Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/05/16

SOTIR ATHANASI : ROMANCË PARISJENE


      SOTIR ATHANASI
🔝"ROMANCË PARISJENE"
         ( PARAMNEZI* )

- Ai s'qe thjesht një vështrim, por vetëtimë e nisur nga matanë kaltërsisë përqëndruar në atë qelqe e cila, si pickimin e bletës, tejet ëmbëlsisht, në fillim e ndjeva. Por, kur ula kryet në dritarezën çark, kuptova se ishin në të vërtetë dy shigjeta të ngulura thellë në kraharorin tim. Prandaj ndjeva dhimbjen e një lëkurëkuqi raca e të cilit, jo vetëm me të bardhët, por edhe brënda llojit lufton.
- Po. Dhe kur ndodhi kjo “katastrofë femrore”?" - e ngacmova, mikun tim si garanci përqëndrimi.
- Pesë vjet më parë.
- Pesë vjet dhe e mban mënd me detaje atë?
- Po.
- Atëhere duhet të kesh qënë rreth të dyzetave,mendoj?
- Në kokë më ke rënë.
- Po ajo?
- Besoj te të tridhjetat. Por mos më ndërprit se nuk është si ngatërrim i çantës, për të cilën të kam folur dhe bëra pesë vite burg
- Pa m'a kujto pak, se ty, çdo pesëvjeçar, do të ndodhi diçka për t'u rrëfyer, - e ironizova për t'i dhënë shtytje të mëtejshme gjasës.
- Mos u tall se nuk është roman.
- Atëhere duhet të jetë Romancë.
- Po. Ngjason edhe si Romancë. . . . veçse, nga më të dhimbshmet që mund t'i ndodhi një të dashuruari me shikim të parë. Zaten, pse isha I hutuar, m’u ngatërrua çanta ime me atë të njeriut-mafioz kur ndërruam avionin për shkak të atij difekti serioz. Aty rezikohej jeta e gjithë pasagjerëve. Kurse ajo çantë e zezë prej meshini, do të më fuste në burg dhe do të m'a nxinte jetën.  Qe një ndëshkim dyfish I rëndë edhe sepse më shkëputi pesë vjet nga dashuria ime e vërtetë. Një shok të burgut, pendimi për fajin e bërë i kishte goditur pak trurin dhe për të më rikthyer humorin, më fliste si të qe për herë të parë. - Dëgjo se si i ndriti fati një mbarshtruesi papagajsh kur Bonoparti u shpall Perandor. Ky, dëgjoi se një rritës i ngjajshëm, kishte fituar një shumë të majme kur Papagalli i tij I tha NAPOLONIT:
“Të uroj, Perandor i Perandorëve”!
Kaq duhej që ai të niste punën raskapitëse me Papagallin e vet të ‘pa’aftë’ për t 'a mësuar lehtësisht këtë shprehje. Prandaj ai, herë’pas'here me dëshpërim, thoshte:
- A I mjeri unë I mjeri, ç’po më venë mundimet dëm!
Gjithsesi, mbërrijti t 'a mësojë dhe ia doli t'u mbushë mëndjen edhe kujdestarëve të NAPOLONIT që t'a prisnin.
Ky i fundit,  kur dëgjoi thënien standart dhe të stërpërsëritur edhe nga të tjerë papagaj:
- “Të uroj Perandor I Perandorëve!-  vari menjëherë buzët.
Pikërisht pas kësaj, PAPAGALLI, aspak I ‘pa'aftë’, por tepër I zgjuar, përsëriti plot dramacitet shprehjen e dëshpëruar të pronarit të tij:
- A I mjeri unë I mjeri, ç’po më venë mundimet dëm!.
Pas kësaj, NAPOLONI entusiazt,  urdhëroi shpërblimin e tij.

