2017-04-07

Presidenti amerikan Donald Trump: Ta ndalim masakrimin në Siri




Nga Flori Bruqi


Trump: Ta ndalim masakrimin në Siri

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një konferencë për media, konfirmoi urdhrin për sulmin raketor ndaj Bashar al-Assadit në Siri.

Trump u ka bërë thirrje shteteve aleate që t’i bashkohen Amerikës për ndaljen e masakrave në Siri dhe terrorizmit nëpër gjithë botën, transmeton Koha.net.

“Të dashur amerikan, të martën, diktatori sirian Bashar al-Assad sulmoi me armë kimike civilët e pafajshëm. Duke përdorur këto armë kimike, Assadi ua mori frymën burrave, grave dhe fëmijëve të pashpresë. Ishte vdekje e ngadalshme dhe e tmerrshme për shumë njerëz. Edhe bebet e bukura janë vrarë në këtë sulm barbarik”, ka thënë Trump.

“Sot urdhërova sulmin në një bazë ajrore në Siri prej nga u lëshuan raketat kimike. Është në natyrën e Shteteve të Bashkuara që të parandalojë përdorimin e armëve kimike”, ka shtuar presidenti amerikan.

“Nuk mund të ketë kundërshtime se Siria përdori armë të ndaluara kimike, theu Konventën e Armëve Kimike dhe injoroi kërkesat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Tentimet për të ndryshuar sjelljen e Assadit kanë dështuar”.

“Si rezultat i kësaj, kriza e refugjatëve po vazhdon të thellohet dhe të destabilizohet rajoni, duke kërcënuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët”.

“Sonte, u bëj thirrje shteteve të civilizuara që të na bashkohen për t’i dhënë fund masakrimit në Siri dhe t’i japim fund të gjitha llojeve të terrorizmit”.

“Kërkojmë mençurinë e zotit derisa po përballemi me këtë sfidë të botës sonë të trazuar. Ne lutemi për të plagosurit dhe jetët që kanë humbur. Shpresojmë se përderisa Amerika do drejtësi, paqja dhe harmonia në fund do të fitojnë”.


SHBA sulmon një bazë ajrore siriane

SHBA sulmon një bazë ajrore siriane

Shtetet e Bashkuara kanë sulmuar një bazë ajrore siriane në orët e para të 7 prillit 2017 , në përgjigje ndaj sulmit vdekjeprurës me armë kimike ndaj civilëve më herët gjatë kësaj javë, për të cilin, e kanë fajësuar qeverinë siriane.

Ky është sulmi i parë direkt i Amerikës ndaj qeverisë siriane në luftën gjashtëvjeçare civile dhe është urdhri i parë më i rëndësishëm ushtarak i Donald Trumpit, që prej se është zgjedhur president.

Vetëm pak para sulmit, diplomatët rusë e kanë paralajmëruar SHBA-në për veprim të tillë dhe thanë se SHBA, duhet të marrë “të gjitha përgjegjësitë” për “pasojat negative”.

Trump gjatë fushatës presidenciale kishte thënë se është kundër përfshirjes në konfliktet në Lindjen e Mesme.

Por, Trump, pas sulmit të dyshuar me gaz nervor në qytetin Khan Sheikhoun, ku u vranë më shumë se 86 persona, ka thënë se ishte prekur nga fotografitë ë fëmijëve të vrarë dhe ka thënë se “për mua, këtu janë kaluar shumë vija”.

“Diktatori sirian, Bashar al-Assad ka kryer një sulm të tmerrshëm me armë kimike mbi civilët e pafajshëm. Duke përdorur agjentë vdekjeprurës nervor, Assad morri jetën e burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm”, deklaroi Trump.

“Është e rëndësishme për sigurinë kombëtare të SHBA-së të parandalojë përhapjen dhe përdorimin e armëve kimike”, të cilat Assad i përdorë, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, tha Trump.

“I bëj thirrje shteteve të civilizuara që të na bashkohen që t’i japim fund gjakderdhjes në Siri”, tha Trump.

Rreth 60 raketa amerikane të tipit tomahawk, kanë sulmuar anijet luftarake në Detin Mesdhe, duke pasur në shënjestër bazën ajrore Shatrat në perëndim të Sirisë. SHBA thotë se në këto sulme janë goditur stacione të aeroporteve, avionë, radarë dhe stacione të karburantit.

Pentagoni tha se sipas vlerësimit të parë, zonat e synuara janë shkatërruar. Por analistët thonë se sulmet hakmarrëse të SHBA-së, me gjasë mund të kenë vrarë shumë civilë, madje edhe zyrtarë ushtarakë rusë, të cilët jetojnë në zonat përreth aeroportit.

Pentagoni ka thënë se e ka njoftuar paraprakisht Rusinë për sulmin, me qëllim që të sulmet të mos godasin pjesë të bazës ajrore, ku janë të vendosur forcat ruse.

“Forcat ruse janë njoftuar paraprakisht për sulmin”, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, kapiteni Jeff Davis.

“SHBA ka ndërmarrë masa që të minimizojë rrezikun për personelin rusë apo sirianë, që kanë qenë në bazë ajrore”, ka thënë ai.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson tha se Moska duhet të fajësohet për sulmin kimik sepse ka dështuar që t’i përmbahet marrëveshjes së vitit 2013, që kishte për qëllim shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë.

“Ose Rusia është pjesëmarrëse apo Rusia ka qenë thjeshtë e paaftë që ta respektojë deri në fund marrëveshjen”, tha Tillerson.

Trump nuk kishte njoftuar paraprakisht për këtë sulm, edhe pse ai dhe zyrtarë të tjerë të sigurisë kombëtare kanë paralajmëruar qeverinë siriane vetëm një ditë më parë.

“Mendoj se ajo që po ndodhë në Siri është një nga krimet më skandaloze dhe nuk do të duhej të ndodhte dhe nuk duhet që të lejohet që të ndodhë një gjë e tillë”, u tha Trump gazetarëve, përpara se të udhëtonte për të Florida, ku do të ketë takim dyditor me presidentin e Kinës, Xi Jingping.

Sulmet ajrore kanë fituar miratim të fuqishëm të udhëheqësve të dy partive në Kongresin amerikan.

