPTARË 1501 – 2001”, që ishte si një tabelë rrëfimi për të konceptuar punën tonë. Po ashtu, kemi marrë edhe shënime të caktuara nga Enciklopedia e Lirë “Wikepedia”, nga rrjete sociale të internetit, si dhe nga disa libra të cilët kanë shënime të kësaj natyre. Sa do që tendenca jonë ishte këmbëngulëse për regjistrimin e gjithë autorëve shqiptarë që jetuan ose jetojnë në Zvicër, megjithatë, ne nuk kemi arritur ta shterojmë këtë përpjekje.



Në leksikon janë përfshirë pa paragjykime, të gjithë autorët shqiptarë që kanë publikuar në shqip gjatë qëndrimit të tyre në Zvicër. Fillimisht, kemi menduar të ndalemi vetëm tek të dhënat biografike dhe bibliografike, por me insistimin e bashkautorit, profesor Besnik Camaj, vendosëm që çdo autori t’i bashkëngjisim edhe diçka nga krijimtaria e tyre (prozë, poezi, apo ndonjë fotografi të ndonjë punimi artistik). Radhitja e autorëve është sipas alfabetit.

Ky Leksikon përfshin të gjithë autorët për të cilët ne kemi arritur të gjejmë shënime. Të vetëdijshëm për rëndësinë dhe saktësinë e të dhënave, janë shfrytëzuar rrjetet sociale. Me pjesën dërmuese të krijuesve që jetojnë në Zvicër, kemi komunikuar drejtpërdrejt në mënyrë që shënimet e tyre të dalin sa më të plota dhe sa më të sakta. Por jo gjithmonë synimet mund të realizohen sipas planit dhe dinamikës, pasi një pjesë e konsideruar e autorëve kanë qenë në gjendje të bisedojnë me orë të tëra ose të dërgojnë me dhjetëra shkresa duke e hiperbolizuar punën e tyre pa qenë në gjendje të plotësojnë një shënim të thjeshtë, i cili do të na lehtësonte punën tonë në përpilimin e kësaj materieje. Ne si autorë ishim përcaktuar që ta përpilonim këtë vepër mbi bazën e kriterit “autorët duhet ta kenë së paku një vepër të botuar dhe atë në kohën kur kanë jetuar apo jetojnë në Zvicër”.

Me vetëdije i jemi shmangur vlerësimit letrar e artistik pasi ne nuk kishim qëllime përjashtuese. Ne kemi bërë disa herë ftesa përmes shumë mediave elektronike dhe sociale, sepse nuk kishin qëllime përjashtuese, por shprehim edhe keqardhje nëse në mungesë të informacioneve mbetet ndonjë autor apo autore jashtë këtij projekti.


Duke i mbetur besnik synimit të mirë, në fund kemi shtuar edhe rubrikën “Shtojcë”, në të cilën kemi përmendur një duzinë emrash e autorësh, të cilët me prezencën e tyre në Zvicër, qoftë me ndonjë promovim libri, ndonjë seminar apo konferencë, ishin pjesë e jetës kulturore shqiptare në Zvicër. Në këtë “Shtojcë” ne jemi të vetëdijshëm se nuk janë përmendur të gjithë autorët, por ne bëmë atë që mundëm dhe atë që ditëm, duke shpresuar se ndonjë autor tjetër do të arrijë në mënyrë më të përmbledhur për ta pasqyruar këtë realitet edhe në këtë plan.

Zvicra, përveç historisë së vet të bujshme, ka qenë një vend tërheqës edhe për shkrimtarët dhe artistët shqiptarë. Jo vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, por edhe shumë më herët (atëherë kur ndodhnin lëvizje të mëdha shoqërore e politike në vendin tonë), në Zvicër kanë jetuar me vite të tëra personalitete të njohura shqiptare.

Të asaj plejade janë:
Andon Zako Çajupi (1866 – 1930),
Elena Gjika – Dora d’Istria (1828 – 1888),
Faik Konica (1875 – 1942),
Lazër Shantoja (1892 – 1945),
Mid’hat bej Frashëri (1880 – 1949),
Nikollë Kaçorri (1862 – 1917),
Tajar Zavalani, (1903 –1966)

Për autorët e theksuar më sipër, shënimet më të kompletuara gjenden brenda librit, por në këtë plan kemi një armatë tjetër të personaliteteve letrare e politike të kohës, veprimtaria e të cilëve lidhet drejtpërdrejt me Zvicrën dhe me Lëvizjet e mëdha Kombëtare Shqiptare që kanë ndodhur nëpër kohëra.

Dervish Hima (1875 – 1928). U lind me emrin Ibrahim Mehmet Naxhi në Ohër më 1875, veprimtar atdhetar dhe publicist i Rilindjes Kombëtare, organizator i Kongresit të Bukureshtit, pjesëmarrës në Kongre-sin e Napolit, botues i gazetës “Arnautlluk” në Stamboll e më pas “Albania” në Zvicër.

Eric Skanderbeg Margolis (Eric S. Margolis) ka lindur në Nju Jork më 4 shkurt 1943. Është i biri i Nexhmije Zaimit me origjinë nga Libohova. Babai i tij thuhet se ishte hebre. Ai ndoqi shkollën e muzikës në Nju Jork e më pas shkollën ndërkombëtare si dhe universitetin i mbaroi në Gjenevë të Zvicrës.

Fan S. Noli, më 27 korrik 1919, u emërua peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë, që tashmë ishte dioqezë e pavarur. Një vit më pas, duke e pasur parasysh vlerën e Nolit si udhëheqës politik e fetar i bashkësisë shqiptare dhe si shkrimtar, orator dhe komentator politik i talentuar, u zgjodh kryetar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, ku arriti ta anëtarësonte Shqipërinë më 17 dhjetor 1920.

Faruku i Egjiptit ose Faruku I (1920 – 1965), ka vepruar në Zvicër, por shënime për të nuk janë aq të kompletuara.

Dr. Krist Maloki (1900 –1972), është njëri ndër mendimtarët më të mprehtë të viteve 1930 – 1945, i lindur në Prizren të Kosovës, ishte bashkë-punëtor i “Enciklopedisë së Gruas në Zvicër”, (botimi në gjuhën gjermane), ku ai shtjellon me sukses problemin e gruas shqiptare.

Leka Zogu I, gjatë viteve 1955 – 1956, është shkolluar në Olten të Zvicrës.
Naim Frashëri, poeti ynë kombëtar në vitin 1876, rreth 6 muaj ka qëndruar për shërim në Banjat e njohura të Badenit në Zvicër.
Pandeli Cale (1874 – 1923), ishte një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë. Ai ka lindur në Korçë më 1874. Pandeli Cale është një atdhetar i njohur për kontributet e tij në shërbim të Shqipërisë dhe shqiptarëve, kurse vitet e Luftës së Parë Botërore i kalon në Zvicër dhe vende të tjera si në Ukrainë, Bullgari, Francë, kurse në vitin 1919 është kthyer në atdhe. Në vitin 1920, Pandeli Cale zgjidhet Prefekt i Korçës, kurse në shkurt të vitit 1921 është zgjedhur deputet në të parin parlament shqiptar.

Sali Nivica, (1890 –1920), i lindur në Rexhin të Kurveleshit të Sipërm rrethi i Tepelenës. Ishte publicist, patriot, politikan e shkrimtar i njohur. Ai, gjatë vitit 1919 – 1920, përveç Francës, Italisë dhe Amerikës, shpërndau gazetën “Populli” edhe në Zvicër, në mbrojtje të pavarësisë e të tërësisë territoriale të shtetit të ri shqiptar, që u shprehën hapur edhe në Konferencën e Paqes në Paris. Sali Nivica u vra në Shkodër.

Shefqet bej Vërlaci (1877 – 1946), ka qenë pronar tokash (një feudal), politikan, kryeministër i shtetit shqiptar, senator gjatë periudhës kur Shqipëria qe Republikë 1925 – 1928. Ai ka vdekur më 21 qershor 1946 në Zürich të Zvicrës.

