Këngëtaret shqiptare kanë mahnitur në këtë festival duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe fotografëve të cilët kanë vrapuar për të shkrepur disa foto të Arilena Arës e cila shkëlqente me veshjen e saj. Këngëtares i janë shtuar edhe shumë fansa të rinj nga Rusia, kjo vihet re edhe nga komentet e shumta që ka marrë në gjuhën ruse në postimet e fundit të Arilenës.
2017-08-01
Arilena Ara, i ka befasuar të gjithë me performancën e saj të shkëlqyer në Europa Plus Live, në Moskë të Rusisë.
Këngëtaret shqiptare kanë mahnitur në këtë festival duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe fotografëve të cilët kanë vrapuar për të shkrepur disa foto të Arilena Arës e cila shkëlqente me veshjen e saj. Këngëtares i janë shtuar edhe shumë fansa të rinj nga Rusia, kjo vihet re edhe nga komentet e shumta që ka marrë në gjuhën ruse në postimet e fundit të Arilenës.
Montenegro gati për vizitën e zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence
Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, i shoqëruar nga bashkëshortja Karen, pritet të aterojnë në Aeroportin e Podgoricës rreth orës 18:00, ku do të priten nga kryeministri malazez, Dushko Markoviq.
Në mbrëmje, kryeministri Markoviq do të shtrojë një darkë solemne për zëvendëspresidentin Pence, ku do të marrin pjesë dhe kryetari i Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe kryetari i Kuvendit, Ivan Brajoviq.
Takimi zyrtar ndërmjet zëvendëspresidentit amerikan dhe kryeministrit malazez është planifikuar për të mërkurën, kur do të zhvillohet edhe Samiti i liderëve të vendeve të rajonit në kuadër të Kartës Amerikane të Adriatikut. Tema e këtij samiti do të jetë siguria në rajon.
Në këtë samit, me ftesë të kryeministrit të Malit të Zi janë ftuar të marrin pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq, ai i Sllovenisë Miroslav Cerar, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq si dhe përfaqësuesi këshillit ministror të Bosnjës e Hercegovinës, Denis Zvizdiq.
Nga kabineti i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është konfirmuar se gjatë qëndrimit në Podgoricë, ai do të takojë zëvendëspresidentin Pence.
“Ky takim do të zhvillohet në Podgoricë, në kuadër të takimit të Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ (Kartës SHBA-Adriatik), të mërkurën më 2 gusht dhe organizohet nën patronazhin e Maqedonisë dhe Malit të Zi”, thuhet në njoftimin nga kabineti i Thaçit.
Presidenti i Kosovës, vijon njoftimi, do të kërkojë nga zëvendëspresidenti Pence përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në NATO.
Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi janë anëtare të Kartës së Adriatikut, përderisa Kosova, Sllovendia dhe Serbia kanë statusin e vëzhguesit. Pas samitit, është paralajmëruar që zëvendëspresidenti Pence do t’i takojë edhe liderët e vendeve të rajonit.
Karta Amerikane e Adriatikut është themeluar në vitin 2003, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me qëllim të koordinimit të aktiviteteve dhe angazhimeve të vendeve të rajonit në aspiratat e tyre për t’iu bashkuar NATO-s.
Autoritetet e Malit të Zi e kanë cilësuar vizitën e Mike Pence si historike dhe shumë të rëndësishme për këtë vend dhe për orientimin pro-perëndimor të shtetit malazez.
"Shkau" Muç Mustafa Nano zgjedh të bëjë edhe historianin: Nuk është provuar që jemi ilirë
Në këto ditë të nxehta vere, pjesa më e madhe e njerëzve shkon me pushime por "shkau" Muç Mustafa Nano i ka vënë qëllim vetes të dalë në media e të japë leksione historie shqiptarëve dhe Shqipërisë . Pas deklaratave për nënë e Gjergj Kastriot Skëndërbeut, ky "shka" i "shkinës" këtë herë del me një tezë tjetër ku deklaron se shqiptarët nuk janë pasardhës të ilirëve, të paktën kjo gjë nuk është provuar.
Këto deklarata i bëri gjatë një emisioni televiziv në TVSH. Ai ka theksuar se beson mbi prejardhjen ilire të shqiptarëve, por sipas tij kjo mbetet e paprovuar.
