2017-04-04

DR.MOIKOM ZEQO: POLITIKA AMBIKUIDE DHE ANATEMA NDAJ FILMIT SHQIPTAR



1. Është e pamundur të mos flasim për politikën. Politika shqiptare vuan nga sindromi i të papriturave dhe shpesh pakuptimshmërisë absurde.

Të tërë analistët, ose opinionistët mund të flasin për subjektet e shumëfishta të politikës, më tepër me hamendje, larg lëndës së saj, apo kulisave të mjegullta.

Kjo është arsyeja, që përgjithësisht, këto 26 vjet emrat e analistëve dhe opinionistëve, në vend që të shkëlqenin, përkundrazi janë ndryshkur, në vend që të bëheshin më të besueshëm, përkundrazi, janë bërë krejt të pabesueshme.

Ajo çka lexohet në shtyp, apo shfaqet në mediat elektronike është më tepër një botë virtuale, e gjykimeve pa statusin e së vërtetës, të analizave ambikuide dhe të shpëlara.

Kështu që “këta brahmanë të opinionit publik” sipas shprehjes të mikut tim, prof. Fatos Tarifa, nuk arrin as t’i paraprijnë situatave, as t’i shpjegojnë situatat. Kjo buron veç të tjerave nga vetë paqartësia e politikës shqiptare.

Është e habitshme se sa e brishtë dhe sesa e palexueshme është politika shqiptare.

Në 2013 e majta shqiptare i fitoi zgjedhjet me 1 milion vota. Kjo përbën mazhorancën më të madhe nga tërë parlamentet në vendet e Europës. Në vend që kjo mazhorancë, që ndoshta s’do të arrihet më, të përdorej me guxim, në veprimet dhe vendimmarrjet politike të Kuvendit, qëndroi e plogët dhe jo efektive. Kurrë nuk e kam kuptuar pse ka ndodhur një gjë e tillë.

Shikoni se ç’ndodh këto kohët e fundit. Pa asnjë arsye të dukshme, pa as ndonjë sinjal paraprak, papritur Edi Rama i ndërron 4 ministra, ndërkohë që zgjedhjet e përgjithshme parlamentare janë kaq afër, në një hapësirë kohore prej pak muajsh.

Pse u bë ky ndërrim? Në një funksion më të lartë, të fuqizimit të PS-së? Nuk e besoj aspak këtë gjë.

Dy nga ministrat, Saimir Tahiri dhe Ilir Beqaj qenë më të kritikuarit dhe më të sharët nga opozita. Rama bënte, kinse, i mbronte deri në fund këta dy ministra. Dhe befas i zëvendëson duke krijuar dhe një precedent që ministrin e Brendshëm të ardhshëm, Fatmir Xhafaj, i cili ka luajtur rol në reformën në drejtësi, ta bëjë një shënjestër të gatshme, krejt të panevojshme, duke cenuar dhe reputacionin e këtij deputeti.

Dy ministrat e tjerë Klosi dhe Çuçi ishin normalë, gati të pakritikuar nga opozita. Po këta pse u hoqën? S’ka asnjë arsye.

Arsyeja e arsyeve, si do të thoshte Don Kishoti, është se gjoja këta ministra u hoqën për të qenë koordinatorë për zgjedhjet e ardhshme politike.

Po këta koordinatorë janë me kredenciale të cenuara publikisht dhe politikisht. Ata mund të ishin koordinatorë edhe duke qenë ministra. Tani statusi i tyre është akoma më qesharak, ata nuk janë as deputetë, sepse ka qenë kusht që bërja e ministrit do të thoshte që të hiqte dorë nga mandati i deputetit (edhe këtë gjë nuk e kam kuptuar kurrë pse duhet të ndodhi!).

Por ç’do të bëjnë këta koordinatorë?

Pse koordinatorët janë gjithçka për organizmin e zgjedhjeve të përgjithshme politike? Ç’është ky koncept pseudoteorik që gjoja në një parti politike “pakica” mobilizon shumicën? Me një fjalë “motori i vogël” ndez motorët e mëdhenj.

Elektorati i majtë, që është më i madhi dhe më zotëruesi në Shqipëri ka nevojë të përfillet në bazën e tij dhe të jetë ai vetvetja dhe përcaktuesi i deputetëve të ardhshëm. Por ja që nuk është. Atij i vënë “dado” dhe i thonë “detyra jote sublime është që të votosh emrat e listës së kryetarit”.

Ky është mallkimi që vijon prej kaq vitesh mbi politikën shqiptare i ndryshimeve antikushtetuese të vitit 2008.

Prandaj jam shumë i shqetësuar si qytetar, si njeri i letrave duke parë se e majta shqiptare reflekton një çoroditje midis deklaratave pompoze dhe pasigurisë së veprimit, midis fantazmagorisë dhe realitetit. Heqja e ministrave të PS-së me të drejtë trumbetohet si fitore e opozitës. Kjo e ka stimuluar opozitën. E ka bërë më të motivuar. Nuk e kam menduar që mund të vinte një rezultat i tillë, që e theksoj, për mua është krejt virtual. Opozita kërkon qeveri teknike.

Unë nuk jam profet dhe as dëshiroj të jem profet. Por unë mund të bëj pyetje logjike dhe racionale. Po nëse Rama zbythet, tërhiqet dhe në një moment dobësie politike të pranojë edhe qeverinë teknike? Ç’do të ndodhë atëherë? Ky parashikim në konditat e rënduara mund të ketë shumë ithtarë. Natyrisht që një qeveri teknike do ta komplikojë më shumë situatën politike.


Një qeveri teknike do krijojë pasiguri.

Qofsha i gabuar, por ndoshta mund të ndodhë çdo gjë për shkak, të paparashikueshmërisë time vetjake.

Gjithsesi e gjithë kjo katrahurë ndryshimesh të papritura, gjithë këto shpërbërje, mbështeten tek domosdoshmëria e një ndryshimi të ardhshëm radikal.

E kam thënë shumë herë, se dhe unë e mbështes këtë ndryshim radikal.

Nuk është fjala thjesht për “një Republikë të Re” siç qe fjala vjen në Francë projekti i De Golit për “Republikën e V”. Por që të ndodhë ky ndryshim i gjithanshëm, i tërësishëm, duhet që tërë klasa politike e sotme shqiptare të anulohet.

Duhet kuptuar se establishmenti politik dhe politikanët shqiptarë këto 26 vjet kanë dështuar. Kjo ka ndodhur dhe në vende të tjera. Ka ndodhur në Itali, në Greqi, në Spanjë. Por mesa duket do të ndodhë edhe në Shqipëri.

Por kjo hamendje e bën politikën shqiptare akoma më të mistershme dhe që kërkon mendje të mëdha vizionare.

Kërkon politikanë të rinj, trima, të ditur dhe qëndrestarë.

2. Sapo kam dalë nga spitali i dashur Besim, ku mbarova ciklin e gjashtë të kimio terapisë. Mjekimet e mia ende vazhdojnë.

Gjatë ditëve në spital, kam ndjekur debatin e bujshëm, e stërkalshëm, butaforik, për çështjen e filmave shqiptarë të Kinostudios “Shqipëria e Re” që sipas idesë së Agron Tufës, apo dhe të ndonjë tjetri, duhen ndaluar me ligj.

