2017-08-21

Ku ishin e ku janë shokët e komandatit legjendar Adem Jashari?

Image result for reshat sahitaj
Shkruan: Reshat Sahitaj



T ë shkruash për figurën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe rezistencën si dhe sakrificën e kësaj familjeje është një barrë dhe përgjegjësi kombëtare, mirëpo në Kosovë kemi krijues si Veton Surroi, i cili në një vepër të tij figurën e Adem Jasharit dhe tragjedinë e kësaj familjeje e deformon dhe e minimizon këtë rezistencë historike, është një degradim që i bëhet jo vetëm kësaj familjeje, por edhe tërë luftëtarëve të lirisë.

Image result

Partia e Adem Jasharit ishte Kosova e jo LPK-ja , e as LDK-ja

Në këtë shkrim nuk do ta trajtoj figurën e Adem Jasharit, sepse objektivi im është të analizoj qëndrimin e bashkëluftëtarëve dhe "bashkëluftëtarëve" në momentet më kritike të jetës së kësaj familjeje, e cila vlerësohet nga të gjitha forcat politike e tentohet të përvetësohet nga disa bashkëluftëtarë të denjë e të padenjë. LDK-ja përmes disa analistëve dhe specialistëve të luftës përpiqen ta përvetësojnë duke shkruar se Adem Jasharin ishte ushtar i Ibrahim Rugovës. PDK-ja po ashtu përmes rrethit të ngushtë të Adem e Hamëz Jasharit tentojnë ta përvetësojnë. Mirëpo, sipas të gjitha dokumenteve ekzistuese Hamëz Jashari ishte anëtar i Partisë Republikane, kryetar i se cilës ishte Feti Grapci. Anëtarësimi në Partinë Republikane tregon qartë se Adem Jashari dhe Hamëz Jashari ishin pro-amerikanë dhe të gjitha shpresat për çlirimin e Kosovës i kishin në ndihmën e Amerikës e jo në ngritjen e dy gishtave, e as të grushtit siç vepronin disa komisarë politikë të nxitur nga shefat e partive. Adem Jashari nuk e ngriti as grushtin, e as dy gishtat, sepse luftonte për Kosovën, e jo për shefat e partive politike.

Ringjallja e Adem Jasharit

Image result for Dibran Fylli

Dibran Fylli

Menjëherë pas tragjedisë që forcat serbe shkaktuan mbi familjen Jashari, ku u vranë e u masakruan edhe fëmijë, grupi i dramës i përbërë nga: Dibran Fylli, Ramadan Kaçkini , Latif Zariqi… aktorë e luftëtarë e ngritën pjesën teatrale "Ai është gjallë". Regjinë e kësaj shfaqjeje e kishte bërë Dibran Fylli, e cila u dha për herë të parë para publikut në Prekaz më 6 mars 1999, ku morën pjesë ushtarë dhe një pjesë e popullsisë civile si dhe faktorë të luftës, si: Jakup Krasniqi, Ilaz Kodra, Fadil Kodra etj. Kjo dramë, pavarësisht se ishte përgatitur në flakën e luftës gjatë ofensivave të shumta serbe, në kushte shumë të vështira, e bëri efektin dhe e përçoi mesazhin patriotik të qëndresës dhe rezistencës ndër luftëtarët dhe popullatën që përballej më luftën.


Image result for Ai është gjallë

"Ai është gjallë " është e vetmja dramë e shkruar dhe e realizuar, e cila i dedikohet figurës së ndritur të Adem Jasharit dhe të vrarëve të tjerë gjatë asaj dite të kobshme. Kurrë më askush, përveç Milaim Zekës që e punoi një dokumentar, i cili është i vetmi film mbi Adem Jasharin deri më sot. Akademitë përkujtimore e ceremoni të tjera nuk e kanë forcën e ringjalljeve të figurave dhe ngjarjeve të rëndësishme kombëtare sa e kanë librat dhe filmat artistikë, apo dokumentarë. Trajtimi i kësaj figure në poezi, po ashtu u realizua vetëm nga disa krijues, si: Musa Jupolli, Agim Vinca dhe Riza Graiçevci, Prend Buzhala, e ndonjë tjetër. Masakra në familjen Jashari të Prekazit dhe figura e Adem Jasharit nuk u vlerësuan nga pendat e krijuesve të letërsisë shqiptare, për shkaqe ende të panjohura për mua.

Image result for Ai është gjallë


Keqtrajtimi i figurës së Adem Jasharit

Figura e komandantit legjendar në vend se të vlerësohej ajo gjithnjë e më shumë po shkon duke u zbehur në masën popullore, sepse imazhi i figurave kombëtare nuk është nën mbrojtjen e institucioneve tona dhe asnjë familje nuk e ka deponuar kërkesën për mbrojtje të imazhit të asnjë prej figurave kombëtare. Adem Jashari dhe veprimtaria e tij në rezistencën e armatosur, nga disa krijues e opinionistë ka filluar të degradohet. Shumica e këtyre krijuesve janë ish-bashkëpunëtorë të sistemit okupues ose baballarët e tyre i takonin atij sistemi, por të tillët gëzojnë privilegje edhe në sistemin aktual, e veçmas respektohen nga ish- eprorët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Afrimi i këtyre me eprorët e Shtabit të Përgjithshëm u shërben si licencë për t'i njollosur figurat që kontribuuan për çlirimin e vendit e për t'i rehabilituar disa personazhe negative të sistemit të kaluar. Nuk është e rastësishme se disa marrin iniciativa, si Veton Surroi për ngritjen e përmendores së Fadil Hoxhës dhe zbehjen e luftës së Shaban Polluzhës. Në fakt, Uran Butka për këtë ngjarje ja se çka shkruan:" Urdhrat për mësymjen kundër forcave të Adem Vocës dhe të Shaban Polluzhës, që refuzuan të largohen nga Kosova, në kohën që kishin nisur masakrat kundrejt popullsisë shqiptare në Mitrovicë e Drenicë, i dhanë, më 1 shkurt dhe më 5 shkurt 1945, komandanti i Shtabit Operativ të Kosmetit, kolonel Fadil Hoxha dhe komisari politik, nënkolonel Krsto Filipoviq. (Arkivi historik i Jugosllavisë, k.1411). Pra, tentativat për rehabilitimin e bashkëpunëtorëve të armikut dhe zbehjen e luftërave të trimave shqiptarë e bëjnë pa ndonjë shtrëngim moral duke u krenuar se paskan zbuluar gjoja fakte kundër Azem Galicës apo Adem Jasharit. Nuk ka asgjë të rastësishme kur dëgjojmë disa të flasin e të shkruajnë hapur duke e përshkruar Adem Jasharin si bashkëpunëtor të armikut vetëm e vetëm pse ai e paska pasur shtëpinë afër deposë së municionit. Sipas analistëve të këtij rangu, ishbashkëpunëtorësh, Adem Jashari nuk ishte kurrë komandant i luftës, sepse u vra në shtëpi të tij më familje të ngushtë pa asnjë ushtar. Harrojnë ata, se Adem Jashari bëri luftime intensive disa net rresht natën e Vitit të Ri të vitit 1991 bashkë më disa bashkëfshatarë, si: Sahit Jashari, Fadil Kodra, Ilaz Kodra, Jakup Nura, Zymer Meha, ndërsa nga Llausha në ndihmë i shkuan: Osmani, Jetullahu, Hetemi e Sejdi Geci ,Gani Geci dhe fshatarë të tjerë. Në këtë përleshje më forcat serbe plagoset Vesel Selimi, i cili më vonë dërgohet në Krefeld (Gjermani) dhe më 1998/99 kthehet në luftë bashkë më nipin e tij 16-vjeçar. Nga kjo qëndresë më 31 dhjetor 1991/1992 si dhe aksione të tjera në Drenas e vende të tjera, mund të konkludohet se Adem Jashari ishte komandant dhe ishte i organizuar më burrat e asaj ane. Mirëpo, kjo dhe shumë aktivitete të tjera nuk u mjaftojnë krijuesve tanë për të shpifur kundër Adem Jasharit dhe luftëtarëve të tjerë të lirisë të gjallë e të vdekur.

Related image

Ku ishin shokët e Adem Jasharit ditën kritike ?

Para se të rrethohej kulla e Jasharëve, Adem Jasharin e kishin vizituar disa që ende janë gjallë e disa nga të cilët më vonë ranë në altarin e lirisë, mirëpo në ditën kritike shumë pak prej tyre ia ofruan ndihmën. Kulla e Jasharëve ishte e rrethuar në disa rrathë nga forcat serbe të armatosur më teknikën bashkëkohore të luftës. Numri i forcave serbe dhe automjeteve të blinduara, helikopterë, tanke etj, ka qenë impresionuese, në mënyrë që pamjet e këtyre forcave të duket sa më spektakulare që popullsisë vendore t'ua fuste tmerrin. Para sulmit, lidhjet telefonike ishin ndërprerë që luftëtarët e lirisë të mos mund të komunikonin mes veti. Strategjia e ushtrisë serbe ka qenë që të izolonte Llaushën e vendet të tjera që askush nga luftëtarët të mos kishin mundësi t'i shkonin në ndihmë Adem e Hamëz Jasharit. Në anën tjetër, pjesa e shokëve të Adem Jasharit nuk kishin armatim dhe municion të mjaftueshëm që t'i shkonin në ndihmë, siç kishin bërë natën e Vitit të Ri 1991-tës. Pavarësisht kërkesave të Adem Jasharit dhe luftëtarëve të tjerë, që ia bënin Fondit "Vendlindja Thërret" dhe atij të qeverisë së Bukoshit, pjesa e Drenicës veçanërisht Prekazi, Llausha etj. nuk e kishin furnizuar me armë këtë regjion, që sipas Ibrahim Kelmendit, siç shkruan në librin e tij, "Lëvizja e përgjakur" Hashim Thaçi, Azem Syla etj. kanë refuzuar kategorikisht furnizimin më armë të kësaj pjese, ndërsa nëse i referohemi shkrimeve të Gani Gecit është Rexhep Selimi, i cili ka penguar furnizimin me armë të Llaushës dhe regjionit. Madje, Gani Geci në shkrimet e tij shkon edhe më tutje duke e akuzuar rëndë Rexhep Selimin që, sipas tij, paska pasur detyrë t'i përçajë luftëtarët e lirisë. Gani Geci rrëfen se Rexhep Selimi paska dhënë urdhra të vritet Princi i poezisë shqiptare Gani Xhafolli dhe doajeni i letërsisë shqipe Ramiz Kelmendi, pse ata e botonin një revistë dashurie në kohë lufte. Hiç më pak se Gani Geci, edhe Ramiz Lladrovci në shkrimet e tij ka hedhur akuza tepër të rënda ndaj Rexhep Selimit që, sipas Ramiz Lladrovcit, Rexhep Selimi në prani të Adem Jasharit paska dhënë urdhër të vritet Fehmi Lladrovci në kufi me të gjithë vullnetarët, të cilët po iu bashkëngjiteshin luftëtarëve të lirisë në Kosovë, ndërsa Adem Jashari e ka kundërshtuar duke iu kërcënuar Rexhës, siç e quajnë të afërmit. Rexhep Selimi ende nuk e ka parë të arsyeshme t'u përgjigjët asnjërit për këto akuza të rënda. Të jepet urdhër të vritet poeti Gani Xhafolli, të cilit Serbia e asaj kohe ia ndaloi dhjetëra emisione në TV Prishtina, nuk është akt kombëtar. Të jepet urdhër të vritet Ramiz Kelmendi me veprat e të cilit jemi edukuar në frymë kombëtare, nuk është veprim patriotik. Të jepet urdhër të vritet Fehmi Ladrovci, i cili ka shkëlqyer në luftërat kundër ushtarëve serbë në Kroaci dhe të cilin e kam njohur personalisht, nuk është mision kombëtar. Mirëpo, akuzat ndaj Rexhep Selimit mund të merren me rezervë, pasi janë akuza të paverifikuara e ndoshta tendencioze, mirëpo realiteti një ditë do të ndriçohet për secilin. Adem e Hamëz Jashari të mbyllur në kullë, pas dy ditë e dy net rezistencë mbetën pa armatim dhe natyrisht që vriten.

