Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/03/14

Flas me ty, Ti kotesh mrekullie


Azem Shkreli

Një tufë poezi nga Azem Shkreli, lirika dhe gjeste poetike që nxisin mendimin për ekzistencën, dashurinë, njeriun edhe në raporte estetike të qenies së tij si poet. Krahas cilësisë, poezia e Shkrelit vlerësohet se shënoi kthesë në rrjedhat e poezisë në Kosovë: e zgjeroi spektrin tematik; e subjektivizoi dhe intimizoi lirikun dhe çfarë është më me peshë, solli një ndjesi të re, të mprehtë ndaj gjuhës, ndaj fjalës. Kështu, ajo i hapi rrugë bindshëm poezisë së viteve pesëdhjetë, të ngarkuar me patosin e euforisë kolektive






Kater keshilla vetes

Mos u bej poet nese s’mund te lindesh
Me secilin varg, te lindesh ne secilen fjale

Ngrehu mbi veten ne do te rrokesh freret e ererave
Te shkelesh shpergajt e merise dhe shterngatat e gjakut tend

N’se dashurohesh dashurohu n’flake e n’vale
Jo n’sy te kalter se behesh det i cmendur pendimi

Mos u bej poet nese s’mund te vdesesh
per secilin varg, te vdesesh per secilen fjale.


Vdekja e Malesorit.

Asnje koke perkulur
se ia rrezoni lisat

Asnje gjeme mesa guri
se ia shembni majet

Asnje lot asnje
se ia shterroni krojet

ne syte e tij vetem harroi
p’rendimin dita

Ç’mendim i vruget
Ç’mendim i ftohte nder vetulla

Lum ky çfare vdekje.


Koha e krymbave

Dalin kryezeze, kryeverdhe, nga vullnet i vrimave
Turren terr ne sy, myshqeve, mendimeve, muranave
Trup e terthori u bien trupave te palendshem
Sa marrin trok lengatave, sa kalirojne ligesive
Lakmojne krymbas, zbirojne, gropojne, krymben
Ne kenaqesi te zeza, gezohen zi, cimbojne me te zeze
Marshim i jarget i tyre zvarret tryezave, shikimive
Bien ne dy gjunje, luten te marre mot i lemasheket
Hipin shoq me shoq dhe shpallin kremten e krymbave
Shih si levrijne, si i shtyn me gisht te madh koha
Shenjti i Shenkoll, po tallemi apo na mori krymberia?!


Nga ditari i se premtes

Naten mire, asgje s’mundi te ndodhe
gjithe diten, mezi qe e premte, mezi lindi
pak diell vone pasdreke sa te jete
data katermbedhjete, sa te flene
mbi barin e urte te Tafr Toskes
xixellonjat, naten e mire mundime
sendesh te vogla, flini, une sonte
vetem do ta ve nje gur fjale nen koken
e lodhur te dites, vetem uji te verdhe
do te derdh per shendetin e bimeve
te verdha e do t’vete se asgje s’mundi
te ndodhi pos te jete e premte sa te flene
mbi barin e urte te Tafr Toskes
xixellonjat , date e lenguar, nese fyshkesh sate
s’do te pershkohesh lakuriq si krimbi
date e lenguar, po te le mes numrash
harrimit po te le dhe vete po nisem
nje mendimi qe s’na e fle moshen te premteve.


Ç’ka mesova une

(kenge gegerishte)

Me u ra terthoreve ne trup
Me ndie andjet tue lehe
Me ra mbas xixave n’pup
Me u ndejte dhimbjeve n’teh
Me shkel prajshem n’per toke
N’vene t’fjaleve mos me u deh
Me i ndreqe muret me koke
Me thane fat kobi kuje
Mos me dashte ngushellim
Me fole pa hile me mikun
M’u var n’cengelin tim
Me ndeze kandila te fikun
Me i vene vetimet ne sy
Me mat me dore ne zemer
Me gjerbe e mos me peshty
Me prek Akilin ne themer
Nder sqota mos me u meke
Me dashte si me vdeke
Me vdeke si me lujt.


Kater e njezet e pese

Ne kater e njezet e pese
mund te vijne e te shkojne udhet, mund
te lindin femije te bukur si bari

Ne kater e njezet e pese mund
te mbaroje lufta, te rrjedhe uje ujrave
te shkruhet liber, asgje te mos perseritet

Mund te jete e shtune pas tere nje te premteje
vetemi e pritje, mallkim e pritje, nje LUME
te heqe dore nga bifurkacioni

mund te degjohet muzike nate, mund te qash
Mund te dashurosh dhe te vdesesh
si asnjehere tjeter

Ne kater e njezet e pese
flene meteoret.

PARA ELEGJISË

Një ditë do t’i marrësh në gji
gjethet e rëna të stinëve të tua
dhe do të kërkosh kot veten
shtigjeve të harruara të një moshe
e nuk do të kesh më as flokë ere,
as shikim ylberi ta matësh fillin
dhe fundin e mashtrimit tënd të shkurtër.
Një ditë do t’i shpalosh vjetët tua
si pajën e nuses së vdekur
e do të numrosh fluturat e shkuara
t’agsholeve t’prenduara
e s’do të kesh më as zjarr në buzë,
as lot në sy të qeshën ngrohtë,
të qajsh rrejshëm dhe t’i mahnitësh
djelmoshat.