Të mos transmetohen më.

Pra të bëhet ndalimi përfundimisht në formë juridike i tërë kësaj pasurie të madhe të artit filmor të Shqipërisë.

Është hera e parë që bëhet një propozim i tillë delirant, me një negativizëm absolut dhe arkaik. Me një fjalë, tërë filmat shqiptarë të zhbëhen, të pluhurizohen, të kthehen në një Harresë dhe në një Amnezi absolute. Si ka mundësi në Demokraci të gjallojë një ide e tillë e pakuptimtë?

Demokracia bazohet mbi pluralizmin e ideve. Nuk ka përjashtime të ideve. Demokracia që përjashton idetë, qoftë dhe të kundërta, nuk është demokraci.

Mrekullia e Kushtetutës Amerikane është pikërisht Amendamenti i Parë, ku thuhet se nuk mund të persekutohet asnjeri për idetë dhe bindjet e tij politike dhe fetare. Mesa di unë është ky Amendament i Parë që përbën lirinë e patjetërsueshme dhe rinovimin e përhershëm dhe universal të Amerikës.

Kinematografia shqiptare është një shpikje e vonë e shek.XX.

Shqiptarët janë të fundit që e krijuan “artin e shtatë”. Më 1953, 8 vjet mbas Çlirimit të vendit, u ndërtua Kinostudio “Shqipëria e Re”, me atelietë më të mëdha se çdo vend tjetër evropian. Filmi “Skënderbeu” me një subjekt të mirëfilltë dhe të jashtëzakonshëm shqiptar, që ka fituar dhe çmime ndërkombëtare, ka ndikuar në krijimin e vetëdijes kombëtare të shqiptarëve si asnjë film tjetër. Për dijetarët e kinemasë, studiuesit profesionistë të filmit duhet thënë se filmi shqiptar përbën një substancë autentikë.

Kinematografia shqiptare e krijuar nga regjisorë dhe aktorë shumë të talentuar, nga kompozitorë të muzikës së filmit tepër të njohur, përbën një nga thesaret e artit shqiptar tashmë në shekuj. Kjo kinematografi sipas disa studiuesve të huaj që kam mundur të lexoj, por që për momentin nuk po i citoj referencat e tyre, është kinematografi origjinale e krijuar si nj sintezë midis traditës së filmit të neorealizmit italian dhe traditës së filmit modern rus, të forcës popullore, të ndryshimeve progresive, revolucionare, siç i konceptonte regjisori gjenial Ezenshtejni.

Filmat shqiptarë kanë botën e tyre të artikuluar, kjo është bota shqiptare. Kinematografia jonë ndryshon, fjala vjen nga kinematografia jugosllave, bullgare, rumune, apo dhe hungareze dhe polake. Filmat shqiptarë janë mbështetur në temat historike dhe për shkak të popullaritetit të tyre të merituar të japin ndjesinë e një kinoditari real, si fjala vjen filmi “Nëntori i dytë”. Ajo që të bën përshtypje të veçantë është se mjedisi, garderoba etnografike, struktura arkitektonike popullore të fshatit dhe të qyteteve shqiptare, të veshjeve të personazheve të krijojnë idenë të një bote gjithashtu dokumentare, të papërsëritshme më, por që sot nuk ekziston.

Të gjithë filmat bazohen mbi dashurinë e pakufishme për atdheun. Asnjë film nuk bazohet mbi urrejtjen ndaj atdheut. Kjo është një pikë gravitacionale. E pashembullt.

Filmi shqiptar është organizuar nga regjisorë të përmasave të mëdha. I tillë është miku im, regjisori Dhimitër Anagnosti. Por edhe të tjerë nuk janë më pak. Për një rastësi historike apo për nje domosdoshëmri historike mund të them se në këto filma luajtën artistë të mëdhenj, që sot kanë vdekur. Imagjinoni! Duke i ndaluar filmat e tyre ne i vdesim për herë të dytë këta aktorë.

Asnjëherë muzika moderne shqiptare dhe profesioniste nuk ka pasur kaq shumë sukses sa muzika e filmave tanë. Në koleksionin e këtyre filmave ka pa dyshim, edhe filma të dobët, edhe stereotipe ideologjike, të cilat nuk mund ta dëmtojnë dhe ta prekin një shoqëri demokratike.

Urrejtja ndaj filmit shqiptar, si të gjitha urrejtjet e verbëta, është irracionale dhe e pashpresë. Kryqëzata për të ndaluar filmin shqiptar është e pakuptimtë sepse diçka e tillë paralele mund të bëhej dhe kundër shkrimtarëve të realizmit socialist, kundër koreografëve, kundër këngëtarëve, kundër piktorëve dhe skulptorëve. Pyes: a nuk ekziston në Galerinë Kombëtare të Arteve ekspozita e pikturës së realizmit socialist? Pse nuk ngrihet dikush dhe të thotë “t’i djegim të tërë këto piktura”? Nëse duam t’i ndalojmë filmat, pse mos të ndalojmë dhe pikturat dhe këngët, dhe vallet, dhe librat e shkrimtarëve të shquar të realizmit socialist?

Kam në shtëpinë time një vëllim të plotë në anglisht të poemave të Vladimir Majakovskit botuar në vitin 2012 në Amerikë.

Majakovski është poeti i revolucionit. Kur e mora librin në dorë mendova se shumë poema të tij revolucionare, për shkak të ndryshimit të epokave duhet të ishin hequr.

Por u habita kur pashë se në këtë përmbledhje ishte dhe poema e Majakovskit për Leninin. Dhe për lexuesin e kulturuar dhe normal kjo është diçka e vetëkuptushme. Por pikërisht shqiptarët shpesh nuk e di pse nuk tregohen të kulturuar dhe normal në disa aspekte.

Në shek.XVII poeti i madh anglez John Milton (1608-1674) autori i kryeveprës “Parajsa e Humbur” qe përkrahës u revolucionarit republikan Oliver Kromuellit.

Kur ra regjimi i Kromuellit dhe u instalua regjimi mbretëror i Stjuartëve John Milton qe vënë në listën e atyre që duheshin dënuar me vdekje, por Mbreti Stjuart i kohës, kur i sollën listën ogurzezë, ku ishte dhe emri i Miltonit tha në mëdyshje: “Se ç’ka kjo dora ime e djathtë që nuk do të firmosë!”

Kështu Miltoni nuk u dënua.

Kur u bë fushata për ndalimin e librave me pikëpamje të lira dhe krijimi i një censure mbretërore pikërisht ky Milton shkroi kryeveprën e tij të dytë, librin polemist nga më të rëndësishmit e botës, të quajtur “Areopagitica”.

Këtë libër dua ta lexojnë trundryshkurit dhe delirantët ,që kërkojnë të ndalojnë me ligj filmat shqiptarë. Emancipimi i shoqërisë bëhet në raport edhe me shijet estetike.

Emancipimi i shijeve estetike bëhet vetvetiu, pa dhunë dhe pa kallur në mendim “një xhandarmëri të mendjes” siç thoshte i paharruari Faik Konica.