Adem Jashari nuk ishte vetëm

Jemi në momentin kur forcat serbe kishin ndërprerë lidhjet telefonike dhe kishin izoluar Llaushën dhe fshatrat e tjera, që në asnjë mënyrë askush nga bashkëluftëtarët të mos kishte mundësi t'i ndihmonin komandantit të tyre dhe familjes së tij. Pavarësisht këtij rrethimi të hekurt ekzistonin trima të cilët do ta rrezikonin jetën që komandantit t'i ndihmonin duke mos e lënë të vetmuar. Mirëpo, në Kosovë ende kemi analistë, gazetarë e shumë profesionistë e manipulatorë të tjerë, të cilët shkruajnë qëllimisht për ta njollosur luftën dhe bashkëluftëtarët e lirisë, se Adem Jashari ishte vetëm. Është shumë poshtërsi të injorohet vullneti i atyre luftëtarëve të cilët e rrezikuan jetën për t'i shkuar në ndihmë komandantit legjendar e aq më keq të injorohet trimëria e Miftar Rrecit, një trim sypatrembur, i cili u plagos nga forcat serbe duke luftuar dhe vdes nga pamundësia për t'ia ndalur gjakderdhjen e mbi kokën e të cilit i qëndronte bashkëshortja e tij, vëllai i tij dhe Haxhi Geci, që i qëndruan pranë deri në frymën e fundit. Duke u bazuar në "Ditari i luftës" nga Dibran Fylli, ditën kritike në ndihmë Adem Jasharit i shkojnë: Sylejman Selimi, Mujë Krasniqi, Shaban Hasani,Shaban Desku, Musli Hoxha dhe Metë Imer Salihu, duke u pozicionuar në Lagjen e Hajzer Imerëve. Në anën tjetër, Gani Geci ja si i përshkruan "Në lufta pa maska", ato dy ditë e net luftimesh për t'i ndihmuar komandantit legjendar, pasi që përmes telefonit e lajmëron Adem Jasharin se forcat serbe po e rrethonin: " I tërë fshati kishte dalë në pozicione, siç i kishim të paraparë, te xhamia e fshatit Llaushë dhe te Malet e Deviçit, në pjesën tjetër, në anën e djathtë të fshatit. Me vete e kishim të vetmin pushko-mitraloz, 12.7, armën më të fortë, të vetmen që posedonte e tërë Drenica. Mirëpo, kishim vetëm 370 copa fishekë. Kishim edhe dy murtaja 500 dhe një 150, me nga katër predha, dymbëdhjetë predha komplet, po ashtu edhe 35 apo 36 kallashnikovë secili me nga 50 apo 60 fishekë, njëqind më së shumti". Dibran Fylli në shënimet e tij përshkruan situatën në detale duke i shënuar edhe emrat e të gjithë pjesëmarrësve në ato luftime, ndërsa Gani Geci nuk i shënon detajet dhe emrat e të gjithëve. Pavarësisht nga kjo, këto shënime janë thesar i çmuar, përmes të cilave zhduken thashethemet se Adem Jashari ishte i vetmuar. Këto shënime i zhdukin mjegullat e konfuzitetit dhe manipuluesit e ndryshëm se luftëtarët e lirisë nuk ishin të organizuar. Mirëpo, edhe pse kishte luftëtarë që i ndihmuan, shtrohet pyetja se ku shkuan disa të tjerë, të cilët me javë ishin afër familjes Jashari, por pushka e tyre nuk shkrepi? Pyetja tjetër është se pse luftëtarët që i shkuan në ndihmë Adem Jasharit, në Kosovën e pasluftës nuk vlerësohen si bashkëluftëtarë, por ata që ikën dhe nuk u shkrepën armët sot i gëzojnë të gjitha privilegjet duke i injoruar bashkëluftëtarët e vërtetë. Vrasja e tyre bëri bujë si në opinion tonë edhe në atë botëror. Ato ditë nuk u dëgjua zëri i asnjërit prej atyre që sot deklarohen bashkëluftëtarë të Adem Jasharit. Zëri i pushkës së tyre nuk dëgjohej. Ato ditë shokët e rrejshëm u fshehën, bashkëluftëtarët që tani krenohen se kishin qenë shokë të Adem Jasharit u zhdukën, sikur të mos kishin ekzistuar. Absurditet! E pabesueshme dhe e turpshme! Të gjithë të tjerët që ikën e tani na shiten bashkëluftëtarë janë rrenca dhe përfitues, të cilët që në fillim kanë pasur detyra të caktuara. Është traditë gjenetike e çdo luftëtarit të lirisë që kur t'i vritet shoku apo ndonjë i dashur, në shpirtin e tij shfaqet ndjenja e hakmarrjes për shokun e vrarë. Lexuesit me siguri e kanë parë filmin kur Akilit i vritet shoku në luftën e Trojës se si ai hakmerret. Raste të tilla kemi shumë në literaturën historike të luftërave të ndryshme ku ndjenja për hakmarrje është imediate. Mirëpo, kjo ndjenjë nuk u dallua te disa përfitues të luftës, të cilët sot janë shndërruar në milionerë. Kurrë asnjë gazetarit e as moderatorit të televizioneve në debate politike nuk guxojnë t'i pyesin këta bashkëluftëtarë se ç'bënin ato dy ditët kur Adem Jashari zhvillonte luftime dhe luftonte me vdekjen. Si kanë pasur rehati shpirtërore të qëndrojnë të heshtur e të mos ndërmarrin asnjë aksion kundër ndonjë stacioni policor, kundër ndonjë njësiti të policisë apo ushtrisë serbe? Gjer më sot kurrë nuk e kanë sqaruar se ku ishin dhe ç'bënin ato dy ditë kur shoku i tyre po e sfidonte vdekjen? Nëse Prekazi ka qenë i rrethuar, nuk ka qenë e rrethuar Klina, Gjakova, Prizreni, Prishtina etj. etj., ku shokët e tij është dashur t'i kundërpërgjigjeshin me armë forcave serbe. Ato dy ditë e dy net, kur Adem Jashari po luftonte i rrethuar në kullën e tij, këta bashkëluftëtarë që na shesin mend sot, është dashur t'i tregonin armikut se mund ta rrethoni një kullë, por jo krejt Kosovën. Nëse ishin bashkëluftëtarë, siç pretendojnë sot, a nuk paskan pasur mundësi ta rrethojnë dhe ta sulmojnë një stacion të vogël policor në Klinë, në Suharekë apo në ndonjë vend të vogël? Kanë pasur mundësi, por nuk kanë pasur guxim se jetën e kanë dashur më shumë se Kosovën. Këta mund të jenë luftëtarë, por kurrë bashkëluftëtarë të Adem Jasharit. Këta mund të jenë luftëtarë, por janë gënjeshtarë, rrenca dhe para së gjithash janë frikacakë. Këta janë trima vetëm kur janë të rrethuar nga të tjerët dhe janë trima kundër shqiptarëve e jo kundër armikut. Është lehtë të kushtëzohet, kidnapohet, të vritet e të rrihet fizikisht një gazetar, një intelektual shqiptar, por kur është dashur të tregohet trimëria nuk ishit në sheshin e mejdanit. Lehtë të thuhet e të deklarohet para medieve tona kur disa deklarojnë se ishin komandantë e në fakt në Hag e mohonin luftën dhe e mohonin UÇK-në. Luftëtari i lirisë kurrë nuk pendohet për atë që ka bërë, sepse është i bindur në fitoren definitive. Luftëtari i lirisë kurrë nuk pasurohet me djersën dhe gjakun e popullit, e disa e kanë konfirmuar se në luftë ishin për interesa të tjera e jo për çlirimin e atdheut. Këta ishin dhe janë zhvlerësuesit më të zëshëm kundër vlerave të luftës. Jemi gjallë ose jo, por dosjet do të hapën patjetër një ditë, dhe do të dihet kush ishte shqiponjë e kush ishte korb!

