2017-04-03

Cili ishte dhe është roli i UDB-se në diasporen Shqiptare në Amerikë?


Nga Rush DRAGU

Vasel Camaj në një bisedë në Televizionin ACTV,ka sqaruar pozicionin e tij si një keshilltarë i një partie që kryetarin e ka malazez.

Pse nuk duhet te kete parti shqiptare në Mal të Zi ?

A duhet te jetë Tuzi komunë e pavarun ?

Ai akuzon Degen e LDK-se në Mal të Zi.

Cili ishte pozicioni dhe roli i tij në pavarsinë e Malit të Zi.

Pse Vaseli preferon gazetat malazeze e jo mediat shqiptare !

A i ka sherbyer UDB-se dhe çfarë thotë për UDB-ashat në diaspore ?

Keto dhe të tjera në videon në vazhdim.

Rush Dragu “Shqipëtarë në tokë e ëndërruar”


Të nderuar pjesëmarrës!

Sot në veprimtarinë e shoqatës, na ka mbledhur Rush Dragu, ose e thënë ndryshe, vëllimi i tij publicistik “Shqiptarët në tokën e ëndërruar”, të përgatitur mbi bazën e intervistave që ka dhënë e ka marrë nga personalitete të fushave të ndryshme në Michigan të Amerikës, atje ku jeton e punon prej afro 20 vitesh.


Rushi është lindur në Kelmend, ku ka marrë edhe mësimet e para, ndërsa, pas së mesmes në Shkodër, kryen fakultetin e Agronomisë në Tiranë në vitin 1985 e më pas dhe një fakultet të dytë për biologji në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Në harkun kohor 1987-1996 punon mësues e drejtues i shkollës së mesme të bashkuar të Tamares.

 Për 4 vjet, para se të shkonte në Amerikë, ka qenë kryetar i komunës së Kelmendit, duke qenë edhe ideator i veprimtarive kulturore “Logu i bjeshkëve” dhe “Miss bjeshka” e Kelmendit, të cilat tashmë kanë marrë status kombëtar, pasi në to marrin pjesë edhe grupe nga Kosova e nga Mali i Zi.

Me kontribut të vyer ai sot është edhe në Amerikë, duke drejtuar atje radio e revista e duke qenë, mes tjerash dhe drejtor i revistës AlbDreams.Net (Ëndërrat shqiptare), portali më i madh i komunitetit shqiptar në Amerikë.
Kjo gjeografi studimore e pune i ka dhënë atij një material të bollshëm për ta hedhur sa në krijime letrare e aq publicistike.

Pas sprovash të hershme në rrethin letrar të klubit të rinisë “Heronjtë e Vigut” në Shkodër, tek “Studenti i bujqësisë” në Tiranë dhe në gazetën lokale “Jeta e re” të Shkodrës, arrin të botojë disa vëllime, si “Kelmendi-dritë-hije”, “Për të gjetur lirinë”, “Prek Cali-legjenda e malësisë” dhe i novelës “Nëntë ditët e tmerrit për ty”.

Rush Dragu është një nga anëtarët më të hershëm të Shoqatës së shkrimtarëve të Shkodrës, i përfaqësuar me krijime të tij edhe në dy vëllimet tona antologjike “Pena e Shkodrës”, ku, sëbashku me Lulash Palushajn kanë qenë kontribuesit kryesorë të botimit të tyre, e për të cilën edhe njëherë i falnderoj në emrin tuaj.
Çfarë e bën të veçantë librin “Shqiptarët në tokën e ëndërruar”?

Jo vetëm kur kam punuar gazetar, por edhe atëhere, edhe më pas, e kam pasë një mendim se që të meritosh një titull të tillë, pra të gazetarit, duhet të jesh shumëplanësh, të kesh njohuri nga shumë fusha, e madje jo sipërfaqësore, që të mos biesh në grackën e mediokritetit. Një përcaktim të tillë e hasa tek ky vëllim. Aty ju do ta shihni autorin edhe si politikan, historian e si shkrimtar, njohës e dashamirës i artit, kulturës e sportit, por, mbi të gjitha atdhetar e patriot.

Në këtë libër Rush Dragun e pashë në dy pozicione: në atë të publicistit që mirret në intervistë, si dhe në pozicionin kur interviston ai vetë personalitete të fushave të ndryshme. Por në të dyja pozicionet është i kompletuar: kur u përgjigjet pyetjeve që i bëhen jep argumenta bindës, përmes një fraze ku nuk e humb fillin, duke mbrojtur pikëpamjet e tij politike e më gjërë, ku pohon e kundërshton rreth disa të vërtetave historike shqiptare të shekullit të kaluar e deri të ditëve tona, pa anashkaluar as jetën në Amerikë, ku me djersë e dije ëndërra bëhet realitet.

 Kryengritja e Malësisë së Madhe, figurat legjendare të Dedë Gjo Lulit, Prek Calit e maleve të tjera të qëndresës, biografia antikomuniste e bajraqeve të vendlindjes e krahinës së tij, sidomos e pas çlirimit të Shqipërisë nga nazifashistët, por dhe jeta ekonomike, politike, kulturore e sportive shqiptare pas 1990-ës e deri në ditët tona, përbëjnë shtyllën kurrizore të këtij vëllimi, që për nga dendësia e informacionit të bën për vehte.

Dihet se në punën rutinë të drejtuesit të një emisioni prestigjioz siç është ai në televizionin ACTV, më të vështira janë pyetjet se sa përgjigjet kur je i intervistuar, pasi kur intervistohesh je në fushën tënde, ndërsa kur interviston, të duhesh të gërmosh në libra e internet që të dish të adresosh pyetje sa më të goditura e jo të hallakatesh nepërmes dijeve të djeshme.

Ky vëllim përbën një vlerë publicistike, që na e jep jetën e mërgatës në Amerikë e kryesisht atë të Malësisë së Madhe si në shuplakë të dorës e kjo nuk është pak për një punë me emrin e përveçëm, Rush Dragu.


SKENDER TEMALI

Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shkodër



Pas fjalës të z. Skender Temali, e morën fjalën e diskutuan rreth vlerave të librit drejtori i bibliotekës “Marin Barleti” të Shkodrës, Gjovalin Çuni, Ndue Bacaj-historian e studiues e më pas aktorja e mirënjohur e teatrit “Migjeni”, Rajmonda Marku, bëri një lexim akltoresk të një fragmenti nga ky libër, për t’ia lënë radhën kryetarit të Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, dega Shkodër, z. Gaspër Marku, i cili në emër të shoqatës i dorëzoi z.Rush Dragu një çertifikatë mirënjohjeje për kontributin e tij publicistik e po ashtu të tilla mirënjohje i dorëzuan edhe z.Gëzim Vuçaj, kryeredaktor i gazetës “Fjala”, për z.Ndue Ftoni e Rush Dragu, te cilën e dorëzoi autori i qindra teksteve të këngëve Ramazan Çeka.

Analizë veprës i bëri poetesha Fatbardha Behri, Kaçi, e cila ka qenë më pranë publicistikës, pasi për shumë vite ka punuar në Radio Tirana, Mimoza Rexhvelaj, autore e disa librave poetikë dhe Kadri Fikaj, prozator e poet.
Në veprimtari përshëndetën dhe nënkryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Sytki Ndreca dhe Luigj Dodaj, ish-tranier i suksesshëm i ekipit të futbollit të Laçit, i cili qe edhe një nga protagonistët e intervistuar të librit.
Në fund autori, Rush Dragu, falnderoi të pranishmit për mendimet e vlerësimet e bëra, dhuroi për të gjithë të pranishmit librin e tij me autograf dhe në bar-kafenë “Venecia” në qendër të qytetit shtroi një koktejl.

Veprimtaria u përcuall me kronika të veçanta në emisionet e TV lokale Rozafa, Star Plus e TV1Chanel, nga televizioni i Koplikut që do të japë një emision të veçantë si dhe nga organet e shtypit.

Burimi : http://www.albdreams.net/category/kulture/



SAJESA “KOMB TJETËR”Përputhet plotësisht dhe me interesat e Serbisë

genc-drini

Genc DRINI


http://www.albdreams.net/sajesa-komb-tjeter/

Shqipëri, Shqipni Etnike quhen të gjitha territoret e banuara nga shqiptarët në Ballkan. Që nga Lidhja e Prizrenit, me bashkudhëtare Rilindjen Kombëtare e në vazhdim deri më sot, në të gjitha përpjekjet, luftat, përfshirë dhe luftat e fundit në pjesën e Shqipërisë Etnike, në Kosovë ku u arrit Republika e Kosovës, për këtë Shqipëri kanë luftuar shqiptarët e Drenicës, të Mitrovicës, të Preshevës, të Rrafshit të Dukagjinit, të Shkodrës, Prishtinës, Shkupit, Dibrës, Korçës, Vlorës, të Filatit, të Prevezës, e të gjithë krahinave të Shqipërisë. Kryengritjet e mëdha të shqiptarëve të Kosovës dhe të krahinave të tjera në të gjithë Shqipërinë më 1908 deri më 1912 koha dhe rrethanat dhanë pavarësinë e gjysmës së Shqipërisë. Puna dhe lufta do vazhdonin për të liruar gjysmën tjetër të Shqipërisë. Detyrimisht u desh punë, luftë, kohë dhe rrethana të reja për të arritur Pavarësinë e Kosovës por do duhen sërish përpjekje e përbashkët e të gjithë shqiptarëve, kohë dhe avancim i rrethanave për të arritur synimin e plotë, Shqipërinë Etnike, një trio determinuese.