Një ditë do t’i hash buzët e tua,
gjurmët e tua do t’i pështysh
dhe secilin muzg do ta pagëzosh
me nga një pendim që dhemb
e s’do te kesh me as sy deti,
as hap te hedhur sorkadheje
te shohesh si t’perqeshin gonxhet
dhe te ikesh prej hijes sate.

Ruaju, moj se vashat me te bukura
i vret bukuria e vet.


Lirikë

Gjithçka ishte si gjithmonë
Dhe i kishte hije
Fjala fjalës, lumi lumit, lia lisë
Dikush deshi ta kthente ndryshe
Çmendutinë e bukur të gjërave
I ra tëja lirikës,u thamë



Kënga që s’deshi të shkruhet

Një ditë prej ditësh
Në shtarë e gjeta,në gjurmë të kalit

I mëkova drithmat
Vesë i mola, qumësht zogu

U rrit e bukur, e zezë
Kënga që s’deshi të shkruhet


Ma ktheni lirikën e zogut

Ka kohë që nuk s’ia kuptoj cicërrimën
Në një degë më vishet murgu
Ma mbush me tamjanë kokën dhe çatinë
Në degë tjetër i bie një teli
Të ndezur,ajri dhe uji përzjarren

Në të tretën i marrin metal flatrat
Bëhet plumb në qiellin prej lamarine
Ushtarë që po shkoni, ma ktheni
Zogun tim, lirikën e bukur të zogut
Ka kohë që nuk këndon zogërisht


Këngë e Vrugët

Mëtim i truar fshihu te pendimi
S’ka ndëshkim për mëkatet nga ligështia
Ky rrëmbim i çmendur është i imi
Apo lindi befas trimëria

Nga të errëtat e gjakut. S’di po fryma

Kërkon shkakun t’i vijë era dhe
Diç të kësaj koke do t’pëshpërisë bryma
Ime ndoshta. Do të jetë fjalë e re

Bari të egër. Fjollë e saj nga rrashta
Do të përvidhet me dhunë e pa hir
Sikur ç’linda. Do të kundrojë përjashta
I gjelbër e i qetë do të jem më i mirë

Dhe voglushë të verdhë do të therrin ditën
Me vaje të hollë dhe do të pushojnë së qari
Kur të kuptojnë se për nën këmbë u rriten
Dheu im. E hiri im. E bari.


Liqeni

Flas me ty
Ti hesht e luan me valë.

Ti s’je më syri
Im as loti i saj.

Flas me ty
Ti shikon pulëbardhat.

Për Shën Naumin
Paske zemër t’gjerë

Flas me ty,
Ti kotesh mrekullie.

Më vjen të zbres në fund t’fundit
Të vdes i gjelbërt me algjet.


Motive të Verdha

Po ikim nga gjaku im motive të verdha
Po ikim nga gjaku ose një herë tjetër
Po lindim mes bimëve tjera

Aty e tej janë poshat
Shtatgjata të vendlindjes janë delet
Të bardhat dele blegërore dhe bari
I njomë i qumështit po ikim
Nga gjaku im aty e tej janë zogjt
Pupëlvogël zogjt pupëlgjelbër dhe krojet
Të cemtat kroje ujëloti aty e tej
Janë vashat më të egrat vasha
Të bukurisë që falet dhe vetima
Po ikin nga gjaku im motive të verdha
Aty e tej nuk vdesin vetëm sytë
Na ngjethen dhe gishtat na ngjethen e fjalët
Po ikim nga gjaku im më mirë po ikim
Nga gjaku ose një herë tjetër
Një herë tjetër po lindim mes bimëve tjera


NJEREZIT

Sikur te takoheshim me vetveten sy me sy,
do te putheshim apo kishim per tu peshty?


Zjarrmia

Tash sa kohe
po don te gdhije
e s’po mundet…


NE RRUGE

Tash jam diku larg teje, larg vedi
dhe – ku me dijtë kah më tresin
udhëkryqet e shumta t’jetës?

Jam ba përshëndetje e harrueme e kalimtarëve,
jam ba lot e kangë,
jam ba betim i rrugëve dhe rreze e shkrepun
majë gurit.

Tash jam diku larg teje, larg vedi
dhe – ku me dijtë ku sosin
fijet e këputuna t’kësaj kange?

Jam ba pre shitimi i syve zjarr,
jam ba bekim e namë,
jam ba zog e re n’krah t’agsholeve t’bardha?

Tash jam diku larg teje, larg vedi
dhe – ku me dijtë kah m’tresin
udhëkryqet e shumta t’jetës?!


LIQENI

Flas me ty,
ti hesht e luan me valë.

Ti s’je më syri
im as loti i saj.

Flas me ty,
ti shikon pulëbardhat.

Për Shën-Naumin
paske zemër t’gjerë.

Flas me ty,
ti kotesh mrekullie.