2017-08-20

“Arbër Xhaferi-agjent i katërfishtë, organizoi vrasjen e akademik Fehmi Aganit”

Kryesia e LDK-së anashkalon viktimat e SHIK-ut

Shkruan : Idriz Zeqiraj

Akademik Fehmi Agani dhe Arbër XhaferiPublicisti i njohur, Idriz Zeqiraj, përmes një shkrimi autorial, ka shkruar në lidhje me emërtimin e autostradës më të re në Kosovë me emrin e "Arbër Xhaferi".Arbër Xhaferi, në bashkëpunim me sivëllezërit e tij ideologjikë e hafije, organizoi vrasjen e akademik Fehmi Aganit. Duke qenë agjent i maqedonëve, ai, lehtësisht, arriti kthimin e të vetmit tren, i cili, në mes të refugjatëve të tjerë nga Kosova, ishte e
Komunistët e djeshëm dhe të sotëm, me ideologjinë e tyre satanike dhe të mykur, propagandën dhe reklamën, e kanë prioritet, parësi. Si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, komunistët pushtuan mediat dhe shoqërinë civile, duke e vënë tërësisht në shërbim të tyre.


Emërtimet paushalle, politike dhe ideologjike të institucioneve dhe të objekteve të ndryshme, janë shumë subjektive, pa mbulesë profesionale dhe hiç meritore. P.sh., çfarë lidhje ka një pallat kulture me një bujk apo një aeroport me një njeri që nuk ka udhëtuar kurrë me fluturake?!

Anarshia e ngritjes të shtatoreve, emërtimit të rrugëve dhe të shesheve, dekorimet pa mbulesë reale, janë veprime qesharake, joserioze, nivelizim, rrafshim i vlerave, tashmë, është bërë përditshmëri e pushtetarëve profanë politikë. Dallimet që janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen për dëshmorët dhe heronjtë e luftës, me të njëjtat merita në veprimtaritë e tyre kombëtare, është një turp e krim që nuk mund të fshihet dot.

Nisma e punimeve të autorrugës Prishtinë - Hani Elezit, është e mirëpritur. Shqiptarët e ndarë në shtetet sllave, afrohen më shumë, takohen më lehtë, më shpejt. Distancat, largësitë shkurtohen. "Rruga e Kombit" është një kryevepër shqiptare. Vlera e saj çmohet realisht nga ata që e kanë përshkuar rrugën e mundimshme, mezerabël, mjerane të vjetër.

Ajo që bëri përshtypje për të keq, ishte emërtimi i rrugës më të re me emrin e "Arbër Xhaferi", një komunist i rreshkur, i përfolur dhe fort i përzemërt me pushtetin serb dhe atë maqedonas. Përzgjedhja e emrit ishte tërësisht politike dhe ideologjike, e bërë nga stalinistët e LPK-së, alias PDK-së, në pushtet.

Ky është një shpërblim që i dhurohet nga banda e kuqe, për angazhimin maksimal të profesor Xhaferit në luftën kundër të djathtës shqiptare në përgjithësi dhe të LDK-së e Presidentit Rugova në veçanti.

Prova konkrete e faktike është se Arbër Xhaferi, në bashkëpunim me sivëllezërit e tij ideologjikë e hafije, organizoi vrasjen e akademik Fehmi Aganit. Duke qenë agjent i maqedonëve, ai, lehtësisht, arriti kthimin e të vetmit tren, i cili, në mes të refugjatëve të tjerë nga Kosova, ishte edhe profesor Agani.

Serbia e vënë në dijeni se aty ndodhej ideologu i LDK-së, e ekzekutoi akademik Aganin. Dhe, Arbër Xhaferi, me horrat kriminelë të LPK-së, festuan këtë krim, me shampanjë e gazmend! Dhe, emërtimi i autorrugës Prishtinë - Hani Elezit, me emrin "Arbër Xhaferi", është shpërblim, për organizimin e vrasjes të Akademik Fehmi Aganit, themelues, përkrah Dr. Rugovës dhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Turp dhe krim për halabakët pushtetarë, me Hashimin në ballë.

Veprimtaria përçarëse e Arbër Xhaferit

Ai u shkollua dhe punoi në Prishtinë. Ishte i privilegjuar dhe me afri speciale me pushtetin. Ekzistonte dyshimi i bazuar se ai përgjonte intelektualët shqiptarë dhe ishte një informator i ranguar. Pluralizmi partiak i ndau shqiptarët ndër shtete, por i bashkoi në partitë politike. Decentalizimi i pushtetit mundësoi zgjerimin e kompetencave edhe të shqiptarëve në pushtetin vendor, lokal. Gjendja e krijuar solli lëvizjet e shumta të intelektualëve.

Paksa me vonesë, por dikush e porositi profesor Arbër Xhaferin t`i hyjë politikës. Dhe, vendimi e qëllimi ishin djallëzor. Ai pikëtoi një parti të djathtë, ndërkohë që ai ishte tërësisht i majtë! Fillimisht, kërkoi ndihmën e Dr. Rugovës, për ta pushtuar "Partinë për Prosperitet Demokratik", me seli në Tetovë, me kryetar Nevzat Halilin. Dr. Rugova ia kujtoi zotit Xhaferi se jemi në demokraci dhe ndryshimet në kreun e partisë bëhen vetëm nëpërmjet votës të lirë e demokratike.

Zoti Xhaferi, me intriga e puç, uzurpoi partinë

I pezmatuar fort në Dr. Rugovën, që nuk ia fali kurrë, ia mësyu dr. Sali Berishës, në Tiranë, i cili u tregua më zemërgjerë, duke ngarkuar dy anëtarë të kryesisë të Partisë Demokratike të Shqipërisë: Dr. Ali Spahinë dhe Dritan Shehun, që të merren me profesor Arbër Xhaferin. Me një intrigim të rafinuar u ndihmua edhe nga pushtetarët maqedonas dhe arriti ta përçajë Partinë simpatike për Prosperitet Demokratik.

Mjeshtri i intrigave, Arbër Xhaferi "çau rrethimin" dhe përçau Partinë e parë plurale shqiptare në Maqedoni. Kryetari Nevzat Halili erdhi në Ludwigshafen, Gjermani, për të informuar mërgimtarët me rrjedhat në partinë e tij. Duke qenë në cilësinë e anëtarit të kryesisë të Degës të LDK-së për Gjermani dhe kryetar i Nëndegës të LDK-së për Republikën e Rheinland Pfalz-it, zoti Halili më ftoi për t`u takuar. Ai bëri akuza të rënda për zotin Xhaferi, si intrigant, mafioz politik dhe përçarës i porositur, duke shtuar se ka përkrahjen e Tiranës zyrtare dhe të pushtetit maqedonas.

Profesor Arbër Xhaferi erdhi me puç në krye të "Partisë për Prosperitet Demokratik". "Iliridën" e Nevzat Halilit e shembi si ide dhe si emërtesë. Kjo parti nga një parti e djathtë, po konvertohej në një parti tërësisht të majtë, të kuqe. Dalëngadalë, por i sigurtë, zoti Xhaferi po i kthente shpinën edhe dr. Berishës.

Tashmë, Arbër Xhaferi i kishte "hypur kalit". Përshëndeti kalljen e Shqipërisë, më 1997; uroi Fatos Nanon me shokë, për marrjen e pushtetit me dhunë e gjak dhe deklaroi hapur se jam aleatë besnik i socialistëve. Vetëm atëherë PD-ja e Berishës u këndell, u pendua se ka përkrahur një batakçi e dyfytyrësh.

Zoti Xhaferi, përkrah maqedonasëve, kundër Universitetit të Tetovës

Intelektualët shqiptarë në Maqedoni, të prirë nga prof.dr. Fadil Sulejmani, ndërmorën nismën atdhetare për hapjen e Universitetit të Tetovës, përkundër mosaprovimit dhe mosfinancimit nga shteti maqedonas. Çuditërisht, kundërshtisë së madhe maqedonase iu bashkua edhe profesor Arbër Xhaferi me partinë e tij, tashmë të rrëmbyer, të pushtuar me hile e intriga.

Një qendrim kaq armiqësor, karshi një vatre arsimore, siç ishte Universiteti shqiptar, shokoi shqiptarët, madje të kudondodhur. Tashmë, flisnin hapur se zoti Xhaferi është i shantazhuar nga Serbia dhe Maqedonia - njëherësh. Ai ishte i dyzuar në shërbime karshi këtyre dy shteteve armike të shqiptarëve.

Në qytetet Mannheim dhe Ludwigshafen, që i ndanë një lum (Rheina) dhe i bashkon një urë ("Adenhauer Brücke"), punon dhe jeton një komunitet numerikë shqiptarësh nga Maqedonia. Rektori Fadil Sulejmani zgjodhi pikërisht këtë mjedis mërgimtarësh, për të biseduar për hallet e Universitetit të Tetovës. Veç tjerash, ai kujtoi kohën, kur për tre nxënës maqedonas në fshat, mësimi bëhej në gjuhën maqedonase, edhepse ishin 37 nxënës shqiptarë!!!

Tani që hapem edhe Universitetin tonë, bastardi Arbër Xhaferi na lufton përkrah maqedonasëve! Dhe, nga sikleti, stresi ai u përlot dhe mërgimtarët u prekën skajshëm. Intrigimet përfide të Arbër Xhaferit e prangosën rektorin fisnik e atdhedashës, Fadil Sulejmanin, për ta shpenë, amëshuar në botën tjetër parakohëshëm.

Zoti Xhaferi kundër luftës për barazi dhe liri

Viti 2001. Edhepse kishte kaluar tej një dekadë nga frymimi demokratik në Evropën Lindore dhe Ballkan, Maqedonia vazhdonte politikën e vjetër, atë të monizmit, karshi shqiptarëve. Grupe shqiptarësh u rebeluan në kërkim të barazisë dhe të lirisë. Partia e Arbër Xhaferit, tashmë, me emërtesë të re "Partia Dekokratike Shqiptare", jo vetëm që nuk përkrahu grupet e para luftarake, por edhe i akuzoi për destabilizim të Maqedonisë. Qartë, kryetar Xhaferi me komplotistët tjerë partiakë, u pozicionuan për pushtetet represiv maqedonas!!

Qendrimi sa i papërgjegjshëm i kësaj partie, aq edhe kundrakombëtar i zotit Xhaferi, u cilësua si disfatist, konformist me pushtetin dhe përligjie e status-quosë inferiore për shqiptarët. Rrjedhimisht, ai u akuzua si shërbëtor i pushtuesit maqedonas dhe emri i tij lakohej gjithandej si tradhtar.

Thonë se çdo e keqe ka edhe ndonjë të mirë. Puçi i Grupit të Drenicës me qendrim në Mërgatë, kundër Kryesisë të vjetër të LPK-së, përfshi këtu edhe dajë e nip: Fazli Veliun dhe Ali Ahmetin, pavarësoi këta të fundit nga "komandantët" e Kosovës, më sakt, të Rognerit dhe të Bllokut.

