Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/02/14

Nga Flori Bruqi : Mediat ruse: Shqipëria, në emër të Kosovës, do të padisë Serbinë për gjenocid

Luten të rinjtë nën 18 vjeç, që të mos e hapin këtë faqe, sepse ka fotografi që janë të papërballueshme për moshën e tyre !

PËRMASAT E GJENOCIDIT SERB NË KOSOVË 1998-1999 !!!

Mësohet, se gjatë luftës në Kosovë 1998-1999, varrmihësit e Kosovës në krye me Sllobodan Millosheviqin, vranë apo masakruan në format më barbare, rreth 14 mijë shqiptarë, ku 90% prej tyre qenë civilë të pa armatosur, kryesisht gra, fëmijë, foshnje e të moshuar, ndërsa mbi tre mijë të tjerë u rrëmbyen dhe pas luftës shumica prej tyre u gjetën të vdekur, nëpër varrezat masive në Serbi…


KOSOVA E SHNDËRRUAR NË VARREZË MASIVE NGA VARRMIHËSIT BARBARË!


Lufta e Kosovës ishte një konflikt i armatosur në Kosovë që filloi në 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatërat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës, deri në 11 qershor 1999.
Lufta u zhvillua mes forcave të Republikës Federale të Jugosllavisë, (në atë kohë, Konfederata e Serbisë dhe Malit të Zi) dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me ndihmë ajërore nga NATO, (nga 24 marsi 1999), dhe mbështetje tokësore nga Ushtria shqiptare.[60]
Në këtë luftë u dëbuan 800,000 shqiptarë, u vrane 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët civilë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara.










Vizita e fundit e diplomatit William Walker, ish kreu i Misionit të Verifikimit në Kosovë, nuk ishte aspak vizitë e rastësishme, shkruan Sputnik

Ai ka dëshmuar në lidhje me vrasjen masive të civilëve shqiptarë nga ana e ushtrisë dhe policisë serbe, si dhe vrasjen e qytetarëve serbë të Kosovës. Mirëpo Kosova nuk mund ta padisë Serbinë për shkak se ajo nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara.

Meqë Kosova nuk mund të ngrejë padi kundër Serbisë pasi që nuk është shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara, po shqyrtohet mundësia që këtë ta bëjë Shqipëria në emër të Kosovës, thonë burime të Sputnikut.


Prokuroria Speciale e Kosovës ka lëshuar urdhër arreste për 57 serbë që dyshohet se kanë kryer krime lufte kundër civilëve shqiptarë në Gjakovë, Reçak, Drenicë. Gazetar ruse Sputnik shkruan se fletëarrestet për këta serbë, janë pjesë e një plani më të gjerë të Hashim Thaçit, i cili nuk ka hequr dorë nga ideja që Serbia duhet paditur për gjenocid në Kosovë.

Burime të Sputnik thonë se Prishtina ka angazhuar një ekip ekspertësh ligjorë dhe se Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë do të përdoret si trampolinë për qëllimet e tyre.

Në 23 mars 1999 në orën 22:30 UTC+1 Richard Holbrooke u rikthye në Bruksel dhe lajmëroi se bisedimet e paqes dështuan dhe i dorëzoi çështjen formalisht NATOs për veprime ushtarake.Disa orë para lajmërimit, Jugosllavia lajmëroi në televizionin kombëtar se ka deklaruar gjendjen e emergjencës duke cituar një kërcënim të afërt lufte dhe filloi një mobilizim të madh trupash dhe resurshesh.

Në 23 mars 1999 në orën 23:17 Sekretari i Përgjithshëm i NATOs, Javier Solana, lajmëroi se kishte urdhëruar Komandantin Suprem Aleat të Europës (SACEUR), Gjeneralin e Ushtrisë Amerikane Wesley Clark, që të "nisë operacionet ajërore në Republikën Federale të Jugosllavisë."

 Në 24 mars në orën 20:00 NATO nisi fushatën bombarduese kundër Jugosllavisë.


Fushata bombarduese e NATOs zgjati nga 24 marsi deri në 11 qershor 1999, duke përfshirë mbi 1,000 avionë që vepronin kryesisht nga bazat në Itali dhe në aeroplan-mbajtëset të stacionuara në AdriatiK. Raketat kruiz Tomahawk u përdorën gjërësisht, të lëshuara nga avionët, anijet, dhe nëndetëset.

 Me përjashtim të Greqisë, të gjithë anëtarët e NATOs u përfshinë sadopak. Në mbi dhjetë javet e konfliktit, avionët e NATOs fluturuan mbi 38,000 misione luftimi.

Për Forcat Ajrore Gjermane (Luftwaffe), ishte hera e dytë kishte marrë pjesë në një konflikt që prej Luftës së Dytë Botërore pas Luftës së Bosnjes.

Qëllimi i paracaktuar i NATOs u përmblodh nga zëdhëndësit e saj si "serbët jashtë, paqeruajtësit brenda, refugjatët të kthehen".

Kjo ishte, trupat jugosllave duhej të largoheshin nga Kosova dhe do të zëvendësoheshin nga paqeruajtësit ndërkombëtarë në mëyrë që siguronin që refugjatët shqiptarë të ktheheshin në shtëpi. Fushata u caktua në fillim për shkatërrimin e mbrojtjes ajërore jugosllave dhe shënjestra ushtarake me vlerë të lartë.

 Nuk shkoi dhe aq mirë në fillim, pasi moti i keq i pengonte shumë misionet. NATO e nënvlerësoi seriozisht faktin se Millosheviçi do të rezistonte: shumë pak në Bruksel mendonin se fushata do të zgjaste më shumë se pak ditë, dhe megjithëse bombardimet fillestare nuk ishin me intensitet të ulët, por nuk e arritën intensitetin e bombardimit të Bagdadit në 1991.




Operacionet ushtarake të NATOs ndryshuan thelbësisht në sulmin e njësive tokësore jugosllave, duke goditur shënjestra si tanket dhe artilerinë, ndërkohë që vazhdohej me bombardimin strategjik. Ky aktivitet gjithësesi, ishte shumë i përmbajtur nga politika, pasi çdo shënjestër duhej të aprovoheshte nga të gjithë 19 shtetet anëtare. Mali i Zi u bombardua në disa raste por NATO eventualisht pushoi së përkrahuri pozicionin e pasigurt të liderit të saj anti-Millosheviç, Milo Gjukanoviç.

Përveç shënjestrave të drejtpërdrejta ushtarake u sulmuan edhe shënjestra që mund ti hynin në dihmë ushtrisë, siç ishin ura përgjatë Danubit, fabrika, centrale energjie, shkolla, shtëpi, spitale, impiante telekomunikimi dhe shtabi i përgjithshëm i të majtëve të Jugosllavisë një parti e drejtuar nga gruaja e Millosheviçit dhe kulla e transmetimit të RTS.

Në fillim të majit, një avion i NATOs sulmoi një karvan refugjatësh shqiptarë, duke menduar se ishte një karvan ushtarak jugosllav, duke vrarë rreth 50 njerëz.

NATO e pranoi fajin pesë ditë më vonë dhe jugosllavët akuzuan NATOn për sulm me vetëdije ndaj refugjatëve. Një raport i mëvonshëm i hartuar nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale për ish Jugosllavinë (ICTY) me titull "Raporti Përfundimtar për Prokurorin nga Komiteti i Caktuar për Rishikimin e e Fushatës Bombarduese të NATOs Kundër Republikës Federale të Jugosllavisë"ku thuhej se "civilët nuk u sulmuan me dashje në këtë incident" dhe se "as ekuipazhi dhe as komandantët nuk treguan të pamatur për të marrë masa parandaluese të cilat do tu hiqnin akuzat kriminale."

 Në 7 maj, disa bomba të NATOs godasin ambasadën kineze në Beograd, duke vrarë tre gazetarë kinezë dhe duke egërsuar opinionin publik kinez. Shtetet e Bashkuara dhe NATO më vonë kërkuan falje për bombardimin, duke thënë se ishte një gabim i shkaktuar nga një hartë e pasaktë e para shumë viteve. Një tjetër incident ishte masakra e burgut të Dubravës në maj 1999, ku qeveria jugosllave akuzoi për vrasjen e 85 civilëve pas bombardimit nga NATO të kompleksit .

Një raport i mëvonshëm i Human Rights Watch arriti në përfundimin se rreth 19 të burgosur dhe gardianë u vranë nga bombardimi, por që një numër i pasaktë – ndoshta më shumë se 70 shqiptarë – u vranë nga forcat qeveritare serbe në ditët që kaluan pas bombardimit.



Nga fillimi i prillit, konflikti ishte shumë larg zgjidhjes dhe vendet e NATOs filluan të mendonin seriozisht për operacione tokësore në Kosovë. Kryeministri Britanik Tony Blair ishte avokat i fortë për sulm me trupa tokësore dhe i bënte presion Shteteve të Bashkuara që të pranonin; qëndrimi i tij i ashpër shkaktoi pak alarm në Uashington pasi forcat amerikane duhej të ishin me të larta në numër në çdo mësymje.

Presidenti i SHBA-ve Bill Clinton ishte shumë vendosur për sulm tokësor të drejtuar nga forcat amerikane. Por në vend të kësaj, Clinton autorizoi një operacion të CIAs për të gjetur metoda destabilizimi për dobësimin e qeverisë jugosllave pa nevojën e trajnimit të UÇK-së.

Në të njëjtën kohë, negociatorët finlandezë dhe rusë nisën të provojnë të bindnin Milloshviçin të tërhiqej. Tony Blair do të urdhëronte 50,000 ushtarë britanikë të bëheshin gati për mësymje tokësore.

Millosheviçi më në fund kuptoi se Rusia nuk do të ndërhynte të mbronte Jugosllavinë pavarësisht retorikës së fortë anti-NATO të Moskës. Kështu që ai pranoi kushtet e ofruara nga ekipit të ndërhyrjes Finlandezo-Rus dhe pranoi një prani ushtarake në Kosovë të drejtuar nga OKB, por me pjesëmarrjen edhe të trupave të NATOs.






Më 3 qershor 1999, Millosheviçi pranoi kushtet e një plani ndërkombëtar paqeje për të ndaluar luftimet, ku në kuvendin kombëtar po pranoheshin propozimet pavarësisht debateve të ashpra dhe përleshjeve me grushta në disa raste.

 Në 10 qershor Komiteti i Atlantikut të Veriut ratifikoi marrëveshjen dhe pezulloi operacionet ajërore.


Marinsat e SHBA marshojnë së bashku me fëmijët shqiptarë në rrugët kryesore të Zhegrës në 28 qershor 1999

Më 12 qershor, pasi Millosheviçi pranoi kushtet, misioni i drejtuar nga NATO Kosovo Force (KFOR) filloi të futej në Kosovë. KFOR ishte pregatitur të kryente operacione luftarake, por në fund, misioni i tij mbeti vetëm paqeruajtja. KFOR ishte i bazuar nën shtabin e Allied Rapid Reaction Corps (Trupat e Reagimit të Shpejtë Aleate) të komanduara nga Gjeneral Lejtnant Mike Jackson i Ushtrisë Britanike. Ku konsistonte në trupa britanike (një brigadë e ndërtuar nga brigada e IV e blinduar dhe brigada e V e parashutistëve), një brigadë e Ushtrisë Franceze, një brigadë e Ushtrisë Gjermane, të cilat hynë nga perëndimi ndërkohë të gjitha forcat e tjera avancuan nga jugu, me një brigadë e Ushtrisë Italiane dhe një brigadë e Ushtrisë Amerikane.

Trupat e para të NATOs që u futën në Prishtinë në 12 qershor 1999 ishin forcat speciale Norvegjeze FSK Forsvarets Spesialkommando dhe forcat speciale ajrore Britanike S.A.S. 22 Special Air Service, pavarësisht se trupat ruse ishin të pranishme më parë në aeroportin e Prishtinës.

Ushtarët norvegjezë të FSK Forsvarets Spesialkommando ishin të parat që ranë kontakt me trupat ruse në aeroport. Misioni i FSK ishte të implementonte paqen ndërmjet palëve shqiptare dhe serbe.



