Duke marrë lajmin nga boritë e “vidhit” të kuq se Edvin Kristaq Ramës , Franca i ka akorduar titullin e lartë “Commandeur (komandant) i legjionit të nderit” , unë nuk u emocionova shumë , pasi këso lajmesh që i sherbejnë kazanit ku ushqehen shumica e mediave të kazanit të partisë-qeveri , buçasin në çdo minut , në çdo orë e per ditë. Gjithsesi kur në keto medie pashë Edvinin me rrypin e dekorates në qafë , që më “ngjasoi” me shallin e kuq (jo shallin e pionerit të enverit se atë ja ka ruajtur pa e shkyer nga holuçinacionet e ema Neta) , si dhe duke i vendosur dekoraten në “gjoks” vetë kryeministri francez Bernard Cazeneueve ( bashkë me të falat e Francois Hollande nga Indonezia) , unë u “detyrova” ta besoj si lajmë të vertet që më “emocionoi”. Per hirë të vertetes nuk kam ditur shumë per ketë dekoratë që jep Franca tash 211 vjet , ndaj per të ditur më shumë ju drejtova Vikipedisë , nga e cila mësova: “Legjioni i Nderit” është dekorata e lartë që jepet në Francë. Ajo është krijuar nga Napoleon Bonaparti në maj të viti 1802 dhe për herë të parë ajo është dhënë në 15 qershor të 1804-ës. Medalja jepet për trimëri në veprimet ushtarake ose për shërbim ushtarak 20-vjeçar të dalluar, por edhe në rastet e civilëve, kur puna e tyre rrit reputacionin e Francës përmes studimeve, arteve, shkencave, politikës etj. Në medaljen e titullit është koka e Napoleonit, ndërsa nga mbrapa shkruhet motoja “HONNEUR” (nderë). Urdhri i dekorimit në Francë është i ndarë në pesë shkallë të ndryshme: Chevalier (kalorës), Officier (oficer), Commandeur (komandant), Grand Officier (oficer i madh) dhe Grand’Croix (Kryqi i madh).”. Mirpo duke parë se per çfar motivesh apo meritash jepet kjo dekoratë , unë nuk gjeta asnjë nga keto mirita që e obligojnë Francen ta dekorojë z. Edvin K. Rames me ketë titull të lartë. Sidoqoftë kjo është puna e presidentit socialist –francez në ikje ,Holland. Por duke kerkuar perseri në vikipedi per “shokët” e Edvinit “tonë” (drejtues shtetesh e qeverish) , që kanë marrë nga Franca ketë dekoratë të lartë , mua m’u prishi “qjefi” disi , pasi mësova se ketë dekoratë e kishte marrë 23 ditë para Edvinit , Princi trashëgimtar i Arabisë Saudite , Mohamed Ben Nayef, edhe pse ky vetëm brenda vitit 2016 kishte firmosur mbi 70 dënime letale me prerje koke, 47 nga të cilat në një ditë të vetme. Gjithsesi Presidenti francez Francois Hollande , ketë dekoratë ketij diktatori islamik ja kishte dhënë fshehtas me 7 Mars 2017. Por më pepara nga Franca u ishin akorduar këso dekoratesh edhe disa figurave të urryera të lirisë , demokracisë e njerzimit si :
Benito Musolinit (Duçes), diktatorit fashist Italian në vitin 1923 , me vendim të presidentit Aleksander Milleran. Bashar Al-Assadit, diktatorit të Sirisë dhe ideatorit të luftes civile në ketë vend , ku u krijua klima e “ngritjes” në shtet i terrorizmit islamik.. Jean Bedel Bokasës, ish perandorit të Afrikes Qendrore i dënuar me burgim të përjetshëm , ndër të tjera edhe si kanibal. Ai kishte 17 gra dhe 36 fëmijë legalë… Manuel Noriegës, diktatorit të Panamasë i dekoruar në 22 janar 1987 me titullin e Lartë Komandant i Legjionin të Nderit. Ky titull nuk i është hequr ndonëse ai do të dënohej për trafik droge në SHBA dhe pastrim parashë në Francë. Në Panama, sot ai është i dënuar me 54 vjet burg se kishte edhe vrarë dy lider të opozitës. Ali Bongo , President i Gabonit , në vitin 2010 dekorohet nga Franca me titullin Oficer i Madh i Legjionit të Nderit , duke e ruajtuar atë