- Ta lëmë shokun tim të burgut dhe të kthehemi miku im, te vështrimi I asaj tridhjetëvjeçareje.
Ai kridhej ndër yje drite e hije bashkë ku: brenga, vuajtja e ndrydhja, pa vështirësi lexohej. Dhe, shkaku, arsyeja, motivi, padyshim mbulohej. Se  ngjante i përhershëm dhe kurrsesi spontan. Aq më tepër, teksa mundohej t'a fshihte me një buzëqeshje të sforcuar, të turbullt e krejtësisht të natyrshme. Ai portret megjithatë e tregonte tejet më të hutuar; por edhe më joshëse. dhe...., dalldinë e zalisjen, shfaqja e saj provonte. Sepse: si shitëse, bashkë me grishjen për tregtimin e mallit, ishte e detyruar të buzëqeshte; por ç'e kishte, që e marrtë djalli e marrtë, atë strukje? Tabloja e asaj konizme, i ngjante busullës. Dhe unë pyesja veten: pse qarkonin në drejtim të kundërt ato akrepa? Cili qe meraku i saj? Kë priste dhe çfarë kërkonte? Se unë i kisha propozuar tashmë dhe ajo: as nuk i flakte tej si marrëzi të çastit fjalët e përbetimit e përgjërimit tim tronditës, nga që: (më duhet të pranoj se të tilla ato ishin ); por, nuk është se i miratonte, sidoqë u shfaqën  ato. (Ndonëse, të siguroj që: nga shpirti më kishin dalë.) Kurse ajo, vetëm buzëqeshte hidhur, si të qe e sigurtë për jonjëmëndësinë e tyre, që . . . , dëshpërimisht, por më duhet të pranoj se për 'të, rezultonin tërësisht të parealizueshme. Pra, të pavlerë. Dhe pyesja veten: po pse, o Zot i Madh? Cili qe shkaku? Në mos në Rubikon, ku fshihej ngërçi e rrugëdalja e Çezarit? Që për çastin, do të mbetej plotësisht monopol i saj? Gjithsesi, sa më përkiste mua, nuk besoja për ndonjë kauz që ndalonte të dashuronte një shqiptar. Ndonëse frëngjishten e flisja rrjedhshëm dhe ajo, as që e vuri fare në diskutim kombësinë time. Përveç faktit që, ishim në Paris dhe këto koncepte kanë shekuj që janë gremisur.
Të nesërmen, avioni më ktheu në Tiranë të gjallë, ndonëse katastrofa ishte nisur. E mbase, jo për të gjithë pasagjerët me difektin e avionit. Por , vetëm për mua. Sa zbrita në Rinas. Më prangosën duke më larguar çdo tentativë për t'a riparë atë..., kometë. Se e tillë m'u shfaq në qiellin parisjen dhe. . . , (me shumë trishtim ) por, po me atë ngut, edhe m'u zhduk
Megjithatë, të vërtetën, do t'a mësoja vetëm pesë vjet më vonë.
Saktësisht javën e shkuar kur u ndodha sërish I LIRË përsëri,  në Paris. Veçse, të mos shkëputemi edhe për një grimë herë nga çasti i parë:
“Pagova kollaren bordo që ma paketoi ndihmësi I saj, vërsniku, për të cilin (siç do të mësoja pesë vjet më vonë,) ishte adashit im , por algjerian.
Unë, tejet i hutuar, si i goditur jo nga rrufeja, por nga ai fat i mbrapshtë, u bëra gati të largohesha pa marrë kusurin. Ajo më ndaloi vetëm me një fjalë: - Monsieur! - dhe bëri shenjë për reston.
Më kot kurseu fjalorin. Ndofta nga që e dinte se zëri i saj qe një tjetër tregues magjepseje dhe donte të mënjanonte humbjen a rëndesën tek unë. Dhe kishte plotësisht të drejtë. Toni i atij zëri, qe radiofonik dhe plot muzikalitet. Ajo e njihte vetveten. Kurse unë, si përpara një ndriçimi, isha jo vetëm larg dallimit të çdo tipari të saj, që fekste me pamje breroreje, e trupi qiellor e mbase si një njollë e ndritëshme deri në verbim, por kisha harruar tanimë edhe emrin tim.
Veç kësaj, një ngazëllim I beftë më largonte edhe nga çdo arsyetim
Algjeriani, që mesa-dukej, e kishte zakon t'i numurojë mbetjen në kohën që pronarja e tij, i nxjerr të hollat nga arka, vuri re që ato ishin me tepri. Kur ia tha, zonjusha bëri rinumërimin dhe, bashkë me purpurin në fytyrë, më hodhi mua një buzëqeshje të plotë që të zbrisja nga qielli i shtatë. Dhëmbët e saj si inxhi, në atë gojë të bukur, për mua qenë një tjetër befasim e një tjetër ngasje që s'kishte të bënte me përcjelljen e klientit. Por mbase me të kundërtën: mbajtjen, gozhdimin, a robtimin e tij. Portreti i saj, o Zot, pas kësaj, qe kthyer në një aorerore të mëvetëshme. Në atë kioskë, Hëna shfaqej e Plotë edhe pse ishte mesditë!
Mua më mjaftonte edhe vetëm ky hutim i natyrshëm, që të bindesha se edhe ajo e kishte gëlltitur, pa e kuptuar, atë që e quajmë jo thjesht dëshirë, por dashuri me vështrim të parë. Se miklimin tim ajo pati përthithur. Të them se ndjehesha gati të fluturoja pas kësaj, qe e pamjaftueshme. Nuk e di se ç'ishte. Por, vetëm trupërisht gjëndesha aty, se mëndërisht, kisha kapur majën e Kullës Eifel. Dhe kjo, ngjante kaq e vërtetë, sa: në çastin që më lindi një përshtypje e tillë, pranë meje, o Zonjë e Bekuar,  bëri ballë ajo: “E shtrenjta pa emër”.
Tani të dy të gatshëm drejt kozmosit. Dhe e kuptoja se: në mos ishte hipnotizim, një  pushtet  qiellor nga një galaktikë e panjohur, tek unë vepronte. O Zot! Të ketë kaq forcë, potencë, a virilitet dashuria? Apo ajo është diku brënda nesh dhe braktis strukjen, të përditëshmen, të rëndomtën e tokësoren, për diçka më të shtrenjtë, e pse jo: më të shenjtë? Për atë që shfaqet një herë të vetme në jetën e njeriut ku gjaku merr cilësinë e një vullkani dhe shpërthimi është në prag? Por çuditërisht, asgjë nuk ndodhi pas kësaj. Algjeriani I bëjshëm, në fillim me ëmbëlsi dhe tejet I mirësjellë, më tregoi paketën e kollaros mbështjellur me kujdes dhe të lidhur me një fjongo tejet të hijshme, si paping. Por, kur pa hutimin tim, me një qesëndi ngacmuese deri në cingrisje, më çiku paksa në gjoks, që të më përmendte. Atëhere ndjeva gravitetin e humbur vetëm nga një buzëqeshje përzier me një skuqje e hutim të atij portreti kthyer tashmë, në kometë të vërtetë në ikje dhe....: zbritjen time, të detyruar, me këmbë në tokë, nga vetëm cikja e një dore arabe.
2,
- Pesë vjet më vonë. Sa von’, o Zot I madh e I plotëpushtetshëm!
I gjithë grupi I vizitorëve, u nisën për në Luvër. Kuptohet: pavijonet e tij janë objekt i gjithkujt. Për mua, Monaliza ishte zonjusha në atë kioskë,
emrin e së cilës nuk e mësova që nuk ia mësova dot. Ndonëse në përfytyrimin tim e kisha quajtur: "E shenjta pa emër, ose anonime”. Kuptohet: këtë s'guxoja t'ia thosha kurkujt.... Nuk e di pse m’u kujtua Madam Baterflaj. Jo për t’a zëvëndësuar rolin  e amerikanit e as për të krahasuar heroinën japane me francezen. Qe thjesht një lloj  vetëtime. E mbase një largim si ato të dallandysheve qe kalojnë kontinente për t’u kthyer në folenë e tyre. Por edhe këtu krahasimi çalon. Se nuk isha i gjuajturi. Mbase gjuajtësi. E ndofta në të dy rolet njëkohësisht. . . .?