Kontributi i SHBA, i njohur si Initial Entry Force (Forca Fillestare Hyrëse), u drejtua nga Divizioni i I-rë i Blinduar, i komanduar nga Gjeneral Brigade Peterson, e udhëhequr nga një togë nga Batalioni i II-të dhe nga Regjimenti Parashutisht i 505-të i Këmbësorisë i bashkuar me Forcat Britanike.

 Të tjera njësi përfshinin Batalionet I dhe II nga Grupi i Forcave Speciale(parashutiste) nga Stuttgarti, Gjermani dhe Fort Carson, Colorado dhe shumë njësi të tjera të Ushtrisë Amerikane të vendosura në Europë dhe SHBA. Forcat fillestare të SHBA e vendosën zonën e veprimit përreth qyteteve të Ferizajt, më vonë Kampi Bondsteel, dhe Gjilan, në Kampin Monteith.

Një ushtar i SHBA shoqëron një civil serb pasi iu gjet një armë automatike, 26 korrik 1999
Gjatë mësymjes fillestare, ushtarët e SHBA u përshëndetën nga shqiptarët me brohoritje dhe lule gjatë kohës që KFOR kalonte nëpër fshatra. Megjithëse nuk kishte aspak rezistencë, tre ushtarë amerikanë humbën jetën në aksidente.


Më 1 tetor 1999, përafërsisht 150 parashutistë të SHBA u parashutuan në Ferizaj si pjesë e Operation Rapid Guardian (Operacioni Gardiani i Shpejtë). Qëllimi i misionit ishte kryesisht për të paralajmëruar Presidentin e Jugosllavisë Sllobodan Millosheviç për aftësinë e shpejtë të veprimit dhe kapacitetet e NATOs në Kosovë. Një ushtar amerikan humbi jetën gjatë uljes pasi parashuta e tij nuk u hap.

Më 15 dhjetor 1999, një ushtar amerikan humbi jetën, pasi mjeti HMMWV ku ai ishte pasagjer ra në një minë.

Pas fushatës ushtarake, përfshirja e paqeruajtësve rusë rezultoi shumë e tendosur dhe sfiduese për KFOR. Rusët prisnin të kishin një sektor të pavarur të Kosovës, por u surprizuan kur misioni filloi nën komandën e NATOs. Pa komunikuar paraprakisht ose koordinim me NATOn, paqeruajtësit rusë hynë në Kosovë nga Bosnja dhe Hercegovina dhe pushtuan Aeroportin e Prishtinës para ardhjes së forcave të NATOs. Gjë e cila rezultoi në Incidentin në Aeroportin e Prishtinës ku dëshira e Komandantit Suprem të NATOs Wesley Clark ishte të bllokonte pistën e aeroportit me mjete të NATOs, për të parandaluar përforcimet ruse, por u refuzua nga komandanti i KFOR Gjenerali Mike Jackson.

Më 2010, James Blunt përshkroi në një intervistë se si njësisë së tij i ishte dhënë detyra për sigurimin e Prishtinës gjatë avancimit të forcës paqeruajtëse prej 30,000 trupash dhe se si ushtria ruse ishte futur dhe kishte marrë kontrollin e aeroportit të Prishtinës para se njësia e tij të arrinte. Blunt ndau një pjesë të detyrës e cila mund të rezultonte një incident i dhunshëm ndërkombëtar. Sipas njohurive të Blunt kishte një përballje pa armë me rusët, dhe Komandanti Suprem i NATOs, Wesley Clark, dha urdhra paraprake për ti mposhtur rusët. Ndërkohë që kishte një tërheqje nga Blunt, urdhri u tërhoq nga Gjenerali Jackson, me shprehjen tashmë të famshme, "Nk do ti bëj ushtarët e mi përgjegjës për nisjen e Luftës së Tretë Botërore."

Reagimet për luftën

Për shkak të ligjeve censuruese të medias, media jugosllave nuk mbulonte ngjarje që ndodhnin në Kosovë, po ashtu edhe sjellja e vendeve ndaj katastrofës humanitare që po ndodhte atje. Kështu që, shumë pak nga publiku jugosllav prisnin ndërhyrjen e NATO, por mendohej gjërësisht se do të arrihej një marrëveshje diplomatike.

Mbështetësit e luftës

Mbështetja për Luftën e Kosovës dhe, në veçanti, ligjshmëria për fushatën bombarduese të NATOs vinte nga burime të ndryshme. Në një artikull në 2009, David Clark shkruante se "Çdo anëtar i NATO, çdo vend i BE, dhe shumica e fqinjëve të Jugosllavisë, mbështesnin veprimet ushtarake"
me deklarata nga liderët Bill Clinton, Václav Havel dhe Tony Blair respektivisht e përshkruanin luftën si, "një sulm me tanke dhe artileri mbi një popullsi të pambrojtur liderët e të cilëve kishin pranuar paqen," "lufta e parë për vlera" dhe "për të shmangur atë që mund të bëhej një katastrofë humanitare në Kosovë.".

 Të tjerë si sekretari i përgjithshëm i OKB Kofi Annan i cili i quante veprimet e NATO si të drejta[132] i cili theksoi se në disa raste përdorimi i forcës është i nevojshëm për të sjellë paqen megjithëse Annan tha se "Këshilli duhej të përfshihej në vendimet për përdorimin e forcës."

 Në një raport të Komisionit Ndërkombëtar të pavarur në Kosovë, me titull The Kosovo Report,
 i cili zbuloi se:
“forcat [jugosllave] nisën një fushatë terrori të planifikuar mirë dhe dëbimin e shqiptarëve të Kosovës. Kjo fushatë përshkruhet shpesh si "pastrim etnik", me qëllimin për të larguar shumë, në mos të gjithë, shqiptarët nga Kosova, për të shkatërruar shoqërinë e tyre, dhe përtë parandaluar rikthimin e tyre.“

Ku përfundoi se "ndërhyrja e NATOs ishte ilegale por e nevojshme",

 Një tjetër raport u publikuar nga Zyra e Informacionit dhe e Shtypit të NATOs i cili raportoi se, "shkeljet e të drejtave të njeriut në shkallë të gjerë në Kosovë japin një terren të pakundërshtueshëm reference për aspektin humanitar të ndërhyrjes së NATO."

Disa kritikë shtojnë se NATO nuk kishte mbështetjen e Këshillit të Sigurimit të OKB që dë të thotë se nuk kishte bazë ligjore, por sipas disa shkollarëve të njohur, "nuk kishte asnjë bazë të sigurtë ligjore për atë veprim, i cili u justifikua."

Përveç politikanëve dhe diplomatëve, komentuesit dhe intelektualët po ashtu mbështesnin luftën. Michael Ignatieff e quajti ndërhyrjen e NATOs një "përgjigjje moralisht e justifikueshme ndaj spastrimit etnik dhe vërshimit të refugjatëve, dhe jo si shkak për vërshimin e emigrantëve"
ndërkohë që Christopher Hitchens tha se NATO ndërhyri vetëm, "kur forcat serbe filluan të dëbimet masive dhe një spastrim etnik me shkallë të gjerë."[139] Duke shkruar tek The Nation, Richard A. Falk shkroi se, "fushata e NATO arriti heqjen e forcave ushtarake jugosllave nga Kosova dhe më e rëndësishmja largimin e njësive paraushtarake dhe policore serbe"

Kritikët e luftës

Disa kritikuan ndërhyrjen e NATO si shmangie taktike politike, pasi erdhi direkt pas skandalit të Monica Lewinsky, duke nënvizuar se media amerikane zëvendësoi vëmendjen tek lufta.

Gjithashtu, disa theksojnë se para bombardimit, në vend që të ishte një konflikt i përgjakshëm, UÇK nuk përfshi në luftën civile ndaj forcave jugosllave dhe se shifrat e të vrarëve (përfshirë edhe shqiptarët) u rritën pas ndërhyrjes së NATO.

 Gjithësesi, mungesa e luftës nuk do të thoshte se kishte paqe mes serbëve dhe shqiptarëve, siç kanë theksuar burime të tjera, duke cituar vdekjen e 1,500 shqiptarëve dhe dëbimin e 270,000 të tjerëve para ndërhyrjes së NATO

dhe represionin dramatik të popullsisë shqiptarepavarësisht ndryshimeve kushtetuese të regjimit të Millosheviçit që impononte një "aparteid" në Kosovë.

Presidenti i SHBA Clinton dhe administrata e tij u akuzuan se kishin rritur numrin e të vrarëve shqiptarë nga forcat shtetërore serbe.

Pas bombardimit të ambasadës kineze në Beograd, Kryeministri kinez Jiang Zemin tha se SHBA po përdorte superioritetin ekonomik dhe ushtarak për të rritur progresivisht influencën në vende të tjera. Liderët kinezë e quajtën fushatën e NATO një precedent i agresionit lakuriq, një formë e re e kolonializmit, një luftë agresive e pabazë në moral dhe ligj. U pa si një komplot i SHBA për të shkatërruar Jugosllavinë, të zgjerohej në lindje dhe të kontrollojë të gjithë Europën.

Karta e Kombeve të Bashkuara nuk lejon ndërhyrjet ushtarake në vende të tjera sovrane me disa përjashtime të cilat, në përgjithësi, duhej të vendoseshin nga Këshilli i Sigurimit të OK; kjo çështje ligjore provoi të ishte kontroverse ndërmjet shumëshkollarëve ligjorë të cilët debatojnë se megjithëse Lufta e Kosovës ishte ilegale, ishte sërisht e drejtë. Çështja u soll në Këshillin e Sigurimit të OKB nga Rusia, në një projekt-rezolutë e cila, inter alia, do të konfirmote "se përdorimi i forcës nga vetëm një palë konstituon në një shkelje flagrante të Kartës së Kombeve të Bashkuara". Kina, Namibia, dhe Rusia votuan për rezolutën, anëtarët e tjerë dolën kundër, kështu që dështoi.

Lufta la shumë të vrarë. Që prej marsit 1999, luftimet dhe shënjestrimi i ndërtesave civile la rreth 1,500–2,000 civilë dhe luftëtarë të vrarë.[148] Numri përfundimtar i të vrarëve nuk është isigurtë për çdo palë.


Humbjet civile

Në qershor të vitit 2000, Kryqi i Kuq raportoi për 3,368 civilë (2,500 shqiptarë, 400 serbë, dhe 100 romë) ende të humbur, afërsisht një vit pas konfliktit.

Një studim i kërkuesve të Center for Disease Control and Prevention (Qëndra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve) në Atlanta, Gjeorgjia publikoi në vitin 2000 në një gazetë mjekësore the Lancet se ka pasur rreth "12,000 të vdekur në të gjithë popullsinë" të cilat kanë si shkak luftën.

Ky numër u arrit gjatë vëzhgimit të 1,197 shtëpive nga shkurti 1998 deri në qershor 1999. 67 nga 105 vdekje të raportuara në popullsinë e përgjithshme kishin si shkak trauma të shkaktuara nga lufta, nga kjo del shifra e 12,000 të vdekurve nëse zbatohet kjo shkallë vdekshmërie në të gjithë popullsinë e Kosovës. Shkalla më e lartë e vdekshmërisë ishte te meshkujt nga 15 deri 49 vjeç (5,421 viktima të luftës) si edhe për meshkujt mbi 50 vjeç (5,176 viktima).

Për personat nën 15, përafërsisht 160 viktima për meshkujt dhe 200 për femrat. Për femrat nga 15–49 vjeç rreth 510 viktima; më të mëdhaja se 50 vjeç rreth 541 viktima. Autorët gjithashtu shkruan se nuk mund të ndahen humbjt civile nga ato ushtarake pasi u kryen shumë vrasje ndaj njerëzve të paarmatosur.

Në një studim të vitit 2008 nga Humanitarian Law Center (Qëndra Ligjore Humanitare), Komisionit Ndërkombëtar të Njerëzve të Humbur, dhe Komisionit të Njerëzve të Humbur të Serbisë bënë një listë emër për emër për viktimat gjatë dhe pas luftës. Sipas Librit të Kujtimit të Kosovës, 13,421 njerëz u vranë në Kosovë gjatë konfliktit, nga 1 janari 1998 deri në dhjetor 2000. Nga ajo shifër, 10,533 ishin shqiptarë, 2,238 serbë, 126 romë, 100 boshnjakë dhe të tjerë.

