Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/03/18

Eruditizmi letrar i shkrimtarit Bashkim Mehmet Shehut...


 

Bashkim Shehu është një nga shkrimtarët shqiptarë më produktivë të ditëve tona. 

Që prej vitit 1993 e deri më sot ka botuar në mënyrë sistematike çdo vit e më shumë vepra të tij.

Prej vitit 1997 ai jeton në Barcelonë. Aktualisht punon si këshilltar për Europën  Lindore në Qendrën e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës.

Disa prej librave të shkrimtarit Bashkim Shehu janë botuar në  gjuhë të ndryshme të botës, si: Rrugëtimi i mbramë i Ago Ymerit (roman);  Rrëfim ndanë një varri të zbrazët (roman autobiografik); Vjeshta e ankthit (roman);  Gostia (roman) dhe dy përmbledhje me tregime.


- 1975-1979: Studime për Gjuhë-Letërsi Shqipe në Univesritetin e Tiranës.

- 1979-1981: Skenarist në Kinostudio.

- 1981-1991: Gjatë kësaj periudhe, kalova tetë vjet në burgjet e diktaturës dhe një vit e gjysmë në internim. U lirova nga burgu më 1991, në kohën  e ndryshimeve demokratike.
- 1991-1992: Skenarist në Kinostudio.

- 1992-1995: Jetoj në Budapest. Përveç krijimtarisë, ndjek një kurs post-universitar për sociologji në Institutin e Shkencave Sociale e Politike pranë Universitetit të Budapestit.

- 1995-1997: Përsëri në Tiranë: krijimtari dhe përkthime.

- 1997: Gjatë trazirave të atij viti, përsëri largohem nga Shqipëria. 

Me ndihmën e Parlamentit Ndërkombëtar të Shkimtarëve, vendosem në Barcelonë, ku vazhdoj të jetoj. Qysh nga 2001-shi, punoj për Qendrën e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës.

Libra të botuar të shkrimtarit Bashkim Shehu


 

Bashkim Shehu
Mozart, me vonesë
Kategoria : Roman
ISBN: 978-99943-1-506-2
Viti : 2009
Shtëpia Botuese : Toena
Faqe : 312
Çmimi : 700 lekë (5.50 euro)


 

Autori : Bashkim Shehu
Titulli : Hija e gurit
Kategoria : Tregime të zgjedhura
ISBN: 99943-1-069-2
Viti : 2006
Shtëpia Botuese : Toena
Faqe : 156
Çmimi : 400 lekë (3 euro)

Parathënie e librit
Të ecësh në një realitet tjetër

1.

Nuk do të marr pozicionin e kritikut për të shkruar një hyrje mbi tregimet e Bashkim Shehut. Do t’më duhej të vija në punë një tjetërsoj diturie. Por jo vetëm për këtë. Do t’më dukej se po bëja një lloj dredhimi, njëlloj si me hedhjen e një çarçafi të ftohtë përmbi to. Për ta thënë më hapur: nuk mund të jem i ftohtë dhe i prajtë, ndërsa nis dhe shkruaj mbi to. Bashkim Shehu që në dukjen e tij si shkrimtar në librin me tregime “Një kohë tjetër” pastaj me skenarin e filmit “Skëterrë ‘43", kishte kuptuar se fjala e shkruar mund të flasë për diçka dhe të të kujtojë diçka tjetër. Ai e kishte të fituar a të lindur aparatin e të shkruarit në mungesë të lirisë, të lirisë së fjalës.

Ne, të gjithë ne, që vijmë nga kohë të trishta, sa e gërvishtim pak tokën ku hedhim hapat, na hapen gropa. Gropa jo nga ato që lënë këpucët mbi dhé të hupët. Jo të tilla. Gropa që zbresin më thellë nga sa ia pret mendja njeriut. Gropa që hapen dhe papritur këmbët zhurmojnë tek ecin mbi një realitet tjetër. Mbi realitetin e së djeshmes jo të largët, por që për ne, të gjallët e sotëm që vijmë prej saj, ai realitet është më i gjallë edhe se vetë ne, edhe se vetë jeta jonë në të jetuarin e sotëm. Mbase është tragjike që një brez jeton kështu në dy realitete njëkohësisht. Por ne nuk jemi aq të aftë sa me një gur të mprehtë si tehu i thikës ta presim atë kërthizën që na lidh me kohën tonë të së djeshmes. Sidoqë fati na hodhi kështu pa mëshirë nga një kohë në një kohë tjetër, në njerëz, në breza, në zakone, në ligje, në shtete, në struktura e në ujëra të tjera jete. Ne prapë marrim frymë me mushkëri të dyfishta. Marrim frymë me dy palë gypa kohe dhe jete. Me dy gabxherre, dy palë trake. Një palë trake të vëna diku mënjanë, nën hije, strukur ndënë palën tjetër, ndënë ato të së sotmes, me të cilat marrim frymën e gjallë të përditshmërisë. Ne, duam nuk duam, do të jemi kështu të dyfishtë, për të mos thënë se shtresëzimet tona, si te të gjithë njerëzit e tjerë, nganjëherë shkojnë dhe më tej se ne. Pa mund të frymojmë dhe me mushkëritë e gjyshërve dhe të katragjyshërve tanë. Ne jemi njerëz. Edhe me gjymtimet kohore, a me ato të tjerat që pandehim se nuk janë të tilla. Kohët nuk mund t’i ndajmë më dysh, më trish, më katërsh sikur të prisnim kërcunj. Siç ndan sharrëxhiu trungjet për t’i bërë më të volitshëm në mbartje a për t’i sjellë në masën sa të futen në furrë, në oxhak a në sobë. Harrojnë që trupërisht kjo mund të jetë e arritshme. Por, harrojnë që shpirtërisht ka diçka që nuk e pret as koha, as hapësira, as politika, as ideologjitë, as dimrat, as thatësirat. Dhe prapë ne jetojmë dhe veprojmë në të sotmen, në të përditshmen. Jemi qenie njerëzore të gjalla. Në rrafshin më të thellë jemi qenie që frymojmë universalisht.

Këto që thashë deri tani, janë mbresat që më la leximi i tregimeve të këtij libri.

Këtu do të hap nja dy paranteza. Në vijim  merret vesh se ç’lidhje kanë ato me sa po shkruaj.

2.

25 shkurt 1974

Po mbartja tim bir dhjetëditësh në duar. Nga Tirana në Gjirokastër. Me tren deri në Fier. Krahët i kisha bërë djep për foshnjën time. Në Fier një mik i familjes së gruas, Abdiu, shofer i një skode autobot, na priti dhe që të katërt u futëm në kabinën e tij. Gruaja lehonë u plandos. E kish zënë makina. Vjehrra që vuante nga veshi i mesmë, u plandos edhe ajo më keq se e bija. Të dyja si të alivanosura. Xha Abdiu në timon. Unë me krahët djep. Kështu që nga Tirana më duhej ta çoja kërthiun tim në Gjirokastër. Abdiu rrugës më jepte muhabet dhe unë në siklet, po prapë ia ktheja. Të dy gratë (ëmë dhe bijë) ishin më shumë të vdekura se të gjalla. Po rruga duhej bërë deri në fund. Më dhembnin krahët dhe muskujt më shumë se sa një muaj më parë (20 janar), në javën e parë të fillimit të punës si minator në minierë. Në ato ditë, kur nga një njeri që mbante në duar lapsin a stilolapsin, provova të tendosem që të shtyja një ton hekur, që është vetiu vagoni i minierës, shto dhe një ton qymyr të ngarkuar përmbi të. Por kjo pesha e kërthiut, ngurtësimi i krahëve në një rrugë që atëherë zgjaste 12 orë, qenkej ku e ku më e brishtë dhe ku e ku më e rëndë se sa ajo e hekurit dhe e mineralit të ngarkuar në kupëzën metalike sipër tij. Është jeta jonë. Mbase më e rëndë dhe më e fortë dhe sesa hekuri.

Këtë të mirë të degdisjes nga Tirana në minierë, siç u tha, po ma bënte Kryeministri. “Ai është shpatë, të keqen xhaxhi, ai është shpatë e revolucionit. Po ai është sa i drejtë, sa i mirë. Po ta marrë vesh cili je ti i vërteti, ai qan, të keqen xhaxhi”. Kështu më thoshte një poet dhe ish-luftëtar, L. Q. Por, cili isha unë “i vërteti”, nuk e mori vesh as ai, Kryeministri, dhe askushi tjetër. Dhe ja tani: një bebe dhjetëditëshe, dy gra të dërrmuara, një baba që për të mbajtur birin e tij ka vetëm krahët, në një autobot të shkalafitur, një rrugë zhavor e gropa. Ku shkonim? Përpara na prisnin fyerje, refuzim, dhunim, përjashtim, nëpërkëmbje.

3.

Verë 1978

Miqtë e mi R. M. dhe A. I., poetë dhe dashamirë të librit tim të vetëm me poezi “Rrënjët”, më thonë që të takoj Bashkim Shehun. Ne kemi folur me të për ty, më thanë, dhe ai mund të të takojë. Qaja hallin dhe mbase ndikon tek i ati që të shpëtosh nga miniera. Eh, mendje poetësh. Por po tregoheshin miq. Atëherë, që nga 1974, siç e thashë, kështu ishte hapur fjala: me një urdhër arbitrar të Kryeministrit kisha marrë dënimin për në minierë. Thellë-thellë e dija që nuk ishte kështu, por ç’humbisja po ta takoja të birin, Bashkimin. Ai është shkrimtar dhe djalë i mirë, më thanë miqtë e mi. Shkrimtar. Edhe unë i kisha lexuar disa tregime të tij, botuar në revistën Nëntori. Më patën pëlqyer. Ai është shkrimtar, djalë i mirë, ngulmonin miqtë e mi.

4.

Nuk e mbaj mend se si ma rregulluan, por unë dhe gruaja ime, që ishim vendosur në hotel “Arbëria”, u takuam disa herë me të. Te bari i hotel “Pezës”, po pinim të mbështetur në banak. Ai i kthente kllup e kllup gotat e fërnetit të lyera me sheqer te buzët. Nuk i kapte gotat poshtë te froni, por te buzët dhe vetëm me dy gishta. Se si i jepte kokës pas dhe këlltup. Një trill prej adoleshentësh që duan të duken më të mëdhenj nga ç’janë. Gruas sime i kishte bërë shumë përshtypje ky gjest i tij dhe më pas do t’ma përmendte shpesh. Isha i shkrirë në një shtendosje gjer në shkartisje. Isha i çkontraktuar e krejt i shpenguar që në takimin e parë me të. Kisha vite, për të mos thënë që rrallë më ndodhte kështu. Ai kishte aftësinë të të bënte për vete, të ishe i çlirshëm. Por edhe se e gjitha kjo po më dukej tej reales, tej së ëndërruarës. Pija me djalin e Kryeministrit, kur andej nga vija unë, çdo brigadier këmbështrembër miniere mund t’më bërtiste e t’më thoshte sa herë t’i donte b…: “Do të të kalb në minierë të gjallë ty,  S. Bejko!” 

Ky djalë me një palë pantallona kadife bojë preshi, me një palë këpucë nga ato që bathnin nevojtarët: poshtë gomë makine, sipër lëkurë e trashë me vesh, si ato të artizanatit fshatarak… O perëndi, dhe kaq i lirshëm. Biseda, siç thashë, na ngjiti sikur të ishim takuar edhe dje. Një djalë i hajthëm, trup elastik, lëkura e fytyrës e hollë, pak e zeshkët dhe aq e freskët, me një djersitje të mustaqeve dhe të mjekrës, sikur thekra të zeza e grunjëra të pabëra të ishin lëshuar butë në faqet e tij palcë të njoma. Aq e njomësht, aq e butë dhe ajo buzëqeshja rinore. Ky na ishte, vërtet ky na ishte, djali i atyre që vrenjtnin dhe kthjellnin në Shqipëri? Mbi të gjitha unë po takoja një njeri të sigurtë e të lumtur. Gjë e rrallë kjo. Dhe sa e bukur. Një njeri i lumtur.

Një miku im i dikurshëm, S. M., që siç duket na kish vërejtur, më hoqi mënjanë dhe më thotë: “Shiko, je bërë si i lëngështuar dhe i përbaltur fare. Jo kështu ju që vini nga klasa punëtore, ju që vini nga frontet e mëdha të socializmit. Le të jesh i dënuar, më tha, po ti je i fronteve të klasës punëtore. Nuk të ka hije të jesh kaq i miqësuar dhe i serviluar me ata lart”. U çudita. Po ç’donte ai aty? Sikur t’më paskej ndjekur, se ç’po bëja e se nga shkoja. Herë të tjera nuk më kishte folur. Nuk ia vara. Kush ia kishte ngenë këtij dhe atyre që thoshte ai. Ky djalë “nga lart” ishte vërtet një mrekulli. Si i rënë nga qielli, të thoshje. Unë nuk e kisha menduar se mund ta shihja, pale që ta takoja e të pija me të, pa lëre që të më bënte magji, sa dhe ta doja.

Ai më  tregoi se donte një vajzë. Jetonte në shtëpinë e tij. Ishte nusja e tij. Nëna ia çonte me makinë në shkollën e mesme. E mbaj mend si tani që ajo në fotografi kishte një gjoks të bukur. Fotoja ishte me ngjyra si ato në filma. Dhe kjo më stepi. Në Shqipëri atëherë bëheshin fotografi vetëm bardhë e zi. Por, si ta rrokte mendimin tim, më dha një shirit të tërë filmik me ngjyra. Dhe unë pashë nën veshje të bukura sportive një vajzë adoleshente të bëshme, të guximshme në vështrim dhe në rininë e saj, në shëndetin e saj si prej vajze që vinte nga populli. Dhe sidomos syri i saj nuk ia bënte tërr fare, nuk donte t’ia dinte. Ajo ishte, ajo ekzistonte si qepët nën dhé, si frutat në degë, si disku i diellit, si masa e rrumbullt e valës së ujit që vjen dhe përplaset në breg. Energji, bukuri, ngrohtësi. Dhe ajo i dinte që i kishte. I dhuronte këto në egërsinë dhe vetvetishmërinë e një vajze që e pëlqejnë: butësi, ngrohtësi, plotëri, formësim i mrekullueshëm njerëzor dhe vajzëror. Asgjë më shumë. Ajo vetëm i ndiente, siç i shpaloste. Ja tek jam. Një kulmim i pastër, i patrembur dhe i pakushtëzuar nga asgjë, veç nga ato lidhka dhe fijëza që e krijuan, e mbushën dhe e endën të bukur e të plotë. Dhe vetëm të tillë, vetëm si të tillë. Pa pyetur për gjë tjetër.
Ky djalë do të vinte t’më takonte një ditë para se të nisesha. Ai erdhi te bari i hotel “Arbërisë”, ashtu i larë, i sapolarë. Ishte një ditë e bukur fillimvere gjithë diell, e përmbytur me diell. Trupi, fizionomia e tij dhe ashtu vetiu të njomësht të dukeshin se kishin marrë një përmasë të tejdukshmërisë. I vareshin ende rrëketë e dushit në fytyrë, në ballë. Flokët ishin si një masë e lagështitur, mish dhe flokë njeriu bashkë. Më tha se nga banja duhet të dalësh i pafshirë me peshqir. Kishte një libër në dorë. Ishte para provimeve të fundvitit në universitet. Më kujtohet se kishte vuajtur për humbjen e Hollandës në Kampionatin Botëror të Futbollit. Se kishte veshur rroba portokalli dhe e kishte ndjekur me trishtim. Ishte sikur ta kishte fshikur vapa pasionin e tij, sikur ta kishte shuar sëmundja pasionin e tij futbollistik. Humbje e së madhes e së bukurës. E skuadrës së Hollandës së Kufjit. Pa ai i ishte nënshtruar humbjes si sëmundjes, me dëshirë. Dhimbje, eja më merr ti më mirë, se sa të humbë skuadra e zemrës. Dhe prapë ajo kishte humbur.

“Po Ginsbergun, a e ke lexuar?” - më tha. Ginsbergun as e kisha dëgjuar. Bashkimi një ditë më parë më kishte thënë se, duke qenë atje lart, njerëzit i shmangeshin, nuk i jepnin miqësi. Ai kishte nevojë për miq.

Aa, ku e kishim fjalën? Te Ginsbergu profili yt prej nëne, profili yt prej Spanje. Ky djalë i njomë vërtet po më çmendte. Profili yt prej ballkanasje, profili yt tragjik, profili yt iberik, po shtoja me vete. Imazhe që më mbetën për një kohë të gjatë të ngulura fort në tru. Nuk di sa janë te Ginsbergu.

Të nesërmen në mëgjes ai erdhi prapë. Ke ç’lexon aty ku je, më kishte pyetur. Eh, kam dhe s’kam, i pata thënë. Më solli dy libra: “Prometeu i lidhur” dhe “Zonja me kone”. U çudita që më solli dy libra që i pata lexuar e stërlexuar. Por ky djalë nuk ishte vetëm ashtu i drejtpërdrejtë. Kishim folur për letërsinë. Për tregimin “Dama pik” të Pushkinit. Shijet e tij ishin krejt të tjera nga ato që propangandoheshin atëherë. Kishim folur për Kafkën, për Kadarenë. Buzëqeshte nga kënaqësia kur përmendte Kadarenë. E kam mik, më thoshte. Prapë ai kishte dhe diçka më përtej asaj që shfaqte. Një ditë më parë më kishte folur gjatë për një film që mua më mbeti në mendje si “Çmendina”. Edhe sot që e njoh mirë atë film, kështu ia mbaj mend emrin. Film me aktorin Xhek Nikolson. Dhe më tha se aty kishte një indian të Amerikës që nuk fliste. Nuk donte të fliste.

Kot së koti, për një gjest, për një panatyrshmëri ndaj tij, ai indiani bëri memecin, të pagojin. Dëgjonte dhe refuzonte të fliste. Realiteti i çmendinës është ai i denatyrimit, i shformimit të personalitetit njerëzor. Dhe pastaj revolta e këtij njeriu të virgjër, e këtij indiani, si rrugëdalje nga çmendina, si respekt për atë që di ta jetojë çmendinën, di t’i nënshtrohet çmendinës dhe di të jetë ndryshe, i paprekur nga ajo.