Në emisionin “Opinion” të datës 12 tetor 2016, ku u fol si për kampionatin botëror të futbollit ku përfaqësohen dy skuadra shqiptare ashtu dhe për kombin shqiptar, i ftuar, gazetari shqiptar i Kosovës Adriatik Kelmendi shprehet se të gjithë jemi shqiptarë, kemi një identitet etnik shqiptar, një gjuhë shqipe, jemi një komb shqiptar. Pas shpalljes së Shtetit të Pavarur të Kosovës jam dhe qytetar i shtetit të Kosovës i cili është një projekt kombëtar si zgjedhje e përkohëshme, do respektuar nga të gjithë derisa të shkojmë në zgjedhjen finale të arrijmë bashkimin Kombëtar. Dhe vijon, të gjithë shqiptarët kanë luftuar me flamurin kombëtar shqiptar dhe për bashkim kombëtar, po bashkimi të bëhet me përgjegjësi për të mirën e të gjithë shqiptarëve duke u pastruar nga elitat e korruptuara. Unë jam për Bashkimin Kombëtar, e mbyll fjalën. I ftuari tjetër shqiptari po nga Kosova, avokati Dastid Pallaska, përsërit të njëjta mendime, po ndryshon qasje dhe shprehet që pasi Kosova u bë shtet i Pavarur, atëherë shqiptarët e Kosovës të mos quhen komb shqiptar, po të quhet “komb Kosovar” si dhe H.Matoshi, N.Spahia e të tjerë, le të analizojmë rastin. Pallaska ngul këmbë që identiteti ndryshe dhe ruajtja e Shtetit të Kosovës e shpëtojnë Kosovën nga paternalizmi i Shtetit Shqiptar! Çuditërisht nuk i drejtohen Qeverisë së Kosovës që e ka të lehtë të gjejë ekuilibrin e marëdhënieve me shtetin tjetër shqiptar. E për të “shpëtuar” prej këtij “dëmi të madh”, që po u ardhka” prej Tiranës, e zgjidhin ata vetë situatën, u kërkojnë “veç pak”, shqiptarëve të Kosovës, një gjë që nuk është dëgjuar kurrë ndonjëherë, të fshijnë, ta shkulin me rrënjë ndërgjegjëgjen kombëtare shqiptare shumë shekullore, ta zhdukin shqiptarinë që përbën palcën e ndërgjegjes së shqiptarëve të Kosovës, të gjithë shqiptarëve dhe të deklarohen pjestar të një kombi tjetër. Bota habitet me këtë shpikje kaq të rrallë vetëshkatërruese dalë nga disa pjestarë të kombit shqiptar.

D.Pallaska këmbëngul dhe për të ruajtur shtetin e Kosovës. “Nuk jam për bashkim, shqiptarët do bashkohen në BE”. Me këtë e mbyll plotësisht ciklin me të cilin shqiptarët i bën “të ndryshëm nga njëri tjetri dhe i ndan larg njëri tjetrit”. ”Spjegon” përse nuk do që të bashkohen dy shtetet shqiptare: “njeriu do vendin ku ka lindur, unë kam lindë në Kosovë dhe e dua Kosovën”. Kushdo ndjen kënaqësi kur D.Pallaska shpreh dashurinë për Kosovën, trevën e vet që është shumë e dashur për të gjithë shqiptarët. Edhe I. Boletini, H.Prishtina, A. Jashari kanë dashur shumë trevën e tyre të lindjes Kosovën, dhe sepse e kanë dashur Kosovën shqiptare e kanë dashur shumë të gjithë Shqipërinë që i përfshin të gjitha trevat shqiptare bashkë. Kanë luftuar me flamurin kombëtar dhe kanë ra për të bashkuar të gjithë shqiptarët në një shtet, në Shqipërinë Etnike. Kanë dhënë jetën jo për një trill utopik, se nuk qenë të pa mend, po për idealin real për të grumbulluar kombin shqiptar dhe copëzat e prera të trungut shqiptar nga forca e ushtrive agesive serbe dhe greke të Luftave Ballkanike dhe vendimet e Fuqive të Mëdha, copëza që vuajtën aq shumë dhe një pjesë prap vuajnë. Për të krijuar një shtet kombëtar, me viabilitet të qëndrueshëm, i aftë për të funksionuar me sukses. Po përkrahësit e dy ideve shpërbërëse përpiqen ta refuzojnë me nervozizëm argumentin histori “si të kaluar”. Sepse i mbërthen dhe nuk e përballojnë dot, i kthen gjërat në realitet, më së pari në realitetin e luftës së dhjet viteve më parë dhe bën që abuzimet e tyre rrëzohen përtokë. Është shumë naiv “spjegimi” i D.Pallaskës dhe i pak të tjerëve se “meqë dua Kosovën jam për shtet të Kosovës dhe nuk jam për bashkim kombëtar”. Meqë dua pjesën, nuk jam për të tërën..! Dastid Pallaska “nuk ka lindë” në pjesën e Shqipërisë Etnike që quhet Kosovë, dhe as në Shqipërinë e 1913-ës. Asnjeri nuk ka lindur në të gjithë Shqipërinë, nuk ka lindur as në të gjithë krahinën Kosovë që sot është shtet, po as në një qytet a fshat të Kosovës, po veç në një shtëpi të tijën diku! Dhe i do të gjitha me radhë në një shkallë progresive, në fillim prindërit, shtëpinë ku ka lindur, pastaj fshatin, qytetin, krahinën, e madhe apo e vogël, dy shtetet shqiptare e mbi të gjitha atë që i përfshin dhe i përfaqëson të tëra, atdheun e tij të plotë, Shqipërinë Etnike dhe përpiqet që ti shërbejë, ta forcojë e përparojë dhe jo ta tjetërsojë. Me tjetërsimin e kombit ke shkatërruar themelet e vetëvetes. Kur thua shqiptar aty përfshin shqiptarët nga të gjitha trevat, pra dhe të gjithë trevasit e Kosovës të cilët quhen kosovarë veç në përcaktimin e nderuar krahinor. Kur thua shqiptar përfshin dhe labët që jetojnë në krahinën e Labërisë, quhen labë veç në përcaktimin krahinor të nderuar, e kështu për të gjitha krahinat. Nga cilado krahinë e nderuar shqiptare që të jenë të gjithë janë shqiptarë, pjestarë të kombit shqiptar dhe janë krenar për kombin shqiptar të cilit i takojnë. Futbollisti Taulant Xhaka lindur në Kosovë, për të neutralizuar abuzimet përçarëse që janë dëgjuar këto kohë nëpërmes tymnajës së deformimit të kuptimit të emërtimeve, me inteligjencë i kthehet Shqipërisë Etnike në jehonën e saj historike dhe shkruan në facebook: “Jam shqiptar nga trevat e Arbërisë”. Jemi një, mblidhni mendjen u thotë këtyre pak shqiptarëve dhe kujdo tjetër ai djalë i ri