Civilët e vrarë nga sulmet ajrore të NATO

Jugosllavia raportoi se sulmet e NATOs shkaktuan nga 1,200 deri në 5,700 të vrarë. Sekretai i Përgjithshëm i NATOs Lord Robertson, shkroi se pas luftës "numri i saktë i të vrarëve nuk do të njihet kurrë me saktësi" por gjithashtu ai i dha disa shifra të dhëna nga një raport i Human Rights Watch si përafrimi më i saktë.

Ky raport numëronte nga 488 deri në 527 civilë të vrarë (90 deri në 150 prej tyre u vranë nga përdorimi i bombave thërrmuese) në 90 incidente të ndryshme, më i keqi nga të cilat ishte rasti i 87 shqiptarëve refugjatë në afërsi të Korishës.

Sulmet në Kosovë ishin në përgjithësi më shumë vdekjeprurëse për shkak të situatës ngatërruese me lëvizjet e shumta të refugjatëve, vetëm një e treta e incidenteve numëronin më shumë se gjysmën e viktimave.

Civilët e vrarë nga forcat jugosllave

Oficerë të Policisë kanadeze duke hetuar për një varr masiv, në praninë e Marinsave të SHBA
Numra të ndryshëm janë dhënë për vrasjet e shkaktuara nga forcat jugosllave përgjatë viteve. Rreth 800,000 shqiptarë të Kosovës u dëbuan dhe rreth 7,000 deri në 9,000 u vranë, sipas The New York Times.[154] Departamenti Amerikan i Shtetit numëron rreth 10,000 të vrarë, e cila citoi abuzimet e të drejtave të njeriut si shkaku kryesor i sulmimit të Jugosllavisë.

Ekspertët statistikorë që punonin për Gjykatën Ndërkombëtare Kriminale për ish Jugosllavinë (ICTY) raportojnë për një numër total të vrarësh prej rreth 10,000 njerëzish.

Eric Fruits, profesor i Universitetit Shtetëror të Portland, debatoi se analizat e ekspertëve janë bazuar në të dhëna me gabime dhe se asnjë prej përfundimeve të tyre nuk mbështetet nga ndonjë analizë statistike.

Varret masive të njohura:

Në 2001, 800 trupa ende të paidentifikuar u gjetën në gropa në një terren stërvitor të policisë jashtë Beogradit dhe në lindje të Serbisë.

Të paktën 700 trupa u zbuluan në një varr masiv i gjendur në një kompleks të një njësie policore speciale anti-terroriste në periferi të Batajnicës.

77 trupa u gjetën në qytetin lindor të Serbisë Petrovo Selo.

50 trupa u gjetën në qytetin perëndimor të Serbisë Peručac.

Humbjet e NATO

Pajimet e një piloti të avionit të rrëzuar F-16C dhe pjesë të avionit F-117A të rrëzuar në Serbi në 1999 të ekspozuar në muzeun e Beogradit.

Humbjet ushtarake të NATOs ishin të ulëta. Sipas raporteve zyrtare, aleanca nuk pësoi asjnë të vdekur si shkak i luftimeve direkte. Gjithësesi, në orët e para të mëngjesit të 5 majit, një helikopter ushtarak amerikan AH-64 Apache u rrëzua afër kufirit mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Një tjetër helikopter amerikan AH-64 Apache u rrëzua 64 km larg Tiranës, shumë afër kufirit Shqipëri/Kosovë.

 Të dy pilotët amerikanë të helikopterit ndërruan jetë në atë incident. Ata ishin të vdekurit e vetëm të NATOs gjatë luftës, sipas deklaratave zyrtare të NATOs.

Pati disa të vdekur pas luftës, kryesisht për shkak të minave të tokës. Gjatë luftës, aleanca raportoi humbjen e patë të një avioni stealth (i padukshëm nga radari) i USAF (një F-117 Nighthawk), i vetmi rast ku një avion i tillë është rrëzuar në luftime.

 Më tej një avion luftarak F-16 u rrëzua afër qyteti të Šabact dhe 32 UAV (mjeta ajërore pa pilot) nga vende të ndryshme u rrëzuan.

Mbetjet e UAV-ve të rrëzuara jepeshin në televizionet e Serbisë gjatë luftës. Disa burime amerikane tregojnë për një tjetër F-117A të dëmtuar rëndë, dhe megjithëse u kthye vetë në bazë, ai avion nuk fluturoi më.[163][164] Avionë A-10 Thunderbolt u raportuan si humbje, me dy të rrëzuar dhe dy të tjerë të dëmtuar.[165] Tre ushtarë amerikan në një Humvee në një patrullë rutinë u kapën nga Forcat Speciale Jugosllave në kufirin me Maqedoninë.

Humbjet ushtarake jugosllave

Mbetjet e një avioni luftarak jugosllav MiG-29 të rrëzuar në 27 mars 1999, jashtë qyteti të Ugljevik, Bosnje dhe Hercegovinë



NATO nuk lëshoi asnjë deklaratë mbi humbjet në njerëz nga ana e serbëve. Sipas autoriteteve jugosllave 462 ushtarë u vranë dhe 299 u plagosën nga sulmet ajërore të NATO.

 Emrat e të vrarëve jugollavë u shënuan në një "libër kujtimi".

Përsa i përket pajisjeve ushtarake, NATO shkatërroi rreth 50 avionë jugosllavë duke përfshirë 6 MiG-29 të shkatërruara në luftime ajër-ajër. Disa G-4 Super Galeb u shkatërruan që në strehën e tyre nën bunker pas një zjarri të shkaktuar nga një bombë anti-bunker. Në fund të luftës, NATO zyrtarisht raportoi se ka shkatërruar 93 tanke jugosllave.


Jugosllavia pranonte vetëm 3 tanke të shkatërruar. Shifrat më vonë u verifikuan nga inspektorët Europianë kur Jugosllavia iu bashkua marrëveshjes së Dejtonit, duke llogaritur numrin e tankeve atëherë dhe gjatë inspektimit në 1995. NATO raportoi se Ushtria Jugosllave humbi 93 tanke (M-84 dhe T-55), 132 APC (transportues personeli të blinduar ose Autoblinda), dhe 52 copë artilerie.

Shumë burime i kundërshtonin këto shifra duke thënë se një pjesë e tankeve ishin karrema prej kartoni ose tanke të luftës së dytë botërore të përdorur si shënjestra. Vetëm mbrojtja kundër-ajërore nuk u prek për të mos u rrezikuar pasi avionët e NATOs shpesh sulmonin në lartësi të sigurta prej 5,000 m.

Gjithësesi, humbjet më të rënda për Ushtrinë Jugosllave ishte infrastruktura e dëmtuar dhe e shkatërruar. Pothuaj të gjitha bazat ajërore ushtarake dhe pistat ajërore (Batajnicë, Ladevci, Aeroporti Sllatina, Golubovci dhe Aeroporti i Gjakovës) dhe shumë ndërtesa ushtarake dhe komplekse të shkatërruara dhe të dëmtuara rëndë. Përveç këtyre edhe industria e mbrojtjes u dëmtua rëndë (Utva, fabrika Zastava Arms, qëndra riparuese e forcave ajërore Moma Stanojlović, qëndrat riparuese në Čačak dhe Kragujevac). Moreover, në përpjekje për të dobësuar Ushtrinë Jugosllave, NATO shënjestroi edhe disa komplekse të rëndësishme civile (rafineria e naftës në Pančevo,


Humbjet e UÇK


Humbjet e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosov[s ishin të vështirë për tu llogaritur. Sipas shumë raporteve rreth 1,000 të vrarë në rradhët e UÇK-së. Vështirësitë rriteshin në llogaritjen e shifrave të sakta. Gjërat komplikoheshin pasi ishte e vështirë të përcaktohej se cili ishte anëtar i UÇK dhe kush jo pasi e gjithë popullsia shqiptare e mbështeste luftën e tyre dhe shumë bashkoheshin edhe pa pasur një uniformë ushtarake të përshtatshme. Për shembull, jugosllavët konsideronin çdo shqiptar të armatosur si anëtar të UÇK, pavarësish se mund të ishte një punonjës i armatosur me leje. Edhe për shkak të diferencës së madhe në armatim dhe numër me jugosllvët, UÇK detyrohej të bënte luftë guerrilase dhe në zona informale dhe shpesh luftëtarë mund të jenë vrarë por nuk janë raportuar pasi nuk kishin mjete identifikimi.

Pasojat

Brenda tre javësh, mbi 500,000 shqiptarë u kthyen në shtëpi. Nga nëntori 1999, sipas UNHCR, 848,100 nga 1,108,913 refugjatë u kthyen.

Sipas censusit jugosllav të 1991 kishte rreth 194,190 serbë dhe 45,745 romë në Kosovë.[171] Sipas Human Rights Watch, 200,000 serbë dhe mijëra romë ikën nga Kosova gjatë dhe pas lufte.[172] Sipas disa shifrave të tjera nga Kosova ikën 164,000 serbë por pas rikthimit të qetësisë nga KFOR një pjesë u kthyen


Qeveria e Serbisë ka bërë shumë pak për tu përballur me serbët të akuzuar për krime lufte; bashkëpunimi me Gjykatën Ndërkombëtare Kriminale për ish Jugosllavinë ende "quhet si detyrim stresues, çmim i nevojshëm për tu futur në Bashkimin Europian".

 Presidenti Jugosllav Sllobodan Millosheviç, bashkë me Milan Milutinović, Nikola Šainović, Dragoljub Ojdanić dhe Vlajko Stojiljković u akuzuan nga ICTY për krime kundër njerëzimit dhe duke përfshirë vrasje, zhvendosje me forcë, deportim, dhe "persekutim për shkaqe politike, rraciale dhe fetare".

Në 2001, Presidenti Vojsllav Koshtunica "luftoi me dhëmbë e me thonj" kundër përpjekjeve për të vënë Milloshviçin para një gjykate ndërkombëtare por nuk mundi ta parandalonte këtë gjë pas daljes në skenë të provave të tmerrshme të luftës.

 Në tetor 2003, u shtuan akuzat për ish-shefin e shtabit të forcave të armatosura Nebojša Pavković, ish-komandantin e truave të ushtrisë Vladimir Lazarević, ish oficerin e policisë Vlastimir Đorđević, dhe Sreten Lukić. Të gjithë u akuzuan për krime kundër njerëzimit dhe thyerje të ligjeve dhe rregullave të luftës.

Më vonë, Gjykata Ndërkombëtare Kriminale për ish Jugosllavinë e OKB-së (ICTY) zbuloi ligjërisht se Serbia "përdor(i) dhunën dhe terrorin për të larguar me forcë shqiptarët e Kosovës nga shtëpitë e tyre përtej kufirit, në mënyrë që autoritet të merrnin kontrollin mbi Kosovën ...

Kjo fushatë u drejtua nga Ushtria dhe forcat policore (MUP) të Ministrisë së Brendshme nën kontrollin e RFJ dhe autoriteteve serbe, të cilat ishin përgjegjëse për dëbimet masive të civilëve shqiptarë nga shtëpitë e tyre, po ashtu edhe incidente vrasjesh, sulme seksuale, dhe shkatërrimit me dëshirë të xhamive."


DISA NGA KRIMET  GJENOCIDLE SERBE NË KOSOVË

--------------------------------------------------------


Vendbanimet shqiptare ku u kryen masakrat - 2
   

  

   

   

  













   

 









 





  
















  

  

 

   


Jemi për pajtim dhe falje, por Serbia duhet të pranon fajësinë e saj




Shkruan: Naser Tolaj, imam në xhaminë e Isniqit

Jemi për pajtim dhe falje, ngase kështu na mëson feja dhe edukata familjare. Dhe, për këtë e kemi shembullin e Pejgamberit a. s, i cili pasi që hyri si çlirimtar në Mekë, i fali të gjithë ata që e detyruan të largohet nga vendlindja e Tij. Ndaj, që të bëhet pajtimi, fillimisht fajtori (Serbia) duhet së paku të plotësojë këto kushte:

Të pranojë fajin; Të kërkojë falje; Të kthejë eshtrat e viktimave; Të ndëshkojë kriminelët dhe ndëshkimi i tyre të bëhet në Kosovë, aty ku të vuajë edhe dënimin; Të bëhet kompensimi moral dhe ai material; Të heqë të gjitha strukturat kriminele që, akoma i ka; Tu jepet e drejta shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ashtu siç kanë serbët në Kosovë; Të mos pengojë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së; Të bëhet demarkimi i vijës kufitare, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë; Ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Por, sipas mendimit tonë, i pari i shtetit tonë, kërkesën për pajtim e ka bërë për tri arsye:

• E ka me sinqeritet dhe vërtetë dëshiron që te bëhet pajtim, dhe që Kosova të vazhdoj rrugën e saj drejt integrimeve • Që ti bëj ndërkombëtaret të lumtur, ashtu siç kishte thënë edhe Wiliam Wokeri, për të, duke thënë se “Ai, punën më të mirë që e ka mësuar ta bëj, është se si ti bëj ndërkombëtarët e lumtur, dhe si rezultat i kësaj, ti forcohet edhe reputacioni i tij, karshi ndërkombëtarëve.

