2017-09-05

FACEBOOK, GOOGLE DHE WIKIPEDIA I HAPIN LUFTË LAJMEVE TË RREME



Lajmet e rreme ose ‘Fake News’ janë në qendrën e vëmendjes për platformat online të cilat ofrojnë një numër shumë të madh artikujsh. Tre nga emrat më të njohura në internet, si Facebook, Google dhe Wikipedia tashmë kanë filluar të marrin masa.

Themeluesi i Wikipedia, Jimmy Wales njoftoi gjatë javës linçimin e Wikitribune, një përpjekje për të luftuar lajmet e rreme duke bashkuar gazetarët profesionistë dhe ushtrinë e vullnetarëve që kontribuojnë në Wikipedia.

Aktualisht, Wikitribune ka nisur një fushatë mbledhjeje fondesh për të financuar koston e punësimit të 10 gazetarëve që do të grumbullojnë lajmet, do t’i verifikojnë ato edhe do t’i postojnë në portalin e ri.

Google po ashtu njoftoi se ka bërë disa ndryshime në motorin e kërkimit, duke renditur më sipër në kërkime ato media të cilat ofrojnë artikuj të besueshëm dhe të verifikuar.

Analistët e konsiderojnë këtë veprim më tepër si një mundësi përfitimi për Google, se sa një shërbim në funksion të lajmit. Sipas tyre, duke qenë se shumica e përdoruesve nuk shkojnë përtej faqes së parë të rezultateve të kërkimit, gjigandi i internetit fiton pikë duke u ofruar informacionin e duhur që në fillim.

Por, duket se është Facebook në pararojë të kësaj lufte ndaj publikuesve anonimë. Pas opsionit të fillimvitit, ku mund të raportoje lajmet që mendon se janë të rreme; Facebook ka nisur të testojë një tjetër veçori, të quajtur Artikuj të Lidhur. Rrjeti social do t’u ofrojë lexuesve mundësinë të klikojnë të tjera lajme të lidhura me temën e artikullit.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...