Më vjen të zbres në fund t’fundit,
të vdes i gjelbër me alat.

Mira Meksi: Zonja e kohës sime


Bën jetën e dikujt që nuk i duhet as të ngutet, as t’u bindet orareve, apo afateve, vetëm ritmit të saj.Të një shkrimtareje që kur është duke shkruar nuk është në Tiranë, as në Shqipëri, askund. Me sa duket ne e kemi gjetur në një cast të lirë, për të na treguar për ditët e saj që ngjajnë me ato të një personazhi romani

Cili është mëngjesi yti rutinë?
Zgjohem rreth orës 7 e 30 dhe shoh te France 2 emisionin e mëngjesit me një gotë lëng frutash; pastaj bëj dushin dhe pi kafen e parë e mëngjezoj në verandë ose në kopësht. Ushqej qenushin dhe breshkëzën e ujit dhe në orën 9 a 9 e pak ulem të punoj.
Cili do të ishte mëngjesi yt ideal?
Tamam ky që përshkrova.

Jashtë shtëpisë, cili është vendi i preferuar për kafen e mëngjesit?
Nuk kam më një vend të tillë.
Me kë dëshiron të jesh në këtë gjerbje kafeje mëngjesi?
Me askënd, me veten time.
A të pëlqen puna që bën, profesioni që ke?
Tashmë puna që bëj është vetëm shkrimësia, çka është edhe pasioni im. I kam kushtuar jetën.
A i devijon shpesh detyrimeve apo afateve  ditore që ke?
Nuk para kam afate; tërë koha ime është për krijimin. Dhe pothuaj çdo ditë, me përjashtime të rralla, i përkushtohem atij. Por kjo s’do të thotë që arrij të shkruaj përditë. Gjithsesi mbledh materiale, korrigjoj atë çka kam shkruar, dhe punëra si këto që lidhen me krijimin.
Cila është “gënjeshtra e bardhë” më e përdorur në kësi rastesh?
Kur ndodhem brenda procesit të krijimit nuk kam dëshirë të merrem me të tjera gjëra dhe “gënjeshtra e bardhë” e përdorur më shpesh është:”nuk jam në Tiranë, nuk jam në Shqipëri, nuk jam askund…”
A je dembele? Nëse po kur të ka kushtuar më shumë ky dembilizëm?
Jo, nuk mendoj se jam dembele.
Ku të zë dreka zakonisht?
Në shtëpi, dhe drekën e përdor si pushimin e pare të punës.Por sigurisht që drekoj edhe jashtë shtëpisë, të paktën një here në javë.
Cilat janë restorantet më të preferuara për drekën tënde?
Janë disa, por më i parapëlqyeri dhe ku shkojmë shpesh është “Padam”.
Fton apo të ftojnë më shpeshpërdreka?
Ftoj unë më shpesh, është një ndër kënaqësitë e mia.
A je kursimtare?
Jam krejt e kundërta: dorëlëshuar e paepur.
A ke në rit gjumin, apo pushimin e drekës?
Po, një kotje jo më të gjatë se 15 minuta.
Kur ke qenë e vogëla ta kanë diktuar prindërit, pushimin e detyruar të drekës? Bëje rrenga përt’I shpëtuar?
Në familjen tone gjumi i  zhegut në verë ka qënë traditë dhe jam mësuar që shumë e vogël me të. Nuk e kundërshtoja kurrë, sepse edhe kur ndodh te të mos më zinte gjumi, fusja një libër nga ata që nuk më lejoheshin nën çarçafë dhe lexoja.
Çfarë ke ruajtur që nga fëmijëria?
Shumë kujtime të cilat i ruaj me nj ëfanatizëm të madh dhe përkujdesem për to duke i rikujtuar gjith sa here dhe duke shtuar elemente të reja, të mallit apo thjesht të imagjinatës.Pjesa më e madhe e këtyre kujtimeve është edhe themeli i ngrehinave të mia letrare.
Cila është koha, që mbart për ty kujtimet më të bukura?
Koha më e thelbët e kujtimeve të bukura është pa dyshim fëmijëria, por çdo kohë e jetës sime ka pjellë kujtime të bukura.
Po kujtimet e hidhura?
Koha e humbjeve të njerëzve të dashur, e miqve, por edhe e humbjeve në përgjithësi është koha e kujtimeve të mia të hidhura.
Ç’ndodh me sekretet e tua? I rrëfendiku, i shkruan diku, i mban vetëm për vete…? Ke mbajtur ditar?
Për krijuesit, mendoj, qoshja e errët e zemrës është, në një fare mënyre, mish për krijimin e tyre.Të fshehtat që kanë gjenden pa asnjë dyshim në veprën e tyre, here të fshehura me shumë kujdes dhe here në dritë të diellit. Dhe jovetëm të fshehtat e tyre, edhe ato të të tjerëve. Jo, s’kam mbajtur kurrë dhe as nuk mbaj ditar dhe as kam ndjerë ndonjë dëshirë për t’u hapur me miqtë.
Çfarë ka në portofolin tënd?
Përveç parave dhe kartave bankare, një foto e tim biri.
Në mëngjes e gjen gjithmonë menjëherë atë që kërkon në dollapin e rrobave?
Po, sepse e përgatis, ose të paktën e mendoj, që në darkë.
Cila është ngjyra që mbizotëron në shtëpinë tënde?
Ngjyra kafe e errët dhe ngjyra e përqumësht, pothuaj dy ngjyrat bazë.
Ekziston një aromë të cilën ti e preferon për produkte kozmetike, ushqime të paketuara, aromatizues ambient apo makine?
Absolutisht aroma e kafes, dhe pas saj vanilja.
Çfarë CD ke në makinë?
Ndërsa tërë kohën më pëlqen më shumë të dëgjoj muzikë klasike, kur udhëtoj parapëlqej muzikën latine. Tip Julio Iglesias e me radhë.
Çfarë muzike ke zile telefoni?
Nuk kam muzikë, thjeshtnjë tringëllimë thirrëse.
A ke miq të vjetër?Nëse po a takoheni shpesh me ta?
Pak. Jo shpesh.
A je e hapur për miqësitë reja apo duhet kohë e prova per t’u bërë mik i yti?
Nuk kam shumë miq.Nuk jam shumë e hapur ndaj miqve të rinj.
Ku rri zakonisht me miqtë?
Kafene, restorante, por u bënë kohë qeorganizoj edhe darka në shtëpinë time.
Në ç’orë mbyllesh zakonisht në shtëpi?Pra kur mbaron zakonisht ditajote?
Ndodh që nuk dal fare nga shtëpia përditë me radhë. Zakonisht kur dal kthehem në drake në shtëpi, ose në pasditen jo të vonë.
Cila është mbrëmja e zakonshme në shtëpinë tënde?
Palestër, pirje kafeje ose çaji, përgatitje e darkës, ndonjë film dhe sërish punë.
Po idealja, cila do të ishte?
Kjo është idealja; u bënë disa vjet që jam zonjë e kohës sime dhe e organizoj sipas dëshirës atë.
Kur shkon për të fjetur?
Përherë pas mesnatës, me përjashtime të rralla.
Cila është uniforma jote e gjumit?
Më pëlqen të fle bukur; s’do ta teproja po të thosha se kujdesem përveshjen e natës pothuaj sa për veshjen e ditës. Gjithë ç’prodhon industria e lingerie-së përgjumin.
Kush është njeriu i fundit që i thua “Natën e mire dhe gjumë të ëmbël”?
Im shoq.