Po mahnitesha për informancionin. Ky djalë “nga ata lart” fliste për regjime që çmendnin njeriun. Si ka mundësi që diktatura pillte mu në thelb të saj antidiktaturën? Këtë nuk ia thashë. Kudo ndodh, ndodh kështu më tha. Çmendina është një realitet i kudondodhur.
Dhe librat që më solli atë mëngjes ishin shumë instruktivë. Jo librat vetë, sesa ajo çfarë thoshin me shkrimin e tyre në kapakët e brendshëm përkthyesit e tyre. Aty kishte dedikime shumë mikluese për Kryeministrin, të cilit ia patën dhuruar. Më tha se shumë shkrimtarë të suksesshëm shqiptarë në atë kohë, bënin dedikime të tilla. Bënin e ç’nuk bënin. Por ajo që të çonte tej kufijve të çmeritjes ishte nënkuptimi se Shqipëria është një çmendinë. Bota e tërë është një çmendinë. Di ta jetosh çmendinën, botën tonë apo nuk di? Të mos ta jetosh atë pa qenë i ndërgjegjshëm se ajo është e tillë.

5.

Unë ika me një mbarsje të rëndë intelektuale dhe ndjesore nga takimi me Bashkim Shehun. Isha i ngarkuar rëndë me një ushqim që do t’më duhej një kohë e gjatë që ta tresja.
Mua më kishin drejtuar tek ai dy miqtë e mi që ta kandis, sa ai të ndikojë te i ati që të shpëtoja nga miniera. Sigurisht, që nuk ia çava kokën me atë se si isha e se sa keq ndjehesha. Një që është në minierë, dihet se ç’është. Iu shmanga qarravitjeve. Vetëm kaq i thashë: ja si në minierë.

Po mesazhin indirekt e kisha marrë. Ne nganjëherë jetojmë në një çmendinë. Padrejtësi ka. Këtu në Shqipëri, ata atje në SHBA etj. Kudo, atje-këtu, sa të ketë segregacion, aparteid, njëlloj është. Kudo do të jetosh nën një shtet, nën një ligj mbi kokë. Totalitarizmi është ligjësi mënjanë. Natyraliteti njerëzor është ligjësi më vete, në anën tjetër. Këto të dyja nuk përkojnë. Sa të ketë kultura të ndryshme, që s’e pranojnë njëra-tjetrën, deformimet ekzistojnë. Edhe shtrëngesat. Sa duhet përshtatur shteti me natyralitetin e njeriut dhe sa njeriu me totalitaritetin e ligjit? Kush e gjen këtë? Hajde dhe gjeje edhe sot në mënyrën më të përkryer këtë gjë! Është përplasja midis natyrës dhe kulturës. Kur natyra jonë nuk përshtatet, atëherë njeriun e veçojnë, e burgosin, e çojnë në spitalin psikiatrik. Vuan edukimin dhe ilaçet e çmendinës. “Riedukimin në radhët e klasës punëtore”. Puna është që ta dish se diktatura është çmendinë dhe, po munde, ta mposhtësh ti çmendinën brenda saj, jo të të mposhtë çmendina ty. Këto që thashë deri tani për “çmendinën” vetëm u nënkuptuan. Nuk u shqiptuan.

Të ikja nga Tirana me mendime të tilla në kokë, ishte shumë për mua atëherë. Po, siç thashë, isha ende nën përshtypjen e mbresave. Kishte kohë të mendoja dhe t’i stërmendoja gjatë mesazhet direkte dhe të fshehta që mora nga ky takim.

6.

Më kryesorja e mbresave ishte se unë kisha takur njeriun e bukur, njeriun e lumtur. Jo djalin e Kryeministrit. Dhe hiç nuk ndjeva zili a cmirë, a ndonjë ndjenjë sadopak negative për të. Përkundrazi e simpatizova. Për të gjitha ato që rrezatonte dhe që ai aq bujarisht e çiltër m’i shfaqte. Ai as dyshonte, as mendohej shumë për këto. Për atë se si i kishin rënë në pjesë të mirat e lumturitë. Ai i gëzonte, i manifestonte. Dhe të takohesh me një të lumtur, është një që të ngjall emocione pozitive. Të ndriçon përbrenda. Sidomos kur është dhe njeri i mençur. M’u kujtua biseda me një mikun tim, shkrimtarin S. S. Kur po më përcillte nga Tirana, ai më kishte thënë: «Sadik, ti re në minierë, po mos kujto se në botë nuk ekzistojnë më lumturia dhe bukuria. Poezia. Hapi sytë që t’i shohësh. Para syve të tu janë».

Ishin takuar miniera dhe piku i lumturisë shqiptare. Por edhe rinia e përvoja. Ishin takuar të patakuarat. Dhe ja, pisa e zezë, miniera, takohet dhe e adhuron të lumturin. Nuk ka si të ndodhë ndryshe. Gjithkush ëndërron lumturinë. Edhe kur nuk e prek dot vetë, se ia kanë ndaluar ta prekë. Se kështu janë punët në këtë botë. Janë ndarë gjërat. Ti në terr, ti, tjetri, në Olimp. Atëherë pse mos t’i gëzohesh çastit, kur e sheh nga afër, gati e prek atë fatlumin që e ke ëndërruar. Të kërkosh “si” dhe “pse kështu”, është e kotë. Të kërkosh që t’i ndryshosh gjërat, rendin se si janë, prapë e kotë. Ato nuk kanë arsye, pse janë kështu dhe jo ndryshe. Ato nganjëherë janë, janë dhe asgjë më shumë. Nuk kanë themel. Janë kapriço e së thënës. Që thotë kështu të bëhet dhe jo ndryshe. Nuk del dot kundër asaj që thotë: kështu dhe jo ndryshe. Ne ishim bij të fatalitetit. Të asaj: kështu dhe jo ndryshe. Ndaj saj, heshtin zilitë, cmirat. Heshtin ajo ç’dua unë dhe ajo ç’do dhe ç’ heq fati im. Ajo që unë të jem kështu, si jam dhe ai ashtu siç është. Dhe pastaj, pastaj, ç’mund të thuash sikur e thëna nesër të ndërrojë mendje e të thotë: as kështu, as ashtu. Duke mbetur në rrethin e hekurt të fatalitetit, secili duhet të ishte i kënaqur me vendin që i ishte caktuar. 

Dhe nëse ferri shtang e i gëzohet asaj që është e kundërta e tij, ç’mund të bëjë tjetër? Ferrin ti nuk ia do vetes, pse t’ia duash tjetrit? Dhe atëherë le të jemi përtej vetes. Sidomos kur ai që është sipër nesh, arsyeton. Të thotë, ose të lë të mendosh, se kjo ndodh vetiu. Jo vetëm sot, por edhe nesër: ndodh të jesh i ri, i bukur, i pasur. Ndodh që të jesh plak, i sëmurë, i varfër, i papërfillur. Që të braktis e dashura, të humbë pasuria, të vdesin fëmijët. Plakesh dhe vdes vetëm e pa të vështruar njeri. Fatkeqësia është më e shpeshtë se lumturia. Nuk e shohim atë, sa e shpeshtë është rreth nesh. Se nuk e duam. Se e pandehim veten sipër saj. Se e kemi pranuar që ajo të jetë, por për të tjerët, jo për vetë ne. Ne e shohim që ajo është kudo, vetëm kur biem në ferrin e saj.

7.

Pastaj… ato ishin vite aq të ashpra, aq të mbrapshta. Më të pasigurtat për lumturinë dhe bukurinë. Në ato kohë një pllakë e rëndë guri, pllakë hata, vërtitej fare ulët në ajër. Vërtitej e vërtitej mbi kokat e të gjithëve. Kujtdo mund t’i binte në kokë në të mirë e sipër. Sado ta ulje kokën, të gjente. Dhe pas kësaj nuk kishe më derman. S’kishte ilaç tjetër. Do shkoje nga të shkoje dhe shërim do të kërkoje vetëm te Partia. Partia ta shëronte kokën ose ta shtypte kokën. Sigurisht, kundrejt një shpërblimi nga ana jote, një shërbimi për Partinë. Por pllaka prapë sillej e vërtitej në ajër. Koha nuk mund të merrte frymë pa atë pllakën e fatkeqësisë së papritur mbi kokën e dikujt. Mjerë kujt i vinte radha që ajo t’i binte mbi kokë. Mjerë kush nuk dinte të bënte pazar me Partinë, pasi t’i binte tulla në kokë. Dhe mjerim e vaj për ata të cilëve Partia nuk u kërkonte më as pazar, as shpërblim. U kërkonte si kasapi vetëm kokën. Heqjen e kokës nga supet.

Pas 1970-tës sistemi papritmas u çmend. U vërtitën jo një e dy, por dhjetëra e qindra tulla të rënda në ajër. Dhe ato po u binin mbi koka gjithnjë e më shpesh atyre që ishin më afër regjimit, sistemit. Dhe shumë lumturi dhe bukuri u prishën. Në këtë vend ku bukuritë dhe lumturitë ishin me kursim. Madje, fatkeqësimi i qëllimshëm i vendit ishte ligjësi.

8.

Isha mësues në Libohovë, kur Mehmet Shehu dhe familja e tij pësuan krusmën dhe mynxyrën. Sidoqë edhe ashtu larg e larg dënimi dhe tatëpjeta ime lidhej me emrin e tij, unë ndjeva keqardhje për atë njeri. Për familjen e tij. Për Bashkim Shehun në veçanti. Përse? Se u njoha me Bashkim Shehun. Se i njihja shijet dhe idetë e tij. Se ai më kishte kuptuar dhe indirekt më kishte këshilluar për mirë. E vuajta këtë gjëmë që po i ndodhte. Nuk e di, edhe sot nuk e di pse e vuajta si për një njeriun tim.

9.

Dhe atëherë tregimet e tij e kishin atë fillin e asaj që realitetin e merr dhe e degdis në të magjishmen. Që të dyja këto, reale dhe imagjinare, kanë një palë porta të ngjitura ngushtë e ngushtë në shpatulla të njëra-tjetrës. Nëpërmjet këtyre portave mund të ndërrosh realitet lehtësisht. Mund të kapërcesh pragun e reales e të gjendesh në fantazi të butë a të zezë, ashtu siç mund të zbresësh prej fantastikes drejt e në ashpërsinë e zbrazëtinë e reales. Që këto porta t’i dish se ku janë, t’ua dish ku i fshehin çelësat, për t’i çelur që të bujtësh si mik i zakonshëm dhe fare i mirëpritur në të dyja dhomat përtej portave, në anën e mbrapshtë dhe në anën e mbarë të tyre - kjo është çështje e mjeshtërisë së të shkruarit. Kjo është aftësi prej shkrimtari, po edhe të kesh patur një fat njerëzor fatalisht të jetuar e të tallandisur rëndshëm si ai i Bashkim Shehut. Për këtë dëshmon dhe ky libër me tregime. Libër mbase me vetëdije i konceptuar kështu gati në një monotemë.

Sadik Bejko

Kanë thënë për autorin


... imagjinata letrare e Bashkim Shehut rievokon fuqishëm letërsinë e madhe surreale ballkanike të kohës sonë, veçanërisht atë të Danillo Kishit... me prirjen për të pasqyruar të gjitha jetët individuale të dërrmuara nga pesha e një të kaluare që nuk do të zhduket asnjëherë.

Marrë nga parathënia e librit me tregime “Le ombre” e përgatitur nga shkrimtari italian Tommaso di Francesco, Romë 1993.

Shehu, Bashkim (Tiranë, 1955). Prozator shqiptar, konsiderohet një nga më të rëndësishmit e vendit të tij... 

Vepra e tij, ndonëse e mbështetur në metafora që i përngjajnë një realiteti magjik, përrallor dhe imagjinar, është e rrënjosur thellë në dhimbjen e vendit të tij dhe në dramën e tij vetjake. 

Ndonjëherë e kanë përcaktuar si “surrealist ballkanas” dhe si përfaqësues të humorit të zi post-modern. Gjithsesi, për nga vërtetësia, veçantia dhe vizioni i gjerë estetik, kapërcen çdo lloj emërtimi.

Marrë nga “Diccionario de Literatura Universal”, Barcelonë.


 

Autori : Bashkim Shehu
Titulli : Angelus Novus
Kategoria : Roman
ISBN: 99943-1-036-4
Viti : 2005
Shtëpia Botuese : Toena
Formati : 13x20
Faqe : 164
Çmimi : 400 lekë (3.5 euro)

Rreth librit: Angelus Novus

Personazhi i gjithëpranishëm i këtij romani është Historia, e cila me fuqinë e saj të përbindshme e të verbër, sjell shkatërrimin e jetëve të panumërta. Përballë Historisë, pohohet tragjikisht vlera e papërsëritshme e çdo historie të veçantë njerëzore. Është një nga temat e parapëlqyera të këtij autori, dhe në romanin "Angelus Novus" gjejmë një trajtim më të thelluar të saj.


 

Autori : Bashkim Shehu
Titulli : Gjarpri dhe heronj të tjerë
Kategoria : Roman
ISBN: 99927-1-880-3
Viti: 2005
Shtëpia Botuese : Toena
Formati : 13x20
Faqe : 312
Çmimi : 700 lekë (6 euro)

Rreth librit: Gjarpri dhe heronj të tjerë

Është një rrëfenjë e vuajtjeve, që mbush fletën e bardhë duke u zmadhuar nga shkrimi pashmangësisht i dendur, ashtu si dendësimi i territ të botës në një pyllishte të humbur jashtë njëmendësisë së botës, duke u dendësuar si për të fshehur diçka, Gjarprin e Madh, ose atë tjetrin, dyzimin e tij të zvogëluar, gjarprin që shfaqet në tri ëndrra ëndrra të njëpasnjëshme, trilogji ëndrrash, tri ëndrra në një. Gjarpri i Madh është i gjithëgjindshëm. Ai është Krijuesi i Gjithësisë dhe vetë Gjithësia, të çon në Ferr dhe është vetë Ferri. Gjarpri i Madh është i shumëfishuar te të gjithë personazhet dhe te të gjitha ngjarjet. Shumëfishimi i tij bëhet  në formën e pasqyrave të njëpasnjëshme duke arritur në pafundësi. 

 

Autori : Bashkim Shehu
Titulli : Mulliri që gëlltiste shpirtra
Kategoria : Novela
ISBN: 99927-1-832-3
Viti : 2004
Shtëpia Botuese : Toena
Formati : 14x20
Faqe : 312
Çmimi : 500 lekë (4 euro)

Rreth librit: Mulliri që gëlltiste shpirtra

Përmbledhje me tri novela:

E para ka në qendër historinë e tij mulliri të çuditshëm, jo të zakonshëm, të yshtur nga Qoftëlargu, i cili ka bërë për vete njerëzit. Ndërthuren kështu bestytnitë e fatthëniet me botën reale. Të gjitha këto lindin frikën nga diçka e përjetuar a e dëgjuar, e cila është mbytëse, gllabëruese dhe me Pushtet.
E dyta ndërtohet në formën e përrallës që përsëritet në çdo kohë, ku bota e vdekurve është kaq afër me atë të të gjillëve. Ëndrra ngatërrohet me realitetin dhe vjen e bëhet e fuqishme në novelën e tretë, ku nga udhëtimi i pakthyeshëm  në atë fshat (bëhet sikur nuk dëgjohet dhe në asnjë mënyrë nuk flitet) kërkohen gjëra të paqena e në fakt ato trillohen, pritet vdekja përpara varrit të hapur e ajo nuk vjen.

 

Autori : Bashkim Shehu
Titulli : Udhëkryqi dhe humnerat
Kategoria : Roman
ISBN: 99927-1-782-3
Viti : 2003
Shtëpia Botuese : Toena
Formati : 13x20
Faqe : 104
Çmimi : 500 lekë (4 euro)

Rreth librit: Udhëkryqi dhe humnerat

Përkimi i një emri dhe një vdekje e paqenë, ishin ato që nxitën këtë  rrëfenjë. Një tjetër Agim Krasniqi, sado i përhapur ky mbiemër në Kosovë, shërbeu si shkas për ndërtimin e jetëshkrimit të një njeriu, me po këtë emër, njohur dikur në burgun e Burrelit. Ndërkaq, jetëshkrimi i Agim Krasniqit shpie pashmangshëm te një i dytë, një serb, i quajtur Branisllav Mihajlloviç.

 

Autori : Bashkim Shehu
Titulli : Orfeu në Zululandën e Re
Kategoria : Roman
ISBN: 99927-1-703-3
Viti : 2003
Shtëpia Botuese : Toena
Formati : 14x20
Faqe : 384
Çmimi : 700 lekë (5 euro)

Rreth librit: Orfeu në Zululandën e Re

Trashëgimtari legjitim i fronit të Zululandës së Re, aktualisht i mërguar, thirret që të shkojë në atdheun e vet, ku e presin një seri aventurash donkishotiane, në një vend ku asgjë nuk është siç duket dhe ngjarjet nuk kanë kurrfarë logjike.
Ky roman shtjellon një tablo të absurditetit në Zululandën e Re, imagjinare, mbas shembjes së regjimit komunist në Shqipëri, pesha e të cilit vazhdon të rëndojë në të tashmen.