Po të merresha me muzikë, mbase do t’a gjeja çelsin e këtij akordi që paralajmëronte një fund tragjik. Dhe ngutesha të mbërrija përpara se të bëhej pushimi i drekës, siç u tha. Apo, se do të kishte grevë dhe lokalet nxitonin mbylljen  për të shmangur përplasjen me demostruesit, siç pëshpëritej. Dhe ashtu ndodhi. Unë vrapoja dhe dallova që nga larg se: qepeni i sapo ulur, u ngrijt. Një përndritshmëri, si atij që po mbytej në detin e errët, për shpirt të nënës, po të them. Fari iu shfaq dhe unë qartësisht dallova. Kë do të thuash ti, miku im? Vajzën, emërin e së cilës nuk e dija, po e dalloja dhe isha I sigurtë që më kishte njohur. Ishte “E shenjta anonime”. Portat e Qiellit për mua befas, u hapën. Unë, me po atë veshje, (si ngjyra të para pesë viteve )
dhe përveç kësaj, në këmishë shquhej që tutje  edhe kollarua bordo, blerë në dyqanin e saj, që e kisha ruajtur si të m’a kishte dhënë një ditë më parë vetë ajo me dorën e saj. Eh!
Dëgjo tani dialogun më të dhimbshëm midis dy njerëzve që. . . ,
janë pëlqyer në shikimin e parë:
- Mirëse erdhët, zotni!
- Mirëse u gjej, zonjushë enigmatike! - iu përgjigja.
- Gaboheni zotni. Nuk jam më zonjushë dhe as enigmatike, por jam zonjë.
Portat e Qiellit, në një grimcë të sekondës, u mbyllën
Unë shtanga nga befasia, ndonëse kalimi I saj në një tjetër shkallë respekti qytetarie, në atë të ZONJËS,   ishte plotësisht I natyrshëm.
- Zotni i mistershëm e disi i padepërtueshëm që shfaqeni pas një gjysëm dekade, mos dëshironi një tjetër kallare bordo?
Pas goditjes së parë, erdhi edhe e dyta. Vetja më ngjau me një penglënës. Ajo më kujtonte kollaron. Më barazonte me blerësit e rëndomtë të saj.
Unë pohova duke ulur kryet dhe jo me tundjen, siç edhe ndodh rëndom. Në këtë mënyrë, instiktivisht pranoja në një farë mënyre kërkesën dhe, klasifikimin e saj, por edhe kotësinë e rishfaqjes sime, kaq vonë, pas pesë vjetësh.
Ishte po ai zë radiofonik, po ato tinguj me muzikalitet veçse...,
një vështrim krejt I ndryshëm. Jo si përpara kësaj gjysëm dekade.
Jo vetëtimë! Jo si shigjetë! Jo dhe jo, do të përsëris njëqind herë.
Se "Jo"-ja duhet të ketë brënda dridhjen. Aspak  vetëm të buzës e të zëmrës. Por të të gjithë trupit. Shkaku? Tepër I thjeshtë: dikur, të gjitha tiparet në atë portret, më dukeshin në shpërpjestim me botën e saj të brëndshme  ku, një lloj trishtimi dilte më në pah. Kurse tani ?
Ai vështrim qe: plot dritë. Për më tepër se pranë trotuarit ndali një "Peugeo". Prej andej zbriti Algjeriani me një fëmijë tri a katër vjeç. E zonja e kioskut iu drejtua arabit:
- Ali! Zotnisë paketoi një kollaro bordo dhe fjongon vure Natalinë tonë t'ia lidhi, se ajo është me fat.
Unë, me duart që s'ishin më të miat, zbërtheva kollaren time e cila çuditërisht nuk më dukej gjithashtu imja. Dhe ia lashë në dorë vogëlushes për t'a paketuar. Kurse të renë e vendosa në qafë dhe u ula që të m'a shtrëngonte miturakja Natali. O Zot çfarë fati!?!
Duart e njomzakes e kryen me dëshirën fëminore tërheqjen e atij rripi bordo. Pagova si përpara pesë viteve me monedhë që kërkonte resto.
Francezes, edhe asaj,  po I dridheshin duart tek përgatiste kusurin.
Turbullt, por vërejta në ato duar një tejnderje. E zonja u mundua t'a paraqiste si tejnxitje, aty më parë, kur i tha të shoqit që të vinte të bijën, Natali, këtë dlirësi kristali si më të denjë, a si një kujtim lamtumire të kësaj romance shikimesh e dialog shpirtërash, vetëm në heshtje.
Unë I mora të hollat dhe… bashkë me faturën e blerjes, edhe një copë pusullë, të cilën s’guxoja t’a hapja e t’a lexoja.
Në çast, qepeni u ul me ulërimë si të donte të ilustronte britmën që ndrynte shënimi. Se të tillë, parandjenja m’a sillte. Por brënda gjoksit tim një tjetër klithëm a ulërimë trishtimi, s’guxonte të ngrinte krye nga përpjekjet e mia për të mbrojtur statusin e një burri.
Sikur të kishin shpërthyer nga Qielli bubullima e vetëtima me shtrëngatë, mbase, do të bënin ndonjë efekt më të butë e paqësor.
Gjest, që fliste për ndërprerjen përfundimtare të çdo..., dialogu.
Pas një grimë herë zonja  e kioskut më hodhi një vështrim që u përplas me timin.
I saj, fliste për keqardhje e mbase pendim e një vetëndëshkim.
I imi, mesiguri kishte të shpërfaqur brerjen e ndërgjegjes se ndjeja dhimbjen e një faji që ende s'po e kuptoja, ndonëse e pranoja braktisjen. Por që e lidhur me atë ngatërresë çantash,  do të më dënonte padrejtësisht pesë vjet burg dhe do të më ndryshonte tërësisht fatin e jetës me DASHURINË TIME TË VËRTETË.
Pas disa sekondave, të papërballueshme e tejet të rënda, pesha e së cilave më shtypte në kraharor,  më bëri mua një përshëndetje me dorë përpara se të më kthente shpinën dhe shpreu po me atë zë plot muzikalitet, por tanimë, toni tingëllonte mbase orakullitaritar:
- Orvua!
Qytetaria kishte fituar mbi çdo mëdyshje. A më duhej falja e saj, të cilën vetëm për mua tingëllonte e tillë?  Apo të qe kjo shenja e një dëshpërimi kur duam të shpallim diçka si një kujtim i hidhur?
- Orvua ZONJË!  Orvua Natali!  - përsërita dhe e ndjeva se sytë m’u njomën. Fatmirësisht, ajo më kishte kthyer shpinën dhe nuk m’i pa. Gjykatësja që më dënoi, qe një femër tejet e pashpirt. Kurse kjo qënie femërore, herë më ngjante si ajo e herë me një zanë mali që mezi priste të fluturonte në hapsira e saj. Po pse e ktheu për një dekikë, vetëm një grimë portretin? Ç’do te të thoshte, o Zot?!?
Fjalët më përziheshin me dhimbjen e natyrshme të një ndarjeje përgjithmonë. Zëri më dridhej. Sërish m’u kujtua Madam Baterflaj dhe ndjeva në shpirt diçka që më dogji thellë. Ajo që i shkakton farkëtari kuajve në veshë me hekurin e skuqur për t’i matrikulluar, mbase do t’i  ngjante, por aspak të krahasohej me dhimbjen thellë në shpirt që më shkaktoi ajo ndarje.
Francezja uli  qepenin me rrapëllimë si të rrëzohej shpati i një mali.
Në rini kishim tallur poetin arbëresh që kishte shkuar me këmbë deri në BRAZIL për të dashurën e tij. Unë isha gati atë çast të shkoja deri në fund të BOTËS, apo edhe t'I ngjitesha me duar e thonjë Himalajës, apo të rrëmoja tokën si fiset  ZULU, për të kryer një vetëdënim thjeshtë, të mos e humbja . . . , Atë: TË SHENJTËN PA EMËR”. E. . . , mbase do të pranoja edhe pesë vjet të tjera burg, vetëm kur të kthehesha, të kisha mundësi të njëmendësoja DASHURINË TIME TË VËRTETË.