Taktika dhe strategjia përbashkuese e udhëheqjes luftarake, pavarësisht spektrit politik partiak, shumëzoi forcat dhe krijoi epërsi karshi policisë dhe ushtrisë sllavo-maqedonase, duke e detyruar Maqedoninë të kërkojë ndihmë ndërkombëtare.

Ajo që u fitua me luftë, u humb në paqe, mjerisht! Karrierizmi i shfrenuar i krerëve partiakë dhe përçarja e madhe ndërshqiptare, që mbolli, më porosi të pushtuesit, Arbër Xhaferi, vazhdon t`i mbajë peng edhe sot e gjhithë ditën shqiptarët në trojet e tyre në Iliridë, Maqedoni.

Para etjes për pushtet fiktiv, harruan zbatimin e Marrëveshjes të Ohrit. Ndërkohë që, ata, për ndryshim nga Kosova, e cila me forcat vetanake, doli humbëse nga lufta. Dhe, siç thotë, ironikisht, publicisti Veton Surroi, NATO-pakti çliroi popullin dhe UÇK-në.

Krejt ndryshe ndodhi në Kosovë. "Komandantët" e LPK-së, duke qenë hafije të Serbisë, kishin porosinë për ta sabotuar luftën. Hapin e parë e bënë duke tentuar ta përjashtojnë të djathtën nga lufta, edhepse kjo përbënte mbi 90 % të popullatës të Kosovës.

Ndonse dështuan në këtë nismë kriminale, ata përçanë e ndanë faktorin ushtarak. Dhe, të gjithë këtë poshtërsi e krim ndaj Kosovës dhe popullit të saj e aprovonte edhe Tirana zyrtare social-komuniste! LPK-ja thirrej në "UÇK-e", në "ushtri të rregulltë", e cila, në fakt, nuk arriti të bëhej kurrë e tillë.

Nën komandën e "komandantëve" të LPK-së, ishte edhe "ushtria" e Kosovës Lindore, të cilës i mungoi takti i sjelljes me popullin dhe dështimi ishte i pritshëm. Me largimin e komandantit të parë, Shefket Hasanit, i cili e cilësoi Hashimin si "gilipter", pra, rrugaç dhe kërkoi kthimin e një milionë frangave zvicërane, të grabitura si dhe emërimin e një biçim "komandanti" profan, vegël e Hashimit me shokë, Shefket Musliun, dështimi, humbja e luftlës ishte e lexueshme.

Arbër Xhaferi - SHIK-as aktiv

Në çdo garë, ka edhe një rekord. Dhe, për çudë, në kampanjën përçarëse, nga tribuna përkujtimore për Aden Jasharin, kampion për gjuhë-gjarpër ishte, pikërisht, Arbër Xhaferi. Kjo e vërtetë është fiksuar në mediet vizive dhe me dëgjueshmëri të mjaftueshme.

Sharjet e tij me zhargonin prej karrocieri, në ditën e tregut, kur provincialët i zënë rrugën, ai konkuronte edhe Edvin Ramën. Ai shfryente të gjithë mëllefin komiunist-stalinist kundër të djathtës, madje për të gjitha hapësirat shqiptare.

Autorruga "Nënë Tereza" - emërtesa më adekuate

Kolegë, që njohin zanatin prej hafije të shumëfishtë të Arbër Xhaferit, nuk aprovojnë që autorruga ta mbajë emrin e tij. Sepse, për ata, Arbër Xhaferi, është përçarësi i kombit dhe njëjtësohet me armikun, tradhtarin. Mendimi i shprehur se kjo rrugë duhet emëruar "Nënë Tereza", është i qëlluar.

Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza, me prindër nga Kosova, e lindur dhe e rritur në Shkupin shqiptar, me udhëtimin e saj të stërgjatë, nga Shkupi në Kalkutë, me përkushtimin e saj human, njerëzor, u bë e njohur, me famë unike botërore. Një Nënë virgjëreshë, dhuratë Perëndie për shqiptarët e Globit, e cila, sëbashku me Gjergjin tonë, janë kupolë e krenarisë sonë kombëtare.

Për fund, emërtesa e autorrugës Prishtinë - Hani Elezit, është politike dhe ideologjike. Janë dy arsye të mjaftueshme se autorruga Prishtinë - Hani Elezit, nuk mund dhe nuk duhet të emrohet me emrin e Arbër Xhaferit:

E para, ekziston dyshimi i bazuar se Arbër Xhaferi ishte informator i katërfishtë:

1) I Jugosllavisë së Titos;

2) I Serbisë të Millosheviçit;

3) I Maqedonisë, pas ndarjes nga Federata;

4) I Shqipërisë social-komuniste (SHISH-it);

së bashku me ata që e ideuan këtë emërtesë, duke e keqpërdorur kupolën e pushtetit aktual në Kosovë. Hapja e dosjeve do ta dëshmonte dhe lëndëzonte këtë të vërtetë sipërore.

E dyta, Arbër Xhaferi ishte intrigant dhe përçarës i shkolluar mafioz, brenda popullit shqiptar. Shqiptarët në - Iliridë -, Maqedoni, edhe sot e kësaj dite i vuajnë intrigat dhe përçarjet e tij.

E treta, Arbër Xhaferi, me sivëllezërit e tij ideologjik dhe shërbimin sekret maqedon e serb, organizoi vrasjen e Akademik Fehmi Aganit, bashkëpunëtori më i afërtë i Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova.

Të shantazhuarit aktualë, duan t`i rehabilitojnë të zhantazhuarit paraprakë, në rastin konkret - Arbër Xhaferin. Por, kjo nuk është zgjidhja. Korrigjimi i gabimeve, i fajeve me kohë, është të shpëtosh diçka nga fytyra, tashmë, e damkosur. Njerëzit e ndershëm vuajnë një jetë të tërë në gjallje, për t`u larguar kësaj bote pa cene dhe ndërshmërisht.

Burimi: http://www.botasot.info/opinione/747810/arber-xhaferi-agjent-i-katerfishte-organizoi-vrasjen-e-akademik-fehmi-aganit/

Një vepër pa kufizime gjeografike dhe kohore të letrave tona Flori Bruqi, kundër paragjykimeve të kritikëve letrarë

Një vepër pa kufizime gjeografike dhe kohore të letrave tona Flori Bruqi, kundër paragjykimeve të kritikëve letrarë


SHKRUAN: RESHAT SAHITAJ

http://www.kosova-sot.info/kulture/186668/nje-veper-pa-kufizime-gjeografike-dhe-kohore-te-letrave-tona-flori-bruqi-kunder-paragjykimeve-te-kritikeve-letrare/



Botoi Shtëpia Botuese "Mirgeeralb", Tiranë

Autori Flori Bruqi para lexuesit shqiptar paraqitet me librin e tij më të ri "Diademë letrare II", në të cilën vepër autori bën një studim shkencor lidhur me zanafillën e kritikës botërore e kryesisht asaj shqiptare, si dhe evoluimin e saj deri në ditët e sotme. Nihilizmi i Teki Dervishit Tanimë është e kuptueshme për secilin që merret me letërsi se kritika është studim, diskutim, vlerësim dhe interpretim i literaturës, e që autori Flori Bruqi përmes veprës së tij këto i zgjeron, duke hulumtuar në vepra të autorët klasikë e deri të kritikët bashkëkohorë, që të gjejë definicionin e saktë të kritikës, si dhe të kritikut letrar. Një kritikë letrare gjithnjë është e varur nga një kritik letrar dhe më të drejt autori Flori Bruqi librin e tij e hap me një thënie të shkrimtarit tonë tanimë të ndjerë, Teki Dervishit, kur thotë: "Nuk ekziston kritika e mirëfilltë letrare për arsye se nuk ekziston as letërsia e mirë- filltë", (f. 11, "Diademë letrare II". Kjo fjali e Teki Dervisht do ta shqetësojë Flori Bruqin, i cili do përpiqet me çdo kusht që të gjejë mesin e art, ngase nëse nuk ekziston kritika e mirëfilltë nuk ekzistuaka as letërsia e mirëfilltë dhe krijuesit do të pyesin vetën pse të shkruajnë romane kur nuk ekzistuaka roman i mirëfilltë. Edhe pse autori Flori Bruqi nuk pajtohet më thënien e Teki Dervishit, në nëntekstin e veprës së tij mund të vërehet se pjesërisht pajtohet më të kur ka parasysh kritikat që shkruhen në parathënie të librave, recensionet në gazetat tona të përditshme... ku vlerësimet e kritikëve nuk janë objektive, nuk janë profesionale e madje disa prej tyre janë mediokre, klanore dhe të paguara, me ç'rast shkruan: "Shumica e shtëpive botuese përbëhen vetëm nga pronari i saj e në të shumtën e rasteve nga një staf redaktorësh që vallëzojnë sipas xhepit të pronarit e jo sipas kritereve të vlerësimit profesional" (f. 38 "Diademë letrare II").

KRITIKA MBI KRITIKËN

Të analizosh një vepër që ekskluzivisht ka të bëjë me kritikë letrare, është puna më e vështirë, sepse para vetes ke një autor që ka bërë hulumtime të shumta rreth kësaj teme, ke një vepër tërësisht e mbushur me kritikë dhe vlerësime për autorë të ndryshëm, të cilat vepra duhet t'i kesh lexuar, në të kundërtën nuk ke bërë asgjë. Janë dy autorë për të cilët kam hezituar të shkruaj: Flori Bruqi dhe Prend Buzhala. I pari sqaron teorinë e kritikës letrare, gjykon për disa kritikë letrarë, duke i ngritur në piedestal si Rexhep Qosjen që i pari kishte thyer kritikën realizmit socialist në trevat shqiptare, duke e themeluar "kritikën shqiptare" e deri te Ibrahim Rugova si themelues i Hermeneutikës e strukturalizmit, pastaj merret me vlerësimin e autorëve të njohur botëror dhe atyre shqiptarë, ndërsa i dyti i ka botuar recensionet e tij, parathëniet për librat të autorëve vendorë me vlerësime për veprat e zgjedhura. Flori Bruqi nuk ngurron aspak t'i kritikojë ashpër disa vepra dhe disa autorë, ndërsa Prend Buzhala në shkrimet e tij ka vetëm vlerësime pozitive për autorët dhe veprat të cilat i ka trajtuar. Andaj, duke i krahasuar këta dy autorë dhe shumë autorë të tjerë shqiptarë dhe disa specialistë botërorë në fushës së kritikës, përsëri mund t'i kthehemi qëndrimit nihilist të Teki Dervishit, por që unë do ta formuloja më lehtë duke thënë se nuk ekziston kritikë krejtësisht objektive. Bazuar në studiues të njohur të kritikës letrare e njëri prej tyre Jean Starobinsku thotë:" ... kritika është kulmi që zhvillohet si një njohuri, e specializuar dhe e denjë: të figurojë në rangun e disiplinave shkencore: e vepra kritike do shndërrohet në diskurs shkencor mbi atë objekt të veçantë që quhet literaturë".