Xhuzepe Gangle (Giuseppe Gangle: 1898 – 1978), shkrimtar arbë-resh, ka dhënë ndihmesë për kulturën shqiptare dhe sidomos ai është i njohur për ndihmesën e tij në organizimin e shkollës në gjuhën retoromane në kantonin Garbünden.

Po ashtu në Zvicër kanë jetuar ose kanë vepruar më gjatë apo përkohësisht edhe: Ali Këlcyra, Gjergj Kokali, Dom Gjon Bisaku, Ismail Qemali, Leonik Tomeo, Dom Luigj Gashi, Mustafa Kruja, Sami Frashëri, Dom Shtjefën Kurti, Visar Dodoni etj.

Shënime të tjera na përafrojnë me familjen e Dhamallarëve, familje tregtare e pasur në zë nga Frashëri. Nga kjo familje u shqua Gaqo Adhamidhi, ose Gjergj Adhamidhi bej Frashëri (1854 – 1939), doktor në mjekësi i Universitetit të Lozanës (Lausanne). Ai bëri të njohur identitetin pellazgjik të shqiptarëve nëpërmjet një punimi të famshëm, kurse më vonë është marrë me hapjen e shkollave shqipe për diasporën në Zvicër.

Vitet e ‘80-ta na i rikujtojnë veprimtarët Jusuf Gërvalla dhe Enver Hadri, të cilët kanë qenë pjesë e aktiviteteve patriotike në Zvicër. Ndërsa shënime të shumta ka për profesor universitar, shkencëtar dhe personalitete të shquara që kanë bërë karrierë akademike mjaft të suksesshme, siç ka qenë rasti edhe me piktorin

Disa nga emrat e theksuar më lart, nuk i përkasin fushës së letërsisë apo arteve, por i theksuam për ta tërhequr vëmendjen e institucioneve përkatëse për mundësinë e hartimit të një libri Enciklopedik, i cili mund t’i përfshijë të gjitha personalitetet që me punën e tyre kanë lënë gjurmë dhe njëkohësisht e kanë nderuar edhe vendin tonë. siç janë profesorët, magji-strat e doktorët e shkencave etj. Gjithsesi ka vend për hulumtime të reja në këtë drejtim, si pjesë e projekteve universitare (tema doktoratash, punime akademike).

Ne shpresojmë që kjo nismë do të mirëpritet dhe do t’u shërbejë atyre që merren me këto hulumtime. Sigurisht me kalimin e kohës do të plotësohet edhe më shumë dhe pse mos të jetë pjesë e një “ENCIKLOPEDIE”, që flet për njerëzit e artit, të kulturës, të dijes e shkencës të cilët ndër shekuj kanë jetuar në Zvicër dhe vende të tjera të globit tokësor.


Xhudistja Majlinda Kelmendi, vajza që bëri histori




Nga Skënder MULLIQI

Absolutisht, gjëja më e mrekullushme në jetën plotë sfida, në jetën e bujshme, të një femre dhe sportisteje brilante është kurorizimi më medaljen e artë të fituar në finalen e madhe të xhudos në Lojërat Olimpike në Rio 2016, të pejanes Majlinda Kelmendit. Sa herë që druam dhe druam më arsye se a do të arrinë finalen e madhe, ajo gjeti forcën dhe kurajon për të qëndruar sypatrembur përballë se cilës kundërshtare. Majlinda kishte gjithë atë forcë, gjithë atë vullnet të çeliktë, gjithë atë qetësi shpirtërore prej sportistjeje kulminate për të dalë e para siç edhe doli e para, në shumë kampionate botërore dhe kampionate evropiane.


Për t’u stolisuar me medaljën e artë në një eveniment sportiv kulminant, siç janë lojërat olimpike, duhet punë e madhe dhe përkushtim i madh. Ajo ngriti veten, ngriti Kosovën dhe mbarë shqiparët në olimp. Ajo përballoi në finale italianen Odette Guiffrida, edhe pse dukej pak sa e lënduar. Ajo ishte e pa përkulshme, ajo u lartësua duke bërë kështu histori. Kur mori medaljen e artë, e emocionuar, nuk i përballoi lotët e gëzimit. Majlinda e ngriti lartë flamurin dhe hymnin e Kosovës.

U emocionuan të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë dhe veprojnë në botë. Majlinda i tregoi botës sportdashëse së vajzat shqiptare shquhen më bukurinë, që ua ka falë Zoti (natyra), fisnikërinë, dinjitetin, sukseset… Ajo u tregoi botës se si vajzat shqiptare dinë të bëjnë mrekullira. Pas fitorës së Majlindës edhe mengjesi dhe lindja e diellit e ditës së neserme për të gjithë neve ishin shumë më ndryshe. Ajo na bëri krenarë që jemi shqiptarë…

Ishte kjo një ditë e madhe, një ditë që i harruam telashet, që i sjellë jeta në nënqiellin e zymtësuar të Kosovës, nga ata që politikën dhe pushtetin, e kanë kuptuar si trampolinë nga ku do të pasurohen pafundësisht në kurriz të qytetarëve të lodhur nga gjendja e dobët ekonomike. Majlinda na bashkoi, siç po na bashkojnë sukseset e pa rreshtura të sportistëve-futbollistëve tanë në Evropë. Po mos të ishin sportistët, të cilët janë bërë ambasadorët e Kosovës, nuk do të kishim pasur shumë më çka të lavëdrohemi. Edhe këtë sukses të Majlindës kjo kastë në pushtet nuk do të ngurrojnë ta përshkraujnë si sukses të vetin. Suksesi i saj lidhet më punën dhe angazhimin e pa lodhshme të vëllezërve Kukaj nga Peja.

Shtrohet pyetja, me çka të krenohet kjo kastë politike? Të krenohen më faktin së po humbin territore në veri dhe jug, duke e zvogluar edhe ashtu Kosovën e vogël ! Të krenohen pse e po e mashtrojnë këtë popull që 17 vite më radhë së do të bëhët mirë, e nuk po bëhët?! Të krenohen së afër 30 përqind të popullatës po jetojnë skajshëmerisht dobët?! Të krenohen së po e ladrojnë pushtetin sikur ta kishin bahçe të babës?! E kan pru në gjendje një popull sa një lagje të një qyteti mesatar të Evropës t’i braktisin vendlindjën për të ikur diku sa më larg nga Kosova!

Kanë mbetur të rinjtë tanë në mëshirën e kohës, e këta kan grumbulluar për vete të mira materjale të pa numëruara! I kan larguar investitorët e huaj për t’i ruajtur bizneset e tyre. E kan futur Kosovën në në tunel të errësuar që nuk i dihet fundi… nuk dua t’i numëroj më dështimet e tyre, sepse ato janë të pa fundme. Historia do t’i mbajë në mend ata që e lartësojnë shtetin dhe popullin e vet, siç po e bëjnë këtë punë për mrekulli sportistët tanë, e kështu edhe sportistja e madhe, Majlinda Kelmendi…

RAIMONDA MOISIU, ME DISA YLBERE, NË “QIELLIN” TONË LETRAR…


Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues

1.
Raimonda Moisiu, me origjinë nga Korça, është poete, shkrimtare, publiciste dhe veprimtare e njohur, në Bashkësinë Shqiptare të Nju Jorkut, në SHBA. Ajo kryen aty edhe detyrën shoqërore, kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë.


Tashmë, lexuesit e interesuar janë të njohur me disa botime të saj, të cilët shquhen jo vetëm për vlerat letrare e publicistike, por dhe për ato atdhetare, pra për dashurinë e respektin për vendlindjen, për Shqipërinë.



Po të hapësh skedarin e Bibliotekës Kombatare, në kryeqytetin tonë, por dhe po të kërkosh në librari e biblioteka, do të gjesh disa botime me vlera të disaanshme, që mbajnë emrin e autores Raimonda Moisiu. Pr të shumtë janë dhe titujt e librave, që ajo ua ka dhuruar me dashamirësi, për bibliotekat familjare: të afërmve, kolegve e miqëve dhe lexuesve të tjerë.