 

Autori : Bashkim Shehu
Titulli : Rrethi
Kategoria : Roman
ISBN: 99927-1-591-x
Viti : 2002
Shtëpia Botuese : Toena
Formati : 14x20
Faqe : 304
Çmimi : 850 lekë (7 euro)

Rreth librit: Rrethi

Roman - labirint me shtatë hyrje. Ne d imëqë labirinti nuk ka dyer. Autori mundohet të gjejë në roman shtatë porta, sepse shtatë është numri i piramidës, shtatë janë fytyrat e Sfinksit, rruzujt qiellorë, rrathët e Ferrit dhe ditët e javës që ne jetojmë



MES MITIT DHE FANTASTIKES

Te korpusi i gjerë i prozës së shkrimtarit Bashkim Shehu, elementi i parë që vërejmë është miti dhe mitologjia shqiptare (qoftëlargu, lugati, xhindi, fantazma etj.); besëtytnitë, shkelja e hijes, parja e filxhanit (gruaja e Zenunit, Zelka te “Mulliri që gëlltiste shpirtra”); gojëdhënat (gojëdhëna e mbesës së Lugatit te “Lugati dhe fshati i shurdhmemecëve”).
Mund të flasim për mitologjinë, pasi miti bëhet mbizotërues dhe e gjen në shumicën e veprave. Mund të thuhet që ai përbën një element bazë për strukturën e tregimeve dhe novelave. Shkrimtari shpesh arrin ta bëjë të vetin atë, duke e përthithur dhe përshtatur për veprën: qoftë personazhin fantastik, qoftë fabulën fantastike. Këtë element e përpunon dhe e sjell në kohë vetëm në rrafshin tematik. Ai përpiqet që lëndën mitologjike ta afrojë sa më shumë me realen. Nuk vihet re tek ai përpjekja për çmitologjizim, karakteristikë për modernizmin. Surrealja e kësaj proze lidhet ngushtë me këtë procedim. Është ky i fundit që fut frymën fantastike. Kemi një sërë ndërkalljesh të tipit fantastik p.sh: legjenda e martesës së gruas - lindur nga kungulli me Zhapiun e Gurishtës, rritja e gurit, televizioni që transmetonte pamjet e gurit-sy te “Syri i djallit”. Përveç shfrytëzimit të mitologjisë, duhet analizuar edhe simbolika.
Gjatë leximit ndodhesh shpesh para mëdyshjes: është ngjarje e vërtetë apo e trilluar, e ndodhur apo e pagjasshme? Përveç elementëve të mbinatyrshëm të përrallës, ky është një tjetër fakt që vërteton rrëfimin fantastik.
Ka përbërës surrealë, jo aq në kuptimin klasik të rrymës, por në mbivendosjen e imazheve, ndodhive e fabulave surreale brenda historisë së rrëfyer. Po ashtu, edhe personazhet veprojnë dhe dialogojnë brenda kësaj atmosfere, p.sh: gruaja-kalë te “Lugati dhe fshati i shurdhmemecëve” në ëndrrën e Gjonit. Gërshetimi, ndërthurja e realitetit me irrealen, e ëndrrës me zhgjëndrrën, bëhen ndonjëherë kaq të forta, sa është e vështirë të caktosh kufirin mes tyre. Autori i ka vendosur në një lidhje dhe marrëdhënie kaq të ngushtë, me mjeshtëri dhe natyrshmëri. Kjo përbën edhe thelbin e teknikës së tij rrëfimtare.
Në analizë narratologjike, shkrimtari përdor zërin e autorit në rrëfim. (“Ja pra, në këtë rrëfenjën tonë…le të themi që tashti…”). Ky përbërës përdoret edhe në përralla, edhe në rrëfimet popullore, e përdor edhe Kuteli te rrëfenjat e veta. Pra, përveç rrëfimtarit të parë, ndërhyn shpesh autori-narrator. Kjo teknikë është karakteristike për prozën popullore dhe atë fantastike.
Gjejmë unazën subjektore në tregimin “Hija e gurit” (“Të mirë e paske shtëpinë, o usta! A ma jep, ...?”) Kjo e fut tregimin dhe personazhet e tij në qerthullin e së pashmangshmes. Pra unaza, nga një përbërës thjesht formal, bëhet edhe organik, edhe i brendshëm. Ashtu si Nuriu e përvetësoi padrejtësisht shtëpinë e tjetrit, ashtu do t’ia gllabërojnë edhe atij.
Pakohësia dhe mungesa e vendit
Autori parapëlqen shpesh termin përrallë apo rrëfenjë. Përveçse ka të bëjë me tipologjinë rrëfenjë edhe në kuptimin folklorik, edhe në atë letraresk, kutelian, kjo realizohet me qëllim që të shmangen edhe piketat kohore. Në disa raste kemi një procedim interesant: rrëfimin brenda rrëfimit, p.sh te “Lugati dhe fshati i shurdhmemecëve”: rrëfimi i parë i Gjonit, përfshirë edhe rrëfimi i robit brenda tij, ai i plakës; ngjarja e saj përzihet me atë të së bijës, e kështu me radhë, pra një zinxhir subjektesh të ndërlidhur. Më i vogli është pjesë e më të madhit, dhe ky i së tërës.
Po të analizosh me kujdes, edhe vendi a topos-et e këtyre prozave janë imagjinarë. Me përshkrimin, emrin dhe relievin që kinse kanë, ato mund të gjenden kudo, në cilindo vend. Ajo çka i bën shqiptarë rrëfimet është fryma, mjedisi, mendësia, e folura e personazheve etj.
Shmangia në maksimum e ligjërimit intelektual, të ngritur; afria me ligjërimin popullor si rrekje edhe për ta futur lëndën letrare në tiparet e tipologjisë së përrallës apo rrëfenjës, pra ligjërimi i përshtatet llojit të veprës, ndërsa si formë, struktura e veprës, teknikat narrative dhe konceptimi i subjekteve janë moderne.
Bashkim Shehu në prozën e tij priret kah përshkrimi. Rrëfimi, kryesisht në vetë të tretë, i ka dhënë narratorit një pozitë të epërme dhe asnjanëse, me gjithë ndërhyrjet e herahershme, siç u përmend më lart. Do të ishte me vend që rrëfimi të gërshetohej më tepër me dialogun, e cila do të shmangte zgjatjet dhe teprimet në fabul. Kësisoj do të thyheshin pasazhet, thjesht përshkrues, dhe lexuesit do t’i shtohej kureshtja, me qëllim që të shmangej monotonia (“Ngashënjimi ose koha e varrit”).
Elementi ëndërr
Gjoni, te “Lugati dhe fshati i shurdhmemecëve” ëndërron gruan e dëshiruar shërbyese, që shndërrohet në kalë fluturues (pegasi); Zenun Krasta te “Mulliri që gëlltiste shpirtra” sheh në ëndërr sikur mulliri i tij po bluante një njeri, të cilin Qoftëlargu-Pushtet e kish porositur ta përgjonte. Gjuha e ëndrrës këtu mund të zbërthehet më saktë me elementët që ofron vetë vepra, sesa ta zëmë me metoda metaletrare, p.sh: psikanaliza.
Fataliteti është karakteristik për këtë prozë, dhe mbi të ndërtohet filozofia e shumë tregimeve a novelave. Në tregimin “Hija e gurit” fataliteti krijohet nga besëtytnia, guri - parathënës i së keqes, i fatkeqësisë dhe si simbol. Ai ka domethënien e shtëpisë, rrënjëve të fisit, rëndesës dhe trashëgimisë. Duke qenë se ai mbin, por edhe rritet si gjë e gjallë, kemi shpirtëzim, po edhe veti të një krijimi surrealist. Ose te “Mulliri që gëlltiste shpirtra”, shfaqja e Qoftëlargut-Pushtet shënjon dhe paracakton jetën e personazhit qendror, Zenun Krastës. Fati i tij është i parathënë.
Gjuha e autorit është e përpunuar, e kërkuar, sidomos në tabanin popullor, p.sh: burbuja, çngalem, rrëgjukull, të lënurur, qipuj etj. Këtë mund ta lidhim të bazuar te folklori dhe rrëfimi popullor. Veçse duhet nënvizuar se përdorimi i dialektizmave apo arkaizmave dëmton herë-herë receptimin e prozave. Disa prej këtyre semave janë të pakuptueshme për lexuesin, duke qenë se nuk bëjnë pjesë në leksikun aktiv të gjuhës.
Bie në sy alegoria, sidomos ajo politike. Përbërësi politik gjysmë i fshehur, parabolat politike: Qoftëlargu-Pushtet te “Hija e gurit”; shoku që përvetëson shtëpinë e fshatarit të thjeshtë; Pushtet-Qoftëlargu te “Mulliri që gëlltiste shpirtra”. Autori kalon nga koha reale në kohën fiksionale, ku rrëfimtari përzien të vërtetën me fantastiken, të ndodhurën me të trilluarën, kështu që edhe lexuesi duhet të jetë i vëmendshëm ndaj këtij procedimi të autorit, kësaj “loje” me kohën dhe me fabulën. Kështu, edhe rrjedha subjektore është jodrejtvizore, por e përthyer në retrospektiva (pasvështrime), digresione (ndërkallje). Këtu duhet nënvizuar elementi ëndërr, i cili është mjeti kryesor i thyerjes ose ndryshimit të linjës së subjektit. Po aq është edhe ndihmës në surrealizmin e autorit. Po ashtu, ky përbërës i rëndësishëm luan ndonjëherë edhe rolin e përshpejtuesit të subjektit, si p.sh. ëndrra e Gjonit te “Lugati dhe fshati i shurdhmemecëve”. Në këtë  novelë ajo është edhe pjesë e zgjidhjes së saj.
Rrafshi tematik përfshin edhe ngjarje të skajshme, si zhvarrosja e Aziz Cenomadhes te “Ngashënjimi ose koha e varrit”.
Vdekja del si shenjë letrare edhe te “Përralla e vdekjes”, “Lugati dhe fshati i shurdhmemecëve” etj. Edhe kur nuk përmendet drejtpërdrejt, vdekja luan rol parësor dhe përmbyllës në mjaft novela a tregime të tjera. Ajo është pjesë e tharmit që ngjiz filozofinë e autorit.
Në studimin e veprës së tij duhet pasur parasysh edhe koha e shkrimit të prozave. Duke qenë se një pjesë e korpusit të veprës është shkruar në vitet ’70-’80 dhe ka rënë në duart e lexuesit vite me vonë, kështu që edhe perceptimi do të ndryshojë nga ai i lexuesit të njëkohshëm të viteve ’70. Por vërehet që stili i autorit nuk ka pësuar ndryshime edhe në shkrimet e kohës së lirisë. Vërtetë disa prej librave e kanë humbur lexuesin e parë për arsye jetëshkrimore, por ata e kanë ruajtur njëlloj vlerën letrare, duke qenë se rrokin tema gjithësore dhe kanë filozofi të çdokohshme.
Shkrimet autobiografike të tij nuk mund të kategorizohen si letërsi e mirëfilltë, por si dokumentare. Por, si në ato me temë politike - jetën në familjen e tij kryeministrore (Vjeshta e ankthit), apo temën e burgut, futja me masë e elementit fatidik (kujtojmë Markun te Angelus Novus) i ka dhënë veçanti të shkruarit dhe e ka bërë një gjini të ndërmjetme mes letërsisë së mirëfilltë dhe shkrimit memuaristik. Ky hibrid ka bërë që edhe rrëfimi i ngjarjeve të vërteta të ketë temporitëm, por edhe të vishet me tisin e trillimit artistik. Kjo ka luajtur shpesh rol në zbutjen e perceptimit të ngjarjeve të rënda, gulaget e të burgosurve apo tatëpjeta e familjes Shehu, një rol ky estetizant dhe amortizues. Pra, shkrimtari në këtë rast e ka ndihmuar memuaristin dhe dëshmitarin, duke qëndruar në rrafshin e dytë.
Si përfundim, mund të thuhet se shkrimtari Bashkim Shehu ka një vepër të begatë në mbarë gjininë e prozës. Ai ka si lëndë të parë mitin, është një shkrimtar fantastik dhe herë-herë me kahje surreale. Gjuha që përdor është popullore, e pasur me dialektalizma. Ky shkrimtar prodhimtar dhe cilësor, njëherësh duhet të zërë vendin e merituar në historishkrimin dhe kritikën letrare shqiptare. Tashmë ai është ndër shkrimtarët e rëndësishëm dhe nga më origjinalët e letrave moderne shqipe.

Enton Bido

Bashkim Shehu: “Krushqitë brenda Bllokut, pse s’u fejua Skënder Shehu me vajzën e Ramiz Alisë dhe mbesën e Nexhmije Hoxhës ?


Bashkim Shehu është një nga shkrimtarët shqiptarë më produktivë të ditëve tona. Që prej vitit 1993 e deri më sot ka botuar në mënyrë sistematike çdo vit e më shumë vepra të tij.

Prej vitit 1997 ai jeton në Barcelonë. Aktualisht punon si këshilltar për Europën Lindore në Qendrën e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës.

Disa prej librave të shkrimtarit Bashkim Shehu janë botuar në gjuhë të ndryshme të botës, si: Rrugëtimi i mbramë i Ago Ymerit (roman); Rrëfim ndanë një varri të zbrazët (roman autobiografik); Vjeshta e ankthit (roman); Gostia (roman) dhe dy përmbledhje me tregime.

- 1975-1979: Studime për Gjuhë-Letërsi Shqipe në Univesritetin e Tiranës.

- 1979-1981: Skenarist në Kinostudio.

- 1981-1991: Gjatë kësaj periudhe, kalova tetë vjet në burgjet e diktaturës dhe një vit e gjysmë në internim. U lirova nga burgu më 1991, në kohën e ndryshimeve demokratike.

- 1991-1992: Skenarist në Kinostudio.


- 1992-1995: Jetoj në Budapest. Përveç krijimtarisë, ndjek një kurs post-universitar për sociologji në Institutin e Shkencave Sociale e Politike pranë Universitetit të Budapestit.

- 1995-1997: Përsëri në Tiranë: krijimtari dhe përkthime.

- 1997: Gjatë trazirave të atij viti, përsëri largohem nga Shqipëria.

 Me ndihmën e Parlamentit Ndërkombëtar të Shkimtarëve, vendosem në Barcelonë, ku vazhdoj të jetoj. Qysh nga 2001-shi, punoj për Qendrën e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës.

Bashkim Shehu: Babai im ishte edhe viktimë, edhe diktator



Bashkim Shehu, djali i ish-kryeministrit të diktaturës komuniste Mehmet Shehut, shprehet se “Diktatura është një minierë për letërsinë dhe duhet shkruar për të. Popujt që nuk shkruajnë për të kaluarën janë të detyruar ta rijetojnë atë”.

Në intervistën për “Shqiptarja.com”, shkrimtari rrëfen jetën e tij “të rilindur” mes lumturisë së dy vajzave binjake të ardhura paksa vonë në këtë botë, për shkak të rinisë që e kaloi në burgje.

Cilat janë arsyet që djali i Mehmet Shehut i rikthehet sa herë jetës së burgjeve dhe gjyqeve të diktaturës që i ngriti babai i tij me kryediktatorin Enver Hoxha.

Ai tregon se si është jeta e tyre në Barcelonë dhe marrëdhëniet që ka me lexuesin dhe median në Shqipëri.Cilat janë arsyet që djali i Mehmet Shehut i rikthehet sa herë jetës së burgjeve dhe gjyqeve të diktaturës që i ngriti babai i tij me kryediktatorin Enver Hoxha.

Bashkim Shehu flet pak për të kaluarën e tij, por atë e gjejmë tek reflektimet më të thella që vinë nëpërmjet letërsisë, ku flitet për të kaluarën tonë të përbashkët. Cilat janë arsyet që djali i Mehmet Shehut i rikthehet sa herë jetës së burgjeve dhe gjyqeve të diktaturës që i ngriti babai i tij me kryediktatorin Enver Hoxha. Çfarë trashëgoi ai vetë nga diktatura, përveç dhimbjes tragjike. Si e e gjykon personalitetin e babait të tij në majën e pushtetit diktatorial. Cili është qëllimi që Bashkim Shehu i vendos ngjarjet dhe vuajtjet reale në letërsi herë pas here. A e mohon sot ai që edhe babai i tij është një nga shkaktarët e këtyre vuajtjeve. Shkrimtari Bashkim Sheku, edhe pse me fraza shumë të kursyera shpreh hapur reagimin e tij ndaj opinioneve të rindezuar mediatike për viktimizimin ose krimet e Mehmet Shehut. Si ka mundur t’i jetojë dramës që pasoi viktimizimin e gjithë familjes së tij, pas vetëvrasjes së të atit dhe persekutimit të familjes nga Enver Hoxha. Duke folur për librin e ri me temë diktaturën, Bashkim Shehu na bën kurioz që pjesë të panjohura nga historia e saj t’i zhbirojmë përmes personazheve fiktivë letrarë, ku ai s’e mohon kurrë se vepra ka edhe nota autobiografike, ashtu sikurse nuk e ka mohon faktin se babai i tij ishte edhe viktimë edhe shkaktar i vuajtjeve në diktaturën e Enver Hoxhës.

Dallon qartë një shënim në posterin e promovimit të librit tuaj “i çorientuar në post-diktaturë”. Pse do ta ndiheshit i çorientuar në rastin tuaj?

Nuk është fjala për mua, është për personazhin Aleks Krasta, por konteksti më ka ardhur vetvetiu për arsye psikologjike. Nuk mund të përjashtohen as elementët biografikë që më kanë nxitur këtu, më kuptoni.

Mund të na flisni për veten dhe jetën tuaj në Barcelonë, për fëmijët, familjen?

Po. Kam dy vajza binjake. Ato jetojnë në Barcelonë, kanë lindur atje. Janë 9 vjeç, quhen njëra Johana dhe tjera Edith. Shkojnë në shkollë. Flasin tre gjuhë, shqipen, spanjishten dhe katalanisht. Shkruajnë, sidomos njëra prej tyre, thotë se “e kam vendosur, do bëhem shkrimtare dhe do të studiojë në universitetin e Jelit”. Tjetra thotë se “do merrem me shkencat e natyrës”. Janë vajza që lexojnë dhe nuk merren shumë me këto lojërat që janë bërë në modë për fëmijët sot, videogame. Merren pak dhe me to, por lexojnë mjaftueshëm dhe me kënaqësi dhe pa ndonjë imponim nga prindërit. Ato vijnë me shumë kënaqësi edhe në Shqipëri. Ne tashmë vijmë në Shqipëri ndoshta për hir të dy vajzave, sepse këtu ato kanë një rreth të gjerë familjar dhe kjo i kënaq. Ndërsa atje në Barcelonë na kanë vetëm dy prindërit, kurse shokët e tyre kanë edhe gjyshër, edhe dajallarë, xhaxhallarë dhe ato duan të ndihen në afërsi të njerëzve të tyre.

