Nga
Fritz RADOVANI: Pjesa e X.
EDHE JUDA
ISKARJOT ISHTE “APOSTULL...”!!
1947 ISHTE VAZHDIM I VITIT 1946... ASHTUSI
1967 !
Po hyjmë në Javen e Madhe të Pashkëve! Ditë
të ngarkueme me emocione. Sejcili ka dishka që në vetvete kujton dhe reflekton
tek ne edhe po kje se nuk flet...
Kujtoj si sot, aty nga viti 1952 kur po
ndihmonim Meshë në kishen e Fretenve, At Marjan Prelen tue ba një predikim per
Juden Iskarjoti, nga predikatoria pranë Elterit të Shna Ndout, që të jepte
pershtypjen se ka harrue Burgun e Fretenve ngjitë me Kishen e Tyne. Janë shumë
vite... Kujtoj, vetem hymjen në temën e marrun nga i madhi At Gjergj Fishta:
“Tradhtarët na lanë pa Atdhe!”... Dhe, vazhdoi burrnisht pa Ju tutë syni, me
shpjegue se “Shkodra asht mbushë me Juda Iskarjotë...” Populli kishte mbushë të
gjitha bankat e boshlleqet e Kishës dhe po veshtronte me gojë haptë se, “kur po
hyjnë me e marrë edhe Këte Frat xhullijtë si Jezu Krishtin në Kopshtë të
Gjetsemanit...” Por, per fat nuk e pame atë skenë që kushedi sa herë na paraqitej
nder darka në shtëpijat tona. Edhe Juda nuk Ju afrue me e “puthë” aty, edhe ai
e kishte lanë per pak ditë ma vonë. Të gjitha kopshtijet e rrugët e Shkodres së
shkretë të kujtonin një Gjetseman ase një Kalvar të mnershem që vazhdonte
panderpremje nga viti 1944 nga sllavokomunistët e terroristit Enver Hoxha.
■Flitet per vitin 1946 dhe harrohet me fillue
me 1947...
Burgjet e Shkodres dhe të Veriut ishin të
mbushuna me Klerikët Katolik Shqiptarë, që ishin dhe do të mbeten të
Papersëritshem per përgatitjen e Tyne kulturore, Shpirtnore dhe qytetare
Europjane dhe, këte e tregon qindresa e Tyne në hetuesi, nder gjyqe të mëshefta
dhe para plutoneve të ekzekutimit: Pastertia dhe Pafajsia e Tyne shembullore!
Falin torturuesit dhe shpifsit! Vdesin si
Ushtarë të Krishtit dhe besnikë të Papës!
Presin shkrepjet e armëve me besimin e plotë
se shpejtë do të shohin Fëtyren e Zotit!
Shqipnia dhe Kryqi janë ideali i Tyne i
Perjetshem! Flamuri i Kastriotit do të mbulojë Trupat e Tyne të masakruem nga
sigurimi i Shtetit komunist, e per Atë Flamur vdesin si me lé, të lidhun në sigjir
dhe të merthyem nder dryj nga bishat antishqiptare e të pafé!
Urrejtja e atyne kafshëve anadollake nuk
shuhet as me zhytjen e Shqipnisë në gjak!
Pushkatohet Don Luigj Prendushi, Don Dedë
Maçaj, torturohet deri në vdekje Frati i Lezhës At Serafin Koda, mbytet Don
Ejëll Deda, mbytet tinzisht Imzot Frano Gjuraj... Arrestohen e torturohen
Klerikët Don Ndre Krroqi, At Daniel Gjeçaj, Don Nikollë Luli, Don Zef Shtufi,
At Anton Luli dhe në Dhjetor të 1947 fillojnë edhe gjyqet e mëshefta të At
Çiprian Nikës dhe At Palë Dodaj ku, hapet edhe kapitulli “armëve të futuna nga
Sigurimi komunist nder Kishat Katolike të Veriut në Nandor 1946.”...
■Fundi i Juda Iskarjotit...
Shumë herë më kujtohen disa rreshta që kam
lexue nder “Kujtime” të Nikita Hrushovit, kur e pyeten per mbylljen e Kishave
në Rusi. Hrushovi u pergjegj: “Jo, mos i mbyllni, po klerikët duhet të
përgatiten të gjithë nder shkollat tona dhe me programet e shtetit. Ka me ardhë
koha që ata klerikë kanë me i mbyllë vetë Kishat pa nderhymjen tonë...”
5 PRILL 1967: 50 Vjetë perpara, At Pjeter Mëshkalla S.J. i
shkruen kriminelit të njohun, kryeministrit të qeverisë shqiptare një “Leter”,
ku, nder tjera ven në dukje:
■“...Sidomos pjesa e friksueme me kërcnime, presione, premtime e pushime
nga puna, pëson torturën ma të madhën, sepse e lidhun nga kafshata e bukës,
shtërngohet me mohue me gojë atë që beson; dhe kështu fushata që po bahet synon
me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, opurtuniste, servile, tue
prishë karakterin e Shqiptarit në dam t’Atdheut...” (Nxjerrë nga Letra
origjinale.F.R.)
Të dy këto thanje perputhen me qendrimin e
sotem të elementit të rij që drejton shtetin, arsimin dhe kulturen, shkollat
shqiptare, kishat dhe objektet fetare, ligjvensit dhe të gjitha hallkat e
ndryshkuna të shtetit sotem me prirje sllave, turke, greke, italiane, etj...
Zhdukja nga programet shkollore të
Atdhetarëve tanë, dhe kalimi i drejtimit të Shtetit në “drejtime” të
pakufizueme me antishqiptarizmin, po hapin rrugët antiatdhetare.
■Vendosja e gjuhës së “ndysuar” e percaktueme
nga Prof. Arshi Pipa, deri në Ungjillin Shenjtë, perfundimi i shkollave shqipe
me programet Anti – Atdhetare, të aprovueme nga Ipeshkvi i Shkodres italiani A.
Masafra dhe Popi i Ortodoksëve greku Anastasi Janullatos, ... të perkrahun nga një brezni “siç e ka
percaktue At Mëshkalla”, sot ata po i afrohen ma shumë “puthjeve” të Juda
Iskarjotit, se Mësimeve të Shën Palit, që perhapi Fenë Katolike në Iliri që në
vitin 67 mbas Krishtit.
Vazhdon
Pjesa XI.
Melbourne,
6 Prill 2017.