2017-09-05

Petrit Vasili akuza Edi Ramës: Parazitove për 4 vite, tani u kujtove për Akademinë


Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka hedhur akuza të reja ndaj Edi Ramës në lidhje me çështjen e Akademisë së Shkencave.

Me një shënim të shkurtër në Facebook e tij, Vasili thotë se ‘kryeministri i ri po deskriditon kryeministrin e vjetër’.

Ja çfarë shkruan Petrit Vasili në Facebook:

Kryeministri parazitoi katër vjet, tani u kujtua për Akademinë e Shkencave.

Kryeministri i ri nuk po lodhet së diskredituari kryeministrin e vjetër të zgjedhur në 2013-n. Kryeministri i vjetër, si turist i thekur që ishte, nuk pati asnjë minutë kohë për të humbur me reformimin e Akademisë së Shkencave.

S'pati asnjë minutë kohë as të lexonte çfarë sugjeroi komisioni i ngritur prej tij në 2013-n, për reformimin e akademisë.

Katër vjet vegjetoi kryeministri i vjetër dhe tani u ngrit ky kryeministri i ri dhe po i tregon vendin atij shkollëpaktit, që e la reformimin e akademisë në mes të udhës. Kryeministri u kujtua vetëm ditën e zgjedhjeve dhe e kërcënoi me rrethim, me nxjerrje nga godina dhe me heqje të parave.

Çdo shfajësim për këtë parazitizëm shtetëror kryeministror katërvjeçar është turp, vizion që urren shkencën dhe inkuizicion obskurantist mesjetar.

Lindita Nikolla: Zgjedhjet në Akademi, dëshmi e kalbëzimit pa kthim

Nikolla: Zgjedhjet në Akademi, dëshmi e kalbëzimit pa kthim

Kush e komenton mbrapsht politikisht, mediatikisht apo inatçorisht deklaratën e djeshme të Kryeministrit mbi Akademinë e Shkencave, si një reagim momental, është në rastin më të mirë i painformuar.

Nga Lindita Nikolla.

Kryeministri është angazhuar prej kohësh në një dialog me anëtarët e Akademisë së Shkencave. Në takimin e realizuar në kryeministri, në maj 2016, me akademikët dhe përfaqesuesit e Ministrisë së Arsimit e Sportit, ai ka nënvizuar domosdoshmërinë e reformimit të institucionit dhe ka kërkuar përulesisht kontribute me shkrim nga vetë akademikët.

Po ashtu, ai ka kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit angazhim të plotë në këtë dialog, ku fatkeqësisht pritëm gjatë për një kontribut konkret dhe të vlefshëm nga ana e Akademisë së Shkencave, por që nuk erdhi kurrë.

Sidoqoftë, ne kemi vijuar punen tonë ne tri drejtime:
a. Shkrimin e Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit të Kërkimit Shkencor, Tekonologjisë dhe të Inovacionit, për vitet 2017-2022;
b. Përgatitjen e Dokumentit Politik për Reformimin Institucional të Kërkimit Shkencor;
c. Përgatitjen e Draft-Ligjit të ri per Shkencën, Teknologjinë dhe Inovacionin.

Produktet e punës, në të tri këto drejtime, flasin vetë dhe, me fillimin e punës së qeverisë së re, do të dalë në pah edhe pseja e deklaratës së djeshme të kryeministrit, të cilën e mbështes plotësisht, si të gjithë ata që e kanë ndjekur nga brenda ecurinë e këtij procesi. Të njëjtën bindje me kryeministrin ndajnë edhe persona të tjerë, publikisht të rreshtuar më shumë se sa një herë kundër qeverisë.

Zgjedhjet e djeshme në Akademi ishin pika e fundit që derdhi kupën e mbushur në vite, sepse dëshmuan mungesën më shembullore të çdo sensi reflektimi mbi kalbëzimin tanimë pa kthim të atij institucioni. Prandaj, edhe financimi publik i Akademisë së Shkencave në këto kushte do të ishte thjesht bashkëfajësia në heshtje përballë një fakti kokëfortë: Akademia e Shkencave ka humbur çdo arsye dhe funksion të ekzistencës së saj.

ASh i përgjigjet Ramës me letrën e Agollit: Akademia një çështje kombëtare, jo qeveritare




Debati sa vjen e bëhet më i mprehtë, ndërsa çarja mes Akademisë së Shkencave dhe Qeverisë Shqiptare akoma më e madhe.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama përdor kërcënimin e fondeve në këtë betejë, Akademia e Shkencave i është përgjigjur asaj duke përdorur arsyen, dhe jo një arsyetim dosido.