Përkitas ndali hapin një afroamerikan. Papagalli I tij tha diçka në anglisht:
- E ka me ju zotni, - m'u kthye I zoti.
- Dhe çfarë thotë?
- Ai është i veçantë zotni. Ju ka studiuar nga larg dhe e kanë zënë ethet e tij që quhen PSITAKOZË. Ai mezi pret të Ju. . ., qesëndisë.
- Flisni më qartë, zotni!
- Ethet e papagallit, zotni! Ato shfaqen me përqeshje. Por, për t’a dëgjuar zotni i nderuar, duhet një . . . . stimulim.
Unë I dhashë një bakshish dhe ndjeva përqeshjen e një mendtë të shpendit; i cili i kënaqur që I zoti mori shpërblimin, ashtu si papagalli te Bonoparti, u ndje I përfillur dhe tha diçka si  shtesë:
- Paraselenë * ).
Ktheva edhe një herë kryet nga zonja , emërin e së cilës, nuk e mësova që nuk e mësova kurrë.
Hapat e saj largoheshin dhe vetëm atëhere kuptova se ku ishte burimi i atij trishtimi e mosbesimi në propozimin tim të para pesë viteve.
Këtë ma tregoi ajo pusullë. Aty shkruhej:

“U NDODHA NË KOHËN E GABUAR,
NË VËNDIN E GABUAR.
                                     LAMTUMIRË”!
                                     
Afroamerikani,  si të qe fallxhor tundi kryet dhe pohoi atë që lexova te pusulla. Të bindesha për vërtetësinë e tyre, më bëri me shenjë që të shihja ZONJËN E DYQANIT.
Unë bëra atë që më tha dhe nuk  u çmënda! Por kapa kryet me të dy duart si të kisha frikë mos më fluturonte mëndja nga kafka që më dukej se po çahej nga dhimbja.
Pashë në profil atë që  po e shtynte arabi ALI mbi një karrocë invalidi. ISHTE  “E SHENJTA PA EMËR, OSE ANONIME”.
Në prehër qëndronte e bija: vogëlushja NATALI që I gëzohej nënës së saj.
Afroamerikani më shpjegoi:
- Ajo zonjë, përpara katër a pesë viteve u ndodh në SAHATIN E LAJTHIJTJES, në . . .,  NJË ZONË TË MINUAR. Një ISLAMIK KAMIKAZ,  hodhi vetën në erë dhe ajo u paralizua nga të dy këmbët.  
Ai qeshi pak si për të nënvizuar diç mospajtuese në këtë botë:
- ALI, edhe ky ISLAMIK, është bashkëshorti i sajë. . . SHËMBËLLOR.

Tutje papagalli përsëriste:
- Paraselenë, Paraselenë, paraselenë**)
Mua lotët po më zinin grykën.

SOTIR ATHANASI
Athinë, 9, Prill, 2016!
Ri/Red./
23, Mars, 2017!
-------
 *) Paramnezi  = Përzierje e realitetit me fantazinë
**) Paraselenë = Njollë në breroren e Hënës.

**********


Subject:ROMANCË PARISJENE
From:Sotir Athanasiou (sotir.mimi@gmail.com)
To:ptcflomed@yahoo.co.uk;
Date:Sunday, 14 May 2017, 7:10


Miku im Prof.Dr.FLORI, mirëmëngjes!  
Shpresoj që java T'u ketë kaluar e mbushur me plotësimin e detyrave në MISIONIN Tuaj të SHQIPTARISË. Natyrisht të keni patur edhe një shëndet, në mos ideal, të paktën të pranueshëm për krijim. Se na ndodh të gjithëve që në botën tonë të brëndshme,  të bëhet sebep e jo shkak edhe një ngacmim tejet I parëndësishëm që të devijojë trajektoren e vëmëndjes sonë. Ashtu si petra e një adoleshenti që shkakton pseudodallgëzim në detin e qetë. Gjithsesi, mjafton të vëmë buzën në gaz që shumëzimi me zero të "kujdeset" për kostanten e qetësisë. E pse jo, edhe për një pushim krijues. 

Siç, kam programuar në bashkëpunimin tonë, çdo fund javë, do T'u dërgoj nga një tregim. 
Do të ndjehesha shumë i lumtur, në qoftëse krijimi im, në fillim nga kurioziteti i titullit dhe më pas nga përmbajtja e lëndës, do T'u sillte kënaqësi estetike për t'a mbyllur javën, jo vetëm mendueshëm, por edhe të gëzuar.
E pra, lexim të këndshëm, Prof.Dr.FLORI! 

Shoqërisht,  
SOTIR ATHANASI,
Athinë, 
14, Maj, 2017! 

2017/05/15

Kastriot Myftaraj mbron vetëm të vërtetën


Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri



Pasi gazetari dhe analisti Kastriot Myftaraj botoi më 07 maj një artikull, në të cilin kishte në qendër të vëmendjes ambasadoren e Bashkimit Evropian në Tiranë, zonjën Romana Vlahutin, në mjetet e informimit masiv, përgjithësisht, nuk u vu re ndonjë reagim i menjëhershëm, paçka se në këndvështrimin e autorit, qëllimi kryesor i saj është përgatitja e truallit për krijimin e një tjetër federate në siujdhesën tonë, veçse me një tjetër emërtim - “Jugosllavia e Re”. Por fill pas botimit më 10 maj të letrës së shkrimtarit Ismail Kadare, drejtuar zonjës Vlahutin, në mjetet e informimit masiv filloi një reagim i rrufeshëm, si me komandë, kundër zotërisë Kastriot Myftaraj.