Po çfarë i shtyn pak shqiptarë të Kosovës më në moshë dhe që duhet të ishin më me përvojë për të lëshuar në mes shqiptarëve një ide moralisht perverse sepse përçarëse, politikisht të rrezikëshme sepse gërryese e identitetit kombëtar shqiptar të mbruajtur në shekujt që është dhe i tyre dhe i gjithë shqiptarëve? Përse duan ta zhdukin identitetin kombëtar shqiptar dhe në vend të tij të marrin si identitet kombëtar, sidoqë i nderuar të pjesëshmin, identitetin krahinor Kosovë? Ne nuk e dimë por gjykojmë se çfar mund të ndodhte sikur ti “bindënin” disi shqiptarët e Kosovës dhe të sajohej një “komb kosovar”? Më së pari shqiptarët e kosovës nuk do të ishin më pjestarë të kombit shqiptar sepse “kombi Kosovar” do shfaqej si i ndryshëm nga kombi shqiptar, se po të mos bëhej i ndryshëm përse do sajohej? Dhe së dyti, si i ndryshëm, “kombi kosovar” do ishte dhe i huaj me kombin shqiptar. Dy kombe të ndryshëm dhe të huaj për njëri tjetrin dhe të baraslarguar nga kombi i huaj serb. “Kombi kosovar” në rast se i levërdiste mund ti lidhte interesat e tija me kombin serb pa përfillur fare kombin e “huaj”shqiptar. Madje të bënte aleancë ushtarake me kombin serb për të luftuar “kundër” kombit shqiptar. Të njëjtën gjë mund të bënte kombi shqiptar mund të lidhej me kombin serb edhe ti lëshohej me luftë vrastare “kombit kosovar””të huaj”. Ultrapragmatistët e “kombit ndryshe” ndoshta mund ta shtynin Shtetin e Kosovës dhe më tej që të bashkohej, “pse jo” në një shtet me Serbinë, “si dikur”, lidhjet e vjetra aty janë, gëlojnë në tregëti e më gjërë. Apo s’po flitet sot për lloj lloj grupimesh në Ballkan? Kështu në secilin prej këtyre rasteve do dilte e kotë lufta e bërë nga shqiptarët për të fituar pavarësinë e Kosovës, do shëmbej në zero! Do ishte një ritriumfim gradual i Serbisë mbi kurrizin e shqiptarëve të Kosovës dhe mbi të gjithë shqiptarët, një hakmarrje e pa shoqe serbe për humbjen e parë. Më së paku kjo frymë e baraslargimit të Kosovës nga Shqipëria dhe Serbia, do bënte që Serbia ti merrte krahët dalngadalë Kosovës dhe ta rifuste nën hyqëm dhe nuk e ka shumë vështirë kur ka në Kosovë serbët e Kosovës si kolonë të pestë. A nuk po shihet sot se çfar ndodh, po nesër? Pjestarët e “kombit kosovar” nuk do donin t’i a dinin as për shqiptarët në Shqipëri, as për shqiptarët në Preshevë e në Bujanovc, as për shqiptarët në Mal të Zi, as për shqiptarët në Maqedoni, as për shqiptarët e Çamërisë dhe as për shqiptarët nëpër botë dhe as për historinë kombëtare shqiptare së cilës “i devijuan” rrugë. Nuk do donin tia dinin as për atë pjesë dërmuese të shqiptarëve kosovarë në Kosovë që nuk do pranonin kurrë ta ndryshonin kombësinë shqiptare dhe do futeshin në përplasje të vazhdueshme me njëri tjetrin dhe në Kosovë. Kombi nëluftë Brenda vets. Kështu “kombi kosovar” do ti kthente krahët një herë e mirë kombit shqiptar, ndryshe përse do i shëbente ai emërtim? Dhe kombi shqiptar, “i pa dashur” prej “kombit kosovar” a mos do bënte të njëjtën gjë? “Lum e për lum” shqiptarët, do gjendeshin të copëzuar si kurrë më parë në histori! Edhe vetëm ta imagjinosh këtë gjendje të shfaqet gjatë gjithë historisë sonë shumë shekullore, si ora më e mjerë e më shkatërruese e të gjithë shqiptarëve, pra dhe për shqiptarët e Kosovës. Të tallur dhe të manipuluar nga serbët, shqiptarët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët do ishin gjendur pa pritmas dhe pa shpëtim në një shkretëtirë zhuritëse shpirtnore. Nuk mbetet për ideatorët apo mbështetësit e saj veç të konstatojnë që kjo është ideja më djallëzore antishqiptare që mund të shpikej. Si nuk mund të ndalen idetë, nuk mund të ndalet as gjykimin i shqiptarëve që mendojnë se kjo ide përputhet plotësisht me interesat e serbëve që sot po fërkojnë duart dhe presin të ndodhë. Ndërkohë përse të mos shqyhen duke u zgërdhirë me “inteligjencën e lartë” të atyre shqiptarëve që pa kuptuar zhyten ashtu si i pëlqen serbëve në qullin djegës? Ide me virulencë përçarëse të pa parë, që synon tua ndal buzëgazin shqiptarëve që sapo kanë arritur të ngrihen më lart se tash 100. Sapo kanë arritur një sukses shumë të madh histori, u liruan territoret e Kosovës nga pushtimi serb dhe u krijua shteti i Kosovës, shteti i dytë shqiptar. Sot kur është afruar mundësia që të arrihet bashkimi kombëtar dhe shqiptarët të kthehen në një faktor real force në Ballkan, ekulibrues të tij, krijues të sigurisë, mirëqënies për të gjithë shqiptarët në trevat shqiptare dhe mbështetje për shqiptarët në Luginën e Preshevës, për shqiptarët në Maqedoni, Mal të zi dhe shqiptarët e Çamërisë, sot po u fusin virusin e përçarjes. Po të përçahej kombi shqiptar, nuk do kishte më çështje shqiptare për të zgjidhur, do merrte fund. Nuk do kishte një popull shqiptar të bashkuar, të fortë dhe të pasur në Ballkan. Të gjithë vetëm. “Kombi Kosovar”do mbetej i vetëm”. Serbët dhe sllavët tjerë do fërkonin duart. Për të gjitha këto a mendojnë ndopak ithtarët e “kombit ndryshe”, apo duhet tua kujtojë dikush? Duke u rropatur “pafajësisht” për të krijuar si petullat një identitet tjetër kombëtar për një pjesë të shqiptarëve, denatyrojnë e shpërbëjnë shqiptarët në Ballkan, kontribuojnë për të keqen e shqiptarëve. Le të përpiqemi me një ushtrim të shohim se çfar kërkojnë realisht propaganduesit e kombit ndryshe. Kemi sot dy shtete shqiptare të pavarur nga njëri tjetri. Mund të vazhdojnë të mbeten të pavarur dhe të mos bashkohen për aq kohë sa e quajnë të nevojëshme, ose dhe mund të mbeten veç siç janë dhe secili të shihte interesat e veta dhe të përbashkëta ku merreshin vesh. Kombi Shqiptar do ishte në dy shtete shqiptare, është thënë kjo më se njëherë. Në këtë rast duhet të ishin mjaftueshëm të kënaqur H.Matoshi, N.Spahiu dhe pak të tjerë dhe nuk do kishin se përse të kërkonin të krijohej një “komb tjetër”? Po jo, sepse e para gjë që kanë kërkuar është që shqiptarëve të Kosovës tu shkulet nga gjokset kombësia shqiptare dhe të marrin kombësi të sajuar, “kombësi kosovare”, një pretendim pabesueshmërisht i thellë, rrënues dhe skandaloz që tejkalon çdo masë e përfytyrim. Aq më tepër kur për D.Pallaskën qëndrimi i dy shteteve veç e veç kthehet në formal sepse dy shtetet kur të futen në BE do “shkrihen”. Të vetmet që “nuk do shkriheshin” do ishin “dy kombet e ndryshme”. A nuk duket një synim i pastër për ti përça shqiptarët? Po përse e bëjnë këtë? Deri më sot kjo pyetje mbetet pa përgjigje prej tyre po çfarë do ndodhte nga ato ide përçarëse? Do tronditej dhe shkatërrohej një herë e mirë palca e ndërgjegjes së secilit nga pak milionë shqiptarët që jemi në Ballkan e nëpër botë. Do shkatërrohej identiteti kombëtar shqiptar i shqiptarëve të Kosovës, themel i përbashkët i të gjithë shqiptarëve e kjo do ti tëhuajsonte shqiptarët me njëri tjetrin. Të thërmuar copa copa as sot, as nesër as kurrë nuk do arrinin as të forcoheshin, as të kishin sukses, as mirëqënie, dhe as do arrinin Bashkim Kombëtar. Shqiptarët nuk do kishin të ardhme, do ishin pre e të tjerëve. Jo, kjo ide djallëzore duket sikur nuk mund të jetë kurr e dalur nga shqiptarët sepse ngjet me një poker serb dinak të luajtur me dy letra-teza,“me sajimin e një kombi tjetër dhe mbetjen e dy shteteve shqiptare të ndara veç e veç. Të dyja të pudrosura me sugjestionin hipnotizues kontradiktor të bashkimit të pa mundur të shqiptarëve që “bashkohen” në BE. Shpërfillja e pa besueshme e historisë si argument. Evidencimi tash e parë i lidhjeve 100 vjeçare me Serbinë, për ta paraqitur të vështirë dhe pa kthim gjetjen e lidhjeve të tjera ekonomike. Shpërfillja për të kërkuar një treg ndërshqiptar. Deri mohimin që i bëjnë një detaji, faktit se shqiptarët e Kosovës në plazhet e Shqipërisë janë në shtëpinë e vet prandaj edhe preferojnë të shkojnë, pa përjashtuar dhe plazhe të tjera, propaganduesit e “kombit ndryshe” e lexojnë me cinizëm vetëm si levërdi çmimesh. Këto, shtyrja për komb tjetër dhe të tjera tingëllojnë si një paketë e plotë antishqiptare, që për më keq u shërben indirekt a direkt interesave të Serbisë. Kjo ide e veçantë u lindi një ditë në mëndje pa ua pas kërkuar njeri. Me përzgjedhje selektive nëpër fjalorë dhe interpretime subjektive nisën të përcaktojnë se “çfar është kombi”. Dhanë “alarmin” për çfarë kishin zbuluar” dhe imagjinuar, dhe filluan tua përcjellin “shqiptarëve, që si “naivë që janë” “nuk e dinin” as se çfar është kombi dhe as “sa lehtë mund të ndrrohet”. Shqiptarët duke dëgjuar gojë hapur H. Matoshin me të tjerë nuk mund të rrinin pa thirur: “Mjer” shqiptarët në shekuj, përfshirë dhe ata të luftës së re për Çlirimin e Kosovës që “se paskan ditur” deri më sot se çfarë është kombi” dhe “paskan qenë vra më kot” me flamurin kombëtar në dorë për kombin shqiptar, për Bashkim Kombëtar. Nuk paska vlerë për të luftuar dhe vra për kombin. Ja, dhe luftëtarëve të luftës së fundit “po u shkoka huq lufta që kanë bërë me flamur kombëtar. Më mirë shqiptarët “të rrinin dhe disa dhjetra vite nën shtypjen serbe” derisa magjistarët “komb krijues” ta përcaktonin mirë se për cilin komb duhej të luftonin, sidoqë ka lloj loj magjistarësh dhe nuk dihet se çfar zgjidhjesh me komb do tu propozonin… Shqiptarët e të gjitha trevave e kanë përcaktuar veten si shqiptar brez pas brezi historikisht, dhe kanë luftuar për të qenë bashkë dhe duan të jenë bashkë. Ky është përcaktimi më shkencor, më I vërteti dhe më palcori të cilit duhet ti përulen deri në tokë H.Matoshi, N.Spahiu etj. Idetë e mësipërme për komb ndryshe dhe dy shtete të veçuara merren vetëm si të gabuara, thjesht se shqiptarët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët më të sigurtën në gjak dhe ndërgjegje e kanë kombin shqiptar dhe kërkojnë Bashkimin Kombëtar.

Dështimi më i madh i diplomacisë shqiptare në këto më se 100 vite


Nga Genc Drini


Në gazetën “Sot” me dt.22 mars 2017 jepet shkrimi me titull: “Spartak Ngjela: Mbeturinat historike përpëliten nga frika e vetingut,i kanë varur shpresat te fqinjët”. Po paradoksalisht dhe S. Ngjela, sidoqë me synim tjetër, në rrugë tjetër,shpresat i ka varur po te fqinjët, me të cilët pret të krijohet“Tregu Ballkanik”. Së pari,përcaktimi është i pa vërtetë, një fryrje butaforikeqë po përdoret dhe nga të tjerë. NjëTreg Ballkanik është i pa mundur se disa shtete të Ballkanit janë tashmë anëtare të BE. Flitet për “Treg të Ballkanit Perëndimor” dhe diferenca është tejet e madhe historikisht, politikisht, gjeostrategjikisht dhe ekonomikisht. Nuk bëhet fjalë realisht as për Treg të Ballkanit Perëndimor sepse dhe dy shtete të kësaj hapësire gjeografike, Sllovenia dhe Kroacia, ish republika të ish Jugosllavisë tashmë janë në BE.

Minus këto shtete, bëhet fjalëveç për një ish Jugosllavi më të vogël, me Serbinë që do ishte kapo dominante mbi të tjerët, me Bosnjen ku gjysma është po me serbë, me Mal të Zi që poashtu ka 30% serbë ,Maqedoni, dhe me Kosovës. Aty do zhytej dhe Shqipëria që nuk ka pasë të bëjë kurrë me Jugosllavinë.