Duke kërkuar ndjesë, nëqoftëse nuk është e hedhur në skenadrë ndonjë nga librat e saj,(shkrimi shoqërohet me ballinat e librave të Raimonda Moisiut), po i përmendim ata, sipas viteve të botimit:

1.“Jeta mes dy dashurive”(publicistikë, tregime e proza tjera), Tiranë, 2006;
2.”Dashuria nuk ka emër”(poezi), Tiranë, 2007;
3.”Pafajësia e Evës”(roman),Tiranë, 2009;
4.”Sikur s’më ke puthur kurrë!”(poezi), Tiranë, 2009;
5.”Letrat shqip, këtej e përtej Atllantikut (Intervista), Tiranë, 2010;
6.”Maska e intelektit”(Esse, shkrime publicistike), Tiranë, 2011;
7.”Lulëkuqja e egër”(poezi), Tiranë, 2011;
8.”Gjëmimi i moshave”(tregime), 2011.

Gjithashtu, Raimonda është bashkautore, në disa libra të tjerë.
Këto ditë, na ka tërhequr vëmendjen edhe botimi i një shkrimi të Raimonda Moisiut, në nderim e kujtim të shkrimtarit tonë të madh, Dritëro Agolli, i cili është publikuar, në shtyp dhe në faqe të ndryshme të Internetit.

E urojmë dhe e përgëzojmë këtë kolege dhe mike bashkatdhetare, për të gjitha botimet e saj, si dhe për veprimtaritë e palodhura, që zhvillon në Amerikë, por dhe kur kthehet në vendlindje, në Atdhe.
Me këtë rast, po ribotojmë një shkrim të pak viteve më parë, i cili flet, shkurtimisht, për tre libra të Raimonda Moisiut.

Tiranë, 10 shkurt 2017

2.
“Pak ditë më parë, ishte në Tiranë, në Korçë…Por, si papritmas, ajo iku dhe u duk, se “u zhduk”!?…Por, vetëm sa kapërceu Oqeanin Atllantik, pra jo shumë larg apo jo? (ha,ha) Se donte të ishte nën qiellin e kaltër të një pjese tjetër të madhe të botës. Ndërsa, la pas siluetën e saj buzagase, la në vendlindje e në Atdhe, dashamirësinë e sinqeritetin e vetë. Po na la edhe diçka tjetër. Dikush, mund të pyesë: “Pa, na thuaj, çfarë la më tjetër, në Tiranë, Monda jonë?” Atë dhuratë e morën disa veta, kolegë të saj. Por atë e kam edhe unë. Ja, me që ndonjëri është më tepër kureshtar, po e them që në krye: Janë tre libra të rinj, janë tre ylbërë, në“qiellin” e krijimeve të pasura dhe të bukura të Raimonda Moisiut.

Që lexuesi i këtyre radhëve të krijojë një përfytyrim sa më të plotë, është mire, që ato të paraqiten me anën e shkrimeve të veçanta. Pra, të tregohet përmbajtja, të jepen pasazhe e nuanca të freskëta të tyre.Të flitet edhe për përmbajtjen, gjuhën e figurat e përdorura, për skalitejn e frazës e të vargut. Të ndalemi në vlerat atdhetare, edukative, artistike, shoqërore etj. Mirëpo, a e dini se unë, kësaj here, nuk e bëj dot këtë gjë? Prandaj, vetëm sa po i përmendi titujt e këtyre librave të rinj dhe po them, shkurt, diçka për to.

Po ia nisi me radhë, me tre libra, njëri më i arrirë se tjetri dhe me emra të zgjedhur.

1. Libri i parë

Autorja ose botuesi, i kanë zgjedhur këta vargje, që i kanë venë në kopertinën e fundit:

…Dikush po na përgjon,
si puthemi ne të dy
dhe shkruan pa na thënë:
Asgjë mua, asgjë ty!
Dikush përgjon, si puthet,
një vajzë me një djalë…
Vajza, ardhur nga Hëna;
Djali, nga Parajsa ka dalë…

Është libri i tretë i kësaj autoreje, në poezi, pas atyre: “Dashuria ka një emër” dhe “Sikur s’më ke puthur kurrë”, bashkë me katër libra të tjerë, ku është bashkautore. Për ato, Monda ka marrë çmim të pare, në “Netët Ballkanike” dhe çmim të pare, nga redaksia e Gazetës “Nositi”.

Në përmbledhjen e re, në 190 faqe, janë publikuar 42 poezi shqip, 15 anglisht, 5 italisht e 2 greqisht. Në mbyllje janë vendosur vlerësimet e krijimeve në poezi, të R.Moisiut, nga: Fatmir Terziu, Pëllumb Gorica, Vangjush Ziko e Arqile Gjata.

2. Libri i dytë

Duke provuar gjininë e tregimit, përsëri R.Moisiu ka në epiqendër dashurinë, këtë ndjenjë të bukur dhe të përhershme njerëzore. Në ballë të tyre prinë tregimi, aq i njohur për ne, ”Kali i Princeshës”. Pastaj vijnë, me radhë, tregime interesante: “Gjëmimi i moshave”, “Fustani i bardhë”, “Sytë e Anës”, “Nepsi i epshit”, “Puthja e fundit”, “Dashuria e Evrehesë”, “Ekstazë mbi Oqean”, “E virgjër, në tjetër botën e saj”, “Përdhunimi” e të tjerë. Disi “fshehur”, mes titujve të tregimeve, është dhe skica aq e frymëzuar, shkruar me dhimbje për humbjen e mbesës së Mondës,”Luajmë bashkë, Greisa!”. Por janë dhe shkrimet rreth krijimeve e botimeve të Fatmir Terziut, Mëhill Velajt, Petraq Zotos, Ivzi Çipurit, Irena Gjonit, Remzi Bashës, Artan Mullajt e Monika Cepës.

Libri mbyllet me shënimin e Jorgo Telos për poemën e R.Moisiut “Në aeroportin e vetëm të Atdheut” dhe me një intervistë të Fatime Kullit, përmes të cilës zbulojmë anë të ndyshme të jetës dhe personalitetit artistik e krijues të Raimonda Moisiut.

3. Libri i tretë

Në librin e tretë, janë botuar mjaft ese dhe shkrime publicistikë. Se të gjithë ne e njohim R.Moisiun, për shkrimet e saj të zhdërvjellta, me gjuhë të pasur, me prekje në “telat e zemrës” së personazheve të saj etj. Janë 33 shkrime të tillë, në një libër me 180 faqe. Aty flitet edhe për ngjarje e krijues të njohur shqiptarë, në Amerikë. Të tillë janë: Fan Noli, Vlash Fili, Kostaq Duka, Mëhill Velaj, Riza Lahi e Roland Gjoza e Kozeta Zavalani.

Na tërheqin vëmendjen dhe shkrimet e frymëzuara të saj, gjatë vizitave në Atdhe, si për “parlamentarët e Fterrës”, për “Netët poetike korçare”, për kantautorin korçar Nonda Kajno dhe artisten Jorgjeta Lalzi, që “e lë Korçën pa gjumë”. Por, syrit dhe penës të kësaj publicisteje të talentuar nuk i kanë shpëtuar as nënat e gratë shqiptare, disa nga të cilat u martirizuan nga shteti monist në Shqipëri, ndër të cilat ishte dhe Musine Kokalari. Në reportazhet e autores preken dhe çështje të ndryshme shoqërore etj.
Në përfundim të këtij libri janë shkrimi i Erget Cenollit, për publicistikën e R. Moisiut dhe i Justin Stock (anglisht).

…Në mbyllje të këtyre shënimeve, për tre libra të Raimonda Moisiut (sepse ajo ka dhe mjaft të tjerë), koleges e mikes sonë të mirë, por dhe shkrimtares dhe poetes së njohur, po shënoj dhe një “sekret” të saj. Ajo, së shpejti, do të publikojë në Tiranë dhe librin me mjaft intervista të shkrimtarëve, poetëve e publicistëve, me titullin domethënës “Letrat shqipe, këtej & përtej Atllantikut”.