Ka ndryshime të mentalitetit në mënyrën e jetesës në Barcelonë, nga Shqipëria?

Ne jemi mesdhetarë dhe ka mentalitete të përbashkëta me katallanët. Më tepër ne kemi ngjashmëri me njerëzit më në jug të Katalanjës, por edhe me spanjollët në përgjithësi ne kemi të përbashkët mënyrën e komunikimit, jemi të hapur, të shpejtë, lidhet lehtë miqësi.

Kur ju kanë pyetur për cilën arsye shkruani letërsi dhe për ç’arsye përktheni, më bëri përshtypje përgjigjja juaj se letërsinë “e shkruani për pasion”, ndërsa me tej thoni se “punoj me përkthimet të fitoj jetën time”. Të jemi të sinqertë, në kohën e diktaturës ju përfytyronim si princat e “Bllokut”. Nuk keni trashëguar diçka, si është gjendja juaj ekonomike?

Mbas diktaturës unë nuk kisha as rroba. Kur kam dalë nga burgu më kanë veshur shokët e mi. Më kanë dhënë rrobat e tyre dhe para për të jetuar, gjersa fillova punën dhe nisa të përdorja rrogën. Edhe më përpara unë kam qenë skenarist në Kinostudio dhe nuk kam pasur asnjë post drejtues. Rroga ka qenë pasuria ime, por natyrisht jetoja në shtëpinë e prindërve dhe kisha një strehim. Kur e ke nisur jetën kështu, që të jetosh duhet të punosh dhe unë punoj gjithë ditën nga mëngjesi deri në darkë për të fituar jetën dhe në shtëpi bëj punën që më pëlqen, krijimtarinë. Kjo është e mira e punës. Kështu që unë shpesh punoj edhe të shtunën, edhe të dielën, përveçse kur kam detyrime familjare dhe jam i lodhur.

Ju e kini merak, që të shkruani herë pas here për të kaluarën. Të kuptohemi në Shqipëri ende nuk është sqaruar e kaluara komuniste. Përshkrimi i saj kalon mes përfoljeve e përgojimeve, më tepër si histori e kafeneve. Besoj e dini se kohëve të fundit mediat i janë kthyer sërish figurës së babait tuaj, duke e akuzuar për krime të ndryshme. Si e përjetoni ju këtë interes të ringjallur?
Mendoj se rikthimi tek figura e babait tim është një fryrje artificiale që i bëhet historisë nga media, që herë pas here në krye të disa muajve ose një viti përsëritet i njëjti refren…

Të dalim në një konkluzion, meqë flitet shpesh për vetëvrasjen e të ndjerit, ishte viktimë apo diktator babai juaj?

Të dyja. Edhe viktimë edhe diktator. Këto gjëra i kam thënë dhe s’dua të zgjatem më, sepse e kam thënë publikisht mendimin tim.

Vetëvrasja e tij, edhe njëherë si shpjegohet. Nëse ishte ai pikërisht diktatori, mund të vriste të tjerët, siç bëri “diktatori i madh”, por jo të vetëvritej?

Unë e kam shpjeguar disa herë që këtu ka një lloj tragjizmi.

Pak me tepër, ju lutem?

Vuajtja, dhimbja në përgjithësi është njerëzore. Unë nuk e përjashtoj qenien njerëzore nga vuajtja, sikurse shkaktimi i vuajtjes është dukuri njerëzore. Njeriu është i aftë për gjithçka. Ndryshe nga speciet që janë në planet, njeriu është i aftë për gjërat më të tmerrshme, pra edhe të shkaktojë vuajtje. Babai im shkaktoi vuajtje dhe vuajti.

Si e keni përballuar këtë dramë personale dhe familjare, duke pasur edhe brengën ‘pse babai juaj shkaktoi vuajtje’?

E kam përballuar me letërsi. Letërsia është nja motivet. E kam përballuar me miqtë e shumtë, me bashkëvuajtësit në burg, solidariteti me ata që vuajtën, të gjitha këto më kanë bërë mua të mbijetoj.

Pse keni reflektuar për dënimin që i ka bërë diktatura fesë? Ka lidhje kjo me veprën ndëshkuese ndaj fesë të babait tuaj, ish-kryeministrit Mehmet Shehu?

Është një ngacmim që m’u duk se kishte të bënte me një vepër të mirë letrare.

Që do të sillte mesazhin se…?

Liria fetare është zanafilla e shprehjes. Ashtu siç do të vlerësoja lirinë për të besuar apo për të mos besuar, sepse sikurse e dini unë nuk jam besimtar.

E keni njohur At Zef Pëllumbin nga afër?

Nuk e kam njohur, por kam ndjesinë se e kam njohur nga leximet. Kjo njohje lidhet edhe me faktin se kemi qenë në burg, të dënuar nga i njëjti sistem diktatorial, por përjetimet letrare nuk kanë ardhur në mënyrë të ndërgjegjshme.

At Zef Pëllumbi është sot në “Parajsë”. Çfarë do t’i thoshit atje ku është?

Siç ju thashë, unë nuk jam besimtar, jam agnostik, por do të kisha pasur qejf ta kisha mik dhe do të kisha biseduar me të.

Çfarë do t’i thoshit nëse do të bisedoje me të?

At Zef Pëllumbin doja ta takoja që ta dëgjoja duke “më tregue” (buzëqesh- aluzion për librin “Rrno për me tregue” të At Zef Pëllumbit.dh.h.)

Ndërkohë ju vetë i riktheheni së kaluarës, duke shkruar letërsi, a do të shkruani përsëri, duke iu rikthyer kësaj teme?

Sigurisht që do të shkruaj. Ky roman nuk ka për të qenë i fundit. Është njësoj si të mos shkruash për Holokaustin. Shumëkush, duke parë se në këtë roman ka dhimbje mendon se nuk është mirë të shkruash për dhimbjen. Historia ime është vërtetë e dhimbshme, por unë e shkruaj me qetësinë më të madhe. Diktatura është një minierë për letërsinë dhe duhet shkruar për të. Popujt që nuk shkruajnë për të kaluarën, janë të detyruar ta rijetojnë atë.

Sa autobiografik është libri juaj?



Libri ka një personazh fiktiv, por ajo që i jep nota autobiografike janë gjërat që kanë ndodhur, ngjarjet historike. Libri ka të bëjë me persekutimin e klerit. Subjekti më ka ardhur rastësisht, pasi unë lexova librin e At Zef Pëllumbit, kjo më bëri të reflektojë në lidhje me persekutimet që i kanë bërë At Zef Pëllumbit. Personazhi im Aleks Krasta dhe At Zef Pëllumbi kanë qenë të dy viktima të këtyre persekutimeve.

Libri ka një pluralitet leximesh dhe unë nuk kam menduar ta ndikojë lexuesin apo të jap opinione. Rëndësi ka që lexuesi vetë të ketë një pluralitet opinionesh. Personazhet e mi janë letrarë, fiktivë dhe ngjarjet janë të trilluara.

Vetëm një episod me At Zef Pëllumbin në gjyq është real, të gjitha të tjerat janë të trilluara. Por ka edhe ndonjë ngjarje reale nga persekutimet që m’i kanë treguar bashkëkohësit, siç është persekutimi i klerit dhe një episode i dhimbshëm që nxjerr sytë në gjyq babai i djalit që dënohet. Këto detaje janë vënë qëllimisht dhe janë pjesë të romanit. Të vërtetat historike janë në thelb të romanit, si tema. Autori ka të drejtë të vërë episode dhe të tjerat është më mirë të mos thuhen, por ta thotë lexuesi atë që ka për të thënë.



Bashkim Shehu: “Krushqitë brenda Bllokut, pse s’u fejua Skënder Shehu  me vajzën e Ramiz Alisë dhe mbesën e Nexhmije Hoxhës ?



Tashmë fejesa ishte prishur. Në shtëpinë e kryeministrit të vendit gjendja ishte e nderë.. “Tani jeta vazhdon normalisht!”, kishte thënë Skënder Shehu, si për të shtensionuar situatën, por i ati, Mehmet Shehu, vazhdonte të ishte i shqetësuar për të. Në rrëfimin e tij në librin “Vjeshta e ankthit”, të botuar në vitin 1994, pak kohë pas rënies së diktaturës dhe daljes së tij nga burgu, djali i ish-kryeministrit të (vetë)vrarë, Mehmet Shehut, Bashkim Shehu tregon se meraku i të atit ishte se mos Skënderi pas prishjes së fejesës me Silva Turdiun mund të vriste veten.

Shkrimtari Bashkim Shehu kthehet pas në kohë te porositë që u jepte i ati që të mos përziheshin me vajzat e “shokëve”, por ndoshta këtu ishte e gjithë kleçka. Të gjithë “shokët e partisë”, madje dhe vetë Enver Hoxha, e shpërfillën këtë parim dhe lidhën krushqi të nivelit të parë, të dytë e lëng pas lëngu, për të mbajtur pushtetin mes tyre. U krijua kështu një qerthull, jashtë të cilit kishte mbetur vetëm Mehmet Shehu. Në këto kushte, me Ramiz Alinë u përpoqën të rregullonin bashkë fëmijët e tyre, por për arsye që nuk dihen kjo krushqi nuk u bë.

Siç nuk u bë edhe një krushqi me një mbesë të Nexhmije Hoxhës. Vite më vonë, Skënderi, në qelitë e burgut të Burrelit, do t’i thoshte të vëllait, jo pa një ndjenjë faji, se po ta kishte ditur si ishin punët, do ta kishte pranuar atë mblesëri. Duke iu referuar pretendimeve se Mehmet Shehu ndihej superior ndaj Enver Hoxhës, Bashkim Shehu thotë se ai ishte një vartës i bindur i diktatorit. E po kështu, nuk ishte e vërtetë se Fiqreti e Nexhmija urreheshin. Gjatë internimit të shkurtër së bashku, Fiqreti do t’i shkruante në një copë letër të birit (ishin të bindur se përgjoheshin”, se “Shoqe kam vetëm Nexhmijen”… Për Bashkim Shehun nuk mund të ketë një shpjegim logjik për ta zgjidhur atë që ndodhi…

NGA BASHKIM SHEHU

Ndonëse Skënderi gjatë atyre ditëve të trazuara e kishte ruajtur sidokudo dhe deri diku ishte mbajtur mirë, babai ishte tejet i merakosur për të, sidomos natën e parë, mbasi kishin biseduar, mos ndoshta Skënderi kushedi edhe mund të vriste veten. Po edhe në ditët që pasuan ai vazhdonte të ishte i merakosur, ndoshta jo më për një vetëvrasje të mundshme, po gjithsesi për gjendjen shpirtërore të Skënderit.

Ndaj dhe mendoi të më dërgonte mua për njëfarë kohe në Suedi bashkë me të, që t’i rrija pranë. Po Skënderi çuditërisht nuk pranoi dhe parapëlqeu të merrte me vete adjutantin e babait. Dhe më mirë për mua që u bë kështu: po të kisha shkuar atëherë në Suedi patjetër që një vit më vonë, gjatë hetuesisë, do të ma kishin shtuar edhe një akuzë për ndërlidhje agjenturore në dobi të zbulimeve të huaja.

Në një nga ato ditë mbas prishjes së fejesës, Mehmeti dhe Fiqreti shkuan përsëri tek Enver Hoxha për vizitë.

-Nuk dimë si do t’ia shpërblejmë Partisë këtë gabim kaq të rëndë, – i thanë ata Enver Hoxhës.

-Një fejesë e gabuar është e pallogaritshme në krahasim me kontributin tuaj të paçmueshëm për të mirën e Partisë dhe të popullit, për dekada të tëra, – tha Enver Hoxha.

-Një jetë e tërë heroike! – tha Nexhmija.

Por vetëm pak kohë do të kalonte dhe Mehmet Shehut do t’i kërkohej të shpjegonte shkakun ose shkaqet pse e kishte lejuar një fejesë të tillë. Dhe pastaj, dora-dorës, kjo fejesë do të shndërrohej për Mehmet Shehun në një akuzë mjaft të rëndë, prej së cilës nuk do të shfajësohej dot, në akuzën e shkeljes së ndërgjegjshme të normave partiake mbi luftën e klasave dhe të vënies së vetvetes kësisoj mbi partinë, zhbirimi i shkaqeve do të mbështetej, pastaj, mbi bazën e kësaj akuze, për të ngritur tërthorazi, por gjithherë e më qartë një akuzë tjetër edhe më të rëndë, si veprim i ndërgjegjshëm për të zbutur luftën e klasave dhe, së këtejmi, një akuzë tjetër, e pashqipëruar, edhe më e rëndë, e kështu me radhë gjer sa të shkallmonin gjer në fund, si agjent i vjetër të zbulimeve të huaja, akuzë dhe njëkohësisht mallkim që do ta ndiqte me vite edhe pas vdekjes.

Nëse me fejesën e Skënderit zë fill gjithçka, kjo nuk do të thotë, në anën tjetër që edhe shkaku i kësaj gjithçkaje është fejesa. Ajo mund të ketë qenë thjesht preteksti, vjega ku është kapur Enver Hoxha që ta shembte Mehmet Shehun. I tillë është edhe opinioni më i përhapur, ngaqë edhe kjo mundësi e dytë duket dhe si më afër mendjes. Vërtet, si mund të shpallej armik numri 2 i regjimit vetëm për një fejesë?

Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu


Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu


Dhe ndërtohen pastaj hamendje të ndryshme për ta gjetur shkakun tjetërkund. Dr. Elez Biberaj, për t’iu referuar kështu shembullit më të spikatur, në studimin e tij të hollësishëm mbi Shqipërinë e hamendëson këtë shkak, më së pari me disa kundërshtime të hapura të Mehmet Shehut ndaj Enver Hoxhës rreth vitit 1980, lidhur me politikën ekonomike, si dhe me frikën e këtij për fatin e gruas dhe të fëmijëve, po qe se, mbasi të vdiste vetë, pushtetin do ta merrte Mehmet Shehu, një frikë e përligjur kjo edhe nga marrëdhëniet e këqija dhe urrejtja e ndërsjellë midis grave të tyre.

Të gjitha këto, natyrisht, duken më të besueshme sesa shpjegimi i përkundërt. Mirëpo njerëzit shpeshherë harrojnë, apo nuk vënë re, apo nuk duan të besojnë që një ndodhi e rëndësishme të mund të shkaktohet nga diçka e parëndësishme, nga një vogëlimë rastësore, siç është lidhja ose moslidhja e një krushqie. Veç kësaj, nuk duhet harruar se nuk bëhet fjalë për një krushqi të ndonjë dikushi dosido, por për krushqinë e një njeriu të pushtetshëm dhe se nën një pushtet të gjithëpushtetshëm, krushqia e një njeriu të tillë patjetër do të shikohet si një veprim që ka të bëjë me pushtetin.

Kjo u duk qysh në fillimet e këtij pushteti kur filluan të lidheshin varg e varg, radhë-radhë krushqitë brenda tij. Kësisoj, që nga Enver Hoxha, që lidhi krushqi me Gogo Nushin, duke i dhënë të vëllait të këtij të fundit mbesën e vet, e pastaj te Hysni Kapo, gruaja e të cilit është motra e Alqi Kondit dhe e Pirro Kondit, i cili është baxhanak i Manush Myftiut, motra e të cilit është gruaja e Pilo Peristerit dhe po kështu motra e Ramiz Alisë u bë gruaja e Reiz Maliles, motra e të cilit është gruaja e Xhaferr Spahiut, kurse gruaja e Bilbil Klosit është motra e gruas së Ramiz Alisë, të gjithë këta anëtarë të Byrosë Politike ose të paktën të Komitetit Qendror, ose ministra, ose zëvendëskryeministra, disa duke qenë të tillë qysh përpara këtyre krushqive, disa duke u bërë të tillë mbas tyre.

Dhe nga martesat e njerëzve të pushtetshëm, sikurse më së shpeshti nga çdo martesë lindën fëmijë dhe këta fëmijë u rritën, dhe dikur u erdhi mosha edhe këtyre për t’u martuar. Dhe u përsërit e njëjta histori. Në fillim u duk se do të ishte ndryshe se Enver Hoxha tha njëherë që nuk duhet të lidhen krushqia brendapërbrenda. Kjo ndodhi atëherë kur i biri i Kadri Hazbiut shoqërohej ca si shumë me të bijën e Enver Hoxhës, i cili, si e mori vesh, e ndaloi të bijën të shoqërohej me atë djalë.

Duke i shkuar pas Enver Hoxhës edhe për këtë, Mehmet Shehu, babai, na tha atëherë ne të tre vëllezërve se nuk dëshironte që ne të merrnim ndonjë vajzë nga të shokëve të tij, si një nga kushtet që na vinte për martesën. Por këtë rregull e thyen jo më shumë se mbas ndonjë viti bija e Adil Çarçanit dhe i biri i Manush Myftiut, me kokë të tyre dhe jo të prindërve dhe prapëseprapë kjo nuk u pa me sy të mirë. Po kështu, thuajse njëkohësisht, u fejua i biri i Enver Hoxhës me të bijën e të vëllait të Ramiz Alisë, edhe ata me kokë të vet, por gjithë duke marrë edhe pëlqimin e Enverit, i cili jo si me Kadri Hazbiun, kësaj here e pranoi krushqinë brendapushtetore.

Po dhe Kadri Hazbiut, nga ana e tij, i doli fati të lidhej me krushqi me Enver Hoxhën kur të bijën e Enver Hoxhës e mori i vëllai i të shoqit të një mbese të gruas së Kadri Hazbiut. Ky do të lidhej gjithashtu më Ramiz Alinë nëpërmjet një mbese tjetër të gruas së vet dhe djalit të vëllait të gruas së Ramiz Alisë, çka ishte, nga ana tjetër, një lidhje më tepër nëpërmjet këtij të fundit dhe Enver Hoxhës, lidhje që, sidoqoftë, edhe kjo mund të kishte më shumë rëndësi për Kadri Hazbiun sesa për vetë Ramiz Alinë, që e kishte tashmë me Enverin një lidhje shumë më të afërt.