• për ta larguar vëmendje e opinionit, karshi problemeve vendore që i kemi.!

TRUP E TËRTHOR – poemë nga Ismet Tahiraj


Ismet TAHIRAJ



TRUP E TERTHOR

Trup e terthor i rashë Bulecit kërkova kmesën,
Qe e lanë – të parët e mi, Ishin prerë me të
Fantazma qe vin armiq, mbi gardh
Mbi dëllinja o perendi. I rashë arave
te Guralecveme vasha e djemë
që bënin hijeshi, rrezet e syve
i kishin si shi. Humben ne mos prani.

Orgesi vinte gjithmonë. Udhës se rrahur
te bunari qobanerisë
Kishte bujtinen, dhe hokat e rreme.
Sikur shikimet e poshtersive të mercenarëve.
Që kallnin kasolle, dhe pleme.

Natyra prap nuk kishte huqe, dilte pak tepër e vjetër
Dilte alamet e bukur nuse.
S’kishim as gjë më tepër. Pëveç një ylber
Arat me thekër. Gjithçka qe niste e soste
E merrte tjetrën çlirimi, para mëngjesit
I hynte magjeve Mixha Azem
Caktonte bukën e ditës. E flladin e vocave t’u rriteshin.

Varg e vijë vinte
Hyqymeti t’i pagunte
Taksat e jetës
E gjallërisë, e peshës.
Te varura në kerpësh
Te UDB-ës e jetës.
Hovej qiellit
Binte dritë e përgjaket.

PRAPË ISHIM NËSE ISHIM

Pas shkrumbit hi e shkrumb.Që na fali lufta
Kjo luftë e kolerës.S’na la as gjë
As Gurin e kripës.E lë më ujin në tas.
Dhe prapë u përplasem,në lufta tjera
Për mbi jetës, me gjoks e pa hez.

Tokat qe ishin të koprativës. Që s’duhej te ishin,
Prapë na braktisëni, s’jetima, jetim
Kur vinin dimrat vrundujt
Goja na mërtizët, si gjithkujt,
As kush për ne. Nuk mërzitet
Telashet e veta, thonë i ka stërkal. Te vjetra aq s’a s’ka.

Qielli mërrolet, si re atomike
Si të ne, s’ka, Udhëlak, udhë lënesha
As përrua qoftëlargut. Ku prehet angeshtia
E ndonjë te dalit, krejt tjetër fare
Janë portat tona që njoftojnë të gjallin.

Mali s’merr era, era e pastron malin
Hijet tonaEndën fushave. Odave
Sofrave te shtruara, ndaras nga ato te shpifurat.

Mbasandej, kurrkush nuk thotë – unë jam ai
As ata s’thonë-jemi, veç ne
Mbi vigun kufomës, gjithë shkojnë te barabartë

Qefinin e barabartë, gjithë e kemi ble.
Si ai që sot vdes. Si ai që sot, ka më lind. Ndër ne.

Po prrenjtë, kot ngutën thua se i ha terri
Thua se po tutë, bëjnë hatanë e futën.

Rrezet prapë lindinmë buzëqeshje
me ngajndhënjim, përralla nuk ndalet këtu.
Ajo ka një rrugë te gjatë, e shtruar më gjak

tej Zubin potokut-tej Kollashinit. Deri ne Novi Pazar
Veç duhan kaçak, pushkë e nagantë.

Nga beteja pas rrëbesheve, janë kthy’ faqe bardhë
Me teshat e tyre. Më të mbathurat e veta
Por krenar. As kund gjë e huaj jo hileqar, e bujar.

Tahiri, Mehmeti e të tjerë. Plisi u rrinte
rreze mbi ballë. Flakëronin urti
Flakëroni shkathtësi, mbi mësimet
Qe nxenin dijeni. Mehmetin e grinë në Skënderaj. Çakejt hasard
Po ylberi nuk u prish, veç pak nënagjyshe
Faqe u gërvisht, ama as një pikë loti, malësore dje dhe sot.

Trup e terthor, gjithkah kah i rashë
një dishpull i lashtë. Panteon rrinte
Në ne, mbi ne, ah dhe ky
Dhe,
Të merr, te gji-të rritë. Filiz të ri.

Ne mundohemi, dhe jemi
Flamur nëpër kohë, jo cohë beze. Trimëri, urti, besë.

Trashigim do, ta kemi, ta ruaj ndër breze. Atë kmesë….

TAMARA

Tamara s’di, a është vashë
Flokë shprishurë, a yllnaj dite-e harsilur.

A është krejt tjetër. Tokë argjile
Amforë plotë hire, vashat në Bulec
vetull fiskajë-më kanella dorë
Lule që u shpërthejnë buzëqeshjeve.

S’di Tamara, mu faneps
Argjile e beftë, Buleci dikur poçi
I mushtit, ruhej me xhelozi
si ndër vreshta, që kitej rrushi
Sy vashe zjarrmi.

Tash mbi, fokët e mi
Rigon
Shi
Shi…
Në vend te Magdalenave-kam motrën MEJREME
jo farsë e rremë, mu gjakut tim
Bukuri qe s’ lë kthim.

E ndezë kjo gjakun, pas vjetëve te shkuara
në damarët e mi-kokete në qetësi.

Zjen e buçet, këngë vashash
Këngë malësore.

Si Tamara, e vendeve te largëta
ndjenja te acarta, ku kullojnë malcime
Gjithçka del, e shëndetshme
Në profecinë time.

Arat më thekër, nuk thahën-nuk stepën
Janë bukuri jete, tejet e vjetër.

Lumi aty, nuk ikë
Nuk turbullohet
Flladitë.
I flladisim zemrat tona,para agimit
Pas muzgut te rënë.

Zë vend,qetësia e pa rremë.

dhe ligj e kemisi sëmundje veremi
Adet tona jetike, të mos jenë arkaike.

Në orën nëntë-fiks në orën nëntë
Nënëdhjetë e nëntë shpirta, të gjallë te trafoja mblidhemi
Për dasum a mortë, si vet engjujt
Mbi Akropol.

Arat e thëkerta, na shikojnë më sy
S’përbuzim kurrëkend, as s’lëmë
Më na pështy’.

Damarë tonë
Djegë
Urtës e mirësi.

SHULLËRI

– Tim vëlla të ndjerit Jahiri –
Shullërit i bie
Këmbë deri mbi krye,
Mizat zukasin për rreth
Përroi me tej lazdrohet.

Po kjo ditë, all ditë
Peng na mbetë

Se Lublanica, s’është përroi
As tarifë që i paguhet shtetit.

E majta gjithmonë doli e djathtë
Shullërit të ditës i rashë
Trup mbi krye.

Veç arkërmortin ta pashë
Në ëndrra sytë që flakëroni
Flakë, e verdhë flakë.

Shullërit tash bie shi…

Verë, Bulec 2015


*********

POEMA, TRUP E TERËTHOR

Image result for xheladin Çitaku

Nga Xheladin ÇITAKU

– Burimi krijues i Ismet Tahirajt vazhdon rrjedhën e tij, nga ama ku nxhizet embrioni poetik, lind dhe merrë dhenë vargu që bartë jetën, përjetimin, të djeshmen e të sotmen. Këtë herë e ndeshim Ismetin duke gjurmëruar në kohët dhe ambientet ku hullia e gjakut e gjenit stërzgjatet dhe shtrihet në trollin që nguliti, aty ku mbolli dhe ç`farë mbolli, ç`mbarsën rrjedhat dhe ç`lindën rrethanat, ç`kahje mori hapërimi i breznive; të gjitha këto shikuar me dioptrinë e artistit-krijues dhe ravijëzuar me garniturën e mjeteve të artit letrar.

Traseja e përzgjedhur për shtrirjen e këtij rrugëtimi kalon përmes bëmave individësh e të grupimit, nëpër pika të caktuara hapësire ku gjallohet, në formëzimet e ndjesive dhe në ngjyrimin e secilës veçori të jetës, duke sajuar, kështu, tablonë e përgjithshme të një përkatësie të specifikuar. Lum që ka një burim dhe vjen duke u zgjëruar, pastaj në kapjen e kuotave gjatë rrjedhës, duke përshkuar një gjeografi më shumë shpirtërore që reflektohet edhe në emërvendet e ambientuar nëpër kohë: Buceli, Arat e guralecëve, Bunari i çobanërisë, Trafoja;

“…O perendi.
I rashë arave
te Guralecve
me vasha e djemë
që bënin hijeshi
rrezet e syve
i kishin si shi…”

në emërsajimet e poetizuara për ta përplotësuar itinerarin e shtjellimit të tematikës dhe konfigurimit të brumit që poemizohet: Udhëlak, Udhë lënesha, Arat e thekërta; në pjesët që karakterizojnë veçanti të një tërësie vepruese, që përshkruajnë inventarizimin e përjetësimit në sfondin shtrirës: Kmesë, Kasolle, Pleme, të cilat përfaqësojnë simbolikën e përqëndrimit të një bote, të një karakteri dhe psikologjie të posaçme, që identifikojnë veprime, përjetime në zhvillime e kohë:

“…Sikur shikimet
E poshtersive të mercenarëve.
Që kallnin kasolle
Dhe pleme…”

– Figurativiteti i shprehur përfshinë tërë strukturën, njësitë e pikturuara e të shpërfaqura në petkun e tjetërsimit artistik, virtytin, traditën, zakonin, të cilat konsumohen në gjerësinë stilistike të poemës. Ndërkaq, dimensioni i cilësive të karakterit kap pozicionet reale të shpërfaqjes, pa pompozitet, në një spontanitet të çiltër të rrëfimit: Urtësia, trimëria, bukuria, dlirësia konkretizohen në përgjithësimin e linjës së skicimit të jetëshkrimit Tahiraj. Emrat e përveçëm ilustrojnë këtë mënyrë e formë, duke shënuar momente të caktuara përfaqësimi: Mixha Azem, Tahiri, Mehmeti, Nënagjyshe, Motra Mejreme, bartin peshën e përfaqësimit të fragmenteve të caktuara artistike dhe segmente jetësimi të karakterit të subjektit poetik, thënë ndryshe individualizojnë brendësinë komplekse të bashkësisë që i përkasin:

“…As kund gjë e huaj
Jo hileçar, e bujar.
Tahiri ,Mehmeti e
Të tjerë
Plisi u rrinte
Rreze mbi ballë…”

– Në biografinë poetike (nëse mund ta quajmë kështu) ku sintetizohet në terminologji arsenali i vrragëve të viteve (shekujve, mbase), sintetizohet në përshkrim dramatika e pleksur me jetët e degëve dhe trungut dhe kompozohet një transponim i vërtetësisë në art, prolongohen faktet në favor të sensibilizimit së shëndërrimit të argumenteve monografike në relievime të ngjyruara poetike, sepse ky është misioni i poetit, vështrimi i realitetit nga prizmi shpirtëror e imagjinar, atashimi i tij në pasqyrimin estetik. Përmasat e synuara përpjestohen në shkathtësitë e ndërthurjes së elementeve letrare dhe jetësore në një linjë që derivon risi në qasje ndaj motivit, ashtu siç do poeti; “Trup e Tërthor”. Ismet Tahiraj i qëndron kësaj linje…

Tre kryeneçësitë e Ibrahim Rugovës



Për Presidentin Rugova është folur dhe shkruar shumë, madje vlerësimi për figurën dhe filozofinë rugoviane, sa vjen e merr dimensione meritore.