3. Shqipëria është një vend që kërkon Shpresë.

E theksoj: Shpresa është konceptualitet. Nuk është një gjendje e thjeshtë humori. Shpresa është kauzë. Në udhëkryqet e këtyre 26 viteve më shumë sesa dështimet në ekonomi dhe në politikë, Shqipëria ka dështuar në kërkimin e shpresës.

Çfarë nuk kemi thënë për Shqipërinë. Kemi thënë se është një vend që nuk bëhet, gati një vend i mallkuar, një vend që nuk krijon dot shtet etj. Unë e kuptoj që në detaje të ndryshme ka elementë të së vërtetës.

Unë e kuptoj që Shpresa është një subjekt i shumicës. Pakica s’ka nevojë për Shpresë. Pakica ka nevojë vetëm për pushtet dhe fitime.

Por jam i bindur, ndaj u them shqiptarëve të mi, se brenda njerëzve të thjeshtë dhe popullit sythet dhe bërthamat e Shpresës janë, se Shpresa në fund të fundit është një kuptueshmëri. Se Shpresa është një vetëdije.

Ka ardhur koha që Shqipëria të kalojë Rubikonin e historisë. E ritheksoj siç e kam ritheksuar shumë herë se Shpresa simbolizohet dhe me funksionimin e Vettingut.

Vettingu nuk është një fjalë magjike. Vettingu nuk është shkopi magjik.

Por Vettingu është mundësia dhe instrumenti për të ndryshuar klasën e pandërgjegjshme politike, që parapolitikanët tanë t’i bëjmë politikanë të vërtetë, që populli të ketë përfaqësuesit e tij adekuatë dhe autentikë.



Në këtë aspekt ka rëndësi të madhe stimulimi i Shqipërisë shkencore dhe kulturore.

Nuk ka vetëm lajme politike në këtë botë, por ka dhe lajme kulturore të rëndësishme.

Lexoj në internet se miku im shkrimtari shumë i njohur francez Pascal Quignard sapo ka fituar çmimin e lartë letrar Andre Gide. Dhe u gëzova.

Por njëkohësisht u trishtova se këto ditë vdiq poeti, fituesi i çmimit Nobel Derek Walcott në moshën 87 vjeçare.

Është një poet i madh, social, me një metaforikë të jashtëzakonshme dhe për shumë kohë ka qenë poeti im më i preferuar.

Ai kishte miqësi me mikun tim,perkhyesit, Pirro Dollani, në SHBA dhe nëpërmjet Pirros i kam dërguar përshëndetjet e mia këtij poeti madhor të kohërave moderne.

Por ky poet që njihet në të gjithë botën nuk njihet në Shqipëri.

Kjo është një mangësi kulturore dhe artistike për ne shqiptarët.

Duke dashur për të gjallëruar mjedisin shkencor dhe kulturor të vendit, Akademia Shqiptare e Shkencave dhe e Arteve – që është një institucion alternativ i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë organizoi një panel kumtesash në qytetin e Gjirokastrës ku morën pjesë akademikët Isuf Kalo, Mariglen Spiru, Ksenofon Krisafi, Fatos Tarifa, Emil Lafe dhe Moikom Zeqo.

Interesi i gjirokastriteve qe shumë i madh. Unë fola për vlerat e patjetërsueshme të Gjirokastrës, kësaj ikone të trashëgimisë kulturore kombëtare dhe për mbrojtjen e këtyre vlerave ndaj çdo lloj projekti halucinant dhe anti shkencor.

Por në programin e saj Akademia Shqiptare e Shkencave dhe Arteve do të ushtrojë veprimtari edhe në qytete Korçë, Shkodër, Tiranë dhe Durrës.

Sinqerisht më ka habitur interesimi dhe pjesëmarrja e njerëzve në kumtimet tona shkencore.

Edhe kjo gjë përbën një motiv të Shpresës.

Mungesa e aftësisë për të gjykuar

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
 (dasaretiaurel@yahoo.com.au)


Njeriu pa asnjë vlerë kombëtare, njeriu që i nënshtrohet të huajit dashakeq, njeriu që nuk e përfillin fare në shoqërinë e vet. Kush është ai? Askush.

Pavarësisht nga shanset e dobëta që ekzistojnë, unë besoj se një shkëmb i patundur i një vendosmërie kokëfortë atdhetare dhe intelektuale për të përcaktuar se çfarë është e vërteta reale e jetës sonë dhe shoqërisë tonë, është një detyrim themelor për të gjithë ne.


***
Nëse jemi të denjë për trashëgiminë tonë ilire do duhet, natyrisht, të jemi të gatshëm që të hedhim poshtë çdo diskriminim dhe shfrytëzim tiranik të kolonizatorëve dhe derrave shqipfolës.
Asnjë shqiptar nuk dëshiron të zhvillojë marrëdhënie të reja skllav-padron apo t`ia nënshtrojë vullnetin e vet sunduesve barbarë despotikë sllavo-ortodoks me ndonjë mënyrë të re.
Asnjë qeveri mafioze nuk deklaron haptas se nënshtron dhe shkel në mënyrë flagrante vullnetin e popullit; përkundrazi, priret të përdorë një frazeologji të re që duket krejt e kundërt me atë të vjetrën. Pra, fjalë e shprehje që duken të bukura, por fshehin a shtrembërojnë të vërtetën ose janë të zbrazëta e pa vlerë.

***
Popujt autokton të kërcënuar

Në botë ka rreth 300 milionë njerëz që i përkasin një populli autokton. Shqiptarët e Gadishullit Ilirik, banorë autoktonë në trojet e tyre, rrënjës të atij vendi ku kanë jetuar paraardhësit e tij pellazg/ilir që në kohë më të lashta kur historia nuk ka ekzistuar.
Në trojet shqiptare zhvillohet një politikë asimilimi i llojit më të keq, disa në grek, disa në turk e arab, disa në sllavo-ortodoks. Qëllimi i armiqve është që nëpërmjet Kalit të Trojës të shfarosin gjuhën e shqiptarëve, kulturën dhe mënyrën e jetës. Ata nuk do të përbëjnë më një grup të veçantë të njerëzve nëse forcat patriotike nuk zgjohen që ta ndalojnë nënshtrimin.
Shqiptar! Mos i beso errësirës kur drita bie poshtë në prehrin e muzgut të zymtë.
Misionarët grek erdhën për terr. Misionarët mysliman turko/arab erdhën nëpër errësirë. Prandaj shumica e dhomave të kishave ortodokse dhe xhamive janë terratisur. Priftërinjtë dhe hoxhallarët ua kanë terratisur sytë dhe mendjet “besimtarëve” shqipfolës, ua kanë vjedhur qiellin.
***
Varfëria e madhe shpirtërore në Shqipëri

Në trojet shqiptare ka një numër të madh njerëzish të cilët janë materialisht të varfër, dhe ka një varfëri enorme shpirtërore.

Sistemi i shoqërisë shqiptare brenda dhe jashtë murit të arbrit duhet të jetë i rreptë por i drejtë. Por, për të qenë i drejtë, është e rëndësishme që ai gjithashtu të jetë i saktë.