Kurse për Kadri Hazbiun, gjithsesi, këto lidhje ishin ca si të largëta, ca si tepër të tërthorta për t’ia shmangur zezonën që do t’i vinte prej Enver Hoxhës. Ndërkaq edhe Hysni Kapo vazhdonte të zgjeronte rrethin e tij të krushqive me pushtet, qoftë nëpërmjet ngritjes në përgjegjësi të burrit të motrës apo të burrit të motrës së gruas, qoftë nëpërmjet fejesës së djalit të motrës së gruas me vajzën e një ministri, që ishte vëllai i një anëtari të vjetër të Komitetit Qendror me ndikime të fuqishme në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në disa prej rretheve më të mëdha të vendit.

I vetmi nga sfera më e lartë kushtetore që kish mbetur jashtë valles së këtyre krushqive ishte Mehmet Shehu, duke iu përmbajtur, kësisoj, për një kohë të gjatë thënies së dikurshme të Enver Hoxhës. Mirëpo ngase kjo po shkelej nga të gjithë të tjerët dhe nga vetë Enver Hoxha, edhe Mehmeti me Fiqretin që t’i gjenin nuse Skënderit panë ç’panë dhe zunë të interesohen për të bijën e Ramiz Alisë, në marrëveshje dhe me këtë të fundit. Por, ose për mosdashje të Skënderit, ose të vajzës, ose të të dyve, kjo krushqi dështoi. Do të kalonin disa vjet dhe jo shumë kohë përpara se të ndodhte krushqia fatale me Turdinjtë, Mehmeti ia hedh fjalën Skënderit për një mbesë të Nexhmijes.

“Po të më kishte sqaruar babai se si qëndronte puna, unë do të pranoja, mjaft që të mos përfundonim kështu”, do të më thoshte Skënderi, vite të tëra më vonë, në burgun e Burrelit, i munduar nga një ndjenjë fajësie për çka krejt kishte ndodhur. Madje, tani ai ishte i bindur se kishte qenë Nexhmija që e kishte filluar përçapjen e kësaj krushqie. Kështu, mosbërja e saj dhe bërja pak më vonë e asaj tjetrës, nuk mund të mos ishin gjë e pakët për Enver Hoxhën, po të kemi parasysh në të njëjtën kohë përhapjen tashmë gjithëpërfshirëse të krushqive brendapërbrenda pushtetit.

Sa i takon shpjegimit politik të Dr. Biberajt, do të thosha se Mehmet Shehu askurrë nuk e ka kundërshtuar Enver Hoxhën. Ndaj Enver Hoxhës, ai ka qenë po njëlloj i përulur si dhe anëtarët e tjerë të Byrosë Politike. Me sa kam dëgjuar nga njerëz ish-të pushtetshëm që kanë qenë dikur, gjer nga fundi i viteve ’50 pranë të dyve, Mehmeti ndjente asokohe një epërsi ndaj Enverit, epërsi të intelektit, si dhe epërsi prestigji për të kaluarën, çka lidhej me krenarinë për luftën partizane dhe ca më shumë për Spanjën, epërsi që shkonte herë-herë deri në përçmim ndaj tjetrit.

Por më vonë, nga vitet ’70 e tutje, pra në kohën kur kam mundur ta vërej dhe ta njoh vetë më mirë babanë tim, nuk ka qenë asfare kështu. Qëndrimi i tij ndaj Enver Hoxhës ishte, tani, ai i një vartësi të bindur, një përulësi që, për të mos ia cenuar krenarinë, merrte trajtën e një përkushtimi adhurues tejet të sinqertë. Dhe në asnjë rast nuk ia ka bërë fjalën dy Enver Hoxhës.

Kurse, lidhur me atë frikë të Enver Hoxhës për fatin e familjes mbasi vetë të kishte vdekur, dihet se Mehmeti me familjet e pushtethumburve është treguar më i butë nga të gjithë shokët e tij, të paktën më i butë nga ata që vazhdonin të ishin në pushtet dhe aq më pak mund të ishte i egër me familjen e Enverit. Gjithashtu nuk është e vërtetë se Fiqreti e urrente Nexhmijen. Përkundrazi. E kishte të vetmen shoqe, siç do të shprehej dhe në internim, në ato pak ditë që ndenjëm së bashku të internuar derisa e arrestuan. Për disa gjëra merreshim vesh pa folur, me copa letre, ku i shkruanim pyetjet dhe përgjigjet që i drejtonim njëri-tjetrit duke iu ruajtur kësisoj mikrofonave të fshehtë që pas gjithë gjasave qenë vënë në banesën tonë. “Shoqe kam pasur vetëm Nexhmijen”, shkruante ajo, por duke shtuar: “Nexhmija karshi meje herë sillej si shoqe, herë sillej disi ftohtë, në mënyrë zyrtare”.

Me të gjitha këto nuk dua të përjashtoj krejtësisht mundësinë që fejesa e Skënderit të ketë qenë thjesht një pretekst i shfrytëzuar nga Enver Hoxha për të vënë në jetë diçka të vendosur qysh përpara. Për mua, të dyja mundësitë, edhe kjo, edhe tjetra, janë të pranueshme. Nuk mund të zgjedh prerazi, ose për njërën, ose për tjetrën, e kjo gjendje na kthen sërishmi te pyetja: “pse ndodhi?”. Por, tek e mbramja, a nuk mund të themi, duke mos e përjashtuar kësisoj asnjërën nga të dyja mundësitë e mësipërme se Enver Hoxha e rrëzoi Mehmet Shehun sikurse dhe të tjerë pasardhës të mundshëm, ngaqë nuk donte të linte fare pasardhës në pushtet dhe të sundonte vetë edhe pas vdekjes?

Përderisa çdo diktator kërkon të sundojë i pakufizuar nga njerëzit dhe sendet, përse të mos jetë i pakufizuar edhe nga koha? Monarku mesjetar kishte për pasardhës të birin, pse, megjithatë, mund të thoshte “mbas meje le të bëhet qameti”, ndërsa për tiranin e kohëve tona me sa duket nuk mund të ketë fare “mbas meje”. Vështirë t’i rrokë mendja këto trille…

Visar Zhiti: Si e varrosën për së gjalli Mitrush Kutelin



Libri i ri “Ferri i çarë”, burgologjia për Qafë-Barin, është një rrëfim tronditës i shkrimtarit Visar Zhiti, një retrospektivë e përjetimeve të tij personale, por dhe të miqve, kolegëve, të gjithë bashkëvuajtës njëri pas tjetrit, në burgjet e komunizmit. Një ferr dantesk, që tregohet në 9 kapitujt e këtij romani, duke kaluar njëra pas tjetrës 555 faqe libri. Në këtë pjesë të shkëputur nga libri i Visar Zhitit ai rrëfen bisedën me artistin e humorit Gjosho Vasija, edhe ai një i dënuar si dhe Zhiti në atë burg. Përmes aktorit të humorit, që i shkoi gjithë jeta internimeve për shkak të babait të vrarë e vëllait të vdekur nga torturat, shkrimtari Zhiti sjell një episod biblik në libër. Një natë krishtlindjesh në Progonat, në Grykën e Bënçit, ku ishin internuar disa shkodranë. Befas një muzikë krishtlindjesh dëgjohet. Kishte qenë Gaspër Çurçia që me trombën e tij u kishte sjelle aromë krishtlindjesh miqve të tij të internuar. Pak kohë më vonë vjen lajmi së muzikantin Gaspër Çurçia, e kanë pushkatuar…Por Zhiti sjell dhe momentet e fundit të dy të burgosurve Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja, që u akuzuan si nismëtarët e revoltës që ndodhi në burgun e Qafë-Barti dhe momentin e pushkatimit si dhe vuajtjet e djalit të ri Sherif Merdani, që i çonte çdo ditë nënës në burg vëllanë foshnjë për ta ushqyer me gji. Një rrëfim tronditës për një kohë të kaluar, por që nuk duhet harruar.

Visar Zhiti: Rrëfimi për “vizitën” e fshehtë të Gaspër Çurçias në Grykën e Bënçit

Kisha muzikë të vdekur brenda vetes, por se si po ngjallej, frynte. Si era në një grykë… Ishin Krishtlindjet, po më tregonte Gjosho Vasija, miku i tim eti, aktor komik dhe ai… – Si mundnin?…

E dëgjoja me dhembje, qeshja i trishtuar. Ai, gjithë jetën internimeve, me baba të vrarë, im atë me vëlla të vdekur gjatë torturave, edhe ai i torturuar në burg, por si doli gjallë? Apo që të lindja unë?…

Ishin Kshnellat në internim, përsëriste Gjosho Vasija, në Progonat, në Grykën e Bënçit. Punonim me trungjet, i hidhnim në lumë, nga 100 shtylla për brigadë. I ndiqnim nëpër shkambinj, ku ngecnin, i shtyjshim, binim në ujë dhe vetë, vriteshim. Na kthyne me qëllim ma vonë se herët e tjera nga puna, qe ba terr i madh. Tepelenë. Sa fryn nj’atje! Flejshim poshtë kështjellës, ku kishte ken dhe Bajroni, në fushë, rrethue me tela me gjema, në çadra të çame, dyshekë kashte… Duert na dhimbshin, i kishim të vrame nga puna, përgjakeshin çarçafat, nënkresa. Çoheshin nanat, gratë, motrat me na pa, a kishim ardh përnjimend gjallë nga puna, a po flejshim dot? Ftohtë. Frynte për kjamet. Ishin Kshnellat. Nuk na merrte gjumi, as vdekja, ankth, lodhje, asnji qiri, veç na treteshim. E kishim urue njani-tjetrin na za, kur na shpërndajshin langun e groshës: “Për shum vjet kshnellat!” Kaq. Po afronte kund mesnata, ishim të xanun me kujtimet e festës, fshamje, krumje e ndoj gërhatje e mbytun… Në ket humbëtinë na bahet se ndijohet gjithë jehonë malesh nji trombë në sordinë, vajtimtare, kanga “Shtille Nacht”, e famshmja, e njeh dhe e këndon mbarë bota kristiane. Ishin Kshnellat. Mos na bane veshët të tanve, halucinacion auditiv? Po nuk mund ta marrish me mend se çka ndodhi mbrenda gazermës, dridhje, ngritje koke, gulçe, biseda me frigë, ngricë e përndritun gjithandej. A thue përnjimend u ngjall ajo trombë? “Shtille Nacht” Po, po, e përhapte era si pelerinën e Bajronit. Melodi engjëllore mes nesh, mes torturave tona, besoj se duhet të jetë regjistrue në faqen e parë të Qielles, aty pranë Zotit të Madh. Kjamč deri në mengjes, saqi, edhe kur u gjetëm të rreshtuem në orën 6.30, i kishim sytë e ajun nga lotët. “Shtille Nacht”. Paskësh kenë e vërtetë kanga! Po ç’ishte ai magjistar me trombë, nga erdhi, ku iku? Nuk e kapne? Të nesërmen mbrama, kur mrrijtëm nga lumi, na lajmëroi nji “mik polic” se ka ken Gasper Çurçija, qi asht ulë nga makina, atje nalt, brij rrapit e kalasë dhe i ka ra… “burisë”. Ah, ai, e dinte që ishim na, s’kishte kurrnjigja me na dhurue, veçse melodisë së famshme“Shtille Nacht” në terr. Na solli nëpër erë Kshnellat e mungueme. Mandej ishte nisë për Gjinokastër, ku kishte shërbimin. Eh, nuk ia harrojshin dhe e gjente rastin, e kapën për do faje tjera, me taman s’dihej për çka, por ai kishte futë muzikë xhazi në Festivalin XI, kje i pari dhe… e pushkatuen.

Sherif Merdani i çonte të ëmës në burg vëllanë foshnje për gji

Po ne kemi këngëtar, më të mirin e muzikës së lehtë, i famshëm, Sherif Merdani, i dënuar pas Festivalit XI, edhe festivalin e dënuan, se u këndua si në Europë.

E harrove ç’biografi ke, i pandehur? Të bëmë dhe arsimtar ty, të lejuam dhe të këndosh e ti na tundje gjurin në skenë. Keni qenë të pasur, tregtarë!

Nënën ia burgosën në fillim. Kërkonin floririn. Ku e keni fshehur?! Konfiskonin gjithçka, ç’shihnin, mor dhe gramafon, djepa, shpirtra.

Sherifi i vogël merrte vëllanë e porsalindur në krahë, të mbështjellë me batanije dhe ia jepte policit te porta e rëndë. E ky ikte, s’dihej se ku… ia çonte në qeli s’ëmës që t’i jepte gji, të pinte qumështin e athët nga ankthet. Kështu çdo ditë. Dëgjonte të qarat e bebes dhe priste t’ia kthenin, ishte vëllai i vockël fare, se mos ti ishe i madh. Së brendshmi ndiente një si ndezulli dhe sytë i rrëmbusheshin me lot.

Korça mërdhinte e mbështjellë me borën e saj. Nëna tani ledhatonte foshnjën, e mbështetur pas një muri të ftohtë. Qumësht muresh që klithnin… Edhe ti doje përkëdhelitë e saj, e doje atë në shtëpi, por dhe shtëpitë po i merrnin ata që zbritën nga malet, gjoja si çlirimtarë. Kështu të iku fëmijëria, përndjekje një pas një, kjo ishte loja jote, si me bomba të vërteta. Dhe çdo ngjarje shkrihej jo vetëm në kujtesën tënde, por dhe në zërin tënd. Ngopej me dhembje ai zë si me shi. Deshe të këndoje. Patjetër. Ndryshe do të plasje. Sa mirë këndon, more djalë! Kështu bëje pasditeve, kur të çuan mësues fshatrave të Skraparit, andej ku nuk shkonte askush, kishin nevojë, ti mbaje dhe një harmonikë goje, pastaj në Librazhd…. Ç’zë mahnitës, thoshin për ty, një drithërimë që s’e ka askush, është ca elegjiak.

Si mund të këndojë në skenat e socializmit, ku duhet optimizëm, vrull revolucionar dhe biografi e mirë politike? Kjo e fundit është e para. Po atë duhet ta nxjerrim në publik, që të propagandojmë se edhe te ne mund të këndohet me nivel të lartë artistik, se te ne përkrahen talentet, ka liri proletare, e ç’liri, më e përçudnuara në botë…

…këndon Sherif Merdani. Dhe ai dilte nga errësira në skenë, me kostum të zi, i gjatë, flokët e errët me zbardhëllime të pakta. Kur e shihja ashtu, edhe unë i fshehur mes brohërimave të spektatorëve, se si më dukej, dhëndër i përzishëm. Pse ishte veshur aq elegant, për ardhjen apo për lamtumirën? Dhe vërtet, kur këndonte “Këngën e nënës”, njerëzit mbanin frymën, prekeshin, paska dashuri më të madhe, për atë që të ka dhënë jetën, përloteshin. Duartrokitje të fuqishme, biiiiiiizzzz, prapë këngë dashurie, ç’zë, i thellë, nga vjen kështu me kaq dëshpërim si gëzimi, me kaq gëzim si dëshpërimi, ritëm i ri, hare, jetë, kitara, 1, 2… supe të zhveshura grash, 3 kitara… u bënë 9, “ten guitars”, Tom Xhons tamam. S’e ke dëgjuar në këngët italiane ti, sa melodioz e i ëmbël, në ato të ndaluarat. E di si më duket tani? Sikur jam në Romë, ku s’kam qenë kurrë. Festivali XI mbaroi, sa i bukur, por asnjë këngë për Partinë dhe shokun Enver, ku i çon mushka ata? Çfarë the, mushka? Ej, është kohë veturash e avionësh, pyet: ku i çon zemra?

Nisën kritikat, ritme të shthurura, saks, xhaz, të ndalohet, Ple(h)numi IV, vetë Enveri ça s’shau, Europë e përdalë… Ç’këndoi ai me biografi të keqe, Sherif Merdani? “Duart e tua”, – lidhiani…

E zbritën nga autobusi, teksa shkonte në punë larg, dhe i hodhën prangat nja dy civilë të rinj si personazhet e Kafkës. Ke dëgjuar këngë të huaja në televizionin italian, ke kënduar si ata, ke përhapur idetë e tyre…

Në burgun e Spaçit… vrau veten, kështu thanë… Në fakt ra nëpër zgafellat e minierës, u thyen shkallët e lagura dhe të brejtura prej rrëshekëve me ujëra acide dhe, ndërsa binte në humnerën e ngushtë të ferrit, desh Zoti që marteli i tij me gjithë kolonën metalike ngecën shkëmbinjve (ngaqë ajo ka ca këmbka si kthetra) dhe mbetën të varura fare pranë kokës së përgjakur të njeriut. E çuan në spital pa ndjenja dhe më pas në burgun e Burrelit.

Revolta në burgun e Qafë-Barit

Një çerek ore para pushkatimit

…të dy të rinj… moshatar me ta jam… nuk flas dot… s’më lënë lotët… i morën nga qelia, natën, të lidhur…

Dhe s’dihet ku i çuan, ku i vranë…

Procesverbali është nënshkruar nga gjashtë veta… përbërja e komisionit të caktuar për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Lartë… me 60 karikatorë kallashnikovi… nën drejtimin e shefit të policisë së rrethit…. Skeda më dridhej në dorë:

Sokol Sokoli, i biri i Zefit, datëlindja 1952, nga fshati Gërni i rrethit Tropojë, i dënuar me vendim Nr.3 datë 3.6.1984 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë me vdekje (Pushkatim), mbasi Presidiumi i Kuvendit Popullor me shkresën Nr.888, datë 7.6.1984 nuk i fali jetën. Tom Ndoja, i biri i Kolës, i datëlindjes 1952, lindur e banues në Kllogjen të rrethit Shkodër, dënuar me vendim Nr.3 datë 3.6.1984 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë me vdekje (Pushkatim), mbasi Presidiumi i Kuvendit Popullor me shkresën Nr.888, datë 7.6.1984 nuk i fali jetën…

Mbi dokument janë shënuar me dorë rënkimet e fundit të të dy të dënuarve, pas mesnatës së 9 qershorit, para skuadrës së pushkatimit. Po kush i ka shkruar, pushkatarët? Ja:

Para ekzekutimit të dënuarit Sokol Sokoli iu komunikua se nuk i falej jeta dhe në fjalën e fundit ai tha: “Mos më vrisni mbrapa. Gropën e hap vet. Presidiumi i Kuvendit Popullor mirë ka ba. Nuk i kemi ba gja kujt.”