Në fjalën time, do të shpalosë rininë e Tij, copëza biografike, që dëshmojnë formimin e personalitetit të Ibrahim Rugovës, hyrjen në politikë dhe rolin unik në bërjen e Kosovës shtet.

Familja Rugova, pas shumë lufëtrash e përgjakjesh me cubat e Malit të Zi, braktisi fshatin bregor Malaj të Rugovës, për t’u vendosur, fillimisht në Gllaviçicë të Pejës, me ndihmën e gjyshit të akademik Mark Krasniqit, prej andej në Bajicë të Istogut dhe më 1910, me ndihmën e Haxhi Zekës, janë ngulitur në fshatin Cerrcë të Istogut.

Rugova thotë se “unë vij nga një familje e madhe dhe mund të them se familja jonë ka qenë një “shtet i vogël”, ku janë ruajtur dhe kultivuar traditat tona të lashta: puna, besnikëria, mbrojtja e atdheut”.

Më 2 dhjetor 1944 çiftit Ukë dhe Sofë Rugova, do t’ju lindte fëmija i parë dhe i fundit, Ibrahimi. Ndërkohë, Rrustë dhe Ukë Rugova arrestohen, burgosën në “Kullën e Popit” në Istog dhe ekzekutohen, madje pa gjyq fare dhe varret e tyre as sot nuk dihen.

Nëna – nuse Sofë, e një viti martesë, vendosi të qendrojë në Familjen Rugova, si e vejë e përjetshme, për ta rritur djalin bonjak, jetim – Ibrahimin, por duke e ndihmuar edhe kunatën Shahë, për t’i rritur fëmijtë e shumtë. Këtë ma ka thënë dada Shahë, nëna e Naser Rugovës.

Edhepse fëmija arriti moshën për ta filluar shkollën, Gjyshja nuk bindej: “Shkjau i vret burrat me shkollë”, – arsyetonte ajo.

 Dhe, nisej nga Uka, i cili ishte më i shkolluar, për kohën, në atë mjedis. U deshën dy vjet pritjeje, derisa nipi tjetër, Rrustemi, të bënte 7 vjet, për ta filluar klasën e parë fillore Ibrahimi, tashmë, 9 vjeçar.

Përgjatë shkollës 8-vjeçare, nxënësi Ibrahim ra në sy për dashurinë që kishte për librin, për hartimet e bukra që bënte dhe poezitë që thurte.

Mësuesi Izet Jakupi ishte korrespodent i gazetës “Rilindja”, për komunën e Istogut dhe hartimet e Ibrahimit ia dërgonte Radio -Prishtinës, emisioni për fëmijë, nga ku edhe lexoheshin.

 Një poezi e Ibrahimit u botua në njërën nga edicionet e “Abetares”. Ishte rast i parë ky botim, sepse në faqet e Abetares zinin vend vetëm poezitë, më saktë, vjershat e poetëve të afirmuar.

Në mbarim të shkollës 8-vjeçare, Ndërmarrja Botuese “Rilindja” i akordoi bursë nxënësit shembullor Ibrahim Rugova, për ta vazhduar shkollën normale në Prishtinë, duke e llogaritur kuadër të vetin në të ardhmen.

Por, një relacion biografik, i bërë nga i pari i partisë, për Këshillin Krahinor të Kosovës, se “Rilindja” shkollon armiq të rinj”, brenda javës së parë, e kthen nxënësin Ibrahim Rugova në Gjimnazin “Vëllezërit Ribar” në Istog.

Ibrahim Rugovën e njoha në vitin e parë të Shkollës Normale, siç njihej Gjimnazi i Istogut. Fjalë-matur dhe gjithnjë buzagaz, si e bija Teutë sot. Në rrugëtimin Cerrcë-Istog, Ai ishte në shoqëri me shkollarët e familjes: Rrustemin, Kumrijen, Sanijen, Dritën, Ismailin dhe fëmijtë e tjerë rugovas.

Me ata ishte edhe Ibish Hasani nga Belica e Rakoshit, vëllai i xhaxheshës së tij, përndryshe, daja i Naser Rugovës, i cili banonte në atë familje. Në të shumtën e rasteve, këtij grupi i bashkoheshim edhe ne, shokët e klasës.

Në fillim të vitit të dytë Gjimnazi organizoi, për 40 nxënës dhe 4 mësues, një eskursion, shetitje nëpër Jugosllavi. Pagesa e kombinuar, nxënësi plus komuna. Si nxënës të provincës, u rregulluam, disi, me veshmbathje. Familja Rugova kishte një tufë kalamajsh, “dinari ishte sa rrota e kerrit”.

 Andaj, Ibrahimi huazoi kostumin e mësuesit të letërsisë Izet Jakupi. Por, Ibrahimi nuk i pranoi këpucët dhe mbathi opinga të “Batës”, llastiçe të buta me një rryp lidhës sipër, si mbathje masive e fshatarësisë të Kosovës.

Nga opingat e Ibrahimit në Beograd na njohen “sa Kosovo” (nga Kosova), ndërsa në Lubjanë si “Juzhnja Serbija (Serbia e Jugut).

Në Kosovën e asaj kohe, në 8-vjeçare mësonim gjuhën frenge, ndërsa në gjimnaz atë ruse. Një absurditet ballkanik, për të mos i mësuar kurrë asnjërën. Por, Ibrahimi nuk priti të mësonte ato çfarë i servirej nga programi mësimor.

Ai kishte lindur në dhomën e gjumit të çiftit Ukë dhe Sofë Rugova, ku ishte edhe një mini-bibliotekë, prej disa dhjetra librash, kryesisht, në gjuhë gjermane dhe italiane, ngaqë babai, Uka, lexonte në këto dy gjuhë. Meqë para për të blerë libra nuk kishte, Ibrahimi ruante revistat si: “Pionieri”, “Zëri i rinisë” dhe më vonë edhe “Jeta e re”. Përgjatë Shkollës së Mesme, ai lexonte literaturë në frengjisht dhe rusisht.

Për purizëm, për të folmen e pastër shqipe, mund të krahasohet me Eqrem Çabejn. Edhe gjatë të folmes të zakonshme, Ibrahimi na ndërhynte qetas, për të zëvendësuar fjalën e huaj me atë shqipe. Pikërisht, fjalori i tij i veçantë, më një rast, në vitin e 3-të të Shkollës Normale, do të na përballte me arsimtarin e gjeografisë, sepse ai fliste turqishten e Pejës në familje dhe nuk arrinte ta kuptonte shqipen letrare të Ibrahimit.

Gjimnazi i Pejës ka qenë më numeriku në tërë Kosovën. 14 paralele ishin në vitin e parë dhe diç më pak në vitet tjera. Dalloheshin Ibrahim Rugova dhe Jusuf Gërvalla, i pari për gjuhët e huaja dhe letërsi, ndërsa i dyti në art, muzikë, poezi. Ata ishin pjesë e klubit letrar të shkollës.

Kishin edhe një shok të përbashkët, Daut Berishën, djali i një burgaxhiut politik në ishullin e Goli Otokut. Që të tre vinin nga familje të damkosura politikisht dhe ishin nën përgjimin e gjithmoshëm.

Përgjatë studimeve dy vjeçare specializuese në Paris, Ibrahim Rugova ka ndarë dhomën me Daut Berishën, sot piktor i njohur ndërkombëtar dhe njëri nga 12 intelektualët e shquar, që përfaqësojnë Francën në Organizatën e Intelektualëve Botërorë dhe se çdo president i Francës e konsulton, të paktën, dy herë në vit.

Ciklin e parë me poezi, Ibrahimi e botoi në gazetën “Flaka e vëllazërimit”. Titulli “Sa rëndë qenka me derdhë varg e lotë”, do të hasej në shumë letra të dashurisë të rinisë së atëhershme. Këtë titull e përdora edhe unë në një shkrim, të bërë në emër të shokëve të gjeneratës tonë, botuar vetëm 10 ditë para shuarjes fizike të Presidentit Rugova.

Ibrahim Rugova ishte trim i mençur. Në vitin 1964, brenda javës qenë arrestuar 640 vetë, por që do të seleksionoheshin, duke mbetur për hetim të mëtejmë vetëm disa dhjetra.

Me disa shokë që bisedonim, në mirëbesim dhe që mendonin se janë më afër Ibrahimit, më sugjeruan ta konsultoja atë, duke mos përmendur emra.

Nisur nga biografia familjare, Ai ishte i përcjellur në çdo hap. Ishte i pjekur për moshën, por edhe besnik i madh. Dhe, ai më tha se “nuk është koha, kush mbeti pa u zbuluar, ja, të shkojmë në burg, çfarë zgjidhëm?”

Vetëm tre vjet më vonë, tani Ibrahim Rugova student, i qasëm, më i shpenguar, duke e pyetur – a ka ardhur koha e pritur? “Po, ka ardhur koha të dalim nga çubat”, – tha Ai, pa atë ndrojtjen e hershme. Unë i fola për një projekt-ide tonën. Ibrahimi aprovoi nismën publike për lirimin e Adem Demaçit me shokë, pafajësinë e tyre dhe ndëshkimin e atyre që i kishin dënuar.

Ai e donte Demaçin shumë dhe emri i tij e përlotte Ibrahimin. Ai parashikonte edhe goditjen tonë, “por kjo goditje do të jetë më e kontrolluar, sepse Plenumi i Brioneve ka sjellur disa ndryshime, por edhe retushime, ose edhe mashtrime”, – tha Ibrahimi.

Ne shfrytëzuam një mbledhje të hapur të Lidhjes Komuniste, në Bashkësinë lokale të Vrellës, me të drejtë fjale, pa qenë anëtar, duke shpalosur, njëherësh, kërkesat tona: “deformimet” të cilësohen krime shtetërore të OZNA-së dhe të UDB-së; lirimin e Demaçit me shokë; Kosovës t’i jipet statusi i Republikës, pra, barazi me republikat tjera; të lejohet përdorimi i Flamurit Kombëtar; të hapet Universiteti i Prishtinës dhe të drejta të tjera që gëzojnë popujt dhe kombet në Jugosllavi.

Reagimi i kryetarit të partisë të komunës, ishte i ashpër, madje, i inatosur nga heshtja e 104 komunistëve në sallë, tha se “ky njeri që flet, madje në mbledhjen e partisë, kundër rendit kushtetues, duhet t’i këtë edhe nja 50 vetë me vete në këtë sallë!” Mbledhja u ndërpre. Policia arriti nga Istogu, por ne kishim marrë masat për bllokim. Mjeku ortoped Sylë Dreshaj, i njohur si Sylë Vrella, ishte kryetar i Lidhjes Socialiste aty, pra, edhe në krye të fshatarëve të irrituar në shtetin, i cili krimet i quante “deformime”.

Ndërkohë që çështja i kaloi Gjykatës, ne organizuam Mbledhjen Zgjedhore të Rinisë Komunale. Ibrahim Rugova ishte i vetmi student që kishte ardhur enkas nga Prishtina. Kishte zënë vend në fund të sallës.

 Të pranishëm ishin kryetari i partisë me stafin drejtues komunal, arsimtarët e Gjimnazit dhe të shkolluarit e tjerë. Ne i përsëritëm të gjitha ato që i kishim thënë në mbledhjen e partisë komuniste në Vrellë dhe shtuam edhe pyetjen: Kush ia ndërpreu bursën shkollore nxënësit jetim, bonjak, Ibrahim Rugovës? Në mbledhje folën edhe Rrustem Rugova, Muhamet Shatri, Isa Januzaj dhe të tjerë.

Ibrahim Rugova parashikoi se Qendra do të lëvizë. Dhe, u kthye në Prishtinë, për të informuar disa shokë të afërmë për rrjedhën e mbledhjes zgjedhore, e cila asaj dite dështoi me zgjedhjet.

Të nesërmen, në mbremje, Kryetari i Partisë të Kosovës, do ta mbante një mbledhje urgjente me kuadrot e partisë të komunës, se “çfarë po ndodhë në Istog?” Dhe, të pasnesërmen do të zhvillonte një bisedë të hapur me studentët e Prishtinës, të cilët, guximshëm, mbështetën të gjitha kërkesat e rinisë komunale të Istogut.