Hijet e materialit pornografik, keqpërdorimi i fesë, radikalizmi islamik e errësojnë dhe degradojnë shumë shoqërinë shqiptare, dhe e dëmtojnë individin që është kapur nga ajo.

BigBrother (dhe të ngjashme) është një program pleh i TV së Shqipërisë. Program i pamoralshëm, degradues, patologjik, anormal, në kundërshtim me natyrën, histerik, i ekzagjeruar, i çoroditur, i shtrembëruar, i përdredhur. Program pervers për shikuesit pervers. Realitet i imazhit të pasqyrës, në kontrast me përfaqësitë e shkëlqimit të rremë – është i mbushur me mungesë shprese, poshtërim dhe zbrazëti. Si pasojë ka sasi të pafund pabesie mes çifteve, divorcet, fëmijë me prindër të ndarë, dhuna seksuale, profit joligjor, shfrytëzime, trafikime, emocione të thyera.

“Kallashi”, rospi e famshme, që në kafene të Kosovës së varfër, nga myshterinjtë përves (shumica e tyre burra pleq por merakli) fiton mijëra euro për disa orë lëkundje bythësh shumë të trasha ama edhe shumë të palara. Paramendoni çfarë gëzimi do të kishin gratë, rejat, mbesat, nipat, stërnipat e këtyre meraklinjve pleq sikur ato lek që krye-shtëpiaku ia dhuron Kallashit për bythët mashalla, të përdoreshin për nevojat më elementare jetësore të cilat i mungojnë familjes, bukë e krip e ujë.
Më kollaj e kanë meraklinjtë shqipfolës të FYROM-it.

Në vend të ndonjë “Kallashi” vendore, në kafetë e shumta të asaj treve, “punojnë” rospi të importuara nga Rumunia, Moldavia. Dhe, e njëjta mesele, sidomos pas faljes së xhumasë lokalet mbushen me pleq meraklinj ama të devotshëm e jo mahi.
***
Fundamentalizmi islamik dëshiron të qëndroje fortë në pagabueshmërinë e fesë në të cilën pretendon se beson. Islami politik që ne e shohim sot dhe që në Evropë pretendon të drejtën e vet me megafon, ka fituar fuqinë e saj vetëm me ndihmën e politikanëve, akademikëve dhe redaktorëve (mediumeve) budallenj. I njëjti Islam do të veprojë si një katalizator dhe për të krijuar një luftë të ardhshme qytetërimesh në Evropë, përfshirë Shqipërinë brenda dhe jashtë murrit të arbrit.

***
Të gjithë ata “vëllezër” të fesë myslimane, ortodokse etj që në forma të ndryshme, veçanërisht me keqpërdorimin e fesë, përpiqen ta shkombëtarizojnë dhe tjetërsojnë kombin shqiptar duke e asimiluar në grek, turk, serb, arab janë armiqtë tanë dhe ndaj tyre duhet të tregojmë mospërfillje, përbuzje, përçmim, pse jo edhe dajak nëse nuk marrin vesh me të mirë.

Është e rëndësishme që edhe besimtarët të jenë racionalë, miqësorë dhe gjithëpërfshirës. Asnjë prej nesh nuk mund të ndalojë njerëzit të praktikojnë fenë e tyre në shtëpinë e tyre; pse jo edhe në objektet fetare. Por vetëm brenda kornizave tona ligjore, duke mbrojtur domosdoshmërish vlerat themelore Kombëtare Shqiptare: gjuhën, kulturën, mënyrën e jetesës. Të mos imitojmë tjerët aty ku nuk duhet. Zgjohuni. Kërkoni Zotin e juaj.

***
Emocionet, mashtrimet, tradhtitë

Njeriu pa emocione, nuk mund të luftojë për asnjë ide; për të luftuar është e domosdoshme të duam atë për të cilën luftojmë, dhe të urrejmë atë kundër së cilës luftojmë.

Me tradhti nënkuptojmë mashtrimet, sidomos veprimet që janë të drejtuara kundër sigurisë shtetërore ose pavarësisë.

Ekziston dallimi mes tradhtisë së lartë, tradhtisë së vendit dhe tradhtisë së luftës. Tradhti të lartë janë krimet kundër Kushtetutës dhe kreut të shtetit. Tradhti ndaj vendit janë krimet kundër pavarësisë dhe sigurisë së shtetit. Tradhti lufte është kur armikut i ofrohet ndihmë në luftë.

Mashtrimi është një krim ekonomik, që kryhet me vetëdije për të marrë për vetveten, përvetësuar, përfituar me të padrejtë të mira materiale. Ai dallon nga krimet tjera tipike pronësore, siç është grabitja dhe vjedhja, sepse viktima vet në mënyrë të pavetëdijshme luan një rol aktiv për të siguruar pasurimin joligjor të autorit të krimit.

Tradita shqiptare nuk lejon terren gënjeshtre. Kultura e mirëfilltë nuk përcillet për ndonjë qëllim, por si çdo aspiratë, ka kuptim në vet-ekzistencën e saj.

***
Ne duhet t`i mësojnë njerëzit, sidomos rininë, për t'i rezistuar sfidat, se vetëm peshqit e cofët e ndjekin rrjedhën e lumit që derdhet në greminë.

Kur ishim të vegjël, unë, vëllai dhe motra ime morëm mesazhin nga prindërit tonë: "Mos u bëni si ne. Ju duhet të jeni diçka më shumë se ne.” Ky është një mesazh shumë i fuqishëm për të marrë kur mami dhe babi janë heronjtë e jetës së dikujt.

Ky komb për të cilin ne jemi aq krenarë, do të pushojë së ekzistuari brenda një kohe shumë të shkurtër nëse e gjithë kjo ecje buzë greminës vazhdon.

Kultura e mirëfilltë siguron elasticitetin, forcën mendore të shqiptarit. Ndikon fuqishëm në solidarësinë vëllazërore, shprehjen e përkrahjes për qëllimet madhore kombëtare.
***
Alarmante. Rinia e trojeve shqiptare ikën me të madhe sepse Shqipëria ka papunësi rekord. Kemi nevojë urgjente për një politikë efikase industriale, bujqësore, turistike etj më aktive për të gjithë, që të ketë një punë për të shkuar. Për ta ndërtuar Shqipërinë në ar dhe granit.

“Jeta është një garë noti. Ti nuk mund të kalosh detin vetëm duke qëndruar dhe ia ngul sytë ujit”- më thoshte gjyshi im.

Shqipëria ime. Një qiell plot me yje, lumenj magjik, deti blu aq sa ju mund të shihni, një tokë pjellore ku lulet rriten, ju dëshironi edhe më shumë? Së bashku ne do të jetojmë, çdo motër dhe çdo vëlla, fëmijët e vegjël të ylberit dhe një tokë e shenjtë.

2017-04-03

Refleksione rreth librit “ Shqiptarët në tokën e ëndërruar” të Rush Dragut.



Nga : Gjovalin Çuni 

 Libri më i fundit i Rush Dragut, është një kontribut i shtuar personal, por edhe i gazetarisë shqiptare, andej dhe këndej Atlantikut.