I dënuari Tomë Ndoja në fjalën e fundit tha: “Të rrojë drejtësia!”

Në fund firmat… 30 rreshta, një faqe gjithsej…

…Shkresa që urdhëronte ekzekutimin e Sokol Sokolit dhe Tom Ndojës, nënshkruar nga ministri Hekuran Isai, 8 qershor 1984, në anë kishte një shënim… e pabesueshme… të drejtorit të Drejtorisë së Zbatim-Vendimeve Penale:

“Me porosi të shokut ministër, dy të dënuarve që do të pushkatohen, sytë e tyre t’u jepen Ministrisë së Shëndetësisë për punë shkencore“.

Çfarë?! E lexova prapë. Tmerr! Vura duart mbi ballë si për të mbrojtur sytë nga një shkulje mizore. Ekzekutimi është bërë më 9 qershor, ora 24:00… pa togë pushkatimi, e kanë kryer dy persona… Cilët janë? Po ja, nga ata, të gjithë… Dhe pastaj u kanë nxjerrë sytë… si? Me bajonetë? Horror! Dhe ia kanë çuar ministrit sytë? Ku? Ia kanë lënë mbi tryezë? Po ai a ka trokitur në zyrën e Enverit për t’ia treguar? Shikonte diktatori? Vërtet ia dhanë Ministrisë së Shëndetësisë për punë shkencore? Kriminale, thuaj. Ministritë e vdekjes!… Apo kanë dashur retinën a ndonjë nerv, që t’ia vendosnin syve të ngrirë të diktatorit? Si, me ç’mjet? Po ku mundin këta! Apo e kanë provuar njëherë. Dhe zgjodhën sy të guximshëm, nga të maleve… Po në ata sy të vdekur ka qenë revolta, pushkatimi… mos kanë dashur t’i shohin, t’i kalonin në ndonjë mikrofilm a t’i zhduknin fare…? Po më dhembnin sytë… E ç’nuk kanë bërë këta, kanë prerë këmbë e krahë nëpër tortura, me sharrë, kanë shkulur thonj, dhëmbë, të brendshmet, rropullitë i kanë derdhur, kanë mbuluar njerëz të gjallë me kokën përjashta mbi tokë, fol, i kanë ulërirë, u kanë prerë gjuhën për të mos folur kurrë. Dhe u paskan shkulur sytë të vrarëve.

Jo, ua kanë shkulur para pushkatimit. Ej! U duheshin sy të gjallë… Mos! Po këta e paskan zhbërë njeriun fare!

Botë Edip, qorre, ulëri e masakruar në fundin tënd!

* * *

– Çfarë kërkon, cilat janë fjalët e tua të fundit? – e pyetën Trifon Xhagjikën, pasi i dhanë dënimin kapital, me pushkatim.

– Do të doja një top, – tha ai, – jam artiljer, që t’i bija Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë…

Visar Zhiti: Si e varrosën për së gjalli Mitrush Kutelin

– E di ti që e kanë varrosur njëherë të gjallë Kutelin? – më tha A. S., ndërsa pinim kafe. Shqeva sytë, por mendova se mos qe fjala për ndonjë metaforë. Sidoqoftë, jo kaq egër.

– Si?! – klitha.

– E kanë varrosur vërtet, ishte i dënuar në kënetën e…

– Këneta e Koçitas, e ferrit?

– E Vloçishtit. Duhet të ketë qenë viti ’48-49…

Po, po, e dija. Kisha pasur njerëz të mi atje. Edhe Makesen Bungo rrëfen për një shkrimtar të burgosur që e thërret polici dhe e pyet: “Ç’punë bëje ti më parë, ë?” – “Shkruaja libra”, – i përgjigjet i burgosuri. “Ashtu? – ulërin polici. – Pse, Lenini je ti? Vetëm ai shkruante libra”, – dhe e godet në kokë. Mitrush Kuteli nuk lëvizi. As u mënjanua. I plasi gjaku…

– Dëgjo tani, është e tmerrshme, e dëshmon Hamza Tusha nga Elbasani, është gjallë, e ka parë me sytë e vet, ka qenë dhe partizan dhe e burgosën, por i shkonte fjala te komandanti i burgut, Tasi Marko, me vëllanë lart, në Byro. O ky, o njëri nga kapterët, me urdhër të komandantit, s’dihej të cilit komandant, a iu shkrep vetë, se dëshirat e një kapteri të xhindosur ishin barabar me ato të shtetit, thërret pra ai, kapteri, që t’ia sjellin aty, menjëherë, atë shkrimtarin. Të burgosurit punonin si robër për tharjen e asaj kënete, këneta e ferrit, siç the ti. “Shpejt, hapni një gropë, aty në llum, e dua të thellë, – bërtiste kapteri me zë komandanti. – Hë, mbaruat? Shpejt, të dënuar, se… Ja, këtë, këtë shkrimtarin, hidheni brenda, lakuriq!”

Dhe i vërsulen Mitrush Kutelit – s’u pa ç’ishin, roja, të dënuar në shërbim të komandës – ia shkulin rrobat dhe ai, i hutuar, rri në këmbë, drejt, si një Krisht. – Hidheeeeni, në gropë! Mbulojeni shkrimtarrrrin!” – dëgjohet britma e kapterit si një armë. Lopatat hedhin baltë mbi të, kënetë… Sa veta kishin mbuluar ashtu pas punës, në llurbë…

– Kjo është makabre, e papërballueshme edhe ta dëgjosh.

– Po, po. Dëgjo vazhdimin. Hamzait i qaset bashkëqytetari i tij, i burgosur edhe ky, Tahir Çiftja, i përgjërohet që t’i thotë komandantit t’i lejojë që ta hapin varrin – e ç’varr ishte ai? krim, hatá… – thuaji, aman, turp, gjynah, thuaji: a ta shohim, ka vdekur apo jo? Sa duron robi… mbase gënjehet.

Komandanti turfulloi, ç’është kjo… hapeni gropën. Dhe e ashtu bënë. E zbuluan. Nxjerrin atë grumbull balte që pak më parë kishte qenë mish dhe kocka, gjë e gjallë, i burgosur, njeri. Mitrush Kuteli… regëtinte ende… Mbase llumi, uji, lëkura merrte ajër, lakuriq… prilli, ishte muaji prill… Zoti… Grahmat e fundit të baltës.

Mjeku i burgut, ai që të dënuarit e kishin shpëtimtar, engjëll mbrojtës, Dr. Isuf Hysenbegasi, u përkujdes shumë, e solli në jetë. E ngjalli…

U meka. S’po kisha më fjalë.

– E di ç’bënë me gropën? – e kishte vendosur, donte të më lemeriste prapë.

– E mbyllën, – bërtita – çfarë tjetër?!

– Po, po, “por më parë futni këta dy pleqtë”, urdhëruan. S’donin t’u shkonte dëm gropa dhe kapterët hodhën të gjallë dy peqinas, s’e di si quhen.

– E tmerrshme!

– …

Pse Frederik Reshpja nuk pranoi të shkruante romanin që i tha Ramiz Alia

Po shkrimtarët e burgut ç’do të më thoshin, miqtë e mi, ata që s’janë më? M’u afrua fantazma e Frederik Rreshpes, harroje atë gjyq, s’ishte mëkati im… më ke mik prapë? Po, mërmërita.

Frederik Rreshpja tregonte se Fishta me Lasgushin janë takuar në Kafen e Madhe në Shkodër dhe kanë shkëmbyer libra me autograf njëri me tjetrin. I thotë Fishta Lasgushit:

– “Edhe un’ mund t’baj lirika t’bukra si tuat, por kam frig se des shpejt.”

Gjallë mbeti Lasgushi, por nuk shkruan më…

E ftuan një ditë në Fakultetin e Letërsisë, gabuam, thanë. U pataksën ca nga studentët, kujtuan se vinte fantazmë, kur e panë ashtu të vogël e të imët, e kishin ditur të vdekur. E pyetën: “Ç’është realizmi socialist?”. “Bërtit: unë, ti, ne, ne! Ja, ky është…”, – tha Mjeshtri plak. Mbi leshrat e argjendtë dukej sikur i kishin ngecur yje.

– Po ju keni përkthyer Majakovskin? – e ndërpreu sekretari i rinisë.

– Për bukën e gojës, – u përgjigj kopshtari magjik i qiejve.

Po Frederiku ç’bën tani, shkon më klubeve, pi? Shkruan poezi apo qëndis si në burg? Më mirë që nuk e takova këtu. Nuk do ta duroja dot…

– Ti ke miqësi dhe me bijtë e komunistëve të lartë…, – më tha Dinia, pa e kuptuar në ishte apo jo qortim.

– kur na bashkojnë prangat… – iu përgjigja.

– …

Nuk janë aq të paditur sa etërit e tyre, por më tekanjozë se ata, (vetë)përkëdhelen si tepër. Është shteti i tyre, por edhe burgu, dhe këmbejnë vendet herë pas here, sipas nevojave të revolucionit.

Shëtita buzë liqenit në muzg, vetëm. Pashë kolonat e dritave mbi ujë si një tempull i rrejshëm. U ula te bankina ku rrija shpesh. Te lokali mes plepave s’mund të shkoja, s’kisha para. Këtej na sillte Frederiku. Studentët s’kanë në tan botën, thoshte, por janë ma t’pasunit në botë, dhe porosiste plot gjëra. Mbushej tryeza. Kur i afronim ndonjë pjatë që na dukej se e kishte pak larg, jo, jo, bënte humor, kam dorë të gjatë, edhe mund t’qeverisi. I thashë Ramiz Alisë, tregonte, kur më tha me shkue në hidrocentralin e Vaut t’ Dejs dhe t’baja nji roman për klasën punëtore, se e baj pa shkue atje, e di si e doni. Prapë ta kthyne si të pabotueshëm librin me poezi, por mos u mërzit, do t’i vijë dita. Do të desha një qiri, i thashë Fredit, ta ndizja, por janë të ndaluar dhe qirinjtë. Djegim syzet, tha ai menjëherë. Jo, jo, kundërshtova. E mirë, këtë 500-lekshin. Po jo, mor Fred. E gjeta, djegim nji gja qi s’duhet hiç, pasaportën, dhe nxori letrën e njoftimit. Qesha me të madhe.

Lart nxinte kështjella e Rozafës. Ka qenë burg aty? Aty e mbyllën Ndoc Nikajn, autorin e romanit të parë shqiptar? Është “Shkodra e rrethueme”, na thoshin nëpër leksione, roman patriotik, i shkruar në fillim të shekullit XX, një vit pas Pavarësisë. Asgjë më shumë për autorin. Jo, jo, kundërshtonin shkodranët e ditur, romani i parë asht “Marcja”, i shekullit XIX, nga fundi, por çka me ba, ka subjekt fetar, të gjallë e të vdekun shkojnë nga njena botë n’tjetrën dhe papa shqiptar, e Marcjan e varrosin t’gjallë etj., etj. Ishte prift Ndoc Nikaj dhe e arrestojnë fitimtarët, plak 82 vjeç. Mbas 5 vjetësh vdes në burg. Në kështjellë? E vramë atin e romanit tonë. I gjithë atdheu është me kompleksin e Edipit para tij. Nuk e kuptoj. Aq më mirë. Në varrin e gjyshit tim do të lija një trëndafil edhe për të.

U ktheva të shoh hënën në rrugën me blire. E quaja timen atë, rrugën e dashurisë, ku bëheshin puthjet e para. Më pëlqenin këmbësoret aty, të çara e me copa betoni të ngritura lart, të anuar vende-vende. Rrënjët e blireve, kryengritja e tyre e nëndheshme, për të cilën historia nuk thotë asgjë. Shkrova dhe një poezi. Po hyn në tema të rrezikshme, më përgëzoi Frederiku.

Takimi me Arshi Pipën në bibliotekën bosh të tij

Asnjë kompromis me diktatorët e realizmit socialist, më kishte thënë i ngrysur Kasëm Trebeshina një pasdite pa emër. Ndershmëri dhe drejtësi.

Unë e vlerësoj shumë të qenët në burg të shkrimtarit, më erdhi zëri i Arshi Pipës. I kisha vajtur për një vizitë në shtëpi në Uashington bashkë me time shoqe. Po shihja letrat e holla të cigareve, ku kishte shkruar imët, mezi dukeshin, poezitë e veta, ato të kanalit në kënetën e ferrit. I kishte marrë me vete, kur u arratis. Po dhe një ftomë të përhershme. Prandaj e kam zërin të ngjirur, shtoi.

Më tronditën raftet e librave në studion e tij. Bosh dhe të gjata si arkivole. Asnjë libër në to. Filozofi po bashkëjetonte me vdekjen, i dobët dhe i gjatë, asket, me sytë e zmadhuar, siç duket nuk e nxinin dot dritën e fundme, dhe gjithë bibliotekën e tij ia kishte dhuruar bibliotekës së Shkodrës. Më thanë se po ia vidhnin librat, i shisnin në Jugosllavi. Profesor Pipa kishte mbajtur fare pak libra, një dorë, ca nga të poetit Martin Camaj, i arratisur edhe ai, dhe nja dy të vetët, më dha dhe mua me autograf, “shokut të burgut dhe të poezisë” shkroi, ndërsa llapsnin vetëtima të zbutura mbi ne. Ime shoqe shkrepte me blic aparatin fotografik. E çmoj shumë të qenët në burg në diktaturë, përsëriste zëri i tij. Zgjidhem deputet, kurse kandidatët socialistë që nuk fituan, futen në grevë urie. Nuk duronin dot, jo humbjen e tyre, por fitoren e tjetrit më shumë. Me peshqir në kokë, të shtrirë dhe me mjekra të porsambira si kryetari i tyre, jepnin intervista për televizionin dhe hanin fshehurazi. Edhe rivali im, mësuesi i dikurshëm dhe miku, ishim takuar dhe gjatë fushatës, rendi prapë drejt Tiranës të hynte në grevë urie, nuk e kisha me ty, jo, do të më thoshte. Po me kë?

Shehun dhe Kongolin redaktorët që nuk i botuan librin

Dikur, në të dikurshmen, kur unë jetoja sipër mbi tokë, çova në shtëpinë botuese një libër me rrëfenja, si me përralla ndryshe, për ata që rriten, për lexuesin pa moshë, kështu pak a shumë. Shehu i Vogël, siç thuhej për Bashkimin, ngaqë e kishte thirrur një herë kështu Lasgushi i fantaksur, ah vargjet e tij: me zjarr ju flas… me zjarr… në gjirin tim kam hapur varr…, por edhe në timin, Bashkimi pra kërkoi të bëhej redaktor i tyre. Në fakt e kërkova unë dhe ai tha: mirë. U gëzova, ndërkaq djalin e kryeministrit, bashkëpunëtorit më të afërt të Enver Hoxhës, nuk do të guxonin ta kundërshtonin, mendoja. Por jo, kur shefi i asaj redaksie e mori mënjanë e seç i shpjegoi, ah, psherëtiva. Më vjen keq, më tha Bashkimi, nuk duan, seç thonë, nuk u lejuakan redaktorët e jashtëm pas Plenumit IV. Do të ma dhurosh dorëshkrimin mua? Por më jep një autograf. Më hutoi. Ishte i pari dhe i vetmi autograf imi. Kurse redaktori, me një golf të kuq, si i gjatë e si i hollë, me dhëmbët që i binin në sy, teksa po pinim kafe te klubi afër shtëpisë botuese e fliste vetëm për Bashkimin, si e kishte njohur në Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit, teksa bënte stazhin për anëtar partie… Bashkimi?… Jo, unë… – dhe u përflak në fytyrë e u kujtua të më sqaronte për librin që kisha dorëzuar: nuk botohet dot, konsideroje si një prelud të bukur… Ka ekuivoke. Nuk është për fëmijë, as për të rritur, midis… i vështirë, jo… Boto më parë poezitë… Ja, ku na doli… Kur ikëm, Bashkimi u ndie si në zor. Jemi njohur vërtet në Elbasan, më tha, unë bëja në Kombinatin Metalurgjik punën prodhuese, ça quhet ai viti pas gjimnazit. Po kush ishte ai, pyeta. Nuk njiheshit? Fatos Kongoli. Me poezinë s’po më ecte mbarë fare. Përgjigjet nga redaktori tjetër përgjegjës, Ramazan Vozga, më vinin gjithmonë e më skëterrore. Ashtu po bëheshin edhe pritjet e tij. Mos m’i sill më kështu, me gabime të rënda ideore. S’kam ç’bëj, s’na lë Plenumi IV i Partisë. Në futboll, Lushnja jote na rrafi, jam tifoz i çmendur. E pe neshjen? Jo. Dhe mos shkruaj ashtu. Pse, mor jahu? Sill poezi që botohen. Do libër apo ça?

Me rastin 18-vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit, profesor Selim Berisha.

SELIM (HALIL) BERISHA

(3.VI.1950-20.III.1999)

Lindi më 3 qershor 1950, në fshatin Drenoc-Barilevë të Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen-normalen në Prishtinë dhe Mitrovicë, Fakultetin Filozofik, Dega e Histori e kreu në Prishtinë. 