Akademia e Shkencave ka publikuar në rrjetin social Facebook, letrën e plotë në formën e amanetit të lënë nga korifeu i letrave shqipe Dritëro Agolli. Dritëroi në bazë të amanetit shkruan “Akademia e shkencave nuk është çështje qeveritare, ajo është çështje kombëtare”.

Letra e Plotë e Dritëro Agollit

Akademia e Shkencave është një institucion që duhet të forcohet, jo të dobësohet. Është e gabuar të mendohet se Akademia jonë është një trashëgimi e së shkuarës. Ajo u themelua nga dijetarë të mëdhenj, që ishin formuar në universitete me emër. Akademia e Shkencave gjithnjë ka pasur njerëz të zotë, të ditur e të mençëm. Çdo diskutim, çdo reformë, është me vend vetëm nëse merret për ta bërë Akademinë e Shkencave më të mirë, më të suksesshme. Shihni çfarë po bëjnë vendet fqinje. A po e dobësojnë apo po e fuqizojnë akademinë e tyre të shkencave maqedonasit, grekët, serbët, malazezët? Edhe Kosova po e fuqizon akademinë e vet dhe mirë bën. Popujt që nuk e kanë bërë ende të njohur plotësisht veten në Europë e në botë akademitë detyrimisht duhet t’i ruajnë e t’i forcojnë. Po të më pyesnin mua, unë do të thoja se Akademia e Shkencave jo vetëm duhet të bëhet më e suksesshme, por duhet ngarkuar me detyra. Ka shumë pyetje të cilave qeveria nuk mund t’u japë vetë përgjigje. Atëherë kujt do t’ia kërkojë përgjigjen? Reforma është çështje mendimi dhe projekti, jo çështje numrash. Unë besoj se Akademia e Shkencave ka njerëz me mend që mund ta bëjnë vetë reformën, prandaj duhen dëgjuar si thonë ata, sepse ata e dinë më mirë si mund të ndryshojë gjendja dhe si mund të jetë më e dobishme për vendin. Duhet një reformë që të kemi një akademi më dinjitoze. Dhe kur them kështu kuptoj se Akademia është mpakur e rrudhur më shumë për shkak të qendrimeve të pamençme në reformat politike, se për fajin e vet. Sigurisht Akademia duhet të lëvizë, duhet të bëhet më e gjallë, më energjike, por më parë të bëjmë pyetjen pse nuk është ashtu si e duam. Pse është zvogëluar Akademia jonë?

Kishin planifikuar zhdukjen e Akademisë së Shkencave/ Dokumenti që nxjerr zbuluar Lindita Nikollën dhe Edi Ramën



Kishin planifikuar zhdukjen e Akademisë së Shkencave/ Dokumenti që nxjerr zbuluar Nikollën dhe Ramën
Debati mes Akademisë së Shkencave dhe kryeministrit Edi Rama, sa vjen dhe bëhet më i fortë. Ishte pikërisht kreu i qeverisë i cili kërcënoi pak ditë më parë se nëse Akademia e Shkencave nuk riformatohet, do ti bllokojë fondet.

Por mesa duket pas kësaj deklarate fshiheshin qëllimet e vërteta të Ramës dhe Ministres së arsimit Lindita Nikolla.
Image
Syri.net ka siguruar një dokument ku duken qartësisht qëllimet e zeza të Ramës dhe Nikollës për të zhdukur përfundimisht akademinë e Shkencave.

Akademia e Shkencave e cila ka qenë institucion më vete nën varësinë e Ministrisë së arsimit, ishte planifikuar që të shkrihej dhe të mos funksiononte më si institucion autonom.(SYRI.NET)

Kryetari i Partisë Demokratike,zt.Lulzim Basha: E vërteta e lajmeve 'Fake News' të mediave qeveritare


Basha: E vërteta e lajmeve 'Fake News' të mediave qeveritare

Kryetari i Partisë Demokratike ka sqaruar me detaje se çfarë ndodhi një javë më parë në takimin me negociatorët McAllister-Fleckenstein dhe në mbledhjen e sotme të grupit të PD ku u zhvillua dhe një video-konferencë me zyrtarët e PPE.

Duke folur për gazetarët pas mbledhjes së PD, Basha bëri me dije se vendimi i grupit është ai i zgjedhjeve të lira përmes një qeverie teknike.