Libri duhet të lexohet i parë në dy aspekte, atë të gazetarisë si dhe të publicistikës, që në rastin konkret kalojnë përmes intervistave personale dhënë gazetarëve, por edhe të intervistave të bëra nga vetë autori në mediume të ndryshme, me personalitete të komunitetit shqiptaro-amerikan, dhe të miqve të tyre, mes të cilëve edhe me shkrimtarin e njohur, dramaturgun, poetin dhe romancierin Fadil Kraja.

Mjeshtrat e mendimit citohen të kenë thënë: “Të bësh pyetje është më e vështirë se t’i përgjigjesh atyre”. Për autorin, intervistat, kjo formë e pasqyrimit publcistik të medias së shkruar nuk para qesin vështirësi, pasi ai njeh shumë mire, jo vetëm komunitetin që i përket, por edhe arritjet dhe problematikat e tij. Ai ka vite që e ushtron profesionin, por edhe mjeshtrinë e gazetarit e jo vetëm ka dije të plota rreth asaj që pasqyron, por zotëron edhe mjeshtrinë gazetareske të lidhur me të mbledhurit e fakteve, verifikimin, përzgjedhjen dhe përpunimin të tyre deri në botim.

 Kjo vërehet më së miri në botimin më të fundit: “Shqiptarët në tokën e ëndërruar”.

Intervista e cilësuar si formë e pasqyrimit publik ka funksion të dyfishtë, pasi lidh kumtin me interpretimin duke vendosur raporte të caktuara mes pasqyrimit dhe asaj që pasqyrohet, mes atij që pyetet dhe atij që përgjigjet.
Në libër autori është në rolin e të intervistuarit dhe të intervistruesit. Në rastet e intervistave të dhëna në “Albavision” dhe “ACTV”, ai ka zgjedhur të japë opinionet e tija rreth tematikave, që ngjallin interes, dhe që akoma janë “një fushë beteje” për gazetarinë dhe historinë shqiptare, siç janë problemet politike, ekonomike dhe kulturore të Shqipërisë post – komuniste, por edhe probleme të ndryshme historike, që ndihmojnë në shkrimin e saktë të historisë shqiptare.

Në të dyja fushat opinionet e tija janë të sakta. Autori ishte vetë i përfshirë në proçeset demokratike, pas shëmbjes së komunizmit në vitin 1990-1991, duke kryer deri në vitin 2000 disa funksione politike dhe administrative në zonën e Malësisë së Madhe, si përfaqësues i Partisë Demokratike, forca e parë politike opozitare në Shqipëri.

Ai nuk ngelet prapa as në trajtesat historike. Teksa lexon intervistat rreth problemeve të Kryengritjes se Malësisë së Madhe të vitit 1910-191 dhe Kryengritjes antikomuniste të Malësisë së Madhe të vitit 1945, vlerësimin rreth figurave qëndrore të këtyre kryengritjeve, si: Dedë Gjo Luli e Prekë Cali etj., të krijohet përshtypja se kemi të bëjmë me një historian të vërtetë, që di të zgjedhë dhe të analizojë faktet duke qenë objektiv, transparent dhe i sinqertë.

Mendimet e shprehura e analizat e bëra ndihmojnë lexuesit, sidomos ata të gjeneratës së re të emigracionit shqiptaro- amerikan, për të kuptuar problemet politike të Shqipërisë të viteve të para të sistemit demokratik, probleme që vijojnë të jenë akoma të pranishme dhe të pazgjidhura përfundimisht edhe në ditët e sotme.

Në pjesën e dytë në libër, sipas një tematike të caktuar nga autori, janë përcjellë mendime dhe opinione të njerëzve të fushave të ndryshme të diasporës shqiptare; biznesmenë, publicistë, njerëz të shquar të kulturës dhe sportit.

Përmes pyetjeve të sakta autori i ka bërë ligjëruesit të shpalosin mendimet e tyre rreth problemeve për të cilat janë ftuar.

Libri i takon publicistikës, por një lloj publicistike të bashkëndarë. Autori, realitetin e ri, që të krijon toka e ëndërruar e analizon duke u mbështetur tek vetja, por edhe tek njerëzit që e rrethojnë. Kësisoj në këtë libër është shkruar historia personale, por edhe historitë e jetëve të tjera të komunitetit shqiptaro – amerikan, të cilat ndonëse kanë ndryshuar në kohë e hapësirë, përpiqen të krijojnë jetën e re duke ngelur përherë të lidhur me rrënjët e prejardhjes.

Në libër “thelbi i gjasë”, kur i thuhet në gjuhën e popullit, nuk janë sensacionet e jetës së personaliteteve të komunitetit ky jeton, por përkundrazi, Rush Dragu përmes intervistave të tija përpiqet të pasqyrojë “mikrobotën shqiptare” të krijuar brenda asaj toke të ëndërruar ndër vite nga ata; botë që më tepër se vendi i tyre i ndihmoi të shkruanin suksesin.

Në Amerikë ka edhe mjete të tjera informimi, por puna e bërë nga Rush Dragu në rrjete të ndryshme informative ka ndihmuar në rritjen e suksesit të gazetarisë shqiptare në përgjithësi. Ajo wshtw modeli i një gazetarie të pakapshme dhe të dhunueme nga pushtetet; të një gazetarie të bazuar gjithnjë në informim të drejtë dhe të paanshëm të ngjarjeve që ndollin në komunitet dhe në atdheun e tyre.

Libri i Rush Dragut është një mozaik personazhesh dhe ngjarjesh edhe nga Shqipëria; një dokumentar i përpjekjeve të brezave për intergrim; i realizimit të ëndërrave për një jetë më të mirë, në një tokë bazuar në përpjekjet e të gjithëve për lartësimin e vendit ku jetojnë, Amerikës së ëndërruar në shekuj, dhe nga të gjithë.

Le të lexojmë këtë libër për të kuptuar e njohur më mirë, veten dhe tjetrin; le ta lexojmë këtë libër, me të cilin një ditë nipat dhe stërnipat e Shqipërisë do të krenohen para fëmijëve të tyre dhe fëmijëve të fëmijëvë të tyre.

Tensioni i gjakut në bazë të moshës tuaj


Presioni i lartë i gjakut është njëri ndër problemet më të shpeshta shëndetësore të kohës së tashme, ndërkaq simptomat janë shumë shpesh të padukshme.

Nëse nuk e rregulloni me kohë presionin tuaj të gjakut, mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore siç janë dëmtimi i veshkave, humbja e të parit, sëmundja e zemrës, pika në zemër apo në tru.