VLERËSIMI KRIJUESVE TË MARGJINALIZUAR

Flori Bruqi në "Diademë letrare II" kapituj të veçantë di t'u kushtojë krijuesve tanë tanimë të afirmuar, siç janë Isamil Kadare, Aleksandër Xhuvani, Mehmet Kajtazi, Ramiz Kelmendi, Sterjo Sapse, Haki Stërmilli, Jusuf Gërvalla, si dhe të autorëve më pak të njohur për opinionin tonë. Specifika e veprës "Diademë letrare II" është se autori vë theks të veçantë krijimtarisë letrare të Jusuf Gërvallës për të cilin shumë pak kritikë tanë kanë shkruar dhe kur disa kanë shkruar e kanë trajtuar vetëm si dëshmor, si aktivist i çështjes kombëtare dhe i cili u vra padrejtësisht nga shërbimi sekret i Jugosllavisë duke e lënë pas krijimtarinë artistike të tij. Flori Bruqin jo vetëm që do e lartësojë aktivitetin patriotik të Jusuf Gërvallës, por para se gjithash shpreh revoltën e tij se si është e mundur që Jusuf Gërvallës t'i harrohet vlerësimi për veprën letrare, andaj thotë: "Opinioni e respekton dhe e adhuron dëshmorin e kombit, simbolin e luftës për liri, shembullin e kurajës prej qytetari dhe intelektuali, ndërsa duket se e harron shkrimtarin e rëndësishëm që ishte dhe mbetët", (faqe 141 "Diademë letrare II"). Ata që e kanë njohur Jusuf Gërvallën e dinë se ai para se t'i rrezikohej jeta nga sistemi i asaj kohës dhe të ikte në Gjermani, ishte artist, këngëtar, poet, kritik dhe publicist, gjë që "elita" letrare e pasluftës ende ka frikë t'ia përmendë emrin dhe veprat e Jusuf Gërvallës. Ekziston mundësia që bashkëkohorët e tij nga frika se Jusuf Gërvalla mos të radhitet në piedestal të letërsisë dëshirojnë që ta lartësojnë në aspektin kombëtar për t'ia zbehur aspektin artistikoletrar, për ç'gjë e lartëson Isamil Kadare, Sabri Hamiti dhe Myrvete Dreshaj-Baliu e ndonjë tjetër. Autori i veprës "Diademë letrare II" do t'u kushtojë rëndësi të veçantë jo vetëm analizave të poezive të Jusuf Gërvallës, por edhe në aspekte të tjera si: Jusuf Gërvalla këngëtar, Jusuf Gërvalla dramaturg, Jusuf Gërvalla shkrimtar... Në pjesën ku shtjellohet Jusuf Gërvalla si këngëtar, autori shkruan më simpatinë më të madhe që ndjen për Jusufin dhe këngët e tij. Madje autori rrëfen se si gjatë sistemit të okupimit bashkë më Fatime Llugiqin, Skender Tafaj dhe Shyqeri Galicën kishin dëgjuar dhe mbajtur kasetën me këngë të interpretuar nga Jusuf Gërvalla. Ndaj nuk ishte aspak e rastësishme kur një pjesë e repertuarit të këngëve të Jusufit u gjetën në arkivin e aktores Fatime Llugiqi e që u bënë të njohura për publikun tonë, sepse në arkivin e Televizion të Kosovës ato këngë ende nuk gjenden. Jusuf Gërvalla si shkrimtar, në "Diademë letrare II", të autorit Flori Bruqi, trajtohet romani "Rrotull" që u botua pas vrasjes së tij, ndërsa si dramaturg merret drama "Procesi" po ashtu e botuar postmortum. Në anën tjetër, autori Flori Bruqi nuk do ta injorojë krijimtarinë e Mehmet Kajtazit, siç ka shumë tendenca që ky autor të mos përmendet, sepse Mehmet Kajtazi jo vetëm që shquhej si krijues i denjë, por ai ishte edhe aktivist i Lëvizjes ilegale dhe kishte kontribuar shumë në aspektin kombëtar. Në fakt qe nga paslufta e deri sot ekziston një rrymë e " elitës" letrare që t'i zhvlerësojë, t'i injorojë, dhe t'i shuajë të gjithë krijuesit që paralelisht kontributit në letërsi, kontribuuan në çlirimin e Kosovës. Flori Bruqi është i vetëdijshëm se veprimtaria letrare e Mehmet Kajtazit nuk mund të injorohet e as të zhvlerë- sohet si "Nata në gur", "Shote Galica", "Minatorët" "Një diell tjetër", "Shqiptarët në Goli Otok" ..., ku në qendër të veprave të këtij autori janë: luftërat, varrtarët, nënat shamizeza, heronjtë, gjëmimet e rrufeve, zinë e riteve mortore..

NJË VEPËR PA KUFIZIME GJEOGRAFIKE DHE KOHORE TË LETRAVE TONA

Autori Flori Bruqi në "Diademë letrare II" nuk u ka vu pikë krijuesve, të cilët i ka trajtuar dhe mund t'i trajtojë, nuk ka vu pikë letërsisë shqiptare për ta kufizuar vetëm në një regjion, por atë e ka zgjeruar në tërë trojet shqiptare e madje edhe në diasporë, duke mos u kufizuar as në hapësirën kohore. Për letërsinë në diasporë, në "Diademë letrare II", vlerësimi i autorit është ky:"Edhe pse e zhvilluar në kushte të një izolimi gjeografik e ideologjik, fati dhe perspektiva e letërsisë bashkëkohore shqipe duhet vështruar në një kontekst dhe më të gjerë gjeografik, d.m.th. dhe përtej kornizës ngushtësisht nacionale. Pavarësisht nga zhvillimet brenda Republikës së Shqipërisë, si dhe brenda viseve etnike si: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, kjo letërsi pati dhe njohu zhvillime edhe në diasporë" (f 207 "Diademë letrare II"). Zhvillimeve të letërsisë në diasporë Flori Bruqi do ta tërheqë një paralele qe nga gjeneratat e para të autorëve, të cilët krijuan në diasporë deri të gjeneratat e sotme, siç merren shembull: Elvira Dones, Ornella Vorpsi, Besa Myftiu, Anilda Ibrahimi etj. Autori Flori Bruqi e ankon fatin e krijuesve të cilët në vende të huaja janë bërë të njohur më romanet e tyre, kurse në atdheun e tyre injorohen krejtësisht. Fenomeni i injorimit dhe zhvlerësimeve të krijuesve dhe krijimtarisë se tyre madje të atyre që kanë arritur të botojnë edhe në shtëpitë më prestigjioze botërore si "Fayard", duhet të zhduket në viset shqiptare, shprehet në mënyrë indirekte Flori Bruqi. Vepra "Diademë letrare II" krijuesit e diasporës autori i ndan në dy kategori: në ata që të përkthyer nga shqipja në një gjuhë tjetër dhe ata që direkt shkruajnë në gjuhë të huaj. Si e para edhe e dyta ata janë krijues shqiptarë, e të cilët duhet të gëzojnë statusin e barabartë me krijuesit që jetojnë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni Mirëpo, afirmimi i tyre edhe në vendin e origjinës shkakton xhelozi tek krijuesit e dobët të cilët i pengojnë të afirmuarit jashtë trojeve shqiptare, ngase fama e rrejshme e tyre do të zbehet në opinion e brendshëm. Këta krijues të dobët që kanë arritur të krijojnë një opinion brenda atdheut, janë kundër atyre që gëzojnë famë ndërkombëtare si Besa Myftiu e të tjerët. Në këtë mes të shkrimtarëve jashtë atdheut, vetëm Isamil Kadaresë nuk mundë t'ia mbyllin dyert, sepse të injorosh Kadarenë ke injoruar vetën dhe tërë popullin shqiptar. Libri "Diademë letrare II", është një vepër e cila duhet të lexohet nga të gjithë krijuesit shqiptarë, sepse mund të mësohen shumë jo vetëm për kritikën letrare, por edhe për disa personalitete shqiptare të cilët lanë gjurmë në kulturë, siç janë: Isamil Kadare, Bekim Fehmi, Rexho Mulliqi, Haki Stërmilli...