Nga XHEVAHIR SPAHIU : Vetëtimë




JETIMORJA

Fatos Arapit

Poetët
këta jetimë,
të gjithë i duan
të gjithë i urrejnë
të domosdoshëm si ajri
të panevojshëm si helmi
të rrezikshëm si tigri
Të padëmshëm si milingona,
gur i paluajtur,
fjalë që e merr era.
Poetët-
këta jetimë,
bota dhe kozmosi jetimore zemërgurë,-
vrasëse e gazavajit të tyre.

* * *
A ka gjëkund ndonjë shitore
a ndonjë tezgë kot më kot,-
të ble me ca qindarka qorre,
jo bukë, po pak durim, o Zot?

* * *

Të kam parë, o det, në sytë e një vajze:
kaq i kaltër, kaq i epshëm, kaq i humnershëm ishe.
Kur i kujtoj ata sy, nën flokët ngjyrë flake,
megjithëse është verë, dridhem.


KUJTESA E HUMBUR

Rriten ndërtesat,
kapin qiellin me dorë
a ndonjë re të grisur si flamur disfatash.
Rriten përditë
si pirg babëzie,
ndrydhet kundërmimi i dafinave,
limonave,
nën dhunë betoni;
malet zvogëlohen,
fusha e humbi kuptimin e parë.
Shqiponja më në fund
ia nguli sqepin zemres,
bora dhe zambaku i Tomorrit¹,
një kujtim edhe aq.
Rriten ndërtesat,
syri në mjerim.
Lisi fatthënës i Dodonës
në shtratin e Prokrustit.
Humbi pesha e malit,
mundësia e shkëmbimit të dy fjalëve me zotin.
Bota këtu poshtë,
një spital me të verbër,
vetëtima e fundit
ska paksa që u shua në sytë e saj.
Udhën për në maja e përpiu mjegulla,
nën dhe,si në Had,
rënkojnë yjet dhe qielli pa skaj.
________________________
1.Nepenthes Tomoriana (latinisht)


PERKRENARJA ILIRE

Pano Taçit

Përkrenarja doli nga dheu.
Poeti i burgosur
kujtoi rrënjët e tij
të pafajshme
dhe betejat e kota.
E rrasi në kokë me gjithë dhé.
Merreni, tha,
ruajeni në muze.
Poetët e nesërm,
aspak më fatlumë,
të këndojnë për të
dhe fatin tim
prej helmete
me tëmtha të gjymtuara.
__________________________
Në vitet 50, gjatë kohës së internimit,poeti gjeti në kodrat e Dushkut përkrenaren e parë ilire;ndodhet në Muzeun Arkeologjik në Tiranë.