Këto janë disa nga vlerat për të cilat mjekët konstatojnë që paraqesin nivelin normal:

Meshkujt

Deri 20 vjet – 123/76
Deri 30 vjet – 126/79
Nga 30 deri 40 vjet – 129/81
Nga 40 deri 50 vjet – 135/83
Nga 50 deri 60 vjet – 142/85
Mbi 70 vjet – 142/80

Femrat

Deri 20 vjet – 116/72
Deri 30 vjet – 120/75
Nga 30 deri 40 vjet – 127/80
Nga 40 deri 50 vjet – 137/84
Nga 50 deri 60 vjet – 144/85
Mbi 70 vjet – 159/85

Nga Flori Bruqi: Titullin e Legjionit të Nderit, përpos kryeministrit shqiptar zt. Edi Rama e kanë fituar edhe disa personazhe të rrezikshëm për njerëzimin…



Çmimin e Legjionit të Nderit e kanë fituar disa personazhe që kanë lënë gjurmë negative në histori. Konkretisht

Mussolini biografia.jpg


1) Benito Musolini ose i njohur ndryshe Ducja, diktatori i fashizimit Italian ka qënë Kryetar i Këshillit të Ministrave kur ka fituar titullin e Kryqit të Madh të Legjionit të Nderit në vitin 1923 me vendim të presidentit Aleksander Milleran. Pavarësisht vendosjes prej tij të fashizimit në Itali dhe të bashkëpunimit me Hitlerin, Musolini e ruajti të titull.

Duçe rrjedh nga fjala latine Dux që përkthehet udhëheqës. Me këtë term bashkëthemeluesit e Partisë Fashiste Italiane, shtypi dhe propaganda e regjimit i drejtoheshin Musolini Nën modelin e Duçës u krijuan nga ana e diktatorëve të tjerë tituj të ngjashëm, Adolf Hitleri ishte Führer, Francisco Franco ishte Caudillo, Ion Antonesco ishte Conducator.

Musolini ishte eksponent i partisë socialiste italiane dhe drejtor i gazetës qytetare socialiste Avanti (sq.: Përpara) që nga 1912. Në vitin 1914 ndryshoi tërësisht opinionin politik duke u deklaruar në favor të ndërhyrjes së luftës në Libi. Duke u gjetur në kontrast me linjën e partisë së tij dha dorëheqje nga drejtimi i Avanti-t! dhe themeloi "Il popolo d'italia". Menjëherë pas luftës themeloi I FASCI ITALIANI I COMBATIMENTO 1919, pastaj u bë pjesëmarrës në partine nacionale fashiste (Paryia Nacionale Fashista) në vitin 1921 dhe u prezantua në vend me një program politik nacionalist, autoritar dhe radikal që në vazhdim përmblodhi dhe element të fort anti socialist që e ndihmuan nga mbështetja e një borgjezie të vogël dhe shtresave industriale dhe agrare. Në kontestin e paqëndrueshmërisë së fortë politike dhe socialiste ardhura në luftë vendosi në marrjen e fuqisë. Duke forcuar dorën e institucioneve, Musolini arriti të mbante fuqinë që të ndërtonte qeverinë dhe instaloi diktaturën në janar të vitit 1925,duke zgjedhur me forcë situatën delikate e krijuar nga vrasja e Giacomo Matteottit.


Bashar al-Assad in Russia (2015-10-21) 08.jpg
2) Bashar Al-Assad, diktatori i Sirisë ka fituar titullin një vit pasi ka ardhur në pushtet përmes zgjedhjeve në të cilat ai ka nxjerrë jasht ligjit opozitën politike. Ai është akuzuar ndërkohë për ushtrim të torturave dhe vrasje të opozitarëve të rregjimit.

Presidenti sirian, Bashar al-Aassad, tha se duhet të arrihet një koalicion mes Sirisë, Rusisë, Iranit dhe Irakut, ose përndryshe i gjithë rajoni do të shkatërrohet.

Assad gjithashtu kritikoi koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe sulmet ajrore në Siri dhe Irak, duke i cilësuar ato si joproduktive dhe se sipas tij vetëm e kanë përhapur më shumë terrorizmin.


Aktivistët sirianë thonë se sulmet janë më shumë të përqendruar në grupet e tjera rebele, sesa në vendet ku qëndrojnë militantët e Shtetit Islamik.

Në një intervistë për televizionin shtetëror, Assad tha se Siria, Rusia, Irani e Iraku ishin të bashkuara në luftën kundër terrorizmit dhe do të arrinin rezultatet e duhura, ndryshe nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja.

Kundërshtarët shtetërorë të Assad shohin si zgjidhje të vetme dorëheqjen e Assad, por për momentin kombet perëndimore besojnë se ai duhet të vazhdojë të qëndrojë gjatë kësaj periudhe tranzicioni.

Nga ana tjetër, Assad insiston se “diskutime rreth sistemit politik të Sirisë janë një çështje e brendshme e vendit”

Bokassa colored.png

3) Jean Bedel Bokassa, perandori i Afrikes Qendrore i dënuar me burgim të përjetshëm ndër të tjera edhe si kanibal. Ai kishte 17 gra dhe 36 fëmijë legalë. Ai mbante një mantel 8 metra të gjatë dhe të zbukuruar me 785 mijë perla dhe 1.3 milion top ate vegjël prej kristali dhe floriri.

Jean-Bedel Bokassa është i famshëm për marrëzinë e tij të pashembullt. Dihet se Bokassa përpiqej shumë që të shfaqej si një figurë pothuajse prej Perandori, kur u bë udhëheqës i Republikës së Afrikës Qendrore në vitin 1976, dhe pothuajse falimentoi të gjithë vendin e tij duke blerë për veten një kurorë dhe një pallat gjigant.


Nën sundimin e tij, Bokassa këmbëngulte që fëmijët e shkollave duhej të mbanin një uniformë shkolle shumë të kushtueshme, të cilat i shiste vetëm një kompani që ishte në pronësi të një prej grave të shumta që ai kishte.

Burgoste dhe vriste nxënësit vetëm sepse nuk vishnin uniformat
Kur fëmijët e shkollave nisën të protestojnë ndaj një urdhri të tillë, i mbërthyer nga zemërimi, ai burgosi qindra prej tyre.

Edhe burgosja në vetvete është një reagim i tepruar me përmasa epike, por Bokassa nuk ishte një njeri që i bënte gjërat përgjysmë.

Pasi i kishte arrestuar fëmijët, ai personalisht shkoi dhe rrahu disa prej tyre për vdekje, një veprim që e bëri të urryer në komunitetin ndërkombëtar. Disa prej fëmijëve ishin jo më shume se 8 vjeçe.


Manuel Noriega mugshot cropped.jpg
4) Manuel Noriega, ish diktatori i Panamasë është dekoruar në 22 janar 1987 me titullin e Lartë Komandant i Legjionin të Nderit dhe ky titull nuk i është hequr ndonëse ai do të dënohej për trafik droge në SHBA dhe pastrim parashë në Francë.Ish-diktatori i Panamasë, Manuel Noriega u ekstradua nga Franca në Panama.

Ekstradimi vijoi pasi ekipi i mjekëve dje konfirmoi se 77-vjeçari Noriega është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se mund ta përballojë fluturimin nga Parisi deri në Panama Siti.

Noriega, i cili ka udhëhequr me Panamanë prej vitit 1983 deri në vitin 1989, dy vitet e fundit ka vuajtur dënim me burg në Francë me akuzë për larjen e parave. Para kësaj ai ishte 20 vjet në burg në SHBA për shkak të tregtisë me narkotikë.

Panama kërkoi ekstradimin e tij që të mund t'i gjykohet për vrasje të dy kundërshtarëve të tij politikë, për çka, u dënua me 54 vjet burg se kishte vrarë dy lider të opozitës.