Me shumë të drejtë Spartak Ngjela mbështet Vetingun kur vlerëson se:“Reforma në drejtësi brenda 20 muajve do riinstitucionalizojë shtetin shqiptar mes drejtësisë e ligjit.” Sidoqë shqiptarëve u ka mbetur pak besim, një sukses i saj do ishte i mirepritur. Por habitemi kur pas këtij hapi riinstitucionalizues Ngjela sheh të hapet për shqiptarët “parajsa ballkanike”. Ai shprehet se:“menjëherë do fillojnë investimet për strukturimin e Tregut Ballkanik me qendër në Tiranë...”,dhe arrin në kreshendon:“Tregu i Përbashkët Ballkanik do të jetë risia e progresit modern shqiptar”. Pikë! Me këtë “risi” absolute,BE, ku shqiptarët ka vite që përpiqen të integrohen mjegullohet dhe ik diku larg, gati si “i pa nevojshëm” përderisa progresi modern shqiptar aq i kërkuar “na u arrika” veç me serbë e sllavë të tjerë. Çfarë “suksesi” për shqiptarët…!Në fakt do ishte arritja më e përsosur e politikës së jashtme të Serbisë që pas 18 vitesh të kthejë në fitore humbjen e luftës. Një fitore e pa imagjinueshme e diplomacisë serbe të 100 viteve nëse fut në kllapën ekonomike dhe politike dominante serbo sllave, jo vetëm Kosovën po dhe Shqipërinë, e të gjithë shqiptarët ashtu siç janë të copëzuar në gjashtë shtete, për ti mbajtur ashtu të copëzuar nën çatinë asfiksuese sllave.Nëse do ndodhte do ishte dështimi më i madh i diplomacisë shqiptare, dhe i shqiptarëve në më se njëqind vite histori. Jugosllavite e djeshme jane shëmbëlltyra e asaj çatie mbytëse për shqiptarët, dhe Maqedonia sot një shembull flagrant antishqiptar. Bën përshtypje sesi përkrahësit europianë te Serbisë nuk u ngopën nga dramat e thella ciklike që ajo pjell me jugosllavitë. Xhefri Kuhner shkruante i shastisur në v. 2007 në Washington Times: ''Prap bashkim ballkanik?''Për zhytjen e projektuar të Shqipërisë dhe shqiptarëve në këtë “arritje” fenomenale ka kontributin e vet BE , qeveria e sotme e Shqipërisë, ndërkohë që komenti i Ngjelës vjen si mbështetje e plotë për të. Theksimi iluzivTirana si“qendër” për Tregun Ballkanik zhveshet plotësisht nga konstatimet e freskëta të Financial Times,dt. 24 mars që shkruan: “Serbia dhe Shqipëria janë gati për gjithçka.. Serbia do të luajë brënda këtij grupi atë rol që luan Gjermania në BE... Mali i Zi dhe Kosova megjithatë janë të alarmuara.”Po përse janë të alarmura, me kot? Brenda një tregu të tillë të përbashkët, gjithnjë ka një shtet dominant që ka organizimin, fuqinë ekonomike dhe etjen ekspansive më të madhe. Veçanërisht kjo e fundit nuk i ka munguar kurrë Serbisë që në yryshin e saj për në Durrës, per detin Adriatik është përpjekur me luftëra të kalërojë mbi shpinën e shqiptarëve dhe prap përpiqet. Tash e ka më të thjeshtë meqë rrugën po ia hapin qeveritarët tanë xhentëlmenë dhe europianët. Por është shumë e rëndësishmetë kujtohemi të gjithë sesi dominimi ekonomik është përdorur si instrument dhe thelb i dominimit politik, veçanërisht në këto hapsira të vogla me territore etnikisht të kontestuara për të cilat është luftuar dhe paralajmërohen luftëra të reja. Tradita agresive e pa tjetërsuar serbe, ka provuar se një treg dhe bashkësi te tillë ajo e kthen në instrument ekspansioni dhe përlarjeje territoresh. Dy ish Jugosllavitë, që megjithëse të përbëra kryesisht nga popuj sllavë u shëmbën nga zjarri i luftërave të tmerrëshme kriminale të nisura nga Serbia. Iluzione që shuhen në gjak ky është mesimi më rrënqethës paralajmërues për politikanë amatorë shqiptarë.

Po në një cikël të pandalur, koha e luftës alternon me kohën e paqës; ja ku pas luftës po flitet për “pajtim”,jo të kryeministrave se ata “janë të pajtuar”në trenin ku kanë hypur, por të shqiptarëve me serbët, pa e peshuar aspak se serbët nuk ndjejnë fare nevojën për “pajtim”. Është kundër mesazhit që filozofia e tyre agresive do të përcjell tek pasardhësit, prandaj nuk kanë shfaqur asnjë keqardhje për luftat që nisën, as nuk kanë shprehur vrarjen më të vogël të ndërgjegjes për krimet që kanë bërë mbi shqiptarët, as kanë kërkuar pajtim. Veç një dhimbje ndjejnë serbët:që humbën luftën. Jo më kot sot përpiqen të rrëshqasin trena me ngjyra e germa zjarrvënëse në Kosovë dhe jo më kot presidenti i Serbisë Nikoliç kërcënon se do të fusë ushtrinë.E në këto kushte, të shtyrë nga BE dhe SHBA na flitet për“pajtim” dhe për të na “edukuar”na japin si shëmbull pajtimin franko gjerman. Sidoqë mund të mashtrohen ca naivë, koncepti i pajtimit përfshirë dhe atë franko gjerman është tejet i gabuar dhe veç propagandistik. Shtetet, kombet nuk janë fëmijë që zihen dhe pajtohen, as janë si dy individë që ngatërrohen, vriten dhe te tjerë mundë të falin.Shtetet si struktura politike janë jo emocionalë, pra nuk shfaqin zëmrime e pajtime, veç krijojnë marëdhënie racionale ekonomike, politike, kulturore me njëri tjetrin, që mund të jenë normale, të mira, të shkëlqyera dhe të këqia, ose shumë të këqia, mund ti ndërpresin ato dhe të shkojnë deri në përplasje, në lufta. Popujt nuk kanë mekanizma “pajtimi”, kanë veç shtetin e tyre që i përfaqëson. Pas luftave, sërish vendoset paqë në mes shteteve dhe jo pajtim, dhe rifillojnë gradualisht marëdhëniet, një cikël që përsëritet pa fund. Kancelarja e Gjermanisë Anxhela Merkel, një mbështetëse shumë e fortë e BE,e davarit “idenë folklorike të pajtimeve” dhe deklaron që nëse prishet Bashkimi Europian, brenda dhjetë vitesh nisin luftat në mes shteteve të Europës.

Për fat të mirë qëndrimi i ekspertëve shqiptarë nuk është apriori mohues, por analizues dhe i saktë:“Tregu i hapur ballkanik favorizon Serbinë. Ne nuk kemi nevojë për një union të tillë siç e propozon Serbia, që si synim të vetin final ka të shesë si të dojë në trojet shqiptare", është shprehur eksperti i ekonomisë, Haki Shatri. Eksperti tjetër i ekonomisë. Prof. dr. Muhamet Sadiku shprehet se “po të përkrahej, do të ishin politika të gabuara...duhet pranuar se ideatorët e kësaj iniciative injorojnë diferencat demokratike, ekonomike dhe sociale në rajon. Së pari, kjo punë bëhet me shtete të pavarura dhe të pranuara nga njëra- tjetra dhe Kosova nuk njihet si shtet i pavarur nga Serbia. Kosova duhet të integrohet në mekanizmat evropianë e jo të mbështesë shakatë e Serbisëdhe djallëzitë serbe. Insistimi i kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që doli në Samitin e Sarajevës për të krijuar Tregun e Hapur Ballkanik, për njohësit e kësaj fushe do të ishte një favorizim i ringjalljes se ambicieve hegjemoniste të Serbisë në planin ekonomik”.Milazim Abazi thekson se “derisa Serbia të heqë dorë nga shantazhet, veprimet destruktive dhe përzierjet në punët e brendshme të Republikës së Kosovës, Kosova dhe shqiptarët kudo që jetojnë, duhet të kundërshtojnë çdo iniciativë serbe...Serbia është e interesuar vetëm t'i mashtrojë shqiptarët dhe t'i shfrytëzojë për interesa të saj..(“Kosova Sot”mars 2017).Përplasemi vazhdimisht me fjalën“mashtrim”nga serbët që shfaqet si përvojë shqiptare, realitet dhe protestë dhe tregon që ne nuk kemi zënë mend. Po së pari e mbi të gjitha që të mos mashtrohemi nga të tjerët nuk duhet të lejojmë mashtrimin në mes tonë. Nuk duhet të lejojmë që drejtuesit e dy shteteve shqiptare, politikanët shqiptare kudo në trojet tona të mashtrojnë shqiptarët. Gjatë këtyre tre viteve Prizreni frymëzoi dy mbledhje të rëndësishme kombëtare të bujshme, shpresë dhënëse të qeverive të dy shteteve shqiptare, të Shqipërisë dhe Kosovës, por pa arritur realisht asnjë platformë të përbashkët ndërshqiptare legjislative, kulturore, ekonomike, askund një treg i përbashkët ndërshqiptar dhe nuk u bë asgjë për të zhvilluar bashkërisht të gjitha burimet shqiptare në sisteme komplementare. Projekte të shkelura me këmbë, deri përplasje për treg..“Sadiku thotë se koncepti i politikave të përbashkëta të bëhet në mes të Kosovës dhe Shqipërisë meqenëse ekziston vullneti politik dhe komplementariteti ekonomik- një kulturë, gjuhë e shumë gjëra të tjera favorizuese”.(“Kosova Sot”mars 2017)Por,kryesisht Qeveria shqiptare, pa marrë përgjegjësitë kombëtare për këto mosarritje, e shtyrë nga BE, me lehtësi të pa besueshme po shkon drejt tregut të përbashkët, e jo me shqiptarët po me serbët etj.. Dhe qeveria e Kosovës ndjehet gjithashtu nën atë presion e shtyhet në atë rrugë. “Ish-ministri i Financave, Haki Shatri theksoi se idenë e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiqit për krijimin e një tregu të përbashkët ballkanik, Qeveria e Kosovës nuk duhet fare që ta përfillë."Në ish Jugosllavi ne si Kosovë kemi qenë në një union të përbashkët doganor me Serbinë, por edhe me të tjerët dhe nga ajo kohë kemi përvoja të hidhur me serbët", është shprehur ai.” Dhe përfundon:“Nëse Shqipërisë i ka ngelur merak që të jenë së bashku me ish-Jugosllavinë, atëherë ata le të bëhen pjesë e këtij tregu të përbashkët ballkanik, kurse ne si Kosovë kurrsesi nuk duhet që të jemi pjesë e këtij tregu ballkanik", ka theksuar Shatri. (“Kosova Sot” mars 2017)Pra po profilizohet një përçarje mes-shqiptare, me tendencë për tu thelluar. Në rast se Kushtetuta e Shqipërisë synon Bashkim Kombëtar, çfar na pengonte që të nisnim e të nisë organizimi i një tregu mbarëshqiptar?Askush veç vetja. Një treg i përbashkët me serbë e tjerë ku të gjithë shqiptarët do zhyteshin në rrjetën serbe, e ku Kosova e pa njohur nga Serbia si shtet do ishte si bisht, do të thotë shpërfillje e interesave kombëtare të shqiptarëve dhe nisje drejt një bashkësie si ish Jugosllavisa. “Kurrë më Jugosllavi” është një artikull i autorit të këtij shkrimi të sotëm dhe që është botuar në qershor 2007 në gazetën “The Albanian” e te tjera gazeta..në të cilin është shprehur kundër idesë së krijimit të tregu të përbashkët me Serbinë, dhe thellësisht kundër idesë së ngritjes së një Jugosllavie të re të për të cilën flitej hapur nga ndërkombëtarë;po dhe mbështetej disi nga qeveritarët tanë. Dhe përsëri shohim të rinisë me forcë e njëjta ide.“The Economist”shkruan:“më 12 korrik palët do takohen sërish në Trieste dhe Komisionari për Zgjerimin Johannes Hahn, ka kërkuar që në atë kohë plani për tregun e përbashkët të jetë gati…” Vijon: “Ndërkohë një treg i përbashkët i tyre mund të shërbejë si çmim ngushëllimi, për mos integrimin e tyre në BE..”Nënkuptohet që mund të jetë një ngushëllim pozitiv vetëm për Serbinë. Ndoshta dhe për një grusht shqiptarësh komunistë nostalgjikë të viteve 1945-1948, e të tjerë të mëvonshëm të bllokut sovjetik, dhe për ca nostalgjikë të kohës së ish Jugosllavisë në Kosovë. Po është devijim dhe mjerim për të gjithë shqiptarët për të cilët mbrojtja e interesave kombëtare është mbi çdo gjë,shqiptarët nuk janë turma pa histori dhe pa ndërgjegje kombëtare.BE sidoqë ka pasë dilema, e ka mbështetur integrimin e Shqipërisë dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, por tash për shkaqe të brendëshme është frenuar mjaft. Në këtë situatë mund ti linte a përkrahte shqiptarët që janë më pro perëndimorët të shkonin drejt vetëvetes, drejt ngjeshjes, në zhvillimin e tyre të natyrshëm. Por jo,se BE ka një hall, dhe prandaj dhunshëm i shtyn shqiptarët drejt këtij tregu të përbashkët me sllavët dhe e quan parapërgatitje për integrim në BE. Në vështirësitë e veta të mbijetesës, që dolën në pah frikshëm pas ikjes së Britanisë së Madhe,BE ka kuptuar se shtetet e Ballkanit Perëndimor që ende nuk janë në BE janë gjeostrategjikisht shumë të rëndësishme për të. Mbi të gjithë e rëndësishme është veçanërisht Serbia e cila nuk duhet lejuar që të orientohet drejt Rusisë, që kjo mos ti afrohet Ballkanit dhe Mesdheut.