(Kosova Sot)

“Potpuria” letrare e Flori Bruqit

Image result for eshref ymeri“Potpuria” letrare e Flori Bruqit – Nga Prof. dr. Eshref Ymeri

By voal.ch | June 9, 2016

https://www.voal.ch/potpuria-letrare-e-flori-bruqit-nga-prof-dr-eshref-ymeri/

Para pak ditësh, Shtëpia Botuese “Klubi i poezisë”, Tiranë, nxori nga shtypi dhe hodhi në qarkullim librin me titull “Moderniteti në letrat shqipe”, të autorit Flori Bruqi, poet, shkrimtar, historian, hulumtues dhe kritik i talentuar, një libër ky, i tridhjetenënti në serinë e veprave të tij, të botuara deri tani. Recenzent i librit është Rexhep Shahu, kurse redaktor – Izet Duraku.
Libri përshkohet tejendanë nga interesimet, emocionet, joshat, dyshimet e autorit që e lidhin artin e fjalës me realitetet shumëngjyrëshe të jetës së përditshme. Analizat kritiko-letrare i adresohen një spektri të gjerë çështjesh etikomorale dhe lidhen drejtpërsëdrejti me kërkesat e përditshme të organizmit shoqëror. Si një kritik letrar i kompletuar, Flori Bruqi ka shpërfaqur aftësitë e tij për të zbuluar para lexuesit tablonë e të kuptuarit të plazmimeve artistike në indin e veprave të analizuara. Kësisoj ai ka marrë përsipër rolin e ndërmjetësit në shtegtimin e veprës letrare nga autori te lexuesi. Brenda penës së tij vjen e ravijëzohet edhe “reparti i punës” së shkrimtarit, edhe bota e larmishme e lexuesit. Shkrimtari, poeti, kritiku dhe gjuhëtari gjerman Frederik Shlegel (Friedrich Schlegel – 1772-1829) thotë:
“Kritiku është një lexues, i cili merret me “tretjen” e gjërave që ka lexuar. Prandaj ai duhet të ketë disa stomakë”.
Funksionin e kritikës letrare Flori e shikon të lidhur ngushtë me ndikimin që ajo duhet të ushtrojë mbi opinionin shoqëror, mbi vetë autorët e veprave artistike dhe mbi zhvillimin e përgjithshëm të letërsisë dhe të artit. Në mundin e tij kritikoletrar, ndihet prania e heshtur e frymës polemike, dialogu i heshtur me autorin, me lexuesit e hamendësuar, me kolegët-oponentë.
Në këtë vepër të re, Flori Bruqi i drejtohet analizës së krijimeve letrare, të kahershme për nga prejardhja e tyre, por që vazhdojnë të ndikojnë me autoritet mbi botën shpirtërore të lexuesve edhe në ditët tona. Të tilla janë krijimet letrare të Homerit shqiptar Gjegj Fishta. Vepra e Fishtës, e këtij korifeu të kulturës shqiptare, përherë do të jetë objekt studimi dhe analizash nga ana e kritikëve dhe e studiuesve të letërsisë shqipe. Ajo ka qenë, është dhe do të mbetet përjetësisht burim frymëzimi për brezat e sotëm dhe pasardhës për farkëtimin e vetëdijes kombëtare, në kundërshtim me vlerësimin armiqësor që i pati bërë Enver Hoxha Fishtës dhe vepërs së tij, simbol i nacionalizmit shqiptar. Lexuesi me vetëdije të lartë kombëtare, vë duart në kokë për mjerimin e palakmueshëm të figurës së Enver Hoxhës, kur sulmin e këtij të fundit kundër Fishtës, e krahason me vlerësimet që kanë bërë për të mjaft personalitete të shquara kombëtare dhe të huaja, të cilat Flori i ka cituar në faqet e këtij libri. Ёshtë e turpshme për Enver Hoxhën, i cili, si argat i regjur i Beogradit, nacionalizmin e pastër të Fishtës, e vë në një peshore me shovinizmin tribal të Vlladan Gjeorgjeviçit, kur deklaron:
“Fishta dhe Vlladan Gjeorgjeviçi janë njerëz të po një shkolle dhe shërbëtorë të një ideje skllavëruese” (Citohet sipas: Enver Hoxha për miqësinë me sllavët, sulmon Fishtën”. Marrë nga faqja e internetit “Peshku pa ujë”. 06 dhjetor 2012).
Këtu po ndalem vetëm në vlerësimin e Prof. dr. Norbert Joklit, të cilin Flori e citon në veprën në fjalë:
“…me At Gjergj Fishtën gjuha shqipe u rrit, u madhnue, u ba zojë. Me At Gjergjin, kryetar në Kongresin e Manastirit, u caktue njëherë e përgjithmonë një alfabet i vetëm për mbarë Shqipninë, vendim ky me dobi që nuk numrohen. Me At Gjergjin zuni fill shkolla me shqipen gjuhë mësimi…”
Këtë shkrim e titullova “Potpuria” letrare e Flori Bruqit”, sepse Flori, nga vargjet gjëmimtare të Fishtës, kalon te vargjet dhe përgjithësisht te vepra bubulluese e Arshi Pipës. Mandej “e mban vrapin” te josha magjiplote e krijimtarisë së Mira Meksit, në endjen e saj lirike mes Tiranës dhe Parisit, vazhdon me shtresëzimet e letërsisë shqiptare, duke analizuar zhvillimet e saj jo vetëm brenda trojeve etnike, por edhe në diasporë, si në Bullgari, Rumani, Greqi, Turqi e deri në Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për mendimin tim, Flori Bruqi, si një kritik erudit, është i pari në historinë e letërsisë shqipe, i cili ka nxjerrë si në një “parakalim festiv” të gjithë shkrimtarët dhe poetët e trojeve etnike shqiptare. Nga radhët e tyre në Perëndimin evropian dhe amerikan, ai përmend 54 syresh. Mes krijuesve të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dëshiroj të shtoj edhe emrin e eseistes dhe të shkrimtares sa të talentuar, aq edhe fjalëpakë, Nimfa Hakani, e cila, në nëntor të vitit 2015, botoi në Shqipëri tre libra: përmbledhjen me tregime me titull “Pacientja 101”, një përmbledhje fabulash dhe rrëfenjash për të rritur, të titulluar “Luani i fjetur”, dhe një përrallë për fëmijë, me protagonist Gjeto Basho Mujin.
Flori vijon me Rexhep Hoxhën, me këtë krijues të heshtur hijerëndë, që të mahnit me ca vargje plot aromë ëndërrimtare:

As vetë s’e dij pse kot rrugëvet po sillem
Pa kurrfarë qëllimi – pa drejtim askund!
Nër rrugë t’ qytetit m’ duket se po hidhem
Sikurse Kolombi n’ oqean t’ pafund.