“Është e rëndësishme që Assadi ta dijë se ai më nuk do të gëzojë mosndëshkimin për krimet e tij të tmerrshme ndaj njerëzve të tij, dhe ky hap i ndërmarrë ishte në përputhje me këtë”, ka thënë kryesuesi i komitetit të Senatit për marrëdhënie me jashtë, Bob Corker.

“Duke u siguruar se Assadi e di që më nuk mund të kryejë mizori të tilla të neveritshme, ai do të paguaj për këtë, dhe kjo është gjëja e drejtë që duhet bërë”, ka thënë lideri i demokratëve në Senat, Chuck Schumer.


Hip në 72 numri i viktimave nga sulmi kimik në Siri, gjysma fëmijë e gra


Hip në 72 numri i viktimave nga sulmi kimik në Siri, gjysma fëmijë e gra

Numri i të vrarëve nga sulmi i dyshuar me armatim kimik kundër një qyteti nën kontrollin e kryengritësve në Siri, ka arritur në 72 vetë, tha sot Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri, derisa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, sot më vonë gjatë ditës, përgatitet për një seancë urgjente për të diskutuar për këtë çështje.

Më parë ishte raportuar për 58 vetë të vrarë.

Vlerësohet se ndër të vrarët gati gjysma janë fëmijë dhe femra.

Ky observator nuk ishte në gjendje të thotë se çfarë materjeje kimike ishte përdorur në sulmin e djeshëm vdekjeprurës në qytetin, Khan Sheikhoun, por personeli lokal mjekësor tha se ishte e mundshme që është përdorur gazi Sarin.

Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera e kanë fajësuar qeverinë e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, për këto vrasje, ndërsa Rusia, që ka autoritet për të paraqitur veto në Këshillin e Sigurimit, e ka mbrojtur aleatin e saj, Bashar al-Assad.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se ky sulm ishte psojë e rrjedhjes së gazit nga një depo e armatimit të kryengritësve, pasi ishte goditur nga sulmet ajrore të qeverisë së Sirisë. Qëndrim të këtillë kishte edhe qeveria e presidentit Assad.



Zbulohet plani sekret i Britanisë për shkatërrimin e bazës së raketave kimike në Siri

Zbulohet plani sekret i Britanisë për shkatërrimin e bazës së raketave kimike në Siri

Njësia speciale “SAS” e Britanisë së Madhe para katër vjetësh kishte bërë plan që të hynte në Siri dhe të shkatërronte armatimin kimik të Bashar al-Assadit, por ky mision sekret ishte ndaluar nga David Cameroni, njoftojnë sot mediat angleze.

Ish-kryeministri britanik e kishte anuluar misionin e ushtarëve elitë të Britanisë së Madhe pasi frikësohej se ishte mision shumë i rrezikshëm.

Cameroni këtë vendim e kishte marrë pas bisedimeve me kabinetin e tij, pasi frikësohej se gjysma e forcave elite që përbëhej nga 100 ushtarë, do të ishin vrarë në sulmin sekret.

Por misioni i “pamundur” i SAS-it mund të ngjallet tani kur diktatori sirian vrau 80 persona me armë kimike, kanë njoftuar burime brenda qeverisë britanike, transmeton The Mirror.

Numri një i këtyre forcave ka njoftuar komitetin e krizave “Cobra” se njësiti elitë mund të dërgohet në Siri pas masakrës që ndodhi me armë kimike.

Edhe MI6 ka kërkuar nga agjentët në Siri që të mbledhin të dhëna për sulmin Sarin që e urdhëroi al-Assadi.


Ja si e falënderojnë arabët Trumpin për sulmet në Siri

Ja si e falënderojnë arabët Trumpin për sulmet në Siri (Foto)

Gjithandej në botën Arabe, kundërshtarët e qeverisë siriane po shpërndajnë falënderim të veçantë ndaj Donald Trumpit, me një fotografi mjaft të veçantë, shkruan BBC,.

Disa prej përdoruesve të rrjeteve sociale kanë shkruar “Abu Ivanka” së cilit urim i kanë bashkangjitur një fotografi ku shihet Donald trump, Presidenti i cili dha urdhër për hedhjen e raketave në Siri, shihet me mjekër.

Image

Raportime për një sulm të dytë kimik në Siri

Raportime për një sulm të dytë kimik në Siri

Mediat arabe kanë raportuar që qeveria e Sirisë ka lansuar një sulm të dytë kimik, kjo pas raportimeve të ndryshme nga dëshmitarët për këtë incident.

Helikopterë të forcave të presidentit Assad, janë parë duke hedhur bomba, për të cilat është thënë që permbajnë gaz klori, në fshatin Al-Lataminah, i cili gjendet në pjesën veriore të shtetit në afërsi të Hama-s.

Sulmet e SHBA-së qesharake dhe te paarsyeshme!

Flet Assad: Sulmet e SHBA-së qesharake dhe te paarsyeshme!

Presidenti i Sirisë, Bashar Al-Assad është deklaruar për herë të parë pas sulmeve ajrore që SHBA-ja i nisi në mëngjesin e së premtes kundër regjimit të tij në Siri.

Sic raporton The Guardian, Assad ka theksuar se sulmet ajrore të presidentit Donald Trump janë “qesharake”,

“Ajo që bëri Amerika nuk është tjetër vetëm një sjellje e paarsyeshme dhe e papërgjegjshme, të cilat e zbulojnë vizionin e saj të shkurtër dhe verbërinë politike, ushtarake me realitetin”, ka thënë Assad.


NATO reagon pas sulmeve në Siri

NATO reagon  pas sulmeve në Siri


Sekretari dhe Gjenerali i NATO’s, Jens Stoltenberg është deklaruar për sulmet ajrore të SHBA’së kundër regjimit vrasës të Presidentit të Sirisë, Bashar Al-Assad.