Sigurisht, atë e pres me kënaqësi të veçantë, pasi aty është dhe një intervistë, që ajo më mori, pak kohë më parë. Por Monda ka shënuar në faqen e kopertinës së fundit dhe titullin e një romani, “Pafajësia e Evës”.

Pra, le të presim, që t’i kemi sa më parë në dorë dhe këto krijime të bukura të saj. Ndërsa, në përgjithësi, e urojmë dhe e përgëzojmë atë, si për këta libra e tërë krijimtarinë e saj dhe dëshirojmë që Raimonda Moisiu të vijojë pa u ndalur në udhën e krijimit, duke mbetur e pakapshme, në “qiellin” letrar shqiptar!”

(Nga libri, me autor Murat Gecaj, “Për ju, krijuese…”, faqe 149-151, Tiranë, 2015)

Territori kaq i madh që humbëm nga ‘dashuria’ për turkun e islamin





Nga Brunilda Ternova

Publiciste, ndërmjetëse kulturore, përkthyese freelance (shqip, italisht, anglisht).



– Shqipëria etnike para ardhjes së turqve në Ballkan, zinte një sipërfaqe prej rreth 110.000 km2 f. 99. Abdyl Frashëri, “Popullsia greke në Epirin e Ri dhe të Vjetër“, fq. 100.

– Në periudhën e pavarësisë së shteteve fqinje, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi, Turqia u “fali” këtyre shteteve rreth 5.000 km2, të tokës shqiptare, f. 100. Dr. Muhamet Pirraku, “Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit“, Prishtinë 1979, fq.11-20, “Dielli”, nr. 21/27, 1979.




– Në Luftën e vitit 1876 – 1877 me Rusinë, Turqia e përfundoj duke i dhënë asaj në interes të popujve ortodoksë të Ballkanit rreth 25.500 km2 të tokave shqiptare. 101. Mr. Kolë Krasniçi, “Roli i fesë në ruajtjen e identitetit dhe të harmonisë kombëtare te shqiptarët“, Vjenë 1996, fq. 56-58.



Harta e trojeve shqiptare nën Perandorinë Osmane, 1880

– Në fund të shek. 19-të territori i Shqipërisë etnike do të konsiderohej rreth 80.00 km2 me 2.5 milion banorë 102. Ahmet Hamiti, “Çështja shqiptare“, Koha, nr. 14/1991, fq.26, ndërsa Konferenca e Paqes që u mbajt në Versajë më 1919 – 1920 do të konstatojë se territoret shqiptare në vitet 1912-1913 zinin një sipërfaqe prej 90.270 km2 me rreth 3 milion banorë 103. Liman Rushiti, “Stradanja albanskog Naroda na Kosovu “1912-1918, Zagreb 1991, fq. 24.

Përkundër këtyre konstatimeve kjo Konferencë sanksionoi vendimet e Traktatit Paqësor të Londrës (1913), duke shkëputur nga trungu etnik shqiptar rreth 80.000 km2, që iu shpërndau shteteve fqinje me bekimin TURQISE, kështu që Shqipërisë i mbetën vetëm rreth 28.700 km2. 104. Dr. Muhamet Pirraku,”Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit“, Prishtinë 1979, fq. 6.

– Me luftërat Ballkanike, Konferenca e Londrës me bekimin e TURQISE më 1913, i plotësoi ëndrrat e shteteve fqinje, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi dhe u vendos kufiri i sotëm në më pakë se gjysmën e Shqipërisë 105. Konferenca e Ambasadorëve (1912-1913), shih. FESh. fq. 503. Sipas Vjetarit Statistikor të Shqipërisë, sipërfaqja në km2 e shtetit shqiptar, sot është 28.748 km2. 106. Vjetari Statistikor i Shqipërisë, 1991, fq. 12.


Vetem ne Kosove kontributi anti-shqiptar turk, në bashkepunim me serbet ka qene katastrofik, ku 24 programe të ndryshme janë hartuar e zbatuar për dëbimin e shqiptarëve, asimilimin e tyre dhe kolonizimin e trevave, që ata i popullonin me serbë. Dëbimi ishte i heshtur në kohë paqeje kur kryhej përmes diskriminimit, persekutimit dhe represionit, ndërsa ishte masiv dhe i shpejtë në kohë luftërash, kur kryhej përmes pastrimit etnik, masakrave dhe terrorit.


Programet kryesore famëkëqija ishin:
– “Naçertanja” nga viti 1844 i Ilija Garashaninit,
– Projekti i parë i Vasa Çubrilloviqit “Shpërngulja e Arnautëve” nga viti 1937
– Konventa jugosllavo-turke për shpërnguljen e shqiptarëve në Anadoll nga viti 1938,
– Projektet e Ivo Andriqit dhe Ivan Vukotiqit nga viti 1939,
– Projekti “Serbia homogjene” i Stevan Molevacit i vitit 1941,
– Projekti i dytë i Vasa Çubrilloviqit “Problemi i pakicave në Jugosllavinë e Re” nga viti 1944,

– Marrëveshja Xhentëlmene Tito-Kyprili për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi e vitit 1953, e deri te Memorandumi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë të vitit 1986 dhe Programi Jugosllav për Kosovën i vitit 1988. Nikola Pashiqi, Petar e Aleksandar Karagjorgjeviqi, Milan Stojadinoviqi, Dragolub-Drazha Mihajloviqi, Aleksandar Rankoviqi e deri te Slobodan Milosheviqi, veçse zbatonin këto projekte e programe.

Më 18 shkurt 1953 Jugosllavia, Greqia dhe Turqia arritën një marrëveshje për bashkëpunim dhe në Split nënshkruan një marrëveshje, me të cilën u ripërtëri konventa shtetërore jugosllavo-turke e vitit 1938 për shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve … në Turqi… Në bazë të hulumtimit sistematik të dy shërbimeve konzullare (sektorit të pasaportave) jugosllave dhe turke, dëshmohet se në periudhën 1951-1968 prej Jugosllavisë në Turqi janë shpërngulur 414.500 shqiptarë… ndërsa gjate periudhës në fjalë (bazuar në statistikat sekrete jugosllave) në Kosovë ishin sjellë në heshtje 63.000 kolonë sllavë… Ndërkaq sipas statistikave të publikuara më vonë del se në periudhën 1952-1965 për ne Turqi janë shpërngulur: 452.371 shqiptarë.

4 vilajetet me shumicë shqiptare në kohën e pushtimit turko-osman kishin gjithsejt një territor prej 178 mijë km2, që e humbuëm dhe tani Shqipëria e Kosova kanë rreth 39.600 km2.

BESIM ZYMBERI: KAHET E SHPËRNGULJES SË SHQIPTARËVE NDËR SHEKUJ


BESIM ZYMBERI

Pas rënies së Skënderbeut, e deri diku në shekullin 17-të, shqiptarët u shpërngulën drejt vendeve perëndimore. Sa për saktësi, bëhet fjalë për shpërngulje të dhunshme dhe deportim të elaboruar, kryesisht nga Perandoria Osmane atëbotë. Shtetet italike të kohës dhe bregdeti i sotëm kroat, ishin qendrat e aspiruara për vendosje të shqiptarëve të shpërngulur. Poenta e kahes së tillë të shpërnguljes, sinjalizon për identitetin oksidental të linjës kulturore shqiptare, deri në një status misionar të sinorit frenues ndaj depërtimit të dhunshëm të linjave orientale kulturore në Evropë. E rëndësishme është të thuhet se edhe në epokën aktive të Skënderbeut e edhe pas vdekjes së tij, shqiptarët, ndonëse misionarë të mbrojtjes së qytetarisë oksidentale, ishin plotësisht të braktisur dhe të përbuzur nga vetë Oksidenti. Në shekujt XVIII e XIX, shpërngulja e shqiptarëve detyrimisht mori kahen e Orientit, me përqendrim Turqinë dhe Egjiptin.

Pushtimi i gjatë nga Perandoria Osmane dhe vetë struktura e saj e organizimit, përfshirë masat administrative e ushtarake, kishin bërë të vetën. Në këtë periudhë, hiq një invazion austrohungarez të fundshekullit të XVII, braktisja nga Oksidenti ishte pothuaj totale, qoftë edhe në formë të mbështetjes kulturore, përveç individëve me prirje humane artistike e kulturore, siç ishin artistët, shkrimtarët, filozofët etj.