''Ne jemi pengje të Serbisë, kushdo në Ballkan është peng i Serbisë'' shprehej në këtë kuptim në prill 2006 ministri i jashtëm i Malit të Zi, M.Vllahovic duke parë mbështetjen europiane për Serbinë.

Prandaj BE,dhe Gjermania qe per vete e ka realizuar bashkimin e vet kombëtar,pa përfillur interesat bashkuese të shqiptarëve të ndarë në gjashtë copa, për interesa e veta gjeostrategjike,i sakrifikon ato,dhe shtyn qeveritarët shqiptarë drejt një tregu të përbashkët me Serbinë etj.Si karrotë dhe kurth,BE ofron disa projekte të përbashkëta ekonomike ku disa prej tyre do lidhnin pa shkëputshëm, komplementarisht Shqipërinë me Serbinë dhe kjo do ishte fatalisht e rrezikëshme për shqiptarët. Një kompensim ky që i bëhet Serbisë në kurrizin e shqiptarëve që ajo të mos anojë nga Rusia. Po më kot rreket BE, se kryeministri serb nga ky pozicion komod në të njëjtën kohë që afrohet drejt BE ,deklaron dhe se Serbia lidhjet me Rusinë nuk do ti shkëpusë kurrë dhe se nuk do bëhet kurrë anëtare e NATOS. Ka vu në dispozicion të Rusisë një bazë të madhe ushtarake, forcuar edhe më ngusht lidhjet ushtarake me Rusinë dhe ka blerë armatime ruse. Kundër kujt? Veç kësaj po ai kryeministër vizitoi Moskën për të lidhur marëdhënie të fuqishme ekonomike me Rusinë. Sidoqë BE ta përkëdhelë,Serbia nuk do heqë dorë kurrë as së rrahuri në të dy krahët dhe as së qeni urë për Rusinë. Mediat gjermane shkruajnë: “Vakumin e BE në Ballkan, po e plotëson Turqia, Rusia dhe Kina”. Nga Washingtoni i cili kontribuoj shumë për pavarësinë e Kosovës, flitet shumë për rrezikun rus në Ballkan, shqiptarët dhe Europa janë të rrezikuarit dhe jo sllavët.“Senatori amerikan dhe kryesuesi i Komitetit të Senatit për Forcat e Armatosura, John McCain, ka deklaruar se është shumë i brengosur për shkak të tensioneve, rivalitetit dhe potencialit për konfrontime në Ballkan”.( Gazeta Tema dt. 27mars 2017). Serbia kërcënuese, Maqedonia, Bosnja në zgrip të luftës civile e shkatërrimit, Mali i Zi nën presion, Kosova e kërcënuar, Shqipëria e rrezikuar. “Rusia po e mund Evropën në Ballkan. Europa po i lë hapsira Rusisë në betejën për dominimin e Ballkanit paralajmëron gazeta gjermane “Die Zeit”. Gazeta “Mapo”, 29 Mars, 2017”. Të shpresojmë dhe punojmë që të mos ndodhë kështu.

Po edhe në këto rrethana, optimizmi i Ngjelës nuk shterr dhe deklaron se “Shqipëria do bëhet pa tjetër faktori kryesor i politikës amerikane dhe europerëndimore në Ballkanin Perëndimor”. Do donim dhe urojmë që të ndodhë kështu, po ky deklarim bëhet në kohën që politika aktuale amerikane sidoqë ka përsëritur mbështetjen për shqiptarët, ka shprehë haptas interesin për tu tërhequr nga Europa, dhe shqiptarët në Europë janë. Të gjitha këto kanë sjellë një pasiguri të madhe dhe frikë në Europë, për Europën, aq sa Jean-Claude Juncker, president i Komisionit Evropian paralajmëron Trump-in: “I thashë zëvendëspresidentit: ‘Mos...i nxisni të tjerët ta lëshojnë BE-në, sepse po qe se Bashkimi Evropian shembet, do të keni luftë të re në Ballkanin Perëndimor”, “Nëse i lëmë vetëm – Bosnja Hercegovina, Republika Srpska, Maqedonia, Shqipëria, të gjitha ato vende – do të kemi luftë sërish”. (“Bota Sot”,25 mars 2017). BE ngaqë është në një situatë të paqartë bën politikë emergjencash, aspak krijuese dhe përpiqet të arnojë Ballkanin me stampat e vjetra të shqyera e djegura me Jugosllavi. Pavarësisht se nxiten nga qendra të BE, për shqiptarët nuk duhet të ketë kurr treg të përbashkët ballkanoperëndimor, dhe kuptohet si drita e diellit, kurrë më Jugosllavi. Poashtu nuk duhet pranuar në asnjë mënyrë asnjë projekt europian që ndërlidh ndërvartësisht dhe rrezikshëm në perspektivë strukturat dhe ekonominë e shqiptarëve në dy shtetet shqiptare me atë të serbëve. Vetëm projekte jasht këtyre përcaktimeve. Shëmbjet dramatike të bashkimeve të mëdha në histori deri në ditët tona na japin mësimin e madh absolut që para së gjithash, pa alternativë dhe deri në fund duhet të përpiqesh për të bashkuar kombin tënd dhe jo të hallakatesh e shpërthiqesh pas ideve së integrimeve si është berë deri me sot. Shqiptarët duhet të punojnë për forcimin e dy shteteve shqiptare, afrimin e tyre ngusht, forcimin e faktorit shqiptar në Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Preshevës, për të drejtat e çamëve për të arritur bashkimin kombëtar, të vetmin që siguron shpëtimin e shqiptarëve. Ky është misioni dhe detyra e shqiptarëve, janë burra shtetit vetëm ata që ndjekin këtë politikë ndryshe janë veç nëpunës mjeranë. Më pas, apo paralelisht të punohet për integrimin në BE duke shpresuar fort se do ta marrë veten nga kriza shpërbërëse që i vardiset.

Në këto kushte formulimi entuziast dhe kategorik i Ngjelës se: “Tregu i Përbashkët “Ballkanik” do jetë risia e progresit modern shqiptar”, është mendimi më i pa kontrolluar, më i pa sakti dhe për tepër më çorientuesi që u ofrohet shqiptarëve.

Nëna ime qe 18 vite nuk është kthyer në shtëpi nga tmerri i përjetuar


Naile Ejupi

Intervistoi : Naile Ejupi


Gramoz Berisha, i vetmi mashkull, i cili ka mbijetuar nga masakra e bërë në Suharekë nga kriminelët serbIntervistë me të mbijetuarin e masakrës së Suharekës, Gramoz Berisha

Kanë kaluar 18 vite edhe që nga masakra e bërë në Suharekë. Gramoz Berisha i vetmi mashkull, i cili ka mbijetuar nga kjo masakër, tregon tmerrin që ka përjetuar atë ditë.

Në atë kohë, Gramozi 9 vjeçar, ka mundur të shpëtojë së bashku me nënën dhe gruan e xhaxhait të tij. Ata janë të vetmit të shpëtuar nga masakra e Suharekës, ku paramilitarët serbë kishin vrarë 48 anëtarë të familjes Berisha.