* * *
Rubai bektashiane

Rroj e mëkatoj; mëkatet falen:
Zoti do këdo që do Aliun!
Tak-tak-tak: dyert e xhenetit hapen;
Aliun puth në ballë dhe qaj, i ziu.


LINDJA E KENGES

në tragetin Durrës-Brindisi

Fryjti era
dhe syzet fluturuan,
deti tani shikon me sytë e mi;
sheh brigje dhe re te largëta,
sheh brenda vetes një mbretëri mirazhesh.
Peshqit në lëvizje brouniane,
anijet e mbytura që nga koha e Qezarit.
Deti lexon vetveten
dhe unë tanimë jam i verbër.
Ishin syze dielli,
dhuratë dashurie
e, u dashka humbja:
vahut ta nxjerr vala,
- një palë syze -
majá,
të mbruhet kënga.

Prej detit del Afërdita pellazge
siç del thalassa përmbi tallaze,
nga thellësia e tij.

Sy i tretë,-
Librin e Kaltër të Detit,- përpij.

1. thalassa=pellazgjisht; tallaze, thellësia=shqip


EDHE...EDHE...

Kur më shumë besoja e më pak dyshoja, e pësoja;
Kur më pak besoja e më shumë dyshoja, përsëri e pësoja.

* * *

Idé, qaj për ty.
Pas teje materja ska ethe,
ajo e di
më mirë se ti
se zogu
nuk rri gjithë jetën në qiell,
fluturimi si pema, ka rrënjë,
një ditë a një çast
zbret në fole.
Idé,
Don Kishoti prore humbet,
e kthen
a
se kthen
pas
rrotën,
Sançua do sundojë botën.


* * *

Për ty dhe asnjë tjetër, asnjë tjetër,
për ty dhe gjithë të tjerët, gjithë të tjerët.

Kështu do thoshnin yjet përmbi krye
kështu do të thoshnin zogjtë nëpër pyje
dhe ëndrra brenda gjumit
dhe guri brenda lumit, -
kështu.

Për sot dhe ska më kurrë, për sot
për sot dhe përgjithmonë, përgjithmonë.

Kështu do flisnin fshatrat që janë djegur,
kështu do flisnin gjuhët që kanë vdekur
dhe lisi që ka çelur
dhe pjergulla mbihedhur, -
kështu.

Për ty dhe asgjë tjetër, për ty.


LUMI

Tatëpjeta
një udhë e hapur, e falur.
Ai shtrat,
ajo këngë e vjetër-
brigjeve mbrehur si kau në zgjedhë;
burimi
pragharrimi,
pak nga pak
e pikë pikë,
po tretej siç tretet kujtimi.
Përpjetë!
Me gurë e kërcunj përmbi shpinë,
përpjetë!
O Sizif:
Kryengritës i vetvetes?
Kryekryengritës!
Le ti shqyejnë sytë brigjet, si plagë,
le të mrrolen lisat dodonianë,
zogjtë krahëngrirë te pingërojnë:
e zunë xhindet, të Mirin!
Mokrat mullinjve mrizojnë.
Detin se mban vendi:
Çu bë?
Lumi lumadh, qenka çmendur,
malum, lumi im, malum.
Dikush që bariste nga kohë e pellazgut,
tha: Lumi po shkruan therorinë e fundit:
përpara shushamës,
në zgrip të harrimit
shkumbo drejt Burimit;
o lumë.
Ky është shpëtimi!

E dallgët si flakë
turfullonin përpjetë,
e brigjet munxonin: U çmend!
Gjolet gjetiu gjumonin në gjumë.
Një pyetje
çengel u ngul ne mal:
Kush?
Kush u çmend e u bë lumë?

TE “GUVA”

Pi me ditën time te “Guva”.

Gurët një dritë të fshehtë lëshojnë
të ndriçojnë terrin brenda meje.

O shtjellë e ngurosur:
Pranë Orës së qytetit të absurdit,
ma shuaj këtë etje burri.

Rrëkëllej kujtime.
Çikënganjëçikë.
Një gllënjkë, një vit.

Pi me një gotë antike
kapërthyer nga gjarpri.
A thua me të të ketë pirë Homeri?
A ta kete mbushur Baku vete?
Një gotë verë:
hardhi Ilirie kokolobo, baliska, serini.
Gëzuar!
Vete e djeshme, e sotme, e tejshme.
Gëzuar!
Dy duar, dy buzë, dy gjethe ulliri.
Gëzuar!

Mes gurëve
sytë e Papa Vojtiles
si puse të thellë;
humboj,
pres të rrahin krahët pëllumbat
në shpellë.

Mu në mes të Tiranës, qytet i absurdit.

Hesht siç dinë të heshtin shpellat, shpella.
Asnjë Amaltea.

Për pakëz tambël mbi buzët e çara,
të merrte arratinë shtara.

E dini? Si se dini.
Nga shpella në shpellë udhëton njerëzimi.

Pika e gjakut rrëzohet
nga zemra në humbellë,
gurët si gurë Sizifi mbi krye.

Dashamiri zgjat duart
mos na bjerë guri mbi kokë,
si Pirros.