Stoltenberg: Përdorimi i armëve kimike, i papranueshëm

Sekretari i NATO’s, Stoltenberg thotë se Assad mban përgjegjësinë e plotë për sulmet që i bëri SHBA’ja ndaj Sirisë, pasi që qeveria e tij kishte urdhëruar vrasjen e civilëve me anë të armëve kimike, njofton BBC,

"Çdo përdorim i armëve kimike është i papranueshme, nuk mund të ikë pa përgjigje, dhe ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi", ka thënë Jens Stoltenberg.
Ministri i jashtëm rus: Sulmet e SHBA’së në Siri rikujtojnë okupimin e Irakut më 2003

Agresivitet duke shpikur justifikime

Ministri i jashtëm rus: Sulmet e SHBA’së në Siri rikujtojnë okupimin e Irakut më 2003

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, e ka cilësuar si "agresivitet duke shpikur justifikime" goditjen e bazës së regjimit në Siri nga SHBA-të, duke thënë se ky operacion rikujton okupimin e Irakut

Duke folur në një mbledhje në kryeqytetin e Uzbekistanit, Tashkent, Lavrov është shprehur se presin deklaratë nga SHBA-të lidhur me shkakun e vërtetë të goditjes së bazës ajrore të regjimit në Siri.

Lavrov ka thënë se sjellja e SHBA-ve do të përkeqësojë marrëdhëniet tashmë të dobëta mes Rusisë dhe SHBA-ve, duke theksuar shpresën që zhvillimi i fundit të mos shkaktojë dëme permanente në marrëdhëniet.

“Goditja e bazës së regjimit do të jetë në dobi vetë të atyre që dëshirojnë t’i sabotojnë proceset e Astanas dhe Gjenevës dhe ta përmbysin Asadin duke përdorur forcën”, ka pohuar Lavrov, duke shtuar se ky hap paraqet provokim.

Ai e ka cilësuar si “agresivitet duke shpikur justifikime” goditjen e bazës së regjimit në Siri, për të theksuar më tej se “Kjo rikujton okupimin e Irakut në vitin 2003 nga SHBA-të dhe Britania pa rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke thyer shkelur kështu ligjet ndërkombëtare”.

Sergei Lavrov po ashtu ka bërë të ditur se nuk ka të vdekur nga ushtarët rusë me detyrë në Siri gjatë sulmit amerikan.


Kina do shmangien e përkeqësimit ë mëtejmë në Siri

Kina do shmangien e përkeqësimit ë mëtejmë në Siri


Autoritetet kineze të premten kanë bërë thirrje që të shmanget përkeqësimi i mëtejmë i situatës në Siri, pas sulmit të SHBA-ve në një bazë ushtarake siriane, njëkohësisht duke dënuar përdorimin e armëve kimike.

Siç është bërë e ditur, dënohet një përdorim i armatimit të tillë pavarësisht se kush e përdorë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Çunjing tha se Kina është “thellësisht e shokuar” me sulmin në Kan Shejkun dhe dënon “thellësisht dhe kundërshton përdorimin e armëve kimike të cilitdo vend apo organizate dhe pavarësisht se cilat janë rrethanat apo qëllimi”.

Ajo tha se Kina kërkon “hetime të pavarura dhe të plota të incidentit dhe fakte të pathyeshme”.

Pas sulmit në Siri, Rusia pezullon një marrëveshje me SHBA-në

Çunjing tha se Pekini zyrtar gjithmonë kundërshton përdorimin e dhunës në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe angazhohet për dialog dhe zgjidhje paqësore të konfliktit, dhe u bën thirrje të gjitha palëve që të ruajnë qetësinë dhe t’i shmangen eskalimit të mëtejmë.

E pyetur për legjitimitetin e presidentit sirian Bashar al Asad, Hua ka thënë se ai është zgjedhur nga populli sirian dhe se populli do të vendosë për të ardhmen e tij.

Reaksionet e Kinës pasojnë njëkohësisht me lajmin se presidenti amerikan Donald Trump në takim me homologun e tij kinez Si Jinping në Florida pranoi që të vizitojë Kinën gjatë këtij viti.

Hillary Clinton Pentagonit: “Shlyeni aeroportet e Asadit”

Hillary Clinton Pentagonit: “Shlyeni aeroportet e Asadit”

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka urdhëruar sulmin në Siri vetëm disa orë pasi që ish-shefja e diplomacisë amerikane Hillary Clinton publikisht i bëri thirrje Pentagonit që të “shlyejë aeroportet e Asadit”, transmetojnë mediet e huaja.

Në një intervistë për “New York Times”, Clinton tha se është gabim i madh që SHBA nuk kanë nisur më herët një ofensivë të tillë në Siri.

“Asad ka aviacion dhe këta aeroplanë janë përgjegjës për vdekjen e civilëve. Kemi parë këtë viteve të kaluara, e kemi parë edhe para disa ditësh. Besoj se duhet të shkatërrojmë këto baza dhe të parandalojmë këto baza prej nga janë lansuar sulmet mbi popullin e pafajshëm sirian”, tha Clinton.

Gazeta “Guardian”, ndërkaq, shkruan se është shumë interesant koha e dhënies së intervistës së Clinton dhe urdhrit të Trump për të sulmuar Sirinë.

François Hollande dhe Angela Merkel: 

Hollande dhe Merkel: Asadi fajtor, zgjidhje të menjëhershme për krizën në Siri
Bashar Al Asadi fajtor, zgjidhje të menjëhershme për krizën në Siri

Franca dhe Gjermania vazhdojnë përpjekjet që nëpërmjet Këshillit të Sigurimit të OKB-së të gjejnë një zgjidhje paqësore për krizën në Siri, ka thënë sot presidenti francez François Hollande pas një bisede telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Deklarata e përbashkët e Hollande dhe Merkel ka ardhur pasi që mbrëmë SHBA ka goditur me raketa në bazën ajrore të Sirisë. Ky sulm është ndërmarrë pas sulmit me armë kimike, në krahinën Idlib të Sirisë ku shumë persona, në mesin e tyre edhe fëmijë kanë humbur jetën.

Shtetet demokratike të botës për këtë kanë fajësuar presidentin sirian Bashar Al Asad, i cili ka urdhëruar këto sulme, transmeton Reuters.




Vladimir Putin, Angela Merkel dhe François Hollande bisedojnë për luftën kundër terrorizmit

Putin, Merkel dhe Hollande bisedojnë për luftën kundër terrorizmit

Liderët e Rusisë, Gjermanisë dhe Francës janë pajtuar sot të përshpejtojnë shkëmbimin e të dhënave, me qëllim që të jenë më efikas në luftimin e terrorizmit, ka njoftuar sot Kremlini.

