2017-09-05

Indeksonline: Portali që po bën lajme të rreme është i Vetëvendosjes (Foto)



GAZETAEXPRESS

​Një portal i quajtur “kosovasot.live” është hapur së fundi duke postuar pandërprerë lajme të rreme në adresa të ndryshme.

“Avdullah Hoti: Nëse vendi shkon ne krizë nuk përjashtohet koalicioni me PDK”, ishte titulli i një lajmi të rremë të postuar dje në këtë portal e që në fund çuditërisht ishte cituar Indeksonline, kinse prodhim i këtyre të fundit.

I nominuari për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR, Avdullah Hoti, i ka ftuar organet e rendit që të marrin masa ndaj këtij portali fiktiv, i cili po sajon lajme të pavërteta në prag të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Indeksonline pas një hulumtimi që ka bërë sot ka siguruar dëshmi se portali “Kosovasot.live” dyshohet se është i Besnik Kallabës.

Kurse pas hulumtimit në internet rreth profilit të Kallabës del se i njëjti është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe është krijuar për të bërë lajme të rreme dhe falsifikime në prag të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Kallaba është i afërt me krerët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kjo shihet edhe në fotot e publikuara nga vetë ai në rrjetet sociale. Se me urdhër të kujt janë bërë këto postime të rreme, kjo u mbetet organeve të rendit dhe të drejtësisë që ta vërtetojnë.

Emri i tij, si autor i shkrimeve në këtë portal përshtatet edhe me profilin e tij në Instagram “Besnikzki”.


Indeksonline ka arritur të kontaktojë me Besnik Kallabën dhe i njëjti thotë se dikush po ia përdor emrin që e përdor ai vetë në internet. Ai mohon se qëndron prapa këtyre shkrimeve.

“E kanë përdor një emër qe e përdori unë në internet. U habita edhe unë. Unë nuk jam prapa këtyre shkrimeve. Mendoj se e ka përdor dikush emrin tim dhe ka dashtë me më identifiku. Kaç. Janë mundu me më lidhe edhe për shkak të lidhjeve të mia me Vetëvendosjen”, ka thënë Kallaba.
Se personi në fjalë dhe VV-ja nuk qëndrojnë prapa këtij mediumi e ka thënë edhe zëdhënësi i VV-së, Frashër Krasniqi.

“Ne nuk e kemi idenë për çka është fjala. Lëvizja Vetëvendosje dhe as personi që ju i jeni referuar nuk kanë lidhje me këtë medium”, ka thënë zëdhënësi Krasniqi.

VV është e shqetësuar me përdorimin e lajmeve të rrejshme që kryesisht thotë se po vijnë nga pushteti.
“Ne në fakt jemi të shqetësuar me përdorimin e lajmeve të rrejshme që kryesisht po vijnë nga pushteti, për të njollosur oponentët politikë dhe jemi shumë kundër një forme të tillë të fushatës”, ka thënë Krasniqi.

Indeksonline shkruan se rasti i këtij portali është lajmëruar në Polici dhe se pret nga organet e rendit që të ndërmarrin sa më parë masa ndaj personave që qëndrojnë prapa tij.



Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...