 “Të jesh në një kamion me gjithë ato trupa (të vdekur) ishte një ndjenjë e tmershme. Ka qenë shumë e vështirë edhe për mua të marr vendimin që të hidhemi prej kamionit.

Mirëpo, duke e parë që ata do të mund të na groposnin diku atëherë vendosëm të hidhemi dhe të rrezikojmë, edhe pse tërë kohën kemi qëndruar me frikën se dikush do të na kuptojë dhe do të na gjejnë përsëri.

Deri në përfundim të luftës kemi qëndruar me frikë se kur do të na gjejnë”, ka rrëfyer Gramozi, i cili kërkon nga institucionet e Kosovës, por edhe nga Kryeministri serb, një përgjigje për familjarët e pagjetur.

Naile Ejupi: Si e kujtoni 26 marsin 1999, tashmë që janë bërë 18 vite nga përfundimi i asaj masakreje?

Gramoz Berisha: Ajo ditë e 26 marsi të vitit 1999, për mua do të mbetet gjithmonë e freskët. Sot, edhe pas 18 vitesh, kujtimet , dhembjet janë të njëjta. Ato janë ende në mua, nuk do të kalojnë kurrë, asnjëherë sado që kalojnë vitet, për mua do të jenë të njëjta dhembje dhe të njëjtat kujtime të hidhura.


Naile Ejupi: A e kujtoni ende atë ditë, sa mendoni për atë kohë?

Gramoz Berisha: Atë ditë e mbajë ende të freskët, e mbaj në kujtesë time dhe e kujtoj gjithmonë. Ajo mbetet gjithmonë në mendjen time, janë përjetimet që nuk i harroj dhe nuk do t’i harroj kurrë.


Naile Ejupi: A ke menduar që nuk do t’i takosh më kurrë familjarët e tu?

Gramoz Berisha: Në momentin që kishim vendosur të hidhemi nga kamioni edhe pse i kemi parë shumicën e familjarëve të vrarë, përsëri kemi pasur një shpresë se dikush nga familjarët do të dilte i gjallë, kemi shpresuar se edhe dikush tjetër ka mundur të shpëtojë ashtu sikur kemi shpëtuar ne. Por, pas përfundimit të luftës filluan edhe gjetjet e para të trupave, të familjarëve tanë dhe që nga ajo kohë e deri më sot gjithmonë jemi përballur me këtë punë. Akoma mungojnë edhe gjysma e trupave dhe ne jemi gjithmonë në pritje të ndonjë lajmi të ri, të ndonjë varreze tjetër masive.


Naile Ejupi: Na përshkruani pak ndjenjën si ka qenë atë ditë, të qëndrosh me trupa të vdekur, pastaj të rrezikosh për të jetuar dhe të jetosh me frikën mos do të ju gjejnë përsëri militantët serbë?

Gramoz Berisha: Të jesh në një kamion me gjithë ato trupa ishte një ndjenjë e tmershme. Ka qenë shumë e vështirë edhe për mua të marr vendimin që të hidhemi prej kamionit. Mirëpo, duke e parë që ata do të mund të na groposnin diku atëherë vendosëm të hidhemi dhe të rrezikojmë, edhe pse tërë kohën kemi qëndruar me frikën se dikush do të na kuptojë dhe do të na gjejnë përsëri. Deri në përfundim të luftës kemi qëndruar me frikë se kur do të na gjejnë.


Naile Ejupi: Pas përfundimit të luftës, ju keni jetuar te dajtë sepse nëna juaj nuk ka mundur të kthehet në shtëpi, a jeni kthyer tani?

Gramoz Berisha: Po, ne në përfundim të luftës kemi jetuar tek dajtë, ngase nëna ime nuk ka mundur të kthehet në shtëpi. Ajo sot e kësaj dite nuk është kthyer në atë shtëpi. Kurse unë shkoj atje vazhdimisht.


Naile Ejupi: Ku gjendeni ju pas 18 viteve, si ka ndryshuar jeta juaj?

Gramoz Berisha: Kam përfunduar studimet e nivelit bachelor në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, ndërsa tani jam duke i vazhduar studimet në nivelin master. Jetojmë në Prizren, unë jam i papunë, ndërsa nëna ime punon në Suharekë.


Naile Ejupi: Si bëni që të ecni përpara?

Gramoz Berisha: Jeta jonë edhe sot vazhdon me problemet e njëjta, ende jemi në kërkim të trupave për familjarët që na mungojnë dhe ende jemi në kërkim të drejtësisë.


Naile Ejupi: A ju kanë ndihmuar institucionet juve, a ju ndihmojnë tani?

Gramoz Berisha: Është shumë vështirë të përballemi me të tashmen, mirëpo kur e mendoj se kemi shpëtuar atëherë natyrisht se kemi shpëtuar për ndonjë arsye, pra të tregohem i sinqertë është arsyeja e përballjes me të tashmen. Për ne familjarët kurrë nuk mjafton ajo se çfarë bëjnë institucionet, çkado që bëjnë ata, ne kërkojmë gjithmonë më shumë.


Naile Ejupi: Janë 1.600 persona të zhdukur nga lufta, a kanë bërë mjaftueshëm komisonet përgjegjëse për gjetjen apo për zbardhjen e fatit të tyre?

Gramoz Berisha: Për ne si familjarë nuk jemi të kënaqur, nuk mjafton sado që mundohen deri sa të gjendet trupi i fundit që mungon. Jemi gjithmonë të mendimit, se ata mund të bëjnë shumë e më shumë.


Naile Ejupi: Pse ende nuk ndëshkohen serbët që kanë bërë krime në Kosovës?

Gramoz Berisha: Nuk e di pse nuk janë ndëshkuar, po presim që institucionet të marrin hapin e parë. Duhet gjykimi i atyre që e kanë kryer krimin në vendin ku ka ndodhur krimi, nuk i besojmë gjykatave të Beogradit.

Naile Ejupi: A kanë bërë institucionet mjaftueshëm për ndëshkimin e militantëve serbë, si e vlerësoni politikën që po zhvillohet me serbët ?

Gramoz Berisha: Institucionet tona po na flasin për normalizim edhe ne jemi për normalizim, por me normalizim ne kuptojmë të marrim përgjigjet e pyetjeve që na mundojnë gjatë gjithë kohës, e ato janë: pse ndodhi krimi, kush e bëri, si dhe ku janë trupat e familjarëve tanë.


Naile Ejupi: I keni bërë thirrje Vuçiqit të vijë në shtëpinë tuaj, a jeni i gatshëm të përballeni më të?

Gramoz Berisha: Arsyeja kryesore e ftesës që i kam bërë kryeministrit Vuçiç, është që të më jep përgjigje për pyetjet që i ceka edhe më lartë. Unë e marr guximin, t’i drejtohem atij e t’i them se dera e shtëpisë sime është e hapur, e pres të vijë dhe të më përgjigjet në pyetjet, çfarë ka ndodhur, kush i bëri, ku janë trupat? Ai është udhëheqës i ushtrisë dhe policisë serbe, është personi i duhur të më japë përgjigje për këto pyetje. Nuk kërkojmë kërkim falje prej tij, pasi ajo nuk na duhet. Nuk më duhet mëshira e askujt. Më duhen përgjigjet që do të më mundësonin që normalisht të jetoja me dhimbjen time. Do të isha i gatshëm të përballem me të, pasi që ajo përgjigje sadopak do të na lehtësonte dhimbjet që na mundojnë tash e 18 vite.


Naile Ejupi: Si e shihni Kosovën e pas luftës, a është kjo Kosovë për të cilën kanë dhënë jetën familjarët e tu?

Gramoz Berisha: Nuk mendoj se kjo është Kosova ajo për të cilën kanë dhënë jetën familjarët e mi. Duhet edhe shumë punë që të arrijmë aty ku duhet të jemi, nuk mendoj se ata do të ishin krenarë për këtë ku jemi sot

Donald Trump nënshkroi urdhër ekzekutiv, heq vizat për Maqedoninë


Beqir Sina

Nga Beqir Sina

Shqiptarët e Maqedonisë, do të udhëtojnë për në SHBA me visa-free travel, mbasi Presidenti Donald Trump firmosi urdhërin eksekutiv.





Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që lejon qytetarët e Maqedonisë të udhëtojnë në Amerikë pa viza, trasmeton portali USA-Televizion.

http://usa-television.com/donald-trump-signs-a-visa-free-travel-policy-for-macedonia/

Nëse kjo nuk është ndonjë “FakeNews”, atëherë gjithsesi urdhëri i ri i ardhur ka ndryshuar politikat e vizës për Maqedoninë, i cili i lejon qytetarët e Maqedonisë të qëndrojnë në SHBA për një periudhë prej 180 ditësh për qëllime biznesi dhe turizmi. Për personat që dëshirojnë qëndrim më të gjatë se 180 ditë marrja e vizës do të jetë e nevojshme.

Natyrisht, që përfituesit do të jenë edhe shqiptarët e Maqedonisë, që do të udhëtojnë për në SHBA me visa-free travel , mbasi Presidenti Donald Trump, tanimë thuhet se e firmosi urdhërin eksekutiv, ku Presidenti Trump, thotë se ky akt do të forcojë tregtinë mes Maqedonisë dhe Amerikës.

Mirëpo, përveç kësaj, ka disa kushte, simbas lajmit të USA-Teelevizion.com, ku thuhet se qytetarët e Maqedonisë, që posedojnë dy nënshtetësi do të kenë të ndaluar hyrjen në SHBA nëse kanë pasaportë nga Siria, Iraku, Sudani, Libia, Somalia dhe Jemeni, 6 shtetet me shumicë të konsiderueshme muslimane

Nëpër faqet e librit të një diplomati të njohur

Image result for eshref ymeri

Nga Prof.Dr.Eshref Ymeri 

Para pak kohësh më ra në dorë një libër interesant në anglisht, me titull “True Stories from Red Albania” (Ndodhi të vërteta nga Shqipëria komuniste). Autor i tij është dr. Jorgji Kote, një diplomat i njohur i karrierës.