Presidenti rus, Vladimir Putin, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, François Hollande kanë biseduar sot në telefon për çështjen e terrorizmit dhe situatës në Ukrainë.

Ky diskutim mes liderëve, vjen vetëm një ditë pas shpërthimit vdekjeprurës në sistemin e metrosë në Shën Petersburg, ku u vranë 14 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Kremlini ka njoftuar se liderët gjithashtu kanë biseduar edhe për armëpushimin e shpallur më 1 prill në lindje të Ukrainës, raporton Reuters.

Kina do shmangien e përkeqësimit ë mëtejmë në Siri

Një burim brenda qeverisë gjermane ka thënë se “Merkel i ka bërë thirrje Putinit që të përdorë ndikimin që ka tek separatistët në lindje të Ukrainës, që të respektojnë armëpushimin”.

Liderët thuhet se janë pajtuar që të vazhdojnë kontaktet për situatën në Ukrainë, raporton Retuers.


Franca kërkon takim urgjent me OKB-në pas sulmit kimik në Siri



Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Marc Ayrault, ka bërë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pas sulmit të dyshuar kimik në Siri.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, tha se sulmi i dyshuar kimik është bërë nga aeroplantë e qeverisë ruse ose siriane, ku lanë të vdekur 58 persona, duke përfshirë 11 fëmijë, njofton Reuters, transmeton Koha.net.

“Për veprime të tilla, kërkoj seriozitet sepse po kërcënohet siguria ndërkombëtare. Kërkoj nga të gjithë t’i tregojnë përgjegjësitë e tyre, prandaj po kërkoj një takim urgjent”, tha ministri i jashtëm i Francës.

Në anën tjetër, edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, kanë diskutuar për sulmin me armë kimike në Idlib, i cili është nën kontrollin e kryengritësve sirianë.


Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mbështet sulmet ajrore kundër Assadit

Presidenti Hashim Thaçi, ka dhënë qëndrimin e tij rreth vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump rreth sulmit ajror në Siri.

Thaçi mbështet sulmet ajrore kundër Assadit

Hashim Thaçi ka thënë se e mbështet fuqishëm veprimin e Donald Trump në sulmin ajror kundër regjimit vrasës të Assadit.

”E mbështes fuqishëm veprimin e Donald Trump në luftimin e regjimit vrasës të Assad-it. Assad, duhet të përballet me drejtësinë dhe populli sirian duhet të jetë i lirë”, ka shkruar Thaçi faqen e tij në Facebook

Letra e presidentit të Kosovës,zt.Hashim Thaçit për zmbrapsjen e tij për Ushtrinë



Presidenti i Republikës së Kosovës,zt. Hashim Thaçi sot përfundimisht është tërhequr nga iniciativa e tij për të formuar Ushtrinë e Kosovës me anë të një ligji.
Këtë tërheqje ai e bëri pas presioneve ndërkombëtare, në krye me SHBA-në dhe NATO-n, që kërkojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës vetëm me ndryshime kushtetuese.

Lidhur me këtë tërheqje Thaçi ka njoftuar me anë të një letre, të cilën ia ka dërguar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit.

KTV-ja ka siguruar letrën e Thaçit dërguar Veselit.

Image

Image

1947 ISHTE VAZHDIM I VITIT 1946... ASHTUSI 1967 !

Nga Fritz RADOVANI: Pjesa e X.

EDHE  JUDA  ISKARJOT  ISHTE  “APOSTULL...”!!
 

1947 ISHTE VAZHDIM I VITIT 1946... ASHTUSI 1967 !

Po hyjmë në Javen e Madhe të Pashkëve! Ditë të ngarkueme me emocione. Sejcili ka dishka që në vetvete kujton dhe reflekton tek ne edhe po kje se nuk flet...