Ki mëshirë, o grua botërore.
Na hidh ca fletë trëndafili,
në vend të gurit
mbi gotat me verë.

Si një puthje intime.

Gëzuar!
Gëzuar, ditëlindja ime.

Kur njeriu i bën ballë ekzistencës


Amerikani Nik Hothorni, personazhi kryesor i romanit, udhëton drejt Australisë për të ngjyrosur paksa jetën e shpëlarë e pa ndonjë farë keqardhjeje që bënte në vendlindje. Ai pendohet menjëherë për udhëtimin turistik që bën, sepse asgjë e veçantë s’e tërheq atje. Megjithatë, në një çast, rrugëtimi bëhet papritmas më shumë se interesant: një darë mikpritjeje vendase shtrëngohet rreth tij dhe e detyron ta zgjasë qëndrimin “turistik” jashtë planit. Niku do të rrëfejë më pas një histori rrëmbyese, ku shënjohet mbi gjithçka lidhja e ngushtë mes ekzistencës së të papriturës në jetën e njeriut dhe forcës së brendshme, ndoshta të panjohur nga ai, për t’i bërë ballë. Douglas Kennedy e ka nisur krijimtarinë e tij me romanin “Një gur zemrës”, shkruar më 1994. Ka shkruar njëmbëdhjetë romane dhe tre prej tyre  – “Çasti”, “Fotografia e madhe”, “Në ndjekje të lumturisë” -  janë bestseller e janë përkthyer në 22 gjuhë të botës. Prej vitit 2007 ai është Kavalier i Urdhrit të Arteve dhe Letrave në Francë. Në vitin 2009 është vlerësuar me të parin “Grand Prix du Figaro” dhënë prej kësaj gazete franceze.
Roman
Titulli: Një gur zemrës
Autor: Douglas Kennedy
Përktheu: Lindita Gjata
Shtëpia botuese: Dudaj

Rroftë tallja e tij sublime...

“Ferdydurke” u botua më së pari në Varshavë më 1937. Gombrowicz e shkroi atë në moshën 30-vjeçare, në kohë krize të thellë personale. Dy vite më pas, ai udhëtoi për në Argjentinë. Pak ditë pas largimit të tij, në Europë shpërtheu Lufta e Dytë Botërore. Autori mbeti në mërgim edhe pas luftës, i panjohur në atdheun e ri dhe i lënë në harresë në vendlindje.



Me kalimin e viteve, reputacioni i tij nisi të rritej. Sot Gombrowicz konsiderohet si një prej autorëve më të mirë të shek. XX dhe ky roman si kryevepra e tij. “Ekstravagant, brilant, turbullues, i guximshëm, për të qeshur, i mrekullueshëm… rroftë tallja e tij sublime.”- shkruan mbi librin Susan Sontag.
“E konsideroj ‘Ferdydurke’ një prej tre – katër romaneve më të mëdhenj të shkruar pas vdekjes së Proust-it”, – komenton Milan Kundera

Titulli: Ferdydurke
Autori: Witold Gombrowicz
Shqipëroi: Edlira Lloha
Shtëpia botuese: Pika pa sipërfaqe

Faik Konica: Ja përse e refuzova Kongresin e Manastirit!

Faik Bej Konica, në vitet 1900 veshur me kostum tradicional shqiptar të toskërisë

Ndoshta nuk është rasti, sepse nuk përbën një jubile të mirëfilltë ( megjithëse viti përkon me një përvjetor jubilar) por Kongresi i Manastirit (që u mbajt në datat 14-22 nëntor 1908) dhe vendimet e tij, koha vërtetoi se ishin padyshim, jo vetëm ndër më historiket, por edhe me një ndikim të përmasave madhore për fatin e gjuhës, kulturës e arsimit shqip në vitet e dekadat që pasuan. Megjithëse aty morën pjesë shumë figura të ndritura e me kontribute të pamohueshme në çështjen kombëtare, s’na kishte shkuar kurrë ndërmend të vinim re aty, mungesën e Faik Konicës, i cili në një situatë normale, duhej të ishte patjetër në krah të Gjergj Fishtës e Luigj Gurakuqit, Sotir Pecit e Shahin Kolonjës, Mit’hat Frashërit e Ndre Mjedës etj, e të jepte votën e tij, pavarësisht polemikave e kundërshtive që ai mund të kishte.

Por ç’e shtyu Beun e Konicës të mos shkonte në Manastir, ndërkohë që kontributi i tij në kohën që po flasim, sidomos nën logon e revistës “Albania”, ishte sigurisht, ndër më të spikaturit. Nëse i hedhim një sy, jo vetëm koleksionit të revistës “Albania”, por edhe korrespondencës e shkrimeve të tij, shohim se ai ishte jo vetëm një kundërshtar i vendimeve të Kongresit të Alfabetit të Stambollit ( 6 mars 1879)- që pavarësisht kritikave, shtroi rrugën drejt vendimeve të mëvonshme të Kongresit të Manastirit – por vijoi për një kohë të gjatë të këmbëngulte në një alfabet të stisur, që nuk i përmbahej asnjë vendimi të asnjërit prej kongreseve apo aktiviteteve të organizuara prej klubeve patriotike shqiptare. Gjithsesi, ai vijonte të shkruante duke u bazuar kryesisht tek alfabeti latin, por sidoqoftë në një alternativë të cilën ai e mbronte si më të përshtatshmen dhe në dukje shfaqej tejet liberal, duke akuzuar të tjerët për “monopol” në trajtimin e kësaj çështje.