pavarësisht se ai do të akuzohej për korrupsion, abuzim me fondet publike dhe kontroll të medias. Ai zotëronte në Francë 33 hotele dhe apratamente me një vlerë prej 150 milion euro… Me ketë rast duket interesant krahasimi që po i bëjnë disa media (jashtë kazanit të partisë-qeveri) Ali Bongo-s me Edvinin “tonë” si zotërues i një llogarie bankare off shore prej 200 milion euro , ndonse në emër të Olsit (vëllait)… Gjithsesi ketij krahasimi “dashakeq” , ja zbehë qellimin fjala e kryeministrit francez , me rastin e dekorimit të Edvinit , i cili ndër të tjera ju drejtua të dekoruarit : “Ju jeni i pari shef i Qeverisë shqiptare që e keni angazhuar, me kurajë, vendin tuaj në rrugën e pajtimit me Serbinë; dhe sidomos ia keni dalë, në marrëveshje me homologun tuaj serb, të ngrini një Zyrë Rajonale të Rinisë që bashkon gjashtë vendet e Ballkanit perëndimor”… “Ju jeni një mik i madh i Francës. I bindur për domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve tona dypalëshe, ju keni mbështetur gjithmonë projektet ekonomike dhe kulturore që kanë kontribuar në këtë afrim. E di që tashmë ato janë të shumta, duke filluar me Trans-Adriatic Pipeline (TAP) , këtë projekt madhor infrastrukture, realizimi i të cilit iu besua vitin e shkuar një sipërmarrjeje franceze…”. Disa media dashakeqe (edhe keto jasht kazanit të qeverisë) mundohen ta lidhin dekoraten e Edvinit me favorizimin e firmes franceze në ketë projekt të madh e fitimprurës… Ndersa mua megjithë keto fjalë per motivin e dekorimit , më ka befasuar kryeministri i Frances kur nuk ja permendi Edvinit punen e tij të lavdrueshme , në vitet kur ishte emigrant dhe punonte si stallier kuajsh në Francë , pasi tre nga keta kuaj që Edvini i ushqente , kashagiste e sterviste , sot janë kuajt e elitës së gardës së republikes Franceze në cermonitë shtetrore…
Por ka edhe nga ata që prej “oborrit” të vogël mediatik e lidhin dekoraten e Edvinit me “vëllazërimin” e tij me miqtë e hershëm të francezëve ,Serbët , me në krye kryeministrin e tyre Aleksander Vuçiq . Po keto media si nën za po hamendesojnë se dekorata e Edvinit ka brenda edhe “shitjen” e komandantit legjendar të UÇK-s Ramush Harajdinaj , që vëllau i Edvinit-Vuçiçi kerkon ta marrin nga Franca , që e ka ndaluar per hesap të serbeve të Millosheviçit , që deshirojnë ta mbyllin perjetsisht në hapsanen e tyre , pasi keshtu mendojnë se shmangin nga rruga një pengesë të pakalueshme , per tju afruar “ëndërres” së tyre kunder Kosoves shtet i pavarur… Si per inatin tim , duke e mbyllë ketë shenim “zemër-dridhur” , më vjenë një haberr nga një mik i imi (që jeton në Francë prej vitit 1975) , dhe më “kujton” se në vitin 1979 , Franca i kishte akorduar edhe “Enver Hoxhes” të njejtin titull si Edvinit sot , por titullin atëherë duhej të shkonte ta merte vetë Enveri ,që siç dihet në atë kohë kishte shkuar per “lesh” menderisht e fizikisht e si rezultat ai nuk shkoi atje , ndaj kjo dekoratë nuk dihet ku ka perfunduar . Larg qoftë të jenë ajo dekoratë që i dhanë Edvinit , duke i ndryshuar daten dhe emrin e presidentit që ja ka akorduar..
Megjithë keto “hamendesime dashakeqe” të mediave jasht kazanit të partisë-qeveri , unë si njeri nga shqiptarët që (Ç)qeverisem nga kryeministri i dekoruar , Komandant i legjionit nderit të Francës , ndihem “krenar” per ketë dekoratë , por drua se edhe Edvini “ynë” ka me pasë fatin e shokve të tij që i cilesuam më siper dhe janë dekoruar si Edvini nga Franca…
Pergatiti duke ju “dridhë” zemra… Ndue BACAJ