Shpërngulja e shqiptarëve drejt Lindjes, bëhej së pari nëpërmjet formave administrative procedurale, ndonëse të tmerrshme. Rekrutimet për lufta, ishin njëra prej metodave të deportimit. Të rekrutuarit, shpeshherë binin në fusha të betejës, shumë prej tyre nuk arrinin të ktheheshin më në vendin e tyre, ndërsa disa avancoheshin në pozita dhe bëheshin zyrtarë perandorakë, duke zgjedhur edhe jetën dhe trashëgiminë në vende të huaja.



Por, nga fundi i shekullit XVII dhe gjatë shekullit XVIII, kemi një shpërngulje karakteristike të shqiptarëve në drejtim verilindor. Shqiptarët e konfesionit ortodoks bënë disa shpërngulje dhe ngulitje të përhershme në Bullgari, Rumani e deri në Ukrainë.

Në shekullin XIX, ndodhi diçka interesante për kohën. Nisi krijimi i diasporës shqiptare në SHBA, kryesisht nga shqiptarë të krishterë e më vonë edhe të konfesionit islam. Shpërngulja për SHBA, duhet të lidhet më një mundësi më të madhe të shprehjes, rritjes ekonomike dhe fuqizimit politik të shqiptarëve. Platforma e Rilindjes Kombëtare, që synim themeltar kishte rizgjimin e ndjenjës nacionale, nëpërmjet vetëdijesimit intelektual, bazohej tek identiteti Evropian i shqiptarëve

Ikja për në SHBA e jo në vende të Evropës Perëndimore, mbase sinjalizon mosbesimin e shqiptarëve në këtë të fundit, për shkak të qëndrimeve mospërfillëse të tyre ndaj qytetërimit shqiptar.

Viti 1878 shënon një fazë të veçantë të shpërnguljes së shqiptarëve. Pas Kongresit të Berlinit (1878), në pjesën më të madhe të Vilajetit të Kosovës, pikërisht në Sanxhakun e Nishit, gjenocidi i shtetit serb, të sapo pranuar në kufij të zgjeruar në dëm të tokave shqiptare, solli zbrazjen e plotë nga shqiptarët të këtyre trevave. Mbi 600 fshatra shqiptare u shkretuan fare. Ata që i shpëtuan masakrave serbe, arritën në Kosovë kryesisht dhe u vendosën, derisa shumë prej tyre nuk ndaluan deri në Stamboll, për t’u vendosur në vise të ndryshme të Turqisë së sotme.

Edhe pas vitit 1912, kur Kosova u ripushtua nga Serbia, shpërngulja e shqiptarëve vazhdoi prapë drejt Lindjes. Nga viti 1912 e deri në vitin 1968, shqiptarët u shpërngulën masovikisht për Turqi. Prapë e ritheksoj se shpërngulja nuk ishte e vullnetshme, por e dhunshme. Madje, nga viti 1912 e deri në vitin 1966, Jugosllavia dhe Turqia, kishin nënshkruar 5 marrëveshje ndërshtetërore për deportim të shqiptarëve.

Nga viti 1968 e deri sot e tutje, shpërngulja e shqiptarëve i është rikthyer kahjes perëndimore. Por, kësaj radhe shpërnguljet ishin me karakter të qëndrimit të përkohshëm.

Në 5 vitet e fundit, kemi lëvizje paksa paradoksale të shqiptarëve. Shkuarja e shqiptarëve në Lindjen e Mesme si rekrutë të formacioneve ekstremiste islame, sikur dëshmon për një traumë të identitetit kulturor shqiptar, ndonëse jo ende në përmasë të një fenomeni. Në anën tjetër, kemi tendencën e vazhdimësisë të ikjes masovike drejt vendeve perëndimore. Një dualizëm i tillë kontravers, dëshmon se gjeopolitika shqiptare është labile në kuptim të ndikimeve gjeopolitike të të dy krahëve. Po shohim një invazion të Turqisë në promovim të vlerave islamike, që theksohen si promovim i vlerave “pozitive” të Perandorisë Osmane, ndërkohë që gjithçka rreth çlirimit të Kosovës dhe mbështetjes së Shqipërisë, lidhet me traditën oksidentale të identitetit të shqiptarëve.

Kahet e shpërnguljes së shqiptarëve në rreth 550 vitet e fundit, duhet parë me dioptri të thellë shkencore shumëdimensionale. Nga këto shpërngulje shekullore, është krijuar diaspora shqiptare, statistikisht shumë e madhe, në të gjitha kontinentet. Ngulitja e saj e qëndrueshme është bërë në Turqi, Itali, Kroaci, Egjipt, vende tjera të Afrikës e Azisë, Bullgari, Rumani, Ukrainë, SHBA, Kanada, Argjentinë, Australi etj.

Në 50 vitet e fundit, kemi shpërnguljet e karakterit të përkohshëm në vendet e Evropës Perëndimore. Vështirë të gjesh një popull tjetër, përveç hebrenjëve, që të ketë qenë i detyruar të lëvizë në të gjitha drejtimet, për të mbrojtur kokën. Por, nëse marrim shembull hebrenjtë, a nuk është sot bota goxha e varur nga pesha e veprimit të tyre të organizuar…? A do të ndodhë kjo në perspektivë të shpejtë edhe me shqiptarët…? Mundet, me një relativizim të ndikimeve sektare fetare dhe me një frymë platformeje si ajo e periudhës së Rilindjes Kombëtare!

Dilema më e madhe qëndron te kërcënimi i madh drejt asimilimit të shqiptarëve të ngulitur në vendet e Lindjes dhe në shtetet evropiane. Diaspora shqiptare, ndonëse me rezultate të ndjeshme në fushën e përurimit të identitetit nacional, nuk ka arritur asnjëherë të ketë një bazë unifikuese programore të veprimit të organizuar.

Trojet shqiptare, gjeografikisht evropiane, duhet parë në kontekstin kulturor të definimit të gjeopolitikëve të kohës. Në bazë të lëvizjeve të lartshënuara të shqiptarëve, konstatimi i parë të çon te pozita ndërmjet dy shuplakave e kulturës e qytetarisë shqiptare. Lëvizjet masovike të shqiptarëve në dy drejtime të kundërta, si pasojë e dhunës sistematike veçanërisht nga Lindja dhe injorimit, përbuzjes e gjymtimit nga Perëndimi, japin mesazhin e pozicionit të pafavorshëm të shqiptarëve në epokat gjeopolitike të shënuara.

Në kuptim të linjave kulturore globale, kahet e shpërnguljes së shqiptarëve në periudhën domethënëse historike të theksuar, flasin për një status kyç të qytetërimit shqiptar në vendosjen e linjave kulturore globale të kohës. Ishte qytetërimi shqiptar ajo cipëza kulturore që mbante peshën e kërcënimit ndaj kulturës perëndimore. Ndërsa, në mënyrë të veçantë, kahet e shpërnguljes së shqiptarëve drejt Lindjes, dëshmojnë se sa djallëzisht.



Oksidenti kishte shfrytëzuar qytetarinë kulturore shqiptare, si hendek lufte kundër imponimit kulturor oriental, për ta braktisur më pas atë në momentet më të rëndësishme. Në vitet e fundit të shekullit XX, qytetaria shqiptare, për herë të parë u përurua si vlerë e kulturës perëndimore, madje edhe nëpërmjet aksionit ushtarak. Por, ky vlerësim, nuk ishte i plotë, pasi që nuk ekzistoi ideja homogjene ndërmjet Evropës dhe SHBA-së, për vazhdimësinë e përurimit të kësaj vlere.