“Nuk është provuar që jemi ilirë. Janë hamendësime me pak prova. Dihet kush janë serbët, sllavët apo grekët. Ne kemi një periudhë të errët informacioni që nuk provon vazhdimësinë. Ka shumë gjasa të jemi ilirë se nuk ka kush të jetë tjetër, por kjo nuk është provuar. Të thuash që shqiptarët dhe grekët rrjedhin nga pellazgët nuk ka prova. Përderisa është me pikëpyetje nga vijmë ne nuk provohet as kjo”, - tha " shkau" i "shkinës"Muç -Mustafa Nano.
Po kush është ky mut-muti ?
Mustafa Nano - (lindur në Skrapar) është analist politik shqiptar nga Shqipëria.
Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si gazetar në shtypin e në televizionet e Tiranës. Në qëndrimet dhe shkrimet e tij dallohet për pkëpamjet e majta liberal-progresiste dhe në disa raste për kritika me një gjuhë fyese dhe të një niveli të ulët intelektual ndaj politikanëve të djathtë. Ka bashkëpunuar në periudha të ndryshme me gazetat Shekulli, Korrieri e Shqip. Është autor i tre librave eseistikë.
Sherr ballkanik për ballistin e dronit Ismajl Morina
Shtetasi i Shqipërisë, Ismajl Morina i njohur në opinion me nofkën “Ballisti”, për të cilin Serbia ka kërkuar ekstradimin nga Kroacia, për shkak të dronit me flamur në ndeshjen e futbollit ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd në vitin 2014, përveç ankesës së dorëzuar në Gjykatën Supreme të Kroacisë, ka kërkuar azil politik në këtë vend. Azilin politik, Morina e ka kërkuar për shkak të frikës që në rast të ekstradimit në Serbi, nuk do të kishte gjykim të drejtë. Lidhur me këtë rast, në Kroaci flitet vetëm në rrafshin e gjyqësorit dhe jo në atë politik.
Darko Butigan, avokat nga Dubrovniku, i cili e përfaqëson shtetasin e Shqipërisë, Ismajl Morina, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka sqaruar se mbi çka bazohet ankesa në Gjykatën Supreme të Kroacisë lidhur me vendimin e Gjykatës së Qarkut të Dubrovnikut për ekstradimin e Morinës në Serbi. Sipas tij, Morina nuk ka bërë vepër penale, për të cilën ngarkohet.
Ai gjithashtu ka sqaruar se bëhet fjalë për flamurin me fotografitë e dy baballarëve të kombit shqiptar – Isa Boletinit dhe Ismail Qemalit – të cilët në konferencën e Londrës në vitin 1913, kanë kërkuar që Shqipëria të jetë në kufijtë, të cilët kanë figuruar në atë flamur.
“Kjo është e gjitha për të cilën flet ai flamur. Ndërkaq, pas ndeshjes në Serbi, nuk ka pasur kurrfarë përshkallëzimi të dhunës ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve,dhe me këtë nuk është nxitur kurrfarë urrejtje nacionale ndërmjet popujve. Incidenti i cili ka ndodhur në ndeshje, në tërësi bie mbi përgjegjësinë e Policisë, gjegjësisht mbi organizatorin e vet ndeshjes. Është përgjegjësi e tyre që tifozët kanë depërtuar në fushën e futbollit, aty ku nuk e kanë vendin”, tha Butigan.
Ai ka thënë se në ankesë është vënë në dukje që Morinës në Serbi do t’i rrezikohej e drejta për gjykim të drejtë. Ankesa, sipas tij është krejtësisht e bazuar në fakte konkrete, të cilat tash për tash nuk do t’i bëj publike, përderisa procedurat janë në zhvillim e sipër.
Avokati Butigan ka theksuar që si mundësi e mbrojtjes shtesë për të mos u ekstraduar në Serbi, Morina ka kërkuar azil në Kroaci, me shpjegimin që për shkak të përkatësisë etnike dhe fetare, në Serbi nuk do të kishte gjykim të drejtë. Procedura për miratimin e mbrojtjes ndërkombëtare në Kroaci zgjatë 6 deri në 10 muaj.
Në rast se Gjykata Supreme e Kroacisë, refuzon ankesën e tyre, Butigan ka theksuar se do të ankohet edhe më tej.
“Absolutisht, do të shkojmë tutje në Gjykatën Kushtetuese e madje, nëse do të jetë e nevojshme, deri në Strasburg, sepse bëhet fjalë për shkelje të të drejtave themelore dhe lirisë së njeriut”, tha Butigan.