Kujtoj si sot, aty nga viti 1952 kur po ndihmonim Meshë në kishen e Fretenve, At Marjan Prelen tue ba një predikim per Juden Iskarjoti, nga predikatoria pranë Elterit të Shna Ndout, që të jepte pershtypjen se ka harrue Burgun e Fretenve ngjitë me Kishen e Tyne. Janë shumë vite... Kujtoj, vetem hymjen në temën e marrun nga i madhi At Gjergj Fishta: “Tradhtarët na lanë pa Atdhe!”... Dhe, vazhdoi burrnisht pa Ju tutë syni, me shpjegue se “Shkodra asht mbushë me Juda Iskarjotë...” Populli kishte mbushë të gjitha bankat e boshlleqet e Kishës dhe po veshtronte me gojë haptë se, “kur po hyjnë me e marrë edhe Këte Frat xhullijtë si Jezu Krishtin në Kopshtë të Gjetsemanit...” Por, per fat nuk e pame atë skenë që kushedi sa herë na paraqitej nder darka në shtëpijat tona. Edhe Juda nuk Ju afrue me e “puthë” aty, edhe ai e kishte lanë per pak ditë ma vonë. Të gjitha kopshtijet e rrugët e Shkodres së shkretë të kujtonin një Gjetseman ase një Kalvar të mnershem që vazhdonte panderpremje nga viti 1944 nga sllavokomunistët e terroristit Enver Hoxha.
■Flitet per vitin 1946 dhe harrohet me fillue me 1947...
Burgjet e Shkodres dhe të Veriut ishin të mbushuna me Klerikët Katolik Shqiptarë, që ishin dhe do të mbeten të Papersëritshem per përgatitjen e Tyne kulturore, Shpirtnore dhe qytetare Europjane dhe, këte e tregon qindresa e Tyne në hetuesi, nder gjyqe të mëshefta dhe para plutoneve të ekzekutimit: Pastertia dhe Pafajsia e Tyne shembullore!
Falin torturuesit dhe shpifsit! Vdesin si Ushtarë të Krishtit dhe besnikë të Papës!
Presin shkrepjet e armëve me besimin e plotë se shpejtë do të shohin Fëtyren e Zotit!
Shqipnia dhe Kryqi janë ideali i Tyne i Perjetshem! Flamuri i Kastriotit do të mbulojë Trupat e Tyne të masakruem nga sigurimi i Shtetit komunist, e per Atë Flamur vdesin si me lé, të lidhun në sigjir dhe të merthyem nder dryj nga bishat antishqiptare e të pafé!
Urrejtja e atyne kafshëve anadollake nuk shuhet as me zhytjen e Shqipnisë në gjak!
Pushkatohet Don Luigj Prendushi, Don Dedë Maçaj, torturohet deri në vdekje Frati i Lezhës At Serafin Koda, mbytet Don Ejëll Deda, mbytet tinzisht Imzot Frano Gjuraj... Arrestohen e torturohen Klerikët Don Ndre Krroqi, At Daniel Gjeçaj, Don Nikollë Luli, Don Zef Shtufi, At Anton Luli dhe në Dhjetor të 1947 fillojnë edhe gjyqet e mëshefta të At Çiprian Nikës dhe At Palë Dodaj ku, hapet edhe kapitulli “armëve të futuna nga Sigurimi komunist nder Kishat Katolike të Veriut në Nandor 1946.”...
■Fundi i Juda Iskarjotit...
Shumë herë më kujtohen disa rreshta që kam lexue nder “Kujtime” të Nikita Hrushovit, kur e pyeten per mbylljen e Kishave në Rusi. Hrushovi u pergjegj: “Jo, mos i mbyllni, po klerikët duhet të përgatiten të gjithë nder shkollat tona dhe me programet e shtetit. Ka me ardhë koha që ata klerikë kanë me i mbyllë vetë Kishat pa nderhymjen tonë...”
5 PRILL 1967: 50 Vjetë perpara, At Pjeter Mëshkalla S.J. i shkruen kriminelit të njohun, kryeministrit të qeverisë shqiptare një “Leter”, ku, nder tjera ven në dukje:
■“...Sidomos pjesa e friksueme me kërcnime, presione, premtime e pushime nga puna, pëson torturën ma të madhën, sepse e lidhun nga kafshata e bukës, shtërngohet me mohue me gojë atë që beson; dhe kështu fushata që po bahet synon me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, opurtuniste, servile, tue prishë karakterin e Shqiptarit në dam t’Atdheut...” (Nxjerrë nga Letra origjinale.F.R.)
Të dy këto thanje perputhen me qendrimin e sotem të elementit të rij që drejton shtetin, arsimin dhe kulturen, shkollat shqiptare, kishat dhe objektet fetare, ligjvensit dhe të gjitha hallkat e ndryshkuna të shtetit sotem me prirje sllave, turke, greke, italiane, etj...
Zhdukja nga programet shkollore të Atdhetarëve tanë, dhe kalimi i drejtimit të Shtetit në “drejtime” të pakufizueme me antishqiptarizmin, po hapin rrugët antiatdhetare.
■Vendosja e gjuhës së “ndysuar” e percaktueme nga Prof. Arshi Pipa, deri në Ungjillin Shenjtë, perfundimi i shkollave shqipe me programet Anti – Atdhetare, të aprovueme nga Ipeshkvi i Shkodres italiani A. Masafra dhe Popi i Ortodoksëve greku Anastasi Janullatos,  ... të perkrahun nga një brezni “siç e ka percaktue At Mëshkalla”, sot ata po i afrohen ma shumë “puthjeve” të Juda Iskarjotit, se Mësimeve të Shën Palit, që perhapi Fenë Katolike në Iliri që në vitin 67 mbas Krishtit.
            Vazhdon Pjesa XI.
            Melbourne, 6 Prill 2017.













2017-04-06

Senati i Akademisë Shqiptaro-Amerikane i Shkencave dhe Arteve në New York,Tiranë ,Prishtinë dhe Shkup reagon për rastin e zt. Ramush Haradinajt: Të ndërpritet çdo bisedim me Beogradin




Senati i Akademisë  Shqiptaro-Amerikane i Shkencave dhe Arteve  në New York,Tiranë ,Prishtinë dhe Shkup , ka dalë sot me  një reagim në lidhje me akuzat djallëzore të gjygjësisë franceze lidhur me keqtrajtimin penal ndaj liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.zt. Ramush Haradinajt në Francë.

Zt.Ramush Haradinaj po mbahet pa të drejtë, për shkak se drejtësia franceze po bazohet vetëm në akuzat që ka thënë  Prokuroria Speciale e palës  serbe, e për të cilat nuk qëndron asnjë e vërtetë.

Gjykata e Hagës e ka liruar  gjneralin e Kosovës, zt.Ramush Haradinajn sepse nuk ka pasur prova, e të tilla prova prokuroria franceze  dhe ajo serbe , nuk janë valide as  tash..

“Keqtrajtimi i  zt. Ramush Haradinajt në Francë, është një presedant dhe skandal diplomatik ndërkombëtar aq më tepër duke ju rreferuar fletë-arrestit të Serbisë.

Serbisë si duket nuk mjafton as verdikti i pafajësisë nga Tribunali i Hagës, i cili e shpalli të pafajshëm  gjneralin e Kosovës,zt. Ramush Haradinajn për ta ndryshuar konceptin e sistemit juridik ndaj këtyre fletarresteve ndaj shumë personaliteteve kosovare.

Ftojmë Qeverinë e Kosovës që të pezullojë çdo lloj bisedimesh me Serbinë, përderisa Serbia ta kuptoj realitetin politik rajonal dhe ti heq fletarrestet për të gjithë personalitet e Kosovës të cilët janë mbi 150. 

Po ashtu Senati i Akademisë  Shqiptaro-Amerikane i Shkencave dhe Arteve  në New York,Tiranë ,Prishtinë dhe Shkup , i bënë  thirrje edhe institucioneve ndërkombëtare të Bashkimit Evropian siç është Interpol , Europol dhe Eurojust, të mos i marrin parasysh aspak fletarrestet tendencioze dhe politike të Serbisë”, thuhen në reagimin e Senatit të Akademisë se Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane.