Kastriot Myftaraj mbron vetëm të vërtetën

E para e të parave, shumica dërrmuese, me ndonjë përjashtim të rrallë, nuk u ndal në arrestimin e paligjshëm të Kastriotit nga ana e policisë, pa lëshimin paraprakisht të një fletarresti nga ana e prokurorisë. Po kështu, nëstadiumin e Shkodrës, policia, në një mënyrë krejt arbitrare, arrestoi një sportdashës, i cili kishte shpalosur në shkallët e stadiumit një pankartë, ku shkruhej “Berisha zemra jonë”. Arrestime të tilla, të paligjshme, duke anashkaluar kompetencat e prokurorisë, dëshmojnë se në Shqipëri është instaluar një shtet policor, i cili po ecën në gjurmët e Putinit.
Moderatorët dhe analistët, në shumicën e tyre dërrmuese, nuk u morën dhe vazhdojnë të mos merren me thelbin e shqetësimit që ngre Kastriot Myftaraj në artikullin e vet: përpjekjet e heshtura të zonjës Vlahutin për krijimin në Ballkanin Perëndimor tënjë tjetër monstrejo vetëm për popullin shqiptar të Kosovës, por edhe për mbarë kombin shqiptar - të “Jugosllavisë së Re”.Madje në internet disa komentues kanë deklaruar se termi “Jugosllavi e Re” na qenka thjesht një shpikje e Kastriotit.
Për dijeninë e atyre lexuesve të nderuar me vetëdije të lartë kombëtare, në ndëgjegjen e të cilëve nuk është shuar kurrëëndrra për ribashkimin e trojeve tona etnike, më duhet të bëj një sqarim, duke u kthyer disa vite prapa.


Akademik Prof.dr.Mehdi Hyseni 

Ideja për krijimin e të ashtuquajturës “Jugosllavi e Re”, ka vite qëështë hedhur në qarkullim. Kundër kësaj ideje pati reaguar menjëherë intelektuali i mirënjohur nacionalist, Prof.dr. Mehdi Hyseni, i cili, më 21 shtator 2013, pati botuar në internet një artikull të posaçëm.



Gjeneral Agim Çeku 


Në atë artikull, ai citonte një deklaratë befasuese që ministri i mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Agim Çeku, e kishte bërë në një intervistë për gazetën serbe të Beogradit “Nedeljnik”, më datën 18 prill 2013.

Ja çfarë kishte deklaruar ministri Çeku:
“Podržavam ideju nove Jugoslavije”(E mbështes idenë e Jugosllavisë së Re”).

Pra, ideja e krijimit të “Jugosllavisë së Re” ka pasë qarkulluar në fshehtësi në Boegrad, nën frymëzimin e Moskës dhe të Athinës. Kjo ide erdhi e u formësua pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e cila shënoi hapin e parë drejt ribashkimit shkallë-shkallë të trojeve etnike shqiptare, në zbatim të platformës që shtroi Ismail Qemali me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë për të katër vilajetet tona.

Image result for Ilia Garashaninit

Ilia Garashanini
Dështimi shembullor që pësoi politika e jashtme ruse për sabotimin e pavarësisë së Kosovës, e detyroi Moskën që, në bashkëpunim të ngushtë me Beogradin dhe me Athinën, të lëvizë të tjerë gurë të nëndheshëm, në mënyrë që imazhi i pavarësisë së Kosovës të vinte duke u zbehur me kalimin e viteve. Prandaj, në prapaskenë, u hartua projekti për krijimin e “Jugosllavisë së Re”, që,në kushte të reja, pasi ka kaluar më shumë se një shekull e gjysmë, s’është gjë tjetër, veçse, vënie në jetë e programit “Naçertanie” të Ilia Garashaninit (1812-1874) të vitit 1844, kur ai ishte ministër i jashtëm i Serbisë dhe më pas kryeministër dhe ministër i jashtëm për shumë vite me radhë, projekt ky, sipas të cilit duhej të krijohej Serbia e Madhe.

Por, për t’i hedhur hi syve opinionit publik ndërkombëtar, trekëndëshi Moskë-Athinë-Beograd, me qëllim që ta nxirrte të larë Serbinë nga ky pazar i fshehtë, vendosi të futë në lojë mikroshtetin që quhet Mali i Zi, i cili shtroi propozimin që, në kuadër të zhvillimit të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, të organizohej një takim i ministrave të jashtëm të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor - Serbisë, Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës - për të diskutuar idenë e krijimit të një bashkimi (unioni) të ri, të quajtur “Jugosllavia e Re”.

Propozimi i Malit të Zi për krijimin e një strukture të re federative me emrin “Jugosllavi e Re”, të kujton fjalën e urtë të gjuhës shqipe: çohu, o i vdekur, të hashë mish të pjekur.


Prof.dr.Sali Berisha 

Me sa duket, pas fjalimit të Kryeministrit Berisha më 25 nëntor 2012 në Shkup, në kuadrin e festimeve të 100-vjetorit të pavarësisë, i cili deklaroi se “bashkimi kombëtar mbetet një ëndërr për të gjithë shqiptarët”, trekëndëshi Moskë-Athinë-Beograd vendosi të ndërmarrë aksione konkrete, duke i kërkuar Malit të Zi t’i zbulojë letrat e bixhozit politik në tryezën e pazarllëqeve evropiane, të cilave kombi shqiptar ua ka parë sherrin që prej Kongresit të Berlinit e deri në ditët tona.
Përveç kësaj, tendencat nacionaliste që u vunë re me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë, me pikësynim ribashkimin perspektiv të trojeve tona etnike në një shtet të vetëm kombëtar, krijuan shqetësime edhe në radhët e Bashkimit Evropian, i cili, duke mbrojtur tradicionalisht interesat e grekosllavizmit, nuk dëshiron t’i zhbëjë vendimet e gjyshërve të vet për copëtimin e trojeve tona etnike.

Prandaj nisma e Malit të Zi, e nxitur nga trekëndëshi ortodoks sllavogrek, është ndërmarrë edhe me miratimin e heshtur të Brukselit, i cili, me krijimin e “Jugosllavisë së Re”, kërkon të rikthejë vitin 1919, kur Evropa Perëndimore krijoi mbretërinë serbo-kroato-sllovene.

Gjykuar nga ky këndvështrim, duhet pranuar me zë të lartë se pozicionimi i hapur i gazetarit dhe i analistit Kastriot Myftaraj kundër misionit të zonjës Vlahutin për krijimin “urtë e butë” të një“Jugosllavie të Re”, duhet përshëndetur dhe përkrahur fuqimisht, sepse një federatë e tillëështë varrmihëse për kombin shqiptar.

Normalisht, kundër idesë së krijimit të“Jugosllavisë së Re”, duhej të reagonte menjëherë Tirana zyrtare dhe Prishtina zyrtare. Prishtina zyrtare, përmes deklaratës së ministrit të mbrojtjes Agim Çeku që u përmend më lart, zbulonte qëndrimin e qeverisë Thaçi, e cila e kishte për zemër idenë për krijimin e “Jugosllavisë së Re”, duke nëpërkëmbur interesat e popullit shqiptar të Kosovës.