Ka lindur më 1952 në Tiranë. Është diplomuar për gjuhë të huaja dhe ekonomi në Universitetin e Tiranës. Ka kryer specializime të ndryshme në SHBA, Austri, etj. Veç mësuesisë, ka punuar për një kohë të gjatë si ekspert dhe drejtor në ish-Ministrinë e Tregtisë së Jashtme. Në 17 vitet e fundit ka shërbyer në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë, Këshilltar dhe Ministër Këshilltar në Misionin pranë BE-së në Bruksel dhe në Ambasadën tonë në Berlin. Vijon punën si Këshilltar në Ambasadën tonë në Bruksel.

Eshtë edhe përkthyes i njohur i anglishtes dhe autor i dhjetra shkrimeve.

Libri “Diplomacia për të gjithë” është manuali i parë praktik i këtij lloji për çdo të interesuar, pa dallim moshe, shtrese dhe profesioni; ai ndihmon për të kuptuar, vlerësuar dhe për të “ecur” në të gjashtë korsitë e diplomacisë së sotme zyrtare, ekonomike, parlamentare, publike, të kulturës dhe qytetare.

Si botime të tjera të autorit mund të përmenden: “Glosar i Bankës Botërore për Ekonominë dhe Financat”,“Berlini pa Mure”, “Fjalor Frazeologjik për Diplomacinë”, “Në Vetërrethim”.

Libri “True Stories from Red Albania” është hedhur në qarkullim ngaShtëpia Botuese “Toena” në vitin 2016. Ai hapetme një përshkrim panoramik të situatës ndërkombëtare në dy dhjetëvjeçarët e parë pas përfundimit të Luftës II Botërore, kur u vunë re ca zhvillime dramatike, siç ishin largimi i Titos nga tutela e Stalinit në vitin 1948, hedhja e themeleve të Bashkimit Evropian me marrëveshjen franko-gjermane, kundërrevolucioni hungarez i vitit 1956 dhe shtypja e tij me tanket sovjetike, prishja e marrëdhenieve të Bashkimit Sovjetik me Republikën Popullore të Kinës në vitin 1961, vrasja e Presidentit amerikan Xhon Kenedi në vitin 1963 dhe e Martin Luther Kingut në vitin 1968.

Për Shqipërinë e kësaj periudhe, autori thekson me shumë të drejtë se “përmes entuziazmit dhe premtimit për një jetë të re, shenjat e para të totalitarizmit komunist u bënë të njohura në ndarjen me aleatët e mëdhenj perëndimore, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Britaninë e Madhe”.

Ngjarjet që pasuan në vendin tonë, autori i përshkruan me një objektivitet shembullor. Vendi kishte trashëguar një prapambetje të madhe në shumë fusha të jetës.

Nuk mund të mohohen në asnjë mënyrë shumë punë të mira dhe arritje mbresëlënëse që u shënuan gjatë epokës socialiste të vendit: u thanë këneta, u hapën kanale, u vaditën dhe u begatuan fusha pjellore, u arrit të sigurohej buka në vend, u ngritën fabrika dhe uzina, u hapën miniera, u punësuan njerëzit, u ndërtuan çerdhe, kopshte dhe spitale, u sigurua mjekësia falas, u hapën shkolla dhe institute të larta, u hap për herë të parë Universiteti i Tiranës, u shkolluan me mijëra e me mijëra të rinj e të reja, u krijua një inteligjiencë që e kalonte shifrën e 100 mijë vetëve, u modernizua ushtria dhe u sigurua mbrojtja e vendit.

Megjithatë, autori e vë theksin në një plagë të rëndë që kasta sunduese i shkaktoi vendit tonë gjatë një periudhe gati gjysmëshekullore. Kjo ishte lufta e klasave, në zbatim të së cilës diktatura enveriane u sul edhe kundër inteligjencies shqiptare që qe shkolluar dhe formuar në universitetet më në zë të Evropës Perëndimore.

Përfaqësuesit më të shquar të asaj inteligjencie ose u pushkatuan, ose u kalbën nëpër burgje në kushte të llahtarshme, ose vdiqën në mjerim nëpër kampe përqendrimi.

Të gjitha arritjet e lartpërmendura kishin në themel edhe djersën dhe gjakun e dhjetra mijëra të të përndjekurve politikë, të cilët, për shkak të lufës së klasave, diktatura e egër enveriane i trajtoi në mënyrën më çnjerëzore nëpër kampet e punës, nëpër miniera dhe kampe përqendrimi, ku mjaft prej tyre, madje foshja dhe pleq të rrëgjuar nga vuajtjet, vdiqën nga uria, kurse fëmijët e tyre i la pa shkollë. Tërë ky trajtim barbar iu bë familjeve dhe fiseve më të nderuara të etnisë shqiptare, të cilat patën përfaqësuar palcën e kombit shqiptar në kuadrin e Shqipërisë Londineze.

 Veç kësaj, diktatura enveriane u sul me një tërbim të paparë ndonjëherë kundër pronës private, çka bëri që pasojat e saj të rënda të ndihen edhe në ditët tona.

 Të ngjallin trishtim rrëfimet e autorit për gjendjen ekonomike ku qenë katandisur prindërit për t’u siguruar fëmijëve ndopak prodhime bulmeti, si qumësht, djathë dhe gjalpë.

 Ta lëndojnë shpirtin fjalët e tij, kur kujton gjyshin dhe gjyshen në fshat, të cilët ishin katandisur në një gjendje të rënduar shpirtërore se shteti ua kishte marrë lopët, delet dhe dhitë.

Mjerimi ekonomik kishte pllakosur edhe qytetet, sidomos në vitet ’80, të cilët, për gjendjen e rëndë ekonomike që po përjetonte vendi, të kujtonin gjysmën e dytë të viteve ’40 dhe vitet ’50, kur qe vendour sistemi i triskëtimit.

Në këtë libër, mjaft prekëse janë faqet e kreut “Diktatura e ateizmit”, ku përshkruhen ngjarjet që pasuan pas fjalimit të diktatorit Enver Hoxha, të mbajtur më 06 shkurt 1967.

Pas atij fjalimi, që u pasua gjoja me nismën e nxënësve dhe të mësuesve të gjimnazit “Naim Frashëri” në Durrës për t’i shpallur luftë fesë dhe përgjithësisht besimeve fetare, filloi një masakër e vërtetë kundë fesë.

Propaganda komuniste e kohës, me luftën që shpërtheu kundër fesë, para opinionit publik justifikohej me nismën që gjoja kishte shpërthyer poshtë, nga baza, sepse, siç shkruan autori, sipas udhëzimeve të partisë,“ishte populli dhe rinia ajo që qenë ngritur kundër, sepse ata nuk kishin kurrfarë përfitimesh, por vetëm dëme nga feja”.

Për pasojë, mbi 2000 kisha, xhami, vende të shenjta, teqe dhe qendra kulti, qenë shkatërruar ose djegur. Klerikë të ndryshëm, veçanërisht ata të fesë katolike, ranë pre e diktaturës enveriane. Pasojat e asaj fushate gjëmëndjellëse që ndërmori dikatura e Enver Hoxhës kundër fesë, ndihen edhe sot në vendin tonë. Pas vitit 1990, gjoja për të ndihmuar në ringjalljen e besimeve fetare, drejt vendit tonë u dyndën sa e sa klerikë të huaj, të cilët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë vetëm për interesat e vendeve të tyre.

Pas asaj fushate ateiste të mynxyrshme që nuk ishte vënë re në asnjë vend tjetër në historinë e njerëzimit, u vu në qarkullim edhe ndryshimi i kodit të të menduarit në jetën e njerëzve. Prandaj autori sjell disa formula partiake, të cilat zëvendësuan formulat e besimit në psikologjinë e njerëzve. Ja disa prej tyre:
Zoti krijoi njeriun - Partia krijoi njeriun e ri, Zoti na ka dhënë jetën - Partia na ka dhënë jetën, Për idealin e Zotit - Për idealin e partisë, Të lëvdojmë dhe të falënderojmë Zotin, Të lëvdojmë dhe të falënderojmë partinë, Besimi te Krishti dhe te Muhameti - Besimi te partia dhe te shoku Enver.

Në këtë mënyrë, 12 dishepujt e Krishtit, qenë zëvendësuar me 12 anëtarë të Byrosë politike, portretet e të cilëve, krahas portreteve të Marksit, të Engelsit, të Leninit dhe të Stalinit, i kishin mbirë në sy popullit shqiptar, ngado që shkonte dhe ngado që rrotullohej, në ditë festash dhe në ditë të zakonshme. Me kalimin e viteve, ato portrete dhe trekëndëshi revolucionar “mësim, punë prodhuese, stërvitje ushtarake”, qenë shndërruar në një ritual të përditshëm.

Në kohën që Hrushovi ngrinte Murin e Berlinit, Enver Hoxha pati nisur më vonë fushatën për ndërtimin e qindra mijë bunkerëve në mbarë vendin, vetëm e vetëm për ta mbajtur popullin nën psikozën e rrezikut të përhershëm nga rrethimi imperialisto-revizionist. Koha e ka vërtetuar se nuk ka pasur kurrfarë planesh për të sulmuar Shqipërinë as nga Lindja, as nga Perëndimi.

Por kjo psikozë i duhej diktatorit Enver Hoxha për t’i mbushur mendjen miletit se duhej shtrënguar rripi, se duheshin sakrifica në dëm të stomakut të njerëzve, se, siç thuhej natë e ditë, “jetojmë në rrethim”. Madje, për t’ia rritur entuziazmin popullit të gjorë, diktatori, siç kujton autori i librit, hodhi në qarkullim shprehjen “Armiku na ka në grykë të pushkës, ne e kemi në grykë të topit”. Vajmedet, o dikator! Se armiku, demek, nuk na paskej topa!

Ngjarjet që rrodhën pas festivalit të 11-të në Radiotelevizion (dhjetor 1972) dhe fjalimit të diktatorit Enver Hoxha të 15 marsit të vitit 1973, pas të cilit shumë figura të artit u dënuan me burgime, me internime ose me largime nga puna, të kujtojnë përndjekjet e elitës intelektuale të fundit të viteve ’40 dhe të fillimit të viteve ’50.Pas atij fjalimi, shprehja “shfaqje të huaja”, që tingëllonte me forcë në fjalimin e diktatorit Enver Hoxha, të cilën autori e përcjell në anglisht me togfjalëshin “alien manifestations”, njerëzve do t’u fanepsej edhe në gjumë.