Kreu i demokratëve përmendi gjithashtu edhe lajmet e rreme që ishin përhapur nga mediat qeveritare gjatë negociatave me dy negociatorët një javë më parë, çfarë propozoi opozita dhe si veproi mazhoranca.

Fjala e Lulzim Bashës:

Më lejoni ta nis me një keqardhje për FAKE NEWS në portale, një pjesë kanë prapavijë nga Rama. Jam këtu për të zbardhur mbledhjen e grupit dhe video konferencë me Presidentin e PPE dhe Hahn.

E vërteta është si vijon:

Grupi i PD u mblodh për një komunikim me Doul dhe Hahn, u përcoll shqetësimi për krizën politike dhe situatën e krimit dhe drogës. BE është e angazhuar totalisht për luftën kundër drogës, ky është një lajm i mirë, pasi PD e ka ngritur këtë jo thjeshtë si cështje, por edhe demokracisë dhe ekonomisë. E konsideroj një hap cilësor në sfodin e zbehtë të rezolutës së PE për drogën. U kthye në diskutim vëmendja e së martës së kaluar, realizoj përgjegjësitë e mia personale për mos shpjegimin në detaje të asaj që ndodhi.

Pasi u njohën me problemet u larguan nëse do të kishte zhvillime, 30 minuta më vonë u ra dakord për dy takime të vecanta te Kongreset, mua mu paraqit një dokument me tre pika, ku paraqiteshin shtyrja e zgjedhjeve më 16 korrik, zëvendësimi i 4 ministrave teknikë dhe një paketë mikse për Presidentin me konsensus, kalimit të kryetarit të KQZ te PD. Në pamë disa pika të dobishme, por oferta jonë ishte? 4 ministrat teknikë të caktuar nga Rama me miratimin tonë nuk pranua, pasi ka blerë deputetë të opozitës dhe LSI, pasi do të kthente 4 ministrat teknikë të bindur ndaj tij. Propozimi unë ishte që qeveria duhet të ishte pa Ramën kryeministër.

Përsa i përket datës, më i rëndësishëm është votimi elektronik. OSBE kishte përsëritur këngën e vjetër, që kjo nuk funksionon, por funksionon në Brazil, por edhe në vendet baltike. Në kontakte me 5 kompani europiane 4­6 muaj mund të mbulohet e gjithë Shqipëria me qendra biometrike. Nëse kjo nuk garantohej të shikonin për mundësinë e identifikimit elektronik. Ndava me Presidentin e PPE dhe Hahn, që pika kryesore e këtij propozimi më ishin komunikuar ditë para mbërritjes së McAllister dhe Gabriel. Ajo që u paraqit si zgjidhje, Rama ishte në dijeni para opozitës.

Gjatë video-konferencës ofrova gjithçka personale me qëllim arritjen e një marrëveshje. Ky është qëndrimi ynë pa ekuivok. Jemi gati të ofrojmë gjithçka që mundemi ne, madje dhe unë personalisht, për votën e lirë të shqiptarëve.

E papranueshme është që të identifikohet opozita si problemi, siç e përmendi Sigmar Gabrieli. Ne e kemi denoncuar, luftuar problemin. Sa i përket problemit të drogës, mirëprita institucionalisht këtë hap të BE që hedh, në një betejë parimore për Europën dhe Shqipërinë.

Ndërkohë që qëndrimet tona kanë qenë këto, nuk kemi patur asnjë propozim të vetëm. Çfarë do të bësh për kriminelët që i ke në Parlament? Si do e zgjidhësh këtë problem? Çfarë do të bësh për drogën. Asnjë përgjigje nuk ka dhënë deri më sot. Ndaj qëndrimi është i qartë. Edi Ramës i kërkohet dorëheqja. Largimi i tij për ti hapur rrugë qeverisë teknike mjafton si një garanci. Edi Rama refuzon të japë dorëheqjen. Mban peng një komb të tërë.

Le të marrim skenarin tjetër: Merrni pjesë në zgjedhje se i zgjidhim pas zgjedhjeve punët.

Zgjidhja vjen vetëm përballjes me të vërtetën. Nëse ka propozime të cilat ofrojnë të njëjtat garanci që ne nuk i kemi dëgjuar, jemi të gatshëm të dëgjojmë. Por një gjë nuk jemi të gatshëm të bëjmë, të tradhëtojmë besimin e qytetarëve. Ne marrim peshën e plotë të përgjegjësisë për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë politike përmes dialogut nëse vjen. Për ne kjo është zgjidhja. Zgjidhje tjetër deri më sot nuk ka. Për ne është qeveria teknike me mandat të qartë popullor.