Kështu, në një rast Mit’hat Frashëri ( nën pseudonimin Lumo Skëndo), i shkruante redaksisë së “Albania”’-s në vitin 1898: “Shkronjëzat ka njëzët vjet që vendi ynë i ka. Shqiptarët pak a shumë kanë shkruar dhe më parë gjuhën e tyre: po cilido me një palë shkronja: ca në greqisht, ca në turqisht etj. Që njëzet vjet e tehu, shqiptarët zgjodhën një palë shkronja të cilat sot më tepër se 50.000 njerëzit i njohin si të tyret. Shkronjëzat që zgjodhi shoqëri e Stambollit s’kanë as një qime të metë: janë të lehta, të bukura, të thjeshta dhe të mbaruara. Turqit, grekët dhe për më tepër anglezëet, i kanë shumë të shëmtuara: hiqini dhe ndërtoni t’atyrévé! (Shih: “Vent i hapur për të gjithë – puna e letrave”, Revista Albania, V II, Nr. 10, 28 shkurt 18989, fq. 166-167).

Në përgjigje ndaj tij, Konica, drejtorit të Revistës “Diturija” të Selanikut, i cili mbështeste pra hapur në atë kohë vendimet e “Komitetit të Stambollit” ( ku kishin bërë pjesë edhe Sami Frashëri, Pashko Vasa e Jani Vreto ), ia kthente mbrapsht argumentat, duke i kujtuar ndër të tjera se: “Ne s’jemi prej atyre që duan t’a bëjnë gjë të tyre gjuhën shqipe: gëzohemi përkundrazi, që të punohet dhe lulëzojë gjuha jonë në të katër anët. Andaj, letrat e Stambollit – që ndalojnë këtë lulëzim të përgjithshëm, që e bëjnë shkrimin dhe shtypjen e shqipes monopolin e ca njerëzve – janë letra të liga. REDAKSIA (Shih: po aty)

Diku ai shkruan plot ironi se: Do të bëhet më 1 të vjeshtës së III. Atje do të mblidhen tërë yjet e Shqipërisë së sotme dhe do t’i japin fund kësaj çështjeje me kaq rëndësi. Atje të gjitha abétë e shenjtëruara do të mblidhen të lindin një abé të perëndishme. Oratorët po qërojnë grykën, vjershëtorët po mprehin pendën dhe shqiptarët të gjithë presin pa marrë frymë. Tërë Evropa i ka sytë e saj në Manastir dhe ministrat e punëve të jashtme të fuqive të mëdha, s’flenë nga meraku. ( Shih “Kongres i Abésë”, Revista Albania, viti II, Nr. 5, 1907, fq. 93)

Por kjo s’mjafton për të shpjeguar mungesën e tij në Kongresin e Manastirit. Këtë më së miri e bën vetë Konica, në një përgjigje ndaj Kristo Qiriazit, cili, në emër të komisionit organizator, i kishte dërguar atij ftesën për pjesëmarrje në Kongresin e Alfabetit të Manastirit, duke firmuar në emër të Shoqërisë “Bashkimi”, e cila ishte dhe mentorja e këtij kongresi. Prej përmbajtjes së letrës, por edhe përgjigjes së Konicës, mësojmë se ku ndodhej Konica në atë kohë, dhe pse nuk kishte shkuar në atë Kongres. Cilat ishin “vërejtjet”, ose siç ndodhte zakonisht me të, hatërmbetjet e Beut të Konicës, i cili sigurisht se bashkë me argumentat, nuk do ngurronte të sillte me vete edhe një dozë të fortë ironie e nënvlerësimi për përpjekjet e ish-kolëgëve të vet.
Më poshtë po sjellim të plotë përmbajtjen e sipërpërmendur, të përshtatur sipas rregullave drejtshkrimore të shqipes së sotme, marrë nga Revista Albania, në vitin 1907 ( shih: Shih “Kongresi i shqipëtarëve zhon-turc”, Revista Albania, viti II, Nr. 5, 1908, fq. 98-99).

Kongresi i shqiptarëve xhonturq
 Londër, 23 nëntor 1908
Shqiptarët e anës xhonturke, duke mësuar se ana kombëtare qëllon të mbledhë në verë një kongres në Shqipëri për të zgjidhur çështjen e abésë, u hodhën me vrap të dalin përpara dhe të thërrasin menjëherë një kongres të tyrin në Maqedoni. Besoj se është e tepërt t’ju vë në dijeni se nuk u ftova te ky i vetëthënë “kongres”…përveçse në orën e fundit, me ç’qëllim, e kuptoni vetë.