Në Gjykatën Supreme të Republikës së Kroacisë ende nuk e kanë pranuar rastin. Siç është konfirmuar zyrtarisht, gjykata do të vendosë me procedurë urgjente, por që edhe kjo do të zgjasë. Buitigan vlerëson se kjo mund të zgjasë deri në 2 muaj.
Avokati Branko Sheriq, nga Zagrebi, thotë për Radion Evropa e Lirë se vendimi i mundshëm i Gjykatës Supreme, me të cilën konfirmohet ekstradimi, bëhet i plotfuqishëm në momentin kur edhe merret ai vendim. Por, sipas tij, është e mundur që Gjykata Supreme të anulojë vendimin për ekstradim nga gjykata më e ulët dhe rastin ta kthejë më Dubrovnik për një vendim të sërishëm. Në rast se përsëri vendimi do të jetë për ekstradim, hapi i ardhshëm i avokatit të Morinës, do të ishte Gjykata Kushtetuese.
“Pas kësaj, personi që kërkohet për ekstradim, në qoftë se nuk është në procedurën e kontrollit për azil, mund të paraqesë padi në Gjykatën Kushtetuese, në rast se vërtetë ekziston dyshimi i arsyeshëm për cenimin e të drejtave themelore të njeriut të atij personi. Siç e dimë, procedura është e gjatë. Megjithatë, ekziston mundësia që nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kroacisë të kërkohet e ashtuquajtura masa e përkohshme, vendim i cili do ta pezullojë kryerjen e vendimit të plotfuqishëm për ekstradim, deri në momentin që Gjykata Kushtetuese nuk e zgjidh çështjen”, theksoi avokati Sheriq.
Morina, i cili është arrestuar në muajin qershor në Dubrovnik, derisa po udhëtonte drejt Italisë, po qëndron në burgun e atjeshëm deri në një vendim të ardhshëm. Avokati Butigan ka theksuar se është në kontakt të rregullt me të. Sipas tij, Morina po trajtohet sikurse të gjithë personat tjerë të paraburgosur.
Shërbimet informative të Serbisë kanë marrë informata se ka rrezik nga nxitja e tensioneve ndërmjet Serbisë e Maqedonisë në të cilat do të përfshiheshin shqiptarët, shkruan gazeta e Beogradit “veçernje novosti”.
Plani, sipas kësaj gazete, është që grupe shqiptare të armatosura mirë të zbarkojnë në zonën kufitare ndërmjet Serbisë e Maqedonisë. Ata, gjoja, do të visheshin me uniforma të ushtrisë e të policisë serbe.
Detyra e tyre do të ishte që në pjesët e pa qasshme të territorit, të kalojnë kufirin maqedonas dhe të bëjnë vëzhgimin e territorit, kanë thënë informatorë serbë.
Këta operativistë kanë theksuar se plani i mëtejmë është që të pritet derisa të filmohen ata me uniforma serbe gjë që do të ngrite tensione pasi Serbia do të akuzohej për shkelje të integritetit territorial dhe të sovranitetit të Maqedonisë e që do të interpretohej se Serbia po përgatit kryengritje në Maqedoni dhe se po dëshiron t’i marrë territor asaj.
Plani tjetër do të zhvillohej përmes montimit të aferës spiunuese e cila do të fillonte me “arrestimin spektakular” të rrjetit të imagjinuar të agjentëve serbë në Maqedoni që do të ishin kryesisht ish- pjesëtarë të shërbimeve sekrete të Serbisë që jetojnë në Maqedoni.
Qëllimi është krijimi i konfuzionit dhe i tensioneve që më pas do të barteshin edhe në Kosovë, thotë kjo gazetë “duke u thirrur në burime të informuara”, ndërsa për të gjitha këto, njohuri kanë edhe zyrtarë më të lartë të Maqedonisë.
Ky skenar, sipas gazetës, hijeson deklaratat e mëhershme të kryeministrit maqedonas Zaev i cili kishte thënë se në bisedë kryetarin serb Vuçiq janë zgjidhur të gjitha mospajtimet ndërmjet dy vendeve.