Aktualisht, një segment kulturor oriental, i përfaqësuar prej Turqisë, shfaqet me agresivitet të shtuar në synim të transformimit të qytetarisë shqiptare në një instrument spiritual të kulturës Lindore. Manipulimi në emër të shumicës islame të shqiptarëve, ka sjellë efekte serioze dhe, në të ardhmen, duhet parë me shumë kujdes shtresimin këtij ndikimi ofenziv. Shkuarja e disa shqiptarëve në viset e Lindjes së Mesme, në tre vitet e fundit, në luftëra sektare religjioze radikale, dëshmon se bota euroatlantike duhet seriozisht të tregojë muskujt e saj në promovimin e vendosur të tërësisë shqiptare, gjeopolitike dhe kulturore, si pjesë e patjetërsueshme e kulturës perëndimore. Një shkarje e tillë kulturore, doemos duhet të kundrohet edhe si reaksion ndaj braktisjes apo injorimit nga Kultura Perëndimore.

Shqiptarët asnjëherë nuk kanë pasur dilema rreth statusit të tyre kulturor dhe ambientit evropian përfaqësues së tij. Deri më sot, Evropa nuk ka qenë në gjendje të pranojë kontributin e qytetërimit shqiptar në ngritjen dhe konsolidimin e platformës për ngritjen e qytetarisë evropiane, në nivelin çfarë e njohim sot. Për shkak të egos së disa kombeve të fuqishme evropiane, Evropa nuk është në gjendje ta pranojë si vlerë të saj krye heroin, Gjergj Kastrioti dhe qytetërimin shqiptar si frymëzuesin dhe mbrojtësin esencial të saj.

Edhe një herë, kahet e lart’thëna të shpërnguljes së shqiptarëve, duhet të na mundësojnë një përgjigje shkencore të motiveve dhe efekteve të tyre, në mënyrë që qytetërimi shqiptar, të mos mbetet një hero i ruajtjes së vlerave evropiane dhe njëkohësisht, viktima më tragjike e atyre vlerave.

Një letër nga burgu presidentit të Francës


Ismail Kadare 

Dy vëllime me poezi i ka thurur prapa grilave, Besim Zymberi, ish-i burgosur politik. “Në prehrin e Orëve të Bardha” përfshin krijime poetike nga burgu. “Kam edhe një vëllim tjetër poetik me poezi nga burgu, por të pabotuar ende, si dhe shkrime të ndryshme, që do të botohen si publicistikë me kujtime të burgut”, tregon Zymberi.

Por është një letër e tij nga burgu që mori dhenë dhe mbërriti në adresë të Pallatit presidencial të Francës. Me detyrën e “postierit” e kishte ngarkuar publikisht shkrimtarin Ismail Kadare



Zhak Shirak 

Fundi i letrës i kishte lënë përshtypje shkrimtarit shqiptar me vendbanim në Paris. Dërguesi ishte koleg shkrimtar. Asnjëherë nuk e kishte takuar. Po mbahej prapa grilave në burgun e Mitrovicës së Sremit në Serbi. Mezi ia kishte dalë ta nxirrte jashtë letrën dorëshkrim.

“Unë, një i burgosur shqiptar në një kamp përqendrimi serb, ju kërkoj të hidhni dritë mbi një vuajtje për të cilën institucionet ndërkombëtare nuk kanë dijeni”, i shkruante poeti Zymberi “të dashurit shkrimtar” në vjeshtën e vonshme të vitit 2001. Ai dhe qindra shqiptarë ende po vuanin nëpër burgjet serbe për shkak të veprimtarisë së tyre politike.

Këtë fjali do t’i integronte Kadareja në letrën që do t’ia dërgonte më 12 dhjetor 2001 presidentit të atëhershëm francez, Jacques Chirac për rritjen e presionit ndaj autoriteteve serbe për lirimin e të burgosurve politikë.


*******

Ismail Kadare: Pengjet kosovarë, racizëm i ri


 Shkrimtari i madh, letër të hapur Presidentit të Francës Zhak Shirak: Ka një vend ?demokratik? si Jugosllavia, ku njerëzit mbahen në pranga për shkak të ideve të lirisë. Eshtë shqetësuese që ndaj popullit shqiptar lejohen gjëra që tashmë janë të tejkaluara dhe që nuk lejohen kundër asnjë populli tjetër në Europë.

Shkrimtari i shquar, Ismail Kadare, nëpërmjet një letre dërguar, Presidentit francez Zhak
Shirak, ka kërkuar ndihmën e zyrtarit të Lartë në zgjidhjen e çështjes së të burgosurve politikë shqiptarë, që mbahen ende në burgjet në Jugosllavi.
Shkrimtari i madh, thotë se shkak për ripërsëritjen e kësaj kërkese u bë dëshmia e shqiptarit me emrin Besim Zymberi, që arriti të dalë nga burgu i Mitrovicës së Sremit, në Serbi. Këtë dëshmi, thotë Kadare, ma ka drejtuar botërisht mua si shkrimtar, bashkë me thirrjen dëshpëruese që tia bëj të njohur publikut europian dhe mundësisht atij botëror.
"Unë, një peng shqiptar në një kamp serb të përqëndrimit ju kërkoj ndriçimin e një dëshmie për një ankth që mbahet i fshehtë nga institucionet e fuqishme ndërkombëtare", fillon letrën-dëshmi Besim Zyberi, duke e përfunduar atë me "Ne, pengjet shqiptare, jemi hebrejtë e fundit që mbahemi në kampet hitleriane të Millosheviçit, edhe pas rënies së tij... Dhe të gjithë bëjnë sikur nuk na shohin!!!"
Ismail Kadare, në letrën drejtuar Presidentit francez Shirak, duke përfshirë dëshminë e shqiptarit të posa-liruar shprehet: "Zoti Presdient ky është thelbi i çështjes: Në kontinentin tonë europian, të kësaj hapësire perëndimore, që është në ballë të luftës për një botë të re demokratike e morale,
ka një vend me emrin Jugosllavi, ku mbahen ende njerëz të vënë në pranga, për shkak të ideve të lirisë. Dhe ky vend pretendon të quhet demokratik, dhe këtij vendi i hapen çdo ditë dyert gjithkund, pa u kujtuar kush ta detyrojë të heqë dorë nga kjo mizori".

"E kuptoj fare mirë se çdo të thotë të mos kapërcehet masa e gjërave, e kuptoj sidomos se bota e sotme ka probleme të tjera dramatike dhe nuk mund ti lejojë vetes luksin për tiu kthyer e rikthyer halleve të një populli, qoftë edhe kur ky popull ka arsye. Jam i ndërgjegjshëm pra, për të gjitha këto, e megjithatë diçka tronditëse më shtyu të kapërcej këtë arsyetim e tju drejtohem publikisht me këtë letër", i shkruan Kadare Presidentit francez.

Shkrimtari i madh, thotë se ndryshe nga çtrumbeton propaganda antishqiptare populli shqiptar është tepër i duruar dhe i matur në kërkesat e tij, dhe për të vërtetuar këtë fakt ai jep dëshminë e shqiptarit besim Zyberi i cili shkruan: "Më 10 qershor 1999, fill pas Marrëveshjes së Kumanovës, që i dha fund konfliktit midis NATO-s dhe Millosheviçit, rreth 1 milion shqiptarët e Kosovës u turrën të kthehen në tokën e tyre, prej nga ishin shpërngulur mizorisht. Po atë ditë, më 10 qershor 1999, trupat serbe, duke u larguar nga Kosova rrëmbyen 2050 shqiptarë për ti marrë me vete e për ti lidhur me hekura në burgjet e tyre. Çdo burgim pa faj është një tragjedi, por të burgosesh ditën e lirisë, tragjedia është e dyfishtë, e dhjetëfishtë".

"Njeriu që me letrën e tij më ka shtyrë tju drejtohem Ju është një nga personazhet e kësaj tragjedie. Me të drejtë ai bën pyetjen: Si është e mundur që Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, Komisariati i Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB, Këshilli i Europës (Komiteti kundër torturës) të jenë kaq shpërfillës për pengjet shqitpare? A do të ndodhte kështu në qoftë se këta pengje do të ishin amerikanë, gjermanë apo francezë? Si është e mundur që presidenti i shpallur demokrat, Kostunica, e aq më tepër me profesion jurist, të tregojë të njëjtën pandjeshmëri, të njëjtën egërsi e racizëm si Millosheviçi ndaj të burgosurve shqiptarë? Së fundi si është e mundur që askush nuk e qorton për këtë gjë?", shprehet Kadare.

