Si duket,do të vijmë në situatën që ta durojmë Listën e serbëve për çdo gjë,sepse burrat si ISA MUSTAFA e ALBIN KURTI po duhan të bëhen bashkë për ta kundërshtuar Heroin e gjallë Ramush Haradinajn.
Dhe,nga data 11 qershor 2017 po punohet që LVV dhe LDK etj.,që të mos votohet gjenerali famoz i shqiptarëve Ramush Haradinaj për premier të Kosovës, që është një TURP i madh !
Nuk jam në asnjë PARTI POLITIKE,por jam për ta votuar tash Ramush Haradinajn.Ramush Haradinaj i dha dy vëllëzër dëshmorë kombi(Shkëlzenin dhe Luanin).
Vëllai,Enveri,iu vra në pritë paslufte,në afërsi të fshatit Raushiq të Komunës së Pejës në një pusi.Ndërsa vetë Heroi i ynë Ramush Haradinaj ka qendruar disa vite në Burgun e Hagës dhe ka dale i pafajshëm.
Edhe sivjet mbi 4 muaj ishte në burgun e Francës.E mbrojti UÇK-në,e mbrojti Kosovën.
Prandaj,të mos votohet nga delegatët shqiptar ,zt.Ramush Haradinaj pë Premier i Kosovës është një non sens dhe Turp për Kosovës!
Ulqin,20 gusht 2017 Flori Bruqi