Senati i Akademisë  Shqiptaro-Amerikane i Shkencave dhe Arteve  
në New York,Tiranë ,Prishtinë dhe Shkup

Kryetari i Akademisë  Shqiptaro-Amerikane i Shkencave dhe Arteve 

 Akademik Prof.Dr.Skendër Kodra

Për Senatin  - Drejtori  për komunikim Flori Bruqi

Anëtaret e rregullt të Akademisë Shqiptaro-Amerikane i Shkencave dhe Arteve 
Prof.Dr.Skender Kodra
Prof.Dr.AdemHarxhi
Prof.Dr.AgronFico  
Prof.Dr.AbdulaMehmeti  
Dr.NamikShehu
Prof.DrFloriBruqi  
Prof.DrBranislavSinadinovski  
Dr.SanieVeseli 
Prof.DrBekimFetaj


Prof.Dr.ShpetimShyti  
ProfNikollaSpathari  
ProfVulnetBajrami  
Dr.AdilMustafa  
Dr.FatmireIbrahimi  
Dr.AtrimMarku   
Dr.Ymer Durmishi  
Dr.PerlatLame  
Dr.KlaritaSadiraj   
Prof.Dr.ServetDani  
Prof.Dr.RifatXhota  
Dr.RahimBujari  
Prof.Dr.HazbiShehu   
Prof.Dr.MuharremCarabregu  
Prof.Dr.ElisabetaSusaj  
Dr.AfrimMaqellara  
Prof.Dr.HalitXhafa  
Prof.Dr.PetritSpahiu  
Prof.Dr.CeljanaToti  
Dr.ZenunShatri  
Dr.AdemAlushi  
Dr.EtlevaBirqe  
Dr.KadengjikaDabishevci  
Dr.ZaninaHaxhia  
Dr.ShenajRaimi  
Dr.MikelinZaka  
Dr.DhorkaDhamo  
ProfBajramDoka
ProfDritanKorumi
ProfKimetKodra  
ProfMentorMata
ProfEntezamVesely  
ProfMinireKing   
ProfFatosDaci
 
ProfXhaferDyla  
ProfHysenKosovrasti  
ProfAfrimMaqellara   
ProfPetritZenelaj  
ProfDionSpiro  
ProfOrgesOrmanidhi  
ProfBardhylCeku  
ProfNuriKoleci   
ProfPerparimTomcini   
MrErolindDumani

MrPerparimMata 
MrBeqirSina  
ProfEvisaMalo   
MrAdrianKosovrasti 
MrXheladinZeka  
MrPetraqRisto   
MrFatiriPapa  
MrShabanArifi  
MrGjonChota  
MrSaimirShatku  
MrTofikJegeni  
MrYlberPilku  
MrKujtimKasmi  
MrEnioKasmi   
MrIsufGraiqevci   
MrZeqBerdyna  
MrAliHaxhaj  
MrGencLeka   
MrAstritTota  
MrShabanGashi   
MrAdemAlushi  
MrArurAsllani   
MrKreshnikGrezda   
MrAbazHoxha  
MrVllasovaMusta  
MrShefkiNeziri  
MrArifVladi  
MrArturAsllani   
MrKreshnikGrezda   
MrFrederikCaja  
MrsLinditaLole  
MrYmerDangallisi  
MrRamazanKica  
MrXhevatLimani  
MrImerrDedja   
MrsFitneteMata  
MrsTatianaPrela  
MrsSanieSelita  
MissElvanaBabameta  
MrsValentinaVeizi  
MrFlorencSulkuqi  
MrJorgoSulkuqi  
MrsIlirianaSulkuqi   
MissRajmondaMalecka   
MrsMukajetePiro  
MrsVioletaSulkuqi  
MrResulRiro  
MrsVioletaMirakaj  
MissEnglatinaToska  
MrAltinMyftaraj  
MissFerideMurataj  
MrMusaBajraktaraj  
MrFeratImeri  
MrsZyhraBajgora  
MrFlamurVeizi  
MrResulShabani  
MrsTatjanaPrela  
MrAgimShehu  
MrAgimBoba
 
MrJasharGjoni  
MrEdmondIsmailati  
MrsDhurataRrista  
MrAgimPopa   
MrZefUka  


New York,Tiranë, Prishtinë Shkup: 06 prill 2017

As Haga s`ka pasur prova, Haradinaj po mbahet pa të drejtë deri me 27 prill 2017


Gjenerali Ramush Haradinaj: Vendimi përfundimtar merret më 27 prill 2017 , e drejta fiton

Ka përfunduar seanca dëgjimore në rastin e Ramush Haradinajt, në Colmar të Francës, derisa vetë kreu i AAK-së, ish-kryeministri i Kosovës e ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit ka treguar se kur do të merret vendimi.

“Ka përfunduar seanca, është vendosur që vendimi të merret më 27 prill 2017 ”, ka thënë gjenerali i UÇK_së -Heroi i paqës Ramush Haradinaj, teksa ka falënderuar të gjithë ata që kishin dalë ta presin para gjykatës në Francë.

Aty Haraidnaj është shprehur i bindur se do të lirohet.

“Po presim edhe këto tri javë. Jemi të drejtë dhe e drejta ka për të fituar”, ka thënë  gjnerali madhor Ramush Haradinaj.


 Foto: V. N.

Para Gjykatës së Apelit në Colmar të Francës shqiptarët kanë filluar që të grumbullohen për t’i dhënë mbështetje ish komandantit të UÇK-së dhe ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.Avokatja e Haradinajt, kundërshton ashpër Prokurorinë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës përderisa po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj tij ka theksuar se gjyqësia franceze po i beson propagandës serbe.

Haradinaj ka filluar të deklarohet pas fjalës së palës mbrtojëse duke thënë se po besohet në propagandën serbe të cilët kanë bërë krime në Kosovë.

 Foto Tanjug, AP PhotoJean-Francois Badia

“Kanë bërë krime në Kosovë dhe m’i kanë fabrikuar mua. Vetë ish-preisndeit serb, Slobodan Millosheviq ka qenë kriminel. Ata kanë bërë vrasje, kanë kryer krime në Kosovë e po më akuzojnë mua”, ka thënë Haradinaj.

Avokatja: As Haga s`ka pasur prova, Haradinaj po mbahet pa të drejtë

Rachel Lindon, avokate e Ramush Haradinajt ka thënë para trupit gjykues se Haradinaj po mbahet pa të drejtë, për shkak se drejtësia franceze po bazohet vetëm në akuzat që ka thënë pala serbe, e për të cilat nuk qëndron asnjë e vërtetë.

Lindon ka shtuar se Gjykata e Hagës e ka liruar Haradinajn sepse nuk ka pasur prova, e të tilla sipas saj, nuk janë paraqitur as tash..