E shpjeguam këtë ngjarje, sepse kjo shënon edhe kyçjen e parë direkte të Ibrahim Rugovës në politikën legale, madje, me një drejtëpeshim kombëtar të paluhatshëm. Për këtë kyçje të Ibrahimit në politikë, ka shkruar edhe Rrustem Rugova, në një libër të botuar tre vjet më parë.

Shumë personalitete ndërkombëtare kanë përmendur “kryeneçësinë e Ibrahim Rugovës” dhe gjithnjë në kontekstin pozitiv.

 Qysh në nismë të studimeve, njeriu i urtë, me qendrime dhe sjellje të matura, të përgjegjshme, me një edukatë supreme, sikur të ishte lindur larg vrazhdësive ballkanike, shpërfaqë kryeneçësinë ngulmuese, gjithnjë në mbrojtje të dinjitetit dhe të parimeve, qofshin ato morale apo kombëtare.

 Janë të një mendjeje shumë personalitete të qendrave të vendosjes, se pa kryeneçësinë brilante të Ibrahim Rugovës, nuk do të ekzistonte jo vetëm pavarësia e sotme, por as Kosova.

Tre raste të shprehjes të kryeneçësisë të Ibrahim Rugovës:

1. – I zgjedhur nga Këshilli i Studentëve, Ibrahim Rugova mori drejtimin e gazetës studentore “Bota e re”, redaktor përgjegjës. Edhepse kryeredaktor ishte njeriu i mirë Daut Demaku, përgjegjësinë e drejtëpërdrejtë e kishte radaktori. Për të përfshirë të gjitha trevat shqiptare, përzgjodhi stafin bazë të Redaksisë: Rexhep Ismailin nga Kosova Lindore; Eqrem Bashën nga Ilirida; Hajrullah Koliqin nga Ulqini dhe Sabri Hamitin nga Kosova. Por, edhe studentë të tjerë aktivë në krijime si Beqir Musliu, Mehmet Bardhi, Isak Shema dhe dhjetra të tjerë. Me kriktikat e hapura karshi pushtetit të kohës, ajo u bë gazeta e parë opozitare në Kosovë. Përballjen e parë e pati me pedagogun e vet, i cili kishte mbetur nostalgjik i partizanllëkut.

Nga shpjegimi i pedagogut, Rugova student, kishte shënuar një fragment fatal. Poshtë tij, legjendën: “Mirë thoshte Marksi: “Asnjë epoke nuk i kanë munguar magartë!” Dhe, pason pseudonimi “Damevjuu”, onomatopeike, fshikullimi.

Pedagogu, me gazetë në dorë, ankohet, duke mos harruar as biografinë e Rugovës, ke i pari i Partisë Komuniste të Kosovës, atëbotë Veli Deva. Shoku Deva fton rektorin Dervish Rozhaja dhe urdhëron shkarkimin e Rugovës nga drejtmi i gazetës.

Rektori dakord, por “nëse merr përsipër marshimin e studentëve rrugëve të Prishtinës”. “Pse kaq shumë e keni ngritur atë student”, – tha kryetari Deva? – “Nuk e kam ngritur unë, ne zbatojmë ligjet dhe rregulloret e bëra nga ju të Komitetit.

Studenti Rugova është i zgjedhur nga studentët”, – gjegjet rektori Rozhaja. -“Lëre”, – thotë kryetari. Dhe, thërret pedagogun, e këshillon të këtë kujdes në leksione, sepse jemi pas Plenumit të Brioneve!

2. – Në kuadrin e “Bota e re”, botohej edhe revista shkencore “Dituria” dhe ajo letrare “Plejada”. Pas dy numrave të dalë, “Plejada” ndalohet nga pushteti, si revistë me tregime e poezi armiqësore ndaj bashkim-vëllazërimit. I thirrur për të dhënë llogari, studenti Rugova bëri pyetjen – sintezë: “A filluat nga e para”, duke aluduar për kohën e Rankoviçit?! “Ne do ta bëjmë tonën, ju bëni tuajën”, – u përgjigj prerazi Ibrahim Rugova!

3. – Në gazetën javore “Fjala” studenti Ibrahim Rugova kishte një faqe të saj. Ai përzgjidhte poetë shqiptarë dhe të huaj, kryesisht, të rebeluar karshi pushteteve të vendeve të tyre, si Migjeni, Jesenini, Lorka e tjerë dhe shfryente, duke i vënë monologjet në gojën dhe pendën e tyre. Me një rast, qendra partiake e Kosovës, e tërhoqi nga shitja, brenda ditës, një numër të kësaj gazete, me arsyetimin se është një shkrim kontestues i studentit Ibrahim Rugova.

Dhe, “po të hiqen disa fjali apo ndonjë fragment nga shkrimi në fjalë, e zhbllokojmë shitjen e gazetës”. Redaksia e “Fjalës” e luti Rugovën ta bëjë këtë, por Ai refuzoi prerazi, duke shtuar se “politikën redaktuese e bëni ju dhe jo unë. Ju mund ta hiqni fare shkrimin, por unë nuk heq asnjë fjalë nga shkrimi im. Nëse ju bëni një lëshim të tillë, para presionit të pushtetit sot, pushteti nesër do ta shtojë dozën e kontrollit mbi gazetën tuaj. Prandaj, mendoni mirë, para se të veproni”. Dhe, redaksia u trimërua, ndërsa pushteti e bëri të vetën kësaj radhe, por nuk provoi herë tjetër.

E gjithë kjo ekspoze kujtimesh biografike, familjare e personale, dëshmon se Familja Rugova është martirizuar në vite e dekada. Deri në fund të Luftës së Dytë Botërore, Sadri Elezi – Rugova humbi katër djemtë: Gjemën, i cili zënë vend në vargjet e Lahutës të Malcisë të Gjergj Fishtës, Ibishin, Rrustën, Dhokun dhe nipin Ukën. Në Luftën e Kosovës u viktimizuan Ymer Rugova, (babai i kryetarit të komunës të Istogut), me tetë anëtarë të Familjes Rugova. Kjo Familje i dha Kosovës Presidentin e parë, Presidentin Historik, Dr. Ibrahim Rugovën, ideologun kombëtar, arkitektin e pavarësisë të Kosovës. Andaj Familja Rugova është Familje Simbol, Familje Institucion.

Bashkëthemelues të LDK-së, dikur, tani anëtarë të partisë kundërshtare, si krijuesi Milazim Krasniqi me shokë, e pranojnë se zgjedhja e Dr. Ibrahim Rugovës në krye të Lëvizjes Kombëtare, në dhjetor të vitit 1989, nuk ishte fare rastësi, por rrjedhojë logjike e dimensionit intelektual dhe e veprimtarisë atdhetare, në vijimësi. Që nga debati i bërë në Kongresin e Lidhjes të Shkrimtarëve të Jugosllavisë në Novi Sad, Rugova konsiderohet si përfaqësues i mendimit kulturor e intelektual shqiptar. Pritja dhe lutja, nga shtatori deri në dhjetor, për ta drejtuar Lëvizjen Kombëtare, LDK-në, dëshmon se Dr. Ibrahim Rugova përmbushte në plotni, madje pa asnjë mëdyshje, kriteret e një lideri kombëtar të kohës. Zërat e çjerrë, të cilët e quajnë rastësi ose short këtë zgjedhje, janë mashtrues, profiterë e karrieristë të neveritshëm dhe të zgjyrosur me fund dhe me karrierë të mbyllur turpshëm.

Kryeneçësia e Dr. Rugovës në mbrojtje të qendrimeve të Tij, në mbrojtjen e parimeve, është proverbiale. Bernard Kushner, në kryeprestigjiozen “Le Mond”, shkruan për Presidentin Rugova: “Pa atë “kokëfortësinë” e tij elegante, madje edhe pa refuzimin e tij të përhershëm, sot nuk do të kishte as Kosovë dhe as shpresë për liri për këtë provincë të Serbisë”.
Presidenti Clinton ka thenë: “Kam pasur nderin ta mbështesë Rugovën, luftën dhe popullin e Kosovës. E kam dashur dhe e kam admiruar Presidentin Rugova. Ai inspiroi botën për liri, barazi dhe paqe”.

Lutja e Dr. Rugovës e bërë kryeministrit Blear: “Shpëtoje popullin tim, i cili po rrezikohet me asgjësim. Mendo si për popullin Tënd”, – ishte prekëse dhe mori përgjigje aprovuese nga kryeministri britanik: “Mbretëria e Bashkuar, do ta ndihmojë Kosovën, në rrugën drejt lirisë”. Dhe, Tony Blear premtimin e mbajti si burrë.

Dikur Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli, ishin kritikë të rreptë të Rugovës. Por, më vonë kërkuan falje të sinqertë. Agolli hapi edhe të pame për vdekjen e Presidentit Rugova: “Unë dhe bashkëshortja ime Sadija, po presim ngushëllime në shtëpinë tonë për Presidentin Rugova”. Kadareja: “Gabova që kritikoja Rugovën. Rugova mbetet lideri më i madh i shekullit”. Ndërsa lideri i demokracisë dhe i të Djathtës Shqiptare, Prof. Dr. Sali Berisha vlerëson se “Ibrahim Rugova nuk ka ndërmjetës në historinë shqiptare, që nga epoka e Skënderbeut”.

Lavdi jetës dhe veprës madhore të Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova!

Shënim: Kryeneçësia e Rugovës, e cilësuar kështu nga ky autor, që nuk i dihet emri nga ky artikull, por që duket se ka qenë një bashkëkohës i Rugovës, me fjalë të tjera, mund të quhet Refuzim estetik – që Rugova e ktheu në vepër letrare e politike.

Kur Papa Benedikti i XV mbojti Korçën dhe Gjirokastrën nga grekët

Po i paraqesim lexuesit një dokument historik që paraqet fakte që sot shumë pak dihen ose anashkalohen, rreth asaj se çfarë ndodhi në Konferencën e Parisit në vitit 1919 në lidhje me kufijtë e Shqipërisë. Kjo është një leter e Emzot Luigj Bumçit aso kohe ipeshkëv i Lezhës që ja dërgon redaksisë së revistës “Hylli i Dritës” në vitin 1934 për botim. Kjo letër hedh dritë mbi ndërhyrjen që bëri Papa Benedikti XV pranë ambasadorve të Anglisë e të Amerikës, duke i shpëtuar nga aneksimi që deshi t’u bëj Greqia dy krahinave shqiptare: Korçës dhe Gjirokastrës.

Në konferencën e Parisit kishin shkuar shume delegacione shqiptare si përfaqësues të Shqipërisë. Këto delegacione nuk arritën të bashkohen për të pasur një delegacion të vetëm, pse ishin të gjithë të përçarë sepse i përkisnin rrymave të ndryshme politike që në atë kohë kishin dëshirë dhe ambicje të merrnin drejtimin e vendit. Atëherë u vendos që si përfaqësues i të gjithë shqiptarve të ishte Emzot. Luigj Bumçi me delegacionin e tij që përfshinte të gjithë shqiparët e të gjitha krahinave. Si sekretar u vendos Át Gjergj Fishta që me këtë rast pat pergatitë edhe fjalimin e famshëm “Të drejtat e Shqipnisë dhe kufijtë e saj”.

Kjo dëshmi e Ipeshkvit Luigj Bumçit që u botua në të perkohshmen françeskane nuk u kundërshtua nga ata pjestar që kishin marrë pjesë në delegacionin për në Konferencën e Parisit, ku disa prej tyre ishin ende gjallë kur u bë publike kjo dëshmi historike. Kjo gjë e përforcon edhe më, dhe e verteton si një fakt historik të ndodhur ashtu siç na e difton Emz. Luigj Bumçi, protagonisti kryesor i atyre ngjarjeve jetike për vendin tonë.

Sigurisht mund të themi se ndërhyrja e Benediktit XV për të mbrojtur Korçën dhe Gjirokastrën nga rreziku grek nuk u bë për arsye fetare, pse sikurse dihet këto dy krahina ishin me shumicë myslimane, por nga drejta natyrore që çdo kombë ka për kufijtë e vet.