Megjithëkëtë, informata e sigurisë thonë se ky normalizim është vetëm iluzion i normalizimit të marrëdhënieve, sepse qeveria në Shkup ka interes për pako të re akuzash kundër Serbisë. Pas gjithë kësaj, thotë gazeta, qëndron presioni shqiptar ndaj Qeverisë së re maqedonase e lista e pritshmërisë së shqiptarëve fiton peshë sidomos tash, siç përfundohet në këtë shkrim, pas iniciativës së Vuçiqit për dialog të brendshëm serb për Kosovën.
Spartak Ngjela: Ju rrëfej trafikun që bënte dikur Enver Hoxha
Historia vjen e përsëritet, dhe do të vijojë të përsëritet në Sagën kriminale Hoxha. Kurrë mos mendoni se trafiku vjen dhe lind befas në një familje – ai është një tendencë apo një propensitet natyror i trashëgueshem.
Kështu është në të gjithë botën: trafikantët janë fis: nga gjyshi te nipi. Kjo ndodhi edhe me familjen apo me Sagën Hoxha. Dhe nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, sepse edhe Enver Hoxha veprimtarinë e tij politike e ka nisur në funksion të trafikut. Hoxha ishte trafikant i madh në Shqipërinë e pushtuar nga Italia: në Shqipëri dhe në Kosovë.
Enver Hoxha luante 70 përqind të trafikut të duhanit në Shqipëri ne fund te viteve 30′. Dhe këtë mundësi ia kishte dhëne Ibraim Bixhaku, latifondisti i madh i Elbasanit. Me anë të nipit të Biçakut, Enver Hoxha luante volumin më të madh të duhanit në tregun shqiptar dhe si trafik kontrabande, në atë të ashtuquajturën kioskë që e kishte emrin, Dyqani Flora, e që ndodhej në Rrugën e Dibrës.
Por, kjo s’ka qenë gjë, sepse ajo që e bën të theksohet këtë trafik është fakti se, me paratë e trafikut të duhanit, Enver Hoxha bleu Partinë Komuniste në vitin 1941 dhe, me të, i solli gjëmën Shqipërisë.
Bleu me ar të dy jugosllavët që ai vetë, me paratë e tija, i çfliroi nga burgu afër Rogozhinës, dhe, me anë të tyre, vuri në dorë Partinë Komuniste, pa qënë as simpatizat e jo më anëtar i ndonjë grupi komunist.
Ja, tani, pas shtatëdhjetë vjetësh, përsëri një trafikant, nipi i Enver Hoxhës, me anë të trafikutr të kokainës, sigurisht që ka menduar të blejë Partinë Socialiste. Nuk e ka menduar keq se partitë shiten e blihen ende në Shqipëri, madje deri dhe me tetë apartamente është shitur njëra në vitin 2003.
Por, kjo është sekondare; ajo që vlen të përmendet është fakti që Shqipërinë ka 100 vjet që e marrin në dorë trafikantë dhe hajdutë. Por, ama, ky është bash shkaku që shqiptarët janë padrejtësisht të varfër në këta 100 vjet. Dhe do të vijojnë të jenë po të varfër sa kohë do të drejtohen nga hajdutë dhe trafikantë
FBI i ka të gjitha dosjet e krimit shtetëror gjigant në Shqipëri
“Vetting- u i jep fund gjithçkaje, sepse FBI domosdoshmërisht i ka të gjitha dosjet e krimit shtetëror gjigant në Shqipëri”. Kështu shkruan avokat Sparkat Ngjela, duke shprehur bindjen se 11 gushti do të jetë pasuesi i suksesshëm i 21 korrikut që lamë pas.
Në një postim në profilin e tij në FB, avokati shqiptar zt.Spartak Ngjela shkruan se gjendja ka qenë dramatike për të ardhmen e Shqipërisë. ‘Gushti do jete sërish betejë. Figurat e korruptuara sërish do flasin për “sovranitet” dhe për “kushtetutë”; por vetting-u është i sigurt tani”-shkruan ai.
Jemi në një situatë kur, ata që kanë qenë të zgjedhur për të perfeksionuar sistemin politik në Shqipëri, e kanë shkatërruar atë.
Shteti shqiptar sot është i rrënuar ligjërisht. Ai është pronë e krimit.