 AP Photo/Jean-Francois Badias

Seanca ndaj Haradinajt, ja për çka po akuzohet Ramushi

Po vazhdon seanca ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Avokatja e Haradinajt, Rachel Lindon, ka kundërshtuar provat e paraqitura nga ana e palës serbe në rastin Haradinaj.

Image

Siç njofton media, avokatja Lindon ka kundërshtuar fuqishëm provat.

Madje, ajo më ton të lartë i ka kundërshtuar provat e paraqitura.

Në fjalën e prokurorit thuhet se Haradinaj dyshohet për vrasjen e disa romëve në Kosovë gjatë kohës së luftës.

Prokurori ka thënë se romët kanë jep emrat e viktimave dhe sipas tyre Haradinaj ka shtyrë njerëz për t’i kryer veprat.


 Foto G.Čvorović

Në provat e prokurorisë jepen edhe disa emra të viktimave.

Trupi gjykues ka arritur në sallën e Gjykatës ku edhe ka nisur seanca ndaj liderit të AAK-së, 
Ramush Haradinaj.

Trupi Gjykues para vetes ka shumë dokumente të pranuara nga prokuroria e Serbisë dhe ende nuk dihet nëse të gjitha do të shqyrtohen në këtë seancë.



Gjykata e blinduar nga policia franceze, Ramush Haradinaj arrin në Gjykatë


Kanë mbetur edhe pak minuta deri në fillim të seancës gjyqësore të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tashmë ka arritur në Gjykatë.

Në sallën ku do të zhvillohet seanca tashmë kanë filluar të mblidhen edhe qytetarë të shumtë të cilët kanë shkuar për të përkrahur Haradinajn dhe për të përcjellur gjithë seancën gjyqësore.

Ndryshe kjo është seanca e tretë gjyqësore në drejtim të Haradinajn, por në të cilën nuk pritet të merret vendimi përfundimtar.


Gjykata e blinduar nga policia franceze

Kanë mbetur edhe pak minuta deri në fillimin e seancës së radhës gjyqësore ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Media nga vendi i ngjarjes ka treguar se tashmë gjykata e Colmarit të Francës ku do të mbahet seanca është rrethuar nga forca të shumta policore.

Derisa për ta mbështetur Haradinajn kanë shkuar edhe shumë shqiptarë, të cilët po kërkojnë lirimin e menjëhershëm të ish-kryeministrit Haradinaj.


Para Gjykatës së Apelit në Colmar të Francës shqiptarë nga të gjitha vendet e botës kanë filluar që të grumbullohen për t’i dhënë mbështetje ish komandantit të UÇK-së dhe ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.



Seanca për Ramush Haradinajn pritet të fillojë në orën 14:00 ku do të shqyrtohet kërkesa e Serbisë për ekstradim të tij.

Ramush Haradinaj është arrestuar më 4 janar nga Policia franceze në bazë të një fletarresti të Serbisë. Ai akuzohet për krime lufte.

Gjykata franceze në Colmar të enjten pritet të marrë një vendim në lidhje me rastin Ramush Haradinaj.


Image

Flet Haradinaj: Po keqtrajtohem, ja çfarë vendimi pres sot

Sot në Colmar të Francës pritet të mbahet seanca ndaj liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Sipas mediave se seanca gjyqësore nda tij do të mbahet në ora 14:00.

Ish- kryeministri i Kosovës dhe kryetari i partisë politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është ndaluar nga policia franceze më 4 janar, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit. Ai akuzohet nga drejtësia e Serbisë për krime lufte.

Nisur nga këto akuza, Prokuroria Speciale e Serbisë, pati paraqitur dhe kërkesën për ekstradimin e Haradinajt në Serbi. Pas seancave gjyqësore më 9 shkurt dhe 2 mars, tani vendimi i ri për Haradinajn do të dihet me 6 prill.

Haradinaj nuk shprehet shumë optimist se në seancën e radhës mund të ketë ndonjë vendim pozitiv për të.

“Është seancë ballafaquese. Prokurori do të paraqes të gjeturat përfundimtare, pse janë përmbushur kriteret për ekstradim në Serbi, ndërsa ne, mbrojtja do të paraqesim argumentet që kjo kërkesë është e pa bazuar, e motivuar politikisht, s'ka bazë ligjore dhe duhet të hidhet poshtë”.

“Teorikisht ekziston mundësia e vendimit, por në bazë të praktikës së deritanishme të vonesave, pra, mund të pritet që vendimi të shtyhet edhe për ditë apo javë", tha Haradinaj.

Ai ka përsëritur se pafajësia e tij është vërtetuar dy herë me proceset gjyqësore ndaj tij të zhvilluara në Tribunalin e Hagës. Haradinaj mendon se ndalesa e tij nuk ka të bëjë me asgjë tjetër, por siç thotë ai, ‘krejt kjo çështje është politike’.

"Baza e ndalimit tim është krejtësisht politike. Do të thotë aktakuza burimin e ka në vitin 2014, një aktakuzë që është nisur para proceseve gjyqësore që i kam kaluar në Tribunalin e Hagës”.

“Në të vërtetë këto gjëra në Francë ndodhin, procesi është gjyqësor, por baza e këtij procesi është krejtësisht politik", tha Haradinaj.

Sidoqoftë, ai tha se respekton dhe beson në drejtësinë ndërkombëtare.

"Pra, respektoj ligjin ndërkombëtar, por nuk e njoh juridiksionin e Serbisë mbi mua. Këtë juridiksion të tashëm dhe të atëhershëm. Ne i kemi nda rrugët me të. Shikojeni absurdin, presidenti i qeverisë, i zgjedhuri ishte ministër i qeverisë së Millosheviqit në kohën kur ka ndodhur gjenocidi në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.

Asnjëri na udhëheqit e shtetit serb, ka vijuar ai, nuk e ka kaluar ndonjë proces gjyqësor ku do të vërtetohej pastria e tyre dhe mospërfshirja në krime.

“Unë kam kaluar dy herë në instancën më të lartë të ligjit ndërkombëtar edhe sot vazhdon keqtrajtimi”, ka thënë ai.