Nga Tirana nuk ka pasurasnjë reagim zyrtar kundër një ideje të tillë, e cila është në dëm të interesave jetike të mbarë kombit shqiptar. Por gazetari dhe analisti Kastriot Myftaraj ia heq petët lakrorit politik të Tiranës zyrtare me deklaratën e mëposhtme:
“Për shkak se Rama ka një rol të madh në “integrimin” e Shqipërisë në Jugosllavinë e Re, Romana nuk flet kurrë për shndërrimin e Shqipërisë në një plantancion gjigand droge, nga ku droga përmbyt Bashkimin Europian. Rama ka liçencën e drogës, si shpërblim për pjesëmarrjen në realizimin e projektit të Jugosllavisë së Re”.

Në këto kushte, kur gazetari dhe analisti Kastriot Myftaraj ngre zërin në mbrojtje të dinjitetit tonë kombëtar, ai duhet përgëzuar dhe jo të shndërrohet në objekt sulmesh të stuhishme në mjetet e informimit masiv. Me pozicionimin e tij publik kundër zonjës Vlahutin për misionin e saj të heshtur në shërbim të projektit të krijimit të“Jugosllavisë së Re” dhe me përfshirjen e kryeministrit Rama në jetësimin e projektit në fjalë,zotëria Kastriot Myftaraj, tërthorazi, e bën lexuesin të bjerë në përsiatje dhe të zbulojë disa objektiva antishqiptare që maskohen në idenë për krijimin e “Jugosllavisë së Re”. Sepse me vënien në jetë të kësaj ideje, do të kemi këto pasoja:
Së pari, nuk do të lejohet kurrë ribashkimi perspektiv i trojeve tona etnike që vazhdon të mbetet njëëndërr shekullore e mbarë popullit shqiptar, ribashkim që duhet të realizohet para pranimit në strukturat e Bashkimit Evropian.

Së dyti, Kosova dhe Shqipëria do të vazhdojnë të mbeten duke u zvarritur, pa arritur të ngrihen kurrë më këmbë për të ndërtuar shtetin e së drejtës, një demokraci të konsoliduar, për të mëkëmbur ekonominë dhe për të ngritur standardin e jetesës në nivelin e vendeve perëndimore. Kësisoj këto dy shtete shqiptare do të vazhdojnë të mbeten të vdekura dhe të pakallura dhe të qeverisen nga një klasë oligarkësh politikë pa dinjitet kombëtar, e cila e konsideron popullin shqiptar si “delet në vathë”, duke i bërë shërbimin më të madh grekosllavizmit, i cili nuk e ka dashur dhe nuk e do kurrë krijimin e një shteti të fuqishëm shqiptar që të ketë në administrim krejt trojet tona etnike.

Së treti, Bashkimi Evropian e mban të konservuar përjetësisht copëtimin e trojeve tona etnike për interesat e grekosllavizmit dhe e ngushëllon kombin shqiptar me përfshirjen e tij në“Jugosllavinë e Re”.

Së katërti, Bashkimi Evropian, me realizimin në praktikë të idesë për krijimin e “Jugosllavisë së Re”, e ndien veten të qetë, se do të pranojë në radhët e veta një federatë, banorët e së cilës, në shumicë, janë të besimit të krishterë. Pra, nuk pranon në radhët e veta një shtet, ku shumica janë të besimit mysliman, si puna e Shqipërisë dhe e Kosovës. Sepse arsyeja kryesore se pse Bashkimi Evropiannuk e pranoi dikur në radhët e veta Turqinë, është feja myslimane. Kjo ishte arsyeja kryesore, sepse po të ishte kriter kryesor i pranimit shkalla e zhvillimit ekonomik, niveli i jetesës, këto Turqia i ka më të larta sesa disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian.
Pra, me jetësimin e idesë për krijimin e “Jugosllavisë së R
e”, Bashkimi Evropian pozicionoihet përfundimisht kundër Ribashkimit tonë Kombëtar dhe materializon në praktikë përsëri simpatinë dhe përkrahjen e vet të gjithanshme për grekosllavizmin. Se po të mendohej për një çast, sikur simpatia dhe përkrahja e Bashkimit Evropian do të ishte sadopak edhe në anën e kombit shqiptar, atëherë ai do të duhej ta vinte me shpatulla pas murit Athinën, e cila vazhdon të mbajë në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë që prej vitit 1940, si edhe Beogradin, për ta detyruar që ta flakte nga preambula e kushtetutës serbe fjalinë, në të cilën thuhet se “Kosova është pjesë e Serbisë”.

Në mbyllje dëshiroj të theksoj se të gjithë ata që e sulmojnë gazetarin dhe analistin Kastriot Myftaraj, janë radhitur përkrah idesë për krijimin e“Jugosllavisë së Re”.Kësisoj ata kanë marrë anën e zonjës Vlahutin, e cila, duke punuar në heshtjepër jetësimin në një mënyrë të kadifenjtë të projektit për “Jugosllavinë e Re”, është rreshtuar pranë kryeministrit Rama dhe hesht për shndërrimin e vendit tonë në një hapësirë gjigante për kultivimin e drogës.

Kjo është edhe arsyeja që analistët “e gjithditur”, në shumicën e tyre dërrmuese, në sulmet e tyre kundër gazetarit dhe analistit Kastriot Myftaraj, e kanë kapur problemin nga degët dhe jo nga rrënjët: ndalen dhe diskutojnë gjatë për një fjalë me ngarkesë stilistikore sharëse dhe nuk thellohen në thelbin e problemeve që ai ngre, të cilat kanë një rëndësi të jashtëzakonshme kombëtare.


Ismail Kadare

Por të vjen keq kur në mbrojtje të zonjës Vlahutin, del edhe shkrimtari Ismail Kadare, i cili, në letrën publike që i drejtonte asaj më 10 maj, e kishte ulur shumë poshtë stekën e autoritetit të vet, a thua se nuk e paska informacionin e duhur që kjo ambasadore e Bashkimit Evropian në Tiranë, për shumicën dërrmuese të opinionit publik shqiptar, është shndërruar në simbol të së keqes.Me mbrojtjen që i bën ambasadores Vlahutin, Kadarea dëshmon se është për jetësimin e idesë së“Jugosllavisë së Re”, se është në mbrojtje të majtizmit shqiptar, i cili gjatë këtyre katër viteve në pushtet, e ka shndërruar vendin tonë në një plantacion të madh droge. Kadarea është plotësisht në dijeni të alarmit që ka ngritur gjiganti amerikan “Forbes”, njëra nga revistat amerikane ekonomiko-financiare më me autoritet në botë, media franceze“Reporterre.net”,me reportazhin e titulluar: “Europa ka një prodhues të madh të kanabisit: Shqipërinë”, mjetet italiane dhe gjermane të informimit masiv etj, por ai, çuditërisht, ka heshtur. Edhe pas zgjedhjeve vendore të 08 majit 2011, Kadarea u rreshtua në anën e majtizmit shqiptar, përkkrah Edi Ramës, duke iu drejtuar Lulëzim Bashës me një letër publike për dorëheqje nga kandidatura për kryetar Bashkie në Tiranë. Është e drejta e zotit Kadare të përkrahë majtizmin shqiptar, por ama ai duhet të përkrahë atë majtizëm qëështë për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, për ngritjen e nivelit të jetesës së mbarë popullit shqiptar nëpërmjet ndërtimit të shtetit ligjor që sjell si pasojë mbarësie jetësimin e një demokracie funksionale.