"Pavarësisht se çmund të keni dëgjuar për mbrapështitë dhe gabimet e shqiptarëve, unë me përgjegjësi të plotë Ju përsëris se ky është një popull tepër i duruar dhe aspak ankimtar. Duke iu
referuar letrës nga burgu, po Ju kujtoj bombardimin prej avionëve të NATO-s të burgut famëkeq të Dubravës në Jugosllavi, ku ishin mbyllur qindra shqiptarë. Me qindra ishin të vrarët e të plagosurit. Sikur të mos majftonte ky tmerr, shhqiptarët duhej të duronin talljet cinike të rojeve serbe. Po prisni lirinë prej NATO-s? Ja, çju erdhi prej saj!
Çfarë ka ndodhur në të vërtetë, askush nuk e tregon. Si është e mundur që qindra shqiptarë të tjerë u vranë prej çlirimtarëve të tyre, në rrethana misterioze? Si ndodhte që rojet serbe largoheshin gjithmonë përpara bombardimit, kurse të burgosurit shqiptarë mbeteshin nën mëshirën e fatit, shpesh herë të lidhur në pranga? Çlodër makabre dhe e pashpirt është luajtur nën kurriz të tyre prej zbulimit serb dhe agjentëve të tyre në organizmat europiane?

Loja makabre u përsërit disa herë. E megjithatë, zoti President, besoj se nuk keni dëgjuar ndonjëherë prej popullit shqiptar as ankime, as protesta, as mitingje për këtë tmerr. Populli shqitpar, duke qenë mirënjohës ndaj Perëndimit që po i sillte lirinë, e uli kokën, as mallkoi, as ulëriu kundër avionëve perëndimorë, por në heshtje e rezinjacion varrosi viktimat e tij.
Kështu ndodhi në pranverën e vitit 1999, por kështu nuk mund të vazhdojë më. Pasi e ke shtypur dhe masakruar një popull për vite të tëra, pasi i ke shkuar në thikë së paku 1000 foshnja nën 5 vjeç, siç e ka pohuar vetë shtypi serb (gazetari Filipoviç në gazetën "Le Monde" e "Liberation"), pasi i ke përdhunuar qindra vajza e gra të reja, së fundi pasi i ke shpërngulur barbarisht rreth 1 milion njerëz, të vazhdosh prapë ta provokosh, ta fyesh, të tallesh me tragjedinë e tij, tia mohosh martirizimin, ta shtysh drejt dëshpërimit dhe akteve që pjell dëshpërimi, kjo zoti President është e papranueshme për çdo ligj të njerëzimit.

Mbajtja e të burgosurve politikë shqiptarë në Jugosllavi bën pjesë në strategjinë e provokimit sistematik, strategji e përpunuar me cinizëm vite me rradhë. Me anë të këtij provokacioni synohet që shqiptarët të bëjnë gabime, në mënyrë që të justifikohet pastaj goditja kundër tyre. Kjo lojë ka vite që vazhdon në Ballkan. Ju e dini zoti President se nuk është hera e parë që unë kam ngritur përpara jush çështjen e të burgosurve politikë shqiptarë. Nuk e di në qoftë se gjatë vizitës tuaj në Beograd u fol për këtë çështje.

Eshte shqetësuese që ndaj popullit shqiptar lejohen gjëra që tashmë janë të tejkaluara dhe që nuk lejohen kundër asnjë populli tjetër në Europë. Kjo tregon se një racizëm i ri po lind në kontinent. Ideja e Europës, realiteti i saj, nuk mund të bashkëjetojnë përbri asnjë lloj racizmi. Ndërgjegja europiane nuk mund të jetë e qetë me këtë njollë brenda saj. Liria e Europës nuk mund të jetë e plotë pa lirinë e popujve që së paku përfshihen brenda kufijve të kontinentit.
Për këtë hall të madh të popullit tim, e sidomos për tragjedinë e pengjeve të tij, që ishte dhe shtysa e kësaj letre, unë ju drejtova juve, zoti President.
Franca aq shumë e dëgjuar si në Shqipëri, si në Jugosllavi, e ka në dorë të ndërmarrë një aksion të ngutshëm për këta njerëz të lidhur në hekura, orët e të cilëve janë tepër të gjata, siç janë orët e robërisë. Ju drejtohem me shpresë se ju do ta bëni këtë zoti President, me shpresë se ky do të jetë fillimi i një aksioni më të gjerë për kthjellimin e atmosferës së rënduar të krejt gadishullit të vuajtur ballkanik" përfundon Ismail Kadare, letrën drejtuar Presidentit Francez, Zhak Shirak.


*******

Letra në origjinal ....


LETER NGA BURGU


Nga Besim Zymberi -

I dashuri shkrimtar!

Nuk e di a do t'ju duket e çuditshme, nëse në fillim të kësaj letre, Ju cilësoj si Mont Everest të letërsisë shqipe dhe asaj botërore. Se, nuk është fjala për një kompliment, do t'ju dëshmoj në vazhdim...

Unë personalisht mendoj, se prapa stilit Tuaj të përkryer letrar, qëndron diçka që është shumë më e thellë, shumë më filozofike, e cila juve ju zhvendos në të shumtën e rasteve nga pozicioni vetëm i një shkrimtari të përkryer.

 Duke lexuar pjesën më të madhe të veprës Suaj, unë kam vërejtur një përmbajtje krejt tjetër nga ajo që mund të përshkruhet vetëm në një roman apo novelë..

 Veprat Tuaja, për nga stili letrar i të shkruarit, ndoshta janë letërsi e përkryer, përderisa, për mendimin tim, thellësia psiko-filozofike e trajtimit dhe gjykimit të proceseve dhe ngjarjeve, që shtjellohet në romanet, novelat, tregimet dhe librat Tuaja publicistike-politike.

 Ju zhvendos shpeshherë juve, nga pozicioni i një shkrimtari të përkryer, në pozicionin e një mendimtari të thellë dhe përmbajtësor.

Nëse ju, i dashuri shkrimtar, përmes veprës Suaj, keni plotësuar historiografinë shqiptare në mangësinë e madhe të saj- psikologjinë e proceseve dhe të ngjarjeve,

Unë një peng shqiptar në një kamp serb të përqëndrimit, i jap vetes guxim t'Ju ftoj, që, thellësinë Tuaj të gjykimit, ta përdorni në ndriçimin e një dëshmie, e cila edhe më tutje mban botën në ankth, për arsye se mbahet e fshehur nga institucionet e fuqishme ndërkombëtare, perëndimore,

UNMIK-u, faktori politik gjithshqiptar, nga rrethet kulturore dhe në përgjithësi, nga njerëzorja e njerëzimi. Me siguri e kuptoni, se është fjala për dëshminë rreth holokaustit të fundshekullit njëzet, që është përplasur aq tmerrësisht mbi pengjet shqiptare të Kosovës në kampet serbe të përqëndrimit.

Merreni me mend, i dashuri shkrimtar, në çfarë çmendurie do të futej bota, sikur Koalicioni Antifashist, pas Luftës së dytë Botërore, të mbante edhe më tutje hebrenjt në kampet fashiste të përqëndrimit, duke u thirrur në " ligjshmërinë hitleriane?!...

Fatmirësisht, kjo atëherë nuk ndodhi, por bota e fortë demokratike-perëndimore, bëri këtë gabim me pengjet shqiptare, duke i lënë në shpërfillje në kampet hitleriane të Millosheviqit edhe pas rënies së tij!!!
Më 10 qershor të vitit 1999, u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës, e cila ishte, veç fitores kundër barbarisë serbe edhe fundi i një ankthi për më se një milion shqiptarë të zhvendosur me dhunë nga Kosova dhe poaq, që kishin përballuar tmerre, masakra, hi e zjarr, duke u fshehur bodrumeve nëpër Kosovë.