Ali Bongo Ondimba, 2012.jpg


5) Ali Bongo, President i Gabonit ka marrë në vitin 2010 titullin e Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit duke e ruajtuar atë pavarësisht se ai do të akuzohej për korrupsion, abuzim me fondet publike dhe kontroll të medias. Ai zotëronte në Francë 33 hotele dhe apratamente në një vlerë prej 150 milion euro.

Image

Sylvia Bongo Ondimba u lind më 11 mars të vitit 1965 në Francë, mirëpo kur kishte qenë fare e vogël prindërit e saj ishin dërguar për të punuar në Kamerun, ku kishte kaluar vitet e para të fëmijërisë, para se bashkë me familjen të barteshin në Tunizi. Në vitin 1974 familja e saj ishte bartur për të jetuar në Gabon, ku nëna e Sylvia-s kishte filluar të punonte si sekretaresh e njeriut që më vonë do të bëhej dhëndër i saj. Sylvia ishte martuar me Ali Bongo Ondimba-n në vitin 1989 dhe është bërë Zonja e Parë e vendit në vitin 2009, kur bashkëshorti i saj ishte zgjedhur president i Gabonit.





6) Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë e ka marrë titullin Komandant i Legjionit të Nderit në mars 2017. Ai përgatitet të shkojë në zgjedhje në 18 qershor 2017 pa opozitën dhe është dekoruar ndërkohë që në një raport të OSBE rezulton zotërues i një llogarie bankare off shore prej 200 milion euro në emër të të vëllait .

Edi Rama si “shokët”, Komandanti i Legjionit të Nderit të Francës ..!.


Duke marrë lajmin nga boritë e “vidhit” të kuq se Edvin Kristaq Ramës , Franca i ka akorduar titullin e lartë “Commandeur (komandant) i legjionit të nderit” , unë nuk u emocionova shumë , pasi këso lajmesh që i sherbejnë kazanit ku ushqehen shumica e mediave të kazanit të partisë-qeveri , buçasin në çdo minut , në çdo orë e per ditë. Gjithsesi kur në keto medie pashë Edvinin me rrypin e dekorates në qafë , që më “ngjasoi” me shallin e kuq (jo shallin e pionerit të enverit se atë ja ka ruajtur pa e shkyer nga holuçinacionet e ema Neta) , si dhe duke i vendosur dekoraten në “gjoks” vetë kryeministri francez Bernard Cazeneueve ( bashkë me të falat e Francois Hollande nga Indonezia) , unë u “detyrova” ta besoj si lajmë të vertet që më “emocionoi”. Per hirë të vertetes nuk kam ditur shumë per ketë dekoratë që jep Franca tash 211 vjet , ndaj per të ditur më shumë ju drejtova Vikipedisë , nga e cila mësova: “Legjioni i Nderit” është dekorata e lartë që jepet në Francë. Ajo është krijuar nga Napoleon Bonaparti në maj të viti 1802 dhe për herë të parë ajo është dhënë në 15 qershor të 1804-ës. Medalja jepet për trimëri në veprimet ushtarake ose për shërbim ushtarak 20-vjeçar të dalluar, por edhe në rastet e civilëve, kur puna e tyre rrit reputacionin e Francës përmes studimeve, arteve, shkencave, politikës etj. Në medaljen e titullit është koka e Napoleonit, ndërsa nga mbrapa shkruhet motoja “HONNEUR” (nderë). Urdhri i dekorimit në Francë është i ndarë në pesë shkallë të ndryshme: Chevalier (kalorës), Officier (oficer), Commandeur (komandant), Grand Officier (oficer i madh) dhe Grand’Croix (Kryqi i madh).”. Mirpo duke parë se per çfar motivesh apo meritash jepet kjo dekoratë , unë nuk gjeta asnjë nga keto mirita që e obligojnë Francen ta dekorojë z. Edvin K. Rames me ketë titull të lartë. Sidoqoftë kjo është puna e presidentit socialist –francez në ikje ,Holland. Por duke kerkuar perseri në vikipedi per “shokët” e Edvinit “tonë” (drejtues shtetesh e qeverish) , që kanë marrë nga Franca ketë dekoratë të lartë , mua m’u prishi “qjefi” disi , pasi mësova se ketë dekoratë e kishte marrë 23 ditë para Edvinit , Princi trashëgimtar i Arabisë Saudite , Mohamed Ben Nayef, edhe pse ky vetëm brenda vitit 2016 kishte firmosur mbi 70 dënime letale me prerje koke, 47 nga të cilat në një ditë të vetme. Gjithsesi Presidenti francez Francois Hollande , ketë dekoratë ketij diktatori islamik ja kishte dhënë fshehtas me 7 Mars 2017. Por më pepara nga Franca u ishin akorduar këso dekoratesh edhe disa figurave të urryera të lirisë , demokracisë e njerzimit si :

Benito Musolinit (Duçes), diktatorit fashist Italian në vitin 1923 , me vendim të presidentit Aleksander Milleran. Bashar Al-Assadit, diktatorit të Sirisë dhe ideatorit të luftes civile në ketë vend , ku u krijua klima e “ngritjes” në shtet i terrorizmit islamik.. Jean Bedel Bokasës, ish perandorit të Afrikes Qendrore i dënuar me burgim të përjetshëm , ndër të tjera edhe si kanibal. Ai kishte 17 gra dhe 36 fëmijë legalë… Manuel Noriegës, diktatorit të Panamasë i dekoruar në 22 janar 1987 me titullin e Lartë Komandant i Legjionin të Nderit. Ky titull nuk i është hequr ndonëse ai do të dënohej për trafik droge në SHBA dhe pastrim parashë në Francë. Në Panama, sot ai është i dënuar me 54 vjet burg se kishte edhe vrarë dy lider të opozitës. Ali Bongo , President i Gabonit , në vitin 2010 dekorohet nga Franca me titullin Oficer i Madh i Legjionit të Nderit , duke e ruajtuar atë pavarësisht se ai do të akuzohej për korrupsion, abuzim me fondet publike dhe kontroll të medias. Ai zotëronte në Francë 33 hotele dhe apratamente me një vlerë prej 150 milion euro… Me ketë rast duket interesant krahasimi që po i bëjnë disa media (jashtë kazanit të partisë-qeveri) Ali Bongo-s me Edvinin “tonë” si zotërues i një llogarie bankare off shore prej 200 milion euro , ndonse në emër të Olsit (vëllait)… Gjithsesi ketij krahasimi “dashakeq” , ja zbehë qellimin fjala e kryeministrit francez , me rastin e dekorimit të Edvinit , i cili ndër të tjera ju drejtua të dekoruarit : “Ju jeni i pari shef i Qeverisë shqiptare që e keni angazhuar, me kurajë, vendin tuaj në rrugën e pajtimit me Serbinë; dhe sidomos ia keni dalë, në marrëveshje me homologun tuaj serb, të ngrini një Zyrë Rajonale të Rinisë që bashkon gjashtë vendet e Ballkanit perëndimor”… “Ju jeni një mik i madh i Francës. I bindur për domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve tona dypalëshe, ju keni mbështetur gjithmonë projektet ekonomike dhe kulturore që kanë kontribuar në këtë afrim. E di që tashmë ato janë të shumta, duke filluar me Trans-Adriatic Pipeline (TAP) , këtë projekt madhor infrastrukture, realizimi i të cilit iu besua vitin e shkuar një sipërmarrjeje franceze…”. Disa media dashakeqe (edhe keto jasht kazanit të qeverisë) mundohen ta lidhin dekoraten e Edvinit me favorizimin e firmes franceze në ketë projekt të madh e fitimprurës… Ndersa mua megjithë keto fjalë per motivin e dekorimit , më ka befasuar kryeministri i Frances kur nuk ja permendi Edvinit punen e tij të lavdrueshme , në vitet kur ishte emigrant dhe punonte si stallier kuajsh në Francë , pasi tre nga keta kuaj që Edvini i ushqente , kashagiste e sterviste , sot janë kuajt e elitës së gardës së republikes Franceze në cermonitë shtetrore…