... Edi Rama talks about the message of Albania at Expo Milano 2015 in an

Edi Rama 

Ndërsa majtizmi shqiptar, me në krye zotin Edi Rama, gjatë këtyre katër vjetëve në pushtet, ka qeverisur aq keq, saqë, për arsye të varfërisë së skajshme ekonomike, vëndin e kanë braktisur gati 300 mijë njerëz. Për dijeninë e zotit Kadare, Zoti Edi Rama, gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2013, përmes strukturave të tij partiake, shpërndau në mbarë vendin një fletëpalosje, me disa premtime, që ua hodhi poshtë derës qytetarëve shqiptarë. Kryepremtimi i tij në atë fletëpalosje ishte: do ta ulim TVSH-në e energjisë elektrike nga 20% në 6%. Këtë premtim nuk e mbajti. Madje kilovatin e enrgjisë elektrike e shtrenjtoi nga 7,5 lekë në 9,5 lekë. Po ashtu, nuk e mbajti asnjërin nga premtimet e tjera që radhiste më poshtë në atë fletëpalosje.



Përfundimisht, gazetari dhe analisti Kastriot Myftaraj, në artikullin e vet, së pari, ka mbrojtur vetëm të vërtetën: është pozicionuar kundër jetësimit të idesë fsheharake për krijimin e “Jugosllavisë së Re”, të cilën popujt sllavë të katër republikave të ish-Jugosllavisë, po të dëshirojnë, le ta rikrijojnë, kurse shqiptarët, në mbarë trojet e veta etnike, s’i lidh asgjë me atë monstër.

Image result for romana vlahutin

Romana Vlahutin 

Së dyti, ai ka mbrojtur një të vërtetë të pamohueshme: rreshtimin e zonjës Vlahutin në krah të kryeministrit Rama, i cili e ka shndërruar vendin tonë në Kolumbi të Evropës. Pikërisht për mbrojtjen e këtyre dy të vërtetave, gazetari dhe analisti Kastriot Myftaraj duhet mbrojtur dhe përkrahur pa asnjë rezervë nga të gjithë ata shqiptarë që e kanë të shenjtë dinjitetin tonë kombëtar.
Los Anxhelos, Kaliforni
13 maj 2017


PO AT GJERGJ FISHTA, SHKA THA ?!



SURGITE, MORTUI !

(ÇOHI, TË DEKUN !) – At Fishta


Nga Fritz Radovani

Vëndimet e padrejta t’Europës kundër tokave të Shqypnisë mbushin me mëni dhe egërsojnë zemrën e Poetit. Në furi të këtij idhnimi u siellet Shqyptarvet e u ep lajmin, tue brigue rrebtas plogështinë e tyne, e i grishë të rrokin armët, tue iu drejtue sidomos disa drejtuesve ma në shenj.

Kjo kangë shquhet përveç tjerash për sulm e fuqi dhe zbulon nji ndër vetitë qi ka Zana e Poetit.

Këta rreshta koment u bane nga kritiku i At Fishtës, letrari i njohun At Viktor Volaj O.F.M. në vitin 1941.




At GJERGJ FISHTA O.F.M. (Grafikë nga F.Radovani)
Shqyptarë, a ndiet ? Europa, mrrutë e ndyt,

Shkerdhye me Evrej t’ Parisit e t’ Londonit,

( Se cillës dreqi ia plasi të dy syt

E marren ma s’ e sheh, njitash n’ e s’ vonit)

E bani gjyq, qi t’ nipat e Kastriotit

Shkjevet t’ Balkanit urë t’u rrijn mbas sotit.

Po; per Shqyptarë pleqnue e ka Europa,

Qi shi njatyne urë t’u rrijn per dhé,

Të cillët Kishat rrënue ua kanë me topa

E n’ djep foshnjet e njoma ua kàn pré:

Qi t’ ndertat vasha u kanë koritë përdhuni

E rrugash bamë i kanë me dekun ûni.

E mbas sotit Shqyptarët n’ gjuhë t’ huej do t’ flasin;

E gjaksvet t’ vet do t’ bajn kta t’u ngjatët jeta?

Hajnat lapera zotëni do t’ thrrasin,

E t’ pa rodit do t’ i apin pagë e t’ dheta;

Me armë shqyptare, n’ za gjithmonë e n’ namë,

Sogje Shqyptari shkjaut do t’ rrijë sod m’ kamë.

Ah vaj! Ah kob! A ka ma zi n’ ketë jetë?

A ka si i bahet kuj ma teper dhún?…

Ehu! Shka do t’ bajn, thue, tash Shqyptarët e shkretë:

Ata, qi m’ vedi pasë e kanë kanun:

Ata, qi n’ dej kanë gjak të Skanderbeut:

Qi sheklli mbajtë i ka per burra t’ dheut? –

Shka bajn Shqyptarët?… Hán’ fiq e kastraveca:

E pijn mastikë, e qesin petlla n’ ujë;

E ngrehen rrugës e fryhen si gjeldeca;

E rrijn tue kqyrun udhës ushtarët e huej

Palè a kanë ksulen qyp a se kapelë,

A e ka uficiali kalin at’ a pélë.

E armët e t’ Parvet shkojn kta tue kerkue,

Ndo ‘i karajfile t’ gjatë, a ndo ‘i tagan: –

Por, jo, – mos drueni! – jo per me luftue

Me malazez të shkyem a me serbjan:

Por per me mujtë me xjerrun kund ndo ‘i grosh

Tue rrêjtë me to ndonji hingliz balosh.

Jo, po; Shqyptarët kanë sot të madh kujdes…

Njata, po thom, qi ndo‘i mirás e presin,

E druen se êmta a gjyshi vrik s’ u des:

Pse per Shqypni, qi krajlat po ua shesin,

S’ çajn kryet aspak, me sa çaj kryet un sot

Per shkarpa t’ vjetra, qi kam shkye kahmot.