Selia e Shenjtë dhe “çeshtja shqiptare”

Përpara se të kalojmë të ekspozimi i letrës – dokument, duam t’i hedhim një veshtrim sintetik historisë së Shqipërisë në marrëdhënie me Selinë e Shenjtë, ku vërejmë se kjo nuk është hera e parë e as e vetme që një Papë ndërhyn në mbrojtje të çeshtjes shqiptare. Kjo mbështjetje e Selisë së Shenjtë vinte edhe nga fakti se Shqipëria ishte një vend me fe katolike dhe që kishte pësuar një kalvar të dhimbëshem për këtë identitet, jo vetëm për këtë, por kjo ndihmesë morale, politike e kulurore donte të tregonte se çdo popull dhe kombë ka të drejtë të vetëqeveriset dhe të jetoj i lirë në trojet e veta, të këtë gjuhën, zakonet dhe historinë e tij.


Papët në mbrotje të pamvarësisë territoriale

Po lëmë jashtë vështrimit kohën e lavdishme të fatosit kombëtar Gjergj Kastriotit ku pati mbështjetjen e disa Papëve përkatësisht katër Papëve. Mbas pushtimit turk Shqipëria u fut në një labirint vuajtje, persekutimi fetar dhe mjerimi më shumë se sa popujt e tjerë të Ballkanit. Por as në këto kohë të zymta nuk u harrua nga Selia e Shenjtë, dhe gjatë kësaj periudhe ne konstatojmë se mbështjetja e Papëve nuk i mungoi dheut të arbënit, pra është e lidhur ngushtë me pavarësinë tonë kombëtare.
Po e rreshtojmë këtu sa më shkurtë disa fakte konkrete në lidhje me këtë çeshtje.

Papa Pio V në vitin 1571 mendon të emëroi një kardinal për Shqipërinë, dhe i jep si mbrojtës kardinalin Santoro që të merret me çeshtjen shqiptare. Pas këtij emërimi kemi emërimet e disa kardinalëve tjerë që të merren më problemin e Shqipërisë pra për lirimin e saj nga pushtuesi anadollak. Gregari XIII viti 1584 mendon për lirimin e Shqipërisë nga zgjedha azijatike, ndersa Papa Klementi VIII në vitin 1593 merr parasysh lutjen që i bëjnë krenët e Shqipërisë për liri dhe në vitin 1595 jep një shumë të hollash për realizimin e këtij qellimi. Po ashtu në vitin 1597 anijet e Papës me ato të Venedikut mundohet të lirojnë Vlorën nga kthetrat osmane. Ndërsa Papa Pali V në vitin 1603 ia rekomandon mbretit të Spanjës Filipit III çeshtjen e lirisë tonë si dhe i porositë dy të dërguar nga Shqipëria që kishin shkuar për këtë çeshtje. Urbani VIII në vitin 1624 grish Patriarkun e Ohrit që të bashkohet me të në luftë kundra Turkut.

Gjithashtu në vitin 1684 Papa sëbashku me anijet e Venedikut mundohen me i ardhë në ndihmë Shqipërisë e lirojnë Prevezen. Papa me gjak shqiptar në vitin 1711 ndërmjetson pranë Republikës Veneciane për me i ardhë në ndihmë malsorve të Kelmendit që po luftojshin për liri. (Shih revisten Leka 1937, 457 – 460). Edhe mbas këtyre viteve deri në 1912 nëse konsultojmë analtet e Urdhërit Françeskan si dhe ato të Selisë së Shenjtë, kronikat e ndryshme, ditarët e disa misonarve, hasim në shumë raste të tjera ku Papët intersohen për çeshtjen shqiptare, për gjendjen e saj shoqërore, kulturore e territoriale.


Ndihmesa e Papëve në përhapjen e kulturës shqiptare

Në këtë paragraf të shkurtër duam të sjellim në kujtesën tonë ndihmesën e vyer që dha Selia e Shenjtë për perhapjen e Kolegjeve, shkollave shqipe si dhe botimin e librave po në këtë gjuhë përgjatë shekujve jashtë kufijve të tokës arbnore. Për punën e madhe që bënë kleriket e Kishës Katolike e në veçanti misonarët françeskan për perhapjen e kultures dhe të shkollave shqipe në Shqipëri gjatë pushtimit osman, meriton një studim të gjatë e një trajtim në vete. Një herë tjetër do të merremi me këtë.

Në vitin 1577 kemi Kolegjën e ritit grek themeluar në Romë edhe për shqiptarët arbëreshë prej papës Gega XIII. Po në vitin 1584 – 85 ky Papë mendon edhe per një Seminar shqiptar në Bari e Leçe ku gjendeshin shumë shqiptar të shpërngulur nga dheu i tyre. Mbas kemi themelimin e Kolegjës Ilirike të Loretit, e rithemeluar nga Urbani VIII në vitin 1627 edhe për shqiptar. Po ashtu i njëjti Papë me datë 17 dhjetor të vitin 1631 me një breve të posaçme mkambi rishtas Kolegjën Baziliane në Romë. (Shih: Hylli Dritës, 1921, n. 4, fq. 163) po ashtu kemi edhe themelimin e Kolegjës Ilirike e Fermos nga Aleksandri VII në vitin 1631.

Ndërsa në Himarë çilen dy shkolla njera nga Klementi IX 1670 e tjetra prej Klementit X. Papa Klementi XI me origjinë shqiptare jep një shumë të hollash për shqiptarët në Kolegjën e Propagandës. Në Romë në kuvendin Françeskan San Pietro in Montorio me 20 prill 1711 u vendos me urdhër të Papes Klementit XI të jepej si gjuhë mësimi edhe gjuha shqipe per misionarët qe do te vinin në Shqipëri. Si fryt i kësaj iniciative u shkrua Gramatika e parë shqip në vitin 1716 nga P. Françesko Maria Da Leçe. (Shih: Hylli i Dritës, vitit 1931, n. 4, fq. 217 – 218; Hylli i Dritës, 1933, n. 5-6, fq. 239). Në Palermo ku janë të vendosur shumë arbërsh u themelua Kolegja në vitin 1730. Kemi edhe Kolegjën e Ulanos të hapur në vitin 1732 prej Klementit XII, italo-shqiptar nga nëna. Në vitin 1740 Klementi XII duke çuar në vend dëshirën e Klementit XI themeloj kolegjën italo-shqiptare di San Adriano në S. Demetrio Corone. (Hylli i Dritës, 1921, n. 4, fq. 163). Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe Kolegjën e Grottaferratës në Romë, ku në bibliotekën e saj ruhen edhe dorëshkrime në gjuhën shqipe, etj.

Jo vetëm në hapjen e shkollave, seminareve për shqiptarët, por Selia e Shenjtë dha një ndihmesë të çmuar edhe në botimin e librave shqip në atë kohë kur Shqipëria lëngonte e robëruar nën Turqi. Propaganda Fide (Propaganda e Fesë) e themeluar në Romë në vitin 1622 dha një ndihmesë të madhe dhe deçizive për botimin e librave në gjuhën shqipe, kjo ndihmesë vashdoi për gati pesë shekuj. Për botimin e librave në gjuhën shqipe mund të themi shkurtazi se kemi më shumë se 31 libra të botuar me anë të shtypshkronjës së Propagandës në Romë, duke filluar që nga viti 1618 me Budin, Mons. Fr. Bardhin, me Fra Françesko Maria Da Leçe, etj. Të gjithë këto libra kanë një rëndësi të madhe për ruajtjen e identitetit gjuhësor e kombëtar të Arbnorve. (Shih revisten Leka 1937, 460 – 461).

Në shikim të parë mund të duken shumë pak 31 libra të botuar në atë periudhë për kohën që jetojmë sot, por për atë kohë për çdo botim në gjuhën shqipe ose edhe nëse të gjenin libra në gjuhën shqipe rrezikoje jetën dhe përsekutime nga më të ndryshme.
Kjo që thamë më lartë është thjeshtë një penelatë nga ajo që mund të shkruhet mbi ndihmesën dhe kontributin që Papët dhe Selia e Shenjtë i dhanë popullit shqiptar nëpër rrjedhat e historisë së tij.

Dokumenti

Nji fletë e ré në historín kombtare

Ndodhjen me tana rrethanat, si tregon shkresa, të cilen, fjalë për fjalë ktû po e botojm, patem rasë me ndie mâ se nji herë prej sa misvet të dergatës shqyptare në Paris. Kshtu flitte i ndyeri Luigj Gurakuqi, kshtu na e verteton Drejtori i jonë Á. Gjergj Fishta, at herë sekretár i Dergatës, e kshtu, pat mirsín, si mbas kerkesës s’onë, me na e vertetue edhe me shkrim i Përndritshmi Emz. Luigj Bumçi, at herë kryetár i dërgatës shqyptare në Konferencën e Parisit. Per randsí qi ká ky dokument në historín e ndertimit t’onë porsì shtet e per skjarim të sa paragjykimevet të tashme e t’ardhshme mbi kontributin e klerit katolik per çashtjen kombtare, teksualish i a njohtojm publikut shkresat e çmueshme qi kemi në dorë. Ky dokument ka randsí nji herë mâ të madhe, kurse Korçë e Gjinokaster nuk janë vise të banueme prej katolikve. Sh.R.

Fort i Nderti Át
Ma falni, Ju lutem, pse vonova me i pergjegjë letres s’Uej, me të cillen më lypshi si pat rrjedhë puna se pështoj Korça e Gjinokastra nga akordi Tittoni-Venizelos – akord i cilli ja lëshonte Greqís te dyja provinçet shqyptare të siperpermendme.

Qe si ndolli puna:
Qyshë në Qershuer të vjetës 1919 kjeçë zgiedhë Kryetár i Dergatës s’Onë në Paris.
Me 9 Tetuer t’asajë vjete fletorja “il Giornale d’Italia” lajmon çiltas se “mas akordit Tittoni – Venizelos dy Provinçiet Shqyptare, Korça e Gjinokastra do t’i epen Greqís”. Dergata e jonë at herë me të shpejtë i paraqiti Konferencës së Pagjës nji protestë kundra ktí akordi.

Me 9 Nanduer 1919 po ajo Gazetë boton prep ato fjalë, d.m.th. mas akordit Tittoni-Venizelos Korça e Gjinokastra do t’i dorxohen Greqís.
At kohë Dergata e jonë më ngarkoj me u pa me Z. Tittoni-n qi ndollej në Paris mas hikjes së Z. Orlando-s e Sonnimo-s, qi ishte Kryetár i Dergatës italiane. Edhè une u takova me tê, por gjâ konkrete prej bisedimit nuk mujta me xjerrë.
Në mbledhje qi Dergata mbajti n’e nesre, ja diftova gjith misvet bisedimin me Z. Tittoni-n.

Prep me 9 Dhetuer 1919 fletorja “il Giornale d’Italia” e persritë po ato fjalë mbi Korçen e Gjinokastren. N’at kohë Z. Tittoni nuk gjindej në Parisë, e vendin e tí e kishte xânë Z. Scialoja.
Shkova edhè te ky, por pa kurrfarë rezultati.

Ishte, per sá mbajë mênd, 21-22 Dhetuer 1919 kurse në mbledhje qi patme, të gjith misat e Dergatës, e nder ta ma i nxeti e ma i pari, e ndieri Z. Myfid Libohova, m’u lutne t’a bâjshe nji sakrific per atdhen t’onë e t’u nisëshe për Rome, ku të bâjshe çë mos per me pase audjencë prej Shêjtnís së tij Papës Benedikt XV. Atí të Ja parashtrojshe gjendjen e rrezikshme të dy provinçeve t’ona, Atí t’i lypshe ndimë qi Shêjtnija e Tí t’i pështonte.

Ju pergjegja shokve n’at mbledhje se lutja n’at punë nuk kishte vênd, se çashtja e Shqypënís ishte çashtja e të gjithve bashkë e e secillit nder né: prá kjè se Dergata e shef të nevojshme qi une si Kryetari i sajë t’a bâj udhtimin per Romë, ket udhtim e kam me detyrë. Kështu u vêndue qi unë bashkë me Z. Mehdi Frasherin t’u nisëshim per Romë.