Por ka edhe nga ata që prej “oborrit” të vogël mediatik e lidhin dekoraten e Edvinit me “vëllazërimin” e tij me miqtë e hershëm të francezëve ,Serbët , me në krye kryeministrin e tyre Aleksander Vuçiq . Po keto media si nën za po hamendesojnë se dekorata e Edvinit ka brenda edhe “shitjen” e komandantit legjendar të UÇK-s Ramush Harajdinaj , që vëllau i Edvinit-Vuçiçi kerkon ta marrin nga Franca , që e ka ndaluar per hesap të serbeve të Millosheviçit , që deshirojnë ta mbyllin perjetsisht në hapsanen e tyre , pasi keshtu mendojnë se shmangin nga rruga një pengesë të pakalueshme , per tju afruar “ëndërres” së tyre kunder Kosoves shtet i pavarur… Si per inatin tim , duke e mbyllë ketë shenim “zemër-dridhur” , më vjenë një haberr nga një mik i imi (që jeton në Francë prej vitit 1975) , dhe më “kujton” se në vitin 1979 , Franca i kishte akorduar edhe “Enver Hoxhes” të njejtin titull si Edvinit sot , por titullin atëherë duhej të shkonte ta merte vetë Enveri ,që siç dihet në atë kohë kishte shkuar per “lesh” menderisht e fizikisht e si rezultat ai nuk shkoi atje , ndaj kjo dekoratë nuk dihet ku ka perfunduar . Larg qoftë të jenë ajo dekoratë që i dhanë Edvinit , duke i ndryshuar daten dhe emrin e presidentit që ja ka akorduar..

Megjithë keto “hamendesime dashakeqe” të mediave jasht kazanit të partisë-qeveri , unë si njeri nga shqiptarët që (Ç)qeverisem nga kryeministri i dekoruar , Komandant i legjionit nderit të Francës , ndihem “krenar” per ketë dekoratë , por drua se edhe Edvini “ynë” ka me pasë fatin e shokve të tij që i cilesuam më siper dhe janë dekoruar si Edvini nga Franca…

Pergatiti duke ju “dridhë” zemra… Ndue BACAJ

Kosova, do të ketë ushtrinë e saj dhe do të jet në NATO

Asnjëherë në historinë e saj, Kosova, nuk ka qenë më afër SHBA, dhe perendimit, se sa sot!

 

Nga Besim Malota

Kosova, do të ketë ushtrinë e saj dhe do të jet në NATO

NEW YORK : Senati amerikan ratifikoi mbrëmë Protokollin për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Për ratifikimin e Protokollit votuan 97 senatorë, ndërsa dy ishin kundër.

Pasi Senati mbështeti Protokollin, nënshkrimin e tij për aprovimin e SHBA-ve që Mali i Zi të bëhet pjesë e Aleancës duhet ta bëjë presidenti amerikan Donald Trump.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë bërë anëtarja e 27-të e NATO-s që ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Malit të Zi në këtë organizatë.

Ka mbetur që këtë dokument ta ratifikojë vetëm edhe Parlamenti i Spanjës. Pritet që procedura në Spanjë të përfundojë deri në fund të javës së ardhshme.

Pasi të gjithë anëtarët të përfundojnë procesin e ratifikimit, nevojitet që edhe Parlamenti i Malit të Zi, të miratojë këtë dokument, me çka vendi edhe formalisht bëhet anëtar i ri i NATO-s.

Shpallja zyrtare e Malit të Zi, si anëtar i 29-të i NATO-s pritet të bëhet në Samitin në Bruksel, që do të mbahet në muajin maj.

Ky është një lajmë i mirë, për Ballkanin, dhe sidomos dy shtetet tona Shqipërinë, anëtare e Alenacës veri – Atlantike Natos, dhe për Kosovën që pret të ketë ushtrinë e vet dhe të jet edhe ajo anëtare e NATO-s.

Kështuqë, asnjëherë në historinë e saj, Kosova, nuk ka qenë më afër me SHBA-s, dhe Aleancën Veri – Atlantike, NATO-n, se sot, kur edhe Serbia, asnjëherë në historinë e saj, nuk ka qenë kaq afër me Rusinë, prej kohës së Carit.

Kryeministri aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili me të gjitha gjasat, më 2 Prill do të bëhet edhe Presidenti i Serbisë, ka deklaruar mbas kthimit të takimit me Presidentin Putin në Moskë javën e kaluar, se : “Serbia, nuk do të anëtarësohet kurrë në NATO!”

Kjo është shumë domethnëse, edhe arsyeja se me ndihmën e madhe të Washingtonit, dhe disa vendeve të BE, Kosova shumë shpejt do të ketë ushtrinë e saj.

Nato në planet për zgjerimin e saj në Ballkan, nuk pret më që Serbia, t’i afrohet asaj. Mbasi, Beogradi, tani do që ta ketë veten në BE, me “Trupin në Europë – dhe Kokën në Rusi”

Dhe, kështu natyrishtë që Planet e Washingtonit, për të rritur sigurinë dhe influencën e Aleancës Veri – Atlantike, NATO-s, janë në “nivelin Zero” me Beogradin.

Gjithëçka, ndodh me Serbinë, sot janë gjithnjë e më shumë në favor të Kosovës.

Sidomos, tani kur prezenca ruse dhe influenca e saj në Ballkan, nëpërmjet Serbisë, dhe “underground” me Shkupin, jo vetëm që është dukshëm, por ajo po shtohet dhe po forcohet shumë shpejt.

Ndoshta, kjo edhe për shkak të situatave edhe më shpejt nga çdo t’a kishte menduar në strategjinë e saj ushtarake Washingtoni dhe Brukseli – Natoja.

Serbia, sot për SHBA, dhe vetë Europën, mund të quhet “Worst Countries In Europe”, i cili është një shtet sovran që ndodhet në udhëkryq mes Evropës Qendrore dhe Juglindore, që thjeshtë në Ballkanin qendror, është pro ruse.

Serbia, nuk është më aspak Serbia, e ish Jugosllavisë, “si vendi më i preferuar europian!” për Perendimin dhe SHBA, mbasi, edhe raportet kan ndyshuar shumë, qysh pas shpërbërjes së saj, dhe tre luftërave më barbare, të shekullit, nga kryekasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviçi.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...