Ja një kopje besnike e letrës që mora:

Klubi i Shqiptarëve “Bashkim”, 1908, në Manastir Nr. 134
I dashur Mëmëdhetarmeqenëse s’kemi marrë ndonjë përgjigje për ftesën që të dërguam 20 ditë më parë për kongresin e Abecésë, që do të mbahet këtu më 1/14 të vjeshtës III, po të dërgojmë sot këtë letër të veçantë, me anën e së cilës, ju bëjmë të njohur se kombi ynë ka nevojë të madhe për njerëz të tillë si zotëria Juaj, për t’i dhënë fund kësaj çështje aq të rëndësishme.Besojmë se lutja jonë do të dëgjohet dhe se do t’u kemi nga të parët në këtë punë.Nga gjithë anët e Shqipërisë priten njerëz dhe nga atdhetarët që rrojnë jashtë Shqipërisë. Ju ngjatjetojmë me mall shumë.Për pleqësinë e Klubit “Bashkim”Kristo QiriaziManastir, 16/29 Vjeshtë II, 1908Zotëris së së tij, Faik Bé Konitza
Ja tani një kopje, jo më pak besnike, e përgjigjes që i ktheva:

Albania, 1896

Në Londër më 9 të vjeshtës III, 1908

I dashur matriot,Mora tri ditë më parë, letrën tuaj të vjeshtës së dytë, 29. Duke më ftuar “për të vetëthënin ‘Kongres’” vetëm një javë më parë se të mblidhet, më kujtoni një princ me emrin Albert Gjika, i cili e ka zakon kur thërret miq për drekë, t’a vejë letrën në postë pesë minuta përpara orës që u shënon për të urdhëruar. Kuptohet, pa thënë se për cilat arsye të njohura, nuk u jep dot dorë të më kini te “Kongresi”, por nga ana tjetër, nuk ju jep dorë as të thuhet se nuk më ftuat. Vërtetë thoni se më paskeni dërguar një “ftesë” tjetër, “20 ditë më parë” (do me thënë, pas letrës suaj më 10 të vjeshtës II), por kjo rrenë është tepër vulgare për të merituar vëmendje. Posta angleze nuk më ka humbur ndonjë kartë në shtatë vjet e sipër. Po edhe sikur të ma kishit dërguar “ftesën” më parë, a mund t’ju pyes pse e çuat thirrjen tuaj te gazetat greke dy muaj, përpara se ta dërgonit direkt drejt më të vjetrës fletë shqipe?Një kongres për abénë do të mblidhet, mos kini frikë. Po “the right kongress, by the right men, in the right time, at the right place”. Ua përktheni këtë fjalë pilafxhinjve turq dhe këmbëlëpirësve të krishterë që keni mbledhur me aq nxitim aty në Maqedoni. Një gjë më pëlqen te i vetëthëni “kongres” i juaji: ana poetike e tij. Jini më të shumtët çobanë, dhe kur më shkon mendja te ju, gjithë njomësia e idhujve të Theokritit më flladit zemrën.Ah mblidhuni, mblidhuni matriotë të staneve, thirrni zanat t’ju ndihmojnë në vepra të bukura. Nisuni- nisuni:Po një gjë më shqetëson. …..Hasani dhe Beluli, Ristoja dhe Jorgaqi, dhe çobanët e tjerë të “kongresit”a dinë të shkruajnë? …sepse kam dyshime.Më shkruani” mbajet pé”, por kjo formë përdoret vetëm në gjuhë fare të poshtër, sermo proletaris: njerëzit e rritur thonë “mbahet prej”.Më shkruani prapë: vejuere” “dëghonéte” te parete….Lajthiteni shumë. Shqipja 95 për qind të fjalëve i ka paroksytoné: ju çobanët, duke patur maninë të zgjasni bishtin e çdo fjale me një “e”, gërmë e cila toskërisht ka vlerën e një silabe të plotë, bëni 95 përqind të fjalëve proparoksytone, dhe ashtu ia ndërroni fare fytyrën dhe natyrën gjuhës.Ju këshilloj t’i qëroni vëshët tuaj nga hallva që të dëgjoni më mirë: kini për të vënë re atëherë se populli jashtë staneve thotë “dëghonet”, “ te paret” etj.Gjetkë shkruani: “dit”, “an”, jasht”. Jo! Këto fjalë në toskërisht kanë dy silabe (rrokje): “ditë” etj. Qërojini veshët, qërojini mirë.Në një tjetër vend përdorni “u” në vend të “ju”. Thoni “u” shkruam ( juve). Jo, ju shkruam juve, u shkruam atyréve.Gjetkë thoni: “dotu”, në një fjalë. Jo, kemi tri fjalë këtu, dhe duhet shkruar “do t’u”.Më në fund, më thërrisni herë ti, e herë ju ( a “u”): të dërgojmë “dhe” (ju) “u bëjmë”. Jo, jo! Ose ti, ose ju. Një njeri që di të shkruajë nuk përdor herë njërën e herë tjetrën mënyrë, si t’i shkasë penda.Faik KonicaZotit Kristo Qiriazi,Për Klubin “Bashkimi” të Manastirit

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...