Paskëtaj Flori ndalet te Kadrush Radogoshi dhe analizon veprën e tij “Semantika e bregut tjetër”, ku del në pah talenti i tij si eseist, studiues dhe shkrimtar. Prej këtej, hidhet te Prenk Jakova, themeluesi i artit operistik shqiptar, autor i sa e sa këngëve dhe romancave plot lirizëm marramendës, i cili e mbylli jetën në një mënyrë tragjike, me vetëvrasje, për shkak se diktatura komuniste enveriane jetën ia pati lënduar rëndë me pushkatimin mizor të të vëllait, për shkak të bindjeve të tij nacionaliste, çka ai e mbajti peng në zemër sa qe gjallë.
Prekëse janë faqet që Flori i kushton krijimtarisë së Ali Podrimjes që të rrëmben me vargjet e tij plot afsh lirik, aq të pasur me një figuracion emocionues. Me vdekjen e tij enigmatike dhe të parakohshme në Francë, Kosova dhe mbarë trojet etnike shqiptare sikur humbën njërën nga arteriet e tyre me gjak gurgullues.
Martim Camaj zë një vend nderi në historinë e kulturës sonë kombëtare, i njohur si studiues i gjuhës shqipe dhe i dialekteve të saj, si njohës i shquar i botës arbëreshe, të cilin autori ia prezanton lexuesit si një poet dhe prozator të talentuar, të respektuar për thjeshtësinë e madhështisë së tij, për pasurinë e pamatë të leksikut të tij.
“Potpuria” floriane vjen e bëhet edhe më emocionuaes kur ai e ndal “fluturimin” e shënimeve kritike te njëra nga krenaritë e kulturës shqiptare me prejardhje shkodrane, te Ndre Mjeda, te autori i poezive aq të dhembshura që ta ngrenë zemrën peshë me notat e tyre elegjiake.
“Potpuria” në fjalë vjen e pasurohet edhe më shumë me elementet e folklorit dhe të etnografisë. Flori, me përshkrimin e qeleshes së bardhë që sfidon popujt në shekuj, ka folur për historinë e saj. Kjo qeleshe, e quajtur ndryshe plisi shqiptar, si një simbol karakteristik i etnisë shqiptare, është përcjellë nga thellësitë e shekujve, plis ky, i papërsëritshëm në asnjë etni tjetër, jo vetëm në kontinentin tonë, por edhe në mbarë botën. Prandaj kjo është edhe arsyeja që, siç thotë Flori, plisi shqiptar (qeleshja) ndodhet i ekspozuar në muzeun e Luvrit (Louvre) në Paris.
Në kreun e librit me titull “Moderniteti në letrat shqipe”, që shërben edhe si titull i kësaj vepre, kritiku Flori Bruqi është ndalur në tre momente kryesore:
Së pari, në zhvillimin e letërsisë në Kosovë, e cila zë fill që në vitet ’30 të shekullit të kaluar, kur dalin në skenë penat emblematike të Esat Mekulit dhe të Hivzi Sulejmanit. Më tej autori vazhdon me krijimtarinë e poetëve dhe të shkrimtarëve të tjerë, të cilët, edhe në kushtet e terrorit serb, asnjëherë nuk hoqën dorë nga krijimtaria letrare, duke e vlerësuar atë si një armë të fuqishme të identitetit kombëtar.
Së dyti, në zhvillimin e letërsisë arbëreshe, e cila përbën një faqe të ndritur në historinë e kulturës së kombit shqiptar. Domosdo që nuk mund të mos shpërthenin “sythet” e letërsisë artistike arbëreshe, qoftë në prozë, qoftë në poezi, përderisa atje jeton një popullsi prej 90 mijë frymësh që vazhdojnë të flasin gjuhën shqipe.
Së treti, në lindjen në diasporë të një letërsie në gjuhë të huaj, por me tema shqiptare.
Në faqen e internetit “Agjencioni Floripress” të datës 03 shkurt 2014, Flori kishte botur një shkrim me titull “Shkrimtaret e ekzilit” dhe përmendte konkretisht shkrimtaret Anilda Ibrahimi, Elvira Dones dhe Ornela Vorpsi, të cilat, siç thekson në këtë libër, përbëjnë treshen shqiptare të mërgimit në Itali, që i boton librat e veta në italisht, në shtëpitë botuese “Feltrinelli” dhe “Einaudi”. Ai përmend edhe zonjën Besa Myftiu që jeton në Zvicër dhe librat e veta i boton në Francë, në shtëpinë botuese “Fayard”. Asokohe, po më 03 shkurt 2014, unë pata botuar në internet një shënim me titull “Katër burbuqet e magjisë shqiptare”. Me këtë rast, dëshiroj të shtoj edhe një tjetër “burbuqe” të talentuar. Kjo është zonja Nimfa Hakani, e cila, siç e përmenda më lart, jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Karolinën e Veriut. Këtë vit, dhe konkretisht më 25 prill, ajo botoi një përmbledhje me tri novela, me titull “Under The Orange Tree” (Nën hijen e portokallit), me një vëllim prej 362 faqesh. Tematika e tri novelave ka për objekt fshatin shqiptar në jug të vendit, në periudhën midis dy luftërave botërore
Flori i rikthehet kritikës letrare me analizën e krijimtarisë së Gani Xhafollit, një krijues ky me një individualitet mjaft të spikatur në lëmin e poezisë për fëmijë, i cili u nda nga jeta më 15 qershor 2015, në moshën 73-vjeçare
Studimi kritik i Flori Bruqit pasurohet me një analizë të dialekteve të gjuhës shqipe, ku theksohet se dallimet mes tyre nuk janë të mëdha, me përjashtim të disa ndryshimeve në sistemin fonetik, në strukturën granmatikore dhe në leksik. Mandej ai e vazhdon analizën për shqipen e njësuar, duke u ndalur në parahistorinë e saj që prej shek. XVI-XVIII, në hartimin e fjalorëve të parë, në kontributin që dhanë shumë figura të shquara të Rilindjes Kombëtare para dhe pas shpalljes së pavarësisë, derisa u arrit në Konsultën Gjuhësore të Prishtinës të vitit 1968, e cila u mbështet në parimin “Një komb, një gjuhë, një flamur”, çka krijoi parakushtet për thirrjen e Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972, që hodhi themelet e shqipes së njësuar në mbarë trojet tona etnike.
Në këtë pjesë të librit u është lënë hapësirë edhe studimeve shkencore për gjuhën shqipe që janë kryer nga shkencëtarë të huaj dhe shqiptarë, edhe në kuadrin e lindjes së gjuhësisë historike-krahasuese.
Disa faqe të librit të vet, Flori ia ka kushtuar Nënë Terezës, e cila përfaqëson simbolin e ngrohtësisë shpirtërore dhe të humanizmit botëror. Prandaj figura e saj ka shërbyer si objekt frymëzimi për shumë personalitete të njohura të kulturës sonë kombëtare dhe të kulturës botërore.
Pas një paraqitjeje panoramike të krijimtarisë së poeteshës, dramaturges dhe prozatores Shqipe Hasani, Flori zbret përsëri në truallin e folklorit dhe konkretisht në atë të artit rapsodik të Dervish Shaqa Kosovës, të cilin, me shumë të drejtë, ai e quan “gjeneral të folklorit shqiptar”. Aq përcëllues ishte mesazhi i këngëve rapsodike të Dervish Shaqas për kolonizatorët serbë, saqë ata filluan përndjekjen e tij. Prandaj ai, në vitin 1956, u detyrua të zhvendosej në Shqipëri, në Rashbull, ku pati themeluar grupin e famshëm rapsodik që ka lënë gjurmë të thella në traditën e folklorit shqiptar.
Emocionuese janë faqet e librit, kushtuar njërit nga personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare, Mitrush Kutelit, ekonomistit mendjendritur dhe shkrimtarit erudit, poetit dhe përkthyesit me shije të hollë, të cilin diktatura komuniste e trajtoi si njerka fëmijën e gjetur. Dhe s’mund ta trajtonte ndryshe, sepse intelektualët me dije enciklopedike përbënin rrezik për përmbysjen e saj. Prekëse, deri në lëndim të shpirtit, është letra e fundit e Mitrush Kutelit. Përmbajtja e saj është tronditëse. Me atë letër, Kuteli, tërthorazi, zbulon një realitet tragjik të kohës së diktaturës, kur ai intelektual i madh ishte katandisur në një gjendje aq të rënduar shpirtërore.
Në “potpurinë letrare” Flori nuk mund të linte mënjanë artet e bukura. Prandaj ai i kushton disa faqe jetës dhe krijimtarisë së skulptorit mjaft të talentuar Agim Çavdarbasha, i cili është i njohur për hapjen e shumë ekspozitave jo vetëm në trojet amtare, por edhe në disa vende evropiane.
Me analizën e veprës së Odise Grillos, të simbolit të letërsisë shqipe për fëmijë, me vlerësimin e krijimtarisë së Esat Mekulit, si shkencëtar në fushën e veterinarisë, si poet me një talent origjinal, si përkthyes me një prodhimtari të jashtëzakonshme, si publicist dhe si një aktivist politiko-shoqëror, i cili zë një vend të veçantë në historinë e kulturës sonë mbarëkombëtare, me pasqyrimin e veprimtarisë së Enver Gjerqekut, poet, studiues, përkthyes dhe historian i letërisë, profesor i letërsisë shqipe në fakultetin filologjik të Universitetit të Prishtinës prej vitit 1962 deri në vitin 1995, mbyllet vepra në fjalë e Flori Bruqit.
Në parathënien e librit, autori ka bërë një analizë kritike të botës letrare shqiptare, me të mirat dhe me dobësitë e saj. Ai ka cituar shkëndijëza të fjalës së çmuar të figurave të tilla, si Ismail Kadare, Ridvan Dibra, Arian Leka, Fatos Kongoli, Visar Zhiti dhe Zija Çela, si edhe të personaliteteve të huaja të lëmit të kritikës letrare. Në këtë parathënie shpërfaqet krtitika letrare profesionale brenda këndvështrimit edhe të krijuesit, edhe të lexuesit. Si një kritik-profesionist, Flori Bruqi bie në sy për thellësinë e kujtesës letrare dhe për trajtimin estetik të artit të fjalës së shkruar, çka buron nga përgatitja e tij si një intelektual erudit, i papërsëritshëm në lëmin e shkencës së kritikës letrare. Prandaj sa herë që lexoj shënime kritike të Flori Bruqit, menjëherë më vjen ndër mend një thënie e bukur e Oskar Uajldit (Oscar Wilde – 1854-1900)
“Kritika kërkon shumë më tepër kulturë sesa krijimtaria”.
Kolumbus, Ohajo
08 qershor 2016

Rrëfimi që u bë film/ Boshnjaku plagosi ushtarin serb që donte ta vriste, tashmë janë miq



Në luftën e Bosnjës ata qëndruan përballë njëri-tjetrit me armë në dorë, njëri madje qëlloi. Sot boshnjaku Daut dhe serbi Dane janë miq e partnerë në tregti. Historia e tyre u bë film.

Tetor 1992, fronti i Skelanit pranë Srebrenicës: Dy ushtarë përballë njëri-tjetrit, armët gati. Boshnjaku Daut Tihiq është më i shpejtë dhe e qëllon serbin Dane Vasiq.

Vite më vonë lufta në Bosnje-Hercegovinë ka përfunduar. Dauti ka mbijetuar. Disa vite ai ka jetuar si i dëbuar në Suedi. Por, dikur kthehet e blen një shtëpi në Brezë, afër Sarajevës. Më vonë kthehet në fshatin e tij, Skelan, blen disa lopë e punon si fermer.

Kur në vjeshtën e vitit 2006 Dauti po qëndronte i ulur në një birrari të fshatit e pinte me miq, kaloi pranë tavolinës së tij një burrë. Ai pasi bëri një përshëndetje e ul në një tavolinë tjetër. Dauti nuk i beson dot syve. “Ky është personi të cilin e kam vrarë”, thërret Dauti. Shkon tek tavolina dhe i thotë: “Unë të kam vrarë!”. Ndërsa tjetri ia kthen duke qeshur: “Po ti e sheh që unë jam gjallë?”

Ehemaliger bosnischer Soldat: Daut Tihic (Marinko Sekulic)

Dauti kujton: “Në tetor 1992 kam shpëtuar me familjen nga Skelani nëpër male deri në fshatin Milevinë. Kishim dëgjuar që serbët kishin përgatitur një sulm ndaj fshatrave Joshevë e Jagodnja. Me një grusht ushtarësh nxitova të ndihmoj banorët e fshatit. Papritur pashë disa metra larg meje një ushtar serb. Ai u ngrit ngadalë dhe drejtoi armën tek unë. Qëllova dhe e godita në gjoks. Më kujtohet që ra mbi kurriz. Isha i bindur që ai kishte vdekur.”

Dauti rrëfen se më pas kishte nxituar drejt fshatit. “Lufta nuk zgjati shumë. Arritëm të mbanim larg ushtarët e të mbronim banorët. Por në kthim nuk pashë as armë dhe as ushtarin serb. Mendova se njerëzit e tij e kanë marrë me vete, se e kisha parë që kjo ishte një njësi elitë serbe.”

Siç doli më vonë bëhej fjalë për ushtarin Dane Vasiq. “Të them të drejtën gëzohem vërtet që ai jeton”, thotë Daut Tihiq në bisedë me Deutsche Wellen. “Kështu nuk e mbaj barrë në ndërgjegje”. Kështu ndodhi që në vitin 2006 dy ushtarët u njohën – “zyrtarisht” – por me raki, si ndodh përherë në Ballkan.
Ehemaliger serbischer Soldat: Dane Vasic (Marinko Sekulic)
“Këtë aksion e kishim planifikuar për shkak të sulmeve të vazhdueshme që vinin nga ky fshat”, kujton serbi. “Unë e njihja terrenin dhe u dërgova për të parë gjendjen. Duhej të ishte aksion rutine. Në një moment dëgjova zhurmë dhe kërcitjen e armës. U ktheva dhe pashë një burrë që kishte drejtuar pistoletën drejt meje.”

Serbi rrëfen se fillimisht nuk e kishte kuptuar, se tek cila palë lufte bënte pjesë ky njeri. “Ky moment pavendosmërie ishte i rëndësie vendimtare. Ai ishte më i shpejtë, ndryshe unë do ta kisha vrarë. Nuk i dëgjova të shtënat. Gjëja e fundit që pashë ishte lëvizja e armës së tij. Ndjeva një goditje që më hodhi disa metra mbrapa. Kur erdha në vete pashë armën e shkatërruar dhe jelekun antiplumb që më kishte shpëtuar jetën. Kisha fat të madh që nuk u plagosa”, kujton Dane Vasiq.

Pas takimit në lokal Dauti dhe Dane nuk u bënë vetëm miq, por edhe partnerë në biznes. Ata planifikojnë investime të përbashkëta. Dane jeton në anën tjetër të lumit Drin në Serbi. Ai blen e shet bimë mjekësore dhe fruta pylli, ka një maune dhe është pronar i disa dyqaneve suvenirësh.