Më 10 qershor të viti 1999, një milion shqiptarët e zhvendosur, do të fillonin me kthimin masovik nëpër shtëpitë e tyre të kallura, të lumtur se po ktheheshin në gjirin e një lirie, qoftë edhe të kushtëzuar, por edhe të përlotur, sepse duhej të përballeshin me ankthin e gjetjes dhe hapjes së varrezave masive, prej të cilave duhej nxjerrur hiri ose eshtrat e të dashurve të tyre!

Do t'Ju përkujtoj, i dashuri shkrimtar, fjalët e ish sekretares amerikane të shtetit, zonjës Medlin Olbrajt, thënë të zhvendosurve shqiptarë në një kamp refugjatësh: " Shpejtë do të ktheheni në shtëpitë tuaja dhe më askush s'do të guxojë t'ju shpërngulë apo t'ju vrasë!"

Mjerisht, premtimi i zonjës së nderuar u mbajt vetëm pjesërisht. Me dhjetë qershor 1999, njëmend një milion shqiptarë filluan kthimin në shtëpitë e tyre, por në të njëjtën ditë, të shpërfillur nga Rezoluta 1244 e KS të OKB-ve dhe Marrëveshja e Kumanovës, 2050 pengje shqiptare viktima të Marrëveshjes së heshtur në mes të Natos dhe Millosheviqit, u deportuan në kampet serbe të përqëndrimit në Serbi.
Kam përshtypjen, i dashuri shkrimtar, se, edhe mendjes Suaj të thellë, i ka shpëtuar përmasa e gjërë dhe e dhimbshme e tragjedisë së pengjeve shqiptare.

Dua t'Ju përkujtoj, se Masakra e Dubravës, e cila ndodhi më 19-24 maj, në Kampin famëkeq të Dubravës, në të cilën, në bashkëpunim të skifterëve dhe gjarpërinjve (avionëve të Natos dhe forcave serbe ) shënon një nga tragjedi më të tmerrshme që kanë ndodhur gjatë gjithë historisë...


 Nga 953 pengje shqiptare, në oazën e tragjedisë në Dubravë, më 19-24 maj të vitit 1999, u vranë 180, ndërsa 350 të tjerë morën plagë të rënda dhe të gjithë të tjerët morën plagë dhe simptome traumatike dhe tani kanë simptome posttraumatike.

 Në të njëjtën kohë, në kampet serbe të përqëndrimit në Kosovë, gjendeshin mijëra pengje të tjera, prej të cilave, më 10 qershor ( në ditën e fitores?), në Serbi u deportuan 2050 shqiptarë, në të njëjtën kohë, kur në Kosovë po ktheheshin 1 milion shqiptarë të zhvendosur përdhunisht!

2050 pengje shqiptare, më 10 qershor 1999, derisa po deportoheshin në Serbi, nën sytë e NATO-s dhe me lejen e saj, morën me vete dhembjen për vëllezërit e masakruar dhe merakun, që shumicës prej tyre, nuk arritën as t'ua mbyllnin sytë për herë të fundit; morën me vete tmerrin e përjetuar gjatë torturave shtazarake deri në përdorimin në shkallë të gjërë të elektroshokëve; Morën me vete mallin për familjen, brengën për mirëqenien apo jo të tyre; morën me vete edhe nga një copë Atdhe!...

Unë, i dashuri shkrimtar, veç këtyre, mora me vete edhe një copë diell, duke dëgjuar urtësinë pellazge.

Mora me vete një copë diell, i vetëdijshëm, se ATA që bëjnë tmerre, mundohen t'i fshehin dëshmitë dhe dëshmitarët, e dielli është i vetmi dëshmitar, para të cilit nuk mund të fshihet as edhe një nga tmerret. Veçse ai kërkon një rreze të fortë për t'i dhënë dritë dëshmisë!...

Më thuani, i dashuri shkrimtar. A mund të quhet fitore e virtyteve, kur bota e fortë perëndimore mundëson kthimin e 1milion refugjatëve shqiptarë, në të njëjtën kohë kur lejon deportimin e 2050 të tjerëve, nga ana e po të njëjtit kriminel, që e kishte dënuar edhe vetë?

A është e drejtë që bota demokratike ta quaj të ligjshme mbajtjen peng të mijërave shqiptarëve në burgjet serbe të Millosheviqit, në të njëjtën kohë, kur ai, është paditur në Hagë për krime kundër tyre?


A është e drejtë që bota demokratike perëndimore edhe pas ndryshimeve demokratike në Serbi, të lejojë, që në burgjet e saj të mbahen pengjet shqiptare, ndërkohë që krimineli i tyre, ishte shpallur një kriminel edhe për vetë popullin e tij?

A është e drejtë që bota demokratike, ta vlerësojë dhe ta priveligjojë regjimin e tanishëm serb, kur e di, se ai bën një amnisti të gjymtë dhe lë në mëshirën e pamëshirës qindëra pengje shqiptare?

A do të mbaheshin në epokën Koshtuniciane në burgjet serbe, amerikanë, gjermanë a francezë, qoftë edhe me akuza si të pengjeve shqiptare?

A është e drejtë , që Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, Komesariati i Lartë për të Drejtat e Njeriut i OKB-ve, Këshilli Evropian ( Komiteti i tij për Torturë ), të fshehin të vërtetën për gjendjen e vërtetë të pengjeve shqiptare, në planin emocional shëndetësor, diskriminimit etj.?

A është njerëzore që institucionet e fuqishme ndërkombëtare të jenë aq mospërfillëse ndaj jetës së qindra shqiptarëve të pafajshëm?

I nderuari shkrimtar, pengjet më së rëndi e kanë përjetuar një fenomen, të cilin aq bukur Ju e sqaroni në një libër tuajin:

SHPËRFYTYRIMIN!

Ky shpërfytyrim po zgjatë me vite. Ndaj pengjeve janë përdorur të gjitha format më shtazarake të gjymtimit fizik dhe shpirtëror.

Serbët kanë dashur që: pengjet shqiptare të neveriten nga fytyra e tyre, nga familjet e tyre, nga Atdheu i tyre.

Serbët kanë dashur, që pengjet shqiptare të harrojnë identitetin e tyre. Serbët kanë dashur, që pengjet shqiptare të bërtasin para botës. "

 Hej, sa bukur është të jetosh në thikën e krimit; sa bukur është të jetosh në robëri!" Vallë, a e kanë kuptuar njerëzit këtë tentim-shpërfytyrimi, i cili po ndodhë para syve të tyre?...

I dashuri shkrimtar. Ju kaloni një pjesë të kohës në Paris, në këtë vatër të kulturës, në të cilën ka spitale për kafshët shtëpiake.

 Mbase, meqë, zonjushat e Parisit dhe të Evropës janë pajtuar të mos japin më minjtë për shkencën, politikanët kanë vendosur, që ne pengjet shqiptare, të mbahemi në vend të minjëve, në laboratoret raciste serbe, në të cilat luhet loja e kanibalizmit modern!!!

Ju, i nderuari shkrimtar, që përfaqësoni identitetin shpirtëror, moral dhe human të njerëzores dhe njerëzimit, ashtu si edhe ata që ju rrethojnë, nuk do të duhej të lejonit, që kthetrat e krimit edhe më tutje të gërrithin pengjet shqiptare. Ju nuk do të duhej të lejonit, që krimi ndaj pengjeve shqiptare të mbetet i fshehur.

Unë, pengu i pathyeshëm, kam marrë me vete një copë diell, duke besuar se Ju do të jeni ajo rreze që do t'hedhë dritë mbi dëshminë!?

I dashuri shkrimtar. Ne, pengjet shqiptare në burgjet serbe, jemi hebrenjt e fundit, që mbahemi në kampet hitleriane të Millosheviqit edhe pas rënies së tij.


 Ne, pengjet shqiptare jemi një Frigo-kamion me kufoma të gjalla. Lundrojmë hapur nëpër Serbi, Kosovë, Shqipëri, Evropë, SHBA e botë dhe të gjithë bëhen sikur nuk na shohin!!!


Vëllazërisht ju përshëndes!


I juaji, pengu, Besim Zymberi

Më 26 tetor 2001

Mitrovicë e Sremit, Serbi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...