Në vitin 1973 filloi të punojë si mësues klase e pastaj punoi si profesor i historisë në shkollën fillore “Ali Kelmendi” në Barilevë deri në rënien e tij, plot 26 vjet me ditar në dorë. Më 20 mars 1999, forca të shumta ushtarako-policore dhe paramilitare serbe rrethuan familjen e vëllazërve Berisha.

Selimi ishte betuar para flamurit dhe kishte dhënë betimin se do të rezistonte deri në fyshekun e fundit. Atë të shtunë të 20 marsit 1999, ofensiva serbe me tanka dhe autoblinda, po hasë në rezistencën e fuqishme të Selimit. 

Derisa Selimi po e mbronte pragun e shtëpisë, nderin e familjes, lagjen dhe fshatin, po i mbronte nxënësit e tij, i tërë fshati Drenoc, Barilevë, Breznicë e Prugoc arritën të ikin për Prishtinë pa asjë humbje. Pas dy orëve në një luftë të pabarabartë me forcat çetnike serbe, bie në altarin e lirisë me pushkë në dorë.

Si hakmarrje barbarët për së vdekuri në trupin e Selimit zbrazën dhjetra plumba, shtëpinë ia granatuan, aty ku po rezistonte dhe në fund ia dogjën ia bënë shkrumb e hi. 

Ata nuk kursyen as bagëtinë në ahur edhe ato ia vranë brenda në ahur, pusin (bunarin) ia mbyllën, rrethojen e oborrit ia rrënuan për tokë dhe pemët ia prenë me sharrë, si dhe pulat dhe bibat ia vranë nëpër oborr atë ditë. 

Në mbrëmje në TVP (Televizioni i Prishtinës) në gjuhën serbe, shqipfolsja Hajrije spikerica, lajmëruan se u vra “terroristi i rrezikshëm”, dhe pranuan se nga ana serbe pati humbje në njerëz.

Atë ditë kishin raportuar media të huaja në gjuhën shqipe për rezistencën e profesor Selimit si dhe radio e luftës ”Kosova e lire”, kishte shkruar edhe “Koha ditore” më 22 mars 1999 “U vra duke luftuar”, kur u varros me nderime ushtari i UÇK-së Selim Berisha.

Për rënien e tij heroike u dekorua me shumë Mirënjohje dhe mori statusin e dëshmorit të kombit, si dhe u shkrua monografi dhe film dokumentar për dëshmorin. 

Lavdi e përjetshme dëshmorit të kombit Selim Berisha dhe gjithë dëshmorëve tjerë!


https://www.youtube.com/watch?v=qU01jKrmD0s


https://www.youtube.com/watch?v=eo3rdIs-_go



18 mars Mars 2017

2017/03/17

Cikël poetik nga Ramadan Musliu


Poeti dhe studiusi Ramadan Musliu, lindi ne Begunce me 31 maj te vitit 1954. Shkollen fillore dhe te mesme i kreu ne Viti. Studioi Letersine dhe gjuhen shqipe ne Fakultetin Filologjik te Universitetit te Prishtines, ku mbaroi edhe studimet pasuniveristare.
Nga viti 1977 - 1980 punoi mesimedhenes i lendes gjuhe dhe kletersi shqipe ne Qendren Shkollore qe atehere quhej "Boro e Ramizi", kurse tani "Kuvendi i Lezhes".

Nga fillimi i vitit 1981 deri ne vitin 1993 ishte gazetar i kultures ne gazeten e perditshme "Rilindja" te Prishtines. Po ne kete kohe ishte edhe antar i redaksise se Revistes se perdyjavshme per kulture, "Fjala" te Prishtines.

Nderkaq nga viti 1993 e deri ne vitin 2004 punoi si redaktor kulture e pastaj edhe si drejtues i te perditshmes "Rilindja", botimi i Tiranes. Po ne Tirane gjate kesaj periudhe drejtoi edhe Shtepine botuese "Eurorilindja. Ne periudhen 2003-2994 e udhehoqi revisten letrare "Kalendari letrar".
Nga viti 2004-2007 ishte deputet i Kuvendit te Kosoves. Nga viti 2008-2010 punoi si keshilltar politik i ministrit te kultures ne Qeverine e Kosoves. Me krijimtari letrare dhe publicitike (gazetareske) u mor qe heret.

Deri me tashti ka botuar pese libra me poezi ("Parodia e trupiut", Prishtine, 1981;" Shqisa e gjashte", 1985, Prishtine; "Pasqyra e te rrefyerit", 1987, Prishtine, "Kenga e sibilave", 1996, Tirane dhe "Ne zemren e gjerave", 2004, Prishtine).

Po ashtu botoi edhe pese libra me studime dhe kritike letrare: "Mbindertimi poetik", 1990, Prishtine; "Konfiguracione narrative", 1998. Tirane; "Estetikja e dallueshme", 2005, Prishtine; "Ekskurs ne letersine per femije", 2010, Shkup; "Tangjenta letrare", 2012, Prishtine.

Po ashtu ka botuar edhe librin publicistik "Veteriperteritja e totalitarizmit", 1997, Tirane).

Poezite e tij jane perkthyer ne anglishte, rumanishte, frengjishte, serbishte, maqedonishte slllovenishte etj.

Eshte prezentuar ne antologjine e poezive me te bukura te botes per vitin 2010.
Eshte fitues i disa çmimeve letrare.

Ramadan Musliu jeton ne Prishtine.



I LIDHUR ME KËRTHIZË

Kruspull i mbledhur
këmbë e duar bashkë
fshihet në barkun e nënës
nga inercioni

Duhet dalë jashtë
duhet shtyer në jetën
e paperspektivë historisë
dhe të shohë
se ç’ e ardhme
të ka zënë pritën
në rrugë

Qaj po deshe
bërtit në kupë të qiellës
gërvish tokë e qiell
vetëm mund t’i lidhësh
edhe më keq
këmbët e tua me kërthizë

Njerëzit jane si kafshët
për dioptrinë tënde
të pamësuar me këtë dritë
rrinë në këmbët e prapme
sa për të mbërri
frutat e natyrës në pemë

Fillo që tani
ta lëpish ashtin tënd
dhe shikoje herë pas here
hënën e plotë në qiell
tinzisht
dhe mos bëj zë


STAZHI I PUNËS

Edhe kjo ditë
me mot të lig që iku
regjistrohet në stazhin e punës
në librezën e zverdhur
nga ngjyra e dedhur e viteve

Po ka vite e vite
që mua më dhembin eshtrat
se dikush ka hyrë në palcë
dhe i strukur shkruan
dramën e vet
në pëlhurëne e mushkërive të mia

Në rini
i kuq nga shëndeti
s’ka nevojë të mendosh fare
sepse dikush
gjithmonë mendon për ty
dhe për të ardhmen tënde
të ndritshme

Ai nga brenda sikur bën me dije
se kur pushon rrita
s’ka më të ardhme
prandaj grabit
në shportën plot
të ditës së sotme
atë që që mund të ketë tepruar
nga dreka

Në pauzë pune
del për të pirë një gotë çaj
se me rregulloren e punës parashihet
kur ke punë me palë
duhet qenë i kthjellët
përballë vetëvetes

Pra nisu vetë për bar natyre
për pak vaj peshku
për një kafshatë bukë
nëse do të arrish
brenda orarit të punës
në maje të majes
së asaj kodre
para se të të rrëshqasë
dheu nën këmbë



SEZONË GJAHU

Sa është këtu
sa fshihet në atë kaçubë akulli
lepuri
që ikur ka nga barku

Tani të gjithë jemi trima
të paepur
në atë pyll të lulëzuar
të trëndafilave të egër
të rrethuar nga telat me gjemba

Këndojmë duke ecur
mes shkurrave të dendura
të kopshtit
fishkëllojmë në kupë të qiellit
kur ecim
përmidis kaçubave

Po unë kam frikë ende
dhe natën
vetëm me hijen time
dal në kopsht për gjah

Të tjerët nëpër festa
le të shtiejnë me armë
në kokën e tyre
le të pëshurrën në shtrat
e le ta bëjnë në brekë
në pikë të ditës
kush është trim
se njeriu në jetë
dy herë bëhet fëmijë



RRUGË E SHKURTËR

Në rrudha të ballit
të është shënuar humbja
hapi i bretkocës në jetë

Edhe pse çelësin
e mban në derë
derën e kë të mbyllur
nga brenda

Në udhëkryq
ngjyra jeshile në semafor
kur ndizet
ti kthehesh prapa
duke kërkuar
rrugën më të shkurtër
në jetë

Po gurin
e gjuan nga prapa
se mos o Zot
mund të na qëllosh
mu në lule të ballit



BARDH E ZI

Na buzëqesh nga ekrani
na përshëndet
me dorën në zemër
me pjesën e brendshme të syrit
fotografon pamjen tonë
sipas teknikës bardh e zi

Për të kremtë
rri gju më gju me ne
dhe ngre dolli
për gjithë ata që s’ janë më
në mesin tonë

Të etur
na kalon
matanë lumit

Na prin në labirinth
dhe na merr për dore
kur shkojmë kryelart
nga humnera



PARALAJMËRIMI I DIMRIT

Kam frikë nga dimri
nga mumiet e ngrira të borës
që dalin natën
nga hijet e pemëve
nëpër rrugë. Një hap larg është vjeshta

nga hija e trashë e arrës
që shtrihet përtacenën gjethet e kalbura të kopshtit
që i mbulon fshehtësitë nën lëkurë

Mbase rrëkeja e parë e shiut
mnund ta shpërlajë atë gjurmë të thembrave
që shkon deri
deri te kanalin
buzë rruge

Ku e derdh kohën time të lirë. Diçka si acid
më është derdhur në gjuhë
dhe s’ më lë të më zërë gjumi
e t’i harroj
të gjithë rrathët e pagërvishura
në trungun tim të moshës



VJESHTË E VONË

Si një petk i vjetruar plot arna
rri e varur vjeshta
në gozhdën e ndryshkur të stinës

E tund era
netëve me hënë
fëshfërin si celofan
me të cilin mbështjellë e kam
një medalon të harruar

Statujës metalike mbi komodinë
ia numron vitet
që mosha ia gdhendi
në boshtin e saj pa unaza

Këmishën varur ma ka
në akrepat e orës
që trupin tim e kërkon
nën hijen e zverdhur të lisit

Dhe pas pak nga ora
do të dalë qyqja të këndojë
këngën e ushtarit të vjetër
që fitorët gdhendur i ka
në dorëzën e fildishtë të shpatës



METAMORFOZAT E VJESHTËS

Me gishtërinjtë prej kristali
dielli gdhend fytyrën e vet
në gjethet plastike të hardhisë.Fryma ime
ngjitet trungut
kah palca
për ta thithë rrëshirën e kësaj dite vjeshte

Ai lëng i ardhur në tetrapak
mbështjellë me cipë alumini
që ruan ujin të mos thartohet
nga fryma e borës

Frutat po piqen
dhe avulli me përtaci është shtrirë
nëpër gjithë sipërfaqen e sheshit

Thell në ne
si në një shporet të ndryshkur
nën dritën e llambës elektrike
zbardhet drama e ndërrimit natyral
të gjendjeve agregate të ajrit

Energjia e fshehur në asht
zgjohet dhe lëviz
zingjirin e ndryshkur
të metabolizmit

Ja tani po fillon me shumë lëngje
fotosinteza
në gjethin prej plastike
dhe ngjyra jonë
ndërron: kuq e zi
vetëm kuq e zi, vëlla
në gjethin që mbulon
pjesët e padiellosura të trupit

Cikël poetik nga Hasan (Malë) Hasani


Hasan (Malë) Hasani u lind më 16 janar 1947 në fshatin Shqiponjë (ish Jabllanicë) të Dushkajës, rrethinë e Gjakovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Zhebël, Gërgoc dhe Baran. Shkollën Normale e kreu në Gjakovë. Studimet e larta, Dega Gjuhë e Letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës.
Me krijimtari letrare dhe publicistike merret që nga viti 1965, kur edhe e botoi poezinë e pare në revistën letrare “Jeta e re”. Krijimet e tija letrare dhe publicistike i botoi në të gjitha gazetat dhe revistat që u botuan në gjuhën shqipe në Kosovë, Maqedoni dhe më vonë edhe në Mal të Zi. Si student i vitit të parë në vitin 1969 nisi punën si bashkëpunëtor i rregullt në gazetën e studentëve “Bota e re” ku punoi deri në qershor të vitit 1971, kur edhe kaloi si gazetar i rregullt në gazetën arsimoreshoqërore dhe pedagogjike “Shkëndija”.
Në vitin 1976 kalon në revistën për art, kulturë e letërsi “Fjala” në fillim si gazetar, e më vonë edhe si redaktor. Në vitin 1987 emrohet redaktor e më vonë edhe kryeredaktor në revistën letrare për fëmijë “Pionieri” ku punoi deri në vitin 1996, kur edhe kalon në revistën letrare “Jeta e re”. Nga viti 2003 përsëri e gjejmë në revistën letrare për fëmijë “Pionieri” si redaktor, përkatësisht nga janari i vitit 2004 punon si kryeredaktor po në revistën “Pionieri” ku gjendet edhe tash.
Paralelisht me shkrimet publiccistike është marrë edhe me krijimtari letrare, për fëmijë dhe për të rritur. Nga viti 1967 kur ka botuar librin e parë me vjersha e deri me 2007, botoi gjithsejt 47 libra, prej tyre: 19 përmbledhje me vjersha për të rritur; 5 përmbledhje me tregime për të rritur; 8 përmbledhje me vjersha dhe poema për fëmijë; 3 romane për të rritur: dhe 12 libra nga fusha e publicistikës dhe kritikës letrare përkatësisht leksikografisë.
Hasan Hasani përveç veprave letrare dhe publicistike që ka botuar për 39 vjet me radhë, pra nga viti 1967 kur edhe botoi librin e pare, ka përgatitur për shtyp veprën e plotë letrare të Ernest Koliqit në gjashtë vëllime, të Nermin Vlora Falaskit në dy vëllime, të Musine Kokalarit në një vëllim etj. të cilat janë botuar në Prishtinë. Po ashtusi ka përgatitur numra tematikë (të veçantë) të revistës letrare “Jeta e re” për Ernest Koliqin, Gjergj Fishtën, Nermin Vlorën, Musine Kokalarin, Mehdi e Mithat Frashërin, Vinçenc Prenushin, Azem Shkrelin dhe Beqir Musliun.
Jeton në Prishtinë.


VEPRA TË AUTORIT
Krojet e bardha, 1967
Dallgët e vërrinit, 1969
Dy legjenda, 1969
Më bekoi pa gjuhë, 1971
Suferinë, 1977
Ajkuna e Rugovës, 1978
Njeriu që grindej me qiellin, 1979
Emoniana, 1980
Shenasa, 1980
Mici e topi, 1980
Gurëkala, 1981
Unazëforta, 1984
Zhurmë në pyll, 1985
Tali i Budalinës, 1986
Përkolajt, 1988
Ulërima, 1989
Lojë me shamia, 1990
Nermin Vlora Falaski, 1992
Gurëdurimi, 1992
Emira, 1992
Vallja e shkrimtarëve, 1993
Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501-1990, 1994/1995
Gjëmim baladash, 1994
Ylberi i shkronjave, 1995
Miftar Spahija korife i Lumës, 1995/2002
Ezopi e breshka, 1995
Gruaja që grindej e pluhurin, 1996
Muzgu i hyjneshës, 1996
Harfë e Antikës, 1997
Plak urtak e mençurak, 1997
Muza shqiptare, 1997
Idhuj adhurimi, 1998
Qafëtuli i Shavarinës, 1999
Qerpikë me lot, 1999
Shqipet e Shqiponjës, 2000
Emra shqip për fëmijë, 2001/2006
Të pavdekshmit e Dukagjinit, 2002
Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501-2001, 2003
Abetarja e UÇK-së, 2005
Haxhiu i fshatit Pykë, 2005
Të anatemuar, 2005
Nijazi Sulça mall Kosove që djeg, 2005
Jehon një gjëmë mes mureve, 2005
Nëntë biseda për Kosovën, 2005
Kohë të egra, 2006
Gavril Dara (i Riu), 2007
Faqe libri, 2007
Tek uji i zi, 2009
6500 Emra shqip për fëmijë, 2010
Princesha e Shalës, 2010
Leksikoni i Nobelistëve të Letërsisë, 2011
BAJRUSH DODA - një jetë e shkrirë në këngë 2011
Letërsia si art dhe komunikim poetik - 2011
SHENJËZIME - 2011
Shpirtvrarë -2012
Shivegimi - 2012
Palaqo në Prishtinë - 2012
Buka e mëkatit - 2013
HelmShtare - 2013


Poezi nga Hasan Hasani

VARGJET HESHTOJNË

S'e meritoni t'shkruaj vargje për ju bukëpërmbysës
Këtë që bëj, e bëj nga amaneti i bijve që dritësojnë,
Kosova u shndërrua n'meteorë drite t'mos ketë lypës
Kaq do bëj për ju, nën hije lisash vargjet bulojnë!

Vizitat s'i ndali kohërave, një copë toke e ruaj qefin
Për ditët e kremtet unë do bëhem edhe varri juaj,
Ua ruaj këngët e mbetura ndër degë lisash kushtrim
Gatitu qëndroj para jush djem, nga vendi nuk luaj!

Dimër,2009


NË BISHT TË SORRËS

Ulur n'divan shikoj e nuk shoh asgjë para syve
S'thuhet kot: njeriu sheh me mend;
Kyqe fati mbështjellë me mjegull për ne të dyve
Mbetëm t'humbur si kojrila n'varg!

N'fyt është mbledhur një lëmsh i zi dhembjeje a vaji
Kur qielli i vendlinjes iku nga loti;
Trishtimi luan me ne, po vallë i kujt është faji
Kur n'shesh me shtamba derdhet moti?

Kotia çela zemrën këngës bilbil gjaku n'ligjërim
Sonte kur s'di, jam gjallë a vdekur;
Qerpikët blerojnë shikimet e vapa derdhet n'vërshim
Kur unë shikoj i heshtur, i mekur!