Korrupsioni dhe krimi i organizuar kanë të njëjtën natyrën. Korrupsioni në rangje të larta të politikës nuk është fenomen i izoluar: ai domosdoshmërisht është partner me krimin e organizuar. Në momentet që vendoset ky partnership, për të garantuar paprekshmërinë, liderët e mëdhenj të politikës, prishin dhe intimidojnë të gjithë sistemin, sepse, ndryshe, e kanë të pamundur ekzistencën. Kjo ka ndodhur edhe në Shqipërinë korruptive: krimi dhe korrupsioni, si një organizatë, kanë kapur të gjithë sistemin.
Sot në Shqipëri, të gjitha institucionet e pavarura, të ngritura për të garantuar ligjin dhe shtetin, janë të kapura nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.
Politika e lartë e korruptuar ka zgjedhur elementët e vet në të gjitha institucionet e pavarura.
Tani dallohet qartë se të gjitha këta institucione kontrollohen nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Por, tani erdhi fundi.
Sigurisht që vetting- u i jep fund gjithçkaje, sepse FBI domosdoshmërisht i ka të gjitha dosjet e krimit shtetëror gjigant në Shqipëri.
Vetë shqiptarët e kishin krejt të pamundur ta bënin këtë pastrim radikal të së keqes në Shqipëri. Tani ai do të kryhet.
Fakti që amerikanët dhe gjermanët si politikë, ngulën këmbë që pastrimi radikal i pushtetit gjyqësor shqiptar, të drejtohej prej tyre, kupton se ata i kanë pasur të gjitha të dhënat. Të gjitha kërkesat e FBI – së amerikane janë dekonsipruar në prokurorinë shqiptare!!!
Shqiptarët më në fund, gjatë këtij muaji fitojnë të drejtën e tyre themelore: që shteti i tyre të mos drejtohet më nga krimi.
Në një betejë të gjatë, shteti më në fund po e fiton luftën me krimin. Shqipëria ka qenë në zgrip të shpërbërjes së saj, por, lufta për pavarësinë e Kosovës dhe bota shqiptare e madhe prezente në Ballkan, e detyruan politikën perëndomore të trajtojë me seriozitet pastrimin e Shqipërisë nga krimi, sepse shqiptarët në Ballkan, në funksion të politikës perëndimore, shihen sot si ingrédient kryesor në stabilitetin e tregut ballkanik dhe të vetë Ballkanit.
Kurrë mos iu shkojë mendja që Reforma në Drejtësi është një akt i thjeshtë risistemimi. Ajo është kurorëzimi me sukses i shkatërrimit të krimit të organizuar në rangjet e larta të politikës në Shqipëri. Thjeshtë: sot pushtetin ligjor e ka krimi i organizuar në Shqipëri, madje mendohet se ai ka hyrë deri në Bankën e Shqipërisë. Gjendja ka qenë dramatike për të ardhmen e Shqipërisë. Gushti do jete sërish betejë. Figurat e korruptuara sërish do flasin për “sovranitet” dhe për “kushtetutë”; por vetting-u është i sigurt tani.
11 gushti do të jetë pasuesi i suksesshëm i 21 korrikut që lamë pas. Për këtë jam i sigurt
*****
Spartak Ngjela është avokat dhe politikan shqiptar.Datëlindja: 11 korrik 1948 Vendlindja: Tiranë
Edukimi:
Universiteti i Tiranës, dega Juridik - 1970.
Veprimtaria profesionale:
1970: Zyra e Ndihmës Juridike, Vlorë
1972: Prokuroria e Rrethit Durrës
1973: punonjës shkencor në Institutin e Historisë, Tiranë
1976 dhe 1979-1990: dënuar për "Agjitacion e Propagandë" në burgun e Burrelit
1991 e vazhdim: Avokat në Studion e tij Ligjore
Veprimtaria politike
11.03.1997 - 25.07.1997: Ministër i Drejtësisë në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar
2001 - 2003: Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë
09.2005 - 04.2006: Kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
12 dhjetor 2008 - Themelon partinë Ligj dhe Drejtësi
Deputet i Kuvendit
2001-2005 Legjislatura:XVI - Zona zgjedhore:38 - Qarku i Tiranës - Nr. i votave:6297 - Përqindja: 51.0%
2005-2009 Legjislatura:XVII - Zona zgjedhore:41 - Qarku i Tiranës - Nr. i votave:5299 - Përqindja: 38.1%
Libra
"Shpella e Vdekjes" (Roman)
"Helena R" (Roman)
Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1957-2010
Subscribe to:
Posts (Atom)
Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...