Ahi! Turp e marre! Burra, lé e rritun

Me armë mizore n’ dorë, e qi fatosa

T’ Parët i kanë pasë, me ndejë kshtu sod t’ topitun

Si t’ dekunt n’ vorre, sod qi i mbrrika sosa

Së mjeres moj Shqypni edhe Shqyptarvet,

E u shueka Atdheu e u shueka ndera e t’ Parvet!

Ktu, ktu Shqyptarë!… A ndiet?… Ku u kam… Ku jéni?…

Mo’ lêni, burra!… M’ armë!… Mbaroi Kosova!…

Janina humbi!…e ndoshta, Tepeleni…

Shkoi Manastiri! Dibra edhe Gjakova!…

Vendet ma t’ mirat né na i mori shkjau,

E, shk’ asht ma zi, né vlla me vlla na dau!

Ah! M’ kambë, brè burra! Shka jini mshehun

Nder furka t’ gravet, si do rrole t’ kqija?…

Sod armët duen rrokë; taganat sod duen prehun;

Asht turp, per Zotin! Shurdhë me hupë Shqypnija.

Mo’ lêni, burra, bre! Kushtrim! Kushtrim!

A gjallë me ndérë, a dekun grue e trim!

Ku jé, Bibdoda, ti nji rrfé prej qielle?…

Jé derës bujare, e trim i drejtë ti jé!

Flamurin e Shqypnis, sod n’ ajr ti shtielle;

E grishi malet me qindrue p’r Atdhé.

Ku themra e jote per Atdhé të shklase,

Atje kryet t’onë, po, per Atdhé t’ humbase!

Mo’lé’Toptan, qi me shpatë t’ande binde

Nji shekull mbarë m ’at maje Taraboshi!

Prap shpaten njesh, e priju prap ti gjind’e,

– Ndejun n’voter s’ prarohet jo kondoshi…

Mblidh Toskë e Lapë, e sod per Shqyptari

Qindro, s ‘i herë qindrove me trimni.

M’ kambë Dedë Gjo’ Luli! Thonë se ‘i t’ biri t’ shkinës

Lekët e Malcis sod t’ dhetat do t’ ia lajn

Se edhe do t’ vêjn kapicen e Cetinës:

A i mend, thue, ti, kaq marre do t’ a bâjn;

Ata sokolat t’u Lekët e Malcis,

Qi aq gjak kanë derdhun per Liri t’ Shqypnis?

Jo kurr! Jo kurr! Por mbi Deçiq ti xiri

Shka asht i Lekë, e thueju, se Shqypnija,

Aty kufin e ka, per ball me Viri,

E ké me pá ti atëherë, se rrokullija

Me u çue m’ e zhgulë andej, nuk mund t’ a hjekun;

Pse per Shqypni Malcorët janë msue me dekun.

Ah! M’ kambë, Shqyptarë! E mos t’ u lshojë, jo, zemra,

Pse Perendija s’ ka me u lanë me u thye.

T’ u bijë nder mend, se fort ma e randë asht themra

E shkjaut kokëtrashë, se guri i vorrit m’ krye.

Urra! Po, djelm! Shqyptar kushdo ka lé,

N’ mos mujtë Shqyptar me mbetë, Shqyptar t’ hijë n’ dhé!

E n’ kjoftë se lypet prej s’ hyjnueshmes Mni,

Qi flije t’ bahet ndo ‘i Shqyptar m’ therore,

Qé, mue tek m’ kini, merrni e m’ bani fli

Per Shqyptari, me shue çdo mni mizore. –

Oh! Edhe pa mue Shqypnija kjoftë e rrnoftë

E nami i sajë per jetë u trashigoftë!

Po: Rrnoftë Shqypnija! E porsi krypa n’ Dri

E porsi krandja e that n’ nji flakadâ,

U shoftë me arë, me farë me mal me vrri

Kushdo Shqyptar, qi s’ brohoritë me zâ,

Kushdo Shqyptar, qi s’ brohoritë me uzdajë

Oh! Rrnoftë Shqypnija! Rrnoftë Flamuri i Saj!



Shenime nga At Viktor Volaj: Strofa 5. Shka bajn Shqyptarët?… Nuk duht harrue se Fishta asht Poeti kombtar i fisit në kuptimin ma të haptë të fjalës, asht Poeti qi mërrijti në sferën ma të naltë të artit thjeshtë shqyptar, tue këndue trimninë e fisnikinë e kombit, por njiheri edhe tue përdorë vishkullen djegëse kundër nji frote të vdekun në shpirt ase të shitun të huejve.

Strofa 12.Toptan: Esad Toptani. Dashunija ndaj Atdheut e rreziku qi i kërcnohet e bajnë Poetin e ndërgjegjes kombtare me harrue çdo ngatrresë e trathti të këtij njeriut dinak e ambicjoz, mbi të cillin historija e Rilindjes s’onë kombtare do t’endë fletë të zeza. Taraboshi: mal në anën Prendimore të Shkodres, ku u zhvilluen luftime të rrebta, gjatë shtatë muejve të rrethimit të Shkodres. Prijës i ushtrisë shqiptare kjé Esad Pasha e Komandant i Pergjithshem Hasan Riza Pasha, i cili mbasi mori vesht vendimin e Londres, mendoi me e shpetue Shkodren, tue ngritë Flamurin e Shqypnisë, por Esadi, qi kishte nji lidhje të mëshehtë me Malin e Zi, shtini dhe e vrau tradhtisht (30 Kallnor 1913). Me 23 Prill 1913 i dorëzoi Shkodren Malit të Zi.



Shenim(F.Radovani): Kur po udhtonte me vaporr me shkue n’Itali për studime Prof.GaspërUgashi, në vitin 1935, ishte në nji kabinë me At Fishtën, mësuesin e vet në Shkollën Françeskane. Gjatë bisedës për këte poezi Prof. Gaspri e kishte pyet se, mos asht pak e randë fjala qi i ké vue Europës pranë (shkerdhye)?

– Fishta i ishte përgjegjë: “Asht kenë fat i madh qi jam kenë thirrë prej Zotit për Meshtar, se, po mos t’ishe me ketë zhgun veshë, asnji prej poezive të mija nuk do t’ishte e mujtun me u lexue lirëshem për shka më vjen në mend me shkrue për mbrapshtitë e padrejtësitë e Europës perkundrejt Shqypnisë….”.

Melbourne, Maji 2017.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...