Mes atyre “shfaqjeve të huaja”, autori radhit disa syresh, si favoritet e gjata, flokët e gjatë, mustaqet, syzet e errëta të diellit, xhinset (të ashtuquajturat “pantallona kaubojsish”), minifundet, ndjekja e emisioneve të radiove dhe të televizioneve të huaja, imitimi dhe ekzekutimi i këngëve amerikane, itaiane dhe britanike, ndalimi i sjelljes nga jashtë dhe leximi i librave “të verdhë” të autorëve të tillë, si Frojdi, Kafka, Kamy etj., që ishin mbartës të rrymave të tilla në letërsi, si impresionizmi, ekzistencializmi, teatri absurd dhe prirje të tjera letrare, ekzekutimi i muzikës së huaj, sidomos i xhazit, i rokenrollit etj.

E vlerësoj mjaft të qëlluar vlerësimin që bën dr. Jorgji Kote për pasojat rrënuese që solli fjalimi i dikatorit Enver Hoxha i 15 marsit 1973, i cili shënoi fillimin e batisjes së komunizmit, çka u bë realitet në dhjetorin e vitit 1990.

Me gjithë tragjizmin që mbartnin në vetvete ato ngjarje, dr. Jorgji Kote, në faqet e këtij libri ka pasqyruar me mjaft elegancë intelektuale edhe shfaqjet e komizmit që i shoqëronin ato. Këtu po ndalem në disa prej tyre.

Shprehja e diktatorit “shfaqje të huaja” kishte të bënte jo vetëm me qytetarët shqiptarë. Kjo për arsye se nuk lejohej që ato t’i manifestonin as turistët e huaj. Për këtë qëllim, në aeroportin e Rinasit qe punësuar një floktar, i cili, me urdhër të autoriteteve shtetërore, duhej t’u shkurtonte flokët dhe favoritet e gjata dhe t’u rruante mjekrën të gjithë të huajve që zbrisnin aty. Në këtë mënyrë, Shqipëria duhej të“eksportonte njeriun e ri sacialist”.


 Në vazhdim të situatave komike, dr. Jorgji përmend një ndodhi të lezetshme me një mik të huaj në vendin tonë. Ai shkruan:
“Kujtoj një rast kur një mik i huaj e pyeti me ironi njërin nga zyrtarët shqiptarë se çdo të ndodhte me Karl Marksin nëse ai do të provonte të hynte në Shqipëri me mustaqe dhe me mjekër si shtëllungë. Zyrtari ynë ia ktheu me një notë humori:
“Nëse ju keni bërë një të njëmijtën e asaj që ka bërë Marksi për revolucionin, atëherë ne nuk do t’jua shkurtojmë flokët””.

Një ndodhi tjetër komike lidhet me një ish-kopshtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilin do ta dërgonin me shërbim dymujor në Romë për t’u pëkujdesur dhe për të mbjellë lule dhe pemë në kopshtin e madh të ambasadës sonë. Ministri i jashtëm, me humorin e tij karakteristik, e pati ftuar në zyrë kopshtarin para se ky të nisej për në Romë. Në bisedë e sipër, ministri e paskej porositur që të mbyllte gojën për gjërat që do të shikonte në Romë.

 Pas një muaji e gjysmë, kopshtari u kthye në Tiranë. Të gjithë miqtë e tij shkuan ta takonin. Kopshtari i gjorë kishte parasysh porosinë e shefit të vet. Pyetjes së tyre se si i ishte dukur Roma, ai iu përgjigj: “Mirë, nuk kishte ndonjë gjë të veçantë, gjëra normale!!!”. Kur ata e pyetën për standardin e jetësë në Romë, ai u tha: “Ata ishin në pikë të hallit”.

Paskëtaj vijoi një pyetje tjetër: “A kishte lypsa?”. Ai ua ktheu: “Kishte shumë të tillë nëpër rrugë!!!”. Kur u pyet për greva dhe protesta, ai s’e pati të vështirë t’i sqaronte: “Ohu, ato zhvilloheshin çdo ditë!!!”. Në mbarim të kërshërisë së tyre, erdhi edhe pyetja e fundit me një ngarkesë humori dhe ironie: Ç’do të na thoni për lulet, a kishte lule në Romë?”.Kopshtari i gjorë e dinte se si do të reagonin bashkëbiseduesit, prandaj ua ktheu me një përgjigje zbavitëse:“Po ç’menduakeni ju, sikur të kishte lule atje, atëherë përse më dërgoi shteti në Romë?”. Të gjithë të pranishmit u shqyen gazit.

Ndodhia e fundit komike, me të cilën dëshiroj t’i mbyll mbresat e mia për këtë libër mjaft tërheqës të dr. Jorgji Kotes, lidhet me eksportin e ujit nga zona e njohur e Ujit të Ftohtë të Vlorës.

Në vitin 1988, qe krijuar një mundësi për eksportimin e tij në Francë, meqenëse ai ujë njihet për cilësinë e tij të lartë, por problemi ishte se ligjet e marketingut ishin të panjohura në Shqipëri dhe qe e pamundur të lidhej ndonjë kontratë. Atëherë u krijua një tjetër mundësi për eksportimin e atij uji në Maltë. Por dikush në Byronë Politike i paskej rënë ziles së alarmit, me arsyetimin se uji ynë që do të eksportohej për në Maltë, do të përdorej për konsum në bazën ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai që i kishte rënë zilës së alarmit, na paskej arsyetuar:
“Si është e mundur që ushtarët imperialistë të Shteteve të Bashkuara, do të pikan ujin tonë të pastër socialist dhe me një çmim kaq të ulët! Kurrën e kurrës! Ne kemi shumë nevojë për para të thata, por jo në shkelje të parimeve tona të shenjta!”.

Këto skena komike, të cilat dr. Jorgji i përshkruan mjeshtërisht në librin e vet, mund të shërbënin për krijimin e skeçeve mjaft bukura, të cilat, në interpretimin e artistëve tanë të shquar të humorit, duke filluar nga Zef Deda Shkodrani dhe deri te katërshja mitike e humoristëve vlonjatë, si një herë e një kohë, do ta ngrinin peshë publikun artdashës të estradave tona.

Gjithsesi, me gjithë izolimin tragjik nga bota e qytetëruar, me gjithë shtyllat e mashtrimit që ngriti dikatori Enver Hoxha për përjetësimin e pushtetit të vet, vendin ynë, pavarësisht nga varfëria e skajshme që i pati imponuar diktatura komuniste, në heshtje, pati selitur brenda vetes një sërë talentesh të rralla në disa fusha të dijes dhe sidomos të artit, të cilat, pas vendosjes së pluralizmit, me një përndritje të jashtëzakonshme, do të shkëlqenin në skenat më të shquara të artit botror.

Mes këtyre talenteve të rralla, dr. Jorgji Kote përmend sopranot Inva Mula dhe Ermonela Jaho, si edhe tenorët tanë të famshëm, si Saimir Pirgu, Agim Hushi etj., të cilët i kanë zbardhur faqen kombit shqiptar që nga Nju Jorku. Berlini, Parisi, Vjena, Roma dhe deri në Sidnej, Singapor dhe Tokio.
Të bën përshtypja mënyra e të shkruarit të dr. Jorgji Kotes. Gjuha e tij është e ëmbël, fjalët i ka latuar me mjaft kujdes, ndodhitë i përshkruan me një vërtetësi befasuese.Vërtetësia dhe paanësia intelektuale, me të cilat dr. Jorgji Kote i përshkruan ngjarjet në këtë libër, më sjellin në kujtesë një shprehje fort të goditur të shkrimtarit, të dramaturgut, të kritikut dhe të gazetarit kanadez Robertson Devis (Wiliam Robertson Davies - 1913-1995), cili thotë:
“Jam munduar ta trajtoj problemin, pa e lëbyrur shikimin tim as me syzet bojërozë të besimit, as me syzet e blerta të shkencës”.

Shpreh bindjen se dr. Jorgji do t’ju japë mundësinë edhe atyre lexuesve të vendit tonë që nuk janë në gjendje ta shijojnë përmbajtjen e këtij libri në gjuhën angleze, duke e përkthyer dhe botuar edhe në gjuhën shqipe.

Santa Barbara, Kaliforni
03 prill 2017


************


Image result for eshref ymeri

Shkencëtari erudit Prof.Dr.sci.Eshref Ymeri

Eshref Ymeri ka lindur nё fshatin Mesaplik të Vlorës mё 25 dhjetor 1938. Pasi mbaroi arsimin fillor nё Mesaplik, vazhdoi shtatё vjeçaren nё fshatin Ramicё dhe në vitin 1959 mbaroi Gjimnazin "Ali Demi" tё Vlorёs me rezultatin shkёlqyeshёm.

Nga ky rezultat i përpjekjeve të para për t’u pajisur me dije dhe kulturë, iu dha e drejta pёr tё studjuar nё Leningrad të Bashkimit  Sovjetik pёr gjuhёn ruse.

Kur u prishёn marёdhёniet me Bashkimin Sovjetik, nё qershor tё vitit 1961 ai u kthye në Shqipëri dhe vazhdoi Universitetin e Tiranёs pёr gjuhё letёrsi ruse nё fakultetin "Histori Filiologji", të cilin e mbaroi me rezultate të larta nё vitin 1966 dhe u emrua pedagog nё katedrёn e gjuhёs dhe letёrsisё ruse.

Mё vonё e caktuan shef të redaksisё sё botimeve nё gjuhё tё huaja deri nё vitin 1990.

Gjatё kёsaj periudhe ai drejtoi redaksinё pёr pёrkthime nё gjuhё tё huaja për veprat e Enver Hoxhёs.

Mё 1992 filloi sërish punёn si pedagog pёr gjuhёn dhe letёrsinё ruse, deri mё 31 gusht 2003, kur doli nё pesion.

Botime nga autori Prof.Dr.sci.  Eshref Ymeri: 


1.Fjalor frazeologjik rusisht shqip : 25 160 shprehje frazeologjike - 2015
2.Përkthimi, një histori pasioni - 2015
Etj.


Floripress

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...