Me 26 të Dhetorit u nisme e me 28 mërrime në kryeqytetin e Italís.
S’kaluen trí kater dit xora audjencën e u gjeta perpara Shêjtnís së Tij Papës Benedikti i XV.
Bisedimi nuk kjè i gjatë, kjè i shkurtë mjeft, por edhè pse i shkurtë kje i mjeftueshem per qellimin t’onë.
Si ja diftova pse kishe marrë udhtimin per Romë, e pse u gjindëshe perpara Shêjtnís së Tij, kuvêndin e mbylla me kto fjalë: “tesh pra, Shêjtní, të gjith misat e Dergatës shqyptare qi janë në Paris e qi shumica âsht mysliman, më kan çue ktu perpara Shêjtnís s’Uej e të gjith per nji gojë U luten qi me fuqn t’Uej morale e me influencen e madhe qi keni në boten marë, të na epni ndihmen t’Uej të vlefshme si e ku dini Ju Vetë, qi të na pështojnë dy provinçet shqyptare Korça e Gjinokastra, të cillat janë në rrezik prej akordit Tittoni-Venizelos”.

Mbasi marova fjalët e mija, Papa Shêjt, si pat ndêjë nji grimë herë pa bâ zâ, u suell e me tha: Po shka të bâj per Ju? Me Italí s’kam shka me bâ, e din gjith bota si jena: me Francë marrëdhanjet janë këput – shka të bâj?

Mora guxim e i pergjegja: A m’epni lejen me folë, Shêjtní? Fol, fol me tha, shka të kesh me thanë thueje. Un kishe me thanë, Shêjtní, se bota s’ká metë vetun në Italí e në Francë; – ká në botë edhe Anglí Shtete te Bashkueme t’Amerikës. Bani buzën në gaz, e me i’herë më pergjegji: ké të drejtë. E pra neser do të piqemi me Ambasadorin e Anglís, masnesri me atê të Shteteve të Bashkueme; e po t’ap fjalen se me te dy kam me folë e me ja porositë dy provinçet qi kenkan në rrezik e kam me bâ shka të mundem per me Ju ndihmue. Zoti ká m’e bâ mirë se prei Konferencet të Paris-it mos pritni punë të mira pse Zotin e kan qitë jashtë, e atý kû s’asht Zoti drejtsija s’mundet me kênë.

Une at herë qi kishe bâ gati nji memorandum per me ja lânë, tuj e nxjerrë prei xhepit e tuj e mbajtë në dorë: Shêjtnija e Juej i thaçë, ká punët e botës marë, e prandej a kam lêjen me Ju lanë ket memorandum qi mos t’a harroni çashtjen t’onë? Po, po, lêne ktu pse nuk kam m’e harrue. U çova e i rashë ne të dy giûjt. Ju fala nderës sá mujta, e si mora bekimin, at herë dola krejt i kënaqun e shkova tuj mêndue me vedi: A thue po na shkon kot ky udhtim qi prej Paris-it bâme deri ktu? Gjith kjo shpresë qi fjalët e Shêjtnís së Tij më njallne në zemër, a mundet me më rrêjtë? Jo, jo s’mundet me kênë kurr. Sa dola prej Vatikanit u poqa me Z. Mehdi Frasherin të cillit ja diftova fjalët qi më tha Benedikti XV, edhè ky Zotní met faret i kënaqun tuj shpresue se me nderhymje të Papës Korça e Gjinokastra kishin pështue.

Me gjith kto shpresa të mira në zemër, kthyeme në Paris ku me padurim po na pritëshin shokët.
Kur u mblodhme ne zyren e Dergatës, i parashtrova shkurtazi nji ekspozé të misjonit t’onë në Romë, e kur në fund u diftova bisedimin e Shêjtnís së Tij, e si na dha fjalen se do t’u mundote per çashtjen t’onë, per të cillen kishte çfaqë qyshë në fillim nji interesim të madh, fjalët e mbrame të Shêjtit Át Papë i priten në kambë me brohorí të madhe e me duertrokitje britne të gjith nji zâni: Rroftë Papa! Korça e Gjirokastra kan pështue: e pështuene pernjimend.

Kjo âsht rrjedhja e vertetë. Kjo âsht nji faqe e historís s’onë.

Kallmet, 30 Mars 1934

† LUIGJ BUMÇI
IPESHKVI I LEZHËS
(Marrë nga revista françeskane: Hylli i Dritës, 1934 vj.X – Mâj – nr. 5, fq. 219-222).


TA NJOHIM FABULISTIN SHQIPTAR, PËLLUMB VELO!

Shkruan Prof. Zymer Mehani

Pëllumb Velo u lind më 2 shkurt 1945 në Bishan të Vlorës. Qysh në rininë e hershme është marrë me pikturë dhe letërsi dhe me vonë me gazetari. Ka adhuruar si prozën dhe poezinë, por në veçanti fabulën. Përmendim këtu:

– Zëri i nënës më thërret (vjersha, 2002)
– Mall për vendlindjen (vjersha, 2003) – Dhelpra dhe gjahtari (fabula, 2006) – Kunadhja zyrtare (fabula, 2007) – Skilja e lagunës (fabula, 2008) – Fabulisti dhe gjallesat-1 (fabula, 2008) – Fabulisti dhe gjallesat-2 (fabula, 2009)
– Fabula të zgjedhura, 2009
– Kur merr zjarr e digjet pylli (fabula, 2008)
– Fabulisti dhe gjallesat- 3 (fabula të zgjedhura për programin mësimor të shkollës 9-vjeçare, 2011)
– Skilja dhe qukapiku (fabula, 2012)

Krijimi i parë është i vitit 1962, fabula “Dhia dhe keci'”. Muzë kjo që nuk u nda kurrë pavarësisht se autori ka trokitur vonë në portat e letërsisë, për shkak të rrethanave të jetës së vet. Ka botuar libra për fëmijë dhe të rinj duke kristalizuar dhe stilin e tij individual në fushën e fabulave. Fabulat e tij i drejtohen jo vetëm fëmijëve por edhe të rriturve. Kjo duket në pasurinë e fabulave të përmbledhura në vëllimet Dhelpra dhe gjahtari, Kunadhja zyrtare, Skilja e lagunës, si dhe fabulave të zgjedhura për nxënësit e shkollave

– Fabulisti dhe gjallesat.
Në përgjithësi krijimet e Pellumb Velos janë të thjeshta, shumë njerëzore dhe kanë jo vetëm vlerë morale, por edhe letrare.

Cilat janë disa nga veçoritë e fabulave të këtij autori?
Në përmbledhjen me fabula Dhelpra dhe gjahtari, të bie në sy gama e gjerë e tematikës si dhe lidhja e saj me problemet e shumta të ditës që po has shoqëria jonë sot.

Gjithashtu autori dallohet për stilin e tij origjinal të krijimit të fabulave.

Dikur, korba pendëzezë,
Turli sapunësh ka marrë.
Dëshirë e shpresë iu ndez,
Ngjyrën e zezë për të larë.
Kur e pa që nuk ndryshoi
Cop’e çik e bën pasqyrën
Hyn sapuni ta qetësoi:
– Unë heq lyrën dhe jo ngjyrën!
(Korba dhe sapuni)

Në vargun e fabulave të tij ka vetëm shqetësim, dhimbje për problemet që kalon vendi. Janë kafshët që flasin me gjuhën e njerëzve dhe që sjellin modele njerëzish apo fenomene shoqërore të goditura në shenjë. Përmbledhja me fabula Kunadhja zyrtare është e mbushur me probleme dhe ide interesante nga jeta e përditshme. Autori përdor një terapi të pasur artistike, duke filluar nga gjuha e pastër dhe e bukur, nga larmia e personazheve që përfaqësojnë botën shtazore. Nuk mungon as alegoria e nënkuptimi si një mjet elegant i përdorur artistikisht. Po ashtu, satira, sarkazma, ironia, krahasimet, antitezat, kontrastet e metaforat, si edhe dialogu, që autori e ka zgjedhur për të fshikulluar ligësitë shoqërore.

Ky libër me fabula është ndjenjë, emocion, madje dhe habi, pasi fabula e Pellumb Velos ka një këndvështrim filozofik. Fabulisti ia ka dalë të përcjellë bukur tek lexuesi mesazhe njerëzore që mbartin jo vetëm vlera morale, por edhe vlera letrare.

Edhe në librin me fabula Skilja e lagunës tematika e fabulave është e larmishme. Ato trajtojnë kryesisht fenomene sociale. Kanë ngjashmëri me fabulat e Ezopit, La Fontenit, por ndryshojnë prej tyre sepse kafshët, sendet dhe fenomenet, veprojnë në rrethanat dhe kushtet aktuale të ekonomisë së tregut dhe të dukurive e problematikës që ka shoqëria jonë e sotme.

Fabulisti Gjike Kurtiqi shprehet:… se ajo që të bën përshtypje kur lexon fabulën e Pellumb Velos është jo vetëm përmbajtja e saj dhe morali që sjell, por mbi të gjitha cilësia artistike e krijimit, është gjuha e pastër me figura të goditura dhe fjalë të zgjedhura nga një fjalor gjuhësor i pasur që i japin fabulës veçorinë dhe bukurinë e saj dhe e bëjnë të dallohet nga fabula e krijuesve të tjerë.
Përmendim një nga fabulat, Ujku dhe majmuni:

I pangren’ ujku qëkuri,
Një majmun desh të vriste,
Ndaj poshtë pemes vend zuri,
Urtë e butë e ftoi të zbriste:
– Eja posht’ o mik i vjetër,
Mik e shok si asnjë tjetër…
Majmuni, hazer xhevap:
– Kur u bë helmi sheqer?
Ti në tokë je një kasap,
Unë mbi pemë një xhongler…

Shkrimtari dhe studiuesi Bardhosh Gaçe në parafjalën e kësaj përmbledhje me fabula thekson se vargu poetik i këtij autori përcjell emocione e ndijime nëpërmjet personazheve kafshë që nënkuptojmë natyrshëm marrëdhëniet midis njerëzve. Në arkitekturen e fabulave të veta, Pëllumb Velo është gjithnjë në kërkim të detajeve, ngjarjeve e personazheve që krijojnë një larmi të motiveve që përcjellin mençuri, urtësi, filozofi, mesazhe për kohën dhe jetën. Fabulat e Pëllumb Velos janë të thurrura me një mendim të qartë poetik, të thjeshta e të kuptueshme nga të gjitha moshat e sidomos prej nxënësve të shkollave, tek të cilët ato përcjellin mësime e vlera artistike, estetike, morale e etike, duke luajtur një rol të jashtëzakonshëm në edukimin e tyre.

Fabula të tilla si ”Ferra dhe shalqiri”, ”Dreri, derri dhe kali”, ”Druvari dhe shkrepësja”, ”Dreri dhe palloi”, ”Bleta dhe dreri”, janë jo vetëm të arrira artistikisht, por edhe denoncuese të veseve dhe problemeve shoqërore.

Në fakt autori për burim e frymëzim ka thesarin e popullit, që përfaqëson. Në çdo varg e rresht, ndien kënaqësi prej bukurisë poetike, qesh e ngazëllehesh prej urtësisë profetike, mëson prej shprehjeve filozofike. Ja si shprehet ai në fabulën Pela dhe sorrka; Pela sorrkën pyet tek shkojnë:

-I urt’, i sert’, ku ndryshojmë?
Një e qeshur përshkon sorrkën,
Teksa flet e sodit mbrëmjen:
-I serti përdor forcën,
I urti përdor mendjen…

Në vëllimin me fabula, “Kur merr zjarr e digjet pylli” autori të mahnit me përshkrimin dhe motivet e larmishme që përcjell. Ai shkruan shkurt dhe godet fort. Ja si shprehet vetë në hyrje të librit:

Tek ky libër që botoj Veset ashpër kritikoj. Për fëmijë’, jet’ e Atdhe, Dashurisë i heq fre… Pëllumb Velo në fabula shquhet për origjinalitetin dhe mjeshtërinë. Ka humor të hollë dhe ngacmues, të zgjuar e me kulturë, vjen për lexuesit e çdo moshe i qartë, me individualitetin e tij krijues. Ai fton në artin e tij kafshët tradicionale të fabulës: dhelprën, ujkun, qenin, korbin, sorrën, derrin, gomarin, kalin…..por edhe sendet që janë më të përdorshme nga njeriu, ose pjesë e trupit apo të jetës së tij si:
këmba, këpuca, libri, fyelli, etj. E krijon fabulën brenda familjes së kafshëve apo të njeriut.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...