Vendimi i grupit është të mbështesë qëndrimin e deritanishëm të opozitës për zgjedhje të lira dhe demokratike. Me këtë vendim shkojmë në tryezën e Presidentit të Republikës. Prandaj ditën e nesërme të kontaktoj Presidentin për të parë modalitetet. Mashtrimi tjetër që i kishin bërë BE-së ishte që skadonte afati. Cfarë afati u thashë? Afati ka skaduar me kohë. Ky është realizimi dhe vendimi i grupit të PD. Me këtë vendim nesër jam i gatshëm në një orë të përshtatshme me z.Rama të marr përgjegjësitë që më takojnë.

FACEBOOK, GOOGLE DHE WIKIPEDIA I HAPIN LUFTË LAJMEVE TË RREME



Lajmet e rreme ose ‘Fake News’ janë në qendrën e vëmendjes për platformat online të cilat ofrojnë një numër shumë të madh artikujsh. Tre nga emrat më të njohura në internet, si Facebook, Google dhe Wikipedia tashmë kanë filluar të marrin masa.

Themeluesi i Wikipedia, Jimmy Wales njoftoi gjatë javës linçimin e Wikitribune, një përpjekje për të luftuar lajmet e rreme duke bashkuar gazetarët profesionistë dhe ushtrinë e vullnetarëve që kontribuojnë në Wikipedia.

Aktualisht, Wikitribune ka nisur një fushatë mbledhjeje fondesh për të financuar koston e punësimit të 10 gazetarëve që do të grumbullojnë lajmet, do t’i verifikojnë ato edhe do t’i postojnë në portalin e ri.

Google po ashtu njoftoi se ka bërë disa ndryshime në motorin e kërkimit, duke renditur më sipër në kërkime ato media të cilat ofrojnë artikuj të besueshëm dhe të verifikuar.

Analistët e konsiderojnë këtë veprim më tepër si një mundësi përfitimi për Google, se sa një shërbim në funksion të lajmit. Sipas tyre, duke qenë se shumica e përdoruesve nuk shkojnë përtej faqes së parë të rezultateve të kërkimit, gjigandi i internetit fiton pikë duke u ofruar informacionin e duhur që në fillim.

Por, duket se është Facebook në pararojë të kësaj lufte ndaj publikuesve anonimë. Pas opsionit të fillimvitit, ku mund të raportoje lajmet që mendon se janë të rreme; Facebook ka nisur të testojë një tjetër veçori, të quajtur Artikuj të Lidhur. Rrjeti social do t’u ofrojë lexuesve mundësinë të klikojnë të tjera lajme të lidhura me temën e artikullit.

BASHKIMI EVROPIAN KËRKON TË PARANDALOHEN LAJMET E RREME NË RRJETE SOCIALE


Bashkimi Evropian kërkon të parandalohen lajmet e rreme në rrjete sociale
Shefi i Komisionit Evropian bën thirrje për më shumë vetërregullim të mediave sociale që të mënjanojnë të ashtuquajturat lajme të rreme.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker u bëri thirrke sipërmarrjeve si Facebook-u dhe Google që të veprojnë me vendosmëri kundër lajmeve të rreme në internet. Është në interes të rrjeteve sociale që të zhvillojnë në këtë mes një “lloj ambicieje”, tha Junckeri për gazetat e grupit mediatik Funke. “Në fund të fundit është fjala për besueshmërinë, e cila është kapitali i tyre më i rëndësishëm.”

Junckeri u kujtoi këtyre sipërmarrjeve angazhimin që kanë marrë vetë për të aplikuar standarde me të cilat mund të parandalohen manipulimet. “Ne do të shohim nga afër se si do të zbatohen këto.”


Presidenti i Komisionit Evropian tha se sheh edhe arsye për shpresë. Ai tha se kishte përshtypjen se evropianët po bëhen gjithnjë e më të ndjeshëm ndaj faktit “se cili i bombardon me fjalë që tingëllojnë bukur dhe cili u tregon të vërtetën”.

Veçanërisht në Gjermani partitë janë duke kërkuar aktualisht receta kundër manipulimit të opinionit në internet. Politikanët kanë frikë madje se shtete të tjera, si p.sh. Rusia mund të ndikojnë në këtë mënyrë fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm.(DW)

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...