Vera zbret n'qepalle e n'mua ngjallet loti e harrimi
O Zot, para syve kënga avullohet;
Buzët tharë e çarë e vrarë nga kujtimi e mallëngjimi
Gjyshi n'kullë mbyllur n'qark hutohet!

Shpejtoj hapin nga dhembja e vasha m'fali bekimin
T'ia vesh xherdanin lotit e metaforës;
Kërkoj si i verbëti ujin e bekuar ta lehtësoj trishtimin
Kështu vjen fundi, në bisht të sorrës!

2008


HOMAZHE NË DITËN E LAVDISË

Sadri Zenelit

Sadri i dashur, u rritëm bashkë nën këto hije lisash
E futboll luajtëm n'Rrah t'Hysës, mbas Zabelit,
Luanime rriteshim si minaret mjedis bishash –
Vitet zbritnin dhe shtrëngonin si darat e çengelit!

Sadrii dashur, n'shkollë shkuam bashkë n'Zhebël
E shkelëm shtigjeve t'parrahura për yje dhe diej,
Para se t'ktheheshim, e bënim edhe një lojë n'Zabël –
Jetën dhe amshimin i kërkonim si fëmijë në qiej!

Sadrii dashur, Normalen n'Gjakovë e bëmë bashkë
Ishe më i ri se unë që lëshoja klithma në vatër,
Kaluam nëpër gjëmba pa e njomur buzën në ashtë –
Studentë banuam n'rrugën Bregdeti numër katër!

Sadri i dashur, jetës ia mësuam huqet strukur në gji
Edhe kur u burrëruam: ti inxhinier e unë shkrimtar;
Rrugëtimi gjatë ishte ky nëpër shekuj dhe histori –
Vetëm unë t'i njihja dëshirat e heshtura o skofjar!

Sadrii dashur, erdhi ajo ditë që me zjarr n'sy e prite
T'ndesheshme armikun që njëqind vjet egërsi solli,
Legjendat shtrihen horizontalisht në t'zezat vite –
Shkollë e gjyshërve: kur t'jeni ngushtë ngritni dolli!

Sadrii dashur, këtu n'Zabël, mes shokësh e trimash
E vdekjeve u morët gjak n'sy anembanë Dukagjinit,
Mbuluar tymërash e duhish, krismash e vetëtimash –
Sollët diellin e madh duke larguar këngën e hutinit!

Sadri i dashur, pranë teje e trimave që dhatë betimin
Bashkë me dushkajasit po bëj homazhe edhe unë,
Lumti vëlla, ku kalove fëmijërinë po bën amshimin –
Dogje këngën dhe ëndrrën n'zjarret dehë n'furtunë!

Maj 2008



COPË KUJTIMI

E ruajnjë fjalë për ty pasha këtë dhe,
E ruajnjë këngë për ty pasha kryet e nënës,
E ruajnjë lot për ty, n'tokë e qiell bëj be,
E ruajnjë puthje për ty si dritën e hënës!



HESHTJA AR

Të heshtësh s'do t'thotë që ke vdekur i dashuri mik
Heshtja shpeshherë nuk matet me karat as me ar,
Ashtu mund t'mendojë vetëm njeriu me shpirt të lik
Ai që i shikon njerëzit me shpirtin e tij – hileqar!

Unë heshta bukur kohë që t'ju shoh ju të gëzuar
Duke uruar dështimet gojëmëgojë e veshmëvesh,
Kullat e fildishta s'qëndrojnë dot pa u rrëzuar –
Ato i ndërtuan njerëzit sytë e mbuluar plot lesh!

Heshta dhe u kënaqa duke ju shikuar si urithë të zi
Që lërojnë tokën tinëz e fshehur gjurmët-këmbët,
Vëllau vëllanë duke ngrënë, kobin duke e përbi
Pastaj mbi gur duke u lëpirë e skërmitur dhëmbët.

Ky varg që po shkruaj sot krahaqafë armën ka varë
Plumba ka epitetet, anaforat, simbolet, metaforat,
Një nga një skutave me rend kanë për t'i vrarë –
Ajri t'vijë i pastër n'mushkëri me ozonin e amforat!

Andaj miku im, të heshtësh s'do t'thotë se ke vdekur
Se heshtja e poetit me ar as me diamante nuk matet,
Ikni tash, mos t'ju shoh më, ju o poetucë të lëmekur–
Mua me Ju kurrë nuk na kanë lidhur fjalët as fatet!

2005



SHALL I ZI

Ta zgjata dorën e padjallëzuar mes kësaj dhembjeje
I bindur se do gjej mikun e ditëve t'ikura t'fëmijërisë,
Gushti pa mëshirë gëlltit arat e bukës t'një shembjeje
Që m'gurëzoi para varrit t'mos i përulem hipokrizisë!

Koronë hëne nuk e di pse m'varet shall i zi rreth qafe
I përulur në gjunj si para dashnores që rri kokëlartë,
Më kanë thënë, po s'kam besuar në jetën me gafe –
Nga pafundësi horizontesh jeta njerkë sot më bartë!

Përreth vjen erë gjaku! Të rënët frymojnë ndër këngë
Duke ëndërruar mëngjesin të etur, qiellin dhe yjet,
Unë po ik me ta, nipa dhe mbesa po i lë me brengë –
Po kthehem atje nga erdha, atje ku m'presin pyjet!

E dal n'Kodër t'Madhe e shtrihem n'kokërr t'shpinës
E numëroj yjet ngeshëm n'qiellin e kaltër një nga një,
Jam ëndërr a zhgjëndërr, ç'përgjigje t'i jap brymës
Me moton e t'urtëve: besnik bahu, besë kujt mos i zë!

2008



E ZEZA

Çudi, më shumë se çdo ngjyrë tjetër, e dua të zezën
Kjo i veshi t'gjashtëdhjetat e mia me velin e ngjyrën,
Duke ikur vitet edhe kësaj blane ia zbulova gjenezën
Unë, i fundmi i Përkolajve që e varrosa mënxyrën.

Edhe fëmijërinë e kisha t'veshur me thyerje dhe kobe
I goditur me armë në kokë, i therrur me brisqe etela,
Çudi si më ndoqën të zezat ndër këngë edhe hobe -
Mbi supet e pleqërisë rrinë hapur pelerina n'çengela!

Dhe hapat e parë kur bëra n'mjeshtërinë e t'shkruarit
Nga toka dolën lugetër që s'dinë gjë tjetër, veçv rasin,
U rropata mes thikave e helmeve n'stilin e t'muruarit
Kurrsesi të zezat nga jeta e nëpërkëmbur të shkasin!

Dhe e zeza hap pas hapi m'përcolli këtu deri më sot
Në jetë e vargje kur secili përfundon misionin e vet,
Po po, u dashurova në të zezën përherë këtu dhe mot
Edhe e zeza ka bukurinë e vet thoshte një mik poet!

2008



TELEFONATË NGA HAGA DITËN E FLAMURIT

Lahi Brahimajt

T'falemnderitvëlla Lahi që shpesh m'telefonove
Këtatre vjet që u ndodhe larg miqve, luftëtarëve;
Larg Shqiponjës, vëllezërve dhe fëmijëve u flijove
Për Kosovën dhe historinë e gjakosur të të parëve!

Imadh e i vogël n'Shqiponjë ruajnë kujtimin për Ty
Nëzemrën e zbrazët, në zemrën me shtatë plagë;
Qysh fëmijë ta kam vërejtur krenarinë e t'parëve n'sy
Qës'të mposhti lufta e krenar qëndrove në Hagë!

N'vibrimine zërit tënd dëgjoja burrëri t'kuqrremtë
Gjithëkrenar mbrojte Kosovën përplot me plagë;
-Shumë mirë jam baca Hasan, si a' shoqja, djemtë? –
-Ashtu si n'luftë, dalsh faqebardhë edhe në Hagë!

Çdojavë telefonata jote më dha kushtrim, qëndresë,
T'vazhdojt'shkruaj vargje për ty dhe luftëtarët;
M'bëremë t'fortë fjalët duke spërkatur me vesë
Tekulla, te Varret e Dëshmorëve, n'Zabel t'Gojanit!

-Baca Hasan, nga Haga edhe sot po të telefonoj
Duket'uruar Ditën e Flamurit ngritur në Vlorë;
Vitin tjetër në Kosovë bashkë me ju do t'kremtoj
Ashtusi kremtova me luftëtarët në shi dhe borë!

28 nëntor 2007



DUSHKAJAËSHTË EMRI DHE MBIEMRI IM

Pesëdhjetëvjet u bënë që po këndoj për ty Dushkajë
Si baridhe intelektual me diellin pogaçe në zemër,
Vargjetm'u bënë lisa, fyej, peizazh i zhgrehur n'vajë
Ngadoshkova Dushkajë m'u bëre emër e mbiemër!

Ngado hapërova mbi supe t'mbajta t'gjallë dhe epike
Dukeshkundur pluhurin e supeve shkruam historinë,
Zëri imbubullimë malesh e vetëtimash, gurrë lirike –
Vesamjegull bore mbështjellë Sukën e madhështinë!

Njerëzit nga Dushkaja, dashurinë pelerinë mbi supe
Gjithnjëm'frymëzuan që t'i këndoj trimërisë suaj,
Dardhapikë nën dardhë, kurrë durimin s'e humbe-
Brezat uapërcollën brezave këngën me nipat tuaj!

Bëra çka ç'bëra, isha vetëm një kronist i krismave
I këngëvee rapsodëve që n'breza mbollën kushtrim,
Unë aszogjtë s'e njohëm kurrë gjuhën e klithmave -
Dushkajaishte, është e do mbetet emri e mbiemri im!

Djelmosha dhe vasha me pamje engjëllore

Fahri Xharra

“Me ndihmën e Zotit, më të Lartit pushtuan çdo strehë që mësynë dhe grabitën e plaçkitën kaq shumë pasuri të frymore e jofrymore, saqë djelmosha me tipare engjëllore dhe vasha me pamje hyrish, që vlenin tre a katër mijë aspra, krijesa të këndshme me tipare të tilla që mjaft që t’i shihje në fytyrë që të të ikte mendja, shiteshin veç për vetëm tre apo katë...rqind aspra. Të tilla hyri që kushdo që i sheh në tendë kujton se është përnjëmend në Parajsë. T'i shihje kur mbi gjoksin tim dergjej, do besoje se në një trup dy shpirtra qenë. Te tillë djelmosha që, për atë Zot, në thonë Se ka dhe më të bukur, gënjeshtra thonë. (Kronikat e Tursun Beut:

“Të tilla hyri që kushdo që i sheh në tendë kujton se është përnjëmend në Parajsë.” - e shofim pra, që 400 vjet para Rudolf Vichow-it e kishin thënë edhe turqit . Turqit pra ,kishin mbetur të habitur me një race shembullore të paparë kurrë nga ata .(1466)

“Prej elementeve të ndryshme të popullsisë, asnjë nuk tregon tipare më karakteristike se shqiptarët, një racë që shfaq kapacitetin kafkor më të madh në Europë.Kafkat e shqiptareve tregojnë racën më superiore të Europës.( Rudolf Virchow 1878).

M`u desht të shkruaj edhe një herë për racën tonë shqiptare sa e lavdëruar pa aq edhe e urrejtur nga të huajt (disa) . Po shkruaj edhe për atë që disa “internacionalist” shqipëtar reaguan shumë keq në publikimin e shkrimit të “Racës Shqiptare “(F.Xh 29.06.13).

Vetëmohuesëve përveq mohimit të historisë , mohimit të figurave të mëdha historike shqiptare iu pengon edhe një shkrim i sinçertë për racën tonë : “Ç’janë këto ide raciste: “raca më superiore”, o Fahri Xharra! Mendon se me këto ide i beënë shërbim të mire popullit? Keso ide kishin nacistet. Keto ide i shpiken bile vete hebrenjte dhe vuajten nga keto ide. Ato u perpunuan mire nga komunistet (lloji i Marksit). Nuk ka kafka te races me superiore. Nuk jeni ju te merreni me evolucione e revolucione. E gjithe raca njerezore ka te njejten kafke ( ndoshta me forma antropologjike te ndryshme), dhe ajo nuk tregon superioritetin. Sot nuk ka asnje argument shkencore nga te gjitha hulumtimet neurologjike dhe neurokirurgjike qe tregon per superioritetin e kafkave te ndonje populli. Dhe intelegjenca nuk varet nga madhesia kafkes, perveq atyre me anomali. Mos u merr keto gjera! ( dini, gazeta Dielli)

Se sa kemi qenë to mohuar dhe të ” papërshtshëm” pëe botën e civilizuar po e japi një pjesë të vockël nga libri i Sveta Protiqit “ Albanski problem” (1913) : “ Edhe turqit që kanë ardhur nga Azia e te cilët nuk i takojnë ndonjë raceje indogjermane ( mendon racës arijane), kanë treguar njëfarë kulture dhe pas tyre kanë lëne gjurmë të kulturës dhe ca monumente kulturore. Vetëm shqiptarët kanë mbetur në të njtën shkallë të parapambeturisë në në të cilën ishin edhe para një mijë vjete“

“Raca, thotë Guenther-i përfaqëson një grup njerëzor që për lidhjet ndërmjey veçorive fizike dhe pajosjeve shpirtërore të veçanta.dallohen nga cilido grup njerëzor dhe krijon elemente që i ngjajnë njëri-tjetrit” Edhe diçka më tepër na jep dr. Rene Martial:” Thirret racë përmbledhja e një popullsie, karakteret psikologjike të së cilës,të mshefura ose të shfaqura ( posaqërisht gjuha) dhe vizat antropo-biologjike përbëjnë Brenda kohës ( historisë) një njëssi të dalluar:(Race, Heredite. Mercure de France ,1938)

Tek e fundit ky shkrim nuk e ka qëllimin e propagimit të një racizmi , sepse nuk mirret aspak me krahasimin dhe poshtërimin e racave tjera. Lexoni ; Sveta Protiq :Albanski problem:” dhe atëherë do të bindeni se çka është krahasimi racist në mes të serbëve dhe nesh.

Nuk mund të rri duarkryq dhe të heshti karshi shtrembërimeve të qëllimta dhe të pa baza që na i bënin serbet’ dikur dhe tani :“ Në Shqipërinë Veriore , Shqiptarët e kanë humbur shumë pastërtinë e races së tyre. Ta ata është përzier gjaku serb. Të gjithë shqiptarët muhamedan në të vërtetë janë Serbë”( S.Protiq)

Në librin e tij shumë më vlerë :”Raca shqiptare “(1944,1997) , autori Jakov Milaj thotë:” Në një pike që të gjithë autorët janë të një mëndimi: në bukurinë plastke të shqiptaëve. Dhe kjo bukuri pranohet edhe nga antropologët e vërtetë.”

De Gobineau , origjinën tonë e gjenë tek ilirët ” të denjë për emrin popull” . Individualizmi fizik i tyre thot ai”: shqiptari , një pjesën e vërtetë kombëtare të vijave tëtij ,dallohet fare mirë prej popullsive që e rrethojnë. nuk i përngjanë as grekut e as sllavit e as turkut” “ Është e pamundur të ngatërrosh arnautët me turqit, me grekët , ose me boshnjakët “ perfundimi i tij është i prerë “shqiptarët janë arjanë me gjak e gjuhë dhe kanë shenja të veçanta që e dallojnë mirë prej të gjithë popujve tjerë të botës”

Sveta Protiq ( 1913) shkruan “ Që kur qështja shqiptare ka filluar të ngritet e posaqërisht në kohën e fundit ( Koha e Konferencës së Londrës) , ka hyrë në modë që shqiptarët të paraqiten me disa karakteristika të posaçme dhe karaktreri i tyre shumë tërhjekës dhe simpatik. Por Matej Protiqi shkruan duke e cituar Dr. Kurt Hassert-in”(1989: “ Shqiptarët janë në atë nivel të zhvillimit në të cilin ishin të parët e tyre para mijëra vjetësh.” kurse një farë Chopeni sipas Protiqit paska pas shkruar’”Shqiptarët i kanë vetit dhe zakonet e njerëzve të egjër , dhe ata nuk kanë mundur të ndryshohen as edhe nga pushtuesit “( “Albanski problem, 1913”)

Edhe sot reagojmë kështu: “Përralla t`kota. ky profesor (Rudolf Virchow-i fxh) duhet të ket qenë albanofil dhe t`ket parë rrugen e vetme për t`shpetuar shqiptarët dhe ka pretenduar se jemi më superior nga gjitha racat evropjane. Para se t`kundershtoni, veni gishtin ne kafken aq te bukur qe pasket dhe mendo! “. Mohim ,mohim ,mohim!

Raca shqiptare nuk ka nxjerrë vetëm burra të pushkës,por edhe njerëz të mendjes e të shpirtit,filozofë,ligjëvënës,burra shteti,shkencëtarë,letrarë,dijetarë,poetë e artiste të mëdhënj.Numrit të njerëzve të dëgjuar,që njihen si Shqiptarë,duhet t’i shtohet një numër tjetër shumë m’i i madh të panjohurishë,që janë mbajtur si pjellë e ndonjë populli tjetër dhe që ne nuk ua dimë emrat.

Por edhe Konica ankohet: “…mund t’ju vë në dijeni për ekzistencën e një traktati bullgaro-grek për ndarjen e Shqipërisë, traktat i sugjeruar, miratuar, vulosur dhe të garantuar . Për këtë arsye, marr guximin t’ju drejtoj, i lutur nga bashkatdhetarët e mi një pyetje: “Si do të arrini ju të pajtoni deklaratën tuaj me planin brutal të copëtimit të Shqipërisë?”

Miq te nderur, deshta të bëj një krahasim në mes nesh dhe serbëve. Serbët thonë per veti qe janë ” popull hyjnor” (”Nebeski narod”). A ka ndonjë serb të ” cmendur”që kishte jo guxuar por as qe ti shkon mendja në mohimin e kësaj gënjeshtreje të tyre nacionale.? Unë me shkrimin tim vetëm se e perserita atë që e ka thënë Rudolf Virchow-i ,dhe........

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...