“Kjo bjen në konflikt me kërkesën që i është bërë Kosovës për Gjykatën Speciale, për pastrim. Pra, ky nuk qenka pastrim, ligji ndërkombëtar. E vetmja mënyrë për t’u pastruar shqiptarët, sipas kësaj logjike, është të na gjykojë Serbia, Beogradi”, u shpreh Haradinaj.

Prishtina zyrtare, ka theksuar ai, duket të jetë e pafuqishme në rastin e tij.

Sipas Haradinajt, institucionet e Kosovës kanë marrë një pozicion inferior ndaj Beogradit edhe në dialog edhe në pozicione të tjera.
Haradinaj: Vendimi përfundimtar merret më 27 prill, e drejta fiton

Ndërkaq, ekspertë të çështjeve penale, kanë deklaruar se ka ende gjasa që procesi të zvarritet, për shkak se organet kompetente të drejtësisë në Francë, nisur nga gjykatat, duhet të shqyrtojnë qëndrueshmërinë, vlefshmërinë dhe vërtetësinë e provave që Serbia i ka deponuar për këtë rast.

Kuvendi i Kosovës, javë më parë, miratoi një rezolutë me të cilën kërkoi pezullimin e dialogut me Serbinë, deri në lirimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Vendimi i Kuvendit të Kosovës u përcoll menjëherë me respektim nga qeveria e vendit.

2017-04-04

Marrja kerkend s'e ka mbyte

REXHEP SHAHU


Një gazetar i Kosovës, sado dijetar të jetë, nuk po them dinjitar se është e vështirë me qenë dinjitar, që nuk ka jetuar asnjë orë pa pronë private në Kosovë ai dhe familja e tij, që nuk ia ka marrë askush gjysmë shekulli tokën, bagëtinë, pronën private, që nuk ia ka shtetëzuar shteti çdo gjë private, që nuk ka ngrënë 200 gram mish në vit sa ka qenë racioni për çdo shqiptar që ka jetuar në fshat, nuk mund ta dijë konkretisht diktaturën komuniste në Shqiperi, diktaturën e urisë, të majtën komuniste në Shqipëri, Partinë Socialiste në Shqipëri, edhe pse mund të mërmërijë gjithë ditën me buzët e tij këngën e Dërvish Shaqes "Kur Kosovë ta ktheva shpinën/ E lashë vdorë e gjeta dimën...".
Një gazetar i Kosovës, sado kozmopolit dhe shumeatdhesh të jetë, nuk mund të ofrohet në Shqipëri avokat i të majtës dhe Partise Socialiste, nuk mund t'i bëjë fresk Edi Ramës dhe të derdhë stuhi akuzash e fyerjesh kundër Lulzim Bashës.
Një gazetar i Kosovës i nivelit të naltë e shumë të naltë që i ngatërrohen floktë në retë e kuqe të lavdisë, duhet ta dijë, se ndryshe turpërohet, se Lulzim Basha nuk ka qenë ministër transporti për udhë e ura në kohën e ndërtimit të Udhës së Kombit por ka qenë ministër i jashtëm e i brendshem, ndërsa ministër që ka ndjekë ndërtimin e Udhës së Kombit ka qenë Sokol Olldashi.
Ministër transporti Lulzim Basha ka qenë vetëm kur u vendos të ndërtohet dhe filloi ndërtimi i Udhës së Kombit.
Në fundshtator 2006 u vendos nga qeveria e jo nga një ministër, të ndërtohet Udha e Kombit dhe u zgjodh kompania ndërtuese. Me 4 shkurt 2007 Berisha inauguroi fillimin e punimeve, kam qenë aty, ishte madhështore.
Por Lulzim Basha në maj 2007, tre muaj pasi filloi Udha, u bë ministër i jashtëm. Pra ministroi për Udhën e Kombit nga 4 shkurti 2007 deri në maj 2007.
Pas kësaj kohe ministër i Udhëve ishte Sokol Olldashi.
Nëse një gazetar serioz e i shumëdijshëm i Kosovës është i bindur me fakte se Lulzim Basha ka vjedhë sa ka filluar ndërtimi i Udhës së Kombit, do të dalin armiqtë politikë të Lulzim Bashës dhe do të thonë "tuaf", si u vidhka pa punuar, do të thonë se shumë kongresmenë amerikanë që erdhën te Tuneli i Kalimashit në Malin e Rrunës, paskan ardhë me marrë rryshfetet që ua ka dhënë Lulzim Basha.
Një gazetar serioz bën ndonjë pyetje, se nuk është turp me pyetë gazetari, dhe nuk trumbeton akuza të gatshme, nuk bëhet altoporlant i Edi Ramës. Psh, sa fonde për Udhën e Kombit ka lëvruar drejtoria e përgjithshme e rrugëve, kur ka qenë ministër transporti Lulzim Basha.
Një gazetar serioz Kosove nuk duartroket antiamerikanizmin e disa shqiptarëve edhe përmes flliqjes së Udhës së Kombit si investim strategjik që u bë për bashkimin kombëtar të shqiptarëve vetëm falë mbështetjes amerikane, me taksat e gjithë shqiptareve.
Nuk kam besuar kurrë se për një gazetar të rangut të lartë të Kosovës fluturon gomari.

Disa nga librat enciklopedik në internet për shkarkim falas nga Flori Bruqi

Image result for guximi shqiptar


Flori Bruqi  NESE KAM DITUR TË GUXOJ 



Image result for Flori Bruqi NESE KAM DITUR TË GUXOJ

Grup autorësh  : FLORI BRUQI NË SHËNIMET E BASHKËKOHËSVE





Flori Bruqi  MODERNITETI NË LETRAT SHQIPE




Flori Bruqi  POLEMIKA SHQIP




Flori Bruqi  TRIUMFI SHQIPTAR




Image result for Flori Bruqi triumfi shqiptar

Flori Bruqi  DIADEMË LETRARE




Image result for Flori Bruqi DIADEMË LETRARE

Flori Bruqi  DIADEMË LETRARE II


1011737_1513933918854064_6229378572368093661_n

Flori Bruqi  DIADEMË LETRARE III






Flori Bruqi  MARSI I PËRFLAKUR




Flori Bruqi   GUXIM SHQIPTAR

Image result for guximi shqiptar



Flori Bruqi   OLIMPI SHQIPTAR

Image result for Flori Bruqi   OLIMPI SHQIPTAR

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...