“Planifikojmë të hapim një firmë të përbashkët, që do të lidhte aktivitetet e mia dhe të tij. Kemi paraqitur edhe një projekt, por vendimi zgjat.”, thotë Dauti. Dane pohon duke shtuar se është i sigurtë që ata do t’ia dalin.

„Kam përshtypjen, se disa politikanë nuk e shohin me sy të mirë miqësinë e bashkëpunimin tonë. Ata më shumë do donin me sa duket që ne të grindemi e luftojmë njëri-tjetrin, që secili prej nesh të jetojë në geton e tij. Kështu ata qëndrojnë më lehtë në pushtet”, thotë myslimani boshnjak Dauti.

Të dy filluan të flasin me njëri-tjetrin hapur, se çfarë kanë bërë gjatë luftës. “Nuk kam pse të turpërohem”, thotë serbi. „Nuk kam bërë asgjë të gabuar apo ilegale. Isha ushtar si ai. Unë qëllova atë, ai mua. Kështu është lufta: Ti qëllon që të mos qëllohesh. Mendoj, se as unë, as Dauti nuk e donim këtë luftë.”

Megjithatë asnjë luftë nuk ka sjellë ndonjë gjë të mirë – për këtë ata janë të bindur.

Historia e vërtetë e Danes e Dautit paraqitet në Festivalin e filmit në Sarajevë më 13 gusht. Filmin dokumentar “Ne)Prijatelji” e kanë përgatitur autorët boshnjakë Emir Kapetanoviq dhe Sead Kreševljakovi?. Festivali i filmit në Sarajevë është një nga më të rëndësishmit në Ballkanin Perëndimor.

DW

Daut i Dane: Najbolji (ne)prijatelji

Oktobar 1992, rat u BiH. Susreću se dva vojnika. Bošnjak Daut je brži i "ubija" Srbina Daneta. 14 godina kasnije Daut u kafiću prepoznaje Daneta: „Ja sam te ubio!“, kaže mu. „Kako si me ubio, kada vidiš da sam živ“?
 
Pogledajte video04:32

Daut i Dane: Najbolji (ne)prijatelji

Rat se odavno završio. Daut je ostao živ. Preživio je i pakao Srebrenice. Nekoliko godina proveo je u Švedskoj i vratio se. Prvo je u Brezi kod Sarajeva kupio kuću pa se kasnije vratio u svoje Skelane na Drini. Otvorio je farmu krava, prodaje mlijeko i bavi se poljoprivredom.Jedno veče sjeo je da popije kafu sa društvom u kafani, kad ulazi čovjek, pozdravlja sve i sjeda za drugi sto. Daut nije mogao da vjeruje očima:
„To je čovjek kojeg sam ja ubio, kažem društvu. Smiju mi se i vele:"Kako si ga ubio kad vidiš da hoda, živ je". Ne mogu da vjerujum i prilazim neznancu:
„Ja sam tebe ubio, kažem mu“, čovjek se smije i odgovara „Kako si me ubio, kada vidiš da sam živ“?
U prvi mah nevjerica. Riječ po riječ i sve postaje jasno. Daut iznosi sve detalje njihovog prvog susreta.
Nema no srpskog vojnika ni puške
Ehemaliger bosnischer Soldat: Daut Tihic (Marinko Sekulic)
Daut Tihić: "Jarane, ja sam tebe ubio!"
„Sa porodicom sam iz rodnih Skelana na obali Drine izbjegao u planinu u selo Miholjevine. Čini mi se da je to bio oktobar '92.godine. Saznali smo da Srbi spremaju napad na sela Joševa i Jagodnja. Krenuo sam sa nekolicinom vojnika u pomoć mještanima tih sela. Sa uzvisine sam gledao kako se srpski vojnici raspoređuju za napad. Odjednom na nakoliko metara ispred mene, kao iz zemlje iznikao, pojavio se srpski vojnik, pridižući se iz klečećeg stava  sa puškom u rukama. Zapucao sam rafalno i pogodio ga u prsa. Pao je na leđa. Bio sam ubijeđen da je mrtav jer sam mu se dobro zagledao u lice. Zapucalo je i dole oko sela. Ne vidjevši druge  vojnike, krenuo sam dalje sa namjerom da po povratku uzmem pušku od ovog kojeg sam ubio. Borba nije dugo trajala, odbili smo napad na sela jer je iznenađenje izostalo mojom pucnjavom. Na povratku, vidio sam da nema ni srpskog vojnika ni puške. Pomislih da su ga njegovi izvukli.  jer sam po uniformi znao da se radi o nekoj specijalnoj jedinici. Oni imaju običaj da zabace kuk pa onda svoje mrtve tako izvuku “, priča Daut Tihić.
Dane Vasić kako se ispostavilo da se zove „ubijeni" , sad je siguran u istinistost priče i postaje ozbiljan, led se otapa kad Daut kaže da mu je iskreno drago što je živ, da ga nije ubio i da ne mora ga nositi na duši. Slijedi i zvanično upoznavanje. Po balkanskom običaju  popila se po jedna rakija  - bio je to početak novog prijateljstva.
Ehemaliger serbischer Soldat: Dane Vasic (Marinko Sekulic)
Dane Vasić: "Kako si me ubio, kad sam živ!"
Priču dalje nastavlja Dane Vasić: „Zbog stalnih napada iz tih sela planirali smo akciju i ja sam kao neko ko poznaje teren krenuo u izviđanje. Imali smo sve informacije i to je trebala biti rutinska akcija. U jednom trenutku nešto je  u mojoj blizini krcnulo. Okrenuo sam se i vidjeo čovjeka sa puškom uperenom u mene. Zbog sličnih uniformi nisam u trenutku siguran jeli „naš“ ili „njihov“. Taj trenutak neodlučnosti je bio presudan da on bude brži inače bih ja njega ubio. Nisam čuo pucanje samo sam vidio da cijev njegove puške vibrira. Osjetio sam strašan udarac koji me odbacio unazad nekoliko metara i to je sve čega se sjećam. Kad sam došao sebi sazao sam da su me „moji“ izvukli, vidio sam poderan pancir koji je zaustavio metke i raskomadan kundak od puške.To me je spasilo. Imao sam sreću da ostanem nepovrijeđen“, kaže Dane Vasić.
Prijateljstvo i zajednička ulaganja
Nakon susreta u kafani Daut i Dane postaju prijatelji, počinju sarađivati i čak praviti planove za budućnost: za zajednička ulaganja. Dane živi na drugoj obali Drine u Bajinoj Bašti u Srbiji. Bavi se otkupom ljekobilja, šumskog voća i plodova, ima vlastitu hladnjaču i lanac trgovina suvenirima.
 „Planirali smo da otvorimo zajedničku firmu koja bi  povezala ove aktivnosti iz poljoprivrede kojim se ja bavim i ove i privredne koje ima Dane“, kaže nam Daut. Uradili smo već projekat da pogon bude na Kragivodi (op. autora Planinaska visoravan  na polovini puta Srebrenica-Skelani) ali to je trenutno na čekanju zbog ovih političkih previranja u lokalnoj administraciji“.
„Došlo je do tog nekog zastoja, ne znam zbog čega ali znam da nije do nas jer mi smo riješeni da sarađujemo i siguran sam da ćemo u tome uspijeti“ kaže Dane.„Čini mi se da naša saradnja i dobri odnosi nisu po volji nekima i na to ne gledaju blagonaklono. Draže bi im bilo da se mi svađamo i da svako živi u svom nacionalnom toru, kako bi oni lakše vladali“ primjećuje Daut. 
Dane klima glavom i dodaje: „Počeli smo otvoreno razgovarati o tome, ko je gdje bio, šta je radio u ratno doba. Ja nemam čega da se stidim. Nisam uradio ništa loše i nezakonito. Bio sam vojnik i nosio pušku kao i on. Pucao sam u vojnika, vojnik u mene, jednostavno rat je takav, moraš se tako ponašati. Pucaš da ne bi bio upucan", kaže Dane. „Ima izreka, zavadi pa vladaj. Ja mislim koliko je Daut želio rat toliko sam ga i ja želio. Rat nam nije trebao jer nikad nikom ništa dobro nije donijeo. Moja poruka bi bila da onaj ko želi rat, rat mu u kući bio“, zaključuje ovu neobično priču o najboljim (ne)prijateljima Dane Vasić.
Po istinitoj priči Daneta i Dauta snimljen je dokumentarni film autora Emira Kapetanovića i Seada Kreševljakovića pod naslovom (Ne)Prijatelji koji će biti promovisan 13. avgusta 2017.godine u programu Sarajevo film festivala.

2017-08-19

Pse të mos bëhet gjenerali i luftës Ramush Haradinaj premier i Kosovës?


Image result for ramush haradinaj

Si duket,do të vijmë në situatën që ta durojmë Listën e serbëve për çdo gjë,sepse burrat si ISA MUSTAFA e ALBIN KURTI po duhan të bëhen bashkë për ta kundërshtuar Heroin e gjallë Ramush Haradinajn.

Image result for isa mustafa ramush haradinaj albin kurti

Dhe,nga data 11 qershor 2017 po punohet që LVV dhe LDK etj.,që të mos votohet gjenerali famoz i shqiptarëve Ramush Haradinaj për premier të Kosovës, që është një TURP i madh !

Image result for isa mustafa ramush haradinaj albin kurti

Nuk jam në asnjë PARTI POLITIKE,por jam për ta votuar tash Ramush Haradinajn.Ramush Haradinaj i dha dy vëllëzër dëshmorë kombi(Shkëlzenin dhe Luanin).

Related image

Vëllai,Enveri,iu vra në pritë paslufte,në afërsi të fshatit Raushiq të Komunës së Pejës në një pusi.Ndërsa vetë Heroi i ynë Ramush Haradinaj ka qendruar disa vite në Burgun e Hagës dhe ka dale i pafajshëm.
Related image
Edhe sivjet mbi 4 muaj ishte në burgun e Francës.E mbrojti UÇK-në,e mbrojti Kosovën.

Image result for isa mustafa ramush haradinaj albin kurti

Prandaj,të mos votohet nga delegatët shqiptar ,zt.Ramush Haradinaj pë Premier i Kosovës është një non sens dhe Turp  për Kosovës!

Ulqin,20 gusht  2017                                                                                  Flori Bruqi


Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...